Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Ekspozitë Kolektive 4 ways to
Event Kolateral i Bienales së Tiranës
Stefano Romano – Francesco Pedrini  – Andrea Nacciarriti – Claudia Losi
Inagurimi:
23 shtator 2009, ora 18.00
Referon Sara Mazzocchi editore libri aparte
Zenit Gallery
Blv. B. Curri, P. Agimi, 151 Tiranë
23.09 03.10.2009

Ky projekt lindi nga një udhëtim. 4 artistë italianë Stefano Romano, Francesco Pedrini, Andrea Nacciarriti, Claudia Losi, nisen nga shtëpia e tyre, në Itali. Udhëtimi është një rrugëtim që nis pa filluar ende,  si për nga zgjedhja e rrugës që është për tu kryer, si dhe çfarë duhet marrë me vetë, është sikur nëpërmjet një projeksioni je duke udhëtuar që para se të nisesh, sikur pritshmëritë mbushin kohën deri në nisjen reale, fizike. Në këtë moment vepra është në një formë pre-ekzistëntë, një intuitë që udhëtimi ndoshta do ta modifikojë ashtu si, në fakt, eksperienca është kusht i nevojshëm për realizimin e një vepre arti.

Artistët duhet të mbërrijnë në Tiranë (Shqipëri). Udhëtimi do të jetë vetmitar, asnjëri nga të katërt nuk do të jetë në dijeni të të tjerëve, secili prej tyre do të ketë mundësinë e zgjedhjes së udhës, të mjeteve, dhe kohës së këtij udhëtimi të cilit do ti dihet vetëm data e mbërritjes në Tiranë. Ka pak eksperienca si ajo e udhëtimit, të përshkosh një territor, duke u nisur nga një pikë një realitet për të mbërritur në një tjetër pikë një tjetër realitet pasi është parë një  moment pezull, një moment kur jemi më perceptues, të brishtë, melankolikë, propozues, entusiastë. Të shumta dhe të ndryshme janë gjendjet shpirtërore gjatë një udhëtimi, i çfarëdo natyre qoftë ai.

Tirana pika e mbërritjes, ku 4 artistët do të takohen për të  diskutuar mbi këtë eksperiencë, por mbi të gjitha për të  realizuar  një vepër dhe një ekspozitë. Ekspozita do të zhvillohet ne Galerinë Zenit në Tiranë e do të jetë një nga eventet satelit të TICAB Tirana International Contemporary Art Biennial.

4 artistë x 4 vepra, të gjitha të lindura nga një eksperiencë e zakonshme por e ndryshme, që ka fshirë intuitën e nisjes duke e transformuar atë ne një ide konkrete, të jetuar. 4 vepra që duhet të jenë sinteza më e madhe e këtij udhëtimi, sepse asgjë nuk është më e plotë se përvoja e jetuar kështu që vepra nuk ka si të jetë tjetër veçse thelbi, përmbledhja më e madhe, metafora e saj, larg nga tregimet dhe dokumentimet. Një reflektim mbi nevojën e eksperiencës dhe sintezës së saj në të njëjtën vepër, mbi nevojën për të marrë përgjegjësinë e veprës së plotë dhe të ekspozitës.

P.S. Përveç këtij kuadri të përgjithshëm mbi ekspozitën e katër autorëve më sipër në ditën e hapjes së ekspozitës, koncepti i saj do të plotësohet edhe me tekstin që do të shoqërojë eksperiencat respektive të udhëtimit të secilit artist që në këtë moment ndodhen në udhëtimin e posaçëm për të mbërritur në Zenit në ditën e hapjes së ekspozitës për të paraqitur secili abstragimin artistik të këtij udhëtimi, që është edhe qëllimi dhe e veçanta e kësaj ekspozite.
Ky artikull eshte marre nga: http://zenit.blog.al/?p=89. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://zenit.blog.al/?p=89
A pret art, o i zoti i shtëpisë! Two words in four ways for 4 ways to…

1- Në pamundësi për të ngrehur një shkrim (që si traditë, paraprin çeljen e një ekspozite Zenit) të bazuar në këqyrjen e ngeshme, zakonisht natësore, të veprave prezente në galeri qysh disa ditë përpara, sot për këtë ekspo do tna duhet të endemi si në lojë fjalësh vetëm rreth titullit të shpallur prej artistëve të saj. Të cilët janë vetë ideatorët e projektit të një udhëtimi eskursus nga Italia në Zenit dhe, rrjedhimisht, punët do të jenë konseguenca dhe rezultati i impresioneve të itinerarëve. Kësisoj, edhe përgjegjësia mbi paraqitjen në këtë eveniment satelit të Bienales së Tiranës mbetet krejtësisht e tyre dhe konceptimit të aktivitetit edhe në planin kuratorial, meqë Zenit art në këtë rast është veçse vatra bujtëse e këtyre udhëtarëve që, me nga një kumt a boçe arti në kurriz, trokasin dhe kërkojnë strehë e konak rrëfimi.

2- Metafora e Udhëtarit dhe rrugëtimi i tij përfaqësojnë më së ploti, si asnjë tjetër figuracion në art, modernitetin po aq sa dhe antikitetin qysh prej Uliksit antik të Homerit, që është e mbetet gjithaq modern, tek Uliksi i Joyce-it, ndonëse i përkundërt me atë homerik, por gjithashtu edhe antik, që ruan përgjatë kapitujve të vet lidhjen evidente me Odiseun. Dhe ku secili kapitull mbart regjistër muzikal të ndryshëm, si dhe një ngjyrë të vetën, gjë që e mban të lidhur ngushtë edhe me artet e tjera. Por ama, është kërthiza e paprerë me Homerin dhe udhëtarin e tij, garanti i fisnikërisë artistike edhe për udhëtarin e shekullit modern të Joyce-it.
Ndaj dhe iluminizmi, përtej klasifikimeve prej periudhash historike e arti, zë fill pikërisht me Odiseun. Pse është ai, njeriu i parë iluminist; udhëtimi i tij mbet i pari aksion përndritës, qyshkurse shkëputet e shpërngulet prej habitatit të vet, pra i dredhon fatit të përcaktuar e i bën bisht pajtimit me të parathënën, ujdive të bindjes, qofshin këto me perënditë.
Kësisoj, që nga zanafilla epike Homerike e më tej në përthyerjen e një revolucioni linguistik me mjete shprehëse prej Joyce, i gjithë fondi artistik i kohërave mbart brenda korpusit të vet rrekjen e njeriut për njohjen e njeriut, viseve e bëmave të tij, e prej këtej: te njohja ende e pakryer dhe ndoshta e pakryeshme e vetvetes.

3- Vetë tema e përzgjedhur nga 4 artistët në Zenit, e paralajmëron ekspozenë e veprave, që tentojnë të përcjellin përjetime me mjete arti të ndryshme, të shfaqet pra, me ngarkesë narrative e në afinitet me udhëtimet pikareskë, por edhe, nga ana tjetër, me atë introspektiv e brenda vetes, si atribut e qëllim i ekzistencës së vetë artit.
Nga një këndvështrim prej realiteti shqiptar, një udhëtim i tillë si ky që aksioni i artistëve italianë rreh të demonstrojë, do të ishte edhe një antipod i udhëtimit në kah të kundërt i emigrantit të këtushëm, meqë këta të fundit nisen nga bregu që i bashkon nën të njëjtin motiv – ai prej nevojës së materiales me destinacion drejt më të mirës. Drejt të panjohurës mbase dhe të paimagjinuar, duke pranuar edhe udhën e rrezikshme e shpesh të jashtëllogjikshme për të mbërritur vendin e Shpresës së Mirë. Ndërsa ky udhëtim artistik, drejt një ekspozite, bëhet anasjelltas, prej ekzigjencash arti e imagjinate, si dhe përmes trajektoreve të ndryshme për të arritur në një destinacion të mirëditur e të paracaktuar.
Mesa mund të merret me mend, edhe ekspozita pritet të ketë një kuadër disi pikaresk. Siç dihet, termi pikaresk kategorizon romanet në trajtë narrative autobiografike me rrugëtime e udhëtarë, diku aventurierë seriozë e diku hokatarë, tek ironizojnë dhe i zvjerdhen shoqërisë shtypëse ose barrierave e pengesave, shpesh të pamëshirshme apo dhe absurde, që hasin udhës. Kësisoj, përfytyrimi për këtë ekspo dhe termi më sipër, të shpie me mendje tek prototipet  letrarë të kryeveprave – Don Kishotit, Tom Jonesit të Fieldingut, Robinsonit të Defoes, Guliverit apo Shvejkut, gjer te Celine e udhëtimi në fund të natës- ikonat e përjetësisë së romanit dhe eksperiencave njerëzore të përpunuara artistikisht.

4- Edhe një detaj, tek i cili besoj (apo, të paktën, besoj se plotëson leximin e konceptit të ekspozitës): EËHT]. Nuk ljësë. Nuk lidhet me  bukur, autor] urta gjuha jonë, fjalës eksperiencë i thotë përvojë. Kështu, na e kthjellon kuptimin se si përvojtje ajo smund të mëtohet së jashtmi e në eskursion, pra si eksperiencë ekstra e zgjedhur nga udhëtari, por veçse si përvojëpërvuajtje dhe pré e shtyrjes në udhën e mundimit. Po ashtu, rrafshi kuptimor i udhëtarit të gjuhës shqipe, që prej eposit, baladave e më tej poemave të mëdha arbëreshe e gjer sot e kësaj dite, na e përcjell drejt e në lëkurë ndjesinë empatike lidhur me detyrimin për të marrë udhët nga e keqja dhe halli, dhe jo si një voyage i dëshiruar, i mirëpërcaktuar apo soditës. Herë i lidhur me mërgata shpëtimi e shpërnguljeje për ti ikur vendodhjes, e herë nën shpresën e një jete a fati më të mirë.
Ashtu si arketipi njerëzor nën vulën e Uliksit homerik – që edhe pse model par excellence udhëtari, sikur nuk dëshiron të mbetet thjesht udhëtar përshkrimtar e rrëfimtar eksperience, por më së shumti një përvojë e gjallë përvojtjesh udhëtimi si qëmtim e vështrim introspektiv brenda vetes -, arti bashkëkohor mban pashmangshmërisht edhe vulën e modernitetit, të shenjuar gjithashtu edhe si kërkim prustian i Kohës; e bashkë me të, brendisë, interioritetit të qenies njerëzore. E meqë mbërritëm në këtë fund shtegu, ndjej se këtij teksti modest për çeljen e një evenimenti artistik, do ti shkonte një kornizë prej devize Prousti: Udhëtim i vërtetë kërkimi nuk është të zbulosh vende të reja, por të gjesh sy të rinj.

K. Zejno,  Zenit – Tiranë, 23 Shtator 2009

p.s. by the way, e meqë edhe titulli i kësaj ekspozite është anglisht si pothuaj tërë të tillat, e meqë se di pse kjo ndodh, e meqë gjithashtu nuk e di gjuhën e anglezëve përtej asaj që tashmë dinë edhe ata që sdinë, e sidomos meqë sdi se çka sjellë udhëtimi i artistëve, po mundohem si për koherencë ta mbyll tekstin për ta varur në gozhdë me ndonjë sajesë lojcake e pikareske shtigjesh gjuhësore:
Where theres a will, theres a way. Nëmos, where theres a way theres a will.
Nëmospo, where theres an ill will theres a way out… by way of art!
Ky artikull eshte marre nga: http://zenit.blog.al/?p=92. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://zenit.blog.al/?p=92

Pamela Anderson në javen e modes Aktorja Pamela Anderson shkon ne javen e modes ne Auckland ne Zelanden e Re dhe nuk kalon pa bere ndojgje qe te duket sensuale .

Dikur roja seksi e plazhit shfaqet per publikun me nje fustan pothuajse shall qe i mbulon vetem pjesen e perparme te trupit, ndersa nga mbrapa ka shume pak pjese te mbuluara.
Aktorja sensuale tregon nje tatuazh ne kurriz, te cilin mesa duket e mban me shume krenari dhe nuk heziton ta shfaqe sa here te mundet.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1250. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1250

Palm Pre ia mësynë Evropës Telefoni i mençur Palm Pre arrin në ofertën e operatorit të telefonisë mobile evropiane O2 në Gjermani dhe Britani të Madhe. Në Gjermani mund të blihet nga 13 tetori, derisa në Britani të Madhe nga 16 tetori.
Britanikët do ta marrin telefonin e mençur të kompanisë Palm pa pagesë, por me nënshkrimin dyvjeçar të parapagimit mujor prej 35 funtesh. Celulari, gjithashtu do të mund të merret edhe me nënshkrimin e marrëveshjes për 18 muaj, por me parapagim më të madh mujor apo me çmim të celularit prej 97 funtesh.
Pre është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje prej 3.1 inçësh, me 8 GB memorie, tastierën rrëshqitëse QWERTY dhe fotoaparatin tre megapikselësh me blic LED.
Ai vjen me sistemin e ri operativ webOS nëpërmes të cilit ofron mundësi të avancuara të sinkronizimin dhe kryerje të shumë funksioneve njëkohësisht.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=906. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=906

Twitter vlen një miliard dollarë Popullariteti në rritje i shërbimit për mikro-blogje dhe rrjetit shoqëror Twitter siç edhe është pritur po tërheqë vëmendjen e investitorëve të ndryshëm, e siç raporton gazeta e njohur amerikane Wall Street Journal, shërbimi faktikisht është duke arritur të kryej një punë të madhe.
Twitter është në përfundim e sipër të marrëveshjes me të cilën nga një grup investitorësh do të pranoj një injeksion financiar prej 100 milionë dollarësh, derisa vlera e përgjithshme e kompanisë thuhet të jetë rreth një miliard dollarë.
Grupin e investitorëve të cilët kanë vendosur të investojnë në Twitter e udhëheq fondi financiar T. Rowe Price. Ky injeksion financiar definitivisht i hap mundësi shtesë shërbimit Twitter.
www.twitter.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=903. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=903

Robbie Williams për pak sa nuk ka vdekur Williams ka thënë se ai për pak sa nuk ka vdekur, pasi varësia nga barërat e përshkruara, të cilat i ka marrë për të luftuar depresionin, doli jashtë kontrollit.
Robbie Williams krijuesi i hitit Angels, ka kaluar tre vite duke luftuar varësinë nga qetësuesit e dhimbjes dhe antidepresivët, para se të vizitojë një qendër rehabilituese në Arizona, në ditëlindjen e tij të 33-të në vitin 2007, vetëm pasi kuptoi se mund të vdesë nëse nuk e bën këtë.
Robbie Williams nuk shkon në rehabilitim. Vetëm nëse jeta e tij del jasht  kontrollit. Vdekja më trokiti në derë, dhe me beri për të më ndihmuar të marr nje vendim, ka thënë këngëtari.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1246. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1246

Dell shpalos pesë produkte Alienware Dell ka paraqitur pesë pajisje të reja ultimative për argëtim maksimal. Njësitë, të cilat do të zhvillohen së bashku me Alienware, do të përfshijnë sisteme të ftohura me lëngë dhe një laptop 15 inç.
Alienware Aurora dhe Aurora ALX, janë modele të linjës Aurora dhe veçohen me procesorët e rinj Intel Core i7, duke përfshirë edhe një procesor tjetër sipas dëshirës Extreme Edition overclocked në 3.6 GHz. Sipas Dell, linja Aurora është dizajnuar për argëtim të shkallës më të lartë, audio të nivelit profesional HD, editim të videove dhe animim 3D. Përveç kësaj, modelet Aurora mund të përshtaten me kartela grafike 1GB ATI Radeon HD 5870, memorie 24GB DDR3 1333MHz (ose 12GB DDR3 1600 MHz) dhe me hard disqe me kapacitet deri në 2TB. Çmimet për Aurora fillojnë prej 1.299 dollarë.
Sistemet Area-51 dhe Area-51 ALX u drejtohen gejmerëve ekstrem dhe entuziastëve të teknologjisë. Këto veçohen me procesor Intel Core i7, me overclock të fabrikuar në 3.86 GHz. Njësitë gjithashtu do të përfshijnë përkrahje për kartela grafike Nvidia GeForce GTX 295 dhe përkrahje për memorie deri në 12GB DDR3 me 1333 MHz ose 1600 MHz. Në fund, Area 51 ofron gjashtë hapësira për hard disqe me shpejtësi prej 7.2000 RPM deri në 10.000 RPM, SSD dhe konfigurime tjera RAID, si 0, RAID 1 dhe 10. Konfigurimi bazë për Area 51 fillon prej 2.000 dollarë.
Laptopi M15x veçohet me një procesor mobil Core i7, së bashku me një kartelë grafike 1GB Nvidia GeForce GTX 260M GPU dhe memorie deri në 8GB DDR3 1333 MHz. Çmimet për konfigurimin bazë fillojnë prej 1.500 dollarë, ndërsa maksimumi do të mund tju kushtojë më shumë se 4.600 dollarë. Veçori tjera përfshijnë njësi Blu-ray, 256GB SSD, ueb kamerë 2.0 megapiksel, TV tuner digjital, etj. Laptopi 15 inçësh është quajtur edhe laptop më i fuqishëm në botë sa i përket kësaj madhësie.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=899. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=899

Chris Brown planifikon koncertin e kthimit Këngëtari i turpëruar Chris Brown ka caktuar mbajtjen e koncertit të tij rikthyes në New Jersey me 27 të muajit tetor .
Koncerti i dates 27 tetorit në Izod Center do të jetë paraqitja  e parë zyrtare para publikut e Chris Brown që nga zënka që pati me ish-të dashurën e tij Rihannen, në shkurt të këtij viti, që i kushtoi atij lirim me kusht dhe shërbim shumorësh ndaj shoqërisë.
Këngëtari padyshim se do të jetë njeriu kryesor i këtij koncerti, ku do të performojnë edhe The-Dream, Fabolous, Keri Hilson, Trey Songz, Mario dhe Ginuwine etj.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1241

Një teknologji e re sjellë shpresa për të verbrit Hulumtuesit nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) kanë zbuluar një metodë për të vendosur një çip në fund të nervit optik që mund të përdoret për të futur imazhe elektronike drejtpërsëdrejti në tru pa nevojën e kokërdhokut të syrit.
Teknika do të mund ti ofronte njerëzve të verbër një shkallë të pamjeve përmes përdorimit të pajisjes kamerë/sensor të vendosur në kokë, ngjashëm sikurse tek filmat fantastik-shkencor si Star Trek.
Sipas MIT çipi i futur në nerv veçohet me një polimid të mikrofabrikuar që stimulon grupin e elektrodave me elektroda okside nga iridiumi i spërkatur,dhe futet (impiant) në retinën e përdoruesit përmes një teknike speciale kirurgjike. Gjithashtu ekzistojnë energjitë sekondare dhe spiralet për pranimin e të dhënave
Në momentin që vendoset impianti, transmetimet pa tela bëhen nga pjesa e jashtme e kokës. Këto shkaktojnë elektricitet në spiralet pranuese të çipit nervor, duke nënkuptuar se nuk ka nevojë për bateri apo çfarëdo furnizimi tjetër me rrymë. Grupi i elektrodave stimulon nervat që ushqejnë nervin optik dhe në këtë mënyrë krijojnë një imazh në tru.
Sinjalet wireless, për përdorim tek njeriu, do të mund të krijoheshin përmes një pajisjeje të punuar nga xhami dhe të pajisur me kamera dhe sensor tjerë të përshtatshëm, ku në fund transmetuesit do të përshtateshin me spiralet e futura në kokë.
Megjithatë tani për tani, sistemi është testuar vetëm në disa derra të vegjël meksikan, të cilëve u është montuar impianti dhe qe shtatë muaj me radhë, por rezultatet sesi janë duke funksionuar impiantet janë ende të vështira për tu kuptuar.
Por një dizajn i ri i impiantit që do të ishte më i përshtatshëm për njerëzit tani është zhvilluar. Ekipi zhvillues shpreson të fillojë prodhimin brenda tri viteve të ardhshme. Ata besojnë se me të dhënat nga subjektet testuese do të jenë në gjendje të rafinojnë algoritmet që udhëheqin grupin e stimuluesve për të sjellë rezultate të dobishme, por ata nuk premtojnë diçka si shikimi i plotë ose diçka të tillë në të ardhmen e afërt.
Çdo gjë që ndihmon të verbrin për të shikuar paksa dhe i ndihmon për të identifikuar objekte dhe për të lëvizur në dhomë do të ishte e jashtëzakonshme tha një prej dizajnerëve Shawn Kelly nga MIT Research Laboratory for Electronics.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=896. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=896

iPhone së shpejti me lojëra të reja Ndoshta duhet të prisni edhe disa javë për versionin më të fundit nga titulli i Gameloft, Asphalt Racing Series që do të paraqitet në App Store, por prodhuesi i lojës pret që të plotësoj apetitet e gejmerëve duke paraqitur një video mbi Asphalt 5.
Ashtu siç tregohet edhe në video, Asphalt 5 premton grafikë më të mirë, më shumë vetura, më shumë motoçikleta, më shumë kaos dhe më shumë gara ilegale ku mund të bëni emrin tuaj dhe të bëheni legjendë.
Seria Asphalt është konfirmuar të jetë titull i pranishëm në mes të lojërave tjera garuese për iPhone, falë grafikës konkurruese 3D, makina që mund të avancohen dhe aftësisë për të luajtur kundër të tjerëve përmes luajtjes online. Asphalt 4 kishte 28 vetura dhe motoçikleta të licencuara që mund të shfrytëzoheshin në gara, por Asphalt 5 duket se do të ofrojë edhe më shumë vetura dhe motoçikleta me të cilat do të mund të luani. Prisni që ky titull të paraqitet brenda javëve të ardhshme në App Store.
Gameloft nuk është zhvilluesi i vetëm për iPhone që ka sjellë një video për të tërhequr vëmendjen para momentin të paraqitjes së lojës. Com2uS ka paraqitur gjithashtu një video për titullin e tyre me aksion online, Sniper VS. Sniper. I paraparë për paraqitje në App Store gjatë tetorit, Sniper Vs. Sniper veçohet me stil intensiv dhe të pastër për argëtim multi-player. Videoja e mëposhtme vë në pah veçoritë e kësaj loje, duke përfshirë mundësinë për të luftuar kokë me kokë me lojtarë tjerë, bashkim në formë aleati me lojtarë tjerë për luajtje online dhe për të eliminuar grupet terroriste, fuqizimin e renditjes në botë, bisedime me shokë dhe avancimin e armatimit.
Way of the Samurai paraqitet në App Store
Agetec dhe UFO Interactive Games kanë bërë të ditur praninë e titullit të tyre Way of the Samurai 3 në App Store. Aplikacioni pa pagesë është një version mobil i titullit të popullarizuar në konzola si RPG me lufta të bazuara në armatim, rrugë të thella për të ndjekur, etj. Versioni i App Store është i përshtatshëm me çfarëdo iPhone ose iPod Touch të gjeneratës së dytë që funksion në softuerin e përditësuar iPhone 3.0.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=893

OpenOffice në duar të FLOSS Kosova Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004
OpenOffice.org është pako softuerike për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit: në administratë, biznese, institucione edukative dhe shtëpi.
OpenOffice.org është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice.org është softuer me kod të hapur dhe shpërndahet pa pagesë; ndërsa ka mundësi të krijojë skedarë në standarde të hapura, por edhe në ato të përkrahura nga Microsoft Office. Paketa punon në sistemet operative Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris. ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.
Menaxhimi i përkthimit do ti bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.
FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t’i zëvendësojnë programet ilegale (pirate) me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=890. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=890

PTK me shërbimet e veta në 17 lokacione të reja të Kosovës Për herë të parë, Visar Bajraktari, banor i fshatit Isniq, do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Telekomit të Kosovës, telefoninë fikse dhe internetin me gjithë kapacitetet e veta.
Thirrjen e parë të cilën e pranoi ai, ishte nga vet kryeshefi ekzekutiv i PTK-s, Shyqri Haxha.
Në këtë vendbanim gjinden gjithsej 1200 familje, të cilat prej ditës së enjte do të kenë mundësi të komunikojnë me pjesën tjetër të Kosovës dhe botës.
Inaugurimi i shtrirjes së rrjetit në 17 lokacione të Kosovës (projekt që kap shifrën mbi 10 milion euro), është bërë gjatë ditës së enjte, me çrast janë lansuar linjat e telefonisë fikse dhe internetit në fshatin Isniq (një prej tri vendeve të rajonit të Gjakovës, që ka përfituar nga ky projekt).
Përurimi i projektit të sotëm është edhe një dëshmi se, PTK jo vetëm në telefoninë mobile por edhe atë fikse është duke përparuar. Vetë fakti që këtu kemi kapacitete të internetit brezgjërë, do të thotë se ne po i afrohemi telekomit me standarde shumë të larta dhe shumë moderne, deklaroi CEO i PTK-së, Shyqri Haxha.
Centrali digjital i instaluar në fshatin Isniq, mundëson krijimin e mbi 1200 linjave telefonike dhe mbi 600 linja të internetit.
Adem Grabovci, zëvendësministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, ka uruar Kryshefin Ekzekutiv të PTK-së për punën e bërë.
E uroj KE e PTK për sukseset e vrullshme në drejtim të zhvillimin PTK-së. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i garantoj se gjithnjë do të jemi pranë tij, në mënyrë që të ecë me hapa edhe më të shpejt në zhvillimin e PTK-së dhe sukseseve të reja tha zëvendësministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Adem Grabovci.
Interesimi për këto shërbime të PTK-s është i pranishëm në këtë fshat, por ai është edhe më i madh në vende tjera. Pothuajse 90 përqind e kërkesave bëhen për të dy shërbimet, telefoni fikse dhe internet, gjersa vetëm 10 përqind kanë kërkuar vetëm shërbime të telefonisë fikse.
Interesimi për këto shërbime të Telekomunikacionit të Kosovës, në këtë fshat është, por edhe në lokacionet tjera është shumë i madh.
Rrjetat e sapo ndërtuara përkrahin shërbimin e zërit dhe të internetit me çmim shumë të volitshëm. Shumë shpejt në këto rrjeta pritet të ofrohet edhe produkti i televizionit përmes teknologjisë IPTV.
Gjatë ditëve të ardhshme, Posta dhe Telekomi i Kosovës pritet të bëjë inaugurimet nëpër vendet tjera.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=887. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=887

Shtëpia e modës Kujta & Meri prezantohet në Milano Në javën e modës  qe mbahet në Milano të Italisë, të organizuar nga “A Critical Fashion”, prezantohet edhe shtëpia e modës “Kujta & Meri” nga Gjakova.
Interesimi për kreacionet e stilistëve Kujtim dhe Merita Berisha, të cilët kanë zgjeruar biznesin e tyre edhe jashtë Kosovës, ka prekur emra të mëdhenj të modës evropiane, si dhe agjenci e media të njohura në Itali dhe jashtë saj.
Milano njihet tashmë si qyteti i dytë në botë për modën, nga ky vit krahas shtëpive më tëe njohura të modës, në Milano është edhe show room dhe galeria e shtëpisë së modës Kujta & Meri.
Ky organizim në vazhdimësi është duke u përmendur, shkruar e intervistuar nga mediat më të njohura të modës në Itali, të shkruara dhe elektronike. Gjate te gjitha intervistave dhe shkrimeve, mediat kanë përmendur Kosovën, duke treguar prejardhjen e stilistëve Kujta dhe Meri.
Në organizimin e titulluar “Dressed Up”, në sfilatën e Shtëpisë “Kujta & Meri” mysafir do të jenë: Claudio Gentile (kampion bote në futboll me Italinë-1982), Alberto Traversi (këngëtar dhe editues i shtypit), Antonella Ruggero (këngëtare italiane), Miky (këngëtare e grupit të famshëm italian No Relax), Karina Khadarak (modele e K&M) dhe artistë tjerë të njohur italianë.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1238

Ferizaj: Grabitësit therin pronarin Ferizaj, 24 shtator Sot, rreth orës 00:40, një qytetar ka raportuar në polici se në marketin ,,BETI në  rrugën Gursel e Bajram  Sylejmani në Ferizaj, tre persona të dyshuar kanë hyrë në lokal, mirëpo janë hetuar nga pronari. Pronari i marketit i ka hetuar dhe kur është përballur me ta është therur me thikë nga njëri prej plaçkitësve, me  çrast ka marrë lëndime të lehta trupore duke e therur me thikë në krah, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Spitalin e Ferizajt. Patrulla policore e Ferizajt së bashku me Forenzikën i janë përgjigjur rastit, dhe sipas hetimeve të para dyshohet se personat e dyshuar për përvetësim material kanë përdorur forcën ndaj viktimës për mbajtjen e sendeve të vjedhura ( 100 euro  para të imta, 50 euro mbushje telefoni të VALËS , 20 euro mbushje të IPKOS ), gjithashtu kanë dëmtuar xhaminë e lokalit në vlerë prej 50 eurosh. Sipas viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Mercedes,  me tabela KS në drejtim të panjohur. Për momentin persona të arrestuar nuk ka, ndërsa Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj është duke punuar intensivisht për ti kapur sulmuesit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23014. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23014

Demokracia elektronike dhe fuqia e medies Nga Gëzim Tushi Asnjëherë më parë pushteti i medies nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa sot. Madje, ajo po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta përtej misionit tradicional në formatimin e demokracisë shqiptare. Këtë askush nuk e vë në dyshim, sepse media e shkruar dhe elektronike është pjesë integrale e jetës së përditshme të qytetarit, e jetës politike dhe publike. Nëse do të bëjmë një vëzhgim social të ndikimit gjithëpërfshirës të medies në jetën e shoqërisë shqiptare, nuk është e vështirë të konstatojmë se tani ka një përputhje të realiteteve të pasqyruara në rrugë mediatike me realitetet politike dhe sociale. Media ka shkurtuar distancën kohore, ka ndikuar në krijimin e një realiteti sinkretik, midis realitetit politik, pasqyrimit mediatik dhe reagimit qytetar. Si rezultat i fuqisë së medies ato janë shkrirë në një realitet të pavarur.
Është e pamundur ti shmangesh së vërtetës se media në Shqipëri ka marrë një rol të ri në ndikimet e veta të pushtetshme, që ndikojnë në sferën politike, sociale, kulturore dhe qytetare. Ndoshta duhet matur madhësia e pushtetit të medies në Shqipëri. Nuk do ta zmadhonim nëse do të pranonim se ky pushtet po e kalon kufirin e paracaktuar të saj si pushtet i katërt. Pa dyshim në transformimet e shpejta kulturore, psikologjike, politike dhe mentale të politikës dhe shoqërisë shqiptare ka ndikimin e vet të padiskutueshëm zhvillimi i përshpejtuar i medies. Politika shqiptare nuk do të ishte kaq transparente, demokratike pa një industri të fuqishme të komunikimit mediatik, pa këtë rrjet ekspansiv, që tashmë nuk ka më thjesht rolin e shërbëtorit, nuk është më vetëm informues, opinionbërës i thjeshtë. Në kohën tonë në sociologjinë moderne po diskutohet shumë për polivalencën e pushtetit mediatik, për fuqinë intervenuese në politikë, forcën ndikuese, vendimtare në jetën e shoqërisë shqiptare.
Në sociologjinë e medies po flitet gjithnjë e më shumë për një dimension të ri social-politik, për një ndikim omnipotent të saj mbi politikën, pushtetin, biznesin, jetën publike dhe intime të qytetarit. Tashmë askush në Shqipëri, pavarësisht pozicionit social, kulturës, formimit intelektual dhe orientimeve të tjera personale me natyrë pluraliste nuk ka guxim të mohojë fuqinë përcaktuese të medies në Shqipëri. Ajo duket qartë në politikë, në jetën sociale të shoqërisë, në formatin modern të të cilit është pa dyshim edhe ndikimi medies. Nga pikëpamja sociologjike duhet pranuar se ende këto ndikime reciproke të ndërlikuara, interferimet e pushtetshme të medies në jetën tonë nuk janë studiuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka konkluzione shteruese. Ndoshta sociologjia e medies (e cila duhet zhvilluar) duhet të mendojë dhe të intervenojë më shumë për të parë ontologjinë e re dhe fenomenologjinë polivalente të pushtetit mediatik në realitetin e shoqërisë shqiptare. Jurgen Habermas, ky filozof i madh dhe mjeshtër i komunikimit mediatik. e vlerëson medien dhe aftësinë e saj si mjet për të ndarë dhe riprodhuar në mënyrë intersubjektive realitetet politike e sociale të shoqërisë. Sipas tij, ajo ka rol të veçantë për imazhin e njerëzve që dalin në hapësirën publike të një kulture të përbashkët.
Nëse dekada më parë flitej për rol ndërmjetësues të medies në lidhjet e saj joorganike me politikën, pushtetin, shoqërinë etj., sot më duket se pushteti i saj është më shumë se kaq. Sa është madhësia e këtij pushteti, cilat janë raportet e tij me pushtetet e tjera, kjo është një gjë që duhet studiuar nga pikëpamja e forcës interferuese të medies në jetën politike dhe strukturat sociale të shoqërisë shqiptare. Sepse tashmë media nuk është në funksionet e thjeshta të pushtetit të komunikimit të informacionit si formë e pushtetit pasiv. Ajo ka një rol tjetër, edhe ndërmjetësues dhe të drejtpërdrejtë. Duke dashur ta them në mënyrë sa më të përgjithësuar që të jetë e mundur, ajo ka mision që të modelojë universin e komunikimit me publikun, duke ndikuar mbi politikën dhe nxitur në të njëjtën kohë reagimin publik dhe mendimin qytetar. Pa dyshim mbetet meritë e konsoliduar, konstante e pacenuar fakti që fuqia e medies ndikon në sensibilizimin e institucioneve, pushteteve dhe opinionit të qytetarit, duke pasur kështu ndikim të fuqishëm në trajtimet e problemeve të tyre.
Në shoqërinë tonë është rritur pushteti i medies mbi strukturat politike, sociale, ideologjike dhe mendore. Madje, ai është aq i fortë e përcaktues, saqë roli i saj konsiderohet si një nga problemet kyç të demokracisë. Megjithatë, kjo fuqi e tepërt e medies ka kundërefektet e veta negative, që dëmtojnë balancat e demokracisë, sepse mediatizimi i politikës, jetës sociale ka problemet dhe kontradiktat e veta. Politologët dhe sociologët janë shumë të shqetësuar për natyrën thjeshtëzuese dhe karakterin përzgjedhës të medies. Filozofi dhe politologu i njohur Josep Ramoneda thotë se demokracia humbet nga televizioni dendësinë e përmbajtjes së saj. Sepse sipas tij televizioni e ka bërë politikën si garë sportive. Në pamje të parë të duket se media bën një lidhje më të fortë të qytetarit me politikën, duke rritur aftësinë ndërhyrëse të tij. Po nëse problemin e shohim ca më thellë, duket se media me kollajllëkun e saj të lidhjes së qytetarit me botën politike përmes ekranit dhe konsumit pasiv të politikës po bën efektin e kundërt, duke zhdukur edhe atë pak gjë shoqërizuese që ka mbetur në jetën politike. Në të vërtetë nuk është shqetësim i vogël fakti që mediet tona shpesh duket sikur kanë marrë përsipër misionin e thjeshtë të afirmimit në publik të udhëheqësve karizmatikë të politikës sonë. Transmetimi televiziv i politikës favorizon personalizimin e tiraninë e pranisë së pandërprerë të të njëjtëve njerëz. Ndaj teledemokracia është e lidhur me dukurinë e telelireshipit.
Është në natyrën e shoqërisë moderne që në medien elektronike dhe të shkruar të zërë një vend të gjerë debati politik. Shumica absolute e qytetarëve, duke përfshirë edhe militantët që aderojnë nëpër partitë politike, zhvillimet e demokracisë i ndjekin përmes ekraneve të televizioneve. Shtëpia tashmë nuk është vetëm kinema, stadium, auditor, sallë ekspozite, por dhe mjedis politik.
Në shtëpitë tona media sjell në mënyrë të drejtpërdrejt mbledhjet e Parlamentit, të Këshillit të Ministrave, të kryesive të partive, debatet midis politikanëve – gjithçka. Tërë bota politike është mediatizuar deri në ekstrem. Në mendimin sociologjik që merret me studimin e raportit midis medies, qytetarit dhe politikës, ka vlerësime të ndryshme, të cilat përgjithësisht idolatrizojnë fuqinë mediatike, potencialin dhe shpejtësinë e komunikimit me qytetarin në ambientin e tij familjar. Media e ka bërë shtëpinë tonë tani qendër të debatit dhe diskutimit politik, të miratimit dhe kundërshtimit të veprimtarisë politike institucionale. Studiuesi amerikan Neil Potsman dhe austriaku Friz Plaser janë të mendimit se demokracia tradicionale, që kishte ndarë në distancë qytetarin me politikën dhe demokracinë, tani përherë e më shumë konvergojnë me njëra-tjetrën, madje sipas tyre po e shndërron në një demokraci elektronike të shikuesve. Kjo lidhje sociale e medies me qytetarin nëpërmjet informacionit që transmeton dhe interpreton, të krijon idenë (e cila sipas meje nuk është e gabuar) se ato janë kundërshtare të parlamentit, qeverisë dhe të partive politike. Kështu konceptohen në Shqipëri mediet që janë kundërshtare me qeverinë.
Analiza e politikës përmes medies dhe kutisë të televizorit familjar të krijon idenë se demokracia rrjedh vetëm përmes ekranit dhe konsumohet në biseda pasive në shtëpi. Ky këndshikim pasiv mediatik i politikës bën që shpesh qytetari të shikojë anën aparenciale të politikës, pjesën e saj të spektaklit, pa qenë në gjendje të dallojë ndërvarësitë e saj. Nuk është dukuri vetëm jona fakti që media po e redukton politi Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23011. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23011
Top