Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Termeti, demi i shkaktuar 1 milion dollare Qeveria shqiptare ka perllogaritur se demi i shkaktuar nga termeti i fuqishem qe tronditi rrethin e Dibres arrin ne 1 milion dollare. Sherbimi i Emergjencave Civile ka evidentuar 1200 shtepi te demtuara nga termeti. Sipas drejtorit te pergjithshem te emergjencave, Alfred Olli, deri tani eshte bere preventivi i demit per 1100 shtepi.
Grupet e eksperteve jane duke vleresuar masen e demit edhe per 100 shtepi te tjera.Burime nga Ministria e Financave thane per Top Channel se shume shpejt fatura perfundimtare do te jete gati, se bashku me udhezimin per demshperblimin e banoreve te demtuar.
Kostoja qe financat e kane perllogaritur ne 1 milion dollare do te perballohet nga buxheti i shtetit, saktesisht fondi rezerve i Keshillit te Ministrave.
Ministria e Financave thote se demshperblimi i banoreve do te filloje shume shpejt edhe pse deri me tani ende nuk ka nje afat zyrtar.
Cdo familje e demtuar do te kompensohet me para ne dore per ti kryer me pas vete riparimet e nevojshme. Shuma qe do ti jepet cdo familjeje do te percaktohet ne baze te cmimeve shteterore qe perdoren nga Enti Kombetar i Banesave.
Termeti qe goditi Dibren ishte me magnitude 5.5 balle te shkalles Rihter dhe preku fshtara ne rrethin e Peshkopise, Bulqizes dhe Librazhdit. Familjet e shtepive te demtuara jane strehuar perkohesisht ne cadra./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22875. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22875

Stuhi rëre në Sidney, qyteti bëhet i kuqerremtë Erërat e forta që kanë përfshirë Australinë, kanë shkaktuar re të mëdha në ngjyrë të kuqerremtë në qytetin më të madh të këtij vendi, Sidnej. Për pasojë, shikueshmëria është vështirësuar së tepërmi duke krijuar probleme në trafik, ndërsa shumë njerëz janë ankuar se kanë vështirësi në frymëmarrje. Retë e pluhurit kanë mbërritur në qytet nga shkretëtirat të nxitura nga erërat. /republicca/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22878. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22878

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Këto detaje janë të trashëguara indirekt që në lashtësi, kur njerëzit merrnin dhëmbë, brirë e shumë simbole të tjera nga kafshët apo nga pemët dhe i varnin në qafë apo në vesh. Mendimi i tyre nuk ka qenë për tu zbukuruar, por për të njohur një fis nga një tjetër. Ndërsa sot ato përdoren gjerësisht, kur qoftë femrat, qoftë meshkujt duken më të hijshëm. Në Tiranë ka mjaft dyqane bizhuterish dhe, për më tepër, ato mund ti gjesh kudo nëpër rrugë, të tregtuara me tezga. Një shitëse, Fatime Kurti, në afërsi të Rrugës së Durrësit, thotë se shitjet janë të mëdha, sepse klientët i tërheqin së tepërmi dhe janë më pak të kushtueshme. Një arsye e blerjes, përveç kostos së ulët, është edhe kombinimi me veshjen, me ngjyrat dhe punimet e larmishme që mbajnë bizhuteritë.
Motivet e bizhuterive
Bizhuteritë kanë motive të ndryshme dhe larmi ngjyrash. Për këtë ato kanë gjetur përdorim tepër të madh te të gjithë të rinjtë. Femrat janë ato që tërhiqen më tepër, sepse plotësojnë lukun e përditshëm dhe theksojnë më tepër tiparet femërore. Motivet që paraqesin bizhuteritë janë tepër tërheqëse. Shumë prej tyre kanë simbolin e luleve, që herët është përdorur si simbol për të vërtetuar bukurinë femërore. Ndërsa te meshkujt më të shpeshta gjen brirë të kafshëve, byzylyk që ka dizenjo gjarprin e plot elementë të tjerë. Mesdhetarët e kanë tipar kryesor ngarkesën me bizhuteri rreth qafës, duarve, apo në gisht si unaza.
Kostoja e bizhuterive
Po të pyesësh se sa kushton një bizhu, duket sikur nuk ka kosto të lartë se sa të blesh një material tjetër të çmuar. Por e vërteta është se ato kanë një tregtim të madh dhe kjo detyrimisht është tepër fitimprurëse për shitësit. Çmimi i të njëjtit mall nuk mund të përcaktohet dot vetëm nga vlera që ka. Kjo ndodh, sepse ndryshe është kostoja që ka ky mall në dyqan dhe ndryshe është kostoja që ka në tezga. Një varëse mund të nisi nga më e lira në 500 lek e përfundimi nuk dihet se ku arrin. Por dihet që të rinjtë janë të dhënë shumë pas tendencave të reja dhe çmimi nuk i pengon aspak për të mos i blerë, thjesht i kufizon në numrin e blerjeve. /shqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22866. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22866

Nje njeri-shkurre ne Kine: Ndjehesha i terrorizuar! Lin Tianzhuan, 38-vjecar i Shuimen ne jug te Kines, nuk mund te levizte krahet dhe kembet, ndersa frikesonte edhe njerezit qe takonte. Trupi i tij ishte bere nje fare shkurre, aq sa ishte mbiquajtur Njeriu koral. Tani, Lin Tianzhuan, 38-vjecar i Shuimen ne jug te Kines, po kurohet dhe mund te tregoje, disi me i cliruar historine e tij. Lin nuk mund te levizte krahet dhe kembet, gje per te cilen ishte i terrorizuar. Kisha frike. Besoja se do te isha bere i gurte u ka thene gazetareve -. Njerezit bertisnin sa here qe me shihnin. Ishte e tmerrshme. Ai u izolua si nje eremit, ne shtepine e familjes se tij, pasi u menjanua nga miqte dhe te afermit. Sic tregon, transformimi i tij nisi kur ishte 13 vjec: Ne pak muaj kisha krahet dhe kembet, shpinen dhe nje pjese te kokes time plotesisht te mbuluara. E ndieja veten si nje gure, ndihesha i terrorizuar ka deklaruar Lin -. Gradualisht arrija te levizja gjithmone e me pak, derisa nuk isha me ne gjendje te ecja. Ishte me te vertete e frikshme. Megjithate, tani, pas nje viti kurash ne nje klinike speciale dermatologjike, Tianzhuan eshte kthyer te jetoje normalisht, ndonese estetikisht situata vazhdon te jete pak a shume e njejta. Do te kete nevoje per kura me radioterapi ka thene zv./presidenti i klinikes ku kurohet -. Gjthsesi, ai po ben progrese te medha. Gjendja e rralle e kinezit te kthen ne mendje Dede Koswara nga Indonesia, i konsideruar si njeriu-peme./thesun/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22869. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22869

I përplasën fanelën në fytyrë, Toti i pikëlluar me tifozët Kapiteni i Romës, Françesko Toti, ka pranuar se e ka lënduar së tepërmi veprimi i tifozëve, të cilët ia kthyen prapa fanellën, të cilën ai e hodhi në tribuna pas fitores së shënuar të dielën kundër Fiorentinës .
Toti në fitoren 3:1 realizoi dy gola dhe pas ndeshjes dëshironte që gëzimin ta ndante me tifozët, duke ia hedhur fanellën e tij me numrin 10. Por, fanella shumë shpejt u rikthye në fushë e stadiumit Olimpik.
“As që e kam vërejtur se çfarë ka ndodhur të dielën në fushë. Edhe pse do të dëshiroja të shihja atë që ndodhi. Një mik më thirri në telefon dhe më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Ai veprim i tifozëve më lëndoi shumë, thjeshtë isha si njeri i plagosur dhe shumë i pikëlluar. A do ta hedh sërish fanellën në tribuna? Të shohim”, ka theksuar 33-vjeçari Toti.
Supozohet se tifozët janë zemëruar me idhullin e tyre për shkak të zhagitjes së nënshkrimit të kontratës së re pesëvjeçare. Por, ata këmbëngulin se kjo ishte vetëm një protestë për nismën e dobët në këtë edicion të skuadrës së tyre. /calciomercato/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22863

U pushua nga puna per shkak te bukurise Ndonjehere bukuria te le edhe pa pune. Kjo i ka ndodhur anglezes Amitjo Kajla e cila u pushua nga puna ne qelite e paraburgimit per shkak te bukurise se saj. Por pasi e ka cuar ceshtjen ne Gjykaten e Birmingamit me akuzen e diskriminimit seksual, ajo ka fituar dhe tashme pret te rikthehet ne vendin e punes. 22 vjecarja punonte ne burgun e Brinsford Young Offenders Institution ne afersi te Wolverhampton nga ku u largua ne prill te vitit 2008 me arsyen e familjarizimit te tepert me te burgosurit, por edhe per veshjen ne menyre provokuese.
Jam shume e lumtur per vendimin e gjykates. Gjithcka kam bere ka qene konform rregullave te sherbimit te paraburgimit pasi i kam trajtuar te gjithe te burgosurit me respekt. Gjithashtu jam shume e lumtur per denimin e veprimit te ketij institucioni.
E gjithe kjo histori ka qene shume stresuese per mua dhe dua te falenderoj te gjithe ata qe kane thene te verteten ne gjykate, shprehet bukuroshja Kajla. Nderkohe, nje zedhenes i institucionit te paraburgimit ka thene se eshte i zhgenjyer nga ky vendim.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22857. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22857
Enciklopedi artificiale e një shtet-kombi artificial Masmedia sllavishtfolëse e Fyromit është e mbushur ditëve të fundit me informacione optimiste për promovimin e Enciklopedisë së re maqedonase nga Akademia e shkencave dhe arteve të këtij vendi. Sipas informacioneve të këtyre mediave, enciklopedia është përgatitur nga Qendra për studime leksikografike nën drejtimin e akademik Bllazhe Ristevskit me pjesëmarjen e reth 260 bashkëpunëtorëve shkencorë, të gjithë me përkatësi etnike sllave, të ndarë në bullgarë, sërbë, sllavë që ndjehen si maqedonas etnikë, arumunë të sllavizuar, disa pak shqiptarë të sllavizuar ortodoksë e ca apatridë të tjerë shqiptarë myslimanë gjithashtu. Këtë botim voluminoz dhe luksoz e ka financuar qeveria e Fyromit nga buxheti republikan i cili mbushet me kontributet e gjithë taksapaguesve që jetojnë në këtë shtet artificial. 35 % e këtyre taksapaguesve janë me përkatësi etnike shqiptarë, kurse edhe reth 15-20 % e taksapaguesve të tjerë të këtij vendi janë me kombësi jomaqedonase. Pjesa që mbetet, reth 40-45 % e popullsisë janë sllavishtfolës të papërcaktuar etnikisht që nën ndikimin e propagandave komuniste të Titos dhe Llazar Kolishevskit sot mbahen si ose mendojnë se janë, maqedonas etnikë. Kjo është një kombësi e re e formuar më 1945 me dekretet administrative të Presidiumit të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë për të evituar përçarjen e madhe brendasllave të komunistëve sërbë me Titon në krye dhe atyre bullgarë me Georgi Dimitrovin në lidhje me 25.000 km katrorë të Maqedonisë së Vardarit, e cila që nga viti 1912 ishte në përbërje të Sërbisë. Kështu pra, me paratë e gjithë qytetarëve të këtij vendi është financuar një enciklopedi të cilën e kanë përpiluar vetëm punonjës shkencorë sllavë dhe disa pak shqipfolës apatridë.
Kundër falsifikimeve të kësaj pseudo-enciklopedie kanë reaguar një numër i personaliteteve të njohura shkencore shqiptare si zv. Kryetari i ASHASH z.Muzafer Korkuti, historiani dhe politikani i njohur z. Sabri Godo, historiani Pëllumb Xhufi etj. Për herë të parë në reagimet ndaj çoroditjeve tipike të akademikëve maqedonas janë përzier edhe ambasadat e huaja në një akt të paprecedentë diplomatik. Këto ditë ishim dëshmitarë të reagimeve të ambasadës amerikane dhe asaj britanike në lidhje me përfshirjen e tyre në politikën ballkanike dhe maqedonase të viteve 1997-2001. Enciklopedia i akuzonte këto dy shtete demokratike perëndimore për ndihmë dhënë terrorizmit ndërkombëtar!!!.Duket se kësaj specie të akademikëve u mbetet akoma inati i ndërhyrjeve amerikano-britanike në favor të paqes e demokracisë së pari në Kosovë më 1999 dhe më vonë në Maqedoni më 2001 e në vazhdim.
Po çpërmban botimi në fjalë?
Sipas informacioneve të pakta që i jep shtypi i shkruar dhe mediat vizive në gjuhën shqipe kemi të bëjmë me qëndrime të rezikshme dhe tendencioze kundër të vërtetave historike. Kemi të bëjmë me shtrembërime të frikshme të fakteve historike pikërisht në pjesët që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare këtu. Falsifikate të tilla në momente kyçe të historisë së Ballkanit kanë botuar në të kaluarën akademitë respektive të Beogradit dhe Athinës. Çuditërisht, tezave të tilla joshkencore u bën jehonë edhe botimi i fundit i Akademisë së Shkupit.
Grekët dhe sërbët thonë se shqiptarët i prunë turqit nga Kaukazi në Ballkan për ti nënshtruar dhe mbajtur nën kontroll popullsitë autoktone të krishtera ballkanike. Këtë e tha Vuk Drashkoviqi i Partisë çetnike sërbe në polemikën e tij të para njëzet viteve me Ismail Kadarenë në Le Mond Diplomatique të Parisit. Njëzet vite më vonë tezave të tilla të dalë boje të shovinizmit greko-sërb gjeti tu bëjë jehonë Bllazhe Ristevski me kompaninë e tij të akademikëve sërbë e bullgarë shumica dërmuese e të cilëve janë shkolluar në Beograd te Vasa Cubrilloviqi i mirënjohur. Pra, në enciklopedinë e vitit 2009 jepen falsifikatet e njëjta që tashmë dy shekuj i plasojnë në Europë qarqet e Naçertanies sërbe dhe Megali-idesë greke. Akademikët maqedonas nuk kanë bërë asnjë gjetje të re shkencore në këtë drejtim. Thjesht kanë kopjuar kolegët e tyre grekë e sërbë te të cilët duke pasur parasysh moshën shumica edhe kanë magjistruar e doktoruar.
Maqedonët antikë skanë lidhje me shqiptarët e sotëm; gjuha e maqedonëve antikë nuk ka lidhje me gjuhën e sotme shqipe; ilirët janë popull pa asnjë lidhje me maqedonët antikë; Ilirët nuk kanë qenë një popullsi unike dhe nuk kanë aritur shkallën e shtetformimit d.m.th Ilirët nuk kanë pasur shtet; gjuha ilire nuk ka asnjë lidhje me shqipen e sotme; Leka i madh është etnikisht maqedonas, në kuptimin sllav modern; artefaktet ilire në Fyrom janë maqedonase sllave; shqiptarët nuk kanë ekzistuar në këto treva para ardhjes së turqve; kishat katolike dhe ortodokse në Fyromin perëndimor nuk janë shqiptare por etnike maqedonase; xhamitë janë turke nuk janë shqiptare; Skënderbeu është maqedonas etnik; Shqiptarët kanë rënë në fushat e Fyromit nga malet e Shqipërisë së veriut në shekullin e XVII; shqiptarët të sjellë nga turqit këtu; shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqve; vetëm 20 mjë shqiptarë në shekulllin e XIX në Maqedoninë historike; lëvizjet kaçake – plane për shpopullimin e zonave sllave nga banorët origjinalë sllavë dhe për kolonizimin e këtyre zonave me shqiptarë të egër; Shqiptarët si hajdutë, kaçakë, të egër, bashkëpunëtorë të barbarisë turke; shqiptarët nuk kanë marë pjesë në kryengritjen e shën Ilisë; Shqipëria ka okupuar një pjesë të vogël të Maqedonisë etnike në vitin 1912; Shqiptarët kanë ndihmuar okupatorin fashist në luftën e dytë botërore; Balli kombëtar ka qenë organizatë fashiste; Shqiptarët janë turq dhe si të tillë emigruan me dëshirën e tyre në vitet 30 dhe 50 në Turqi; Nënë Tereza është shkupjane jo shqiptare; UÇK ishte një organizatë terroriste e cila e prishi stabilitetin në oazën ballkanike të paqes, etj, etj.
Siç shihet, enciklopedia në fjalë është produkt dhe rjedhojë e kompleksit të thellë të inferioritetit që mbizotëron sot te pjesë të gjera të shoqërisë sllvishfolëse në IRJM. Kjo pastaj reflektohet edhe në qarqe të caktuara vendimmarrëse në politikë, tek grupet opinionbërëse si dhe në rethet shkencore të cilët dalin me produkte të tilla fund e krye të manipuluara si kjo enciklopedi. Këto botime duhen shikuar edhe si formë presioni ndaj shqiptarëve të këtushëm dhe si mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet serioze identitare dhe kombformuese që i ka komuniteti sllav sot në raport me kulturat tjera sllave dhe atë greke që e rethojnë. Librat e këtillë janë katalizatorë të urrejtjes ndëretnike dhe shërbejnë dhe mund të krijojnë situata shpërthyese politike me pasoja të rezikshme për shoqëri të caktuara. Siç duket ata që botojnë pamflete të këtilla nuk e duan Fyromin në kufijtë e sotëm. Një precedent i tillë shumë i rrezikshëm është shumë i afërt në kohë dhe në hapësirë. Në shtator të vitit 1986 në gazetën beogradase Veçernje novosti, Akademia sërbe e shkencave dhe arteve botoi një memorandum në dy pjesë me titujt përkatës, Kriza në shoqërinë dhe ekonominë jugosllave dhe Statusi i Sërbisë dhe i kombit sërb, i cili pak vite më vonë çoi në shkatërrimin e Jugosllavisë me 22 milionë banorë. Fenomenet shoqërore kanë tendencën të përsëriten nëse nuk studiohen si duhet në mënyrë që të evitohen gabimet e njëjta.
Inteligjencia shqiptare në IRJM si avangardë e shoqërisë shqiptare këtu, ka pjesën e vet të fajit për këto falsifikate të ulta që i boton Akademia e shkencave dhe arteve të Shkupit. Inteligjencia shqiptare këtu, ose ajo pjesë vogël e shoqërisë tonë që mund të evidentohet si e tillë, nuk plotëson kushtin themelor të definicionit të një intelektuali të vërtetë, e ajo është: të qenit aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare dhe vëzhgues i përhershëm kritik i fenomeve dhe proceseve në një shoqëri të caktuar. Siç duket, shitblerja masive e diplomave dhe hiperproduksioni i kuadrove në dy Universitetet në gjuhën shqipe në vend, ka filluar të japë efektet e para serioze të krijimit të një pseudo-inteligjencie e cila nuk është në gjendje as të reagojë shkencërisht ndaj falsifikateve të tilla, e lëre më tu paraprijë edhe ajo Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22860. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22860

Ja, klasi i trete ne avion Te ulur ne tren si ne metro, njeri perballe-tjetrit; kjo eshte ideja e nje shoqerie angleze e specializuar ne design e brendshem te avioneve.
Ky ambient, te themi te drejten, ka pak te beje me luksin. Koncepti i prezantuar nga “Design Q”, – kompani e njohur per krijimin e poltronave komode te klasit te pare te avioneve te Virgin Atlantic,- te kujton me shume avionet ushtarake qe sherbejne per transportin e trupave.
Pasagjeret ulen ne karrige te vogla, si ne nje autobus, apo metro (te cilen ende nuk e kemi ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni …)
Por udhetimi ne keto kushte e ka nje mire: Cmimin e ulet te biletes.
Qellimi i avionit te ardhshem eshte ulja e kostos se biletes dhe rritja e numrit te udhetareve, pavaresisht se komoditeti nuk eshte per t’u admiruar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22854
75-vjetori i Brigitte Bardot “është e trishtë të plakesh, por e këndshme të piqesh”
Pas skandalit ndërkombëtar që provokoi në vitin 1956 me fi lmin “Dhe Zoti krijoi gruan”, Brigitte Bardot u shpreh në një interv-istë se nuk do të kishte dashur kurrë që të lindte. “Dje eksporti më me vlerë i Francës, pas Renault, mbushi 75 vjeçe”, sipas fjalëve të vetë ish-Presidentit de Gaul. Bota e modës dhe e kinemasë e ka risjell sërish në vëmendje të saj këtë ikonë të shekullit XX.
Kur vendosi “të dalë në pension” në vitin 1973, ishte vetëm 39 vjeçe, por me 50 filma në karrierë. Ajo u tërhoq në shtëpinë e saj në San Trope dhe iu kush-tua me kohë të plotë borës dhe mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Këtë vend do ta linte vetëm kur i duhej të protestonte për mbrojtjen e kafshëve nëpër vende të ndryshme të botës. Gjatë gjithë jetës dhe sidomos pasi u tërhoq nga kinemaja, ajo ka qenë vetvetja, madje edhe në paraq-itjen e jashtme, duke mos u munduar që ti shtojë fytyrës apo trupit të saj asgjë të tepërt përveç atyre që ia kishte dhënë natyra. Nuk ka kryer asnjë operacion plastik, ndërkohë që shumë bashkë-moshatare të saj të botës së kinemasë e kanë “ndrequr” fytyrën me bisturi që hershëm. Bardot është ndër të rrallat aktore që vazhdon ti mbetet besnike autenticitetit të saj, fytyrës që ia ka falur Zoti, edhe pse ajo me kalimin e viteve është rrudhur dhe është tkurrur. Ajo ka refuzuar njëherazi jo vetëm ndryshimet fi zike, por edhe hipokrizinë njerëzore dhe shpesh thotë se po aq të pavlera janë edhe kujdesi, përllogaritja dhe parapër-gatitja për diçka. Kur doli për herë të parë në publik në vitet 50, Franca dhe bota nuk ishin të përgatitura për të. “Gratë e brezit tim e mbajnë fare mirë mend foton time të parë në kopertinën e revistës Elle”, thotë Bardot. Ajo është fotoja e një biondeje shumë elegante dhe sharman-te, që kishte pozuar si të ishte një kërcim-tare e vërtetë. Por në këtë foto një sy i vëmendshëm do të vinte re diçka që nuk ishte shfaqur më parë në shoqëri, qoftë edhe në botën e modës. Kjo ishte diçka vajzërore dhe e pastër. Para Bardot, ad-oleshentet nuk përfshiheshin në jetën publike, madje as në botën e modës. Me të ndodhi një ndryshim i madh, që u pasua nga të tjera aktore e modele të moshës së hershme. Sipas specialistëve, Bardot krijoi një modë të sajën dhe bashkë me të një stil të ri jetese. Më në fund adoleshentet nuk do të visheshin më si gra apo fëmijë, por si vajza në prag të rinisë. Dhe kur Bardot u bë grua, bota u çmend fare. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me Roger Vadim, regjisorin me të cilin luajti edhe të përdalën në fi lmin “Dhe Zoti krijoi gruan”. Në vitet që pa-suan dhe që u “sunduan” nga James Dean dhe Elvis Presley, format dhe vësh-trimi i saj shkaktuan një revolucion të papritur e me përmasa të paparashi-kuara dhe me filmin e mësipërm ky revolucion arriti pikun e tij. Bardot inter-pretonte Juliete, një grua me një oreks të jashtëzakonshëm për seks. Skena kur ajo kërcen me fl okë të lëshuar, zbathur dhe me fustan të shkurtër, është një nga skenat që përcaktuan kinemanë e atyre viteve dhe përbën një gur kilometrik edhe në vetë historinë e kinemasë. Një kritik i një të përditshmeje amerikane shkruante: “Për sa i përket Bardot, ajo çka i çmend meshkujt nuk është perfor-manca e saj në shtrat, por ajo çfarë mund të bëjë. Ajo është një fenomen i pabe-sueshëm që mund të arrish ta kuptosh vetëm kur e ke përballë”. Filmi “Dhe Zoti krijoi gruan” ishte një fi lm që skandalizoi Amerikën dhe suksesi e kundërshtitë që ai krijoi shkaktuan një boomerang të vërtetë në Europë. Në vitin 1958, bot-uesi i asaj kohe i revistës së famshme parisiene, “Paris Match”, i dedikoi një artikull 8-faqësh çështjes “Bardot”. Ai e konsideroi një fenomen për tu studiuar, në të cilin duhet të bëheshin bashkë sociologë, antropologë, psikologë, për të dhënë shpjegimet e duhura në lidhje me rrënjët dhe ndikimin e fenomenit “Bar-dot”. Ai analizoi veçanërisht ngjarjet në Shtetet e Bashkuara, që në disa raste kishin shkuar në ekstrem. Kështu, kishte raste kur pronarët e kinemave ishin ar-restuar për shkak të shfaqjes së fi lmit. Pas shfaqjes së fi lmit madje pritej që trans-metimi i tij të ndalohej. Ndërsa për sa i përket artikullit të “Paris Match”, në fund të tij shkruesi konkludon: “Bardot është një imorale nga koka te këmbët”. Madje në të thuhet se Bardot duhet të ndalohet nga ekranet e kinemave. Ndërkohë, in-telektualët francezë, të përballur me këtë reagim të ashpër të shtresave borgjeze, e kuptuan se këtë herë bëhej fjala për shumë më tepër se disa linja femërore të shfaqura me tepri në kinema. Në një ese të shkruar në vitin 1959, me titull “Sin-dromi i Lolitës”, e famshmja Simone de Beauvoir e cilësoi Bardot si “lokomotivën e historisë së grave” dhe e krahasoi hyr-jen e saj në shoqërinë franceze me vetë ekzistencializmin. Sipas saj, aktorja bu-kuroshe dhe seksi përfaqësonte femrën më të çliruar të racës së pasluftës. De Beauvoir shkruante: “Kur Marlene Diet-rich shfaqi nyjet e zhveshura të këmbëve ndërsa këndonte, ajo sikur bënte magji⦠Ndërsa Bardot nuk bën magji, ajo aktron. Mishi i saj nuk simbolizon pasivitet. Kur ajo zhvishet, ajo nuk nxjerr në pah mis-tere. Ajo thjesht tregon trupin, një trup që është në një lëvizje të vazhdueshme. Ajo ecën, kërcen, lëviz. Në lojën e gju-etares ajo është viktima dhe gjahtarja njëherësh. Për të meshkujt janë thjesht një objekt, sikundër edhe ajo për ta është një objekt. Një sjellje e tillë ka lënduar shumë krenarinë mashkullore, ndaj për ta ajo është një “kurvë”. Për të gjithë tashmë ishte e qartë që si “I Huaji” i Al-bert Kamy, edhe Bardot e eksploronte botën përmes të ndjerit. Në ditët e sot-me, feministet në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara do të reagonin të tmerruara ndaj faktit se Bardot është konsideruar dikur si një emblemë e femrës së çliruar, edhe pse ky ishte men-dimi i feministeve të viteve 50. Sipas njërës prej tyre, Bardot ishte tërësisht e çliruar dhe e jashtëzakonshme në vepri-met e saj të paragjykuara dhe kjo veça-nërisht në një kohë kur femrat nuk lejo-heshin të ishin të çlirëta. Dhe të men-dosh që ajo vinte nga një familje borgjeze. Bardot jetonte siç i pëlqente asaj, vishej sipas tekave të saj, dhe bënte atë që donte. Në këtë sens, sipas disa të tjerëve, liria e saj ishte shumë provokuese. Pro-vokative, por kurrë e ndyrë. “Një grua e çliruar është e kundërta e një gruaje mendjelehtë dhe të pavlerë”, shkruante më poshtë në artikullin saj De Beauvoir. Për të, sensi që kishte Bardot për lirinë ishte absolut, thuajse ekzistencial. “Natyrshmëria e Bardot duket më per-verse se çdo lloj sofi stikimi. Ajo e vlerë-son dhe e ndjen veten të barabartë me meshkujt për nga dëshirat dhe përcjell idenë se mes femrave dhe meshkujve ka vetëm dëshirë dhe kënaqësi të ndërsjel-lët. Kjo është arsyeja përse në sytë e shoqërisë ajo duket një qenie e rrezik-shme”, shkruante De Beauvoir. Sikundër vetë fi lozofja e madhe e parashikoi në shkrimet e saj, Bardot do të refuzonte që hershëm të ishte një “nënë e mirë” dhe një “bashkëshorte e mirë”. Ajo dashuro-hej, braktiste e dashurohej sërish me meshkuj të ndryshëm. U martua 4 herë rresht, theu qindra zemra, lindi një djalë i cili u rrit nga i ati dhe pati marrëdhënie shumë të këqija me të ëmën. Për fi lo-zofen, Bardot nuk ishte as rebele, as imorale, por një qenie njerëzore e lënë në gjendje të lirë. Bardot nuk donte të provokonte, nuk kishte kërkesa, nuk e kishte idenë se çfarë gjëje ishte e drejtë, apo cilat ishin detyrat e saj. Ajo ndiqte instinktet, kur i hahej hante dhe bënte dashuri kur e ndjente të nevojshme një gjë të tillë. Ajo nuk kritikonte askënd dhe nuk pranonte kritika, por jetonte, thjesht jetonte. Bardot nga ana tjetër i kishte magjepsur intelektualët e famshëm francezë të kohës. Kjo është aq e vërtetë, sa Marguerite Duras dhe Françoise Sa-gan e kishin shndërruar në një objekt studimi dhe shkrimesh. Në vitin Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22847

Njeriu që kërkon përsosmërinë Ashtu si gjithmonë, Nicolas Cage është serioz, elegant, i veshur bukur dhe fjalëpakë. është i tillë që prej 30 vjetësh, kur vendosi të bëhej aktor. Pas provës me kanotiere dhe flokë të gjatë në një prej teatrove të Amerikës, aktori i famshëm Sean Penn tha
“I jam mirënjohës Sean Penn për këtë vlerësim, por është një pjesë e kritikës së cilën nuk do të arrij kurrë ta bind”, thotë me qetësi Cage. “Ka kohë që nuk i lexoj recensionet, interesohem vetëm për përgjigjet e publikut”. Gjatë karrierës si aktor, Nicolas Cage-it nuk i kanë munguar as dështimet ekonomike, fatkeqësitë dhe çmimet. Pas suksesit të jashtëzakonshëm ekonomik të sagës “National Treasure”, mendoi të bashkëpunonte me producentin Werner Herzog dhe regjisorin Abel Ferrara, për një film triller të përshtatur në New Orleans, mes shpërndarësve të drogës, policëve të korruptuar dhe prostitutave. “Personazhi im është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Harvey Keitel. Togeri im, i cili u detyrua të merrej me drogë për shkak të një aksidenti, jeton në rrugë dhe përdor njerëzit që takon për të zgjidhur problemet e jetës së tij. Morali nuk përfshihet fare. Kam bërë çmos për tu përshtatur sa më shumë me personazhin dhe kam arritur maksimumin falë muzikës. Jam një i pasionuar pas muzikës klasike, por këtë herë ndryshova rrymë, preferova xhazin. Përpiqesha tu jepja një ritëm lëvizjeve dhe dialogëve, duke improvizuar në shpirtin e xhazit të New Orleans dhe të Miles Davis që njoh dhe dua”.
Në kohërat e filmit “Wild at heart”, regjisori David Lynch e kishte cilësuar Cage-in si “një aktor xhazi”. Në atë film, Nicolas këndonte këngën “Love Me Tender” të Elvis Presley-t, një tjetër idhull i tij i muzikës. Atëherë nuk ishte martuar ende me vajzën e rokerit, Lisa Marie, nga e cila do të ndahej pas katër muajve martesë.
“U riktheva në New Orleans pas një fëmijërie të vështirë, për të cilën preferoj të mos flas. Isha i trembur dhe shumë i magjepsur në të njëjtën kohë. Kthimi pas uraganit Katrina ishte për mua momenti i së vërtetës”. Disa vende janë speciale për Cage. Në New Orleans ka blerë një shtëpi. Në Bavari, vendlindjen e së ëmës, bleu gjithashtu një kështjellë gjashtë milionë dollarëshe, të cilën më pas iu desh ta shiste, sepse shpenzimet e restorantit ishin aq të larta, sa nuk mund ti përballonte. Tani i duhet të kënaqet me shtëpinë që ka ndërtuar në Los Anxhelos. Shijet e tij ishin jashtëzakonisht të rafinuara. Deri para pak vitesh Cage shfaqej në publik me duart e mbushura me unaza. Në parkingun e shtëpisë së tij qëndrojnë ende të parkuara makina luksoze si “Lamborghini”, “Bentley” etj.
Gjatë viteve 80, në filma si “Birdy” dhe “Raising Arizona”, Cage u bë i njohur për shkak se performonte në mënyrë shumë ekscentrike dhe të ekzagjeruar. Në 1989-ën, në “Vampire Kiss” ai tregoi se sa shumë i dhënë ishte pas zanatit të tij, duke ngrënë për së gjalli një brumbull. Ndryshe nga pritshmëritë, ai u kthye në një yll kinemaje. Pasi la Las Vegasin, ai firmosi për “The Rock”, një nga filmat aksion më spektakolarë. Në 1999-ën, Sean Penn, me sharmin e tij që e karakterizon, tha për “New York Times”: “Nic Cage nuk është një aktor. Ai mund të bëhet, por tani është më shumë një interpretues i mirë”. Në fillim, kur ai ishte Nicolas Coppola, producentët e filmave ishin më të interesuar që të flisnin me xhaxhain e tij, Francias, sesa ti gjenin atij një punë. Kështu që Nicolas Cage i vuri vetes një qëllim: “Vazhdojnë që të më refuzojnë. Ishte e tmerrshme, thoshte me zë të ulët. Nuk do ta bëj më këtë. Do të bëj edhe një tjetër audicion dhe nëse nuk do e bëj dot, do ta lë fare. Shumë prej shokëve të mi nga Napa Valley shkonin në Alaskë, ku punonin me varka, ktheheshin me 25000 dollarë dhe blinin një makinë sportive. Edhe unë po mendoja që të bëja të njëjtën gjë, e vazhdoja që tia thosha këtë vetes. Ky ishte plani nëse nuk do ta fitoja punën si aktor. Por më vonë ia dola dhe çdo gjë ndryshoi rrjedhën e jetës sime”.
“Ndonjëherë mendoj se nuk kam qenë në lartësinë e duhur, megjithatë këtu qëndron më e bukura. Të gjitha vijnë në kohën e duhur. Isha i sigurt për talentin, por doja që të paraqitesha nëpër provimet e Hollivudit pa mbiemrin tim të vërtetë. Kënaqësia ime më e madhe ishte kur regjisorja Martha Coolidge më dha një rol në filmin “Valley girl”, pa e ditur se nipi i kujt isha. Karriera ime e vërtetë filloi aty”.
Por fillimi ka qenë me të vërtetë i vështirë, kështu që i duhej të pranonte ndonjë ndihmë të vogël nga xhaxhai. Duke qenë se ishte djali i një profesori letërsie, Nicolas zgjodhi si pikë referimi kulturor botën e filmave vizatimorë, që ende sot i quan “një lloj mitologjie të re”. Nicolas ndihet shumë i lumtur kur bie fjala për të folur për “Ghost Rider”, sepse bëhet fjalë për filmin e tij të parë, ku personazhi kryesor është superhero. Në të vërtetë ai u caktua edhe për të luajtur Green Goblin në filmin “Spiderman”, por nuk pranoi. Është tipike për Cage që të mos e shohë Supermanin si një hero amerikan. Që fëmijë, personazhet e tij të preferuar ishin Ghost Rider dhe Hulk. “Ajo çka është interesante rreth tyre është fakti se përveçse monstra, ato ishin edhe të mirë njëkohësisht. Në atë kohë shihja ëndrra të këqija dhe Ghost Rider më mësoi të mos kisha frikë dhe të bëhesha mik me to”. Mamaja e tij, një mësuese kërcimi, Joy Vogelsang, ishte një skizofrene, që shumicën e kohës kur Cage ishte i vogël e kaloi nëpër spitale psikiatrike, ndaj ai u rrit nga babai i tij, August. Pas së ëmës do të çmendej edhe xhaxhai, ndaj gjaku i turbullt i familjes Coppola rrjedh edhe në venat e tij. Më vonë, Cage zbuloi se fëmijët e njerëzve skizofrenikë ishin shpesh maniakë dhe përfundonin si prindërit e tyre. Ndaj vendosi me çdo kusht të bënte çdo përpjekje për të kaluar pengesat, për të mos qenë asnjëherë i mërzitur. “Për mua aktrimi ishte rruga më e mirë për të marrë energji shkatërruese dhe për të bërë diçka të mirë me to. Por në vend që ta aplikoja atë energji negative mbi veten time ose të tjerët, mendova që ta vendosja në film dhe të krijoja personazhe që shprehnin urrejtje e mërzi”.
Pas dy martesave të para me Patricia Arquette dhe Lisa Marie Presley, tani ai jeton me gruan e tij të tretë, Alice Kim, dhe djalin e tyre të vogël, vetëm 4 vjeç, Kalel, që e ka marrë emrin e tij nga Supermeni. Cage ka gjithashtu edhe një djalë 17 vjeç nga lidhja e tij me aktoren Christina Fulton. Ai pëlqen artin, lexon filozofi dhe beson verbërisht në idenë se nuk duhet të bëjë keq për të qenë njeriu më i mirë në botë. Në fund, aktori tregon edhe lidhjen e ngushtë me aktrimin. “Ndoshta do të vazhdoj ta bëj këtë punë për shumë kohë, por nuk e di akoma edhe për sa. E kam bërë këtë punë për shumë vjet me radhë. Dua të them se kam aktruar në mënyrë profesionale që kur kam qenë 16 vjeç. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë. Por është e sigurt se kam dëshirë të vazhdoj shumë gjatë dhe të kaloj të gjitha vështirësitë e pengesat që mund të më dalin para, si në jetë, ashtu edhe në profesion”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22850

Takimi trepalësh pa rezultat. Zbehen shpresat për negociata Presidenti Obama zhvilloi bisedime të përbashkëta për herë të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas, të cilët i paralajmëroi para takimit për nevojën e urgjencës që kishin bisedimet e paqes.
Pas kësaj, presidenti Abbas tha se Izraeli duhet t’i respektonte angazhimet që rridhnin nga Harta e Rrugës dhe që kanë të bëjnë me ndalimin e ndërtimeve të vendbanimeve hebre.
“Dua të them se në takimet e zhvilluara kemi konfirmuar angazhimin tonë drejt Hartës së Rrugës dhe zbatimit të këtij angazhimi.”
“Në këmbim të kësaj ne kërkuam që pala izraelite të jetë e detyruar të respektojë angazhimet e saj, në mënyrë specifike të ndalë ndërtimet në vendbanime, përfshirë edhe rritjen e tyre natyrale,” tha zoti Abbas.
Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell tha se zgjidhja e çështjes së vendbanimeve hebre në Bregun Perëndimor nuk ishte një parakusht për bisedime.
Ai tha se “shumë pengesa” mbeteshin, por ishte bërë një përparim substancial.
Emisari amerikan tha gjatë një konference për shtyp se takimi kishte qënë i ngrohtë dhe shpesh herë i sjellshëm, por si zoti Netanyau, ashtu edhe zoti Abbas e kanë pranuar “urgjencën e nevojës për një përparim të menjëhershëm”.
Ai tha se megjithëse nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për çështjen e vendbamimeve kjo nuk do të kushtëzonte rifillimin e bisedimeve.
Zëvendëskryeministri izraelit, Ehud Barak, tha se secila palë e kuptonte nevojën për të negociuar me tjetrën.
“Mendoj se kemi dalë me mirëkuptimin se SHBA dëshiron të ushtrojë trysninë e saj me qëllim që palët të mbërrijnë tek fillimi i negociatave.”
“Kur flasim nga një distancë prej 2 metrash nga njëri-tjetri dhe jo me ndihmën e ndërmjetësve, nuk mund të mos shohësh që të dy udhëheqësit shohin përgjegjësinë për të bërë negociata”.
Zoti Barak se mbledhja e udhëheqësve ishte një lëvizje pozitive nga ana e presidentit Obama.
“Mendoj se presidenti e gjykoi drejtë se mbledhja bashkë të tre udhëheqësve, apo e grupit të udhëheqësve nga të dyja palët, do të ndihmojë për të shkrirë akullin dhe do të rrisë shanset që ne me të vërtetë ta gjejmë veten në negociata brenda pak javësh.”
“Presidenti amerikan kishte shpresuar që në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të rifillonin edhe bisedimet për Lindjen e Mesme, por mesa duket shpresat e tij për paqe mbeten të bllokuara” thotë një korrespondent i BBC-së.
Përpara takimit Shtëpia e Bardhë e kishte thënë se nuk priste arritje të mëdha nga ky takim.
Edhe pjesëmarrësit izraelitë dhe palestinezë në takim kishin thënë nga ana e tyre se nuk prisnin zhvillime konkrete. (BBC)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22841

Mjekësia, qeverisë: Mos na largoni padrejtësisht nga puna Sindikata e Shëndetësisë përgatit rezolutën për shkarkimet politike nga detyra, kërkohet rritje pagash
Edhe pse ska kaluar as një javë nga emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili, punonjësit e shëndetësisë janë organizuar në kohë rekord. Nisur nga largimet dhe dorëheqjet e para pranë dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe atmosfera e përsëritur disa herë brenda dy viteve, Sindikata e Shëndetësisë në kongresin e fundit ka diskutuar problematika e shqetësime në radhët e këtyre punonjësve. Ndërkohë që pika kryesore e përfolur në këtë kongres ka qenë një rezolutë me pika, e cila do ti dërgohet menjëherë qeverisë, për të ruajtur punonjësit e shëndetësisë nga largimet e padrejta në detyrë. Shkresa është në përpunim e sipër dhe sapo të jetë gati do të dërgohet në adresë të qeverisë. Pjesë e kësaj rezolute do të jetë edhe kërkesa për rritje të pagave të punonjësve në shëndetësi, pajisja me materiale mbrojtëse gjatë kohës së qëndrimit në punë, në mënyrë të veçantë nga sëmundjet ngjitëse e gripi i derrit AH1N1. Rezoluta Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Sabri Skënderi, ka shtuar më pas se do të hartohet së shpejti edhe një rezolutë e posaçme, përmes së cilës do ti kërkohet qeverisë që të pajisen sa më parë punonjësit e shëndetësisë me mjete mbrojtëse në përgjithësi në mjediset spitalore, parë kjo edhe në kuadrin e ekspansionit që pritet të ketë sëmundja e gripit të derrit. Shoqëruar edhe me kërkesa të tjera si ajo e rritjes së pagave dhe ruajtjes së vendit të punës. “Do ti dërgojmë qeverisë një rezolutë në të cilën do ti kërkojmë që të plotësohet Kodi i Punës dhe që punonjësit e shëndetësisë të jenë të mbrojtur ndaj sëmundjeve të ndryshme. Në këtë rezolutë do të përmbahet edhe kërkesa për sigurimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave për kategoritë e mjekëve, infermierëve dhe gjithë punonjësve të tjerë të shërbimit shëndetësor”, sqaroi kreu i sindikatës. Kongresi Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë zhvilloi Kongresin e saj të 5-të, gjatë së cilës përfaqësues të niveleve të ndryshme të sektorit shëndetësor paraqitën problemet që i shqetësojnë prej vitesh. “Këshilli Kombëtar i kësaj sindikate ka punuar për fuqizimin e saj në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Shpesh kemi rënë në vesh të shurdhët me kërkesat që ne kemi paraqitur para autoriteteve drejtuese të shëndetësisë. Kushtet e punës për infermierët, mjekët apo fizioterapistët në spitalet tona lënë ende për të dëshiruar, megjithëse kërkesën për përmirësimin e tyre vazhdimisht e kemi ngritur në nivele të ndryshme drejtuese”, tha gjatë fjalës së tij, Sabri Skënderi, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë. Sipas tij, gjatë muajve që vijnë Sindikata e Shëndetësisë do të angazhohet për nënshkrimin e kontratave të nivelit të parë me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe marrëveshje të nivelit të dytë që të mbrohen punonjësit nga largimet e padrejta nga puna. “Të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur interesat e punonjësve dhe për të rritur pagat e tyre. Sidomos, do të punojmë shumë për të siguruar moslargimet e infermierëve, mjekëve apo fizioterapistëve nga puna”, deklaroi Skënderi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22844

Polifest: Dafina fiton çmimin e publikut Përfundoi edicioni i nëntë i Festivalit të mirënjohur Polifest, i cili organizohet nga Polifonia dhe RTV21. Juria profesionale vendin e parë i dha Lorit, atë të dytin Ergin Ibrahimit, kurse vendin e tretë e ndanë dy këngë: e Dafina Zeqirit dhe ajo e duetit Alim Dauti e Elvana Sadriu. Këngëtarja më në trend, Dafina Zeqiri, ka fituar çmimin e publikut.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=591. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=591

Sixty Minutes of Love There are many kinds of sexual connection possible between mates. There is the passionate, purely physical release of sexual connection. There is  the highly erotic quickie. There is the kind of sex performed out of a sense of duty, and there is the sexual connection everybody wants, but seldom gets the sixty minutes seduction.
This is the kind of sex you plan for, anticipate, prepare for. Your linger over it, and after it is over you savor it for hours, days, or weeks. The sixty minute seduction is an opportunity for you to let your partner know how much they are loved by giving them pleasure and letting them pleasure you in all the ways you desire.
Couples who connect daily with a hug, a kiss, and deep communication will naturally want to continue this level of intimacy in the bedroom. Just as  the body, mind, and spirit cannot be separated, all the aspects of your relationship are interconnected.
Caring and kindness outside of the bedroom will be a part of your sexual relationship. Couples who have fun and are playful in their daily life will be playful in bed as well. Couples who practice communicate well in bedroom. And just as the body requires food and water to remain healthy, your relationship requires regular sexual intimacy for optimal health.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=257. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=257

What About Me? On any given day, there is at least one reason to hug your mate. But what if you want a hug? if your mate isn’t forthcoming with hugs, then ask for one. If you went through your day and wrote down every time you wanted a hug, you would probably have a list that looks like this:
15 reasons to ask your mate for a hug
1. You are tired  2. You are scared  3. You are turned on  4. You are cold  5. You are stressed  6. You have just come home  7. You are leaving  8. You are going to bed  9. You have just awakened 10. You are proud of yourself 11. You are in emotional pain 12. You are in physical pain 13. You are sick 14. You feel playful 15. for no reason at all
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=254. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=254
Top