Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Intel prezanton softuerin e saj në IDF 2009
Prodhuesi më i madh në botë i çipave kompjuterik në Forumin e Zhvilluesve të Intel ka prezantuar për së afërmi funksionimin e sistemit operativ për pajisje mobile, të ashtuquajturin Moblin.
Gjersa korporata Intel po tejkalon fushat e biznesit të saj bërthamë për krijim të mikroprocesorëve për laptop dhe dekstop, prodhuesi i çipave është duke u paraqitur në skenë edhe si prodhues i softuerit.
Caku i vënë para është sigurisht prodhimi i pajisjeve të llojeve të shumta që funksionojnë më së miri me çipat e Intel.
Një shembull: Intel është duke përkrahur një projekt me kod të hapur të quajtur Moblin, që është një sistem operativ për pajisje mobile.
Në IDF 2009 (Intel Developers Forum), gjatë ditës së martë shefi ekzekutiv Paul Otellini gjithashtu prezantoi këtë softuer që prodhuesit e kompjuterëve mund ta përdorin për të krijuar aplikacione të shumta ashtu sikurse ka bërë Apple për pajisjen e saj iPhone. Projekti i Intel do ti lejojë programorët të shkruajnë aplikacione që punojnë në shumë sisteme operative dhe në lloje të ndryshme të kompjuterëve, duke shfrytëzuar çipat e Intel.
Intel thekson se do të eliminojë programimin masiv që tani kërkohet për aplikacione që dëshirohet të përshtaten për të punuar në pajisje të shumta.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=805. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=805

Filmi për Michael Jacksonin, me 27 tetor Film me pamje nga provat e Michael Jackson per koncertet ne O2 Arena te Londres do shfaqet ne kinema ne daten 28 tetor.
Ky film titullohet This is it qe me daten 27 do shfaqe premierat ne 15 qytete te medha te botes.
Keshtu duke filluar nga  New York, Rio de Janeiro, Londer, Berlin e Seoul dhe shume qendra te tjera te medha do shikojn filmin te parat.
Keto qendra do lidhen me satelit nga Hollywood-i ku shume te ftuar do kalojne ne tapetin e kuq.
Ndersa ne 25 qytete te tjera do ta shfaqin filmin ne fundjave por nuk do lidhen direkt me qendren ne Hollywood.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1176. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1176

Shkencëtari parashikon shkarkimin e trurit Një shkencëtar i rangut të lartë ka deklaruar se shumë shpejt do t ë jetë e mundur të ruhen të dhënat e trurit tuaj dhe të shkarkoni veten në kompjuterin tuaj
Bruce Katz, që është një ligjërues për inteligjencë artificiale në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe, deklaroi për magazinën H+ se bota është në prag të një neuro-revolucioni. Ai tha se neuro-inxhinieria është duke avancuar nga niveli i impianteve nervore në pajisje që do të zmadhojnë dhe shpejtojnë të menduarit.
Katz tha se është më lehtë të zmadhohet kreativiteti sesa inteligjenca e pastër. Inteligjenca duket të jetë një koleksion i rëndë i proceseve, ndërsa kreativiteti është më i ngjashëm me një gjendje. Por ai tha se njerëzit nuk duhet të bazohen në natyrë për të prodhuar kombinimin e IQ së lartë një në një milion, sepse kjo do të jetë e mundur të ndërtohet në substrate nervore.
Ai shtoi se caku i kësaj teknologjie të re te truri është lirimi nga limitet e trurit të njeriut.
Evolucioni ka marrë trurin deri në këtë kohë por duket se ka ndaluar punën në departamentin e dizajnit. Katz thekson se truri mesatar kishte limite afatshkurta të memories dhe ka ruajtur të dhëna afatgjata sikur një hard disk kompjuterik në vitin 1990. Gjersa truri ishte një sistem i mirë për procese paralele, secili neuron kishte një procesor të ngadalshëm.
Katz thekson se gjëja më e mirë ishte shkarkimi i trurit në një makinë të avancuar. Sipas parashikimit të tij disa prej tyre do të jenë të pranishme brenda dekadave të ardhshme.
Lirimi i mendjes prej këtij organi të limituar megjithëse të jashtëzakonshëm do të lejojë manipulimin e drejtpërdrejtë të të menduarit, dhe kjo do të prodhojë shumicën e rritjes së inteligjencës, kreativitetit dhe arritjen e harmonisë me të gjitha qeniet tjera në tërë universin.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=802. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=802

Intel: Shitjet e kompjuterëve mund të rriten në vitin 2009 Tregu i gjerë botëror i kompjuterëve personal është duke u larguar nga kriza me shpejtësi dhe pritet që të shënohen rritjet e para brenda këtij viti, deklaroi shefi ekzekutiv i Intel, Paul Otellini
Komentet e Otellinit gjatë konferencës së ditës së martë ishin më optimiste se ato të analistëve të shumtë. Firmat hulumtuese të tregut si IDC dhe Gartner kanë parashikuar një rënie prej viti në vit në dërgesa të kompjuterëve gjatë vitit 2009, që do të ishte rënia e parë qysh prej vitit 2001.
Tregu është tërhequr në një rënie si pasojë e shpenzimeve të ulëta të korporatave në kompjuter të rinj, dhe disa kompani kompjuterike veçse janë duke shikuar drejt vitit të ardhshëm për një kthim pozitiv. Shitjet e kompjuterëve të vegjël netbook, që në rend të parë përdoren për shfletim të internetit, kanë qenë drita në fund të tunelit, megjithatë këto makina sjellin profite të ulëta për prodhues të kompjuterëve personal dhe të çipave. Intel është prodhuesi numër një i mikroprocesorëve, me një fjalë është truri i kompjuterëve personal.
Otellini tha se optimizmi përkrahet nga fakti se kompjuterët janë të domosdoshëm, diçka që i duhet secilit njeri në jetën e tij të përditshme. Unë mendoj se tregu është nxitur për një rikthim deklaroi ai.
Hulumtuesit pranë Gartner Inc, kanë parashikuar një rënie prej 2% në shitje të kompjuterëve gjatë vitit 2009, megjithatë kjo është më mirë sesa para disa muajve, kur grupi në fjalë parashikonte një rënie prej 6%.
Gjërat po duken shumë më mirë në gjysmën e dytë tha drejtori hulumtues i Gartner, George Shiffler gjatë ditës së martë.
Por Shiffler nuk ishte i gatshëm të shkonte në atë limit sa Otellini. Ai pret që shitjet në gjysmën e dytë të jenë të njëjta sikurse në vitin e kaluar, jo me fuqi të mjaftueshme për të shtyrë tërë vitin në territorin pozitiv.
Nuk do të ishte befasi të shohim rritje pozitive, por ky nuk është mendimi ynë për momentin tha Shiffller. Mendoj se ajo që u përmend është rasti më i mirë i mundshëm që mund të ndodhë.
Aksionet e Intel janë rritur 8 cent më shumë, në 19.62 dollarë. Në anën tjetër ato të konkurrencës Advanced Micro Devices (AMD), u rritën për 30 cent (5.2 përqind), pra në 6.11 dollarë.
Prodhuesit e kompjuterëve kishin këto shifra: Dell pësoi rënie 28 cent, në 15.73 dollarë gjersa Hewlett-Packard përfitoi 68 cent më shumë (1.5% rritje), në 47.03 dollarë.
Otellini gjithashtu shfrytëzoi prezantimin e tij në IDF (Intel Developers Forum) për të paraqitur çipa të ndërtuar në teknologjinë e ashtuquajtur 22 nanometër, që i referohet zvogëlimit të madhësisë së çarqeve në shumicën e çipave të avancuar. Këta çipa janë ende në zhvillim e sipër në fabrikat e Intel dhe nuk do të paraqiten në prodhim deri në vitin 2011.
Secili çip që paraqiti Otellini, kishte 2.9 miliard transistor. Çipi i parë i Intel në vitin 1970 kishte vetëm disa mijëra transistorë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=799. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=799

Eagle Mobile me ofertë të re për rininë shqiptare Eagle Mobile ka lansuar ofertën më të re Riniring Plus që sjellë edhe më shumë argëtim, lehtësi dhe komoditet të mëtutjeshëm në komunikim për abonentët e këtij programi.
Tarifa rinore më e suksesshme dhe më e përzgjedhur në Shqipëri, ajo Riniring është paraqitur me oferta dhe çmime fantastike për abonentët e operatorit Eagle Mobile. Oferta e re Riniring Plus do të sjellë më shumë argëtim, lehtësi dhe komoditet të mëtejshëm në komunikimin e abonentëve të këtij programi.
Përfaqësues të kompanisë kanë ndërmarrë edhe fushatë tjera surprizash, kur me datë 22 shtator, abonentët e pakos Riniring do të përfitojnë falas 1000 minuta, 100 SMS dhe 100 MMS drejt grupit Rinirg.
Për të përfituar nga kjo ofertë fantastike dhe që vjen me çmime mjaft të përshtatshme, çdo abonent Riniring mjafton të bëjë një rimbushje me kartë 500 lekë në muaj (me TVSH) dhe të konfirmojë me një SMS pjesëmarrjen në këtë ofertë (SMS konfirmues kushton 500 Lekë me TVSH). Pas SMS-it të konfirmimit, abonentët Riniring do të kenë mundësi të përdorin 1000 minutat, 100 SMS dhe 100 MMS përgjatë 30 ditëve në vazhdim. Abonentët do të mund të marrin maksimalisht 1 bonus për çdo 30 ditë. Për të kontrolluar sasinë e mbetur të bonusit përfituesit mund të dërgojnë SMS falas në numrin 55055. Krahas kësaj, Eagle Mobile ka dhuruar mundësi të reja për klientët në programin tarifor standard me parapagesë (standard prepaid).
Çmimet e reja të kësaj tarife pritet që të jenë edhe më tërheqëse se më parë. Thirrjet drejt numrave Eagle do të kryhen me vetëm 22 Lekë për min (pa TVSH), nga 25 Lekë për minutë që ishte më parë. Ndërsa thirrjet drejt operatoreve fiks janë ulur në 20 Lekë për minutë (pa TVSH).
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=796. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=796

Audi krijon hapësirë virtuale brenda Playstation Home
Një prej auto prodhuesve më të njohur në botë ka deklaruar se është prodhuesi i parë i automjeteve që ka një hapësirë të vetën virtuale përbrenda Playstation Home
Audi Space, ashtu siç edhe do të njihet produkti, pritet të paraqitet në fund të vitit 2009. Në fillim kjo hapësirë do të veçohet me kanalin Audi TV, i cili do të sjellë video materiale në lidhje me autoprodhuesin gjerman.
Në dhjetor të vitit 2009, Audi Space do të zgjerohet dhe do të përfshijë shtegun vertikale, që është një veçori futuristike argëtuese që veçohet me konceptin e-tron nga Audi. Lojtarët do të mbledhin energji elektrike të shpërndarë anembanë shtegut vertikal për të furnizuar me energji e-tronin, duke arritur kështu shpejtësinë më të madhe të mundshme.
Nëse tregoheni shumë të shpejt atëherë ju do të mund të fitoni edhe një vend për avatarin tuaj shtëpiak në apartamantet virtuale të Audi, që gjenden në një kullë të madhe në qendër të Audi Space.
Shumica e të rinjëve fitojnë eksperiencat e para të vozitjes nga video lojërat shpjegon Kai Mensing, personi përgjegjës për video lojra dhe ambiente virtuale në fushën e marketingut online të Audi.
Zyrtarët e kësaj kompanie kanë deklaruar se përmbajtje shtesë nga Audi do të shpërndahet në Audi Space, gjatë vitit 2010.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=793. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=793

Provat e Komisionit Europian tregojnë bllokadën e Intel ndaj AMD Pak muaj më parë, Intel u sanksionua nga Komisioni Europian i Konkurencës të paguante një gjobë prej mëse një miliardë euro për abuzim me pozicionin e tregut dhe dëmtim të konkurencës, por cilat janë disa nga provat kulmore?!
Pas replikave të shkurtra të momentit çdo gje duket pak më e qete sot, por cili ishte shkaku i kësajë stuhie ndaj numrit një të CPUve x86 në botë? Komisioni Europian ka cituar në raportin e tij per publikun disa prej emaileve dhe provave të gjendura në to. Ndër të tjera, disa emaile nga Dell tregojnë hapur se uljet e skajshme të çmimeve nga Intel ishin shkaku kryesor i mospranimit të procesorëve nga konkurenti AMD. Një email drejtuar Dell sqaron hapur se kompanisë do ti pritet çdo lloj zbritje (e cila në atë kohë arrinte 50%) nëse në konfigurimet e tyre do të shtohen procesorë nga AMD.
Uljet e çmimeve dhe jo superioriteti teknologjik kanë qënë gjithashtu arsyeja kryesore për të cilën HP ka përdorur mes viteve 2002 dhe 2005 për mëse 95 përqind të kompjuterave të sajë vetëm procesorë Intel. gjithashtu Intel vendoste kushtëzime në mënyrën se si HP duhej të shiste edhe pak kompjuterat me procesorë AMD që arrinte të prodhonte. HP duhej ti dorëzontë këto pajisje direkt tek blerësi dhe nuk mund ti shpërndante në distributorë apo rishitës. Një email i brendshëm i HP i Shtatorit 2004 thotë: “Nuk mund të përdorni linjën komerciale AMD në asnjë shtet, shitja duhet të bëhet direkt. Nëse ju zbulojnë, paratë e Intel (të çdo muaji) do të zhduken (ata do të prishnin kontratën). Rreziku është shumë i madh.”
Intel vazhdon ende sot të kundërshtojë bazat ligjore dhe faktike të këtij hetimi, duke pretenduar se kompania ka vepruar mbi baza të shëndosha të biznesit dhe se pjesa më e madhe e emaileve të cituara janë të punonjësve të nivelit të ulët, jo në rrjedhën direkte të ngjarjeve. Shumë prej provave sipas Intel janë të paplota dhe komisioni ka mohuar prova të shumëta shfajsuese.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=789

Prishtina Film Fest Prishtina Film Fest, starton edicioni i pare.Aktore kosovare dhe nderkombetare, politikane, njerez te mediave dhe personaltiete te tjera parakaluan mbremjen e se martes ne tapetin e kuq per te marre pjese ne hapjen e edicionit te pare te festivalit te filmit Prishtina Film Fest.
Ky eshte nje festival me karakter nderkombetar i cili ka per qellim te nxise zhvillimin e industrise se filmit ne Kosove.
Vanesa Redgrave, aktorja britanike fituese e cmimit Oscar dhe Golden Globe rikthehet pas dhjete vitesh ne Kosove, kete here si presidente e bordit te festivalit te filmit ne Prishtine.
Ajo tha se nese vazhdohet me kete intensitet te punes Prishtina Film Fest do konkurroje me festivalet me te njohura te filmit ne bote.
Jam shume e lumtur qe koleget e mi ketu ne Kosove, kane arritur te organizojne kete festival te mrekullueshen, sepse festivalet dhe menyra se si i promovojne jane te bukur dhe te dashur.
Prandaj njerezit vijne nga e gjithe bota sepse duan te shohin cfare te tjeret bejne dhe mendojne, cfare po ndodh me jeten e tyre dhe si e shohin ata te ardhmen, kjo eshte e bukura e filmit, shprehet aktorja. Vanesa Redgrave ndihet e nderuar qe i eshte dhene shansi per drejtimin e ketij festivali.
Pasi mbajti nje fjalim ne sallen e Teatrit Kombetar ne Prishtine, ajo e shpalli te hapur zyrtarisht festivalin e filmit. Filmi Lindje, Perendim, Lindje, i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, hapi edicionin.
Festivali i filmit ne Prishtine do te zgjase 8 dite ku do te shfaqen rreth 50 filma te vendit dhe te huaj.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1173

Prishtina Film Fest Prishtina Film Fest, starton edicioni i pare.Aktore kosovare dhe nderkombetare, politikane, njerez te mediave dhe personaltiete te tjera parakaluan mbremjen e se martes ne tapetin e kuq per te marre pjese ne hapjen e edicionit te pare te festivalit te filmit Prishtina Film Fest.
Ky eshte nje festival me karakter nderkombetar i cili ka per qellim te nxise zhvillimin e industrise se filmit ne Kosove.
Vanesa Redgrave, aktorja britanike fituese e cmimit Oscar dhe Golden Globe rikthehet pas dhjete vitesh ne Kosove, kete here si presidente e bordit te festivalit te filmit ne Prishtine.
Ajo tha se nese vazhdohet me kete intensitet te punes Prishtina Film Fest do konkurroje me festivalet me te njohura te filmit ne bote.
Jam shume e lumtur qe koleget e mi ketu ne Kosove, kane arritur te organizojne kete festival te mrekullueshen, sepse festivalet dhe menyra se si i promovojne jane te bukur dhe te dashur.
Prandaj njerezit vijne nga e gjithe bota sepse duan te shohin cfare te tjeret bejne dhe mendojne, cfare po ndodh me jeten e tyre dhe si e shohin ata te ardhmen, kjo eshte e bukura e filmit, shprehet aktorja. Vanesa Redgrave ndihet e nderuar qe i eshte dhene shansi per drejtimin e ketij festivali.
Pasi mbajti nje fjalim ne sallen e Teatrit Kombetar ne Prishtine, ajo e shpalli te hapur zyrtarisht festivalin e filmit. Filmi Lindje, Perendim, Lindje, i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, hapi edicionin.
Festivali i filmit ne Prishtine do te zgjase 8 dite ku do te shfaqen rreth 50 filma te vendit dhe te huaj.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1173

Cosmofon ofron TV digjital pa tela në Maqedoni
Maqedonia debuton si një prej shteteve të para të Evropës që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit.
Gjatë vjeshtës së këtij viti 95% e amvisërive në Maqedoni, do të përjetojnë për së afërmi pako programore me fotografi dhe zë në kualitet digjital, programe të huaja me përkthim në gjuhën maqedonase, udhëheqës elektronik programor për shtatë ditë të ardhshme, mundësi për incizim dhe kthim të programeve, si dhe databazë me filma të rinj dhe shërbime bashkëvepruese. Falë këtij hapi Maqedonia është bërë një prej vendeve të para Evropiane që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit.
Në javën e parë të shpërndarjes së këtij shërbimi 500 shtëpi në shtetin fqinj kanë pasur rastin që të testojnë falas shërbimin e ri televiziv.
Gjatë fazave në vazhdim do të ofrohen një numër i madh kanalesh vendore dhe të huaja nga zhanret më të popullarizuara tek shikuesit maqedonas; sport, film, muzikë, program për fëmijë, dokumentarë dhe program edukativ, dhe kanale për të rritur me mbrojtje të posaçme nga fëmijët. Pakoja do të përmbajë edhe program televiziv në definicion të lartë (HD). Një pjesë mjafte madhe e kanaleve më të mira botërore do të jenë ekskluzivisht të pranishme në televizionin pa tela.
Risia më e madhe është lokalizimi i gjuhës maqedonase, gjë që nënkupton se kanalet e huaja do të keni përkthim ose sinkronizim në gjuhën maqedonase.
Comsofon ka shprehur kënaqësinë se pas negociatave disa mujore me produksionet më të mëdha televizive botërore arriti ti bind ata që për herë të parë gjuha maqedonase të futet në përdorim si e barabartë me gjuhët tjera botërore në të cilat emitohen programet e tyre. Sipas zyrtarëve të Cosmofon pritet që shumë shpejt të ofrohet edhe përkthimi në gjuhën shqipe.
Poseduesit e të drejtave të programeve të huaja janë tejet të kënaqur që në Maqedoni kanë gjetur partner serioz me ndihmën e të cilit më në fund do të rregullohet kaosi shumëvjeçar në shpërndarjen e kanaleve televizive, që nënkupton respektim të plotë të të drejtave autoriale dhe menaxhimin e resurseve që emetojnë në mënyrë të paligjshme programe të huaja.
Shtëpitë më të mëdha televizive në bashkëpunim me partnerin e tyre shumëvjeçar Telekom Slovenija janë tejet të vendosur që përmes të gjitha mjeteve juridike ekzistuese plotësisht të mbrojnë programin e tyre nga keqpërdorimet e mëtejshme si dhe investimeve të tyre në Republikën Maqedonase në vlerë prej 250 milion euro tu mundësojnë rrethana të qarta juridike dhe mundësi për konkurrencë të drejtë dhe të ndershme në treg.
Projekti po finalizohet përmes një bashkëpunimi të mirë konstant me të gjitha institucionet kompetente, e posaçërisht me Këshillin Radiodifuziv dhe Agjensionin për komunikim elektronik, që është i informuar për të gjitha vështirësitë teknike dhe mënyrat për tejkalimin e të njëjtave.
Investimi në televizionin digjital pa tel (wireless) për Maqedoninë është siguruar në tërësi financiarisht dhe Telekom Slovenija është i bindur që amvisërive maqedonase duke filluar nga kjo vjeshtë do tu mundësojë të ndjekin TV programe sipas standardeve më të reja botërore.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=786. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=786

Seagate 2TB Barracuda me 64 MB cache
Seagate ka paraqitur hard diskun me kapacitet prej 2 TB dhe që veçohet me 64 MB cache. Barracuda XT që veçohet me ndërfaqe 6GB/s SATA, u drejtohet gejmerëve të rangut të lartë dhe zhvilluesve multimedial
Për dallim prej modeleve tjera 2TB që punojnë me shpejtësi 5400 ose 5900 RPM (rrotullime për minutë), njësia e re Barracuda XT është ndërtuar në një platformë me 4 disqe dhe shpejtësi të plotë prej 7200 RPM, tha zëdhënësi i Seagate David Burks. Më tej ky model përmban edhe turbinën e madhe me 64 MB cache dhe ndërfaqen e re të industrisë, atë me performancë të lartë SATA 6GB/s, gjë që e bënë njësinë e re Barracuda XT të destinuar për të vendosur një standard të ri për shpejtësi të mëdha në performancë të desktop-it.
Burks gjithashtu shpjegoi se Seagate ka rritur cache memorien e XT-s prej 32MB në 64MB, për të shfrytëzuar maksimalisht ndërfaqen e dizajnuar rishtas, SATA 6G.
64 MB cache të XT-s sjellin performancë të jashtëzakonshme dhe reduktojnë pengesat në shpërndarjen e të dhënave tha Burks. Kështu që, lojërat efikase në cache dhe aplikacionet e ngjashme, siç janë veglat jolineare për video editim, do të përjetojnë ngritje të performancës në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Burks gjithashtu bëri të ditur se Seagate ka punuar për së afërmi me një numër të kompanive, duke përfshirë Intel, Microsoft, Asus dhe Marvell, për të siguruar suksesin e SATA 6G.
Barracuda XT, që është tërësisht i përshtatshëm me SATA 1.5 Gb/s dhe SATA 3 Gb/s, gjindet në treg për një çmim prej 210 euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=783

Microsoft së shpejti me softuer të sigurisë pa pagesë
Sipas një letre dërguar në drejtim të testuesve në mbrëmje të ditës së diel, Microsoft ka plane për të paraqitur versionin final të antivirusit të saj pa pagesë brenda një periudhe shumë të shkurtë
Versioni final i Microsoft Security Essentials do të paraqitet për publikun e përngjitshim gjatë javëve të ardhshme thuhej në letrën e lëshuar nga Microsoft.
Për herë të parë Microsoft shpalosi planet për këtë produkt në nëntor të vitit të kaluar, dhe gjatë asaj periudhe bartej emri i koduar Morro, ndërsa në të njëjtën periudhë të atij viti kompania bëri të ditur se do të largojë nga tregu produktin Windows Live OneCare.
Beta testimet publike për Security Essentials filluan në qershor të këtij viti, me çrast Microsoft arriti të ketë 75.000 testues brenda vetëm një dite.
Natyrisht edhe ne jemi pjesë e programit testues dhe e kemi vendosur këtë softuer në disa kompjuter qysh prej muajit qershor, dhe jemi të kënaqur me mënyrën sesi po funksionon ky antivirus. Për dallim prej të tjerëve, Microsoft Security Essentials nuk bënë spektakël nga vetja, ai thjeshtë kryen punën e tij në qetësi.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=780. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=780

Nje Perdorues Dergon 662.258 SMS, Per Nje Muaj Një përdorues anonim i telefonisë mobile AT & T arriti të dërgojnë rreth 662.258 SMS porosi në një periudhë 30 ditore duke përdorur telefonin e tij, iPhone.
Por, kjo nuk është pjesa më e çmendur e këtij rrëfimi, pasi që djaloshi i cili arriti të dërgoj aq shumë porosi brenda një muaji ende pranon faturën e tij në 12.000 faqe të shtypura. Me sa duket, djaloshi i cili nuk ngurron të dërgojë porosi ka vendosur të thyej ndonjë rekord pasi që një gjë e tillë nuk është edhe aq e zakonshme në ditët e sotme. Ndërsa, pyetja tjetër është: sa para i kanë kushtuar këtij djaloshi dërgimi i i porosive, sepse i njëjti duhet të shpërblehet nga kompania.
Komentuesit në YouTube thonë se ata kanë vënë në dukje se kjo mund të jetë e falsifikuar, që nga koha e përfshirë në dërgimin e mesazheve që është shumë pak realiste, dhe është një softuer në rrjet që mund ti paraqes këto rezultate si të rreme.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=777. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=777

Dell do të blejë Perot Systems për 3.9 miliardë dollarë
Gjatë ditës së hënë Dell ka bërë të ditur se do të blejë ofruesin e shërbimeve IT, Perot Systems për 3.9 miliardë dollarë.
Dy kompanitë pritet të ofrojnë një bashkësi të gjerë të shërbimeve dhe të pakove IT, duke zgjeruar punën e Perot Systems dhe shitjen e sistemeve kompjuterike Dell tek konsumatorët shtesë nga Perot.
Kjo në mënyrë të theksuar zgjeron aftësitë ndërmarrëse të Dell dhe e bënë fuqinë e Perot Systems të pranishme tek më shumë konsumatorë anembanë botës tha shefi ekzekutiv i Dell, Michael Dell. Do të ketë efikasitet të lartë nga kombinimi i dy kompanive, por blerja ka kuptim edhe më të madh për shkak të rrugëve të qarta dhe të ngjashme të bizneseve tona.
Perot Systems, e formuar nga Ross Perot, ofron shërbime IT dhe zgjidhje biznesi për konsumatorë në kujdesin shëndetësor, qeveri, prodhim, banka dhe sigurim. Kompania ka ndërtuar një bazë të madhe të konsumatorëve në Amerikën Veriore, Evropë dhe në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
Lajmërimi i bërë gjatë ditës së sotme është hapi i ardhshëm në formalizmin e një marrëdhënie që ka qenë e pranishme për një kohë të gjatë tha drejtori i Perot, Ross Perot Jr. Kur babai im formoi Perot Systems ai ka parashikuar një lider global të teknologjisë informative. Dell i ri dhe i zgjeruar ndërtohet në atë premtim dhe në suksesin e saj, duke marrë përsipër ekspertizën e Perot System në më shumë konsumatorë.
Nën këtë marrëveshje, prodhuesi i kompjuterëve dhe serverëve Dell do të marrë përsipër shumicën e aksioneve të Perot Systems për një vlerë prej 30$ për aksion. Duke pasur parasysh aprovimet nga qeveria, marrëveshja pritet të finalizohet në çerekun fiskal nëntor-janar të kompanisë Dell.
Në momentin që kompletohet marrëveshja, Perot Systems do të bëhet njësia e shërbimeve të Del, që do të udhëhiqet nga Peter Altabef, shef ekzekutiv momental i Perot Systems. Ross Perot Jr. Pritet të konsiderohet për një vend në bordin e drejtorëve të Dell.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=773. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=773

Lansohet Web Portali i Ri Yahoo.!
Giganti Yahoo ka rinisur portalin e internetit, mbështetur nga një fushatë globale të 100 milion dollarë reklama.
Kompania shpreson se rifreskimi i faqes së internetit do të rritë trafikun dhe të ardhurat.
Yahoo do të hapë faqen e saj në shtëpi për të rivalët, duke i lejuar palës së tretë Web shërbimet si Facebook apo Hotmail të integrohen në portalin e saj.
Yahoo ka ngecur ta kthejnë pozitën e saj si faqeja më e popullarizuar në botë në fitime. Portali është lëvizja e parë e shefit të ri Bartz Carol.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=769. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=769
Top