Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Hamburgeri më i madh në botë peshon 83 kg Pronari i restorantit Mallie’s Sports Grill and Bar, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja. Hamburgeri gjigant shitet me çmim prej 500 dollarësh.
Ndoshta tingëllon shtrenjtë, por kur të merrni parasysh që me të mund të ushqeni bukur disa njerëz vlen të mendohet dy herë. Pronari i restorantit Mallie’s Sports Grill and Bar, Steve Mallie, thotë se i janë dashur tetë orë që të pjeke brumin ku është vendosur qoftja.
Hyrja në Librin e Rekordeve Guinness është njohja më e madhe për punën që e kam bërë. Tërë jetën kam punuar për të hapur restorantin tim, e fakti që është përmendur në njërin prej librave më të lexuar me të vërtetë më bën të ndihem mirë, ka deklaruar Mallie.
Për përgatitjen e qoftes i ka shpenzuar 15 orë, pas së cilës hamburgeri u është afruar publikut me anë të karrocës./telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22652. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22652

Euro nuk ndalet, prek kuoten 134.2 leke Kuotimi i monedhes europiane, euro, nuk ka te ndalur. Dje, ne pikat e kembimit valutor, euro eshte shitur per 134.2 leke, niveli me i larte qe nga muaji prill i vitit 2004. Per tete vite me radhe, monedha vendase ka qene e qendrueshme ndaj valutave te huaja, sidomos euros, por efektet e vazhdueshme te krizes ekonomike kane bere zhvleresimin.
Operatoret ekonomike vleresojne se kursi i kembimit ka pasur luhatje ne forme te kontrolluar. Ndryshimi i vlerave vjen çdo dy jave, duke krijuar pershtypjen se dikush po luan me tregun valutor. Nje jave me pare, nje euro kembehej me lekun per 131.1, ndersa sot çmimi eshte rritur.
Ekspertet vleresojne si mase te duhur nderprerjen e shpenzimeve nga qeveria, sikurse ka ndodhur ne shume vende te Europes Lindore.
Situata ne treg
Pikat e kembimit valutor verejne me shqetesim mungesen e euros ne treg. Te gjithe kerkojne euro dhe pakkush e disponon, shprehet nje kambist. Nje tjeter fenomen qe po perhapet me gjeresisht eshte shitblerja e mallrave dhe sherbimeve me monedhen euro.
Sipas bizneseve, kjo eshte njera forme per tu ruajtur nga ndryshimet e kursit te kembimit. Rreth nje muaj me pare, ne treg euroja kembehej per 127.4 leke. Ne kete periudhe u regjistrua numri me i larte i vizitoreve te huaj, te cilet zbuten çmimin e valutes europiane.
Megjithate, ekspertet e kursit te kembimit nuk jane dhe aq te habitur me situaten e krijuar. Sipas tyre, ajo çka po ndodh aktualisht nuk eshte e papritur, per vet faktin ku ndodhet ekonomia shqiptare.
Nderhyrja dhe pasoja
Shtrenjtimi i euros prek me shume kreditoret e bankave, por edhe importuesit. Kriza ekonomike ne bote e ka dhene efektin me te madh te valutat vendase, ndersa qeveri te ndryshme kane pare si mase te nevojshme reduktimin e shpenzimeve.
Edhe ne vendin tone eshte hedhur debati per nje frenim te shpenzimeve nga qeveria, por kjo e fundit gjykon se zgjidhjen duhet ta jape vete Banka Qendrore.
Guvernatori i BSH-se ka bere disa here thirrje per me shume kujdes ne perdorimin e euros, ndersa qeverise shqiptare i ka kerkuar nje politike fiskale te qendrueshme, me synim uljen e shpenzimeve. Por qeveria beri te kunderten, duke vendosur rritjen e tyre me 23 miliarde leke per muajt e mbetur te vitit.
Sa i takon Bankes se Shqiperise, nderhyrjet qe mund te vijne lidhen me hedhjen ne treg te euros, duke kerkuar me shume leke. Nga te dhenat zyrtare, deri ne muajin dhjetor 2008, rezerva valutore e BSH regjistronte nivelin e rreth 1.3 miliarde dollareve./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22643. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22643

Arjoni,i preferuar nga publiku femeror Secili nga personazhet e Big Brother zgjidhet per nje arsye te caktuar e per kete ai mbahet mend nga publiku. Nje nga personazhet qe me siguri mbahet mend mire eshte dhe Arjon Muca. Djaloshi nga Vlora nder shume karakteristika te personalitetit te tij, dhe pamjes se jashtme vazhdon te mbetet nje personazh i preferuar sidomos nga publiku femeror
Por cfare e beri dhe si arriti Arjoni deri ketu? E kush mund ta dije me mire se prinderit e tij!
“Donte te bente jeten e adoleshentit, kishte hobi sportet ekstreme dhe kerkonte gjithnje te provonte veten”, thote e ema e Arjonit.
Kushdo qe kalon neper ndryshime te tilla te popullaritetit, me siguri qe peson edhe ndryshime ne marredheniet me te afermit.
“Eshte kenaqesi qe ne shohim Arjonin te kompletuar”, thote nena, ndersa i ati eshte shume i kenaqur qe i biri e degjon kur i behen kritika dhe verejtje.
Prinderit ndihen krenare per famen e te birit, por gjithnje kerkojne qe Arjoni te dije ta menaxhoje statusin e te qenurit i njohur.
Djaloshi simpatik ka pasur gjithmone nje raport shume te mire me femrat, por pas fames ai permiresohet akoma me shume!/tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22646. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22646

Elbasan, vidhen 100 automjete në dy muaj, një në pranga ELBASAN – Kapet vjedhësi i pasqyrave të automjeteve, që kishte kthyer në biznes çmontimin dhe shitjen e tyre. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 21-vjeçarin Erion Hamzallari për vjedhjen e pasqyrave të një automjeti tip “Benz Elegance” me targa EL 8877 B, i cili ishte parkuar para banesës së pronarit të vet, ndërsa në shtëpi i janë gjetur edhe 6 pasqyra të tjera. Policia dyshon se kanë të bëjnë me një rrjet të rinjsh të cilët e sigurojnë jetesën përmes vjedhjes së pasqyrave.
Këto të fundit kanë hedhur dyshimet se 21-vjeçari mund të jetë pjesë e një grupi që merren me vjedhjen dhe më pas shitjen e pasqyrave në tregun e zi. Sipas policisë, lagjja “Luigj Gurakuqi” ku banonte i riu dhe ku u krye edhe vjedhja e fundit, është një nga lagjet ku pronarët e automjeteve janë prekur më tepër nga vjedhja e pasqyrave sidomos gjatë dy muajve të fundit, ku edhe denoncimet kanë qenë të shumta. Makinat më të sulmuara rezultojnë ato tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit, si dhe automjetet tip “Volksvagen Golf”. Në fakt, vetëm gjatë dy muajve të fundit në qytetin e Elbasanit rezultojnë të vjedhura rreth 200 pasqyra automjetesh, çka do të thotë që bëhet fjalë për 100 automjete të vjedhura në më pak se 60 ditë.
Mësohet se një pasqyrë në blerje kushton 12 000 – 15 000 lekë të rinj, çmim i bazuar në tipin e automjetit, dhe që në “Benz”-at e tipit të fundit shkon edhe në 600 euro. Ndërsa në tregun e zi, që gjendet sidomos pranë varrezave të automjeteve, një pasqyrë kushton 4000 – 5 000 mijë lekë të rinj, por edhe shumë më tepër, gjithnjë në varësi të automjetit.
Tmerri i pasqyrave, policia hetime për një rrjet vjedhjesh
Muaji gusht është përcaktuar edhe si muaji më i zi përsa iu përket vjedhjeve të pasqyrave. Kryesisht në shënjestër kanë qenë automjetet e emigrantëve, por edhe mjete te reja. Në bazë të denoncimeve të bëra nga qytetarët, oraret kur edhe dyshohet se janë realizuar vjedhjet janë orët e para të mëngjesit, 03:00-04:00. Përgjatë dy muajve të fundit, nga përllogaritjet mendohet të jenë vjedhur mesatarisht çdo natë pasqyrat e dy automjeteve. Prej kohësh agjentët kishin filluar mbikëqyrjet e lagjeve dhe rrugicave më të goditura, por deri një natë më parë çuditërisht nuk janë regjistruar rezultate. Edhe shitja e objekteve të vjedhura dyshohet se bëhet larg Elbasanit, në varrezat e automjeteve të qyteteve të tjera.
Kjo e bën më të vështirë zbulimin e tyre dhe gjetjen e provave për të vërtetuar nëse janë apo jo pasqyrat e vjedhura. Megjithatë burime bëjnë të ditura se dyshohet të ketë edhe dyqane të cilat i blejnë lirë objektet e vjedhura dhe duke qenë se janë të reja, i shesin me çmimin e tyre real. Mësohet se nga ana e hetuesve po punohet për të zbuluar për një rrjet të rinjsh që kanë gjetur këtë formë për të bërë para. 21-vjeçari pritet të merret në pyetje për rastet e tjera të vjedhjeve, nëse ekziston një lidhje mes tyre pas krahasimit të gjurmëve të gjetura në mjetet e vjedhura. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22637

Bota me ngjyra e Albana Osmanit Si profesion ka pikturën, ndërsa bën diçka tjetër, moderatoren. Për Albana Osmanin, këto dy drejtime janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për nga mënyra se si i shikon gjërat, si i mendon edhe percepton. Të studiuarit e artit të pikturës e ka ndihmuar shumë Osmanin të jetë kjo që është: e qeshur, e palodhur dhe energjike. Ka zgjedhur të jetojë vetëm në Shqipëri, edhe pse familja e saj jeton në Britaninë e Madhe. Në fakt, nuk kam se si ta hedh pas krahëve këtë që kam shpenzuar këtu, shprehet ajo. Dita e saj është e zakonshme, intensive dhe me ngjyra; nuk ka se si të jetë ndryshe për një piktore… Kur e takon Albanën, nuk arrin ta kuptosh nëse po shikon televizor apo je aty me të. Është e njëjta. Kjo përbën edhe veçantinë e saj, të qenit vetvetja dhe spontane, pa shumë truke televizive, që në të shumtën e rasteve nuk i rezistojnë kohës. Na tregon gjithçka për veten, për një ditë të sajën, për familjen, fëmijërinë. Albana ka pranuar të na rrëfehet pa “dorashka”, duke u bërë personazh i suplementit tonë këtë fundjavë.
Ç’farë ishit duke bërë para se të na takonit ne? Isha në palestër, madje e lashë përgjysmë, se u kujtova që kisha lënë intervistën. Si është një ditë e Albanës, zgjoheni herët, apo jeni tip që flini shumë? Varet nga periudha kohore. Tani që kam filluar të angazhohem në radio, zgjohem më herët se kur nuk e kam pasur këtë preokupim. Në ditët e zakonshme, kur kam një program televiziv, se për momentin një kam, vetëm “Selektin”, nuk është se zgjohem aq herët, rreth orës nëntë.
Nata jote është e vonë, me dalje në orët e vona, apo në shtëpi? Jo, jo. Jetën e natës nuk e frekuentoj fare, me duhet një sebep që unë të dal natën. Gjatë verës, fare. Nuk jam tip i klabit, rri në shtëpi, shoh televizor, ose lexoj.
Tani je një figurë e njohur e ekranit televiziv, e kishit menduar më parë se do të ecnit në këto hapa dhe do të ishe kjo që je tani? Në mënyrë specifike jo, po çdo njeri, ndonjëherë, në brendësinë e tij ka ato ndjesitë se çfarë destinacioni pret. Ose ndërton një vizion për të ardhmen e tij. Unë gjithmonë e kam ditur se do të isha përpara njerëzve, se në çfarë mënyrë nuk dija ta shpjegoja, por në brendësinë time arrija ta parashikoja. Sot e gjej veten para njerëzve dhe falë Zotit, para një ekrani për të cilin jam krenare.
E keni filluar karrierën tuaj televizive në “Top Channel”, në të cilin vazhdoni edhe sot, keni menduar ndonjëherë ta ndërroni? Jo, asnjëherë. Këtë e them pa frikë. Në qoftë se unë nuk do punoja në “Top Channel”, nuk do punoja në Shqipëri, për televizionin flas. Ndihem mirë këtu ku jam. Kjo është një punë që më përmbush për momentin. Nuk gjej docka momentalisht që mund të them se do ta shkëmbeja me diçka.
Je vajzë që ke ëndërruar televizion, apo diçka tjetër, duke parë profilin për të cilin keni ndjekur edhe studimet e larta? Unë nuk kisha menduar televizion. Ai nuk hynte si pjesë e një planit tim konkret. E thashë edhe më sipër, në shpirtin tim kisha parandjenjën e të qenit pranë njerëzve, se në çfarë forme, e them me sinqeritet nuk e parashikoja dot. Unë si person nuk është se ëndërroja të isha pjesë e botës së spektaklit. Dëshiroja të isha pjesë e artit vizual, të kuptoja veten time ku isha e plotësuar. Kjo ishte një rastësi, një rastësi që unë u ndjeva e përmbushur çuditërisht, dhe vazhdoj të jem pjesë e saj me përkushtim dhe me pasion.
Pse zgjodhe pikturën? Piktura më zgjodhi mua. Që e vogël, që kur kam filluar të mbaj mend, 2 apo 3 vjeçe, unë vetëm shkarravisja, pikturoja… unë kam studiuar pikturën e mirëfilltë. Kam studiuar të gjitha rrymat e artit, që nga abstraktja e deri te klasikja. Specializimi im është për grafik dizajn.
Në cilën nga këto rryma e gjen më shumë veten? Varet nga emocioni, më shpesh te abstraktja dhe më rrallë tek pikturat reale.
Çfarë të frymëzon të marrësh penelin dhe të fillosh të pikturosh? Një gjendje shpirtërore, e cila mund të jetë edhe një lumturi shumë e madhe, një dashuri, një ngjarje. Qoftë edhe një tërmet që bie. Jo domosdoshmërish duhet të jetë një gjendje e trishtuar, dramatike. Varet çfarë të ngacmon në ato momente.
Shtëpinë tuaj e keni të mbushur me piktura, i keni të gjitha tuajat? Po, kam shumë. I kam të gjithë të miat, nuk mund të ketë në shtëpinë e një piktori, piktura të blera.
Si ka qenë fëmijëria e Albanës? Unë kam qenë si dreqi (qesh).
Miqtë e fëmijërisë i takon? Fatkeqësisht, nuk i kam takuar. Jam shkëputur që 13 vjeçe nga vendlindja ime Tropojë dhe nuk kam shkuar më. Shokët e mi të asaj moshe nuk e di pse nuk i kam takuar. E kujtoj fëmijërinë time dhe ka qenë shumë e bukur. Si në përrallë. Mbajë mend lojërat. Isha kryetarja e organizimit, mundësisht i bëja të gjitha vetë (qesh).
Familja juaj jeton në Britaninë e Madhe. E vetmja nga pjesëtarët shtëpisë jeni ju që jetoni në Shqipëri, pse kjo zgjedhje për të qenë larg familjes? Unë kam ndërtuar diçka këtu. Dhe kur ke shpenzuar ca vite për veten tende, nuk mund ta braktisësh as për Londrën as për New York-un. Mbi të gjitha, mua më pëlqen Shqipëria, dua të jetoj këtu.
Ndodh që në televizion, shpeshherë bëhen gafa, çfarë ndodh me ty pas një gafe…? Unë nuk e fus veten tek ata njerëz që bëjnë gafa. Edhe në qoftë se bëjë lapsuse, jemi njerëz dhe në transmetime të drejtpërdrejta, ndodhin. I ndodh kujtdo. Ndoshta në fillimet e mia e kisha pak problem, pasi të qenit para ekranit e kam marrë me shumë seriozitet, përgjegjësi dhe emocion. Ndërsa tani, të jem e sinqertë, jam familjarizuar me punën, me stafin. Ndoshta kjo është edhe e mirë edhe e keqe.
Çfarë do bëhet me profesionin tënd, ke mbaruar për pikturë dhe je moderatore në një ekran televiziv. Ku qëndron lidhja e tyre? Kanë shumë lidhje bashkë, jashtëzakonisht shumë. Mënyra se si i shikon gjërat, se si mendon dhe koncepton gjithçka. Një piktor i shikon gjërat me ngjyra dhe e merr me optimizëm çdo gjë. Edhe unë kështu jam, jam tip sanguin, tip i gjallë (qesh).
Cila është gjëja e çmendur që ke bërë në ekran apo në jetën e përditshme? Nuk e di nëse mund të quhen gjëra të çmendura ato që kam bërë. Kanë qenë brenda formateve televizive. S’e di, nuk kam bërë ende një gjë të çmendur. Kam qëndruar brenda kornizës që më përcakton mua si personalitet, pa tejkaluar masën.
Çfarë ha, je goxha në formë të mirë? Ha gjithmonë shumë, po është metabolizmi, nuk ka të bëjë ushqimin në rastin tim, mendoj.
Tani edhe në radio! Shumë shpejt do të keni mundësi ta dëgjoni… Është hera e parë që Albana Osmani do të provojë të jetë përpara mikrofonit të radios. Një projekt emisionesh që preferon ta mbajë ende surprizë, do ta sjellë moderatoren e “Top Channel”-it këtë herë edhe për dëgjuesit e “Top Albania Radio”-s. Ajo vetë është shumë e lumtur që do të jetë pranë dëgjuesve me këtë cikël emisionesh radiofonikë që pa dyshim do të jetë i suksesshëm si çdo gjë që ka marrë përsipër të bëjë Albana.
PYETËSORI I PRUSTIT
Tek një mashkull vlerësoj të qenit i vërtetë dhe vetvetja
Çfarë është lumturia absolute për ju? Kur njeriu jep pa pritur asgjë për t’u kthyer mbrapsht, është i lumtur. Unë kështu e gjej lumturinë.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes? Kam njëmijë motive për t’u çuar në mëngjes, se duhet të shkoj në punë…
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt? Mbrëmë, me miqtë e mi. Po lexonim disa poezi në një libër dhe na vinte shumë për të qeshur.
Tipari kryesor i karakterit tuaj? Qesh. Ashtu si jam në jetën e përditshme jam edhe në ekran.
Defekti juaj kryesor? Kam plot të meta…
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante? Unë nuk preferoj të konfrontoj njerëzit me gabimet e tyre, preferoj që t’ua bëjë të ditur që e kanë gabim. Gjithmonë për të mirë.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë? Me pëlqen shumë Martin Luter King. Nuk është se e identifikoj veten, por e vlerësoj për revolucionin që bëri dhe për besimin që pati në popull.
Udhëtimi juaj i preferuar? Dhjetë ditë në New York, jam kënaqur shumë.
Shkrimtarët tuaj më të dashur? Khaled Hosseini
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë? Të qenit i vërtetë dhe vetvetja.
Tek një grua? Të vlerësonin veten.
Kompozitori juaj i preferuar? U too.
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush? Këndoja disa këngë që i kam kënduar në kishën time kur kam shkuar vite më parë.
Libri që ju la mbresë të pashlyeshme? Një libër i Paulo Coelhos.
Piktori juaj i dashur? Kam preferuar disa piktorë në periudha të ndryshme. Nuk kam një emër për të thënë.
Ngjyra juaj e preferuar? Të gjitha.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh? Akoma s’e kam arritur.
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë? Nuk pendohem kurrë për asgjë.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë? Injorancën.
Frika juaj më e madhe? Frika është respekt. Unë për shumë gjëra kam respekt.
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra? Mund të duket idiote, por nuk gënjej.
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit? Unë Zotit i flas gjithmonë, nuk më ka ngelur ndonjë gjë për t’i thënë në një ditë të caktuar.
Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit? Në gjendje të qetë.
/shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22640. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22640

Dita e Bajramit, Topi dhe Berisha vlerësojnë bashkëjetesën fetare Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe deputetët e PD së qarkut ka uruar sot Fiter Bajramin nga qyteti i Shkodrës. Në myftinë e këtij rrethi ai është pritur nga krerët e besimin mysliman dhe përfaqësues të feve të tjera. Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe gjithë qytetarët e këtij vendi, Berisha ka theksuar se në këtë ditë të shenjtë në të cilën njeriu nderon para së gjithash sakrificën e përkushtimin e tij ndaj Zotit ndaj besimit, ndaj së mirës. Gjithçka e mirë që ekziston sot, që gëzon njeriu, është e ndërtuar mbi sakrificën e përkushtimin e tij, dhe në këtë aspekt dita e Bajramit është një frymëzim i madh”.
Më tej ai ka falënderuar tre besimet në Shqipëri për për mesazhin e shkëlqyer që përcjellin në Shqipëri dhe mbarë botën, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Ndërsa Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, në përshëndetjen e saj ka theksuar se kjo është një ditë kur të gjithë të bashkuar. “Ndodhemi këtu me të gjithë deputetët e PD së qarkut të Shkodrës, me të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare, dhe kjo është vlera e shqiptarëve, ne jemi përherë gjithmonë bashkë”, u shpreh Topalli.
Ndërsa kreu i shtetit, ka qenë në Tiranë për ditën e Bajramit të madh. Presidenti Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi vizitoi sot Bashkësinë Myslimane Shqiptare për të shprehur urimet më të ngrohta e të mira me rastin e Festës së Fiter Bajramin. Në Hotel “Tirana International”, Kreu i shtetit takoi dhe uroi Kryetarin e kësaj Bashkësie, Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas vizitoi dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit përzemërsisht nga Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Reshat Bardhi. “Uroj që Fiter Bajrami, kjo ditë e pastrimit dhe dlirësisë shpirtërore, që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit e përkushtimit, të na ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, plot dashuri për familjet e të afërmit e me më tepër patriotizëm për Shqipërinë! – u shpreh Kryetari i Shtetit në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shtuar se harmonia dhe tolerance fetare, festimi i përbashkët i festave fetare përbëjnë disa nga tiparet e vyera të bashkëjetesës së kombit tonë, që ne i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë akoma edhe më shumë vlerat të familjes së përbashkët evropiane, pjesë e së cilës do të jemi edhe formalisht së shpejti. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22631. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22631

VEZHGIM / Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë Zhurma në kryeqytet, shqetësimin e banorëve dhe indiferencën e autoriteteve.. Ka kaluar ora 22.00. Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, je i sëmurë, të ka ardhur orari i gjumit dhe do të qetësohesh duke fjetur, as mos e ço ndërmend. Nëse për ty ka mbaruar aktiviteti i asaj dite, për disa të tjerë sapo ka filluar. Është koha kur lokalet e natës në kryeqytet hapin dyert duke pritur klientët e tyre të përnatshëm shoqëruar me një muzikë super të lartë duke u bërë makthi i përnatshëm i gjithë banorëve të lagjes. Zona e ish-bllokut dhe ajo përreth Parlamentit janë nga më të njohurat për sa i përket kësaj problematike. Në mënyrë të vazhdueshme banorë të pallateve përreth janë shprehur të shqetësuar nga zhurmat e larta që shkaktohen nga PUB-et dhe lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin aty.
Por nuk qëndrojnë aspak më pas për sa i përket kësaj problematike edhe zona të tjera të Tiranës, ku banorëve iu vështirësohet çdo ditë e më shumë jeta nën stresin që të shkaktojnë zhurmat nga muzika gjithnjë e më e lartë që vijnë nga lokalet e natës. Muzika e lartë vazhdon deri rreth orës 03.00 pas mesnate duke u kthyer në një pjesë integrale të natës kryeqytetase. Ajo shoqërohet edhe me zhurmën e madhe të makinave dhe njerëzve të shumtë që preferojnë të rrinë brenda dhe jashtë këtyre lokaleve. Dhe për këtë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Banorët janë ata që detyrohen të vuajnë këtë ndotje akustike që shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera. Ata denoncojnë dhe denoncojnë por pa asnjë zgjidhje. Shpesh herë e vetmja zgjidhje që u japin menaxherët e lokaleve është: Prisni sa të nisë dimri se pastaj nuk rri më askush jashtë…
Banorë të zonës përballë godinës së Parlamentit, japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes akustike që shkaktohet nga niveli i lartë i muzikës shkaktuar nga lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë lagje. Banorët shprehen se janë ankuar pranë organeve të rendit dhe pushtetit lokal por përsëri gjendja nuk ka ndryshuar. Madje ka prej atyre, që tregojnë se pas ankesave drejtuar policisë bashkiake apo edhe vetë menaxherëve të këtyre lokaleve janë dhunuar fizikisht nga këta të fundit. “Kam burrin sëmurë dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. Muzika në kupë të qiellit. Jam ankuar në polici dhe bashki por ata ia hedhin topin njëri-tjetrit.
Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosë disa sanksione, orare, apo edhe t’i mbyllë fare këto lokale. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë. Jam sharë dhe fyer për disa herë nga menaxherët apo pronarët e lokaleve pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë”,- shprehet një banore e lagjes e cila për arsye se ndjehet e kërcënuar nuk preferon të identifikohet. Banesa e saj ndodhet shumë pranë një lokali nate në rrugën “Xhorxh W. Bush”.
Më tej zonja rreth të pesëdhjetave, shpjegon se për këtë çështje i është drejtuar edhe organeve përkatëse por pa asnjë rezultat. “I bëj apel, strukturave përgjegjëse që mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës”,- thotë ajo.
Agim Shehu, edhe ky banor i zonës, shprehet se situata është tejet alarmante për shkak se zhurmat janë aq të larta sa e është e pamundur të flesh. “Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam në dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë”, – thotë ai.
Ismail Derjaj, një tjetër banor i zonës, shprehet tejet i indinjuar për nivelet e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet e natës në këtë lagje. Më shumë se me të fjeturin problemi i tij ka të bëjë shqetësimet që sjellin në familje këto zhurma. “U bë vite që ky avaz vazhdon dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës”, -tha ai.
Ismail Derjaj
U bë vite që vazhdon ky avaz dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës. Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën e zërit të ulët. Edhe në qoftë se ke një gosti apo një festë, ule zërin ta dëgjosh vetëm ti, pse duhet të dëgjojë edhe komshia. Ne edhe kur flasim, e ngremë tonin e zërit. Kjo nuk është normale. Ti je në shtëpi dhe nga poshtë pallatit dëgjon një prind që i thërret fëmijës së vet me zë të lartë. Çfarë kusuri kam unë që të dëgjoj ulërimën e tjetrit. Për mos të folur për ato lokale që zakonisht janë poshtë pallateve. Fillon harbimi kur të tjerët nisën për të fjetur gjumë. Sikur ta bëjnë si për inat, sa shtrihesh për të fjetur, muzika në kupë të qiellit”.
Agim Shehu
Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam nën dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë. Unë kam mendimin se gjithçka duhet të ketë një kufij. Të ketë një orar të caktuar të paktën. Dhe një gjë tjetër kam unë. Nuk jam kundra argëtimit të të rinjve, por vende të tilla me muzikë të lartë të ndërtohen larg zonave të banuara. Ata që kanë shtëpi këtu nuk janë vetëm të rinj, po janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe me pleq, nuk përballohet kështu.
Një nga banoret e zonës pranë Parlamentit ankohet për zhurmën e madhe që i sjellin lokalet e natës “Jeta në këtë lagje po bëhet e pamundur”
Shtëpia e saj është ngjitur me një lokal nate në Rrugen “Xhorxh W.Bush”. Edhe pse e pa mbrojtur e ka ngritur zërin, duke telefonuar dhe ankuar shpesh në Polici. Madje shpesh ka marrë guximin të shkojë privatisht në atë lokal dhe t’i ankohet personave përgjegjës, por si përgjigje i është dhënë një e shtyrë duke e flakur 50-vjeçaren disa metra tutje dhe ofenduar me fjalët më të renda. Kam burrin sëmurë thotë ajo, dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. “Muzika në kupë të qiellit. Kam trokitur në të gjithë dyert, dhe topin ia hedhin njëri-tjetrit”. Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosi disa sanksione, orare, apo edhe t’i mbylli fare. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë”. Në këtë rrëfim për gazetën “Shekulli” banorja e zonës pranë Parlamentit, nuk ka pranuar të fotografohet apo të japë identitetin e saj pasi ndihet e kërcënuar nga pronarët e lokaleve. Jam sharë dhe fyer disa herë thotë ajo, pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë. “Po dola me foto në gazetë, ata kush e di se çfarë mund të më bëjnë po më panë këtu në lagje. Në këtë moment, i bëj një apel, strukturave përgjegjëse që, mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës”. Sipas zonjës, të jetuarit në atë lagje po bëhet gjithnjë e më e pamundur.
Kreu i policisë bashkiake të Tiranës thotë që lokalet marrin gjoba por klientët nuk mund të nxirren se krijohen incidente
TIRANË- Një natë e zhurmshme në Tiranë i kushton një lokali një milion lekë të vjetra. Kaq është shuma e gjobës që vendoset nga policia bashkiake për lokalet që tejkalojnë limitet e zhurmës, gjithmonë nëse ato kapen. Por kjo shumë mund të quhet e papërfillshme për një lokal që bën një xhiro nga 14 deri në 18 milionë lekë të vjetra në natë. Të bindur për zhurmën e shkaktuar dhe të informuar për ankesat e shumta të qytetarëve, policia bashkiake thotë se gjobitja është maksimumi i saj.
“Jemi në dijeni të ankesave të qytetarëve. Edhe ne na kanë ardhur dhjetëra ankesa të ndryshme nga qytetarët. Situata në këto lokale është e tillë: asnjë prej tyre nuk është i pajisur me licencë “non stop” për të qëndruar hapur tërë natën dhe jo më për të bërë zhurmë. Problemi është se ato e bëjnë”,- thotë për “Shekullin” kreu i policisë ndërtimore të kryeqytetit, Ndrec Deda. Ai shpjegon se lejet për lokalet “non stop” kanë kohë që nuk jepen. Nga ana tjetër, lokalet janë hapur çdo fundjavë dhe muzika e tyre dëgjohet fuqishëm edhe më shumë se 100 metra larg.
Për secilin rast që policia bashkiake konstaton se janë tejkaluar normat e zërit ndërhyn duke vënë gjobë por vetëm kaq. “Kemi vënë shumë gjoba nga një milion lekë të vjetra. Kur bëhen shqetësuese për banorët ne shkojmë dhe pasi verifikojmë zhurmat vendosim gjobat përkatëse. Në disa raste përdorin taktika të tjera që sapo vjen policia bashkiake lokalet ulin zërin për ta ngritur prapë kur ikën policia”,- tha Deda.
Ai shpjegon se policia bashkiake ka edhe mundësi që të mbyllë lokalin por kjo praktikisht është pothuajse e pamundur. Kjo për faktin që në lokal ndodhen qindra ose në disa raste edhe më shumë se njëmijë njerëz. Nëse ata nxirren jashtë do të lindte ndonjë konflikt ose incident i papëlqyeshëm për asnjë nga palët. “Ne vëmë gjoba ose kërkojmë të ulin zërin por për të mbyllur lokalin është e vështirë. Janë shumë njerëz brenda dhe duhet të zihesh me ta për t’i nxjerrë jashtë. Na ndodh që hyjmë në ndonjë lokal dhe aty ka shumë ministra, deputetë e politikanë. Ne nuk mund të nxjerrim jashtë njerëzit me imunitet”,- thotë Ndrec Deda. Sipas tij, ankesat më të shumta janë gjatë fundjavës por ka raste që ende në mesjavë zhurmat e lokaleve të natës bëhen shqetësuese për banorët.
Gjoba kemi vënë. Vendosëm rregull, por tani e ngrenë zërin. Kemi vënë gjoba shpesh, një milion. Leje për “non stop” nuk kanë. Kur bëhen shqetësuese për banorët duhet të mbyllen por nuk nxjerrin dot njerëzit jashtë sepse zihemi. Mbrëmë patëm shumë ankesa. Ankesa tek unë në telefon privat. Policia shkon shpesh dhe ata ulin zërin por kohët e fundit janë bërë shumë problematikë. Ne nuk kemi mundësi t’i nxjerrim sepse janë vipa,
Monitorimi, zonat më të ndotura nga zhurmat
Sipas monitorimit më të fundit për zhurmat, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shënon vetëm në zonën e ish-Bllokut, ku zhurmat të ofrohen ditën dhe natën, por edhe në zona të tjera. Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është “Stacioni i Trenit”, me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te “Selvia”, me 72 dB.
ISHP: Sa të bezdisur janë qytetarët nga zhurmat
Instituti i Shëndetit Publik mori në studim 275 familje në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Në fakt, rezultatet dolën problematike, pasi pjesa më e madhe e banorëve ankohen nga zhurmat. “Ky studim tregoi se përqindja e popullatës së bezdisur nga zhurmat ishte 44 për qind, ndërsa përqindja e popullatës së bezdisur ishte 28 për qind dhe më alarmantja është se përqindja e popullatës me çrregullime të gjumit ishte 50 për qind”,- bëhet e ditur në raportin e ISHP-së, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë problematike dhe ndikojnë negativisht mbi shëndetin e popullatës.
275 familje janë marrë në studim në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës
50 për qind e banorëve ankohen se vuajnë nga pagjumësia, për shkak të zhurmave, sipas ISHP-së
44 për qind e banorëve ankohen se janë shumë të bezdisur nga zhurmat, sipas ISHP-së
28 për qind e banorëve ankohen se janë të bezdisur nga zhurmat, sipas studimit të ISHP-së
Sipas specialistit të ISHP-së, Cicolli, zhurmat shkaktojnë nervozizëm, stres dhe deri në shurdhim, kur janë të forta
Specialistët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin
Nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. “Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin”, – thotë specialisti i ISHP-së, Arti Cicolli. Sipas tij, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas tij, tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit. “Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie”, – thekson ai.
Por, ajo që është më e dukshme, sipas tij, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara mund të shkaktohet edhe shurdhim. Të ndodhur përballë këtij fakti, ai thekson se duhen marrë masa emergjente për t’i ardhur në ndihmë popullatës. “Kur shfaqet një risk që vë në rrezik shëndetin e popullatës, duhet të merren masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik”, – theksoi Cicolli, duke shtuar se masat për reduktimin e zhurmës në burim duhet të merren sa herë që është e qartë se mund të realizohet. Ndërkohe, ai theksoi se është e nevojshme fusha juridike e zhurmave, pasi mungon një ligj për ndotjen akustike. Sipas tij, duhet të vihet në zbatim një program me faza mbi reduktimin e zhurmës, sidomos në ambiente specifike, si shkolla, banesat, spitalet etj. e. bardhi
Policia: Bashkia merret me lokalet e natës
Ndotja akustike vazhdon akoma të jetë në nivele të larta në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. Shumë qytetarë ankohen për nivelin e lartë të zhurmës të krijuar sidomos nga muzika e lartë në lokalet e natës. Por pavarësisht kësaj situate dhe shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve të kryeqytetit, eliminimi i zhurmave mbetet problematik për sa i përket ndërhyrjes së strukturave të Policisë së Tiranës për të marrë masa ndëshkuese ndaj lokaleve që nuk respektojnë normat e ndotjes akustike dhe orarin e veprimtarisë së tyre.
Policia shfajësohet se vendosja e masave ndëshkuese për të gjitha llojet e bizneseve që krijojnë ndotje akustike është në kompetencë të Policisë Bashkiake, ndërsa roli i saj mbetet vetëm mbështes për të shmangur incidentet e mundshme. Për nivelin e lartë të ndotjes akustike në kryeqytet, sidomos në zonën e ish- Bllokut ka patur ankesa dhe nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Burime zyrtare nga Avokati i Popullit pohuan për “Shekullin”, se një diplomat i huaj është ankuar pranë këtij institucioni për zhurmat e lokaleve të natës, në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Ankuesit kanë paraqitur pretendimet e tyre se nga ushtrimi i aktiviteteve të lokaleve deri në orët e vona të natës, sidomos në fundjavë, volumi i muzikës ngrihet jashtë çdo norme, duke e bërë qëndrimin në banesë sipas banorëve jo normal. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22634. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22634

Berisha: PS, eja ne kuvend Kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje serish kryetarit ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama ti ktheje deputetet ne sallen e kuvendit, duke i dhene fund bojkotit, te cilin kryeministri e quajti nje vendim absurd qe synon te krijoje destabilitet ne vend. Sipas kryeministrit synimi i vetem i ketij vendimi eshte per te penguar proceset integruese te vendit, qe sipas tij eshte nje gabim i pafalshem per zotin Rama.
Eshte e rende qe te perpiqesh ti fusesh shkopinj nen rrota ketij procesi. Rama nuk duhet ta pengoje partine e tij te hyje ne parlament, pasi atje eshte vendi i debatit dhe i reformave qe prekin cdo qytetar shqiptar, u shpreh Berisha.
Kryeministri i ka bere keto deklarata gjate inaugurimit te perfundimit te rikonstruksionit te rruges Fushe-Mamurras, fshati Adriatik 9 km me investim nga buxheti i shtetit qe kap vleren e 65 milione lekeve. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22625. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22625

Vajza e Pangos merr azil politik në Francë TIRANË- Hetimi i çështjes ndaj ish- Ministrit të Kulturës Ylli Pango, po i afrohet dështimit, për shkak të mos marrjes së dëshmisë së vajzës që futi në kurth ish- ministrin dhe ish- deputetin e PD-së për llogari të emisionit investigativ Fiks- Fare. As Policia dhe as Prokuroria nuk kanë mundur të gjejnë vendodhjen e vajzës e cila mundi të futej në shtëpinë e Pangos, i ftuar prej këtij të fundit për të biseduar për një çështje pune. Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar për kompetencë dosjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango Prokurorisë së kryeqytetit. Pavarësisht këtij veprimi hetimi ka mbetur pezull për shkak të “zhdukjes” së vajzës së emisionit “Fiks Fare”.
Ky fakt bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët konfirmuan se dosja hetimore e ish-ministrit Pango, ndodhet në duart e prokurorëve të kryeqytetit, të cilët do të hetojnë dosjen në vazhdim për shkak se ish-deputeti tashmë është i pa imunitet. Ndërkaq vajza që u filmua në shtëpinë e Pangos kur ky i fundit kërkonte favore seksuale nuk ndodhet në Shqipëri prej muajsh, çka rrezikon hetimin. Largimi i vajzës, mësohet se ka të bëjë me sigurinë fizike të saj, por, hetimet kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së dëshmisë (kallëzimit) të saj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se institucioni i akuzës ka kërkuar policisë të gjejnë dhe të sigurojnë dëshminë e vajzës për “momentet hot” të saj me ish-ministrin Pango.
“Pak ditë më parë, me firmën e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama është vendosur shtyerja hetimit edhe për tri muaj, kohë që mendohet se është e mjaftueshme që organet e policisë të kryejnë verifikimet dhe kontrollet e fundit në adresë të vajzës. Ndaj të cilës, ish-ministri Ylli Pango tentoi të përfitonte momente intime në favor të punës që asaj do i gjente”- thuhet nga prokuroria. Familjarët e vajzës i kanë pohuar punonjësve të policisë se “vajza e tyre ka ikur jashtë shtetit, për arsye sigurie”, pa cilësuar se vend. Edhe drejtues “Fiks Fare” në Top Channel, të pyetur nga hetuesit, janë shprehur se gazetarja e tyre ka bërë detyrën e saj. “Gazetarja jonë ka mbaruar misionin e saj dhe nuk ka pse të paraqitet pranë institucionit të prokurorisë të jap dëshminë apo të bëjë kallëzim ndaj ish-ministrit Pango”. Sipas prokurorisë, nëse dëshmia e vajzës nuk merret, dosja rrezikon të mbyllet.
Me 4 mars 2009 televizioni “Top-Channel” nëpërmjet emisionit të saj investigativ “Fiks-Fare” publikoi pamjet shokuese të ish-Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango që kërkonte favore seksuale nga një “punëkërkuese” për një vend pune pranë ministrisë që ai drejtonte. Vetëm pak minuta pas publikimit të këtij skandali seksual kryeministri Sali Berisha e shkarkoi nga detyra ish-ministrin Pango. Pamjet filmike, tregojnë ish-ministrin Pango që rreket t’i tregojë vajzës që kërkon punë, rrugën që duhet të ndjek për të filluar punë në institucionin që ai drejton. Vetë Pango e ka cilësuar këtë skandal seksual si një “montazh politik i qarqeve të caktuara të së majtës”.
‘Pango’ afër dështimit, s’gjendet dëshmitarja
dt. 19 shtator
TIRANË- Hetimi i çështjes ndaj ish- Ministrit të Kulturës Ylli Pango, po i afrohet dështimit, për shkak të mos marrjes së dëshmisë së vajzës që futi në kurth ish- ministrin dhe ish- deputetin e PD-së për llogari të emisionit investigativ Fiks- Fare.
As Policia dhe as Prokuroria nuk kanë mundur të gjejnë vendodhjen e vajzës e cila mundi të futej në shtëpinë e Pangos, i ftuar prej këtij të fundit për të biseduar për një çështje pune.
Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar për kompetencë dosjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango Prokurorisë së kryeqytetit. Pavarësisht këtij veprimi hetimi ka mbetur pezull për shkak të “zhdukjes” së vajzës së emisionit “Fiks Fare”.
Ky fakt bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët konfirmuan se dosja hetimore e ish-ministrit Pango, ndodhet në duart e prokurorëve të kryeqytetit, të cilët do të hetojnë dosjen në vazhdim për shkak se ish-deputeti tashmë është i pa imunitet.
Ndërkaq vajza që u filmua në shtëpinë e Pangos kur ky i fundit kërkonte favore seksuale nuk ndodhet në Shqipëri prej muajsh, çka rrezikon hetimin.
Largimi i vajzës, mësohet se ka të bëjë me sigurinë fizike të saj, por, hetimet kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së dëshmisë (kallëzimit) të saj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se institucioni i akuzës ka kërkuar policisë të gjejnë dhe të sigurojnë dëshminë e vajzës për “momentet hot” të saj me ish-ministrin Pango.
“Pak ditë më parë, me firmën e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama është vendosur shtyerja hetimit edhe për tri muaj, kohë që mendohet se është e mjaftueshme që organet e policisë të kryejnë verifikimet dhe kontrollet e fundit në adresë të vajzës.
Ndaj të cilës, ish-ministri Ylli Pango tentoi të përfitonte momente intime në favor të punës që asaj do i gjente”- thuhet nga prokuroria. Familjarët e vajzës i kanë pohuar punonjësve të policisë se “vajza e tyre ka ikur jashtë shtetit, për arsye sigurie”, pa cilësuar se vend. Edhe drejtues “Fiks Fare” në Top Channel, të pyetur nga hetuesit, janë shprehur se gazetarja e tyre ka bërë detyrën e saj.
“Gazetarja jonë ka mbaruar misionin e saj dhe nuk ka pse të paraqitet pranë institucionit të prokurorisë të jap dëshminë apo të bëjë kallëzim ndaj ish-ministrit Pango”. Sipas prokurorisë, nëse dëshmia e vajzës nuk merret, dosja rrezikon të mbyllet.
Me 4 mars 2009 televizioni “Top-Channel” nëpërmjet emisionit të saj investigativ “Fiks-Fare” publikoi pamjet shokuese të ish-Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango që kërkonte favore seksuale nga një “punëkërkuese” për një vend pune pranë ministrisë që ai drejtonte.
Vetëm pak minuta pas publikimit të këtij skandali seksual kryeministri Sali Berisha e shkarkoi nga detyra ish-ministrin Pango.
Pamjet filmike, tregojnë ish-ministrin Pango që rreket t’i tregojë vajzës që kërkon punë, rrugën që duhet të ndjek për të filluar punë në institucionin që ai drejton. Vetë Pango e ka cilësuar këtë skandal seksual si një “montazh politik i qarqeve të caktuara të së majtës”. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22628. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22628

QSA: E vërteta e fqinjit që pretendon se quhet Maqedoni
Botimi i fundit i Enciklopedisë maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ende pa u shfletuar mirë, po përcillet me habi dhe me indinjatë jo vetëm nga publiku i gjerë, po edhe nga qarqet shkencore e diplomatike.
Në hapësirën gjeokulturore shqiptare objekt i kundërshtimit dhe i zemërimit të hapët janë bërë sidomos interpretimet keqdashëse lidhur me autoktoninë e shqiptarëve të Maqedonisë, po aq sa edhe deformimet e qëllimshme në trajtimin e fakteve historike me rezonancë mbarëballkanike dhe të personaliteteve me prejardhje shqiptare.
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, reagoi mbrëmjen e sotme mbi botimin e fundit të Enciklopedisë maqedonase duke e konsideruar një trillim të qëllimshëm me prapavijë politike.
Në cilësinë e institucionit të dedikuar për kërkimin shkencor-akademik në fushat e historisë, të arkeologjisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të artit, të antropologjisë kulturore, si dhe në kërkimet enciklopedike shqiptare, Qendra e Studimeve Albanologjike thotë se e gjen me vend të pohojë se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar.
Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje, – vëren QSA.
E gjejmë, pra, me vend, – vijon deklarata reaguese, që ti sjellim në kujtesë opinionit të gjerë disa nga rezultatet e historiografisë moderne, të cilat hedhin dritë mbi historinë e largët dhe të afërt të faktorit shqiptar dhe të atij maqedon në Ballkan.
Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në krahinat ku shqiptarët banojnë sot.
E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave, vëren Qendra e Studimeve Albanologjike.
Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë.
Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik.
Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike.
Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha.
Qendra e Studimeve Albanologjike detajon më tej, se si shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë.
Këta të fundit, madje, në shekullin IV p.e.s. formuan në pjesën perëndimore të saj, përreth liqenit Lyhnid ose Ohrit të sotëm, shtetin e parë ilir të enkelejve, të udhëhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata që quhen maqedonët e sotëm, vetëm në mesjetën e herëshme u vendosën në territoret që zënë përafërsisht sot, – evidenton Qendra e Studimeve Albanologjike.
Dyndjet e shekujve VI-VII e transformuan thellë pamjen etnike të territorit të Ballkanit. Gërmimet arkeologjike të viteve të fundit në Shqipërinë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Kosovë tregojnë se në këto treva ka pasur vazhdimësi kulturore në periudhat historike pasardhëse.
Në Maqedoni, përkundrazi, kërkimet arkeologjike janë zhvilluar pa kriteret e duhura shkencore, siç është rasti i gërmimeve masive në kalatë e Ohrit dhe në të Shkupit. Rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një ekspansioni të dhunshëm demografik të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme.
Është i njohur fakti që në Perandorinë Bizantine popullsia arbër kishte marrëdhënie partneriteti me nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake, siç ndodh me familjen Gropaj, e cila është njohur për kontributin e saj në historinë dhe kulturën e trevave të sotme maqedonase.
Dokumentet mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare.
Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.
Në mesin e shekullit XIX lëvizja kombëtare shqiptare po rritej në të gjitha trevat etnike, për të arritur një kulm me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), e cila qe shkalla më e lartë e vetëorganizimit politik, ushtarak, arsimor, kulturor e shpirtëror në epokën e ringritjes së kombit shqiptar.
Në atë kohë koncepti komb maqedon apo lëvizje kombëtare maqedone, nuk ekzistonte. Megjithë vështirësitë, shqiptarët krijuan shtetin e tyre kombëtar më 1912. Në Maqedoninë e sotme, shqiptarët ishin një popullsi që luftoi fort për autonomi dhe pavarësi nga sundimi osman.
Por, siç dihet, pas Luftërave Ballkanike ky territor iu dha nga fuqitë e mëdha Serbisë. Është koha kur ende nuk ekzistonte një lëvizje maqedone, por aty kacafyteshin lëvizjet politiko-ushtarake bullgare, serbe e greke, për të keqen e madhe të shqiptarëve e të vllehëve, që luftonin për liri dhe afirmim kombëtar.
Qendra e Studimeve Albanologjike evidenton këtu faktin se lëvizja maqedone u konturua në vitet 20 të shekullit XX, ndërsa kombi maqedon nisi të afirmohej vetëm pas Luftës së II Botërore, me krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.
Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet. Për fat të keq, botimi akademik i Enciklopedisë maqedonase, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti. Vërejmë se kjo krizë po synohet të zgjidhet në mënyrën më të gabuar për Maqedoninë, përderisa akademikët e saj po implementojnë në formë naive dhe vulgare nacionalizmin romantik në shkencë, duke kërkuar ta zgjidhin krizën identitare maqedone me përbaltje të historisë së shqiptarëve dhe të së vërtetës shkencore, – thekson Qendra e Studimeve Albanologjike.
Fatkeqësisht, ata duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.
Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre t Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22678. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22678

ASHAK: Enciklopedia maqedonase përmban frymë antishqiptare Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar për Enciklopedinë maqedonase e cila fyente kombin shqiptar. Përmes një deklarete për shtyp Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës thekson se kjo enciklopedi përmban frymë dhe përmbajtje antishqiptare, e me këtë implikon zhvillime të mëtejme jo vetëm për rrethanat kulturore e shkencore në Maqedoni e në rajon, po edhe për zhvillimet ndëretnike. Shpërdorimi i Enciklopedisë dhe enciklopedizmit për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes dhe të mbjellë urrejtje, thuhet në deklaratën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22673. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22673

Në Fier protesta kundër Enciklopedisë maqedonase
Protesta ne Fier. Foto: NOA
Shoqatat atdhetare reagojne ndaj enciklopedise anti-shqiptare te Maqedonise. Paraditen e se dieles ne qytetin e fierit u organizuan protesta per mbrojtjen e interesave kombetare. Simbol i protestes ishin 5 arkivole te mbuluar me flamuj shiptare dhe me emrat e 5 heronjeve te Vigut. Sipas kryetarit te shoqates per identitet kombetar dhe asaj Çameria keta heronj dhe shume te tjere rane per lirine e vendit ndersa politika e sotme duhet te mbroje çeshtjen shqiptare. Per me shume se 30 minuta tubimi vijoi qetesiht dhe u ndoq nga qytetare dhe drejtues automjetesh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22668. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22668

VIDEO: Real Madrid fundos Herezin Futbollistët e Relit të Madridit kanë shënuar fitoren e tretë radhazi edicionin e ri në Primera Division dhe falë goldallimit më të mirë se Barcelona, janë vendosur në krye të renditjes. …
Kësaj radhe madrilenët gjunjëzuan në “Santiago Bernabeu” skuadrën debutuese në elitën e futbollit spanjoll, Herez, me rezultat 5:0. Portugezi, Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë sfidë, kurse me nga një gol kontribuuan edhe Guti, Karim Benzema dhe Rud van Nistelroi. Fitore bindëse para tifozëve të vet ka regjistruar edhe Barcelona, duke e mposhtur Atletiko Madridin, me rezultat 5:2, me golat e shënuar nga Ibrahimoviq, Mesi (dy herë), Alvesh dhe Seidu Keita.
Rezultatet Majorka – Tenerife 4:0 Deportivo – Espanjol 2:3 Osasuna – Sevila 0:2 Malaga – Rasing 1:2 Barcelona – Atletiko M. 5:2 Atletik B. – Vilareal 3:2 Almeria-Hetafe 1:0 Saragoza – Valadolid 1:2 Real M. – Herez 5:0 Valencia-Sporting Hihon 2:2

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22662. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22662

VIDEO: Spanja kampione e Evropës në basketboll Basketbollistët e Spanjës janë shpallur kampion të Evropës, pasi në ndeshjen finale në Eurobasket 2009, i cili u zhvillua në Poloni, arritën ta gjunjëzojnë Serbinë, me rezultat 85:63. …
Spanjollët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe falë lojës së shkëlqyeshme dhe efikase në dy çerekët e parë arritën që të krijojnë epërsi të madhe pas pjesës së parë prej 23 pikësh (52:29), të cilën më pas nuk e patën vështirë ta ruajnë. Më i dalluari tek Spanja ishte ylli i NBA-së, Pol Gasol, me 18 pikë e 11 kërcime, kurse me lojë të mirë u dallua edhe Rudi Fernandez, me 13 pikë. Kjo ishte finalja e shtatë e Spanjës në Eurobasket, por vetëm triumfi i parë, ndërkohë që janë edhe kampionë botëror në fuqi. Në anën tjetë, basketbollistët e Greqisë janë stolisur me medaljen e bronztë, pasi në ndeshjen për vendin e tretë kanë mundur Slloveninë, me rezultat 57:56.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22658. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22658

ILLYRICUM LIBERTAS, mesazh urimi për festën e Bajramit
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS Tetovë, me rastin e festës islame gjithë besimtarëve shqiptarë u’a uron festën e Bajramit të madh, kremten më të rëndësishme në kalendarin e besimit islam. Le të jetë kjo ditë e madhërueshme ditë e paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë mes njerëzve. Shpresojmë që festa e ardhshme e bajramit të madh të na gjejë neve shqiptarëve më të fuqishëm, më të lirë dhe më të bashkuar se kurrë drejt realizimit të qëllimeve të drejta dhe paqësore të kombit tonë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22654
Top