Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Studentët e Vlorës fitojnë mbi rektoratin Studentët grevistë të Universitetit të Vlorës kanë fituar betejën me rektoratin. MASH i ka dërguar një shkresë Universitetit të Vlorës, ku i kërkon që studentëve tu jepen diploma të plota. Lajmi është bërë i ditur nga Edlira Late, drejtoreshë e kabinetit, MASH. “Në bazë të nenit 88, të ligjit Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, studentët e regjistruar në një program studimi para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë dhe përfundojnë studimet me të njëjtin program që kanë filluar. Studimet 4-vjeçare të përfunduara në vitin akademik 2008-2009 janë programe të papërshtatura me standardet e Bolonjës dhe diplomat e tyre njihen si diploma të sistemit të vjetër, pra si diploma universitare 4-vjeçare”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e kreut të kabinetit të MASH.
Sipas saj, këto diploma janë ekuivalente me “Diplomat e Integruara të Nivelit të Dytë”. “Universiteti Ismail Qemali i Vlorës duhet ti pajisë sa më shpejt studentët me diploma në përputhje me përcaktimet e mësipërme të ligjit të arsimit të lartë”, ka përfunduar Late.
Ndërkohë, pas kërkesës së MASH ka ardhur reagimi nga rektori Tanush Shaska. Me anë të një e-mail-i ai u ka bërë të ditur studentëve se është pranuar kërkesa e tyre dhe ka saktësuar se “sipas një urdhri të ministrisë së mbërritur në UV, të gjitha diplomat 4-vjeçare do të quhen Diploma të integruara të Nivelit të Dytë. Do të na nevojitet një ose dy javë kohë të printojmë përsëri të gjitha diplomat katërvjeçare që janë dhënë këtë vit akademik. Ky është viti i fundit që Universiteti i Vlorës jep diploma katërvjeçare”.
Ndërkohë që në orët e mbrëmjes së djeshme është mbledhur senati i Universitetit të Vlorës dhe ka miratuar kërkesën e studentëve, për pajisjen e tyre me diploma të integruara të nivelit të dytë.
Por me gjithë vendimet e marra nga rektorati i UV, duket se studentët nuk kanë më besim dhe kanë deklaruar se do të tërhiqen vetëm në momentin që do të marrin diplomat nëpër duar. Pritej që pas mbledhjes së senatit të universitetit, studentët grevistë të dilnin nga ambientet ku janë ngujuar prej mesditës së të hënës.
Por megjithëse vendimi i MASH dhe rektoratit të UV u është komunikuar dhe nga deputetët e Qarkut të Vlorës, ata nuk kanë pranuar të dalin nga greva e urisë.
Ndërkohë, në ditën e tyre të katërt të grevës së urisë, studentët janë vizituar nga deputetë e PD-së: Ardian Kollozi, Kreshnik Cipi si dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri. Ata u kanë bërë të ditur grevistëve vendimin e MASH-it, duke i ftuar të dalin nga greva, pasi sipas tyre tashmë problemi ishte zgjidhur.
Po dje, studentët janë vizituar edhe nga deputetët socialistë Ledi Shamku dhe Eltar Deda. Ata kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të problemit të studentëve, pasi në kushtet që ndodhen studentët, nesër do të jetë vonë. Ndërkohë që pasdite vonë, pranë grevistëve ka mbërritur dhe kryetari i Partisë G99, Erion Velia. Ky i fundit nuk ka dashur që në takimin me studentët të ishin prezente mediat. Mësohet se ai u ka komunikuar grevistëve numrin e tij të telefonit, ndërkohë që u ka kërkuar që për çdo shqetësim të kontaktonin me të me anë të sms-ve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23318. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23318
EDI RAMA, ARDHJA E NJE POLITIKANI MEDIATIK Pjesë nga libri i gazetares dhe pedagoges së komunikimit, Belina Budini, e cila investigon për herë të parë ngritjen e Edi Ramës në politikë nëpërmjet mediave. Kjo pjesë e shkëputur nga libri “Edi Rama, politikani pop(ulist)-star” dokumenton marrëdhënien
Belina Budini
Në hapësirën publike shqiptare, Edi Rama ofroi fillimisht modelin e Politikanit të Ri, për ti shpërfaqur më vonë ngjyrimet neopopuliste1. Ndërsa sot një pjesë shohin tek ai demagogun ekstravagant, në krye të herës perceptimet pajtoheshin më tepër në lidhje me profilin e një politikani modern. Ai u vëzhgua si specie e re që sillte kontributin e stilit në kulturën politike shqiptare që pas rënies së regjimit diktatorial. Kjo risi iu njoh pa vonesë nga mediat të cilat i ofruan vizibilitet maksimal që në fillim. Në kohën kur gama e televizioneve private nuk ekzistonte ende në tregun mediatik në Shqipëri, shtypi meriton të konsiderohet me më tepër vëmendje, pasi kishte rol të rëndësishëm në fabrikimin e imazhit të aktorëve politikë. Në këto rrethana, revistat dhe të përditshmet e kohës i dedikuan Ramës tituj sensacionalë dhe kopertina provokuese (shih “Klan”, “Spektër”, “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare”). Shtypi i shkruar nisi kësisoj procesin e fabrikimit të tij si politikan jashtë kornizave partiake, duke e veçuar nga politikanët tradicionalë. Ky vizibilitet i lartë i shërbeu Ramës për të ndërtuar të ashtuquajturin familjaritet në distancë që karakterizon marrëdhënien parasociale ndërmjet yjeve mediatikë dhe audiencës së tyre.
Edi Rama e niste udhëtimin e tij të pazakontë në arenën politike shqiptare i stilizuar si intelektuali modern, duke tërhequr kësisoj vëmendje të veçantë. Gazetarët e njohur të kohës e cilësuan “simbol të një intelektuali të pavarur dhe ekstravagant në vendin më të varfër të Europës” duke nënvizuar se përfshirja e tij në politikë si ministër Kulture ishte një befasi për faktin se për një kohë të gjatë ai ishte konsideruar rebeli, anti-konformisti dhe provokuesi i pushtet-mbajtësve (Bejtja: “Klan” 07.06 1998). Gazetarë të tjerë e quajtën një Don Kishot në politikë apo Njeri të Shpresës (Xhunga: Koha Jonë, 23.04.1998). Ata madje anonçuan në titujt e artikujve kushtuar Ramës parabola të tilla si “Fenomeni Rama” apo “Casus Rama” (Bejtja, Xhunga: po aty). Edhe spektri i intelektualëve dhe njerëzve të shoqërisë civile e simpatizoi aktorin më të ri të politikës shqiptare. Megjithëse nuk munguan zërat skeptikë dhe kritikët e hapur, mbështetësit e dominuan opinionin mediatik, ndërsa superlativat nuk u kursyen: E konsideroj emërimin e Edi Ramës si shenjë emancipimi për politikën shqiptare (Isaku, “Koha Jonë”, 23.04.1998). “E konsideroj emërimin e tij një ngjarje të rëndësishme, e cila duhet përshëndetur dhe duartrokitur, sepse Edi Rama nuk është vetëm një artist i jashtëzakonshëm, por edhe një politikan profesionist” (Xhaferri, po aty).
Duke imituar modele të tjera të suksesshme të politikanëve mediatikë në arenën ndërkombëtare, por duke investuar edhe një lloj origjinaliteti dhe karizme personale, Edi Rama diti të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ta ushqente vazhdimisht atë. Profili i parafabrikuar i stilistit të ri të politikës u servirej me lehtësi mediave dhe gazetarëve të cilët, nga ana e tyre, e panë si novator dhe autentik. Ai do të bëhej shumë shpejt trazovaçi i dashur i mediave për performancat e tij shpesh të pacipa, duke fituar qendrën e vëmendjes dhe të debatit. Gjestet dhe performancat simbolike përbënin kapitalin e tij primar politik3. Duke u vendosur në qendër të vëmendjes, do të kritikohej gjithnjë e më shpesh, por sërish kjo shihej pozitivisht nga mediat: “Edi Rama, hipi për kundërshtarët, aleat vetëm me veten: Ky është njeriu i ri i kulturës” komentohej ai në “Klan” (Balla, 19 prill 1999).
Ky lloj transgresioni kërkohej edhe prej vetë Ramës i cili preferonte ti bënte gjërat ndryshe, ose të paktën ti paketonte si të tilla. Nuk hoqi dorë madje as nga publicistika, të cilën e kishte lëvruar gjerësisht përpara se të vendoste të përfshihej në politikë4. Edhe pse tanimë në pozicion më pak të favorshëm për të bërë kritikun fshikullues, do të kishte rubrikën e tij të përjavshme të kritikut në faqet e revistës “Klan” nën siglën “Dosja e Ministrit të Kulturës” (shih “Klan”, koleksioni 1998-1999). Nëpërmjet kësaj rubrike ai i jepte vetes mundësinë që të ruante frymën kritike dhe pikëpamjet polemizuese edhe pse në pushtet.
Politika estetike
Duke mbërritur nga Parisi ku kishte bërë jetën e një artisti bohem për të marrë në 1998 postin e ministrit të Kulturës, Rama sillte një profil jo thjesht të pazakontë, por edhe të pasur estetikisht. Ai vishej ndryshe dhe bënte kontrast të dukshëm me politikanët e tjerë. Paraqitja e tij e jashtme mbartte pra premisa të qarta politike. Në të vërtetë, që në krye të herës, stili i tij i të veshurit u komentua si aspekt i guximshëm i profilit të tij politik. “Një i ri, i gjatë, me flokët qethur shkurt si lojtar bejzbolli, i veshur me pantallona blu-xhins, këmishë lara-lara dhe çorape të verdha hyn në Ministrinë e Kulturës. Është dora vetë, ministri i Kulturës…” (”Klan”5, 7 qershor 1998). Përshkrimi i stilizuar nuk mbaron me kaq: Ai të sjell ndërmend dishepullin e Joneskos: Mos bëni si gjithë të tjerët. Pa dyshim që është një ministër shumë i ndryshëm nga ministrat e tjerë” (po aty). Kësisoj pohohej që individualiteti i tij i ofronte diçka skenës së varfër politike të kohës në aspektin e diversitetit dhe madje edhe shijes së personalizuar. Prej këtej zë fill servirja e Edit (siç referohet shpesh publikisht në ton miqësor) si “ikonoklast” i politikës shqiptare dhe si njeri i ndryshimit: “Do të ndryshojë gjithçka. Të afrojë kundërshtarët. Të mbledhë fonde. Të ekspozojë Realizmin Socialist…” shpallte në mbititujt e kopertinës kushtuar Ramës revista Klan (po aty).
Rama nuk do ta humbiste rastin për të kapitalizuar politikë nëpërmjet përparësisë estetike. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me stilizimin e vetes. Këtë përmasë personale do ta kalonte në aksion politik, duke shpallur një fushatë agresive pastrimi në terma estetike dhe modernizimi. Gjithçka do ta niste me rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Kulturës, itinerar që do ta ndiqte edhe në radhën e punëve për Bashkinë e Tiranës më vonë. Qëmtimet e tij estetike gjenin vend edhe në shtyp: Më keq u ndjeva në zyrë ku era e lirisë kishte mbërritur në formën e ca kolltukëve të frikshëm me lule shumëngjyrëshe, të cilët, ashtu të rrethuar siç janë nga muret rozë dhe tavani i kaltër, e karakterizojnë shumë mirë kohën e mbarsur me vulgaritet që jetojmë (Rama, cituar në “Koha Jonë”, 29 prill 1998). Autorja e shkrimit e cilëson “tërmetor” transformimin vizual që kishte në plan të ndërmerrte ministri i ri: “Po ditën e parë, ministri i ri i Kulturës, i dha udhë ndryshimit tërmetor… Pastroi kasafortën ministrore ku prej tetë vjetësh flinin veprat e Hoxhës dhe hodhi te hedhurinat gjithë tapetet përjetësisht pis të ministrisë. Shumë shpejt ai do tu kushtohet tualeteve dhe në fund do të tjetërsojë zyrën personale…” (Xhunga, po aty).
Rama e projektoi kësisoj estetikën si mënyrë të të bërit politikë duke i paraprirë një procesi më të thellë stilizimi emocional në sferën publike shqiptare ku përmasat e stilit dhe të personalitetit do të riktheheshin si rrezatim i modelit të tij. Po të mbahet mend që një përzierje e tillë emocionesh dhe stili ishte mjaft e përhapur gjatë diktaturës me kultin e Enver Hoxhës, një implikim i tillë nuk duhet të duket shumë i largët. Siç vëren në frymë kritike publicisti Zogaj në lidhje me përpjekjet e Ramës për të pompuar imazhin e vet: “… në aspektin e një gjykimi të manipuluar nga propaganda, Edi Rama krahasohet me Enver Hoxhën” (Zogaj, 2004: f.101).
Ta lexosh performancën e Ramës në aspektin este Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23321. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23321

Gazetari kinez që takoi Maon ditën e shpalljes së republikës Pas kaq vitesh, njeriu i vetëm që ndoshta është ende gjallë nga njerëzit që e takuan Maon, 1 tetorin e 60 viteve më parë, Li, vazhdon që të mbetet krenar për artikullin që shkroi dhe që u publikua në faqen e parë të të gjitha gazetave partiake më 2 tetor.
Janë të paktë ata që i kanë mbijetuar asaj dite të 60 viteve më parë, kur historia e Kinës së madhe mori një rrjedhë krejt të ndryshme e, bashkë me historinë e Kinës, ndryshoi edhe një pjesë e historisë së botës. Një prej të paktëve të mbetur ende gjallë dhe në gjendje për të rrëfyer është edhe Li Pu. Ai është 91 vjeç dhe ka qenë dikur gazetar, e mbase mund të jetë i vetmi i mbetur gjallë nga njerëzit që kanë qëndruar ballë përballë me Mao Ce Dunin pikërisht ditën kur ai shpalli themelimin e Republikës Popullore të Kinës. Li ka qenë në atë kohë të 60 viteve më parë një reporter relativisht i ri në moshë dhe sot është pjesë e qindra figurave më me influencë të shekullit XX, që do të ngjisin Portën e Paqes Qiellore në Tiananmen, në hyrje të Pallatit të Perandorëve me rastin e përvjetorit që po festohet me shumë madhështi në Kinë. Li është shumë i moçëm dhe me flokë tashmë krejtësisht të thinjur. Jeton në të njëjtin apartament që partia i dha shumë e shumë vite më parë si veteran i saj. Ky gazetar u zgjodh mes gjithë kolegëve të tij që të asistonte dhe të fotografonte momentin formal të lindjes së pushtetit të Partisë Komuniste. “Më kujtohet se ndodhesha në një makinë që mori rrugën pas Tiananmen dhe u fut brenda Qytetit të Ndaluar. Kur ndalëm pashë Maon të dilte nga makina që ndodhej përballë simes. Në ato vite, ende nuk kishte një ashensor për tu ngjitur në portën e madhe dhe ne na u desh që të ngjisnim shkallët”, rrëfen gazetari i moçëm. Ai kujton se në atë ceremoni ndodheshin rreth 1000 persona në podiumin e portës që sheh për nga sheshi i famshëm “Tiananmen”. Li ishte vetëm 31 vjeç dhe me siguri anëtari më i ri i atij grumbullimi. “Unë isha thuajse në fund të turmës dhe nuk mund ta imagjinoja atë që po ndodhte në rreshtat e parë, madje edhe në Bulevardin e Paqes së Përjetshme. Mendoj se në shesh mund të ishin mbledhur rreth 300 mijë persona”. Ceremonia në fakt nuk u hap nga shoku Mao, por nga një tjetër veteran. Më pas Zhu De, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, i zuri vendin veteranit duke u futur në një kamion të vogël ushtarak dhe bëri një paradë para Forcave të Armatosura prej 16 mijë personash. Kjo traditë është ndjekur edhe nga liderë të tjerë në përvjetorët që vijuan. Kur edhe ai mbaroi parakalimin, atëherë në tribunë doli Mao për të folur. Kujtesa e Li është pak e mjegulluar pas 6 dhjetëvjeçarësh. “Mendoj se duhet të ishte ora 3:00 e pasdites kur Mao mori mikrofonin dhe tha: “Po shpall themelimin e Republikës Popullore të Kinës”. Pas kësaj, ai lexoi një listë emrash të zyrtarëve më të lartë të qeverisë së re. Li kujton se atmosfera rreth liderit të madh ishte e elektrizuar. Njerëzit ishin të lumtur dhe plot me shpresë për ndryshimet pozitive që prisnin. Ata kishin vite që luftonin dhe ja, më në fund, dukej se kishte ardhur momenti i rindërtimit. “Ata që ndodheshin në atë shesh e konsideronin veten me fat që ishin ende gjallë e që nuk kishin vdekur si miliona të tjerë që humbën jetën gjatë viteve të luftës nga armët dhe nga uria e vështirësi të ndryshme”, thotë Li. Pas fjalës së Maos, nisën këngët dhe hedhja e parullave entuziaste për komandantin dhe për gjithë veteranët e luftës dhe udhëheqësit e partisë. Në turmën e njerëzve ndodhej atë ditë edhe bashkëshortja e Li, tashmë 83 vjeçe, ish-gruaja e një ambasadori kinez në Londër në vitet 80. Ajo është gruaja e dytë e gazetarit. “E kisha pritur me gëzim të jashtëzakonshëm atë moment dhe e kam përjetuar me shumë lumturi si të gjithë njerëzit që ndodheshin në atë shesh përpara liderëve të partisë. Unë u bëra pjesë e Revolucionit që në vitin 1940 dhe kjo ditë ishte pika kulmore e gjithë atyre viteve të gjata të luftës dhe shpresave”, rrëfen gruaja e Li. Por asaj i ka mbetur një peng i madh se, pavarësisht se e ka dëgjuar fjalimin, nuk mundi që ta shihte me sytë e saj Maon, për shkak të pozicionit në të cilin ndodhej. Sipas kujtimit të Li, Mao nuk dukej të kishte pikë emocioni, ose e zotëronte shumë mirë veten dhe nuk shfaqte asnjë ndjenjë. Ai vetëm sa lexoi atë që kishte për të lexuar dhe kaq. “Ishte një njeri i keq, një bastard dhe fshehja e emocioneve është tipike e njerëzve të ligj. Askush nuk e merrte vesh se çfarë ishte duke ndjerë Mao në të vërtetë në ato momente, vetëm se turma ishte e entuziazmuar dhe nuk e kishte shumë mendjen te Mao, por tek arritja e madhe”. Por edhe Li vetë kujton se ishte shumë i qetë krahasuar me njerëzit rrotull tij. “Unë isha një reporter dhe isha aty për punë ndaj duhet të përqendrohesha e jo ta lija veten të lirë që të festoja e të harrohesha pas ceremonisë. Më duhej të përqendrohesha që të shkruaja ato që thuheshin”, rrëfen Li. Pjesa më interesante e kësaj dite për Li ishte kur ai iu afrua Maos dhe me shumë përunjësi i kërkoi atij që ti jepte fjalimin. Mao ia dha fletën së bashku me listën e 56 zyrtarëve të qeverisë komuniste të Kinës. “Si më dha letrën, Mao më tha: të lutem, bëje raportin siç duhet dhe mos e humb këtë letër”. Fjalimi i shkurtër i Maos, që e lexoi para turmës në atë ditë të madhe, ishte shkruar me dorë dhe Li e ruajti atë letër përgjatë dy dhjetëvjeçarësh, deri kur Rojet e Kuqe ia morën kur një ditë të vitit 1966, ndërsa kishte nisur epoka e Revolucionit Kulturor, i bastisën shtëpinë dhe i morën shumë gjëra të çmuara, mes të cilave edhe letrën që ai e ruante me shumë fanatizëm. Këtë revolucion famëkeq Mao e lançoi për të riardhur në pushtet dhe për të dënuar rëndë të gjithë kundërshtarët e tij. “Nuk e pashë kurrë më atë copë letër dhe nuk e di nëse ekziston apo jo”, thotë Li. Pas kaq vitesh, njeriu i vetëm, që ndoshta është ende gjallë nga njerëzit që e takuan Maon 1 tetorin e 60 viteve më parë, Li, vazhdon që të mbetet krenar për artikullin që shkroi dhe që u publikua në faqen e parë të të gjitha gazetave partiake më 2 tetorin e vitit 1949. “Redaktori im nuk ndryshoi asnjë fjalë nga ato që kisha shkruar, por kjo nuk ndodhi kurrë më”(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23324. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23324

Alonso: Bashkë me Masën do jemi të suksesshëm Dy herë kampioni I botës tashmë flet si pilot I Ferrarit, skuadër me të cilën ak firmosur një kontratë 3-vjecare
Fernando Alonso e ka filluar me resotrante italiane ne Suzuka aventuren e tij të re si pilot i Ferrarit. Një kotoletë milaneze dhe një tiramisu ka qenë porosi e tij dhe e bashkëshortes Rakel del Rozario. Sëbashku me ta në tavolinë kanë qenë, menaxheri Luis Garsia Abadel dhe fizioterapisti personal Fabricio Bora.
Ka qenë një kohë me shi këto ditë në Japoni që nuk premton për ndonjë kohë të miër në këtë fundjavë kur do të zhvillohet edhe gara. Duket më i qetë në prag të kësaj gare Fernando i cili prej kohësh ruante secret marrëveshjen me Ferrarin, një kontratë 3-vjecare me nmjë opsion për dy vjet të tjera dhe me një pagë prej 10 milion eurosh në vit. Ishte vetëm cështe kohe publikimi i kësaj marrëveshjeje pasi dukej se gjithcka ishte arritur prej kohësh.
“Jam i kënaqur dhe krenar që do të pilotoj një makinë Ferrari,” – ka thënë Fernando Alonso në komunikatën për shtyp që ka publikuar skuadra Ferrari në faqen zyrtare të internetit. – “Të pilotosh një makinë si skuadra italiane është një ëndërr për të gjtihë pilotët e kohës sime dhe mua më në fund m’u realizua kjho ëndërr. Për këtë gjë dua të falenderoj në mënyrë të vacantë presidentin e skuadrës Ferrari, Luka di Montezemolo i cili ka këmbëngulur për të firmosur këtë kontratë 3-vjecare.
Që në verën e këtij vitin kishim arritur një marrëveshje me presidentin për nbjë kontratë që do të fillonte në vitin 2011, por pas problemeve dhe ngjarjeve të fundit që ndodhën vendosëm që ta afronim këtë kontratë.
Vitet që kam kaluar te skuadra Renault kanë qenë të mrekullueshëm, sëbashku kemi arritur të fitojmë 4 tituj kampion, dy për pilotë dhe dy për konstruktorë dhe deri tani numërojmë 21 fitore. I uroj fat për vazhdimësinë këtsa skuadre dhe shpresoj që të arrijë rezultate të mira edhe në këto gara të mbetura në këtë kampionat,” – ka deklaruar dy herë kampion bote.
Më pas Fernando Alonso shton: “Më pas të gjitha energjitë e mija do të shkojnë për sezonin e ardhshëm dhe jam i sigurtë se sëbashku me Felipen, do të arrijmë të marrim rezultate të kënaqshme për skuadrën Ferrari. Pres me padurim të fillojë punën me skuadrën time të re.”
Në mënyrë të rastësishtme zyrtarizimi i kontratës së tij është publikuar në prag të garës së Suzukë, garë në të cilën ai arriti të shpallej kampion në vitin 2006.
Tre vite më pas, Alonso dhe Ferrari gjenden sëbashku për të fituar. “Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të firmosim një kontrarë me Fenandon – ka deklaruar numri 1 i kësaj skuadre Stefano Domenikali.
- Ai është një pilot shumë i talentuar dhe që arrin të fitoj shpesh herë, këtë gjë e ka treguar në disa raste gjatë karrierës së tij edhe pse ka qenë në kushte të vështira. Besojmë se ai do të kontribuojë në ngritjen e Ferrarit në krye të klasifikimeve. Ashtu si ka thënë edhe presidenti Montezemolo, të gjithë kampionët duan të vijnë në Maranelo, herët a vonë. Alonso dhe Masa janë dyshja ideale për ne.”
Kush është Fernando Alonso, piloti i ri i “kokëkuqes”?
Por kush është piloti i ri i Ferrarit Fernando Alonso? Për herë të parë Fernando ka arritur të fitojë trofeun Nissan kur ishte vetëm 18 vjec një cmim ky që i duhej për të kaluar në Formulën 1. Ky ishte gjithashtu një ndër sezonet e tij më brilante në kategorinë e garave F3000. Në vitin 2001 spanjolli takohet me Flavio Biatoren dhe firmos një marrëveshje me të duke u future në Formulën 1 te skuadra Minardi.
Me këtë skuadër ai i befason të gjithë që në debutim, ku arrin të rendis makinën e tij në start përpara Prost dhe Burtit. Pas këtyre hapave të para ishin të shtuma rekordet që e shoqëruan Alonson në karrierën e tij në Formula
1. Si spanjoll që ishte ai kishte muzikën në gjak dhe pikërisht në pistën e Oviedos u njoh edhe me Rebekën, e dashura e tij që ishte një violinceliste. Pas saj u njoh me Rakel Rozarion që është edhe sot bashkëshortja e tij edhe ajo këngëtare e një grupi spanjoll. Përvec garave me makina, Alonso është i dashuruar pas bicikletave, futbollit dhe pokerit.
Ai është mik me thuajse pjesën më të madhe të ciklistëve spanjoll si Karlos Sastre apo Alberto Kontador. Për arsye financiare Alonso ka zgjedhur që të jetojë në Zvicër, ka një shtëpi pranë ligjenit të Gjenevës, jus humë larg shtëpisë së Ljuis Hamilton dhe Kejzi Stoner. Verën e shkuar bleu edhe një shtëpi në Lugano ku edhe Maranelo është më afër.
Shumi: Më pëlqen ideja Alonso-Ferrari!
Fernando Alonso duke të ket marrë edhe bekimin e Mikael Shumaker. Spanjolli i cili një ditë më parë publikoi marrëveshjen me skuadrën italiane është mbështetur nga 7 herë kampioni i botës. Vetë Shumaker ka përgëzuar Ferrarin për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe për afrimin në skuadër një pilot si Alonso. “Fernando me Ferrain është një dyshe që më pëlqen shumë,” – ka deklaruar Shumi.
- “Kam qenë i përfshirë që në fillim në këtë cështje dhe më ka pëlqyer. Jam i sigurtë se Fernando do të gjendet mirë me ne, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i jap mirëseardhjen,” – ka përfunduar fjalën e tij Mikael Shumaker i cili aktualisht mban postin e këshilltarit për këtë skuadër.
Edhe vetë piloti spanjoll ka folur për paraardhësin e tij. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta, në mënyrë të vacantë entuzjazmin dhe pasionin që tregojmë në pistë. Do të më pëlqente të fitoja sa më shumë tituj, ndoshta aq sa Mikael me Ferrarin edhe pse do të jetë e vështirë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23312. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23312

KLSH sulmon gjykatat: Janë të korruptuara Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kritikon punën e bërë nga gjykatat rreth vendimeve për shkelje në administratën shtetërore. Në tri vitet e fundit, KLSH ka kallëzuar penalisht me dhjetëra zyrtarë, por asnjë nuk ka përfunduar pas hekurave të burgut, pasi gjykatat zvarrisin vendimet. I pranishëm në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, kreu i KLSH-së, Robert Çeku, ka folur edhe për Gjykatën Administrative, të kërkuar nga biznesi. Sipas tij, kur sistemi gjyqësor nuk funksionon si duhet, Gjykata Administrative do të jetë një blof i vërtetë. Në komision merrte pjesë edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili së bashku me Çekun, kanë paraqitur shifrat e buxhetit faktik 2008.
Pretendimet
Duke folur për punën e bërë gjatë vitit 2008, Çeku vuri në pah pengesat nga gjykatat për ti shkuar deri në fund hetimit me shkeljet në administratë. Në këtë pikë, kreu i KLSH-së e shikon të pavlefshme funksionin që do të ketë Gjykata Administrative. “Në qoftë se sistemi gjyqësor nuk pëson një hop cilësor, përmirësim cilësor të dukshëm, të shtosh Gjykatën Administrative, nuk do bëni gjë tjetër vetëm se do të shtoni një hallkë në këtë sistem ta themi copë, të korruptuar. Asgjë nuk keni për të bërë, në gjykimin tim. Duhet të përsoset njëherë ky sistem që kemi, sesa të shtojmë dhe një hallkë tjetër e cila do të zbatojë praktikën që zbaton ky tjetri. Bile më keq, në qoftë se do të jetë me cikël të mbyllur në gjykimin tim, ju do ti jepni pushtet një trupe gjyqësore të bëjë çfarë të dojë me biznesin”, tha para anëtarëve të komisionit parlamentar, Robert Çeku. Kreu i KLSH-së nuk ka hezituar të sulmojë edhe Gjykatën e Lartë. “Me përjashtim të ndonjë rasti sporadik me shifra shumë të vogla, pushteti gjyqësor nuk merret seriozisht me problemet tona. Unë bëj të paktën një gjë, që mund të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, deri këtu mund të shkojë KLSH. Gjykata e Lartë nuk bën asgjë. Nuk kthen as përgjigje, as mirë, e as keq. Kjo është e vërteta”, vijon Çeku.
Shkeljet
KLSH raportoi dje në komision mbi shkeljet e konstatuara gjatë zbatimit të buxhetit të vitit 2008. Sipas raportit të lexuar nga Çeku, u mësua fakti se vitin e kaluar, administrata shtetërore i ka shkaktuar një dëm buxhetit rreth 1.5 miliardë lekë. Dëmi i evidentuar u krijua më së shumti në fushën e tatimeve dhe doganave, me rreth 1.1 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër në shpenzime dhe prokurime publike.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23315. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23315

Gold AG Luftojm per fitore
Click here to view the embedded video.

Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=639. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=639
Keepman feat.DoG Dance Hall
Click here to view the embedded video.

Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=641
Adresë pa emër Ti numrin ma ke dhënë gabim, houo Dhe adresën e shtëpisë Ndoshta vet nuk e ke dit Dhe pse unë ty të kam prit Çdo natë e ditë mendoj për ty, hoo Për sytë që kurrë më nuk i pashë E di një ditë do të gjej unë ty, unë ty
Ref. Ku je ti zemër Adresë pa emër Ky telefon Nuk po cingërron, hoo Ku je ti zemër Adresë pa emër A e kujton Takimin tonë, hoo
(Ku je ti zemër Adresë pa emër Ky telefon Nuk po cingërron)
Ti numrin ma ke dhënë gabim, houo Dhe adresën e shtëpisë Ndoshta vet nuk e ke dit Dhe pse unë ty të kam prit
Ref. Ku je ti zemër Adresë pa emër Ky telefon Nuk po cingërron, hoo Ku je ti zemër Adresë pa emër A e kujton Takimin tonë, hoo
(Ku je ti zemër Adresë pa emër Ky telefon Nuk po cingërron)
Ref. 2x Ku je ti zemër Adresë pa emër Ky telefon Nuk po cingërron, hoo Ku je ti zemër Adresë pa emër A e kujton Takimin tonë, hoo
Ku je ti zemër Adresë pa emër A e kujton Takimin tonë, hoo
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4502. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4502

Amianti, vrases i njeriut, konference boterore ne Itali Cdo vit, amianti shkakton ne bote rreth 100 mije viktima, kater mije vetem ne Itali. Kjo eshte nje prej te dhenave te para qe doli nga Konferenca Boterore mbi Amiantin qe po zhvillohet ne Taormina, ne Sicili.
Sipas specialisteve te mbledhur ne Itali nga Instituti i Larte per Parandalimin dhe Sigurine ne Pune, numri i viktimave do te rritet duke arritur piken kulminante ne periudhen 2015-2018 sepse amianti, qe njihet edhe me emrin vrasesi i heshtur, fillon te sjelle pasoja pas 40 vjetesh nga koha e kontaktiti me te.
Megjithese eshte lende natyrore, me fibra 1300 here me te holla se nje fije floku, amianti eshte shume ndotes per mjedisin dhe i rrezikshem per shendetin e njeriut.
Ne Itali prej vitit 1992 eshte ndaluar perdorimi i tij, por tashme ai gjendet kudo neper ndertesat me te vjetra, mbulesa godinash industriale, neper trena, ashensore, dhe behet i rrezikshem kur siperfaqet demtohen.
Konferenca e Taormines synon te sensibilizoje opinionin publik me objektivin e ndalimit te amiantit ne te gjithe boten. Veshtiresia qendron edhe ne pastrimin e vendeve ku ndodhet amianti, vetem ne Itali numerose 28 mije pika te rrezikshme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=408. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=408

Ish bashkëshortja ha peshqit e artë Pas divorcit jo të vullnetit të përbashkët, gruaja inatosur nga Houstoni ka vendosur ti hakmerret ish burrit lakmitar.Gruaja ka rrëmbyer akuariumin me peshqi të artë dhe me ta ka pergaditur një darkë majft të shijshme.
Policia në Pasadena raporton se bëhet fjalë për larje hesapesh dhe asnjë lloj padie nuk do të ngritët ndaj gruas.
Çifti kishte shtatë peshq të artë, të cilët i kishin blerë derisa jetonin së bashku në paqe e lumturi.
Zëdhënësi i policisë Vance Mitchell thotë se ajo i ka rrëmbyer peshqit nga banesa e ish të burrit të saj. Supozohet se ata ishin zënë më parë në lidhje me stolitë që ai i kishte dhuruar, për tia marrë sërish pas divorcit.
Kur policia ka arritur në shtëpinë e ish bashkëshortes, ka gjetur katër peshq të fërguar në pjatë. Tre veçmë i kishte ngrënë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=405. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=405

Plaka jeton me 45 gjarpinjë Për shumë njerëz një gjarpër është tepër, por adhuruesja e flaktë e këtyre zvarranikëve, Sue Coleman, është kënaqur vetëm atëherë kur i ka grumbulluar 45 në shtëpinë e saj në Londër.
Atipike për zonjat britanike të moshës së saj, kjo 60-vjeçare nuk merret me thurje të xhemperëve e as me lotari, por kohën e saj e kalon me zvarranikët, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.
Sue thotë se gjarpinjtë mund të janë kafshë të mira shtëpiake përderisa njerëzit përkujdesen për ta në mënyrë të duhur.
Gjatë 17 viteve të fundit shtëpinë e saj e ka kthyer në një kopsht zoologjik, e shoqëri asaj i bëjnë disa lloj gjarpërinjsh të cilët shpesh duhet ti shpëtoj, sepse “njerëzit nuk mërziten shumë për ta”. /Telegrafi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=401. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=401

Tmerr në Sumatra, toka vazhdon të lëkundet, shkon në 1100 numri i viktimave INDONEZI – Një lëkundje e fortë me magnitude 6.8 ballë e shkallës Rihter ka alarmuar serish banoret e zones. Sipas te dhenave te “United States Geological Survey”, epiqendra e lekundjeve ka qene ne Jambi dge Bengkulu, rreth 150 km larg epiqendres se dites se merkure. Nuk ka njoftime per deme te tjera.
Më shumë se 36 orë pas tërmetit shkatërrimtar të së mërkurës ne ishullin indonezian të Sumatrës, punonjësit e shpëtimit ende vazhdojnë të llogarisin shkallën e shkatërrimeve.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për operacionet humanitare, John Holmes tha se të paktën 1100 vetë kishin humbur jetën, por zyrtarët besojnë se mund të gjenden edhe më shumë viktima.
Njerëzit ishin duke u kthyer nga puna për në shtëpi kur ndodhi tërmeti. Kjo gjë e bën edhe më të vështirë për autoritetet që të vlerësojnë se sa ka qënë numri i tyre. Ndihma ka mbërritur në zonat e prekura më rëndë si qyteti Padang. Pjesa më e madhe e linjave telefonike nuk punojnë, gjithashtu ka edhe mungesë rryme. Ne zonat e tjera të goditura nga tërmeti ka patur shumë pak kontakt.
Ministri indonezian i Shëndetësisë ka bërë apel për më shumë ndihmë nga jashtë për operacionet e shpëtimit. Ministri Siti Fadilah Supari, tha nevojiteshin urgjentisht pajisje të specializuara për operacioniet e shpëtimit, pasi shumë viktima kanë mbetur nën rrënoja.
Duke folur për BBC-së përfaqësuesja e UNICEF-it në Indonezi, Lely Djuhari tha se të mbijetuarit kishin nevojë urgjente për ujë të pastër dhe pajisje mjeksore.
Nevojat urgjente
“Fëmijët që i kanë mbijetuar tërmetit janë në rrezik të jashtëzakonshëm të preken nga sëmundjet ngjitëse dhe infeksione akute në rrugët e frymëmarrjes si edhe sëmundje të tjera që mund të parandalohen përmes vaksinave si fruthi dhe poliomeliti.”
“Në një emergjencë si kjo rreziku nga tetanozi është shumë i lartë për shkak të plagëve të hapura,” tha zyrtarja e UNICEF-it. Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono vizitoi disa nga zonat e goditura më rëndë prej tërmetit që qe 7.6 ballë i shkallës Rihter.
“U kërkova punonjësve të shpëtimit që të vazhdonin punën në ekip me një qëllim të qartë për të kërkuar për të mbijetuar,” tha ai. “Kjo është një katastrofë natyrore, ndaj të mbeteni të fortë në përballimin e saj,” theksoi presidenti.
Ndërkaq në SHBA, presidenti Barack Obama, që ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi, tha se ishte “prekur thellë” nga vuajtjet që kishte shkaktuar tërmeti. “Indonezia është një vend i jashtëzakonshëm që ka njohur vështirësi të jashtëzakonshme nga katastrofat natyrore.” “Unë e di që populli indonezian është i fortë dhe ka zemër për ta përballuar këtë sfidë,” tha ai.
Presidenti Obama, njoftoi 300 mijë dollarë ndihmë të menjëhershme dhe tre milion dollarë ndihmë për viktimat e tërmetit.
dt. 1 tetor
Termeti shkatërrimtar, rritet numri i viktimave
Numri i viktimave qe shkaktoi termeti ka shkuar ne 500. Shifrat rriten ne menyre alarmante. Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin indonezian Sumatra të mërkurën. Shpëtuesit luftuan në shi për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.
Ishulli i Sumatrës në Indonezi u godit nga një tërmet i dytë, më pak se 24 orë pasi tërmeti i pare i fuqishëm shkaktoi dëme në shkallë të gjerë.
Stuart Weinstein, zëdhënës për Qendrën Paralajmëruese të Cunameve në Paqësor tha se tërmeti i dytë ishte më i vogël.
“Fatmirësisht ai ishte më afër tokës dhe si rezultat nuk pres të kemi aktivitet të tipit të një cunami. Por ky tërmet nuk do ti bëjë më të lehta operacionet e ndihmës,” tha z. Weinstein, duke shtuar se pas nje termeti te madh goditjet e tjera rrezikojne te shembin godinat e demtuara”.
Viktimat
Zyrtarë indonezianë thonë se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë cunamit të së mërkurës mund t’i kalojë 1 mijë.
Tërmeti i dytë e goditi tokën rreth 200 km në juglindje të qytetit të Padangut, ku po vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit të parë.
Pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po përpiqen që të shpëtojnë mijëra vetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Nuk ka njoftime të deritanishme për viktima nga tërmeti i dytë, por ai goditi një zonë me popullatë të dendur. Rustam Pakaja, kreu i qendrës për Katastrofa në ministrinë e Shëndetësisë, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës mund të arrijë në mijëra.
Dëmet materiale
Në Xhakartë thotë se ekipet e shpëtimit po rrëmojnë me duar për të gejtur të mbijetuar, sepse ende nuk kanë mbërritur mjetet e nevojshme për të ngritur pesha të rënda. Tërmeti rrëzoi shtyllat e energjisë elektrik dhe dëmtoi rrugë, duke e bërë të vështirë që ndihma të arrijë në zonat më të prekura.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë deri tek numri i madh i atyre që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Por rrugët dhe linjat e furnizimit me energji elektrike e ato telefonike janë ndërprerë.
Cunam shkatërrimtar në ishujt Samoa, 85 të vdekur
30 shtator
Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të medha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet të jenë përmbytur nga valët e mëdha.
Banorët lokal thonë se janë dërmuar nga një dridhe e madhe që është pasuar nga dridhje të tjera të gjata disa minuta.
Zyrtarët kanë shprehur frikën se fshatra të tërë mund të jenë përmbytur dhe se shumë trupa mund të jenë varrosur në rërë.
Ata që ishin me fat kanë arritur në vende me të larta para se valët ti përbinin shtëpitë e tyre.
Niveli i vërtetë i kësaj katastrofe do të kuptohet vetëm pasi të ketë kaluar më shumë kohë.
Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen në Samoen Amerikane si katastrofë e madhe dhe ka urdhëruar fonde federale përt të ndihmuar sitautën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23306. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23306

Nga arkivat në territor. A do të ketë Tirana një muze të arkitekturës? Arkitektura e nëntëqindës në Shqipëri dhe një propozim: ekspozita e hapur nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit mund të shërbejë për një muze të arkitekturës.
I themeluar në vitin 1939 ky arkiv përmban me mijëra vizatime, skica, plane rregullues, arkitekture. Një lloj Urban Center që dëshmon identitetin e kulturës së nëntëqindës dhe krijon një marrëdhënie me të sotmen
Në tre katër vitet e fundit është mbajtur gjallë si asnjëherë përpara një debat shkencor mbi arkitekturën e qyteteve në Shqipëri. Zhvillimi i shpejt urban, sidomos i kryeqytetit ka qenë shtysa për t’u krahasur me traditën, me të shkuarën dhe për të bërë njëfarë parashikimi për të ardhmen.
Për paradoks arkitektët dhe arkitektura pro njeriut, arkitektura jotregtare duket sikur është zhvendosur në pjesën ex katedra të refleksioneve, sepse në praktikë rezulton tjetër arkitekturë. Tirana moderne është shembulli i një refleksioni pas dëmit, i diskutimit pas përvojës, i një qyteti pothuajse të lindur në shpërgenj të arkitekturës së shekullit të njëzetë. Por vazhdimi është një histori e gjatë e komplikuar e vragave që lanë pushtetet politike dhe sipërmarrësit, biznesmenët e rinj shqiptarë.
Edhe njëherë dje u rimorën temat për arkitekturën e nëntëqindës në Shqipëri. Në kuadrin e Javës së Bashkëpunimit Universitar, Shkencor dhe Tenologjik Itali- Shqipëri, u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare “Arkitektura e Nëntëqindtës në Shqipëri: kultura italiane dhe shqiptare në perspektivat e reja të zhvillimit urban dhe territorial”.
Arkitektë dhe profesorë nga Universiteti Politektinik i Torinos dhe nga homologu i tij në Tiranë, u takuan siç kanë bërë rregullisht këto tre vitet e fundit në një konferencë që kishte në sfond një ekspozitë të veçantë.
Prof. Maria Adriana Giusti, Universiteti Politeknik i Torinos bëri një prezantim të materialeve për vlerësimin e modernes në Shqipër; prof. dr. Sermet Bega, nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit në Tiranë trajtoi angazhimin e AQTN në ruajtjen dixhitalizimin, restaurimin e vizatimeve të arkitektëve italianë në Shqipëri; për projektin e restaurimit dhe përmirësimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë foli prof. Marco Petreschi nga Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti “La Sapienza”, i Romës, etj..
Ishin disa nga temat që në fokus kishin objekte dhe vepra monumentale me autorë arkitektë dhe inxhinierë italianë të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.
Kur flitet për traditën monumentale të Tiranës po edhe për modernitetin e saj, objekt diskutimi janë aksi qendror, kompleksi i ministrive në Sheshin Skënderbe, Hotel Dajti, Pallati i Luogotenencës dhe kompleksi në sheshin e Liktorit, stadiumi kombëtar, apo objekte të veçanta brenda dhe jashtë rrezes së aksit si Banka e Tiranës apo Pallati i Brigadave, e gjitha shprehje e një arkitekture të maturuar ndërmjet viteve njëzetë dhe dyzetë nga arkitektë dhe urbanistë si romani Armando Brasini, Florestano Di Fausto, fiorentini Gherardo Bosio apo Giulio Bertè e Ferdinando Poggi. Disa prej tyre përpunuan edhe plane moderne rregullues.
E veçanta kësaj here ishte paraqitja e arkitekturës së nëntëqindës në Shqipëri në një ekspozitë e cila u hap dje në mbrëmje po në Muzeun Historik Kombëtar. Është një prezantim me skica e vizatime nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit në Tiranë. Pasuria e këtij arkivi është e jashtëzakonshme, kurse ajo që mund të bëhet në të ardhmen me këtë arkiv do t’i shërbente drejtpërdrejt arkitektekturës po dhe qytetarëve, një dialogu për arkitekturën.
Kjo ekspozitë është rezultat i një itinerari nga arkivat në territor një “proces kërkimor të kryer nga Universiteti Politeknik i Torinos më 2005-2009 në partneritet me Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë, në bashkëpunim me disa institucione kulturore, si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Arkivi i Shtetit.”
Projektet e Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit burojnë nga Zyra Qendore e Urbanistikës dhe e Arkitekturës e ngritur nga qeveria italiane në vitin 1939. Është pikërisht pasuria dhe trashëgimia e ndërtuar në fillimet e nëntëqindës deri në vitin 1943 që identifikohet me veprimtarinë e arkitektëve italinë në Shqipëri, thelbi nga merr udhë ky kërkim.
Në prezantim e ekspozitës thuhet se rezultati i parë i kërkimit janë baza e projektit të restaurimeve të disa ndërtesave në pronësi të shtetit të cilat ndodhen në kryeqytetin shqiptar: Pallati dhe kopshti i brigadave (ish Vila Mbretërore), Pallati i Kryesisë së Këshillit të Ministrave (Ish pallati i Mëkëmbësit), Hotel Dajti.
Aty sheh skica të sistemimit të llampave elektrike në pjacën e ministrive-1935, vizatim i Sheshit të Likorit Tiranë, nga G. Bosio, 1939, skica të Planit Rregullues të Durrësit të vitit 1942, skica të Vilës së Zogut në Durrës, në vitin 1928, skemë të trafikut të Tiranës, skicë të zonifikimit, skica të planimetrisë së përgjithshme të kryeqytetit etj.
Vend të rëndësishëm në dokumentat arkivore të AQTN-së zënë ato që kanë të bëjnë me veprimtarinë e inxhinierëve dhe arkitektëve italianë të përmendur më lartë të cilët u përfshinë në një program të gjërë ndërtimi dhe projektimi veprash të rëndësishme, në disa qytetee si Tiranë, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Korça.
Hartuesit e kësaj ekspozite thonë se këto projekte tregojnë sa e rëndësishme është një proces njohjeje që mund të realizohet nga përgjithësime mbi ngjarjet historike dhe mbi përvojat bashkëkohore të mbrojtjes dhe rikuperimit duke e bërë trashëgiminë e skicave dhe vizatimeve të ruajtura në arkiva pjesë të veprimtarisë së ndërtimit, formimit dhe debatit shqiptar.
Dhe “për t’i nxjerrë më në pah këto materiale propozohet krijimi i një muzeu-laborator i arkitekturës i cili do të vendosej në një ndërtesë monumentale të aksit qendror të Tiranës.”
Sipas Prof. Maria Adriana Giusti nga Universiteti Politeknik i Torinos, nga Departamenti Shtëpi-Qytet, ky do të ishte një muze i hapur me arkiva në ekspozim të përhershëm, do të ishte një lloj Urban Center i cili do të ndihmonte për të forcuar identitetin e kulturës së nëntëqindës dhe të krijonte një marrëdhënie me proceset e sotme të zhvillimit.
Një nga promotorët e këtyre takimeve dhe që e mbështet këtë propozim, është edhe Ardiano Ciani, atashe për Bashkëpunim Universitar Shkencor e Teknologjik pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, i ngarkuari me punë për këtë bashkëpunim prej të cilit ka marrë rrugë edhe projekti për rivlerësimin e arkitekurës së nëntëqindës në Shqipëri.
Sipas Cianit ky muze i arkitekturës në Tiranë do të ishte një vend që do të shërbente për ekspozita, debate, informacione për arkitekturën, për qytetin dhe territore, kjo nevojë lind ngaqë Tirana ka pësuar dhe vazhdon të pësojë ndryshime të mëdha duke tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve të një niveli ndërkombëtar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23309
Top