VIDEO: Milani mposhtet nga Zurich
Kampioni i Zvicrës, Zurich ka lënë gojhapur jo vetëm adhuruesit italian, por në përgjithësi ekspertët e futbollit. Shqiptari Nikçi luajti 14 minutat e fundit të ndeshjes në fitoren historike te Zurich me rezultat 1:0 në përballje me Milanin në “San Siro”, në kuadër të grupit C të Champions Leagua në futboll. Zviceranët treguan lojë të shkëlqyeshme përballë yjeve botëror siç janë Ronaldinho, Sedorf, Pato, Nesta, Pirlo etj.

Në minutën e 10-të të ndeshjes, papritur zviceranët me golin e shënuar nga futbollisti Hannu Tihinen kalojnë në epërsi dhe ky gol ishte edhe triumfues. Zurich me fanatizëm e ruajti rezultatin deri në fund të ndeshjes. Kampioni i Zvicrës, bëri sensacion, duke tronditur milanezët. Milani as që e kishte pritur një humbje të tillë. Almen Abdi qëndroi në pankinë dhe nuk është aktivizuar fare në lojë kundër Milanit. Si do që të jetë Zurich bëri fitore historike.

Në grupin A, Bajern-Juventus përfundoi me rezultat baras, 0:0. Bayern në pjesën e parë të ndeshjes sulmoj furishëm, por pa sukses në finalizimin e rasteve. Edhe “Zonja e Vjetër” tregoi lojë të mirë, por jo të arrijnë më shumë se një pikë. Bordeaux mezi fitoi me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga futbollisti Ciani në minutën e 83-të kundër Maccabi Haifa 1:0. Në grupin B, skuadra e CSKA nga Moska shënoi fitore minimale në përballje me Beshiktashin e Stambollit nga Turqia. Golat për CSKA-n i ka shënuar Dzagoev (7′), Krasiq (61′) dhe Dag për Beshiktashin në minutën e 90-të. Klubi mbretëror, Real Madridi shënoi një fitore të pritur me rezultat 3:0 në përballje me Marseillen nga Franca. Ronaldo protagonistë i fitores së thellë të madridasve.

Ronaldo në minutën e 58-të shpërtheu me gol, dhe pas tre minutave Kaka shënoi për rezultatin 2:0 nga penalltia. Sërish Ronaldo, një mjeshtër i gola dhe i pandalshëm shënoi për 3:0 në minutën e 64-të. Marseille mbetët pa një futbollistë në fushë pikërisht pa Diawaran, i cili ndëshkohet më karton të kuq në minutën e 60-të. Manchester U. është sfiduar se tepërmi nga skuadra gjermane Wolfsburg. Megjithatë, ky ballafaqim përfundoi me fitoren e Manchester Unitedit me rezultat 2:1. Dzeko i pari kaloi në epërsi mysafirët me golin e shënuar me kokë në minutën e 56-të. Mirëpo, Manchester U. nuk lejojë kjo epërsi të zgjasë më shumë se tre minuta dhe Giggs barazoi 1:1.

Në minutën e 78-të, Carrick solli gëzimin tek anglezët. Në grupin D, APOEL Nikosia që pati në përbërjen e parë nga minuta e parë futbollistin shqiptar, Altin Haxhi, i cili luajti me sukses përballë Chelseas. Skuadra e Chelseas shënoi fitore me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Anelka në minutën e 18-të. Porto nga Portugalia si gjithmonë e fortë, befasoi me rezultat duke mundur Atleticon e Madridit me shifra 2:0. Falcao shënoi në minutën e 75-të dhe Rolando në atë 82-tën.

Rezultatet

Grupi A

Bayern-Juventus 0:0

Bordeaux-Maccabi Haifa 1:0 (0:0)

Tabela

1. Bayern 2 1 1 0 3:0 4

2. Bordeaux 2 0 2 0 2:1 4

3. Juventus 2 0 2 0 1:1 2

4. M. Haifa 2 0 0 2 0:4 0

Grupi B

CSKA (M)-Beshiktas 2:1(1:0)

Manchester U.-Wolfsburg 2:1 (0:0)

1. Manchester Utd 2 2 0 0 3:1 6

2. Wolfsburg 2 1 0 1 4:3 3

3. CSKA 2 1 0 1 3:4 3

4. Beshiktas 2 0 0 2 1:3 0

Grupi C

Milan-Zurich 0:1 (0:1)

Real-Marseille 3:0 (0:0)

1. Real Madrid 2 2 0 0 8:2 6

2. Milan 2 1 0 1 2:2 3

3. Zurich 2 1 0 1 3:5 3

4. Marseille 2 0 0 2 1:5 0

Grupi D

APOEL-Chelsea 0:1 (0:1)

Porto-Atletico M. 2:0 (0:0)

1. Chelsea 2 2 0 0 2:0 6

2. Porto 2 1 0 1 2:1 3

3. APOEL 2 0 1 1 0:1 1

4. Atletico M. 2 0 1 1 0:2 1
1:0 – Ronaldo

2:0 – Kaka

3:0 – Ronaldo

Milan 0-1 Zürich

Manchester United 2-1 Wolfsburg

0:1 – Dzeko

1:1 – Giggs

2:1 – Carrick

Porto 2-0 Atletico

1:0 – Falcao

2:0 – Rolando

APOEL 0-1 Chelsea

Bordeaux 1-0 Maccabi Haifa

CSKA 2-1 Besiktas

1:0 – Dzagojev

2:0 – Krasic

2:1 – Dag

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23345. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23345