Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Vala lanson shërbimin e ri SMS INFO Duke filluar prej ditës së sotme (e mërkurë), operatori mobil Vala do tu ofrojë konsumatorëve të saj shërbimin më të ri SMSInfo.
Përmes këtij shërbimi të ri, konsumatori do të ketë mundësi të pranojë informatat e kërkuara rreth shërbimeve të VALA-s, pas dërgimit të një SMS në numrin 555, pra i njëjtë si numri i Call-Center. Por varësisht nga përmbajtja e mesazhit, konsumatorit i kthehet informata e kërkuar dhe ky numër do të jetë pa pagesë.
Tash e tutje të gjithë konsumatorët do ta kenë një mundësi më shumë që të marrin informacione të ndryshme dhe të shpejta për shërbimet dhe produktet e Vala-s.
Për shembull: për më shumë informata rreth transferit të kredisë shkruaj TRANSFER në mesazhin e dërguar në numrin 555. Me këtë rast, SMS-i i pranuar nga VALA do të jetë: ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar të kredisë tek konsumatorët tjerë me karakteristika Pre-Paid.
Informatat e detajuara të këtij shërbimi, tashmë janë publike dhe gjenden në ueb faqen e PTK-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1185. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1185

Yahoo Lansoi YUI 3.0 Yahoo të martën realizoi versionin 3.0 të Yahoo User Interface Library
Yahoo lansoi versionin e ri të YUI 3.0 një softwer me koleksione të programeve që mund të përdoren për financimin e web-faqeve me elemente të shkruara në JavaScript dhe Cascading Style Sheets (CSS).
YUI është një bërthamë me një infrastrukturë shumë më komplete dhe e dobishme me të gjitha cilësit për produksionet e sotme. Eric Miraglia të martën në një blog post për Yahoo thotë se ” Kodin të cilin mund ta përdorim sot në 3.0 është kod i njejtë me një Faqe të re të Yahoo Home Page ” dhe ka një siguri të lartë që ka qenë me aktivitete në masë të rritur.
YUI Libraries hapen lirshëm dhe janë në dispozicion për përdoruesit e gjerë të Internetit në Web-Faqe për punët e tyre të ndryshme duke përfshirë animacionet dhe efektet të tjera që janë tërheqëse nga llojet e tipeve të ndryshëm dhe nga disa ngjarje me më shumë përgjegjësi që janë të përditshme dhe të ndërlikuara por që shpesh janë të dobishme në Web.
Krahasimi i YUI 2 me versionin e ri është se YUI 3 është më i vogël më i shpejtë dhe program më i lehtë me më shumë siguri. Yahoo thotë : Është lehtë të thyhet kodi në madhësi minimume nëpërmjet pjesëve të një ”Depency Configurator” ose YUI është e aftë të shkarkoj elementet e nevojshme të cilat ju duhen, gjithashtu Yahoo është duke punuar të shtoj ”Widget Abilities” për të krijuar programe të vogla.
Versioni i ri fillimisht është përpunuar nga software nga viti 2005. Pa dyshim se YUI do të jetë subjekt i shqyrtimeve në Open Hack Day dhe YUIonf, gjatë muajit Tetor.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1179. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1179

Nvidia nis konferencën 2009 GPU NVidia ka nisur konferencën e saj tre ditore GPU në San Jose, Kaliforni. Shefi ekzekutiv Jen-Hsun Huang, pritet të marrë fjalën dhe të ofrojë disa detaje në lidhje me GPU-në enigmatike GT300.
Çipi (me emrin e koduar Fermi) do të duhej të jetë gati për lansim në fund të vitit 2009. Ky GPU gjithashtu do të koncentrohet në llogaritje paralele dhe do të ketë bit elemente në çip të përshtatura për këtë detyrë thuhet në artikullin e publikuar në Fudzilla. Çipi përkrah memorie GDDR5, ka miliarda transistorë dhe do të duhej të jetë më i madh dhe më i shpejtë se Radeon HD 5870. Natyrisht, çipi përkrah DirectX 11 dhe Open GL 3.1.
Sigurisht Nvidia është duke u përballur me presion të theksuar për tiu kundërpërgjigjur avancimeve të ATI-së në tregun DirectX 11. Siç kemi raportuar më parë, AMD së fundi ka shpalosur serinë e GPU-ve Radeon HD 5800, e cila përkrah teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.
Debutimi i 5800-it pati shtyrë Rick Bergman të deklarojë se kompania e tij ishte një lider i padiskutueshëm në tregun e grafikës.
Por sa do të qëndrojë ATI, lider i padiskutueshëm? Megjithëse përgjigja nuk është ende e sigurt, një gjë dihet se Nvidia do të bëjë të pamundurën për të sfiduar 5800-in e AMD-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1182. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1182

Oracle në Tiranë Konferenca e parë e Oracle në Shqipëri kishte për qëllim ndërgjegjësimin e përfaqësuesve të institucioneve financiale mbi avantazhet e shërbimeve të specializuara që ofron kompania.
U mbajt më 29 Shtator në Tiranë në Xheko Imperial Hotel konferenca e parë e Oracle në Shqipëri mbi Manaxhimin e Analizës së Riskut si dhe Planifikimin financiar dhe Operacional me qëllim zhvillimin e planeve më solide dhe fleksibël përpara ndryshimeve të mëdha dhe oportuniteteve.
Të ftuar ishin partnerët e Oracle në Shqipëri; Intech+, Infosoft Systems dhe CCS, së bashku me përfaqësues të teknologjisë informatike dhe të manaxhimit të shumë bankave të ndryshme të cilat veprojnë në Shqipëri. Ndër to kishte si klientë egzistues të disa shërbimeve të Oracle të ofruara nëpërmjet partnerëve të sipërpërmendur, ashtu dhe institucione financiare të cilat u prezantuan për herë të parë me to.
Pas fjalës së mirëseardhjes nga Albert Kola, Manaxher i Zhvillimit të Biznesit dhe Maria Argyti, Manaxhere e Aleancave dhe Kanalit, fjalën e mori Neil Dodgson, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve financiare për vendet e EMEA-s, i cili prezantoinë tërësi ofertat për manaxhimin e riskut dhe shërbimet e tjera financiare nga Oracle, duke dhënë shembuj të thjeshtuar mbi problemet e sistemit bankar në ditët e sotme dhe zgjidhjet me të cilat Oracle përgjigjet. Ndoqën më pas në prezantim Isil Oslem Kilinc, Manaxhere e Zhvillimit të Biznesit EE dhe CIS dhe gerasimoi Moulas, Konsulent i Përgjithshëm i Shitjeve për BI (Business Intelligence), të cilët ndaluan në përshkrimin më të detajuar të disa shërbimeve financiare.
Në mbyllje, flajën e mori Katerina Kalimeri, Consulente e Përgjithshme e Shitjeve për Sigurinë, e cila u ndal në sigurinë e shërbimeve financiare.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1176. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1176

Bashkimi Evropian kritikon volumin e lartë të pajisjeve MP3 Bashkimi Evropian ka propozuar një standard të nivelit të volumit për pajisje MP3 të cilat shiten në vendet anëtarësuara në BE.
Përdoruesit shpesh rrisin volumin e MP3 player-ve të tyre në nivele dëmtuese të dëgjimit dhe dëshmitë tregojnë se këtë e bëjnë më së shpeshti të rinjtë, që dëgjojnë muzikë me volum të lartë me orë të tëra gjatë tërë javës dhe nuk kanë ide se po vënë në rrezik dëgjimin e tyre, ka deklaruar Komisioneria e Punëve të Konsumatorëve pranë Bashkimit Evropian. Mund të kalojnë vite të tëra gjersa të shfaqet dëmi i shkaktuar në vesh dhe pastaj thjeshtë është tepër vonë. Këto standarde bëjnë ndryshime të vogla teknike në lexues kështu që në nivel të zakonshëm, përdorimi normal është i sigurt. Nëse konsumatorët zgjedhin të mbishkruajnë të dhënat e zakonshme ata mund të bëjnë këtë gjë, por do të ketë paralajmërime të qarta në mënyrë që ata të kuptojnë rrezikun që mund të paraqitet
Kuneva ka shpjeguar se rregullat ekzistuese të Bashkimit Evropian momentalisht nuk përshkruajnë një limit maksimal të zërit apo nuk kërkojnë nivele specifike të volumit. Megjithatë, standardet e së ardhmes pritet të përfshijnë më shumë se një paralajmërim të përgjithshëm mbi nivelet e rrezikshme të volumit në një udhërrëfyes të përdorimit.
Përdorimi i sigurt varet në kohën e ekspozimit dhe në nivelet e volumit. Në 80 dB(A), ekspozimi do të duhej të jetë i limituar në 40 orë në javë. Në 89 dB(A) ekspozimi do të duhej që të mos tejkalojë 5 orë në javë deklaroi Kuneva. Nivelet e ekspozimit të sigurt do të duhej të jenë elemente të zakonshme në produkte. Nivelet më të larta të ekspozimit mund të lejohen, duke pasur parasysh se ato do të zgjidhen prej përdoruesit dhe se produkti do të përfshijë një informatë të saktë mbi rrezikun që mund të paraqitet.
Kuneva gjithashtu ka bërë të ditur se një propozim i tillë nga CENELEC, një standard i BE-së, mund të zgjas deri në 24 muaj. Megjithëse standardet e BE-së nuk janë të detyrueshme, limit i volumit de facto mund të bëhet normë industriale nëse miratohet nga Komisioni Evropian dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1173
Prapashtesa .yu (Jugosllavia) do të largohet nga interneti Ueb faqet e internetit që kanë përcaktimin e një territori që do të përfundonte me prapashtesën .yu do të përfundojnë së ekzistuari pas datës 30 shtator.
Përcaktimi në fjalë (.yu), që i referohet ish-Jugosllavisë, do të zëvendësohet me prapashtesën .rs për Serbinë dhe .me për Malin e Zi.
ICANN, instituti që merret me përcaktimin e emrave dhe të numrave për vendet e ndryshme të botës, ka ofruar më shumë kohë sesa që ishte parashikuar për të bërë kalimin transit të ueb faqeve, para se prapashtesa .yu të largohet përfundimisht.
Supozohet se ekzistojnë diku rreth 4 mijë faqe interneti që ende nuk kanë migruar në përcaktimin e ri.
ICANN ka larguar pjesën .yu nga lista e ueb faqeve pasi që Jugosllavia është shpërbërë dhe në vend të saj u krijua unioni Serbi-Mali i Zi, që gjithashtu është shpërbërë në vitin 2006.
ICANN ka deklaruar se përcaktimet e reja .rs dhe .me janë më të përshtatshme, pasi që Jugosllavia nuk ekziston më.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1171. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1171

Riparimet automatike të Microsoft po kryejnë punë Microsoft ka bërë të ditur se në vend se të mundohen të ndreqin problemet me kompjuterët e tyre, pronarët thjeshtë mund të klikojnë butonin Fix it dhe kompjuteri merret me problemin.
Qysh prej muajit Janar, Microsoft ka shtuar riparimet automatike për një bashkësi të problemeve në kompjuter për të cilat ekziston një zgjidhje e thjeshtë e mundshme. Gjatë gjashtë muajve të fundit, kjo kompani ka shtuar më shumë se 300 Fix it të reja për të automatizuar hapat e nevojshëm për të zgjidhur një problem, për të ndryshuar një të dhënë ose edhe për tu mbrojtur ndaj viruseve.
Së fundi, Microsoft ka përdorur këtë qasje për ti ndihmuar njerëzit të mbrohen ndaj lëshimeve të pa-arnuara.
Nëse ne i dimë cilët janë ata 15 hapa, pse nuk e skriptojmë këtë gjë tha Lori Brownell, menaxher gjeneral i Microsoft për kualitet të produkteve dhe përkrahje online, në një intervistë gjatë muajit shkurt.
Gjatë kësaj jave Microsoft ka theksuar se ky mundim po kryen punë, duke paraqitur më shumë se 7 milion përdorues të cilët kanë përdorur riparimet automatike dhe në 95% të rasteve, butoni Fix it tërësisht ka zgjidhur problemin.
Microsoft tha se riparimet ofrohen në 23 gjuhë dhe paraqiten në reklamat e kompanisë. Në Facebook edhe në Twitter ju gjithashtu do të gjeni një faqe Fix it.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1168. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1168

Dell sjellë Latitude Z me mbushje pa tela Dell ka shpalosur laptopin e saj Latitude Z, që është një makinë e rangut të lartë dhe që ofron mbushje pa tela dhe induktive
Latitude Z me madhësi 16 inç gjithashtu veçohet me një ekran të definicionit të lartë WLED (1600 x 900 piksela), së bashku me një kamerë 2 megapiksel që i lejon përdoruesit me lehtësi të skanojnë kartelat e biznesit dhe të kopjojnë dokumente. Përveç kësaj Latitude Z përkrah WLAN, Bluetooth dhe 3G WWAN si mundësi opsionale.
Sipas Dell, Latitude Z i fuqizuar nga procesori Intel Core 2 Duo është i drejtuar kah edukatorët, avokatët dhe profesionistët kreativ.
Dell Latitude Z kombinon një dizajn të hollë dhe të lehtë me funksionalitet të mbushur me veçori, shpjegoi Michael Keithley, nga Creative Artists Agency CIO.
Me mundësi për dy SSD, kamerë të integruar, mikrofon, ekran të jashtëzakonshëm, etj, ky laptop ka pothuajse çdo gjë që do të dëshironit nga një laptop mobil all-in-one.
Megjithatë, nuk është secili i gatshëm për të marrë në duar një Latitude Zz për shkak se ai bart një çmim vërtetë të lartë prej 2.000 dollarë. Në fakt, kolegu ynë nga PC World Jared Newman, ka kritikuar mbushësin pa tela të Latitude, duke e përshkruar si një gjest të thatë për të bërë bujë.
Mbushësi pa tela i Dell Latitude Z mund të ofrojë një liri për një grup njerëzisht që urrejnë kabllot e rrymës, por për pjesën tjetër, është një gjest i thatë për të bërë bujë, të cilin shumica e përdoruesve nuk do ta përdorin tha Newman.
Për këto privilegje, ju duhet të paguani përveç 2.000 dollarëve për Latitude Z edhe 200 dollarë shtesë. Për këto to holla, me më qejf do të blija një apo dy kabllo të rrymës, dhe do ti vendosja në vende ku e përdor më së shumti laptopin tim përfundoi ai.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1165. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1165

Honda CR-Z i gatshëm për premierë në Tokio Një prej automjeteve që pritet me padurim në panairin e radhës së automjeteve në Tokio është kupeja e CR-Z e Hondas. Ai është dashur të paraqitet në versionin serik, mirëpo, duket se japonezët janë bërë pishman dhe në të do ngjisin shenjën koncept.
Automjeti sportiv me dy ulëse i cili me shumë gjëra na përkujton në modelin legjendar CRX do të duhej të futej në prodhim serik qysh vitin e ardhshëm në Japoni, e për një kohë jo shumë të gjatë të shihet edhe nëpër rrugët e Evropës.
Automjeti, mu sikur edhe modeli i parë konceptual i cili është paraqitur në vitin 2007 në panairin e Tokios, është hibrid i cili përbëhet nga motori 1.5 litërsh me katër cilindra dhe elektromotori. Fuqia në boshtin e përparmë transmetohet me anë të marshit me gjashtë shpejtësi, gjersa tani për tani në Honda fshehin informatat për fuqinë dhe performansat e tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1161. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1161

Dy modele të reja të Toshiba Satellite T100 Modelet e reja në linjën Satellite të laptopëve të Toshibas, T115 e T125, janë të bazuara në platformën CULV të kompanisë Intel.
Toshiba ka paralajmëruar dy modele të reja një linjën e saj të laptopëve. Bëhet fjalë për modelin 11.6 inçësh Satellite T115 dhe T135 me 13.3 inç. Të dy laptopët janë të pajisur me ekranet me ndriçim LED të prapavijës, të bazuar në platformën CULV të Intel dhe vijnë me sistemin më të ri operativ Windows 7 nga Microsoft. Kohëzgjatja e baterisë në të dy laptopët është deklaruar të jetë nëntë orë, kanë lexues të integruar të pesë lloj kartelave të memories dhe dalje HDMI.
T115 ka ekran me rezolucion prej 1.366 x 768 piksela, vjen me procesor 1.3 GHz Celeron apo Pentium me dy bërthama. Është integruar edhe disku i kapacitetit 250 gigabajt, Wi-Fi e kamera e uebit, mirëpo Toshiba nuk ka njoftuar sa ky laptop ka memorie RAM. Çmimi fillestar në tregun amerikan do të jetë 450 dollarë. Modeli T135 vjen me Pentium me një apo dy bërthama dhe Bluetooth. Kapaciteti maksimal i diskut do të jetë 500 gigabajt derisa në të do të mund të integrohen maksimalisht 4 gigabajt RAM. Çmimi fillestar në tregun amerikan do të jetë 600 dollarë.
Laptopët do të dalin në shitje në të njëjtën kur fillon edhe shitja e sistemit operativ Windows 7, respektivisht më 22 tetor.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1157

Celular me energji diellore
LG në telefonin e vet të ri celular GD510 shfrytëzuesve do tu ofrojë mundësinë e integrimit të çelive diellore në kapakun e baterisë. Me këtë, ky telefon është bërë edhe ideal për njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm për mjedisin dhe shfrytëzuesit që kursejnë energjinë.
Telefoni LG GD510 Pop bie në kategorinë e mesme, që do të thotë se shfrytëzuesit e tij nuk do të mund të shfletojnë internetin me anë të rrjeteve WiFi e as në shpejtësitë e mëdha që ofron gjenerata e tretë (3G) e celularëve. Shpejtësitë më të mëdha me të cilat ky telefon i qaset interneti janë ato të cilat i mundëson protokolli EDGE.
Vizualisht, ky telefon jep përshtypjen e një pajisje shumë më të shtrenjtë. Për këtë, para së gjithash, meritor është ekrani i madh i ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 240 x 400 piksela. Celulari ka edhe fotoaparat digjital me rezolucion prej tre megapiksela dhe tetë gigabajt të memories interne.
Telefoni do të duhej të del në shitje gjatë muajit tetor me çmim tani për tani të panjohur, e nuk dihet se as sa do të kushtojë shtojca e shtresës diellore e cila do të vendoset në pjesën e prapme të telefonit. www.lgmobile.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1154

Rritje e madhe e infektimeve kompjuterike Brenda vetëm një muaji, numri i kompjuterëve të infektuar me softuerë dashakeq është rritur për 15 për qind, thuhet në raporton e kompanisë për siguri kompjuterike – Panda Security. Në mbarë botën numri mesatar i kompjuterëve të infektuar me softuerë të ndryshëm dashakeq është ngritur në 59%, që është niveli më i lartë i shënuar deri më tani.
Në mesin e 28 shteteve të cilat Panda i ka analizuar në raportin e saj listës i prinë Tajvani me 69% të kompjuterëve të infektuar, derisa në fund të listës gjendet Norvegjia ku vetëm 39 për qind e kompjuterëve janë të infektuar.
Më së shpeshti kompjuterët janë të infektuar me trojanë dhe adware, pasuar nga krimbat dhe viruset në vendin e tretë dhe të katërt. Rritja e madhe e numrit të infektimeve sqarohet me mënyrat e reja të shpërndarjes së softuerit dashakeq me anë të rrjeteve shoqërore, video incizimeve dhe postës elektronike.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1150. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1150

Karavan atraktiv hibrid nga Subaru Me afrimin e datës së hapjes së panairit të automjeteve të Tokios, prodhuesit japonez kanë filluar të zbulojnë adutët e tyre. Sikur edhe deri më tani, në këtë vend të largët rolin kryesor do të luajnë konceptet e automjeteve, e një prej atyre interesant është përgatitur edhe nga prodhuesi Subaru.
Bashkëpunimi me Toyotan i ka mundësuar prodhuesit Subaru të zhvillojë konceptin Hybrid Tourer Concept i cili ka tre motorë.
Në pjesën e përparme është vendosur motori dylitërsh me benzinë dhe turbo-mbushës, një motor me djegie të drejtpërdrejtë të cilin e shoqëron elektromotori me fuqi prej 10 kW. Ky ¬çift motorësh përkujdeset ekskluzivisht për boshtin me ndihmën e marshit automatik CVT, derisa për boshtin e pasmë koncepti i Subaru është shfrytëzuar me edhe një elektromotor tjetër prej 20 kW. Motori i pasmë furnizon boshtet vetëm gjatë shpejtësive të ulëta dhe atëherë kur nevojitet fuqia maksimale.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1146. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1146

Toyota tërheq 3.8 milionë automjete Prodhuesi më i madh i automjeteve, Toyota Motor Corporation, ka njoftuar se nga tregu amerikan do të tërheq 3.8 milionë automjete. Arsyeja e tërheqjes së gjitha këtyre automjeteve janë shtresat e plastikës ku vozitësit i pushojnë këmbët të cilat mund të bëjnë papuçen e gazit të ngujohet dhe të sjellin deri tek aksidenti.
Nga Toyota kanë thënë se janë duke punuar me shërbimet shtetërore amerikane për zgjidhjen e këtij problemi dhe kanë paralajmëruar se pronarët e automjeteve ndoshta do të informohen qysh javën e ardhshme.
Zëdhënësi i Toyotas për SHBA Irv Miller ka thënë se pronarët do të duhej të largonin këto shtresa nga automjetet e tyre derisa të mos gjendet një zgjidhje.
“Papuçja e ngujuar e gazit mund të bëj automjetin që të ecën shumë shpejt, me çrast mund të bëhet shumë e vështirë që ai të ndalohet dhe të sjell deri tek aksidenti, lëndimet apo vdekja, ka tërhequr vërejtjen Miller. Shërbimet federale amerikane kanë njoftuar se kanë pranuar 102 raste të aksidenteve në të cilat ishin përfshirë automjetet e Toyotas, e për të cilat ndoshta do të mund të kenë qenë fajtore pikërisht këto shtresa.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1142. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1142

Celular me fotoaparat prej 12 megapiksela Celulari Samsung SCH-W880 është i pajisur me fotoaparat prej 12 megapikselash, e pamja e tij lë të kuptojë se bëhet fjalë më shumë për një fotoaparat i cili ka mundësi edhe të bëj telefonata.
Kompania Samsung edhe zyrtarisht ka njoftuar për ekzistimin dhe fillimin e shpejtë të shitjes së telefonit celularit i cili do të jetë i pajisur me fotoaparat digjital me rezolucion 12 megapiksela dhe me objektiv të aftë për zmadhim të trefishtë të fotografisë.
Brenda mundësive të fotoaparatit bie edhe incizimi i video materialeve me rezolucion prej 720 p. Krejt këto që u përmendën e bëjnë SCH-W880 të kategorizohen në mesin e fotoaparateve kompakte digjitale të ditëve të sotme.
Kjo pajisje tani për tani sigurisht do të shitet vetëm në Korenë Jugore, por besojmë që prodhuesi korean do të vendos që ta shes edhe në tregjet tjera të botës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1139
Top