Rrëfehet Klajdi Selimi: Marrëdhëniet e mia me femrat italiane
Intervista / Balerini shqiptar, Klajdi Selimi, rrëfehet për karrierën në Itali, suksesin me shkollën e tij të dans-it dhe projektet e së ardhmes.

Jeta e balerinit shqiptar në Itali

Ka mundur që të bëjë për vete jo vetëm shqiptaret, por edhe italianet. Si një nga protagonistët më të talentuar të spektaklit “Amici” disa vite më parë, shqiptari Klajdi Selimi, tani është një nga balerinët më të suksesshëm në Itali. I bërë i njohur në vendin fqinj, në një spektakël për zbulimin e talenteve të reja, Klajdi nuk ka reshtur së punuari për të “rrëmbyer” gjithmonë vendet e para atje ku konkurron.

Përveç çmimeve, ai është një nga djemtë më të pëlqyer për vajzat italiane. Këtë gjë Klajdi pranon se e ka ndjerë shpesh, për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë duke e votuar.

Por jo vetëm kaq, në këtë intervistë për SH2-shin, balerini Selimi na tregon gjithçka: rrugën që ka ndjekur që nga fillimi për t’u bërë një profesionist i denjë, e deri tek suksesi me femrat, marrëdhëniet me to dhe historinë e dashurisë së momentit.

Klajdi, jeni një ndër balerinët më të njohur shqiptarë në Itali. Cilat janë angazhimet tuaja për momentin?

Prej disa ditësh mbylla sezonin e spektakleve verore (rreth 40 shfaqje). Këtë javë po inauguroj e organizoj punën për vitin akademik 2009-2010 në shkollat e reja dhe ato ekzistuese që marrin pjesë në këtë vit të 4-t të projekt-leksioneve Klajdi-class.

Çfarë po të ofron Italia këto kohë, si ndihesh aty?

Po ndihem shumë mirë këtu. Po më ofron atë çka doja të merrja mbrapsht pas shumë vitesh sakrifica dhe studime.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj, nga “Amici” dhe më pas në evente dhe konkurse të tjera ku keni marrë pjesë? Ndiheni i sigurt për artin që bëni në Itali, dhe nëse do ishit në Shqipëri, si e imagjinoni veten që do të ishit?

Mendoj se po të isha në Shqipëri jam i sigurt që do kisha ideuar patjetër diçka, jam një tip me shumë iniciativë, me 1000 ide në kokë. Edhe pse, të çosh deri në fund një projekt artistik në Shqipëri, mbaj mend që nuk është shumë e lehtë, ndaj uroj që gjërat të kenë ndryshuar paksa.

Për të gjitha ata që nuk kanë shumë informacion për ju, na tregoni pak si ju lindi ideja për të kaluar detin dhe shkuar në Itali dhe më pas të marrësh pjesë në një spektakël për zbulimin e talenteve të reja?

Ideja për të vajtur në Itali menjëherë pas diplomimit në akademinë e dans-it ishte përpara se të niste programi “Amici”, pasi në Itali (Torino) prej vitesh jetonte e gjithë familja ime. E dyta, për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Ndërkohë, pashë nga televizioni lindjen dhe hapat e para të programit “Amici” që në fillim titullohej “SARANO FAMOSI”, më pëlqeu shumë, më dha një mundësi më shumë, një objektiv për të arritur atë gjë që u bë realitet falë shumë vitesh përgatitje e sakrifica, e natyrisht falë personave që më kanë votuar.

Ishte e vështirë për Klajdin të spikaste në një vend të huaj?

Edhe pse isha në një vend të huaj, “gjuha” e përbashkët, në këtë rast dansi, më ndihmoi të përshtatesha shumë mirë në të gjitha ambientet e kërcimit që kam frekuentuar. Artistët nuk e vënë re nëse ti je shqiptar, indian apo taleban. Nëse ka pasur xhelozi o shtrembërim buzësh, ka qenë me siguri vetëm xhelozi profesionale.

Kush janë ata që ju kanë ndihmuar dhe mbështetur më shumë në rrugën drejtë baletit?

Sigurish, prindërit e mi, mbi të gjitha mami, Gela… Kanë bërë shumë sakrifica për të më lejuar studimet. Babai ka qenë gjithnjë në emigrim në Itali në periudhën 1990 deri 2002.

Jeni zgjuar ndonjëherë në mëngjes dhe keni thënë, “do t’i braktis të gjitha”?

Po, ka pasur mëngjese të tillë, por këto kanë ndodhur vetëm në fillim, në javët e para të shkollës së baletit, kur isha 5 vjeç. Më kujtohet që kam filluar të kërcej me këngët e Michael Jaskson.

Ose beja sparkatat e fletat përpara lagjes me binjakun tim Eraldin, pra kisha krijuar këtë ide të dansit që kush donte të kërcente, duhet të ishte i lirë të shprehte atë çfarë donte, lëvizjet që ndiente brenda vetes.

Ja përse mamaja vendosi të më dërgonte për të bërë provimin për në shkollën e baletit, pasi më shikonte gjithmonë me kokë poshtë, duke bërë akrobaci dhe duke kërcyer. Unë isha shumë i lumtur, por s’e dija çfarë më priste mbrapa. Tani me vjen në mendje një histori.

Ditët e para të shkollës në akademi, na furnizuan me peshqirë, sapunë, papuçe dhe geta baleti. Këto të fundin, kur m’i dhanë, mendova se kishin ngatërruar person, e pyeta: po këto të kujt janë? Të tuat, më thanë, do i veshësh në orën e baletit klasik. Në atë moment, për të mos qarë, qesha.

Oboboo, thashë, fillimi është ky, imagjino më mbrapa çdo ketë. I vishja gjithë siklet, por duheshin veshur, pasi mësuesja duhet të kontrollonte këmbët.

Ndihesha shumë në siklet, sa një mëngjes u zgjova duke bërtitur se nuk doja të shkoja më në shkollë dhe doja të lija gjithçka.

Pastaj ime më, më shpjegoi që ishte e domosdoshme t’i mbaja getat e baletit, se vetëm në atë mënyrë, kur të rritesha do të kërceja akoma më mirë “Micheal Jackson”-in.

Disa prej atyre që bëhen të famshëm, pasi e kanë kaluar këtë fazë, synojnë kinematografinë, rasti më i pastër është ai Kledi Kadiut me filmin e tij. Është në projektet apo në idetë tuaja që në një të ardhme t’i hyni kinematografisë?

Jo, nuk bën pjesë në projektet e mia hyrja në kinematografi, edhe pse të recitosh në një film duhet të kesh studiuar shumë përpara mendoj.

Nuk mund të improvizosh, ashtu si një elektricist nuk mund të kërcejë në Teatrin e Operës dhe Baletit nga një moment në tjetrin. Gjithsesi, po të më bënin ofertë për pjesëmarrje në film, do e merrja në konsideratë, por në fillim do të merrja shumë leksione aktrimi.

Çfarë rolesh do pëlqenit?

Mendoj se do më shkonte roli i një luftëtari apo gangsteri, i një të forti, siç i themi në Shqipëri (qesh).

Sa shpesh e vizitoni Shqipërinë, keni miq këtu?

Mungoj prej tre vitesh në Shqipëri, po kam shumë miq, kushërinjtë, shokë klase e deri tek çunat e lagjes.

Si ju duket baleti në Shqipëri? Nëse ka diçka për të ndryshuar, cila do të ishte ajo?

Shqipëria ka pasur dhe ka balet dhe balerinë shumë të mirë. Atë çfarë do ndryshoja ose më mirë përmirësoja, do të ishin politikat e promovimit dhe sponsorizimit ashtu siç e meriton, pasi ka shumë elemente të talentuar ekzistente dhe mendoj dhe shumë elemente të talentuar që presin të zbulohen.

Kjo më ka bërë të arkitektoj një projekt zhvillimi të kërcimit në Shqipëri, që sapo të gjej kohën e mjaftueshme, do të isha shumë i lumtur t’ia prezantoja Ministrisë së Kulturës.

Gjatë daljeve të tua në ekran te “Amici” dhe jo vetëm, pjesa më e madhe e fansave tuaja, ishin femra. Si ndiheni kur kuptoni që jeni një mashkull i pëlqyer nga gjinia femërore?

Ndihem krenar për si më ka bërë mamaja, pasi mendoj se një femër, kur të afrohet, ose të jep vëmendje, ose s’të jep. Nëse ndodh e para, këtë gjë e bën pasi mendoj se tërhiqet nga personi yt, nga paraqitja, tipi. Nuk mendoj se e bën për faktin se dikush bën “Amici”-n apo “Sanremo”-n, pasi do ishte me të vërtetë gjynah.

Ju ndodh më shpesh të shkoni ju e t’i propozoni një femre, apo tani që jeni i famshëm vijnë ato tek ju?

Varet, kanë ndodhur të dyja. Pastaj, siç thotë Berluskoni, “Një mashkull ndihet më krenar kur e ‘rrëmben’ femrën, jo kur ajo i jepet o dhurohet”. Edhe unë bashkohem me mendimin e atij. Në qoftë së një femër do më afrohet sepse jam i famshëm, ashtu siç thoni ju, nuk do të kishte të njëjtën kënaqësi.

Cila është lidhja më gjatë që keni pasur me një vajzë?

Lidhja më e gjatë, 6 vjet; më e shkurtra, 3 orë. Kjo e fundit ka qenë dhe lidhja më me pak fjalë (qesh).

Aktualisht cila është e dashura juaj?

Një vajzë shumë simpatike që më rrëmbeu zemrën 2 vite më parë!!!

Shqiptare është ajo?

Jo, nuk është shqiptare. Kam vite që nuk frekuentohem me një vajzë shqiptare.

Kur shikon një vajzë, në kontaktin e parë me to, cila është ajo gjë që të tërheq më tepër?

Në fillim tek një vajzë shikoj sytë.

Ka ndodhur që ju ka zhgënjyer ndonjëra, pasi ka qenë e bukur në paraqitje, por ca më pak në anët e tjera…?

Po, më ka ndodhur.

Bie shpesh në dashuri?

Jo, nuk bie shpesh në dashuri. Kam rënë shumë pak herë në jetën time.

Çfarë mban mend nga fëmijëria në Shqipëri?

Mbaj mend shumë gjera nga kopshti tek shkolla. Ka qenë një fëmijëri e lumtur në disa aspekte dhe më pak në disa të tjerë. Sigurisht, një periudhë e vështirë ka qenë periudha 1997. Mbaj mend shumë zhurmë e rrëmujë, po për fat, dansi më ka mbajtur gjithnjë larg nga rrugët e këqija, kjo falë dhe shoqërisë së mirë që frekuentoja.

Ke menduar të krijosh një familje dhe kur?

Për momentin jo, është larg si ide, edhe pse të krijosh familje, në fillim duhet të gjesh personin e duhur…është shpejt.

Keni marrëdhënie me balerinët e tjerë në Itali, a takoheni me ta?

Sigurisht që kam marrëdhënie, dëgjohem pak a shumë me të gjithë, më shpesh me Leon Cinon dhe Kledi Kadiun.

Çfarë bëni kur keni kohë të lirë?

Luaj basketboll me mami Gelen dhe binjakun tim Eraldin. Mamaja është një trajnere basketbolli, një ish-kampione nacionale e viteve ‘70-’80 dhe na mund gjithmonë.

PYETËSORI I PRUSTIT

“Qava kur vdiq idhulli im, Majkëll Xhekson”

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Familja, shëndeti dhe puna.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Zilja e zgjimit dhe punët që kam për të bërë.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Para disa ditësh, duke parë në internet humoristët e “Portokalli”-së.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Këmbëngulës.

Defekti juaj kryesor?

Shumë këmbëngulës.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ndaj shakave të tepruara, por kur ndodhin vetëm një herë jo më shumë.

Hera e fundit që u përlotët?

Kur mora vesh për vdekjen e idhullit tim, MICHAEL JASCKSON.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

E di që ndoshta ekzagjeroj, por disa kolegë, për faktin që jam shumë impulsiv, më thërrasin SKËNDERBEU.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Hera e fundit në Dhërmi para 3 vitesh, dhe ai që bëra në korrik në Barcelonë (Spanjë).

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Shqiptar, Naim Frashri, botëror Dan Brown.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Fjalën e dhënë.

Tek një grua?

Sinqeritetin.

Kompozitori juaj i preferuar?

T-pain e Timberlake.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

“White horse”.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

“Kodi da Vincit”.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“Pas vdekjes ka më shumë” dhe “Pearl harbor”.

Piktori juaj i dashur?

Babai im, Musa Selimi.

Ngjyra juaj e preferuar?

Ngjyra e kaltër.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Nga ana profesionale konsideroj suksesin më të madh të gjithë rrugën që bëra tek “Amici”.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Kur nervozohem me personat që janë të shtrenjtë për mua.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Padrejtësitë dhe luftërat.

Frika juaj më e madhe?

Tërmetet.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Në ato raste kur janë të dobishme.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Jo.

Cila është motoja juaj?

Puno shumë sot për të pasur shumë nesër.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Në krevat, i rrethuar nga familja, fëmijët, nipërit e mbesat, uroj sa me larg të jetë e mundur, pastaj çdo njeri e ka të shkruar.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Përse nuk zbrite një njëherë në tokë o burrë i dheut dhe mos të kishin më çfarë të thoshin ata që nuk besojnë tek ti. Sa misterioz paske qenë. Pastaj do e pyesja se ku kishte ndërmend të më çonte në ferr a në parajsë (uroj këtë të fundit).

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

I lumtur.
(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22526. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22526