Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Gjallë në Oscar? Skishte tjetër! “Gjallë!” i Artan Minarollit përfaqëson Shqipërinë në Çmimet Oscar. Lajmin e jep Arkivi Qendror Shtetëror i filmit, i cili drejtohet nga regjisori Artan Minarolli. Ministria e Kulturës: Ishte e vetmja kandidaturë
Me postë elektronike u njoftua dje e reja se filmi “Gjallë” i Artan Minarollit ka për të përfaqësuar Shqipërinë në konkurrimin e përvitshëm Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” për vitin 2010.
Lajmi nuk është bërë zyrtar nga Ministria e Kulturës, ajo që nëpërmjet një komisioni merr një vendim për këtë rast. Por është përdorur një institucion zyrtar për të dhënë këtë lajm, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, drejtor i të cilit është prej dy vitesh e gjysmë, regjisori dhe skenaristi i filmit në fjalë, Artan Minarolli.
Në njoftimin e Zyrës së Shtypit të AQSHF-së thuhet: “Me kënaqësi ju njoftojmë se Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga MTKRS-ja zgjodhi filmin “Gjallë!” të regjisorit Artan Minarolli për të përfaqësuar Shqipërinë për çmimet “Oskar” në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82 të vitit 2010.
Filmi “Gjallë” përfundoi në muajin qershor 2009 dhe premiera botërore u dha në festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në Çeki, më 5 korrik 2009, ndërsa premiera në Shqipëri u dha në Festivalin Veror të Durrësit, më 27 gusht 2009, ku edhe u vlerësua nga juria me Çmimin Special. Që prej 5 shtatorit filmi po shfaqet me sukses në kinema ‘Imperial’ në Tiranë.”
Njoftimi shton se filmi i drejtorit të kësaj zyre shtypi ka marrë pjesë në festivalin Karlovy Vary në konkurrim zyrtar, në fakt është kategoria “East of the West”, një kategori për kinemanë e Evropës Juglindore. Njoftimi thotë edhe se “Gjallë” u shpall fitues i Çmimit Special të Jurisë në festivalin e fundit në Durrës.
Filmi i Minarollit ishte i vetmi film shqiptar që shfaqej në këtë festivali ndërkombëtar. Pastaj njoftimi bën të ditur se rruga e festivaleve vazhdon me pjesëmarrjen në festivalet e Pusanit, Kore e Jugut, të Antalias në Turqi, të Beogradit, Monpeljesë etj.
Në të vërtetë, pse dhe si u zgjodh ky film?
Të zënë siç janë pothuajse të gjithë këto ditë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, duhet pak durim për të gjetur në zinxhirin burokratik personat afër këtij vendimi.
Me ikjen e ministrit Ardian Turku u lanë mënjanë edhe vendime e urdhra, për të cilat ai ka firmosur, ndër ta edhe vendimi për filmin shqiptar në listën e Akademisë së Oscarit.
Po ashtu, drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike Xhevdet Feri, (aktor në filmin “Gjallë!”), nuk ndodhet në Shqipëri dhe nëpërmjet telefonit tha të drejtohemi tek zyra e marrëdhënieve me jashtë në MTKRS. QKK-ja, financuesja e “Gjallë”, është palë ndërmjetëse në këtë proces burokratik për zgjedhjen e kandidatit.
Specialistja e kësaj zyre, Moza Sofroni, konfirmoi në orët pasdites se vendimi për “Gjallë!” është marrë më 18 shtator. Ajo tha se komisioni i përbërë nga Xhevdet Feri, Esat Musliu, Kristaq Mitro, Pirro Milkani dhe patjetër ministri i Kulturës, Ardian Turku, duhej të diskutonin fillimisht për tre filma, dy prej të cilëve kanë për regjisor Artan Minarollin, pra “Gjallë” dhe “Kronikë provinciale” dhe tjetri “Ne dhe Lenini” i Saimir Kumbaros.
Që të tre janë prodhime të vitit 2009 dhe kanë kryer një cikël të qarkullimit në kinema, dhe të komunikimit me publikun, një nga kriteret kryesore për t’u listuar në emër të vendit që përfaqëson në “Best Foreign Language Film”.
Sofroni bëri të ditur se u tërhoqën nga “gara” para komisionit, dy filma, “Kronikë provinciale” dhe “Ne dhe Lenini”. Kështu mbeti “Gjallë!”, produksion i “Wildart Film” (Austri) dhe “Art Film” (Shqipëri).
Përmbledhje
Ajo tha se komisioni i përbërë nga Xhevdet Feri, Esat Musliu, Kristaq Mitro, Pirro Milkani dhe patjetër ministri i Kulturës, Ardian Turku, duhej të diskutonin fillimisht për tre filma, dy prej të cilëve kanë për regjisor Artan Minarollin, pra “Gjallë” dhe “Kronikë provinciale” dhe tjetri “Ne dhe Lenini” i Saimir Kumbaros.
Për fëmijët dhe të rinjtë e Metropolit, ja sezoni
Cirku i Metropolit çel sezonin e ri artistik me premierën “Gjethe që bien”. Deri më 22 nëntor, çdo të shtunë dhe të diel, në orën 11:00, fëmijët e kryeqytetit kanë mundësinë të shijojnë këtë shfaqje cirku.
Premiera “Gjethet që bien” ofron një përmbledhje të numrave më të mirë të krijuar në 50 vitet e ekzistencës së cirkut shqiptar, të cilët tashmë janë ripunuar dhe rikonceptuar për ketë shfaqje.
Është një mozaik numrash të ajrit, akrobacisë, plastikes, xhonglimit, numrave të shpejtësisë dhe klounatës, ku mund të përmendim “Fjongoja fluturuese”, “Klasa e qeneve”, “Basketbollisti zhongler”, “Plastika – Vajza e kabaresë”, si dhe lojërat humoristike të klounëve të cirkut apo performancat e fëmijëve të grupit “SPEKTËR”.
Udhëheqës artistik i kësaj shfaqje është mjeshtri Fatos Roshi, ndërsa interpretues janë akrobatët Manushaqe Mullai, Sokrat Buzo, Gentian Dollaku, Juxhina Madhi, Pranvera Sallata, Fitnete Duro, Xhejms Kodra, Novruz Hyseni. Prezantues është Vilson Gjoçaj. Çmimi i biletës është 200 lekë.
Ndërsa dje, drejtuesit e Qendrës Kulturore “Tirana”, në varësinë e të cilit është Cirku i Metropolit, prezantoi projektin më të ri: një Teatër i Kukullave të Metropolit. Shfaqja e parë e këtij projekti vjen nën regjinë e Leonard Daliut.
Ky është projekti i tij i tretë në këtë fushë dhe i pari që vihet në skenën e TM-së dhe mban titullin “Gracka”. Nuk do të jetë një shfaqje me kukulla klasike dhe marionete, por personazhet do të jenë maskota sungeri, ku aktori vishet me pellushin e personazhit.
Fabula është marrë nga bota e kafshëve, dhe në qendër janë katër personazhe: lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Mertlika.
Ekspozita satelit e Bienales së Tiranës në Galerinë Zenit
Katër rrugë drejt… Katër artistë italianë, Stefano Romano, Francesco Pedrini, Andrea Nacciarriti, Claudia Losi, të nisur nga shtëpia e tyre, në Itali, kanë mbërritur dje në galerinë Zenit në Tiranë.
Projekti i tyre “4 ways to”, një aktivitet satelit i Bienales së Tiranës, edicioni IV, kishte si qëllim një udhëtim që nis pa filluar ende, si për nga zgjedhja e rrugës që është për t’u kryer, si dhe çfarë duhet marrë me vete, sikur nëpërmjet një projeksioni je duke udhëtuar që para se të nisesh, sikur pritshmëritë mbushin kohën deri në nisjen reale, fizike.
Artistët duhet të mbërrijnë në Tiranë (Shqipëri). Udhëtimi duhej të ishte vetmitar, asnjëri nga të katërt nuk duhej të ishte në dijeni të të tjerëve, secili prej tyre do të kishte mundësinë e zgjedhjes së udhës, të mjeteve, dhe kohës së këtij udhëtimi, i cili ka përfunduar mbrëmë në Tiranë.
Nis Festivali Folklorik i Gjirokastrës
Festivali Folklorik i Gjirokastrës u hap dje në sheshin kryesor të qytetit, por sonte nis festivali i vërtetë në skenën e Kalasë Argjiro. Në konkurrim marrin pjesë grupe folklorike nga 12 qarqe të Shqipërisë, të Mali të Zi, të Kosovës, Maqedonisë dhe grupe të ftuara nga shqiptarë që banojnë në Zvicër, Amerikë, të cilët mbajnë gjallë folklorin dhe traditën në vendin ku jetojnë.
Në konferencën e djeshme për shtyp, zëvendësministrja e Kulturës, Zana Turku, tha se në këtë festival do të vihet re “një përkujdesje e veçantë e specialistëve në riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur karakteristikat dhe identitetin sipas trevave.”
Tek risitë ajo ka renditur “ardhjen e ritualeve të jetës së përditshme dhe asaj ceremoniale; vëmendjen për tekstet për të qenë sa më origjinale dhe që qarkullojnë në popull pa deformim; formacionet muzikore, orkestrale të jenë të pranueshme dhe specifike sipas krahinave; vallet janë burimore ose që pranohen në popull, sepse vetë folklori evoluon.”Drejtor artistik i festivalit është Thoma Gaqi, regjisor Milto Kutali.
Juria do të prezantohet sonte. Ajo do të japë çmimet për grupin polifonik më të mirë, sipas tipologjisë; për interpretuesin më të mirë; për grupet folklorike, si dhe për grupet polifonike të shqiptareve jashtë kufijve dhe për veshjet popullore tradicionale.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22899. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22899

Shpërthimet në Athinë, arrestohen 4 të dyshuar ATHINË- Shërbimi i anti-terrorit grek ka njoftuar zbulimin e një baze terroriste në lagjen Halandri të Athinës. Në të, sipas policisë janë gjetur materiale të shtypura dhe skica me objektiva sulmi të mundshme, si dhe sasi baruti, bateri dhe një bombë. Nga këqyrja e tyre, rezultoi se një bombë e ngjashme ushte përdorur disa javë më parë në një prej sulmeve në kryeqytetin grek. Pas aksionit policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, tre burra dhe një femër. Sipas saj, njëri prej të ndaluarve, është arrestuar edhe në kohën e trazirave në Athinë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22896. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22896

Klinton-Metës: Bashkëpunim në të gjitha nivelet Zv Kryeministri dhe Ministri i jashtëm Ilir Meta ka takuar në New Jork sekretaren e shtetit Hillari Klinton. Takimi ndërmjet dy kryediplomatëve të të dy shteteve është bërë gjatë darkës Trans-Atlantike të shtruar në New Jork. Klinton i premtoi Metës se bashkëpunimi midis dy vendeve do te jete në gjitha nivelet dhe se Shqiperia për SHBA është partnere e përhershme.
Sekretarja e shtetit Klinton uroi Metën për detyrën e re ndërsa i konfirmoi kryediplomatit shqiptar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Klinton i tha Metës se bashkëpunimi do të jetë në të gjitha nivelet dhe se Shqipëria për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është partnere e përhershme.
Ministri Meta falenderoi sekretaren Klinton për vlerësimin ndërsa e cilësoi atë si partnere për stabilitetin në rajon. Ministri i jashtëm Meta ndodhet në New Jork si pjesë e delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ndërkohë kreu i diplomacisë shqiptare më herët ka zhvilluar disa takime me homologë të ndryshëm. Procesi i liberalizimit të vizave, intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje që lidhen me integrimin europinan të vendit kanë qënë tema e bisedemive që ka zhvilluar në Nju Jork zv. kryeministri njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, me homolugun e tij belg Leterne, atë të Emirateve të Bashkuara Arabe Al Maktum dhe Zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Arroca.
Meta i kërkoi homolut belg mbështetjen e vendit te tij për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit./balkanweb/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22887. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22887

Maqedonia tërhiqet nga Enciklopedia. Qeveria jonë mbron Historinë paçavure Edhe Enciklopedia e Maqedonisë, edhe teksti i Historisë për shkollat e mesme në vendin tonë kanë një të përbashkët, lavdërojnë e thurin himne për kryeministrat aktualë dhe diskriminojnë opozitën
Dje Ministria e Arsimit na bëri me dije se teksti i historisë që po u jepet gjimnazistëve, ku thuren himne e lavde për Berishën, është një tekst që ka kaluar përmes disa procedurave rigoroze dhe që nuk ka asnjë ndikim politik.
Ndërkohë, të gjitha mediet dje ishin në një mision, gati-gati të pamundur, të gjenin një mësues, që mban fëmijët dhe familjen me atë punë, që do të dilte kundër këtij teksti, firmosur nga i preferuari i kryeministrit, Beqir Meta. Kategoria më e keqpërdorur në administratë publike, mësuesit, nuk kanë preferuar të shprehen, duke thënë thjesht që do të shohin tekstin dhe se ai duhet të jetë në rregull, përderisa e ka miratuar ministria.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, tha për mediet se ky tekst po përdoret si kalë beteje.
“Jemi këtu për të sqaruar procedurën e miratimit të teksteve shkollore, mes të cilëve njërin prej teksteve alternativë “Historia e Popullit Shqiptar 12″, që po përdoret si kalë i lodhur beteje politike me mbulesë “shkencore”. MASH deklaron se reforma e liberalizimit të teksteve shkollore ndaj tregut të botimit dhe të shpërndarjes ka sjellë impaktin e pritshëm të cilësisë së tekstologjisë shkollore”, – tha Shamata.
“Ritheksojmë se në çdo rast, ajo që ka munguar, ka qenë vetëm ndikimi zyrtar ndaj pikëpamjeve të studiuesve, të cilët kanë qenë të lirë të thonë mendimin e tyre të pavarur, të bazuar në fakte e kritere shkencore”, – vijoi më tej zëvendësministri i Arsimit.
Ai madje bëri të ditur se vlerësuesit e teksteve nuk kanë pasur asnjë mundësi të ndikohen, se kanë qenë të izoluar, kur kanë bërë shqyrtimin e tyre.
“Vlerësuesit kanë punuar në mjedise të izoluara dhe larg ndërhyrjeve nga përfaqësuesit e shtëpive botuese apo autorët e teksteve. Ata kanë qenë tërësisht të pavarur në gjykimet e tyre.
Së fundi, gjuha e përdorur dhe përbaltja e institucioneve nuk përbëjnë në asnjë rast argument dhe aq më tepër argument shkencor, siç pretendohet. Nuk e di se çfarë ndjesie publike shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos-hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt”, – tha Shamata.
Tekstet e alternative kanë qenë gjatë kësaj kohe një burim shumë i mirë korrupsioni për Ministrinë e Arsimit.
Dy ditë më parë ky skandal u bë publik. Ndërkohë, nxënësit e pyetur për këtë çështje, kanë shprehur preferencat e tyre politike, të ndarë në qëndrime.
“Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit.
Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë”, – thuhet në tekstin e Historisë për maturantët.
Akademia maqedonase e Shkencave tërhiqet nga Enciklopedia: Do e rishikojmë
Akademia maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka bërë të ditur se do të bëjë korrigjime të pjesëve të Enciklopedisë, për çka reaguan subjektet shqiptare.
Ndërsa ishin mbledhur anëtarët e redaksisë qendrore të Enciklopedisë së debatueshme, kreu i saj, Georgi Stardelov, deklaroi se priste ndryshime: “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet”, – tha Stardelov.
Akademia sugjeron se nuk do të tërheqë botimin, por ndryshimi do të bëhet në botimet e tjera. Në botimin e dytë do të përfshihen edhe ekspertë shqiptarë.
Subjektet shqiptare thonë se ky veprim nuk është i mjaftueshëm. Sipas tyre, botimi me të pavërteta, ku shqiptarët përshkruhen si “njerëz mali”, nuk duhet të mbesë në qarkullim.
Ndërkohë, ndryshim të pjesëve të Enciklopedisë kërkojnë tani zyrtarisht edhe ambasada e SHBA dhe ajo e Britanisë së Madhe.
Përmes një letre zyrtare këto dy vende kërkuan të mërkurën që të hiqen pjesët ku sugjerohet se ushtarë britanikë dhe amerikanë kishin stërvitur UÇK.
Enciklopedia maqedonase duhej të ishte një nga botimet më kapitale të vendit, por dalja e saj në dritë po ngjall edhe debate brenda-maqedonase, sidomos për mënyrën se si përshkruan politikanë aktual, ku kryeministri vlerësohet me tone pozitive në krahasim me liderin e opozitës, ish-president i vendit, për të cilin jepen vetëm pak fakte të karrierës së tij politike.
BBC
Berisha: Identiteti nuk ndërtohet mbi falsifikimin e historisë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar të papranueshme përmbajtjen e Enciklopedisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Berisha i ka bërë këto komente gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, në takimin që dy shefat e shteteve kanë zhvilluar në Nju-Jork.
Kryeministri shqiptar ka theksuar se publikimi i një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm.
“Ndërhyrja e autoriteteve të larta maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë”, – është shprehur kryeministri Berisha.
Lidhur me këtë çështje, Ivanov ka thënë se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.
Duke e përgëzuar kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, presidenti Ivanov gjithashtu është shprehur se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.
Pjesë nga libri i Historisë
- Në zgjedhjet e majit 1996 Partia Demokratike arriti të fitonte shumicën parlamentare. Këto zgjedhje u kontestuan nga Partia Socialiste, e cila urdhëroi bojkotimin e tyre duke tërhequr komisionarët ditën e votimit. Në këtë mënyrë procesi zgjedhor u dëmtua seriozisht, duke pasur shkelje nga të dyja palët, pozita dhe opozita.
- Opozita, duke shfrytëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike. Vetëm një pjesë e vogël e vendit mbeti nën ndikimin e qeverisë.
- Në fillim të marsit 1997 u bë një marrëveshje midis partive politike, e cila çoi në formimin e Qeverisë së Stabilitetit, nën drejtimin e socialistit Bashkim Fino. Ndërkohë u caktua edhe dita e zgjedhjeve që u fituan nga Partia Socialiste. Në fillim të muajit korrik 1997 dha dorëheqjen e detyruar edhe presidenti i vendit, Sali Berisha.
- Vendit iu desh kohë të rifitonte veten nga ngjarjet dramatike të vitit 1997. Kaosi, anarkia, vrasjet e shumta (sidomos në qytetin e Vlorës e të Beratit), vendimi i bandave të armatosura, veprimtaria e të ashtuquajturave “Komitete të shpëtimit kombëtar”, mungesa për një kohë të gjatë e policisë dhe forcave të tjera të rendit e të qetësisë, krijuan probleme të shumta, nga të cilat vendi do ta merrte veten shumë vonë. Qeveria socialiste, që erdhi në pushtet nën drejtimin e Fatos Nanos, nuk arriti dot të vendoste rregullin e qetësinë, ndonëse në vendin tonë ishte vendosur një forcë ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë dhe të NATO-s.
- Viti 1997 do të mbyllej për pjesën më të madhe të vendit në kaos. Në zgjedhjet e 26 qershorit 1997 ishte organizuar edhe referendumi për formën e qeverisjes: Republikë Parlamentare, apo Mbretëri Kushtetuese. Pati shumë kontestime për rezultatin e këtij referendumi, i cili u cilësua si i manipuluar, por në autoritetet zgjedhore nuk kishte fituar Republika Parlamentare.
- President i vendit u zgjodh Rexhep Meidani, socialist. Shqipëria po ecte me hapa të ngadalta ekonomike dhe politike. Opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, më 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e shtatorit 1998, që mori pamjen e një grushti shteti…”.
- Në këtë ditë u pushtuan me forcë institucionet qendrore të vendit, Radiotelevizioni publik dhe kryeministri i vendit u largua nga Shqipëria. Me tërheqjen e forcave që mbështesnin opozitën, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, një nga drejtuesit e PS.
- Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit.
- Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet për luftën antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22893

Teuta shtatzënë Nuk kanë vonuar shumë dhe çifti i porsafejuar, Teuta Krasniqi dhe Blero janë ngutur që të kenë një bebush të vogël.
Burime të sigurta të Express Rozë kanë thënë se aktorja, Teuta Krasniqi është shtatzënë. Ajo është në ditët e para të shtatzënisë së saj.
Kështu që ende nuk e dimë se cilës gjini do ti takoj bebushi i çiftit simpatik të cilët më parë u panë, para se të fejoheshin u panë dorë për dorë tek restorant De Rada.
Marr nga Gazeta Express.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1233. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1233

Microsoft përgatit telefonin e vet të mençur Duket se edhe kompania gjigante softuerike Microsoft dëshiron të përfshihet në garë për telefonin më të mirë të mençur. Janë paraqitet fotografitë konceptuale të dy pajisjeve, prej të cilave njëra ngjanë shumë me konkurrentin Palm Pre.
Këto fotografi dhe disa detaje për projektin i ka zbuluar blogu i njohur teknologjik Gizmodo. Sipas Gizmodos, Microsoft është duke i zhvilluar këto pajisje në bashkëpunim me kompaninë Sharp, derisa dy pajisjet e para nga seria kanë emra punues Turtle e Pure.
Detajet për këto pajisje tani për tani janë krejtësisht të panjohura, mirëpo supozohet se të dy këta telefona do të mund të mbështesnin shërbimet Zune dhe të kanë dyqanet e veta online me aplikacione përkatëse.
Tani për tani, për çmimin dhe daljen në treg vetëm mund të supozohet.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=883. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=883

Telefonat Pink Te Microsoft
Projekti sekret, i quajtur ‘PINK’ është një temë mjaft e nxehtë këto ditë në komunitetin e të thënave. Këtë sekret e shpalos Gizmodo me disa foto të dy telefonave të cilët Microsoft ende nuk i ka zyrtarizuar.
Dy telefonat quhen ‘Turtle’ dhe ‘Pure’, dhe do të prodhohen nga Sharp, të cilët do të ndajnë brendimin me Microsoft në pajisjet e tyre. Ata kanë formë të rrumbullakët dhe të lëmueshme, me ‘Turtle’ duke i ngjarë më shumë Palm Pre.
Fatkeqsisht, burimet e Gizmodos nuk do të publikojnë më shumë informata në lidhje me telefonat ende, edhe pse shumë shpejtë do të kemi edhe informata të reja. Thuhet se telefonat ‘Pink’ do të kenë shërbimet ZUNE dhe ‘app store’ gjithashtu, për të disribuar aplikacione të palës së tretë. Komente
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=880. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=880
top 20 Zico TV Video Tags: etno engjujt zico tv Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/top-20-zico-tv.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/top-20-zico-tv.html

Rozana Radi feat Noizy - Fly Rozana Radi feat Noizy - Fly
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4651. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4651

Tuna ft. Vig Poppa - E Boj Nxeht Tuna ft. Vig Poppa - E Boj Nxeht

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4647. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4647

Tuna ft. Vig Poppa - E Boj Nxeht Tuna ft. Vig Poppa - E Boj Nxeht

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4647. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4647

Kukullat në vitrina duhet të mbajë përqe Policia iraniane ju ka tërhequr vërejtjen pronarëve të butikëve se kukullat të cilat jan te vendosura në vitrina nuk guxojnë të jenë pa përqe në kokë e as nuk guxojnë tu duken vijat dalluese të trupit.
Sipsas raportimit te agjencia iraniane e lajmeve IRNA, është e ndaluar edhe shitja e kravatave dhe papionave, derisa meshkujt nuk guxojnë të shesin rroba të brendshme të femrave.
Ky hap bie në radhën e shumë tjerëve paraprak të cilët kanë për qëllim të luftojnë ndikimin perëndimor në mënyrën e veshjes që viteve të fundit ka filluar të depërtoj me të madhe në shoqërinë iraniane.
Iranianët të cilët thyejnë rregullat e veshjes herën e parë do të dënohen me para, por nëse rasti përsëritet, atëherë ata mund të gjenden para gjykatës dhe të dënohen me vijimin e kursit për mirësjellje”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=319. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=319

Spice Girls planifikojnë koncerte në Afrikë Mel B dhe burri i saj Stephen Belafonte raportohet se kanë aranzhuar që grupi Spice Girls të performojë në një koncert në Afrikën e Jugut, vitin e ardhshëm, por Victoria Beckham nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj.
Grupi nxiti thashethemet se do të ribashkohej kur gjatë javës së kaluar katër anëtaret e bendit, Mel B, Mel C, Geri Halliwell dhe Emma Bunton, darkuan në një restorant të Londrës, dhe tash diskutojnë planet për një shou të veçantë gjatë hapjes së Kupës Botërore vitin e ardhshëm.
Mel është e vendosur ti bashkojë vajzat për Kupën Botërore dhe dëshiron që ata të vazhdojnë edhe nëse Victoria nuk dëshiron të jetë pjesë, ka thënë burimi për The Sun.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4640. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4640

Gjimnastet kuqezi me parate e tyre ne boteror Sportistet shqiptare qe do te marrin pjese ne Kampionatin Boteror te Gjimnastikes, i cili do te zhvillohet ne Londer nga data 14 deri me 18 tetor, jane te detyruar ti paguajne nga xhepi i tyre shpenzimet e udhetimit dhe te akomodimit.
Nje çudi me etiketen Made in Albania, qe ndodh ne vitin 2009. Edhe pse ata perfaqesojne vendin tone ne aktivitetet e rendesishme nderkombetare, askush nga pergjegjesit nuk ben sforcon minimale per te gjetur nje zgjidhje: fondet e FSHGJ-se jane te ngrira prej luftes per kreun e federates, ndersa Ministria e Sporteve (shkaktarja kryesore e konfliktit) nuk ka shfaqur ndjeshmeri ndaj kesaj situate.
Gjithçka ka filluar ne muajin shkurt, kur presidenti Flobenc Dilaveri anuloi Asamblene Zgjedhore per shkak te manipulimit te disa mandateve. MTKRS-ja nuk e mori parasysh vendimin e drejtuesve me te larte te Gjimnastikes dhe organizoi nje tjeter asamble, e cila zgjodhi si president ish-deputetin Aleksander Biberaj.
Megjithate, pas mbeshtetjes nga Federata Nderkombetare e Gjimnastikes (FIG), Dilaveri ruajti statusin e kreut te federates edhe nepermjet shkalleve te drejtesise, duke filluar nga Keshilli i Arbitrazhit Sportiv.
Edhe Gjykata e Tiranes i dha te drejte anetarit aktual te Ekzekutivit te KOKSH-it, ndersa ngerçi eshte krijuar nga Permbarimi, qe ende nuk ka zbatuar urdherimin per largimin e drejtuesve paralele, te cilet duhet te lirojne zyrat e FSHGJ-se dhe mbajne peng fondet per sportistet.
Por ne fund, viktimat jane pikerisht gjimnastet, te cilet kane pranuar ti sigurojne personalisht financat per te marre pjese ne Boteror, me premtimin se parate do tu rimbursohen sapo situata te normalizohet.
Ne kete eveniment, Shqiperia do te perfaqesohet nga Alon Hasa dhe dy vajzat Ornela Çuka dhe Riselda Selaj, ndersa shpenzimet mesatare per secilin sportist kapin shifren 1000 euro. Ndihma e vetme deri ne keto momente eshte ajo e Komiteti Olimpik, qe pasi mori persiper te paguante faturen e gjimnasteve ne Lojerat Mesdhetare te Peskaras, ka kontribuuar me pagesen per regjistrimin ne Londer.
Personalisht me vjen turp qe ti kerkoj serish ndihme drejtuesve te KOKSH-it, pas ndihmes ne Peskara, pohoi presidenti i FSHGJ-se, Dilaveri.
Fondet ekzistojne, ato jane miratuar nga Ministria e Sporteve, por vazhdojme te presim pergjigje nga ky institucion per zgjidhjen e kesaj situate. Deri me tani shqetesimi yne, i ketyre sportisteve qe perfaqesojne vendin, ka rene ne vesh te shurdhet. Per te mos humbur aktivitetin, kemi bere nje pakt me gjimnastet dhe prinderit e tyre: ata jane te gatshem te sakrifikojne nga te ardhurat e tyre per te qene ne Boteror, ndersa ne si federate do tu rimbursojme gjithçka, sapo te rifillojne funksionet normale.
Sot, pese gjimnaste shqiptare (kater djem dhe nje vajze) jane nisur drejt Maqedonise, per Kampionatin Ballkanik per te rinj, me 25-26 shtator, ku serish fondet mbeten problemi kryesor. Per pjesemarrjen e Shqiperise, garante ka dale federata e vendit fqinj, e cila do te paguaje pjesen me te madhe te shpenzimeve. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4643. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4643

Neil Dando ka frikë nga femrat Neil Dando ka fobi nga femrat, edhe pse ka 27 vjet, asnjëherë nuk ka puthur nje femer.
Neil Dando nga qyteti Worthing vuan nga një çrregullim psikik në mënyrë kronike, i cili nuk i lejon ti afrohet femrave, e gjatë kësaj kohe të mos bëhet nervoz dhe mos ta kapin sulmet ekstreme.
Neil ka frikë se për shkak të traumës së tij nuk do të jetë në gjendje të krijojë një lidhje serioze.
“Në punë, për faktin që marrëdhëniet janë rreptësishtë profesionale, krejt është në rregull. Në fakt, kjo fillon të më ndodhë kur ndonjë femër më tërheq, thotë i riu i pafat.
“Ka pasur raste kur jam shtirë se ndonjë person më tërheqë, vetëm për të parë nëse mund të tejkaloj fobitë e mia. Por sa më shumë që flas, aq më shumë fillojë të mendojë dhe nervozizmi më kap në mes të fjalisë, ka shtuar ai.
Problemi i tij ende nuk është i regjistruar si çrregullim, por profesori amerikan Brian Gilmartin në librin e tij nga viti 1987, “Shyness and Love: Causes, Consequences and Treatment” e ka emëruar “loveshyness” (turpi i dashurisë), shkruan gazeta Daily Telegraph.
“Kur e kam lexuar librin për këtë gjë që më mundon, kam kuptuar se në botë ka edhe shumë njerëz tjerë të cilët vuajnë nga fobia e njëjtë”, thotë Dando.
Profesori Gilmartin raporton se me këtë problem e kanë rreth 1.7 milionë meshkuj SHBA.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=315. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=315
Top