Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Celular me Windows XP Një kompani jo shumë e njohur kineze ka paraqitur celularin me pajisje të plota dhe versionin komplet të sistemit operativ Windows XP.
Kompania kineze In Technology Group ka paralajmëruar celularin e bazuar në sistemin e plotë operativ Windows XP. Pajisja vihet në funksion nga procesori Super Mobile i AMD-së në kombinim me 512 MB apo 1 GB memorie si dhe diskun klasik të kapaciteteve 30, 60, 80 e 120 gigabajt apo me disk SSD prej 8 deri në 64 GB.
Celulari i emëruar xpPhone ka ekran 4.8-inçësh të ndjeshëm në prekje (800 x 480 piksela), WiFi, Bluetooth, GPS dhe lidhje 3G. Në të gjendet edhe kamera prej 1.3 megapikselash, video dalja VGA, gjersa janë integruar edhe audio konektorët dhe një USB.
Edhe pse prodhuesi thekson kohën e bisedës prej 5 orësh dhe kohën në pritje prej 5 ditësh, në përdorimin e vërtetë të Windows bateria standarde mbetet e zbrazur për shtatë orë. Kjo pajisje peshon 400 gramë derisa çmimi nuk është bërë publik.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1136. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1136

22 të pandehur, kërkojnë ricopëzimin e procesit Procesi gjyqësor në ngarkim të 28 të pandehurve të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, është hapur dje pas disa zvarritjeve të njëpasnjëshme hapjes së seancës së parë. Gjithsesi sërish avokatët e disa prej të pandehurve kërkuan copëzimin në dysh të dosjes.
Këta të fundit, duket se nuk janë mjaftuar me ndarjen e dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mos legjitimimit të familjarëve të viktimave në këtë proces gjyqësor, si dhe ndarjen e proceseve civile nga ato penale dhe pezullimin e tyre. Dje ata parashtruan një kërkesë tjetër për ndarjen e dosjes, për 22 prej të pandehurve që nuk akuzohen për vrasje, nga 28 të tillë në total që ka procesi.
Kështu, mbrojtësit ligjorë të të pandehurve për të cilët u kërkua ndarja e dosjes, kërkuan që ata të gjykohen veçmas nga të pandehurit e akuzuar për “vrasjet” e shkaktuara nga shpërthimi i punishtes së demontimit të fishekëve e predhave në ish-repartin e tankeve më 15 mars të 2008.
Kjo ndarje do të thotë, se nëse ndahet dosja, të pandehurit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi dhe Sokol Ngjeçi, të gjykohen veç nga pjesa tjetër që kanë akuzën e vrasjes. Vetëm dy prej 28 të pandehurve të kësaj dosjeje, në fjalën e tyre para gjykatës u shprehën se “nuk kishin kërkesa paraprake për këtë fazë gjykimi”.
Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe administroi seancën gjyqësore për rreth tre orë, vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor deri në mëngjesin e javës që vjen, për tu shprehur me vendim në lidhje me kërkesat e avokatëve dhe kundërshtimet e prokurorisë në lidhje me këto kërkesa.
Të pranishëm në sallën e gjyqit që ndodhet në katin e parë të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, kishin preferuar të paraqiten vetë shtatë të pandehur, ndërsa, 20 të pandehurit e tjerë nuk preferuan të paraqiten në seancën e pestë gjyqësore që zhvillohet pranë kësaj gjykate, ku kryesues i treshes gjykuese është Ridvan Hado.
Gjithashtu, i vetmi fakt që ra në sy mëngjesin e djeshëm, ishte kërkesa e avokatit mbrojtës të Ylli Pinarit, i cili kërkoi nga Gjykata të zhvillojë seancat gjyqësore me dyer të mbyllura për shkak të sekretit shtetërore, që përbën vetë puna e tyre në Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkesë, kjo që sipas gjykatës nuk mund të shqyrtohet pasi “nuk jemi në fazën e këtyre kërkesave”.
Argumentimi i avokatëve
Sipas pretendimeve të avokatëve që kërkuan ndarjen e çështjes, argumentet për këtë veprim janë disa, si për shkak se të pandehurit ushtarakë dhe civilë nuk kanë lidhje me të pandehurit e arrestuar për “vrasje”, akuzat e kryera nuk kanë lidhje me shpërthimin dhe për shkak të ekonomisë gjyqësore të mos zvarritjes së seancave gjyqësore për mungesë të avokatëve.
Kundërshtimi i prokurorëve
Përfaqësuesit e akuzës, në fjalën e tyre kundërshtuan këto kërkesa të avokatëve, duke i kërkuar Gjykatës të mos i pranojë kërkesat e avokatëvë të 22 të të pandehurve, pasi janë të pa bazuara në Kodin e Procedurës Penale.
“Institucioni i akuzës, nuk pranon veçimin e çështjeve me marrëveshje me të pandehurit apo avokatët për ekonomi gjyqësore. Nuk mund të ndahet procedimi, pasi janë në një procedim të vetëm dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin vetë të pandehurit.
Gjithashtu, kërkojmë nga gjykata të mos pranojë kërkesën e avokatëve të 22 të pandehurve, pasi ndarja e çështjes mund të sjellë pasoja në vërtetimin e fakteve dhe provueshmërisë së saj në seancat gjyqësore të ndara veçmas”-tha ndër të tjera përfaqësuesi i akuzës, prokurori Altin Dumani.
Gjykata: Procesi do vijojë ditë pas dite
TIRANË- Treshja gjykues e tragjedisë së Gërdecit, pritet të respektojë kërkesën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët në mbledhjen e fundit kërkuan nga gjyqtarët që proceset gjyqësore të zhvillohen pa ndërprerje, për çdo ditë. “Sapo të fillojë procesi gjyqësor, mbarimi i kërkesave paraprake dhe do të fillojnë seancat gjyqësore të pandërprerë për çdo ditë.
Edhe nëse mungoni ju, kemi marrë katër avokatë kryesisht të cilët po njihen me dosjen, që në çdo rast mungese të caktohen ata në këtë dosje penale”,-iu drejtua kryesuesi i treshesh gjykuese gjyqtari Ridvan Hado, avokatëve mbrojtës të cilët ngritën shqetësimin se gjyqi do të zvarritet për shkak se janë shumë mbrojtës.
Deklarimi i kryesuesit të seancës Hado nuk kaloi në vesh të shurdhër, duke sjellë reagimin e disa avokatëve mbrojtës, të cilët nën zë u shprehen “se nuk mund të zhvillosh gjyqin pa ndërprerë pasi kemi edhe procese të tjera penale që kemi në mbrojtje”,- thanë ata.
Ndarja e çështjeve Neni 93 1. Ndarja e çështjeve vendoset edhe kryesisht, vetëm kur nuk dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste: a) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza është vendosur pezullimi i procedimit; b) kur një a më shumë të pandehur nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të pavlefshmërisë së aktit të thirrjes, të padijenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të pengesave të ligjshme; c) kur një a më shumë mbrojtës nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të moslajmërimit ose për shkak të pengesave të ligjshme; ç) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevojshme të kryhen veprime të tjera. 2. Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi 1 ndarja mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, kur gjykata e çmon të dobishme për qëllimet e shpejtësisë së gjykimit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23241

Sumatra goditet nga një tërmet i ri, shkon në 500 numri i viktimave Numri i viktimave qe shkaktoi termeti ka shkuar ne 500. Shifrat rriten ne menyre alarmante. Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin indonezian Sumatra të mërkurën. Shpëtuesit luftuan në shi për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.
Ishulli i Sumatrës në Indonezi u godit nga një tërmet i dytë, më pak se 24 orë pasi tërmeti i pare i fuqishëm shkaktoi dëme në shkallë të gjerë.
Stuart Weinstein, zëdhënës për Qendrën Paralajmëruese të Cunameve në Paqësor tha se tërmeti i dytë ishte më i vogël.
“Fatmirësisht ai ishte më afër tokës dhe si rezultat nuk pres të kemi aktivitet të tipit të një cunami. Por ky tërmet nuk do ti bëjë më të lehta operacionet e ndihmës,” tha z. Weinstein, duke shtuar se pas nje termeti te madh goditjet e tjera rrezikojne te shembin godinat e demtuara”.
Viktimat
Zyrtarë indonezianë thonë se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë cunamit të së mërkurës mund t’i kalojë 1 mijë.
Tërmeti i dytë e goditi tokën rreth 200 km në juglindje të qytetit të Padangut, ku po vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit të parë.
Pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po përpiqen që të shpëtojnë mijëra vetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Nuk ka njoftime të deritanishme për viktima nga tërmeti i dytë, por ai goditi një zonë me popullatë të dendur. Rustam Pakaja, kreu i qendrës për Katastrofa në ministrinë e Shëndetësisë, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës mund të arrijë në mijëra.
Dëmet materiale
Në Xhakartë thotë se ekipet e shpëtimit po rrëmojnë me duar për të gejtur të mbijetuar, sepse ende nuk kanë mbërritur mjetet e nevojshme për të ngritur pesha të rënda. Tërmeti rrëzoi shtyllat e energjisë elektrik dhe dëmtoi rrugë, duke e bërë të vështirë që ndihma të arrijë në zonat më të prekura.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë deri tek numri i madh i atyre që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Por rrugët dhe linjat e furnizimit me energji elektrike e ato telefonike janë ndërprerë.
Cunam shkatërrimtar në ishujt Samoa, 85 të vdekur
30 shtator
Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të medha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet të jenë përmbytur nga valët e mëdha.
Banorët lokal thonë se janë dërmuar nga një dridhe e madhe që është pasuar nga dridhje të tjera të gjata disa minuta.
Zyrtarët kanë shprehur frikën se fshatra të tërë mund të jenë përmbytur dhe se shumë trupa mund të jenë varrosur në rërë.
Ata që ishin me fat kanë arritur në vende me të larta para se valët ti përbinin shtëpitë e tyre.
Niveli i vërtetë i kësaj katastrofe do të kuptohet vetëm pasi të ketë kaluar më shumë kohë.
Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen në Samoen Amerikane si katastrofë e madhe dhe ka urdhëruar fonde federale përt të ndihmuar situatën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23244. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23244

Babai i mirë dhe fëmijët e tij Deri më këtu kam shkruar pas tregimeve të dëshmitarëve pamorë dhe pas vetë rrëfimeve të tij historinë e një njeriu që mori nam falë ndihmës së një fati të verbër pa besë e pa fé.
Tani do të flas për ngjarjet që ndodhën pak para zbritjes sime në Epir dhe për ato që i përjetova vetë gjatë një qëndrimi dhjetëvjeçar si konsull i përgjithshëm i Francës pranë vezirit Ali pasha të Janinës.
Tani që kam mbërritur te kjo pjesë e analeve të satrapit të Epirit, tmerrohem nga karriera e përgjakur që hapet përpara meje.
Më duhet të zbuloj sa e sa fëlliqësira, pabesi dhe krime; kaq e vështirë është lënda që duhet të shpalos këtu, saqë, megjithë korruptimin e sotëm të kodeve politike, kam frikë se mos u dukem cazë i anshëm atyre zotërinjve që tallen me nderin dhe gjakun e popujve, sepse, edhe pse në thelb e përçmojnë humanizmin, shpirtrat e tyre janë ende larg së përfytyruari se gjer në ç’skaj arrin një tiran i pafre, vetëm e vetëm që të kënaqë pasionet e tij, i sunduar kryekëput nga ambicia; mirëpo më anë tjetër më duket e domosdoshme që të ndërtoj një tërësi tablosh, disi më pak të neveritshme, duke lënë mënjanë shumë e shumë hollësi të pështira që morali s’i gëlltit dot; arrij të jap kështu jetën e një njeriu që i përket historisë moderne të Greqisë, si për shkak të tërmetit që vuri në lëvizje, ashtu edhe për të këqijat pa numër që solli sundimi i tij, duke marrë kësisoj që në gjallje gjykimin e brezave të mëpasëm mbi të.
Shkatërrimi i suljotëve, atyre që kishin ngadhnjyer për mbi njëqind e dyzet vjet mbi orvatjet e muhamedanëve, e rriti pa masë famën e satrapit të Janinës; bëmat e tij këndoheshin nëpër Shqipëri dhe rrëfeheshin nga njëri skaj i perandorisë në tjetrin. Turqit e quanin shpëtimtari; zëri i lavdisë së tij mbërriti deri te sulltani, i cili mendoi se nuk mund ta shpërblente më mirë fatkeqësinë e të krishterëve të pavarur të Epirit sesa duke i dhënë atij titullin dhe autoritetin e valiut të Rumelisë.
Për të kjo do të thoshte që i jepeshin në dorë mundësi për t’u shquar sërish, pasi në Maqedoni e Thraki bënin kërdinë aso kohe bandat e kusarëve. Kersalët apo Krisalidët, diçka si condottieri, ku përziheshin bullgarë, tribalë e shqehë së bashku, të prirë nga kapedanë kokëkrisur, shkretonin rrethinat e Filipopolisit dhe luginat e malit Pange, duke u shtyrë me shpeditat e tyre deri në Pelagoni. Karvanet s’qarkullonin dot, punët e shtetit ishin pezulluar, kasnecët plaçkiteshin, asnjë autoritet qeveritar nuk njihej më.
Dyshohej se pashallarët e Smokovos dhe të Shkupit kishin interes t’i mbanin e t’i mbështesnin këta kaçakë apo hajdutë; kishte ardhur ora që t’u vihej fre të tilla rrëmujërave. Ja pra ç’detyrë i ra të zgjidhte fitimtarit të Nikopolisit dhe të Sulit; megjithatë, siç do të mësohej më vonë, nderet e shumta fshihnin një prapamendim të qeverisë otomane.
Veziri i Janinës po i bënte si shumë hije kështu, ndaj duke i lajkatuar ambicien krijohej mundësia që ta kompromentonte me një mision, të cilit vetë i trembej; kështu që po të dështonte mund të hiqej qafe, ose edhe të kapej e të likujdohej me t’u larguar nga trevat e qeverisura prej tij.
Ali pasha në të vërtetë nuk kishte asnjë të dhënë për këto plane, megjithatë masat i mori sikur të ishte rrethuar prej armiqsh.
Me ndihmën e fermanit perandorak mblodhi rreth vetes dhjetë mijë ushtarë shqiptarë, me të cilët kaptoi Pindin dhe e vendosi fushimin në Bitolë në pranverë të vitit 1804. Pasi i qëroi zonat rreth e qark nga disa tufa banditësh dhe i bëri sërish tok forcat e ajanëve të Ilirisë e të Maqedonisë këtej Vardarit, e kapërceu këtë lumë në Çuperli.
Mblidhte atë kohë nën flamujt e vet, pos njësive të veçanta, kontingjentet e pashait të Delvinës, vezirit të Beratit, bejlerëve të Myzeqesë, vojvodave të Taulantisë, sanxhakut të Shkodrës, djep trimash; pastaj krerët e Dibrës, Ohrit, Lakulakut, Baksorit, kantoneve të malit Bora, të Kalkanderenit, të Prishtinës, si dhe gjithë spahinjtë e Thesalisë.
Erdhën e iu paraqitën pastaj në shtab, të rusur nga gurrat që ushqejnë lumenjtë e Maqedonisë, kaloria e Seresit, agallarët e trevës së Selanikut, timariotët e Melenikut, të Kavalës, Dhramës, të Demir-Hisarit, Radoviçit, Humlekeut, Dubnicës dhe krejt bajraku i Sofjes: mbërriti kështu te portat e Filipopolisit në krye të një ushtrie me mbi dyzet e tetë mijë vetë.
Fushimin e ngriti jashtë qytetit, mes ultësirës pa anë të Thrakisë, këtu thirri para gjyqit të vet edhe krerët e rebelëve që ishin kapur deri më aty, u preu kokat pashallarëve të Shkupit dhe të Smokovos, burra viganj, të cilëve u trembej personalisht, shkoi pastaj në shpatë disa njerëz kuturu dhe u kënaq që më të rëndësishmit t’i mbante robër.
Në gjithë qytetet nga kaloi pati vënë haraç; kush i afrohej, duhej t’i dorëzonte shuma të majme dhe ky lloj marshimi, sa i çuditshëm aq edhe aktiv, e bëri shumëkënd të mendonte se tani perandorisë do t’i jepej grushti fatal.
Në kampin e tij po dëgjoheshin thirrje të pazakonta; emri i sulltanit zihej në gojë vetëm me përçmim; çdo mbrëmje nën shatorren e Tartar agait të tij këndohej karmanjola, kur papritur mes gjithë këtyre njerëzve të ndarë nga njëri-tjetri prej gjuhëve dhe interesave plasi revolta. Kjo lëvizje ishte pasojë e grushtit që kishte menduar Divani, i cili e quajti çastin të volitshëm për ta qëruar Ali pashën.
Njerëzit kishin rrëmbyer armët dhe ishin nisur drejt shtabit të tij të përgjithshëm, kur papritur ai u doli para rebelëve i rrethuar nga shqiptarët e tij besnikë. “Doni që të dalim nga plogështia?! thirri ai. Jam me gjithë zemër me ju.
Oburra pra, t’i ngrëmë çadrat dhe hajt më ndiqni nga pas; takohemi para Sofjes!” Sa tha këto fjalë, u nis vetë i pari për marshim, i bindur se ai sinjal do t’i shpërbënte pa vonesë njësitë më rebele, që mezi ç’prisnin rastin për t’u kthyer në krahinat e tyre.
Mori pastaj rrugën e Bitolës, ndërkohë që ministrat e padishahut, me frikë në zemër, po prisnin të shfaqej në portat e Stambollit që t’i hynte spastrimit të këtij qyteti, kur mbas pak morën vesh se ishte kthyer mbrapsht përmatanë Vardarit.
Këtu mori frymë i qetë e i lehtësuar dhe i kërkoi Portës që t’i jepnin kartë të bardhë, nëse donin t’u vinte prapë nëpër fushime. U ngutën t’ia plotësonin dëshirën, duke i kumtuar se padishahu, tepër i kënaqur me veprimet e tij, ia tërhiqte fuqitë me të cilat e pat pajosur.
Funksioni i valiut të Rumelisë shihet si titull honorifik nga personat që e marrin; kurse Aliu, njeri që nxirrte përfitim nga gjithçka i binte në dorë, i batërdisi krejt provincat e tij me haraçet që u vuri; ata që duhej t’i dënonte, i lëshoi kundrejt shpërblimesh; ngriti pastaj fortifikata artilerie, që mund të barteshin, dhe u rikthye në Janinë si pati bërë mirë e mirë plaçkë në Rumeli.
Shtrohet pyetja: a mos është vallë fatkeqësia e një vendi më e madhe kur është i lig kreu, apo kur janë të ligj favoritët e tij? përgjigja mund të jetë e lehtë, nëse pranohet që nënshtetas të emancipuar ndodh edhe të vënë në krye të tyre një princ vesemadh; kjo për arsye se sahanlëpirësit pa besë e pa fe shtrëngohen të jetojnë jashtë shoqërisë, ashtu si edhe izraelitët, të cilëve Hyu u shpifi sëmundje të rënda për shkak të idolatrisë së tyre.
Në oborrin e Aliut, sikundër në oborret e gjithë tiranëve, ndesheshe vetëm me hipokritë, besëqenër dhe bukëshkalë: si ustai ashtu dhe çirakët ishin të zhgjyer në krim. Sapo që u kthye në sundimet e veta, doli para epiriotëve si ndonjë baba i mirë që kënaqet sa herë sheh rishtas fëmijët.
Kërcitën festat dhe ahengjet në begati e hare, me po ata njerëz që do të kishin kënduar e vallëzuar njësoj sikur të merrnin vesh se ia kishin prerë kokën në Stamboll e ia kishin ngulur te porta perandorake e gropës së kufomave, aty ku marrin fund përgjithësisht ambiciet e mëdha.
Edhe ai vetë ishte i bindur kryekëput për këtë të vërtetë; andaj edhe ulja e disa taksave, që kishte premtuar në kohën e rrezikut, u shty për më vonë, ndërkohë që puna angari jo vetëm nuk u mpak, por u përhap si kurrë ndonjëherë.
Kështu, prej këtij forcimi të pushtetit të tij tani e tutje Epiri do të ndjente qetësinë e shtypjes; ngushëllimi i vetëm i fshatarëve ishte kur shihnin se si rrënoheshin kullat e bejlerëve, shtypësve të dikurshëm, të cilët, njësoj si ata, u vunë nën nivelin e despotizmit që, bashkë me anarkinë, pranon për popujt vetëm barazinë e mjerimit.
Si vuri poshtë të mëdhenjtë, Aliut i mbetej të thyente disa qëndresa të vockla aty-këtu dhe, nën fajësimin banal të bashkëpunimit me suljotët, me akuzën se kishin ndihmuar armikun, ua hëngri kokat njëri pas tjetrit pronarëve të pasur të Akarnanisë dhe Etolisë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23247. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23247

Drafti, hiqen makinat shtetërore, ja kategoritë që spërfitojnë Kryeministri Sali Berisha ka gjetur një mënyrë të re për të kursyer, pas shpenzimeve kolosale për zgjedhjet 28 Qershorit. =e mbledhjen e djeshme të qeverisë, kreu i ekzekutivit ka vënë në jetë një premtim të para katër viteve, atë të heqjes së makinave shtetërore deputetëve, për të kursyer ashtu siç tha edhe ai, plot 30 milion dollarë në vit. Bëhet fjalë për draftin më të ri “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, që në thelb konsiston në heqjen e privilegjit të makinave shtetërore për çdo rang të administratës. Pas miratimit të projektligjit në Kuvend, të drejtën e përdorimit të makinave shtetërore do ta kenë vetëm Presidenti, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, ministrat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtori i Shërbimit Informativ, kryetari i opozitës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Berisha nuk përfshiu dje në këtë kategori drejtuesen e organit të akuzës, ndërkohë që në draftin e përgatitur është përfshirë edhe Prokurorja e Përgjithshme.
“Ligji nuk njeh të drejtë targe zyrtare për asnjë zyrtar tjetër. Brenda këtij grupi propozoj që të njihet e drejta e përdorimit të automjetit edhe për qëllime jozyrtare, pra në fundjavë, por me kushtin që duke filluar nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri duhet të depozitojnë 500 mijë lekë të vjetra në vit në llogarinë e institucioneve të tyre, për shpenzimet e naftës”,- tha Berisha, duke shtuar se “ata zyrtarë që nuk duan të përdorin automjetin në kohën jozyrtare mund të mos e depozitojnë këtë shumë”. Drafti përmban dy kategori kryesore të ndara në kategoritë me targë zyrtare dhe ato me targë jozyrtare. Në kategorinë me targë jozyrtare janë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarët e bashkive të mëdha, të cilët do të përfitojnë një bonus për transport prej 45 mijë lekësh në muaj. “Mendoj se Parlamentit duhet t’i lihet një fleksibilitet për të respektuar distancën. Kjo shumë do të jetë mesatarja, por parlamenti ka një sekretari për buxhetin, e cila mund të bëjë llogaritjen, sepse nuk mund të ketë të njëjtin nivel Tirana me Gjirokastrën ose Kukësin”,- shtoi ai. Një bonus prej 35 mijë lekësh, do të përfitojnë grupi i zv.ministrave, këshilltarëve të Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesit e enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zv.drejtorët e policisë dhe të shërbimit informativ, Kryetari i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, KQZ-së, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, zv.kryetari i KLD-së, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ndërsa në një tjetër kategori, përfshihen drejtuesit e agjencive, si ajo e pronave dhe kryetaret e bashkive të tjera që do të përfitojnë një bonus prej 30 mijë lekësh. Kreu i ekzekutivit shtoi se do të ketë edhe një kategori tjetër zyrtarësh, të cilët do të trajtohen me 20 mijë lekë në muaj bonus.
Kategoria me makina me targe zyrtare:
Presidenti
Kryetari i Parlamentit
Kryeministri
Ministrat
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
Drejtori i Shërbimit Informativ
Prokurorja e Përgjithshme
Kryetari i Opozitës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Kategoria që përfiton bonus 45 mijë lekë
Deputetët
Kryetarët e bashkive të mëdha
Kategoria që përfiton bonus 35 mijë lekë në muaj
Zv.ministrat
Këshilltarët e Presidentit
Këshilltarët e Parlamentit
Kryeministri
Drejtuesit e enteve rregullatore
Komandanti i Forcave të Armatosura
Zv.Drejtori i Policisë
Kryetari i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive
Kryetari i KQZ-së
Kryetari i Akademisë së Shkencave
Rektorët e universiteteve
Zv.Kryetari i KLD-së
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Drejtuesit e Prokurorisë
Drejtuesit e Gjykatës së Krimeve të Rënda
Drejtuesit e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit
Kategoria që përfiton bonus 30 mijë lekë në muaj
Drejtuesit e agjencive
Kryetarët e bashkive të vogla(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23235. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23235

Banda e Durrësit, i penduari Coli: Si u vra Klodian Saliu “Shekulli” boton sot rrëfimin e Adriatik Colit për vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje kjo që nxiti edhe më tepër armiqësinë mes dy grupeve që dikur kishin qenë një bandë e vetme. DItën e vrasjes Berisha ndodhej në turqi por miqtë e Klodian Saliut ishin të bindur për fajësinë e tij dhe nisën të planifikojnë hakmarrjen.
Pamundësia për të vrarë Lul Berishën nxjerr në skenë vrasësit me pagesë nga Turqia. Tre atentatet e dështuara dhe marrëveshja që vendosi paqen e rreme. Të gjitha detajet e botës së nëndheshme të krimit në qytetin e Durrësit…
Pas 6 muajsh, kur Klodi doli nga burgu dhe kishim filluar punën me drogë, Indritit të vogël filloi t’i pëlqente vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër.
Një ditë, te muzeu shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altinin. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhamin e makinës dhe i tha: Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se je i vogël. Indriti i kishte thënë se nuk të shava.
Atë ditë u takuam në një lokal me Indritin e vogël, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri- tjetrin se kemi ngrënë bukë bashkë dhe do qeshë dynjaja me ne. Pas 10 minutash ai tha: ç’farë ka ai, hajde shkojmë në shtëpi të marrim armët.
Shkuam morëm pistoletat dhe filluam të kërkonim Lulin. Në një makinë hipën Klodi dhe Indriti dhe në makinën tjetër unë me Altinin për të gjetur Lulin nëpër Durrës. Duke zbritur për tek “Vollga”, pamë makinën e Lulit, një benz i blinduar ngjyrë gri. Klodi e parakaloi dhe i tha që të ndalojë dhe ata ndaluan përballë shkallëve të një lokali.
Aty zbritëm të gjithë nga makina. Luli ishte me Indrit Taullain dhe Julian Meçen, ndërsa ne ishim të armatosur të gjithë me pistoleta. Klodi doli jashtë dhe nuk foli fare dhe dërgoi të vëllanë të flasë me Lulin, si vëllai më i madh. Ai del dhe i thotë si është puna që e ke kap me Indritin. Luli i thotë: thuaju atyre kalamajve të tu mos të ngacmojnë këta të mitë.
Ai i thotë: kalamaj ata nuk janë, por janë çuna që kanë lyer duart me gjak dhe po mora vesh ndonjë ngacmim tjetër, nuk ndahemi mirë me njëri-tjetrin. Ne u larguam. Klodi, të nesërmen pa Indrit Taullain tek lokali i Lulit, “Ç’era una Volta”, i cili ishte vetëm në trotuar. Klodi zbriti nga makina dhe shkoi në këmbë dhe e kapi tek qafa Indritin.
Duke e shtrënguar i thotë: “veç se kena hëngër bukë bashkë, se e di se çfarë të bëj”. Indrit Taullaj i thotë hiqe dorën. U ndanë. Atë ditë, Klodi ka qenë me Altinin në makinë. Këtë muhabet unë e mora vesh nga Klodi. Pas 4 -5 muajsh grupi i Lulit sikur forcohet. Fillojnë përsëri të shikoheshin me inat, zakonisht ngacmuesi ishte një i ardhur nga SHBA. Ne talleshim dhe qeshnim, duke i lënë të kuptohet se nuk kishte çfarë të na bënte neve.
Në darkë, unë shkova në shtëpi, gjithashtu edhe Klodi shkoi në shtëpi dhe bisedoi këtë punë me vëllanë e tij, Shkëlqimin. Shkëlqimi i thotë Klodit që nuk duhet të përplasej me Lul Berishën, pasi njeriu që e kishte nxitur është intrigë e gjallë. Në mëngjes u takuam në kafe me Klodin, i cili na tha se nuk bëhet gjë për vrasjen e Lul Berishës dhe na tregoi bisedën e bërë me vëllanë e tij, Shkëlqimin.
Një javë përpara se të vritej Klodi, erdhi nga Italia një djalë nga lagjja e Klodit. Klodi njihej me të sepse ishin çuna lagjeje. Nga bisedat mes tyre ishte rënë dakord që të hapin së bashku një sallë lodrash për fëmijë “Xhoko”.
Gjatë këtyre ditëve, ai rrinte me ne. Ditën që është vrarë Klodi, ai ka përcjellë në Rinas rreth orës 13:00 një shtetas italian, që kishte ortak në fabrikën e prodhimit të çantave në Durrës. Rreth orës 14:00, Klodi më telefonoi dhe më thotë se i ishte prish makina në rrugën e Rinasit, duke ardhur për në Durrës dhe më tha që të shkoja ta merrja.
Unë, së bashku me një kushëri të A.B jemi nisur me makinën time tip “Benz” 2500 me targa DR 1635 me germë C ose D. Klodin e kemi takuar pak më larg se fabrika e tullave në Vorë. Klodi ka hipur në makinën time dhe ai kushëriri në makinën e Klodit dhe duke e rimorkiuar jemi kthyer në Durrës te fabrika e çantave.
Pasi lamë Klodin te fabrika shkuam për ta rregulluar makinën në Shënavlash sa kalon mbi kalimin e autostradës. Blemë pjesët e këmbimit dhe e rregulluam makinën, ia dërguam Klodit rreth orës 19:00 të darkës.
Aty i kujtova se kishim ndeshjen e futbollit në orën 20:00 në kalçeto dhe u ndamë që të takohemi atje. Në orës 20:00 ishim në kalçeto dhe kemi luajtur një orë futboll me disa çuna që kanë një biznes në afërsi të qendrës tregtare.
Pas ndeshjes, e pyeta Klodin nëse ishte për kafe dhe ai u përgjigj se ishte i lodhur dhe u nis për në shtëpinë e tij, ndërsa unë shkova në shtëpinë time rreth orës 21:10 me makinën time. Klodi nga kalçeto u largua me makinën e tij që rregullim atë ditë.
Rreth orës 22:00, kur unë isha në shtëpi duke parë televizor më ka telefonuar Indrit Dokle dhe më ka thënë se ka bërë karambol Klodi me makinë. Më tha të shkoj tek Kirurgjia për t’u interesuar se ishte duke ardhur edhe ai. Indriti më telefonoi dhe menjëherë unë u vesha dhe me makinë shkova te spitali në Durrës, në Kirurgji, sipas fjalës së Indritit.
Aty mora vesh se në Kirurgji ndodhej vetëm ai djali i ardhur nga Italia, ndërsa Klodin e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak. Këto informacione i mora nga policia që gjendej aty.
Menjëherë u nisa për në Spitalin Ushtarak, ku më thanë se ishte Klodi. Rrugës më mori Indriti dhe më pyeti nëse Klodi ishte në Spitalin e Durrësit apo jo. Unë iu përgjigja Indritit se Klodi ndodhej në Spitalin Ushtarak dhe se unë po shkoja në drejtim të tij. Indriti pas ndeshjes ishte nisur për në drejtim të Tiranës, ku ka edhe shtëpinë dhe këto telefonata po m’i bënte rrugës në kthim për në Durrës.
Indriti për Klodin ishte informuar nga një person, i cili ikishte thënë se Klodi kishte bërë aksident. Kur vajta në Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili më tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti por e kishin vrarë me armë.
Pas 10 minutash, aty erdhi një i njohur i Klodit, i cili na u përgjigj se e kishte vrarë Lul Berisha. Te Spitali Ushtarak erdhi Altini, të cilin e lamë aty. Ndërsa unë dhe Indriti shkuam tek lokalin plazhin e Durrësit, për t’u qetësuar për ngjarjen.
Më pas, shkova në shtëpinë time dhe lajmërova familjen për vrasjen e Klodit dhe u ktheva tek lokali ku ishin të tjerët. Më vonë, unë dhe Indrit Dokle shkuam te shtëpia e Klodit.
Aty lajmëruam prindërit e Klodit dhe pasi sollëm trupin e Klodit nga Tirana, e bëmë gati. Të nesërmen në varrim nuk erdhi asnjë nga kundërshtarët e tij, as Luli e as shokët e tij. Mbaj mend që erdhi babai i Indrit Taullait.
Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4 – 5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit. Me Indritin, blemë një makinë “Passat”, të cilën do ta përdornim për vrasjen e Lulit. Kjo makinë ishte pa targa dhe ishte e vjedhur jashtë shtetit.
Makina kishte ngjyrë ulliri të hapur. Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën, dy persona nga Burreli njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Dy personat nga Burreli, Indritit ia gjeti Altin Olloni, që banon në komunën e Parisit Tiranë. Në fillim, erdhi Altini në Durrës që të takojë Indritin dhe ne u takuam te shtëpia e Altinit.
Te shtëpia, i thamë Altinit të na gjente dy persona dhe do t’u japim 100 mijë euro për vrasjen e Lulit. Dua të them se Indriti ka qenë shok që shumë kohë më parë me Altin Ollonin. Altini na tha: që i gjej unë. Unë mora një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, tek muzeu i Dëshmorëve, nëpërmjet agjencive që merren me dhënien e shtëpive me qira.
Kjo shtëpi është në katin e tretë të një pallati pesëkatësh, përballë ish-punishtes dhe lekët i kam paguar me faturë për 6 muaj. Këtë shtëpi do ta përdornin Ervinin dhe Albanin.
Këto të dy kanë ardhur 2 – 3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që i zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë.
Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë Skorpions me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin, tek lokali i tij “Ç’era una Volta”.
Unë i mora dy çunat dhe i dërgova nëpër rrugica deri te lokali i Lulit natën dhe u tregova vendin kur lokali ishte i mbyllur. Ata e kontrolluan vendin dhe e shëtitën në këmbë për ta njohur më mirë.
Ata nuk kishin qenë asnjëherë në Durrës. Ata kërkuan dhe shofer për të drejtuar makinën, pasi nuk njihnin qytetin. Indriti u interesua për shofer dhe një shok i tij e solli kunatin e vet nga ferma e Sukthit.
Ne i treguam shoferit se na duhet për të drejtuar makinën që do përdorim për vrasjen e Lulit dhe do i japim 20 mijë euro. Shoferi ra dakord dhe ditën kur u mbushën 40 ditë nga vrasja e Klodit, Ervini, Albani dhe shoferi u nisën për të vrarë Lulin. Shkojnë me makinën që e blemë dhe me targa gjermane false.
Albani dhe Ervini, pasi shkuan tek lokali zbritën dhe po shihnin për Lulin. Në atë kohë Luli ishte futur tek bashkia. Në ato momente, ata për të mos rënë në sy që po prisnin Lulin hynë në makinë dhe filluan të bëjnë xhiro për rreth bashkisë.
Duke bërë xhiro, i pikasi një polic rrugor i cili i ndaloi dhe në momentin që i pa armët në makinë, kërkoi përforcime. Shoferi, Albani dhe Ervini i ofruan lekë policit rrugor që t’i linte, por ky nuk pranoi dhe ata ikën me vrap, duke lënë makinën aty së bashku me armët.
Ky organizim dështoi dhe ata thirrën në telefon Indritin dhe i thanë se vrasja dështoi. Dua të theksoj se armët që i lanë në makinë çunat në makinë ishin të pastra, pra nuk ishin të përdorura më parë në ndonjë rast tjetër, pasi ne nuk mbanin armë të pista në shtëpi, që mos të kishim probleme.
Pas të dyzetave, Indriti fjeti te shtëpia ime dhe të nesërmen nisemi për në Tiranë. Atje takuam Altin Ollonin tek një lokal tek “Komuna e Parisit” dhe i themi se kështu është puna. Më pas, që nga ajo ditë kemi ndenjur 20 ditë te shtëpia e Indritit. Gjatë këtyre ditëve, ne rrinim me Altin Ollonin.
Atje unë mora një shtëpi me qira dhe Indriti zuri një dashnore rreth 30 vjeçe dhe rrinim te shtëpia e saj me qira. Indriti pagoi lekët për 6 muaj dhe ishte te Komuna e Parisit. Te shtëpia që mora unë, linim armët, ndërsa flinim tek shtëpia e dashnores së Indritit.
Gjatë kësaj kohe nuk shkonim fare në Durrës me qëllim që Luli të dilte lirshëm. Po gjatë kësaj kohe, ne takonim Altinin dhe bashkë me të edhe Albanin e Ervinin nga Burreli. Këta na thanë që do gjejmë njerëz të tjerë. Ky personi erdhi te shtëpia me qira që i morëm asaj të dashurës së Indritit. Ky djalë quhet Sela, të cilin po ta shikoj e njoh edhe sot.
Tek shtëpia isha unë me Indritin, Albanin, Ervinin, Altin Ollonin dhe Selën që ramë dakord që të bëhej vrasja për shumën prej 150 mijë euro. Dua të them se këto lekët i kishim futur në punë për të vrarë Lulin dhe i fituam pasi nisëm një dërgesë prej 20 kg heroinë nga Kosova për në Itali. Këtë dërgesë e kishim nisur pa mbushur dyzet ditët e vdekjes së Klod Saliut. Transportuesin e drogës e gjeti Indriti dhe ai ishte një kosovar.
Drogën në Itali e priste Ervin Cuko nga Spitalla dhe ai na dërgoi rreth 180 mijë euro. Këto para, 100 mijë shkuam e i morëm tek shtëpia e Ervinit dhe 80 mijë eurot e tjera i morëm më vonë. Dua të them se Ervin Cuko erdhi vetë tek ne, pas vrasjes së Klodit dhe na kërkoi të punonte me ne.
Drogën ai e priste në qytetin e Peskarës në Itali. Ndërkohë, në kohën që qëndronim në Tiranë, së bashku me Indritin kemi bërë edhe dy a tre rrugë tjera me drogë. Droga ishte e pastër dhe ne pasi e blinim, e shtonim duke përzier. Nga kjo punë që është bërë kemi fituar 600 mijë euro të thata, para të cilat i mbante Indrit Dokle në shtëpinë e tij.
Ti kthehemi edhe njëherë përpjekjeve që kemi bërë për vrasjen e Lul Berishës. Një javë rrjesht, Sela së bashku me Ervinin dhe Albanin kanë ruajtur Lulin për ta vrarë tek lokali i tij “Ç’era una Volta” te fermentimi. Pamë se ata nuk po arrinin ta qëllonin Lulin.
Ne menduam që t’i bëjmë një intrigë Lulit. Për këtë qëllim, shkuam me taksi së bashku me Indritin tek pallatet e reja tek “Vollga” dhe takuam një person ndërmjetës. Pasi e takuam, bëmë muhabet dhe i thamë që ne nuk kemi gjë me Lulin dhe i thamë që po të donte,ai të vijë të pijë kafe me ne.
Pasi bëmë këtë muhabet, unë me Indritin u nisëm për në Tiranë dhe shkuam tek shtëpia e Indritit. Kur shkuam në shtëpi, po atë natë e mori në telefon ndërmjetësi Indritin dhe i tha që të vinte me Indrit Taullajn që të na takonte. Ne i thamë që të vinte dhe të na takonte në Tiranë dhe lamë takim tek “21 Dhjetori” tek shtëpia e Indritit, në një lokal poshtë shtëpisë tek Drejtoria e Taksave.
Vonë në darkë Indrit Taullai u takua me ndërmjetësin. Pasi u ulëm tek lokali filluam bisedën dhe Indrit Dokle i tha Indrit Taullajt që çfarë kishte me neve. “Po ta dimë se jemi hasmë, na thuaj që jemi hasmë, në qoftë se nuk kemi gjë, në rregull. Ne s’jemi komandantë se komandantët vdesin shpejt. Indrit Taullai i tha që nuk kemi gjë dhe as mos e vrit trurin.
Mbasi ndenjëm një copë herë me njëri-tjetrin dhe bëmë shaka u ndamë dhe unë me Indrit Doklen shkuam tek shtëpia e të dashurës së Dokles, ku na priste Sela me Ervinin. Të nesërmen, Ervini me Selën me pistoleta në brez u nisën për në Durrës, për të vrarë Lul Berishën.
Të dy ata shkuan në Durrës me furgon. Aty rreth orës 10:00, Luli del nga shtëpia dhe Ervini që po e ruante tek polici që rri në kryqëzim, i lajmëron Selës që po e priste tek stacioni i trenit se benzi i Lulit është duke ardhur. Luli afrohet para lokalit të tij, zbret nga makina dhe po bënte shaka me Isuf Morinën dhe me një tjetër me mbiemrin Haxhiaj.
Sela ishte në trotuarin përballë lokalit dhe afrohet avash -avash pranë Lulit. Kur i afrohet, rreth dy metra pranë tij e nxjerr pistoleten, e mbush ia drejton Lulit për ta qëlluar. Në fillim qëllon Isuf Morinën.
Në atë moment fut dorën në brez ai që e kishte mbiemrin Haxhiaj dhe Sela e qëllon edhe atë dhe vazhdon duke qëlluar në drejtim të Lulit. Luli rrëzohet në tokë dhe në këtë moment, pistoleta e Seles ngeci dhe nuk mund të qëllonte më. Pastaj Sela iku me vrap dhe Luli thërret me të madhe “oj none oj none”.
Sela pas kësaj ikën dhe vjen në Tiranë dhe u takuam me të tek shtëpia e të dashurës së Dokles. Ne e pyetëm se si ndodhi ngjarja dhe ai na tregoi gjithë ngjarjen, siç e thashë më sipër. I thamë nëse e kishte vrarë, por ai na tha se nuk e kishte vrarë dot.
Atëherë ne i dhamë atij 25 mijë euro dhe Selën e nisëm për në Burrel. Në darkë shkuam tek shtëpia e Indritit dhe na mori në telefon ndërmjetësi. Telefonin e hapi Indriti dhe ai i tha: “o Indrit, çfarë na bëre”. Indriti i thotë në telefon që unë s’kam bërë gjë dhe nëse t’i mendon se unë kam bërë gjë, thuaji Lulit që të vijmë dhe ta takojmë tek shtëpia e tij në Durrës.
Më pas, ai na thotë që Luli kishte pranuar që të shkonim tek shtëpia e tij. Këtë bisedë, Indriti e përdori për t’i treguar se babai i tij ishte në dijeni që do të shkonim tek Luli, në mënyrë që Luli mos të bënte ndonjë pisllëk.
Atë natë, në përfundim të bisedës, pasi mori miratimin e Lulit ne i kërkuam ndërmjetësit që të vinte të na merrte me makinë. Pas rreth gjysmë ore erdhi tek shtëpia e Indritit shoferi i tij, me një benz “Rexhina”.
U nisëm për në Durrës dhe para se të futeshim tek shtëpia e Lulit, pistoletat që kishim me vete i lamë në makinë. U futëm në shtëpinë e Lulit, pasi shoferi foli në telefon se erdhëm dhe aty gjetëm Lulin, Plarentin, Indrit Taullajn dhe ndërmjetësin.
U hap biseda për gjuajtjen e Lulit dhe ne i thamë se nuk kishim gjuajtur. Luli na tha se juve keni fut njerëz për të më gjuajtur mua. Ne i thamë jo dhe thamë se të shikonte se mos ia ka bërë Çimi, vëllai i Klodit. Luli tha se: “nga Çimi unë rroj 100 vjet, këtë Indrit ma ke bërë ti”.
Ne i thamë Lulit që nuk kemi bërë gjë. “Po të kemi bërë gjë, ja ku na ke, na vrit. Ai na tha se përderisa ju kam ftuar në shtëpi, as qimja e flokut nuk na lëviz. Unë e pyeta se si e kishte dorën dhe ai më tha, mirë e kam. Pasi bëmë shaka pak me njëri-tjetrin, dolëm nga shtëpia e Lulit.
Luli qëndroi tek dera kryesore e shtëpisë, Lenti tek porta e jashtme. U larguam unë me Indrit Doklen, Indrit Taullain.Kur shkuam tek kryqëzimi për tek polici, unë thashë të ikim të pimë ndonjë gotë dhe i thashë të pinim në Tiranë, por ndërmjetësi nuk pranoi dhe shkuam tek një lokal i njohur në Durrës.
Por rrugës ai u dërgoi sms pronarëve të lokalit, duke u thënë: mbylleni lokalin dhe kur shkuam e kishin mbyllur. Atëherë, ne u kthyem për në shtëpi, në fillim çuam Indrit Taullain tek shtëpia e tij. Pastaj më dërguan mua tek shtëpia ime së bashku me Indritin.
Të nesërmen, së bashku me Indrit Doklen kemi shkuar në Tiranë. Mbas dy ditësh Indrit Dokle i telefonoi Indrit Taullait, pasi kishim shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ishim në makinë. Indrit Dokle i thotë Taullait që kur të vijmë të pijmë ndonjë kafe. Indrit Taullai i thotë hajde kur të duash.
E lamë një ditë të caktuar që të takoheshim me Indritin, tek shtëpia ime në Durrës. Atë ditë që e kishim lënë për t’u takuar, vjen Indriti me makinën e blinduar të Lulit tip “Benz” ngjyrë miu. Pasi hipëm në makinë, dolëm xhiro nga plazhi duke bërë muhabet.
Benzin e drejtonte Indrit Taullai, unë kisha hipur mbrapa, ndërsa para ishte ulur Indrit Dokle. Mbasi bëmë muhabet dhe një xhiro me makinë me Indrit Taullain, ai na la tek shtëpia ime dhe e lamë që të takoheshim edhe njëherë tjetër.
Mbas tre- katër ditësh ishim tek shtëpia e Indrit Dokles në Tiranë dhe po bënim muhabet të dy për të eliminuar Indrit Taullain. Ne vendosëm që të vrisnim Indritin tek benzi i Lulit, por pasi ta bënin këtë, vrasja do t’i ngelej Lul Berishës. Kështu që e vendosëm për ta eliminuar. E morëm në telefon Indrit Taullain dhe i thamë që të pinim një kafe. Indriti pranoi dhe ne i thamë që të takoheshim te shtëpia ime në Durrës.
Në të errësuar u nisëm për në Durrës dhe kur shkuam tek shtëpia ime, e lashë me Indrit Doklen që Indriti të hipte përpara makinës, ndërsa unë mbrapa. Indrit Dokle mori një pistoletë franceze me sileciator ndërsa unë mora pistoletën bereta. Kur Indrit Taullai iu afrua shtëpisë sime, mori në telefon duke na thënë se kishte ardhur.
Ne dolëm nga shtëpia me pistoleta në brez. Kur shkuam të hipnim tek makina, Indriti hapi derën e pasme dhe hipi mbrapa, ndërsa unë u ula në vendin e parë të pasagjerit. Indrit Taullai dyshoi dhe më tha: “o Tiku, do na falësh se kam një muhabet me Indritin”.
Pasi bënë muhabet rreth pesë minuta, më thërrasin mua dhe unë futem brenda makinës në vendin e parë. Shkuam deri tek Ura e Dajlanit dhe aty Indrit Taullai na thotë se ku do të shkojmë. Unë i thashë të shkojmë nga Plazhi dhe u nisëm rrugës së plazhit. Sapo hymë tek rruga e plazhit, unë i them Indritit: “si i gjuajtët Klodit, Klodi donte me të afruar”. Indriti më tha: “sa më dhemb shpirti mua për atë, nuk ju dhemb ju të dyve”.
Pastaj vazhdoi të thoshte se kishte qenë ai që e kishte penguar, se ata kanë dashur ta vrisnin më përpara (e kishte fjalën për Lulin dhe Lentin). “Isha unë ai që vendosa ta mbroj këtë punë, çfarë u bë u bë”. Pas kësaj, Indrit Taullaj e ndryshoi muhabetin dhe po na thoshte se do të vinin 50 kg kokainë nga Bolivia me 10 mijë dollarë kilogrami.
Shkuam deri në fund, te Plepat dhe aty Indrit Taullai na thotë të ktheheshim por, unë i thashë t’i binim nga unaza dhe të bëjmë atë rrugë që bëmë herës tjetër. Dhe ashtu bëmë, i ramë nga Unaza. Sapo futemi tek hyrja e Unazës, Indrit Dokle nxjerr pistoletën dhe qëllon Indrit Taullain. Taullai thërret me të madhe dhe hap derën.
Qëllohet edhe dy herë të tjera. Në atë kohë, makina ngel pa shofer dhe unë kapa timonin dhe i bie anash rrugës. Pasi ndaluam makinën kemi hedhur pistoletat në kanal, tek shinat e trenit dhe kemi ikur me mendjen se e kemi vrarë Indritin. Më pas shkuam në Tiranë, tek shtëpia e Indrit Dokles. Për vendin ku kemi hedhur armët, jam në gjendje që t’u dërgoj atje dhe t’i gjej ato.
Ditën tjetër morëm vesh se Indrit Taullai ishte akoma gjallë dhe ne u habitëm se si kishte mundësi, sepse gëzhojat dolën nga arma dhe ato i kishte gjetur Lul Berisha tek makina e tij. Këtë gjë e mësuam më vonë, disa ditë pas ngjarjes. Kur na pyetën sesi nuk e kishim vrarë Indrit Taullajn, thamë që e kishim qëlluar me fishekë mësimor, por ç’është e vërteta, ne u nisëm për ta vrarë.
Siç duket, fishekët e pistoletës së Indrit Dokles duhej të kishin qenë fishekë mësimor. Këtë pistoletë që përdori Indrit Dokle në këtë rast, na e kishte shitur Altin Olloni për njëmijë euro. Kjo pistoletë kishte fishekë kalibër 7.65 mm, por ne nuk e provuam asnjëherë, para se t’i gjuanim Indrit Taullait.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23238

Sekretet e trurit: Masa gri që na jep identitetin Truri është organi më i ndërlikuar, më i pakuptueshëm dhe enigmatik i trupit tonë. Ne mund të emërtojmë pjesë të tij, por dija jonë është e kufi zuar në lidhje me funksionin e këtyre pjesëve dhe mbi të gjitha me lidhjen që ato kanë me njëra-tjetrën. Në një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.
Truri moral Kur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru, madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fi zik që iu shkaktua, ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekëput. Nga një njeri i përgjegjshëm, i sjellshëm dhe i qetë ai u bë një person i ashpër, i pamëshirshëm dhe madje shoqërisht i papërgjegjshëm. Kjo tregoi se dëmi fizik që shkaktohet në disa zona të trurit mund të çojë në ndryshim rrënjësor të personalitetit.
Besimi dhe supersticioni Sistemi i besimit të njerëzve është një ndërthurje e gjeneve me kulturën, mënyrën e rritjes. Të gjitha këto përbëjnë edhe kornizën e përvojës njerëzore. Por, disa aspekte mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e trurit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se përvojat e mbinatyrshme që deklarohen se janë përjetuar nga disa njerëz mund të jenë edhe pasojë e “shqetësimeve” të trurit. Ndjesia e ekstazës që i shoqëron përvoja të tilla të çuditshme dhe të rralla u është atribuuar deri më sot çarjeve të vogla në lobin temporal. Shqetësimet në lobin temporal lidhen edhe me ndjesinë e një pranie të padukshme, që disa njerëz thonë se përjetojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre. Të tilla janë për shembull përvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndërsa për sa u përket të ashtuquajturave përvoja jashtë trupit, ato, sipas disa shkencëtarëve, janë të lidhura me aktivitetin e pakësuar të lobeve paralele, të cilat normalisht japin një qartësi dhe ekuilibër në lidhje me perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës.
Krijimtaria Tru të ndryshëm kanë karakteristika të ndryshme. Madje, ndryshimet janë të mëdha edhe në trurin e muzikantëve, mes atyre që improvizojnë dhe atyre që luajnë duke pasur përballë një pentagram. Studimet kanë nxjerrë në dritë se lobet frontale aktivizohen kur muzikantët lexojnë notat, por nuk funksionojnë kur muzikanti improvizon notat, duke u lënë kështu hapësirë ideve momentale. Studiuesit thonë se kjo refl ekton shumë në proceset e krijimtarisë. Kur truri pushon pas një aktiviteti shumë të ngarkuar, valët që lëshon janë të ndryshme nga ato që emeton në momentet e pikut të punës.
Dallimet seksuale Truri është shumë individual te njerëzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. Çdo njeri ka një tru me një ndërtim dhe fi ziologji të ndryshme. Ky dallim vlen edhe për gjinitë. Kështu, i ashtuquajturi corpus callosum, që lidh dy hemisferat e trurit, është më i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky është shkaku që femrat janë emocionalisht më të ndërgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtë e trurit që lidhet me emocionet është më e lidhur me të majtën, që është edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit të homoseksualëve është i ngjashëm me atë të femrave, pra ata janë më të prirur që të kenë një botë emotive dhe ndjeshmëri tipike femërore. Ndërsa te femrat lezbike, për shembull, ana e djathtë e trurit është më e zhvilluar, një tipar që ngjan me meshkujt heteroseksualë. Tiparet e trurit janë të përbashkëta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualë.
Personaliteti Studimet në lidhje me trurin kanë nxjerrë në dritë se per-sonaliteti mund të jetë “i dukshëm” edhe nga aktiviteti i zonave të ndryshme të trurit. Kështu, njerëzit që pëlqejnë aventurat, gjërat dhe eksperiencat e reja kanë një lidhje më të fortë mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndërsa njerëzit e turpshëm shfaq-in reagime të forta në amygdala. Optimizmi, bashkëpunimi dhe agresiviteti janë pasojë e aktiv-iteteve të zonave të ndryshme të trurit.
Rëndësia e përmasave Tru të ndryshëm kanë madhësi dhe peshë të ndryshme, por ka edhe përjashtime. Jonathan Swift autori i “Udhëtimet e Guliverit” kishte një tru që peshonte 2000 gramë kur vdiq në vitin 1754, ndërsa truri i Ivan Pavlovit, biologut të shquar rus që zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetëm 1500 gramë. Kësisoj mund të thuhet se deri tani nuk ka ndonjë teori për sa i përket lidhjes mes peshës dhe intelektit, por tipare të tjera mund të jenë shumë të rëndësishme.
Plakja e trurit Shumë neurone në tru mbeten të shëndetshme deri në vdekje. Por truri vetë ndryshon 5-10% në moshat nga 20 deri në 90 vjeç. Ndryshime të tjera përfshijnë zmadhim të hapësirave të ndry-shme të kafkës dhe formim të pllakave të caktuara trunore e ndryshime të tjera sipërfaqësore në dukje. Shkaku i këtyre ndryshimeve nuk është shpjeguar ende. Megjithatë, një gjë është e sigurt, se një dietë e mirë ushqimore është shumë e dobishme për shëndetin e trurit, veçanërisht përdorimi i peshkut në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, këshillohet për “fi zkulturë” të trurit edhe loja e shahut.
Dhimbja e kokës dhe migrena Një dhimbje koke është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të përdorim aspirinat, apo paracetamolët. Në rastin e migrenës nuk kemi një shpjegim fiziologjik të kësaj sëmundje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese të funksionimit të trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor të trurit dhe lëvizja e përkeqëson dhimbjen. Atë e shkaktojnë disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorë emocionalë, apo qoftë edhe një ndryshim moti. Një dhimbje klasike migrene mund të zgjasë disa ditë dhe përsëritet pas disa muajsh.
Gjumi dhe ëndrrat Pa gjumë do të kishim vdekur. Gjumi është thelbësor për shëndetin dhe nëse fl emë më pak nga sa kemi nevojë jemi të hutuar, të papërqendruar dhe humbasim aftësinë e kujtesës. Megjithatë, gjumi vazhdon që të mbetet një mister. Ciklet gjumë-zgjim janë të kontrolluara nga neu-rotransmetuesit që funksionojnë në zona të ndryshme të trurit. Ëndrrat janë një tjetër mister shumë pak i njohur i gjumit. Ajo çka dihet është vetëm fakti që gjatë gjumit aktiviteti i trurit pakësohet dhe ndodh një lloj pastrimi kimik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23226. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23226

Rregullat për mëngjesin e duhur Tre nga dhjetë europianë e nisin ditën jo në mënyrën e përshtatshme, shpesh me një kafe apo një lëng të shpejtë frutash. Por, studimet e fundit tregojnë se ajo që konsumohet në mëngjes luan një rol të rëndësishëm për të ushqyer trurin dhe evituar mbipeshë
Nëse hani rregullisht mëngjes keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të mbrojtur shëndetin, nëse jo duhet të dini diçka: nga pikëpamja e ushqyerjes, të formës fizike dhe performancave të përditshme nuk ka asgjë më të keqe se sa të heqësh dorë nga mëngjesi. Ky është një gabim që bën më shumë se 10 për qind e europianëve. Për më tepër që, nga ata që ulen në tavolinë para se të nisin ditën vetëm 30 për qind janë të mirinformuar rreth asaj që po konsumojnë. Që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës e kanë konfirmuar me dhjetëra studime. Më i fundit është ai i bërë nga një universitet anglez, i cili ka treguar të njëjtën gjë. Sipas analizës së tyre, një mëngjes i mirë jo vetëm na jep energjinë e nevojshme për aktivitetet e mëngjesit pas gjumit, por bën që në vaktet e mëvonshme trupi të marrë një numër më të vogël kalorish. Një tjetër studim që sapo ka dalë në “American Journal of Lifestyle Medicine”, tregon rezultatet më të mira në testet konjektive apo logjike të atyre që sapo zgjohen konsumojnë të paktën 350 kalori. Sikur të mos mjaftonte, të tjerë artikuj në “Public halth Nutriotin” tregojnë se kush ha vazhdimisht mëngjes ka një predispozitë më të ulët për tu bërë apo për të vuajtur nga mbipesha. Përkundrazi, adoleshentët që zakonisht e nisin ditën pa mëngjes ishin subjektet më të rrezikuar që kur të rriteshin të kishin probleme me mbipeshën. Në fund, të tjera studime tregojnë së zakoni për të ngrënë mëngjes fitohet që në moshën e fëmijërisë, që kur nëna na ushqente me gji. Por ky nuk është një problem që prek vetëm të rriturit. Edhe te më të vegjlit vihet re një tendencë e tillë: nga 10 deri në 30 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Europë e SHBA nuk hanë mëngjes, të paktën në mënyrë të rregullt. Një zakon i gabuar i përhapur që nga viti 1965, që arriti kulmin pas vitit 2000. Shkaqet? Sipas një sondazhi, janë vetë fëmijët amerikanë dhe europianë që tregojnë arsyet: pak kohë në dispozicion, përgjumja dhe mosrëndësia që i kushtojnë. E çuditshme është se si vajzat nga 11 deri në 18 vjeç tregojnë se nuk hanin mëngjes për të qëndruar në formë. Por cila është mënyra e duhur për të ngrënë mëngjesin? Çfarë duhet të hamë ekzaktësisht? Dietologët tregojnë se nuk ekziston vetëm një meny precize dhe e shëndetshme për mëngjesin, shumë kombinime ushqimesh janë më se të vlefshme. Çdokush duhet të zgjedhë sipas dëshirës së momentit. Në çdo rast të bazohen mbi një rregull të rëndësishëm: “Vakti i parë i ditës për të qenë korrekt dhe i balancuar, duhet të ketë tri shtylla kryesore: një bazë solide karbohidratesh, fruta, qumësht ose kos”. Karbohidratet, burimi kryesor i të cilave janë drithërat, biskotat, buka e thekur, veprojnë menjëherë mbi metabolizmin e glukozit dhe mbi insulinën, ndaj në vaktet e mëvonshme trupi ka nevojë për më pak kalori. Kur një mëngjes është shumë i pasur me karbohidrate, organizmi lëshon hormone që rregullojnë glikeminën, duke na dhënë edhe një gjendje ngopjeje gjatë gjithë ditës. Po ashtu, fibrat që gjenden te frutat, nëse merren në mënyrë të rregullt dhe me shumicë në një mëngjes të pasur me karbohidrate janë të lidhura me një nivel të ulët kolesteroli. “Qumështi apo kosi, një prej shtyllave ku duhet të mbështetet mëngjesi, është i domosdoshëm edhe te të rriturit, sepse përmban kalcium që është shumë i lehtë për tu përthithur nga organizmi, ndryshe nga ai që gjendet te bimët apo produktet e mishit, që është më i vështirë për tu absorbuar lehtë, sepse është i lidhur me substanca të tjera”, shpjegojnë dietologët. Përqindja e kalciumit të absorbuar në një mëngjes me bazë qumështi shkon nga 30 deri në 50 për qind, njëlloj sa ajo që merret nga uji. Por nëse në vend të qumështit konsumojmë një pjatë spinaq, kjo përqindje ulet në mënyrë drastike. Nëse jeni intolerantë ndaj laktozit dhe organizmi juaj nuk e pranon qumështin, ai pa laktoz ruan të njëjtat veti. Në rastin e intolerancës ndaj disa proteinave të qumështit mund të zgjidhet ai i sojës. Disa shembuj të mirë mëngjesesh janë si më poshtë: qumësht, corn flakes dhe fruta; qumësht, biskota të thata dhe një lëng frutash; qumësht, bukë e thekur, marmelatë dhe lëng frutash; qumësht, bukë, gjalpë, marmelatë dhe një pije; qumësht, kroasan me drithëra dhe fruta; qumësht, kroasan dhe një mollë. Po ashtu, sipas këshillave të dietologëve është mirë që mëngjesi që konsumohet në bar shpesh me briosh dhe kapuçino të mos kthehet në një zakon. Të pakëshillueshëm janë edhe modelet e menyve të mëngjesit, ku përfshihet vetëm kafeja ose çaji, edhe pse shoqërohen me biskota. Edhe mëngjeset “alla angleze” nuk janë të këshillueshme, sepse janë shumë të pasura me proteina dhe të varfra me fibra e karbohidrate. Megjithatë, mëngjeset angleze nuk përputhen shumë me dietën mesdhetare. Një dozë e moderuar çokollate në mëngjes nuk përbën problem, mbi të gjitha nëse është një motiv i mirë për tu ulur në tavolinë. Ekspertët thonë se: “Vakti i parë është në gjendje të përmbushë 30 për qind të nevojave kalorike të ditës dhe mund të bëjë që në drekë të konsumosh vetëm një pjatë me perime”. Për më tepër, ata këshillojnë se prindërit duhet gjithmonë të shohin përbërësit dhe vlerat e tyre ushqyese dhe të orientohen mbi produktet që përmbajnë pak yndyrë dhe jo yndyra të hidrogjenizuara. Roli i prindërve te mëngjesi i fëmijëve është thelbësor edhe në aspekte të tjera: “Mëngjesi shpesh nuk hahet, sepse prindërit nuk e japin vetë shembullin të parët. Duhet të jenë ata të parët që të japin modelin e sjelljes së mirë që prej lindjes së fëmijës. Qumështi i dhënë në mëngjes përbën për ta vaktin e parë të ditës. Përgjithësisht mëngjesi duhet të jetë i bollshëm, asnjëherë i njëjtë dhe shumë i larmishëm: kakao, qumësht, biskota, mjaltë, marmelatë dhe fruta. Një mëngjes optimal për një fëmijë duhet të përmbajë një sasi qumështi të barabartë me gjysmë litri, d.m.th. një tas të madh, tre katër biskota dhe disa fruta. Këto sasi mund të rriten më shumë nëse gjatë ditës parashikohen aktivitete të ndryshme fizike apo studime të lodhshme. Kështu, sipas statistikave të bëra, një në katër femra të moshës nga 25 në 37 vjeçe zakonisht nuk e hanë mëngjesin. Nuk duhet asnjëherë të harrojmë se studimet shkencore të 20 viteve të fundit kanë arritur në përfundimin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i ditës. Një mëngjes sado i thjeshtë, me qumësht, reçel apo fruta, është burim vitaminash. Ai bën të mundur një përqendrim më të madh dhe rrit mundësinë për të kontrolluar peshën. Kështu, studimet kanë treguar se fëmijët që hanë mëngjes kanë arritur rezultate të larta në provime dhe një nivel më të lartë të përqendrimit në klasë. Ata gjithashtu janë më të gjallë dhe më kreativë. E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit. Gjithashtu është vërtetuar se ata që nuk hanë rregullisht vaktin e parë të ditës, kanë më shumë mundësi për tu bërë obezë. Shumë të rritur nuk hanë mëngjes, me shpresë se do të dobësohen. Për fat të keq, ideja e humbjes së kilogramëve në këtë mënyrë është krejtësisht e dështuar.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23229. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23229

Një gjyshe në shtije, 10 vjeçarja e nxjerr në eBay për 20 mijë sterlina Një vajzë 10 vjeçare ka dashur të shesë gjyshen në sajtin më të madh të shitjeve online eBay. Ishte një shaka është shprehur Zoe më pas, por gjithsesi ajo ka tentuar ta tregtojë gjyshen, për të cilën kërkoi plot 20 mijë sterlina.
Moderatorët e faqes e fshinë shitjen me urgjencë në bazë të rregullave kundër tregtimit të qenieve njerëzore. Për gjyshen 61 vjeçare Marian Goodall, që mbesa e kishte cilësuar si të mërzitshme, por interesante kishte mjaft oferta, madje përtej parashikimeve të vajzës.
Shitja filloi të dielën, kur Znj Goodall, ishte e mërzitur pas kthimit nga spitali ku ishte shtruar për trajnim në gju. Zoe ishte ndjerë e shqetësuar nga gjendja e gjyshes dhe sa një sa dy e kishte nxjerrë në shitje. Babai i saj, Thomas Pemberton, 31 vjeç i cili kujdeset për nënën e tij me aftësi të kufizuara në shtëpinë e tyre në Clacton, tha: “Unë kisha dëgjuar që Zoe kërkonte më shumë qetësi, por nuk kisha asnjë ide se çfarë ajo ishte duke bërë në kompjuterin e saj”. “Ndërsa të nesërmen më tha unë kam vënë nënën në shitje, mbeta i habitur se si ajo ka mundur dhe si ka ditur ta bëjë këtë veprim. Më pas vajza ka thënë se kjo ishte një shaka”, rrëfen babai i Zoe, për ngjarjen e pazakontë.
“Oferta e parë ishte për 10.000 sterlina , pastaj e dyta për 20,000 dhe kur e pashë për herë të fundit në ueb, oferta ishte 20,541 sterlina. Edhe mamaja e mori me shaka duke thënë e shikoni se sa vlej”, shprehet Thomas. /Dailymail/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23232. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23232

Na ishin njëherë shqiptarët
Nga Edlira Gjoni
Pas botimeve të enciklopedisë maqedonase dhe tekstit të historisë së Shqipërisë për klasat e 12-ta, vetëm kjo ngelet të themi: Na ishin një herë shqiptarët….Nuk është aspak e këndshme të bësh paralelizma mes dy botimeve, por ja që subjektivizmi me të cilën janë shqyrtuar çështjet, është tërësisht i njëjtë. Fryma me të cilën janë përshkruar shqiptarët e Maqedonisë në njërin krah, dhe opozita e sotme shqiptare në krahun tjetër, kanë pothuajse të njëjtën filozofi përçmimi dhe zhvleftësimi. Në njërin krah, shqiptarët përshkruhen si njerëz malesh që zbritën në tokën maqedonase duke detyruar vendasit të tërhiqen në brendësi të Maqedonisë; në krahun tjetër, historisë moderne të Shqipërisë i vihet si udhërrëfyes i vetëm, kreu i Partisë Demokratike dhe mbështetësit e ngushtë të tij. Jo Azem Hajdari, por Jozefina Topalli. Në tekstin e ri të historisë së Shqipërisë, janë gjetur radhë për Lulëzim Bashën e për Damir Fazllicin, por nuk ka tepruar asnjë radhë të përmendet periudha e vështirë qeverisëse e Pandeli Majkos gjatë krizës së Kosovës. Po ashtu, janë renditur të gjitha anët negative të qeverisjes së majtë për 8 vitet e tyre të pushtetit 1997 2005, por asnjë çerek faqeje nuk ka tepruar për të hedhur pak radhë edhe për rrëzimin e skemave piramidale, ngjarjet e çuditshme të Shqipërisë së asaj kohe, apo vazhdimin e pasojave të tyre edhe sot. Për zhvillimet e viteve të fundit në Shqipëri dhe tendencën e ngjarjeve për vitet në vazhdim, sërish vjen në ndihmë James Petifer, autori dhe njohësi i mirë i gjithë Ballkanit Perëndimor, me botimin e tij të fundit, më shumë sesa historianët shqiptarë. Edhe në librin e  detajuar Çështja shqiptare, akademikut Pettifer dhe bashkë-autores Miranda Vickers, nuk u ka dalë një libër i tërë për të shpjeguar ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997 në Shqipëri, kurse hartuesit e tekstit të historisë së Shqipërisë, nuk e kanë parë me vend që të përmendin aty qoftë edhe një paragraf të vetëm. Ishte shumë interesante dhe për tu përshëndetur iniciativa mediatike dhe akademike (deri diku) për tiu kundërvënë hapur apo zyrtarisht enciklopedisë maqedonase. Për shumë arsye dhe presione,  mendohet se enciklopedia do të rishikohet, dhe kjo bëhet në kuadër të shumë detyrimeve e përcaktimeve, jashtë të cilave, shteti i brishtë maqedonas është këshilluar të mos lëvizë. Por përçmimi i tyre për shqiptarët, është deri diku i kuptueshëm. Maqedonasit kanë pakënaqësi nga bashkëjetesa me shqiptarët dhe bëjnë çmos ta bëjnë të ditur këtë fakt. Mospërputhjet etnike, kulturore, gjuhësore, fetare, e deri diku edhe historike (me gjithë ngjashmëritë e tyre), i bëjnë maqedonasit ti shohin shqiptarët si armikun e domosdoshëm për ti bërë ballë sfidës së mbijetesës si shtet. Po mirë, po autorët shqiptarë të teksteve të historisë, çarsye tiu kenë zbritur në kokë kur kanë bërë gabime trashanike edhe me datat e qeverive dhe krerëve të tyre? Ilir Meta sipas këtij libri, figuron kryeministër që në vitin 1997, kurse Pandeli Majko është lënë në harresë. Ngjarjet e zhvilluara në kohët e kryeministrisë së drejtuar nga Nano ngatërrohen në renditje kohore e përputhje ngjarjesh. Mirë maqedonasit, që flasin për qindra vjet përpara histori e pretendojnë të mos i zbulojë kush mashtrimet e tyre, po historianët shqiptarë me çfarë e gënjejnë veten, kur pretendojnë se shqiptarët nuk do ta mbajnë mend rrjedhën e zhvillimeve pas vitit 1997? Një kapitull më vete për rrugën e anëtarësimit në BE do kishte kuptim dhe do ishte i nevojshëm, që të sqarohen të gjitha hapat dhe hallkat e marrëdhënieve ShqipëriBashkimi Evropian, që prej momentit kur u nënshkrua marrëveshja e parë e tregtisë së lirë me BE-në e deri tek momenti i dorëzimit të kërkesës për të qenë vend kandidat për anëtarësim. Me shpjegimin edhe të detyrimeve kontraktuare që e presin Shqipërinë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, një kapitull i tërë për këtë pjesë të historisë moderne, do të kishte vend. Por, të flasësh për kryetaren e Parlamentit dhe për ministrin e Jashtëm në një tekst të sapo shkruar?! Jo vetëm që teksti në paragrafët e atillë i ngjan një gazete të shëmtuar partiake, por akoma më keq, leximi dhe mësimi i tij është i detyruar të jetë vetëm i asaj forme. A është kjo një çudi e arsimit apo e historisë? Mos është thjesht dhe vetëm pakujdesi e dëmshme e politikës? Në qoftë kështu, politika dhe histori-shkruajtësit shqiptarë, kanë nevojë për më shumë deklarata dhe tërheqje vëmendje e thirrje për ndryshim teksti sesa autorët maqedonas, që shanë një etni tjetër. Po kaq armiq të jenë të majtët e të djathtët në Shqipëri, saqë edhe një biznesmen i dyshuar ballkanas gjen vend në historinë moderne, kurse shtjellimi korrekt i ngjarjeve politike, ekonomike e shoqërore për 20 vitet e fundit në Shqipëri, jo? Kush e mban përgjegjësinë për këtë mungesë serioziteti me faktet? Kujt ti drejtohen akademikët për subjektivizmin e treguar? Kush e përcakton se cilat figura e cilat ngjarje duhen trajtuar më shumë, cilat më pak, e cilat hiç në tekstet e historisë? Këto ditë po flitet për historinë postkomuniste shqiptare, por para tre vjetësh, në një studim bërë sërish mbi tekstet e historisë së Shqipërisë për shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare, u vu re se edhe periudha e komunizmit trajtohet me shumë mangësi. Madje, më shumë kapituj e informacione ka mbi komunizmin e vendeve të tjera, sesa për periudhën e diktaturës në Shqipëri. Kalimi i sipërfaqshëm i 45 viteve izolim, për ta mbajtur vrapin tek shkëlqimet e Sali Berishës e të Jozefina Topallit, janë një shaka disi e rëndë për nxënësit, publikun dhe akademizmin shqiptar. Po atëherë çkërkojmë që mërzitemi me maqedonasit? Përse iu kërkojmë atyre të rregullojnë fakte, kur këto tonat i bëjmë çorbë si të duam vetë, në mes të ditës me diell, e për ngjarje që akoma po i përjetojmë? Historia ka disa probleme me ne. Prandaj më mirë po e kthejmë të gjithën në përrallë: Na ishin njëherë shqiptarët, që nuk dihet kush janë, nga vijnë, çbëjnë apo pse rrinë këtej pari. Ama kanë një kryeministër e një kryetare Kuvendi për tu pirë në kupë e për të mos u vënë në diskutim hiç. Vërtet… Na ishin njëherë shqiptarët…

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23369. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23369

Së shpejti qepë prej të cilës nuk do të qahet Shkencëtarët japonezë njoftuan se janë në prag të zbulimit të llojit të ri të qepës, e cila nuk do të shkaktojë lotë.
Shkenctarët kanë izoluar enzimën në qepën, prej të cilës u qahet edhe burrave edhe grave, që është hapi i parë në krijimin e llojit të modifikuar gjenetik të qepës, e cila do të ketë karakteristikat e njëjta, sikur ajo prej të cilës të bën të qash.
Enzima është fajtor për të ashtuquajturën lakrima efekt, pohojnë shkenctarët japonezë, duke shtuar se shijën dhe aromën karakteristike japin përbërje tjera, me çka ajo që shkakton lotë mund të eleminohet, pa mos u ndryshuar karakteristikat biologjike dhe ushqyese.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23365. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23365

Protesta partiake për enciklopedinë sot në Shkup Partitë jashtëparlamentare të shqiptarëve në Maqedoni sot do të dalin në protesta me kërkesë për tërheqjen e plotë të enciklopedisë maqedonase.
Duke e paralajmëruar protestin për para selisë së Qeverisë, organizatorët porositën se enciklopedia është një “pamflet politik”, i nënshkruar nga ASHAM-i me porosi të Qeverisë dhe si e tillë duhet të shpallet e pavlefshme.
“Protestën do ta mbajmë para Qeverisë, meqë konsiderojmë  se Qeveria qëndron prapa dokumentit që i bëri dëm të madh popullatës shqiptare”, tha Bashkimi Demokratik Kombëtar, e cila së bashku me Partinë për Prosperitet Demokratik janë organizatorë të protestës.
Organizatorët e mitingun paralajmëruan se do t`u bëjnë thirrje pjesëmarrësce që të përmbahen nga ndezja e flamurit maqedonas, por ata nuk mund të garantojnë se kjo nuk do të ndodhë nga individë si shprehje e revoltit emocional.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23362. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23362

Forbs: Amerikanët më të pasur kanë humbur 300 miliardë dollarë

Katërqind njerëz më të pasur në SHBA, vitin e kaluar kanë humbur 300 miliardë dollarë nga pasuria e tyre neto, si pasojë e rënies së vlerës së aksioneve dhe pjesës së tregut të pasurisë së patundshme, tregojnë të dhënat e revistës “Forbs”.

Nga lista e 400 amerikanëve më të pasur të këtij viti, i shpallur në numrin më të ri të “Forbs”-it, është e qartë se si pasojë e krizës globale, humbje më të mëdha ka pësuar investitori Uoren Bafet, i cili vetëm me rënien e aksioneve të kompanisë së tij “Berkshir Hatavej” ka humbur 10 miliardë dollarë.

Në listën e njerëzve më të pasur, në vitin e 16 me radhë, udhëheq pronari i  “Microsost”, Bill Gejst me pasuri prej 50 miliardë dollarë, që është shtatë miliardë më pak se në vitin e kaluar.

“Humbësi” më i madh, Bafet është njeriu me pasuri prej 40 miliardë dollarë, është themeluesi i tretë i “Orakël Korporejshën”, Lirenc Elison me 27 miliardë dollarë. Elison është i vetmi  mes, dhjetë personave më të pasur, i cili nuk ka pësuar humbje më të mëdha për shkak krizës.

Dhjetë personat e parë të listës, të cilët i mbajnë pozicionet e njejta sikurse se në vitin e kaluar gjithsej kanë humbur 40 miliardë dollarë.

Pasuria e përgjithshme e 400-të të pasurve është ulur për 19 për qind prej 1.570 miliardë në 1.270 miliardë dollarë.

“Askush nuk do të qajë për cilindo nga këta njerëz të pasur, për shkak se edhe ata pasuria e të cilëve është ulur nga dy miliardë në qindra milionë dollarë edhe mëtutje jetojnë jetë komfore”, komentoi redaktori i “Forbos”, Metju Miler.

Kur bëhet fjalë pak për kompaninë, të dhënat tregojnë se në periudhën shtator 2008 mars 2009, indeksi i aksioneve të 500 koorporantëve në SHBA është ulur për 43 për qind.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23359. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23359

VIDEO; Indonezi: Nga tërmeti humbën jetën qindra vetë
Bilanci i viktimave mund te arrije me mijera, Foto: AP
Një tërmet i ri ka goditur gjatë natës pjesën perëndimore të Indonezisë, ndërsa nga goditja e parë kanë humbur jetën qindra vetë.
Agjencitë japin të dhëna të ndryshme për numrin e viktimave të tërmetit. Disa raportojnë për 200 vetë, që e kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjera, duke u mbështetuir në kumtesën e Ministrisë për çështje sociale, raportojnë për 464 persona, që kanë humbur jetën.
Tërmeti ka shkatuar edhe zjarre, i ka dëmtuar shumë rrugët, rrjetin elektrik dhe telekomunikimet në vendin Padangu, qytet me afro 900 mijë banorë në ishullin Sumatra.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23355

Kuzhe shpall listën anti-Suedi Shqipëria është gati kundër Suedisë. Të paktën në letër, po. Trajneri Josip Kuzhe, kroati i dytë që ka drejtuar Kombëtaren tonë, bëri publike listën me 21 lojtarë të thirrur kundër formacionit të Lars Lagerbakut, ndaj të cilit Ari Hani barazoi 0-0 në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010.
Kuzhe ka thirrur të njëjtin grup lojtarësh me të cilët barazoi kundër Danimarkës (1-1), duke i dhënë një paralajmëerim të qartë Ibrahimoviçit me shokë, se do ta kenë sërish po aq vështirë sa dhe një vit më parë. Grumbullimi i Kombëtares do të kryhet në Frankfurt të Gjermanisë, duke filluar nga data 6 tetor. Kuzhe ka parashikuar edhe një ndeshje miqësore (mendohet FSV Frankfurt, Bundesliga 2).
Veterani Altin Haxhi lojtari i vetëm shqiptar që luan në Ligën e Kampioneve – është dhe fytyra e re e grupit anti-Suedi, pasi mesfushori gjirokastrit 34-vjeçar i thirrur në vend të Ansi Agollit nuk ka qenë kurrë nën urdhrat e Kuzhes, ashtu si dhe kapiteni zyrtar i Shqipërisë, Altin Lala ende në rikuperim e sipër që nuk ka pasur fatin të punojë me ish-trajnerin e Ruandës.
Takimi kundër Suedisë është i fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Edhe pse rezultati nuk ka ndikim direkt në renditjen e grupit tonë Shqipëria është e fiksuar përfundimisht në vendin e pestë, duke lënë pas vetëm Maltën një pikë e marrë do të influenconte jo pak në grupimin e skuadrave të vazos së katërt, ku mbi bazën e së cilës do të hidhet edhe shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012.
Në fakt, Kuzhe është shfaqur me imazhin e një trajneri të suksesshëm me Shqipërinë. Bilanci i tij në dy ndeshjet zyrtare është një humbje në minutën e fundit me Portugalinë (1-2) dhe një barazim me Danimarkën (1-1), kryesuesen e grupit tonë. Dy miqësoret flasin tërësisht në favor të ish-trajnerit të Dinamos së Zagrebit: 1-1 me Gjeorgjinë, e që kulmon me fitoren 6-1 kundër Qipros, fitorja më e thellë në historinë e Kombëtares sonë, 235 ndeshje të luajtura e që kanë prodhuar këtë bilanc: 49 fitore, 49 barazime dhe 137 humbje (golavereazhi: 203 gola të shënuar, 413 gola të pësuar).
PORTA Janë dy portierët e zakonshëm në mungesë të Arjan Beqajt:  Samir Ujkani (Novara, Itali, 3 ndeshje, 1 gol i pësuar në eliminatore) dhe Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë, 11 ndeshje, 6 gola të pësuar në këto eliminatore). Ujkani mbrojti së fundi portën në barazimin 1-1 kundër Danimarkës. Gaboi në golin e danezit Bendtner, por tregoi maturi më pas.
MBROJTJA Lorik Cana (39 ndeshje), mesfushori i fuqishëm i Sandërlendit, do të spostohet sërish në mbrojtje, pikërisht në ndeshjen e 40-të tij me fanellën kuqezi. Kuarteti i repartit difensiv merr nuanca ukrainase, pasi Armend Dallku (34 ndeshje) e Debatik Curri (27 ndeshje) janë aty, së bashku edhe me ndonjë rreshtim të mundshëm të Elvin Beqirit (46 ndeshje). Kristi Vangjeli (19 ndeshje, Andi Lila (6 ndeshje) dhe Franc Veliu (asnjë ndeshje) kompletojnë departamentin e mbrojtjes.
MESFUSHA Trioja Bulku-Duro-Skela kompletohet Altin Haxhin (65 ndeshje), në mungesë të Ansi Agollit të pezulluar për plotësim kartonësh. Bulku (22 ndeshje) është një digë në mesfushën shkatërruese, Duro (59 ndeshje) luan më i avancuar dhe Skela (62 ndeshje) edhe pse ende pa skuadër me fantazinë e tij mund të luajë një rol të dorës së parë. Jahmir Hyka (12), Gilman Lika (7), Elis Bakaj (4), Emilano Vila (3), Jetmir Sefa (1) janë në dispozicion të skemave taktike e nevojave të Kuzhesë.
SULMI Jana po ata katër. Erjon Bogdanin (52 ndeshje, 12 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (24 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (16 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihi (14 ndeshje, 1 gol). Trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2 dhe në Rasunda Stadium sërish do të luajë me dy sulmues. Bogdani shënon në tri ndeshje rresht, për më tepër që me 3 gola të realizuar, sulmuesi i Kievos është golashënuesi më i mirë i këtyre eliminatoreve.
LISTA ANTI-SUEDI Lojtari        Ekipi                Datelindja        N-G Samir Ujkani     [Novara]            05.07.1988        3-0 Isli Hidi        [Kryvbas]            15.10.1980        11-0 Lorik Cana        [Sanderland]        27.07.1983        39-1 Elvin Beqiri    [Vllaznia]            27.09.1980        46-0 Armend Dallku     [Vorskla Poltava]    16.06.1983        34-1 Debatik Curri    [Vorskla Poltava]    28.12.1983        27-1 Andi Lila        [Tirana]            12.02.1986        6-0 Franc Veliu     [Flamurtari]        11.11.1988     0-0 Ervin Bulku    [Kryvbas]            03.03.1981        22-0 Altin Haxhi    [Apoel Nikosia]        17.06.1975        65-3 Klodian Duro    [Apollon Limasol]    21.12.1977        59-4 Ervin Skela    [Pa ekip] (Kap)        17.11.1976        62-12 Jahmir Hyka    [Mainc 05]            08.03.1988        12-1 Emiljano Vila     [Lokomotiva Zagreb]   12.03.1988        3-1 Gilman Lika    [Boluspor]            13.01.1987        7-0 Elis Bakaj        [Dinamo]            25.06.1987        4-0 Jetmir Sefa     [Tirana]            30.01.1987        1-0 Hamdi Salihi    [Rapid Vien]        19.01.1984        16-1 Erjon Bogdani    [Kievo Verona]        14.04.1977        52-12 Besart Berisha    [Arminia Bielefeld]    29.07.1985        16-1 Edmond Kapllani    [Augsburg]            31.07.1982        24-6
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23350. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23350
Top