Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Përkudesja e lëkures gjatë stinës së vjeshtës Pushimet verore mbaruan. Tashmë secili prej nesh duhet të shoh mirë vetën në pasqyrë për të gjetur se çfarë dëmtimesh i ka sjellë dielli i fortë lëkurës. Nuk ka asnjë dyshim, megjithë të mirat e rrezeve të diellit lëkura, sidomos ajo e fytyrës dëmtohet nga qëndrimi në diell. Kjo do të thotë se edhe personat që nuk vërejnë probleme në sipërfaqe të lëkurës duhet ta marrin seriozisht këtë problem. Rrezet e diellit sidomos në verë krijojnë një mplakje të lëkurës, e cila nëse nuk trajtohet në kohë depërton dhe më në thellësi të saj, si dhe me kalimin e kohës duket edhe më e vjetruar. Kështu, pas pushimeve verore, kohë të gjatë se cilës e kemi lënë edhe fytyrën të shlodhet, tani ka ardhur koha që ti kushtojmë një vëmendje të veçantë lëkurës. Vjeshta Ndërsa gjatë verës këshilla e mjekëve estetistëve ka qenë ti thonim Stop maskave të forta dhe sapunëve me squfur për pastrimin e fytyrës, tani këto trajtime duhen vënë në lojë. Specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani, shpjegon se stina e vjeshtës kërkon kushte të tjera jo vetëm për trajtimin e lëkurës së fytyrës, por edhe të trupit. Për këtë arsye, specialistja jep këshillat e saj se si duhet të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së vjeshtës. Sipas saj, pas pushimit të verës, tani ka ardhur koha e përdorimit të maskave të lëkurës, ndërsa ato me efekt gërryerës, duhet ti përdorin më së shumti personat të cilat kanë pësuar dëmtime të rënda të lëkurës nga rrezet e diellit. Përveç maskave të gatshme që gjenden në farmacitë bimore të specializuara, gjatë kësaj kohe mund të përdoren edhe maskat që përgatiten në shtëpi. Një prej maskave gjysmë të gatshme, me të cilat fytyra mund të trajtohet vetë është edhe ajo e baltës e përzier me bimën aloe vera. Kjo maskë gjendet në formë pluhuri në farmacitë bimore dhe nevojitet vetëm përzierja e saj me pak ujë, ose vajra bimorë për ta aplikuar në lëkurë. Maskat Maskat i dhurojnë lëkurës së lodhur një forcë të re gjallërie, hapin poret dhe favorizojnë përthithjen e vepruesve aktivë. Për këto arsye, maskat bimore për trjatimin e lëkurës së fytyrës dhe trupit janë zgjidhja idela për të evituar problemet që shfaqen gjatë kësaj stine. Çdo tri deri në katër javë qelizat e lëkurës do të duhej të zhdukeshin dhe do të duhej të ekspozoheshin të rejat, të cilat janë krijuar nën to. Mirëpo, ndonjëherë nuk ndodh kështu. Kur qelizat nuk bien si duhet, ato mund të shkaktojnë puçrra apo ngjyrë të përhimët dhe lëkurë jo të shëndoshë. Atëherë nevojitet përdorimi i maskave bimore ose peelingut (preparat në formë kokrrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë). Për tu ripërtëritur qelizat, lëkurës i nevojiten 20 deri në 25 ditë. Mirëpo, qelizat që përfundojnë ciklin e vet jetësor, në vend që të bien nga lëkura, jo rrallë mbeten në të. Ato qeliza të vdekura në lëkurë formojnë shtresa të cilat pengojnë qelizat e reja që të dalin në sipërfaqe, prandaj lëkura e humb shkëlqimin dhe elasticitetin. Dimri Nëse lëkura në stinën e ftohtë nuk mbrohet me kujdes, bëhet shumë shpejt e thatë, pa ton dhe opake. Agjentët atmosferikë veprojnë në pjesën më sipërfaqësore të epidermës duke e dehidratuar dhe e bërë delikate. Për pasojë, nuk dëmtohen pjesët e thella të saj, që janë edhe më delikatet, tek të cilat veprojnë rrezet ultravioletë të diellit. Rrezet Uva dhe Uvb arrijnë shtresën më të thellë të lëkurës, dermën, duke i dëmtuar fibrat elastike, pra pikërisht ato që sigurojnë jetëgjatësinë dhe freskinë e lëkurës. Për këtë arsye dimri është stina aleate e kurave të lëkurës që zgjasin në kohë: në fakt mund të shfrytëzohet për të filluar trajtimet specifike që japin rezultate të mira por që kërkojnë kohë dhe vazhdimësi. Gjatë stinës së gjatë të të ftohtit lëkura humb ngjyrën e nxirjes së plazhit dhe rigjen natyrën e saj të vërtetë. Ja gjithë këshillat për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë stinë dhe të garantojmë një lëkurë të mëndafshtë për pranverën e ardhshme dhe për verën, kur dielli do të rikthehet për të na goditur. Për ta liruar lëkurën nga qelizat e vdekura është i nevojshëm esfolimi, që përfaqëson etapën thelbësore për ta mbajtur lëkurën sa më gjatë të jetë e mundur lëkura e re dhe plot jetë, si dhe ta përgatisim për përthithjen e vepruesve aktivë të kremrave.
Rregullat për lëkurën e trupit Si fytyra ashtu edhe trupi nuk duhen lënë pas dore. Duke patur parasysh lëkurën e fshehur pas veshjeve të rënda të dimrit që po na afrohet paraqiten probleme si lajmërim për ne se trupi po mbrohet dhe është nën ndikimin e stresit. Në këtë rast, djersitja si në dimër edhe në verë është rrezik. Lëkura e djersitur sidomos në kohën e dimrit është e parehatshme dhe shpesh mund të ftohesh. Në shpinë paraqiten puçrra ose njolla (pavarësisht nga mosha ose gjinia). Kështu që, si femrat ashtu dhe meshkujt, duhet të përdorin produkte për qarkullimin e mirë të gjakut, të cilat çlirojnë poret e trupit dhe psikikën. Këto duhet të jenë preparate të butë që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Përbërësit mund të jenë të ndryshme si: për qetësimin e lëkurës, stimulimin dhe rigjenerimin. Këshilla kryesore për të gjithë ata që i mundon lëkura e thatë është të përdorin produkte me aloe vera BIO, e cila duke qenë 100 për qind bimore nuk jep probleme alergjike. Po kështu, mund të përdoren edhe vajra (si ai i xhojobës, avokados, ederës), të cilët e ruajnë dhe higjenën e lëkurës. Kremi i kalendulës që luan një rol kryesor në rigjenerimin e lëkurës. Kalendula ose kumaku është antiseptik dhe e zbut lëkurën. Ky krem është ideal sidomos për lëkurat e thata, të dëmtuara, me plagë. Rregullat Lëkura e trupit duhet të pastrohet me kujdesin maksimal, duke ruajtur kështu filmin hidrolipidik, filmin delikat të ujit dhe yndyrës që rimbulon epidermën duke e mbrojtur atë. Ideale për këtë janë vajrat e banjos, produkte që përmbajnë vajra të tretshëm në ujë. Kanë një fuqi shkumëzuese dhe pastrojnë e ndihmojnë lëkurën të rigjejë ekuilibrin e saj hidrik. Në fytyrë përkundrazi, sduhet përdorur aspak sapun, por produkte specifike pastrues. Mund të zgjedhim mes tipave të ndryshëm, të studiuar për çdo lloj lëkure. Për lëkurën e thatë zgjidhni produkte të lehta dhe superzbutëse. Në rastet kouperoze përshtatet mirë edhe versioni në krem, që i pasuruar me substanca më të qëndrueshme dhe të plota, i siguron lëkurës mbrojtjen maksimale. Ndërsa për lëkurën e yndyrshme duhet përdorur një produkt në formë xheli (që nuk përmban lipide) i aftë të largojë çdo gjurmë papastërtie. Maska bimore në formë xheli e përbërë me aloe vera bio dhe vitaminat A, C, E është ideja që rekomandohet të përdoret për të evituar të gjitha problemet e lëkurës. Përveç, pastrimit në thellësi, kjo maskë bën rigjenerimin e lëkurës. Për dembelet ka losione 2 në 1, për të pastruar e tonifikuar lëkurën vetëm me një veprim.
Kalendula, rigjeneron dhe ushqen lëkurën Kalendula njihet si rigjenerues natyror dhe ushqyes i lëkurës, pasi ajo pengon dehidrimin, stimulon jetën e qelizave të lëkurës dhe e ripërtërin natyrshëm lëkurën e lodhur. Gjithashtu, kalendula forcon mekanizmin natyror dhe mbrojtës të lëkurës, vepron mirë kundër ndezjes së saj, e lag dhe e zbut atë, e pastron thellë, e përtërin, e përthan, dhe në mënyrë stimuluese vepron në qetësimin e qelizave të lëkurës së ndjeshme. Kalendula e mbron lëkurën nga irritimi dhe skuqja, pengon proceset e oksidimit dhe parandalon ose pengon plakjen e parakohshme. Me përdorimin e rregullt të këtij kremi hiqen rrudhat, lëkura bëhet më elastike, e butë dhe me një freski rinore. Kremi kalenduala ose vaji kalendula rekomandohet për të gjitha tipet e lëkurës, por në veçanti efektet e saj ndjehen në lëkurën e vrazhdë të dëmtuar. Ky krem mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit, duar, qafë, kurriz, duke e përhapur ngadalë mbi lëkurë deria të përthithet. Është i rekomandueshëm të përdoret p Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22715. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22715

Në fokus: Black Baron Brabus Kur flitet për Brabusin, pak a shumë dihet se çfarë ndodhë. Kësaj radhe bëhet fjalë për modelin Black Baron (Baroni i Zi), i cili mendohet se është bazuar në klasën aktuale E-Class. Me volum prej V12 dhe 6.3 litrash, Baroni i Zi ka në dispozicion 800 kuaj fuqi dhe momentin maksimal të rrotullimit prej 1.100 Nm, ndryshe të kufizuar në mënyrë elektronike, sepse motori në fakt arrin momentin maksimal të rrotullimit prej 1.420 Nm! Natyrisht, me sistem të përshtatur të amortizimit aty janë vendosur edhe frenat e përmirësuara dhe boshtet më të mëdha. Aerodinamika e automjetit është përmirësuar, ndërsa shpejtësia maksimale, në mënyrë elektronike është kufizuar në 350 kilometra në orë. Për ata të cilët do të vendosin ta largojnë kufizimin, do të mund të përjetojnë një përvojë të papërshkrueshme, sepse Baroni i Zi mund të arrijë shpejtësinë prej 370 kilometra në orë. Çmimi i këtij automjeti fenomenal është 600.000 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22708. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22708

Albin Kurti: Maqedonia, nuk dallon nga Serbia e viteve 80-të Akademia e Shkencave të Maqedonisë me veprimet e saj po mundohet ta kopjojë Serbinë e viteve ‘80-të. Deklarata është bërë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Sipas tij elita maqedonase, si ajo politike, po ashtu edhe ajo intelektuale e shkencore, janë në ofensivë kundër shqiptarëve. Ai thekson se kjo ofensivë nuk ka filluar sot dhe do të zgjasë përderisa nuk organizohen e mobilizohen shqiptarët që t’i kundërvihen asaj. Kurti thotë se ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë ka mund të jetë inkurajuar nga dobësia e kreut shtetëror të Kosovës me rastin e protokollit EULEX-SERBI.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22703. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22703

Fenomeni Pollat plan satanik për influencim dhe asimilim identitar Historia magistra vitae est apo historia është mësuesja e jetës, nga Cicero, De Oratore, ose edhe Ata që harojnë të kaluarën janë të gjykuar(dënuar) ta përsërisin atë, nga George Santayana, The Life of Reason.

Nga Valon Kurtishi – ILLYRICUM LIBERTAS Tetovë
Ernest Gellner, sociolog i madh britanik, në veprën e tij shumë të njohur botuar në vitin 1983, Nations and Nationalism, flet për disa fenomene shoqërore të sferës gjuhësore, etnike apo identitare që gjithnjë e më shumë është duke i vërtetuar  praktika e raporteve të kësaj natyre në shoqëri të ndryshme anembanë ruzullit tokësor. Sipas këtij shkencëtari të madh, shekulli i 20 ishte dhe shekulli i 21 do të vazhdojë të jetë në disa zona gjeografike dhe hapësira kulturore, shekulli i impaktit vendimtar të shkollimit në gjuhë amtare në formimin e identiteteve të veçanta kombëtare. Sipas tij, shkollimi publik në gjuhë të njësuar standarde kombëtare, përdorimi i kësaj gjuhe standarde në administratën shtetërore, në media, në libra, në art, në shkencë, në filma, në jetën kulturore në përgjithësi do të ketë efekt vendimtar në përcaktimet etnike të popullsive të caktuara.
Nga ana tjetër, disidenti i njohur çek Milan Kundera, në veprën e tij gjithashtu të njohur por të ndaluar nga dikatura komuniste, Libri i të qeshurave dhe haresës, përshkruan fenomenin e njëjtë jo aq në terma shkencorë por në një gjuhë letrare shumë të drejtpërdrejtë dhe therëse, që e godet fenomenin mu në qendrën e tij. Sipas eruditit çek të letrave, Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ka qenë.
Këto dhe shumë raste tjera të manipulimeve e asimilimeve etnike më shkuan në mendje duke vërejtur fenomenin e çuditshëm të dhënies së disa filmave njëherësh në gjuhën turke në disa Tv shqipfolëse në IRJM, e madje edhe prej një televizioni të tillë shqipfolës në Kosovën tonë shqiptare.
Përpjekja që me anë të ndikimeve gjuhësore-kulturore të ndryshohet identiteti kombëtar apo përkatësia etnike e një grupi të caktuar popullsise nuk është asgjë e re. Kjo ka ndodhur në të kaluarën në forma më të egra dhe më të drejtpërdrejta, që me kalimin e kohës të modernizohet e sofistikohet aq shumë sa që të arijë në kohërat e sotme në çështje filmash e dramash të llojit më të ulët të a.q Soup Opera. Ky është një fenomen interesant që kërkon pakëz spjegim historik.
Në viset shqiptare të gjendura për 5 shekuj nën okupimin otoman ka pasur në të kalurën dhe ka akoma sot mbetje të vogla të popullsisë etnike shqiptare e cila e përdor gjuhën e ish okupatorit në komunikim të përditshëm. Ky grup njerëzish që në disa qytete shqiptare si Prizren të Kosovës dhe Gostivar të IRJM arijnë në disa pak mijëra veta, janë qytetarë të vjetër shqiptarë të cilët nën ndikimin e administratës turke dhe më vonë asaj sërbe vazhdojnë akoma sot të përdorin këtë gjuhë si mjet komunikimi. Kjo i ka shkuar për shtati edhe okupatorit sërb në të shkuarën dhe këtij maqedonas sot, të cilët problem kryesor e kanë uljen e numrit të popullsië shqiptare respektivisht. Kështu okupatori sërb në të kaluarën nuk ka lejuar shkolla në gjuhën shqipe por ka hapur sa ka mundur më shumë shkolla turke për fëmijët shqiptarë. Sot në disa qytete shqiptare kemi disa shkolla të mesme private të quajtura kolegje ku fëmijët shqiptarë deshqiptarizohen që në moshë rinore në një gjuhë joamtare aziatike. Njëra nga këto shkolla me emrin e çuditshëm, Universiteti Ballkan, madje doli të ishte edhe një nga sponzoruesit e vizitës së disa aktorëve turq në Shkup e disa qytete tjera të IRJM-së. Këta janë aktorët të cilët i përmendëm më lartë të atyre filmave të lirë dhe pa asnjë vlerë kulturore-edukuese që i emitojnë disa Tv shqipfolëse në IRJM.
Po pse filma në gjuhën turke për publikun shqiptar në IRJM? Është e rastësishme kjo apo ka një prapavijë të qartë politike-etnike?.
Sami Frashëri në Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bëhet, shkruan se gjëja e parë në përcaktimin e kombësisë është gjuha. Qarqe të caktuara nacionaliste nuk mund të pajtohen që shqiptarët e pavetëdijshëm nga ana etnike që sot flasin turqisht në shtëpitë e tyre të rikthehen në gjirin e kombit amë shqiptar. Duke e parë këtë rikthim të natyrshëm të këtyre pak turqishtfolësve në rradhët e kombit të tyre shqiptar, këto qarqe nacionaliste turke, në bashkëpunim të plotë djallëzor me qarqe të fuqishme shoviniste të qeverisë maqedonase, kërkuan dhe gjetën mënyra si e si ta pengojnë këtë. Në fillim hapën shkolla gjoja më të mira private në gjuhën turke. Pastaj vazhduan me korruptime të apatridëve të caktuar dhe keqpërdorime të ndryshme politike në gjirin e komuniteteve fetare. Tani vazhdojnë me emitimin e filmave në gjuhën turke të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në përhapjen e gjuhës turke dhe ngushtimin e hapësirës së gjuhës shqipe në IRJM. Kjo pasi maqedonasit nuk i shikojnë fare këto filma pa asnjë vlerë artistike dhe nuk rezikohen nga asimilime aziatike. Rezikun kryesor dhe dëmin konstant nga gjuha turke dhe antivlerat që pasqyrohen në këto pseudo-filma e ka gjuha shqipe dhe kultura shqiptare edhe ashtu në gjendje të mjeruar këtu. Duke e parë nga ky aspekt, maqedonasit janë të interesuar që media të caktuara vizive shqiptare të ofrojnë sa më shumë programe në gjuhë të tilla joshqipe që çorodisin edhe më shumë identitetin edhe ashtu të çoroditur kombëtar të shqiptarëve në Fyrom. Kjo është siç duket një fushatë e mirëplanifikuar dhe mirëkoordinuar për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe ngushtimin e hapësirës së kulturës shqiptare si në Fyrom ashtu dhe në Ballkan. Se këtu ka një plan djallëzor antishqiptar, e vërtetoi edhe vetë televizioni i cili shfaq këto filma, kur në edicionet e veta informative e shpalli publikisht se vizitën e Pollatit në IRJM  e paska inicuar dhe organizuar një ministër në qeverinë turke. Çështja pra doli nga sfera komerciale ku e kishin fshehur në fillim dhe hyri në fushë të minuar politike nacionaliste. Pse të interesohet ministri i një qeverie të huaj për emitimin e një Soup Opera  në një hapësirë tjetër kulturore, në një vend tjetër, tek vlerat e një një kombi tjetër?.
Fenomeni i i tillë i sulmit të një kulture ndaj një kulture tjetër me qëllim pushtimin e territorit të kulturës më të dobët duke asimiluar. d.m.th ulur numrin e pjesëtarëve të saj, në shkencat shoqërore njihet me terma të ndryshëm. Këto emërtime janë të ngjashme në disa karakteristika dhe dallojnë në disa tjera, duke filluar me përshtatje kulturore, imperializëm kulturor, kolonializëm kulturor, e duke mbaruar me nocione të tilla të tmershme e të frikshme bashkë si, kulturocid, etnocid apo gjenocid.
Aplikimi i formave të këtilla të zhdukjes së kulturës së më të vegjëlve njihen në të kaluarën dhe funksionojnë edhe sot. Këto praktika asimiluese e shfarosëse aplikohen në varësi të kushteve e rethanave edhe atë, varësisht nga koha, rethanat, raportet shoqërore, mundësitë materiale, situata në marrëdhëniet ndërkombëtare etj.
P.sh. gjatë kohës së okupimit klasik të një kulture nga një kulturë tjetër vepron Hegjemonizmi kulturor, i cili mund të shkojë deri në asimilim total të një populli apo kulturocid (vrasja, zhdukja e një kulture). Në këtë drejtim, okupatori turk duke aplikuar në praktikë hegjemonizmin kulturor nuk ka pranuar deri në vitin 1912 asnjë shkollë fillore në gjuhën shqipe. Ose okupatori sërb nuk ka pranuar asnjë shkollë të vetme në gjuhën shqipe gjatë gjithë periudhës kohore 1912-1941. Forma më Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22698. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22698

Hakmarrje për tradhëti: Ia ngjitën penisin në bark 37-vjeçari e pagoi tradhëtinë me krenarinë e tij:  Bashkëshortja e tij dhe dashnoret e tija deshtën ti hakmerreshin së bashku. Ata e lidhën amerikanin për krevati dhe iu vërsulën pjesës së tij më të mirë me një ngjitëse sekondash. Tani, kuarteti I hakmarrëseve qëndron para gjyqit.
Hakmarrja e tyre ndaj burrit dhe dashnorit tradhëtar ka për 4 gratë nga SHBA-të pasoja ligjore. Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të hapur një proces për cënim të lirisë dhe abuzim seksual kundër Kuartetit të hakmarrëseve, vendosi gjykatësi në shtetin Wiscosin. Gratë e kishin lidhur 37-vjeçarin për krevati dhe ia kishin ngjitur penisin për barku me ngjitëse sekondash. 37-vjeçarit i’u vunë prangat dhe u paraburgos sepse dyshohet në një tjetër rast për vjedhje dhe abuzim të fëmijëve.
Linda J.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22693

Blerim Destani: E verteta e miqesisë me Soni Malaj Ka shkelur në një botë tjetër, aty ku vërtet zhurmon industria e famës. E tanimë Hollivudi nuk është një ëndërr për aktorin 28-vjeçar, Blerim Destani. Ne e njohëm në filmin Koha e kometës ndërkohë, që nuk kaloi pa u vënë re pjesëmarrja e tij në klipin Shpirti binjak të Soni Malaj. Aktori që jeton në Gjermani jep këtë intervistë për Panorama Plus, ku tregon se a fshihet vërtet diçka mes kësaj historie njohjeje me këngëtaren nga Tirana. Por edhe momentet e këqija në jetë, ato shumë të bukura, si dhe natyrën maksimaliste që ka për të shijuar gjithçka në jetë. Një rol i bujshëm në Hollivud.
Çmund të na thuash më shumë për këtë eksperiencë? Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, pasi kisha rastin të jem në një projekt përkrah yjeve; Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek, kryesorë në filmin Get low. Filmi pati sukses në prezantimin e parë botëror në Toronto, ku unë për shkak të obligimeve të reja që kam nuk pata mundësinë të isha atje. Nga ajo që më informuan u vërtetua ajo që pritej nga ky film, Robert Duvall pas një kohe të gjatë kthehet në ekranet e kinemave me një rol kryesor duke treguar madhështinë e tij. Pra të jesh pjesë e një projekti të tillë është edhe eksperiencë edhe kënaqësi e rrallë. Kjo tek unë u reflektua shumë mirë në angazhimin që pata menjëherë pas Get low, në filmin belg Dossier K., ku kisha një nga rolet kryesore. Si është marrëdhënia që ke me aktorët e tjerë të Hollivudit, ke zënë miqësi me ta apo nuk është e lehtë? Është shumë e lehtë. Kisha dy skena me Robert Duvall, dhe u binda që ai është i madh në thjeshtësinë e tij. Ishte shumë bashkëpunues, i sinqertë dhe dashamirës. Po ashtu edhe me aktorin dhe regjisorin Scot Cooper, të cilin e kisha partner gjatë gjithë skenave krijuam një raport shumë miqësor. Komunikimet me ta vazhdojnë. Në listën time të miqve të mi u shtuan edhe figura të njohura të kinematografisë. Ndër ta përveç aktorëve të rëndësishëm që i përmenda janë regjisori Aaron Schneider dhe producenti Dean Zanuck. Si do të mund të na përshkruaje atë botë për të cilën mund të jenë kuriozë të gjithë? Është e vështirë të përshkruhet, thjesht është një industri e tërë ku aktori është në qendër. Kuptohet gjithçka në dorë e kanë producentët, por puna e tyre përfundon kur përmbyllet përzgjedhja e aktorëve. Gjithçka është në shërbim të aktorëve që luajnë para kamerave. Cila mund të jetë një aktore hollivudiane femër, me të cilën e ke ëndërr të luash një film? Janë disa. Në varësi nga zhanri, Hollivudi ka aktore me shumicë. Por unë do të dëshiroja që në një film të ardhshëm, në Hollivud të depërtoj bashkë me ndonjë aktore shqiptare. Kjo do të ishte me interes të shumëfishtë.
U njohe në Tiranë si aktor në filmin Koha e kometës. E keni vizituar Shqipërinë që nga festivali i Durrësit? Për fat të keq jo. Kam pasur shumë angazhime. Në momentin e parë të lirë me shumë kënaqësi do të vij në Tiranë pasi atje kam shumë miq. Meqë jemi te miqtëKe qenë protagonist në klipin e Soni Malaj Shpirti binjak. Cila është miqësia me këtë këngëtare? E pranova ofertën pasi nuk jam indiferent ndaj gjërave të bukura. Me Soni Malaj kemi një miqësi shumë të mirë. Qarkullojnë fjalë se mes jush ekziston diçka më shumë, çmund të thoni për këtë? Nuk e kam zakon të komentoj thashethemet. E përsëris, miqësia jonë është ashtu siç janë të gjitha miqësitë mes dy profesionistëve, që kanë bashkëpunuar dhe kanë respekt për punën dhe vlerat e njëri-tjetrit. Nëse do të bëhej një ofertë për imazh, sa do mund ta shiste imazhin Blerimi? Kam pasur disa oferta të tilla dhe agjenti im nuk ka pranuar. Ndoshta një ofertë në të ardhmen edhe do ta caktonte çmimin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22690

Krerët shqiptarë dhe kosovarë nisen për në SHBA Presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni u nisën sot për në SHBA, ku do të takohen me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB, me qëllim të lobimit për sigurimit e njohjeve të reja për Kosovën.…
Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë, apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende, ka deklaruar Presidenti i Republikës së Kosovës, sot para nisjes për SHBA.
Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Unë nuk dëshiroj të komentoj idetë e tyre. Ata deri tash dhe gjithmonë janë përpjekur të pengojnë njohjen e vendit tonë. Për ne është me rëndësi të bëjmë punën tonë si duhet, tha presidenti Sejdiu.
Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër, theksoi presidenti Sejdiu.
Gjatë kësaj vizite presidenti Sejdiu do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Së bashku me Presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu. Vizita e zonjës Sejdiu bëhet me ftesën e bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin.
Berisha e Meta në samitin e OKB-së në Nju Jork
Kryeministri Sali Berisha u nis sot për një vizitë në SHBA, ku në krye të një delegacioni, do të marrë pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zv.kryeministri Meta është nisur dje, drejt Nju Jorkut. Zyra e Berishës njofton, se në axhendën e kësaj vizite, kryeministri parashikon një përshëndetje në Milenium Çellënxh Korporejshën dhe pjesmarrje, në samitin mbi ndryshimet klimaterike. Berisha do të jetë referuesi kryesor në samitin Global Kreativ Lidership., por do të mbajë edhe një fjalim në sesionin e 64-ët të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22686

Fan Noli 81 vjeç, akoma studionte Ishte i zoti t ia dilte po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare Ai ishte paksa vetmitar. Nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale
Nuk e njihja peshkop Nolin derisa u martova. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. Burri im ishte mik shumë i mirë i tij dhe ata kishin lidhje të ngushta. Zyra e Vatrës ndodhej në Huntington Avenue në Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranë saj në Blagden Street, kështu që ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. Apartamenti i tij ishte shumë i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtë, shumë pak mobilje, por shumë libra.-Kështu rrëfen për studiuesin tonë Nasho Jorgaqi, njëra nga bashkëkohëset e Nolit, Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Botë, Dielli, Qerim Panaritit. – Peshkop Noli na vizitonte dy herë në vit. Ai e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, sepse çalonte pak dhe e kishte akoma më të vështirë të zbriste. Fakti që ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumë i çuditshëm sepse burri im ishte mysliman, megjithatë, ai ishte shumë i afërt dhe i devotshëm ndaj peshkopit. Ai e çmonte aq shumë peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh në kishë. A mendoni se dallimi fetar u lejonte të kishin marrëdhënie madje më të afërta? Pyetjes së studiuesit Nasho Jorgaqi, znj. Sara Panariti i përgjigjet me po. Peshkop Noli kishte sens të shkëlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte: Pse nuk bëhesh prift? Do të ishe prift i mirë dhe gruaja jote ka karakter të këndshëm, kështu që do të bëhej priftëreshë e mirë. Ai qeshte edhe me veten,- vazhdon rrëfimin e shoqja e mikut të Nolit.- Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumë gjëra të përbashkta. Qëllimi i tyre mbizotërues ishte përkushtimi ndaj çështjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Që të dy ishin të interesuar për shtimin e koleksionit të literaturës shqiptare, sepse kur erdhën shqiptarët në fillim në Amerikë, nuk kishte asgjë. Peshkop Noli përktheu shumë libra, mes të tjerash Shekspirin dhe Rubairat e Omar Khajamit. Ai shkroi Historinë e Skënderbeut në shqip dhe në anglisht dhe përktheu shumë poezi origjinale; shkroi edhe shumë pjesë liturgjike. Përmes përpjekjeve të burrit tim dhe të shoqërisë Vatra u organizua një banket dhe të ardhurat iu dhanë peshkopit, që t i përdorte për botimin e librit Bet hoveni dhe Revolucioni Francez. Libri për Skënderbeun u botua nga Vatra, kur burri im ishte botues i Diellit Fan Noli në Harvard Në artikujt që ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti në Harvard, sepse vendosi të krijonte një bazë të mirë në anglisht me qëllim, që të kryente atë punë që donte të bënte. Fan Noli mund t ja dilte në të dy botët. Shumë herë anëtarë të klerit të huaj ose gazeta të huaja mund të funksionojnë vetëm në gjuhën e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t ja dilnin po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare. Noli zbulohet si talent i aktrimit dhe notar Fan Noli kishte aftësi dramatike dhe ndoshta mund të ishte bërë aktor shumë i mirë. Grupi teatral ku kishte marrë pjesë u shpërnda, pasi mbeti në mes të katër rrugëve në Egjipt, pa para. Ai duhet të ketë pasur aftësi dramatike, ndryshe nuk do të mund të mbante të mbërthyer për një kohë aq të gjatë ata që e dëgjonin. Ishte shumë tërheqës, kur fliste ai, ti e dëgjoje. Disa herë kam ndjekur shërbesat e kishës vetëm për të dëgjuar zërin e tij, sepse duke mos qenë shqiptare, nuk e kuptoja gjuhën. Ai shprehej bukur. Ai ishte në formën e tij më të mirë, kur fliste para auditorit. Bënte që çdo gjë të dukej e gjallë. Kishte një zë të mrekullueshëm, të fortë dhe kumbues (tingëllues). Kur flisnin me njëri- tjetrin, im shoq, Qerimi dhe Noli, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letërsia, nga arti te historia, por subjekti për të cilin flisnin më shumë ishin Shqipëria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar për nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Por nuk flisnin ndonjëherë për sportin, edhe pse burri më thoshte se peshkop Noli kishte qenë notar i shkëlqyer dhe shumë i fuqishëm. Megjithatë, ai nuk kishte shumë kohë për gjëra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diçka. Kjo ishte e mrekullueshme! Noli kënaqej me piknikët e shqiptarëve të diasporës Peshkopi kënaqej kur shkonte në piknikët e shqiptarëve, ku do të ulej e të rrinte me anëtarët e rëndësishëm të kishës. Ai ishte vegjetarian dhe pëlqente frutat, kështu që në këto piknike do të gjendej gjithmonë një shportë me fruta për të. Çfarë shihnin tek Noli si njeri?Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonë se ndodhesha në praninë e një njeriu të madh. Ai ishte shumë tërheqës. Kishte diçka në zërin e tij dhe në mënyrën se si fliste. Është një cilësi që jo gjithmonë mund ta përcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonë. Thjesht e ndjej se po flisje me një njeri me aftësi të mëdha, me njohuri të thella dhe shumë i përkushtuar. Nga ana tjetër, ai rrallë zbulonte ndonjë gjë për veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonë për kauzat e për të tjerët. Nuk besoj se mund t i afroheshe shumë në planin personal. Në themel, Fan Noli ishte njeri i drojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetëm dhe këtu nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale. A mendoni se i vinte ndonjëherë keq që nuk ishte martuar? Kjo pyetje pikante e studiuesit, prof. Nasho Jorgaqit, merr kete përgjigje nga znj. Panariti: Nuk e di. Im shoq më ka treguar, sesi një herë ai dhe peshkop Noli shkuan në varrimin e dy vllezërve të rinj shqiptarë, që ishin vrarë në një aksident automobilistik. Mbas varrimit, burri im e çoi Nolin me makinë në apartamentin e tij në Blagden Street. Gjatë rrugës së kthimit, Fan Noli i tha pak a shumë tim shoqi. A e di, ne nuk e patëm kurrë kënaqësinë e fëmijëve, por nuk do të kemi kurrë as tragjedinë e tyre. Peshkop Noli ishte njeri shumë i respektuar jashtë bashkësisë shqiptare. Ai linte përshtypje të mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog në Harvard kishte shkuar në Shqipëri për të drejtuar një sërë studimesh antropologjike. Ai botoi një libër me titull Mali i gjigantëve (The Mountain of the Giants) dhe i kishte kërkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim të lexonin dorëshkrimin për t u siguruar që materiali historik ishte i saktë. Një mbrëmje na ftoi të treve për darkë. Mysafirë të tij ishin disa njerëz shumë të shquar që kishin lidhje me Harvardin si dhe një anëtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit në Uashington. Vëmendja e gjithsecilit atë mbrëmje ishte përqendruar te peshkop Noli. Të gjithëve u bënë shumë përshtypje njohuritë e tij për historinë e Ballkanit. Ai ishte në qendër të vëmendjes. Ajo qe një mbrëmje e mahnitshme dhe ai, një tregimtar shumë i mirë. Një histori shumë zbavitëse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin për darkë, një të shtunë mbrëma. Ndoshta ishte 81 vjeç dhe ishte duke mësuar aramaishten në Harvard. Një ditë më telefonoi për të më pyetur nëse do të më vinte keq, po të ndryshonte ditën, sepse i kishte dalë diçka tjetër. I thashë se nuk më vinte keq dhe ai mu përgjigj: Kam provime dhe më duhet të mësoj. Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeç. Po, kështu që nuk është kurrë vonë të mësosh për provime. Vërtetë zbavitëse! Duhet të ketë qeshur, kur ja u ka thënë këtë -Po, qeshi. Qeshi. Një herë tjetër kur ishte i ftuar për darkë, mori në telefon për të na thënë se i kishte ndodhur diçka me protezën e dhëmbëve, kështu që nuk do të ishte në gjendje të përtypte asgjë. Mu desh të përgatisja diçka të bollshme që mund ta hante. Ai hëngri supë me zarzavate dhe më pas hëngrëm tortë me luleshtrydhe, që ai e shijoi plotësisht. Peshkop Noli e dashuronte muzikën. Ai e kishte bërë zakon të shkonte çdo të premte mbasdite në koncert simfonik. Ato Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22682. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22682

Ramush Haradinaj Ushtron Kung-Fu? -Ramush Haradinaj qe ndryshe njihet si Rambo dhe është kryetar i partise AAK, Ushtron Kung Fu ne nje lokal qe gjendet ne qender te Prishtines,rruga Nënë Tereza. -Ai Thotë se i pelqen shume ky sport dhe deshiron ta vazhdoj,per me shumë lexoni ne intervisten ne vijim.
-Gazetari: Zr.Haradinaj, si ndiheni qe ushtroni kete sport kaq te rendesishem qe eshte po ashtu i rezikshem? -Ramush Haradinaj: Muni mem thirr Rambo ,se kom problem , jom msu , e sa per kete sport me pelqen shume , nuk ma nin qe osht i rrezikshem, eshe shpresoj qe kom me vazhdue. -Gazetari: Kur keni filluar per here te pare te mendoni ose te interesoheni per kete lloj sporti? -Ramush Haradinaj: po shiqoni ,maspari si fmi mkujtohet , nmahalle teme ,em ngucke Hashim Thaqi , ama athere une e thirsha taq per me ja kthy e mi ardh inati , gjithashtu em ngucke edhe jakup karsniqi(qeshet) ama ai nkrah te thaqit , ama e nxisha une ata e rehsha gjith , po ai si fmi gjith ma thirke nanen, e qishtu su durova tum rreh thaqi edhe mem nguc ky kupi(jakup Krasniqi) nkrah t’thaqit , ja nisa me ushtru kung-fu,fmija e mahalles sdishin athere per ksi sene, e une ushtro e ushtro , e ni dite tem nguci taqi veq kur ti kom hi bam-bam ntoke e kom lane , pej qatherit ma ska guxu mem nguc. -Gazetari: Mire po pse perseri ja keni filluar te ushtroni? -Ramush Haradinaj: Se ja ka nis apet mem nguc ai far …(nervozohet). -Gazetari: Ne rregull faleminderit shume,shpresoj qe te beheni sa me i forte , dhe te jeni sa me te sukseshem. -Ramush Haradinaj: ait faleminderit ,jeni stafi me i mire tu kosoves,mirupafshim.
-Pra popull i dashur keni kujdes , nuk eshte po i njejti Ramush !!! -Nje foto e Ramush Haradinaj duke ushtruar kung-fu:

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=262. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=262

Peisazhe nga Adrian Dule Kodrat e Tiranes (oil on canvas 90cmx70cm)

Tirana (oil on canvas 90cmx90cm)

Agim ne Tirane

Tirana (oil on canvas 90cmx90cm)

Pyll ne flake(oil on cancas 80cmx80cm)

Posted in Pikturë Tagged: Adrian Dule, peisazhe Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2537. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2537

HP Pavilion MS200
Computer all in one comes from HP company with diagonal of 18.5 inches, while the processor is based on the AMD Athlon X2 3250’s.
First computer all-in-one of HP’s Pavilion line sign carrying MS200. 18.5 inches computer screen, 1.5 GHz Athlon X2 processor from AMD 3250s, 2 GB RAM and disk of 320-gigabytes. The graphics are Radeon HD 3200, and except for Ethernet access to Wi-Fi there.
It is also integrated DVD Writer, reader of six types of memory cards, cameras and web design and loudspeakers.
HP Pavilion get MS200 in the American market on October 18 with the recommended retail price of 600 dollars, while will be sold along with operating system Windows 7 Home Premium.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=749

Apple causes lack of memory on market Multiple sources with this part of the industry have reported that the market lacks integumentary of Nand flash memory, and for this allegedly greatest culprit is the company Apple.
As DigiTimes reports technological portal, tajvanez main producer of Nand flash memory çipeve most of its products the company has directed towards Apple, which as a result brings to the lack of these memory modules on the market.
LG Electronics next series of Nand memory will put on sale only at the end of this month, while Micro Technology also has modules available, while Toshiba and Hynix Semiconductor have their stock reserved for Apple. Work in this area definitely will not change in the short term when you take into account that in the coming months the phone is to appear popular iPhone in Chinese market, the company also has increased memory capacity iPod Touch in playerit multimedia 64 gigabytes. Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=752. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=752

The first stable version of Google Chrome 3 For Download
Google has released the first version of Chrome web browser which comes in 3 version Chrome 3.0.195.21.
As Google says, this version 150% soon execute Javascript in the first experimental version and 25% more quickly from the last stable version. New to the new version of Chrome browser is also support for HTML5 standard, the possibility of initial configuration page via drag-and post-drop, and the definition of topics, so now we can view our unique browser Chrome.
Course are taken into account the many demands of users and are heavily regulated concessions previous version, so if you want to see what we have prepared these Web by Google, download the latest version from the website link below.
Google Chrome 3.0.195.2
http://www.google.com/chrome?hl=en-GB
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on MixxShare in many other Social Bookmark site Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=755. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=755

Pse ngelen jashtë në Kenga Magjike 2009 Zajmina dhe Çiljeta, Ditë më parë ishte bërë e ditur se Çiljeta dhe Zajmina do të ishin pjesmarrëse ne edicionin më të ri të festivalit Kënga Magjike. Dhe emrat e ketyre ishin nga emrat më të lakuar dhe më të komentuar para se ky festival të bëje te ditur listen e pjesmarrësve të ri në të cilen listë nuk gjendeshin emrat e Çiljetes dhe Zajmines.
Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund ti rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë. Cila është arsyeja pse këto këngëtare mbetën jashtë festivalit Kënga Magjike këtë vit?! Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur. Të pyetur nga Panorama Plus ata kanë pohuar se janë përpjekur deri në momentin e fundit të ishin pjesë e këtij konkurrimi, por angazhimet me koncertet e verës i kanë penguar të përfundojnë në kohë këngët për ti dorëzuar. Zajmina pohoi se, kjo ka qenë një verë shumë e ngarkuar për të dhe ishte thjesht çështje kohe ajo që nuk mundi ta përfundonte brenda afatit të caktuar duetin nën ritmet R and B, që kishin planifikuar të realizonin me Bleron. Ndërkohë Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e kaluar konkurroi me këngën Duty free, tha për Panorama Plus se në fakt ishte përgatitur për një duet baladë kësaj here, por që dhe ajo nuk arriti ta realizonte në kohë. Gjithsesi, thotë Çiljeta ishte dhe një arsye tjetër pasi mendoj se kisha nevojë pak për pushim, duke u nisur nga fakti që kisha tre vite rresht që merrja pjesë në këtë festival.
Po Greta, përse nuk mori pjesë në këtë konkurrim që do të ishte dhe një rikthim pas tre vitesh, që i kishte shkëputur marrëdhëniet me këtë festival?! Ajo e ka komentuar këtë mungesë me mossigurimin e një kënge që ti mbushte mendjen për konkurrim. Gjithsesi në pjesëmarrjen e këtij viti janë konkurrentë shumë emra të tjerë këngëtaresh të njohura si; Soni Malaj, Elvana Gjata, Rozana Radi, Ingrid Gjoni, Kaltrina Selimi, Kejsi Tola, Olta Boka, Samanta Karavella, Nora Istrefi, Afërdita Dreshaj, etj.
Gjithashtu ajo që bëri përshtypje në listën e publikuar me 57 emra këngëtarësh ishte dhe rikthimi në konkurrim i këngëtareve të njohura; Mira Konçi dhe Mira Bregu.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1145. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1145

Grupi qe po tenton ti bene 2.000.000 shqiptar ne facebook arriti shifren 3.000 antarë
Kliko ketu qe ta shohesh kete grup, antarsu tek ky grup edhe ti. Grupi me i popullarizuar ne facebook koheve te fundit po merrë nje hovë shumë të lartë per nga pjesmarrja e antarve ne kete grup. S’ka me shum qe 7 dite se nga dita e fillimit te keti grupi dhe kan arritur 3.000 persona qe te kyqen tek ky grup. Gjithashtu dita dites qdo her e me teper jan duke u lajmruar te gjith shqiptart per kete grupë te madhe qe ti bashkojm 2.000.000 shqiptar se bashku.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=749
Top