Shtëpia e reporterëve të përndjekur
Terroriste”. Diana lexoi një artikull që fliste për të dhe e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Tashmë kishte ardhur momenti. Jeta e saj nuk do të ishte më e njëjta, kurrë më. Duhej tia mbathte, madje, menjëherë. Nuk kishte kohë as të përshëndetej me nënën, miqtë dhe kolegët. Ekziston një shprehje e vjetër që thotë: “Kur një gazetar shndërrohet në një lajm, duhet të fillojë të shqetësohet”. Diana Velibekova, që sapo ka mbushur 22 vjeçe, është një vajzë trupvogël. Vitin e kaluar publikoi një dokument, që pasqyron lidhjet e rrezikshme mes qeverisë së Dagestanit, ushtarëve të opozitës në republikën kaukaziane, duke arritur deri në Krem-lin. “U sulmova në rrugë nga dy të rinj”, tregon ajo. “Ndërsa isha në spital, kryeredaktori dhe gazetari me të cilët bëra hetimin, u vranë”. Faji i Nilou Farhabibi ishte se shfaqej në televizor. Transmetonte lajmet në kanalin kryesor të Kabulit. Ishte vetëm folëse, por kjo gjë përbënte skandal. Pas disa muajsh, një fanatik e rrahu për vdekje. Personi që e sulmoi është i lirë, ndërsa ajo jo. Iu desh të përshkonte 6 mijë kilometra, të gjente strehë në këtë pallat ngjyrë gri, në mes të Parisit. Diana dhe Nilou tani jetojnë në dhoma të vogla anonime, ku nuk ka as telefona e as kompjuterë. “Është më mirë që nuk kanë lidhje me botën e jashtme, të paktën për momentin”, thotë Philippe Spinau, që si një baba i denjë kujdeset për këta fëmijë që i fshihen luftës dhe dik-taturës. Që prej vitit 2002, kur u ndërtua, “Maison des Journalistes” ka pritur 171 refugjatë, të ardhur nga 48 shtete të botës. Duke shtyrë një karrocë me ushqime, Spinau kalon përpara lapi-darit të Anna Politkovs-kaya, më pas futet në një hyrje të ngushtë. “Sot do të mësojmë rregullat e një diete të ekuilibruar. Këta gazetarë nuk dinë të hanë në mënyrë të shëndetshme, specialiteti i tyre është të mbjellin grurë”.

Leksione francezeNë fund të hollit ndod-het një klasë ku zhvil-lohen mësimet e gjuhës franceze, një sallë për të parë film dhe një për të lexuar gazetat. Themeluesi është një burrë i moshuar 70-vjeçar. Spinau-t i erdhi një mendim kur dëgjoi të fliste për një gazetar ira-nian, i cili ishte i detyruar të flinte nëpër stolat e një parku parisian. “Fotore-porterët nderohen me çmime nëse vdesin. As-një nuk kujdeset për ta kur janë gjallë”. Është e kotë të përmendim faktin që ky “hotel luksoz”, qën-dron gjithnjë plot. Për të qëndruar në një nga 15 dhomat (maksimumi 6 muaj) duhet të presësh gjatë, pasi ka shumë rad-hë. Sipas “Reporters Sans Frontières”, numri i gazetarëve të vrarë është rritur 244 për qind gjatë pesë viteve të fundit. Çdo ditë në botë, dy gazetarë arrestohen vetëm sepse bëjnë detyrën e tyre. Spinau i ka marrë gjysmën e financimeve nga Bashkimi Europian dhe gjysmën tjetër nga mediat e mëdha franceze që “adoptojnë” gazetarët e persekutuar.

Athula Vithanage u largua nga Sri Lanka në janar të këtij viti pasi ekzekutuan Lasantha Wick-rematunga, drejtorin e “Sunday Leader”. “Edhe unë isha mes atyre që denonconin abuzimet e qeverisë kundër pakicës Tamil”, shpjegon ai. E ulur para kompjuterit, Dana Asaad Mohammed, 30 vjeçe, kërkon përmes internetit gazetarë të tjerë irakianë. Punën si gazetare e ka filluar kur ishte 18 vjeçe. Punonte për disa gazeta lokale. U bë njeriu i besuar i shumë mediave amerikane. Jeta e saj ndryshoi në 2006-ën, kur pranoi të ishte përkthyese në procesin e Saddam Hussein. Auto-ritetet vendase nuk e kanë falur kurrë.

Në katin e parë është redaksia e “LOeil de lExilé”, që bën kronika ose komente mbi kushtet e emigrantëve në Francë. Një prej zërave në mi-krofon është ai i Jean-Jacques Jarrele Sika që ka ardhur nga Gaboni disa muaj më parë. “Tek ne ekziston një proverb: Kur bie zjarr në pyll, lepujt duhet të vrapojnë drejt lumit”, thotë ai. Në vendin e tij, Jarrele Sika ka guxuar të transmetojë direkt lajmin e sëmundjes së Omar Bongo, diktatorit që vdiq më 8 qershor. “Një gjeneral më ndaloi dhe më tha: ose valixhen ose arkivolin, zgjidh!”. Për fat të keq mu desh të ndiqja një tjetër proverb që thuhet andej nga anët e mia. “Një elefant që ka këlyshë nuk vrapon”. Kështu Jarrele Sika bëri gati valixhet dhe u largua, duke lënë pas familjen. Anche Chouna Mangondo u detyrua të brak-tiste djalin e saj tre muajsh. Ishte një prej fytyrave të famshme të Kongos. “Një ditë më ndaloi në rrugë një funksionar i qeverisë dhe më kërkoi të joshja një politikan të opozitës. Sigurisht që refuzova, por më pas jeta ime u shndërrua në një ferr kërcënimesh”. Historia e saj, si e shumë rezi-dentëve të tjerë, duket sikur ka dalë nga ndonjë roman. Në fakt shumë prej tyre duhet të braktisin profesionin, që të shpëtojnë kokën. “Preferoj të jem i ashpër dhe të them se mundësitë për të qenë gazetar në Francë do të jenë minimale”, thotë drejtori i “Maison des Journalistes”.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ky pallat është fatsjellës. Fotoreporterët që kanë jetuar në pallatin gri kanë zënë poste të rëndësishme nëpër kompanitë franceze. Një gazetare nga Guineja është bërë asistente sociale në një OJQ. Një tjetër gazetare nga Çadi ka zënë një post të rëndësishëm në Bibliotekën e Tolosas; ndërsa kryeredaktorja e një gazete algjeriane, viktimë e një përdhunimi, ka pasur më shumë sukses: tani është kuzhiniere në një prej restoranteve të famshëm të Parisit. Fiton shumë para, por thonë se nuk qesh kurrë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22506. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22506