Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Foto humoristike të shoqëruar me komentime

Tatuazh i zakonshem,shikoni me kujdes

Trupi i pikturuar per mrekulli

Një njëri nga Shandong e cila është provinc Kineze ndërtoj këtë biciklet të punuar nga druri dhe që funksionon 100 %.

Edhe kafshët kanë nevoj për frymëmarrje artificiale.

Babi im është vrarë nga ningjat prandaj une kam nevoj për para që të marrë mësime në karate

Në Kolumbi ndryshojnë semaforat nga të gjithë vendet tjera të botes.

Ja arsyeja se pse u shtremberua Kulla e Pises.

Përkunder aksidentit,gruaja e qetësuar krehë flokët.

Kolekcion i bërë nga www.kuriozitet.blog.al
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=249

Dëshiron nuse, rregulloi dhëmbët!
Familja e nuses nuk ka mundur tia lëshojë sytë dhëmbëve të dhëndrit 32-vjeçar Gordon Taylor. Babai i nuses me emrin Philip thotë se dhëmbët e tij ishin si në filma horror, derisa edhe nuses i pëlqente më shumë buzëqeshja e bardhë. Gordon Taylor nga Britania e Madhe është dashur të durojë dhimbje të mëdha duke rregulluar dhëmbët e tij për të dalë para altarit me të dashurën e tij 26-vjeçare, Sarah Lewis. Edhe pse ajo gjatë lidhjes së tyre nuk ka pasur problem me dhëmbët e tij të prishur, babai i nuses, dentist në profesion, i ka vendosur ultimatum. Qëllimisht nuk i kam rregulluar dhëmbët, ndoshta ka qenë rezultat i stilit tim të jetesës. Mendoj që babait të Sarah dhëmbët e mi i ishin bërë halë në sy sepse këtë e ka profesion, ka thënë Gordon.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=245. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=245

Kauboji lakuriq heq dorë nga gara për kryetar bashkie
Kauboji Lakuriq (Naked Cowboy) nga sheshi Times Square ka hequr dorë nga kandidatura e tij për kryetar të New Yorkut. Robert Burck, 39-vjeçar është bërë atraksion turistik kur para disa vitesh ka filluar që rregullisht të performojë në sheshin Time Square në New York, duke lozur në kitarë i veshur në të brendshme dhe kapelë e çizme kaubojsh. Siç kemi shkruar edhe ne, ai kishte paralajmëruar se do të kandidonte për kryetar bashkie. Megjithatë, tani Burck thotë se i ka ardhur në maje të hundës burokracia që e përcjell fushatën parazgjedhore. Sipas tij, seriozisht merren vetëm ata që paraqiten në veshje serioze dhe me kravatë. Prandaj, ai mendon se është e kotë të vazhdojë më tej.
Burimi: www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=247. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=247

Gjykatësi burgos audiencën për zilen e celularit
Një gjykatës amerikan ka burgosur të gjithë audiencën e një salle gjyqi. Gjykatësi, Robert Restaino po drejtonte një çështje rreth dhunës familjare në qytetin Ujëvara e Niagarës, raporton BBC-ja, kur dëgjon zilen e një telefoni celular dhe acarohet. Të gjithë ju që jeni këtu do të shkoni në burg nëse nuk ma sillni atë instrument tani, i thotë ai audiencës së sallës së gjyqit. Kur askush nuk doli përpara, gjykatësi urdhëroi që të gjithë personat e sallës së gjyqit, të cilët për momentin ishin 46, të merreshin në paraburgim dhe të liroheshin vetëm duke paguar kushtin prej 1500 dollarësh. Komisioni i sjelljes gjyqësore thotë se gjykatësi Restaino veproi pa marrë parasysh bazën ligjore dhe u soll pa u menduar. Burimi: www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=243. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=243

Situatat që i bëjnë meshkujtë të cmenden pas femrave
Jeni të ftuar në një festë dhe nuk dini si të hyni në bisedë me njerëzit që ju rrethojnë? Do të donit që dikush ta kuptonte pëlqimin tuaj? Ja disa hapa efikasë për të realizuar ëndrrën tuaj
Një batutë? Funksionon. Kjo do të ishte sa për të thyer akullin. Për të vazhduar më tej, mjafton një shëtitje në një park ose vajtja në një lokal. Joshja mund të realizohet kudo, mjafton që të ketë tërheqje. Por edhe kjo fushë, si gjithë të tjerat, ka truket e veta për të rezultuar të suksesshëm. Janë truke shkencore, të studiuara mirë, të cilat vënë në punë mekanizmin e tërheqjes. Duke filluar nga hapi i parë që është biseda

Mesazhi është hapi i parë i cili të bën të vazhdosh ose të ndalosh nëse e kupton se tjetri nuk është i interesuar. Fillimisht, ai që flet është trupi. Një psikologe ka studiuar sjelljet flirtuese të bëra nga gratë dhe reagimin që meshkujt kanë pasur kundrejt këtyre ngacmimeve. Ajo ka vërejtur 52 sinjale trupore të cilat janë lëshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi. Janë hapa që fillimisht nisen nga gratë, e më pas japin mesazhin fillestar. Nëse ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjetër, atëherë nis loja e shikimeve dhe e fjalëve me zë të ulët, shpjegon më tej ajo. Këta janë hapa shumë të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes mashkullore. Në fakt, gratë që lëshojnë më tepër sinjale interesi, kanë më shumë mundësi për tu afruar me seksin tjetër. Të njëjtin shans kanë edhe meshkujt, por sigurisht që duhet të jenë më të sofistikuar, vazhdon ajo. Testi që vlerëson sjelljen e bërë nga burrat dhe gratë, tregon se meshkujt kanë tendencën ti vlerësojnë sinjalet pozitive si mesazhe interesimi më shumë se refuzimi. Në fakt, është thelbësore aftësia për të kuptuar reagimet e tjetrit, nënvizon psikologia. Kjo lejon që të përqendrohesh në atë që të lëshon sinjale pozitive, duke anashkaluar atë që nuk tregon interes.
Kontakti i parë mund të kalojë mes një loje shikimesh. Një shikim i shpejtë, i shkujdesur, duke hequr sytë e duke e shikuar përsëri, është një sinjal i fortë joshjeje: tregon interes dhe tërheq vëmendjen e tjetrit, por shpesh herë ka kuptim të dyfishtë dhe nuk shpreh pikërisht atë që do doje të transmetoje, shpjegon më tej psikologia. Më pas mund të ketë edhe një shkëmbim shikimesh, ku ato janë më të zgjatura dhe më të thella: një shikim pak më i zgjatur mund të thotë shumë dhe të transmetojë dëshirë për afrim.
Personi që duam, na ka parë, por si tia bëjmë që të hymë në bisedë? Është e kotë ta torturoni veten për të kërkuar diçka të bukur për të nisur bisedën. Një frazë neutrale do të ishte shumë e zgjedhur, sepse edhe tjetri do ta ketë më të lehtë që ta vazhdojë bashkëbisedimin. Gjithçka mund të nisë me një koment për ambientin, për muzikën apo ushqimin. Në këtë mënyrë akulli thyhet shumë thjesht. Nëse personi tjetër është i interesuar, do vazhdojë ta zgjasë bisedën, nënvizon psikologia. Mund të tentohet me një pyetje në lidhje me atë çka bën. Nëse përgjigjja që jep është e mbyllur dhe më pas bën një pyetje tjetër, atëherë kjo është një shenjë e mirë.
Një nga recetat për të bërë për vete një mashkull është e thjeshtë dhe efikase: të flasësh dhe ta shikosh në sy. Psikologu Arthur Aron, në Universitetin e Nju Jorkut, që prej shumë kohësh studion mekanizmat e dashurisë, ka testuar se cilët faktorë favorizojnë intimitetin dhe tërheqjen. Në një eksperiment, çifte të panjohur duhet të flisnin për tema shumë personale dhe më pas të shiheshin me kujdes në sy. Rezultati? Pjesëmarrësit treguan se ndjeheshin të tërhequr dhe të afërt me shoqëruesin me të cilin bënin testin. Të ndash informacione personale me dikë tjetër, duke evituar detajet private për të shmangur shqetësimin, rrit intimitetin, shpjegon Aron. Ta shikosh personin që ke përballë në sy ndërsa bisedon, krijon një lidhje shumë direkte dhe të thellë. Dhe jo vetëm kaq. Një shikim tepër i zgjatur nuk duhet bërë, sepse tjetri e kupton si një sfidë, tregon ai. Në Universitetin e Londrës është realizuar një eksperiment, ku pjesëmarrësve u janë treguar foto të njerëzve të ndryshëm. Në këto foto shikimi i disave ishte i drejtpërdrejtë dhe në disa të tjera shikimi i tyre ishte kuturu. Sigurisht që grupi i fotove të para u pëlqye më shumë nga pjesëmarrësit. Pra shikimi është tipari më i rëndësishëm i joshjes, sidomos kur jemi në fazat e para. Mekanizma analoge vazhdojnë që të shtohen në lojën e dashurisë. Aron dhe një grup shkencëtarësh amerikanë kanë vënë re se kur u tregonin të dashuruarve fotografinë e të dashurit/dashurës, në trurin e tyre rritej aktiviteti i motivimit dhe përqendrimi në një objektiv të caktuar. Ja pse kur jemi të dashuruar kërkojmë që të shohim shumë shpesh personin e zemrës, për të qenë më mirë nga kjo eksperiencë e mrekullueshme, thotë Aron.
Ja një tjetër truk i vogël, por shumë efikas: shikojeni personin që ju pëlqen drejt e në sy për 10 sekonda në formën e germës A. Pra që shikimi të zgjatet dhe më pas shikoni diku tjetër. Është një mesazh shumë pozitiv.
Ti besosh tjetrit diçka personale, rrit intimitetin. Por është e ndaluar që të kaloni gjithë mbrëmjen duke folur për veten, sepse dukeni agresivë dhe nuk i jepni hapësirë tjetrit. Më mirë tregoni që dini të dëgjoni me shumë interes. Dëgjojini edhe problemet e tjetrit. Ndalojeni bisedën nëse tjetri e ul ritmin dhe ju shikon në sy. Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë. Kush e merr, ndjehet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok, nënvizon psikologia. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë se ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni.
Batutat me humor shërbejnë pozitivisht dhe kjo është e provuar shkencërisht. Nga rezultatet e një studimi të bërë prej një universiteti të Kanadasë tregohet se femrat dëshirojnë meshkujt e qeshur dhe gazmorë, ndërsa për meshkujt preferohen ato femra të cilat qeshin me batutat e tyre. Pjesëmarrësve të një eksperimenti iu kërkua që të zgjidhnin një partner mes dy personave të ndryshëm, njërit me sens humori dhe tjetrit që e vlerësonte humorin. Në më shumë se 60 për qind të rasteve gratë zgjodhën tipin simpatik, ndërsa meshkujt vlerësonin partneren e cila çmonte ironinë e tyre. Në një tjetër test, vajza dhe djem duhej të vlerësonin persona të seksit të kundërt. Ata kishin një foto dhe ajo ishte prezantuar si një nga frazat e tyre: një batutë dhe një pohim normal. Femrat menduan se partneri i tyre më i mirë i mundshëm ishte ai i cili kishte shkruar diçka humoristike.
Nëse qeshni të dy bashkë për diçka të caktuar, atëherë edhe kjo gjë ju bën më të afrueshëm. Arthur Aron ka treguar se të ndani eksperienca të gëzuara rrit intimitetin për ata që takohen për herë të parë. Qeshja largon tensionin e takimit të parë me një të panjohur. Kjo bën që tjetri të fitojë më tepër konfidenca, tregon Aron.
Mundet që personin e dashur ta bëni për vete edhe me diçka të shpejtë dhe të bukur. Duke i kërkuar, për shembull, një xhiro në lojërat e Luna Parkut (malet ruse), apo nëse jeni në plazh, do të ishte shumë mirë nëse do ti kërkonit të bënit sërf bashkë. Është shpjeguar shkencërisht se takimi me dikë që është në një gjendje emocionale të caktuar, për shembull pasi ka provuar frikën, rrit probabilitetin për tu tërhequr nga tjetri nëse ky i fundit i përshtatet me tipin tuaj, përfundon Aron.
Burimi: www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=241

Bundchen pret djalë Njoftohet se supermodelja braziliane, Gisele Bundchen, është duke pritur të lindë djalë.Bundchen është shtatzënë dhe do të lindë fëmijën e parë në dhjetor, me burrin e saj Tom Brady, ndërsa sipas revistën National Enquirer, ata planifikojnë që fëmijës tia vënë emrin Gabriel.
Njëra nga pesë motrat e Gisele, quhet Gabriela, dhe ajo gjithmonë e ka konsideruar të bukur këtë emër, ka thënë një burim për revistën.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=237. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=237

Jordan nuk tregon emrin e përdhunuesit Katie Price, e njohur si Jordan, është habitur kur policia e kishte thirrur të enjten për të hulumtuar në lidhje me pohimet e saja se është dhunuar në të kaluarën, mirëpo modelja ka refuzuar ta tregojë emrin e përdhunuesit.Price, e cila pohon se është abuzuar seksualisht nga një personalitet i famshëm para disa vitesh në West End të Londrës është shtangur pasi që policia dëshiron të kuptojë për vepërbërësin e dhunshëm.
Njoftohet se 31-vjeçarja u ka thënë policëve se nuk dëshiron të diskutojë për dhunimin, pasi që për të kjo çështje është e mbyllur.
Nuk do të them asgjë. E kaluara është e kaluar dhe unë dëshiroj ta harroj atë në mënyrën më të mirë, citohet të ketë thënë Jordan.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=233. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=233

Spice Girls mund të ribashkohen Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Mel B, ka zbuluar se vajzat janë duke planifikuar edhe një turne tjetër ribashkues.Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel B dhe Mel C, raportohet se kanë diskutuar rreth një mundësie të ribashkimit për të zhvilluar një turne tjetër, gjatë një darke të përbashkët në restorantin The Palm në Londër, të mërkurën.
Spise Girls, në stadiume? Patëm një darkë me të mrekullueshmet Mel C, Emma dhe Geri. Ju dua shumë vajza, ka shkruar Mel B në faqen e saj në Twitter.
Anëtarja tjetër Victoria Beckham nuk ka qenë në takim, besohet për shkak se është e zënë me prezantimin e koleksionit të saj të veshjeve Pranverë/Verë 2010 në New York Fashion Week.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=230. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=230

Fama e protagonistëve të Big Brother 2 Pjesëmarrësit në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother Albania, gjatë kësaj vere kanë qenë protagonistë të faqeve për personalitetet VIP. Ata kanë mbushur kopertina revistash, faqe gazetash dhe çdo risi e jetës së tyre ka qenë lajm për median.Adelajda, vajza bukuroshe nga Kavaja thotë se shumë here ka lexuar gjëra të pavërteta rreth jetës së saj, që kanë sjellë jo pak shqetësime te prindërit.
Edhe Adi, 40-vjeçari nga Tirana shpesh është ndier i bezdisur nga ato që ka lexuar për veten, por ndonjëherë edhe është ndier i përkëdhelur për vëmendjen e treguar.
Fati i dashurive të tyre ka qenë shqetësim i fotografëve dhe gazetarëve.
Në një vështrim të shpejte nuk ka ndryshuar asgjë për Dritanin, i cili është i fejuar me Even. Por atij i duhet te zgjeroje rrethin e njohjeve me vajza, të cilat e pëlqejnë pas performancës në BB.
Adi e mban ende të fshehur lidhjen e tij e mesa duket nuk ka ndërmend të martohet, siç pati deklaruar kur ishte brenda shtëpisë.
“Ndihem shumë mire me të dashurën time, por tani dua të përqendrohem më shumë te puna”, thote Adi.
Lidhja funksionon ende e fortë për Adelen dhe Bjordin, ndërsa ‘në vend numëro’ kanë mbetur Moza e Ari.
Arjoni tashmë e ka zgjedhur një vajzë me të cilën shoqërohet, edhe pse thotë që pas daljes nga Big Brother ka pasur më shumë probleme për të qëndruar me vajza.
I vetmi që ka siguruar qetësinë e një çerdheje familjare është Qetesori, fituesi i edicionit të dytë, i cili është në pritje të një fëmije tjetër. /tch/telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=227. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=227

Themeluesit e Skype padisin eBay Themeluesit e shërbimit Skype padisin kompaninë eBay e cila aktualisht është pronare e Skype si dhe investuesit të cilët do të donin të blinin këtë shërbim për telefonata me anë të internetit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.Arsyeja e padisë është shkelja e të drejtave autoriale, pohojnë themeluesit e Skype – Niklas Zennstrom e Janus Friis. Tërë këtë situatë e rëndon edhe më tepër fakti që aktualisht Skype është në shitje nga ana e eBay tek investuesit të cilët do të paguajnë 1.9 miliardë dollarë për të.
Zennstrom e Friis të cilët kanë një kompani me emrin Joltid Ltd, pohojnë se Skype e cila tani është nën pronësi të eBay, ka përdorë teknologjinë e tyre pa leje. Shtëpia më e njohur online e ankandeve hedh poshtë këtë gjë.
“Firma Skype vazhdon të shkel me të madhe të drejtuar autoriale të kompanisë Joltid. Çdo herë që firma Skype ofron softuerin telefonik për shkarkimin nga interneti, shfrytëzuesit e Skype shkarkojnë veprën autoriale të Joltid gjashtë herë në sekondë”, shkruan në padi.
eBay ka blerë të drejtat për teknologjinë peer-to-peer nga Joltid, por ka filluar të zhvillojë softuerin e vet alternativ në rast të humbjes së rastit gjyqësor.
“Këto padi nuk janë të vërteta dhe bazohen gabime faktike dhe ligjore, theksohet në deklaratën e eBay.
Përkundër këtyre komplikimeve, eBay ka njoftuar se ende ka për qëllim të shes 65 për qind të aksioneve të Skype gjatë tre muajve të fundit të këtij viti.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=224. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=224

Përkundër suksesit të modelit Pre, Palm shënon humbje Gjatë vitit të parë fiskal kompania amerikane Palm ka shitur diç më shumë se 800.000 telefona të mençur, mirëpo përkundër këtij fakti, shikuar në përgjithësi, afarizmi nuk po i ecën si është më së miri.Në tremujorin e parë fiskal të vitit 2009, paraqitja e suksesshme e pajisjes Palm Pre ka sjellë rritje të shitjes së telefonave të mençur për madje 134 për qind, krahasuar me shifrat e një tremujori paraprak, mirëpo shitja globale e pajisjeve ka rënë për 80 për qind. Për më shumë, ky është tremujori i tetë me radhë në të cilët Palm po shënon humbje.
Sa u përket vet telefonave të mençur, Palm në tremujorin e parë fiskal i ka shitur 823.000 njësi, prej të cilave pjesën më të madhe e ka marrë pajisja Pre.
Shikuar nga pikëpamja financiare Palm në tremujor ka shënuar humbje prej 164.5 milionë dollarësh që megjithatë është më pak nga parashikimet e analistëve të tregjeve të cilët kompanisë i kishin parashikuar rezultate edhe më të këqija.
Palm që disa vite me rresht po lufton pasuksesshëm për pjesën e saj në treg dhe ajo është në rënie të vazhdueshme, e për këtë fajtorët më të mëdhenj janë iPhone nga Apple dhe Blackberry nga RIM.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=221

LG paralajmëron linjën Widebook Linja e re e laptopëve nga kompania LG sjell ekrane me diagonale prej 13.3, 14 e 15.6 inç me paraqitje të faqeve prej 16:9.LG ka paralajmëruar linjën e laptopëve – Widebook. Modelet do të vijnë me diagonale ekranesh prej 13.3 (R380), 14 (R460 e R480) dhe 15.6 inç (R560 e R580), derisa ato do të kanë ndriçim LED të prapavijës.
Të gjithë laptopët kanë procesorë Core 2 Duo, ata do të vijnë me 2 apo 4 GB RAM, e për grafikë, përveç asaj të integruar Intel, do të mund të zgjedhin edhe GeForce GT 130M apo G 105M. Kapaciteti maksimal i diskut është 500 GB, e për komunikim pa tela përkujdesen Wi-Fi dhe modemi 3G..
Në tregun evropian këta laptopë vijnë në fund të këtij muaji, mirëpo çmimet nuk u janë bërë publike.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=218

Truri i mashkullit bllokohet para një femre Nese nje mashkull qendon perpara nje femre, atehere truri i tij bllokohet, merr goditje te njepasnjeshme dhe nuk arrin te funksionoje normalisht.
Sipas nje studimi britanik, edhe nje femer e zakonshme mund te manipuloje nje mashkull shume inteligjent, por humbja e nivelit ne llogjikikimit, tek mashkulli humbet plotesisht kur perpara ka nje femer te bukur. Sipas studiuesve, gjate nje takimi me nje femer qe u pelqen, meshkujt vene ne funksion te gjitha funksionet celebrale per te lene nje pershtypje sa me te mire dhe kjo ben qe truri te bllokohet per te kryer funksione te tjera.
Profesori George Fieldman nga British Psychological Society thote per Telegraph se rezultatet reflektojne faktin se meshkujt jane programuar nga evoluimi per te menduar si te transmetojne genet e tyre. Kur nje mashkull takon nje femer eshte i perqendruar tek riprodhimi. Por nje femer kerkon edhe atribute te tjera si brishtesia, sinqeriteti dhe stabiliteti ekonomik, thekson Fieldman. dhe kenaqesi.
Burimi : www.tiranachat.net
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=216. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=216

Zhvishet, Ingrid Gjoni: Foto gjat nje kalendari E re, e bukur dhe shumë e suksesshme. Ingrid Gjoni vjen me një terren të shtruar nga e motra Inisi, kështu që në hapat e saj të parë mbahej mend kollaj si motra e Inisit e më pas si Ingrid Gjoni falë punës së fuqishme që bëri që të jetë ajo motra më Vip e familjes. Ndërkohë vajza bukuroshe nuk ka kursyer hiret e saja për ti shfaqur për publikun që e pëlqen, por këtë radhë është ndryshe. Ajo zhvishet për revistën AS. Ajo ka pozuar disa herë në fotografi seksi. Videoklipet e Ingridit janë tejet të nxehta dhe seksi, me një veshje shumë ekstravagante nëpër koncerte dhe kudo tjetër aq sa kemi menduar se nuk ka mbetur asgjë më për të parë.
Derisa disa vite më herët e motra Inisi u përfshi në një seks skandal i cili u përfol me të madhe në mediat shqiptare, këtë radhë Ingridi si për të na e kundërshtuar këtë hipotezë, vjen e zhveshur artistikisht ekskluzivisht për revistën prestigjioze AS e cila në kopertinën e saj këtë herë ka këngëtaren me disa foto të jashtëzakonshme. Vajza e njohur e ekranit ka pozuar brenda një pishine ku pjesa e sipërme e bikinit mungon dhe si aksesor janë vetëm një palë rruaza, një pamje shumë seksi për të shoqëruar lexuesit në stinën e nxehtë të verës.
Pjesëmarrëse e shumë festivaleve në Shqipëri dhe shumë herë puna e saj është shpërblyer me çmime. Krijimtaria e saj muzikore nuk është shumë e madhe, por ato videoklipe që ka realizuar deri më tani do të mbeten gjatë në mendjen e publikut. Ingridi do të mbahet mend edhe për videoklipin e nxehtë të cilin e realizoi në bashkëpunim me këngëtaren tjetër Ciljeta Xhilagën, me të cilën kanë shoqëri të madhe. Duke pozuar kështu me siguri Ingridi ka thyer disa tabu pasi deri tani asnjëra nga femrat Vip shqiptare nuk ka guxuar të shkojë më tej se sa një foto me bikini.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4582. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4582

Cana dominon anketen lojtari me i mire Ne France e therrisnin me nofken shkaterruesi prej lojes se forte dhe nderhyrjeve deri ne kufijte e rregullave, ndersa ne Angli, Lorik Cana duket se ka gjetur token e premtuar.
26-vjeçari eshte pershtatur me se miri me futbollin fizik ne Premierlige, madje me duelet e tij ne mesin e fushes ka entuziazmuar mbeshtetesit e Sanderlendit.
Tashme mesfushori kuqezi therritet kapiteni fantastik dhe dominon anketen e organizuar nga faqja zyrtare e klubit (safc.com) per lojtarin me te mire ne ndeshjet e kampionatit.
Cana mori 32.6 per qind te votave, duke marre me shume vota pas paraqitjes se mire ne fitoren 4:1, qe skuadra e tij arriti me Hull Sitin.
Pas shqiptarit vinin Andi Ried (30.4 per qind), i cili ndodhej ne krye gjate diteve te para te sondazhit dhe Daren Bent, qe me gjithe dy golat e shenuar mori vetem 15.9 per qind te votave.
Kjo eshte hera e dyte radhazi dhe e katerta ne gjashte javet e para te Premierliges, qe Cana merr ne shtepi çmimin Lojtari i Ndeshjes.
Me pare kete vleresim kuqeziu e kishte marre pas sfidave me Çelsin, Bllekbernin dhe Stok Sitin.
Nderkohe, duke folur per BBC, kapiteni i Sanderlendit pohoi se duhet ta ndryshoje disi stilin e lojes, ne menyre qe te evitoje kartonet.
Ai tha: Duhet te ndryshoj pak gjera ne lojen time, kam besim se mund tia arrij.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4579. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4579
Top