Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Gërdeci në vendnumëro, shtyhet seanca e katërt Mungoi avokati i të pandehurit Agim Lala, ishte në procesin e “Qafë-Gjashtës”
Shtyhet për herë të katërt në Gjykatën e Tiranës procesi në ngarkim të 29 të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit. Megjithëse palët në proces ishin angazhuar që të zhbllokonin një gjyq të rëndësishëm, duke pasur parasysh se nga ngjarja e rëndë humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mungesa e avokatit Artan Kodheli, mbrojtësi ligjor i të pandehurit Agim Lala, ka sjellë shtyrjen e tij, duke caktuar datën 30 shtator për zhvillimin e seancës së radhës. Seanca e djeshme ishte paralajmëruar nga vetë avokati Kodheli për tu dështuar, pasi në seancën e kaluar, atë të datës 23 shtator, do të deklaronte në sallën e gjyqit se nuk kishte mundësi të shkonte në këtë proces, pasi ishte i angazhuar në një tjetër gjyq.
Seanca Seanca filloi dje rreth orës 10:00 dhe treshja gjykuese e përbërë nga Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj lexuan fillimisht emrat e prokurorëve që do të përfaqësojnë akuzën në këtë proces: Altin Dumani, Petrit Bicja, Marjeta Zaimi dhe Genci Qano, të gjithë me detyra drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Pas prokurorëve, trupi gjykues verifikoi të pandehurit në seancë, të cilët ishin të shumtë, duke iu bashkuar edhe avokatët mbrojtës. Fillimisht u verifikua mosprezenca në kafazin e hekurt e të arrestuarve për këtë çështje: Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Sokol Gjeçit, të cilët do të gjykohen në mungesë. Pas kësaj, kryegjyqtari Hado lexoi emrat e të pandehurve dhe të mbrojtësve të tyre ligjorë, ku midis 29 të pandehurve vetëm disa ishin në seancë. E gjithë procedura e leximit të emrave ka zgjatur plot 45 minuta, ku të gjitha palët në proces ishin të bindur se gjyqi do të dështonte sërish. Pasi u lexuan të gjithë të pandehurit dhe avokatët, radha i ka takuar mbrojtësit ligjor të të pandehurit Agim Lala. Avokati Artan Kodheli mungonte në sallën e gjyqit, ndërsa kishte autorizuar asistentin e tij që të deklaronte se ndodhej në një tjetër proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas verifikimeve të rastit, gjyqtari Ridvan Hado shpalli mungesën e avokatit dhe caktoi një tjetër avokat për të pandehurin Agim Lala. Por, pasi erdhi në seancë, avokati i caktuar kryesisht nuk pranoi ta mbronte Lalën, me justifikimin se nuk e njihte dosjen. Megjithëse ndërmori një veprim me shpresën se procesi nuk do të dështonte, trupi gjykues e shtyu seancën gjyqësore, pas konsultave me prokurorët. Hado caktoi datën 30 shtator si seancën e radhës.
Debatet
Një nga proceset gjyqësore më të bujshme që zhvillohen në vend ka dështuar për herë të katërt, duke bërë një precedent të rrezikshëm për të gjithë drejtësinë shqiptare. Paralajmërimet e anëtarëve të KLD-së për shtyrjen e seancave nuk kanë shërbyer dje, teksa avokatët janë bërë shkak për shtyrjen e procesit. Duket se gjyqi i djeshëm ishte i paralajmëruar që të dështonte. Avokati Artan Kodheli, që mungoi dje në sallën e gjyqit, kishte debatuar një javë më parë me gjyqtarin Ridvan Hado, teksa ky i fundit do të caktonte si seancë të radhës datën 30 shtator. Avokati Kodheli do të deklaronte se nuk mund të ishte i pranishëm, pasi prej një viti e gjysmë ishte i angazhuar në një gjyq tjetër, atë që njihet si “gjyqi i Qafë-Gjashtës”. Por justifikimi i avokatit seancën e kaluar nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, çka ka sjellë edhe njëherë tjetër dështimin e procesit më të rëndësishëm në Shqipëri, atë të Gërdecit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22917. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22917

Gjeniu i sportit E ka nisur karrierën duke mbledhur figurat e futbollistëve të famshëm të asaj kohe, derisa u bë vetë një figurë e albumeve të futbollistëve, ndërkohë që tani është trajneri i kombëtares kampione bote. “Ndonjëherë dukem shumë i mërzitur, por në fushë ndihem….
Gjithçka ka nisur nga një gur, një gur shumë domethënës që e tërhiqte zvarrë nga shkolla në shtëpi. “E gjuaja me të jashtmen nga brenda, me majë dhe finte. Ndonjëherë ishte ndonjë kanoçe bosh, një top prej letre ose ndonjë bërthamë pjeshke. Më shoqëronte mua dhe miqtë e mi, ishte një aksion që dukej se nuk mbaronte asnjëherë, sepse instinkti i njeriut është të gjuajë, e madje jo vetëm kaq: gjuhet për ta çuar topin, gurin, kanoçen ose bërthamën e pjeshkës në një pikë precize. Pra gjuhet dhe luhet për të bërë gol”. Marçelo Lipi është ulur në një bar. Sapo ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2010, i cili do të zhvillohet pas 9 muajsh në Afrikën e Jugut, ku Lipi do të mbrojë titullin e fituar në vitin 2006. “Topin e parë nuk arrij ta kujtoj, por di që kishim shumë dhe ishin të ndryshëm, pothuajse të gjithë prej gome. Sigurisht që kur i rishikoj më duken interesantë, por jo se më pëlqenin edhe aq shumë. Ishin mjaft të fortë dhe të vështirë për tu kontrolluar. I kontrollonim me majë, por mendoj se me këtë mënyrë të gjithë janë të aftë. Unë isha i gjatë dhe shumë i zoti në gjuajtjet me kokë, por ato topa aq të rëndë dhe të lidhur me një lidhëse këpucësh, që në momentin kur i godisje të linin shenja në fytyrë. Gjithsesi, ishin shenja që kalonin shpejt. Ne jetonim me ato topa”.
Shtëpia e Marçelos është e lartë, ngjyrë jeshile dhe të gjitha dritaret janë me pamje nga deti. Ai e viziton shpesh, që të lë të kuptosh se vazhdon të jetë atje. “Nuk arrij dot të jetoj pa detin. Çdo ditë qëndroj një orë pranë tij. Është çështje fiziologjike, më pëlqen ta ndiej të më përshkruajë trupin, të zhytem brenda tij, ta nuhas, të shkoj te moli, të rri pranë peshkatarëve apo edhe në barkë”. Djaloshi që dikur gjuante çdo gurë që i dilte përpara, imagjinonte sikur plazhi ishte stadiumi. “Gjatë dimrit luanim në pyll, ndërsa në verë në rërë, si brazilianët, çdo ditë. Gjatë ditëve të “Kupës së Karnavaleve” shkonim të ndiqnim skuadrat në grumbullimet e tyre, futbollistët dhe magazinierët, për të marrë ndonjë varëse çelësash a ndonjë stemë të skuadrave. Mezi e prisnim këtë eveniment. Ashtu si në kohën tonë, edhe sot shoh shumë dashuri. Shoh talentin e të rinjve tanë: nuk është e vërtetë që brezi i ri ka vetëm muskuj. Unë jam munduar të ndërthur brezat, të bashkoj të renë me të vjetrën, nuk i përjashtoj për antipati dhe nuk i thërras për mirënjohje. Nëse një lojtar i vjetër ka talent, pra vlen nuk është më i vjetër”. Por a është ende futbolli një vend për të çuar fëmijët? “Sigurisht që po. Janë të shumtë mësuesit e sportit që e bëjnë çdo ditë këtë punë me pasion dhe u duan të mirën të gjithë këtyre fëmijëve. Fëmijët duhet të bëjnë sport me shpirt skuadre, ku të mësohet të flitet me ne dhe jo me unë. Ndonjëherë kur flas me ndonjë person përpiqem të kuptoj se ka bërë sport kolektiv apo individual gjatë fëmijërisë”.
Për momentin trajneri italian ka vendosur të bëjë disa ditë pushim pranë detit, ndërkohë që është në pritje të mbërritjes së dimrit. “Kur lëviz me biçikletë mendoj shumë. Vizitoj shtëpitë ku kam banuar. Në njërën prej tyre është ende saraçineska e garazhit ku ndodhej dera e shtëpisë. Aty i mblidhja figurat e futbollistëve. Kisha edhe Pizzaballa-n, por për fat të keq më humbi. Nuk e gjeta më. Kur u bëra edhe unë figurë, kuptova se ëndrra më ishte bërë realitet dhe ndihesha shumë me fat. Ndonjëherë në kutinë time postare gjej ndonjë zarf: është i ndonjë tifozi që shpërndan figurat e vjetra Panini, me fytyrën e Marçelo Lipit mbrojtës”.
Koha ecën shumë ngadalë, por është vetëm përshtypja, ashtu si këto dallgë që përplasen në bregun e detit. Disa këmbë të vogla lënë gjurmë, por ato fshihen menjëherë nga shkuma e dallgëve që u kalon sipër. “Nuk mendoja kurrë se do të bëhesha kaq i zoti. Në shkollë nuk mësoja shumë dhe nuk besoja se bëja para. Prindërit e mi kishin një pastiçeri dhe unë isha shumë i zoti për të bërë zbukurime. Gjithashtu shpërndaja porositë me biçikletë. Them se edhe sot mund ta bëj këtë gjë. Nuk kishim shumë para, por na mjaftonin. Mua më ka shkuar për mrekulli. E rëndësishme është që fëmijët e mi gëzojnë shëndet të plotë. Mendoj se kam mbetur një njeri i thjeshtë, kam të njëjtët miq, nuk kërkoj shumë nga jeta. Të ardhmen e shoh po kështu, por shpresoj të jem mirë me shëndet. Do të vazhdoj ta vizitoj detin, të lëviz me biçikletë, të kujdesem për familjen time dhe nipin tim të shtrenjtë”.
Por cili është kufiri maksimal për Lipin? “Maksimumi është një kufi mendor, në realitet nuk ekziston. Ekziston vetëm sfida e radhës. E di që është shumë e vështirë ta rifitojmë kupën, por unë jam rikthyer për të jetuar edhe një herë ato emocione së bashku me djemtë. Më vjen keq kur dëgjoj të flasin për mua si një konservator, sepse kjo nuk është aspak e vërtetë”.
Cili është virtyti më i çmuar për Lipin?
“Mendoj se respekti për të tjerët është gjëja më e rëndësishme. Për njerëzit që gëzojnë këtë virtyt, ndoshta ekziston vetëm besimi. Ndonjëherë dukem shumë i mërzitur, por në fushë ndihem i lumtur. Nëse mendoj për ato që më kanë ndodhur, mund të them vetëm faleminderit, pasi e kam shndërruar ëndrrën në profesion dhe ajo ëndërr tani është e gjithë jeta ime”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22920. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22920

Luani i artë i kinemasë Ai që Festivali i Venecias e ka cilësuar si aktorin më të mirë, është një britanik tipik, diskret dhe elegant, që nuk tregojnë asgjë për veten, përveçse roleve që interpretojnë në teatër apo ekranin e madh. Nuk është nga ata që bëhet shpesh objekt i kronikave rozë të gazetave, por prej më shumë se 20 vjetësh Colin Firth është aktori më i dashur në Britani. Është shumë ndryshe nga Hugh Grant, me të cilin ka interpretuar në filma të tillë si “Ditari i Brixhit Xhons”, apo “Love actuality”. Të pasionuarit pas kinemasë e kujtojnë që prej vitit 1989. Ishte 28 vjeç dhe aktor në televizionin britanik, kur Milos Forman e thirri për të interpretuar protagonistin e “Valmont”, një kryevepër e marrë nga “Lidhje të rrezikshme”, të Choderlos de Laclos. Në sheshin e xhirimeve do të kishte në krah aktoren amerikane Meg Tilly, me të cilin u dashurua dhe sollën në jetë një vajzë. Por filmi që doli gjashtë muaj pas një tjetër filmi që ishte marrë po nga i njëjti libër, ku interpretonin Michelle Phiffer, John Malkovitch dhe Glenn Close, nuk mund të krahasohej me suksesin e të parit. Pas kësaj, një pushim 7-vjeçar, i mbushur me filma që nuk lanë asnjë gjurmë. Më vonë erdhi roli i “Mister Darcy” në “Krenari dhe paragjykim”, në një serial të BBC-së. Colin Firth ishte 35 vjeç. Duke nisur nga ai moment, sondazh pas sondazhi u konsiderua si mashkulli më seksi i Britanisë së Madhe. Për sa i përket karrierës, ka nga ata që shprehin dyshime mbi zgjedhjet e tij, ndërsa të tjerë e përgëzojnë për dëshirën për të ndjekur instinktin. Ai vetë tregon se “regjisori perfekt nuk ekziston. Askush nuk mund të jetë në të njëjtën kohë mjeshtër i skenografisë, i fotografisë, i kolonës zanore, i montazhit. Të dijë të administrojë producentët dhe trupën, apo të kuptojë mirë aktorët. Nëse një regjisor është i mirë vetëm në disa prej këtyre gjërave, mjafton. Në fund të fundit ajo që ka rëndësi është personaliteti”. Ndoshta pikërisht këto lloj shijesh e bënë që të pranonte të luante në filmin “Genova” të Michael Winterbottom, në të njëjtën kohë kur po bëheshin xhirimet e filmit hollivudian të “Mamma Mia”, ku luante përkrah Meryl Streep. “Xhirimet e “Genova” dhe “Mamma mia” u bënë në të njëjtën kohë. Më duhej të zhvendosesha nga një vend në tjetrin. Isha pa pushim në lëvizje. U lodha pa masë. Ishin dy gjëra krejt të ndryshme. “Mamma mia” ishte një prodhim hollivudian, por, në përgjithësi, nuk ka rëndësi nëse një film është i madh apo i vogël, sepse presioni mbi regjisorët dhe aktorët është gjithmonë i madh. Nëse “Dorian Grey”, i regjisorit Oliver Parker, që do të shfaqet së shpejti në ekran, ku Firth interpreton rolin e Lordit Henry Wotton, do të kalojë pa i goditur spektatorët në ndonjë mënyrë të veçantë, interpretimi për të cilin u vlerësua në Festivalin e Venecias, në filmin e parë të stilistit Tom Ford, mund ti vlejë nominimin për çmimin “Oskar”. “A single man”, përshtatur nga romani i shkrimtarit amerikan Christopher Isherwood, tregon ditën e fundit në jetën e George, një profesor i letërsisë angleze në një universitet amerikan në vitet 50. “Nuk dija se për çfarë të mendoja”, thotë Colin Firth për e-mail-in që një ditë kishte marrë nga Tom Ford. Stilisti “më kërkonte falje që më kishte parë në mënyrë të çuditshme herën e fundit që ishim takuar. Nuk njiheshim, ishim takuar rastësisht vetëm në disa raste mondane. Nuk kisha asnjë arsye të besoja se ishte i aftë të bënte një film. Por, kur lexova skenarin e kuptova se nuk bëhej fjalë për ndonjë pretekst, apo për ndonjë film të parëndësishëm. Kur u takuam më bindi në gjithçka që më tha. Tomi i shtoi më shumë detaje romanit të Isherwood. Për shembull, ideja kryesore e vetëvrasjes ishte e tija”. Xhirimet zgjatën vetëm 5 javë dhe në dispozicion kishin vetëm një trupë të reduktuar. “Atmosfera ishte shumë intime, kjo sepse pjesa më e madhe e xhirimeve bëhej natën. Tom na ka orientuar vërtet. Ai e dinte mirë se çfarë kërkonte. Është një histori që duhet treguar”. Melankoliku, ironiku dhe romantiku Colin Firth i “A single man” u rikthye në vendin e aktorit më të pëlqyer në Angli. Roli i homoseksualit në këtë film nuk ia ka zbehur “aspak” vlerën në sytë e bashkëkombësve të tij, kjo sepse sipas Firth, “A single man”, është një film mbi dashurinë dhe nostalgjinë. Disa kritikë kanë ironizuar stilin e tij perfekt në filmin e Fordit. Çfarë mendon? Colin Firth përgjigjet: “Stili është diçka shumë e rëndësishme për Tom Ford. Në sheshin e xhirimeve ishim të gjithë të veshur shumë mirë. Gjatë xhirimeve unë mbaja veshur një kostum ngjyrë kafe me një prerje shumë të bukur dhe drejtoja një “Mercedes” të asaj kohe të jashtëzakonshëm. Duhet të them se ishte kostumi më elegant që kisha provuar ndonjëherë. Edhe Tom kështu vishej. Në përgjithësi regjisorët e lëshojnë veten gjatë provave. Këtu ishte krejt ndryshe”. Në 20 vjet karrierë, Colin Firth ka njohur shumë ulje-ngritje, ndoshta sepse prej shumë kohësh ai merret edhe me politikë. Firth është zëdhënës i organizatës joqeveritare “Oxfam”. “E adhuroj punën time, por më intereson edhe jeta jashtë kinemasë”. Me gruan e tij Livia, një bukuroshe italiane, Colin ka hapur një dyqan me produkte organike në “Chiswick High Road”, një nga lagjet më borgjeze dhe më të pasura të Londrës. Nëse punën në dyqan dhe administrimin e tij ia ka lënë në dorë Livias, kjo sepse ai synon një angazhim politik në zgjedhjet e ardhshme në Britaninë e Madhe. “Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë. Po ju tregoj vetëm që nuk do të jem as mbështetës i Gordon Brown dhe as i David Cameron”. Cila është arsyeja që ky aktor britanik ka dëshirë të merret me gjërat e jetës së përditshme? “Sheshi i xhirimeve të një filmi është një botë që të shkëput krejt nga realiteti. Duhet të dish të dalësh që pastaj të hysh sërish”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22923. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22923

Giving Advice on Dating When listening to your date, try not to give advice too soon. Because we are so eager on a date, we tend to try to offer solutions to all their personal and professional problems. But your date probably does not want advice they are asking for a moment of attention and sympathetic companionship.
The way we get through all the petty, needling problems of everyday life is by unburdening ourselves to a sympathetic human listener. Usually the best way to tell your date that you appreciate the way  they feel is ti use simple statements like “I can’t imagine how you put up with it”, or “well, that never happened to me, but i can imagine how painful it must be.” I know you are longing to scare all that wordily wisdom but don’t. Be a listener before a MR.Fix-it.
As a child, when you didn’t finish your revolting sorry green beans, your mother probably made speeches about the starving children in Africa. Remember how you hated it? Keep that in mind when your date complains about how their boss made them go down the road to the mailbox. Don’t say when you dating things like “You are such a complainer,” or “Man, are you a whiner. I bet if i married you i would locked up in the funny farm within a moth.”
And by all means, don’t go into long family histories. “I can’t believe how much you complain. You are lucky to have a job at all. Why, my Grandpa arrived in this country with nothing but a reed covering his genitals.”
The importance message to give is “You and I are the same. You are not alone. Don’t feel despondent or crushed.” You are affirming your date’s right to feel important, and you linking his or her life with your own. If, on the other hand, you dive advice, you can come across as a know it all who is insensitive to their predicament. You can aggravate their sense of isolation and insignificance.
A delay in offering your solution is better than talking the risk of alienating your date. If you have to bite your lip, then so be it.  A good general tip for avoiding knee jerk advice giving is to ask questions of your date, to be absolutely sure you understand their problems before you offer your advice.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=260. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=260

Dating Scene The Importance of Listening Never underestimate the importance of being a good listener. Too many married woman have told me that often, when speaking to their husbands, they stop talking in mid sentence because they know they are not being listened to. They feel like a piece of furniture, and this experience of being ignored is a denial of their value. Their spirit is crushed.
So on a date, be attentive to the person you are with when they speak. It will make them feel very much alive. Take note of what they say and commit it to memory. If they talk you they don’t like eating fish, or that they are allergic to cats, make sure you don’t forget this information. It is important to them, and they will expect it to be important to you. And your cat, TiBBLES? Well , he will be happy to be locked in the closet with the Dover sole.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=263. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=263

Shaska: Ministria e Arsimit nxit dhunën Rektori i “Ismail Qemalit”: Nëse situata nuk normalizohet, do të urdhëroj mbylljen e universitetit
Rektori i Universitetit të Vlorës nuk “lëshon pe” përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave. Pavarësisht udhëzimit të tri ditëve më parë, sekretaritë e universitetit “Ismail Qemali” do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për të gjithë ata kandidatë për studentë që, ndonëse janë shpallur fitues nga APRIAL, nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6.
Vendimi është rikonfirmuar nga kreu i këtij institucioni arsimor, Tanush Shaska. Me anë të një deklarate të publikuar në faqen e internetit të universitetit, Shaska ka rikonfirmuar vendimin tij se nuk do të marrë statusin e studentit asnjë kandidatë që nuk plotëson kriterin e notës mesatare. Mes të tjerash, në njoftimin elektronik ai i ka cilësuar ndërhyrjet nga MASH si nxitëse të dhunës dhe i ka kërkuar drejtoreshës së politikave të arsimit të lartë, Elida Hoxhës, të distancohet sa më parë nga nxitja e veprimeve të tilla. Madje ai u ka kërkuar zyrtarëve të ministrisë të bëjnë deklaratë publike, ku të tërheqin pretendimet e tyre.
Ndërsa kandidatët për studentë ai i ka cilësuar si grupe huliganësh që tentojnë të shkatërrojnë universitetin. Për këtë ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe deputetëve të qarkut, me kërkesën e mbështetjes së autonomisë së universitetit “Ismail Qemali”.
Tonet e Shaskës, ndonëse kanë qenë dhe në emër të studentëve dhe stafit akademik, kanë qenë të ashpra. Ai ka kërcënuar se, në rast se situata vazhdon të jetë e njëjtë, do të urdhërojë pezullimin e çdo aktiviteti dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.
Ky nuk është rasti i parë që rektori i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Tanush Shaska, konfliktohet me institucionet. Kujtojmë se një vit më parë emri i tij u vu në qendër të një debati publik, për shkak të vendimit për heqjen e Ismail Qemalit nga emërtesa e Universitetit të Vlorës. Vendimin Shaska e ka mbrojtur me tezën se themeluesi i shtetit shqiptar nuk njihej për merita në fushën akademike dhe për pasojë nuk meritonte të emërtonte një universitet. Propozimi i tij shumë shpejt u bë një veprim konkret. Në diplomat e marra nga studentët më datë 25 korrik të viti të kaluar, pra vetëm pak ditë përpara se të bëhej publike ndërmarrja e senatit për ndryshimin e emrit, nuk figuronte në asnjë cep të tij emri i Ismail Qemalit. Më pas propozimi u hodh në senat dhe u pranua nga ky i fundit, gjë që shërbeu si zanafilla e një debati të gjatë publik. Ndërkohë emri i Shaskës nisi të lakohej rreth 10 ditë më parë, kur nisën procedurat e regjistrimit të studentëve të rinj. Me një urdhër të nxjerrë prej tij, nuk është lejuar të regjistrohet asnjë student që kishte notën mesatare nën 6. Ndonëse vendimi i tij bie ndesh me udhëzimet e MASH, ai i ka mbrojtur me pretendimin e ngritjes së cilësisë dhe nivelit të studentëve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22911. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22911

Nano do të kandidojë për kreun e bashkisë së Tiranës Ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011. I ftuar në emisionin “Opinion” Nano theksoi se ai është një kandidat potencial për këtë post duke shtuar se ai do të bënte gjithçka për të ndaluar aventurierin Rama duke e zbuar atë. Ndërkohë Nano theksoi se është kërcënuar me jetë nga njerëz afër Ramës të cilët kërkohen nga ligji. Sipas tij, kriminel në kërkim, të njohur në media e kanë kërcënuar me jetë. Ai gjithashtu shtoi se këta njerëz të kërkuar nga ligji kanë qenë pjesë e stafit elektoral të Ramës. Nano ka theksuar gjithashtu se bojktoi i PS-së është një aventurë e dështuar që është e destinuar të përfundojë shpejt dhe se kushtet e vëna nga Rama janë të paqarta. Ndërsa theksoi se humbësi kryesor i këtyre zgjedhjeve është PS-ja dhe përgjegjësia bie mbi Edi Ramën. “Rezultati zgjedhor do kishte qenë ndryshe nëse e majta do kishte hyrë e bashkuar në garë” theksoi Nano duke shtuar se lëvizja e tij e radhës do të jetë bashkimi i së majtës në familjen që meriton . Gjithashtu Nano theksoi se Rama dukej të kishte dhënë dorëheqjen sapo KQZ-ja dha rezultatin përfundimtar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22961

Interpersonal Psychotherapy For Depression Interpersonal therapy focus on the fact that depression is often triggered by difficulties with family, friends, peer groups, co-workers, or colleagues. This type of psychotherapy helps you to identify the connections between interpersonal conflicts and depression, and then to work toward modifying your relationship to make them less stressful and more supportive. The most common targets include unresolved grief, conflict laden relationships with partners or other family members, difficulty with a social role transition (”empty nest” issues, for example), and a lack of social skills that may have a chronically negative impact on relationships.
When choosing among psychotherapists, it is important to be an informed consumer. Be sure to ask about educational background and experience in treating depression. Many providers of psychotherapy (whether they be psychiatrists, psychologists, social workers, counselors, or nurse practitioners) tend to concentrate on one particular form of psychotherapy.
Also ask which types of psychotherapy the therapist is most familiar with and how flexible he or she is. Ask about licensing in order to be licensed, therapist must have had a certain minimum odr supervised psychotherapy hours and have passed a proficiency examination. Finally, go with your gut feeling.
A number os studies have found that therapist patient “chemistry” is by far the most important factor in a succeeful outcome. If you have a bad feeling about the therapist, trust it and go elsewhere.
As you can can see, there is a wide array of effective treatments for depression. Which one is best for you? As psychiatrist, we have to tackle this question every time we formulate an initial treatment plan for depression. One general guideline is that the more severe depression, the more likely it is to require somatic treatment and the less likely it is to respond to psychotherapy alone. Milder depression tend to improve equally well with either medication or psychotherapy in such cases, we present the relative advantages and disadvantages of each and go along with the patient’s  personal preference.
The major advantage of medication of medication is a faster response, while the major advantages of psychotherapy are the lack of side effects and more likely long term benefit stemming from your mastering new skills that many be helpful over the long haul. Remember that the melancholic and psychotic subtypes of depression always require either medication ir ECT.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3075. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3075

Theron dëshiron rolin e Catwoman te Batman Charlize Theron është gati të jetë pjesë e filmit të ardhshëm për Batmanin- ajo ka dëshirë të madhe ta luajë rolin e Catwoman.Edhe pse producentët të cilët punojnë në realizmin e filmit kanë thënë se ende nuk është punuar skenari për karakterin e famshëm të veshur si mace, megjithatë aktore të shumta, duke përfshirë Megan Fox, Angelina Jolie dhe Ashley Judd, janë shprehur të gatshme që ta luajnë rolin.
Ndërkohë që Theron thotë se ka dëshirë të madhe që të transformohet në femrën fatale të filmit: Mendoj se ajo që ka ndodhur me vazhdimet është e jashtëzakonshme. Chris Nolan (filmbërësi i Batman) është një gjeni. Do të isha idiote po të mos mendoja që ta luaj atë rol, ka thënë aktorja.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=264. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=264

Microsoft përgatit telefonin e vet të mençur Duket se edhe kompania gjigante softuerike Microsoft dëshiron të përfshihet në garë për telefonin më të mirë të mençur. Janë paraqitet fotografitë konceptuale të dy pajisjeve, prej të cilave njëra ngjanë shumë me konkurrentin Palm Pre.Këto fotografi dhe disa detaje për projektin i ka zbuluar blogu i njohur teknologjik Gizmodo. Sipas Gizmodos, Microsoft është duke i zhvilluar këto pajisje në bashkëpunim me kompaninë Sharp, derisa dy pajisjet e para nga seria kanë emra punues Turtle e Pure.
Detajet për këto pajisje tani për tani janë krejtësisht të panjohura, mirëpo supozohet se të dy këta telefona do të mund të mbështesnin shërbimet Zune dhe të kanë dyqanet e veta online me aplikacione përkatëse.
Tani për tani, për çmimin dhe daljen në treg vetëm mund të supozohet.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=261. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=261

OpenOffice.org do të vazhdojë të flas shqip
Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004.ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.
Menaxhimi i përkthimit do ti bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.
FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t’i zëvendësojnë programet ilegale me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme. OpenOffice.org është pako softuerike për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit: në administratë, biznese, institucione edukative dhe shtëpi.
OpenOffice.org është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice.org është softuer me kod të hapur dhe shpërndahet pa pagesë; ndërsa ka mundësi të krijojë skedarë në standarde të hapura, por edhe në ato të përkrahura nga Microsoft Office. Paketa punon në sistemet operative Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=257. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=257

Nintendo Wii më lirë Gjatë kësaj fundjave Nintendo ka për qëllim të liroj çmimet e konzolës së lojërave Wii për 50 dollarë, në mënyrë që të përcjellë konkurrencën.Çmimi i ri i Wii do të duhej të jetë 50 dollarë më pak dhe të kushtojë 200 dollarë, derisa ky hap vjen si rezultat i presionit çdo ditë më të madh dhe hapave agresiv të konkurrencës.
Sony me paraqitjen e para pak kohe të PS3 Slim ka liruar edhe çmimet e konzolës në 300 dollarë, derisa shuma e njëjtë duhet të ndahet edhe Microsoft Xbox 360 me disk prej 120 gigabajt.
Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=254. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=254

Shefja e Departamentit të Historisë, Duka: Teksti, totalisht i papranueshëm TIRANE – Shefja e Departamentit të Historisë, Valentina Duka, shprehet se politizimi i tekstit të historisë është i paparanueshëm. “Sigurisht që për pjesët e komentuara nga media janë totalisht të politizuara”.
Ndersa Minstria e Arsimit deklaron se testi eshte bere me mbeshtetjen e UT-se, Duka shprehet se “kolegët e mi kanë shkelur integritetin e tyre profesional”.
Sipas saj, historia tranzicionit duhet të jetë pjesë e tekstit por duhet tua paraqitnin nxënësve ngjarjen e 97-tës të papolitizuar ashtu sikudër ndodhi, por mund ti paraqitnin dhe opinionin e elitës së djathtë që e konsideroi atë si lëvizje komuniste, por jo të opinionit tim si historian , sepse ky akoma nuk është pjekur”.
“Mund tja paraqesim nxënësve dhe opinionin e elitës së majtë , por e shoh si të gabuar, të politizuar dhe pa integritet profesional përkufizimin si një lëvizje komuniste për të rrëzuar pushtetin “, perfundon ajo.
‘Historia’, PS: Përgjigja e MASH dëshmon se në Shqipëri nuk ka më institucione
PS ka reaguar serish sot, pas pergjigjes se MASH lidhur me tekstin e Historise se Gjimnazeve. Me poshte eshte deklarata e partise me te madhe opozitare dhene sot per mediat”
“Denoncuam para dy ditësh politizimin antishkencor dhe të patolerueshëm të teksteve të historisë për shkollat e mesme. Kërkuam të hiqen menjëherë nga qarkullimi këto tekste antikombëtare që nuk thonë as edhe një fjalë të vetme për 14 shekuj themelorë të historisë sonë, ndërkohë që rendin të japin gjykime deri edhe për shpërthimin vrastar të Gërdecit, duke e quajtur atë thjesht një aksident teknologjik. Pritëm reagimin e Ministrisë së Arsimit, si institucioni përgjegjës që duhet t’u garantojë djemve e vajzave tona cilësinë e një edukimi kombëtar e modern, në liri të plotë gjykimi, por ministria e “epokës së re” të Sali Berishës reagoi duke e mbrojtur tekstin në fjalë me një gjuhë po aq të rreme sa edhe argumentet e tekstit. Kështu pra, në këtë vend nuk po ka më institucione që bëjnë punën tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e Gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit, për të të cilin ende nuk ka folur drejtësia. Nuk po ka institucione, por thjesht shërbëtorë të zellshëm të neo-diktatorit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, Hoxha, zgjedh ta instalojë diktaturën përmes manipulimit të historisë kombëtare dhe ta përhapë këtë manipulim përmes edukimit shkollor. Ky nuk është më një problem teknik i standardeve të teksteve, por një ogur i zi politik e ideologjik i rrezikut që kërcënon sërish, pas 19 vjetësh, demokracinë e brishtë të këtij vendi. Partia Socialiste, pikërisht në emër të demokracisë, kërkon edhe një herë reflektim institucional dhe tërheqjen e menjëhershme të teksteve në fjalë nga tregu e shkollat tona, si dhe ndjesën publike të autorëve” – perfundon deklarata.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22905. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22905

Vaksina e virusit H1N1 e efektshme vetëm me një dozë Kur filluan provat për vaksinën e re të virusit H1N1, ekspertët besonin se shumica e të rriturve do të kishin nevojë për dy doza pasi virusi ishte i ri. Por dy studime të reja tregojnë se shumë të rritur mund të mbrohen vetëm me nga një dozë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson njofton mbi ndikimin që do të ketë ky fakt në rastin e një epidemie të virusit H1N1.
Zyrtarët e shëndetësisë që po luftojnë me pandeminë e parë në 41 vjet morën disa lajme të mira kohët e fundit. Vetëm një dozë e vaksinës duket se mbron shumicën e të rriturve. Sekretarja amerikane e Shëndetësisë Kathleen Sebelius tha se lajmet janë inkurajuese.
Duket se tek shumica e njerëzve përgjigja e imunitetit është e fuqishme brenda tetë deri në dhjetë ditë me vaksinën e parë që është një lajm shumë pozitiv.
Një studim i vaksinës amerikane ka provuar të jetë po aq i efektshëm sa prova e vaksinës në Australi. Lajmi është i papritur dhe i mirëpritur.
Kjo do të thotë se do të ketë dy herë më shumë vaksina të gatshme për njerëzit në mbarë botën. Dr. Anthony Fauci është me Institutin amerikan të Shëndetësisë.
Kjo zgjidh disa probleme që kemi patur në vështirësitë për furnizime për të gjithë.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se 98 përqind e rasteve të gripit po shkaktohen nga virusi H1N1. Vaksina do të jetë në treg në mes të tetorit. Por shkollat kanë filluar, moti po ndryshon dhe sezoni i gripit ka nisur në hemisferën veriore.
60 studentë kanë marrë virusin në Universitetin e Minesotës në Mineapolis. Disa janë të shqetësuar.
Kam dëgjuar se po përhapet gjithandej në kampuset e universiteteve. Është e frikshme.
Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë po bëjnë thirrje që njerëzit të marrin vakzinat e gripit sezonal që janë tashmë në treg. Ata rekomandojnë që njerëzit të imunizohen veças për virusin H1N1.
Zyrtarët e shëndetësisë thonë se grupet më të rrezikuara duhet të jenë të parët që vaksinohen: gratëe shtatëzëna dhe fëmijët, adoleshentët me sëmundje kronike, ata që kujdesen për të vegjlit dhe punonjësit e shëndetësisë.
Rezultatet e provave që përfshijnë fëmijët dhe grate shtatëzënë priten pas dy javësh.

Dy dite me pare, lideri i Libisë Gheddafi, ka dhënë një shou të vërtetë në podiumin e fjalimeve të OKB-së. Mes të tjerash, ai ka thënë frazën bombë që “virusi i gripit të derrit është prodhuar në laborator me qëllime militare”. Ghedafi ka folur për rreth 1 orë e 15 minuta. Koha maksimale për të folur në OKB është 15 minuta. Megjithatë Ghedafi nuk mban rekordin për këtë shkelje. Rekordin e mban Fidel Kastro që në një rast ka folur në OKB për plot 4 orë e 30 minuta. Në hapje të fjalës së tij Ghedafi është përshëndetur ironikisht me presidentin amerikan Obama, i cili la sallën sapo nisi të fliste Ghedafi (lideri libik e kishte rradhën për të folur pas tij). “Jeni bërë si Hyde Park. Mbani një fjalim dhe zhdukeni” – tha Ghedafi. Më pas ai ka sulmuar ashpër Këshilin e Sigurimit të OKB. “Nuk duheni quajtur Këshill Sigurimi, por Këshilli i Terrorit – tha ai – Nuk mund të egzistojë një Këshill Sigurimi me anëtarë shtet që kanë armë nukleare. Ky është terrorizëm”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22908

Ndotja akustike në Tiranë, edhe diplomatët, letra ankese Ramës Ankohen në Bashki Ambasadori Kroat Darko Javorski dhe ai rumun Viorel Stanila. “Duam qetësinë që kanë ambasadorët tuaj në vendet tona”
TIRANË- Zhurmat e lokaleve të natës apo edhe të mjeteve të transportit që sjellin aty banorët e orëve të vona kanë detyruar një grup funksionarësh diplomatikë t’i drejtohen për një zgjidhje Bashkisë së Tiranës. Këta funksionarë jetojnë në kompleksin e banesave “Torre Drin” në rrugën Abdi Toptani (pak metra larg Bashkisë së Tiranës). Në letrën që i drejtojnë Z. Edi Rama shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me dy lokalet verore që gjenden në këtë zonë. “Që nga fundi muajit prill e deri tani “The living Room” dhe “Folie Terrace” që gjendet pas Kinema Millenium, luajnë muzikë me volum të lartë deri në orët e para të mëngjesit, duke na lënë pa gjumë”,- shkruhet ne letrën e firmosur nga Darko Javorski, (Ambasadori kroat), Viorel Stanila, (Ambasadori rumun), Raffaella Valentini, (sekretarja e parë e Ambasadës Italiane), Clare Sears, (atashe kulturor në Ambasadën Britanike), Luigi Fabri, (administratori i Torre Drini), Geront Selenica dhe Besnik Sulaj (banorë), dhe Znj. Simpson (UNDP) si dhe Noorimasa Shimomura (UNDP). Here në mënyre individuale e herë të përfaqësuar nga Administrata e godinës ku jetojnë, këta banorë i janë drejtuar disa here Bashkisë dhe Policisë së Shtetit por situata vazhdon të mbetet e njëjta. Madje në letër shkruhet se “Disa prej këtyre ankesave policia i është përgjigjur se diskotekat e përmendura kanë leje nga Bashkia për të luajtur muzikë në orët e vona”. Ndërkohë nga bashkia thuhet se asnjë lokal në Tiranë nuk ka leje për të qëndruar hapur gjatë natës. Diplomatët e huaj me delikatesë i sugjerojë Bashkisë që te gjejë një mënyrë për të zgjidhur situatën. “Pa dashur të ndërhyjmë në procedurat tuaja administrative apo në biznesin e këtyre lokaleve, me mirësjellje do t’ju kërkonim të rishikonit situatën”,- shkruhet në letër. Me tej shpjegojnë se muzika në apartamentet e tyre dëgjohet më tepër për shkak të altoparlantëve që lokalet kanë vendosur në ambientet e tyre. Ato e përforcojnë edhe më shumë volumin, që i tejkalon disa here kufijtë e normales. Nëpërmjet kësaj letre/ankesë ftojnë zyrtarë bashkiakë që të vërtetojnë fjalët e tyre duke matur nivelin e zhurmës gjatë natës në këtë zonë. Madje në katet e larta ku banojnë ata, muzika amplifikohet dhe iu vjen më e fortë në formë jehone. Por përpjekja e banorëve për të zgjidhur problemin nuk mbyllet me kaq. Duke qenë se ne vendin tonë janë mysafirë ata shkruajnë se Tiranën e konsiderojnë si shtëpinë e tyre dhe do të donin që të paktën këtu të kishin kushtet minimale të jetesës. “Si mysafirë zyrtarë në vendin tuaj, disa prej nesh do të dëshironin të kishim të njëjtën qetësi që ambasadorët shqiptarë kanë në vendet tona”,- mbyllet letra e depozituar në Bashki. Y.Lezo
Koço Naso “Jemi bërë gati të ndërrojmë shtëpi”
Koço Naso është një nga banorët e zonës përreth lokalit “Steelwings”, një vend i njohur edhe për frekuentimin e “motoristëve”. Ai pohon se jeta në këtë zonë të bllokut është bërë e padurueshme dhe shumë nga banorët janë bërë gati të ndërrojnë vend. Z. Naso, ju jetoni në zonë ku ka disa lokale nate. A ju shqetëson muzika e tyre? Kanë ndërruar edhe marmitat e motorëve, kanë nga ato që bëjnë zhurmë. Po pate fëmijë të vogël në shtëpi i pushoi zemra nga zhurma. I ndezin motorët dhe lëshojnë gazin në maksimum. Sa fillon mbrëmja e deri në orët e para të mëngjesit krijohet një situatë e padurueshme. Sikur të bëhej një monitorim me kamera do të ishte më mirë. Mblidhen jo më pak se 30 motorë nga ata të mëdhenjtë dhe nuk kanë të reshtur nga zhurma. Këtu bëhet nami, shumë prej banorëve u është mërzitur shtëpia dhe duan të ikin nga kjo lagje. Jeni ankuar në Policinë e Rendit apo në atë Bashkiake? Të them të drejtën për shkaqe të ndryshme unë nuk jam ankuar por një pjesë e mirë e fqinjëve të mi i janë drejtuar policisë duke marrë në telefon apo edhe me letra. Këto lloj lokalesh ekzistojnë në çdo vend, por janë në zona ta pabanuara, në periferi e jo në mes të pallateve dhe zonave të banuara. Nuk di se si lejohen që të shqetësojnë të tjerët në këtë mënyrë.
Luan Dallxhiu “Zhurmat? Tashmë na ka ikur gjumi”
Luan Dallxhiu banon në një prej rrugicave të bllokut ku ndodhen disa lokale që mbajnë zërin e lartë. Ai shpjegon se në shtëpinë e tij mund të flihet gjumë vetëm në disa orare të caktuara, kur kanë baruar zhurmat e lokaleve të natës. Edhe pse janë interesuar në polici, përgjigjja që kanë marrë banorët e kësaj zone është se duhet që të bëjnë një peticion në bashki dhe ndoshta mund t’ iu vijë një zgjidhje. Zoti Dallxhiu, jeni i shqetësuar nga zhurmat që shkaktohen në këtë zonë? Po si të mos jesh, kur shumica e këtyre lokaleve që kemi pranë shtëpisë (për të mos thënë ngjitur) e mbajnë çdo natë muzikën me volum të lartë sa nuk flemë dot gjumë. Fillon muzika që nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në 04:00 të mëngjesit, na çmenden. Këtu në këtë zonë ka shumë familjarë që duan të çlodhen në shtëpitë e tyre. Si ia bëni me gjumin? Unë fle në 01.00 dhe ngrihem në 04.00, tre orë gjumë ose përpiqem të fle ditën. Që kur kanë filluar këto lokalet përreth na ka ikur edhe gjumi tashme. Presim të mbarojnë ata qejfin njëherë. Nuk di se si do zgjidhet kjo punë. Jeni ankuar diku? Kemi marrë policinë e rendit dhe atë bashkiake por deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Madje na sugjerojnë që kjo çështje mund të zgjidhet duke bërë një peticion në Bashki. Një natë rreth orës 00.30 ka ardhur një furgon i policisë bashkiake për këtë punë. Muzika u ndal për pak dhe filloi përsëri. Nuk besoj të bëjnë gjë as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit pasi në momentin që vijnë, kam parë që pronarët e lokaleve i marrin brenda dhe i qerasin. Zakonisht ka çdo natë muzikë të lartë apo vetëm ne ditë të caktuara të javës? Thuajse çdo natë. Por më shumë zhurmë ka nga dita e mërkurë deri të shtunën.
Rrëfimi i njërit prej banorëve të rrugës Vaso Pasha ku zhurmat e motorëve e kanë kthyer vendin të pabanueshëm “Ministrat marrin pjesë në festat e zhurmshme”
Vangjel Nako banon në rrugën pranë lokalit “Steelëings” dhe zhurmat janë kthyer në një stres të vërtetë për familjen e tij. Ai dhe banorët e lagjes kanë menduar që të ankohen por nuk kanë se ku pasi edhe pushtetarët marrin pjesë në festa të ndryshme që organizohen aty. Pak kohë më parë ishte ministri i Kulturës, Ardian Turku dhe homologu i tij kosovar që ndodheshin në atë festë dhe përshëndesnin motoristët. Zoti Vangjel jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve e të natës? E kam shtëpinë pranë një lokali të tillë këtu në rrugën “Vaso Pasha”. Zakonisht ka zhurma që shkaktohen ose nga muzika e lartë e lokalit ose nga motorët. Si e përballoni këtë situatë? Po ç’të bëjmë, më këto kushte jemi të detyruar të përshtatemi. Jeni ankuar diku për këtë problem? Unë jo, po janë ankuar shumë banorë nga lagjja. Madje flitet se do të bëhet një peticion dhe do t’i dërgohet bashkisë. Po s’ke edhe kujt t’i ankohesh. Mbaj mend një natë, rreth dy a tri javë më parë, ishte një festë e këtyre grupeve që kanë motorë. U mblodhën këtu tek rruga, duke bërë shumë zhurmë. Madje aty ishin edhe ish-ministri ynë i Kulturës, Ardian Turku, bashkë me Ministrin e apo zëvendës ministrin e i kulturës së Kosovës. Erdhi policia dhe ata (motoristët) filluan të tallen me policinë. Madje e kam dëgjuar edhe nga brenda shtëpisë kur thërrisnin me altoparlant, “Tani do të përshëndesë ministri Kulturës i Shqipërisë” apo “E ka radhën ministri i Kulturës së Kosovës për të na përshëndetur”
Frederik Hadëri pohon se banorët janë duke përgatitur një peticion ku kërkojnë që t’i jepet një zgjidhje këtij problemi “I kam dërguar e-maile Ramës por pa përgjigje”
Frederik Hadëri është një nga qytetarët që e vuan zhurmën e lartë që shkaktojnë lokalet e natës. Ai e ka shtëpinë tek rruga “Vaso Pasha”, pikërisht një kat më lart lokalit të quajtur “Steel Ëings”. Përveç muzikës së lartë familja Hadëri duhet të përballet edhe me zhurmën e motorëve të klientëve të këtij lokalit. Frederiku thotë se ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake por situata vazhdon të jetë e njëjtë. Nisur nga kjo eksperiencë ai rrëfen se i ka humbur besimi në institucionet qendrore apo ato lokale duke shpresuar vetëm tek sensibilizimi i qytetarëve të Tiranës që të gjithë së bashku t’i japin fund këtij stresi të përditshëm. Ai i kërkon të gjithë “bashkëvuajtësve” të tij që të mos tregohen indiferentë ndaj kësaj çështjeje por të organizohen për një zgjidhje të përhershme të saj. Zoti Frederik jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve të natës ? Poshtë shtëpisë kam një lokal i cili po ma vështirëson jetesën sa jam detyruar të marr një shtëpi tjetër me qira për të banuar. I mbaj të dyja shtëpitë dhe këtu vij herë pas here. Kam gjashtë vite me këtë histori. Më parë aty ka pasur një biznes tjetër i cili gjithashtu shkaktonte zhurma të shumta. Tashmë që është bërë ai lokali nuk mund të jetohet më aty. Jo më larg se pardje, rreth orës 03.00-04.00 të mëngjesit kishin ngritur volumin e muzikës edhe pse në lokal nuk kishte mbetur njeri tjetër përveç kamerierëve. Pastaj filluan të ngulin gozhdë, duke na zgjuar sërish nga gjumi. Nënën e kam të sëmurë, për shkak edhe të moshës ka probleme me të fjeturin imagjino që edhe ta zgjojnë sapo e zë gjumi. Jeni ankuar për problemin tuaj në bashki, polici apo diku tjetër? Vazhdimisht. Hera e fundit ka qenë jo më larg se parmbrëmë. I kam dërguar e-mail edhe Kryetarit të Bashkisë, zotit Edi Rama, por deri tani nuk ka një masë konkrete për zgjidhjen e problemit. Më parë jam ankuar edhe te Policia e rendit kurse tani tek ajo bashkiake. Vazhdimisht kam vënë në dijeni ish-nënkryetarin e bashkisë, Eduard Shalsin. Ka pasur raste edhe që i kam çuar mesazh në telefon në orën 24.00 të mbrëmjes dhe policia bashkiake ka ardhur e ka ndaluar muzikën për një periudhë shumë të shkurtër. Menjëherë pas ikjes së tyre ka vazhduar sërish. Ka pasur raste kur kam kërkuar ndërhyrjen e Policisë Bashkiake dhe nuk ka ardhur njeri. Po me pronarët a jeni përpjekur të bisedoni? Kam folur me pronarin e lokalit, por ai e ka dhënë me qira dhe aktivitetin e zhvillon dikush tjetër. Ai më kërkoi falje për shqetësimin mendova se u zgjidh kjo punë por, dy ditë më pas vazhdoi e njëjta situatë. Si mendoni ta zgjidhni këtë problem? Brenda pak ditësh mendojmë t’i dërgojmë një peticion të firmosur nga banorë të lagjes Bashkisë. Më shumë se tek institucionet e shtetit apo tek bashkia kam besim tek një lëvizje qytetare. Do të ishte më mirë që qytetarët e Tiranës të sensibilizoheshin për këtë problem dhe të kërkonin një zgjidhje përfundimtare të tij. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga ata persona që e kanë mbi kurriz. E.Senja
Banorët: “Zhurmat e natës po na torturojnë”
Një herë e një kohë të ishe banor i Bllokut ishte një privilegj por tashmë është kthyer në një stres zhurmash. Banorë të ndryshëm të kontaktuar nga “Shekulli” pohojnë se jeta e tyre është bërë e pamundur për shkak të zhurmave të shumta gjatë natës dhe ditës. “Zhurmat po na stresojnë deri në çmenduri. Nuk mund t’i durojmë, se jemi të moshuar dhe të sëmurë”,- pohon banorja e ish-zonës së Bllokut, Afroviti Ropi. “Jetojmë në një trysni zhurmash të vazhdueshme. Nuk na lënë të flemë gjithë natën. Jemi të moshuar dhe kjo situatë është e padurueshme për ne” Stresi i tyre më i madh është nata. “Këtu nuk zbatohet asnjë limit. Dëgjojmë muzikë me zë të lartë deri në orën 4 të mëngjesit. Edhe dita është e zhurmshme, kështu që prej vitesh nuk kemi kaluar asnjë natë të qetë në shtëpitë tona,”- pohon e moshuara Olimbia Kodra, banore e ish-zonës së Bllokut. Ndërsa bashkëshorti i saj, Kostandin Kodra, pohoi se vitet e fundit ka filluar t’i humbasë dëgjimi, ndaj e ndien veten më me “fat” se banorët e tjerë, sepse e përballon më shumë torturën e shkaktuar nga zhurmat. “Jam me aparat në vesh, siç e shikon, dhe e vendos sa herë dua të dëgjoj dikë kur flet. Në të kundërt e heq dhe nuk dëgjoj atë zhurmë të padurueshme që mbizotëron në zonën tonë”,- pohon ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22902. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22902
Top