Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Nuk ka tjetër Ditët kalojnë ende të du Pse luan me mu Nuk meritoj une kështu Ah pse ajo këtu
Nuk dua me të ble Të dua kshtu si je
Ref. Nuk kam tjetër me të dhanë Dashurinë ta kam fal Kot ka qa e kot e ka Ajo s’mundet me na nda
Ajo s’mundet me na nda
Ditët kalojnë ende të du Pse luan me mu Nuk meritoj une kështu Ah pse ajo këtu
Nuk dua me të ble Të dua kshtu si je
Ref. Nuk kam tjetër me të dhanë Dashurinë ta kam fal Kot ka qa e kot e ka Ajo s’mundet me na nda
Ajo s’mundet me na nda
Ref. 2x Nuk kam tjetër me të dhanë Dashurinë ta kam fal Kot ka qa e kot e ka Ajo s’mundet me na nda
Ajo s’mundet me na nda
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4492. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4492
Pikturat e mallkuara Qindra portrete me një fëmijë duke qarë ngjallin panik dhe frikë, shkaktojnë flakë, por mbeten të paprekura, pse vallë?
Të gjithëve na ka rastisur të shohim piktura të bukura, madje aq të bukura sa kemi humbur ndjenjat. Po, po mos u çudisni! Një shembull? E tillë është “Lindja e Afërditës”, piktura e Sandro Botticelli-t, ku në filmin e Dario Argento “Sindroma e Stendhalit”, protagonistes i bie të fiktë. Disa të tjera, mund të plaken në vendin tonë, siç ndodh në librin e shkrimtarit të madh, Oscar Wilde “Portreti i Dorian Gray”, ose të jenë pasazhe mbi një realitet paralel, ashtu siç tregon edhe Stephen King në romanin e tij “Rose Madder”. Por mund të ekzistojë edhe një kategori e tretë pikturash të frikshme, mbi të cilat pikturohet një fëmijë duke qarë. Në Britaninë e Madhe këto lloj portretesh kanë qenë në fokus të kronikave, sepse mendohej se kishin fuqi misterioze.
Mania përhapet
Gjithçka filloi më 4 shtator të vitit 1985, kur “The Sun”, një prej gazetave më të shitura në Britaninë e Madhe, publikoi një artikull të titulluar: “Zjarri i mallkuar i djalit që qan”. Asokohe, tregohej historia e një çifti, Ron dhe May Hall, të cilëve zjarri u kishte shkatërruar shtëpinë në Rotherdam, Yorkshire.
Zjarri, që u shkaktua nga një tenxhere e harruar mbi sobën e ndezur, kishte shkatërruar të gjithë katin e parë të shtëpisë përveç pikturës, mes së cilës qëndronte një fëmijë që qante. Bëhej fjalë për një pikturë jo të shtrenjtë, të cilën i zoti i shtëpisë e kishte blerë për një shumë modeste, vetëm dy sterlina. I pyetur për një opinion, shefi i zjarrfikësve të Rotherdam-it e shtoi edhe më shumë misterin, duke thënë se edhe disa herë të tjera i kishte ndodhur të shihte piktura të fëmijëve duke qarë, të cilat dilnin të paprekura nga flakët që shkatërronin gjithçka.
Kështu, gjatë javëve në vazhdim, “The Sun” mori shumë letra ku tregoheshin histori të ngjashme. Një grua nga Surrej, thoshte se shtëpia e saj ishte shkatërruar nga zjarri, vetëm pak muaj pasi kishte blerë portretin. Një tjetër nga Yorkshire tregonte se jo vetëm ajo, por edhe kunata dhe shoqja e saj, kishin parë flakë në shtëpi. Të tria kishin nga një kopje të pikturës me djalin që qante. Një zonjë tjetër nga Londra, pohonte se kishte parë kopjen e saj të pikturës të tundej vetë në mur. Ndryshe nga këto zonja, një oficer sigurie, pasi kishte dëgjuar historitë, tregonte se e kishte marrë kopjen e tij të pikturës dhe e kishte hedhur në një mal me plehra që po digjeshin. Kur ishte kthyer pas një ore, kishte zbuluar se piktura nuk ishte djegur.
Emra falsë
Çështja mbi këto portrete nxiti një studim. Gjithmonë bëhej fjalë për një stampim të thjeshtë, që shitej në miliona kopje në magazinat e mëdha angleze në vitet 60-70, ku menjëherë të binin në sy, lotët e mëdha të fëmijës mbi faqe. Gjatë studimit u zbulua se portreti që i kishte mbijetuar zjarrit të Rotherdam, ishte bërë nga një artist italian, një farë Giovanni Bragolin. Pastaj u zbulua se bëhej fjalë për pseudonimin e Bruno Amadio, me origjinë italiane, i cili kishte jetuar në Spanjë (për disa të tjerë ka jetuar në Itali dhe ka vdekur në vitin 1981). Ishte një artist i panjohur për kritikën spanjolle, kështu që ishte e pamundur të bije mbi gjurmët e tij.
“The Sun” e trajtoi çështjen për muaj të tërë, duke intervistuar magjistarë të ndryshëm në kërkim të shpjegimeve më të mundshme paranormale. Gjithashtu, “The Sun” gjeti edhe një studiues të folklorit, Roy Vickery, i cili pohoi se me siguri piktori e kishte keqtrajtuar djalin që ai të qante. “Ndoshta”, kishte shtuar Vickery “të gjithë këto flakë janë mallkimi i djalit, mënyra e tij për tu hakmarrë”. Të tjerë thoshin se, po ta rrotulloje pikturën 90 gradë, mund të shihej një peshk “djallëzor” që po e pickonte djalin. Gjithashtu, thuhet se Amadio kishte bërë një pakt me djallin për tu bërë i famshëm me serinë e 27 portreteve të fëmijëve duke qarë…
Fundi i historisë?
Zjarrfikësit e Yorkshire-it Jugor, duke marrë shumë telefonata alarmuese nga blerësit e portreteve me djalin e vogël duke qarë, vendosën të bënin një deklaratë zyrtare. Pohuan se nuk ishte gjetur kurrë asnjë lidhje e vërtetë mes zjarrit dhe pikturës.
Shefi i divizionit, Mick Riley, shpjegoi se portreti ishte shitur mijëra kopje vetëm në Yorkshire, vend në qendër të fenomenit të dyshuar. Veç të tjerash, nuk duhej të habiteshin nëse në disa prej shtëpive të djegura të gjendeshin kopje të portretit në fjalë.
“Janë vetëm koincidenca”, tha Riley. “Zjarret nuk lindin nga pikturat, por nga neglizhenca dhe pakujdesia e njerëzve”. Cigare të pafikura mirë të hedhura mbi tapet, tenxhere të harruara mbi zjarr, kabllo elektrikë të dëmtuar dhe jastëkët me korrent të lënë mbi krevat: këto ishin shkaqet më të zakonshme për të cilat kishin folur gazetat, si dhe drurit me të cilin ishte bërë piktura nuk merr flakë lehtë.
Kelvin MacKenzie, drejtori i “The Sun”, e kuptoi se kishte ardhur momenti ti jepte fund. Pas zjarrit të radhës që kishte “lidhje” me pikturën, i erdhi në mendje një goditje e fundit spektakolare. Ai shkroi në faqen e parë të gazetës: “Mjaft me kaq njerëz!. Nëse jeni të shqetësuar për një portret që tregon një fëmijë duke qarë, atëherë mund ta dërgoni atë në adresën tonë. Do të mendojmë ne për ta shkatërruar dhe për ti dhënë fund këtij mallkimi”. Në redaksinë e MacKenzie erdhën 2500 piktura dhe ai i dogji të gjitha. Ishte një fund madhështor, që u bë edhe më pikant nga bukuria e një bukurie vendase, Sandra Jane, Moore, e përjetësuar në një fotografi me kapele zjarrfikësi dhe pantallona të shkurtra, ndërsa hidhte ndonjë pikturë në zjarr. Kështu, historia e djalit që qan, u duk sikur u arkivua njëherë e përgjithmonë.
Variante mbi temën në fjalë
Me kalimin e kohës, në vend që historia të bëhej më dramatike, u shndërrua në një legjendë metropolitane me shumë variante. Sot, në internet, ka nga ata që theksojnë se portreti sjell mbarësi. Të tjerë, pohojnë se nëse vendosen pranë njëra-tjetrës një djalë që qan dhe një vajzë që qesh, shtëpia do të jetë e mbrojtur nga çdo rrezik. Gjithashtu, ka edhe nga ata që thonë se kanë zbuluar origjinën e mallkimit. Gorge Mallory, një docent në pension dhe studiues i të fshehtës së Devon-it, thotë se ka rënë në gjurmët e Madio-s, autori i portretit origjinal, i cili qëndron i fshehur me pseudonimin Franchot Seville. Ky i fundit i kishte treguar se fëmija i portretit të vitit 1969, ishte një lypës rrugësh, memec dhe me shikimin gjithmonë të trishtuar. Pasi kishte pikturuar portretin, një prift që pa telajon e njohu fëmijën. “Quhet Don Bonillo dhe është një jetim. Prindërit e tij vdiqën nga një zjarr. Të lutem, qëndroi larg, sepse kudo që shkon, shpërthejnë vetëm zjarre. Në qytetin e tij e thërrisnin Diablo (djalli)”, kishte thënë prifti.
Seville e kishte injoruar tregimin e priftit dhe e kishte adoptuar djalin. Shitja e portreteve shkonte për mrekulli. Një ditë studioja u shkatërrua nga flakët. “Është faji yt!”, i kishte bërtitur piktori fëmijës, i cili u largua duke qarë dhe nuk u gjet më kurrë. Historitë e zjarreve të shkaktuara nga portretet e Seville filluan të qarkullonin në të gjithë Europën, duke ia bërë të pamundur piktorit shitjen e “kryeveprës së tij”. Në vitin 1976, pranë Barcelonës, një makinë mori flakë gjatë një aksidenti. Drejtuesi, i bërë shkrumb e hi nga zjarri, nuk njihej. Por disa dokumente të gjetura brenda makinës nxorën emrin e viktimës. Ishte një 19-vjeçar që quhej Don Bonillo.
Është e kotë të thuash se “George Mallory” që tregon këtë histori nuk ekziston, ashtu siç nuk ka ekzistuar kurrë djali i quajtur “Diablo”. Ashtu si portreti që nuk shkatërrohet, edhe kjo legjendë do të vazhdojë të mbijetojë. Një fëmijë që vuan për motive të fshehta, zjarret dhe portretet e heshtura janë një përzierje e mahnitshme për të pasionuarit pas misteri Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23271. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23271

Tre çelësat e suksesit Talenti i lindur? Nuk ekziston. Për tia dalë mbanë në jetë duhen shumë ushtrime, një familje e mirë dhe sigurisht pak fat…
Amerikani Sam Snead ishte një legjendë golfi që adhurohej nga të gjithë për mënyrën e tij perfekte në të gjuajtur. “Njerëzit thoshin gjithmonë se kisha një talent të lindur. Nuk mendonin se punoja shumë”, tregonte Snead në një revistë sportive. “Por kur isha i ri, luaja dhe stërvitesha gjithë ditën. Pastaj vazhdoja edhe natën në dritën e makinës sime. Duart e mia ishin gjithmonë të gjakosura. Askush nuk shtrohej në golf më shumë se unë”. Nga tregimi i Sneadit del një element që qëndron shpesh pas shumë historish suksesi: një punë e madhe për vite me radhë, për të perfeksionuar talentin tënd. Por shpesh suksesi nuk është vetëm meritë individuale dhe fryt i ambicieve të mëdha. Kanë shumë rëndësi edhe mundësitë që na ofrohen nga familja dhe jo vetëm. “Përbërësit e suksesit janë angazhimi dhe paraqitja psiko-fizike, përkatësia sociale dhe fati”, tregon një docent psikologjie. Kombinimi i veçantë i këtyre elementeve – kapacitet, avantazhe, mundësi, që konturojnë rezultatet dhe fatin e secilit prej nesh në jetë. Studimet shkencore na tregojnë se çfarë roli luajnë dhe si ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
1. Angazhimi
Si mund të kenë arritur te suksesi një talent në tenis apo një pianist? Shpesh njerëzit mendojnë se mbi të gjitha ai që ka luajtur një rol të rëndësishëm ka qenë “talenti natyral”, falë të cilit që të vegjël ata arrinin të bënin ushtrime dhe të kishin performanca ndryshe nga të tjerët. Disa studime e kanë mbështetur rolin e talentit natyral, i kuptuar si një predispozitë e lindur që mund të çojë drejt suksesit dhe të shpjegojë aftësitë ndryshe nga të tjerët. Por studime të tjera, kanë treguar se talenti mund të zhvillohet. Edhe pse ashtu siç thonë psikologët, secili prej nesh ka një aftësi intelektuale dhe fizike. Për shembull, struktura e trupit mund të luajë një rol të madh në suksesin sportiv. Karl Andres Ericsson, profesor psikologjie në “Florida State university”, analizon prej vitesh “ekspertët”, ata që kanë performancë superiore në fusha të ndryshme, nga arti te sporti. Për të nuk ka asnjë dyshim: mjeshtër nuk lind po bëhesh.
Mjeshtër bëhesh
“Nuk kemi treguar se faktorët e lindur janë të nevojshëm për suksesin, me përjashtim të gjatësisë dhe masës trupore: është e qartë se gjatësia e një personi luan një rol të rëndësishëm në sporte të tilla si basketbolli dhe nuk mund të modifikohet përmes stërvitjes. Por në kërkimet e bëra nuk kemi gjetur prova të një talenti të “lindur” tek ata që kanë performanca të jashtëzakonshme. Mes muzikantëve, për shembull, veshi absolut për muzikë, aftësi për të dalluar notat duke i dëgjuar është një mundësi që të gjithë fëmijët mund ta fitojnë nga tre deri në 5 vjeç duke u shtruar vazhdimisht”, tregon Ericsson. “Çdokush ka në dorë ta përmirësojë performancën e tij me praktikë. Nuk mund të thuhet kurrë ti nuk ke talent në një fushë të caktuar. Gjithçka është çështje kohe, motivimi dhe mundësie për të ndjekur objektivat e tu”, pranon Ericsson. ]
Metodikë dhe të palodhshëm
Për të pasur sukses, një gjë është vërtet thelbësore: angazhimi. Aplikacion, autodisiplinë dhe shumë, shumë lodhje. Mbi të gjitha nëse synon të arrish sa më lart. Shkencëtarët kanë llogaritur se sa punë duhet për tu bërë një “gjeni” në disiplinën e tyre. Rezultati? 10000 orë. “Është rregulli i 10 mijë orëve. Nuk mund të kesh performancë të shkëlqyer nëse nuk je angazhuar dhe nuk ke punuar të paktën 10000 orë në mënyrë intensive”, vazhdon më tej Ericsson. Kërkimet kanë treguar se duhen të paktën 10 vjet përgatitje për të arritur në nivele të larta në disiplina të ndryshme, si për shembull në kompeticionet ndërkombëtare në sport. Por ajo që ka rëndësi nuk është vetën sasia, por edhe cilësia e ushtrimit. Sipas Ericsson, duhet “praktika ndërkombëtare”: një ushtrim metodik i përqendruar në objektiva të qartë, duke u sforcuar për të arritur gjithmonë mbi nivelin që ke. Pra nuk mjafton të përsërisësh automatikisht fushën ku e ndien veten të zotin, por duhet të bësh atë që ende nuk ke arritur ta bësh, duke përmirësuar veprimet dhe korrigjuar gabimet. Gjithmonë është i nevojshëm një mjeshtër që të udhëheqë stërvitjen dhe progresin.
2. Familja
Majat e suksesit nuk mund të arrihen me forcat e tua. “Familja dhe përkatësia sociale kushtëzojnë potencialin dhe ofrojnë mundësi të ndryshme”, pranojnë psikologët. Familja luan një rol të rëndësishëm. Mbështetja materiale është e rëndësishme për të studiuar apo zhvilluar aftësitë e tyre përmes kurseve dhe mësimeve të ndryshme. “Pa marrë në konsideratë që njohjet apo rrjetet sociale të familjes mund të ndihmojnë shumë pas studimeve”, thotë sociologu. “Familja mund të transmetojë motivacione, si diplomimi, ose pasione kulturore. Dhe jo vetëm kaq. Po ashtu të tjera zakone që mund të luajnë një rol të rëndësishëm e që transmetohen direkt nga familja janë: mënyra e sjelljes, veshjes dhe prezantimit. Të gjitha këto elemente të ndërthurura me njëra-tjetrën luajnë një rol kyç për një karrierë të suksesshme”. Annette Lareau, docente e shkencave sociale në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA, ka analizuar këta mekanizma duke ndjekur në jetën e përditshme dy grupe fëmijësh 10-vjeçarë, që u përkisnin familjeve me të ardhura të mira ose familjeve të varfra. Ajo dalloi dy modele edukimi që ripasqyronin diferencat e klasës shoqërore që i përkisnin. U pa se në familjet me të ardhura më të mëdha “prindërit kërkonin ta promovonin talentin e fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme, i përballin me eksperienca të ndryshme, arsyetojnë dhe marrin në konsideratë mendimet e tyre”, tregon Lareau. Në familjet më të varfra prindërit ndiqnin “realizimin e rritjes natyrale: ua plotësojnë nevojat, por nuk përqendrohen në zhvillimin e talenteve të veçanta. Prindërit nga familjet e pasura i stimulonin fëmijët të ishin të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre dhe i përgatisnin për të biseduar edhe me të rriturit, pavarësisht pozicionit të tyre. “Fëmijët e shtresës së mesme zhvillonin kështu bindjen se opinionet e tyre kishin vlerë, ndaj kjo mund ti bënte ata të ndiheshin të autorizuar për tu ankuar për notat dhe për të diktuar me profesorët. Kjo aftësi për të diskutuar mbi gjithçka, mund të jetë e mrekullueshme”, përfundon Lareau.
3.Fati
Në fund në lojë hyn edhe fati: të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur, apo të kesh mundësi të jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje ti shfrytëzosh. Mundësi të veçanta mund të favorizojnë rritjen profesionale të atyre që janë gati ti shfrytëzojnë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23274. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23274

Vjedhja e votave, Rama: Më 10 tetor, populli opozitar në protestë TIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka shpallur sot nisjen e protestave për padrejtësitë që i janë bërë PS-së, më 28 qershor. Të shtunën e ardhshme, më datë 10 tetor, është manifestimi i parë për hapjen e kutive të votimit.
“Sali Berisha gënjen veten nëse mendon se do ta shtyj gjatë, duke bërë shurdhin dhe duke ftuar opozitën të hyj në Parlament, pa plotësuar kërkesën e saj elementare për hetimin e procesit zgjedhor që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen”, tha Rama, duke iu drejtuar kryeministrit me fjalët: Do të përballesh me popullin opozitar të shumicës nëse pushteti yt nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të shkuara për t’i mbyllur rrugë manipulimit dhe korruptimit të zgjedhjeve të ardhshme”.
Protesta e opozitës zhvillohet për këto arsye: Sensibilizimin e Sali Berishës ndaj kërkesave legjitime për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve. Për hakmarrjen politike të pushtetit ndaj njerëzve që flaken nga puna pse janë përfshirë në aktivitetin elektoral të PS-së si dhe për gjendjen e rëndë të vendit dhe të shoqërisë në kushtet e thellimit të krizës së demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë.
Rama, gjatë konferencës për shtyp, iu përgjigj edhe kërkesave të vazhdueshme të diplomatëve të huaj për tu kthyer në parlament duke u shprehur se “ndaj me ta mendimin se vendi i duhur për dialogun politik në një demokraci normale është parlamenti dhe mezi pres që të plotësohen kërkesat tona normale për të hyrë në parlament. Sepse pikërisht parlamenti ka forcën ta bëjë deri në fund atë që ne kërkojmë, hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke filluar nga hapja e kutive”.
Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23277
Zemër akull Më gënjeve, më mashtrove Luaje me ndjenjat e mia Të gjitha në jetë i provove Por nuk din ç’është dashuria
Ti mua më bëre të vuaj Ti mua m’bane me lot Ah këtë zemrën time Nuk e theve dot
Ref. 2x Ti je zemër akull Ti je zemër gur Në këtë botë ti ke ardhur Veç për avanturë
Nuk pat, nuk pat diell Me ty të më ngroh Sa i lumtur do t’isha Nëse kurrë ma nuk të shoh
Më gënjeve, më mashtrove Por zemrën s’ma theve dot Gabova dhe unë në jetë Kur për ty shumë derdha lot
Ref. 2x Ti je zemër akull Ti je zemër gur Në këtë botë ti ke ardhur Veç për avanturë
(Ti je zemër akull Ti je zemër gur) Në këtë botë ti ke ardhur Veç për avanturë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4490. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4490
Majkëll Bolton E kush nuk i ka mbyllur sytë dhe nuk është mallëngjyer kur ka dëgjuar të famshmen “How Am I supposed to live without you”, apo “How can we be lovers if we cant be friends?”. E kush nuk ka derdhur lot kur ka dëgjuar “Just one love?”
Nga melankolia në optimizëm
Këngëtari që ka thyer miliona zemra me zërin dhe pamjen e tij vazhdon të jetë po aq joshës sa në të gjitha shfaqjet e tij në publik. Tashmë ka vite që nuk e ka më bishtalecin e famshëm që e identifi konte mes këngëtarëve të tjerë. Vendimin për të prerë fl okët shkurt e për ti dhënë pamjes së tij një tjetër formë e mori pas shumë vitesh karrierë në fund të viteve 90 kur vendosi që të ribënte imazhin e tij nga e para dhe të ndryshonte madje edhe mënyrën e të kënduarit e deri diku edhe ritmin e tij deri atëherë shumë klasik. Megjithatë, flokët janë shumë të rëndë-sishëm për Majkëll Bolton, dhe jo sepse ai kujdeset në mënyrë të veçantë për to, por sepse me kalimin e viteve fl okët u shndërruan në një pjesë të pandashme jo vetëm të pamjes së tij, por edhe të baladave që krijonte dhe këndonte. Dhe çuditërisht, media gjithmonë ia ka përmendur flokët, madje flokët kanë qenë shpesh një mënyrë sulmi kundër tij, sigurisht në raste të veçanta. Kjo sepse shpesh e kanë kritikuar për pamje të rrëmujshme vetëm për hir të fl okëve. E kjo pavarësisht se ai është një këngëtar që ka bërë duete me Pavarotin, që ka shkruar këngë për Barbara Strejsand. Për shumë gazetarë, ai është thjesht një djalë me fl okë rebelë. Majkëll dihet botërisht se është shumë i famshëm dhe i suk-sesshëm, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai përbën një rekord të vërtetë për sa u përket numrit të shitjeve të albumeve të tij. Kështu, sipas përllogaritjeve të fundit, ai ka shitur 60 milionë kopje, ka fi tuar shumë çmime “Grammy”. Tashmë, në moshën 56-vjeçare ai merr pjesë në koncerte dhe veprimtari të ndryshme. Çdo vit të tilla raste mund të numërohen mbi 100. Stacioni i ardhshëm i tij është Londra dhe një koncert që do ta japë në të famshmin “Royal Albert Hall”. Këngët e tij janë të famshme. E kush nuk i ka mbyllur sytë dhe nuk është mallëngjyer kur ka dëgjuar të famshmen “How Am I supposed to live without you”, apo “How can we be lovers if we cant be friends?”. E kush nuk ka derdhur lot kur ka dëgjuar “Just one love?”
Bolton ka shkruar pjesën më të madhe të albumit në Iphonin e tij, gjatë udhëtimeve të shumta nga vend-banimi i tij në Connecticut në hotelet e ndryshme ku qëndron gjatë turneve dhe koncerteve. Pjesa më e madhe e producentëve që kanë punuar në këtë album janë 20-vjeçarë. Këta janë zgjed-hur qëllimisht nga Bolton, sepse sipas tij, kjo moshë ka shumë energji dhe ide të reja dhe kjo do tu bënte mirë si pjesëve të tij të reja, ashtu edhe risjelljeve të pjesëve më të vjetra. Çka është më e rëndësishme, sipas tij, është përcjellja e një optimizmi në notat muzikore. Madje, e veçanta e Bolton është se edhe disa këngë që dikur kanë pasur natyrë dhe nota pesimiste janë risjellë në një tjetër frymë dhe në një tjetër linjë melodike. “Në botë ka shumë negativitet. Ekono-mia është vetëm njëri nga problemet me të cilin përballen njerëzit në jetën e tyre të përditshme, por streset janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Shumë ëndrra për të cilat ata punuan dhe ëndërruan u zhbënë dhe një sistem i tërë vlerash dhe besimi u rrënua. Muzika duhet ta ndryshojë këtë situatë dhe të bëjë që njerëzit të ndihen mirë dhe jo të përkeqësohen shpirtërisht. Muzika duhet ti nxjerrë nga gjendja depresive. Kjo është arsyeja që në albumin tim të ri nuk ka këngë që fl asin për “thyerje zemre” , por për njerëz që gëzojnë dhe janë optimistë edhe në kohë të vështira”.
Sigurisht që baladat e “zemërthyerve” kanë qenë tipike të Boltonit, të një epoke të caktuar të veprimtarisë së tij. Me to ai ka prekur një brez të tërë zemrash, që kanë qarë dhe ngazëllyer njëherazi me tingujt e Boltonit, por në këtë album nuk i gjejmë më. Dhe kjo është e çuditshme, sepse periudha më intensive e punës së Bolton me albumin e tij ka përkuar edhe me një dramë shpirtërore të këngëtarit, pra me ndarjen nga e fejuara prej një kohe të gjatë, aktorja Nikolet Sheridan. Megjithatë, kjo ndarje nuk duket gjëkundi në këtë album. Nëse dikush do të merrej me psikanalizën e këtij albumi, atëherë do të habitej se përse ky album është i mbushur me këngë për gëzimin që të sjell rënia në dashuri, ndërkohë që këngëtari ka përjetuar në periudhën e krijimtarisë së tyre ndarjen më të rëndë të jetës. Vetë Bolton e ka gati përgjigjen për një hamendje të tillë: “Unë kurrë nuk e kam lënë jetën personale që të ndërhyjë në krijimtarinë time, apo të diktojë tekstet e këngëve të mia. Shumë shpesh ajo që unë shpreh përmes muzikës nuk ka të bëjë me atë që përjetoja po ndiej në një moment të caktuar”. Kjo mund të jetë e vërtetë për këngët, por për sa i përket paraqitjes së jashtme të tij ka një ndryshim. I sapondarë nga Sheridan, Bolton ka ndryshuar pamje, pasi ka fi lluar të merret me veten dhe ti kush-tohet një regjimi shumë të rreptë e një diete të varfër me kalori. Fizikisht, ai ka ndryshuar, ka rënë shumë kile, fl okët i pret më shkurt dhe ka marrë pamje më djaloshare, edhe pse Bolton, pavarësisht moshës, është dukur gjithmonë shumë rinor. “Kam fi lluar të vij në formë. Kam humbur 10 kile gjatë 10 muajve të fundit të trajnimit gjatë të cilëve kam vrapuar shumë, kam ngritur pesha dhe kam bërë joga. Kjo më ka bërë të ndihem vital dhe plot jetë, pasi edhe qarkullimi i gjakut me këtë regjim më është shtuar dhe ma ka ndryshuar cilësinë e jetës”. Por le ti rikthehemi albumit. Ai ende pa dalë mirë ka ngjallur shumë kuriozitet në botën e muzikës dhe sigurisht në atë të artdashësve dhe fansave të Boltonit. Por pjesë në këtë sukses kanë edhe duetet e tij dhe sidomos ai me Lay Gaga. Gruaja e popit të momentit është takuar dhe ka kënduar me Bolton një vit më parë, kur ishte ende jo shumë e njohur, por fati e deshi që letrat ti ndryshonin dhe të bëhej e famshme e në këtë rast të ndihmojë edhe vetë Bolton në shitjet e albumit të tij me prezencën e saj. Kënga që ata këndojnë të dy bashkë është: “Vrite zemrën time”, “Kam dëgjuar disa nga këngët e Lady Gaga një vit më parë dhe më pëlqeu zëri i saj. Këngët mu dukën shumë të bukura, shumë novatore çka më bëri që ta mendoja si një nga per-sonat e mundshëm për të bërë së bashku duete. Më ka bërë përshtypje gjithmonë pamja e saj e jashtme, veshja provoka-tive, tualeti i rënduar sikur është gati të dalë në skenë dhe syzet e stërmëdha që në fakt i mbulojnë të gjithë fytyrën. Sapo u takuam, unë i pata idetë e qarta dhe e shkrova këngën brenda nate. Një nga gjërat e para që thashë kur u takuam ishte se po të shkruanim dhe të kën-donim një këngë të dy së bashku, njerëzit do të “vdisnin” nga mrekullimi dhe ajo menjëherë mu përgjigj që dëshironte që kënga të quhej: “Murder My Heart” (vrit zemrën time). Lajmi i bashkëpunimit të Bolton me Lady GaGa është pritur me reagime të ndryshme nga bota e muzikës. Shumëkush e vuri në dyshim faktin e një kombinimi të suksesshëm të zërave e pamjeve tona, të tjerë u shpre-hën kuriozë, po kishte edhe nga ata që na përgëzuan dhe shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të shënonte një sukses”. Bolton shpreson që me këtë këngë të bëjë për vete edhe botën e adoleshentëve dhe nuk i bën përshtypje për paragjykimet shpesh keqdashëse me të cilat është mësuar. Ai është zbavitur, ka krijuar dhe me siguri që do të fi tojë edhe shumë para nga albumi. Bolton është rritur në Connecticut dhe nisi mar-rëdhënien me muzikën qëkur prindërit i blenë për herë të parë një kitarë dhe ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai edhe sot e kësaj dite është i “pashkolluar” në lëmin muzikor dhe nuk di të lexojë muzikën, edhe pse është autor i shumë melodive dhe këngëve. Për disa kohë ai luajti në grupin e famshëm të Ozzy Osborne. Bashkëpunimin e parë si artist solo me Columbia Records e pati në vitin 1980, kur pas një eksperience të dështuar me hard rock, nisi të shkruante këngë Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23265. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23265

Ai Weiwei Përdor “blog”-et, rrjetin social “Twitter” dhe veprat e tij për të demaskuar gënjeshtrat e regjimit të Pekinit. Sipas tij, shpresa e vetme janë të rinjtë, të cilët mund të japin një opinion personal falë internetit
Arti i provokimit
Në Kinë është i famshëm, sepse ka marrë pjesë në dizajnimin e Folesë së Zogut, stadiumi olimpik i Pekinit. Por gjëja për të cilën Ai Weiwei ndihet më shumë krenar është lëvizja qytetare që ka filluar ta organizojë shtatë muaj më parë dhe kujdesi për shkollat që u shembën nga tërmeti i 12 majit të vitit 2008, në provincën e Sishuanit. Disa vullnetarë mbledhin emrat e fëmijëve të humbur dhe ndihmojnë prindërit e tyre për të vënë drejtësi.
Bashkëpunëtorët e Ai Weiwei luajnë kukafshehtas me policinë sekrete dhe ndonjëherë arrestohen në mes të natës. “Falë aktiviteteve tona”, tregon ai, “të rinjtë e kuptojnë se në çlloj sistemi po jetojmë”. Në grupin e tij ka shumë studentë, por edhe një zotëri rreth të tetëdhjetave. Në Sishuan, është një grup i vogël prej pesëdhjetë vetash, ndërsa në Pekin numri i grupit arrin në 200 veta. Të dhënat që mbledhin pjesëtarët e grupeve, hartohen në lagjen ku jeton artisti, në shtëpinë e tij galeri në lagjen pekineze “Caochangdi”. Apartamenti, të cilin e ka projektuar ai vetë, është i formuar nga disa paralelepipedë, me tulla të vogla gri, të vendosura në mënyrë që të formojnë shkronjën U përreth një lëndine plot me lule lejla. Në këtë lagje, Ai Weiwei ka projektuar edhe disa dhjetëra galeri, të cilat sot janë shumë në modë.
Disa vite më parë, portali Sina, një prej vendeve më të vizituara të Kinës, i kërkoi të mbante një “blog”. Ai Weiwei e kuptoi menjëherë se si mund ta shfrytëzonte këtë mundësi. Në verë të 2008-s, 28-vjeçari Yang Jia vrau me armë zjarri shtatë policë në një komisariat të Shangait. Përdoruesit e internetit u pasionuan menjëherë pas rastit, sepse Yang që ishte rrahur nga policia, konsiderohej një xhelat. Ai Weiwei shkroi 70 artikuj për çështjen në fjalë, duke kritikuar abuzimet e forcave të policisë dhe drejtësinë. “Blogu” i tij arriti menjëherë 10 milionë lexues. Që atëherë, artisti nuk lë ti shpëtojë më asgjë. Kur mori vesh se të gjithë kompjuterët e shitur në Kinë kanë një “software” për censurën, organizoi një bojkotim të madh të rrjetit. Gjithashtu, kur një udhëheqës i partisë së Henan trukoi foton zyrtare të Ai Weiwei, duke i ngjitur flokë në fytyrë dhe duke i vënë trupin e Hu Jintao, Ai Weiwei bëri të njëjtën gjë me foton e zyrtarit dhe publikoi në internet tri fotografi.
“Është mënyra më emocionueses për të bërë art”, pohon Ai Weiwei. “Nuk ia vlen të mbështetesh te mendimet e bukura. Është më mirë të punosh për raste konkrete, sepse nxisin reagime mes njerëzve. Autoritetet nuk dinë më si të reagojnë”.
Para tij asnjë personazh tjetër i famshëm nuk kishte guxuar të denonconte hapur dhe aq më tepër para një publiku kaq të gjerë, gënjeshtrat e vogla dhe të mëdha të qeverisë. “Është një pionier”, thotë për të Zhang Rui, një piktor i ri që bashkëpunon për projektet e tij. “Është një qytetar i vërtetë, që merr përgjegjësitë e veta e të qenit i famshëm”.
Aktivizimi i Ai Weiwei i irriton disa përdorues të rrjetit, që e kanë kritikuar duke e quajtur “amerikan”. Ai u është përgjigjur duke publikuar në blog një fotografi të pasaportës së tij kineze. Para disa muajsh, një prej miqve të tij piktorë të “Caochangdi”, e përshkruante, me pak sarkazëm, si një pasha që çonte në rrezik ndihmësit e tij. Por sot në fakt, çështja është më serioze dhe të gjithë miqtë e tij janë të shqetësuar kur shohin që jeta e tij është në rrezik.
Në prill të këtij viti faqet e “blog”-ut të tij u fshinë. Më pas “blog”-u u fshi i gjithi. Sina as që mori mundimin ta lajmëronte dhe tani Weiwei kërkon ta hedhë në gjyq sajtin. Në këtë pikë, Ai Weiwei hapi një blog të ri në një server të huaj. Pastaj vijuan ndërprerjet, përndjekjet dhe madje një kontroll në shtëpinë e mamasë së tij nga ana e civilëve. I tërbuar nga kjo gjë, Ai Weiwei u përball me ta, kërkoi tu shihte teserat e tyre dhe në fund lajmëroi policinë.
Incident në Chengdu
Para disa javësh, policët e Chengdu-së, qendra e Sishuanit, i kaluan limitet. Ai Weiwei gjendej në qytet për të dëshmuar në favor të Tan Zuoren, një militant që si ai, kishte filluar të merrej me listat e viktimave pas shembjes së shkollave, para se të arrestohej në vitin 2008. Më 12 gusht, ditën e gjyqit, artisti ishte në hotelin e tij me një grup dëshmitarësh, kur 30 policë hynë me dhunë në dhomë dhe filluan të rrihnin të pranishmit. Më pas nuk i lejuan të dilnin. Gjyqi u zhvillua pa dëshmitarë. Pas kthimit në Pekin, Ai Weiwei e bëri publik lajmin përmes rrjetit social “Twitter”.
Paranoja e autoriteteve kineze dhe metodat e vështira të përdorura nga shërbimet e sigurisë, e acaruan. “Refuzojnë të bëjnë një dialog të hapur, dinë të veprojnë vetëm në hije”, thotë i indinjuar. Ai Weiwei ia detyron shkëlqimin dhe aktivizimin e tij të kaluarës së vështirë të familjes së tij. Në vitet 30, i ati, poeti Ai Qing, përfundoi në burg me urdhër të Kuomintang, pasi ishte kthyer nga një fshat i Francës. Në kohërat e Kinës komuniste, Qing e arriti sërish famën përmes vjershave mbi lirinë dhe drejtësinë. Në vitin 1957, kur lindi Ai Weiwei, Ai Qing u akuza se ishte shumë i djathtë, sepse kishte publikuar disa vjersha satirike mbi kuadrot e partisë. Kështu, bashkë me gruan Gao Ying dhe fëmijët, u internua në një fermë të kolektivizuar të Xinjang, në perëndim të Kinës. Jeta, shumë e vështirë, u shndërrua në një ferr kur shpërtheu revolucioni kulturor. Për pesë vjet, nga mëngjesi deri në darkë, poeti u detyrua me forcë të pastronte kabinete dhe të merrej me çdo lloj pune. Një mbrëmje, pas asamblesë tradicionale me autokritika koti dhe fyerje, babai i Ai Weiwei u kthye në shtëpi i bërë pis nga koka te këmbët. I kishin derdhur mbi kokë një kovë me bojë shkrimi. “Nuk kishim sapun dhe mbeti palarë për javë të tëra”, tregon Ai Weiwei. “Është e pabesueshme se sa poshtë bien njerëzit. Asnjë nuk i vinte në diskutim urdhrat e partisë”.
Në vitin 1976, pas vdekjes së Maos, familja u rikthye në Pekin. “Ishte njësoj si të na kishin thënë: nuk ka ndodhur asgjë, ishte një gabim. U gjendëm sërish në mes të elitës, por e gjithë kjo më dekurajonte”. Atëherë, Ai Weiwei iu bashkua një grupi artistësh, adhurues të provokimit që thërriteshin “Xingxing” (yje), të cilëve më vonë iu ndalua të ekspozonin veprat e tyre. Ai Weiwei u regjistrua në institutin e kinemasë, por ishte i pakënaqur me regjimin dhe në vitin 1981 u transferua në Shtetet e Bashkuara. Aty zbuloi Jasper Jons dhe Andy Warhol, prej të cilëve arriti të merrte mjaft eksperiencë. Në vitin 1993, kur e ëma u sëmur, Ai Weiwei u kthye në Kinë. Shkroi libra për artin lokal underground, organizoi ekspozitën “Fuck Off” në Shangai, duke sfiduar tabutë dhe traditat me veprat e tij.
Në “blog”-un e tij dhe rrjetin social “Twitter”, Ai Weiwei flet tashmë për gjithçka: lirinë, gënjeshtrat, Tibetin, kujtesën dhe policinë sekrete. Sipas tij, shpëtimi do të vijë nga interneti dhe brezat e rinj, të rinjtë dhe të rejat që mund të japin një opinion personal. Të rinjtë i njohin vlerat e tij. Në internet e quajnë Ai Weilai, një lojë fjalësh që nënkupton “me atë që do të ardhmen”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23268. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23268
Më prano (2x) Për ty zemra m’shkrihet Natën n’gjumë s’më flihet A thu një ditë do tm’pranoj Çdo natë unë mendoj Në vetmi s’më rrihet Vendi vend s’më zihet Unë shumë të dashuroj
Ref. 2x Më prano t’lutem oj qik Mos më le me pikë Se po t’lutna ka një vit Nuk po don me dit Shumë herë t’i kam qu misit Gati për çdo ditë Edhe sa kohë kam me t’prit Tregom du me dit
(2x) Prano zemrën time Mos rri në mendime Se aq shumë po më mundon A nuk më beson? Nuk jam më i huaj O veç një fjalë ma thuaj A më don a s’më don?
Ref. 3x Më prano t’lutem oj qik Mos më le me pikë Se po t’lutna ka një vit Nuk po don me dit Shumë herë t’i kam qu misit Gati për çdo ditë Edhe sa kohë kam me t’prit Tregom du me dit
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4488. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4488

BSH: Qeveria gaboi në rritjen e deficitit Banka e Shqipërisë u shpreh dje e pakënaqur me vendimin e qeverisë për të rritur deficitin e buxhetit të shtetit për këtë vit, duke e renditur këtë veprim të qeverisë në listën e faktorëve negativë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.
Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, deklaroi dje se normat e interesit të borxhit publik janë në rritje dhe politika ekspansioniste fiskale e qeverisë do të vijojë gjithashtu deri në fund të vitit. Në këto kushte, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në ekonominë shqiptare në 5.75 për qind. Fullani i bëri thirrje qeverisë të projektojë një buxhet më të balancuar për vitin e ardhshëm, sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë vendi fiton siguri dhe se pas kësaj BSH mund të ndjekë politikë monetare liberale.
“Rishikimi në rritje i nivelit të shpenzimeve publike dhe i deficitit buxhetor parashikohet ta ruajnë këtë ndikim edhe për pjesën e mbetur të vitit 2009, ndërkohë që një pozicion më i ekuilibruar fiskal për vitin 2010 do reduktonte presionin mbi tregjet monetare, duke krijuar më shumë hapësira për rritjen e stimulit monetar”, deklaroi Fullani dje.
Sytë nga qeveria
Banka e Shqipërisë e pati bërë të qartë disa herë gjatë të gjithë vitit 2009, se politika aktuale ekspansioniste e qeverisë është e papërballueshme. Sipas BSH, shpenzimet e larta të qeverisë sjellin deficit tregtar, deficit në llogarinë korrente dhe në fund, presione zhvlerësuese për lekun. BSH ka bërë të qartë gjithashtu se sqarimi i pozicionit fiskal të qeverisë do të përcaktojë ecurinë e kursit të këmbimit. Por pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga ana e BSH-së, qeveria vendosi këtë javë të rrisë më tej shpenzimet qeveritare për vitin 2009, duke e shtuar deficitin buxhetor në 6.4 për qind të PBB-së.
“Zhvillimet në ekonominë e jashtme janë shoqëruar me ruajtjen e niveleve të larta të deficitit tregtar, të cilat ndikojnë në zhbalancimin e raporteve të kërkesës dhe të ofertës për valutë në ekonomi”, tha Fullani.
Zinxhiri nga buxheti te leku
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më parë dhe e përsëriti dje se një deficit i lartë buxhetor sjell deficit të lartë të bilancit tregtar të vendit, e për pasojë presion mbi kursin e këmbimit. Shumë prej ekspertëve besojnë se shpenzimet e larta të qeverisë këtë vit kanë qenë faktorët që kanë sjellë edhe pjesën më të konsiderueshme të zhvlerësimit të lekut. Megjithatë, për guvernatorin Fullani, “zhvlerësimi i lekut nuk përbën më lajm”. Sipas tij, vlerën e lekut do ta përcaktojë kërkesë-oferta në treg. Nga ana tjetër, Fullani përsëriti në mënyrë indirekte faktin se qeveria po qëndron nga ana e faktorëve që e mbajnë të lartë deficitin tregtar dhe të llogarisë korrente të vendit e për pasojë qeveria përbën një faktor që ndikon negativisht në zhvlerësimin e lekut.
Fullani deklaroi gjithashtu se leku i dobët nuk është një politikë e Bankës së Shqipërisë. “Ne nuk besojmë se deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë mund të zvogëlohet nga zhvlerësimi i lekut”, deklaroi ai.
Interesat në rritje
Sipas BSH-së, përkeqësimi i bilancit të buxhetit të shtetit dhe tendenca negative e lekut kanë sjellë rritjen e mëtejshme të interesave të borxhit të qeverisë. Rritja e interesave sipas Fullanit ka vijuar, pavarësisht përmirësimit të situatës së likuiditetit në sistemin bankar. BSH u ka akorduar bankave rreth 35 miliardë lekë borxhe, në mënyrë që këto të fundit të kreditojnë ekonominë. Një stimul i tillë teorikisht duhej të sillte uljen e interesave, gjë që nuk ka ndodhur, sepse shpenzimet e qeverisë kanë rritur rrezikun që mbart investimi në lekë.
Interesat maksimale të bonove të thesarit me maturim 12-mujor u rritën në 9.45 për qind në ankandin e së martës, nga 9.39 për qind që patën qenë në ankandin paraardhës. Në tetorin e vitit të kaluar, bonot 12-mujore patën një interes maksimal prej 7.97 për qind. Kjo është hera e parë që nga fillimi i vitit 2004 që interesat e bonove të thesarit janë kaq të larta. Rritja me 150 pikë bazë e interesit të bonove sjell një rritje të kostos së përgjithshme të borxhit publik.
Problemi më i madh është se bonot e thesarit përdoren si norma bazë reference për shumicën dërrmuese të kredive të dhëna në lekë, gjë që ka sjellë rritjen e kësteve të kredive ekzistuese si dhe rritjen e interesave të kredive të reja që ofrohen aktualisht. Interesat e kredive afatgjata në lekë janë aktualisht rreth 14 për qind.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23256. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23256

Vlorë, fillojnë problemet për studentët Dita e tretë e grevës së urisë ka sjellë problemet e para në shëndetin e studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, të cilët kërkojnë ndryshimin e diplomave të tyre. Dy prej studentëve janë trajtuar nga mjekët, pasi kanë shfaqur probleme serioze dje në mbrëmje, pak minuta pasi kishin përfunduar një protestë në Sheshin e Skelës në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, më herët dje, katër vajza kanë lënë grevën e urisë për shkak të problemeve shëndetësore dhe janë zëvendësuar nga katër studente të tjera.
Tubimi
Dje rreth orës 19.30, rreth 60 studentë dhe dhjetëra familjarë të tyre janë tubuar pranë Sheshit të Skelës, duke bllokuar lëvizjet në kryqëzimin që lidh këtë shesh me rrugën Transballkanike. Mes protestuesve kanë qenë edhe 13 grevistët e urisë, të cilët nuk pranojnë ushqim që nga e hëna. Bllokimi i lëvizjes së mjeteve ka angazhuar Policinë e Vlorës, e cila ka ndërhyrë për zhbllokimin e lëvizjes dhe zhvendosjen e tubimit të studentëve dhe familjarëve të tyre në një vend ku nuk krijoheshin probleme për qytetarët. Studentët kanë lexuar në këtë tubim një deklaratë, me anë të së cilës i kërkonin rektorit të Universitetit dhe Ministrisë së Arsimit të vlerësojnë seriozisht kërkesat e tyre, si edhe kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestës në rast se institucionet reagojnë.
Por, pasi kanë lexuar deklaratën, dy prej studentëve që janë në grevë urie kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk ndiheshin mirë. Menjwherw wshtë lajmëruar ndihma e shpejtë dhe nw shesh ka shkuar njw autoambulancw me mjekët e urgjencës. Pasi është bërë edhe kontrolli mjekësor, është konstatuar një rënie e tensionit të dy studentëve, të cilët kanë marrë edhe mjekimin e duhur dhe mjekët më pas janë larguar duke u duartrokitur nga studentët që janë jashtë godinës, si edhe familjarët e tyre.
Deklarata
Në deklaratën e lexuar në tubimin e djeshëm, studentët e Juridikut të Universitetit të Vlorës kanë shigjetuar ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili sipas tyre “qesh në dalje mediatike, ndërsa studentët nuk janë pajisur ende me një diplomë, e jo më tepër siç e njeh ligji nr. 8461 dhe aktet nënligjore përkatëse”.
Në deklaratë thuhet se “ministri aktual, Myqerem Tafaj, vërtet deklaroi që mund të merrnim pjesë në provimin e Magjistraturës, por asnjë prej studentëve nuk mundi të merrte pjesë në këtë provim, për shkak të pengesave administrative të paligjshme që vetë institucioni që ai drejton dhe paraardhësi i tij, Fatos Beja, ngritën”.
Pasi sqarojnë se janë ankuar në të gjitha institucionet vendase e ndërkombëtare dhe se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje, studentët thonë se “në këto kushte jemi të detyruar që të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të realizuar të drejtat tona ligjore, siç do të jetë bllokimi i universitetit dhe deri te hyrja në grevë urie e të gjithë studentëve pa përjashtim”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23259. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23259

ostivar, pesë ditët e një kolonie artistike Gostivari është i qetë në një ditë të diele. Për më tepër, orët e para të mëngjesit i kanë gjetur banorët ende në rrugë, në ekspozita apo koncerte të ndryshme. Kanë festuar Natën e Bardhë. Mbërrijmë në orët e pasdites. Rrugëtimi Tiranë-Gostivar është nxitur nga një tjetër veprimtari artistike. Për të gjashtin vit, nga dhjetë vjet jetë të saj, Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë, “Draudacum”, ka çelur ekspozitën “Kolonia artistike 08″, një aktivitet traditë tashmë. Në ambientin e galerisë së Pallatit të Kulturës, vendosur në katin e dytë të godinës, janë ekspozuar punët e 23 artistëve (piktorë e fotografë), të realizuara një vit më parë, në një ambient të përbashkët në periferi të qytetit. Mbrëmja e 27 shtatorit shënon një shpërfaqje të krijimeve të 2008-ës dhe një mirëseardhje për artistët e rinj të kolonisë “Gostivari 09″. Ata të një viti më parë dhe ata që sapo kanë mbërritur në Gostivar për tiu bashkuar kolonisë artistike, takohen teksa kundrojnë tablotë apo fotografitë e ekspozuara. Brenda mureve të asaj galerie të vogël zhvillohet një dialogim intim arti. “Sikur të mundesha të shpjegoja atë që dua të them, sdo kisha nevojë të merresha me art”. Ky citat i Augusto Pieronit e ndihmon kryetarin e shoqatës “Draudacum” (mban emrin e vjetër me të cilin besohet se është quajtur shekuj më parë Gostivari), Osman Demiri, të motivojë bashkimin e këtyre artistëve në një shprehje të përbashkët artistike, pavarësisht se nga janë e nga vijnë. Në fakt ka aromë Ballkani. Sivjet janë 15 artistë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Bullgaria. “Secili prej tyre sjell me vete një copëz kulturë nga vendi që vjen. Ky aktivitet shërben gjithashtu për një shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve, të ftuar nga vende të ndryshme”, theksoi Demiri në ceremoninë e çeljes së ekspozitës. Në kuptimin e tyre kjo koloni quhet një bashkim miqësor për të bërë art. Motoja e tyre përkon edhe me konotacionin që një legjendë e vjetër i jep emrit të qytetit. Sipas saj, qyteti është quajtur i tillë në kohën e sundimtarit Vukashin. Meqë ka pasur një numër të madh të vizitorëve dhe miqve nëpër këto vise edhe gjatë periudhës së sundimit të turqve, në turqishte vendin e kanë thirrur Gostivar, “Qyteti i miqve”. Gostivari cilësohet sot si qytet shqiptar. Atmosfera të bind edhe më shumë. Ndërsa në shifra zyrtare, statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit, mbështetëse e këtij aktiviteti, shqiptarët përbëjnë 66.6% të popullsisë, 19.5% maqedonasit dhe pjesa tjetër janë turq, romë, serbë, vlleh, boshnjakë e të tjerë. Pas një tryeze me bisedë të shtruar, artistët e kolonisë “Gostivar 09″ zhvendosen në Mavrov. Një zonë e njohur turistike. Mëngjesi i së hënës shënon edhe fillimin e punës. Për të dytin vit radhazi, hotel “Medenica” (në shqip merr kuptimin “mjaltore”) shërben si ambienti pritës. Ndodhet përballë liqenit të Mavrovës, rreth 25 kilometra larg qytetit. Duket një ambient i përshtatshëm për të krijuar. Paksa i veçuar nga zhurma e aktivitetit të përditshëm, me një panoramë që nxit mendimin. Rrotull, rruga është e mbushur me vila të tipit alpin, ndërtuar mes pemëve të larta. Kjo zonë tërheq turistët veçanërisht në dimër. Një dhomë e mbyllur, por edhe ambientet e jashtme të hotelit shërbejnë si vend pune për artistët. Ka komunikim brezash në këtë koloni. Gjen aty të rinj që sapo kanë mbaruar studimet apo janë në fillimet e tyre. Doriana Arapi nga Tirana (e kthyer pas studimeve në Firence), piktorja maqedonase Aneta Petrovca dhe Hilmiu, shqiptar i Maqedonisë, janë tre prej këtyre të rinjve. Ky ngërthim brezash ka qenë edhe në vitet e shkuara. Natyrshëm kjo eksperiencë, veç procesit individual krijues, parashikon që gjatë ditëve të qëndrimit në këtë koloni të ketë një shkëmbim mendimesh e përvojash. “Është një klithje e fortë në këtë vorbull të shurdhët ballkanike, një vulë e fortë se vetëm kjo mënyrë e punës dhe bashkëjetesës mund të pijë ujë”, shënon në tekstin e katalogut që prezanton ekspozitën, kryetari i shoqatës, fotografi Osman Demiri. Kjo thënie merr aktualitet më shumë se kurrë. Kur këto ditë akademikët shqiptarë dhe maqedonas shkëmbejnë replika në distancë për enciklopedinë që fyente shqiptarët, nëse reagimet kanë mbërritur në nivele qeveritarësh e në protesta studentore, në këtë koloni, artistët shqiptarë dhe maqedonas shtrohen në një bisedë që rrek më së pari artin e më tej edhe shoqërinë. Në këtë proces nuk njihen kufijtë. Nga ana tjetër, ky aktivitet është një rast i mirë për të qenë i pranishëm në një proces krijues. Të shohësh ngjizjen, fazat e punës e më tej veprat e përfunduara, në të cilat mbartin tashmë një identitet artistik. Në fakt, të vendosur në periferi, kolonia artistike qëndron edhe pak larg një publiku më të gjerë. Penelatat e para u hodhën rreth orëve të mesditës së të hënës. Në një zgjedhje vetjake të ngjyrave, të subjektit apo edhe të teknikës, kanavaca fillon të ngjyroset. Sot, është dita e fundit e kolonisë artistike. Secili prej artistëve duhet të ketë përfunduar dy punë. Kjo eksperiencë, për ata përfundon këtu, për tu takuar në çeljen e ekspozitës së vitit të ardhshëm e për ti dhënë startin kolonisë artistike “Gostivar 2010″.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23262. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23262

Milani në krizë, turpërohet nga Zyrih Supersfida Bajern-Juventus mbyllet në barazim. Mançester Junajtid mposht Volfsburgun
Pas problemeve në kampionat, Milani e sheh veten në krizë edhe në Champions. Kuqezinjtë janë mposhtur 1:0 në “San Siro” nga modestët e Zyrih, me një gol të shkëlqyer të finlandezit Tihinen në minutën e 10. Pavarësisht tentativave të shumta, skuadra e Leonardos nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës. Madje, në sekondat e fundit shtylla ka prishur festën e Zambrotës, pas një goditjeje të fortë nga distanca. Në takimin tjetër të Grupit C, Reali i Madridit bën detyrën në “Santiago Bernabeu”. Të besuarit e Pelegrinit kaluan 3:0 Olimpik Marsejën, me dy gola të Kristiano Ronaldos (4 rrjeta në dy ndeshjet e para në grupe) dhe një të Kaka. Për madrilenët gjithçka ka qenë më e lehtë, pas daljes me karton të kuq të Diavara, në të 60-ën. Vetëm barazim 0:0 në përballjen Bajern-Juventus. Gjermanët kanë dominuar pjesën më të madhe të takimit, duke regjistruar edhe shumë raste për shënim, të pashfrytëzuara nga Myler, Klose e Riberi. Mesfushori francez ka qenë lojtari më problematik për bardhezinjtë, duke fituar pothuajse çdo duel me të besuarit e trajnerit Çiro Ferrara. Edhe pse të rreshtuar me shumë kujdes në mbrojtje, italianët kanë rrezikuar portën kundërshtare me Kamoranezin, Trezege e Iakuintën. Ndërkohë, skuadra e Van Gal merr një goditje të rëndë, sepse Roben është larguar nga fusha i dëmtuar. Bordo bën detyrën në fushën e Makabi Haifa: për ti dhënë fitoren skuadrës së Blank ka menduar mbrojtësi Ciani. Gola dhe emocione në supersfidën tjetër të mbrëmjes, ku në “Olld Traford” Mançester Junajtid luajti përballë Volfsburgut. Rastet për shënim nuk kanë munguar, por rezultati është zhbllokuar vetëm në minutën e 56 me kampionët e Gjermanisë që kalojnë në avantazh falë rrjetës së Edin Xhekos. Sulmuesi boshnjak ka përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Junajtid dhe pas një kërcimi të fuqishëm me kokë përshëndet rrjetën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës së Ferguson, që rikthehen baraspeshën vetëm pas tri minutave me “veteranin” Rajan Gigs. Anglezët vazhdojnë të kërkojnë golin, i cili vjen nga këmbët e Karrik. Në takimin tjetër të Grupit B, CKSA e Moskës mposhti 2:1 turqit e Beshiktash, me golat e Alan Xhagoev dhe Milosh Krasiç. Çelsi fiton pa probleme në Nikosia, përballë Apoelit të Altin Haxhit. Një gol i Nikolas Anelka në çastet e para të lojës, i ka dhënë tri pikët e radhës bluve të Ançelotit. Fitore e rëndësishme edhe për Porton, që mposht 2:0 Atletikon e Madridit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23250. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23250

Withers: Politika duhet të ulë tensionet Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, është shprehur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të qeverisë. Gjatë qëndrimit, vizitave dhe takimeve të hapura për publikun në Gjirokastër, ambasadori i Withers II iu përgjigj edhe interesit të medias për situatën politike. Në një prononcim për mediat lokale, ai ka theksuar se politika nuk është konfliktualitet dhe kurrsesi vëmendja nuk duhet fokusuar te konfliktualiteti. Kjo deklaratë synon uljen e toneve të larta dhe tensioneve politike midis pozitës dhe opozitës. Në këtë prononcim të bërë në galerinë e madhe të kështjellës në mjediset e muzeut të armëve, ai theksoi se politika i ngjan atij motorit të makinës, që nuk mund të funksionojë pa e vaisur mirë. Vaji i makinës, tha ai, edhe pse na ndot duart dhe përhap një aromë të pakëndshme, përsëri është i nevojshëm për motorin e makinës. “Pa vaj, motori nuk mund të funksionojë, pasi të gjitha pjesët e tjera të motorit duhet të funksionojnë në komunikim më njëra-tjetrën”, tha ambasadori. Ai theksoi se politika qendrore duhet të jetë e vëmendshme për të mbështetur zhvillimin e zonave të largëta. Lidhur me aeroplanin amerikan që ndodhet në mjediset e kësaj kështjelle, zoti John L. Withers tha se ai kurrsesi nuk duhet të shkatërrohet, por duhet restauruar, pasi është një pjesë e historisë. Lidhur me historinë e vetë aeroplanit, që sipas versionit zyrtar të qeverisë komuniste ka qenë një mjet spiun, ai tha se për nga përmasat dhe forma e tij e jashtme, ai ngjan më shumë me tipa aeroplanësh që dikur në SHBA janë përdorur për qëllime trainimi dhe për stërvitjen e aviatorëve të rinj. Lidhur me Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ku ai mori pjesë dhe me ftesë të jurisë dorëzoi çmimin e diversitetit për grupin e valleve të Dropullit të Poshtem, John L. Withers tha se në jetën e tij ka patur pak raste të tilla që të shijonte një larmi kaq të madhe ngjyrash dhe yingush. “Artistët sollën para publikut nota nga më të ndryshmet shpirtërore, tone dhe rite të gëzuara që lidhen me pjalmimin e blerëve, shtimin e pjellorisë së drithrave, me gezimet dhe trishtimet që ka vetë jeta”, u shpreh ai. Paraditen e djeshme John L. Withers ka marrë edhe pjesë në ceremoninë e përurimit të një projekti të financuar nga Forndi i Ambasadorit për çeljen e “Klubit Rinor”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, drejtori i Drejtorisë Arsimore, Vasil Muka, si dhe koordinatoria e projektit Englantina Gjini. Në fillim të fjalës së tij, para një grupi nxënësish të përfshirë në projektin e Klubit Rinor, përfaqësuesi i SHBA në Tiranë, John L. Withers, është shprehur se qëllimi i këtij projekt ka si qëllim kryesor aftësimin e të rinjve për të nxitur bashkëjetesën dhe ndikimin mbi politikat e vendimmarjes lokale. “Demokracia është ajo që duhej të jeni dhe kjo nënkupton se demokracia evulon në të gjitha kohërat. Demokracia duhej të përparojë dhe kjo është shumë e rëndësisshme, pasi do të jeni ju ata që do ta çojnë më tej demokracinë”, i është drejtuar të rinjëve të pranishëm z. Withers. Ai ka theksuar më tej se shpreson që kjo qendër do të shërbejë për të çuar më tej sistemin demokratik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23253. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23253

Facebook tërheq anketën rreth vdekjes së Presidentit Obama
Shërbimi Sekret i SHBA-s është duke tentuar të përcjellë një grup që ka krijuar një anketë në Facebook me pyetjen A do të duhej vrarë Obama?.
Anketa që është postuar dikur gjatë fundjavës, u ka ofruar lexuesve katër përgjigje të mundshme ndaj pyetjes së lartpërmendur: po, jo, ndoshta dhe nëse shkurton sigurimin tim shëndetësor.
Facebook ka mbyllur anketën gjatë ditës së djeshme. Në momentin që kuptuam për këtë anketë, ne bashkëpunuam me Facebook dhe e kemi larguar tha zëvendësi i Shërbimit Sekret Malcolm Wiley për AFP.
Në kohën kur është mbyllur anketa, më shumë se 750 lexues kanë hedhur votat e tyre, por nuk është i njohur rezultati kur janë shkatërruar votat.
Anketa është krijuar përmes përdorimit të një aplikacioni të palës së tretë që zakonisht vendoset për ti lejuar përdoruesit të krijojnë hyrje të lehta dhe anketa. Tani Facebook ka marrë vendim që të ndalë punën e këtij aplikacioni tërësisht.
Kërcënimi i presidentit është krim në SHBA dhe personat prapa kësaj ankete sigurisht do të jenë në telashe të mëdha nëse zbulohen.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1191. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1191

Microsoft përfundon punët me softuerin e sigurisë Softueri pa pagesë Microsoft Security Essentials tejkalon fazën beta dhe bëhet produkt i gatshëm për kompjuterin tuaj.
Ju kujtohet kur për herë të parë kur është përmendur ky aplikacion dhe ne qysh në atë kohë (qershor) kur ishte ende në beta version patëm futur duart për testime në të, por sot Microsoft Security Essentials ka kaluar nga faza beta dhe është plotësisht i gatshëm për kompjuterin tuaj.
Aplikacioni (që ofrohet vetëm për Windows XP, Vista dhe Windows 7) nuk ka ndryshuar shumë nga ajo që kemi vërejtur herën e parë, gjë që nënkupton se ky version është sigurisht i mbushur me arnime të sigurisë dhe përmirësime të stabilitetit, në vend se të përmbajë veçori të reja.
Qysh në kontaktin e parë me Microsoft Security Essentials kemi qenë të impresionuar me të, megjithëse kjo nuk është e mjaftueshme për një përmirësim apo ndryshim që ia vlen ndërrimin prej aplikacionit tuaj favorit që e shfrytëzoni momentalisht si antivirus. Nëse keni qenë pjesëmarrës në testime qysh prej paraqitjes së betas ose thjeshtë e keni provuar gjatë ditës së stome, komentoni më poshtë dhe të dëgjojmë mendimet tuaja në lidhje me këtë antivirus.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1188. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1188
Top