Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Zico trajneri i ri i Olympiacos-it Zico është emëruar shef i shtabit teknik te klubi i njohur grek Olympiacos. Javë më parë legjenda braziliane ishte shkarkuar nga posti i shefit të shtabit teknik te skuadra ruse CSKA Moska. Braziliani 56 vjeç zuri vendin e gjeorgjianit Teimur Ketsbaia i cili u largua shkaku i rezultateve negative. Lajmi është bërë zyrtar nga skuadra greke. Zico më më parë kishte drejtuar edhe skuadrën turke Fenerbahçe.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22437. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22437

Facebook, tani më 300 milion përdorues Ueb siti shumë i njohur tashmë i internetit, i krjijuar prej 5 vjetësh, ka regjistruar një numër record të përdoruesve. faqja online për të cilën janë investuar 700 milionë dollarë, ka ka regjistruar 300 milionë përdorues në të gjithë botën. Popullaritetin të cilin Mark Zuckerberg dhe ekipi nuk e kanë parë as në ëndërr, kjo faqe e ka fituar falë kuriozitetit dhe oreksit të shtuar të të rinjve e të moshuarve për lidhje shoqërore nëpërmes internetit. Themeluesi 25-vjeçar ka deklaruar për mediat se shifra prej 300 milionë përdoruesish është në radhën e sukseseve të fundit të cilin kjo faqe interneti e ka shënuar gjatë rritjes së shpejtë të popullaritetit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22432

Boyle shkëlqen në Americas Got Talent Fitueja e shout Britains Got Talent, Susan Boyle, ka shkëlqyer në finalen e spektaklit Americas Got Talent.
Këngëtarja skoceze ka performuar në këtë shou këngën Wild Horses, duke tërhequr më se 25 milionë shikues para ekraneve televizive dhe duke bërë për vete edhe publikun amerikan.
Ajo ka befasuar me zërin e saj edhe anëtarët e jurisë Brit Piers Morgan dhe Sharon Osbourne që kanë duartrokitur në këmbë pas përfundimit të paraqitjes së Boyle.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1111. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1111

Foto humoristike të shoqëruar me komentime

Tatuazh i zakonshem,shikoni me kujdes

Trupi i pikturuar per mrekulli

Një njëri nga Shandong e cila është provinc Kineze ndërtoj këtë biciklet të punuar nga druri dhe që funksionon 100 %.

Edhe kafshët kanë nevoj për frymëmarrje artificiale.

Babi im është vrarë nga ningjat prandaj une kam nevoj për para që të marrë mësime në karate

Në Kolumbi ndryshojnë semaforat nga të gjithë vendet tjera të botes.

Ja arsyeja se pse u shtremberua Kulla e Pises.

Përkunder aksidentit,gruaja e qetësuar krehë flokët.

Kolekcion i bërë nga www.kuriozitet.blog.al

Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=328. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=328
Qeveria e Kosovës vs. Trillime.com Në lajmin Hashim Thaqi Hacker???!!! “na vjen një parlajmërim” nga qeveria e Kosovës se nuk i kemi punët mirë, dhe se duhet ndaluar më punën tonë.
Praktikisht staffi ynë nuk e dinte se qeveria u zhvendos në qytetin e Rahovecit, pasi që IP e paralajmëruesit ishte nga ky qytet.
Megjithkëtë, i gjithë staffi u dhjemë në pantollona nga frika e madhe e përballjes me qeverinë e Kosovës, pasi që ata janë shumë efikas, dhe mbi të gjitha shumë të shpejtë.
Frika më e madhe është nga ajo se sistemi i qeverisë është shumë funksional, dhe mjaftojnë të dhënat tona emri, mbiemri, dhe na gjejnë shumë lehtë. Gjeniale, apo jo?
Shpresojmë që qeveria të na kuptojë, se s’kemi ç’të bëjmë tjetër, nuk po na zë as gjumi rehat në mbrëmje, pasi që dita-ditës mund të dënohemi.
No related posts.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=154
Gazetaria moderne eshte e frikshme Po lexoja titujt e lajmeve dhe hasa: Simpson, i thyhet zemra nga...nje qen Lajmi tregon se si Jessica Simpsonit i ka humbur qeni (ia ka ngrene nje qen i eger) dhe eshte zemer-thyer! (Mos e lexoni, por e gjeni ne kete adrese: http://lajme.shqiperia.com/media/artikull/iden/309534/titulli/Simpson-i-thyhet-zemra-nga...nje-qen) Ky eshte 1/50 lajmet e publikuara sot nga nje media dhe besoj 20% e lajmeve kane kete natyre. Po mendoja si do jene lajmet ne 50 vitet e tjera, kaq shume do te trashemi sa do lexojme vetem per qente e atyre qe dalin ne televizor?
Michael Jackson megjithatë gjallë? Supozimet më të fundit, dhe faktet e shfaqura ngjallin akoma dyshime nëse ka vdekur apo jo ikona Michael Jackson.
Fantazma e tij është parë në disa vende, kurse trupi i tij nuk është publikuar, gjë që ngjall dyshime akoma.
Thuhet se Michael Jackson u lodh nga konkurrenca që kishte së fundmi, dhe që nuk dëgjoheshin këngët e tij, u morr vesh me familjen që ta shpall vehten të vdekur dhe kështu të rriten shitjet për të, dhe sigurisht fama.
Por, lajmi më lart mbetet vetëm një supozim, ashtu siç mbetet supozim edhe vdekja e tij.
vetem ne  http://www.trillime.com
Ky artikull eshte marre nga: http://albnews.blog.al/?p=79. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albnews.blog.al/?p=79

Ronaldo është peder!
Ylli i futbollit botëror ka deklaruar para miqve të tij se nganjëher mërzitet nga femrat dhe e ndjen veten peder dhe dëshiron ta kaloj kohën me mashkuj.
Ky lajm ka tronditur shumë adhurues, shumë nga to femra të cilat e kan idhull Cristiano Ronaldon.
Ronaldo kohëve të fundit nuk po kalon edhe aq mirë në Madrid edhe pse golat nga ai nuk po mungojn, mirpo nga lojtarët tjerë nuk e kan pritur edhe aq me entuziazëm ardhjen e tij në Madrid.
Më posht po ju paraqesim disa artikuj qe tregojn se Cristiano Ronaldo ka një ndjenjë të veqant ndaj mashkujve si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
vetem ne http://trillime.com/
Ky artikull eshte marre nga: http://albnews.blog.al/?p=82. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albnews.blog.al/?p=82

Cruise:të bësh seks me mua, është njësoj si të fluturosh Tom Cruise ka marrë pjëse bashke me Cameron Diaz në show-n televiziv amerikan të drejtuar nga Jay Leno.
Aktoret, të cilet po promovojne filmin e tyre te ri “Wichita”, rikthehen bashke disa vite pas xhirimit te “Vanilla Sky”.
Gjate emisionit, Cruise iu nenshtrua nje interviste te gjate dhe te sikletshme.
Gazetari e pyeti aktorin: E di qe je nje pilot avionesh. Cfare di te besh me mire, te fluturosh apo te besh seks?
Ylli hollivuduan iu pergjigj: As une vete nuk e di…te besh seks me mua, eshte njesoj si te fluturosh. Kerkoj te shkoj ne te gjitha vendet dhe nuk me eshte kerkuar rimbursim…”
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1097

Nis punën qeveria, Berisha: Ndryshim Kushtetutës për mbledhje të hapura Ndryshim Kushtetutes per zhvillim te hapur te mbledhjeve te qeverise. Ky ka qene premtimi i pare i kryeministrit Berisha me kabinetin e ri te sapo betuar ne Presidence. Kryeministri tha se qeveria e tij do te jete e-kabinet, dhe se qeveria e tij do te jete e hapur me publikun, duke nisur qe nga zhvillimi i mbledhjeve.
“Gradualisht, duke gjetur një interpretim të Kushtetutës, do të doja që mbledhjet e këtij kabineti të jenë transparente për publikun, i cili të adresojë, gjatë mbledhjes, pyetje dhe çështje për ato që diskutohen këtu. Ky është një nga qëllimet e E-kabinetit. Për momentin kemi një pengesë Kushtetuese, e cila thotë se mbledhjet janë të mbyllura, por, nëse do të isha unë në opozitë, votën e parë që do ti jepja qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën do të ishte për të imponuar zhvillimin e mbledhjes hapur”, beri te ditur Berisha, duke i dhene nje rendesi te vecante marredhenieve me publikun..
E nderkohe Berisha i beri serish thirrje socialisteve te kthehen ne Parlament, duke i kerkuar kryesocialistit Rama te lexoje vleresimet per zgjedhjet e 28 qershorit. Ai u shpreh se nuk do te pranoje kerkesat qe jane antiligjore.
“Në kuadër të ligjeve të vendit jemi të gatshëm të pranojmë cdo kërkesë të opozitës për cdo problem që ajo të gjykojë se është në interesin e saj apo të vendit. Për kërkesat që bien ndesh me ligjin, me parimin themelor të ndarjes së pushtetit ato nuk duhet të mendohen as nga pozita e as nga opozita. Është rasti ti bëj edhe një herë thirrje opozitës të zërë vendet në parlament. Shpresoj që të gjitha thirrjet, vlerësimet që iu bënë këtyre zgjedhjeve, të lexohen dhe të rilexohen nga anëtarët e opozitës, nga zoti Rama dhe ata të kthehen dhe të vazhdojnë bashkëpunimin në parlament për reformat e mëdha, për përgatitjen e vendit, për të vazhduar më tej për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në të cilat unë sot dhe sa të jemi në pushtet do ti jap zë kryesor opozitës, sikundër kemi vepruar deri më sot”, deklaroi Berisha.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22425. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22425

Europa League, 2 arbitra me shume per golat fantazme
Sot eshte nje dite historike per futbollin evropian pasi per here te pare ndeshjet e nje evenimenti te madh do te luhen nen vezhgimin e 5 arbitrave.
Europa League starton sot fazen ne grupe ku 2 arbitra me shume do vendosen prapa portes per te pare me mire rastet e dyshimta. Kjo nisme eshte ndermarre nga UEFA per te hequr hijet e dyshimit te golave fantazme.
E njejta formule do aplikohet edhe ne Europianin 2012. Arbitrat e portes do vendosen prane shtyllave pa flamur por ata kane te drejte te hyjne edhe ne zonen e rreptesise.
Ky projekt synon shtrirjen masive brenda pak kohesh ne te gjitha kampionatet dhe evenimentet boterore. Eksperimenti i pare zyrtar u krye ne Euro U-19 ne vitin 2008.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22422

A je i zoti? Ndeshu me Luan Krasniqin!
Luani ne fitore
Kush eshte i interesuar per boksin, e ka nje mundesi ta ushtroje ate te dielen ne arenen e boksit ne Hamburg te Gjermanise, ku do te mbahet aktiviteti Dita e dyerve te hapura per te gjithe ata persona jo boksiere qe duan te sterviten.
Do te jete e mundur te diskutohet me shume prej boksiereve te njohur, me trajnere, do te jete e mundur te behen foto, te jepen autografe etj. Kjo mund te jete per kete nje dite per tu perjetuar ndryshe, per te ushtruar nje hobi.
Gazeta Abendblatt dhe Universum Box organizojne nje seance stervitore me bokserin kosovar te peshave te renda Luan Krasniqi. 38-vjeçari, ish-kampion i Europes, do tju shpjegoje, se si ben nxehjen nje boksier profesionist, se si leviz, si koordinohet dhe si godet teknikisht ai.
Dhe nese do te keni guxim, mund provoni edhe disa raunde sparing me kampionin e madh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22419. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22419

Ibra: Sjellja e tifozeve? Normale!
Dikush me fishkelleu por eshte normale kur humbet nje lojtar qe deshiron ta kesh ne skuader.
Me kete fjali, sulmuesi i Barcelones, Zlatan Ibrahmovic ka komentuar sjelljen pa deme te tifozeve zilakter ne drejtim te tij. Me tej, ai komenton episodet e takimit dhe rastin e paster qe pati ne fillim te ndeshjes.
Ishte nje perballje e madhe dhe me pak fat mund te shenonim 2 ose 3 gola. Gjithesesi per Barcelonen eshte nje pike e rendesishme jashte shtepise. Pata rastin per te shenuar dhe me pak me shume fat mund tia dilja. Nese shenoja qe ne fillim do ishte e tepert per tifozet ne stadium”, shton shtatlarti suedez.
Ai ka komentuar edhe gjendjen e Interit, duke thene se skuadra eshte me e forte se nje vit me pare. Eshte nje skuader e forte dhe me lojtare te mire, por duhet te njihen edhe me mire, perfundon Ibra
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22415. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22415

Maqedonia nuk i shfrytëzon sa duhet mundësitë ekonomike
Këto komente u bënë gjatë diskutimit të sotëm rreth njohurisë për Fondet IPA, në këshillin nacional për euro-integrime
Maqedonia nuk i shfrytëzon në mënyrë adekuate fondet IPA për shkak të kapaciteteve të dobëta të institucioneve shtetërore. Për shfrytëzimin e tyre, shumë pak dinë edhe shfrytëzuesit potencial të këtyre fondeve, si odat ekonomike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, komunat dhe sektori joqeveritar. Këto komente u bënë gjatë diskutimit të sotëm rreth njohurisë për Fondet IPA, në këshillin nacional për euro-integrime. Anëtarët e këshillit kërkuan përforcimin e kapaciteteve të organeve shtetërore dhe të komunave për shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Nëse bëjmë praktik ku qeveria do të debatoj për këto tema, dhe do të dijë ti shfrytëzoj por për to nuk do të dinë biznesi e as ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat joqeveritare dhe komunat, besoni se qeveria nuk do te ketë mundësi të shfrytëzoj të gjitha fondet që janë vënë në dispozicion për Maqedoninë dhe do të vijim, në situate që në fund të vitit të na tërhiqen me miliona fonde, deklaroi Radmilla Sheqerinska, kryetare e këshillit nacional për eurointegrime. Unë mendoj se të gjitha çështjet kanë zgjidhje, dhe mund të zgjidhen me negociata të përbashkëta, por ajo që është më e keqe është kapaciteti i dobët financiar i komunave në Maqedoni, theksoi Dushica Perishiq, drejtor ekzekutiv i BNJVL-së. Problem tjetër në këtë drejtim u theksua edhe ai i implementimit të skemës së projekteve për të fituar këto fonde. Në implementim gjithkund kemi mangësi dhe për këto arsye, me siguri disa projekte edhe nuk janë fituar ose janë refuzuar, tha Dimitar Mirçev, këshilltar i presidentit. Por përfaqësuesi i sekretariatit për euro-integrime ka theksuar se ky proces është i komplikuar dhe kërkon përfshirje të të gjitha institucioneve, dhe se përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë. Ky nuk është proces, dhe nuk guxon të jetë proces vetëm i qeverisë por duhet të përfshihen edhe të tjerët si dhe, të gjithë të mbajnë përgjegjësi për shfrytëzimin e suksesshëm të fondeve që janë në dispozicion. Nuk duhet të presim që elementet dikush të na i vendos të gatshme në tavolinë, por vetë të përpiqen ti sigurojnë ato, theksoi Dragan Tilev, përfaqësues i sekretariatit për eurointegrime. Në debatin e sotëm u theksua edhe nevoja e qasjes deri te informatat e nevojshme për thithjen e këtyre fondeve nga ana e shfrytëzuese të tyre potencial.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22412. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22412

Betohen ministrat e rinj
Betohen ministrat e rinj
Drejtuesit me te larte te institucioneve kryesore te vendit u mblodhen te gjithe paradite tek Presidenti i Republikes per te marre pjese ne ceremonine e betimit te anetareve te rinj te Keshillit te Ministrave.
Ceremoniali i betimit eshte hapur pas himnit kombetar dhe me leximin e formules se betimit, i pari qe ka firmosur ishte kryeministri Sali Berisha.
Me pas jane betuar te gjithe anetaret e tjere te kabinetit, duke nisur nga numri dy i qeverise, Ilir Meta,
Pavaresisht CV-ve politike te ministrave, te gjithe kane shtrenguar miqesisht duart me presidentin Bamir Topi, te shoqeruar nga duartrokitjet apo buzeqeshjet, sipas rastit, te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, Prokurores se Pergjithshme Ina Rama apo edhe shefit te sherbimeve sekrete, Bahri Shaqiri.
Ne vend te fjalimit pershendetes, Presidenti Topi ka trokitur gotat e shampanjes me anetaret e rinj te kabinetit, shumica e te cileve e kane kryer edhe here te tjera ritin e betimit perpara fillimit te detyres.
Ceremonia ne Presidence ishte edhe nje rast i mire qe drejtuesit e institucioneve me te larta kushtetuese te shkembenin pershendetjet dhe urimet e rastit, gje qe ne nje klime marredheniesh normale mes tyre nuk do te binte ne sy.
Menjehere pas ceremonise se betimit puna per kabinetin e ri qeveritar ka nisur menjehere.
Kryeministri Berisha ka thirrur mbledhjen e pare te qeverise se re, e cila, qe tani e tutje nuk do te kete me perpara dosje voluminoze, por kompjutera personale, me te cilat do te punojne ministrat, ne emer te asaj qe kryeministri e cilesoi si transparence para publikut.
Gjate mbledhjes se pare te qeverise se re, kryeministri Berisha i kushtoi vemendje te vecante opozites, duke perseritur ftesen per bashkepunim brenda parlamentit.
Ne kuadrin e shtetit ligjor jemi te gatshem te pranojme cdo kerkese te opozites. Per kerkesat qe bien ndesh me ligjet, nuk duhet te mendohen nga asnjera pale. Shpresoj qe te gjitha thirrjet, vleresimet, te lexohen dhe te rilexohen nga anetaret e opozites, per t’u kthyer ne parlament dhe per te vazhduar bashkepunimin ne parlament”, u shpreh Berisha.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22407. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22407
Top