Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Studentët e transferuar nga privati në grevë. Çohet në spital një vajzë me dhimbje apandesiti. Studentët e shtetërorit u bëjnë presion: Duam mësim (FOTO/VIDEO) Studentët e transferuar nga universitetet private, në degën e Infermierisë në universitetin shtetëror vijojne sot diten e dyte te greves se urise, me kërkese kryesore trajtimin e barabarte ne pagese me studentet e tjere, qe e nisen ne shteteror shkollimin e tyre universitar. Ata e kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, ku nje nate me pare paten edhe nje perleshje me forcat e policise. Pasditen e se shtunes, njëra nga studentet greviste, Melisa Çela, është ndjerë keq dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Të kontaktuar me telefon nga “Panorama Online”, studentët grevistë thanë se shoqja e tyre kishte dhimbje apendesiti dhe temperaturë të lartë. Studentët grevistë thanë se ndihen të rënduar si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike, e se kanë marrje mendsh. Sipas tyre dekani i fakultetit të Farmacisë, Petrit Bare, i shoqëruar nga rektori, u ka kërkuar të ndërpresin grevën, “pasi do te ngrene nje komision vleresimi ne menyre qe studentet te sistemohen ne vitet perkatese”. Por grevistet thonë se nuk dalin nga greva, pa marre me pare garanci per plotesimin e kerkesave te tyre, qe lidhen edhe me barazine e tarifave te shkollimit mes tyre dhe studenteve qe jane futur me konkurs. Qe nga paraditja e sotme, gjendja shendetesore e studentëve ka dhene shenjat e para te lodhjes. “U bënë 72 orë që studentët nga një protestë maratonë kaluan në një grevë urie, sepse nuk u mor asnjë masë për ne. Gjendja orë pas ore po përkeqësohet”, thote nje nga studentet. Te tjere greviste pranojne se studentët kanë pasur luhatje të tensionit dhe rënie të elektroliteve. Studentët grevistë janë vendosur në korridoret e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ku po luftojne edhe me temperaturat e uleta. Studenti për “Panorama Online”: Ja padrejtësitë që po na bëhen Studenti i Shkencave Politike Lorjan Çelaj, një ndër organizatorët e bllokimit të universitetit kundër tarifës vjetore, shpjegoi në një bisedë telefonike për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai na rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”. Ai thotë se kjo është padrejtësi. Çelaj thotë se studentët e transferuar nga institucionet private arsimore po humbasin edhe vite studimi. Si quhesh dhe për çfarë studion? Lorjan Çelaj, student i Shkencave Politike, Viti III. Ti je në grevën e studentëve apo organizator i saj? Për arsye pune, teknike, nuk jam por do isha aty. I mbështes plotësisht shokët dhe shoqet. Jam organizator i “bllokimit të universitetit”. Po kundërshtoni tarifën e studimit që ju kërkohet të paguani në sistemin universitar publik, por sa paguanit në universitetin privat dhe sa ju kërkojnë të paguani në publik, pas transferimit tuaj? Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik. Për fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë, diferenca është po ashtu e lartë. Nga 35.000 lekë që paguajnë studentët e publikut, të transferuarit nga privati u kërkohet të paguajnë 110.000 lekë/viti akademik. Por në fakt nuk është shtuar as numri i pedagogëve dhe nuk janë shtuar as sallat. Thjesht jemi ngushtuar. Cila është zgjidhja sipas jush? Ministja tha se ne jemi të pabarabartë…Ndaj është më e ndershme që të futemi në konkurs, sesa të tarifohemi disa herë më shumë se studentët e publikut, në këtë mënyrë do të jemi të barabartë. Po për vitet e studimit, ku konsiston padrejtësia që thoni se po ju bëhet? Të transferuarve nga privati u janë zbritur edhe vite studimi. Unë kisha dhënë diplomen e vitit të tretë, prisja të merrja vetëm kartonin dhe në publik më futën sërish në vit të tretë. Sepse ka lëndë që ke bërë në pirvat që nuk t’i njohin. Ka ndodhur që student të vitit të tretë janë kaluar në vit të dytë, ose të vitit të tretë e kanë nisur vitin nga fillimi në publik. Studentet e shteterorit, proteste kunder greves: Na lironi ambientet, duam mesim Pas përplasjes së mbrëmshme me policinë, studentët e Infermierisë, ardhur nga universitetet private, në atë shtetëror, pas transferimeve me urdhër të ministrisë, në grevë që një ditë më parë, janë përplasur sot edhe me kolegët e tyre të shtetërorit. Gjatë paradites, pak kohë, pasi grevistët iu drejtuan me një tjetër apel ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, pranë ambienteve ku zhvillohet greva u shfaqen disa studentë të Universitetit Publik të Mjekësisë dhe Infermierisë, të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në bazë të modelit meritë, preferencë. Ata kanë kundërshtuar grevën e studentëve të “privatit”, madje kanë thënë me zë të lartë se nuk mund të jenë të barabartë me ata. Në shenjë proteste ata kanë kërkuar lirimin e ambienteve të Fakultetit, duke thënë se po u pengohet e drejta për të zhvilluar mësimin normalisht. Madje, i kanë kujtuar grevistëve “të transferuar nga privati” që kanë firmosur një kontratë me shtetin për kushtet e vazhdimit të shkollës në sistemin publik, të cilës duhet t’i përmbahen. “Çfarë barazie kërkojnë kur ju po vazhdojni në një universitet publik pa asnjë konkurs apo pa patur pikët e nevojshme. Duke hyre në universitet publik pa bërë më parë një konkurs. Po ta kishin bërë kështu sa nga ata do ia kishin dalë? Grevistet te shtyre nga FRPD na duket se kanë hall tjetër. Se tani do u duhet të mësojnë e nuk e blejnë dot diplomën siç bënin tek ato 18 universitete piramida. Se helbete, lekët dhe i japin po garancinë që do të diplomohen apo që do të marrin provimet nuk e kanë”- thuhet ne dekalrate. Gjate deklarates ka pasur debate dhe perplasje mes ketij grupi studentesh dhe grevisteve. “Ne jemi me merite, ju jeni shans i dyte, ne duam te bejme mesim”- ka thene nje nga studentet e shteterorit. “Kush ju ka futur per kete deklarate, kush ju ka paguar, ikni qe ketu”, i jane drejtuar grevistet, te cilet kane sqaruar se nuk mund te ndeshkohen me pagesa te padrejta e te paperballueshme. Perplasja e mbremshme me policine Studentet kane kërkuar që të vijë Avokati i Popullit pasi akuzuan policinë për dhunë ndaj tyre. “Kjo nuk është policia që duam ne…Ku je Edi Rama, studentët po dhunohen me tarifat e larta të studimit, nuk mund të dhunohen edhe nga Policia e Shtetit. Të vijë këtu Avokati i Popullit…”,-është shprehur njëri nga studentët. Nisja e greves Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet, mbi 100 studentë u futen dje ne grevë urie pranë Fakultetit të Inferimierise në Tiranë. Kerkesa e tyre kryesore eshte kundershtimi i tarifes se shkollimit, vendosur nga Ministria e Arsimit. Studentet thone se nuk eshte e drejte qe te trajtohen ne menyre te diskriminuar ne krahasim me studentet e tjere. ”…pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?”,- tha përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni. Pas mbylljes së disa institucioneve të arsimit të larte privat e shteteror, një pjesë e madhe e studentëve që u regjistruan ne universitete publike, duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore. Panorama
“Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë” (Video) Pavarësia e Kosovës prej fillimit nxiti debate dhe mospajtime në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tash, Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Çdo herë e më shumë po bëhet e qartë që Kosova nuk është një vend ku mund të jetohet. Me këtë vlerësim është filluar emisioni i të dielave, “EuropaMagazin”, në kanalin e parë të televizionit publik gjerman, ARD, transmeton Indeksonline. Emisioni i transmetuar sot mundohet t’i jap përgjigje pyetjes: pse po largohen kosovarët? Gazetari gjerman, Till Rueger, ka biseduar me shumë të rinj dhe e përbashkëta e të gjitha intervistave është se Kosova është një vend ku mungon perspektiva. Një djalë i ri i cili ka qenë në Gjermani edhe më parë si refugjatë në kohën e luftës në Kosovë. Derisa tenton ta kalojë kufirin Serbi-Hungari, i thotë televizionit gjerman se është në kërkim të një jete më të mirë. “Dua të shkoj në Gjermani, natyrisht. Dua të shkoj në Hanover. Jam në kërkim të një jete më të mirë, për të punuar, por jo të kthehem më në Kosovë”, thotë ky djalosh, emri i të cilit nuk tregohet, transmeton Indeksonline. Edhe pse i kapur nga policia kufitare hungareze, ai nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja e tij për të shkuar në Gjermani. “Të jetoj kështu, kurrsesi. Do ta vrisja veten, do e vrisja veten...”, përsërit këtë djaloshi kosovar, ndërsa pyet: “Çfarë të bëj në Kosovë. Unë fle në një tendë, që tri vjet”. Reformat e thella politike dhe luftimi i varfërisë nuk është bërë nga asnjë qeveri, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerëson më tej emisioni. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe premtimet e Komunitetit Ndërkombëtar për investime dhe përmirësim të infrastrukturës së industrisë. Emisioni vijon më tej duke thënë se megjithatë ditëve të fundit ka rënie të madhe të kosovarëve që largohen. Para disa javësh, nga stacioni i autobusëve të Prishtinës niseshin deri në 20 autobusë, fillimisht për Serbi e më pas për në Hungari. Ditëve të fundit, numri i autobusëve ka rënë në dy që nisen drejt Serbisë. Telegrafi
 
Shkodër, rilidhi energjinë për të mbajtur me oksigjen djalin e sëmurë, arrestohet 22 Shkurt 2015 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip gruNjë 39-vjeçar nga fshati Guri i Zi i Shkodrës është arrestuar pasi ka rilidhur energjinë e ndërprerë nga OSHEE në banesën e tij. I biri i tij 7-vjeçar është i sëmurë dhe mbahet në jetë përmes pompës së oksigjenit. Naim Dyli është vënë në pranga mbrëmjen e 20 shkurtit për lidhje të paligjshme të energjisë. Djali i tij 7-vjeçar, Eglisoni, vuan nga astma dhe sëmundje të tjera dhe sipas nënës së tij, Eduartës, mbrëmjen e 20 shkurtit ka pësuar një krizë, çka e ka detyruar të atin që të rilidhë energjinë elektrike në mënyrë që fëmija të marrë oksigjen përmes pompës, por menjëherë pas kësaj është vënë në pranga nga policia. Apeli i bashkëshortes së Naim Dylit është që kryefamiljari të lirohet pasi fëmija i saj rrezikon jetën për shkak të krizave të përsëritura. Ajo rrëfen se nuk kanë mundur të lidhin kontratë me OSHEE, pasi për ta bërë këtë duhet të jetë i pranishëm kryefamiljari, që është vjehrra e saj (vjehrri ka vdekur), e cila ndodhet jashtë vendit.
Policia grushta dhe shqelma fytyrës një qytetari. MB: SHKB do të nisë hetimin Nuk është hera e parë që publikohen dëshmi me zë e figurë sesi efektive policie dhunojnë qytetarët. Ky rast, më i freskëti ndodhi dje, më datë 19 Shkurt në Kavajë. Kështu shprehet një qytetar që kërkon t’i ruhet anonimati teksa dërgon këtë video në adresën e agjencisë së lajmeve, BalkanWeb. Në pamje vërehen 4 policë. Dy mbajnë nga krahët një person, njëri e godet me sa fuqi ka me shqelma në fytyrë kurse personi i katërt me uniformë policie nuk ndërhyn por ndjek lëvizjet e kolegëve. Më tutje vërehet një makinë tjetër policie që pret t’i dorëzohet i sapo shoqëruari. Pamjet filmike 13 sekondëshe dhe janë realizuar me celuar nga një qytetar që u ndodh rastësisht në këtë operacion policie. Ndërsa Ministria e Brendshme bën me dije se rasti do t’i referohet Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Balkanweb
 
Kapet 30 kg heroinë me vlerë 2 milionë euro në Itali, pranga 56-vjeçarit shqiptar: Mendova se ishte miell (FOTO) 30 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga policia në Padova të Italisë. Në pranga ka përfunduar një shqiptar 56-vjeçar, i identifikuar si Ruzhdi.E. | Policia italiane në konferencë shtypi Sipas mediave italiane sasia e drogës së sekuestruar nëse do të shitej në tregun me shumicë do të vlente 600 mijë euro dhe në tregun e pakicës do t’i kishte sjellë trafikantëve rreth 2 milion euro. Droga u gjet në një papafingo në një ndërtesë banimi në rrugën “Leopardi”, e banuar nga 16 familje. Arrestimi i tij është kryer mesditën e djeshme. Sipas mediave italiane Ruzhdi E, rezulton person i papunë, jeton me familjen dhe disa të afërm. Sipas tij ai nuk ishte në dijeni të llojit të substancës, që ishte gjetur në qese. “Mendova se ishte miell”, tha shqiptari. Ruzhdi.E tha se i ishte kërkuar vetëm t’ja jepte qeset një personi të panjohur për të, patriot i tij, (për të cilin 56-vjeçari nuk mundi të japë asnjë përshkrim fizik), në këmbim të një shume që do të luhatej gjithmonë në mes të 500 dhe 1.000 eurove për udhëtim. Hetimet po vijojnë për të zbuluar të gjithë zinxhirin, nga kontaktet telefonike të shqiptarit, të cilit i janë konfiskuar tre telefona celular me shumë karta SIM. Panorama
 
Tërmeti lëkund Tiranën, Elbasanin e Durrësin Një tërmet 4 ballësh ka lëkundur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, Elbasanin dhe Durrësin. Lëkundja është ndjerë rreth orës 21:22 minuta të mbrëmjes ndërsa mësohet se epiqendrën e ka pasur në zonën e Elbasanit. Nuk njoftohet për dëme por lëkundjet kanë sjellë panik tek qytetarët. MAPO
Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri *Shpërthime zinxhir me eksploziv në Tiranë, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri *Shpërthim në banesën e ish-shefit të Komisariatit 3 në kryeqytet, Alfred Numani *Merren në mbrojtje nga policia Bashkim dhe Luiza Tahiri *Policia kryen shpërthimin e komanduar të tritolit të gjetur pranë “Vasil Shantos” *Prokuroria e krimeve te renda: Tre ngjarjet po hetohen së bashku Tre shpërthime me eksploziv kanë tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Shpërthimet ndodhën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në 3 zona të ndryshme të Tiranës, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën. -Objektiv i një prej atentateve ka qenë farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që ndodhet pranë Spitalit nr 5. -Objektivi i dytë ka qënë shtëpia e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani. -Objektivi i tretë ende nuk është zbuluar, pasi eksplozivi është gjendur në stacionin e autobusit të unazës pranë “Vasil Shantos”, nga policia, e cila ka kryer vetë shpërthimin e komanduar. Mësohet se në këtë zonë ndodhet banesa e prindërve të ministrit Saimir Tahiri, Bashkim e Luiza Tahiri, të cilët janë marrë në ruajtje nga policia, por dhe shume prane pallatit te nenes se kryeministrit Edi Rama. Nga të tri shpërthimet, dy të realizuar nga autorët dhe i treti, i kontrolluar nga Policia, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur. Janë shoqëruar disa persona, si pasojë e planit të masave, por ende nuk ka të dyshuar. Janë marrë në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë lëvizur pranë farmacisë, si taksistë apo edhe personeli i spitalit numër 5. SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV, PROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA: TRE NGJARJET PËR MOMENTIN PO HETOHEN SË BASHKU Tre ngjarjet e shpërthimit me eksploziv në Tiranë për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Kështu bëri të ditur zyrtarisht organi hetimor, duke theksuar se Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.50 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambient tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”. Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F. Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar. Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale. Ora 03:00- News24 dhe Balkanweb u sinjalizuan nga gazetari Spartak Koka se shpërthimi i parë, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Kongresi i Manastirit” në farmacinë “Sat Farma” në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit Saimir Tahiri. Farmacia ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shpërthimi dëmtuar 5 biznese dhe një automjet, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në fillim të rrugës “Kongresi i Manastirit”, ndërsa që prej momentit të ngjarjes forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, për të identifikuar çdo person të dyshimtë apo që mund të ketë lidhje me ngjarjen. Ora 03:30- Vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë, në një distancë prej 50 metrash në vijë ajrore, ka ndodhur një tjetër shpërthim me eksploziv, këtë radhë në rrugën “Arben Minga”. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se eksplozivi është vendosur në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë, nr 3 në Tiranë, Alfred Numani, i cili aktualisht është Shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht edhe nga shpërthimi i dytë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Shpërthimi te “Vasil Shanto”, pranë banesave të mamasë së Ramës dhe babait të ministrit Tahiri Ora 08:00- Shpërthimi i tretë, ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë zonës së “Vasil Shantos”. Lënda eksplozive është gjetur në rrugë në orën 06:15 të mëngjesit, pranë stacionit të autobusit dhe policia ka bërë shpërthim të kontrolluar të saj. Shtëpia e Bashkim dhe Luiza Tahirit ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht banesa objektivi. Gazetari Spartak Koka njoftoi se lënda eksplozive është gjetur nga kalimtarët në stacionin e autobusit të unazës tek “Vasil Shanto”, bëhet fjalë për një kallëp eksplozivi me fije teli të nxjerra jashtë, gati për të shpërthyer. Tritoli është konstatuar nga qytetarët, që kanë njoftuar menjëherë Policinë. Forca të shumta policie ka bërë një krehje të zonës nga “Vasil Shanto” deri tek “21 Dhjetori”, jashtë rrugës “Muhamet Gjollesha”. Akti konsiderohet nga policia si akt terrorist. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të çdo biznesi në këtë segment rrugor, me qëllim zbulimin e autorëve. Një numër i madh efektivësh të Policisë së Shtetit, efektivë të repartit “Shqiponja”, FNSH-të, janë shpërndarë në Tiranë, duke ngritur pika kontrolli për të verifikuar çdo person të dyshimtë. Në 3 vendet e ngjarjeve janë mbledhur prova materiale dhe janë kryer veprimet procedurale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Nuk dihet nëse tre shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën. TRITOLI NË BANESËN E SHËFIT TË KRIMEVE TË RËNDA, DËMTOHEN 6 APARTAMENTE, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010. TAHIRI THËRRET NË TAKIM LLALLËN DHE VISHO AJAZI LIKËN Mbi 3 shpërthimet rresht me tritol në kryeqytet kanë sjellë takime të drejtuesve të lartë të policisë dhe organeve të hetimeve. Ministri Saimir Tahiri ka thirrur në takim në ministrinë e Brendshme, kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. BASHKIM TAHIRI, I ARRESTUAR GJATE FUSHATES ELEKTORALE TE 23 QERSHORIT Në 25 mars 2013, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës, Bashkim Tahiri, i ati i Ministrit të Brendshëm, është arrestuar nga Policia me akuzën e kontrabandës së ilaçeve. *Shpërthime zinxhir me eksploziv në Tiranë, një prej tyre në farmacinë e babait të ministrit Tahiri *Shpërthim në banesën e ish-shefit të Komisariatit 3 në kryeqytet, Alfred Numani *Merren në mbrojtje nga policia Bashkim dhe Luiza Tahiri *Policia kryen shpërthimin e komanduar të tritolit të gjetur pranë “Vasil Shantos” *Prokuroria e krimeve te renda: Tre ngjarjet po hetohen së bashku NË PËRDITËSIM* Tre shpërthime me eksploziv kanë tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit. Shpërthimet ndodhën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, në 3 zona të ndryshme të Tiranës, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën. -Objektiv i një prej atentateve ka qenë farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që ndodhet pranë Spitalit nr 5. -Objektivi i dytë ka qënë shtëpia e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, Alfred Numani. -Objektivi i tretë ende nuk është zbuluar, pasi eksplozivi është gjendur në stacionin e autobusit të unazës pranë “Vasil Shantos”, nga policia, e cila ka kryer vetë shpërthimin e komanduar. Mësohet se në këtë zonë ndodhet banesa e prindërve të ministrit Saimir Tahiri, Bashkim e Luiza Tahiri, të cilët janë marrë në ruajtje nga policia, por dhe shume prane pallatit te nenes se kryeministrit Edi Rama. Nga të tri shpërthimet, dy të realizuar nga autorët dhe i treti, i kontrolluar nga Policia, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur. Janë shoqëruar disa persona, si pasojë e planit të masave, por ende nuk ka të dyshuar. Janë marrë në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë lëvizur pranë farmacisë, si taksistë apo edhe personeli i spitalit numër 5. Të treja ngjarjet konsiderohen nga policia si akte të pastra terroriste. News24 sjell pamjet filmike nga farmacia e babait te ministrit Tahiri, pak minuta pas shperthimit te tritolit SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV, PROKURORIA PËR KRIME TË RËNDA: TRE NGJARJET PËR MOMENTIN PO HETOHEN SË BASHKU Tre ngjarjet e shpërthimit me eksploziv në Tiranë për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Kështu bëri të ditur zyrtarisht organi hetimor, duke theksuar se Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.50 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambient tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”. Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F. Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar. Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale. Ora 03:00- News24 dhe Balkanweb u sinjalizuan nga gazetari Spartak Koka se shpërthimi i parë, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Kongresi i Manastirit” në farmacinë “Sat Farma” në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit Saimir Tahiri. Farmacia ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa shpërthimi dëmtuar 5 biznese dhe një automjet, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen në fillim të rrugës “Kongresi i Manastirit”, ndërsa që prej momentit të ngjarjes forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën, për të identifikuar çdo person të dyshimtë apo që mund të ketë lidhje me ngjarjen. Shperthimi ne banesen Numani shp[erthimi te numani 13 Ora 03:30- Vetëm pak minuta pas shpërthimit të parë, në një distancë prej 50 metrash në vijë ajrore, ka ndodhur një tjetër shpërthim me eksploziv, këtë radhë në rrugën “Arben Minga”. Gazetari Spartak Koka raportoi nga vendngjarja se eksplozivi është vendosur në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë, nr 3 në Tiranë, Alfred Numani, i cili aktualisht është Shef i sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Korçës. Fatmirësisht edhe nga shpërthimi i dytë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Shpërthimi te “Vasil Shanto”, pranë banesave të mamasë së Ramës dhe babait të ministrit Tahiri Ora 08:00- Shpërthimi i tretë, ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë zonës së “Vasil Shantos”. Lënda eksplozive është gjetur në rrugë në orën 06:15 të mëngjesit, pranë stacionit të autobusit dhe policia ka bërë shpërthim të kontrolluar të saj. Shtëpia e Bashkim dhe Luiza Tahirit ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht banesa objektivi. 20150210-090134 Gazetari Spartak Koka njoftoi se lënda eksplozive është gjetur nga kalimtarët në stacionin e autobusit të unazës tek “Vasil Shanto”, bëhet fjalë për një kallëp eksplozivi me fije teli të nxjerra jashtë, gati për të shpërthyer. Tritoli është konstatuar nga qytetarët, që kanë njoftuar menjëherë Policinë. Forca të shumta policie ka bërë një krehje të zonës nga “Vasil Shanto” deri tek “21 Dhjetori”, jashtë rrugës “Muhamet Gjollesha”. Akti konsiderohet nga policia si akt terrorist. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të çdo biznesi në këtë segment rrugor, me qëllim zbulimin e autorëve. Një numër i madh efektivësh të Policisë së Shtetit, efektivë të repartit “Shqiponja”, FNSH-të, janë shpërndarë në Tiranë, duke ngritur pika kontrolli për të verifikuar çdo person të dyshimtë. Në 3 vendet e ngjarjeve janë mbledhur prova materiale dhe janë kryer veprimet procedurale, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Nuk dihet nëse tre shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën. TRITOLI NË BANESËN E SHËFIT TË KRIMEVE TË RËNDA, DËMTOHEN 6 APARTAMENTE, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010. alfred numani1 (Në foto, shefi i Krimeve të Rënda, Alfred Numani dhe banesa ku ndodhi shpërthimi) sh[erthimi te numani 7 TAHIRI THËRRET NË TAKIM LLALLËN DHE VISHO AJAZI LIKËN Mbi 3 shpërthimet rresht me tritol në kryeqytet kanë sjellë takime të drejtuesve të lartë të policisë dhe organeve të hetimeve. Ministri Saimir Tahiri ka thirrur në takim në ministrinë e Brendshme, kreun e Prokurorisë, Adriatik Llalla dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. BASHKIM TAHIRI, I ARRESTUAR GJATE FUSHATES ELEKTORALE TE 23 QERSHORIT Në 25 mars 2013, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013-ës, Bashkim Tahiri, i ati i Ministrit të Brendshëm, është arrestuar nga Policia me akuzën e kontrabandës së ilaçeve. babai Arrestimi i tij ngjalli debate dhe reagime të ashpra nga të dyja krahët e politikës. Pas lirimit të tij, PS-ja e konsideroi arrestimin, hakmarrje politike. RAMA: AKT TERRORIST NDAJ FAMILJES SË MINISTRIT, AUTORËT DO MARRIN ATË QË MERITOJNË Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Facebook zinxhirin e shpërthimeve me tritol që u bënë ditën e sotme në Tiranë. Shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, Rama e ka cilësuar akt terrorist dhe garantoi se autorët do të marrin atë që meritojnë. Në komentin e tij theksohet se, qeveria ka celur luftën e re të ndarjes së shtetit nga krimi, luftë që drejtohet nga Tahiri dhe ngjarjet e sotme janë një motiv më shumë për kryerjen e detyrës në shërbim të vendit. (ar.sh/m.k/d.b/BalkanWeb)
Mendimi im per kete teme eshte se ketu kemi te bejme me nje femer te revoltuar mbase dhe disa prej jush mund te mendojne te pasjellshme dhe me dy police te pasjellshem. Fati jone eshte se ne polici kemi ne masen mbi 90% police te pashkolluar , te pakulture dhe injorant. Qe te jene te pashkolluar ne kete mase mund te kete vetem ne vendet e botes se trete , por qe te jene dhe te pa kulture kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe ende nuk e kam kuptuar faji i kujt eshte qe eshte arritur kjo gjendje. Tja vesh fajin policise do thuash po dale se autoriteti i tyre eshte ne fund , t'ja vesh fajin njerezve po ne c'faj kemi. Ne cdo vend ne bote policia eshte shume here me e kulturuar se atyre qe i sherbejne (pra neve) dhe po ne keto vende policet jane shume te respektuar dhe me shume autoritet. Te gjithe i respektojne. Padyshim per nje gje jam shum i sigurte qe ne shqiptaret nje gjuhe flasim po prap gjuha shqipe eshte aq e nderlikuar sa prap nuk kuptohemi dot me njeri tjetrin.
Vetem pak kohe pasi mori pafajesine nga Gjykata e Tiranes, kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka perfunduar ne pranga per te njejtat akuza, por per nje tjeter ndertim ne qender te qytetit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te prokurorise per “Panorama Online” dhe mësohet se urdhëri i ndalimit është firmosur nga prokurori Ramadan Troci, prokurori qe arrestoi edhe ish guvernatorin e BSH-se, Ardian Fullani. Akuza është ajo e shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve, per një pallat 11 katësh që po ndërtohet në zonën e Vlorës. Bashke me Gjiken eshte arrestuar edhe shefja e zyres se Urbanistikes, ne Bashki dhe nje shtetas, biznesmen ndertimi, identifikuar si Artur Haxhi. Kujtojme se vetem pak kohe me pare, pas nje procesi te gjate, Gjykata vendosi te lere te lire kryebashkiakun e qytetit bregdetar. Më 27 nëntor gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen ‘Pavarësia’ dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Tre Rasat”. Panorama
 
Pedagogu Galdini, mesazh për ministrin Beqaj: Në QSUT kryhen tentativa vrasjeje TIRANE- Qendra Spitalore Uni versitare “Nënë Tereza” është vënë sërish në qendër të vëmendjes për një tjetër ngjarje, e cila nëse pas hetimeve do të rezultojë si e vërtetë, atëherë në këtë qendër spitalore do të regjistrohet skandali i radhës. Këtë herë denoncimin e ka bërë pedagogu i universitetit “Luarasi”, Arian Galdini, i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” sqaron se do të bëjë denoncimin në prokurori ndaj drejtoreshës së farmacisë në QSUT, Narvina Sinani. Sipas tij, në qendrën më të madhe spitalore në vend është shënuar një tentativë për vrasje me paramendim. “Ngjarja e ka zanafillën kohë më parë, vjehrri im u diagnostikua me një masë tumorale. Fillimisht i bënë një operacion për heqjen e kësaj mase dhe pas këtij operacioni, vjehrri im është shtruar disa herë në spital, për shkak të marrjes së infeksioneve të ndryshme gjatë operacionit. Pas gjithë vuajtjeve në spitale, ne e dërguam të afërmin tonë në Turqi, aty ku e ka zanafillën edhe kjo histori”, shpjegon pedagogu Galdini. Sipas tij, gjatë konsultës jashtë, vjehrrit të tij i është rekomanduar kimioterapia me ilaçin e quajtur Avastinë, që jepet nga farmacia e QSUT-së. Galdini sqaron se pas shumë përpjekjeve më shumë personale, ata kanë mundur që ta gjejnë këtë ilaç në QSUT, pasi shumë herë iu kishin thënë se këtë ilaç nuk e kishin. Por, Galdini sqaron se më vonë ata do të zbulonin se nga farmacia e QSUT-së në vend të ilaçit Avastinë, iu kishin dhënë versionin Altuzan. “Kur i bëmë analizat vjehrrit në Turqi, mjekët atje nuk i gjetën asnjë gjurmë të ilaçit Avastinë,duke ngritur dyshime se në vend të këtij ilaçi, duhej t’i ishte dhënë ndonjë ilaç tjetër”, sqaron pedagogu i Universitetit “Luarasi”, duke shtuar se drejtoresha e farmacisë spitalore, Narvina Sinani, ka bërë ndërrimin e Avastinës me versionin Altuzan, i cili sipas pedagogut, është një ilaç kriminal, gjë që e vërteton edhe Qendra Kombëtare e Barnave në SHBA (FDA), pasi edhe nga kjo qendër, ky ilaç rezulton si i denoncuar. “Nëse unë kisha mundësi që ta zgjidhja këtë çështje në mënyrë private, çfarë do të ndodhë me ata persona që nuk kanë mundësi që ta zgjidhin çështjen dhe t’i lënë të afërmit e tyre të vdesin si pasojë e mashtrimit, duke përdorur ilaçe që nuk lejohen të përdoren”, shton pedagogu, i cili në fund ka edhe një mesazh për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i kërkuar shpjegime për atë që ka ndodhur dhe spastrim të sistemit shëndetësor nga njerëzit që rrezikojnë jetën e të tjerëve. “Më zhgënjyet shumë që nuk thatë se do të ngrinit edhe Mendjet e Punës, që do t’i nisnin me njeriun”, përfundon mesazhi i pedagogut. Balkanweb
Çdo dite e me shume! stacionet e autobuseve mbushen me Shqipetare, kryesisht te rinje! drejt mergimit! Askush nuk i ndalon, nje heshtje e madhe! PSE? Kuptohet se arsyeja e ikjeve eshte Socio-Ekonomike falë keq-qeverisjes mafioze! Por, i gjithe ky mos veprim nga institucionet kompetente! a ka mundesi te jete politike? marreveshje te fshehta? Bosnja e dytë? ... etj http://botasot.info/kosova/346678/kushti-i-listes-serbe-kthimi-i-serbeve-ne-kosove/ http://zeri.info/aktuale/18180/po-ndodh-edhe-sonte-kjo-eshte-e-tepert-foto-video/
 
Nje kinez uli ne gjunje dy burra shteti 2metroshe kete here.Dhe kepucet i kan veshur te njejta ket here kush thua i kopjoi prap kinezi?Raundi i bisedimeve per investime kineze ne rajon perfundoi me sukses,10miliarde dollare do jipen nga kina ne fushen e transporteve hekurudhore.Europa nuk ndihet entuziaste me samitin e BEOGRAD i cili mblodhi te gjitha vendet europes juglindore!Ishte kryeministri kinez ket here qe qetesoi nervin serbi -shqiperi,tani e tutje serbia dhe shqiperia nuk do ndihen me si armike,por vende te sigurta partnere te fuqishme ne rajon....
 
Mijëra hektarë tokë nën ujë. Përmbytet Novosela. Evakuohen 311 persona (FOTO) Mijëra hektarë tokë në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe zona të tjera të vendit janë nën unë, si pasojë e reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë rreth 3 mijë hektarë tokë janë nën ujë. Dëme materiale janë të pallogaritshme. Paditen e sotme reshjet kanë sjellë përmbytje dhe në qarkun e Elbasanit. Novosela përLumi Vjosë ka përmbytur të gjithë territorin e komunës Novoselë. Gjatë ditës së sotme shtabi i emergjencave dhe delta force dhe ushtria po punojnë për evakuimin e banorëve dhe furnizimin me ushqime të familjeve që janë të izoluara nga uji. Policia me mbeshtetjen e FNSH-se, Delta Force dhe Forcat e armatosura kanë arritur të evakuojnë me mjete lundrues dhe shpëtojnë 5 anëtaret e familjes Avdul Aliaj, në fshatin Bishan mes të cilëve edhe një fëmije 3 vjeç. Gjithashtu janë evakuar edhe 3 persona të tjerë nga një zdrukthari ne Novoselë. Aktualisht po ndërhyet ne stanin e shtetasit Vullnet Alliaj, (bari) për të evakuar këtë shtetas dhe bagëtitë e tij në fshatin Bishan Ndërkohë disa minuta më parë gazetarja Jerola Ziaj informoi se bariu nuk pranonte të evakuohej pa 500 krerët e bagëtive që ruante duke thënë se : Me këto jetonte. Nëse nuk shpëtoheshin do vdiste me ta në stan” Njoftohet se operacioni i evakuimit vijon hap pas hapi dhe po mbahet kontakt me personat qe rrezikohen. Një famile në Bishan të Novoselës kërkon ndihmë për tu evakuar. Përmes një telefonate që i është bërë gazetarëve ata kanë thënë se kishin dhe fëmijë mes tyre, por më pas telefoni është fikur dhe është bërë i pamundur kontakti me ta. Ndërkohë disa familje kanë bërë apel për tu furnizuar me ushqime Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj tha për Ora Neës deklaroi se totalisht zonat janë përmbytur. Mbi 500 familje janë evakuar nëpër të afërmit e tyre. “Totalisht komuna është nën ujë. Nga Novosela deri në det është totalisht nën ujë. Është bërë një oqean i vërtetë. Vetëm nga ajri mund të shikosh. Jemi në operacion në Murriz do të evakuohen 5 barinj me gomone për pak. Ministria e Bredëshme publikoi gjatë orës 14:00 të dhënat e fundit mbi operacionin e evakuimeve. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e evakuim–shpëtimit të banorëve në zonat e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati si pasojë e motit të keq. Prej ditës së djeshme dhe deri në këto momente Strukturat e Policisë së Shtetit , konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale , Delta Forcë dhe efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan kanë vakuuar dhe shpëtuar 311 persona dhe konkretisht: Në Qarkun Fier janë evakuuar dhe shpëtuar 112 persona, ku aktualisht vijon operacioni për evakuimin edhe të disa banorëve të tjerë. Gjatë paradites së sotme janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy të moshuar (çift) dhe dhjetra banorë të fshtrave Dazezë, Ferras, Hoxharë, Bishan, Rrefik, e Shtyllas, të cilët janë evakuuar me gomone nga FNSH e Delta Forcë. Në Qarkun Vlorë janë evakuar dhe shpëtuar 98 persona, dhe vijon operacioni për të nxjerrë një bari i cili ka mbetur i bllokuar nga uji afër Bisht Malit. Në qarkun Gjirokastër janë evakuar 7 persona . Aktualisht s’ka asnjë banorë të rrezikuar dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme . Në qarkun Berat: Janë evakuuar nga Policia 90 persona. Aktualisht nuk ka asnjë telefonatë nga asnjë banor që të kërkojnë ndihmë . Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë. Në Qarkun Elbasan mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 4 persona. Shtabi i emergjenës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të funksionojë dhe po rakordon veprimet me Shtabin e Emergjencave . Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve duke sinjalizuar në Sallat Operative nëpërmejt numrin pa pagesë 129 me qëllim që policia t’ju shkojë në kohë në ndihmë. Strukturat e Policisë do vijojnë të jenë në gadishmëri , deri në normalizimin e plotë të situatës. Koha Jone
 
Laboratori i drogës në Novoselë, policia zbardh detaje nga operacioni (Fotot) Droga e sekuestruar ne Novosele UPDATE/ Zbardhen detaje nga operacioni “Mifoli”, finalizuar me sekuestrimin e nje laboratorit ne Novosele te Vlores dhe kapjen e nje sasie prej 103 kg marijuane brenda tij. Droga e kapur në laboratorin e Novoseles, në Vlorë dyshohet se do të trafikohej ne Itali. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është e cilësisë së mire dhe vlera e saj ne treg mund të arrijë mbi 100 mije euro. Policia ben me dije se nga kontrolli i banesës së shtetasit Agron Velaj është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: -103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej; -1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike. -Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe automjeti tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A. Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal. Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme” thuhet në një deklaratë të policisë. *** Laboratori u zbulua mbremjen e se merkures. Burime nga policia e Vlorës bënë të ditur për “Panorama Online” se gjatë operacionit të koduar “Mifoli” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe laboratori ku ajo paketohej. Mësohet gjithashtu se gjatë aksionit janë gjetur mbi 150 kg marijuanë, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar për tu pyetur. Policia ben te ditur se ka shpallur ne kerkim pronarin e baneses ku ishte vendosu laboratori, Agron Velaj, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes sapo kishte pare uniformat blu t’i afroheshin zones. Panorama
Top