Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Blater: Italia mund të fitojë Botërorin Presidenti i FIFA-s ndryshon mendim për axurrët dhe në të njëjtën kohë shpreson kualifikimin e të mëdhave
Presidenti i FIFA-s, Josef Blater, bën hapa prapa pas kritikave që i bëri Italisë për paraqitjen e saj në Kupën e Konfederatave. Kualifikimi për në Botërorin 2010 është një objektiv që duhet arritur me çdo kusht.
Duket se po i del basti që kishte vënë Sep Bllater pikërisht në Zyrih, kur Botërori lihet në duart e Nelson Mandelës. Është nxehur presidenti i FIFA-s, kur një gazetar e pyet për çështjen e sigurisë.
“Akoma i kujtoni incidentet e ndodhura në Kupën e Konfederatave? Është më e thjeshtë të organizosh këtë kampionat se atë në Kore dhe Japoni në 2002-shin. Bëhet fjalë për nivele sigurie që mund të gjesh në çdo vend të botës, duke përfshirë këtu edhe Parajsën e Zvicrës ku ne jemi…”
Nëse nuk ka pasur shumë turistë gjatë zhvillimit të Kupës së Konfederatave, kjo nuk ka shumë rëndësi. Blater ka qenë këto ditë i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të një iniciative të re të “Coca Cola”-s, ku i pranishëm ishte dhe numri 1 i kësaj kompanie, Mutar Kent.
Gjatë Botërorit, duke u lidhur nëpërmjet faqeve të internetit të FIFA-s, tifozët mund të zgjedhin mënyra të ndryshme ekzaltimi për shënimet e golave. Çdo klikim që do të bëhet, do të jetë një kontribut për këtë iniciativë bamirësie, paratë e së cilës do të shkojnë për shkollat e shteteve afrikane.
Imazh i iniciativës do të jetë Rozher Milla, lojtari kamerunas, i cili ka qenë protagonist i ekzaltimeve të çuditshme për festimin e golave, duke vallëzuar te flamuri i goditjeve nga këndi.
Gjest të cilin e bëri për herë të parë në Botërorin Italia ‘90. Por si do të jetë ky Botëror? Italia tashmë është shumë pranë kualifikimit për në fazën eliminatore.
Pas humbjes së dyfishtë me Egjiptin dhe Brazilin, Blater menjëherë filloi sulmet. Por tashmë ka ndryshuar situata: “E dija që do t’ia dilnin mbanë. Italia e ka mendjen dhe këmbët për t’ia dalë mbanë.
Ndoshta i ka mundësitë edhe për të fituar këtë kampionat.” Megjithatë, në rrezik janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Portugalia, Suedia dhe Argjentina, pra Ronaldo, Ibrahimoviç dhe Mesi… Blater në këtë pikë i zgjeron edhe më shumë “krahët”.
“Nëse do të mungojnë këta në Kampionatin Botëror, atëherë do të lindin yje të rinj.” Gjithsesi, ideja e një kampionati në Afrikën e Jugut pa skuadrat e mëdha e trembin disi presidentin. Shumë shpejt do të jetë e kompletuar lista e 32 skuadrave.
Në tetor do të zhvillohet raundi i fundit që do të përcaktojë edhe skuadrat e fundit që kualifikohen për më tej. Italisë, për shembull, do t’i mjaftojë vetëm një barazim me Irlandën për t’u kualifikuar. Ndërkohë, ndeshjet e “play-off”-it do të zhvillohen në muajin nëntor dhe shorti do të hidhet më 4 dhjetor.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22837. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22837

Fushata, Karamanlis-Papandreu debat televiziv Rivalët kryesorë për postin e kryeministrit të vendit në Greqi u përballën në debatin e parë televiziv. Debatet e mëparshme ishin zhvilluar me pjesëmarrjen e shumë kandidatëve. Por debati i djeshëm prej 1 orë e 15 minutash u zhvillua me pyetje përgjigje vetëm midis kryeministrit të tanishëm konservator Kostas Karamanlis dhe udhëheqësit socialist të opozitës Papandreu.
Ekonomia ishte çështja kryesore e debatit. Papandreu tha se ai do të nxiste ekonominë duke pakësuar humbjet dhe duke krijuar një sistem efikas për mbledhjen e taksave, ndërkohë që premtoi rritjen e pagave të sektorit publik.
Karamanlis, nga ana e tij e kundërshtoi këtë propozim dhe tha se ai do të pezullonte rritjen e pagave për punonjësit qeveritarë.
Zgjedhjet zhvillohen 2 vjet para kohe me kërkesën e kryeministrit Karamanlis, i cili tha se ekonomia greke ka nevojë për reformim.
Anketat e fundit të opinionit publik në Greqi tregojnë se socialistët kryesojnë me 6 për qind ndaj konservatorëve. Zgjedhjet zhvillohen më 4 tetor.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22831. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22831

Lleshanaku: Magjia e dashurisë, gjëja që shkatërrohet më shpejt “Pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Këtu nuk na ndodh të befasohemi, pasi çmimet letrare e kanë humbur besueshmërinë”, – shprehet Luljeta Lleshanaku. Një bisedë duke lexuar e kuptuar katër poezitë, me të cilat u vlerësua në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Slloveni, me çmimin “Kristal”
Luljeta Lleshanaku nuk ndalet gjatë tek çmimi, por tek poezia. Biseda përqendrohet tek poezitë që prezantoi në festival. Zbulon atë që fshihet pas universales, të kaluarën, ngjarjet që kanë ngecur në kujtesë, ndjesitë, perceptimet vetjake. “Nuk ka rëndësi se ku je, gjithkund do të marrësh në shpinë atë çka është e jotja, çka përbën esencën tënde dhe kësaj vetëm i shtohen disa shtresa informacioni”, – pohon ajo.
Juria i vlerësoi poezitë e tua për “metaforën e fuqishme, mprehtësinë dhe temën universale të trajtuar me shumë finesë”. Si arrihet deri atje? Si shmanget uni?
Është çështje stili. Secili prej nesh ka një stil të vetin të foluri, të ecuri, të veshuri, të formulimit të mendimit, siç ka edhe një stil të vetin perceptimi.
Dikush përpiqet të fokusohet në logjikën e momentit e dikush tjetër në logjikën vertikale të gjërave, duke krijuar analogji dhe përgjithësime. Unë i përkas më shumë kësaj të fundit. Një nga poetet që kam takuar kohët e fundit, e cila vërtet arrin ta shmangë mjeshtërisht “un-in”, është Wislawa Szymborska, nobelistja polake.
Zakonisht, kjo lloj poezie ka rrezikun e vet, sepse mund të dobësojë intimitetin me lexuesin dhe mund të tingëllojë deklamative, pasi toni i poezisë merr përsipër të dëshmojë një të vërtetë të përbashkët, por, kur është e gjetur, ajo ka fuqinë e vet të pakundërshtueshme. Fundja, “lënda flet vetë” thonë latinët.
Duke lexuar vargjet e katër poezive, për të cilat u vlerësove në Slloveni, shquan poeten që shpesh kthen kokën pas tek “shoku i bankës në shkollën fillore”, “lodrat e prishura”, “lutjet në familje”.
Në argumentin e zgjeruar që juria dha ishte një përcaktim i tillë: “Poezia e Lleshanakut zhvillohet në kuotën zero, nga ku mund të shikosh në të gjitha drejtimet në të njëjtën kohë”, që do të thotë se nuk ka ndonjë kuotë kohore të përcaktuar qartë. Megjithatë, pa dyshim që shumë prej imazheve duken sikur kanë ngecur në kujtesë.
Fjala vjen, është fakt që kam pasur një shok banke, një djalë i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme zemre kur kam qenë fëmijë (mua më ulnin vazhdimisht në bankë me dikë që nuk hapte gojën, ngaqë isha shumë problematike vetë).
Arsyeja që unë e mbaj mend është mënyra sesi trajtohej në shoqëri një qenie e pashpresë, ose siç them në poezi “Me fatin e shkruar në fytyrë”. Nuk kishte rëndësi nëse ishte i paracaktuar me vdekje apo jo. Çështja është se ai ishte një dosje e lexueshme. E mirë apo e keqe, njerëzit lakmojnë të panjohurën, atë që nuk dinë.
Po kështu edhe lodrat e prishura, janë gjithashtu një reminishencë nga fëmijëria: lodrat që im atë na sillte si dhuratë për vit të ri janë një imazh i lidhur me prirjen time të sëmurë për t’i shkatërruar, në mënyrë që t’i hapja lirshëm ingranazhet e të shihja misterin e funksionimit të tyre. Kurse lutjet në familje ishin lutjet e dëshpëruara të sime më para gjumit, nën zë dhe aq të dëshpëruara sa zor se mund t’i harroj.
Por, të gjitha këto nuk kanë asnjë lloj vlere letrare nëse nuk i përdor me një funksion të caktuar në poezi. Përndryshe, quhet “manipulim” i fakteve jetësore dhe shndërrimi i tyre në fakte letrare. Kështu që, duke i lidhur këtë me pyetjen që më bëtë më parë, mendoj se tema universale nuk e përjashton elementin biografik, por thjesht e vendos në një orbitë më të gjerë.
“Gruaja flokëkuqe që pret përnatë burrin e pirë do të vazhdojë ta presë kështu edhe njëqind vjet. Nuk është faji i alkoolit. Ajo ka pritjen e vulosur në fytyrë” ose “Vajzat preferojnë martesat larg për të lënë prapa, të paprekur, bustin e pesëmbëdhjetëvjeçares”
Kjo është vajza dhe gruaja shqiptare?
Edhe po, edhe jo. Një grua që pret e pret pafundësisht të shoqin pijanec mund ta gjesh gjithkund. Kam njohur gra të tilla, por qëllimi ka qenë që nëpërmjet një argumenti poetik të përgjithësosh imazhin e njerëzve që i nënshtrohen fatit pa u ankuar, pa refuzuar dhe model më të mirë se nënat tona, nuk ke ku gjen. Dhe jo se ishin të dobëta, por se ishin të forta.
Çudia është se ne nuk jemi e nuk kemi qenë kurrë popull fetar (me gjithë atë debat që bëhet për rrënjët tona myslimane apo kristiane, unë besoj se edhe budizmit po t’i kishte rënë rruga këndej, do të kishte ngulur rrënjë); e duke mos qenë të tillë, si është e mundur që njerëzit e pranonin fatin e tyre pa gjetur ngushëllim askund, pa patur një pikë referimi ose një sistem referencial, pa patur qoftë edhe një iluzion të vetëm për t’u mbajtur? Këtë unë e quaj “forcë” karakteri.
Kurse, me “statujën e 20-vjeçares”, mund të them se lidhet nevoja e gjithkujt për identitet. Qoftë edhe konservimi në celuloidin e kujtesës së dikujt me freskinë dhe bukurinë e 15-vjeçares, është nevojë për identifikim.
Martesat larg, përveç kërshërisë ndaj së panjohurës, kishin brenda tyre edhe këtë të dytën. Në qytezën ku unë jam rritur ndodhte kjo. Në fshatra gjithashtu. Kështu që, po, ka patjetër diçka prej femrës shqiptare.
Po Zoti, parajsa, lutja, engjëjt, profetët, besimi, elementë me të cilët ti ndërton poezinë “Misteri i Lutjeve”, janë një qëndrim i yti ndaj fesë?
Tek “Misteri i lutjeve”, në të vërtetë kemi një demitizim të situatës. Kjo poezi nuk jep asgjë mbi qëndrimin tim ndaj fesë. Në një kontekst ironik trajtohet një ambient i njerëzve të harruar prej fatit, të lënë vetëm fillikat në rezistencën e tyre.
Një paralelizëm midis “shkallëve të Jakobit” dhe shkallëve të mbështetura që shërbenin për të rregulluar çatinë, në të cilat hipnin e zbrisnin jo engjëj, por burra që vuanin nga shiatiku; është një kundërvënie ndaj legjendës biblike, komunikimit të Zotit me Jakobin.
Thjesht qëllimi ka qenë të improvizoja një jetë ku nuk ekzistonte asnjë mister tjetër përveç atij njerëzor dhe evidentimit të fuqisë dhe dinjitetit të racës njerëzore, atij mikrokozmosi në të cilin ne jemi mësuar të shohim vetëm anët e errëta.
Dhe kam plot shembuj të tillë në ambientin ku jam rritur. Aty shikon se si pamundësia ose të shkatërron, ose zbulon një hero brenda teje. Në izolim dilemat janë shumë të thjeshta dhe zgjedhjet e pastra.
Çdo të thuash me:
“Ndërsa me njerëzit ishte tjetër gjë ata i ndërtova vetë. Njerëzit i desha qëllimisht jo deri në fund.
Asnjëri prej tyre nuk preku tavanin e kaltër me kokë, si shtëpitë e lëna në mes, me një plasmas në vend të çatisë kur sapo ka filluar vjeshta e largët e të kuptuarit”
Ideja është se vetëm pas shkatërrimit të diçkaje t’i mund të bësh autopsinë e saj, të gjesh arsyet e vërteta. Kuptimi është liri nga funksioni. Ne kurrë nuk jemi në gjendje të gjykojmë diçka për sa kohë ne jemi pjesë e saj.
Dhe për analogji, në këtë poezi them që edhe dashuritë kanë ciklin e tyre. Kulmi është i frikshëm, sepse pas saj vjen zvenitja dhe humbja e interesit. Madje, magjia e dashurisë është një nga gjërat që shkatërrohet më shpejt, si tepër delikate.
Natyrisht, strofa e fundit është një improvizim, një metaforë, për të treguar atë që më dhemb më shumë dhe ndoshta në dashuri, më shumë se gjithkund tjetër ti je i paaftë të logjikosh qartë, duke shmangur qoftë edhe artificialisht shkatërrimin ose pikën e vdekjes.
Me gjithë këtë pasuri kuptimesh për botën dhe njerëzit që përcjellin pikërisht këto katër poezi, përse duhej të ishte surprizë çmimi “Kristal”?
Po, “surprizë”, tamam kështu thashë, madje shtova se pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Këtu nuk na ndodh të befasohemi, çmimet letrare e kanë humbur besueshmërinë dhe nuk vlejnë për gjë tjetër përveçse për t’u përfshirë formalisht në CV-të personale (të cilat gjithashtu nuk i lexon askush). Kompromentimi i çmimeve ka krijuar një precedent aq të keq, saqë edhe sikur ta meritosh vërtet atë çmim që të japin, je i prirur të paragjykohesh.
Nuk desha t’i hyj në detaje kësaj çështjeje, pasi ka shumë vend për të folur, por problemi është se kjo situatë i ka zhveshur shkrimtarët nga emocioni dhe energjia e konkurrencës, ku edhe humbja, edhe fitorja kanë kuptim. Një vend që nuk ka konkurrencë (dhe kjo nuk u përket vetëm vlerësimeve apo promovimit letrar) nuk është i motivuar për të bërë përpara.
Meqë ra fjala, një nga urimet më interesante që kam marrë nga një mik i familjes ishte: “…dhe kryesorja është se juria ka qenë e përbërë nga të huaj, gjë që e bën më bindës çmimin!”.
Kjo më sjell në mendje një reklamë të ujit “Trebeshina” në TV, ku pjesë e spotit bëhet një teknik gjerman që nuk merret vesh se ç’thotë në gjuhën e vet, por që na garanton cilësinë e ujit…pikërisht sepse “e tha gjermani”. Kësaj i thonë import kredibiliteti.
Për gati një vit ke qenë në Amerikë. A të ndihmon për të shkruar largësia nga mjedisi yt i përditshëm?
Të njëjtën pyetje, por në kah të kundërt, më bëri edhe një gazetar i “National Public Radio”: “A të frymëzon Las Vegas për të shkruar?”. Çështja është se ne, gabimisht, mendojmë se na duhet qetësi shpirtërore për të shkruar, kur ndoshta është e kundërta. Fjala vjen, unë jam sorollatur muajt e parë pa shkruar asgjë, sepse, siç u thosha edhe kolegëve të mi “më mungonin ata dyzet qentë që më lehin në bark”.
Mbase janë pikërisht pakënaqësia, zemërimi, instinkti i mbijetesës, rezistenca ndaj padrejtësisë, frika (të cilat për fat ky vend na i fal me bollëk), mekanizmi nxitës ose motori i ideve. Nuk është se jemi programuar me luftë që në gjen, por jemi akoma një popull që ndeshet me një jetë të vështirë.
Ajo që mund të them me siguri në rastin tim, është se nuk është realiteti fizik ai pas të cilit ndihem e lidhur fort. Realiteti fizik konsumohet shumë shpejt, me gjithë bukuritë dhe të veçantat që të ofron një vend i huaj.
Përvojat më interesante për mua kanë qenë bisedat me njerëzit, si fjala vjen emigrantët latinë që merreshin me punë të dorës së dytë e që kanë kapërcyer kufirin ilegalisht, duke marrë me vete vetëm disa fotografi familjare dhe muzikë; apo historitë e tre-katër brezave të familjeve amerikane (megjithëse vetë amerikanët përpiqen t’i harrojnë), para të cilave, nganjëherë historitë tona të komunizmit duken të rëndomta e pa sensin më të vogël të aventurës.
Secili ka diçka interesante brenda vetes, edhe pse nuk është i vetëdijshëm për këtë. Pra, nuk ka rëndësi se ku je, gjithkund do të marrësh në shpinë atë çka është e jotja, çka përbën esencën tënde dhe kësaj vetëm i shtohen disa shtresa informacioni.
Çfarë i ofron Amerika poetes?
Mund të them se viti që shkoi qe i mbarë për sa i përket promovimit. M’u dha një bursë njëvjeçare si shkrimtare në institutin “Black Mountain” në Universitetin e Nevadës – një bursë që ata e japin për tre shkrimtarë konkurrues nga e gjithë bota, çdo vit.
Në të njëjtën kohë dhashë disa prezantime, intervista në radio, botime në dhjetë revista të tjera letrare amerikane, pjesëmarrja në një antologji të poezisë amerikane të shek XXI që del së shpejti, dhe kryesorja, në janar del nga shtypi libri i ri me poezi i botuar nga i njëjti botues amerikan, që botoi dhe librin e parë “Fresco”. Këto edhe të tjera, për të cilat do të flas kur t’u vijë koha.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22834. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22834

Historia 12, gabime në tekst dhe harresa kryeministrash. Reagon ministria Ministria e Arsimit është sqaruar sot lidhur me gafat në tekstin e Historisë. Zv.ministri, Halit Shamata mendon se gjithë faji është i mësuesve dhe specialistëve të tjerë që punojnë për përzgjedhjen e teksteve alternativë. Ai shpjegoi procedurën që ndiqet nga bordi i teksteve, duke shfajësuar MASH-in nga kjo përgjegjësi. Shamata tha se kjo është një lojë politike e opozitës.
Sipas tij, MASH nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore.
Më tej ai sqaron fazat që kalohen deri në daljen e tekstit në treg: Komisionet për oponencë dhe vlerësim të teksteve përbëhen nga 200 mësues e pedagogë përzgjedhës, nga më të mirët në vend. Për secilin tekst ka një komision vlerësues përbërë nga 5 vetë, njëri prej tyre pedagog. Për rastin konkret ‘Historia 12′, Shamata thotë se “komisioni i oponencës është drejtuar nga një autoritet i fushës, njeri prej pedagogëve të shkollave të larta publike”. Por zv.ministri nuk e thotë emrin e pedagogut.
Në fazën e dytë teksti vlerësohet nga Komisioni i Miratimit te Teksteve pranë MASH-it, për çmimin sipas një formule të caktuar dhe në fazën e tretë për dokumentacionin ligjor të paraqitur nga shtëpia botuese.
Shamata e çuan denoncimin publik të gabimeve shkencore në librin e historisë si një sul politik. “Nuk di se çfarë ndjesie shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt”, u shpreh zv.ministri Shamata.
Në këtë deklaratë, Shamata, ka harruar të thotë se Ministria e Arsimit, është institucioni përgjegjës për edukimin në vend dhe se shtëpitë botuese bazohen në programin që ky dikaster iu jep për të hartuar tekstet. Ai nuk ka pranuar defektet në këtë libër, ç’ka do të thotë se MASH nuk ka asnjë lloj tendence për ti ndrequr ato.
Reagon autori, Beqir Meta: Teksti është OK
Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se “teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte”. Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.
“Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit”, – thekson Meta.

Edhe amatorët, apo studentët do të bënin një tekst më të mirë. Jo vetëm që janë të politizuar deri në palcë, por nuk kanë as kujtesën minimale për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur vetë një ose dy dhjetëvjeçarë më parë. Megjithëse mbajnë titujt shkencorë, i lejojnë vetes të bëjë gabime trashanike. P.sh. megjithëse janë zhvilluar vetëm mbi 12 vite më parë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 qershorit 1997, në tekst thuhen se janë mbajtur në 26 qershor!!!. Kjo është e keqja më e vogël. Teksti që flet për vitet 1997-2005 është jo vetëm i pasaktë, por edhe i manipuluar. Aty mbrohet monarkia e cila u rrëzua me referendum popullor po në zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga rënia e shtetit të kriminalizuar gjatë qeverisjes së PD-së 1992-1997, shumëzohet me zero. Flitet për një “opozitë demokartike” që është “nën represionin e qeverisë socialiste”, duke e bërë viktimë. Ndonëse dihet historikisht se PD-ja e Berishës pas vitit 1997 punoi çdo minutë për të rrëzuar qeverinë e majtë, aty thuhet se partia në pushtet donte ta çonte sërish vendin në kaos (!). Pas kësaj, vjen pasaktësia tjetër: Teksti thotë që “pas ikjes së Nanos kryeministër, vjen në pushtet Ilir Meta”. Kryeministrin e deri ‘99-s Pandeli Majkon e kanë fshirë nga lista.. Pasaktësia tjetër ndodh me vitin 2001, kur kryeministër vijoi të ishte Meta dhe jo Nano siç thotë teksti i profesorëve.
Pjesë nga teksti për vitet 1997-2005
“Opozita, duke shfrytezuar edhe tatepjeten qe morren firmat piramidale ne vendin tone, arriti qe te organizoje rebelimin komunist te vitit 1997…” Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit… Në zgjedhjet e vitit 2001 përsëri në pushtet erdhën socialistët..Vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie.. Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik, çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.
Beqir Meta, drejtori që kërkoj heqjen e Mozaikut
Dy vite më parë Beqir Meta, kreu i grupit te autoreve te Historise 12 ishte personazhi më i polemizuar në vend. Doli dhe tha publikisht që duhej të ndryshonte mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, një vepër monumentale, që është bërë symbol i Tiranës. Duke u shporehur si drejtor i Muzeut, dy vite më parë ai thoshte: “Mozaiku duhet të ndryshojë. Është i ndërtuar në formën e një pllakate të realizmit socialist, një vepër ideologjike, mbi aleancën mes punëtorëve, ushtarëve, fshatarëve…”. Kundër kësaj ideje të çmendur dolën gati të gjithë dhe projekti u la. Artistët e photoshopit hodhën në internet edhe variantin e Mozaikut “sipas PD-së” ku në qendër do të ishin Berisha me thesin në krah. Por edhe pse fasada e Muzeut u pastrua, Mozaiku nuk u mirëmbajt dhe ai ditë pas dite po bie vetë…(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22825. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22825

Edhe intelektualë maqedonas kundër përmbajtjes së Enciklopedisë INTERVISTE / Edhe intelektualët maqedonas kanë shprehur reagimet e tyre kundër enciklopedisë maqedonase të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi.
Profesori universitar Vllado Popovski, doktor i shkencave të Historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike, dhe jurist i njohur, në një intervistë për BBC-në, thotë se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëhere ajo duhet të izolohet, thotë z. Popovski.
Z. Popovski kundërshton si tendencioze edhe pjesët e enciklopedisë ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 16.
Nazim Rashidi bisedoi me Profesorin Vllado Popovski.
Fillimisht z. Popovski si i shikoni pjesët e enciklopedisë kur përshkruhet populli shqiptar?
Prof. Popovski: Të dhënat për emrin “Shqiptar” janë që në shekullin e dytë para epokës tonë, më vonë ndeshen edhe në mesjetë, në shekullin e 11-të dhe 12-të si “Arbanon”, “Arbanas” dhe deri më sot. Gjithë bota, në të gjitha botimet, dokumente dhe literaturë vendin e quajnë “Albania” dhe njerëzit “Albanezë”.
Për shembull edhe grekët e quajne ndryshe veten dhe ndryshe i thëret bota. “Elenë” dhe “Grekë”. Në Enciklopedi, besoj se grekët janë cilësuar siç njihen në gjithë botënë; kjo do të thotë se nuk janë përdorur standarde të njëjta kur janë përshkruar shqiptarët.
Anëtarët e redaksisë së Enciklopedisë e dinë, nuk mund të mos e dinë, se pëdorimi i fjalës “shiptari”, në Ballkan, sidmos në Serbi dhe Maqedoni sjell fyerje. Kjo sepse përdorimi i kësaj fjale, nga ana e serbëve dhe maqedonasve ka sjellur një dozë domethënieje pezhorative.
A kënë të drejtë atëhere subjektet shqiptare kur reagojnë?
Prof. Popovski: Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë të quhen ashtu siç i quan gjithë bota, pavarësisht se si e qujanë vetveten. Këtu shkenca maqedoanse nuk ka nevojë të nxjerrë ndonjë të ashtuquajtur të vërtetë, dhe të shikojë në drejtime të tjera. Maqedonia është shtet fqinj me shqiptarët është një shtet tjetër dhe duhet të shohë standardin e përgjithshëm dhe botëror se si quhet shteti apo dhe populli.
Po si e shpjegoni faktin z. Popovski, që pas gjithë reagimeve Akademikët që kanë shkruar enciklopedinë, nuk pranojnë se kanë bërë ofendim, madje argumentojnë se terminologjia që e përdorin është korrekte?
Prof. Popovski: Ata tani janë në një situatë pa dalje. Po i shikoja duke deklaruar se kanë qënë të befasuar dhe habitur nga reagimi i shqiptarëve. Nëse janë të sinqertë atëhere kanë qënë tejet shkurtpamës dhe nuk kanë menduar më larg për implikimet, nga përdorja e terminologjisë që është në botim. Por habija dhe befasija e tyre është e pashpjegueshme sepse shumë lehtë mund të pritej se do të kishte reagime të mëdha.
Akademikët jo vetëm që përdorin emër që ngjall ofendim por e përshkruajnë popullin shqipëtar edhe si “popull mali”. Që mund të interpretohet si “i prapambetur”, “i egër”, “agresiv” që apsolutisht nuk është e vërtetë nëse merret parasysh historia para 10, 11 shekujsh.
Që nga kjo periudhë tek shqipatrët dhe populli shqiptar mund të gjëndet një numër më i madh i njerëzve të edukuar, njerëz që kanë pasur funskione shtetërore, në të gjitha sferat e qeverisjes sidoms në perandorinë osmane.
Për shembull dua të jap një fakt tjetër, kur Shqipëria u pavarësua, shumë burime nga vende evropiane, thonë se kanë shprehur habi nga organizimi i shpejtë, efikas dhe në nivel i administratës shtetërore shqiptare. Shqipëria kishte një kuadër të madh në të gjitha nivelet e administratës që nuk ishte rast me Maqedoninë.
Në Shekullin e 19 ka intelekualë të lartë që kanë qënë të barabartë me ato evropiane, si Faik Konica, Fan Noli apo Naim Frashëri, të cilët nuk ishin të vetmit. Prandaj për këtë popull nuk mund të përdoret përshkrim që sygjeron nënvleftësim si “njerëz mali”, apo “shqiptari”.
Profesor Popovski si i vlersoni ndërkohë konstatimet se shqiptarët kanë ardhur në shekullun e 16, duke ushtruar dhunë ndaj popullit maqedonas?
Prof. Popovski: I shikoj si tendencioze. Mbase autorët vetë nuk kanë pasur motiv që të jenë negativ, por ato objektivisht janë tendencioze. Kjo për faktin e thjeshtë se islamizimi i shqiptarëve, pas rënies dhe vdekejs së Skënderbeut, bëhet shumë ngadalë.
Ka fakte relevante që thonë se deri në shekullin 17 ka shumë pak shqiptarë të islamizuar. Nëse autorët e Enciklopedisë kanë marrë parasysh vetëm emrat e njerzve nga dokumetetet turke, nuk do të gjenin dallime të mëdha mes shqipëtarëve dhe maqedonasve.
Në defterët turk të regjistrimit të popullsisë, nga shekulli 15, 16, 17 janë vetëm emrat e taksapaguesve, nga një kokë për shtëpi, ku nuk ka të dhëna se në ç’gjuhë ata kanë folur. Sipas këtyre të dhënave nuk mund të përcaktohet numri i popullsisë me origjinë sllave, ose shqiptare. Këtu duhej të kishte shumë rezerva.
Të gjitha sëbashku, emërtimet “shiptari”, “njerëz mali” dhe sygjerimi se “kanë ardhur në shekullin e 17 me shtypje”, sjellin një energji negative, që nuk janë karaketristike për popullin maqedoans.
Në traditën e shqiptarëve dhe maqedonasve, për çka ka shumë burime, ata kanë jetur duke ndihmuar njëri-tjetrin, kurse për shembull në fund të qeverisjes turke, kanë bashkëpunuar për tu çliruar dhe për krijimin e shetetve shqiptare dhe maqedoanse.
A pajtoheni atëhere ju me thirjet për tërheqjen dhe korigjimin e enciklopedisë?
Prof. Popovski: Unë mendoj se po. Në ato faqe ku janë këto pjesë të tërhiqen. Le të hapen debate dhe të sillen faktete nga të gjitha anët. Nëse redaksia nuk tërhiqet atëhere unë mendoj se duhet patur një kritikë të madhe ndaj redaksisë dhe Akademisë së Shkencave dhe t’i bëhet ‘de fakto’ një izolim atyre qëndrimeve të shprehura nga akademija.
Profesor Popovski, ju jeni dhe një jurist i njohur, si i shikoni nga ana juridike pjesët e enciklopedisë ku sygjerohet se Ali Ahmeti është I përfshirë në krime lufte, si dhe në pjesën tjetër ku sygjerohet se ushtarët britanik dhe amerikanë kanë stërvitur UÇK-në?
Prof. Popovski: E para bëhet fjalë për prejudikimin të principit se të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk verifikohet e kundërta. E dyta Akademija nuk është forum dhe nuk ka procedura që të sjellë vlerësime të tilla. Personalisht mendoj se një gjë e tillë është skandaloze.
Unë mendoj se nëse nuk ishin SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar Maqedonia do të zhdukej si shtet. Forcat në Maqedoni në atë periudhë, ata që drejtonin, me dallime, si Presidenti i ndjerë Boris Trajkovski, që është një figurë e ndritur, të tjerët hidhnin benzin në konflikt dhe e çonin Maqedoninë drejtë luftës qytetare.
Nëse ndodhte kjo nuk do të kishte shpëtim dhe rrugëdalje. Vetëm komuniteti ndërkombëtar ishte largpamës dhe e fuqishme në qëndrime, jo nga simpatia e veçantë për maqedoansit ose shqiptarët, por vlersoi rrezikun që I kanosej Maqedonsië dhe rajonit. Pikërisht SHBA dhe BE ishin faktori kyç që ndihmuna të formulohej Marrëveshja e Ohrit dhe të afrohen palët.
Mendoj, në vend që të jemi të vetëdishëm për riolin e komunitetit ndërkombëtar dhe falenderues, bëhen vlersime që për mua janë skandaloze.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22828. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22828

Patozi, ftesë tjetër PS: Kthehuni në Parlament TIRANË- Një ditë para votimit të ndryshimeve të buxhetit në parlament, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i ka drejtuar thirrjen e radhës Partisë Socialiste për të marrë pjesë në seancë. Sipas tij, ata duhet të jenë pjesë e seancës së nesërme ku do të votohen ndryshimet në buxhet, seancë që ai e ka quajtur shumë të rëndësishme. Ai ka theksuar se në këtë seancë opozita duhet të paraqesë objeksionet e saj, duke pranuar se prania e socialistëve është shumë e rëndësishme për reformat. “Duhet të diskutojmë reformat integruese dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndaj opozita duhet të jetë e pranishme në parlament”- tha më tej ai. Patozi ka pohuar se ftesa e grupit që drejton është e sinqertë dhe deputetët socialistë duhet t’i rikthehen kuvendit, pasi ky është vendi i vetëm ku bëhen debatet politike. Ndërkohë PS e ka thënë fjalën e saj, se do të kthehet vetë kur të sigurohet transparenca e zgjedhjeve dhe jo më parë.
Fushata, Rama: Me PD, jo bashkëpunim pa kushte
TIRANË – “Duhet ta kemi të qartë se nuk ka bashkëpunim pa kushte me ketë mazhorancë, që nuk është mazhorancë, me këtë Parlament që nuk është Parlament”. Kështu është shprehur dje Edi Rama, në Tiranë, në ndalesën e radhës në vijim të turit elektoral për garën për drejtimin e PS-së gjatë 4 viteve të ardhshme. Dy pretendentët, Rama dhe Maqo Lakrori kanë ballafaquar platformat e tyre në një takim të mbajtur në Akademinë e Arteve. Lakrori Duke prezantuar platformën e vet, Lakrori i ka mëshuar edhe një herë fortë idesë së tij për një parti të fortë, si e vetmja mënyrë ku mundet të krijohet hapësira e duhur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në PS. “Në rast se socialistët do të mbështesin platformën time duke më votuar mua, atëherë do të kalojmë nga koncepti i kryetarit të fortë në një parti të fortë”, – tha Lakrori, duke evidentuar gjithashtu edhe elementë të tjerë të kësaj platforme, siç është thithja e mendimit të socialistëve në emigracion, ndryshimet statutore, por duke mos harruar as zgjedhjet e parakohshme, të cilat, sipas tij, janë një alternativë që duhen konsideruar si e mundshme. Ndërsa kryetari ende në detyrë i PS-së, Rama Edi Rama, në prezantimin e alternativës së vet, i ka mëshuar fort çështjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, si një moment që ai e konsideroi si rënie të ligjit dhe për rikuperimin e të cilit PS-ja duhet të angazhohet maksimalisht. Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij se PS-ja i fitoi zgjedhjet e 28 qershorit, por se fitorja iu grabit nga ajo që ai e konsideroi si makina kriminale elektorale e Sali Berishës. “Ka rënë ligji dhe rivendosja e ligjit është në dorën tonë dhe në dorën e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos apo altoparlantëve të tyre”- tha ai. Sipas tij, opozitës dhe popullit që e votoi atë në shumicë iu mohua në mënyrë antiligjore një e drejtë që ia jepte Kodi Zgjedhor, pra hapja e kutive të votimit, kur një gjë të tillë e kërkojnë dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për këto arsye, ai ka deklaruar edhe një herë se socialistët nuk mund të kthehen në Kuvend, por se do të kërkojnë që t’i tregojnë kësaj mazhorance se ka ikur koha kur populli votonte ndryshe dhe pushteti shkonte në drejtim tjetër.
Reagon PS: Ftesa e Berishës, ambulante
ora 14:00
TIRANË- Ftesë ambulante, aspak serioze dhe shumë larg kërkesave për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, e ka quajtur sot Partia Socialiste ftesën e bërë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha për kthimin e opozitës në parlament. Në emër të PS-së, deputeti Sajmir Tahiri ka ritheksuar edhe njëherë kërkesat e socialistëve ndaj maxhorancës dhe qeverisë së Z. Berisha për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që abuzuan me administratën publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Numërimi i keq ose shumë i keq në një të tretën e Qendrave të Numërimit nuk është vlerësim por kritikë. Keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe aseteve publike nuk është vlerësim por kritikë. Mjafton kaq, për të legjitimuar kërkesën e përsëritur të Partisë Socialiste por edhe interesin e vetë kësaj maxhorance, për të zhvilluar një hetim të detajuar që evidenton në tërësi parregullsitë dhe nxjerr përgjegjësitë ligjore përkatëse”- tha ai sot gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, ftesa ambulante e Z. Berisha ndaj Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament nuk është aspak serioze dhe për më tepër është ende shumë larg kërkesave legjitime që Partia Socialiste dhe shumica dërrmuese e votuesve shqiptarë kërkojnë. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, sipas Tahirit, nuk ishte dhuratë nga Kryeministri Berisha, të cilit nuk u dashka as t’i kujtojmë se i zhvilloi me parregullsi të theksuara. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, ashtu si zhvillimi i çdo procesi zgjedhor, është paguar nga taksapaguesit. Duke kujtuar se Kryeministri, Ministrat, Parlamenti, Maxhoranca dhe i gjithë sistemi, mbahet në këmbë falë taksave që paguajnë qytetarët, Tahiri ka thënë se mjafton edhe ky fakt, për ta konsideruar transparencën e këtyre zgjedhjeve një detyrim absolut ndaj punës së ndershme të shqiptarëve, që me plot të drejtë duhet të mësojnë të vërtetën për zgjedhjet që ata vetë i kanë paguar me kursimet e tyre.
PS-Berishës: Në Kuvend, pas hetimit të kutive
TIRANË- Partia Socialiste i përgjigjet ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë për pjesëmarrje ne Kuvend, duke ripërsëritur se do të kthehet vetëm pas plotësimit të kushteve të vendosura prej saj. Në emër të PS-së, deputeti Taulant Balla ka përsëritur edhe njëherë sot vendimin e palëkundur të forcës që përfaqëson se opozita socialiste është e bindur t’i shkojë deri në fund hetimit të kutive të votimit. “Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, nuk po bojkotojmë një parlament demokratik, ne jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë. Nuk mund të kthehemi në atë parlament, nëse nuk na respektohet e drejta jonë, e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit”- tha ai, sot gjatë një konference për shtyp. PS-ja, ka theksuar Balla, i ripërsërit Sali Berishës kushtet legjitime, realizimi i të cilave është themelor, jo vetëm për forcën tonë politike, por për vendosjen e demokracisë në këtë vend. Sipas tij, socialistët do të jenë në Parlament vetëm atëherë kur të na garantohet hetimi i kutive të votimit, rikthimi në punë i opozitarëve, ndëshkimi me ligj i urdhëruesve të lirimit nga burgjet të kriminelëve që bënë fushatë dhe presion për të votuar pushtetin. “Qytetarët shqiptarë na kanë dhënë përgjegjësinë e madhe për të mbrojtur demokracinë dhe demokracia mbrohet duke respektuar votën. As Sali Berisha dhe as ndonjë mjeran tjetër që vrapon pas karriges dhe interesave nuk mund të na ndalë ne nga angazhimi ynë historik për t’i rikthyer institucioneve demokratike legjitimitetin e munguar”- tha më tej ai. Balla ka deklaruar se PS do të përdorë çdo mjet veprim që mbron demokracinë.
19 shtator Kryeministri vijon me inaugurime rrugësh
MAMURRAS- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kreut të socialistëve Edi Rama për të kthyer deputetet në sallën e parlamentit.
Deklaratën ai e ka bërë sot gjatë inaugurimit të rrugës Fushë-Mamurras, gjatë fjalës përshëndetëse për të cilën u ndal te ftesa e përsëritur për opozitën.
“Ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”- tha Berisha.
Rruga e inauguruar është me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milion lekë.
dt 18 shtator Rama nga Gjirokastra: Jo në kuvend pa transparencën e kutive
GJIROKASTËR- Lideri i socialistëve, Edi Rama ka ritheksuar nga Gjirokastra qëndrimin e prerë të PS-së për të mos hyrë në atë që ai e ka quajtur kuvendi i atyre që i mohuan Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjedhje të lira. Ndërkohë që situatën aktuale e ka quajtur si një lojë të organizuar nga Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta në kurriz të shqiptarëve. Deklaratat e kryesocialistit u bënë në Gjirokastër, gjatë takimit me anëtarët e degës lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike. Rama ka deklaruar se forca politike që i drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. “Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara dhe duke e detyruar këtë refuzim nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor është një arsye që ne sot të refuzojmë legjitimitetin e parlamentit, të refuzojmë të drejtën e pakushtëzuar të parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr këtë vend në katër vitet e ardhshme”- tha ai. Sipas Ramës, PS është e detyruar përpara atyre që e kanë votuar në 28 qershor dhe Kushtetutës të mbajë qëndrim të prerë, të vendosur dhe që ka të bëjë drejtpërdrejtë me legjitimitetin. “Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 për qind e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre. Ne duam hapjen e të gjitha kutive të votimit për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve elektorale”, ka deklaruar Rama. Ai ka akuzuar madje edhe kreun e LSI- së Ilir Meta, që sipas Ramës mori votat e 83 mijë të majtëve me premtimin për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe po i përdor ato për ta mbajtur në pushtet.
Reagimi, PS: S’hyjmë në kuvendin e rezultateve të deformuara
TIRANË- Partia Socialiste ka përsëritur sërish sot qëndrimin e saj të palëkundur për të mos qenë pjesë e parlamentit, që ajo e konsideron prodhim të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura.
Gjatë një konferencë për shtyp, deputeti socialist, Blendi Klosi ka deklaruar se forca që përfaqëson nuk kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, por kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. “Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”- tha ai, duke e quajtur betimin e djeshëm të qeverisë shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.
“Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara”- tha ai, duke shtuar se .
“Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme”. Sipas Klosit PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin.
‘Mendimi ndryshe’ i PS-së, kërkon hyrjen në Parlament
TIRANË- Deputetët e PS-së, ‘Lëvizja për mendim ndryshe’ kanë kërkuar sot që kolegët e tyre ti kthehen jetës parlamentare. Ben Blushi u shpreh se “bojkoti cënon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara”.
Ai tha se kjo lëvizje është e bindur se bojkoti i parlamentit po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë në parlament për tu vënë përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit.
“Ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend”, u shpreh Blushi në një konferencë për shtyp.
Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, janë disa nga deputetët e PS-së që janë grupuar në këtë lëvizje dhe kundërshtojnë politikën që ndjek lideri i tyre Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22822. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22822

Berlusconi Skandali i radhës Kryeministri Italian Berlusconi, i cili njihet si njeriu i skandaleve, duket se nuk ka të ndalur.
Listës së tij të skandaleve i shtohet një Shqiptare, që duket se emrin e ka Xhylfie, dhe e cila jeton në Itali.
Berlusconi për të pregaditi një poezi, “alla-shqiptarqe”, ku shkëputëm ca vargje, me ndihmën e reporterëve atje:
“Oj Xhylfie rrugës kur kalon, krejt djemt pesh i qon, veq mu mas shumti m’tranon, mu ke bo si obsesion. Oj Xhylfi mos me m’plas, mos u bon kishe s’po ma rras, N’ty thell jom dashuru, s’di qka me bo, du mu tranu.”
Në anën tjetër, Xhylfia po konsultohet me shoqet, pasi që Berlusconi i kërkoi njoftim, dhe pritet të merr një vendim.
Gjithashtu, pasi që mori trajnime speciale të gjuhës Shqipe(sidomos të asaj të dialektit tosk, të Kosovë), ai i thoshte trajnuesit: ‘Po ma han, po ma han’.
Mediat Italiane nuk i dhanë rëndësi skandalit, pasiqë janë mësuar me Berlusconin, dhe i duket shumë normale.
Në ditët në vijim pritet “përgjigjja zyrtare” e Xhemilës nëpërmjet shoqes së saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=291. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=291

Aplikacion nga Nokia për të verbrit Prodhuesi i njohur botëror i telefonave celularë Nokia, në bashkëpunim me universitetin e Tampere dhe Shoqatën finlandeze të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, ka paraqitur versionin eksperimental të aplikacionit për celularë të cilin mund ta përdorin të verbrit.
Aplikacioni Nokia Braille Reader punon në prapavijë të sistemit operativ Symbian, derisa aktivizohet me pranimin e porosisë SMS.
Kur shfrytëzuesit i arrin porosia SMS, me shtypje në këndin e epërm të djathtë të ekranit aktivizohet lexuesi i cili nëpërmes dridhjeve lexon porosinë, shkronjë për shkronjë.
Në çdo moment shfrytëzuesi me anë të largimit të gishtit nga ekrani mund të ndërpresë leximin.
Në kompaninë Nokia theksojnë se softueri ende është në testim e sipër, kështu që kërkojnë mendimin e shfrytëzuesve për funksionalitetin e tij dhe përditësimet e mundshme.
Aplikacioni u dedikohet të gjitha pajisjeve të Nokias të cilat punojnë me versionin e pestë të sistemit operativ Symbian S60.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=832. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=832

Kamera e uebit transmeton video me rezolucion HD Së shpejti na vjen USB në versionin 3.0 dhe është krejtësisht logjike të priten produkte të cilat do të mbështesin bartjen e të dhënave më shpejtësi të reja. Kompania Point Grey paraqet kamerën e parë të uebit të këtij lloji.
USB në versionin 3.0 i është paraqitur publikut të gjerë në shtator të vitit 2007, mirëpo produktet komerciale do të paraqiten vetëm gjatë vitit të ardhshëm. Kamera e parë e uebit e cila e mbështet standardin USB 3.0 ven nga punëtoria e kompanisë Point Grey.
Siç edhe është mundur të pritet, bëhet fjalë vetëm për prototipin e produktit, mirëpo specifikat e kamerës janë mbresëlënëse. Për shkak të mbështetjes për USB 3.0 (shpejtësia maksimale prej 4.8 Gbit/s) kamera e uebit është në gjendje të bart fotografi të pakompresuar me rezolucion 1.920 x 1.080 piksela, dhe atë me 60 fps.
Sipas paralajmërimeve, prototipi i kamerës Point Grey do të duhej të gjendej në treg në fund të këtij viti.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=829. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=829

USB memorie të reja nga TakeMS TakeMS ka paraqitur modele të reja të memorieve USB në linjën e vet MEM-Drive. Memoriet USB nga kompania TakeMS vijnë në tri versione Trendy, Move e Smooth, me kapacitet maksimal prej 16 gigabajt.
MEM-Drive Trendy është e dedikuar për tu bartur rreth qafës, e sipas pohimeve të prodhuesit ajo vjen në shtëpizë moderne me ngjyrë titani dhe ilustrim gjarpri.
Modeli i dytë, MEM-Drive Move vjen në shtëpizë metali dhe sjell konektorin USB me tërheqje. Derisa, MEM-Drive Smooth me peshë prej gjithsej pesë gramësh do të vjen në kombinim të tri ngjyrave.
Çmimet ende nuk janë bërë të njohura, gjersa të gjitha memoriet do të vijnë me softuerin Carry it Easy +Plus vlera e të cilit është 25 euro, porosisin nga TakeMS.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=825. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=825

Samsung: Pesë megapiksela për celularë Samsung ka paralajmëruar zhvillimin e sensorit CMOS me rezolucion prej pesë megapikselash të dedikuar për integrim në celularët e klasës së lartë.
Shenja dalluesi e tij është S5K4EA, derisa bëhet fjalë për një pajisje SoC e cila kombinon sensorin CMOS me procesorin i cili mund të përpunojnë video 1.080p me 30 fotografi në sekondë.
Sensori po ashtu është i pajisur me teknologjinë EES (Enhanced Energy Steering) për të fituar fotografi të kualitetit të lartë, mbështetë auto-fokusin dhe blicet Xenon. Mostrat e para të sensorit do tu shiten prodhuesve të celularëve, derisa me prodhimin masiv Samsung do të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Pritet që këtë vit në tërë botën do të shiten gjithsej 98 milionë celularë me sensorë të rezolucionit prej pesë megapikselash, derisa deri në vitin 2012 kjo shifër do të duhej të rritej në 660 milionë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=822. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=822

Prej tani MySpace lidhet me Twitter Popullariteti çdo ditë e më i madh i rrjetit shoqëror dhe shërbimit për mikroblogje Twitter siç edhe është mundet të pritet tërheq vëmendjen e lojtarëve të mëdhenj në këtë pjesë të tregut. Një prej nismëtarëve të rrjeteve shoqërore MySpace prej tani e tutje mundëson sinkronizimin me Twitterin.
Siç pohon në blogun zyrtar Sharon Nguyen, njëri prej drejtorëve në taborin e MySpace, ky rrjet shoqëror prej tani e tutje u mundëson përdoruesve të vet publikim automatik të porosive të statusit nga MySpace në Twitter, derisa procesi mund të përdoret edhe nga ana tjetër.
Kjo mundësi e re e MySpace është e realizuar me teknologjinë e autenticitetit të hapur OAuth, të cilën kanë vendosur ta përdorin në këtë tabor të rrjetit shoqëror.
Për fat të keq, sinkronizimi i të dhënave në mes të dy shërbimeve të përmendura tani për tani vlen vetëm për përdoruesit në SHBA dhe nuk e dimë nëse ai do të bëhet i mundur edhe për përdoruesit në pjesën tjetër të botës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=818. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=818

MSI paraqet laptopin X-Slim X610
Laptopi 15.6 inçësh nga kompania MSI pos procesorëve të Intel tani e tutje do të mund të blihet edhe me procesorët Athlon Neo të kompanisë AMD.
MSI edhe zyrtarisht ka paraqitur laptopin me emrin X-Slim X610. Trashësia e kompjuterit është dy centimetra e gjysmë, derisa peshon rreth dy kilogramë.
Laptopi bazohet në platformën e AMD-së me procesorin Athlon Neo falë së cilës shpenzon edhe deri në 60% më pak energji sesa laptopët e ngjashëm me të. Po ashtu, është integruar mënyra ECO e punës e cila mundëson rregullimin e shpenzimit në bazë të punës të cilën e kryen kompjuteri.
Është integruar edhe ekrani 15.6 inçësh me rezolucion prej 1.366 x 768 pikselash dhe ndriçim LED të prapavijës, derisa grafika është ATI Mobility Radeon HD 4330 me 512 MB memorie. Laptopi vjen me 2 apo 4 GB RAM, me disk në kapacitet prej 320, 500 apo 640 GB, e në vend të DVD-së në ofertë është Blu-ray. Në mënyrë standarde, laptopi vjen i pajisur me Wi-Fi, Bluetooth, kamerë uebi, lexues të kartelave të memories dhe qasje HDMI.
Çmimi i laptopit nuk është bërë i njohur, mirëpo pritet që në tregun evropian të jetë rreth 700 euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=814. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=814

Emma Watson fillon universitetin Emma Watson ylli i filmit Harry Potter” , ka pasur vështirësi gjatë javës së parë të jetës studentore.
Watson 19-vjeçarja filloi vitin e parë të studimeve në universitetin prestigjioz Brown University në Providence, Rhode Island, ku ajo studion literaturën angleze.
Paparacët e kanë ndjekur nga mbrapa aktoren edhe në kampin e saj, ndërsa edhe kolegët e klasës po ashtu janë te pasionuar me praninë e Watson.
Java e parë ishte ca e vështirë, e dini, jam fytyrë e re në Amerikë, veçanërisht në qytetin ku studioj, andaj ka pasur nevojë për ca kohë që njerëzit të mësohen të më shohin rrotull, ka thënë Watson.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1180. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1180

Dëgjuese revolucionare nga Sony
Kompania Sony Ericsson ka paraqitur dëgjueset të cilat aktivizohen me anë të prekjes, pra mjafton të vendosen në vesh për të filluar të lëshohet muzika.
Nuk e kemi edhe aq vështirë të rëndojmë pak në butonin play/pause, mirëpo mirë është të shihet ndonjë teknologji të re në vepër. Sikur tek ekrani i iPhone, dëgjueset e reja nga Sony Ericsson nuk mund të aktivizohen në xhep, por duhet të preken për lëkurën e njeriut. Si të nxirrni njërën dëgjuese nga veshi, muzika do të pauzojë. Emri i plotë i këtyre dëgjueseve është Motion Activated Headphones MH907, derisa ato do të duhej të paraqiten në treg gjatë kësaj jave, me çmim prej 39 euro.
www.sonyericsson.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=809. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=809
Top