Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Demokracia elektronike dhe fuqia e medies Nga Gëzim Tushi Asnjëherë më parë pushteti i medies nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa sot. Madje, ajo po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta përtej misionit tradicional në formatimin e demokracisë shqiptare. Këtë askush nuk e vë në dyshim, sepse media e shkruar dhe elektronike është pjesë integrale e jetës së përditshme të qytetarit, e jetës politike dhe publike. Nëse do të bëjmë një vëzhgim social të ndikimit gjithëpërfshirës të medies në jetën e shoqërisë shqiptare, nuk është e vështirë të konstatojmë se tani ka një përputhje të realiteteve të pasqyruara në rrugë mediatike me realitetet politike dhe sociale. Media ka shkurtuar distancën kohore, ka ndikuar në krijimin e një realiteti sinkretik, midis realitetit politik, pasqyrimit mediatik dhe reagimit qytetar. Si rezultat i fuqisë së medies ato janë shkrirë në një realitet të pavarur.
Është e pamundur ti shmangesh së vërtetës se media në Shqipëri ka marrë një rol të ri në ndikimet e veta të pushtetshme, që ndikojnë në sferën politike, sociale, kulturore dhe qytetare. Ndoshta duhet matur madhësia e pushtetit të medies në Shqipëri. Nuk do ta zmadhonim nëse do të pranonim se ky pushtet po e kalon kufirin e paracaktuar të saj si pushtet i katërt. Pa dyshim në transformimet e shpejta kulturore, psikologjike, politike dhe mentale të politikës dhe shoqërisë shqiptare ka ndikimin e vet të padiskutueshëm zhvillimi i përshpejtuar i medies. Politika shqiptare nuk do të ishte kaq transparente, demokratike pa një industri të fuqishme të komunikimit mediatik, pa këtë rrjet ekspansiv, që tashmë nuk ka më thjesht rolin e shërbëtorit, nuk është më vetëm informues, opinionbërës i thjeshtë. Në kohën tonë në sociologjinë moderne po diskutohet shumë për polivalencën e pushtetit mediatik, për fuqinë intervenuese në politikë, forcën ndikuese, vendimtare në jetën e shoqërisë shqiptare.
Në sociologjinë e medies po flitet gjithnjë e më shumë për një dimension të ri social-politik, për një ndikim omnipotent të saj mbi politikën, pushtetin, biznesin, jetën publike dhe intime të qytetarit. Tashmë askush në Shqipëri, pavarësisht pozicionit social, kulturës, formimit intelektual dhe orientimeve të tjera personale me natyrë pluraliste nuk ka guxim të mohojë fuqinë përcaktuese të medies në Shqipëri. Ajo duket qartë në politikë, në jetën sociale të shoqërisë, në formatin modern të të cilit është pa dyshim edhe ndikimi medies. Nga pikëpamja sociologjike duhet pranuar se ende këto ndikime reciproke të ndërlikuara, interferimet e pushtetshme të medies në jetën tonë nuk janë studiuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka konkluzione shteruese. Ndoshta sociologjia e medies (e cila duhet zhvilluar) duhet të mendojë dhe të intervenojë më shumë për të parë ontologjinë e re dhe fenomenologjinë polivalente të pushtetit mediatik në realitetin e shoqërisë shqiptare. Jurgen Habermas, ky filozof i madh dhe mjeshtër i komunikimit mediatik. e vlerëson medien dhe aftësinë e saj si mjet për të ndarë dhe riprodhuar në mënyrë intersubjektive realitetet politike e sociale të shoqërisë. Sipas tij, ajo ka rol të veçantë për imazhin e njerëzve që dalin në hapësirën publike të një kulture të përbashkët.
Nëse dekada më parë flitej për rol ndërmjetësues të medies në lidhjet e saj joorganike me politikën, pushtetin, shoqërinë etj., sot më duket se pushteti i saj është më shumë se kaq. Sa është madhësia e këtij pushteti, cilat janë raportet e tij me pushtetet e tjera, kjo është një gjë që duhet studiuar nga pikëpamja e forcës interferuese të medies në jetën politike dhe strukturat sociale të shoqërisë shqiptare. Sepse tashmë media nuk është në funksionet e thjeshta të pushtetit të komunikimit të informacionit si formë e pushtetit pasiv. Ajo ka një rol tjetër, edhe ndërmjetësues dhe të drejtpërdrejtë. Duke dashur ta them në mënyrë sa më të përgjithësuar që të jetë e mundur, ajo ka mision që të modelojë universin e komunikimit me publikun, duke ndikuar mbi politikën dhe nxitur në të njëjtën kohë reagimin publik dhe mendimin qytetar. Pa dyshim mbetet meritë e konsoliduar, konstante e pacenuar fakti që fuqia e medies ndikon në sensibilizimin e institucioneve, pushteteve dhe opinionit të qytetarit, duke pasur kështu ndikim të fuqishëm në trajtimet e problemeve të tyre.
Në shoqërinë tonë është rritur pushteti i medies mbi strukturat politike, sociale, ideologjike dhe mendore. Madje, ai është aq i fortë e përcaktues, saqë roli i saj konsiderohet si një nga problemet kyç të demokracisë. Megjithatë, kjo fuqi e tepërt e medies ka kundërefektet e veta negative, që dëmtojnë balancat e demokracisë, sepse mediatizimi i politikës, jetës sociale ka problemet dhe kontradiktat e veta. Politologët dhe sociologët janë shumë të shqetësuar për natyrën thjeshtëzuese dhe karakterin përzgjedhës të medies. Filozofi dhe politologu i njohur Josep Ramoneda thotë se demokracia humbet nga televizioni dendësinë e përmbajtjes së saj. Sepse sipas tij televizioni e ka bërë politikën si garë sportive. Në pamje të parë të duket se media bën një lidhje më të fortë të qytetarit me politikën, duke rritur aftësinë ndërhyrëse të tij. Po nëse problemin e shohim ca më thellë, duket se media me kollajllëkun e saj të lidhjes së qytetarit me botën politike përmes ekranit dhe konsumit pasiv të politikës po bën efektin e kundërt, duke zhdukur edhe atë pak gjë shoqërizuese që ka mbetur në jetën politike. Në të vërtetë nuk është shqetësim i vogël fakti që mediet tona shpesh duket sikur kanë marrë përsipër misionin e thjeshtë të afirmimit në publik të udhëheqësve karizmatikë të politikës sonë. Transmetimi televiziv i politikës favorizon personalizimin e tiraninë e pranisë së pandërprerë të të njëjtëve njerëz. Ndaj teledemokracia është e lidhur me dukurinë e telelireshipit.
Është në natyrën e shoqërisë moderne që në medien elektronike dhe të shkruar të zërë një vend të gjerë debati politik. Shumica absolute e qytetarëve, duke përfshirë edhe militantët që aderojnë nëpër partitë politike, zhvillimet e demokracisë i ndjekin përmes ekraneve të televizioneve. Shtëpia tashmë nuk është vetëm kinema, stadium, auditor, sallë ekspozite, por dhe mjedis politik.
Në shtëpitë tona media sjell në mënyrë të drejtpërdrejt mbledhjet e Parlamentit, të Këshillit të Ministrave, të kryesive të partive, debatet midis politikanëve – gjithçka. Tërë bota politike është mediatizuar deri në ekstrem. Në mendimin sociologjik që merret me studimin e raportit midis medies, qytetarit dhe politikës, ka vlerësime të ndryshme, të cilat përgjithësisht idolatrizojnë fuqinë mediatike, potencialin dhe shpejtësinë e komunikimit me qytetarin në ambientin e tij familjar. Media e ka bërë shtëpinë tonë tani qendër të debatit dhe diskutimit politik, të miratimit dhe kundërshtimit të veprimtarisë politike institucionale. Studiuesi amerikan Neil Potsman dhe austriaku Friz Plaser janë të mendimit se demokracia tradicionale, që kishte ndarë në distancë qytetarin me politikën dhe demokracinë, tani përherë e më shumë konvergojnë me njëra-tjetrën, madje sipas tyre po e shndërron në një demokraci elektronike të shikuesve. Kjo lidhje sociale e medies me qytetarin nëpërmjet informacionit që transmeton dhe interpreton, të krijon idenë (e cila sipas meje nuk është e gabuar) se ato janë kundërshtare të parlamentit, qeverisë dhe të partive politike. Kështu konceptohen në Shqipëri mediet që janë kundërshtare me qeverinë.
Analiza e politikës përmes medies dhe kutisë të televizorit familjar të krijon idenë se demokracia rrjedh vetëm përmes ekranit dhe konsumohet në biseda pasive në shtëpi. Ky këndshikim pasiv mediatik i politikës bën që shpesh qytetari të shikojë anën aparenciale të politikës, pjesën e saj të spektaklit, pa qenë në gjendje të dallojë ndërvarësitë e saj. Nuk është dukuri vetëm jona fakti që media po e redukton politi Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23011. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23011

Efektet drejt qëllimit Shumica dërrmuese e protestave dhe demonstratave nuk e arrijnë qëllimin e tyre. Porse ato asnjëherë nuk mbesin pa efekte. Drejt realizimit të qëllimit, pjesë e suksesit janë edhe efektet që arrihen përgjatë rrugës. Të reagosh ndaj padrejtësive gjithmonë ia vlen. Edhe atëherë kur sta merr mendja.
Nga Albin Kurti
Vendimi u paraprin hetimeve, kurse ndëshkimi i paraprin gjykimit. Kështu shprehet Princi Wilhelm von Oranien në dramën Egmont-i të J. W. Goethe-s. A nuk është kjo e vërtetë edhe për 21 aktivistët e VETËVENDOSJE!-s? Për 25 xhipa të përmbysur më 25 gusht, atyre iu ndanë tashmë mbi 5 vjet burg. 63 muaj burg gjithsej ende pa u dënuar. Ky është dënimi para dënimit (që i pret). Ky është ndëshkimi para dënimit, ndëshkimi që i paraprin gjykimit.
Në paraburgim je ende i pafajshëm. Paraburgimi është periudha kur i hetojnë të dyshimtit. Paraburgimi është papërsosmëria e sistemit: sje i lirë anipse sje fajtor. Vazhdimi i paraburgimit është vazhdim i gjendjes së pafajësisë. Mirëpo, sa më gjatë që të mbajnë në paraburgim, aq më shumë gjykata ia rrit vetes gjasat të të shpallë fajtor në fund. Sepse, ajo nuk do që të diskreditohet, e aq më pak të paguajë dëmshpërblime. Kjo është mënyra se si gjykata e kushtëzon vetveten. Ajo e rrezikon autoritetin e vet për ta konfirmuar menjëherë më pas pacenueshmërinë e vet. Nevoja për ti dënuar të dyshimtit që sishin të lirë, kontribuon në fajësinë e tyre. Hetimi është procedurë fajësimi.
Prej Carl Bildit dhe Cristina Gallachut e deri te Pieter Feithi dhe komunikatat e EULEX-it, kërkohej dënimi sa më i ashpër i aktivistëve. Ndërkohë që ata tashmë po i dënonin aktivistët me fjalor gjykatësish. Politika e ndërseu prokurorinë. Vendimi politik i parapriu hetimeve. Prokurorisë dhe gjykatës iu kishte mbetur ta legalizonin qëndrimin politik të regjimit ndërkombëtar. Nuk është EULEX-i mision teknik. Prokuroria dhe gjykata komunale e Kosovës përfunduan në mision që ishte veçse teknik.
EULEX-i i ka filluar negociatat me Beogradin edhe për dy protokolle të tjera për gjyqësi e dogana. Njëkohësisht që i bën trysni Policisë së Kosovës për të pranuar të ashtuquajturin memorandum të mirëkuptimit. Me këtë memorandum EULEX-i do të fitonte qasje në informatat sekrete të Policisë së Kosovës që do të mund ti nevojiteshin ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, gjithnjë sipas protokollit të nënshkruar. Shumë dëm e padrejtësi do ti bëjë EULEX-i Kosovës përgjatë vjeshtës së këtij viti. Dhe, ai e di mirë këtë gjë. Prandaj duan ti frikësojnë njerëzit duke ndëshkuar VETËVENDOSJE!-n. Në Kosovë bëhen dëme materiale të tjera shumë më të mëdha se sa ato të 25 gushtit. Por, nuk alarmohet politika dhe nuk ka këso ndëshkimesh sikurse për xhipat e EULEX-it. Ata nuk e kanë hall dëmin material, por arsyen politike prapa dëmit. Na quajtën vandalë pikërisht pse nuk jemi të tillë: vandalët thyejnë e shkatërrojnë pa qëllim politik dhe zbrazin frustrimin e tyre pa përzgjedhur aq objektet që i dëmtojnë. Jo sikurse ne. Etiketa e vandalizmit ishte orvatje për depolitizimin e aksionit tonë protestues.
Mirëpo, EULEX-i e di që vetëm frikësimi i popullatës nuk mjafton. Duhet pak edhe argëtim shpërqendrues. Disa javë para se të fillojë zyrtarisht fushata parazgjedhore, inkurajohen zërat e parafushatës: prej analistëve që qesin fall e deri te politikanët që i kapën defat për ti paralajmëruar kandidatët e tyre në sfilatë.
Duket që as kjo sështë parë si e mjaftueshme. Numri i njerëzve që nuk ekzaltohen nga zgjedhjet lokale dhe as nuk ndjehen të frikësuar sa duhet, megjithatë, është shumë i madh. Mbase për ti lëkundur këta, duhet edhe ca balancim. Dhe, kërcet lajmi. Të mërkurën, mediat e Kosovës u vërshuan nga njoftimi për katër serbët nga Artana që ishin arrestuar si të dyshimtë për krime lufte. Por pse ky duhej të ishte lajm i parë gjithandej? Pse gjithë ky pompozitet, i cili tejkalonte nevojën për ta mbuluar lajmin për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për 21 aktivistët? A nuk do të duhej të ishte ky një lajm i zakonshëm për arrestimin e kriminelëve të luftës nga EULEX-i? Sepse EULEX-i këtë punë thuhet që e ka, apo jo?
Rëndësia që iu dha arrestimit të 4 serbëve tregon se sa i pabesueshëm ishte ky lajm. Sasia e informacionit qëndron në proporcion të zhdrejtë me gjasën e informatës. Aq e keqe është përvoja jonë kolektive me regjimin ndërkombëtar gjatë kësaj dekade të pasluftës saqë nuk prisnim se do të merren ndonjëherë me atë që na kishte ndodhur gjatë luftës. Megjithatë, ndoshta është herët të entuziazmohemi. Përvoja me UNMIK-un, por edhe ajo e deritanishmja me EULEX-in, na tregojnë se arrestimet përfundojnë si marketing. Nuk janë billboard-at të integrueshëm në aksionin e arrestimit të katër serbëve por anasjelltas: billboard-ave iu shtua edhe ky videospot i lajmit për arrestime (që tradicionalisht nuk kanë përfunduar me dënime).
Sido që të jetë, kurrë nuk do ta kishim këtë arrestim pa këtë trysninë mbi EULEX-in në fund të gushtit dhe në shtator. Pa kritikat, aksionet protestuese e demonstratën kundër tij, EULEX-i nuk do të ndjente nevojën të përpiqej për drejtësi për viktimat e luftës sikurse që as nuk e ka ndjerë këtë gjë deri më tash. Nuk besoj që pikërisht tani u grumbulluan faktet për këta katër të dyshuar. Janë me qindra të dyshuar të tjerë për të cilët ka kallëzime penale që prej vitesh. Ka tepri faktesh, vullneti është ai që ka munguar. Prandaj, për ata 12.000 civilë të vrarë e mijëra femra të dhunuara, nuk do të ketë arrestime të reja kriminelësh. Përderisa të mos ketë trysni të re, natyrisht. Nuk ka drejtësi në këtë botë për njerëzit që e presin drejtësinë.
As në të kaluarën, qoftë ajo e paraluftës apo e para një viti, nuk ka qenë ndryshe. Më 2 tetor 1997 nuk u liruan objektet universitare. 20.000 studentë dhe 1.000 profesorë kishin protestuar një ditë më parë. 100.000 qytetarë i kishin pritur nëpër trotuaret e Prishtinës, anash rrugëve ku studentët sarritën të marshonin. Nuk u arrit qëllimi. As ai operativ (i marshimit), e as ai strategjik (i lirimit të objekteve). Porse, efekti doli të jetë shumë i rëndësishëm. U thye heshtja kolektive, dhe politika në Kosovë e për Kosovën ndryshoi cilësisht. Me 19 nëntor 2008 dolën 30.000 veta, kurse dy javë më pas dolën 40.000 veta, në demonstratat kundër 6 Pikëshit të Ban Ki-moon-it. Siç dihet, nuk u arrit qëllimi 6 Pikëshi u miratua. Ama zbatimi i tij u shty shumë dhe faktorët ndërkombëtarë nuk mund ta shikonin Kosovën me të njëjtit sy që e kishin parë atë para demonstratave.
Shumica dërrmuese e protestave dhe demonstratave nuk e arrijnë qëllimin e tyre. Porse ato asnjëherë nuk mbesin pa efekte (shpesh edhe aso të pamenduara më herët). Drejt realizimit të qëllimit, pjesë e suksesit janë edhe efektet që arrihen përgjatë rrugës. Të reagosh ndaj padrejtësive gjithmonë ia vlen. Edhe atëherë kur sta merr mendja.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23008. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23008

Thaçi: Enciklopedia projekti i Qeverisë Enciklopedia maqedonase është provokim politik banal, pas të cilit qëndron Qeveria e Maqedonisë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas një takimi me anëtarët dhe simpatizant të këtij subjekti në Saraj të Shkupit.
Ai tha se ki provokim ka për qëllim të arrijë shumë efekte, ndërsa efekti kryesorë është të na defukusojë të gjithëve prej të tanishmes dhe të na çojë të merremi me histori .
PDSH-ja nuk do të defokusohet aq lehtë, për ne a tanishmja është ajo që flet për diskriminim në të gjitha fushat që u bëhet shqiptarëve.
Sa i përket fjalorit dhe shkrimit, është një fjalor dhe gjuhë e urrejtjes, mendoj se mirë është të gjithë maqedonasit të distancohen nga këta njerëz që vjellin zjarr për shkak së mirës së vetë. Nuk përmirësohet asgjë, përralla e ariut thotë se plaga shërohet por ofendimi nuk përmirësohet, këto janë manipulime gjitha që thua se janë printuar 50 kopje, 2.000 janë, sot kur jetojmë në kohën e postave elektronike ata sigurisht janë bërë 200 milionë kopje, domethënë nuk përmirësohet asgjë, vlerësoi Thaçi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23005. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23005

Obama refuzon takimin me kryeministrin britanik Braun Shtëpia e Bardhë ka refuzuar plot pesë herë kërkesën e Dauning Strit, për një takim mes Barak Obamës dhe kryeministrit britanik, Gordon Braun. Sipas shtypit britanik, edhe pse refuzimi është justifikuar me axhendën e ngjeshur të Obamës në asamblenë e OKB-së në Nju Jork, pas tij qëndrojnë marrëdhëniet jo shumë të mira anglo-amerikane. Ato pësuan çarje pas lirimit nga një burg skocez të personit përgjegjës për tragjedinë e Lokerbit, ku shumica e viktimave ishin amerikanë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23000

VIDEO: Juventus vetëm baraz me Xhenoan Xhenoa ka frenuar 2-2 Juventusin ne Marassi, duke i dhuruar kryesimin e Serie A Interit te Mourinhos qe fitoi nje dite me pare me Napolin.
Bardhezinjte e Ferrarres e kane nisur vrullshem ndeshjen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6 me Jakuinten. Vendasit mbajne me shume topin, por juventinet tregohen me te rrezikshem para portes kundershtare, por pa mundur te dyfishojne rezultatin.
Ne rastin e pare te krijuar ne porten e Bufon, Xhenoa barazon shifrat. Mesto ka kercyer me shume se mbrojtja e juves duke shenuar golin e pare per vendasit.
Me rifillimin e lojes, Gasperini vendos Krespon ne sulm, nje levizje qe rezultoi e sukseshme, pasi argjentinasi shenoi golin e avantazhit per Xhenoa, me pare gjyqtari kryesor Sakani anulloi nje gol te Jakuintes.
Juventus nuk terhiqet prapa dhe ne minuten e 84 shenon me Kielinin, por Sakani e anullon serish kete here Trezege ne pozicion jashte loje.
Bardhezinjte e Ferrarres qe ishin prane humbjes se pare sezonale, duhet te falenderojne francezin Trezege qe ne minutat e fundit te ndeshjes shenoi golin e barazimit.
Perfundon keshtu ne barazim,ndeshja e fundit e javes se 5 ne Serie A, ku dy skuadrat Juventus dhe Xhenoa dhuruan spektakel dhe dalin nga Marassi me nga nje pike.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22995

Përcillet për në banesën e fundit Brian Filipi U përcoll sot për në banesën e fundit trupi i pajetë i Brian Filipit, sulmuesit të kombëtares Shpresa, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë nga një aksident tragjik në Itali. Fillimisht, arkivoli i futbollistit 20-vjeçar u vendos për homazhe në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës. Të pranishëm ishin autoritete të larta të futbollit, politikanë, të afërm të familjes dhe qytetarë të shumtë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve, e cilësoi humbjen e ish-sulmuesit të Ravenas si një humbje për të gjithë futbollin shqiptar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22991. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22991

Raul, rekorder i ligës spanjolle Kapiteni i Realit të Madridit, Raul Gonzales Blanko theu rekordin si futbollisti që ka luajtur më shumë takime në Ligën Spanjolle, me fanellën e të njëjtit ekip. Raul arriti shifrën e 524 ndeshjeve, duke i marrë rekordin lojtarit Manuel Sançis, po i Realit. Por, kapiteni i merengeve mban rekorde të tjera. Blanko njihet si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve me 65 gola dhe gjithashtu më i miri në historinë e Realit, me 318 gola e po kështu i Kombëtares Spanjolle, me 44 gola.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22988. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22988

Në Prishtinë filloi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve Të enjtën në orët e pasdites në kryeqytetin tonë filloi edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2009″, në të cilin po marrin pjesë ansamble të fëmijëve Prishtina, Durrësi, Ulqini, Vlora, Prizreni, Gjilani, Fushë Kosova, Besiana, Ferizaj, Shtimja, Sarajeva, Struga dhe Medvegja. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, bëri hapjen e festivalit, duke iu dëshiruar mirëseardhje të ansambleve të pranishme, të cilave njëherësh u ka uruar sukses në këtë festival. “Për Prishtinën është një ngjarje e rëndësishme që sot ta zhvillojnë këtë festival të fëmijëve, sepse fëmijët do t?i japin gjallëri Prishtinës, do t’i japin gjallëri kësaj qendre, do t?i japin gjallëri gërshetimit të kulturave tona”, është shprehur kryetari komunës, Isa Mustafa. Festivali Ndërkombëtar i Këngëve dhe Valleve është një ndër projektet më të rëndësishme të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, i cili tashmë është bërë tradicional, duke i përmbushur të gjitha normat profesionale. Festivali “Ylberi i Prishtinës 2009″ do të zgjasë deri më 26 shtator. Në ditën e tretë pjsëmarrësit e festivalit do të vizitojnë Shpellën e Gadimës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22983

Në Prishtinë filloi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve Të enjtën në orët e pasdites në kryeqytetin tonë filloi edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2009″, në të cilin po marrin pjesë ansamble të fëmijëve Prishtina, Durrësi, Ulqini, Vlora, Prizreni, Gjilani, Fushë Kosova, Besiana, Ferizaj, Shtimja, Sarajeva, Struga dhe Medvegja. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, bëri hapjen e festivalit, duke iu dëshiruar mirëseardhje të ansambleve të pranishme, të cilave njëherësh u ka uruar sukses në këtë festival. “Për Prishtinën është një ngjarje e rëndësishme që sot ta zhvillojnë këtë festival të fëmijëve, sepse fëmijët do t?i japin gjallëri Prishtinës, do t’i japin gjallëri kësaj qendre, do t?i japin gjallëri gërshetimit të kulturave tona”, është shprehur kryetari komunës, Isa Mustafa. Festivali Ndërkombëtar i Këngëve dhe Valleve është një ndër projektet më të rëndësishme të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, i cili tashmë është bërë tradicional, duke i përmbushur të gjitha normat profesionale. Festivali “Ylberi i Prishtinës 2009″ do të zgjasë deri më 26 shtator. Në ditën e tretë pjsëmarrësit e festivalit do të vizitojnë Shpellën e Gadimës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22983

SHBA: Shqiptari akuzohet për terrorizëm Një shqiptar nga Nju Jorku është akuzuar për terrorizëm, pasi dyshohet se ka kërkuar të trajnohet nga militantët islamikë për të luftuar trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, kanë bërëtë ditur autoritetet.
FBI ka thënë se Betim Kaziu, qytetar amerikan dhe banor i Nju Jorkut ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit.
Kaziu ka udhëtuar në Kajro në muajin shkurt, ka thënë FBI dhe më vonë në Kosovë, ku është arrestuar nga autoritetet kosovare në muajin gusht.
Ky rast është një shembull i përpjekjeve të suksesshme ndërkombëtare për të hetuar dhe zënë ata, që do të angazhoheshin në akte terroriste dhe për të penguar komplotet e tyre, ka thënë prokurori amerikan Benton Kampbell.
Rel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22980

Shamia cudiberese merr provimet Hajmalite mbahen gjithnje nga njerezit per te sjelle fat.Kujtim Ahmeti, i besimit bektashian ka ruajtur me kujdes shamine dhe tregon se pikerisht kjo hajmali i ka sjelle shume fat.
“Kjo shami ekziston dhe ndodhet tek te gjithe edhe ne momentin qe nuk e kam ne xhep, une e kam kete shami. Kam pasur nje provim shume te veshtire ne fakultet ku edhe mund te ngelja.
Me thote nje shok se do ta rregullojme.
Ja merre kete shami dhe fshi djerset. Mora shamine dhe u ndjeva shume i qete dhe gjithcka erdhi ne kujtesen time”, shprehet Kujtimi.
Skender Gazheli eshte nje tjeter person qe beson te kjo hajmali. Shtepine e ka plot antikuare dhe thote se shamia e ka ndihmuar ne fitoren e gjyqeve dhe ne udhetimet e gjata.
Dikush tjeter tregon se shamia ‘cudiberese’ do te kaloje edhe oqeanin per t’i shkuar nje tjeter personi qe do te mbroje doktoraturen ne kontinentin amerikan… / Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=329. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=329

Ne Firenze marrin peng macen dhe kerkojne 20 mije euro Ne Firenze marrin peng nje macen dhe kerkojne ne kembim 20 mije euro,lajmine e bejn te ditur policia italiane.
Policia  ka vene ne pranga shtate shtetas rumune ne Firenze ,per arsyje se kane kerkuar para nga te padronia e kafshes shtepiake.
Padronia kafshes shtepiake  eshte shtirur sikur ka pranuar oferten dhe me pas ka telefonuar karabinieret qe kane ndjekur te gjithe skenen e shkembimit te parave me macen.
Karabiniere kane reguar menjehere duke kapur ne flagrance shtate rumunet te moshes nga 20 deri ne 40 vjec.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=325. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=325

Blero feat. Mc Kresha & Snoopa Higher Entermedia takes you Higher with Blero, McKresha & Snoopa video by:Entermedia Creative Agency styling: 4ID hari & makeup : VogueHair
Video Tags: Blero McKresha Snupa Entermedia Higher Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/blero-feat-mc-kresha-snoopa-higher.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/blero-feat-mc-kresha-snoopa-higher.html

50 Cent Back Down Ja Rule Diss Real Strong Nasty song from 50’s best Album ‘Get Rich Or Die Tryin’ I wish If he Droped it Like a Single & Video
Video Tags: 50, cent, D12, dr, dre, Eminem, G, Music, Unit Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/50-cent-back-down-ja-rule-diss.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/50-cent-back-down-ja-rule-diss.html

Teuta Krasniqi shtatzënë? Duket që lidhja në mes të këngëtarit të njohur Blero dhe aktores e prezantueses, Teuta Krasniqi po shkon mirë. Pas fejesës së tyre në muajin korrik të këtij viti, këtyre ditëve janë shtuar zërat se Teuta ka mbetur shtatzënë. Sipas burimeve të Kosovapress-it, Teuta ka mbetur shtatzënë qe dy muaj. Në anën tjetër Blero lidhur me shtatzëninë e saj nuk ka koment.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22970. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22970
Top