Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Intelektualët kërkojnë burime relevante për enciklopedinë Para se t`i rreket rividimit të pjesës kontestuese nga enciklopedia AMSHA doemos duhet të bëjë korrigjime në edicionin e parë meqë tirazhi nuk barazohet vetëm në shifrën prej 50 ekzemplarëve.
Kjo ishte porosia e dërguar sot nga tribuna me titull Enciklopedia maqedonase, projekt objektiv ose kuazishkencor me prapavijë politike, në të cilën morën pjesë akademikë, profesorë dhe ekspertë tjerë.
Është më rëndësi që tirazhi i përgjithshëm nga edicioni i parë të jetë i korrigjuar dhe përcaktimet për historinë shqiptare dhe marrëdhëniet maqedonaso-shqiptare të shkruhen sërish mbi një bazë profesionale dhe me përdorimin e metodologjisë përkatëse dhe burimeve relevante, theksoi në debatin profesori Vllado Popovski.
Sipas tij, në shkrimin e pjesës kontestuese të enciklopedisë nuk janë përfshirë albanologë dhe nuk janë përdorur burime relevante.
Akademiku Ali Aliu porositi se duhet të gjendet një mënyrë intelektuale për të tejkaluar, siç u shpreh, fatkeqësinë Enciklopedinë maqedonase.
Ai bëri të ditur se projekti Enciklopedia maqedonase ka ofenduar një pjesë të qytetarëve të vendit dhe i ka shkaktuar dëm shtetit.
AMSHA duhet të gjejë forcë për t`u distancuar nga edicioni i parë, ndërsa gjatë hartimit të edicionit të ri të përfshihen akademikë relevantë dhe njërëz me mentalitet dhe korrektësi më të ndryshme shkencore, bëri të ditur akademiku Aliu.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22957. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22957

Sejdiu falënderon Presidentin Obama për përkrahjen e SHBA për Kosovën Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka zhvilluar të mërkurën një takim të shkurtër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve. Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje.
Presidenti Sejdiu gjithashtu u takua edhe me James Jones, Këshilltar i Presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe Ndihmës Sekretari i shtetit për Evropë, Phillip Gordon. Gjatë kësaj pritjeje, Presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë burrështetas të tjerë, ndër të cilët edhe me Kryeministrin e Spanjës, Presidentin e Qipros, Kryeministrin e Nepalit, Kryeministrin e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Kryeministrin e Malit të Zi, Presidentin e Maqedonisë dhe Kryeministrin e Turqisë. Në vijim të vizitës në SHBA, Presidenti Sejdiu do të vazhdojë takimet bilaterale me burrështetas të tjerë të cilët marrin pjesë në Asamblesë Përgjithshme të OKB-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22954

Genta Ismajli dhuron një rrogë në muaj për një familje Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin  Lidhja mes nesh në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje me nevoje një rrogë për çdo muaj.
Genta e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do ti japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo  për sa kohë do të zgjasë kjo ndime.
Tash së fundi këngëtarja është paraqitur me një video dhe këngë të re të titulluar Si panter i zi.
Video është punuar nga regjisori serb Dejan Miliceviç, ku Genta në disa pjesë të klipit ka huazuar pamje dhe grim nga këngëtarja amerikane Rihanna.
Ky huazim nuk është i pari, pasi në karrierën e saj gjithmonë ka pasur gjëra të huazuara nga të tjerët, që nga Amerika deri në Arabinë Saudite
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1223. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1223

SHBA-ja kërkon dënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin se askush nuk është dënuar deri tani për vrasjen e Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit. Vëllezërit Bytyçi, shqiptarë nga Kosova dhe njëherësh qytetarë amerikanë, u vranë në vitin 1999. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në varrezat masive në Petrovo Sellë. Ambasada amerikane shpreson që “prokuroria të jetë këmbëngulëse në apelimin e rastit”. “Presim që autoritetet të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi”, thuhet në deklaratën e Amabsadës amerikane në Beograd. Reagimi vjen pak ditë pas lirimit të dy ish policëve serbë, që akuzoheshin për përfshirje në rastin Bytyçi.
QIK
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22949. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22949

Spanja e vendosur: Nuk njohim pavarësinë e Kosovës Spanja ka rikonfirmuar se nuk do të ndryshojë qendrim lidhur me pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për media, Kryeministri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero tha se qeveria spanjolle nuk do të njohë pavarësinë as kur të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Spanja ka politika strikte sa i përket njohjeve. Sipas tij, njohja e Kosovës shtet nuk është korrekte, pasi një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kosova është njohur shtet nga 62 vende. Spanja është një nga 5 shtetet e BE-së, që ende nuk ka njohur pavarësinë e shtetit të ri.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22946. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22946

Vitali Klitschko, sërish në mbrojtje të titullit Vitali Klitschko do të ndeshet shtunën në Los Anxheles me amerikanin Chris Arreola dhe në lojë është titulli botëror i kategorisë ËBC. 38-vjeçari nga Ukraina që është edhe kampion në fuqi do të ketë përballë një kundërshtar që nuk ka pësuar asnjë humbje në ringun profesionist. Vitali Klitschko po mbron titullin për herë të katërt pas fitimit të tij në 2004.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22942

Van Persi: Arsenali pre e referimit jo të drejtë Per sulmuesin holandez Van Persi nese Arsenal ka ambicje per sukses, atehere loja e skuadres dhe sidomos finalizimi duhet te jene me cinik. Arsenal pati nje start shume impresionues te sezonit, duke shenuar 15 gola ne kater ndeshjet per ligen e pare angleze dhe ligen e kampioneve, perpara se te vije stopi me dy humbjet radhazi, me Mançester Junajted dhe Mançester Sitin. Per Van Galin elementi qe duhet te korrigjohet te skuadra qe drejtohet nga Venger, eshte rritja e finalizimit pas shanseve te shumta qe krijohen. Vetem ne kete menyre Arsenal do te perligj kredibilitete qe ka per te arritur te titulli kampion. Ndersa afruam gjera shume pozitive ne kater ndeshjet e para zyrtare te sezonit, ne patem dhe disa aspekte jot e mira, ndaj dhe duhet te kerkojme nje balance te drejte sidomos per ndeshjet e veshtira, pohoi sulmuesi holandez. Kur shikojme ndeshjet e luajtura me Mançester Junajted dhe Mançester Sitin dallojme se kemi shperdoruar jo pak shanse per shenim. Ndaj dhe kemi nevoje qe te jemi cinik ne kete element te rendesishem loje. Skema 4-3-3 lidhur me ate qe krijon Arsenal, po funksionon mire. Kemi goditur deri tani shtate here shtyllat dhe me me pak fat ato mund te ishin dhe gola. Por ne fund Van Persi ka dhe nje apel per gjyqtaret: Sikur vendimet e tyre te ishin me te drejta, atehere Arsenal do te ndoshej shume lart ne renditje.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22938. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22938

Mesi dhe Ronaldo, yjet e Primera divizion Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo jane yjet e futbollit dhe liga e pare spanjole ngrihet ne kembe per ti pershendetur. Duket sikur luajne midis tyre, por per momentin ne largesi njeri qe eshte fitues i Topit te arte (2008) dhe tjetri qe pergatitet ta zevendesoje (2009). Ishin koperina e fundit ne finalen e liges se kampioneve ne Olimpikun e Romes, ky triumfoi sulmuesi argjentinas. Ky cift i madh futbollistesh percjell ne menyre te natyrshme dhe rivalitetin midis dy te medhenjeve ne futbollin spanjol: Barcelona dhe Real Madrid. Mjaftojne kater jave te liges se pare spanjole per te kuptuar se keto dy skuadra kane autoritetin per te qene kampione, te tjeret jo. Me pike te barabarta, 12 dhe pas tyre vjen Sevilje (-3), Valencia (-5), ndersa Atletiko Madrid dhe Villareal dhe me larg (-10). PO dueli midis dy yjeve? Te dy shkelqejne: Mesi eshte i pa permbajtshem, ndersa Kristiano Ronaldo qe u mendua se do te kishte pak veshtiresi per tu integruar me skuadren madrilène shafqet solid dhe gjithnje finalizues. Mesfushori portugez ka shenuar ne pese ndeshjet zyrtare, kater ne ligen e pare dhe nje ne ligen e kampioneve. Te dy fenomenet ashtu si skuadrat e tyre qe ecin ne nje linje kane te perbashket shifren 7 te golave, nga te cilat 5 ne ligen e pare spanjole. Ka nje ndryshim te vogel ne kete barazim golash. Kristiano Ronaldo ka nje rregullesi impresive: nje gol ne cdo 56 minta loje ne ligen e pare dhe nje ne 53 minuta loje ne ligen e kampioneve. Mesi nga ana e tij ka shenuar mesatarisht nje gol ne 37 minuta loje ne ligen e pare, ndersa ne ndeshjet per  superkupen e Spanjes, te Evropes dhe ligen e kampioneve nje gol per 69 minuta loje. Numrat e Kristiano Ronaldos jane te jashtezakonshem, por mesfushori portugez thote: As shenuesi me i mire, asgje tjeter, ajo qe llogaritet eshte fitorja e skuadres. Dueli me Kristiano Ronaldon? Kjo eshte ajo qe iu intereson ju gazetareve, eshte replika e Mesit. Une beje punen time dhe nese nuk me japin Topin e arte, nuk ndodh asgje e jashtezakonshme. Kristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur partnerin ideal, ndersa Mesi po, sulmuesin suedez Ibraimovich (bashke 9 gola ne lige). Dyshja me e forte ne Evrope, pasuar nga ajo Eto-Diego Milito (8 gola) dhe Fernando Torres-Kujit te Liverpul (8 gola).

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22934

Universitet i parë për gra dhe burra në Arabinë Saudite Mbreti saudit Abdullah dje hapi universitetin që mban emrin e tij, i pari në Mbretërinë në të cilin mund të studiojnë dhe punojnë pjesëtarët e të dy gjinive.
Universiteti synon të bëhet institucion i shquar shkencor, mdërsa është pajisur me teknologji me vlerë 1.5 miliardë dollarë.
Arabia Saudite përmes universitetit të ri dëshiron të jetë e shënuar në mesin e vendeve që karakterizohen në kërkimin shkencor, e meqë në të do të mund të studiojnë edhe burra edhe gra, universiteti dëshiron ta heqë tabunë si shtet që vlen si ultrakonservativ.
Rreth15 për qind e studentëve të Universitetit për Shkenca dhe Teknologji Mbreti Abdullah (KAUST) do ti përbëjnë gratë jashtë vendit, theksojnë mediumet. Gratë në kampusin do të duhet të veshin shami të zezë, ndryshe abaja, detyruese në mbretëri, si dhe lirisht do të mund të drejtojnë automjete.
KAUST do të bashkëpunojnë me Universitetin Kombëtar të Singaporit, me Institutin francez të Naftës, me Kembrixh-in britanik dhe Stanford-in amerikan.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22929. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22929

Dënohen autorët e trillime.com Qeveria e Kosoës dje në seancën e saj të jashtzakonshme mori një vendim që autorët e sajtit www.trillime.com të dënohen për shkak të shpifjeve që i kanë bërë për kryeministrin Hashim Thaqi. Zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi tha për Kohën Ditore:”Qeveria ka vendosur që ti dënojë autorët websajtit Trillime.COM për shkak të shpifjeve të cilat i kanë bërë për kryeministrin e kosovës Z.Hashim Thaqi.Ne e kemi parë të arsyeshme që ti dënojmë këta persona sepse kjo është e paraparë me ligj.”
Të dënuarit janë: Granit D-i dënuar me 2 vjet heqje lirie Arianit M-i dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe ndalim të cfraëdolloj pune në internet. Dardan H-i dënuar me 5 vjet heqje lirie,ndalim të cfaëdolloj pune në internet për tërë jetën si dhe me gjobë prej 5.000 euro.Kurse i dënuari kryesorë Art H-Dënohet me 10 vjet heqje lirie,nuk ka më të drejtë të prekë tastaturën,10.000 euro gjobë,40 rrahje me kamxhik nga kryeministri Hashim Thaqi dhe 5 goditje me stupc nga Ramush Haradinaj.
“Kjo që bëjmë ne është art,të gjithë e dinë se nuk janë të vërteta,qeveria ka gabuar dhe ne do ta dëshmojmë se jemi të pafajshëm”-tha Dardan H.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=299. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=299

Elizabeth Taylor dëshiron të groposet afër Jacksonit Lajmin e bejn të ditur disa media amerikane,se legjenda e ekranit, Elizabeth Taylor, dëshiron të varroset menjëherë afër legjendës së ndjerë Michael Jackson në varrezat qytetit te Los Angelesit.
Sipas mediave Elizabeth raportohet se është duke kërkuar vend në afërsi të Michael i cili vdiq më 25 qershor për shkak të përdorimit të pakontrolluar të barnave.
Aktorja 77-vjeçare ishte mikeshë me e afërt me Mbretin e Popit dhe dëshiron që të pushojë përgjithmonë në krah të tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1216. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1216

Law bëhet për herë të katert baba Nje flirt i shkurter ne fillim te 2009, i ka kushtuar shtrenjte Jude Law .Samantha Burke, modelja protagoniste e kesaj ngjarje, mbeti shtatzene pas nje nate te nxehte me Jude.
Samantha i ka marre persiper te gjitha pergjegjesite, duke vendosur ta nxjerre ne jete beben e saj dhe te kujdeset vete per te.
Vogelushja quhet Sofi dhe financiarisht per te do te mendoje edhe i ati.
Jude nga ana e tij kishte premtuar se do te ishte ne spital kur te lindte, por ne fakt ai mungoi ne diten kur erdhi ne jete femija i kartert.
Playboy me sy te akullt, do te jete baba per te voglushen  Sofi, por ne distance….
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1212. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1212

Nje lidhje e re per Eros Ramazzotti-n Kengetari Eros Ramazzotti  eshte kapur me nje vajze te re brune 22-vjecare. Te dy sapo dolen nga nje restorant, kur u gjenden para flasheve te “Diva e Donna“.
Me nje vajze me syze te erreta, me floke te zeze mesa duket ka magjepsur ish-bashkeshortin e Michelle Hunziker.
Me sa duket se kengetari eshte apasionuar  pas kesaj vajze dhe po perpiqet me te gjitha menyrat ta mbaje jashte vemendjes se kamerave dhe ta ruaje fort marredhenien e tij.
Ndaj Eros therret nje mik per ta percjelle vajzen per ne shtepi, me qellim qe ajo mos te jete ne objektivin e aparatit.
Fqinjet e Eros thone se e kane pare ciftin ndersa bente nje shetitje bashke me vajzen e kengetarit, Aurora.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1208. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1208

Brad Pitt ne premiere me shapka Revista “People” e ka kurorezuar Brad Pitt si aktorin e veshur me bukur ne Hollywood dhe aktori ka treguar gjithmon se ka nje stil te vecante nga te tjeret.
Ama ne Spanje, ku ndodhet per te promovuar filmin e ri te Quentin Tarantinos, “Inglouriois Basterds”, ku eshte protagonist, aktori eshte prezantuar para publikut me shapka!
Te tehmi te drejten nuk jane shpka koti, por kane inicalet “BP”, te stampuara ne ar.
Brad duke qene se eshte ndjere rehat nuk ka preferuar t’i heqe edhe gjate premieres.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1205. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1205

OpenOffice.org do të vazhdoj të flas shqip Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004.
ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.
Menaxhimi i përkthimit do ti bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.
FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t’i zëvendësojnë programet ilegale me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4637
Top