Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kim Mehmeti për enciklopedinë: Përgjegjëse edhe partia shqiptare në qeveri Pas disa dite replikash dhe deklaratash kunder botimit te enciklopedise se akademise maqedonase qe i percakton shqiptaret nje popull ardhacakesh Kim Mehmeti, nje njohes i mire i opinionit publik atje deklaron se fajin per kete trillim te pashoq duhet ta marrin edhe ministrant shqiptare ne qeverine e Gruevskit respektivsht ministrat e BDI-se.
Ajo që mua më shqetëson është normalisht idiotizmat që janë shkruar në atë enciklopedi, por ka diçka edhe më të dhimbshme se kaq që mua më dhemb si shqiptar i Maqedonisë. Ne kemi 5 ministra në qeveri. Ky është një projekt qeverita, e ka financuar Ministria për Kulturë. Unë në një tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund të bëjë pregatitje për të sulmuar shqiptarët dhe ministrat shqiptarë ta marrin vesh, ta dinë se kur do ua bombardojë shtëpitë. Ky është realiteti i shqiptarëve të Maqedonisë shrpehet Mehmeti.
Sipas tij shqiptaret ndonese jane ne qeveri interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjese ne vendimarrje. Nuk mund të ketë fat një popull i cili para 3 muajsh botoi historinë e popullit maqedonas ku thuhet se janë me origjinë antike greke dhe tani kemi një  enciklopedi ku shkruhet se janë me origjinë slave. Ju e keni një Ministri të Kulturës e cila ndërton kisha, financon përmendore, nga ana tjetër në atë ministri nuk keni asnjë shqiptar që merr pjesë në vendimarrje, që të dijë çfarë financohet. Në fund del se për kulturën shqiptare atje financohet më pak se për kopshtin zoologjik në Shkup thotë Mehmeti.
Keshtu ka ndodhur sipas tij edhe me enciklopedine e cila per fat te keq eshte financuar edhe nga taksat e shqiptareve.
Alsat
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22775. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22775

Putini uron Kryeministrin Berisha Kryeministri rus Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Berisha me rastin e riemërimit të tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan thekson kryeministri Putin. Mesazhin e tij kryemsinitri Putin e përfundon duke i uruar kryeministrit Berisha suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22771. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22771

Këshilli Europës: Zgjedhjet e 28 qershorit, progres i dukshëm Pas OSBE dhe Komisionit Europian, edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri shënuan një progres të dukshëm. Sipas këtij institucioni aplikimi i procedurave të reja si regjistrimi dhe identifikimi i votuesve, adaptimi i një sistemi ligjor të përmirësuar dhe një sërë risish të tjera, i bëjnë këto zgjedhje të vlerësohen mjaft pozitive. Gjithashtu në raportin e publikuar sot në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, theksohet se janë vërejtur përmirësime edhe në funskionimin e KQZ. Komisioni Ad hok vlerëson qetësinë e vërejtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe mirëorganizimine tyre, duke vërejtur se nuk u shënua asnjë incident apo rast dhune. Ad hoc konsideron gjithashtu se amendimet në Kushtetutë dhe Kodi i ri elektral i aprovuar me konsensus nga dy partitë kryesore, solli një përmirësim të dukshëm të legjislacionit elektoral në Shqipëri. Duke theksuar përpjekjet e mëdha të bëra nga autoritet për të përfunduar procesin e identifikimit të votuesve në vend dhe lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, Ad hoc me keqardhje vlerëson se kjo çështje u bë një nga temat kryesore gjatë fushatës elektorale, duke lënë mënjanë çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë e që duhet të jenë në qendër të debatit. Ad hoc vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit, në një masë të madhe nuk morën parasysh, prezencën e ulët të grave në parlament. E po kështu vlerëson me keqardhje se roli i gruas në jetën politike shqiptare vazhdon të mbetet i limituar. Komisioni Ad hoc rekomandon se, për zgjedhjet e ardhshme, procesi i numërimit të votave të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të rritet numri i komisionerëve të numërimit të votave. Ad hoc në bashëkpunim me Komisionin e Venecias fton autoritet në Shqipëri, të përmirësojë sistemin ligjor e të rrisë kapacitet e administrimit elektoral. Komisioni rekomandon ndër të tjera edhe krijimin e një administrate të paanshme dhe profesioniste elektorale; përfshirjen e më shumë grave në listën e kandidatëve; rishikimin e Kodit Elektoral në bazë të standarteve ndërkombëtare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22766. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22766

Hamburgeri peshon 83 kilogramë Hamburgeri më i madh në botë peshon 83 kilogramë.Hamburgeri gjigant shitet me çmim prej 500 dollarësh.
Ndoshta tingëllon shtrenjtë, por kur të merrni parasysh që me të mund të ushqeni bukur disa njerëz vlen të mendohet dy herë.
Pronari i restorantit Mallie’s Sports Grill and Bar, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja.
Hyrja në Librin e Rekordeve Guinness është njohja më e madhe për punën që e kam bërë. Tërë jetën kam punuar për të hapur restorantin tim, e fakti që është përmendur në njërin prej librave më të lexuar me të vërtetë më bën të ndihem mirë, ka deklaruar Mallie.
Për përgatitjen e qoftes i ka shpenzuar 15 orë, pas së cilës hamburgeri u është afruar publikut me anë të karrocës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=280. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=280

Gjalle edhe pse goditet me 13 plumba E kane qelluar 13 here ne koke me arme, por Smokey, nje mace heroike australiane, paska patur me shume se 7 jete.
E pergjakur dhe me demtime te forta ne koke, macja iu kthye te zoterve ne Maryborough, ne shtetin e Victoria-s, tre dite pasi ishte shpallur e zhdukur.
Aktin e goditjes me arme ndaj kafshes se gjore, autoritetet e konsideruan si nje mizori te tmerrshme. Sipas Hugh Wirht, mbrojtesit me te madh te kafsheve ne Australi, keto jane gjeste qe perseriten cdo dite, ndaj autoret duhet te ndeshkohen me burg. Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=273. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=273

Humb të bijën në bixhoz Një kumarxhi i pasionuar nga India lindore ka humbur të bijën e tij 18-vjeçare në lojë me letra, ka njoftuar gazeta më e madhe vendase Times of India.
Banorët e këtij fshati indian kanë thënë se mashkulli, të cilin gazeta e quan vetëm me emrin Ismail, pasi që ka humbur të gjitha paratë në letra në shortin e fundit ka vënë bast bijën e tij.
Ismaili i dëshpëruar ka humbur, derisa fituesi me emrin Mustafa e ka marrë të bijën e Ismailit me vete, shkruan gazeta.
Përfaqësuesit e fshatit menjëherë e kanë njoftuar policinë për incidenti. Vajza dhe Mustafa janë zhdukur, derisa policia është vënë në kërkim të tyre.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=277

Martina Ivezaj fotomodelja që prezanton aktivitetet e Tuning-Branche Pasi u ktheva në Gjermani më ftuan të konkurroj për Miss Tuning që mbahet në Tuning World Bodensee, aty e fitova çmimin e parë, për të cilën jam deri në muajin maj të vitit 2010 prezantuesja e Tuning-Branche dhe në muajin gusht e kam punuar kalendarin tim në Karibik për vitin 2010, tregon Ivezaj.
Dëshira e madhe për të qenë një vajzë e ekraneve të cilës një ditë vajzat e reja shqiptare do ia kenë lakminë, si duket po bëhet realitet. Oferta të cilën organizatorët e një spektakli bukurie ia ofruan bukuroshes nuk mundi të refuzonte. Kjo zgjoi ëndrrën e asaj vogëlushes që luante me kukulla në mërgim dhe që një ditë ëndërronte të bëhet mbretëreshë e bukurisë.
Quhet Martina Ivezaj, është 20 vjeçare dhe vjen nga Malësia e madhe e Tuzit. E lindur dhe e rritur në Gjermani në një familje me tradita shqiptare malësore, të cilat tradita i do dhe i respekton shumë. Familjen time e përbëjnë prindërit Paloka dhe Pashka të cilët si shumë bashkatdhetar para 36 vjetësh e lanë vendlindjen. Ata me mendje gjithmonë ishin dhe janë pranë vendlindjes. Jam shumë e kënaqur dhe krenare që kam fatin të kem prindër këta të dy. Na rritën dhe edukuan me të gjithë karakteristikat dhe tiparet shqiptare mua dhe dy vëllezërit sikur të ishim rritur në Malësi. Pra me një përkujdesje të posaçme na e rrënjosën vendlindjen e tyre, vendlindjen tone. Besoj se të gjithë prindërit nga malësia dhe shqiptaria i kanë edukuar dhe i edukojnë fëmijët e tyre kështu, sepse nëse nuk e duam kombin tonë atëherë as i huaji nuk të do.
Pra, nuk mund të paramendoj një malësore të asimiluar në Gjermani sepse edhe pas shumë gjeneratave në të rrjedh gjaku i shqiptarit, tregon në rrëfimin e saj ekskluzivisht për Zëri, fotomodelja shqiptare, e cila bën karrierë në Gjermani, Martina Ivezaj. Derisa tregon për hapat e parë në modelizëm, ajo nuk di si të shprehë falënderimin e prindërve për përkrahjen që i kanë dhënë në fushën e modës. Në fushën e modelimit më ka përkrahur familja ime që nga fillimi i kësaj karrierë të cilët i falënderoj shumë për ndihmën e pandalshme. Me këtë profesion merrem që nga viti 2006. Isha pjesëmarrëse në Miss Malësia dhe mora çmimin si Përcjellësja e parë e Missit, dhe në vitin 2008 mora pjesë në Zvicër në Miss Rinora4. Kishte një konkurrencë shumë të madhe dhe aty e mora çmimin e parë ku u kurorëzova Miss Rinora4 2008.
Në vitin 2009 mora pjesë në Miss Universe Kosova 2009 ku u ndava shumë e kënaqur për respektin dhe mikpritjen kosovare, sepse ishte hera e parë që unë isha në Kosovë. Pasi u ktheva në Gjermani më ftuan të konkurroj për Miss Tuning që mbahet në Tuning World Bodensee, aty e fitova çmimin e parë, për të cilën jam deri në muajin maj të vitit 2010 prezantuesja e Tuning-Branche dhe në muajin gusht e kam punuar kalendarin tim në Karibik për vitin 2010. Mundohem shumë të përcjell trendët botërore pasi edhe profesioni të cilin e ushtroj kërkon të njëjtën gjë. Siç thash edhe më lartë, kalendari im me këto aktivitete është shumë i përmbushur, por megjithatë përpiqem të përcjell vijimi e trendëve shqiptare dhe botërore, sepse në këtë profesion sikur edhe në shumë profesione tjera duhet të ecësh me kohën, thekson Ivezaj.
Ajo shton më tej se Njeriut, Zoti i falë shumë karakteristika ku një prej tyre është edhe bukuria, ndoshta nuk do ta quaja si fortësi, por është një kënaqësi e jetës që përmes saj të ofrohen shumë mundësi. Ta forcon vetëbesimin, pra nëse mund të them që bukuria të jep forcë ti përballosh edhe më lehtë e më me kurajë sfidat e jetës. Besoj se kjo është një përparësi që të ofron në këtë drejtim, por bukuria nuk është e mjaftueshme sepse njeriu duhet të disponoj jo vetëm bukurin por edhe inteligjencën, shkathtësinë, simpatinë dhe karizëm, karakteristika këto të cilat i kërkon me të madhe profesioni i modeles. Pra kërkon një disiplinë, kujdes dhe punë kompetente për ti kaluar pengesat që përballemi.
Përveç modelimit ka ndërmend të kryej gjimnazin dhe dëshira saj është që të ketë një diplomë në dorë, pastaj të vazhdoj edhe studimet. Në pyetjen se deri kur do të vazhdon të merret me modelizëm, ajo me një sinqeritet të plotë tregon se: Të ju them të drejtën pasi nuk e di as unë, e gjithë kjo varet prej gjërave se si rrjedhin në të ardhmen. Është shumë e vështirë të punosh për agjenci të huaja, rrëfen Martina. Nëse nuk ju përmbahemi rregullave që ata kërkojnë është shumë e vështirë, sepse moda ka një rregullore të veten me të cilën vjen njeriu e mësohet dhe pastaj nuk i duket aspak e vështirë.
Modejla ime e preferuar është Zana Krasniqi, të cilën e adhuroj shumë sepse është bukuroshja e parë e cila përfaqësoi shtetin e ri të Kosovës në Miss Universe. Unë jam fotomodele për firma të ndryshme ku aty bëj fotografi që reklamojmë mobilie si dhoma të pritjes, kuzhina, dhoma fjetjeje, po ashtu edhe për magazina veshje, kozmetikë, etj. Gjermani dhe në përgjithësi puna jonë si modele na ofron ndoshta më shumë të mira materiale dhe mundësi atraktiviteti sepse është një shtet i fortë dhe ka një përvojë në strukturat e jetës.
Blerand Rexhepi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22762. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22762

Vojnoviç: Çështja e Kosovës ka marrë fund Çështja e Kosovës praktikisht ka marrë fund, ka deklaruar senatori amerikan me origjinë serbe, Xhorxh Vojnoviç . “Pavarësia e Kosovës, ndonëse ka pasur të meta nga ana e komunitetit ndërkombëtar në atë periudhë kur u shpall dhe u njoh nga SHBA ja, ka qenë e vetmja zgjidhje për situatën për shkak të padrejtësive të krijuara nga Millosheviqi ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e që është ndaluar me intervenimin e parë të NATO s, në historinë e saj”, ka thënë Vojnoviç për gazetën “Danas”. Vojnoviç është anëtar nderi i “Këshillit Kombëtar serb për Kosovën”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22759. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22759

Bakojani KE nuk do të propozojë negociata me Maqedoninë, Shkupi nuk komenton Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani konsideron se Komisioni Evropian në raportin e nëntorit nuk do të propozojë datë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.
Bakojani këtë e deklaroi në intervistën për gazetën Veçernje novosti të Beogradit, duke promovuar pozicionin grek se evrointegrimi i Maqedonisë varet nga zgjidhja e dallimeve rreth emrit.
Besoj në suksesin e negociatave për emrin dhe pajtohem se kjo çështje doemos duhet të zgjidhet. Por, nuk jam e sigurtë se evrokomesari për Zgjerim, Oli Ren do të propozojë datë për fillimin e negociatave aderuese, deklaroi shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani, në intervistën për Veçernje novosti.
Shkupi nuk komenton Bakojanin
Qeveria e Maqedonisë nuk komenton deklaratën më të re të shefes së diplomacisë greke Dora Bakojani, në të cilën shfaqi shpresë se Shkupi edhe sivjet nuk do të marrë datë për negociata me BE-në.
- Deklarata e Bakojanit nuk meriton koment, deklaruan sot për Makfaks-in burimeve qeveritare.
Shefja e diplomacisë greke në një intervistë për gazetën Veçernje novosti të Beogradit shfaqi shpresë se Komisioni Evropian në raportin e nëntorit nuk do të propozojë datë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.
Besoj në suksesin e negociatave për emrin dhe pajtohem se kjo çështje doemos duhet të zgjidhet. Por, nuk jam e sigurtë se evrokomisioneri për Zgjerim, Oli Ren, do të propozojë datë për fillimin e negociatave aderuese, deklaroi Bakojani.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22755. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22755

Enciklopedia, Brukseli kërkon sqarime nga Shkupi. Autorët: Se heqim nga qarkullimi Bashkimi Evropian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e Enciklopedisë Maqedonase dhe nuk përjashtohet mundësia të reagojë ditëve të ardhshme, para publikimit të raportit të KE-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike nga Brukseli.
Partitë shqiptare në Maqedoni presin reagime të tilla nga Brukseli zyrtar, duke vlerësuar se enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit.
Siç bëhet e ditur, aktualisht BE është duke e analizuar përmbajtjen e enciklopedisë kontroverse e cila ka nxitur reaksione të fuqishme tek opinioni shqiptarë
Ndërkaq, redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, akademiku Bllazhe Ristovski ka deklaruar pas debatit të madh të krijuar me publikimin e Enciklopedisë Maqedonase. Edhe pas kërkesave të shumta për tërheqjen e kësaj enciklopedie, fyese dhe poshtëruese për shqiptarët, redaktori Bllazhe Ristovi shprehet i vendosur për ta lënë atë në qarkullim. Në një deklaratë për radio BBC-në ka deklaruar se nuk do ta tërheqin nga qarkullimi këtë enciklopedi, përkundër reagimeve të ashpra nga faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë. “Qëndrimi ynë është thënë në atë Enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim. Për sa i përket ndryshimeve…, rreth ndryshimeve le të urdhërojnë do të flasim atëherë për atë. Në tërë botën bëhen enciklopedi”, deklaroi Ristovski. (telegrafi)
Maqedoni, OJF-të: Të ikë redaktori i Enciklopedisë, Bllazhe Ristevski
TIRANE(UPDATE) – Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucione dhe OJQ përmes një konference për shtyp kërkoi largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Zgjohu”, Adrian Limani theksoi se enciklopedia e rrezikon karakterin multietnik kushtetues të Maqedonisë, nxit urrejtje ndëretnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar dhe i përvetëson figurat më të ndritura të kombit shqiptar siç është Nënë Tereza.
OJQ-të dhe partitë politike shqiptare kërkojnë që edhe kryeministri i Maqedonisë publikisht të tërhiqet nga enciklopedia, në të kundërtën do të thotë ai dhe Qeveria i mbështesin qëndrimet e Akademisë maqedonase.
Albanologët: Maqedonia trillon për shqiptarët
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë ka kundërshtuar fuqimisht shpifjet dhe trillimet e botuara në Enciklopedinë e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se “e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”. “Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë”, shprehet në një deklaratë për shtyp Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Në të shpjegohet se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. “Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje”. Studiuesit shqiptarë shpjegojnë se gjuha shqipe është prova e qartë që tregon vjetërsine e popullit tonë. “Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave”,- thuhet në deklaratën e albanologëve Sipas tyre, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një “ekspansioni të dhunshëm demografik” të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se “Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet”. “Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti”. Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedonas duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë. “Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”, citohet në deklaratën e djeshme për shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. Reagimi i albanologeve shqiptare vijne pasi Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat “arbanasi”, “arnautë”, “shiptari” me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
Akademikët Gjuha shqipe dëshmi e vjetërsisë
“Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha”.
Dokumentet Dokumentet mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.
Shtrembërimi i historisë Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Shtrembërimi i historisë, fyerja ndaj identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë e të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm që nuk i sjellin asnjë dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnë në mënyrë artificiale tensione ndëretnike në vend, duke vënë në vështirësi perspektivat euro-atlantike rajonale.
Kosova “Enciklopedia maqedonase, skandal i pashembullt” Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar dje ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike. Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave. “Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta”, thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat “arbanasi”, “arnautë”, “shiptari” me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
dt 20 shtator Enciklopedia maqedonase, goditje e rëndë për shqiptarët
UPDATE Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë dënojnë veprën e turpshme dhe kërkojnë heqjen e saj nga qarkullimi
“Një provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre”. Kështu e kanë cilësuar studiuesit shqiptarë përmbajtjen e Enciklopedisë së realizuar nga Akademia e Shkencave të Shkupit, ku shtrembërohen faktet historike për shqiptarët dhe ata goditen rëndë në identitetin e tyre kombëtar.
Zv/kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Myzafer Konkurti, deklaroi dje për median se shkrimet janë shtrembërime të historisë dhe se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni dhe se këto shtrembërime kanë qëllime “politike”. Studiuesit shqiptarë e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik. Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi, në 2001-shin botoi një promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve. Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë një dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. “Më duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik, Maqedoninë, nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqitë e mëdha”, – u shpreh Egro. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë “minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve”,- duke e cilësuar enciklopedinë një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe Qeveria Maqedonase të reagojë.
Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të, akademikët maqedonas i paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë, vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20-të, shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”. Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova.
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët. Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni. “Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, – thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla, që, siç thuhet, “kanë tendenca fashizoide”.
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase
“Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e cila poshtëron popullin dhe kombin. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese. “Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merr përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët. E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, – theksoi Imer Aliu. PDSH-ja, publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase, anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. “Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia tentojnë të gërryejnë historinë e shqiptarëve. I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, – theksoi Aliu.
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase
Do të padisim Akademinë maqedonase
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. “Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti, do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezantuara në Enciklopedi. Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, – theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA. Ademi thotë se në enciklopedia ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm, saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…”Çfarë porosie dëshiron të përcjellë ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve, këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz, të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h”, – thotë Ademi. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferentë ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmarrin të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.
Kishte pohime për trajnimin e UÇK-së nga oficerët anglo-amerikanë
ShBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false
Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga Ambasada e ShBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj. “Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë”, – thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane. Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka pohuar se “Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.
dt. 19 shtator
Enciklopedia minon bashkëjetesën
TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.
Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.
Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.
Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti. “Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas”- tha ai. Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit “Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar”.
Reagojnë veteranët e UÇK: Të hartohet ‘Enciklopedia shqiptare’
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” kanë reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët.
Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni.
“Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla që siç thuhet “kanë tendenca fashizoide”. (INA)
Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemërim: ‘Shqiptarët, njerëz mali’
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.
Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).
Në këtë enciklopedi shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”.
Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova
Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushtritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22789

Kthehet ilegalisht presidenti i Hondurasit. Gjendje shtetrrethimi Qeveria e përkohshme në Honduras ka vendosur gjendje shtetrrethimi deri sot në mbrëmje pas kthimit të papritur të presidentit të dëbuar tre muaj më parë, Manuel Zelaya, pas situatës kritike të krijuar pas një grushti shteti.
Të gjitha aeroportet janë mbyllur dhe de facto autoritetet e kanë vënë ushtrinë dhe polinë në gjendje gatishmërie.
Zelaya është tashmë brenda ambasadës braziliane në Honduras. Turma përkrahësish u mblodhën jashtë dhe qëndruan atje deri sa filloi gjendja e shtetrrethimit.
Qeveria në Honduras i ka kërkuar Brazilit të dorëzojë zotin Zelaya. Ai thotë se është gati për dialog.
Lajmin e ka dhënë vetë gruaja e presidentit, Xiomara Castro. “Është shumë mirë, gëzon shëndet të plotë dhe është gati për të nisur dialogun, për të zgjidhur krizën politike, krijuar pas ngjarjeve në 28 qershor”- tha ajo, duke falënderuar presidentin brazilian Luis Inazio Lula da Silva, që e lejoi të strehohej në ambasadën britanike.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ndërkohë ka thënë se kthimi në vend i Manuel Zelaya-s, nuk duhet të çojë në veprime të dhunshme.
Zonja Clinton po fliste në Nju-Jork, ndërsa u takua me presidentin e Kosta Rikës, Oscar Arias, që është përpjekur të zgjidhë konfliktin.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22792. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22792

Topi, apel gjyqtarëve: Hidhni poshtë tentativat për influenca Reformim të sistemit gjyqësor si kusht për integrimin në BE dhe bashkëpunim mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për të kontrolluar gjykatat. Këto kanë qenë dy nga mesazhet e dhëna prej presidentit të vendit Bamir Topi, njëherësh kreu i KLD-së gjatë mbledhjes së sotme. Kreu i shtetit i bëri thirrje gjyqtarëve të jenë fanatikë të zbatimit të ligjit, duke denoncuar çdo abuzim. Ai ka pohuar se ka marrë shumë ankesa për ndikim në vendimin për çështje të ndryshme ligjore. “I bëj apel të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të hedhin poshtë çdo tentativë për influenca, mos operoni në mënyrë informale. Ju kërkoj edhe të denonconi çdo ndërhyrje, që të ketë barazi para ligjit”, tha Topi. Sipas tij, duhet punuar për kontroll të gjyqësorit, sidomos për ato çështje që kanë ndjeshmëri të lartë. “Duhet ta fitojmë betejën me krimin në çdo lloj niveli dhe me çdo kusht. Vetëm kështu do të jemi të qetë para qytetarëve se kemi dhënë drejtësi”, tha Topi, duke shtuar se rritja e eficencës së gjyqësorit kërkon një përkushtim të të gjithë aktorëve të interesuar. “Kemi pasur mundësi të riorganizojmë gjykatat në rang kombëtar dhe të ketë një përqasje me ligjin organik për funksionimin e gjyqësorit. Në kuadër të kësaj, do t’i hapim rrugë edhe lëvizjes së gjyqtarëve, jo vetëm plotësimit të vendeve vakante siç bëhet zakonisht”, tha më tej Topi. Në mbledhjen e radhës kanë qenë të pranishëm edhe ministri i ri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Sipas tij, duhet forcuar edhe më tej bashkëpunimi mes KLD-së dhe ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se do të ketë raport inspektimi për gjyqtarët, duke pranuar se shpesh ka dy standarde për trajtimin e çështjeve gjyqësore.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22783

Teksti i Historisë së gjimnazit: Në 2005 Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin Teksti i historisë i klasës së 12, pëmban frymë dhe paragrafë ku glorifikohet figura e Sali Berishës me tone që të kujtojnë tekstet e dikurshme historike të para 90-s. Autorët i kane lejuar vetes interpretime shume politike per ngjarjet e renda te vitit 1997, ndersa perdorin fraza te tilla si “në 2005 Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin” etj. Teksti ka shkaktuar nje deklarate te revoltuar sot te Partise Socialiste ne te cilen thuhet se libri i Historisë së gjimnazit këtë vit dëfton “sesi studiuesit karagjozë e puthadorë të këtij diktatori po u vjedhin shqiptarëve historinë, duke i sajuar faktet e tranzicionit ashtu siç i do oreksi i sulltanit më të ri të Shqipërisë, të Nëntëdhjeteshtatës dhe Nëntëdhjetetetës, i shpërthyesit të korrupsionit vrastar të Gërdecit dhe i dhunuesit tashmë të përhershëm të lirisë zgjedhore”.
Ne krye te autoreve te tekstit ne fjale, eshte Beqir Meta, nëndrejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike.
“Shkrimi i historisë ka kaluar nga diktati i Enver Hoxhës në diktatin e Sali Berishës, pa ndërruar shkrues, duke marrë edhe aprovimin e Ministrisë së Arsimit për të helmuar mendjet e gjimnazistëve me shpifje dhe urrejtje.Çfarë treguesish duhet të presim më?! Çfarë duhme ka tjetër diktatura, përveçse si kjo që po na mbulon?! Partia Socialiste kërkon sot tërheqjen e menjëhershme të këtij teksti të turpshëm nga tregu dhe nga të gjitha shkollat e vendit” – thuhet ne deklaraten e PS, te bere sot ne Tirane ku kerkohet gjithashtu qe “autorët e kësaj paçavureje të shkarkohen nga funksionet drejtuese e të kërkojnë falje publike – sikundër ndodh në botën e qytetëruar në raste të tilla flagrante, dhe këta pseudostudiues karagjozë mos lejohen më të përgatisin tekste shkollore…”
Ja pra, pse Partia Socialiste nuk mund të hyjë në Kuvend! Nuk mund të hyjë sepse shoqëria shqiptare duhet mbrojtur nga thonjtë e këtij diktatori në instalim, që pasi u vodhi shqiptarëve votat, tash po orvatet t’u vjedhë edhe historinë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22786. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22786

Horoskopi për nesër Dashi: Nesër do të përlesheni me një njeri që moti është duke ju kërcënuar. Kujdes me këmbën e thyer, mos goditni me të.
Demi: Nesër do të jetë ditë shumë e madhe për ju. Borgjin që ua ka komshiu do të ua kthejë.
Binjakët: Inter do të ju prish ditën. Do humbni në bastore “falë” Interit.
Gaforrja: Si duket shefi i punës ju ka ardhur në maje të hundës. Do e qoni në RR.S.
Luani: Do ju rrisin rrogën për shumë para. Do jetë ditë e madhe (3 euro rritje).
Virgjëresha: Nëse keni ndonjë projekt, mos u mundoni të e veni në praktikë nesër, s’do keni sukses. Nejse, ju nuk keni kurr.
Peshorja: Të gjitha punët që i ke sot i le për nesër. Thuhet se ndoshta do kesh më shumë fat.
Akrepi: Papritur do kuptoni që dashuria e jetës ju tradhton me shokun/shoqen e ngushtë. Fundja, do barazoheni, pasi që as ju nuk jeni prapa.
Shigjetari: Mami s’do ju lë prap që të dilni. Aha, dhe mos provoni ikjen nga dritarja, ju ka mësuar më këtë metodë.
Bricjapi: Mos harroni edhe nesër librat në shkollë se do përjashtoheni nga orët e mësimit. Sido që të jetë ky duket se do jetë motivim shtesë për ju që të i harroni.
Ujori: Nesër do krijohet tek ju një rend i gjatë me njerëzit që i keni borgj. Pregadituni për rreth 325 arsye.
Peshqit: Planin e vetravsjes që e keni për nesër shtyjeni, pasi që nesër duket se do ju shpëtoj dikush.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=286. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=286

Hakmarrja e Berishës ndaj Enver Hoxhës Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, rrëfen përndjekjen dhe burgun pas rënies së regjimit komunist.
“Gjyqi i kafeve”, metoda qesharake e Berishës për të denigruar familjen Hoxha dhe atë personalisht.
Në pjesën e fundit të rrëfimit të bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, vjen historia e përndjekjes së Nexhmije Hoxhës, pas rënies së regjimit komunist.
Libri “Nexhmije Hoxha, detyra për të kujtuar”, është i mbushur me rrëfime dhe foto të mbledhura nga dy gazetaret italiane, në periudhën kohore 1995 dhe 2004, nga biseda e parë me të në burgun e grave në Tiranë, deri te takimi i fundit në shtëpinë e saj në Laprakë, si dhe disa foto të saj në Leçe, pas lirimit nga burgu më 1997-ën.
Në këtë pjesë bie në sy “gjyqi i kafeve”, pas arrestimit të saj në 1991-shin, përndjekja që i bëri Berisha dhe injorimi që i bëri Nano më pas.
Shtëpitë e reja që shtohen përreth qytetit, bashkë me ndërtimet e paranikëve të rinj të Shqipërisë, paralajmërojnë Tiranën. Shtëpia në rrugën e “Durrësit”, në periferi të Tiranës, ishte një magazinë e vjetër e Institutit Bujqësor shtetëror.
Nexhmijë Hoxha dhe familja e saj u dërguan që të banonin pas hapjes së ish-Bllokut, sepse ishte i vetmi vend, ku me kalimin e kohës mund të qëndronin duke paguar qiranë.
Një tarracë që riparohet me copa, në pritje të një sistemimi vazhdimisht të shtyrë nga pasiguria e mundësisë së qëndrimit. Këtu Nexhmije Hoxha banon bashkë me djalin e madh Ilirin dhe familjen e tij. Deri pak kohë më parë, bashkë me ta jetonte halla e vjetër, Sano, motra e Enver Hoxhës.
“Iku për të më lënë përgjithmonë…”, – e nis rrëfimin e saj të trishtë të “atyre ditëve të ngarkuara me re të zeza mbi zemrën time”, të kaluara duke “matur ritmin e frymëmarrjes së tij, duke mbajtur dorën në të mijat, duke mos patur kohë dhe as mundësinë për të qarë”, duke u marrë me mjekët dhe familjarët, drejtuesit e partisë dhe të shtetit.
Pastaj nderimet e gjata funebre, rruga e “Elbasanit” e mbushur me popull që qante, lodhja për të qëndruar në detyrë. Në fund vjen edhe thirrja: “përse në fillim e qanë dhe më pas e quajtën tradhtar dhe diktator?”
Xhuglini ishte mbiemri i saj i vajzërisë, i lënë për të marrë atë të burrit, siç bëjnë shumica e grave shqiptare: lindur në vitin 1921, në Manastir, nga një familje me origjinë nga Dibra, tokë shqiptare në Maqedoni.
Familja Xhuglini ishte detyruar të braktiste Dibrën gjatë luftës ballkanike në 1912-ën, kur serbët dogjën shtëpinë e tyre. Pastaj, nga Manastiri u transferuan në Tiranë, ku babai mund të punonte ndërsa ajo ende fëmijë të ndiqte një shkollë në gjuhën shqipe.
Fati i saj në atë pikëpamje duhej të ishte ai i bashkëmoshatareve të saj: pasi të mbaronte shkollën fillore, të jetonte brenda mureve të shtëpisë dhe të dilte nga shtëpia e mbuluar me çarçaf, velin e zi të vënë me detyrim nga integralizmi mysliman. Në fakt, fati i saj ishte që i ati, i punësuar në Kryqin e Kuq të ideve liberale, donte ta regjistronte në shkollën pedagogjike femërore, e vetmja në të gjithë vendin.
Ishte antifashiste që e re dhe me ardhjen e trupave fashiste italiane më 7 prill 1939, kur Shqipëria u bë province e përtejdetit e perandorisë italiane dhe u bë organizatore e manifestimeve studentore, dhe ishte e vetmja femër, themeluese e organizatës së rinisë komuniste shqiptare.
Në ditët e protestave që pasuan “lëvizjen e dhjetorit” dhe rënien e statujës së bronztë në sheshin “Skënderbej” të Enver Hoxhës, gazetat e huaja që merreshin me figurën e Nexhmije Hoxhës, e pikturonin atë si Lady Macbeth, me sytë e ftohtë dhe të përqendruar, duke e akuzuar si përgjegjëse, madje “përgjegjësja e vërtetë” e të këqijave që iu veshën regjimit komunist.
Kur u thirr në gjyq për t’u përgjigjur ajo për të gjithë, me akuzat për shpërdorime, prokurori e pikturonte atë si një grua të mbuluar nga paratë dhe familjen Hoxha si të mësuar të jetonte në luks të shfrenuar në brendësi të “Bllokut”, në zemër të Tiranës, ndërsa gjithçka përreth ishte në varfëri.
“Ata që sot kanë shkatërruar Shqipërinë – përgjigjet Nexhmije Hoxha – në një pikë të tillë që nuk ishte parë as edhe në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, duke drejtuar shkatërrimet me thirrjet: ‘ta kthejmë në nivelin zero!’, janë të demaskuar: shumë prej tyre janë pasardhësit e ish-pronarëve të mëdhenj të regjimit të shkuar dhe bashkëpunëtorëve ballistë të nazifashizmit, që ruajnë të njëjtin mentalitet feudal të asaj kohe dhe kërkojnë kthimin e arit të tyre nga familja Hoxha”.
Këtë ar shkoni ta kërkoni në urat e shkatërruara e të rindërtuara, në hekurudha, në rrugët që lidhën qytetet me malet dhe fushat e bonifikuara. Dhe sot shkoni ta kërkoni në rrënojat e shkollave dhe të azileve, në ambulancat e fshatrave që keni shkatërruar, në plantacionet dhe pyjet që keni djegur”.
Në vitet e “tranzicionit demokratik” me akuzën e komunizmit mijëra persona, punëtorë dhe intelektualë, akademikë, zyrtarë të ushtrisë u pushuan nga puna dhe hakmarrja politike u bë një praktikë e shpërndarë gjithandej…Me sugjerimin e ekspertëve gjermanë u adaptua një ligj mbi “gjenocidin”…
U arrestua në dhjetor 1991 dhe iu dha akuza për “krime kundër pasurisë së shtetit”. U mbyll në një qeli të errët 2 me 2 metra, pastaj për një vit në izolim në një qeli të lartë prej 5 metrash, me një dritare të vogël shumë lart, pa ujë dhe shërbim, në pritje për të mësuar se për çfarë akuzohej.
Drejtuesit e akuzës u ndërruan tri herë, më në fund u akuzua në bazë të një ligji të bërë ndërkohë ad hoc, për “detyrime ndaj fondeve shtetërore”. Në detaj, faji i saj ishte se ndërmjet viteve 1985-1990, kur ishte kryetare e Frontit Demokratik, kishte bërë harxhime të parasë publike për qëllime private, me një vlerë të disa milionë lirave të vjetra italiane.
Në Shqipëri sot e quajnë me ironi “gjyqi i kafeve”, sepse harxhimet e pashlyera u referoheshin kafeve të ofruara prej saj në harkun e pesë viteve vizitorëve të shumtë shqiptarë e të huaj, në rolin e të vesë së Enver Hoxhës.
“Deri edhe Nënë Tereza erdhi të më takonte në atë periudhë – kujton sot me kënaqësi Nexhmija – dhe më përgëzoi për kujdesin që shteti shqiptar u bënte fëmijëve, të sëmurëve dhe të moshuarve…”.
Në gjyq u mbrojt vetë, e asistuar vetëm nga një avokat zyrtar, sepse me presione dhe kërcënime iu ndalua të formojë një kolegj mbrojtësish. “Ky është një gjyq politik”, – deklaroi në që fillim.
Të gjithë në Shqipëri, në fakt, e dinin se arrestimi i saj ishte kushti i vënë nga Sali Berisha (”persekutori më i shfrenuar dhe më paranojak i komunistëve dhe i atyre që mendonin si ai”), për të fituar mbështetjen e jashtme për partinë e vet. Gjyqi përfundoi një farsë groteske deri edhe te kundërshtarët.
Dhjetëra dëshmi të paprovuara të sjella nga akuza – asnjë dëshmitar nuk u thirr nga mbrojtja – në transmetimet e gjata direkte televizive, sepse përfaqësonte për publikun telenovelën e shpërdorimeve dhe të luksit të familjes Hoxha dhe të Nexhmijes në veçanti…Sentenca e prokurorit Teodor Mosko kërkoi për të 14 vite burg…
Nuk ka arritur ta marrë në përdorim arkivin e familjes, dhe nuk ka arritur të ketë “të paktën një faqe apo një fotografi”. Nuk ka kërkuar kompromise për veten, por kur u fol se të vesë së ish-mbretit Zogu do t’i kthehej një vilë, kërkoi të drejtën për të patur një banesë të denjë për emrin, si e veja e një kryetari shteti.
Pati edhe peticione dhe apele në këtë drejtim, nënshkruar madje edhe nga gra italiane. Por vetëm një heshtje dekurajuese erdhi nga Fatos Nano dhe qeveritarët e tjerë.
I çoi kërkesa ministrit të Mbrojtjes që të shoqit t’i kthehej statusi i luftëtarit të luftës për çlirimin e vendit dhe vendi në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, të gjithë veteranëve të tjerë, por më pas e tërhoqi e indinjuar, sepse i kërkonin si procedurë që të çonte edhe dëshmitë e tre partizanëve, të cilët do të dëshmonin pjesëmarrjen aktive të Enver Hoxhës në luftë!(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22779
Top