Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Hekuran Krasniqi feat Legenda & ... pershkrimim shuhssushuhauhauhuahuhauahh
Video Tags: sdisahdushdsaiuhdsahd housahdou hsdhhs uohousd ouhdsouh oshpod Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/hekuran-krasniqi-feat-legenda-astrit-stafa.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/hekuran-krasniqi-feat-legenda-astrit-stafa.html

OpenOffice.org do të vazhdoj të flas shqip Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004.
ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.
Menaxhimi i përkthimit do ti bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.
FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t’i zëvendësojnë programet ilegale me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme.

OpenOffice.org është pako softuerike për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit: në administratë, biznese, institucione edukative dhe shtëpi.
OpenOffice.org është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice.org është softuer me kod të hapur dhe shpërndahet pa pagesë; ndërsa ka mundësi të krijojë skedarë në standarde të hapura, por edhe në ato të përkrahura nga Microsoft Office. Paketa punon në sistemet operative Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=873. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=873

Nintendo Wii më lirë Gjatë kësaj fundjave Nintendo ka për qëllim të liroj çmimet e konzolës së lojërave Wii për 50 dollarë, në mënyrë që të përcjellë konkurrencën.
Çmimi i ri i Wii do të duhej të jetë 50 dollarë më pak dhe të kushtojë 200 dollarë, derisa ky hap vjen si rezultat i presionit çdo ditë më të madh dhe hapave agresiv të konkurrencës.
Sony me paraqitjen e para pak kohe të PS3 Slim ka liruar edhe çmimet e konzolës në 300 dollarë, derisa shuma e njëjtë duhet të ndahet edhe Microsoft Xbox 360 me disk prej 120 gigabajt.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=870. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=870

Edhe 30 celularë me Windows Mobile deri në fund të vitit Nga fabrikat e 15 kompanive deri në fund të vitit do të duhej të paraqiteshin në treg edhe mbi 30 modele të reja të celularëve të pajisura me sistemin operativ Windows Mobile 6.5.
Sipas portalit teknologjik Digitimes, deri në fund të vitit në treg do të duhej të paraqiteshin edhe 30 celularë të ri me këtë sistem. Në mesin e 15 prodhuesve përmenden edhe HTC, Acer, Samsung, LG, Sony Ericsson, Toshiba e HP.
Pritet që celulari i parë me Windows Mobile 6.5 do të paraqitet në treg më 6 tetor. Gjithashtu, disa modele të cilët janë në shitje me Windows Mobile 6.1 do të mund të përditësohen në versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoftit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=867. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=867

ATI shpalos Radeon HD 5800 me përkrahje për DirectX 11 ATI ka paraqitur serinë e shumë pritur të GPU-ve, Radeon HD 5800. Kjo është edhe GPU-ja e parë nga AMD që ofron përkrahje për DirectX 11, Teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.
Me ATI Radeon HD 5800 series të kartelave grafike që përmban procesorin më të fuqishëm në planet, AMD po ndryshon lojën, edhe në terme të performancës gjithashtu edhe në terme të eksperiencës tha Rick Bargman nga AMD.
Pasi që është kartela e parë në treg më përkrahje për DirectX 11, një eksperiencë e pakrahasueshme do të ofrohet përmes teknologjisë ATI Eyefinity dhe teknologjisë transmetuese ATI Stream, duke u përshtatur kështu me standardet e hapura të dizajnuara për të bërë Windows 7 edhe më të mirë. Mund të them me plot vetëbesim se AMD është rikthyer si udhëheqës i padiskutueshëm në tregun e kartelave grafike.
Sipas Bergman, ATI më pas do të paraqes edhe dy kartela: Radeon 5870 dhe 5850, ku secila do të ketë memorie 1GB GDDR5. Radeon 5870 me një çmim prej 400 dollarësh do të jetë në gjendje të sjellë 2.72 TeraFLOPS fuqi përpunuese, gjersa 300 dollarëshi Radeon 5850 do të arrijë 2.09 TeraFLOPS. Të dy parashihet të jenë të lidhur me titujt e rinj me DirectX 11, duke përfshirë DiRT 2, Aliens vs. Predator dhe një version të përditësuar të Lord of the Rings Online.
Bargman shpjegoi se 5800 series veçohet me gjeneratën e gjashtë të teknologjisë tessellation, gjeneratën e dytë të procesit teknologjik 40nm dhe me gjeneratën e tretë me përkrahje për GDDR5. Përveç kësaj, Bergman bëri të ditur se DirectX 11 API ishte zhvilluar në harduer grafik të AMD-s.
Me më shumë se 20 lojëra në zhvillim e sipër me DirectX 11, kjo inicion në vente një përshtatje për kartelat grafike të ATI Radeon, në kombinim edhe me paraqitjen e driver-ve të rinj ATI Catalyst, duke ofruar kështu një eksperiencë të qëndrueshme, të besueshme dhe të performancës së lartë për lojërat më të fundit shtoi Bergman.
GPU-ja e Radeon HD 5800 veçse ka pranuar rishikime pozitive nga një numër i madh i kompanive për lojëra, duke përfshirë EA Phenomic, GSC Gameworld dhe Trinigy. Në fakt, zëvendës presidenti i Phenomic Dirk Ringe, e përshkroi eksperiencën e luajtjes me 5800 si mbresëlënëse.
FPS-t janë aq të jashtëzakonshëm në rezolucione ultra të mëdha, së bashku me të gjitha efektet të lëshuara në maksimum, gjë që e bënë harduerin e ri ta bëjë harduerin e kaluar si një antikitet të vogël tha Ringe. Kualiteti për përpunim të BattleForge është diçka që kam ëndërruar vetëm para një viti, dhe fleksibiliteti dhe fuqia nga DirectCompute 11 hap sytë tonë për një nivel të ri të mundësive.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=863

Intel debuton çipat mobil Nehalem Intel ka shpalosur dy procesorë të bazuar në Nehalem për tregun e pajisjeve mobile. Sipas Dadi Perlmutter, çipat që më parë janë emërtuar si Clarksfield, ofrojnë përvojën më të mirë të mundshme në laptop për lojëra të nivelit të lartë, aplikacione digjitale dhe softuer me detyra të shumta.
Përmes veçorive inteligjente si teknologjisë së përshpejtimit turbo, teknologjisë hyper-threading dhe të tjerave, Intel ka revolucionuar procesorin e laptopit, duke sjellë performancën në momentin që ju duhet dhe efikasitetin energjetik kur nuk ju duhet tha Perlmutter. Për herë të parë, përdoruesit mobil mund të zgjedhin një laptop që sjellë shpejtësi të ngjashme me server të internetit, mu në prehër të tyre për të kryer detyrat më të mundimshme, për lojëra intensive e deri tek editimi i videove digjitale dhe përdorimi i aplikacioneve të medias sociale.
Perlmutter shpjegoi se teknologjia turbo boost (përshpejtim turbo), shtynë para shpejtësinë e clock-ut të procesorit deri në 75% për tu përshtatur me ngarkesën e detyrave, gjersa hyper-threading i avancuar sjellë performancën të përmirësuar në aplikacione që kërkojnë shumë fuqi procesorike. Ky procesor mobil gjithashtu do të përfshijë përkrahje dy-kanalëshe DDR3 1333 MHz dhe grafikë të plotë 1X16 ose 2×8 PCI Express 2.0.
Përveç kësaj, Perlmutter komentoi edhe platformën Arrandale të bazuar në Nehalem, e cila pritet të veçohet me procesor 32nm, së bashku me një çipset grafik 45nm. Ai gjithashtu shfaqi një laptop koncept të njohur si Tangent Bay, i cili kishte tri, mini ekrane të ndjeshme në prekje të vendosura mbi tastierë dhe nën ekranin primar.
Në fund, Perlmutter foli edhe për progresin e Intel në fushën e procesorëve mobil, gjë që filloi me Menlow, vazhdoi me Moorestown dhe evuloi në Medfield, ku ky i fundit pritet të paraqitet dikur në vitin 2011.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=860. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=860

Toshiba Qosmio X500 laptop për gejmerë Qosmio X500 është laptopi i ri nga Toshiba që i drejtohet tregut të personave që janë të gatshëm të ofrojnë më shumë të holla për argëtim në lëvizje.
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar diçka prej Toshiba sa i përket tregut të Blu-ray qysh prej se pati lajmëruar kalimin në këtë teknologji në fillim të këtij muaji, por duket se gjërat tani janë duke lëvizur dhe shpejtësia e paraqitjes së produkteve në skenë po rritet.
Produkti më i ri nga kjo kompani është Qosmio X500, një laptop i dedikuar për gejmerë. Ashtu si paraardhësi i tij, k laptop i madh dhe i fuqishëm, do të përmbajë një ekran 18.4 inç, ekran me rezolucion 1920 x 1080 piksela, procesor 2.8 GHz Core i7, grafikë Nvidia GeForce GTS 250 MNV, deri në 8GB RAM, dy herë nga 500 GB HDD në fushën e kapaciteti të ruajtjes së të dhënave, dhe përveç kësaj ai nuk mban thjeshtë një njësi Blu-ray, por një Blu-ray që incizon sikurse njësia standarde optike.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi çmimin apo datën e saktë të paraqitjes, por pritet që të paraqitet në fund të tetorit në Britaninë e Madhe.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=857. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=857

Vala rekordmen në ditën e festës së Fiter Bajramit Mbi 3 milionë e gjysmë mesazhe (SMS), janë dërguar suksesshëm vetëm në ditën e festës së Fitër Bajramit, ndërkohë që janë regjistruar 3.9 milonë minuta bisedë të konsumatorëve prepaid të Vala.
Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, PTK Vala nuk ka patur asnjë pengesë në operim, duke u mundësuar kështu konsumatorëve tanë komunikim të mirë dhe qasje në shërbime kualitative, është shprehur Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK sh.a..
Në këtë mënyrë, sipas Dr. Haxhës, është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona mesazheve (SMS-ve) dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët e kësaj kompanie, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.
Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, Vala ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar të realizuar dhe ka inkasuar mbi 50 mijë euro më shumë.
Të hyrat e përafërta, nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 14:00) është 278,000 SMS në orë.
Përkushtimi dhe ndërgjegjshmëria në punë që ka mbizotëruar ditëve të festës ka bërë që ne si kompania më e suksesshme dhe më profitabile në vend, të dëshmojmë se jemi të aftë arrijmë synimeve tona të jemi në shërbim të konsumatorit, ka vazhduar më tutuje Dr. Haxha.
Nëse keni hasur vështirësi gjatë dërgimit të SMS-ve apo gjatë telefonatave apo jeni të pajtimit se deklarata e kompanisë Vala vlen, atëherë komentoni lirshëm mposhtë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=854

Arta Bajrami Falje Nuk Ka Arta Bajrami
Video Tags: Arta Bajrami Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/arta-bajrami-falje-nuk-ka.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/arta-bajrami-falje-nuk-ka.html

Berisha fton Obamen per viziten ne Shqiperi Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zhvilluar nje takim te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama, gjate nje pritjeje te organizuar nga ky i fundit per te gjithe kreret e shteteve qe po marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
Gjate takimit, Berisha i ka shprehur shefit te Shtepise se Bardhe ndjenjat me te larta miqesore qe ekzistojne mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe gatishmerine e tij per bashkepunim.
Ju zoti President do te gjeni kombin me miqesor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe une shpresoj shume qe ju te vini ne vendin tim, ka deklaruar Berisha, i cili e ka ftuar Obamen te vizitoje Shqiperine.
Ndersa Obama, nga ana e tij ka vleresuar mbeshtetjen e Shqiperise, si dhe ka shprehur vleresimin e tij me te mire per popullin shqiptar.
Kur punoja ne Cikago kam pasur mundesi te takoj dhe te punoj me disa shqiptare, te cilet me kane lene mbresat me te mira, eshte shprehur Obama.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4634. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4634

Zbulohet vaksinë që ul rrezikun nga SIDA Për herë të parë, një vaksinë eksperimentale e ka ulur rrezikun e infektimit me virusin e AIDS-it.
Hulumtuesit thanë se vaksina ka ulur rrezikun për një të tretën në mesin e 16 mijë vullnetarëve në Tajlandë.
Studimi është kryer nga hulumtues tajlandezë dhe amerikanë dhe është procesi më i madh i kryer për vaksinën kundër AIDS-it.
Hulumtuesit e kanë përshëndetur këtë si arritje të madhe, duke thënë se po ofrohet shpresa për zhvillimin e vaksinës kundër virusit të AIDS-it.
Virusi ka mbytur 25 milionë njerëz, që kur u identifikua në vitet 1980-ta.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22924. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22924

VIDEO: Inter kryeson në Seria A U luajten ndeshjet e vlefshme per javen e peste te Serise A. Inter fiton ndaj Napolit, Milan humbet ne Udine ndersa Fiorentina zbret me kembe ne toke Sampdorian. Kane mjaftuar vetem pese minuta loje qe Napoli i Donadonit te shkaterrohet ne Milano ne sfiden perballe Interit. Seria e golave per zikalterit hapet ne minuten e 3-te me ane te kamerunasit Etoo.
Me pas per te dyfishuar rezultatin mendon Milito ne minuten e 5-te, megjithese ne nje pozicion te dyshimte loje. Pas nje periudhe qetesie Inter gjen serish golin. Kete radhe me ane te mbrojtesit shtatlarte brazilian Lucio ne minuten e 32-te.
Goli i Lavecit vetem 5 minuta pas atij te Lucios nuk i mjafton Napolit per te arritur nje rezultat pozitiv perballe kampioneve ne fuqi. Ndeshja mbyllet 3-1.
Nderkohe ne Friuli kuqezinjte e Milan jane mundur nga nje gol i shenuar nga Di Natale ne minuten e 22, duke shuar shpresat e tyre per nje vazhdimesi te rezultateve pozitive ne Serine A pas fitores se javes se shkuar ndaj Bolonjes ne transferte.
Sampdoria nuk ka marre trepikeshin e peste per kete sezon. Pas kater fitoreve radhazi skuadra e Del Nerit eshte mundur ne transferten e Firences me rezultatin 2-0 nga Fiorentina. Golat u shenuan nga Jovetic ne minuten e 25-te dhe Xhilardinjo ne minuten e 66-te.
Ndeshjet e tjera u mbyllen si me poshte, Palermo-Roma 3-3, Lacio-Parma 1-2, Bolonja-Livorno 2-0,  Bari-Kaljari 0-1, Atalanta-Katania 0-0 dhe Siena-Kievo 0-0.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22920. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22920

Berisha fton Obamen te vizoj Shqiperine
Ju zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim.

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan Barack Obama për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo pritje u zhvillua në orën 19.00 të mbrëmjes në Metropolitan Museum of Arts.
Gjatë kësaj pritje, Kryeministri Berisha pati rastin të zhvillonte një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Presidentin Obama dhe zonjën Obama.
Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Obama kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë pritje dhe për takimin e ngrohtë me Presidentin Obama.
Nga ana e tij, Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Cikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira.
Kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë të Presidentit Obama në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme për axhendën e tij.
Ju, zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,- u shpreh Kryeministri Berisha.
Presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.
Zonja Mishel Obama gjithashtu u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se nga ana e saj do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22914

Nga duvaku te puthja publike Para vitit 90-te para se te kalonte prangun e shtepise se bashkeshortit, nusja duhet te lyente gishtat me mjalte e t’i vendoste mbi traun e portes…sot kjo tradite pothuajse nuk  perdoret fare.
Ka disa ndryshime duke filluar nga duvaku te puthja publike…Ky eshte vetem nje nga elementet e shthurjes se dasmes tradicionale shqiptare.
Edhe veshja ka pesuar shume ndryshime, pasi kostumet popullore jane zevendesuar me fustane te bardha.
“Ne veshjet e nuseve te hershme gjendeshin qendisjet me ar, gati-gati mbreterore, stoli prej ari deri te kepuce te zbukuruara”, tregon Aferdita Jonuzi, etnologe.
Ne dasmat e sotme nusja kercen deri ne ezaurim, ndersa njehere e njekohe ajo duhet te dukej sa me e merzitur pasi po largohej nga shtepia e prinderve.
Vetem vallet e tradites jane ato qe nuk kane pesuar  ndryshime, pasi ende kercehen neper evenimente.
Nderkohe menyja ne tryeze, detajet e ceremonise e borite neper bulevard te dielave jane elemente te ‘kohes moderne’.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=308. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=308

Hyseni: Vendimi i GJND-së, do te sjelle njohje te reja per Kosoven Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, deklaroi se vendimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pritet të ketë ndikim në procesin e njohjeve të tjera të pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për BBC-në, Hyseni tha se duke mos qenë anëtare e OKB-së, Kosova e ka të vështirë të zhvillojë aktivitete në organizatën botërore, sepse një numër vendesh kanë shfaqur hezitime të natyrave të ndryshme. Sipas tij, një numër i vendeve anëtare të OKB-së preferojnë të presin deri në përfundimin e procesit në Gjykatën e Hagës por, duke mos e kushtëzuar njohjen e Kosovës me përfundimin. Hyseni, së bashku me presidentin Sejdiu ndodhen në Nju Jork dhe po lobojnë për Kosovën.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22907. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22907
Top