Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Judy Dench, zonja e kinemasë britanike I ka qëlluar shpesh që të dashurohet me rolet që ka interpretuar, por sipas disave, ajo është në fakt dashuria e vërtetë e njërit prej personazheve më shik të kinematografisë britanike, 007-ës, ose James Bond-it. Sigurisht e kemi fjalën për shefen e shërb
Kjo zonjë në moshë të nderuar e me flokë krejtësisht të bardhë, por me një hir të veçantë, cilësohet edhe si një nga “thesaret” britanikë. Veç kësaj, ajo është ndër aktoret më të pëlqyera dhe të respektuara në të gjitha rrethet dhe nga të gjitha shtresat. Ajo është si vera, sa më e moçme, aq më e fisshme dhe më e suksesshme. “Mosha që kam është e madhe, por pleqërinë nuk e kam pasur kurrë problem për rrudhat apo format e padëshiruara që i fal trupit. E vetmja gjë për të cilën nuk më pëlqen është se njeriu nis të harrojë dhe të ngatërrojë ngjarjet. Sigurisht ato të jetës së përditshme, sepse të së shkuarës i ka të skalitura në memorie”, thotë Dench, që mund ta konsiderojë veten një plakë me të vërtetë të mrekullueshme. Shumëkush do të kishte dashur që të plakej si ajo, por sigurisht jo të gjithë e kanë atë fat. Një nga armët e forta të Judy-t është se konsiderohet si një grua e paepur, që e shfaq forcën e karakterit dhe energjinë në të gjitha drejtimet në art dhe në jetë. Ajo është një aktore në kuptimin më të mirë të kësaj fjale: e këndshme, me humor, me një mimikë të mrekullueshme, ekspresive, prekëse. Filmi i fundit në të cilin ka interpretuar është një film eksperimental me emrin: “Rage” (”Inati”). Aty ajo interpreton me 19 aktorë të tjerë britanikë. Është projekti i saj më i fundit, por jo i fundit edhe pse karriera e saj filmike ka filluar relativisht vonë. Judy është aktualisht 74 vjeçe. Kur zakonisht për shumë aktore ka perënduar ylli i famës, ajo e nisi një rrugë të tillë me një film që mori 6 kandidatura për “Oscar”. “Ishte diçka e papritur, befasuese dhe e gëzueshme njëherazi. Ishte thuajse aksidentale. Qëlloi që regjisori i filmit “Iris” më kishte parë në një serial që luaja në ato vite dhe vendosi që të interpretoja rolin e shkrimtares së mrekullueshme britanike, Uris Murdoch. Të mendosh që kjo famë në moshë kaq të vonë i erdhi pas një karriere shumë të vakët në të ri. Thuajse të gjithë regjisorët kur ishte në kulmin e moshës i kishin thënë se fytyra e saj kishte shumë kombinime të gabuara dhe se ajo nuk do të arrinte kurrë që të merrte role të rëndësishme, por vetëm dytësore. Por Judy dukej që nuk ishte e mërzitur aspak nga një konstatim i tillë. “Kinematografia më ka pëlqyer gjithmonë, por nuk kam pasur ëndrra të mëdha. Teatrin ama e kam dashur gjithmonë”. Dashuria e Dench për aktrimin i ka rrënjët në fëmijëri dhe më pas ishte një pasion që u kultivua edhe në shkollën e mesme. I ati i saj ishte mjek, ndërsa e ëma irlandeze. Kishte edhe dy vëllezër më të rritur. E gjithë familja ishte në fakt një familje aktorësh amatorë, që e pëlqenin dhe e përjetonin shumë teatrin. Për këtë arsye Judy vendosi që të shkollohej për dramë në Londër. Pas mbarimit të shkollës pati gjithmonë role jo shumë të rëndësishme në teatër dhe më pak të rëndësishme në kinematografi. Por pavarësisht se ishte deri diku moskokëçarëse, mospëlqimi apo vëmendja e regjisorëve ndaj saj e bënë paksa të pasigurt për të vazhduar të kërkonte e mbi të gjitha për të qenë ambicioze. Kjo bëri që të ishte shumë e pasigurt për profesionin e aktores, sepse me të mbaruar një projekt, nuk dihet se kur do të niste tjetri. Megjithatë thotë që ka pasur punë thuajse në mënyrë të vazhdueshme. Sigurisht që periudhën më të zënë e ka pasur pasi kaloi të 50-at, sepse siç duket kishte lindur për të interpretuar role zonjash e jo vajzash. Edhe sot e kësaj dite ajo është shumë aktive, vetëm se tani ofertat janë jashtëzakonisht të mira dhe shpesh i qëllon që të ketë dy ose tri projekte menjëherë. “Kjo është periudha më e zënë me punë e jetës sime. Ndonjëherë më vjen keq që nuk jam më shumë e re, por ta dini që nuk refuzoj asnjë rol. Në këtë pikë kam qenë me shumë fat, sepse më propozohen vërtet role të cilat nuk mund ti kthej mbrapsht”. Dench dëshiron shumë që të ketë rreth saj atë atmosferë që kishte kur ishte fëmijë, pra të rrethohet nga njerëz që e duan dhe luajnë në teatër. Në teatër ajo ka luajtur vitet e fundit në disa drama dhe komedi të njohura të Shekspirit. Pikërisht loja e shfaqjeve të tilla nisi ti jepte pak nga pak statusin e “thesarit kombëtar”. Erdhi një ditë kur publiku binte në dashuri me të gjitha rolet e interpretuara nga Dench dhe konsideratat e kolegëve ishin të jashtëzakonshme. Asaj sigurisht që nuk i pëlqen kur ia përmendin vlerësimet që të tjerët kanë për të, por nga ana tjetër thotë se të gjithëve na bëhet qejfi që ta ndjejmë veten të vlerësuar dhe të çmuar sidomos nga kolegët, pra personat me të cilët punojmë. Kur e pyesin se si ndihet me konsideratën “thesar kombëtar”, Dench përgjigjet se ky krahasim i duket shumë i pluhurosur dhe i krijon alergji. Por a ka luajtur ajo ndonjë rol që mund tia prishte këtë reputacion prej koloseje? Ajo mendon se ka sigurisht role për të cilat sot i vjet turp, jo sepse i ka interpretuar keq, por sepse mund të kenë qenë mediokër dhe të parëndësishëm dhe mbi të gjitha nuk mbahen mend nga publiku. “Për mua, role të tilla janë të vdekura, dhe të vdesësh në art është shumë më keq se të mos kishe lindur kurrë”. Ndryshe nga shumë bashkëmoshataret e saj, ajo nuk ka hequr dorë kurrë nga rreziku në rolet që ka interpretuar. Kështu, në moshën 70-vjeçare ka interpretuar nudo. “Isha shumë nervoze kur më duhej ta interpretoja këtë pjesë. Ju nuk mund ta imagjinoni se si ndihet njeriu në pleqëri në lidhje me trupin. Zakonisht në mosha të avancuara njerëzit i humbasin lidhjet me fizikun e tyre, nuk e eksplorojnë dhe nuk e njohin më. Edhe me mua kishte ndodhur diçka e tillë, ndaj më dukej se isha në prag të një të panjohure shumë të madhe, nga e cila më e çuditur do të mbetesha vetë se sa publiku. Por më thanë se doli mirë dhe unë e besoj, jo sepse më gënjen mendja se njerëzit kanë lënë kokën për fizikun e një 70-vjeçareje, por se askush nuk shkroi ndonjë rresht kundër këtij eksperimenti që mund të më kishte kushtuar shumë. Por në fund të fundit unë e bëra në emër të guximit dhe dëshirës për të eksperimentuar deri në kufijtë e së pamundurës”. Një nga arsyet që ajo është e famshme, përveç roleve të mëdha që ka luajtur, është edhe interpretimi në serialë komedish. “E qeshura është një nga armët që i bën njerëzit më për vete. Nëse do ta fitosh një zemër, nuk ka gjë më të mirë e më të mençur që mund të përdorësh se sa të qeshurën. E qeshura ka qenë edhe frymëmarrja e karrierës së saj. Judy ka luajtur në shumë filma, por për hir të së vërtetës ajo ka qenë për shumë kohë e famshme vetëm në ishullin britanik. Filmi që e lançoi më shumë se të tjerët në skenën ndërkombëtare është edhe një tjetër “thesar kombëtar”: “007″. Aty ajo është personazhi më misterioz dhe me personalitet më të fortë nga të gjithë. Është gruaja e hekurt që qëndron në krye të shërbimeve sekrete britanike, MI6, dhe që ka në varësinë e saj të gjithë spiunët e Madhërisë së saj, përfshi James Bond. A i ka pëlqyer asaj vetë ky rol? Sigurisht që i ka pëlqyer, sepse Dench është feministe në thelb dhe një rol i tillë i përshtatej shumë. Por sipas saj, ajo nuk është nga ato feministet që kërkojnë denatyralizimin e femrës. Ajo është e mendimit se edhe femrat kanë shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë dhe se për këtë arsye atyre duhet tu hapet rruga dhe jo të pengohen siç ka ndodhur, dhe pjesërisht ndodh edhe sot në shoqërinë moderne. Me këto lloj mendimesh, shumëkush mendon se ajo mund të ishte bërë edhe politikane. “Nuk e di nëse do të isha bërë politikane e mirë, por ajo çka më nervozon shumë është padrejtësia. Rasti i luftës në Irak më ka nervozuar shumë dhe jam ende shumë e zemëruar edhe për sa po ndodh në Afganistan e për jetët e ushtarëve britanikë që vazhdojnë të humbin vazhdimisht. Por nuk jam optimiste as për konservatorët që kanë shanse që ta marrin pushtetin në zgjedhjet e v Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22714. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22714

Omonia nis spastrimet, largon njerëzit e Berishës Pas përjashtimit të Spiro Kserës, radha e kreut të degës së Sarandës
“Omonia” nis valën e shkarkimeve ndaj drejtuesve të lartë të shoqatës që janë shprehur pro Berishës. Duket se sinjalet e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për spastrime nga “devijatorët”, po zënë vend. Pas vendimit për përjashtimin e ministrit aktual Spiro Kserës, ka marrë fund “ngrirja” e Kristaq Kalit, kreut të organizatës së “Omonias” për degën e Sarandës. Ai ishte pezulluar prej disa muajsh, qëkurse dha të gjitha sinjalet se mbështeste ish-ministrin Kosta Barka në lëvizjet e tij politike brenda PBDNJ-së dhe “Omonias”, deri në kandidimin e tij për deputet në fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës politike të minoritetit etnik grek, e mbajtur në selinë e saj në Sarandë, ka zyrtarizuar shkarkimin dhe zëvendësimin e tij. E drejtuar nga Vasil Bollano, kryetar i këtij këshilli, njëherësh edhe kryebashkiak i Himarës, mbledhja ka arritur shpejt dhe pa debat, në vendimin për shkarkimin e Kalit, pothuaj me të njëjtën procedurë dhe me të njëjtat argumente, me të cilat u bë shkarkimi i ish-prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, aktualisht ministër i Punës në kabinetin qeveritar “Berisha 2″. Bollano tha se Kali prej kohësh nuk ishte realisht në pozicionin e kryetarit të degës së “Omonias” për Sarandën, pasi vetë e kishte shpërdoruar dhe braktisur këtë detyrë, që i ishte besuar nga forumet përkatëse, me pozicionimet e hapura kundër kursit dhe në dëm të interesave të minoritetit etnik grek. Më tej, Bollano ka deklaruar se “ky ka qenë një zëvendësim i parakohshëm dhe i domosdoshëm”. Për të pranishmit në mbledhjen e thirrur në Sarandë, anëtarë të këshillit të përgjithshëm, nuk iu tha ndonjë gjë konkrete në argumentim të përcaktimeve të bëra në adresë të Kalit, pasi të gjithë e kishin fshirë nga lista e “të besuarve”, që përpara muajit qershor, kur kryetari Bollano, me të drejtën e kryetarit të organizatës së grekëve të Shqipërisë, e kishte pezulluar nga detyra e kryetarit lokal Kristaq Kalin. Mësohet se ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e fundit, që mori vendimin e shkarkimit të tij. Që nga koha “e ngrirjes”, ai nuk ka shkelur në zyrat e selisë së “Omonias” në Sarandë. Shkaku ishte bërë pozicioni i tij, si pjesë e fraksionit që mbështeti në fushatën zgjedhore kandidaturën e ish-ministrit Barka, i cili vetë është stigmatizuar nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, si “i shitur” te Berisha dhe Partia Demokratike e Sali Berishës. Megjithëse Barka iu paraqit zgjedhësve si kandidat për deputet i PD-së dhe jo i PBDNJ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit, si në takimet zgjedhore që pati me votuesit edhe në posterat e vet, ai ngulmoi tu bënte të qartë atyre se kishte me vete edhe omonistët e vërtetë dhe se “në PD kam marrë me vete edhe flamurin e Omonias”. Me gjithë këtë, Dule ka dhënë sinjalin që “Omonia” pas përjashtimit të Barkës, organizata që dihet se është në themel të PBDNJ-së, duhet të pastrohet edhe nga “devijatorë” të tjerë e mbështetës të tyre. Kreu i kësaj organizate, Vasil Bollano, ka organizuar pikërisht këtë në Gjirokastër e pas saj në Sarandë, duke zyrtarizuar shkarkimin përfundimtar nga postet e kryetarëve të degëve lokale, fillimisht të Spiro Kserës në Gjirokastër e disa orë më vonë edhe të Kristaq Kalit në Sarandë. Qysh nga koha e pezullimit verbal nga Bollano, katër muaj më parë, Kristaq Kali ka deklaruar se “unë jam kryetar i ligjshëm i Omonias së Sarandës, do apo nuk do Dule, do apo nuk do Bollano”. Ai ka sqaruar se kjo nuk ka qenë një këmbëngulje e kotë dhe punë dëshire, por sepse ai mbart votëbesimin e konferencës së organizatës në Sarandë. “Pikërisht ajo që më ka zgjedhur ka edhe legjitimitetin të më shkarkojë dhe jo kryetari, apo ata që i rrinë në rresht për një atij”, thotë Kali. Sipas këtij arsyetimi, ai vazhdon të jetë kryetar i ligjshëm, pavarësisht nga emra të tjerë që votohen e dalin në krye në mënyrë të sforcuar dhe pa respektuar votën e anëtarësisë së degës së “Omonias” në Sarandë. Mbledhja më e fundit e këshillit të përgjithshëm të “Omonias”, i mbledhur në Sarandë, ka vendosur me votim që detyra e kryetarit të degës së Sarandës të merret nga Leonidha Papa, deri tani përgjegjës i zyrës së shtypit i organizatës “Omonia”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22702. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22702

Ligji i ri i pensioneve u pret pagën 3000 policëve në reformë Specialistët shpjegojnë pse janë bllokuar pagesat kalimtare
Për 3000 punonjës policie të dalë në reformë nuk ka më para, për shkak të ndryshimit të ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar”. Ligji tashmë ka hyrë në fuqi, pavarësisht se palët e përfshira në të janë ankuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e saj. Por, për policët e dalë në reformë pas vitit 2005, hyrja në fuqi e këtij ligji ka sjellë një sërë problemesh sociale, pasi u janë ndërprerë pagat që merrnin. Ndërprerja është bërë për shkak se me këtë ligj, ata nuk përfitojnë njëzet paga, aq sa është deklaruar kur kanë dalë në reformë, por vetëm 13 të tilla. Pavarësisht se ata kanë dalë në reformë disa vite më parë dhe tashmë përfitonin paratë për shkak të asaj reforme, ligji është thurur me fuqi prapavepruese. Sipas specialistëve të policisë, ky ligj ka sjellë probleme të ndryshme ekonomike, jo vetëm për policinë, por edhe për ushtrinë, apo organet e tjera të përfshira për zbatim të ligjit. Me ligjin e ri, shpërblimi, bashkë me pagesën kalimtare, (ku pagesa kalimtare fillon në muajin e tretë pas daljes në lirim), nuk mund të kalojnë 13 paga të plota. Ndërsa me ligjin e mëparshëm, për të cilin policia këmbënguli që mos të ndryshonte, punonjësi i policisë përfitonte dy paga shpërblim dhe për 36 muaj gjysmën e pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pra, me pagën që ai kishte dalë në reformë, i llogariteshin 36 gjysma page, ose 18 paga të plota. Kështu, këto 18 paga të plota bashkë me dy pagat shpërblim, punonjësit të policisë i bëheshin 20 paga, ose e cilësuar ndryshe shtatë paga më shumë se me ligjin e ri. Gjithashtu, ligji aktual niset në nivelin 50% për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi. E njëjta vlen edhe për ligjin e mëparshëm, por ai ndalej në këtë nivel, pasi vlerësonte punën, pagën, kontributet, hierarkinë dhe mundësinë ekonomike të vendit. Specialistët e policisë thonë se ky ligj i ri, veç precedentit të abuzimit me “reformën”, apo përjashtimet politike, kërkon që diskriminimi social-ekonomik i kësaj shtrese shoqërore duhet të ketë limit trajtimi, kufirin e varfërisë. Në një krahasim të mëtejshëm të specialistëve të policisë, rezulton se ligji aktual është treguar “zemërgjerë”, sa u përket përfitimeve nga vjetërsia mbi kriteret bazë, që është 12 dhe 15 vjet. Ai normon deri 20% të pagës referuese të muajit të fundit të punës, pra nuk vendos kufi. Ndërsa ligji i mëparshëm, me të njëjtën përqindje vendoste si kufi pensionim maksimal të pleqërisë, aktualisht 20 550 lekë. Nga e gjithë kjo rezulton se sipas ligjit aktual, këtë kufi mund ta kalojë një pagë referuese mujore më e madhe se 100 mijë lekë dhe vjetërsi shërbimi 25 vjet. Por, aktualisht paga mesatare mujore në Policinë e Shtetit është 45 mijë e 500 lekë. Gjithashtu, ligji aktual arrin deri aty sa tu mohojë familjarëve të ushtarakëve dhe punonjësve të policisë shpenzimet shtesë të varrimit. Ndërsa pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në ligjin e ri deklarohet se ndërpritet kur rikthehesh në punë. Por, ligji i mëparshëm ishte më favorizues dhe deklarohej se pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritej përkohësisht, kur përfituesi bëhej ekonomikisht aktiv. Kjo do të thotë se minimalisht duhej të arrinte nivelin e të ardhurave në momentin e lirimit nga detyra. Për pagesat kalimtare, ligji sjell një humbje në përqindje të ndryshme nga grada në gradë. Gjithë pagesat kalimtare për Policinë e Shtetit, me llogaritjen e tyre janë zbritur shtatë paga mujore. Ky është edhe problemi që gjithë punonjësit e policisë nuk kanë kuptuar pse nuk po u jepen më pagat kalimtare. Sipas shpjegimit të specialistëve, që nga koha e daljes në reformë, atyre u janë plotësuar 13 paga dhe nuk do u jepen 20 paga, ashtu siç përllogaritej me ligjin tjetër. Por, po të llogaritet shpërblimi në përqindje, sipas roleve në polici, përqindja ndryshon. Kështu, ai varion me 10.7% më pak për rolin bazë, 20.9% më pak për rolin e mesëm dhe 24.3% më pak për rolin e lartë. Një analizë e tillë pritet të paraqitet edhe në ankimimin e bërë në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22705. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22705

Facebook with 300 million users After five years of existence and invested 700 million dollars for Facebook can boast 300 million users worldwide.
Popularity which Mark Zuckerberg and team have not seen in a dream as this site has gained with the increased appetite of the elderly to young people connected through the Internet.
25-year-old founder has stated that the media figure of 300 million users is in order of recent successes which this site has been the rapid growth of popularity.
However, Mark Zuckerberg has not hidden that exist that Facebook plans to expand even more, namely that its creators “are only the beginning”, writes British newspaper “The Guardian”. “It is extremely great, but we think that we have only begun to achieve our goal, and he is connect to all people,” he wrote in his blog.
Facebook is not only expanding in the United States and the United Kingdom, but also in other parts of the world. It is the version presented “easy” page for users with poor Internet connections, and all this only to stimulate those who live in places like India and Brazil.
Even a very positive thing for Facebookun story is that after five and a half years has finally begun to gain from the project.
“The early warning that we expect positive financial situation in 2010 and I’m happy to announce that you can to this has come a bit earlier,” says Zuckerberg. “It is important for Facebook is becoming independent service for a longer period,” he added.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=760. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=760

Abt regulates Polo model Although Volswagen new Polo looks significantly more aggressive than his predecessor, many will want to do even more aggressive.
Precisely for this German company for the modification of vehicles Abt has presented its package of adjustment, which means more horse power engine under the lid.
For example, the 1.6 TDI engine which comes in three levels of power, instead of 90 developing 75 Hp, 90 instead of 110 and 130 KF 105 KF instead. 1.2 petrol turbo engine with TSI has won the 25 horse power so now broadcasts 130 KF.
Certainly, Abt has put his hands in view of the vehicle and therefore has the form as in the photos presented.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=763. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=763

Brabus presents Black Baron When talking about Brabus, more or less know what happens. This time it comes to model “Black Baron” (The Black Baron) based on current E-Class class.
The volume of v12 and 6.3 liter of the Black Baron is available remove less than 800 Hp and maximum rotation moment of 1100 Nm of smart, otherwise electronically limited, because the engine actually reaches maximum rotation moment of 1420 Nm !
Naturally, the system adjusted depreciation and there are also improved the brakes on major axes. Aerodynamics of the vehicle is improved, while maximum speed is electronically is also limited to 350 miles per hour. For those who do decide to remove the restriction, could experience an indescribable experience, because the Black Baron can reach speeds of 370 kilometers per hour.
The price of this phenomenal vehicle is   600,000 Euro
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=766. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=766

Bing Search Engine continues to rise In August the  Search Engine  from Microsoft Bing has increased in the American market to 22.1% compared to May of this year. According to the new company “Nielsen” for August, Bing Microsoft has been building cars research with larger American market.
The total number of searches Bing during the month of August has reached the figure of 1.1 billion, which is 22.1% more than in May, reaching to capture 10.7% of U.S. search engine market Google still leads the turnout of 64.6%, respectively seven billion searches, which is 2.6 percent more than in May. Yahoo at the same time he realized 4.2% lower results with 1.7 billion searches, they have enough to get 16% of the market.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=770

LG warns Widebook Line LG Electronics has unveiled its new WIDEBOOK notebook range. Each model in the series features a wide 16:9 HD LED-backlit display and Intel Core 2 Duo processor.The WIDEBOOK is optimized for HD content and has a 1600 x 900 and 1368 x 768 pixel resolutions, depending on the model. It is powered by Intel Core 2 Duo processors with 2GB or 4GB of turbo memory and a NVIDIA GeForce graphics chip with up to 1GB of DDR2 video memory. The WIDEBOOK series includes a 3G modem chipset which provides a connection to wireless networks in any location offering GSM, GPRS, EDGE, UMTS or HSDPA networks. It also features a 1.3-megapixel webcam.
The WIDEBOOK range comprises of five models the R580/R560, R480/R460. The series is available in various screen sizes, R580 and R560 have a 15.6? display while the R480 and R460 units include a 14? screen and R380 has a 13.3? panel.
The five new WIDEBOOK notebooks will be rolled out first in Turkey, Dubai and Saudi Arabia, followed by other countries in Asia, Europe, North America and Latin America throughout September.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=773. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=773

Despite the success of the model Thu, Palm marks loss During the first fiscal year the U.S. company selling something Palm has more than 800,000 smart phone, but despite this fact, looking in general, business is not progressing as best.
In the first quarter of fiscal year 2009, the introduction of successful Fri Palm device has brought increased sales of smart phones for even 134 percent, compared with figures of a previous quarter, but global sales of equipment has decreased by 80 percent . Moreover, this is the eighth consecutive quarter in which Palm is marking the loss.
As his smart phone, Palm in the first quarter of fiscal year has sold 823,000 units, of which most had received equipment Fri Palm mall in financial terms has seen quarterly losses of 164.5 million dollars which, however, is less by market analysts’ expectations that the company had provided the worst results.
Palm some years consecutive unsuccessful struggles for its share in the market and it has been in steady decline, and for this the biggest culprits are the Apple iPhone and Blackberry by RIM ..
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=776. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=776

Skype founders sue eBay The founders of Skype service charge eBay company which currently owns Skype and investors who would like to buy this service for phone calls via the Internet, reports news agency Reuters.
The reason the suit is breach of copyright rights, say the founders of Skype – Niklas Zennstrom and Janus Friis. All this situation the burden even more the fact that Skype is currently on sale by eBay to investors who will pay $ 1.9 billion for it.
Zennstrom and Friis, who have a company name Joltid Ltd., say that Skype is now under the ownership of eBay, is using their technology without permission. House on known online auction rejects this.
“Skype firm continues to violate the copyright run major company Joltid. Every time the telephone company Skype offers software for downloading from the Internet, Skype users to download copyright work Joltid six times per second, writes in the indictment.
eBay has acquired the technology rights for peer-to-peer by Joltid, but has begun to develop its software alternative in case of losing the case.
“These charges are not true and based on factual and legal errors,” eBay stated in the statement.
Despite these complications, eBay has announced that it still aims to sell 65 percent stake in Skype over the last three months of this year.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=779

Imuniteti i Mediut, prokuroria kërkesë të dytë në Parlament TIRANË – Një kërkesë e dytë për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, mund ti dërgohet Parlamentit nga Prokuroria e Përgjithshme. Burime nga organi i akuzës thanë se grupi i prokuroreve po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për të rikthyer edhe një herë gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre që çoi në tragjedinë e Gërdecit.
Për këtë, Prokuroria do t’i referohet nenit 292 të kodit të procedures penale, i cili ne dispozitën e tij ka të përcaktuara edhe rastet kur mund të rikërkohet heqja e imunitetit për personat, për të cilët ka një vendim pushimi. Konkretisht ne kete dispozite thuhet: “vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë te dhene per shkak te mungesës se ankimimit ose te këkesës së autorizimit për procedim , nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, ne qofte se me pas behet ankimimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal qe e bente te domosdoshëm autorizimin”.
Përveç prokurorisë edhe avokatet e familjareve te viktimave dot bashkohen kësaj kërkese. Ata kane bërë të ditur se sapo të kenë ne dore dokumentin zyrtar, ata do te ankohen ne Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës se Larte për pushimin e çështjes erdhi pasi avokatet e Mediu paraqiten mandatin e deputetit te fituar pas zgjedhjeve te qershorit. Vete kolegji arsyetoi se nuk mund te procedonte një person te veshur me imunitet, pasi këtë e ndalonte Kushtetuta. Pritet që gjykata të nxjerrë këtë vendim dhe më pas prokuroria të merret sërish me Mediun.
Çështja ‘Mediu’, reagon Berisha: Ministrat e mi, pa imunitet
dt. 14 shtator
TIRANË- Pas vendimit të Kolegjit Penal për pushimin e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i pandehur në çështjen “Gërdeci” ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Përmes një deklarate për shtyp, nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave, Berisha ka theksuar atë që deklaroi në kohën e publikimit të kabinetit të ri qeveritar, ku Mediu u zgjodh si Ministër i Mjedisit. “Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance.”- thuhet në deklaratën e kryetarit të rimandatuar të qeverisë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22693

Regjistrimi i studentëve, MASH Universitet në konflikt Ministria e Arsimit ka deklaruar sot, se studentët e Vlorës janë automatikisht fitues dhe do pranohen me çdo kusht nga universiteti. Nga ana tjetër stafi pedagogjik i Universitetit të Vlorës ka firmosur një peticion: “O studentët e dobët, o ne”.
Pedagogët e këtij universiteti nënshkruan të gjithë një deklaratë ku thuhet se “nëse Ministria na imponohet ne do të lëmë punën dhe me çështjen do të merret gjykata”. Pasi është njohur me këtë vendim të stafit, drejtoresha e Arsimit të Lartë në MASH, Elida Hoxha, deklaroi publikisht se “këta student do të regjistrohen me patjetër”. Sipas saj edhe pse regjistrimet e fazës së parë u mbyllën emrat e tyre nuk do të hiqen nga listat e fituesve sepse janë automatikisht fitues në Universitetin e Vlorës.
Debati mes dy institucioneve lindi kur u shpallën emrat e studentëve fitues dhe si në gjithë vendin nëpër sekretari u paraqitën edhe studentët e Universitetit të Vlorës në fakultetet përkatëse. Aty, ata janë njohur me vendimin e senatit që nuk lejonte regjistrimin e atyre kandidatëve që kishin notën mesatare të shkollës së mesme poshtë 6-ës. Studentët protestuan për ditë me radhë para rektoratit dhe mandej para Ministrisë së Arsimit. Ministri i ri i Arsimit, Myqerem Tafaj, firmosi urdhrin për regjistrimin e këtyre studentëve. Universiteti nuk e mori në konsideratë dhe këta kandidatë deri tani nuk janë bërë student edhe pse emri iu ka dalë në listat e fituesve.
Regjistrimet e fazës së parë u mbyllën, por Ministria iu jep atyre mesazhin se janë tashmë student. Sipas drejtoreshës Hoxha të gjithë kandidatët konsiderohen të regjistruar. “I bëjmë me dije të gjithë studentëve se ata do të quhen të regjistruar, pra nuk e humbasin të drejtën e regjistrimit dhe do të merren parasysh nga Agjencia e Pranimeve në institucionet e arsimit të lartë për tu shpallur edhe në listat përfundimtare të fituesve”, shprehet ajo.
Nga ana tjetër, Universiteti i Vlorës në më krye Rektorin, Shaska thotë se “senati i Universitetit të Vlorës, që në Maj të vitit 2008, mori një vendim për të pranuar si studentë të rinj të vitit të pare, vetëm ata që kanë notën mesatare të shkollës së mesme mbi 6-të”. Sipas tyre me këtë vendim askush nuk ka të drejtë të abuzojë duke e konsideruar atë si një masë diskriminuese kundër nxënësve të shkollave të mesme. “Stafi akademik i Universitetit të Vlorës është i bindur se mund të organizojë një punë mësimore dhe shkencore me cilësi të lartë vetëm me studentët, që janë aftësuar që në shkollën e mesme për të përballuar kërkesat e arsimit të lartë”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Vlorës. Ata akuzojnë Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë se nuk kanë qenë për asnjë moment bashkëpunuese në asnjë drejtim.
Pranimi i studentëve, rektori Shaska padi ndaj ministrit Tafaj
dt. 20 shtator
TIRANË- Rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska ka reaguar ashpër ndaj urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për të pranuar në universitet të gjithë ata kandidatë që janë shpallur fitues nga APRIAL-i. Reagimi vjen në forumin e Shekulli Online, ku Shaska iu përgjigjet komentuesve të kësaj faqeje me fjalët: MASH po e shkel ligjin me të dyja këmbët, ne do ti drejtohemi Gjykatës së Lartë, madje edhe Strasburgut.
Sipas tij, ligji përcakton qartë se universitetet kanë të drejtë të vendosin kritere shtesë për pranimin e studentëve dhe senati pikërisht këtë ka bërë. Ka vendosur si kriter notën mesatare. Që do të thotë të gjithë ata kandidatë për student që iu ka dalë emri si fitues në Universitetin e Vlorës por nota mesatare e tyre është 6- e poshtë, të mos pranohen.
Me anë të një shkrese, Universiteti i Vlorës ka njoftuar Ministrinë e Arsimit që në Maj të këtij viti, për këtë vendim të senatit. Ministria e Arsimit, siç pretendon rektori, nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë. Studentët pasi janë njohur mbi vendimin, kanë protestuar në universitet por edhe në Ministrinë e Arsimit. Ministri i ri, Myqerem Tafaj, shkresën e parë që ka firmosur si titullar i këtij dikasteri ka qenë pikërisht ajo për pranimin në universitet të të gjithë studentëve që kanë dalë fitues nga APPRIAL-i. Nuk janë pak, por afro 3 mijë vetë që janë shpallur fitues por që mesatarja e tyre është me pak se 6-të.
Por universiteti ngulmon, madje rektori Shaska në reagimin e tij në websitin e shekullit shprehet “MASH duhet te zgjedhe midis mediokritetit dhe cilësisë. Universiteti i Vlorës ka zgjedhur cilësinë dhe askush nuk do të pranohet në Vlore pa mesataren 6-të”. Shaska gjithashtu thotë se çështje nuk ka përfunduar këtu: “Ne jemi gati të shkojmë në gjyq, ne gjykatën e Lartë, madje edhe në Strasburg. Ky është cënim i autonomisë akademike të universiteteve dhe ne këtë do t’a mbrojmë me çdo rrugë të mundshme civile dhe ligjore”, përfundon rektori.
Reagimi në linkun: http://www.shekulli.com.al/2009/09/18/te-regjistrohen-studentet-me-mesatare-nen-6.html(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22696. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22696

Skandali i Jalit kthehet në betejë gjyqësore Qeveria është angazhuar për “respektim të pavarësisë së gjykatave mbi çështjet e banorëve”
Qeveria shqiptare ka pranuar të nënshkruajë një letër mirëkuptimi me Bankën Botërore dhe ka premtuar se do të sillet mirë, si edhe do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjatë shqyrtimit të padive gjyqësore të lidhura me pesëmbëdhjetë shtëpitë e shembura në Jal në prill të vitit 2007. Lajmi bëhet i ditur nga një raport që stafi menaxhues i BB i ka dërguar bordit të drejtorëve së fundmi. Raporti është publikuar në faqen e internetit të bankës.
“Banka ka nënshkruar një letër marrëveshje me qeverinë për një rishikim të monitoruar në mënyrë të pavarur dhe rast pas rasti përballë gjykatave shqiptare të pretendimeve të banorëve të Jalit se janë dëmtuar nga shkatërrimet e prillit 2007″, thuhet në raport.
“Kjo marrëveshje përfshin pagesën nga ana e bankës të ndihmës ligjore për kërkuesit (banorët e Jalit), si edhe punësimin e një vëzhguesi ndërkombëtar të pavarur. Letra konfirmon gjithashtu premtimin nga ana e qeverisë shqiptare se do të sillet mirë dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që procesi të jetë i shpejtë, ndërsa do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor, si edhe do të respektojë vendimet e gjykatave. Nëntë familje të Jalit kanë ngritur sakaq padi”, thuhet në raport.
Ngjarja
Në prill të vitit 2007, policia ndërtimore e Vlorës zbriti në fshatin e vogël Jal në bregdetin e jugut dhe shembi 15 ndërtime pa leje ose me leje të përkohshme. Banorët protestuan dhe tërhoqën vëmendjen e medias, si edhe të disa deputetëve. Qeveria iu përgjigj duke thënë: “Banka Botërore na ka kërkuar shembjet e ndërtimeve pa leje”. Banorët e Jalit u ankuan në zyrat e Bankës Botërore në Uashington, gjë që hapi një hetim të pavarur. Hetimi zbuloi se emri dhe burimet e Bankës Botërore qenë përdorur për të urdhëruar policinë ndërtimore të shembte ndërtimet pa leje. Kur raporti i panelit të inspektimit ra në duart e medias shqiptare dhe ndërkombëtare, ai u kthye në një skandal të stërmadh. Vetë presidenti i Bankës Botërore, Robert B. Zoellick, i përshkroi ngjarjet e Jalit si “rrëqethëse” dhe premtoi angazhimin e bankës për të ndihmuar të prekurit. Në Shqipëri, çështja u kthye në një skandal politik, për shkak se koordinatori i projektit, Jamarbër Malltezi, është edhe dhëndër i Kryeministrit Berisha. Qeveria nuk ka pranuar deri më sot asnjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.
Masat e marra
Banka Botërore ka marrë përsipër të mbulojë kostot e proceseve gjyqësore për familjet e Jalit, pronat e të cilëve u rrafshuan nga policia ndërtimore. Në kuadër të masave për të ndrequr atë që shkoi keq, qeveria ndërmori një vlerësim të kushteve të jetesës së zonës, gjë që u krye nën vëzhgimin e Bankës Botërore. Familjeve në kushte të vështira iu premtua se do të ndihmoheshin. Së paku, një prej familjeve të prekura në Jal, u detyrua të rikthehej në emigrim në Greqi, për shkak se humbi gjatë aksionit të policisë ndërtimore strehën e vetme. Tani pritet që veprimet e policisë ndërtimore të shqyrtohen për nga ligjshmëria në gjykatë dhe gjykata do të duhet të përcaktojë nëse shembjet kanë qenë të paligjshme apo jo. Kjo është hera e parë që sistemi gjyqësor shqiptar përballet me çështje të tilla. Policia ndërtimore ka funksionuar gjatë viteve të fundit njëkohësisht si gjykatë dhe si ekzekutuese e vendimeve që ka marrë vetë, por në shumë raste, shembjet e ndërtimeve pa leje janë bërë pa procese të rregullta shqyrtimi dhe në këtë rast, qeveria mund të detyrohet të dëmshpërblejë për shtëpitë e humbura. Në gjykatë pritet të zbulohet se kush e kreu denoncimin e parë për ekzistencën e ndërtimeve pa leje në Jal, kush e administroi denoncimin te policia ndërtimore dhe kush e verifikoi atë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22699
Top