Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Zhurmat, vendi ynë më problematiku në Evropë Specialisti në ISHP, Cicolli, shpjegon se monitorimi i fundit na rendit ndër parët në Evropë për zhurmat. Ja zonat më të zhurmshme dhe shkaktarët. Monitorimi
Ndotja akustike urbane (zhurmat) e rendit vendin tonë ndër më problematikët në Evropë, ndërsa Tirana është qyteti me parametrat më të lartë të zhurmave.
Ky është përfundimi i monitorimit të fundit, që Instituti i Shëndetit Publik ka bërë në 8 qytetet kryesore në vend. Monitorim, nga i cili ka rezultuar se, në vitin 2008, në disa zona, ka ardhur në rritje. Sipas specialistit të ndotjes akustike pranë Seksionit të Fizikës Sanitare, Arti Cicolli, gjendja po bëhet problematike, sidomos në orët e natës. Gazeta “Shekulli” publikon zonat më të ndotura nga zhurmat dhe faktorët që ndikojnë në stimulimin e ndotjes akustike.
Monitorimi
Sipas monitorimit, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, në Tiranë, pikat më të nxehta janë te rruga e “Elbasanit”, Laprakë, Stacioni i Trenit, Kryqëzimi “Vasil Shanto”, zona e Bllokut, sidomos gjatë natës dhe sheshi “Skënderbej”, ku vlerat ditën janë mbi 70 dBA dhe natën janë mbi 60 dBA ( të shprehura në Laeq – niveli ekuivalent).
“Këto norma janë të larta krahasuar me normat e lejuara të BE-së, të cilat janë 55 dBA ditën dhe 45 dBA natën. Ato shihet qartë që janë kaluar në pikat e monitorimit, çka e bën vendin tonë shumë problematik për ndotjen akustike”,- pohojnë specialistët e ISHP-së.
Ndërkohë, Arti Cicollis shpjegon se problematike po bëhet edhe periudha e natës, ku vihet re e njëjta situatë në Tiranë dhe ku jeta e natës po vazhdon të konsolidohet në vlera mjaft të larta, 58-60 dB (A), me një ndjekje të largët nga Durrësi dhe Fieri, në kufijtë e 50 dB (A), duke vazhduar qetësisht në qytetet e tjera. “Popullsia e 8 qyteteve të përzgjedhura për monitorim përbën mbi 30 % të popullsisë së Shqipërisë, prej 3.401.198 banorësh (referuar INSTAT-it).
Po këto qytete, që janë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora, Saranda, Korça dhe Elbasani, sipas të njëjtit burim të dhënash, kanë mbi 60% të automjeteve në qarkullim.
Shkaqet
Niveli i zhurmave jo vetëm që nuk po gjen përmirësim nga viti në vit, por ato po bëhen gjithnjë më problematike dhe shkaktarë për këtë situata janë disa faktorë. Kështu, Arti Cicolli, pohon se ky është kontribut i një fluksi më të madh të automjetesh, që është vënë re gjatë monitorimit.
Ky fluks është rrjedhojë edhe e ngarkesës së krijuar në kryqëzime të rrugëve nga numri i madh i automjeteve dhe nga mosfunksionimi i sinjalistikës, në shumicën e tyre.
Faktor tjetër me një peshë shumë të konsiderueshme është lëvizja e mjeteve të rënda mbi 10 ton, prania e tyre në nyje të tilla problematike vështirëson shpejtësinë e lëvizjes, manovrimin dhe rrit në rreth 30 % nivelet e zhurmave.
Përdorimi pa kriter i automjeteve janë një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt në kontributin e zhurmave urbane, qofshin këto edhe për nevojën e gjetjes së parkimit të automjetit. “Mungesa e theksuar e vendparkimeve të përkohshme apo të përhershme, është një tjetër faktor, i cili ndikon në rritjen e niveleve të ndotjes nga zhurmat.
Këtij faktori i shtohet edhe mungesa e rrugëve dytësore apo tretësore, të cilat do të ulnin ndjeshëm përqendrimin në akset kryesore, gjë që sjell edhe mbingarkesën në këto akse dhe rrjedhimisht rrit nivelin”,- pohon specialisti Arti Cicolli, duke shtuar se gjendja motorike e automjeteve në qarkullim lë shumë për të dëshiruar, mosha e vjetër e tyre sjell uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës apo dhe mospërdorimi i marmitave jo silencioze.
Mjekët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin
Nervozizëm deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. “Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin”, – pohojnë mjekët specialistë.
Sipas tyre, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas mjekëve tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit.
“Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie”, – theksojnë mjekët. Por, ajo që është më e dukshme, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara, mund të shkaktohet edhe shurdhim.
Pikat më të nxehta në Tiranë
Rruga e “Elbasanit” Laprakë Stacioni i Trenit Kryqëzimi “Vasil Shanto” Zona e Bllokut (natën) Sheshi “Skenderbej” (Vlerat ditën janë mbi 70 dBA dhe natën janë mbi 60 dBA, ndërsa normat e BE- së, ditën janë 55 dBA dhe natën 45 dBA)
Të rinjtë nuk marrin informacionin e duhur as në shkolla, as në komunitet. UNICEF-i, edukatë brezave të rinj për mbetjet
Ndotja nga mbetjet, ndjeshmëri e ulët për rrezikshmërinë
Vend me problematikë të theksuar nga ndotjet, por edhe ndjeshmëri e ulët në komunitet për të mbajtur një mjedis të pastër. Të paktën, bëhet fjalë për mbetjet plastike apo mbetje të tjera, që të gjithë kemi mundësi që t’i hedhim në vendin e duhur, duke shmangur ndotjen e mjedisit nga to.
Në një vëzhgim që bëmë nëpër shkollat 9-vjeçare, nxënësit pohojnë se nuk marrin informacion të mjaftueshëm as në mësim dhe as nga familjarët për rrezikshmërinë e mbetjeve plastike dhe mbetjeve të tjera dhe sa të kujdesshëm duhet të jenë ata ndaj tyre.
Por, nga ana tjetër, edhe vetë mësuesit pranojnë se duhet më shumë kushtim për të edukuar brezat, për të mbajtur një mjedis sa më të pastër, por sipas tyre, kjo nuk ka të bëjë vetëm me edukatën që merret në shkollë, por edhe me edukatën që merret në shtëpi dhe komunitet.
Pikërisht për problemin e ndotjes së mjedisit nga mbeturinat plastike, kohët e fundit u promovua projekti, “Shqipëria ime e pastër dhe e bukur”, mundësuar nga UNICEF-i, dhe mbështetur nga Ambasada Holandeze. Për problematikën e ndotjes nga materialet plastike, janë përfshirë në projekt nxënës dhe mësues të shkollave nga Tirana, Shkodra, Korça, Durrësi e Lezha.
Së pari, projekti synon aktivitete promovuese për ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit. Gjithashtu, synohet organizimin nëpër shkolla dhe komunitete për të grumbulluar çdo të hënë mbeturinat plastike në një kosh të veçantë, që u është shpërndarë shollave.
Ndërkohë, mësuesit e shkollave ku po realizohet ky projekt pohojnë se qëllimi kryesor është pikërisht aktivizimi i përbashkët i fëmijëve, prindërve, mësuesve e gjithë komunitetit në shkolla dhe më tej, edhe në ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit.
Me anë të ndërgjegjësimit, specialistët e mjedisit theksojnë se të gjithë duhet të kuptojnë procesin, përmes të cilit grumbullimi dhe riciklimi i materialeve plastike, do të kontribuojë për një mjedis më të mirë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22776. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22776
Kush e Vrau Mensurin? Në dhjetor të vitit të kaluar, Hasan Raci vrau vajzën e tij 16 vjeçe. Për këtë krim, çuditërisht u dënua me kusht, ndërsa u lirua pas gjashtë muajsh. Javën e kaluar, ai kreu edhe vrasjen e dytë. Kësaj radhe, vrau kushëririn, Mensurin 21 vjeç. Kush, në fakt, ia mori jetën këtij të riu? Hasani që shkrepi alltinë, apo Gjykata e Qarkut në Pejë që e liroi në mënyrë të kundërligjshme Hasanin?
Kemi bërë shtet, por a kemi vërtet shtet? Këtë pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siçeva e Klinës, të gjithëve në Kosovë. Sheremeti, të mërkurën e javës që kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeç, i cili dyshohet se u vra nga kushëriri i tij, Hasan Raci.
Tash Hasani është në paraburgim, por vrasja e Mensurit është e dyta me radhë brenda nëntë muajve, që dyshohet se është kryer nga ky person. Kështu Hasani, pas vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare, të mërkurën, në qendër të Klinës, me gashtë plumba, dyshohet se kreu ekzekutimin e radhës.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Hasani ka vrarë të bijën e tij në oborr të shtëpisë, duke mos lejuar që as të afërmit ti shkojnë për vizita. Për vrasjen e së bijës, Gjykata e Qarkut në Pejë e kishte dënuar Hasanin vetëm me gjashtë muaj burg, periudhë të cilën ai e ka shlyer duke qëndruar në paraburgim.
Sistemi i drejtësisë në Pejë duket të jetë shumë efikas, kur i njëjti njeri, i gjetur fajtor për vrasjen e vajzës, arrestohet, hetohet, dënohet, mban burgun dhe të gjitha këto brenda nëntë muajve! Në pjesën tjetër të dënimit prej pesë vjetësh me kusht, sipas vendimit të gjykatës, Hasani është dashur që të mos e përsërisë veprën e njëjtë penale të vrasjes. Në këtë mënyrë, Hasani ka qenë thuajse i lirë.
Vendimi i pesë anëtarëve të trupit gjykues, të drejtuar nga gjyqtari Ukë Muçaj, i ka mundësuar Hasanit, vrasësit të së bijës, që të mund të shëtisë lirshëm.
Përgjegjësia
Përgjegjësisë në lidhje me këtë dënim të shqiptuar ndaj vrasësit të së bijës, tenton ti largohet secili nga zyrtarët e Gjykatës së Qarkut në Pejë. Me hetimin e kësaj vrasjeje është marrë Gëzim Kollçaku, prokuror i Prokurorisë Publike në Pejë, i cili tash e disa kohë ka braktisur këtë detyrë, duke iu kthyer zanatit të avokatit.
Por sa i përket vrasjes së parë dhe dënimit që ka marrë Hasan Raci, ish-prokurori Kollçaku nuk dëshiron të flasë gjatë, me arsyetimin se është i zënë. Etika e prokurorit e kërkon që të mos përzihemi në punët dhe vendimet e gjykatës. Duke u bazuar në prova, ai person është shpallur fajtor. Por se sa dënohet, shumë apo pak, kjo është çështje tjetër. Kjo i takon gjykatës, thotë Gëzim Kollçaku për Express.
Avokati i Hasan Racit, për të dyja rastet, edhe për çështjen e vrasjes së vajzës, edhe tash kur ai dyshohet se ka vrarë Mensurin, kushëririn 21-vjeçar, është Haxhi Çekaj. Pasi shpjegon se në lidhje me vrasjen e kushëririt, gjyqtari i procedurës paraprake, klientit të tij ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, avokati Çekaj nuk dëshiron të komentojë vendimin e gjykatës në lidhje me vrasjen e parë.
Për rastin e dytë, klienti im është mbrojtur në heshtje. Kurse për çështjen e parë, kjo është një gjë për të cilën nuk kam kompetencë të flas. Ky është një rast i kaluar dhe nuk dua të kthehem prapa, thotë shkurt avokati Çekaj për Express.
Në fakt, Gjykata e Qarkut në Pejë ka kohë që ka mbetur pa zot shtëpie. Ky institucion nuk e ka kryetarin, që prej kohës kur ka vdekur i ndjeri, gjyqtari Esat Shala. Për disa kohë, si ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, ishte emëruar gjyqtari Ukë Muçaj. Por edhe ky i fundit, pas një kohe, është suspenduar nga ky post dhe detyra e gjyqtarit, pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërkohë, gjyqtari Muçaj ka qenë kryetar i trupit gjykues, në rastin e vrasjes së parë të kryer nga Hasan Raci, i cili e ka ekzekutuar të bijën në oborr të shtëpisë së tij. Nuk kam asnjë koment mbi këtë rast, është krejt çfarë ka për të thënë gjyqtari Muçaj.
Ndërkaq, Expressi sipas shkresave zyrtare ka mësuar se vendimi është marrë duke u bazuar në ekspertizën e mjekëve të QKU-së, të cilët kanë vlerësuar gjendjen mendore të të akuzuarit.
Sipas shkresave, thuhet se Hasan Raci ka qenë në afekt dhe depresion në momentin e vrasjes. Vendimi ishte marrë nga anëtarët e panelit. Por, si e precizon Kodi Penal i Kosovës vrasjen e fëmijës së mitur nga prindi i tij, qoftë edhe në afekt?
Ligji
Por kapitulli i 15 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, që merret pikërisht me vrasje, neni 146, shkruan qartë se kushdo që e privon personin tjetër nga jeta, dënohet me më së paku pesë vjet burgim. Në këtë rast, në kapitullin e njëjtë, neni 147, i cili i klasifikon vrasjet e rënda, pika 1, e vendos në këtë kategori edhe vrasjen e fëmijës. Në këtë rast, personi që do të privonte nga jeta një fëmijë, dënohet me së paku dhjetë vjet burgim apo me burgim afatgjatë.
Ndërkohë, neni 148 i këtij kapitulli, i cili flet për vrasje të kryer në gjendje të afektit mendor, akt i cili dyshohet se është kryer nga Hasan Raci ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, dënimi është shumë i qartë. Kushdo që tjetrin e privon nga jeta në gjendje të afektit mendor, i vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së fortë mendore të shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet, thuhet në këtë nen.
Siçeva
Në fshatin e Hasan Racit, në Siçevë të Klinës, banorët tregojnë se nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë tek ai, vrasësi i vajzës së tij, para se ai ta kryente këtë akt. Por pas vrasjes dhe varrosjes të së bijës si dhe moslejimin për vizita ngushëllimi, ata kanë parë se Hasani thjesht nuk fliste me askënd.
Sipas banorëve, ka më shumë se një vit që Hasani, së bashku me familjen e tij, janë shpërngulur nga fshati i tyre në drejtim të qytetit të Klinës. Fshatarët e Siçevës tregojnë se vizitat e këtij personi në fshatin e tij kanë qenë të rralla, përveç ditëve të fundit para se ai të vrasë Mensurin.
Sheremet Raci është babai i Mensurit të ndjerë. Ai bën be se nuk kanë pasur kurrë mosmarrëveshje me kushëririn e tij, Hasanin. Të ulur në odën e tij, Sheremeti nis rrëfimin që nga koha kur Hasani ka vrarë vajzën e vet, kur familja e tij ka shkuar për ngushëllime dhe si kanë shkuar për ta parë kur është lëshuar nga burgu.
Nuk e di pse e ka vra djalin tim, i cili ka qenë me agjërim. Në varrimin e Mensurit kanë ardhur të gjithë axhallarët tij, thotë Sheremeti për Express. Sipas tij, për të marrë pjesë në varrim, sipas traditës, ka kërkuar edhe babai i Hasanit, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga familja e viktimës.
I kam thënë hoxhës që erdh me atë porosi se po të ndodhte vrasja aksidentalisht, sigurisht se do ta lejoja. Por jo në këtë mënyrë, sepse nuk e di pse e ka vra, thotë Sheremeti për Express. Tash, Sheremeti thotë se më shumë se vrasja, e mundojnë fjalët e njerëzve, të cilët pëshpëritin se djali i tij ka pasur lidhje me vajzën e vrarë nga Hasani.
I kam pyetur të gjithë për këtë, askush nuk më ka thënë se djali im ka pasur punë të tilla. Ende koka ime nuk e beson se djalin e dytë nuk e kam më. A kemi shtet, shprehet Sheremeti, duke iu mbushur sytë me lot.
Policia
Sipas policisë, të mërkurën rreth orës 10, një 21-vjeçar nga Siçeva e Klinës është vrarë në qendër të këtij qyteti, për motive ende të panjohura. Vrasësi besohet se është kushëriri i tij, H. R. 37-vjeçar, kurse policia rajonale në Pejë njoftoi se viktima është M. R. ka njoftuar policia.
Sipas hetimeve të para të policisë, i vrari ka qenë duke ecur rrugës, kur është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij. Në momentin kur është kryer vrasja, siç tha policia, në afërsi të vendit të ngjarjes kanë qëlluar në detyrë zyrtare, pjesëtarët e njësisë speciale të policisë, të cilët menjëherë kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin, si dhe kanë konfiskuar revolen, me të cilën është kryer vepra.
Kryesi i veprës është arrestuar dhe po mb Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=39. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=39

PS-Berishës: Në Kuvend, pas hetimit të kutive Partia Socialiste i përgjigjet ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë për pjesëmarrje ne Kuvend, duke ripërsëritur se do të kthehet vetëm pas plotësimit të kushteve të vendosura prej saj. Në emër të PS-së, deputeti Taulant Balla ka përsëritur edhe njëherë sot vendimin e palëkundur të forcës që përfaqëson se opozita socialiste është e bindur t’i shkojë deri në fund hetimit të kutive të votimit. “Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, nuk po bojkotojmë një parlament demokratik, ne jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë. Nuk mund të kthehemi në atë parlament, nëse nuk na respektohet e drejta jonë, e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit”- tha ai, sot gjatë një konference për shtyp. PS-ja, ka theksuar Balla, i ripërsërit Sali Berishës kushtet legjitime, realizimi i të cilave është themelor, jo vetëm për forcën tonë politike, por për vendosjen e demokracisë në këtë vend. Sipas tij, socialistët do të jenë në Parlament vetëm atëherë kur të na garantohet hetimi i kutive të votimit, rikthimi në punë i opozitarëve, ndëshkimi me ligj i urdhëruesve të lirimit nga burgjet të kriminelëve që bënë fushatë dhe presion për të votuar pushtetin. “Qytetarët shqiptarë na kanë dhënë përgjegjësinë e madhe për të mbrojtur demokracinë dhe demokracia mbrohet duke respektuar votën. As Sali Berisha dhe as ndonjë mjeran tjetër që vrapon pas karriges dhe interesave nuk mund të na ndalë ne nga angazhimi ynë historik për t’i rikthyer institucioneve demokratike legjitimitetin e munguar”- tha më tej ai. Balla ka deklaruar se PS do të përdorë çdo mjet veprim që mbron demokracinë.
19 shtator Kryeministri vijon me inaugurime rrugësh
MAMURRAS- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kreut të socialistëve Edi Rama për të kthyer deputetet në sallën e parlamentit.
Deklaratën ai e ka bërë sot gjatë inaugurimit të rrugës Fushë-Mamurras, gjatë fjalës përshëndetëse për të cilën u ndal te ftesa e përsëritur për opozitën.
“Ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”- tha Berisha.
Rruga e inauguruar është me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milion lekë.
dt 18 shtator Rama nga Gjirokastra: Jo në kuvend pa transparencën e kutive
GJIROKASTËR- Lideri i socialistëve, Edi Rama ka ritheksuar nga Gjirokastra qëndrimin e prerë të PS-së për të mos hyrë në atë që ai e ka quajtur kuvendi i atyre që i mohuan Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjedhje të lira. Ndërkohë që situatën aktuale e ka quajtur si një lojë të organizuar nga Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta në kurriz të shqiptarëve. Deklaratat e kryesocialistit u bënë në Gjirokastër, gjatë takimit me anëtarët e degës lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike. Rama ka deklaruar se forca politike që i drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. “Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara dhe duke e detyruar këtë refuzim nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor është një arsye që ne sot të refuzojmë legjitimitetin e parlamentit, të refuzojmë të drejtën e pakushtëzuar të parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr këtë vend në katër vitet e ardhshme”- tha ai. Sipas Ramës, PS është e detyruar përpara atyre që e kanë votuar në 28 qershor dhe Kushtetutës të mbajë qëndrim të prerë, të vendosur dhe që ka të bëjë drejtpërdrejtë me legjitimitetin. “Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 për qind e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre. Ne duam hapjen e të gjitha kutive të votimit për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve elektorale”, ka deklaruar Rama. Ai ka akuzuar madje edhe kreun e LSI- së Ilir Meta, që sipas Ramës mori votat e 83 mijë të majtëve me premtimin për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe po i përdor ato për ta mbajtur në pushtet.
Reagimi, PS: S’hyjmë në kuvendin e rezultateve të deformuara
TIRANË- Partia Socialiste ka përsëritur sërish sot qëndrimin e saj të palëkundur për të mos qenë pjesë e parlamentit, që ajo e konsideron prodhim të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura.
Gjatë një konferencë për shtyp, deputeti socialist, Blendi Klosi ka deklaruar se forca që përfaqëson nuk kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, por kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. “Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”- tha ai, duke e quajtur betimin e djeshëm të qeverisë shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.
“Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara”- tha ai, duke shtuar se .
“Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme”. Sipas Klosit PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin.
‘Mendimi ndryshe’ i PS-së, kërkon hyrjen në Parlament
TIRANË- Deputetët e PS-së, ‘Lëvizja për mendim ndryshe’ kanë kërkuar sot që kolegët e tyre ti kthehen jetës parlamentare. Ben Blushi u shpreh se “bojkoti cënon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara”.
Ai tha se kjo lëvizje është e bindur se bojkoti i parlamentit po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë në parlament për tu vënë përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit.
“Ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend”, u shpreh Blushi në një konferencë për shtyp.
Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, janë disa nga deputetët e PS-së që janë grupuar në këtë lëvizje dhe kundërshtojnë politikën që ndjek lideri i tyre Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22770

Nëse ky është art, jeta del e tepron Një realitet gjysmak artistik i bazuar në njohje fragmentare të fenomenit të gjakmarrjes.
Filmi “Gjallë” i Artan Minarollit, një Shqipëri as karikaturë jo, sepse autori deformon pa qëllim tipare, vende, njerëz e ngjarje
Filmi “Gjallë” i Artan Minarollit është një histori për gjakmarrjen në vitet dymijë: historia e një të riu student nga Veriu që përpiqet t’i shpëtojë një gjakmarrjeje të vjetër e cila pas vdekjes së të atit bie mbi të.
Sot, filmi një bashkëprodhim shqiptaro-austriak, duhet të ketë ditën e fundit në kinema në Tiranë.
Një pyetje: Ju ka ndodhur që pasi shihni një film, të ndjeni sa e pasur është jeta? Për disa, ky kuptim i jetës si përvojë e pasur ngjallet kur sheh një film të varfër.
Arti më i varfër se jeta? Nuk ndodh vetëm kur është e kufizuar forca e artit për t’u marrë me jetën dhe njeriun. Ndodh sidomos me një art profan që nuk ka njohjet e duhura dhe të thelluara për temën që ka marrë përsipër të bëjë violinën.
Filmi “Gjallë” i Artan Minarollit, paraqet një Shqipëri as karikaturë jo, sepse autori deformon pa ndonjë qëllim (humori apo grotesku) tipare, vende, njerëz e ngjarje. Është një realitet gjysmak artistik i bazuar në njohje fragmentare të fenomenit të gjakmarrjes.
Me udhëtimin e protagonistit Koli Frangu, Tiranë-Veri-Lurë- e kthim, regjisori, që është edhe skenaristi, tenton të ndërtojë një road-movie (alla shqiptar), domethënë t’i hedhë në rrugë ngjarjet, konfliktet, si gjasa të rastit, që na prezantojnë, na njohin dhe na zhvendosin bashkë me këtë njeri dhe me dramën e tij për diku, atje ku e di ai që tjerr këtë histori.
Autori në fjalë e lë jashtë fokusit historinë e tij, temën për të cilën dikur ka pasur ndër mend të bëjë një film. Prandaj e deformon kur mundohet t’i afrohet asaj dhe ajo i rrëqet fare kur nuk di ç’të bëj me të.
Ja si shprehen të rinjtë e Minarollit në skenën e fillimit ku prezantohet lidhja shpirtërore (është më e saktë të thuash mishtore) që kanë Koli dhe Diana dhe një i tretë në mes. Kandidati – Akoma me këtë malokun ti moj?
Diana – Pse kishe gjë ti?
Koli – Ne do martohemi nesër. Diana – Jo nesër, nesër do shkojmë në kinema. Koli – Emo mirë, pasnesër. Ktu jemi ne.
Nëse ky është dialog, po rrëmuja si është?
Zhvendosja në Veri e ngjarjeve nxjerr zbuluar guximin e një kineasti për të keqpërdorur një mjedis të veçantë etnokulture, mënyre jetese, po edhe me karakteristikat antropologjike.
Veriu i Minarollit është i shpëlarë. Vdekja është një akt banal, gjëma është pickim mize. Kamera nuk qëndron, po numëron ca gra dhe burra figurantë që rrinë ulur në karrige, kurse i vdekuri u rri te këmbët.
Kamera as do t’ja dijë, sepse regjisori nuk do t’ja dijë që kjo është vdekje, dhe është vdekje shqiptarësh në Veri dhe kjo që po bën është film. Mënyra e cekët se si shihet ky mjedis, zhvlerësimi i portreteve, detajeve, ritualeve, është një parodi në vazhdimësi.
Aktorët Rozina Kostani në rolin e motrës (që nuk shkrep asnjë fjalë gjithë filmit) dhe kunati i protagonistit (Bruno Shllaku) jepen me koka të lyera, njëra me ngjyrë patëllxhani, tjetri flokëkuq.
Shllaku është i veshur me kostum që pritet në mes nga një brez malësori. Kurse Reshat Arbanës, atë tip brezi ia kanë lidhur rreth kokës si mos më keq.
Aktorë pedagogë të mjeshtërisë së aktorit e të fjalës artistike në Akademinë e Arteve, apo aktorë karriere si Tinka Kurti e Reshat Arbana janë shfrytëzuar për emrin që kanë. Atyre u duhet të thonë ndonjë batutë, të citojnë ndonjë rresht nga Kanuni dhe humbasin si gjithë portretet që kalojnë tek “Gjallë”, pa lënë gjurmë.
Bashkë me ta heroi (Nik Xhelilaj). Minarolli tregon me personazhin e Kol Frangu se nuk e njeh botën e njeriut në gjak, nuk e di si reagon mendja e tij, po as trupi i tij, përndryshe nuk do ta hipte në lisharës personazhin e tij që sapo kishte shtënë nën dhe të atin, e ca më vonë ta hidhte nga një fustan nën tjetrin sikur të mos kish ndodhur gjë.
Kola nuk është Mersoja (I huaji, A. Camus) që nuk e habit gjë në këtë botë, as vdekja e nënës dhe as vetja e cila në mënyrë të pavullnetshme i shkreh armë “për shkak të diellit”. Kola nuk është një perëndimor i viteve gjashtëdhjetë, është një shqiptar i viteve dymijë dhe pas ka një sfond tradite dhe moderneje krejt specifik.
Personazhet e kësaj historie s’dinë ku të shkojnë se babai i tyre, Minarolli s’di ku t’i çojë dhe çfarë t’u vërë në gojë. Varfëria e dialogëve del hapur tek improvizimet e komikëve të “Portokallisë”, dialogët e të cilëve janë llokma nga rruga. Janë gati po aq qesharake kontrastet e portreteve femërore nga Tirana në Veri, Lurë e kthim.
Minarolli është skllav i një realiteti sipërfaqësor të dëgjuar me vesh, një realitet i paripërtypur. Banaliteti është hedhur në ekran. “Gjallë” është një film që i mungon pavarësia, trajtimi i fenomeneve në mënyrë të pavarur.
S’është film i bërë nga një autor, nga një individualitet, është film i bërë nga ca dëshira krejt të jashtme, që imponojnë një realitet akoma më të jashtëm.
S’është një film i bërë prej shqetësimit, prej dëshirës për të transformuar, për të krijuar, për të ndryshuar, forca që e bëjnë artin atë që është: aktivitet human i bazuar në aftësinë individuale, në studimin, në përvojën dhe njohjen e nevojshme për të përmbushur një akt final.
“Një kineast para se të ketë këtë apo atë cilësi, duhet të jetë në gjendje të kthjellojë shtatin e tij”, thotë Werner Herzog.
Sa për finalen, pasi është folur për gjakmarrjen gjithë kohës, nuk e quan dot tjetër veçse shkarje. Protagonisti ynë mbytet në anijen klandestine dhe titrat mbyllëse thonë se regjisori ia kushton këtë film viktimave të Otrantos.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22773. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22773

Gërdeci, prokuroria pritet të rikërkojë imunitetin e Mediut Një kërkesë e dytë për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, mund ti dërgohet Parlamentit nga Prokuroria e Përgjithshme. Burime nga organi i akuzës thanë se grupi i prokuroreve po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për të rikthyer edhe një herë gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre që çoi në tragjedinë e Gërdecit.
Për këtë, Prokuroria do t’i referohet nenit 292 të kodit të procedures penale, i cili ne dispozitën e tij ka të përcaktuara edhe rastet kur mund të rikërkohet heqja e imunitetit për personat, për të cilët ka një vendim pushimi. Konkretisht ne kete dispozite thuhet: “vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë te dhene per shkak te mungesës se ankimimit ose te këkesës së autorizimit për procedim , nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, ne qofte se me pas behet ankimimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal qe e bente te domosdoshëm autorizimin”.
Përveç prokurorisë edhe avokatet e familjareve te viktimave dot bashkohen kësaj kërkese. Ata kane bërë të ditur se sapo të kenë ne dore dokumentin zyrtar, ata do te ankohen ne Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës se Larte për pushimin e çështjes erdhi pasi avokatet e Mediu paraqiten mandatin e deputetit te fituar pas zgjedhjeve te qershorit. Vete kolegji arsyetoi se nuk mund te procedonte një person te veshur me imunitet, pasi këtë e ndalonte Kushtetuta. Pritet që gjykata të nxjerrë këtë vendim dhe më pas prokuroria të merret sërish me Mediun.
Çështja ‘Mediu’, reagon Berisha: Ministrat e mi, pa imunitet
dt. 14 shtator
TIRANË- Pas vendimit të Kolegjit Penal për pushimin e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i pandehur në çështjen “Gërdeci” ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Përmes një deklarate për shtyp, nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave, Berisha ka theksuar atë që deklaroi në kohën e publikimit të kabinetit të ri qeveritar, ku Mediu u zgjodh si Ministër i Mjedisit. “Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance.”- thuhet në deklaratën e kryetarit të rimandatuar të qeverisë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22767. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22767

Twitter kërkon bashkpunim me Trillime.com
Rrjeti shoqeror që cdo ditë po rritet dje ka nisur një e-mail tek stafi i Trillime.Com duke kërkuar bashkpunim me faqen tonë të sukseshme.
Një ndër arsyet pse kjo kompani ka kërkuar bashkpunim me ne është se projektin tonë e cilëson si të veqant, unik dhe me sukses të sigurtë.
Bashkpunimi mes TT besohet se do të jetë i sukseseshëm dhe do të kenë fitime të dyja faqet e sidomos Trillime.
Në ditët në vazhdim pritet të jepen lajme më të hollësishme rreth këtij bashkpunimi më të mundshëm mes Twitter&Trillime.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=283

Miqtë të shqetësuar për shëndetin e Angelina Jolie Angelina Jolie po merakos perhere e me shume miqte e saj per shkak te kilogrameve qe ajo humbet cdo dite e me shume.
Sipas tyre ne nje interviste dhene per National Enquirer, Jolie eshte bere aq e lehte sa i duken shume qarte kockat dhe duhet bere dicka sa me pare, para se shendeti i saj te shkaterrohet plotesisht. Aktorja i la te gjithe me goje hapur ne muajin prill kur po xhironte filmin Salt, por tashme ceshtja po behet serioze.
Angelina ka humbur kile te tjera qe nga ajo periudhe dhe kete problem nuk mund ta mbaje me te fshehur. Shkaku kryesor duket se eshte kriza qe ka prekur ciftin. Nje lufte e madhe po zhvillohet mes saj dhe Brad Pitt tyre. Sa me shume largohen ajo aq me pak ha, shprehen miqte e ciftit me te njohur te Hollywood-it.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1148. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1148

Mariah Carey shkelqen ne show-n e Winfrey Nate magjike per Mariah Carey ne show-n e Oprah Winfrey. Mes kengeve dhe puthjeve, kengetarja amerikane ka treguar se po kalon nje moment te arte.

Ne skenen e spektaklit eshte ngjitur edhe bashkeshorti i Carey, Nick Cannon me te cilin eshte puthur ftohte, por shtysa e Winfrey ka bere qe kengetarja ti  dhuroje nje puthje pasionante me pas. 11 vitet qe i ndajne nuk u ndien aspak gjate mbremjes, madje po funksionon e kunderta.

Mariah ka risjelle buzeqeshjen dhe trupin ne forme, padyshim edhe me ndihmen e bisturise.

Jam mashkulli me fatlum ne bote. Ngrihem ne mengjes dhe ndihem i bekuar nga ajo qe kam marre, u shpreh Cannon.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1153. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1153

Rregullorja e Kuvendit, PD nuk formon dot shumicën në komisione Pavarësisht se mundi të krijojë një mazhorancë të nevojshme për të formuar qeverinë, e djathta do ta ketë tepër të vështirë ta ushtrojë këtë mandat qeverisës. Kjo për shkak të numrave në Kuvend që imponoi 28 qershori, megjithëse edhe ata të kontestuara fuqishëm nga ana e opozitës, e cila ende nuk ka vendosur të zërë vendet e saj në këtë institucion ligjvënës. Pikërisht diferenca me vetëm 8 deputetë që mundi të sigurojë e djathta falë edhe bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm që nuk i garantojnë asaj shumicën e nevojshme për kalimin pa probleme të projektligjeve në seancë plenare, por në komisionet parlamentare, ku dhe zhvillohet debati i parë dhe teknik për çdo nismë ligjore, ajo do të gjendet në minorancë karshi opozitës. Komisionet Kthimi i mundshëm i opozitës në Kuvend pritet ta vërë në jo pak vështirësi mazhorancën e djathtë. Jo vetëm në seancat plenare mazhoranca do të detyrohet të kërkojë konsensusin e opozitës, sidomos në kalimin e ligjeve, që kërkojnë votë të cilësuar, por edhe në komisionet e përhershme parlamentare, ku opozita, falë raporteve të numrave me të cilat përfaqësohet, do të jetë shumicë. Në këtë mënyrë, 74 deputetët me të cilët shumica qeverisëse përfaqësohet në këtë legjislaturë, nuk i mjaftojnë asaj për të pasur shumicën në komisionet parlamentare, të cilët kanë një rol jo pak të rëndësishëm në veprimtarinë parlamentare. Kjo pasi të djathtët nuk mund ta kenë të gjithë këtë numër deputetësh të gatshëm për të qenë pjesë e komisioneve parlamentare. Është rregullorja e Kuvendit ajo që përcakton në nenin 20 të saj se anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe Kryeparlamentari nuk mund të bëhen pjesë e komisioneve parlamentare. Gjithashtu, në këtë nen sanksionohet edhe detyrimi se një deputet mund të jetë anëtar me të drejtë vote vetëm në një komision. Një nen i tillë bënë të mundur që mazhoranca, nga 74 deputetë që ka në sallën e Kuvendit, mund të përdorë për anëtarë komisionesh vetëm 58 prej tyre, pasi 15 prej tyre janë bërë ministra, ndërsa Jozefina Topalli Kryetare Parlamenti. Ndërkohë që opozita ka të sigurt plot 66 parlamentarë të gatshëm për t’i shpërndarë në të 8 komisionet kuvendore. Ky raport përfaqësimi bën të mundur që mazhoranca, pavarësisht se ka marrë krerët e 5 prej komisioneve, do të mund të diskutojë dhe të marrë vendime në to duke u gjendur në minorancë. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja pse Kuvendi publikoi një herë në faqen zyrtare në internet anëtarët e djathtë në çdo komision dhe brenda ditës u detyrua t’i heqë sërish ato, duke parë tashmë për një zgjidhje tjetër që mund të vijë duke krijuar mazhoranca të sforcuara në komisionet më të rëndësishëm, siç është ai i ligjeve dhe i ekonomisë, ku dhe kalojnë shumica e projektligjeve dhe për t’i lënë opozitës shumicën e theksuar në komisionet më pak të rëndësishme. Megjithatë, një zgjidhje tjetër mund të jetë edhe ajo për të bërë një ndryshim të detyruar në rregullore, ku të lejojë një deputet të jetë anëtar në më shumë se një komision. Rregullorja Megjithatë, shumica që mund të marrë opozita në komisione mund të ketë efekte të përkohshme në jetën parlamentare, pasi rregullorja e Kuvendit i ka siguruar mazhorancës edhe një mekanizëm shtesë, ku i lejon asaj që projektligjet që nuk marrin dot shumicën në to, të mund të kalojnë me votim në Parlament. Neni 34 thotë se vendimet merren me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të komisionit. Por në një nen më pas, rregullorja sanksionon se kur komisioni përgjegjës vendos mosmiratimin në parim të projektligjit, ose kur mendimi i Këshillit për Legjislacionin është për mosmiratimin në parim të tij, çështja vendoset për diskutim në seancë plenare. Kur Kuvendi në seancë plenare vendos miratimin në parim të projektligjit, komisioni përgjegjës fillon shqyrtimin nen për nen të tij në mbledhjen më të parë. Por, megjithatë, një mekanizëm i tillë sjell detyrimisht ngadalësimin e punës së Kuvendit, ndaj mazhoranca do të përpiqet tashmë që të marrë konsensusin e opozitës që në fazën e komisioneve. Deri më tani, mazhoranca ka vendosur të drejtojë vetë Komisionin e Ligjeve me Ilir Rusmalin, Komisionin e Ekonomisë, me kryetar Edmond Spahon, Komisionin e Politikës së Jashtme, me kryetar Fatos Bejën, Komisionin e Sigurisë Kombëtare, me kryetar Leonard Demin dhe Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, me kryetar Jemin Gjanën. Ndërsa opozitës i është lënë drejtimi i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punës, Komisioni i Medias dhe Komisioni Integrimit. Një ndarje kjo që pritet të shkaktojë debate, pasi balancimin e drejtimit të jetës kuvendore, PS-ja e ka përfshirë dhe në një nga pikat e paketës së saj të kushteve.
Neni 20 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë të gjithë deputetët dhe përbërja e tyre, për aq sa është e mundur, pasqyron grupet parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend. Kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të përhershme. 2. Deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm. Ai mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve të tjera, por pa të drejtë vote.
Neni 38 Pika 6 Kur komisioni përgjegjës vendos mosmiratimin në parim të projektligjit, ose kur mendimi i Këshillit për Legjislacionin është për mosmiratimin në parim të tij, çështja vendoset për diskutim në seancë plenare. Kur Kuvendi në seancë plenare vendos miratimin në parim të projektligjit, komisioni përgjegjës fillon shqyrtimin nen për nen të tij në mbledhjen më të parë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22764. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22764

Reagon redaktori Ristovski: Nuk e bëmë Enciklopedinë që dikush ta tërheqë! SHKUP (UPDATE)- Redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, akademiku Bllazhe Ristovski ka deklaruar pas debatit të madh të krijuar me publikimin e Enciklopedisë Maqedonase. Edhe pas kërkesave të shumta për tërheqjen e kësaj enciklopedie, fyese dhe poshtëruese për shqiptarët, redaktori Bllazhe Ristovi shprehet i vendosur për ta lënë atë në qarkullim. Në një deklaratë për radio BBC-në ka deklaruar se nuk do ta tërheqin nga qarkullimi këtë enciklopedi, përkundër reagimeve të ashpra nga faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë. “Qëndrimi ynë është thënë në atë Enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim. Për sa i përket ndryshimeve…, rreth ndryshimeve le të urdhërojnë do të flasim atëherë për atë. Në tërë botën bëhen enciklopedi”, deklaroi Ristovski. (telegrafi)
Maqedoni, OJF-të: Të ikë redaktori i Enciklopedisë, Bllazhe Ristevski
TIRANE(UPDATE) – Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucione dhe OJQ përmes një konference për shtyp kërkoi largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Zgjohu”, Adrian Limani theksoi se enciklopedia e rrezikon karakterin multietnik kushtetues të Maqedonisë, nxit urrejtje ndëretnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar dhe i përvetëson figurat më të ndritura të kombit shqiptar siç është Nënë Tereza.
OJQ-të dhe partitë politike shqiptare kërkojnë që edhe kryeministri i Maqedonisë publikisht të tërhiqet nga enciklopedia, në të kundërtën do të thotë ai dhe Qeveria i mbështesin qëndrimet e Akademisë maqedonase.
Albanologët: Maqedonia trillon për shqiptarët
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë ka kundërshtuar fuqimisht shpifjet dhe trillimet e botuara në Enciklopedinë e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se “e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”. “Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë”, shprehet në një deklaratë për shtyp Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Në të shpjegohet se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. “Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje”. Studiuesit shqiptarë shpjegojnë se gjuha shqipe është prova e qartë që tregon vjetërsine e popullit tonë. “Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave”,- thuhet në deklaratën e albanologëve Sipas tyre, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një “ekspansioni të dhunshëm demografik” të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se “Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet”. “Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti”. Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedonas duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë. “Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”, citohet në deklaratën e djeshme për shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. Reagimi i albanologeve shqiptare vijne pasi Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat “arbanasi”, “arnautë”, “shiptari” me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
Akademikët Gjuha shqipe dëshmi e vjetërsisë
“Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha”.
Dokumentet Dokumentet mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.
Shtrembërimi i historisë Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Shtrembërimi i historisë, fyerja ndaj identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë e të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm që nuk i sjellin asnjë dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnë në mënyrë artificiale tensione ndëretnike në vend, duke vënë në vështirësi perspektivat euro-atlantike rajonale.
Kosova “Enciklopedia maqedonase, skandal i pashembullt” Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar dje ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike. Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave. “Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta”, thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat “arbanasi”, “arnautë”, “shiptari” me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
dt 20 shtator Enciklopedia maqedonase, goditje e rëndë për shqiptarët
UPDATE Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë dënojnë veprën e turpshme dhe kërkojnë heqjen e saj nga qarkullimi
“Një provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre”. Kështu e kanë cilësuar studiuesit shqiptarë përmbajtjen e Enciklopedisë së realizuar nga Akademia e Shkencave të Shkupit, ku shtrembërohen faktet historike për shqiptarët dhe ata goditen rëndë në identitetin e tyre kombëtar.
Zv/kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Myzafer Konkurti, deklaroi dje për median se shkrimet janë shtrembërime të historisë dhe se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni dhe se këto shtrembërime kanë qëllime “politike”. Studiuesit shqiptarë e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik. Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi, në 2001-shin botoi një promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve. Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë një dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. “Më duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik, Maqedoninë, nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqitë e mëdha”, – u shpreh Egro. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë “minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve”,- duke e cilësuar enciklopedinë një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe Qeveria Maqedonase të reagojë.
Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të, akademikët maqedonas i paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë, vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20-të, shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”. Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova.
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët. Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni. “Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, – thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla, që, siç thuhet, “kanë tendenca fashizoide”.
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase
“Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e cila poshtëron popullin dhe kombin. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese. “Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merr përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët. E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, – theksoi Imer Aliu. PDSH-ja, publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase, anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. “Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia tentojnë të gërryejnë historinë e shqiptarëve. I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, – theksoi Aliu.
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase
Do të padisim Akademinë maqedonase
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. “Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti, do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezantuara në Enciklopedi. Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, – theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA. Ademi thotë se në enciklopedia ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm, saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…”Çfarë porosie dëshiron të përcjellë ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve, këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz, të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h”, – thotë Ademi. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferentë ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmarrin të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.
Kishte pohime për trajnimin e UÇK-së nga oficerët anglo-amerikanë
ShBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false
Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga Ambasada e ShBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj. “Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë”, – thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane. Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka pohuar se “Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.
dt. 19 shtator
Enciklopedia minon bashkëjetesën
TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.
Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.
Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.
Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti. “Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas”- tha ai. Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit “Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar”.
Reagojnë veteranët e UÇK: Të hartohet ‘Enciklopedia shqiptare’
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” kanë reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët.
Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni.
“Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla që siç thuhet “kanë tendenca fashizoide”. (INA)
Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemërim: ‘Shqiptarët, njerëz mali’
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.
Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).
Në këtë enciklopedi shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”.
Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova
Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushtritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22760. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22760

Thaçi: E drejta e Kosovës do të fitojë në GJND “Opinioni i GJND do të jetë një opinion në përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ky vendim nuk duhet të politizohet”-, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u përgjigjur lidhur me zhvillimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ndërsa në raportet Prishtinë-Beograd, sipas Thaçit, gjithçka ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe sovran. “Ne mirëpresin njohjen e shtetit tonë nga autoritete e Serbisë por atje ka ende një hezitim”, ka thënë ai.
Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se, Kosova është tashmë shtet sovran dhe ka një mbështetje të fuqishme edhe nga SHBA edhe nga BE . “Tani po hapet perspektiva evropiane edhe për vendet e Ballkanit, për Kosovën, Serbinë, si shtete të veçanta”, ka shtuar ai.
Kryeministri po ashtu ka thënë se, ekipi ynë në GJND është i përgatitur dhe është mjaft i fuqishëm profesionalisht, i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë i cili do të mbrojë të drejtën e Kosovës. Ai ka thënë se “e drejta e Kosovës do të fitojë”. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22756. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22756

Titullarët e PD-së masakruan bibliotekën e Enver Hoxhës Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës për shkatërrimin e rreth 25 mijë vëllimeve që gjendeshin në vilë
Biblioteka e Enver Hoxhës e kalonte kuadrin e një biblioteke personale a familjare, si nga numri i vëllimeve, që siç e kam përmendur – arrinte deri në 25 mijë – ashtu edhe nga përmbajtja, shumë e larmishme dhe me autorë të shumtë të shquar e me vepra të njohura të kulturës e të shkencës botërore.
Menjëherë pas ardhjes në pushtet të (ashtuquajturës) Partisë Demokratike, me urdhër të kryetarit të saj, Sali Berishës, e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Azem Hajdarit, veprat e Enverit dhe gjithë literatura marksiste u dogjën në rrugë e sheshe, në kapica të mëdha zjarri, siç kishin bërë nazistët e Hitlerit, kur morën pushtetin në Gjermani apo dhe inkuizicioni, veçse me një ndryshim, “militantët” e ekzaltuar të kësaj partie që “do të na çonte në Europë”, kërcënonin e bërtisnin rreth këtyre turrave zjarri e flake si më primitivët e tribuve afrikane.
Me një vendim qeveritar, Kryeministri i PD-së, Aleksandër Meksi, urdhëroi që gjithë literatura politike e marksiste e bibliotekës së Enver Hoxhës të dërgohet për karton. Nuk ka dokument më të qartë që flet vetë për injorancën e intolerancën e figurave më të larta që erdhën në pushtet në emër të demokracisë. Me gjithë urdhrat e lëshuara, kjo lloj literature nuk është zhdukur.
Njerëzit e ndershëm, të guximshëm dhe me kulturë i kanë ruajtur, hapur ose fshehurazi, veprat e Enverit, librat me kujtimet e refleksionet e tij, për blerjen e të cilave thyheshin xhamat e librarive, ku bëhej vargu i njerëzve që më 4 të mëngjesit, megjithëse kishin arritur të botoheshin disa herë, me një tirazh deri edhe në 180 mijë kopje një titull.
Edhe çdonjëri nga ne, si familje, unë dhe tre fëmijët e mi, mundëm të sigurojmë serinë e plotë të Veprave të Enverit, që i kishim për përdorim personal, por ne nuk mundëm t’i tërheqim disa vëllime të ruajtura që nga Lufta Nacionalçlirimtare e viteve të para pas çlirimit, gazeta, trakte, broshura, revista etj.
Këto i kisha paketuar me kujdes dhe i kisha vënë në një dollap, në papafingo, siç e quajnë gjirokastritët katin nën çati. Po kështu kisha paketuar abetaret, libra, vizatime të fëmijëve tanë gjatë viteve të shkollës fillore, bashkë me dëftesat e tyre, si edhe librezat ku mësueset shënonin vërejtje, lavdërime, karakteristika të veçanta të nxënësve, që unë i vlerësoja shumë dhe Enveri bënte shënimet nga ana e tij dhe vinte firmën si prind.
Askush nga ata që kishin në dorëzim shtëpinë nuk diti të më thotë ç’u bënë këto. Sigurisht, i hapën për të parë “ç’dokumente” ishin paketuar me aq kujdes: ato të luftës ua acaruan nervat, për ato të fëmijëve kanë thënë: “Sa budallenj!” dhe “të mençurit, të emancipuarit” e Partisë Demokratike i çuan në furrat ku dogjën librat e Enverit dhe veprat e Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, duke menduar se kështu “digjnin historinë e periudhës komuniste”.
Këtë fat patën dhe gjithë librat e shkrimtarëve tanë, si letërsi e “realizmit socialist”, nuk u kursyen as librat “Historia e Shqipërisë”, ato mbi Historinë e Luftës Nacionalçlirimtare etj.
Nuk dihet ç’kanë bërë me 5 vëllimet voluminoze (në formatin e enciklopedive të mëdha) të procesverbaleve të Kominternit (Internacionales Komuniste), që me kërkesë të Enverit i qenë dërguar nga Moska.
Ishte kopje e vetme në Shqipëri, e vyer jo vetëm për komunistët, por për çdo studiues, historian e njeri me kulturë. Nuk di ç’u bë me librat në gjuhën ruse, ndoshta edhe këto janë djegur a çuar për karton, pavarësisht se ishin kryesisht të kolosëve të letërsisë ruse, Pushkin, Tolstoi, Dostojevski, Gorki etj.
Nuk e marr dot me mend se në ç’shtëpi kanë përfunduar gjithë ato vëllime të fjalorit enciklopedik francez “Larousse” (Larus), që i kishim në bibliotekë që nga botimi më i vjetër, i madh, i rëndë, si dhe të gjithë tipat e mëvonshme të “Petit Larousse” (Larus i vogël), më të përsosur në përmbajtje e më praktik në përdorim, madje, edhe në format xhepi. Këta fjalorë përdoreshin nga gjithë pjesëtarët e familjes, që njihnin dhe punonin në frëngjisht.
Ku kanë shkuar enciklopeditë angleze, italiane, ruse, që ishin një gurrë e pashterur njohurish, të cilat Enveri nuk përtonte t’i shfletonte e të gjente atë që kërkonte vetë ose që donin të dinin fëmijët?
Ku vajti tërë ajo pasuri kulturore, siç ishin albumet e mëdha me riprodhime të pikturave nga muzetë më me famë të Europës, albumet me riprodhime të ilustruara të ndërtimeve më të bukura e interesante botërore, si ato të antikitetit, piramidat e Egjiptit, tempujt e Athinës, kështjellat e Mesjetës e pamje të tjera me vlera të veçanta historike e artistike të popujve të ndryshëm? Ku kanë përfunduar, pra, të gjitha këto vëllime të vyera, cilat duar i kanë përvetësuar?
Po ai koleksion i pasur pullash postare nga më të vjetrat të shtetit shqiptar dhe nga shumë vende të huaja, që ia kishte dhuruar Enverit Drejtoria e PTT-së, me rastin e një përvjetori datëlindjeje dhe që ai e mbante në pjesën e poshtme të bibliotekës, të mbyllur me kapakë, pikërisht prapa karriges së tryezës së tij të punës, në cilën dorë ka rënë?
Nuk e di nëse i ka rënë në vesh Genc Pollos se ku ka përfunduar ky koleksion i rrallë, se, sigurisht, do ta kishte shumë zili, pasi kur ishte i vogël ai ishte një koleksionist amator i pasionuar i pullave postare. Këtë e kam mësuar, kur isha një herë në shtëpinë e tij, për të uruar në një datëlindje babanë e tij, shokun tonë Stefanaq Pollo.
Mamaja e Gencit, kur ma prezantoi djalin e saj, më tha se atij, nga vendet e Europës i mungonin pullat vetëm të një vendi të vogël, Lihtenshtejnit. Unë, u interesova sinqerisht t’ia plotësoja këtë kërkesë, por pullën e këtij shteti nuk e gjeta.
Në një pjesë me xham të bibliotekës kishim vendosur librat që i kishin ardhur Enverit nga miq e shokë të huaj, me autografe e dedikime. Ishin afro 50 tituj. Disa nga emrat i kujtoj, por tekstet e dedikimeve nuk mbahen mend.
E, pra, ku të kenë përfunduar edhe këto libra, që për mua kishin vlerën e një tok dekoratash që i ishin dërguar Enverit, në shenjë nderimi, nga personalitete të shquar botërorë?
Kryeministri i PD-së, Aleksandër Meksi, për të mbuluar djegiet e grabitjet e Bibliotekës së Enver Hoxhës, me shkresë të veçantë urdhëroi që librat e kësaj biblioteke të dorëzohen në Bibliotekën Kombëtare.
Mirëpo këtu janë dërguar vetëm 2 675 libra dhe unë, që jam njohur me listën e tyre, kam parë që ato janë disa libra të dorës së dytë e të tretë, që nuk janë preferuar si përmbajtje e paraqitje nga “kusarët me shkolla të larta”.
Në prill të vitit 2000 më njoftuan të shkoj të marr librat që kishin mbetur në shtëpinë ku kishim banuar. Ato i gjeta të hedhura në bodrum, ku rrezikoheshin nga uji që kishte dalë. Ishin rreth 3-4 mijë copë, siç më thanë. Unë i mora pa ndonjë inventar, “derr në thes”, siç thotë një fjalë e popullit.
Mbetem me shpresë se do të më kthehen edhe librat që padrejtësisht janë në Bibliotekën Kombëtare. Se çfarë mund të bëj unë më vonë me librat e Bibliotekës së Enver Hoxhës, kjo më përket mua të vendos.
Jemi akuzuar për shumë vendime arbitrare që qenkan bërë nga ana e pushtetit popullor, por ama asnjë libër i Kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashërit (alias Lumo Skëndo) nuk humbi e nuk u dogj, por biblioteka e tij personale u dorëzua e plotë e u ruajt me kujdes në Bibliotekën Kombëtare.
Po me librat e tjerë të Enverit ç’u bë? Pjesa më e madhe dhe më e mirë e librave nga Biblioteka e Enver Hoxhës u grabit e u përvetësua pa skrupull nga pushtetarët e lartë të Partisë Demokratike, duke filluar nga ish-Presidenti Sali Berisha, ish-Kryeministri Aleksandër Meksi, ish-Kryetari i Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori (Toma), ish-kryetarë të PD-së e të tjerë anëtarë “intelektualë” të kryesisë së PD-së.
Nga të gjitha dhimbjet që kam ndier në këto dhjetë vjet të mbrapshtë, dhimbja më e thellë, e pashërueshme ka qenë dhe djegia, grabitja, humbja e bibliotekës së Enverit.
Më duket sikur Enveri, edhe nga varri, më qorton që nuk munda ta shpëtoj bibliotekën, që ai aq shumë e donte, sa e radhiste menjëherë pas fëmijëve. “Jo – u thoshte mjekëve – s’dua të shkoj me pushime jashtë Tiranës, pushoj më mirë në shtëpi, këtu kam fëmijët dhe bibliotekën!”.
Por kjo dhimbje u qindfishua kur pamë që u shkatërrua jo vetëm një bibliotekë, por u shkatërrua e gjithë Shqipëria, gjithçka kishte krijuar populli, gjatë gjysmë shekulli, me gjak dhe me djersë!(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22753. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22753
Top