Shqiptarët dhe urrejtja akademike e fqinjëve
Shkruan : Ben Andoni </p>
<p style="margin-bottom: 25px;" align="justify">Deri atëherë, askush nuk dinte ndonjë gjë nga bashkëkohësit e tij, serbë. Në udhëtimet e tij, në viset e ashpra mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ai, do të gjente një rapsod popullor, që i këndoi me lahutë Betejën e Fushë-Kosovës. E endur me gjuhën popullore nën tingujt e mrekullueshëm të veglës gati antike, ajo tregonte sesi humbën ballkanasit ndaj Osmanëve në atë vend. Ishte viti 28 i shekullit XIX, e Vuk Karaxhiqi i kishte ikur për pak kohë princit Milosh Obrenoviq, që e kishte ftuar për të shkruar kushtetutën e Serbisë së pavarur. Ishte aq i ndikuar nga idetë romantike të shkrimtarit të madh gjerman Gëte dhe i adhuronte aq shumë personazhet e Homerit, të Eskilit, të Sofokliut, saqë mendonte se ata duhet të jetonin në ndërgjegjen njerëzore përherë si shembull frymëzues. Më kot. Serbët e kishin humbur, sipas tij harmoninë, sepse kishin ndikim tashmë nga Realizmi. Në fakt, Beogradi pas kthimit nga Vjena e ka lodhur. Është i qetë në male, ku bën hulumtimin e baladave sllave në mjediset ballkanike dhe vjen deri në Shqipëri. Ka njohur në jetë të tij Johann Wolfgang von Goethe, Jacob Grimm, Leopold Ranke dhe Johann Gottfried Herder, por i duket se në male ka gjetur çelësin e identitetit. Nuk i bën përshtypje fjalët as kur diku i përmëndin një shprehje të grekëve të vjetër që atëherë është shumë e theksuar: Të kaluarën mund ta ndryshojnë vetëm hyjnitë, ndërkaq njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen. Për të ndryshohet gjithçka.</p>
Sllavët dhe dokumentet e parë
kundër shqiptarëve
E kap në ajër idenë dhe Serbët, pas kësaj, e ngrenë doktrinën e tyre nacionaliste në krejt mitet e mesjetës. Me vite, ky fakt i devijimit të tyre do pohohet nga studiues potencialë me emër të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera. E vetmja referencë deri më atëherë për Fushë-Kosovën, është një dramë që e ka shkruar më shekullin e XVI shkrimtari anglez Tomas Gof. Serbët dhe shqiptarët nuk dinë asgjë për betejën e Fushë Kosovës dhe as për princ Llazarin. As nuk e kanë dëgjuar Vuk Brankoviq dhe Millosh Kopiliqin. Miti u krijua kështu nga një baladë. Si në një përrallë të vërtetë, Miti transformoi dhe baladën. Më qartë e shpreh Arbën Xhaferi, që thotë se: epika u bë histori dhe historia u kthye në mit të serbëve…Në shekullin e XIX e gjithë shpura e të ashtuquajturës superstrukturë serbe (intelektualë, ushtarakë dhe deri te priftërinjtë) e perfeksionojnë. Më 1844, Ilia Garashanin, ish-kryeministri sllav, në të njëjtën kohë që Greqia promovon Megaliidhenë -shpall programin e politikës së jashtme të principatës së Serbisë të emërtuar Naçertania: Serbia duhet të kapë vendin e perandorisë Osmane në Ballkan. Që të jetojë, në llogarinë e tij- duhen territoret dhe popullsitë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Në këtë kohë në dokumentin e tij zë vend një moto, që do të thotë: Ballkani, ballkanasve. Kriteret janë: Pansllavizmi, Panortodoksizmi dhe Bashkimi i popujve kundër Turqisë. Me llogari të thjeshtë Shqipëria dhe Bosnja, si vende me përqindje të madhe myslimane, përjashtoheshin. Çuditërisht atë e përmend dhe deri vonë kryeministri i ndjerë serb Xhinxhiq, Papandreu Plak dhe Micoqatis… Pas platformës duhet thënë mitike sllave të Naçertanies vijuan dhe dokumente të tjera , programe dhe platforma individuale, ku shfaqen hapur synimet e kishës dhe platforma individuale dhe kolektive të intelektualëve serbë…Falë mitit të Fushë-Kosovës, që tashmë është bërë histori, serbët kërkonin të aneksonin Kosovën, e cila përbën pjesën më vitale ekonomike-shoqërore të shqiptarëve. Futet koncepti i Stara Serbia që më 1846 në një hartë- Kosovën e ka bërë si pjesë të saj. Madje, Jeruzalemin e saj. Si për ironi, në një deklaratë të përbashkët të vitit 1993, me kreun e PASOK-ut edhe politikanët shqiptarë do vazhdojnë arsyetimin e Andreas Papandreut: Kosova është për Serbinë njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin…
Në fakt që më 1875 serbët do theksojnë në dokumentet e intelektualëve të tyre se: Para nesh, në Lindje e në Jug, ka mjaft territore për ekspansionin e shtetit tonë, ku ai duhet të kryejë misionin e vet civilizues(Nënkuptohen shqiptarët). Më 1876-1878 bëhet përzënia e parë masive e shqiptarëve në Nish, Kurshumli, Prekuplje, Vranjë, e cila vjen me imazhet e fotove rrëngjethëse. Ish-kryeministri serb më 1897-1900, Vlladan Gjorgjeviç në librin e tij Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha do të shkruajë se: Shqiptarët janë një popull pa historinë e vetë kombëtare, dhe pa cilësitë e nevojshme për të krijuar një shtet më vete më pas ai rekomandonte se vetëm një shtet i huaj mund ët vinte rregull në Shqipëri. E smjaftohet këtu, por nxjerr dhe përfundimin se shqiptarëve do u duhej dhe 100 vjet që të kenë të drejtë të quhen komb. Për ironi të fatit, 100 vjet më vonë, Kosova bëhet e lirë dhe fjalët e Gjorgjeviq se shqiptarët skishin vlerë dhe seshqiptarët në jetën politike duhet të edukohen nga dikush derisa të piqeshin për autonomi, duken krejt idioteske.</p>
Dhe grekët-Intermexo
Në të njëjtën kohë dhe grekët që më 1844 hartojnë dokumentin e madh të tyre, që njihet me emrin Megaliidhea. Për ta mbizotëron Miti i Antikitetit dhe Miti i Bizantinizmit, ku çdo territor që ka qenë dikur koloni greke në Antikitet duhet të ishte greke…(Me pak fjalë, kufiri i Greqisë së kohës i bie të jetë në Rumani dhe deri në Adriatikun e Epërm). I I njëjti, koncepti tjetër i shkollarëve grekë, që njihet si Bizantinizmi përbën një mit që synon dhe një territor njëlloj si Antikiteti, atë të Bizantit-i cili synon që Qipro, Stambolli, Izmiri, Edirne, Maqedonia e Sotme, Shqipëria Jugore apo Epirin, të jenë pjesë e vendit të tyre. Në ditët tona, Miti i Vorioepirit, që ushqehet me kohë nga dhjetëra shoqata kundër shqiptarëve shkon deri 30 kilometra nga Tirana…</p>
Politikanët dhe Akademikët
Ndërkohë dihet se pas Gjorgjeviqit -Mbretëria Serbë-kroate duke u forcuar shkon edhe më tej në pretendime. Në vitin 1913 serbët e pretendojnë Kosovën duke paraqitur tre Argumente. Së pari, ata i parashtrojnë Fuqive të Mëdha dhe Opinionit Ndërkombëtar Të drejtën morale të një populli më të qytetëruar,- të arsyetosh ky popull ishte minoren në atë territor . Së dyti, serbët i besojnë shumë të drejtës historike duke e paraqitur Kosovën si bërthamën e shtetit serb, ku përfshihej dhe patriarkati i Kishës. Dhe së treti, ata iu imponuan Evropës me drejtën etnografike. Jo shumë vite më vonë, historianët profesionistë do tu kujtojnë serbëve se kisha e tyre ska vazhdimësi dhe djepi i Serbisë është në Rashë, gjeografikisht në veriperëndim të Kosovës. Më shumë akoma, shumica e manastireve dhe kishave të vjetra të njohura, të tyre janë të ndërtuara jashtë territorit të sotëm të Kosovës. Në fakt, problemi është gjetkë. Këtë e thotë ai që del tashmë në skenë: Nikolla Pashiq, kryeministri famëkeq serb që më 21 janar 1913 do të shprehet se: Krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh, jo vetëm për serbët por për krejt Lidhjen Ballkanike. Historia sërish i kthen krahët serbëve dhe madje edhe ironikisht Pashiq, ndih që të kthehet nga eksili në vendin e tij, atë që do të dominojë historinë shqiptare mes dy luftrave, Mbretin Zog. Tashmë serbët e pranojnë si realitet Shqipërinë edhe pse kanë luftuar pak vite më parë në Luftërat Ballkanike kundër saj, për ta zhdukur nga harta. Ndërsa, bota po ndjen dihatjen e fashizmit, një nga krijesat më famëkeqe në Serbi harton një dokument të rrallë. Quhet Vasa Çubrilloviq dhe të gjithë e njohin se ka qenë shok i ngushtë dhe një nga njerëzit e atentatit të Gavrilo Princip në vitin 1914 në Sarajevë kundër Princit Ferdinant. I ka shpëtuar burgut, ndërsa në kohën kur përgatit dokumentin Shpërngulja e Arnautëve më 7 mars të vitit 1937 është madje edhe akademik. Ajo refero
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23415. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23415