Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Cosmofon ofron TV digjital pa tela në Maqedoni
Maqedonia debuton si një prej shteteve të para të Evropës që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit. Gjatë vjeshtës së këtij viti 95% e amvisërive në Maqedoni, do të përjetojnë për së afërmi pako programore me fotografi dhe zë në kualitet digjital, programe të huaja me përkthim në gjuhën maqedonase, udhëheqës elektronik programor për shtatë ditë të ardhshme, mundësi për incizim dhe kthim të programeve, si dhe databazë me filma të rinj dhe shërbime bashkëvepruese. Falë këtij hapi Maqedonia është bërë një prej vendeve të para Evropiane që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit.
Në javën e parë të shpërndarjes së këtij shërbimi 500 shtëpi në shtetin fqinj kanë pasur rastin që të testojnë falas shërbimin e ri televiziv.
Gjatë fazave në vazhdim do të ofrohen një numër i madh kanalesh vendore dhe të huaja nga zhanret më të popullarizuara tek shikuesit maqedonas; sport, film, muzikë, program për fëmijë, dokumentarë dhe program edukativ, dhe kanale për të rritur me mbrojtje të posaçme nga fëmijët. Pakoja do të përmbajë edhe program televiziv në definicion të lartë (HD). Një pjesë mjafte madhe e kanaleve më të mira botërore do të jenë ekskluzivisht të pranishme në televizionin pa tela.
Risia më e madhe është lokalizimi i gjuhës maqedonase, gjë që nënkupton se kanalet e huaja do të keni përkthim ose sinkronizim në gjuhën maqedonase.
Comsofon ka shprehur kënaqësinë se pas negociatave disa mujore me produksionet më të mëdha televizive botërore arriti ti bind ata që për herë të parë gjuha maqedonase të futet në përdorim si e barabartë me gjuhët tjera botërore në të cilat emitohen programet e tyre. Sipas zyrtarëve të Cosmofon pritet që shumë shpejt të ofrohet edhe përkthimi në gjuhën shqipe.
Poseduesit e të drejtave të programeve të huaja janë tejet të kënaqur që në Maqedoni kanë gjetur partner serioz me ndihmën e të cilit më në fund do të rregullohet kaosi shumëvjeçar në shpërndarjen e kanaleve televizive, që nënkupton respektim të plotë të të drejtave autoriale dhe menaxhimin e resurseve që emetojnë në mënyrë të paligjshme programe të huaja.
Shtëpitë më të mëdha televizive në bashkëpunim me partnerin e tyre shumëvjeçar Telekom Slovenija janë tejet të vendosur që përmes të gjitha mjeteve juridike ekzistuese plotësisht të mbrojnë programin e tyre nga keqpërdorimet e mëtejshme si dhe investimeve të tyre në Republikën Maqedonase në vlerë prej 250 milion euro tu mundësojnë rrethana të qarta juridike dhe mundësi për konkurrencë të drejtë dhe të ndershme në treg.
Projekti po finalizohet përmes një bashkëpunimi të mirë konstant me të gjitha institucionet kompetente, e posaçërisht me Këshillin Radiodifuziv dhe Agjensionin për komunikim elektronik, që është i informuar për të gjitha vështirësitë teknike dhe mënyrat për tejkalimin e të njëjtave.
Investimi në televizionin digjital pa tel (wireless) për Maqedoninë është siguruar në tërësi financiarisht dhe Telekom Slovenija është i bindur që amvisërive maqedonase duke filluar nga kjo vjeshtë do tu mundësojë të ndjekin TV programe sipas standardeve më të reja botërore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22807

Arkeologet zbulojn ndarja e re te Murit kinez Arkeologet kinez kane zbuluar nje ndarje te re te Murit te Madh, e cila e zgjat te pakten 11 kilometer me ne lindje nga cishte menduar me pare.

Zbulimi i ri, i ndertuar ne dinastite Qin dhe Han, eshte gjetur ne provincen veriperendimore te Jilinit.
Nje studim i sponsorizuar nga shteti ka zbuluar seksionin e rrenojave te gjata 172 metra nga muri i ndarjes se fshatit Tonghua.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=283

Lady Diana dhe dashuria Dhe ja ku mberrijne Valery Giscard d’Estaing, Lady Diana dhe dashuria. Princesha e zemrave dhe marredheniet e saj nuk harrohen asnjehere. 12 vjet nga vdekja e saj, ende flitet per jeten e trazuar qe pati, sidomos ne aspektin privat.
Ish-presidenti francez tregon ne romancen e tij te re, per nje lidhje ne gjysmen e dyte te viteve 80-te me nje princeshe teCardiff(kryeqytet i Galles, nga ku gruaja e trashegimtarit te fronit mori titullin) e cila tradhetohej vazhdimisht nga i shoqi.
Megjithate ne roman nuk permenden emra, ndaj pyetja lind menjehere: A mund te jete e vertete nje lidhje e tille?
Mes realitetit dhe fantazise.Libri ka si protagoniste nje president francez dhe nje trashegimtare froni, burri i se ciles preferon me shume dashnoren.
Jo rastesisht romanca titullohet “Presidenti dhe princesha”, prej nga ky lindin dyshimet e rastit.
Mandati i Valery Giscard d’Estaing perfundoi ne vitin 1981, pikerisht kur Charls e Diana u martuan. Por Giscard e ka takuar Dianen, si para dhe pas divorcit shume here.Simpatia mes te dyve nuk ka qene kurre sekrete, ashtu sikurse edhe admirimi ish-presidentit per princeshen.
Ne kete liber mund te dyshohet per gjithcka, edhe pse Giscard ka futur ne krijimin e tij plot iluzione dhe mistere.
Sido qe te jete, lista e marredhenieve te verteta apo te dyshuara te Lady Diana eshte e gjate.
Dhe me c’duket ajo zgjatet me kalimin e viteve. Miq, te dashur, maxhordome te cilet flasin here per here per te edhe pas vdekjes…dhe sipas te gjitha gjasave do te vijojne ende te flasin gjate per te.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1160. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1160

Codplay, novatore me klip te kopjuar Coldplay ka publikuar videon e re te kenges “Strawberry Swing” qe padyshim eshte nje arritje per grupin britanik.
Problemi i vetem eshte se kantautori britanik J. Gallagher pretendon se videoja eshte kopjuar nga banda londineze pasi kane vjedhur imazhet e klipit me titull “Something Else” te publikuar ne vitin 2008.
Kjo nuk eshte nje gje e re per Coldplay pasi grupi eshte akuzuar per plagjature edhe per kengen “Viva la vida” nga kitarristi Joe Satriani.
Nuk mund te them se me kane kopjuar por klipi ka shume ngjashmeri. Gjeja me e cuditshme eshte se Strawberry Swing do nominohet per disa cmime te medha dhe videoja eshte cilesuar si nje novacion, shprehet J. Gallagher. /top-channel
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1156. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1156

Guardiola: Nuk jemi të vetmit pretendent për titull Lufta për titullin e kampionit në La Liga nuk do të zhvillohet vetëm ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, ka deklaruar Pep Guardiola. Veç Real Madridit bilanc të 100 % në tri javët e para ka vetëm skuadra baske Athletic Bilbao.
Sa i perket ndeshjes së sotme në kuader të Primera Divizon që zhvillon Barcelona me Santander , Guardiola ka shtuar se ekipi i Santanderit është një ekip që çdo here i ka sjellur probleme ekipit të  Barcelones.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22803. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22803

Eto padit Barcelonën Pas shume golave dhe sukseseve, historia mes Samuel Eto` dhe Barcelones perfundon ne menyren me te keqe. Sipas radios “Katalunia”, sulmuesi kamerunas ka vendosur te denoncoje drejtuesit spanjolle, te cilet preferuan futbollistin Ibrahimoviç ne vend te tij. Eto` akuzon klubin e Barcelones, se nuk i ka dhene 15% te shumes qe i takon, pas kalimit tek Interi. Behet fjale per nje shume prej 3 milione euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22798. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22798

Hollanda dhe Belgjika kandidate zyrtare për Botërorin 2018 Hollanda dhe Belgjika kane zyrtarizuar kandidaturen e tyre per te organizuar Kampionatin Boteror te futbollit ne vitin 2018. Dy shtetet kane paraqitur planin e tyre per te organizuar kompeticionin me te madh futbollistik, duke prezantuar projektet per te ndertuar 12 stadiume te rinj moderne qe do te kushtojne nga 60 deri ne 100 melione euro secili.
Ne nje konference per shtyp te zhvilluar ne stadiumin e PSV Eindhoven, presidenti i komitetit organizativ Harry Been ka paraqitur edhe disa prej kompanive me te medha evropiane qe do te jene dhe sponsor te këtij projekti.
Hollanda dhe Belgjika duhet te mundin konkurrencen e kandidateve te tjere si Australia, Anglia, Indonesia, Japonia, Korea e Jugut, Meksika, Katari, Rusia, Spanja dhe Portugalia si dhe SHBA, per te organizuar Boterorin 2018. Nderkohe yjete e futbollit holandez si Johan Cruyff e Ruud Gullit, notari Pieter van den Hoogenband dhe ciklisti belgt Eddy Merckx jane zgjedhur si ambasadore te këtij projekti.
Boterori i ardhshem do te zhvillohet ne Afriken e Jugut ne vitin 2010, ndersa ne 2014 ai do te organizohet nga Brazili. Sipas organizatoreve holandeze dhe belg, keto dy shtete jane shume te favorizuara per te pritur kete kompeticion ne vitin 2018, pasi ndodhen shume prane njeri-tjetrit si dhe kane nje infrastrukture shume moderne. Gjithsesi, vendimi përfundimtar do te merret nga FIFA ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te saj qe do te mbahet me 22 dhjetor.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22794

Edhe ministra Toptaniste të maqedonëve edhe enciklopedi shqiptare, pak si shumë!? Nga Mehdi Hyseini
*** Strategjia e politikës ditore shqiptare= së bashku me kolonialistët serbë, maqedonë, malazezë dhe grekë, assesi nuk mund të cilësohet progresive, kombëtare, patriotike dhe demokratike, por në thelb është kolaboracioniste, regresive, antishqiptare, antidemokratike dhe antipaqësore. Nuk janë patriotë, as demokratë ata politikanë e shtetarë shqiptarë, të cilët qe 20 vjet për interesa të tyre meskine dhe përfituese materialiste dhe karrieriste kanë shpërfillur egërsisht dhe pamëshirë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit të Shqipërisë Etnike. Ata mund të jenë miq të gjithë botës, por humanistë, patriotë dhe demokratë shqiptarë, JO!
*** Populli shqiptar dhe të gjithë ata që e mbështesin interesin e përgjithshëm të tij-të drejtln e vetëvendosjes së tij kombëtare dhe shtetërore, kanë të drejtë ta hudhin në baltë enciklopedinë antishqiptare të ASHM-së, por jo edhe, nënkryetarët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë, të cilët, jo vetëm se participojnë në pushtetin shtetëror të Maqedonisë, por edhe e mbrojnë atë sipas ligjeve dhe Kushtetës maqedone antishqiptare në fuqi (1990-2009).
Edhe shqiptarëve në Maqedoni u ka ra mini nëpër mustaqe, së pari, po duan të pasurohen dhe, ti ndajnë kulltukët e mëndafshtë ministrorë me sllavomaqedonët, në vend se të luftojnë për krijimin e shtetit të vet, ata copëtohen dhe luftojnë mes veti, se si ta ruajnë dhe, ta mbajnë gjallë me frymë popullin dhe shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon!?
Kësi shembulli human dhe demokratik kundër vetëvetes nuk ka askund në botë! Puno për armikun, i cili të ka zaptuar truallin dhe shtëpinë! Është bërë Zot në shtëpinë shqiptare, edhe pse struktura etnike e atij populli maqedon është e përbërë nga pakicat nacionale (bullgarë, serbë, grekë dhe vëllehë)!?
Ndryshe nuk do të pranonin nënshtrimin dhe kapitullimin kombëtar dhe shtetëror nën tutelën e regjimit sundues kolonial sllavomaqedon, të mbështetur dhe të votuar edhe nga vetë politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009). Ky është gabimi dhe turpi më i madh dhe, më i pafalshëm i shqiptarëve të instaluar në pushtetin shtetëror sllavomaqedon, që dëshmon se shqiptarët e njohin Maqedoninë dhe kombin maqedon, që përpos në historinë dhe në politikën e Jugosllavisë së Titos (1945-2009), ky shtet artificial dhe ky popull i asimiluar nuk figuron në historinë e popujve dhe të shteteve të Ballkanit.
*** Vetëm shqiptarët janë komb autokton në Maqedoninë e Titos (1945-2009). Janë të vjetër sa vetë Maqedonia antike pellazge-shqiptare e Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh.
Mirëpo, sa ia vlen që shqiptarët kanë rrënjët e tyre të lashta, sa vetë lashtësia e Maqedonisë antike pellazge-ilire shqiptare, kur qe 20 vjet (1990-2009) u ka ra mini nëpër mustaqe. Në vend se ta kenë qeverinë dhe shtetin e vet të pavarur shqiptar, janë shndërruar në hyzmeqarë vasalë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon. Në vend se të punojnë për vete, punojnë për sundimtarët e tyre.
Kjo është arsyeja kryesore pse kanë ardhur në shprehje teorike dhe praktike, sjellja dhe veprimet negative segreguese dhe aparteide antishqiptare të politikës, të propagandës, të ligjeve, të kushtetutës dhe të kuazishkencës sllavomaqedone, duke i shndërrrua shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë si minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes.
Historiografët, publicistët, politikanët dhe shtetarët sllavë të Ballkanit janë dëshmuar si specialistët më të njohur në botë për falsifikimin e së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike!
Nuk është befasuese dhe sensacionale pse Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e ka botuar dhe promovuar një enciklopedi të re me fakte dhe me shifra të rreme fallso kundër historisë së identitetit etnik, kombëtar dhe gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kjo është një sëmundje e lashtë epidemike dhe paranoide kolektive e konglomeratit sllav në Ballkan, që me shekuj përfaqësuesit e tij, janë mësuar të shkruajnë historinë falsifikuese dhe të rreme mbi shqiptarët autoktonë në territoret pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Me gjithë këtë sëmundje patologjike raciste kundër shqiptarëve, përpiluesit e Enciklopedisë më të re të ASHM-së me në krye akademikun, Bllazhe Ristov, kanë harruar se historia e identitetit të popullit të tyre sllav, dhe e Republikës së tyre sllave, janë kontraverese dhe fallso, sepse historikisht, kjo Maqedoni me maqedonët e imagjinuar të Jugosllavisë së Titos nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe me vazhdimësinë shekullore historike, etnike as shtetërore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.
Si politika qeveritare, ashtu edhe hartuesit e kësaj enciklopedie të turpshme falsifkuese antishqiptare, duke pasur mizën pas veshi (si popull dhe si shtet kontestues artificial sllav), kanë përshpejtuar, ta nxjerrin në dritë atë enciklopedi më të re, me qëllim që të mohojnë historinë e prejardhjes autoktone të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.
Mirëpo, janë therrur keq në këtë rast ngase pa i shtyrë askush, përmes enciklopedisë së të tyre më të re, kanë nxjerrë në shesh argumentet dhe faktet e shumta historiko-politike se, si populli, ashtu edhe republika e Maqedonisë janë me origjinë fallso të identitetit të tyre.
Pra, ky veprim antishqiptar i shovenëve maqedonë, është edhe një argument më shumë që përligjë të vërtetën e identitetit historik, se maqedonët janë një popull i asmiluar sllav (bullgarë, grekë, serbë, vëllehë etj.).
Me enciklopedi fallso nuk mund të shkruhet historia nacionale dhe shtetërore e Maqedonisë dhe e maqedonëve, sepse ajo nuk është ndërtuar në hostorinë e Ballkanit.
Të gjitha të dhënat dhe shifrat e shkruara lidhur me historinë e gjenezës, të vjetërsisë së etnikumit shqiptar në Maqedoni, hartuesit e Enciklopedisë famëkeqe maqedone, i kanë falsifikuar në shkallën edhe më ekstreme sesa historiografia dhe politika shtetërore e derisotme serbomadhe.
Këtë, para së gjithash, e dëshmon ky fakt i rrejshëm dhe i trilluar nga enciklopedistët maqedonë, të cilët në enciklopedinë e tyre kanë pohuar se shqiptarët janë ngulitur në Maqedoni pas shekullit të XVI?!
Kjo është rrena më e turpshme dhe falsifikimi më i madh i enciklopedistëve sllavomaqedonë deri më sot (fillimshekulli XXI, viti 2009), sepse gjeneza e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, daton që nga pellazgjia lashtë. Sipas shkencëtarit të shquar frëng Robert dAngely, lozët e kombit shqiptar i gjejmë qysh në kohën antike të Homerit, i cili nuk e njeh emrin Maqedoni dhe të maqedonasëve. Për të luftëtarët që e kishin prejardhjen nga këto vise të pashkelura nga Aksiosi(Vardari) ishin paonë dhe vendi i tyre për herë të parë quhej Paoni…Gjatë periudhës parahistorike, Maqedonia gjeografikisht përfshinte një shtrirje që ndryshonte vazhdimisht, duke përfshirë rajonin, i cili kufizohej nga Aksiosi dhe Aliakmoni, ujitës nga Lundiasi dhe që kishte si kryeqytet Aegosin ose Edesën. Më vonë ky rajon u bë qendra e shtetit të madh e të fortë të Maqedonisë, dhe pa dyshim për këtë arsye u quajt Emathie ose e Madhja. Me kohë ky shtet u themelua nga fundi i shekullit IX, para Krishtit, përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos zgjeroi hapësirën që shlnonte emri. Nën mbretërimin e Filipit II, atit të Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Ndërkaq, në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Dhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare, ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë e etruskë dhe gegë), dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: PELLAZGJISHTEN ose SHQIPE Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22789

Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit Që kur u fut në Big Brother nuk e fshehu ambicien e tij për të bërë karrierë në Shqipëri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai la Italinë dhe jetën që bënte atje, e cila për shumë prej të emigruarve mund të ishte jeta ideale. Arjon Muça ka treguar gjithmonë se di mirë se çfarë do në jetë dhe njeh armët që posedon për të qenë fitimtar.
Ndërkohë që shumë prej personazheve të Big Brother përflitet se do të jenë pjesë e Top Medias, duket se më me fat nga të gjithë është Arjoni i cili ka tashmë në dorë plane konkrete. Pak muaj më parë, kur ai sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother dhe ishte disi konfuz në idetë e tij, gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e botës magjike të televizionit, madje është shprehur se për natyrën e tij do të ishte perfekte roli i prezantuesit në një program rinor si Selekt. Por duket se oferta që tashmë i është bërë, është shumë më e mirë se ajo që djali bukurosh kishte menduar për veten e tij kohë më parë. Programi Një këngë për ty i cili do të startojë pas pak ditësh në Top Channel, ku protagonistë janë disa fëmijë të talentuar, do të prezantohet nga Hueida El Sajed dhe Arjon Muça.
Duket se për të dy këta të rinj, lajmi ka qenë një surprizë e vërtetë. Hueida ka kohë tashmë që jetën e saj e bën mes Parisit dhe Tiranës por më së shumti po jeton në Paris ku ka ndërtuar edhe një karrierë për tu patur zili. Ka tre vite që nuk merret në televizion, që atëherë që bënte një program mëngjesi tek televizioni Arbëria. Mbase nuk mendonte ti rikthehej televizionit në Shqipëri, ose nuk shihte hapësirat e duhura për ta bërë këtë, prandaj dhe në Tiranë vinte thjesht për të dhënë provimet dhe për të takuar miqtë e saj. Por pikërisht ditën kur ajo erdhi për të marrë diplomën, mori një ofertë nga Top Channel për të qenë prezantuese e parë tek programi Një këngë për ty.
Me siguri Hueidës i ka pëlqyer menjëherë ideja pasi natyra e saj disi fëminore ia bën shumë më të lehtë prezantimin e një programi ku protagonistë do të jenë fëmijët. Por stafi i programit ka pasur si ide që brenda këtij formati të fusë edhe një talk show me fëmijët, pjesë e cila do të prezantohet nga Arjon Muça, djali bukurosh i cili u bë i njohur falë programit Big Brother. Ka me të vërtetë mjaft kuriozitet për të parë sidomos Arjonin në versionin prezantues, si një djalë i cili nuk kishte patur ndonjëherë lidhje me televizionin, por që mendonte se mund të jepte shumë aty.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4612

Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani Këngëtarja Greta Koçi sapo ka shijuar zbatimin e ligjit Për të drejtën e autorit në Gjermani, duke dalë e fituar me plot 250 mijë euro dëmshpërblim. Pak ditë më parë Gjykata e Frankfurtit ka marrë vendimin për të gjobitur me këtë shumë një kompani, që shkarkonte këngët e saj nëpërmjet internetit dhe më pas i shiste në tregun muzikor. Gjykata e mori këtë vendim pasi vërtetoi që bëhej fjalë për shkelje të së drejtës së autorit, në këtë rast e dëmtuara ishte këngëtarja e re Koçi.
Në vendimin e Gjykatës së Frankfurtit citohet se, pala kundërshtare dënohet me 250.000 euro gjobë - me shlyerje burgu - ose me heqje lirie 6 muaj për çdo shkelje në publikimin dhe riprodhimin e veprave muzikore të këngëtares shqiptare Greta Koci: Sekreti, Nuk ta kam thënë, A do të më shaj nana, Shkolla Willson dhe Natën të kërkoja sipas dokumentit në V3 të paraqitur. Të gjitha këngët e sipërpërmendura ishin marrë nga interneti dhe pastaj ishin përdorur pa të drejtën e autorit. Kjo është hera e parë që një këngëtar apo artist dëmshpërblehet me një shumë të tillë si pasojë e shkeljes së të drejtës autoriale. Ndërkohë që në Shqipëri me gjithë zhurmën dhe masat, që kanë filluar të merren për respektimin e të drejtës së autorit, artistët ende nuk e kanë ndier këtë ndryshim. Shumë krijime të tyre që mund të gjenden lehtësisht në internet mund të vidhen dhe përdoren nga kushdo, dhe ky është një problem për ta që mbetet ende i pazgjidhur.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4609

Marrëzirat e një shkencëtari partizan Nga Alush Kamberi -
Edhe një tjetër pamflet i Blazhe Ristevskit.
Bllazhe Ristevskin, këtë kreshnik të nëntokës antishqiptare në Maqedoni, e njohin mirë shqiptarët. E njohin që nga periudha më e egër antishqiptare pas vitit 1981, kur ai, së bashku me shërbëtorin e tij, Nijazi Limanovskin ,do hartonte skenarët më ogurzinj kundër popullatës shqiptare, të cilat do ti harmonizonte me projektet fashistoide që dilnin nga laboratori famëkeq i ,Francuska 7, ne Beograd, me në krye Dobrica Qosiqin, si dhe me ,,historianë,, të tjerë serbë, të specializuar për përbaltjen e historisë, kulturës dhe dinjitetit shqiptar! I njohin mirë skenarët e tij për ndryshimin e toponimeve shqiptare në tekstet shkollore dhe në mediume, për mbylljen e shkollave të mesme shqipe, përkatësisht për hapjen e të ashtuquajturave paralele të përziera”, ku shqiptarët do të mësonin maqedonisht, për masat rigoroze që do të merreshin ndaj prindërve që pagëzonin fëmijët e tyre me emra që ia vritnin veshin, si p.sh: Lirim, Shqipe, Kushtrim, Vlorë, Liridon, Valbona, Berat, Vjosa etj, duke shkuar deri atje saqë, këto emra i fshinin edhe nga regjistri i ofiqarit! Shqiptarët e njohin atë edhe për kërkesat e tij fashistoide për aplikimin e masave për ndërprerjen e natalitetit tek shqiptarët dhe marrjen e masave ndaj atyre që do të lindnin më tepër se tre fëmijë, kur ndërkaq, favorizohej rritja e natalitetit tek maqedonasit, pastaj akuzonte shqiptarët se gjoja bëjnë albanizimin e torbeshëve, me qëllim të shtimit të numrit të shqiptarëve në Maqedoni, në mënyrë që më vonë, ai vetë do ta bënte këtë punë, duke hartuar skenarë për shpikjen e maqedonasve myslimanë, përkatësisht, për asimilimin e torbeshëve në maqedonë! Bllazhe Ristevski, me dekada është eksponuar si element antishqiptar, duke manifestuar një urrejtje patologjike ndaj kësaj popullate. Gati të gjitha projektet e tija shkencore kanë baza antishqiptare! Para disa vitesh, doli me një zbulim të shekullit se deri në vitin 1925, në Shkup nuk ka patur asnjë familje shqiptare! Çmenduri e një shkenctari që nuk turpërohet të dalë publikisht edhe me rrena të këtilla monstruoze! Nuk turpërohet ai, jo, sepse, kjo nuk është hera e parë që ai shërbehet dhe gënjen (në rend të parë vetveten), me pseudoshkencë, me marrëzira që vetëm ai mund ti kuptojë dhe tu kënaqet! Mjerim për një popull që ka në gjirin e vet një akademik të këtillë që u doktorua në kohën partizane dhe vazhdoi të bëjë shkencë partizançe! Por, ja që këto ditë, Bllazhe Ristevski do të na dalë publikisht edhe me një sihariq të ri: do të na dalë publikisht me njëfarë enciklopedie, që e redaktoi ai me bashkëmendimtarët e vet dhe me ndihmën e disa spiunëve shqiptarë, të cilët, për një lëpirje mjalti në kupën e lugës, u futën në këtë valle të fëlliqur, të prirë nga albanofobi Ristevski! Me këtë enciklopedi, ai, edhe njëherë riaktivizoi lidhjet e tij me nëntokën antishqiptare serbe, pasi tezat e tyre për shqiptarët, ai, jo vetëm që do ti përshkruajë, por do të përpiqet tia bëjë fyerjet më të rënda këtij populli! Ai, popullin shqiptar, jo vetëm që do ta quajë në mënyrë përçmuese shiptari, por do ti shtojë edhe një epitet tjetër, të cilin mund ta shkruajë vetëm një njeri me kokë të sëmure: do ti shtojë epitetin pllaninci, që do të thotë popull i pacivilizuar, që vjen nga mali, popull primitiv, ose siç do të kishte dashur me shumë qejf ta thoshte ai: popull i egër! Unë nuk e di, a ka fjalor më të ulët që një shkencëtar i vërtetë, një akademik, mund të marrë guxim të bëj vlerësime aq poshtëruese për një popull në një Enciklopedi që mbetet dokument historik për gjeneratat e ardhshme? Por ja që shkencëtari dhe akademiku Ristevski e thotë! Siç duket, me këtë pamflet më të ri, ai ka dy qëllime: e para, ta paraqesë popullin maqedon si popull antik e jo sllav – ashtu siç shkroi dhe e prezantoi deri dje në dhjetëra vëllime – dhe e dyta, ta poshtërojë popullin shqiptar në Maqedoni deri në skajshmëri! Këto janë dy qëllime patologjike të Bllazhe Ristevskit. Por, Ristevski harron dy gjëra: e para, si do të arsyetohet ai para studentëve të vet, të cilëve deri dje u ligjëroi historinë se maqedonasit janë pasardhës sllavë që kanë ardhur nga Karpatet dhe, çdo tu bëjë ai dhe kolegët e tij akademikë qindra e mijëra veprave të tyre që i shkruan shtatë dekada me radhë?! A do të thotë kjo se shtatë dekada mashtruan popullin e tyre me gënjeshtra shkencore? Dhe, me çfarë rrenash tani do ta bëjnë një histori të re antike, kur të gjitha nishanet maqedonase janë sllave: edhe gjuha (që i përngjan bullgarishtes, serbishtes e rusishtes), edhe emrat e njerëzve me kuptim në sllavishte, edhe toponimet, edhe folklori, edhe veshja…?! Dhe, nuk e di, çfarë magjie do të shfrytëzoni për ti ndryshuar tezat e një historie të vërtetuar në tërë botën për periudhën antike dhe për popujt që i përkasin kësaj periudhe? Me siguri mund ta merrni me mend se historia nuk shkruhet sipas qejfit dhe vullnetit të shkenctarit Ristevski! Ajo është e definuar dhe e vendosur në kasafortat e arkivave historike të botës dhe të gjitha synimet e këtilla do të mund të mbeten veç një ëndërr dite…! Ky ishte qëllimi i parë i shkenctarit partizan Ristevski. Qëllimi i dytë i tij është që ta përbaltë popullin më të lashtë në Ballkan, pasardhës i fisit Ilir se gjoja qenka ardhacak në hapësirat e Maqedonisë! Ky është qëllim djallëzor dhe monstruoz! Po të ndodhte kjo në një mjedis më të civilizuar, vetë populli maqedonas do të kërkonte të distancohej dhe ti kërkonte falje popullit shqiptar! Ristevski e di fare mirë realitetin historik, vetë ai dhe maqedonasët e sotshëm janë ardhacakë në tokat shqiptare! Marrëzi! Dhe, pikërisht nga ata ,,Pllaninci,, siç paskët dëshirë ti quani shqiptarët, ju zoti Ristevski, vazhdoni në mënyrë pirateske tua vidhni vlerat: pasurinë kishtare (edhe këtë projekt e ka realizuar Akademia juaj dhe librin e ka shpërndarë nëpër botë), muzikën, folklorin dhe tani edhe vlerat antike – arkefaktet që dëshironi ti tjetërsoni! Keni aq shumë dëshirë ta përvetësoni edhe Skënderbeun e madh, Nënën tonë Terezë dhe – dhashtë Zoti – nëse del në skenë, edhe ndonjë figurë tjetër shqiptare me famën e tyre, me siguri, sakaq do të tentonit ta përvetësoni! Ne,shqiptarët, vërtetë ju kuptojmë, sepse jeni në hall të madh: kërkoni rrënjë e si gjeni dot. Por, e keqja më e madhe është se harroni tu jeni mirënjohës, në këto rrethana vetëm shqiptarëve, sepse vetëm shqiptarët janë ata që ua njohin edhe kombin, edhe shtetin! Ju njeh edhe Shqipëria, edhe Kosova. Do të ishte fatale për Maqedoninë, nëse edhe këto dy shtete do rishikonin qëndrimin e tyre. Asnjë shtet tjetër fqinj nuk ju njeh. Ata ju thonë haptas se jeni shtet dhe komb artificial, i krijuar në kohën e Titos dhe Kardelit! Dhe, veç falë shqiptarëve, sot ekziston shteti i Maqedonisë! Dhe, veç falë shqiptarëve – që ju i quani Pllaninci – ju e botuat këtë libër, e pritet të botoni pastaj edhe qindra të tjerë brenda vitit, të vazhdoni të realizoni qindra projekte, të ngrini përmendore, të ndërtoni kisha ku tu kujtohet e si tu kujtohet, të themeloni institucione, të bëni filma, të mbani festivale, koncerte, simpoziume, të bëni gërmime antike… Pra, jeni duke bërë çdo gjë vetëm falë shqiptarëve, që ju u shfrytëzoni djersën dhe paranë e tyre për ta mbajtur këtë shtet në këmbë, e masandej i poshtëroni në mënyrë të paturpshme dhe të pashembullt në botë! Ka edhe një qëllim tjetër djallëzor albanofobi Ristevski: të luajë rolin e një Karaxhiqi serb në Maqedoni, të nxisë urrejtje dhe ti provokojë shqiptarët! Do të dëshironte ndoshta edhe ndonjë konflik të ri! Por, nuk e di, sa do të kishte dobi ai dhe kushdo tjetër, madje edhe kolegët e tij akademikë maqedonas, nga një konflikt i ri, të cilët kanë obligim mor Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22785. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22785

VIDEO: Obama, në shoun komik David Letterman Show Barak Obama është i pari President amerikan i ftuar në show-n e famshëm satirik “David Letterman Show”. I ftuar në këtë spektakël komik në televizionin shtetëror amerikan NBC, presidenti Obama nuk ka folur vetëm për ekonominë dhe reformën në shëndetësi, por edhe për racizmin. “Para se të zgjidhesha president unë isha njeri me ngjyrë, kjo është e vertetë”, kështu është shprehur numri një i Shtëpisë së Bardhë, kur Letterman e pyeti nëse akuzat ndaj tij, kishin ose jo sfond racist. Polemikat në lidhje me ngjyrimet raciste drejtuar Obamës u ndezën pas deklaratave të disa politikanëve që mbrojnë reformën në shëndetësi që theksonin se sulmet ndaj Obamës janë me sfond racist. Kjo ishte puntata hapëse për këtë vit e “David Letterman Show”, një spektakël mjaft popullor dhe i dashur në kontinentin amerikan.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22779
Top