Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Disa këshilla seksuale për të rinjtë Këtu më poshtë po rreshtoj disa këshilla seksuale që çdo i ri dhe e re duhet t’i ketë parasysh, po qe se dëshiron që marrëdhënia seksuale të jetë kënaqësi dhe jo dëshpërim, jo dhimbje, jo vuajtje shpirtërore dhe fizike.
1-Një vajzë që është nën moshën 15-vjeçare dhe nuk ka filluar të bëjë seks me djem, duhet ta dijë ajo dhe të gjitha shoqet dhe shokët e saj, se ajo është një vajzë plotësisht normale. Kështu, si ajo, janë shumica e shoqeve të saj.
2-Djali që ndjen ndrojtje, kur është fjala për të bërë seks, nuk duhet ta detyrojë veten që të fillojë të bëjë seks. Disa djem presin deri sa të martohen. Koha më e mirë që dy të rinj duhet të fillojnë të bëjnë seks, është kur të dy, djali dhe vajza, ndjejnë se janë gati për të filluar marrëdhëniet seksuale. Kjo do të thotë: Se ata ndjejnë që janë të rritur sa duhet Se janë të pavarur sa duhet, Se janë, aq sa duhet, përgjegjës për veprimet që kryejnë Se me të vërtetë dëshirojnë të afrohen seksualisht me njëri-tjetrin.
3- Vajzë, mos u përpiq t’i rritësh gjinjtë e tu. Në vend që të përpiqesh të rritësh gjinjtë, përpiqu të rritësh mendjen tënde. Kupto se të gjitha llojet e gjinjve, pavarësisht nga ndryshimet në dukjen e tyre, duhet të respektohen e të nderohen.
Të gjitha sojet e gjinjve janë të bukura, kur ato i shohin sy të ditur. Qëndro larg biznesit të kirurgjisë së gjinjve. Ti nuk je majmun, që të bësh eksperimente me trupin tënd. Ky biznes, po e fillove, do të kthehet në një tmerr pafund për ty.
4-Djalë, penisi yt është aq sa duhet i madh. Kur të forcohet herën tjetër penisi, qëndro para një pasqyre të madhe. Shikoje të gjithë trupin tënd lakuriq. Tani penisi yt do të duket shumë më i madh. Madhësia e penisit, ashtu si edhe madhësia e gjinjve, janë dy gjëra për të cilat njerëzit bëhen “budallenj”. Mbi të gjitha, ju duhet të dini, se dimensionet e penisit dhe të gjinjve nuk kanë shumë lidhje me të vërtetat për seksin.
5-Vajzë, Po qe se ti e do shokun tënd, por nuk dëshiron të bësh seks me të tani, thuaja atij të dyja këto. Tregoji që e do dhe tregoji se nuk dëshiron të bësh seks me të tani. Thuaj atij se ti e di që ai dëshiron të bëjë seks me ty, por në qoftë se ai të do, duhet të kuptojë se ti nuk je gati për seks. Seksi nën presion është seks i keq, është përdhunim.
6-Vajzë, po qe se gëlltit spermën, kur jeni duke bërë seks oral, mos ki frikë se do të mbetesh shtatzënë. Pa hyrë disa spermatozoide të djalit në vaginën tënde, ti nuk mbetesh shtatzënë. Sistemi i tretjes dhe ai riprodhues, janë dy sisteme që nuk lidhen me asnjë rrugë.
7-Shumë të rinj sillen si “çamarrokë seksualë”. Ata manifestojnë sjellje homoseksuale dhe heteroseksuale, herë si gay, ose si lezbike dhe herë si të drejtë. Veç sjelljes çamarroke, këtu nuk ka asgjë tjetër.
E përsëris, ka vetëm të rinj çamarrokë, që vërtiten rreth jush. Të rinjtë mësojnë për identitetin e tyre seksual, homoseksual ose normal, nga eksperienca e tyre, jo nga ç’u thonë të tjerët. Më në fund, duhet të dini se përvoja homoseksuale, ashtu si edhe përvoja heteroseksuale, nuk kanë shenja të jashtme në trupin dhe në sjelljen e të rinjve.
8-Vajza, në qoftë se nuk doni të ngeleni shtatzëna, mos bëni seks të pambrojtur. Ose seks të mbrojtur, ose hiç seks. Ky është një rregull i thjeshtë, që unë e kam përsëritur shpesh dhe që mbahet mënd lehtë.
9-Djalë, po qe se shoqja jote të detyron që të bësh seks me të dhe të thotë që je homoseksual, ngaqë nuk do të bësh seks, në këtë rast, do të bëje mirë t’ia mbathje prej kësaj marrëdhënieje. Kërko, menjëherë, një shoqe tjetër, që të ndjejë për seksin ashtu si edhe ti.
10-Shokët dhe shoqet që tallen me ju sepse ju jeni të virgjër, nuk janë shokë dhe shoqe të mira. Kërkoni të zini shokë të tjerë më të mirë.
11-Mos bëni seks vetëm nga kurioziteti, ose për të mësuar ç’është seksi. Që të mësoni ç’është seksi, lexoni libra për seksin. Të bësh seks për të mësuar dhe eksperimentuar me trupin tënd, nuk është mirë. Kjo është mënyra që të mëson më pak lidhur me seksin. Me këtë mënyrë, do të mësoni më shumë për lëndimet e rënda të zemrës, ose për shumë shqetësime të tjera.
Zgjidhini librat që do të mësoni. Mos mësoni nga materialet pornografike, mos mësoni nga ata që thonë se kanë eksperiencë seksuale të madhe, por nuk dinë as fiziologjinë, as anatominë, as mbrojtjen prej shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
12- Djalë, nxjerrja e penisit nga vagina përpara ejakulacionit, është mënyra më e keqe e kontracepsionit.
Penisi juaj i erektuar sekreton një lëng përpara se ju të ejakuloni. Kjo pikë lëngu është e mbushur me spermatozoide të gjalla, që mund ta lënë vajzën shtatzënë. Përveç kësaj, djemtë e rinj nuk janë në gjendje të kuptojnë se kur do të ejakulojnë dhe shpesh nuk e kontrollojnë dot prishjen.
13-Vajza, ju do të mbeteni shtatzëna kur sperma do të derdhet në vaginën tuaj. Kjo është gjithçka që duhet, që një vajzë të mbetet shtatzënë. Kënaqeni ose nuk kënaqeni nga seksi, kjo nuk ka të bëjë fare me mbetjen shtatzënë.
14-Vajzë, të bësh interkursë seksuale në këmbë, nuk besoj se është gjë e këndshme. Por duhet të dish se, ndryshe nga ç’mendojnë shumë njerëz, shtatzënë mund të ngelësh edhe duke bërë seks në këmbë.
15-Kondomet janë mbrojtja më e mirë nga shtatzënia dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Kondomet të kombinuara më pomada spermicide, janë mënyra më e mirë për seksin e sigurt, edhe pse nuk janë qind për qind të sigurta. Mos bëni seks me shumë partnerë seksualë, sepse kjo është me rreziqe.
Ta njohësh mirë partnerin tënd seksual dhe të mos bësh seks të rastësishëm, janë mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, në këtë numër edhe nga HIV/AIDS. Mos u besoni gënjeshtrave të gazetave për seks me shumë partnerë.
16-Kur një djalë, ose një burrë, ka një ereksion të fortë dhe nuk ejakulon, ai mund të ketë dhimbje në testikujt. Për një moment, testikujt e tij mund të ndryshojnë edhe ngjyrën. Kjo situatë kalon shpejt dhe djalit nuk i bëhet ndonjë dëm. Ju duhet të dini se kur një djalë në këtë situatë, i thotë shoqes së tij: “më lejo të bëj seks, ndryshe do të shkatërrohem!” kërkon vetëm të mashtrojë vajzën.
17- Të rinj, ju do të bëni seks, madje, seks të mirë, vetëm, atëherë kur ju keni dëshirë të bëni seks dhe kur bashkë me ju është edhe dikush tjetër që dëshiron të bëjë seks me ju. Kurrë mos mendoni dhe mos thoni duhet të bëjmë seks, gjithmonë të mendoni dhe të thoni kemi shumë dëshirë për të bërë seks.
Doktor Ademi New Jersey, Shtator 15, 2009(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22553. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22553

Vizat, Pack: BE, të mos bëjë dallime për Shqipërinë dhe Bosnjen Euro-parlamentarja, Doris Pack hedh nota të ashpra kritikuese për dallimin që bëhet me vendeve anëtare të një rajoni të përbashkët, duke shprehur “habinë” për faktin sesi mund bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë.
Debati në Parlamentin Evropian lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte shumë i gjallë. Prej 2010-ës, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit.
Detyrimi për viza mbetet për Bosnjën, Shqipërinë e Kosovën, që sipas komisionerit përkatës Barrot, plotësimi i kushteve nga këto vende do të jetë në një të ardhme të afërt. Por nga ana tjetër ai propozon bashkëpunimin e këtyre vendeve me Brukselin.
Nga ana tjetër, eroparlamentarja Doris Pack flet për rregulla të reja në BE, por kritikon faktin se shumë qytetarë mbeten jashtë këtyre rregullave.
“Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë”, vlerësoi ajo.
Sipas Pack, politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave. Ajo mendon se duhet ushtruar presion ndaj politikanëve që të kryejnë detyrat e tyre. “Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin”, vijoi ajo. Kushti kryesor për heqjen e vizave është pamundësimi i falsifikimit të pasaportave me të dhëna biometrike. Komisioni Evropian është i mendimit se në Bosnjë – Hercegovinë dhe në Shqipëri ende nuk janë plotësuar këto kushte, edhe për shkaqe financiare. Deputeti bullgar Andrej Kovaçev propozon që BE-ja t’i ndihmojë këto vende.
Sipas tij duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i informatave dhe bashkëpunimi, etj.
“Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura”, është shprehur ai në një prononcim për DV. Javën që vjen Komisioni i BE-së pret informacione më të detajuara për gjendjen. Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti Evropian do të debatojë sërish në tetor, për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor. /INA/
dt 15 shtator
Vizat, Sllovenia: BE të ndihmojë Shqipërinë
LUBJANE – Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i ndihmojnë Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë, në procesin për realizimin e kushteve për heqjen e vizave, raportojnë mediat sllovene.
BE-ja tashmë e ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe kjo, sipas ministrit Zhbogar, “ka nxitur reagim negativ në Bosnjë Hercegovinë”.
Ai ka kërkzuar që të ndihmohen Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria, që deri në raportet e tetorit të arrijnë përparim më të madh, në mëynrë që pas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, t’i arrijnë kushtet për liberalizim të vizave. /INA/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22557. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22557

Përmbyset vinçi, 2 të vdekur, 4 të plagosur VLORË- Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur rëndë gjatë një aksidenti që ndodhi natën në rrugën Himarë- Vlorë në Qafën e Llogarasë. Sipas burimeve të policisë, të gjashtë personat udhëtonin me një vinç tip Ifa me targa FR 3157 B, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Identifikimi i viktimave dhe të lënduarve u bë mëngjesin e sotëm dhe sipas policisë nga aksidenti humbën jetën Kastriot Hoxha e Asqeri Avinjaku. “Të plagosur mbetën shtetasit Mevlan e Artur Avinjaku dhe Mitrec Dhimo e Vasillaq Maili”- thanë të njëjtat burime. Policia bën me dije se ka qenë shumë e vështirë nxjerrja e trupave nga automjeti, pasi ata kanë qenë shumë të dëmtuar. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentin, ndonëse dyshohet për ndonjë defekt në sistemin e frenimit.
dt 18 shtator Aksidente tragjike në Lushnje-Fier, 2 të vdekur FIER- Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në aksin Lushnje-Fier, duke iu marrë jetën dy personave dhe duke mbetur të plagosur tre të tjerë. Aksidenti i parë ndodhi në vendin e quajtur rotonda kur një mjet me targa greke për shkak të shpejtësisë por edhe mungesës së shenjave sinjalizuese në rrugë është përplasur për pasoje gjeti vdekjen një grua që drejtonte mjetin ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë në spital.
Disa ore me vone, një tjetër aksident ndodhi po në këtë rrugë. Një automjet me targa të Tiranës u përlas me trafikndaresen në aksin Fier-Lushnje.
Si pasoje ka humbur jetën në vend nje person dhe janë plagosur rendë dy te tjerë. Policia në vendngjarje ka konstatuar se shkak i aksidentit mund te ketë qenë shpejtësia e madhe me te cilën lëvizte automjeti.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22559. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22559

Ec si kafshet! I ben mire shendetit
Te imitosh te ecuren e kafsheve, te ben mire per shendetin. Organizmi i njeriut eshte dobesuar dhe eshte bere me vulnerabel ndaj semundjeve, ne momentin qe mori pozicionin e te qendruarit drejt.
Eshte totalisht i bindur per kete teori pensionisti nga Pekini, Han Shusuo, sipas te cilit te ecesh me kembe e duar eshte shume e shendetshme, madje con edhe ne sherimin e disa semundjeve.
Ne 14 vitet e fundit, Shusuo ka mesuar te ece si shimpanzete, elefantet, kanguret, arinjte dhe tigrat.
Sipas ‘Los Angeles Times’, gjithcka nisi kur 73-vjecari, i detyruar nga shendeti i lige, te dilte ne pension para kohe nisi nje kurs Kung Fu me qellim kurimin e dhimbjeve qe e shqetesonin.
Kursi nuk e ndihmoi ama kur nisi te ecte si kafshet, vuri re qe dhimbja e kolones vertebrore apo dhimbja e kokes nuk e shqetesonte me.
Ne ndryshim nga njeriu kafshet nuk vuajne nga dhimbja e shpines, tensioni i larte apo dhimbja e kokes.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22556. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22556

Tenton të përdhunojë mësuesen, vihet në pranga Për pesë orë rresht, Xhevahir Dema ka mbajtur peng një mësuese 26-vjeçare, të cilën e kish kërcënuar dhe më parë
TEPELENË- Tenton të përdhunojë një mësuese, nën kërcënimin e thikës, ndërsa më pas përleshet edhe me uniformat blu.
Është dashur ndërhyrja e specializuar për gjetjen dhe më tej arrestimin e autorit, i cili vetëm pak muaj më parë ka tentuar të kryejë një akt të tillë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshat Memaliaj në rrethin e Tepelenës. Ka qenë ora 07:15 e mëngjesit të së premtes kur 27-vjeçari Xhevahir Dema i ka zënë rrugën shtetases me iniciale M.K, 26 vjeçe, që punon si mësuese në shkollën e fshatit Izvor. Mësohet se nën kërcënimin e një thike, e ka marrë atë në një zonë të pyllëzuar pranë Fshat Memaliaj.
Për rreth 5 orë ky shtetas është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e plagosur me thikë në dorë dhe në trup shtetasen e lartpërmendur, por nuk ka mundur dot të kryejë marrëdhënie seksuale.
Rreth orës 12:55 shtetësja M.K i ka shpëtuar dhunuesit dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës dhe ka lajmëruar menjëherë policinë e Tepelenës.
Ndërkaq, mësohet se 26- vjeçarja është transportuar menjëherë për në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore për plagët që i kishte shkaktuar shtetasi Xhevahir Dema, ndërsa pas marrjes së kallëzimit, policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit.
“Fobi e dështuar” ishte operacioni i organizuar për arrestimin e tij, duke qenë se autori ishte fshehur në zonën e pyllëzuar, çka e ka bërë të vështirë kapjen e tij, pasi zona ishte me terren të thepisur, shumë e vështirë dhe me shkurre.
Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë shkuar rreth 20 forca policie nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër së bashku me qenin e gjurmës, ku në krye të operacionit ishin drejtuesit më të lartë të kësaj drejtorie.
Rreth orës 16:20 policia ka mundur të përcaktojë vendndodhjen e 27-vjeçarit, i cili i ka kundërshtuar dhe ka plagosur edhe një punonjës policie të komisaraitit të Tepelenës, që ndodhet aktualisht i shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas deklaratave të marra, policia ka deklaruar se Xhevahir Dema kishte 4 ditë që e kishte bërë plan dhe e ruante mësuesen 26-vjeçare, ndërsa mëngjesin e djeshëm ka tentuar ta realizonte.
Kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçari tenton të kryejë akte të tilla me të njëjtin person. Në muajin mars të këtij viti ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me këtë shtetase, por ka mbetur në tentativë dhe për këtë vepër penale ky shtetas ndiqej në gjendje të lirë nga ana e prokurorisë.
“Heqja e paligjshme e lirisë në rrethana rënduese”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ngelur në tentative”, “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë për shkak të detyrës”, janë veprat penale që rëndojnë mbi Xhevahir Demën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22544. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22544

Sherif Bundo: Dobësimi i lekut po shtrenjton kreditë Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës vendase duke ndikuar në disa forma mbi ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve është një nga temat më të prekura të kohëve të fundit. Sherif Bundo, ekspert i fushës dhe Profesor në Fakultetin e Ekonomisë shpjegon në një intervistë për “Shekullin”, arsyet e kësaj situate dhe bëhet pjesë e debatit nëse Shqipëria duhet t’i bashkohet zonës së euros duke e bërë atë monedhë zyrtare. Sipas Bundos, përdorimi i euros si monedhë zyrtare përbën një serë detyrimesh dhe avantazhesh për vendin.
Gjate gjithë sezonit të verës, ecuria e kursit të këmbimit është shoqëruar me një zhvlerësim të konsiderueshëm të lekut kundrejt monedhave të forta dhe kryesisht ndaj euros.Cilat janë shkaqet e këtij ndryshimi, sipas jush, pse leku nuk u forcua edhe këtë verë?
Ky fenomen ka gati dy dhjetëvjeçarë që manifeston të njëjtat karakteristika, me ndonjë përjashtim të vogël, por këtë verë ndodhi ndryshe. Pritej që të forcohej leku, në fakt ai pasoi me një dobësim të ri. Një euro që këmbehej me 128 lekë në prag të verës, kaloi në 135 lekë gjatë muajit gusht. Ndodhi e kundërta e asaj që pritej, nisur nga disa shkaqe. Së pari, ndryshe nga vitet e tjera, viti 2009 është vit i zhvlerësimit të përgjithshëm të aktiveve. Për rrjedhojë edhe të aktiveve monetare. Kriza e përgjithshme, që aktualisht nuk ishte vetëm financiare, pati pasojat e veta. Një monedhë si leku, e drobitur, e pa mbështetur me një ekonomi me rritje të fortë dhe me prodhim vendas të konsiderueshëm, pa dyshim që do të dobësohej. Së dyti, vera e vitit 2009, ishte vit elektoral, pa pune, me para inproduktive të hedhur në qarkullim për të paguar posterë, apo për të bërë tenderët e radhës pse jo shpejt e shpejt, do të çonte natyrshëm në një lloj përkeqësimi të pozicionit të lekut ndaj euros. Së treti, në vendin tonë po shfaqen tiparet e zgjerimit të shpejtë të ekonomisë së euros. Kjo do të thotë se vëllimi i transaksioneve tregtare që realizohen me euro është rritur mjaft. Euro ka zënë vend në ekonominë tonë si monedhë e dytë. Shtëpitë shiten në euro, jepen me qira në euro, biletat shiten në euro, kontratat realizohen në euro, mjaft transaksione edhe të bizneseve të vogla realizohen në euro, qytetarët kursejnë në euro, etj. Kjo do të thotë se kërkesa për lekun, për shkak të mungesës së punës dhe për shkak të rënies së prodhimit vendas, ka qenë e ulët, ndërkohë që oferta ka qenë relativisht e lartë nisur edhe nga fushata. Së katërti, eksportet, emigrantët dhe turizmi nuk shkaktuan hyrje të flukseve të euros të tilla që të ndikonin në drejtimin e pritur. Për opinionin tim emigrantët manifestuan një lloj frike në kërkesën për lekun. Ata preferuan të kursenin në euro, e cila, në kushtet e krizës botërore, ka manifestuar një qëndrueshmëri të dallueshme.
Cilat janë pasojat e një zhvlerësimi të tillë në ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe në xhepat e konsumatorëve në veçanti, duke patur parasysh që rreth 70 për qind e kredisë është dhëne në valutë, kryesisht euro?
Ndikimi i drejtpërdrejtë është i lidhur me uljen e fuqisë blerëse të konsumatorëve. Ky ndikim shfaqet ose me rritje relative të nivelit të çmimeve, ose me ulje të fuqisë blerëse të monedhës nëpërmjet procesit të konvertimit. Së dyti, efekt të menjëhershëm ky fenomen jep në rritjen e kostos së kredive, sidomos të atyre të dhëna në valutë. Qytetarët që kanë marrë hua në valutë, por që e marrin pagën në lekë, mbartin mbi vete riskun e kursit të këmbimit, që ndryshe mund të thuhet rritje e paparashikuar e kostos së kredimarrjes. Jo vetëm kreditë për shtëpi, por edhe kreditë konsumatore, pse jo edhe kreditë për biznes. Financat e bizneseve të vogla dhe shumë të vogla, kanë një afërsi të madhe me financat personale, me financat e familjes. Ato e ndjejnë njëlloj shtrenjtësimin e kredive.
Nëse i referohemi debatit për përdorimin e euros si monedhë zyrtare nga vendi ynë, i cili më shume shfaqet gjatë zhvillimeve të tilla, a është gati dhe a është më mirë që Shqipëria ta hedhë këtë hap?
Në radhë të parë, hyrja në zonën e euros është problem ekonomik dhe tregtar. Shqipëria mund të përdorë euron po qe se pranon dhe realizon kushtet e të qënit pjesë e tregut të përbashkët europian. Kushtet për të qenë pjesë e të njëjtit treg janë të lidhur me sistemin financiar, me legjislacionin tregtar, me sistemin doganor, me rolin e Bankës Qendrore, me buxhetin e shtetit. Që në momentin që përmendim buxhetin e shtetit, menjëherë nënkuptojmë edhe kushtet e tjera politike dhe legjislative. Vendi ynë ka hyrë në procesin e integrimit në atë familje, e cila ka si monedhë zyrtare euron. Ne na duhet të mendojmë zyrtarisht, dhe seriozisht për të ndërtuar hapat e nevojshëm për tu integruar në këtë zonë në këndvështrimin monetar. Aktualisht Shqipëria nuk është gati por duhet të fillojë të përgatitet të hyjë në zonën e euros.
Me çfarë avantazhesh dhe disavantazhesh do të përballej ekonomia shqiptare nëse do të përdorte si monedhë të saj euron?
Për opinionin tim hyrja e Shqipërisë në zonën e euros ka një sërë avantazhe. Së pari, qytetarët dhe bizneset, shmangin një risk të panevojshëm që është risku i kurseve të këmbimit. Së dyti, ekonomia shqiptare gjeneron më shumë energji financiare dhe përshpejton më shumë ritmet e zhvillimit të saj. Së treti, natyrshëm, vendi ynë ashtu sikurse është strategjikisht në Europë përdor të njëjtën monedhë me të. Kjo ka avantazhe të lidhura me pagesat, me shpejtësinë e pagesave dhe të arkëtimeve. Në vijim, do të thosha që sistemi bankar do të behej më aktiv. Po kështu financat publike do të kishin mjete financiare dhe baza financiare më të qëndrueshme. Integrimi në zonën e euros do të lehtësonte investimet reciproke.
Banka e Shqipërisë e ka parë të përshtatshme që të mos diktojë një kurs këmbimi fiks për lekun duke e lëne atë të lirë sipas zhvillimeve të tregut, nese monedha vendase vazhdon të zhvlerësohet, a duhet një ndërhyrje ndoshta për një kurs kembimi fiks, siç është praktika e disa vendeve të rajonit?
-Unë mendoj se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e këmbimeve valutore për të ndikuar dhe për të ruajtur në një farë mënyre një lloj “qëndrueshmërie” të kursit të këmbimit euro/lekë. Duke qenë se një nga funksionet e Bankës së Shqipërisë, të përcaktuar nga ligji për të, është ruajtja e qëndrueshmërisë së kurseve të këmbimit, atëherë ndërhyrja është e përligjur. Në se intensiteti i ndërhyrjes nga njëra kohë në tjetrën ndryshon, kjo është e lidhur me faktin se sa e vlerëson riskun vetë Banka Qëndrore dhe si mendon ajo ta zgjidhë atë. Duhet shtuar se ndërhyrja është një process spekulimi, në kuptimin e mirë, për vetë bankën. Kjo varet edhe nga fakti se si paraqitet gjëndja e likuiditeteve në valutë e bankës, pasi gjendjen e lekut e ka ekskluzivitetin e saj.
Cilat janë mënyrat që duhet të ndjeke qeveria dhe BSH-ja për të ndalur zhvlerësimin e mëtejshëm të lekut?
Rrugët dhe mjetet, praktike dhe ligjore që duhet të ndjekin sipas rastit BSH-ja dhe Qeveria për të ruajtur kursin e këmbimit, janë të lidhura me rolin dhe funksionet e tyre. BSH-ja luan me instrumentin e kredisë nëpërmjet mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi bankat tregtare, luan në treg të hapur me ofertën dhe kërkesën sipas rastit të lekut apo të valutave, luan me rezervën e detyrueshme të Bankave tregtare, luan me huanë apo huatë që sistemi i jep qeverise, luan me përqindjen e normave të interesit, etj. Po kështu, Qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzimet buxhetore, me respektimin e kalendarit të maturimit dhe të realizimit të tyre, luan me huamarrjen në lekë ose në valutë sipas rastit. Në se ekonomia ka nevoja për valutë, qeveria mund të realizoje huamarrje në valutë dhe e kundërta. Roli dhe ndikimi i tyre është i fortë dhe i rëndësishëm. Por pozita dhe qëndrueshmëria e lekut është e lidhur në rradhë të parë me zhvillimin ekonomik dhe me rritjen e prodhimit vëndas.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22547. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22547

Plani antiraketë: Klinton:Vendimi, jo pas kundërshtimit të Moskës Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton mori në mbrojtje politikën e re të administratës Obama për sistemin mbrojtës nga raketat në Europë, duke thënë se administrata nuk ka hequr dorë nga ky program por po ia përshtat atë kërcënimeve që përbën aktualisht Irani. Ajo tha se shumë shpejt Irani do të përballet me alternativën, nëse është apo jo i gatshëm t’u përgjigjet shqetësimeve ndërkombëtare rreth synimeve të tij bërthamore.
Fjalimi i zonjës Klinton në Institutin Brukings të Uashingtonit u pa nga analistët si një rast për të njohur publikun me axhendën e administratës Obama lidhur me Asamblenë e re të Përgjithshme të OKB-së që fillon javën e ardhshme.
Por ajo e shfrytëzoi fjalimin për t’ju përgjigjur kritikave ndaj vendimit të njoftuar dje nga Presidenti Obama. Me këtë vendim, administrata heq dorë nga planet e instalimit në Poloni dhe në Republikën Çeke të sistemit amerikan për mbrojtjen nga raketat në favor të një sistemi rajonal i cili të interceptojë raketat iraniane me rreze të mesme veprimi.
Vendimi për t’i dhënë fund kaq papritur projektit të administratës Bush, mendohet se i ka shqetësuar aleatët europianë dhe është bërë shkak për kritika të ashpra nga konservatorët këtu në Shtetet e Bashkuara, të cilët thonë se administrata e zotit Obama po lëshon pe para kundërshtimeve të Rusisë ndaj këtij programi.
Klinton tha se plani i ri, i cili fillimisht do të mbështetet kryesisht te interceptorët e vendosur në anije luftarake, nënkupton instalimin e një sistemi mbrojtës efikas shumë vite më herët se sa sistemi i administratës së mëparshme, i cili, tha ajo, nuk kishte dhënë prova dhe ishte i kushtueshëm.
Ajo ritheksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s ndaj Polonisë dhe Çekisë duke ngulur këmbë se kundërshtimet e Rusisë nuk kishin luajtur rol në kalkulimet e Presidentit Obama.
“Ky vendim nuk kishte të bënte me Rusinë por kishte të bënte me Iranin dhe me kërcënimin që përbëjnë raketat e tij balistike. Për shkak të kësaj, ne besojmë se do të jemi në një pozitë shumë më të fortë për t’u përballur me këtë kërcënim dhe për ta bërë këtë me një teknologji që funksionon si dhe me besim shumë më të madh se mund ta realizojmë atë që kemi premtuar,”- tha zonja Klinton.
Klinton do të takohet javën e ardhshme në Kombet e Bashkuara me homologë nga vende të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe nga Gjermania në prag të një takimi që mund të rezultojë vendimtar, i cili do të mbahet më 1 tetor midis diplomatëve të këtyre vendeve dhe negociatorit iranian të çështjeve bërthamore, Saeed Jalili.
Ajo la përsëri të kuptohet se po kalon afati që Irani të heqë shqetësimet se programi i tij bërthamor lidhet me armët përndryshe do të përballet me sanksione dhe izolim më të madh ndërkombëtar. Ajo la gjithashtu të kuptohet se masat shtypëse të Teheranit ndaj disidentëve brenda vendit vetëm se i thellojnë dyshimet ndaj synimeve të tij.
“Që nga muaji qershor, ne e kemi parë qeverinë iraniane të angazhohet në një fushatë arrestimesh me motive politike, gjyqesh farsë dhe shtypjeje të fjalës së lirë. Qeveria iraniane kërkon drejtësi në botë por në fakt e pengon pikërisht atë drejtësi që kërkon. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të hyjmë në bisedime me Iranin, jo si qëllim në vetvete por si mjet për zgjidhjen e shqetësimeve në rritje që ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë rreth veprimeve të Iranit, sidomos për çështjen bërthamore,”- tha zonja Klinton.
Sekretarja e Shtetit tha se mospërhapja e armëve dhe çarmatimi, me qëllimin përfundimtar të eliminimit të plotë të armëve bërthamore, janë përparësi kyçe të Shteteve të Bashkuara në OKB dhe do të nënvizohen nga planet e pazakonta të Presidentit Obama për të kryesuar një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit rreth kësaj teme javën e ardhshme. (voa)
Pas Uashingtonit, edhe NATO jep sinjale riafrimi me Moskën
Pas lajmit mbi anullimin e planeve amerikane per vendosje raketash ne Poloni dhe Çeki, edhe NATO-ja jep sinjale per zbutje dhe marrdhenie të afërta me Rusine. NATO-ja propozoi sot zyrtarisht një partneritet të ri me Rusinë, duke thënë se të dyja duhet të punojnë së bashku në aspektin e mbrojtjes.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri thirrje sot në Bruksel për një “rishikim të përbashkët” të sfidave të sigurisë në shekullin e 21 dhe tha se Rusia duhet të jetë një “pjesëmarrëse reale” dhe një “partnere” në sigurimin europian dhe ndërkombëtar.
Rasmussen tha se Rusia, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shikojnë mundësinë e lidhjes së sistemeve të raketave “në një kohë të përshtatshme”.
I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin tha se komentet e Rasmussen janë “shumë pozitive dhe shumë konstruktive”. Ai tha se ata duhet t’i analizojnë së bashku propozimet e ndryshme.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Europës Perëndimore u ngrohën pas rënies së qeverisë komuniste në Moskë. Por ato u tensionuan përsëri vitin e kaluar kur Rusia i shtoi përpjekjet për ndikim në vendet ish komuniste të Europës Lindore dhe dërgoi trupa për të ndërhyrë në Gjeorgji.
Fjalimi i Rasmussen shënon një qasje të re ndaj marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit.
Duke kërkuar marrëdhënie të reja me Rusinë, ai i bëri thirrje Moskës t’i bashkohet koalicionit perëndimor për “presion maksimal” ndaj Iranit që ai të heqë dorë nga ambiciet bërthamore.
Deklaratat vijnë një ditë pasi SHBA njoftoi se hiqte dorë nga vendosja e raketave në Poloni dhe Çeki, plan që kishte zemëruar më parë Moskën.

Kryeministri çek Jan Fischer ka deklaruar sot se Presidenti Barak Obama e ka informuar se Washingtoni nuk do të ndërtojë një sistem për mbrojtjen nga raketat në Evropën Lindore. Sipas tij, Obama e bëri të njohur vendimin e tij gjatë një bisede telefonike me të mbrëmë.
Gazeta “The Wall Street Journal” shkruante sot se Obama ka në plan ta anulojë një sistem radarësh në Republikën Çeke dhe një bazë për interceptimin e raketave në Poloni. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon zyrtarë polakë të kenë thënë se kanë marrë njoftime të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara.
Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se ai do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm me raketë nga Irani. Por gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, James Cartwritght, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani. Ky plan po ashtu zemëroi Rusinë.
Sipas stacionit te njohur televiziv te lajmeve EuroNews, SHBA do kerkoje nje territor tjeter per planin e raketave. “Vendet me te mundshme jane Turqia ose Ballkani” – thuhet ne informacionet e sotme te stacionit ne fjale. Dihet qe Shqiperia, mbetet vendi me filo-amerikan ne Ballkan.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22550. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22550

Studiuesit: Shkupi, provokim politik Studiues dhe akademike shqiptare e kane cilesuar provakacion, por edhe nje deshtim te Akademise se Shkencave te Maqedonise, enciklopedine e shkencave ku shqiptaret cilesohen si popull ardhacak dhe i zbritur nga malet. Fakti qe ndodh ne shekullin e 21-te nga nje shtet qe ka probleme te tjera, sic eshte ceshtja e emrit, eshte per tu keqardhur. Ky qendrim nuk gjen asnje konfirmim historik, nderkohe qe burimet thone se para shekullit te 15-te, trojet qe sot i quajme Maqedonia Perendimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare, u shpreh historiani Pellumb Xhufi.
Studiuesi Dritan Egro, e cileson kete nje deshtim te radhes te Maqedonise dhe argumenton se shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan.
Me duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedonine nga shekulli i 15-te nuk e permen fare. Ky shtet u krijua per te kenaqur fuqi te medha, u shpreh Egro.
Ndersa thone se nuk ka asnje argument shkencor dhe historik per te mbeshtetur studeimet maqedonase, studiuesit shqiptare thone se e gjithe kjo ka prapavije politike
Akademiket maqedonas bejne provokime te forta ndaj shqiptareve nderkohe qe ende nuk kane zgjidhur ceshtjen e emrit me Maqedonine , nje ceshtje qe u mohoi edhe te drejten per tu anetaresuar ne NATO.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22552. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22552

Nxirret nga liqeni anija e tragjedisë së Ohrit, Ilinden Specialistët e firmës kroate “Dubina” nga Spliti të shtunën kanë arritur ta nxjerrin nga sipërfaqja e Liqenit të Ohrit, Anijën “Ilinden”, e fundosur më 5 shtator, në të cilën gjetën vdekjen 15 turist bullgar.
Aktivitetet rreth nxjerrjes së anijes kanë rrjedhur në pajtim me procedurat e parapara dhe planit të përgatitur nga kompania “Dubina”.
Synimi i të gjithëve, përfshirë gjykatësit hetues nga Maqedonia dhe Bullgaria, ekspertët e lundrimeve ujore dhe avarive të këtilla si dhe polombarëve, ishte që anija të nxirret pa dëmtuar për të mos dezorjentuar hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të fundosjes. Në ditën e ardhshme do të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të fundosjes. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22532. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22532

Franz Ackermann: Një ishull energjie në imagjinatë Hapet Bienalja e Tiranës tek Hotel Dajti i rrënuar. Puna e parë në hapësirën ekspozuese është e artistit gjerman Franz Ackermann, “Albanian Plateau”.
Bienalja e Tiranës, episodi i parë u prezantua mbrëmë në mjediset e Hotel Dajtit, një ndërtesë që edhe pse nën “administrimin” e Ministrisë së Jashtme, është në rrënim të plotë.
Një Hotel Dajti i perënduar duket ide gati të të përkundë në ëndrra të ëmbla të kujtimeve, por një Hotel Dajti si ai ku janë ekspozuar punët e para të Bienales, ka për të vënë në siklet si vendasit, si mysafirët arkitektë që do të mbajnë diskurse për zhvillimet, traditën dhe të ardhmen e qyteteve të reja si Tirana, në episodin e dytë.
Megjithëse dje ishte dita e hapjes, nuk ishte pikërisht dita e duhur për t’i parë punët e artistëve që janë ftuar nga drejtuesit dhe dy kuratorë të këtij edicioni të katërt të ekspozitës në artit bashkëkohor, Edi Muka dhe Joa Ljungberg, t’i përgjigjen pjesëmarrjes brenda temës “Eficenca simbolike e kornizës”.
“Një dritare, thjesht një dritare”, – do thoshte Franz Ackermann për kornizën në fjalë, një dritare për të parë nga jashtë brenda edhe nga brenda jashtë, shqiptarët të tjerët dhe të tjerët shqiptarët.
Artisti gjerman që vjen për herë të parë në Shqipëri, prezantohet në episodin e parë me pikturën murale 6×6.20 metra, të quajtur “Albanian Plateau” me dy “Harta mendore” mbi të, dy akuarele, të vendosura në hartën e madhe murale të Shqipërisë, diku aty ku kufijtë administrativë do të shënonin Tiranën. Ai tregoi se këto dy akuarele janë bërë gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, nga Tirana drejt Jugut.
Ato paraqesin një qendër të Tiranës me muzeun e saj dhe një tërësi ndërtesash dhe rrugësh të qytetit si në buqetë. Ndërsa për kuratorët, “Albanian Plateau” e cila është puna e parë që ndesh sapo hyn në hapësirën ekspozuese të Hotel Dajtit, është një vepër që prezanton edhe natyrën artistike të krijimtarisë së 46-vjeçarit, Franz Ackermann, e cila “përqendrohet tek udhëtimet, turizmi, globalizmi dhe urbanizimi.
Që në fillimet e viteve ‘90-të, Ackermann-i ka zhvilluar një sërë praktikash të frymëzuara prej situatash që hulumtojnë aspekte “psikogjeografike” të udhëtimeve…”
Zoti Ackerman, nga këtu ku jemi po shohim Shqipërinë?
Po, pak a shumë. Së pari realizova muralen këto dy javët e fundit. Gjithçka që kam bërë këtu është bazuar në përvojën time në këtë vend dhe në Tiranë.
Ajo çfarë po shikoni e kam quajtur “Albanian Plateau”. Ideja lidhet me territorin shqiptar më shumë si një ishull që përshkohet nga udhëtime nën të, nga lundrime nën të. Është një asociacion i lirë për lëvizjen dhe është si një plan i madh, i nisjes dhe i mbërritjes.
Në pamje të parë, ajo që ju e quani lëvizje e lirë, duket si një zjarr nën të. Nuk do ta lidhja me zjarrin, por është një formë shumë komplekse, e ngjeshur dhe energjike. Pra shumë linja të kuqe dhe të trëndafilta që kalojnë nën të. Çdo plate ka diçka nën të, sikurse në sipërfaqe ka diçka të zbrazët.
Por e thashë, ky është një asociacion i lirë. Ju e lidhni me zjarrin, dikush tjetër me pushtetin politik ose informativ, dikush e sheh si një matricë të madhe, por unë kam dëshirë ta lë të lirë këtë interpretim.
Po në fillim fare ju çfarë donit të bënit?
Në krye doja të shprehja përvojën time kryesore në qytet, po edhe në natyrë. Ka shumë gjurmë që më flasin për të shkuarën e Shqipërisë dhe gjurmë që më shpien tek premtimet e së ardhmes së saj.
Pra, qëllimi nuk ka qenë për një pikturë realiste, por thjesht për t’iu qasur sa më shumë kësaj forme ambivalente: çfarë domethënieje ka ajo që shohim së jashtmi. Kemi një strukturë shumë komplekse dhe ti me të parën mund të thuash për shembull, trafik i dendur.
Por unë kam ndjesinë se edhe në qytetin tim në Berlin, ka shumë gjëra që ndodhen në mes të rrjedhës, të një drejtimi dhe ti nuk je shumë i qartë për atë që do të na sjellë e nesërmja. Të them të drejtën, unë doja të shprehja tek “Albanian plateau” edhe këtë sekret.
Atëherë, Shqipëria, sipas kësaj ideje është e kapur në rrjedhën e kohës, në rrjedhën universale që, siç thoni, ju e keni ndjerë edhe në shtëpinë tuaj, në një udhëkryq? Është diçka ndërmjet së shkuarës dhe së ardhmes.
Nuk jemi në vitin 1989, e shkuara tashmë është njëzet vjet përpara, e tashmja na ka treguar disa vlera premtuese që i ashtuquajtur Perëndim na dha, si ish-Gjermaninë Lindore, kam përshtypjen edhe Shqipërisë.
Po edhe ky problemi i madh i trafikut të makinave, që i sjell qytetit poza të reja. Nuk dua të gjykoj nëse këto janë pozitive apo negative, por këto janë shenja që përfaqësojnë qytetin, jo vetëm të shkuarën e tij, por edhe një lloj të ardhmeje.
Ku është Hotel Dajti tek kjo plate?
Siç e shihni prej këtu, janë disa elementë të ish-hotelit që i shërbejnë punës sime. Llampadari, një element skulpturor i rëndësishëm për veprën, edhe perdja apo muret e ronitur rreth e qark. Piktura murale është bërë aq mirë sa kam mundur. Ti mund ta shohësh veprën nga cilido kënd, nga lart, nga poshtë…
Kam udhëtuar nëpër qytetin tuaj dhe përvojën time e transformova në gjuhë vizuale. Ndonjëherë kam ide për një murale të madhe dhe herë tjetër ndonjë vizatim mikroskopik. Gjatë qëndrimit këtu i kam bërë të dyja. Gjatë udhëtimit në Jug bëra akuarele. Dhe rezultati është ky që shihni.
Si rrjedh aktiviteti juaj në Berlin?
Shkova në Berlin menjëherë pas rënies së Murit, sepse kam qëndruar edhe në Berlinin Lindor. Kam studion time atje, miq dhe merrem me pikturë. Por gjysma tjetër e vitit më gjen në udhëtim.
Së fundi jam kthyer nga Nju Jorku dhe Teksasi, pikturoj dhe ekspozoj atje. Një vit më përpara udhëtova në Iran, që ishte shumë interesant për sa i përket religjionit… tetë javë më parë isha në Indi.
Gjatë këtyre udhëtimeve bëj murale dhe akuarele. Pjesën tjetër të vitit jam në Berlin, në pozitën klasike të piktorit në studio. Kam afro njëzet vjet që punoj në këtë mënyrë dhe e di çfarë më pret në këto vende. Siç ka vende ku parashikimet e tua nuk janë konform asaj që gjej. Kjo më ndodhi me Shqipërinë.
Jam i befasuar nga gjërat që pashë këtu dhe është një qytet që po zhvillohet me të shpejtë. Unë udhëtoj me këtë përzierje, e përbërë nga përvoja me të cilën shkoj në vende të ndryshme dhe nga përvoja që marr me vete prej këtyre vendeve. Kjo është kënaqësi, kjo është e bukura.
Njëzet vjet pas rënies, ju si e lexoni simbolin e Murit të Berlinit?
Jam i befasuar që të rinjtë e injorojnë këtë gjë të shkuar, tani që qyteti është një i vetëm. Nuk them injorim në kuptimin negativ. Secili e pa rënien e Murit si një shans. Liria personale u kthye në një gjë shumë të rëndësishme, dhe kur secili hyri kështu, i lirë, brenda rrjedhës së Berlinit, ai u bë një qendër e rëndësishme kulturore siç është sot.
Kur e kuptuat se donit të bënit këtë që bëni sot?
Menjëherë pas studimeve, në vitet nëntëdhjetë. Udhëtova në Azi, në Hong Kong. Qysh prej fillimit e kisha kuptuar se doja të bëja pikërisht këtë gjë, dhe të jetoja në këtë mënyrë, edhe pse nuk të bënte të pasur.
Çfarë ju thotë tema e Bienales së Tiranës “Efiçenca simbolike e kornizës”?
Është ashtu siç tha Edi Muka dhe ashtu siç na e ofroi ai idenë, asgjë më shumë se një dritare e hapur që lidh botën lokale dhe botën e madhe. Duke u dhënë shanse njerëzve të afrohen nga të dyja anët, nga jashtë dhe nga brenda.
Çfarë do të merrni me vete kur të ikni?
Asgjë, sepse përfundimisht… do të rikthehem në Shqipëri.
Aktori fiton “International Ibsen Scholarships 2009″
Bajrush Mjaku, një shans me Ibsenin Aktori dhe producenti shqiptar, Bajrush Mjaku, është njëri nga pesë fituesit e “International Ibsen Scholarship 2009″, që jepet nga Qeveria Norvegjeze në bashkëpunim me Ibsen Award.
Projekti i Mjakut për vënien në skenë të “Peer Gynt-it” në gjuhën shqipe ka fituar, bashkë me katër projekte të tjera nga vende të ndryshme të botës, të cilat ishin në konkurrim me 50 artistë dhe kompani nga mbarë bota.
“The International Ibsen Scholarship është themeluar nga Parlamenti Norvegjez në vitin 2007 bashkë me dy çmime të tjera: “International Award” dhe “National Award”.
Përveç Mjakut nga Maqedonia, fitues të International Ibsen Scholarship 2009 janë edhe katër projekte tjera nga Egjipti, Turqia dhe Zambia. Projekti i Mjakut për Peer Gynt-in është projekt ballkanik që përfshinë artistë e kompani nga rajoni.
Fituese e “International Award” sivjet është regjisorja e njohur që jeton dhe punon në Francë, Ariane Mnouchkine. Ndërkohë që këtë çmim vjet e ka fituar regjisori i famshëm Peter Brook.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt para pak ditësh në Skien (vendlindja e Ibsenit) të Norvegjisë, përkrah Bajrush Mjakut, ishte i pranishëm edhe Drejtorit Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Jeton Neziraj. Projekti për Peer Gynt-in në gjuhën shqipe do të fillojë të realizohet në fillim të vitit 2010.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22535. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22535

Ravena, humb jetën futbollisti shqiptar Brian Filipi RAVENA- Futbollisti shqiptar, Brian Filipi që luante si sulmues në skuadrën e Ravenas në Itali ka gjetur vdekjen pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja ndodhi në Ravena, ku i riu 20-vjeçar ishte duke kaluar përgjatë një rruge së bashku me një shok të tij, ndërkohë që një makinë që doli nga karrexhata e ka goditur nga pas.
Përplasja ka qenë fatale, pasi shqiptari ka ndërruar jetë edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas dëshmitarëve, pasi përplasi 20-vjecarin, automjeti është ndalur, ndërkohë që me vete mori edhe të tjera makina të parkuara në rrugë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22538. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22538

Nexhmija: Dyshimet e mia për sulmin ndaj Tiranës Nexhmije-Enver Hoxha, letërkëmbimi intim më 22 dhe 24 shtator 1943
Ashtu siç ishte lajmëruar në fund të numrit të kaluar, sot do të publikohet letërkëmbimi mes Nexhimije dhe Enver Hoxhës. E para më 22 shtator dhe e dyta më 24 shtator 1943.
Letërkëmbimi kishte në qendër kritikat e Enver Hoxhës si sekretar politik i Komitetit Qendror të PKSH-së, për Nexhmije Xhuglinin, e cila nuk kishte marrë guximin për të ndërhyrë pranë KQ të Partisë, për të ndaluar gabimet që bënë drejtuesit e tij si Ymer Dishnica, Nako Spiru etj.
Këto kritika iu bënë asaj në takimin që pati me Hoxhën në fshatin Arbanë, pas të cilit ajo, më 22 shtator vendosi t’i shkruajë një letër.
“Këtë vendim e mora më shumë për t’i treguar Enverit se, pas kritikave që më bëri, unë “guxoja” të shpreh pikëpamjet e mia, qoftë edhe për çështje të një rëndësie të tillë strategjike.
Po siguria në vetvete që më sugjeronte Enveri kaloi në ekstremin tjetër sa unë, një vajzë 22-vjeçare, po i shkruaja shefit të Shtabit të Përgjithshëm se çfarë duhet të ketë parasysh para se të ndërmerrej sulmi për çlirimin e kryeqytetit”.
Siç shihet edhe nga teksti i letrës, që botohet për herë pas 66 vitesh, 22-vjeçarja shpreh dyshime për efektivitetin e sulmit partizan për të marrë Tiranën, duke u druajtur për aftësinë e forcave partizane, por edhe për pasojat që do të kishte mbi popullsinë e pambrojtur civile. Jepen aty edhe mendime për rrymat e reja politike që po lindnin dhe që kishin rivalizuar punën e celulave të PKSH-së në Tiranë.
I dashuri shok i em,
Takova Gogon porsa u ktheva nga ju dhe më foli shkurt mbi shka kishit biseduar e porositi për organizatën këtu, pse s’kishim kohë më shumë. Veçanërisht për sa i përket qëllimeve tuaja për Tiranën, unë jam e mendimit që lidhjet tona me ju duhet të jenë më të forta e më të koordinueme.
Njësitet tona janë të gatshme, por duhet ta dini që janë të pamësuar e eksperiencë dhe prova e parë është e rëndë. Njësitet tona dhe populli sigurisht që do të ndihmojnë mjaft hyrjen e ushtrisë sonë, por unë s’kam shumë besim në ndihmën ushtarake.
Ata mund të pengojnë lëvizjen e armikut, mund të luftojnë armikun, mund të zënë disa pozita në qytet, por ata nuk janë në gjendje të përballojnë një luftë ndeshjeje me armikun në qytet pa çetat. Duhen forcuar dhe mund të forcohen më shumë me armë automatike dhe antitankse etj., se sa për eksperiencë nuk mund të bëhet fjalë në 2 ditë, ose qoftë edhe më shumë.
Me forcat që ka këtu Gjermania sigurisht shpartallohen, janë jo më shumë se 1500, ushtria italiane pothuaj u largua, përveç karabinierisë e disa pak të tjerë, një pjesë e madhe janë të aviacionit, pastaj ka austriakë (bile një ka kërkuar të iki në çetë, por i janë ndrojtur provokacionit) ka francezë, polakë e turli biçimi. Janë në shumicë të rinj.
Një gjë duhet marrë parasysh, që Tirana ka një popullsi sot të dendur, janë këtu ¾ e Durrësit, ka familje të djegura nga Jugu dhe mendimi i largimit të popullsisë nga Tirana s’ka se si të realizohet.
Ku të venë! Në Zall të Herrit, në Skuterë ose në fshatra të tjera që kanë nga dy kasolle? Për në qytete të tjera nuk mund të bëhet fjalë për dyndje të popullsisë së Tiranës. Prandaj duhet marrë parasysh, që lufta të zhvillohet në mes të popullsisë.
Armiku forcë të gjallë ushtarake nuk ka dhe këlyshët e tij që janë provuar se si ikin e fshihen kur janë bërë ndjekje dhe ndeshje me armë në qytet, qoftë me fashistët italianë, qoftë me shokët tanë që ngjisnin afishet, por forca të motorizuara ka, ka mjaft tankse dhe mjafton të zërë rrugët kryesore të qytetit dhe që as masat, as njësitet të mos mundin të veprojnë. Unë s’di nga strategjia e luftës as edhe njoh posibilitetet e juaja, por unë dua të them atë që mendoj dhe di unë.
Pastaj Tirana nuk mund të merret në qoftë se nuk damtohen rëndë rrugët që shpien në Durrës dhe Elbasan. Pastaj duhet llogaritur dhe aviacioni. Sa për djegien e qytetit ose territorin e gjerë, nuk besoj, pse s’do kenë forca dhe mundësi.
Tirana mund të merret kurdo, por ajo që duhet menduar është a mund ta mbajmë. Këtu dyshoj, nga ato që thashë më nalt, dhe me lanë qytetin prap, jo vetëm që është një humbje politike. Popullsia, përveç rinisë, është e shqetësuar ca për sulmin që mund t’i bëhet Tiranës, pse i trembet terrorit, po prapë e pret.
Përveç armëve që muarën njësitet tonë, shifet që është armatosur dhe një pjesë e popullit. Kjo shifet sidomos këto dy net që ka vluar pushka me orë, pse mbrëmë dhe sonte ka ra zjarr i madh, mbrëmë në një komandë karabinierie dhe sonte nuk e di. Populli në këtë mes provon revolverët dhe pushkët.
Zjarret flitet se janë sabotazhe të italianëve, por flitet se i bëjnë gjermanët. Lajmërohet se Beqiri ka hyrë në Krujë si Skënderbeu që moti dhe populli e priti. Lajm i sigurt që është bombardue rëndë aerodromi i Vlorës nga aviacioni i aleatëve.
Gogoja të ka biseduar për punën tonë këtu, për organizatën e partisë, të këshillave etj. Organizata ka punuar, por vetëm një pjesë që punon gjithmonë si në parti ashtu në rini. Asht duk dhe një lëvizje nga gjithë shokët, por sikur të punonin të gjithë si të paktit, sigurisht do qemë shumë përpara. Prandaj po bëjmë me sa na ipet dhe sa na e lejon “pesha specifike e trurit tonë”. Që ta vëmë në lëvizje dhe ta ngremë të gjithë organizatën.
Punë në masë është bërë, por më shumë agjitacioni se sa organizimi e mobilizimi. Shkathtësia e shokëve në këtë drejtim mungon, po mundohemi tua transmetojmë atë tonën…(thënë me ironi).
Me rininë është punuar, po prap ka mjaft gjëra që nuk ecin brenda në organizatë. Jemi duke organizuar disa kurse theorike për rininë tue fillue nga ajo e punëtorëve, pse janë të vendosur aq ulët politikisht.
Këshillat po forcohen në zyra, ministrira e mëhalla. Po ndihet vetë nga populli nevoja e tyne. Punën e këshillit të Tiranës ju e dini, por organizativisht nuk na prish punë, se s’ka formue as edhe gjysmë këshilli zotnija (S.K.).
Por politikisht (megjithëse kjo s’mund të ndahet kështu) do të na dëmtojë ca, pse kjo po ndihet edhe nga gojë gjysmë reaksionarë, edhe të lidhur me Ballin, lidhje që nuk u leverdis ma sot, por me u hedh në gjirin e naciona-çlirimtares asht ulje prestigji dhe humbje vendi, prandaj është e domosdoshme me formue partinë social-demokrate!
Kështu flitet sot jo akoma me insistim dhe gjerësisht, por sigurisht kjo ide, nesër do të rritet dhe me zbarkimin e aleatëve do të konkretizohet. Kjo parti, me frymën që po lind, sigurisht do të jetë mjaft reaksionare me partinë tonë.
Duke mos pasur koka politike dhe program të kjartë, kjo ma shumë se me drejtue masat për rivendikimet e saja, qoftë me metodat e saja social-demokrate, ajo do të mundohet të fitojë mase tue krahasue programin e saj “evolusionist” demokrat me teorinë revolucionare etj. Do të mundohet të fitojë nga djersa tonë dhe sigurisht do të fitojë, pse masat që kemi në rreth sot nuk janë të formuara dhe do të çorientohen.
Duke përfituar nga eksperienca me Ballin Kombëtar duhet të marrin qëndrim pak më shpejt dhe ta gjykojmë sipas qëndrimit të saj në luftën e sotme. Edhe Musineja me shoqe kërkon formimin e një partie social-demokrate megjithëse është “apolitike”.
Me atë u ndamë, por ka infektuar ose ma mirë ka fituar simpatinë e njanës që ish me ne në këshill. Ajo deshi ta mbante Musinenë me pahir dhe na kundërshtoi mjaft duke thënë se duhet të jemi të bashkuara.
Pika delikate, jo për kët, por në përgjithësi, asht kjo që duhet skjaruar mirë populli, sidomos me demaskimin e Ballit se çdo me thanë bashkim, se për ndryshe mund të preken një pjesë nga poza e viktimës që bën Balli dhe të mos na drejtohen neve dhe të na këshillojnë, por t’i drejtohen Ballit dhe ta shkundin.
Shumë gjëra do të na dalin përpara, prandaj po i hapim sytë, sidomos ne këtu që jemi në qendër. (në qendër të Shqipnis dhe jo në Qendror të Tiranës). Të fala gjithë shokëve Të përqafon: Vera
P.S. Për gjërat që më the, u kujdesova me një herë, por këpucët nuk i gjejmë. Nuk ka asnjë palë dhe te Fahrija, as te Esati, as te Zeqoja. Ku mund t’i kesh? Veç në i ka kyç gjëkundi Fahrija. Më erdhi keq që s’u paska rënë në dorë byreku me djathë dhe llokumet.
Të dërgova dhe 3 palë të mbathura, peshqir, sapun, furçë dhëmbësh. Në qoftë se mbete pa to më shkruj, në qoftë se s’ke kohë të më shkruash mua, shkruaj Gogos. Si vete me “pacingarin”. Unë të kam popullarizuar për kët heroizëm, prandaj mos më turpëro. Jam gati të të dërgoj çdo gjë që të gënjehesh, pardon, të gënjesh guston e duhanit. Xhaxhaj kërkon fotografitë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22541
Top