Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

5 Avenue në Nju Jork, rruga më e shtrenjtë tregtare në botë
5 Avenue në New York, Foto: Flickr
Për të tetin vit radhazi “Fifth Evënju” në Nju Jork është zgjedhur si rruga më e shtrenjtë tregtare në botë, ku qiraja vjetore e një dyqani për metër katror I kalon 13 mijë dollarët. Sipas studimit të specializuar të kompanisë “Kashman end Uejkfilld”, bulevardi i famshëm njujorkez renditet para “Koz-uej” në Hong Kong dhe Shomps-Elize në Paris. Në vendin e katërt është zgjedhur Via Monte-Napoleone në Milano dhe në të pestin “Ginza” në Tokio.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22884. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22884

Angelina Jolie humb tepër kile
Aktorja e njohur Angelina Jolie vazhdon të humbasë kilogramë cdo ditë e më shumë.
Joile është bërë aq e pakët, sa i duken qartë kockat dhe duhet bërë sa më parë dicka, para se shëndeti i saj të shkatërrohet plotësisht.- shkruan National Enquirer.
E fotografuar gjatë xhirimeve të filmit Salt në muajin prill, ajo i la të gjithë gojëhapur me gjëndjen e saj shëndetësore.
Që nga ajo periudhë duket se ka humbur kile të tjera dhe megjithëse vetë Jolie nuk ka pohuar asgjë, thuhet se shkaku kryesor është kriza që ka prekur ciftin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22880. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22880

Akademia e Shkencave të Maqedonisë tërheq enciklopedinë Një javë pas publikimit të enciklopedisë me shpifje dhe trillime historike kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Akademia e Shkencave në Shkup tërheq botimin enciklopedik dhe premton rishikimin e pjesëve të kontestuara nga shqiptarët, Ambasadat e huaja si dhe disa institucione ndërkombetare. Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot në mesditë menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, kryetari i saj, Gjeorgji Stardullov deklaroi për mediat heqjen nga qarkullimi dhe përmirësimin e të gjitha pjesëve të kontestueshme të enciklopedisë. Smbrapsja e akademikëve maqedonas, vjen pas disa ditë reagimesh të forta nga shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Po ashtu, një ditë më parë, reaguan edhe Ambasada Amerikane, dhe Ambasadori britanik në Shkup, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme në ato pjesë të enciklopedisë ku thuhet se trupat britanike kanë trajnuar ushatrë të UÇK-së në vitin 2001. Po dje, Bashkimi Europian bëri të ditur se mund të hapë hetime për këtë çështje, duke deklaruar se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar pjesët e kontestuara të kësaj enciklopedie.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22875. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22875

Sydney, stuhia e reres skuq qytetin Qyteti i Sydney-it, me i madhi ne Australi eshte perfshire nga nje stuhi e shoqeruar nga sasi te medha rere nga shkretetira. Sipas BBC-se, shikueshmeria u be pothuajse zero, ndersa udhetimet ajrore dhe detare u anuluan menjehere. Shume persona po vuajne nga problemet e frymemarrjes, ndersa autoritetet shendetesore keshillojne qendrimin ne shtepi. Sipas Institutit Metorologjik, ererat e forta e transportuan reren nga pjeset qendrore dhe veriore te vendit qe perbehet nga shkretetira gjigande. Era arriti shpejtesine 65 km/h dhe dalengadale po e humbet fuqine. Shiu i kuq i reres ka gjetur te papergatitur banoret e qytetit qe nuk kishin pare asnjehere nje ngjarje te tille.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4621. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4621

Hjuxh: Ferguson i frikësuar nga M. Siti Tekniku i Mançester Sitit, Mark Hjuxh pohon se pas kritikave te ser Aleks Ferguson beri per derbin e ketij qyteti, mund te kuptosh se skuadra e tij eshte me shume se nje kundershtar shqetesues per Mançester Junajted. Perpara dhe pas derbit, te dy tekniket, Ferguson dhe Mark Hjuxh kane shkembyer nje lufte fjalesh midis tyre. Ne fund fitorja i takoi djajeve te kuq 4:3, por kjo nuk i shuajti polemikat. Ferguson disa here ka kritikuar rrugen e ndertimit te Mancester Sitit, por reagimi nga Mark Hjuxh nuk ka munguar: Tani Man;ester Siti eshte nje kercenues real i djajeve te kuq. Nuk mendoj se duhet te vleresohemi si nje kundershtar qe bezdis Mancester Junajted. A jemi vertete te tille? Ne derbin e Old Trafordit, te gjithe pane se  Siti eshte nje skuader me karakter dhe se nuk mund te mos e vleresosh kete gje. Ndoshta tani shume vete mund te analizojne se cfare mund te sjell ne kete sezon Mancester Siti. Ndoshta ne zakonin e ser Alekes Ferguson eshte bere tradite qe te sulmohen skuadrat kur ato behen rivale te rrezikshem per titull kampione. Nese kjo pjese e nje axhende tashme tradicionale e Fergusonit konfirmohet, atehere ne duhet te ndihemi komfort.  Siti e di tani se ku qendron skuadra ime, e dine se  Siti do te jete protagonist ne kete sezon.
Duke perfunduar Mark Hjuxh pohoi: Ndoshta nuk jemi ne kete moment nje skuader per te fituar titullin kampion apo dhe per te hyre midis kater me te medhenjave te futbollit anglez. Por te sigurt jemi se ne do te krijojme shume veshtiresi per skuadrat qe kerkojne titullin kampion ne Angli. Nuk kane munguar dyshimet per Mancester Sitin e rindertuar, por dhe ne Old Traford treguam se krediti per vlerat kualitative eshte i merituar per ne.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22871. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22871

Shah, Kasparov mposht serish Karpovin Ne nje sfide titanesh mes dy legjendave te shahut, Geri Kasparov dhe rivalit te tij historik Anatoli Karpov kampioni i botes fiton dy ndeshjet e para.
Kasparov ka fituar dy ndeshjet e para te turit prej 12 perballjesh ne Valencia te Spanjes.
Perballja ka ardhur 25 vjet pas ndeshjes legjendare te Moskes per titullin boteror e cila zgjati pese muaj ku Kasparov u shpall fitues.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4618. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4618

Guardiola: Ibrahimovic i mirë por mundet edhe më mirë Tani teknikun e Barcelones, Pep Guardiola mund ta quash perfeksionist. Ndersa media dhe jo vetem ajo spanjole ekzaltohet nga loja e kampiones se Evroper, Guardiola gjen hapesira ku skuadra e tij mund te permiresohet permes korrigjimit. Keshtu ndodhi pas fitores se thelle ne Kamp Nou me Atletiko Madrid, 5:2, po e njejta gje dhe me suksesin dominues, ndaj Racing Santander 4:1 ( video me poshte ). Po shikoje qe gradualisht skuadra po i  afrohet nivelit qe Barcelona tregoi sezonin e kaluar, pohoi Guardiola. Me pelqen serioziteti ne loje nga te gjithe futbollit, por dhe racionaliteti pasi krijojme avantazhin. Ibrahimovich arriti nje rekord ne fitoren e fundit, 4:1 ndaj Racing ne Santander:  ne te kater ndeshje e para me Barcelonen ka shenuar. Por sulmuesi suedez pagoi jo pak per kete rekord te tij. Ne fillimin e pjeses se dyte ai demtohet ne kavilje, kerkon ta perfundoje lojen por Pep Guardiola e zevendeson disa minuta me vone. Ekzaminimi i kaviljes se demtuar jep nje rezultat te padeshiruar per sulmuesin suedez: dy jave larg futbollit. Pep Guardiola natyrisht ka mbetur i kenaqur me integrimin e shpejte te Ibrahimovich te skuadra katalanase. Por si perfeksionist ai nenvizon: Zllatan eshte nje sulmues me kualitet shume te larte, megjithate mendoj se ka mundesi per tu permiresuar. Nje kritike qe natyrisht e shtyn sulmuesin suedez te kerkoje nivelin e tij me te mire, ndonese ai veprim i tij ne golin e trete te mbrojtesit Pike, reflekton se Ibrahimovich ka ne repertorin e tij gjera te jashtezakonshme.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22866. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22866

Pelegrini: Synojmë një futboll tërheqës Tekniku kilian i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini, pohon se koha e adaptimit ne skuadren e tij ka perfunduar, te gjithe cilindrat jane ndezur. Per ish-teknikun e Villarealit, tani Real Madrid po fiton dhe dominon, madje ne ate rruge loje qe ai pelqen. 56-vjecari Pelegrini qe mori drejtimin e Realit te Madridit ne vere, po dallon se kendveshtrimet taktike per skuadren e tij tashme jane pervetesuar dhe tani puna do te perqendrohet ne nje stabilizim te ideve ne loje. Ndersa media spanjole dhe tifozet e skuadres kerkojne nje futboll me fluid dhe terheqes nga Real i Madridit, tekniku kilian mendon se per momentin kane rendesi fitoret e arritura  dhe pastaj te afruarit e nje futbolli mbreselenes. Kjo nuk eshte ceshtje kohe, pohoi Manuel Pelegrini. Pergatitja gjate veres na dha kohen qe kishim nevoje per te dizenjuar skuadren, qe te jete e afte per te fituar. Kjo eshte ajo qe ne kemi realizuar ne javet e par ate sezonit. Mund te kete kritika per numrin e golave te shenuar apo te luajtur me mire nga Real i Madridit. Por si teknik une mendoj se pak gjera kane nevoje te ndryshojne duke u korrigjuar. Per shembull Kasilias ka bere pak pritje shpetuese. Ne planin e dominimit ne e kemi realizuar ate ne ndeshjet e luajtura. Duke vazhduar me tej tekniku kilian nenvizoi: Skuadra ka treguar shenja permiresimi. Ne disa ndeshje jo thjesht shifrat e fitoreve tregojne gjendjen e skuadres. Per mua e rendesishme ka qene niveli kualitativ. Barcelona luan nje futboll krejt tjeter. Mjafton te kujtosh vetem pak vleresime, aspak te ekzagjeruara per skuadren e drejtuar nga Pep Guardiola, te tilla si: Po trasmetojme nga Marsi apo Kjo skuader nuk eshte humane. Por dhe per kete vleresim Pelegrini e ka pergjigjen gati: Nuk pretendojme qe Real i Madridit te luaje si Barcelona, Ne do te ndjekim ekuacionin: fitojme dhe nderkohe do te  synojme nje futboll terheqes.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22862

Pelegrini: Synojmë një futboll tërheqës Tekniku kilian i Realit te Madridit, Manuel Pelegrini, pohon se koha e adaptimit ne skuadren e tij ka perfunduar, te gjithe cilindrat jane ndezur. Per ish-teknikun e Villarealit, tani Real Madrid po fiton dhe dominon, madje ne ate rruge loje qe ai pelqen. 56-vjecari Pelegrini qe mori drejtimin e Realit te Madridit ne vere, po dallon se kendveshtrimet taktike per skuadren e tij tashme jane pervetesuar dhe tani puna do te perqendrohet ne nje stabilizim te ideve ne loje. Ndersa media spanjole dhe tifozet e skuadres kerkojne nje futboll me fluid dhe terheqes nga Real i Madridit, tekniku kilian mendon se per momentin kane rendesi fitoret e arritura  dhe pastaj te afruarit e nje futbolli mbreselenes. Kjo nuk eshte ceshtje kohe, pohoi Manuel Pelegrini. Pergatitja gjate veres na dha kohen qe kishim nevoje per te dizenjuar skuadren, qe te jete e afte per te fituar. Kjo eshte ajo qe ne kemi realizuar ne javet e par ate sezonit. Mund te kete kritika per numrin e golave te shenuar apo te luajtur me mire nga Real i Madridit. Por si teknik une mendoj se pak gjera kane nevoje te ndryshojne duke u korrigjuar. Per shembull Kasilias ka bere pak pritje shpetuese. Ne planin e dominimit ne e kemi realizuar ate ne ndeshjet e luajtura. Duke vazhduar me tej tekniku kilian nenvizoi: Skuadra ka treguar shenja permiresimi. Ne disa ndeshje jo thjesht shifrat e fitoreve tregojne gjendjen e skuadres. Per mua e rendesishme ka qene niveli kualitativ. Barcelona luan nje futboll krejt tjeter. Mjafton te kujtosh vetem pak vleresime, aspak te ekzagjeruara per skuadren e drejtuar nga Pep Guardiola, te tilla si: Po trasmetojme nga Marsi apo Kjo skuader nuk eshte humane. Por dhe per kete vleresim Pelegrini e ka pergjigjen gati: Nuk pretendojme qe Real i Madridit te luaje si Barcelona, Ne do te ndjekim ekuacionin: fitojme dhe nderkohe do te  synojme nje futboll terheqes.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22862

Nevill dhe Belami i shpëtojne dënimit Federata angleze e futbollit ka falur sjelljet e dënueshme të Krejg Belami dhe Geri Nevill, gjatë derbit të fundit të PremierLigës, Mançester Junjatid-Mançester Siti. Belami goditi me grusht një tifoz të Junajtid që zbriti në fushë pas ndeshjes, ndërsa Nevill festoi në mënyrë jo të denjë, përpara tifozëve kundërshtarë. Për veprime të tilla, federata angleze ka dhënë më parë, dënime të rënda, por këtë herë vendosi që të mbyllë një sy.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22858. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22858

Patriotë me bateri Nga Aleksandër Çipa -
Ka disa ditë rresht që mediumet tona dhe shumica e oratorëve deklarativë të partive të vogla shqiptare, nëpër gjithë hapësirën, po denoncojnë provokacionin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Recidivizmi maqedonas, në këtë rast, është dëshmi e ndërservirjes abuzive që bëjnë sllavofonët në tërësi, për të vërtetat historike dhe identitetësinë e rajonit dhe popujve autoktonë të Ballkanit në veçanti. Në kompleksin e tyre ekzistencial, maqedonasit e sotëm tentojnë herë pas here të përvetësojnë historinë e ikonat e të tjerëve, kryesisht të shqiptarëve.
Në fakt, faji sështë vetëm i atyre që vjedhin, por faji i përsëritur, ngarkon me përgjegjësi edhe atë që vidhet përsëritshëm.
Ky vërshim patetik, Maqedoni, në Shqipëri e Kosovë, në fakt duket se po na zvogëlon dhe po na bën karem të qëllimit të vet, nacionalizmi maqedonas. Prej dekadash elita e dyshimtë e kësaj Maqedonie, e cila gjendet në proces ndërkombëtar për emrin, vijon procesin qesharak të përvetësimit dhe falsifikimit të historisë së fqinjëve.
Në vitin 2003 gjithkush e mban mend, se, në prag të procesit shenjtërues të Nënë Terezës, Shkupi zyrtar i tezave diletante, tentoi të shpërndante nëpër botë, rrenën se Gonxhe Bojaxhi ishte maqedonase. Trillet për falsifikime të tilla kanë qenë të riciklueshme prej elitës së këtij shteti, ato janë bërë të hershme dhe tentojnë të këpusin identitetin e “mollëve të arta” të kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Kështu tentuan motmot me Skënderbeun, me Pjetër Bogdanin së fundi me Nënë Terezën etj. Qytetarët e vetëm në këtë kompleks, maqedonasit e kësaj Maqedonie të mbetur, si shtetas të shtetit që qysh nga dita e parë e deri më sot, mbetet i diskutueshëm në ekzistencën e vet, duket se përfitojnë nga mefshtësia institucionale e shqiptarëve.
Ngritja në këmbë e menjëhershme e opinionit shkencor dhe atij kulturor shqiptar për denoncimin dhe dënimin e këtij akti të fundit fyes që ka për autore Akademinë e Shkencave, është ende e paplotë. Kjo ngritje aktualizon në memorien time një shprehje të një kolegu të nderuar në Prishtinë, i cili shprehej se ne shqiptarët jemi “patriotë me bateri”.
Akti i fundit i Akademisë së Maqedonisë, meriton ndëshkim në një mënyrë jo klasike. Kësaj here shqiptarët e Maqedonisë kanë arsyen, të drejtën dhe mundësinë, për riverifikim të kontratës së bashkëjetesës institucionale me maqedonasit. Në një mënyrë civile, me një maturi dhe ndërgjegje institucionale, partitë parlamentare shqiptare të Maqedonisë, gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë të kësaj shoqërie në këtë shtet, kanë rastin tu japin maqedonasve një leksion të vërtetë për ekzistencën e mëtejshme multietnike. Shqiptarët e Maqedonisë kanë mundësinë të nisin kurimin e patologjisë antishqiptare që trashëgon elita, (qoftë edhe akademike) e këtij vendi në krizë të përjetshme identiteti.
Kjo betejë denoncimi dhe ndëshkimi, për historinë dhe identitetin shqiptar, duhet të ketë vetëm protagonizmin e shqiptarëve tanë në Maqedoni. Ata janë të vetëmjaftueshëm për ta përballuar këtë luftë të fituar. Çdo pjesëmarrje tjetër, qoftë edhe institucionale apo politike nga dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, do të krijonte përshtypjen e një kompleksi të paqenë shqiptar në raport me fqinjët. Sështë e tepërt të thuhet se ky akt shemërak i akademikëve sllavo-maqedonas me të dikurshmin e akademikut serb, Qosiq, tenton të ripërsërisë kurthin e rënies në një polemikë ndërkombëtare publike, për llogari kontekstesh ndërfqinjore. Kjo betejë nuk ka pse na përfshin si shtet, pasi në një lloj kuptimi na zvogëlon, aq më tepër kur ajo mund të jetë projektuar si një paradhomë për riciklimin e polemikës me akademikët serbë të riangazhuar. Hyrja e të gjithëve në këtë betejë të provokuar, na zvogëlon përballë të zvogëluarve. Është një betejë në një kohë të favorshme për punë të tjera, aq më tepër që ajo imponohet prej një pale që, që nga lindja, deri në ditën e sotme, vijon të mbetet e pabërë.
Akademia e Maqedonisë duhet të marrë një mësim përfundimtar për këtë guxim politik dhe patologjik që ka marrë në raport me shqiptarët. Janë të gjitha rrugët ligjore dhe hapësirat institucionale që shqiptarët e Maqedonisë të kërkojnë zyrtarisht veprimin e ligjit të këtij shteti me shtetarë dhe akademikë meskinë. Akademikët shqiptarë të gjendur si anëtarë të kësaj akademie, duhet të reagojnë më energjikisht dhe deri në hapa konkretë bllokues, të fyerjes antishqiptare. Partitë politike të fusin në rend të ditës kërkesën për shkarkim të kryesuesve të kësaj akademie, të risjellin edhe një herë në Parlamentin e tyre, nevojën e verifikimit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, dhe pse jo, edhe zbatueshmërinë e Kushtetutës për të drejtat e pakicës kryesore të vendit. Strukturat dhe elementet e shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni, janë vënë para momentit të riaktivizimit dhe provës për energjizmin reagues për një të drejtë kapitale kombëtare siç është mbrojtja e identitetit. Provokacioni i ngritur me bekimin ose tinzarllëkun politik të Shkupit, duhet të kapë në çark qeverinë e pa shtat të Kryeministrit Nikolla Gruevski. Partneri kryesor politik i tij, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, nuk mund të mbetet te një prononcim apo kërkesë publike për solidaritet nga Akademia e Shqipërisë apo ajo e Kosovës. Përvetësimi i artefakteve të shqiptarëve nga Akademia e Maqedonisë, duhet të përballet me forcën bllokuese të vetë shqiptarëve. Deklarimi dhe përdorimi i kësaj force prej përfaqësimit shqiptar në Maqedoni, do të vitalizojë vetë shqiptarët dhe do të preventojë ndërhyrjen e tyre për ta bërë serioze ndërgjegjen institucionale të Maqedonisë, e cila dje ska qenë, e sot po mbahet.
Kjo betejë duhet orientuar në atë kah që zvogëlon vjedhësin dhe jo popullin që tentojnë pacipërisht ti falsifikojnë e vjedhin të shkuarën apo ikonat historike të tij. Por kjo nuk mund të bëhet me patriotizëm ambulant e as nga patriotë me bateri. Kjo meriton të eklipsohet prej seriozitetit dhe investimit tonë. Maqedonia duhet të ketë shumë e shumë herë më tepër kopje të Enciklopedisë shqiptare se kopjet provokative të këtij botimi. Vetinjorimi dhe neglizhenca shqiptare për historinë dhe kontributin historiografik shqiptar, janë aleanca dhe solidariteti vetëvrasës që u kemi bërë fqinjëve dhe akademive të molepsura të tyre. Botimi i Akademisë së Shkencave ishte bateria që provokoi shpalosjen dhe vërshimet e reagimeve tona kombëtariste. Po pse u desh të pritej shpërndarja e këtij botimi mijëra kopjesh që ne të reagonim. Reagimi ynë i passëndodhurës, mund të jetë menduar si një tjetër qëllim marketing prej autorëve të këtij provokimi atentatues. Ku ishin akademikët tanë në atë akademi? Cilët janë ata shqiptarë të administratës së kësaj akademie që e kanë vënë re përgatitjen e këtij botimi, aq më tepër të kësaj të ashtuquajture enciklopedi zyrtare dhe nuk dhanë alarmin apo njoftimin për ndalimin qarkullues të tij?! Askush. Syçeltësia në marrëdhënie dhe momente të tilla vlen më shumë se çdo solidaritet apo tubim populist, qoftë edhe nacional. Ky incident i pakaluar ende, në marrëdhëniet mes shqiptarëve si bashkëqeverisës në Maqedoni dhe maqedonasve si shumicë etnike në këtë shtet, ka sjellë arsye të shumta për të dalë prej “patriotizmit me bateri” dhe për tju rikthyer paritetit ndëretnik në Maqedoni. Udhëheqësit politikë shqiptarë në këtë shtet, kanë një arsye më tepër të jenë bashkëprotagonistë të një diplomacie partiako-etnike jo vetëm me institucionet relevante në dy shtetet shqiptare, por sidomos në atë rajonale. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi pas kësaj, janë të detyruar të vlerësojnë pozitën e tyre dhe marrëdhënien partneriale dhe institucionale me kolegët e bashkështetit. Në një kuptim, sugjerimi i kolegut të tyre të tërhequr prej pak vitesh, Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22855. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22855

Britania e Madhe kërkon korigjimin e enciklopedisë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup sot i ka dërguar një letër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me të cilën kërkohet që nga Enciklopedia e Maqedonisë të ndërrohet pjesa ku thuhet se njësitë speciale të Britanisë së Madhe së bashku me ato amerikane kanë ushtruar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ambasadori britanik në Maqedoni Endrju Ki ka deklaruar se bëhet fjalë për një gabim të cilën akademia maqedonase duhet ta përmirësojë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22850

EULEX: Katër serbë të arrestuar për krime lufte Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka arrestuar sot në mëngjes katër qytetarë serbë të Kosovës, nën dyshimet se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë kryer krime lufte mbi shqiptarët.
Në një komunikatë për opinion, ky mision thotë se operacioni është zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit.
Policia e EULEX-it, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte. Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetin e të cilit po vazhdon hetimi, thuhet në komunikatë.
Agjencitë serbe të lajmeve, ndërkaq, kanë njoftuar se gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona dhe ata janë: Svetllana Stojanoviq, Dobrivoje Trajkoviq, Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq dhe Srgjan Filliq, që të gjithë nga Komuna e Novobërdës.
Të njëjtat njoftime thonë se njëri prej tyre është arrestuar për shkak të përpjekjeve për të penguar operacionin e sotëm.
REL
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22846. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22846

Prishtina Film Fest, starton edicioni i pare Aktore kosovare dhe nderkombetare, politikane, njerez te mediave dhe personaltiete te tjera  parakaluan mbremjen e se martes ne tapetin e kuq per te marre pjese ne hapjen e edicionit te pare te festivalit te filmit Prishtina Film Fest.
Eshte ky nje festival me karakter nderkombetar i cili ka per qellim te nxise zhvillimin e industrise se filmit ne Kosove. Vanesa Redgrave, aktorja britanike fituese e cmimit Oscar dhe Golden Globe rikthehet pas dhjete vitesh  ne Kosove, kete here si presidente e bordit te festivalit te filmit ne Prishtine. Ajo tha se nese vazhdohet me kete intensitet te punes Prishtina Film Fest do konkurroje me festivalet me te njohura te filmit ne bote.
Jam shume e lumtur qe koleget e mi ketu ne Kosove, kane arritur te organizojne kete festival te mrekullueshen, sepse festivalet dhe menyra se si i promovojne jane te bukur dhe te dashur. Prandaj njerezit vijne nga e gjithe bota sepse duan te shohin cfare te tjeret bejne dhe mendojne, cfare po ndodh me jeten e tyre dhe si e shohin ata te ardhmen, kjo eshte e bukura e filmit, shprehet aktorja. Vanesa Redgrave ndihet e nderuar qe i eshte dhene shansi per drejtimin e ketij festivali.
Pasi mbajti nje fjalim ne sallen e Teatrit Kombetar ne Prishtine, ajo e shpalli te hapur zyrtarisht festivalin e filmit. Filmi Lindje, Perendim, Lindje, i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, hapi edicionin. Festivali i filmit ne Prishtine  do te zgjase 8 dite ku do te shfaqen rreth 50 filma te vendit dhe te huaj.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4615

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë përdorin internet, 80 % telefon celular Gjithsej 49 për qind e qytetarëve të Maqedonisë shfrytëzojnë internet, 80 për qind përdorin telefon celular, përderisa telefonia fikse është e pranishme në 69 për qind të shtëpive në Maqedoni.
Këto të dhëna, të fituara përmes anketës së zbatuar në fillim të muajit në mesin e 1.100 qytetarëve sot i publikoi Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE).
Prej shfrytëzuesve të përgjithshëm, dy të tretat janë përgjigjur se internet përdorin çdo ditë, e madje 81 për qind e shfrytëzuesve, internet shfrytëzojnë në shtëpi.
Shfrytëzues më të shpeshtë të internetit në Maqedoni janë popullata e re dhe personat me arsim të mbaruar sipëror.
Gjithsej 81 për qind e shfrytëzuesve të telefonisë celulare posedojnë vetëm një SIM kartelë, 14 për qind dy, ndërsa pesë për qind tri kartele.
Kënaqësi nga çmimet e shërbimeve në telefoninë celulare kanë shprehur 73 për qind e të anketuarve, ndërsa përkundër tyre 27 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me çmimet.
Madje 78 për qind e shfrytëzuesve nuk e kanë ndryshuar operatorin e tyre celular, ndërsa ata që e kanë bërë këtë si arsye më të shpeshtë e kanë përmendur çmimin e shërbimeve.
Rreth 31 për qind e amvisërive në Maqedoni nuk posedojnë telefoni fikse, ndërsa si përgjigje më e shpeshtë për arsyet, të anketuarit kanë përmendur se më parë kanë poseduar, por u është shkyçur linja për shkak të pamundësisë që t`i paguajnë llogaritë. Një pjesë e madhe kanë pushuar me përdorimin e telefonisë fikse meqë shfrytëzojnë atë celulare.
Nga popullata e përgjithshme që posedon telefoni fikse, 15 për qind e kanë ndërruar operatorin, ndërsa si arsye më e shpeshtë është përmendur dallimi në çmimet.
Rritja e çmimit të shërbimeve prej 10 për qind ka qenë arsye e mjaftueshme për madje 64 për qind të qytetarëve që ta ndërrojnë operatorin.
Vlera mesatare e kënaqësisë nga çmimet për telefoninë fikse arrin 2.4 (1 për pakënaqshëm, 4 për më të kënaqshëm), përderisa vlera mesatare për kënaqësinë e shërbimeve arrin 3.1.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22842. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22842
Top