Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kapelo për Kasanon: Është talent i madh Nga Anglia, ku leviz nga nje stadium ne tjetrin (dje ndoqi derbin londinez, Celzii-Totenhem), tekniku italian Fabio Kapelo ka gjetur kohen per te vleresuar mesfushorin e Sampdorias, Antonio Kasano, si futbollistin me te talentuar ne futbollin italian. Kapelo i gezohet dhe suksesit te skuadres se Anglise qe drejton qe vendosi nje rekord ne rrugen e kualifikimit per ne finalet e boterorit te ardhshem, duke arritur tete fitore radhazi. Tani ka pak dyshime per ne, nuk mund ta quash ultra-mbrojtese lojen e Anglise, pohoi Kapelo. Ne treguam se mund te adaptojme kualitetet e futbollisteve, qe ata te bashkejetojne me njeri-tjetri. Por pa futbolliste te mire nuk mund te arrish te fitosh. Kapelo ritheksoi dhe nje here planin e tij per te ardhmen: Enderra ime eshte te jem tekniku i Anglise. Nuk kam ndjere deshiren te madhe per te drejtuar Italine. Nuk e di pse, por ndoshta eshte ai ambicion per te bere nje aventure jashte apo dick ate ndryshme. Viti 2012 do te jete dhe ai i ndarjes sime me futbollin. Nuk ishte e lehte te kualifikohesh me tete fitore radhazi per ne finalet e kupes se bote. Mendoj se eshte nje arritje e madhe qe na rrit besimin. Kapelo prek dhe problemin-Kasano qe refuzohet nga Lipi per tu perfshire ne skuadren kombetare te Italise. Kur shikoje tani Antonion me kujton kohen kur ai luante me Romen. Nuk e di se si sillet jashte fushe, komentoi Kapelo. Kam thene gjithnje se ai eshte talenti me i madh ne futbollin italian dhe shpresoj qe nje dite te jete pjese e skuadres se Italise. Me pyesni nese une mund ta grumbulloje? Por ai nuk eshte anglez.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22738. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22738

Ferguson: Mbrotja duhet të përmisoje gabimet Nje derb i paharruar ai i Mancesterit, fituar nga djajte e kuq te Fergusonit, 4:3, me nje gol nga Majkell Ouen  kur u tejkaluar koha shtese me me shume se nje minute. Tekniku Ferguson ka pranuar se ky derbi mund te quhet me i madh ne historine e tij, por kjo per shkak te gabimeve ne mbrojtje nga skuadra ime. Tre here ne epersi skuadra kampione e Anglise dhe tre here barazon Mancester Siti dhe tekniku skocez eshte i pakenaqur me gabimet ne mbrojtje nga djajte e kuq. Kjo fitore mund te quhet emfatike, pasi ne mund ta kishim fituar ate me rezultat te thelle, pohoi Ferguson. Duke bere jo pak gabime ne mbrojtje, ne ndoshta ndihmuam qe ky te jete derbi me i madh per te gjitha koherat. Nese do te kshim fituar 6:0 ai do te ishte ky derbi me i madh per te gjitha koherat? Une rralle mund te kem fituar 6:0. Mancester Junajted pati nje start enderr kur realizoi shume shpejte me Runin pas kombinimit me Evran. Por Tevez i feshkellyer gjate gjithe lojes ne Old Traford, ndeshkon gabimin e portjerit Ben Foster duke i dhuruar topin gol, Garreth Berri. Ne pjesen e dyte kemi pergjigjet dhe kunderpergjigjet e mesfushorit skocez Fletcher dhe sulmuesi uellsian Kraig Bellami qe realizojne nga dy gola secili. Dhe kur ndeshja po i drejtohej minutes se 96-te vendos finalizimi i Oeunit. Mancester Junajted tani eshte vene ne ndjekje te Celesit qe nuk po gabon. Dhe derbin me Totenhem skuadra e teknikut italian Anceloti e fitoi me merited he dominim 3:0. Megjithate Mancester Junajted ne ndryshim nga sezonet e fundit, tregon se po rigjen nivelin e tij me te mire, pa perfunduar muaji shtator.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22734. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22734
Perspektiva evropiane e Kosovës në teori dhe në praktikë A është Kosova një shtet europian? Kjo ishte pyetja e ngritur për diskutim në Institutin e Paqes së Shteteve të Bashkuara këtu në Uashington. Perspektiva europiane e Kosovës përsëritet vazhdimisht në teori nga zyrtarët e Bashkimit Europian, por në praktikë, banorët e shtetit më të ri në botë ende nuk kanë parë hapa realë në rrugën drejt integrimit në këtë grup.
Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit e gjysëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shteti i ri ende po përpiqet të gjejë të ardhmen e tij europiane. Ndonëse nga pikëpamja gjeografike, Kosova është pjesë e Europës, integrimi i saj në Bashkimin Europian duket se ka mbetur deri diku peng i mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.
Një nga pengesat kryesore në integrimin europian të Kosovës është fakti që pesë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e njohin pavarësinë e saj dhe BE-ja duket se ia ka lënë kohës çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës për të vazhduar më tej me integrimin. Engjëllushe Morina, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, thotë se kjo ka krijuar një gjendje paqartësie tek popullata e Kosovës mbi të ardhmen e vendit të tyre.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian na thonë vazhdimisht se kemi një prespektivë europiane. Por ka njerëz në Kosovë që nuk e kanë parë asnjëherë Europën, dhe nuk e njohin atë. Ka studentë që nuk e dinë çdo të thotë të jesh europian, sepse nuk lejohen të udhëtojnë në Europë, për shkak të embargos së vizave. Prandaj njerëzit nuk e kuptojnë se për çfarë perspektive flasin zyrtarët e BE-së.- thotë ajo.
Ish Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zoti Soren Jesen Petersen, pajtohet me idenë që liberalizimi i vizave është një çështje parësore për të.
Nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme për banorët e rajonit sesa liberalizimi i vizave. Për ta nuk është e qartë pse u thuhet se e ardhmja e tyre është në Europë, në një kohë që ata nuk lejohen ta shohin këtë të ardhme,- thotë zoti Petersen.
Si zonja Morina ashtu edhe zoti Petersen theksojnë se qëndrime të tilla kanë shkaktuar një ndjenjë anti-europiane në rajon në përgjithësi, si dhe brenda Kosovës në veçanti. Një nga përfundimet kryesore të samitit të BE-së në Selanik para gjashtë vjetësh, ishte se Ballkani perëndimor ka një të ardhme europiane. Por deri tani mundësia për të udhëtuar pa viza është miratuar vetëm për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Zonja Morina thotë se kjo krijon idenë se disa vende të rajonit po lihen jashtë integrimit.
Për momentin ka një ndjenjë pakënaqësie ndaj BE-së në Kosovë, meqenëse duket se Kosova po trajtohet ndryshe në krahasim me vendet e tjera të rajonit e sidomos me Serbinë.
Por zoti Petersen thekson se pranimi i pjesshëm i disa vendeve të rajonit nuk e përmbush qëllimin e mesazhit të Selanikut.
Selaniku fokusohej në të gjithë vendet e rajonit, dhe kjo do të nënkuptonte që edhe Kosova sot duhet ta kishte perspektivën dhe të ardhmen europiane, sepse po të lihej jashtë cilido shtet, kjo do të minonte qëllimin e procesit të integrimit të BE-së dhe përkushtimin e tij ndaj Ballkanit perëndimor,- thotë ai.
Por çështja që ka ngjallur debate më shumë është shtytja e disa shteteve anëtare të BE-së për një integrim të shpejtë për Serbinë, në një kohë që Beogradi përpiqet të minojë politikat europiane në Kosovë. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit në diskutim theksuan se është e rëndësishme që BE-ja të mësojë nga e kaluara dhe të bëjë një marrëveshje zyrtare me Beogradin që ky i fundit të mos bllokojë integrimin eventual të Kosovës në bashkim.
/ VOA / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=35. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=35

F1, përjashtohet skuadra e Reno-së dhe Briatore Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit vendosi sot, në Paris, që të pezullojë për dy vjet, me kusht, nga garat e Formulës 1, skuadrën e Reno-së për një incident të sajuar sezonin e kaluar, në Singapor. Gjithashtu, njoftohet se ish-manaxheri i skuadrës, Flavio Briatore është dënuar me përjashtim nga aktivitetet, si urdhëruesi i kryerjes së incidentit nga ish-piloti brazilian Pike Xhunior. 26 gjyqtarët me në krye shefin e FIA-s, Maks Mosli, morën këtë vendim të ashpër edhe pse përflitej që Renosë do t’i jepej vetëm një gjobë e majme, prej 50 milionë eurosh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22731. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22731
BE-ja i jep Serbisë ndihmë prej 148 milion dollarësh Bashkimi Evropian ka rënë dakord ti japë Serbisë një shumë prej 148 million dollarësh. Në këmbim, Sërbia duhet të vazhdojë punën drejt integrimit evropian.
Komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Oli Ren tha se kjo shumë do ta ndihmojnë Sërbinë të mbulojë shpenzimet për nevojat e saj krysore, megjithë vështirësitë buxhetore për shkak të krizës ekonomike globale.
Ai tha se ndihma ishte gjithashtu e kushtëzuar me zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Borist Tadiç tha se objektivi kryesor politik i vendit të tij është integrimi në Bashkimin Evropian.
Komisionieri Ren tha se ai mirëpret angazhimin e Serbisë për reforma.
/ VOA / KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=25. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=25

630 vende të lira në Universitetin e Tiranës Edhe 630 të rinjtë do të fitojnë të drejtën e studimin të Universitetin e Tiranës, pas mbetjes së vendeve të lira nga regjistrimet e fituesve të parë. Rektori i UT-së, Dhori Kule ka komunikuar sot zyrtarisht mbylljen e regjistrimeve të studentëve të viteve të para si dhe ka publikuar listën e kuotave të paplotësuara.

Theksojmë se kjo ishte faza e parë, pasi MASH pritet të shpallë së shpejti datat e reja të regjistrimit të studentëve të fazës së dytë. Ky dikaster bën të ditur se është duke pritur vendet e lira të shpallura nga universitet publike në të gjithë vendin dhe në bazë të tyre do të bëhet postimi në listat e kandidatëve. Që do të thotë vija do të ulet aq sa vende të lira kanë deklaruar universitet për secilën degë. Për Universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës vendet e lira janë si më poshtë:

Fakulteti i Histori Filologjisë Dega Gazetari 6 Dega Gjeografi 10 Dega Gjuhe- Letërsi 5 Dega Histori 10 Fakulteti i Drejtesisë 62
Fakulteti i Mjekesisë
Dega Stomatologji 3 Dega Shendet Publik 1 Mjekesi e Pergjitshme 31 Dega Farmaci 4
Fakulteti Ekonomik Informatik 4 Ekonomiks 11 Bisnes 49 Finance 38 Administrim Biznes Saranda 22 Gjuhe Angleze Saranda 5 Administrim Biznes Kukesi 15
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Kimi e Pergjithshme 9 Kimi e Industiale 9 Dega Informatik 25 Kimi Ushqimore 6 Biologji 12 Fizike 10 Matematike 8 Inxhinieri Matematike dhe Informatike 7
Fakulteti i Shkencave Sociale Filozofi 13 Psikologji 7 Pune Sociale 9 Shkenca Politike 12 Sociologji 7
Fakulteti i Ifermierisë Teknik Laboratori 7 Mami 5 Logopedi 13 Infermieri e Pergjithshme 24 Infermieri e Pergjithshme Kukes 10 Imazheri 9 Fizioterapi 7
Fakulteti i Gjuheve të Huaja
Anglisht 19 Italisht 40 Frengjisht 8 Gjermanisht 15 Rusisht 7 Turqisht 11 Greqisht 11 Spanjisht 6
Infermieri Kukes 10
Gjuhe Angleze Kukes 4
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4605. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4605

Pritet ardhja e ish-Presidentit Bill Clinton në Prishtinë
Ka filluar faza përfundimtare për vendosjen e shtatores së ish-Presidentit Bill Clinton, në bulevardin me të njëjtin emër në lagjen Dardania në Prishtinë.
Vendosja e kësaj shtatore pritet të bëhet brenda një muaji. Ndërsa puna për këtë ngjarje është duke u bërë nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, në bashkëpunim edhe me shoqatën “Miqtë e Amerikës”.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, vlerëson se me vendosjen e kësaj shtatore dëshmohet që populli në Kosovë nuk harron dhe di të çmojë ndihmën e të tjerëve. Sipas tij, në këtë mënyrë ne po shlyejmë një borxh moral ndaj figurës së ish-presidentit të SHBA-ve. “Në mënyrë direkte ne i falënderohemi Bill Clintonit, por në mënyrë indirekte, nëpërmes tij ne i falënderohemi tërë popullit amerikan për atë që ka bërë gjatë historisë për çështjen shqiptare”, u shpreh ai.
Pjesëmarrja e vetë Clintonit
Projekti kryesisht është financuar nga qeveria e Kosovës, me pjesëmarrje edhe të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Qeveria fillimisht kishte ndarë një shumë prej 25 mijë euro për fazën e parë të ndërtimit të kësaj shtatoreje. Ndërsa, për fazën e dytë qeveria kishte ndarë edhe një shumë prej 30 mijë euro, ku këto mjete janë të destinuara për bazamentin, projektin ideor dhe final, ndriçim, postera, broshura apo marketingun që do t’i bëhet kësaj shtatoreje. E ndërsa Kuvendi Komunal i Prishtinës ka kontribuar me një fond prej 8 mijë euro për realizimin e këtij projekti.
Që të marrë pjesë ditën e përurimit të kësaj shtatoreje është ftuar edhe vetë ish-presidenti Clinton, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Por sipas Rexhepit, shanset janë shumë të mira që ai të jetë prezent në këtë ditë të shënuar.
“Në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën është i ftuar edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, dhe shumë personalitete të larta të këtij vendi”, vlerësoi Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës. Ai thotë se kjo është një nismë e cila në të ardhmen do të konkretizojë edhe shumë projekte tjera të ndërlidhura me një periudhë delikate, por shumë të rëndësishme për ne si komb dhe shoqëri.
6 metra e lartë
Sipas kryetarit Rexhepit, shtatorja e ish-presidentit Clinton pritet të vendoset brenda një muaji, ndërsa sipas projektit ideor bazamenti i kësaj shtatore ka dimensione gjashtë metra lartësi –  tre metra është shtatorja dhe tre metra bazamenti i saj.
Rexhepi shtoi se tërë qëllimi i këtij aktiviteti është i orientuar që t’i bëhet nder i sinqertë ish-presidentit Clinton, me qëllim që t’i tregohet shtetasve amerikanë, institucioneve dhe shtetit amerikan se ne jemi të vetëdijshëm se çka ata kanë bërë dhe çka po vazhdojnë të bëjnë për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Sipas Rexhepit, miqësia kosovaro-amerikane është në nivelin më të lartë të mundshëm. “Për ruajtjen e një miqësie të tillë nevojitet që ne rregullisht të dëshmojmë me veprime konkrete në terren e jo vetëm përmes deklaratave. ‘Ne duhet çdo ditë të dëshmojmë me vepra konkrete se po kryejmë një borxh që kemi ndaj SHBA-së dhe disa aleatëve të tyre. Ky është një borxh edhe për gjeneratat që do të vijnë”, tha Rexhepi.
Edhe qytetarët e vlerësojnë nismën për vendosjen e shtatores së presidentit Bill Clinton. “Ai do të mbetet për herë mik i Kosovës dhe i popullit të saj”, shprehet një qytetar, duke shtuar se ky gjest është shumë i qëlluar me që ai është një ndër njerëzit më të merituar për krejt këtë liri që e gëzojmë sot ne shqiptarët.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22728

Serbia lëshon pasaporta biometrik për kosovarët Serbia ka marr vendim që të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të marrin pasaportë serbe biometrike, mund ta nxjerrin atë nën të njëjtat kushte si më parë, por që një gjë të tillë duhet ta bëjnë në Beograd. Për këtë ka njoftuar ministri serb për Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani ende nuk kanë marrë kartën e identitetit dhe pasaportën, do të duhet ti bëjnë ato në koordinim me departamentin e policisë në Kosovë dhe procedura është e njëjtë si për të gjithë qytetarët e tjerë, është shprehur Ivanoviq për B92. I pyetur se a do të thotë kjo se qytetarët që banojnë në Kosovë prej 1 janarit mund të udhëtojnë pa viza ashtu sikur qytetarët e Serbisë, Ivanoviq ka thënë e njëherë për njëherë kjo do të thotë vetëm për të marrë pasaportën biometrike.
“Në lidhje me udhëtimet pa viza, do të bisedojmë në të ardhmen e shpejtë me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel,” ka shtuar ai. Një nga kushtet e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej datës 1 Janar, ishte ndalimi i dhënies së pasaportave të tilla për qytetarët e Kosovës qofshin ata serbë apo Shqiptarë.
Ajo që tani mbetet e paqartë është adresa se si do të ju del pasaportë banorëve të Kosovës që do të aplikojnë për pasaportë biometrike në Beograd, pasi që adresa e Kosovës në pasaportë të Serbisë dihet se nuk mund të figurojë. Po ashtu mbetet të shihet a do të vlen heqja e vizave edhe për banorët e Kosovës nëse e pajisen me pasaporta të tilla.
Express
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22723. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22723

Kosovari autor i vrasjes së tranvestitit në Tiranë
E dija se ishte femër dhe doja të kryeja marrëdhënie seksuale me të por kur mësova se ishte mashkull mu errësuan sytë dhe e qëllova.
Kështu e ka nisur rrëfimin e tij, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e tranvestitit të njohur Kristina tre net më parë vetëm pak metra larg Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Burime nga policia e Tiranës thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ka vënë në pranga ditën e sotme autorin e dyshuar të therjes me thikë të tranvestitit 30-vjeçar.
Sipas policisë i dyshuari është Sebadin Hoxha 36-vjeç nga Prizreni i Kosovës.
Mësohet se 36-vjeçari kishte ardhur dy javë më parë në Tiranë nga Kosova dhe qëndronte shpesh pranë lulishtes te Ushtari i Panjohur në Tiranë ku kishte vënë re edhe tranvestitët që qëndrojnë aty në kërkim të klientëve.
Kosovari i ka vënë syrin njërit prej tyre që në fakt më vonë ai do tregonte se kishte kujtuar se ishin femra.
Kristina ishte e përzgjedhura e 36-vjeçarit për të kryer marrëdhënie seksuale dhe për pazarin kishin vendosur një shumë prej 5 euro.
Kështu Kristina ka ndjekur nga pas kosovarin i cili kishte gjetur një vend të përshtatshëm për të kryer marrëdhënie seksuale. Por sapo janë afruar prostituta i kishte thënë klientit se nuk ishte femër por mashkull.
Kaq ka mjaftuar që klienti të irritohet në maksimum aq sa ai vetë e ka justifikuar me vrasjen e tranvestitit.
Policia ka rënë në gjurmët e autorit të dyshuar në bazë të dëshmive të tranvestitëve të tjerë të cilët deklaruan se prej disa ditësh pranë vendit ku qëndronin ata vinte rrotull një burrë.
Ndërkohë që pol8icia pohoi se autori gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja të çrregullimit mendor.
Noa
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22719. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22719

FIA ndeshkon rende Renault dhe Briatore Federata Nderkombetare e Automobilizmit vepron me dore te hekurt ndaj skuderise Renault dhe ish drejtuesve te saj pas skandalit te Singaporit ku Piquet u urdherua te perplasej per te ndihmuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.

Renault mund te garoje, por nese kapet me parregullsi, qofte edhe te vogla, do te skualifikohej menjehere.
Per ish drejtuesin e skuderise, Flavio Briatore nuk ka me asnje shprese rikthimi ne boten e Formula 1 sepse ai eshte perjashtuar perjete, ndersa shefi i inxhiniereve, Pat Symonds nuk mundet te punoje per 5 vitet e ardhshme. Asnje denim per pilotin spanjoll Fernando Alonso qe u cilesua i pafajshem ne gjithe kete skandal.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4601. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4601

Toshiba Camileo S10 Ducati
Video-kamera e krijuar si rrjedhojë e bashkëpunimit në mes të Toshibas dhe Ducatit mund të incizojë në rezolucion të plotë (HD), derisa për ruajtje të dhënave përdorë kartelat e memories.
Prodhuesit e pajisjeve kompjuterike dhe elektronikës shpenzuese nganjëherë bashkohen me prodhuesit e automjeteve për të prodhuar versione të veçanta (të shtrenjta) të pajisjeve të tyre. Kësaj radhe rezultat i një bashkëpunimi të tillë video-kamera Toshiba Camileo S10 Ducati.
Video-kamera është e pajisur me sensor të rezolucionit prej pesë megapiksela, video mund të incizojë me rezolucion prej 1.080p, derisa materialet e incizuara i ruan në kartelën e memories. Në të është integruar edhe ekrani 2.5 inçësh me dimensione prej 18 x 57 x 100 milimetrash, derisa peshon 120 gramë.
Së bashku me kamerën vjen edhe kartela e memories prej 4 gigabajt në të cilën, sipas përllogaritjes së prodhuesit, mund të vendosen 60 minuta video material. Çmimi nuk është publikuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=765. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=765

Laptop që mbushë baterinë pa tela?
Kompania Dell së shpejti do të duhej të paraqiste laptopin me performansa shumë të larta të emëruar Latitude Z, derisa revista Forbes raporton se ai do të mund të kishte mbushje pa tela të baterisë.
Dell vlerëson se tregu afarist është i gatshëm edhe për një laptop me performansa shumë të larta dhe në të njëjtën kohë me çmime po aq të larta. I paralajmëruari Latitude Z është i dizajnuar duke pasur parasysh shfrytëzuesit afarist, edhe pse nuk bëhet fjalë për një kompjuter kompakt. Në fakt, është paralajmëruar se ai do të ketë ekran me diagonale prej 16 inç, që është më i madh sesa tek laptopët afarist të cilët sillen prej 14 deri në 15.4 inç.
Forbes ka theksuar se në laptopin e radhës do të ketë mundësi të mbushjes së baterisë pa tela. Kjo do të ishte edhe hera e parë që ndonjë pajisje e madhe do të përmbante këtë teknologji. Diç e ngjashme është parë deri më tani vetëm në pajisje të vogla siç është telefoni i mençur Palm Pre, i cili ka një lloj qasjeje magnetike për mbushje. Nuk është e njohur nëse Dell do të përdorë këtë lloj teknologjie apo diç edhe më të avancuar në laptopin e vet Latitude Z.
Nuk dihet as çmimi i saktë i laptopit, vetëm se është paralajmëruar që do të kushtojë më shumë se 1.100 dollarë amerikanë.
www.dell.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=762. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=762

Gjuhë programuese nga Google
Kompania Google është duke zhvilluar një gjuhë programuese të bazuar në Java e cila do të duhej të bëj bashkë të gjitha karakteristikat e mira të gjuhëve të vjetra dhe atyre të reja programuese.
Google ka zhvilluar gjuhën e re programuese, të emëruar Noop, të dedikuar për ekzekutim brenda Java Virtual Machine.
Noop është shumë i ngjashëm me atë Java, mirëpo dallon për varësinë e injektuar (dependency injection) dhe mundësisë së testimit (testability) të integruar në vet këtë gjuhë.
Sipas deklaratave të Google, Noop është gjuhë programuese eksperimentale me të cilin tentojnë të bëjnë bashkë karakteristikat më të mira të gjuhëve të vjetra dhe të reja programuese, derisa me sintaksë po tentojnë të nxjerrin përvojat më të mira nga kjo industri.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=759. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=759

Asus Netbook 12 inç me Nvidia Ion
Disa bloger mjaft sy mprehtë kanë spikatur një Eee PC të ri nga Asus që është paraqitur në frontin e produkteve në shitje të një dyqani onilne kinez.
Modeli i ri do të quhet Eee PC 1201n dhe një përkthim i ashpër i faqes së produktit jep shenja se do të përfshihet grafika e Nvidia Ion.
GPU-ja e ri që është pritur mjaft shumë do të duhej të ndihmonte me transmetim HD të materialeve, që është një ambient ku netbook-ët kanë probleme mjaft të mëdha. Përveç kësaj ai do të ketë procesor Intel N270, 2GB RAM dhe një ekran e rezolucion 1366 x 768 piksela që është më se standard për një netbook 12 inç.
Është e dukshme se çmimet e këtij produkti ende nuk dihen, megjithëse kemi parë konfigurime të ngjashme që do të paraqiten në tregjet e kompjuterëve për një çmim prej 275 euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=755. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=755

Kosova fiton kandidaturën për të organizuar botërorin 2010 “Kosova 2014″. Kështu do të quhet kampionati botëror i futbollit që do të mbahet në vitin 2014.
FIFA me një lajmërim zyrtar, përgëzon Kosovën, që ka fituar kandidaturën për kampionatin tjetër botëror.
Në këtë garë Kosova fitoi kundër Anglisë, Brazilit, Spanjës, Sërbisë, Suedisë dhe Rusisë, të gjitha këto kandidate për të organizuar botërorin.
Duket se dhënia e rëndësisë në infrastrukturën e futbollit nga Federata i ka dhënë rezultatet e veta.
Në komunikatën e FIFA-s thuhet: “Kemi nderin të u prezantojmë me organizatorin e radhës të kampionatit botërol të futbollit. Kohëve të fundit në Kosovë gjithçka po shkon shumë mirë. Stadiumet po arrijnë nivel botëror, futbolli është shumë cilësor, rreferët po rrespektohen etj. Meritat janë të shumta.”
Kështu Kosova automatikisht siguroi pjesëmarrjen në kampionat, kurse pritet që së shpejti edhe federata jonë të dali me një deklaratë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=267. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=267
Top