Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Majko: Shqiptarët, të drejtë të djegin flamurin maqedonas Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në “Tv Klan”, tha dje se PS i ka humbur zgjedhjet dhe arsyet e kësaj humbjeje janë të shumta, që lidhen dhe me gabimet e vetë PS-së. I pyetur rreth përmbajtjes së Enciklopedisë maqedonase, Majko tha se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22975. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22975

50 Cent Disco Inferno by 50 cent
Video Tags: 50, anybody, bulletproof, cent, cube, disco, dmx, gameplay, godsmack, guitar, hero, ice, inferno, Music, or, psp, right, seen, triple, wrong Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-disco-inferno.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-disco-inferno.html

50 Cent Flight 187 50 CENT – FLIGHT 187 FROM THE MIXTAPE THE 50TH LAW http://www.thisis50.com
BEFORE I SELF DESTRUCT COMING ( more .... )
Video Tags: 187, 50, 50th, cent, FLIGHT, law, Music Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-flight-187.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-flight-187.html

In Da Club 50 Cent Music Video Video
Video Tags: 50, bass, cent, club, curtis, Da, dr, dre, Eminem, Freestyle, hip-hop, in, jackson, lyrics, Music, pop, r&b, Rap, rapper, tune, tupac, Video Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/in-da-club-50-cent-music-video.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/in-da-club-50-cent-music-video.html

50 Cent Ill Do Anything 50 Cent new video off of “War Angel LP” Download now on Thisis50.com Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-ill-do-anything.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-ill-do-anything.html

50 Cent 21 Questions MUSIC VIDEO 50 Cent – 21 Questions MUSIC VIDEO Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-21-questions-music-video.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-21-questions-music-video.html

50 Cent ft Justin Timberlake Ayo Technology aziz midar
Video Tags: molenbeek, Music Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-ft-justin-timberlake-ayo-technology.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-ft-justin-timberlake-ayo-technology.html

Haradinaj kritikon qeverinë për gjendjen e përgjithshme në vend
Haradinaj gjatë prezantimit të disa anëtarëve të rinj të AAK-së për Gjakovën
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish kritikoi Qeverinë e Kosovës për, siç tha ai, gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Haradinaj tha se Qeveria Thaçi është qeveri që po i shkakton humbje të mëdha vendit në të gjitha sferat e jetës. …
Ramush Haradinaj sërish kritikoi sot Qeverinë Thaçi për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi. Sipas tij, qeverisja e keqe nga Thaçi është fajtore për gjendjen e keqe ekonomike, politike dhe atë të sigurisë në Kosovë.
Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë prezantimit të disa anëtarëve të rinj të AAK-së për Gjakovën, ku ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të ndryshuar qeverisjen e tanishme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22966. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22966

50 Cent Funny How Time Flies VIDEO 50 Cent Music Video “Funny How Time Flies” Off of “Forever King Mixtape” Free Download here: Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-funny-how-time-flies-video.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-funny-how-time-flies-video.html

50 Cent On The Tyra Banks Show Part 13 ( more .... )
Video Tags: 50, Banks, Battle, Beef, Before, Bow, Boy, Cassidy, cent, Chamillionaire, Chingy, City, Da, Destruct, Diss, Em, Eminem, Entertainment, Fabolous, G-Unit, Game, Gillie, Interview, Jay-Z, Kid, Lil, Lloyd, mixtape, Mook, Nelly, New, Papoose, Rap, Ray J, Self, Soulja, Tell, ThisIs50, Tyra, Wayne, Wo Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-on-the-tyra-banks-show-part-13.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-on-the-tyra-banks-show-part-13.html

50 Cent Candy Shop www50centro 50 Cent – Candy Shop [ http://www.50cent.ro ]
Video Tags: 50, Candy, cent, Music, Shop Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-candy-shop-www50centro.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-candy-shop-www50centro.html

Sekretet dhe prapaskenat presidenciale Sipas një materiali të fundit, gjatë një vizite në Uashington në vitin 1995, Jelcin, u deh aq keq sa agjentët e shërbimeve sekrete e gjetën disa hapa larg Shtëpisë së Bardhë, vetëm në të mbathura në përpjekje për të ndaluar një taksi, sepse, siç shpjegoi
Ish-presidenti rus, Jelcin, ishte i famshëm për të pirët e tij të vazh-dueshëm dhe për situatat komike që bënte edhe në momente zyrtare e serioze. Sipas një materiali të fundit, gjatë një vizite në Uashington në vitin 1995 ai u deh aq keq sa agjentët e shërbimeve sekrete e gjetën disa hapa larg Shtëpisë së Bardhë, vetëm në të mbathura në përpjekje për të ndaluar një taksi, sepse, siç shpjegoi më vonë vetë lideri, i kishte hipur keq në kokë për një picë. Ky veprim që mund të kishte shkaktuar një incident ndërkombëtar është bërë publik dy ditë më parë, në një histori të re të viteve të Presidencës së Bill Klintonit, bazuar në 79 intervista të regjistruara që ish-presidenti amerikan i ka dhënë një historiani të famshëm. Këto interv-ista janë bërë natën, gjatë periudhës kur Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1993-2001. Këto intervista ishin një ide e Presidentit, i cili donte që nga vitet e tij presidenciale të ekzistonte edhe një tjetër këndvështrim në lidhje me ng-jarjet dhe personazhet. Në këto rrëfi me Klinton fl et edhe për marrëdhënien me Monika Levinskin dhe për faktin se pas marrëdhënies me të ai ishte ndier shumë keq. Kjo situatë u pasua nga shumë të tjera të vështira, si vdekja e së ëmës, humbja në Kongres e demokratëve dhe telashe të tjera personale. Klinton nuk kishte dashur që më pas të rrëfente fi l-limisht në këto intervista për Levinskin, por pasi stuhia kaloi, ai vendosi që të hapej. Të gjitha intervistat me Klintonin historiani i ka shndërruar në një libër voluminoz “Kasetat e Klintonit: kacafytje e historisë me Presidentin”, që do të botohet shumë shpejt. Për sa i përket incidentit të Jelcinit, ai ndodhi pas një të piri të shfrenuar të tij. Pasi kishte pirë ai kishte shkuar në shtëpinë e miqve presidencialë në lagjen e posaçme për miqtë e huaj në Uashington. Shërbimet sekrete ruse që merreshin me ruajtjen e tij, menduan se Presidenti i pirë ndod-hej në kokërr të gjumit, ndërkohë që Jelcin ia kishte mbathur jashtë vetëm me të brendshme në kërkim të picës. Kasetat me intervistat e Klintonit ishin të fshehta për shumë kohë dhe askush veç të dyve nuk ishte në dijeni të tyre. Në to ka shumë mendime të Klintonit për çështje të ndryshme të rëndësishme dhe të panjohura të viteve të presidencës.
Në kuadrin e librave për/dhe nga presidentët këto ditë ka dalë edhe një tjetër libër për administratën amerikane të Presidentit Bush i shkruar nga ish-fjalimshkruesi i Bushit, Matt Latimer. Në faqet e librit, Latimer rrëfen se çfarë mendonte me të vërtetë ish-shefi i tij në lidhje me Obamën, Hillari Klintonin dhe Sarah Palin. Ai thotë se Bush nuk ia kishte shumë haberin çështjes së krizës fi nanciare, ndërsa po përgatitej vjeshtën që shkoi tu shpjegonte në një intervistë televizive amerikanëve planin multi-miliarder të shpëtimit të institucioneve financiare në vend. Fjalimshkruesi ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë 22 muajve të fundit të presidencës së Bushit. Libri quhet “Pa fjalë: përralla të një të mbi-jetuari të Shtëpisë së Bardhë”. Në të del se Bushi nuk i shihte lajmet e darkës. Për Hill-ari Klintonin u tha disa zyrtarëve se kishte të ngjarë që të ndenjurat e saj të shëndoshatë uleshin në tavolinën e Presidentit, duke nënkuptuar zgjedhjen e saj si Presidente. Sa për Obamën, Bush nuk para e kishte shumë në vëmendje, vetëm një herë tha: “Kjo botë është e rrezikshme dhe ky maçok nuk e ka kualifi kimin e duhur për të për-balluar situatën”. Ndërsa për zëvendësin e Obamës, Biden, është shprehur: “Nëse bajgat do të ishin monedha, atëherë Biden do të ishte milioner”. Për Sara Palin ai tha: “Kjo grua nuk ka as përgatitjen më të vogël për pozicionin që kërkon të marrë. Nuk ka kaluar as një ditë të vetme në pozicione të rëndësishme”. Ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes, Ramsfeld, kishte pasion që të shihte në “YouTube” konferencat e veta të shtypit. Ndërsa, sipas tij, Laura Bush ishte në thelb një demokrate e fl aktë, edhe pse kjo gjë nuk ishte shumë sekret.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22926. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22926
Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese Ndërmjet letërsisë, publicistikës dhe burimologjisë, letërsia me karakter dëshmues, letërsia dokumentare, ka pasur fare pak vëmendje në historishkrimin letrar dhe po aq pak vend në tekstet shkollore e universitare
I. Ndërmjet letërsisë, publicistikës dhe burimologjisë, letërsia me karakter dëshmues, letërsia dokumentare, ka pasur fare pak vëmendje në historish-krimin letrar dhe po aq pak vend në tekstet shkollore e universitare. Përveç “Shtigjeve të lirisë” (H. Stërmilli) dhe ndonjë ditari tjetër lufte (duke përfshirë së fundmi “Ra ky mort e u pamë” të I. Kadaresë), nga tradita e ditarëve nuk ka të tjera vepra që të jenë studiuar mirë dhe thellë në anën letrare. Madje dhe romanet e shkruar në formë ditari (”Shkodra e rrethueme” e dom Ndoc Nikës) ose që përmbajnë brenda tyre ditarë artistikë (”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Njeriu me top”) janë studiuar si gjithë të tjerët, pa ndonjë vëmendje për përdorimin e vetës së një ditar-mbajtësi si mjet letrarësie.
1. Në të vërtetë tradita e ditarëve në shkrimet shqip është shumë më e her-shme dhe më e gjerë se ajo që dihet. Të paktën prej De Radës, i cili mbajti një “ditar me kod” (A. Pipa), nis kjo traditë në letërsinë laike, pa përmendur shënimet e pafundme në formën e kronikës dhe dëshmisë, që gjenden në dorëshkri-met kishtare (”Diptiku i kishës së Shën Gjergjit”, “Kodiku i Anton Babbi-t”), në regestët vendorë në gjuhën osmane (”Sixhilati i sherijes së Beratit”), ku ruhen shënime jo vetëm historikisht të rëndë-sishme, por edhe formalisht e estetikisht të bukura. Në periudhën e formimit të familjeve patronimike, administrata e fi snikërisë shqiptare kishte gramatia-n dhe logotheti-n e vet, domethënë sekre-tarin dhe zëdhënësin e vet. “Memorie-t” e Muzakajve, gjenealogjitë e bujarëve të tjerë arbër, kronikat e asaj kohe, janë pjesë e një tradite shkrimesh me karakter dëshmues.
Në burimet arkivistike të Shqipërisë ditarë ka në fondin e A. Xhuvanit, të Ali Riza Kosovës, të Dhimitër S. Shuteriqit, të Ismail Vemblanit, të Jacomo Jung-ut, Je-ronim de Radës, Justin Rrotës, Lef Nosit, Lluka Karafi lit, Margareth Haslluck-ut, Martin Ivanajt, Mirash Ivanajt, Mithat Frashërit, Pal Dodajt, Parashqevi Qiria-zit, Pashko Bardhit, Ramize Gjebresë, Selim Shpuzës, Shtjefën Gjeçovit, Teki Selenicës, Xheladin Dedës, Zef Bicit dhe të jo pak të tjerëve. Pjesa më e madhe e tyre janë të panjohur e të pastudiuar, ose vetëm pjesërisht të vlerësuar, për aq sa ka qenë në interesin e studimeve të atyre që i kanë këshilluar. Nga tradita e ditarëve mund të veçohet pa ngurrim prej të tjerëve ditari vetjak i Ramize Gje-bresë, i pabotuar deri më sot, për shkak të përmbajtjes intime (ky ditar nuk duhet ngatërruar me kalendarin e veprimeve të saj si veprimtare antifashiste në zo-nën e Vlorës, Bregut dhe Labërisë), një dorëshkrim që do të mund të provonte se tipologjikisht ditari shkruhet për vete. Shumë prej ditarëve të tjerë nuk kanë të bëjnë me botën brenda (endokosmos), por me botën jashtë dhe me përgjegjësi-në para historisë për ta dëshmuar kohën e jetuar ashtu si është parë e çmuar prej protagonistëve të saj. Nëse letërsia shqipe do të duhej të përfaqësohej në tokrendë botërorë për ditarët, lirisht ai i Ramize Gjebresë do të ishte më i denji.
2. Kujtimet, në dy dekadat e fundme, kanë pasur një fat më të mirë. U përkthye prej gjermanishtes dhe u botua shqip libri i kujtimeve të Ekrem bej Vlorës; nga anglishtja u përkthyen “Memorie-t” e I. Qemalit; dolën nga arkivat shqiptare e të huaja ose nga dosjet vetjake disa dorëshkrime shumë të vlefshme, si “Zogu i shqiptarëve – një histori e jetuar” (Çatin Saraçi), pjesa e parë e kujtimeve të Mehdi bej Frashërit, “Kujtime vogjlie e rinie” të Mustafa Krujës, “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit, për të përmendur vetëm disa prej titujve me rëndësi tipologjike. Ndërkaq, nuk është vërejtur ndonjë kujdes prapavajtës për botimin e kujtimeve e jetëshkrimeve të një numri shumë të madh veprimtarësh të mendimit shqiptar, që gjithashtu janë në arkiva. Kujtime, shënime biografi ke e autobiografi ke, trajtesa gjenealogjike, prej atyre fragmentare deri te librat e plotë ka në koleksionet nominale të Asdrenit, Andrea Skanjetit, Bedri Peja-nit, Elena Gjikës, Elez Isufi t, Esad pashë Toptanit, imzot Frano Illias, Gjerasim Qiriazit, At Gjergj Fishtës, Gjush Sheldisë, Hodo beg Sokolit, dr. Ibrahim Temos, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Ismet Totos, Jak Urban Jarnik, Karl Gurakuqit, Koço Tashkos, Kol Idromenos, Leonidha Naçit, Luigj Gurakuqit, Mehmet Konicës, Milto Sotir Gurrës, Myfi d bej Libohovës, Nebil Çikës, Nikollë Krajës, Sali Butkës, Syrja bej Vlorës, Thoma Papapanos, Wilhelm Wied-it. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të kujtimet për arkiv shtohen mjaft. Në mesin e viteve 1960, para se të merrej vendimi për hartimin e një historie të Partisë Komuniste, të gjithë protago-nistëve të së majtës deri në themelimin e saj, veprimtarë të Comintern-it dhe të grupeve komuniste jashtë, iu kërkua të shkruanin kujtimet e tyre dhe ti dorëzonin në ruajtje, duke formuar me to një koleksion të posaçëm. Qoftë prej kujtimeve të shkruara me vullnet vetjak, qoftë prej kujtimeve të shkruara me porosi, mund të nxirren të dhëna me shumë rëndësi për qortime e plotësime në historikishkrimin letrar dhe në his-torinë kombëtare gjithashtu.
3. Letërkëmbimi ndoshta është pjesa më e rëndësishme e gjithë letërsisë do-kumentare. Kjo për arsyen e thjeshtë që letrat janë të pakthyeshme tek autori, dhe kjo i bën ato dëshmi të ditës dhe çastit, që mbeten përjetësisht të tilla, të pakonformueshme. Në një kohë të tillë si kjo e sotmja, kur njerëzit po bëjnë për-pjekje mbi përpjekjet për të përshtatur të shkuarën e tyre me të sotmen, letërkëm-bimi mund të jetë e vetmja trashëgimi që nuk mund ta prekin. Pikërisht për këtë arsye letërkëmbimi është një trashëgimi që e ndihmon fort studiuesin për të kup-tuar “the use and the abuse of history”, “të përdorurit dhe të keqpërdorurit e historisë”, sipas shprehjes së Nietzsche-s. Midis personaliteteve të letërsisë dhe të traditës kulturore shqiptare, letërkëm-bimi më i pasur trashëgohet në fondin e Jeronim de Radës, Dora dIstria-s dhe Mithat Frashërit. Një pjesë e këtij letërkëmbimi është botuar, në gjuhën e origjinalit dhe shqip. Në fondin e Mithat Frashërit mund të gjenden mbi dy mijë letra, ku dëshmohen të dhëna parësore edhe për pjesën më të madhe të dijetarëve të shkencave shqiptare (Milan pl. Å uffl ay, Norbert Jokl, Henri Bari, Carlo Tagliavini, Gaetano Petrotta dhe shumë të tjerë).
, sidomos prej viteve 1960 e këndej, korrespondenca e qytetarëve me zyrat shtetërore mori një përmasë të jashtëza-konshme. Vetëm udhëheqjes politike qendrore i dërgoheshin mesatarisht gjashtë mijë letra në vit. “Laborato-ri” i pranimit, skedimit, përpunimit, përzgjedhjes dhe interpretimit të këtyre letrave është krejt analog me situatat që përjeton Mark Alemi, karakter qen-dror i romanit “Pallati i ëndrrave” të I. Kadaresë. Pjesa më e madhe e këtyre letrave kanë pasur si qëllim si të ndih-mojnë Partinë Komuniste për të përsosur ideologjikisht shtetin, për të mbrojtur pastërtinë e sistemit dhe për të forcuar ndërgjegjen politike bolshevike. Ato janë dëshmi e një shoqërie që “jetonte me vigjilencë” jo vetëm në pikëpamjen kushtetuese, por edhe në “sjelljen e masave”. Përmes këtyre burimeve mund të shpërfaqet një anë krejt e panjohur e stalinizmit ideologjik në Shqipëri dhe mund të bëhet një krahasim shkencor midis doktrinës kushtetuese dhe vull-netarizmit politik. Qëllim themelor i një studimi të tillë do të ishte të paraqitet me saktësi shkencore pjesëmarrja masive e shtetasve në pranimin dhe përhapjen e komunizmit, duke analizuar faktorët dhe motivet e kësaj pjesëmarrjeje: sa reale dhe e sinqertë ka qenë, sa për shkak të shtysave vetjake e sa në emër të idealit dhe të interesit të përgjithshëm. Me këtë rast do të shqyrtoheshin deformimet shkatërrimta Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22930. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22930

Ngërçi, PS-PD nisin të lëshojnë pe Patozi: Duhet të vazhdojmë reformat. PS: Nuk kërkojmë ndryshim rezultati
Mazhoranca dhe opozita fillojnë të “lëshojnë pe” ndaj njëra-tjetrës sa i takon situatës politike dhe kapërcimit të ngërçit. Pas raportit të OSBE-ODIHR-itm, i cili këshillon subjektet politike që të përmirësojnë Kodin Zgjedhor, palët kanë ulur tonet dhe në parim, me qëndrime në largësi janë dakord për ti bërë ato. Në momentin kur Parlamenti pritet të hyjë në funksionimin e tij normal dhe kur do të nisin diskutimet e nismave ligjore, Partia Demokratike i bëri ftesë PS-së që të kthehet në Kuvend, duke u treguar e gatshme që të fillojnë negociatat, të gjitha këto brenda kuadrit ligjor. Ndërsa Partia Socialiste u përpoq të shpjegonte dje se nuk kërkon që të ndryshojë rezultatin ose pushteti të kalojë në duart e saj, por kërkon vetëm transparencë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ftoi zyrtarisht Partinë Socialiste të negociojnë për kërkesat e opozitës me qëllim rikthimin e deputetëve të saj në Parlament. Patozi theksoi se selia blu është e gatshme të bashkëpunojë me socialistët dhe kërkesat e tyre me të vetmin kusht që ato të jenë brenda kuadrit ligjor. “Unë jam këtu sot për garantuar dhe siguruar Partinë Socialiste se ftesa jonë për rikthimin e tyre në parlament është shumë e sinqertë dhe shumë serioze. Ne e duam opozitën në Parlament për të zhvilluar një debat normal politik në sallën e institucionit më të rëndësishëm të shtetit. Ne duam opozitën në Kuvend për të vijuar pa u ndalur reformat e mëdha integruese për të cilat vendi ka nevojë jetike”, deklaroi Patozi. Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të mazhorancës theksoi domosdoshmërinë e trajtimit, bashkë me opozitën të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e raportit të OSBE-ODIHR-it, duke kujtuar se kjo ka qenë një praktikë që është aplikuar me shumë sukses në legjislaturën e kaluar, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Elektoral. “Por ndërkohë, ky bashkëpunim është tashmë një traditë e konsoliduar prej vitesh në politikën shqiptare. Nga ana tjetër, ne jemi plotësisht të gatshëm dhe të hapur për të shqyrtuar të gjitha pretendimet dhe kërkesat e tjera të Partisë Socialiste, me kushtin e vetëm, që ato të jenë në respekt dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, nënvizoi Patozi, ndërsa shprehu keqardhjen që opozita do të mungojë sot në Parlament, ndërsa aty do të diskutohet projektligji për ndryshimin e buxhetit të vitit 2009. Ndërsa deputeti socialist, Damian Gjiknuri, shpjegoi se selia rozë kërkon hetimin e zgjedhjeve përmes një komisioni hetimor, hapjes së kutive, por nuk synon që të ndryshojë rezultatin, pasi ai është përcaktuar tashmë.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se edhe PS është e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore. “Duam të bëjmë me dije se, komisioni nuk do ta zëvendësojë gjykatën, pasi nuk mund të marrë vendime për rezultatin e zgjedhjeve. Politika duhet të kuptojë se nëse do të lipset nevoja për një reformë ligjore për zgjedhjet apo qoftë edhe korrigjim të pjesshëm të praktikës, ajo duhet të fillojë me analizën e procesit që kaluam, përfshirë edhe hetimin parlamentar për shkeljet e pretenduara”, tha Gjiknuri duke vlerësuar se alibia se kutitë e votimit nuk mund të hapen, pasi ka vendim gjykate, është një përpjekje tinëzare për të fshehur të vërtetën që ndodhet në këto kuti. Ndërkohë, sot do të mblidhet sërish Parlamenti i cili pritet të diskutojë për ndryshimin e projektbuxhtetit të vitit 2009.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22914

Gërdeci në vendnumëro, shtyhet seanca e katërt Mungoi avokati i të pandehurit Agim Lala, ishte në procesin e “Qafë-Gjashtës”
Shtyhet për herë të katërt në Gjykatën e Tiranës procesi në ngarkim të 29 të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit. Megjithëse palët në proces ishin angazhuar që të zhbllokonin një gjyq të rëndësishëm, duke pasur parasysh se nga ngjarja e rëndë humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, mungesa e avokatit Artan Kodheli, mbrojtësi ligjor i të pandehurit Agim Lala, ka sjellë shtyrjen e tij, duke caktuar datën 30 shtator për zhvillimin e seancës së radhës. Seanca e djeshme ishte paralajmëruar nga vetë avokati Kodheli për tu dështuar, pasi në seancën e kaluar, atë të datës 23 shtator, do të deklaronte në sallën e gjyqit se nuk kishte mundësi të shkonte në këtë proces, pasi ishte i angazhuar në një tjetër gjyq.
Seanca Seanca filloi dje rreth orës 10:00 dhe treshja gjykuese e përbërë nga Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj lexuan fillimisht emrat e prokurorëve që do të përfaqësojnë akuzën në këtë proces: Altin Dumani, Petrit Bicja, Marjeta Zaimi dhe Genci Qano, të gjithë me detyra drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Pas prokurorëve, trupi gjykues verifikoi të pandehurit në seancë, të cilët ishin të shumtë, duke iu bashkuar edhe avokatët mbrojtës. Fillimisht u verifikua mosprezenca në kafazin e hekurt e të arrestuarve për këtë çështje: Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Sokol Gjeçit, të cilët do të gjykohen në mungesë. Pas kësaj, kryegjyqtari Hado lexoi emrat e të pandehurve dhe të mbrojtësve të tyre ligjorë, ku midis 29 të pandehurve vetëm disa ishin në seancë. E gjithë procedura e leximit të emrave ka zgjatur plot 45 minuta, ku të gjitha palët në proces ishin të bindur se gjyqi do të dështonte sërish. Pasi u lexuan të gjithë të pandehurit dhe avokatët, radha i ka takuar mbrojtësit ligjor të të pandehurit Agim Lala. Avokati Artan Kodheli mungonte në sallën e gjyqit, ndërsa kishte autorizuar asistentin e tij që të deklaronte se ndodhej në një tjetër proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas verifikimeve të rastit, gjyqtari Ridvan Hado shpalli mungesën e avokatit dhe caktoi një tjetër avokat për të pandehurin Agim Lala. Por, pasi erdhi në seancë, avokati i caktuar kryesisht nuk pranoi ta mbronte Lalën, me justifikimin se nuk e njihte dosjen. Megjithëse ndërmori një veprim me shpresën se procesi nuk do të dështonte, trupi gjykues e shtyu seancën gjyqësore, pas konsultave me prokurorët. Hado caktoi datën 30 shtator si seancën e radhës.
Debatet
Një nga proceset gjyqësore më të bujshme që zhvillohen në vend ka dështuar për herë të katërt, duke bërë një precedent të rrezikshëm për të gjithë drejtësinë shqiptare. Paralajmërimet e anëtarëve të KLD-së për shtyrjen e seancave nuk kanë shërbyer dje, teksa avokatët janë bërë shkak për shtyrjen e procesit. Duket se gjyqi i djeshëm ishte i paralajmëruar që të dështonte. Avokati Artan Kodheli, që mungoi dje në sallën e gjyqit, kishte debatuar një javë më parë me gjyqtarin Ridvan Hado, teksa ky i fundit do të caktonte si seancë të radhës datën 30 shtator. Avokati Kodheli do të deklaronte se nuk mund të ishte i pranishëm, pasi prej një viti e gjysmë ishte i angazhuar në një gjyq tjetër, atë që njihet si “gjyqi i Qafë-Gjashtës”. Por justifikimi i avokatit seancën e kaluar nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, çka ka sjellë edhe njëherë tjetër dështimin e procesit më të rëndësishëm në Shqipëri, atë të Gërdecit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22917. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22917
Top