Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Veç për ty (Kabal Records represents) Gjithçka bëj për ty Por mos prit dashni prej meje Im a gangsta Kabal Records Noizy O.T.R
Kush o gati se na shkoi sahati Noizy nmikrofon jam i pret si kasapi Kush ka inati i kalon afati Zheg në këtë party po na bjen infrakti Now make it bounce mammy siq e din vet Për senet si ëndërron unë i kthej n’realitet Now make it bounce mammy hiq mos u nal Afrohu te ma i forti, gjithçka shkon normal Mos u tut se ski me dek unë tpreki leht e leht A ban me kallxu çfarë ngjyre i ke brekt Haha Noizy ty po t’tranon A bon, a sbon spo ma nie për kërkon Ça kërkon Noizy ty po ta dhuron Po ta them nmikrofon, n’krevat jam kampion Kuku si po afrohesh, mas meje qysh po fërkohesh Kur ti je afër Noizy, me tjert nuk krahasohesh yeah
Ref. Veç për ty garën e fitoj Veç për ty sonte une po knoj Veç për ty une po luftoj Për ty boj gjithçka moj ta hanksha atë goj
Me leje, pa leje po afrohesh afër meje Unë e di se çfare kërkon kshtu që hajde gjeje Zemër hajde theje, zemer ski nevoj për leje Zemër shumë po m’tranon, kush është gangsta femen Flokt e drejta, sytë e mprehta si kthetra Çikë e mamit e babit, trupin e ka dy metra E vërteta është tu bo metmeta E kujna je moj çiko je e amel sikur bleta Zemra e vogël ja ka nisë tash me u qel M’thot që ka me m’bo Noizy tatun n’bel I thom merre qet zemër ti merre qet Kadal e kadal tash unë po du me t’prek Im a soldier baby mos u tut për as ni sen O ta honksha atë sen, zemra prap se po men Zemër ça po thu a po vjen, a je tu shku Po ta kthej dhe unë pytjen që po ma ban ti mu ë
Ref. 2x Veç për ty garën e fitoj Veç për ty sonte une po knoj Veç për ty une po luftoj Për ty boj gjithçka moj ta hanksha atë goj
Mos lujë për as ni sen se çun si unë nuk gjen Une jam arsyja që ti po shet ment Çka kam unë që jam tip hynik, jam trim pa thikë Mbi t’gjitha simpatik Po çka është kryesorja unë kam shkopin magjik Senin kryesor që ty t’bon me levrit Shët ule zanin, zemër th’rritum n’emër Kallxom a kam aftësi për ta çmend ni femën Dridhe mamiqulo rrumbullak e çtrumbullak Sillu knej ka pak, kur t’dush mere cullak Msheli sytë me frymë ti deshi paliqetat T’kallxoj barcoleta për femra me gërsheta Kompliment sonte je ma e forta Unë t’boj me m’dasht sikur fmija don torta A thu ka si unë, si unë sun gjesh Shuj mos harro se ti pa mu je si lulja pa ujë
Ref. Veç për ty garën e fitoj Veç për ty sonte une po knoj Veç për ty une po luftoj Për ty boj gjithçka moj ta hanksha atë goj
Rolling up and down, go round and rounds baby Noizy
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4509. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4509

Formula 1, Sutil dominon provat e lira të Çmimit të Madh të Japonisë Adrian Sutil ishte më i shpejti sot në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, në Formula 1. Piloti i Fors Indias shënoi kohën më të shpejtë në pistën e Fuxhit, duke lënë prapa pilotin e Red Bullit, Fetel dhe në vend të tretë Liucin po me Fiors India. Ndërkohë, dyshja e Braun Xhi Pi që udhëheq kampionatin, Baton dhe Barrikelo, regjistruan dy kohët e fundit. Nesër, në orën 7 të mëngjesit zhvillohen provat zyrtar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23500. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23500

Google paraqet vegël universale përkthyese për publicistët e uebit Google Translate sigurisht nuk është motori i parë përkthyes i bazuar në kompjuterë, që ju lejon të përktheni tekst apo ueb faqe të tëra prej një gjuhe në një gjuhë tjetër.
Por sigurisht nuk është më dominuesi. Dhe sipas të gjitha gjasave kjo gjë do të ndryshojë, për shkak se Google sapo ka shpalosur një vegël të cilën mund ta përdorin publicistët e ueb faqeve për të përkthyer faqe në çfarëdo gjuhe përmes klikimit të një butoni.
Për shembull, nëse vendosni në internet një ueb faqe në gjuhën shqipe por kuptoni se një pjesë e madhe e trafikut në ueb faqen tuaj arrin prej shteteve si Gjermania, Japonia, Anglia apo kudo tjetër, ju thjeshtë mund të shtoni një kuti në çfarëdo pjese të ueb faqes suaj, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin gjuhën e tyre nga një meny rënëse. Google do ti përvishet punës për të përkthyer faqen dhe një shirit i vogël i veglave to të paraqitet në maje të ueb faqes duke i lajmëruar lexuesit se ueb faqja është përkthyer. Gjithashtu ekziston edhe një buton për të kthyer prapa ueb faqen në gjuhën origjinale.
Përfitimi më i dukshëm këtu është se lexuesit mund të përkthejnë ueb faqen tuaj pa pasur nevojë të kopjojnë dhe të vendosin tekstin në Google Translate. Por ekzistojnë edhe disa përparësi tjera. Për shembull, vegla shton disa shkronja në pjesën e fundit të URL-së suaj, por nuk vendos para translate.google.com në fillim të linkun, gjë që nënkupton se nuk do të vidhet trafiku juaj.
Nën dy, nëse ueb faqja juaj është në gjuhë angleze dhe të dhënat e shfletuesit të vizitorit janë të vendosura shembull në gjuhën shqipe, atëherë vegla do të paraqitet në mënyrë automatike duke i paralajmëruar mundësinë për përkthim. Kjo do ta bënte ueb faqen tuaj jashtëzakonisht më shumë atraktive ndaj trafikut internacional.
Natyrisht rezultatet janë të ngjashme me përkthimin normal to Google Translate, pra nuk bëhet fjalë për përkthim profesional por thjeshtë kuptimi i domethënies së tekstit do të jetë shumë i thjeshtë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1241

Krijoni tabela të shkëlqyera online, pa Exel Një vegël e thjeshtë për grafikë për biznesin bazuar në Web, heq plotësisht bezdinë nga krijimi dhe ndarja e tabelave.
Numrat mund të jenë mënyra se si bizneset mbajnë rezultatet, por paraqit një raport të ngarkuar me rreshta kolonash e me të dhëna të papërpunuara dhe kolegët shpejt do të manifestojnë atë që quhet sindroma SBX, apo “Sytë më Bëjnë Xixa”. Kam parë se si në dhomën e mbledhjeve një SBX, i ka bërë të gjithë të shtrembërojnë fytyrën, shpesh. Pra, kur kam ndërmend të prezantoj diçka para një grupi, përpiqem të jem me i kuptueshëm, me informacion të qartë dhe me grafikë të thjeshtë.
Natyrisht që nuk jemi të gjithë ekspertë në Excel dhe nganjëherë tiparet e komplikuara të një aplikacioni të pengojnë rrugën, kur thjesht përpiqesh të krijosh një prezantim vizual të të dhënave komplekse që ke para. Me qëllimin e vetëm të vizualizimit, mjete si LogiXML, VizLytics (vizlytics.com), mundësojnë të anashkaloni matematikën dhe të merreni vetëm me krijimin e prezantimeve të bukura.
VizLytics është një shërbim falas, aktualisht në beta, që ju lejon të krijoni dhe grafikë, që mund ti ndani me kolegët. Të dhënat mund të kthehen e përkthehen nga të gjitha anët, duke i ndarë me të tjerët për ti ndihmuar të gjithë për të marrë vendimet më të mira të biznesit.
Regjistrimi për një llogari është i lehtë dhe falas. Të dhënat shembull ju lejojnë të vini VizLytics në provë për të parë atë që ka për të ofruar. Mund të bëni grafikë kolonash dhe rrethorë, apo lista numerike; mund të rregulloni faqosjen dhe të shfaqni ose fshihni kolonat.
Ndryshe nga Microsoft Excel, VizLytics nuk ju ndihmon të krijoni apo organizoni të dhënat e papërpunuara. Në vend të kësaj, mund të importoni të dhënat nga një dokument Excel, Google worksheet, një dokument CSV, ose një shërbim i Salesforce.com. Pas importit të të dhënave, mund të krijoni stilin grafik të doni. Më pëlqen mënyra se si VizLytics lejon drag and drop, stile të ndryshme, grafikë me linja dhe kolona, për të parë se si duken. Nëse nuk dëshironi të shfaqni gjithë të dhënat, zgjidhni vetëm kolonat që ju duhen.
Pasi të jeni të kënaqur me rezultatet, mund të ftoni të tjerët me e-mail për të parë grafikët dhe të shtoni komente të ndryshme. Në të ardhmen VizLytics do të lejojë importin e të dhënave nga burime të tjera, të tilla si QuickBooks. Një version me pagesë i shërbimit, i planifikuar të fillojë më vonë gjatë këtij viti, do të shtojë përkrahjen për grupet e punës.
Grafikët e VizLytics mund të jenë shumë të thjeshtë për disa përdorues. Nëse një tabelë nuk përmbush nevojat tuaja, mund të jetë më mirë ta lini fare dhe të rifilloni me një format tjetër. Mund të provoni, për shembull, një grafik me linja apo me kolona.
Një linjë shërbimi që kam parë më parë, EditGrid (find.pcworld.com/62309), ofron më shumë opsione tabelash dhe grafikësh. EditGrid është një zgjedhje e fortë, veçanërisht në qoftë se doni të paraqisni të dhënat financiare nga shërbime të tjera, si listat e aksioneve dhe shkëmbimin e monedhave të huaja. EditGrid mbështet të dhëna nga vende të tilla, si Google Charts, Reuters, Yahoo Finance, etj.
Një nga mënyrat më të mira për të përgatitur grafika më të mira është të kuptosh se çka shkon apo nuk shkon në një tabelë. Një grafik rrethor që nuk shkon deri në 100%, apo shtrembërimet e panevojshme të krijuara nga efektet 3D dhe listat e copëtuara të rezultateve, janë disa nga elementët vizualë që duhet të shmanget. Mund të mos jeni një magjistar grafikësh, por prapë mund të krijoni grafikë të mirë, që i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë rezultatet numerike. Në kohët që po jetojmë, paraqitja më e mirë vizuale e të dhënave mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të mira të biznesit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1238

Një desktop i veçantë për Windows përmes Rainmeter 1.0 Rainmeter, është një aplikacion për modifikim të Windows që tani është futur në versionin 1.0 dhe arrin me temën e popullarizuar Enigma, si veshje të zakonshme. Vendosja e veglave të ndryshme të Enigma-s është vërtetë e thjeshtë në Rainmeter. Në fakt, nuk ka nevojë fare për kodim. Ju mund të vendosni të gjitha opsionet e juaja në momentin që përdorni veglën për konfigurimin të GUI-t, dhe ato do të aplikohen në secilën temë që dëshironi ta përdorni. Gjithashtu tani është e mundshme që të ruhen të gjitha nisjet tuaja më favorite.
Vetë Enigma është përmirësuar përmes partneritetit me Rainmeter. Nuk ka ndonjë magjistar për fillim të shpejtë kështu që ju mund të vendosni temën pa editim të fushave tekstuale, dhe Enigma mund të marrë në shfrytëzim disa veçori të reja të Rainmeter, duke përfshirë iTunes dhe plugins për WiFi. Gjithashtu, Rainmeter i ri është tërësisht në gjendje të funksionojë me Windows Vista dhe Windows 7.
Tani të gjithë mund të vendosin një desktop të dizajnuar mirë pa pasur nevojë të editojnë një skedar të vetëm në një editues teksti.
Shkarkoni prej këtu Rainmeter 1.0
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1234. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1234

Kujdes në përdorimin e Hotmail si adresë dytësore Nëse jeni një tip i ngjashëm me mua, atëherë keni së paku dy adresa elektronike. Njërën prej këtyre e shfrytëzoni për çështje biznesi, për tu shkruar kolegëve, për punë zyrtare, etj, pra me një fjalë për tu përgjigjur ndaj e-maileve që iu kushtoni vëmendje përditë.
Kurse adresën e dytë e përdorni për gjëra tjera, si për abonim në fletushka informative, blerje online apo për krijim të llogarive për shërbime në ueb. Gjithashtu mua më ndodh që shpesh të harroj ti përkushtohem kësaj llogarie, për disa ditë, javë apo ndoshta edhe muaj. Por siç duket harresa për të shikuar të rejat në llogarinë tonë elektronike në Windows Live Hotmail, mund të ketë disa pasoja.
Sipas skedarit të ndihmës në Windows Live Hotmail:
Llogaritë pa pagesë në Windows Live Hotmail bëhen joaktive nëse nuk kyçeni pas më shumë se 270 ditëve ose brenda 10 ditëve të para pas regjistrimit për një llogari. Pasi që një llogari bëhet joaktive, të gjitha mesazhet, dosjet dhe përmbajtjet përbrenda saj fshihen. Mesazhet që vijnë dërgohen prapa tek dërguesi me sinjalin që nuk mund të dërgohet. Emri i llogarisë suaj është ende i rezervuar. Megjithatë, nëse llogaria juaj qëndron joaktive edhe për 90 ditë tjera, emri i llogarisë do të fshihet përfundimisht. Nëse nuk përdorni ID-në tuaj të Windows Live brenda 365 ditëve, Windows Live ID i juaj do të fshihet përfundimisht.
Çka do të thotë kjo për dikë që përdor adresën në Hotmail për tu regjistruar për gjëra në ueb?
Kjo do të thotë se, në momentin që tejkalon faza joaktive e juaj, çdokush mund të regjistrohet për një llogari në Windows Live me emrin e përdoruesit që keni pasur ju dhe që i ka skaduar afati. Efekti anësor i kësaj është se nëse llogaria juaj në Windows Live skadon, dikush mund të krijojë një llogari me të njëjtin emër që keni pasur dhe të përdor funksionin e rivendosjes së fjalëkalimit në secilin shërbim online të lidhur me këtë e-mail adresë, të pranojë e-mailin me fjalëkalim (ose instruksione të mëtutjeshme) dhe të marrë përsipër tërësisht llogarinë tuaj pa qenë ju në dijeni. Kjo edhe është teknika e llogarive të cilën e kanë keqpërdorur përdoruesit e malware për të marrë përsipër llogaritë e punëtorëve të Twitter.
Nëse jeni të regjistruar në Windows Live Hotmail, dhe dëshironi të parandaloni që kjo gjë të ndodh, ju duhet të bëni njërin prej këtyre dy hapave.
* Sigurohuni të kyçeni rregullisht në llogarinë tuaj. Pra vendosni një përkujtues javor ose mujor në aplikacionin tuaj kalendarik nëse dëshironi ndihmë shtesë për këtë opsion * Merrni një adresë tjetër për email duke shfrytëzuar një ofertues tjetër si Gmail, dhe ndryshoni të gjitha email adresat në të gjitha llogaritë tuaja online që keni.
Gjithashtu, nëse paguani për shërbime të Windows Live Hotmail, sigurohuni që abonimi juaj është i paguar. Në momentin që një llogari e paguar në Hotmail tejkalon afatin e paraparë, ajo thjeshtë kthehet në një llogari pa pagesë dhe bëhet temë e të njëjtave rregulla të skadimit
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1231. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1231

Mental Image debuton teknologjinë përpunuese iRay Mental Image ka debutuar teknologjinë e saj përpunuese iRay. Sipas veteranit të industrisë Michael Kaplan, platforma iRay mundëson që grafika të ngjashme me jetën e përditshme, të bëhen më interaktive përmes shfrytëzimit të fuqisë kompjuterike paralele nga GPU-ja e Nvidia-së.
Kaplan shpjegoi se teknologjia iRay ndihmon që dizajnerët në mënyrë të saktë të simulojnë kreacionet e tyre përmes materialeve dhe ndriçimeve që bazohen drejtpërsëdrejti në botën fizike. Përveç kësaj, iRay në mënyrë progresive pastron një imazh deri sa të arrihet maksimumi i detajeve, duke ofruar një proces të vetëm që butësisht kombinon para-vizualizimet interaktive dhe përpunimet (rendering) e strukturës së fundit.
Për të ilustruar prezantimin e tij në Nvidia GPU Technology Conference 2009 Kaplan demonstroi RealityServer-in e kompanisë, të cilin ai e përshkroi si platformë aplikative për një ueb shërbim 3D (ose të bazuar në cloud). Duke përdorur vetëm laptopin e tij, Kaplan ishte në gjendje të ulë dhe të ngrit perdet që mbulonin dritaret e një zyre virtuale. Kaplan gjithashtu ndryshoi kohën nga dita në natë, gjë që në mënyrë të menjëhershme ndryshoi balancin e ndriçimit dhe hijes në dhomë.
iRay veçse ka fituar lëvdata nga një numër i individëve, duke përfshirë analistin Dr. Jon Peddie.
Përmes teknologjisë përpunuese iRay, ajo çfarë i është dashur dizajnerëve të produkteve, artistëve të efekteve vizuale dhe përdoruesve të CAD-it me orë të tëra për të përpunuar, tani mund të ndodh brenda minutave pa prishur kualitetin dhe detajet e imazhit tha Peddie. Detyra e iRay është ndryshimi i fytyrës së kësaj industrie duke rritur standardet e efikasitetit përpunues.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1228

Plane për superkompjuterë të fuqizuar nga Fermi ORNL (Oak Ridge National Laboratory) ka shpalosur planet për të dizajnuar një superkompjuterë të fuqizuar nga gjenerata e ardhshme e GPU-ve të Nvidia-së, Fermi. Makina që do të përdoret për tema hulumtuese siç është energjia dhe ndryshimi klimatik, pritet të jetë 10 herë më i fuqishëm sesa superkompjuterët e ditëve të sotme.
Jeff Nichols nga ORNL shpjegoi se Fermi GPU do të mundësojë depërtime substanciale shkencore që do të ishin të pamundura për tu arritur pa teknologjinë e avancuar të GPU-ve nga Nvidia.
Kjo do të jetë arkitektura e parë bashkë-përpunuese që Oak Ridge ka vendosur për shkencë dhe jemi në ekstrem të emocionuar mbi mundësitë që do të krijohen për të zgjidhur sfida të mëdha shkencore tha Nichols.
Me ndihmën e Nvidia, Oak Ridge propozon të krijojë një platformë kompjuterike që do të sjellë përpunime kompjuterike exascale brenda dhjetë viteve të ardhshme
Në anën tjetër drejtori shkencor i Nvidia, Billy Daly shprehi deklarata të ngjashme.
Dy gjeneratat e para të arkitekturës CUDA GPU na mundësuan të bëjmë rrugë reale në hapësirën kompjuterike shkencore, duke sjellë rritje të theksuar të performancës përgjatë një spektri të gjerë të aplikacioneve tha Dally. Arkitektura Fermi është një motor i vërtetë i shkencës dhe me përkrahjen e fabrikave nacionale hulumtuese si ORNL, mundësitë janë të pafundme.
Do të duhej bërë e ditur se ORNL gjithashtu do të formojë një Hybrid Multicore Consortium për të përgatitur aplikacione të ndryshme për gjeneratat e ardhshme të superkompjuterëve të bazuar në GPU.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1225. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1225

Google rafinon rezultatet e kërkimit Google është duke ju ofruar shfletuesve të uebit disa rrugë më shumë për të rafinuar rezultatet e kërkimit, duke sinjalizuar një zgjidhje ndaj kampanjës agresive të Microsoft për të tërhequr trafik.
Ndryshimet që janë lajmëruar gjatë ditës së sotme janë të vështira për të rënë në sy për shkak se kërkojnë klikimin e një linku show options mbi rezultatet kërkuese të Google. Veçoria ka qenë e pranishme qysh prej muajit maj, duke e bërë të mundur fokusimin e rezultateve vetëm në video, forume diskutuese, rishikime apo libra. Tani lajmet dhe blogjet janë shtuar në listën e opsioneve.
Microsoft ka paraqitur një veçori të ngjashme duke limituar rezultatet e kërkimit ndaj kategorive specifike si pjesë e një përditësimi në muajin qershor që ka riemëruar makinën e saj kërkuese në BING.
Në një lëvizje tjetër, Google është duke i mundësuar përdoruesve të limitojnë rezultatet e listuara në informacione të indeksuara brenda orës së fundit. Google veçse ka pasur opsione që kanë sanksionuar rezultatet e ditës së kaluar, javës apo vitit.
Përdoruesit e Google gjithashtu do të jenë në gjendje ti tregojnë makinës kërkuese nëse dëshirojnë të shikojnë më shumë apo më pak rezultate të ndërlidhura me blerje.
Këto gjërat janë shpalosur në një kohë kur Bing ka qenë duke i ndihmuar Microsoft të përfitojë pjesë në kërkim, që është një fushë tërheqëse për shkak se tërheq shumë prej reklamave në ueb.
Sipas comScore, e ndihmuar nga një kampanjë e marketingut me vlerë prej 100 milion dollarë, pjesëmarrja e Microsoft në SHBA është ngritur në 9.3 % gjatë muajit gusht, prej 8% që ishte në muajin maj. Nëndërkohë, Google ka qenë në gjendje të mbaj të qëndrueshme udhëheqjen e saj në rezultatet kërkuese të uebit në SHBA, me 65%.
Microsoft shpreson të përpunojë edhe më shumë kërkesa prej fillimit të vitit të ardhshëm, duke u merr me kërkimet për Yahoo, e cila ka qenë përpunuese e 19% të kërkimeve në SHBA. Megjithëse planifikon të bazohet në teknologjinë e Micorsoft, Yahoo gjithashtu ka shtuar më shumë veçori në rezultatet e saja kërkuese dhe gjithashtu shpreson të përfitojë më shumë trafik.
Google ka deklaruar se ndryshimet e fundit janë sjellë në skenë si rrjedhojë e ndryshimit të kërkesave të audiencës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1224. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1224

Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme Fermi Nvidia më në fund ka shpalosur gjeneratën e ardhshme të Fermi GPU-ve. Sipas Jen-Hsun Huang, arkitektura Fermi përfaqëson themelet e GPU-ve të para botërore përpunuese kompjuterike, që përfshinë GeForce, Quadro dhe Tesla. Përpunimet me GPU kanë arritur në një pikë të rëndësishme. GPU-të punuese janë reale. Nuk janë diçka që përdoren vetëm nga shkencëtarët dhe qejflinjtë, por përdoren edhe nga zhvilluesit e përgjithshëm dhe kompanitë që kanë adoptuar një model paralel përpunues tha Jen-Hsun. GPU-të janë gjithandej, në laptop, PC, serverë dhe sisteme cloud computing.
Ne kemi ndërtuar këtë platformë prej zeros. GPU-ja ka 3 miliardë transistor. Arkitektura Fermi, veglat e integruara, libraritë dhe motorët janë rezultatet e drejtpërdrejta prej njohurive të fituara nga bashkëpunimi me mijëra zhvillues të CUDA anembanë botës. Ne do të shikojmë parapa gjatë viteve të ardhshme dhe do të shohim se Fermi ka nisur një industri të re të GPU-ve.
Jen-Hsun gjithashtu komentoi edhe mbi përgjigjen relativisht të vonshme ndaj serisë së fundit të GPU-ve Radeon HD 5800 (DX 11) që u shpalos para pak kohe nga ATI.
Askush nuk e pëlqen faktin kur konkurrenca ka një produkt në treg. Por ne kemi një vizion tjetër dhe nuk ka të bëjë vetëm me pjesëmarrjen në treg. Natyrisht, ne nuk dëshirojmë që adhuruesit dhe entuziastët tanë të presin për gjeneratën e ardhshme të GPU-ve. Por ne dëshirojmë të dërgojmë industrinë para. Ne dëshirojmë të sigurohemi që produkti është gati kur do të paraqitet pas disa muajve. Dhe atëherë do të jetë modular, fleksibil dhe i fuqishëm.
Në fund gjatë Nvidia GPU Technology Conference 2009 Jen-Hsun bëri të ditur se Nvidia është e fokusuar në industri përpunuese kompjuterike më të avancuar dhe se ka interes të vogël në zëvendësimin e CPU-së.
Nvidia nuk fokusohet në PC bazë, por interesi i saj është në përpunime paralele. Fermi nuk do të dëmtojë bazë instaluese të përdoruesit të tanishëm shtoi Jen-Hsun.
Specifikat
Fermi ka tre miliardë transistorë 40 nm, 512 bërthama CUDA, 8x përpunim preciz, IEE 754-2008, përkrahje për Fortran, C++,C, Open CL, DirectCompute, Java dhe Python, dhe në maje renditet Nexus, që është aplikacioni i parë në botë për përpunim paralel tërësisht i integruar. që është zhvilluar në një ambient brenda Microsoft Studio.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1220. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1220

Rriten viruset për 15% më shumë në muajin shtator Te dhënat e fundit tregojnë se Trojan dhe Adware ishin dy shkaktarët kryesor të këtij virusi
Viruset rriten per 15 % në Shtarorë Një virus në rilindje ka sjellë një numër të madh të PC të infektuareve në të gjithë botën me një rritje prej 15% nga Gushti deri në Shtator, thotë një raport i realizuar të martën nga shitësit e antiviruseve Panda Security. Në të gjithë botën mesatarja e numrit të PC të prekur nga tash nga ky virus arrin 59% e cila eshte me e larte se ne vitin e kaluar. Ndër 29 vendet e botes, Shtet e Bashkuara renditen ne vendin e nëntë me më shumë se 58% të PC të infektuar Taiwani është vendi i parë në raport për nga infektimet me 69%, ndërsa Norvegjia renditet ndër vendet më të ulta me vetem 39% të sulmeve nga viruset në PC.Të dhënat e fundit tregojnë se Trojan dhe Adware ishin dy shkaktarët kryesor e këtij virusi.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1217. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1217

Tmerr në Sumatra, toka vazhdon të lëkundet, shkon në 1100 numri i viktimave INDONEZI – Një lëkundje e fortë me magnitude 6.8 ballë e shkallës Rihter ka alarmuar serish banoret e zones. Sipas te dhenave te “United States Geological Survey”, epiqendra e lekundjeve ka qene ne Jambi dge Bengkulu, rreth 150 km larg epiqendres se dites se merkure. Nuk ka njoftime per deme te tjera.
Më shumë se 36 orë pas tërmetit shkatërrimtar të së mërkurës ne ishullin indonezian të Sumatrës, punonjësit e shpëtimit ende vazhdojnë të llogarisin shkallën e shkatërrimeve.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për operacionet humanitare, John Holmes tha se të paktën 1100 vetë kishin humbur jetën, por zyrtarët besojnë se mund të gjenden edhe më shumë viktima.
Njerëzit ishin duke u kthyer nga puna për në shtëpi kur ndodhi tërmeti. Kjo gjë e bën edhe më të vështirë për autoritetet që të vlerësojnë se sa ka qënë numri i tyre. Ndihma ka mbërritur në zonat e prekura më rëndë si qyteti Padang. Pjesa më e madhe e linjave telefonike nuk punojnë, gjithashtu ka edhe mungesë rryme. Ne zonat e tjera të goditura nga tërmeti ka patur shumë pak kontakt.
Ministri indonezian i Shëndetësisë ka bërë apel për më shumë ndihmë nga jashtë për operacionet e shpëtimit. Ministri Siti Fadilah Supari, tha nevojiteshin urgjentisht pajisje të specializuara për operacioniet e shpëtimit, pasi shumë viktima kanë mbetur nën rrënoja.
Duke folur për BBC-së përfaqësuesja e UNICEF-it në Indonezi, Lely Djuhari tha se të mbijetuarit kishin nevojë urgjente për ujë të pastër dhe pajisje mjeksore.
Nevojat urgjente
“Fëmijët që i kanë mbijetuar tërmetit janë në rrezik të jashtëzakonshëm të preken nga sëmundjet ngjitëse dhe infeksione akute në rrugët e frymëmarrjes si edhe sëmundje të tjera që mund të parandalohen përmes vaksinave si fruthi dhe poliomeliti.”
“Në një emergjencë si kjo rreziku nga tetanozi është shumë i lartë për shkak të plagëve të hapura,” tha zyrtarja e UNICEF-it. Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono vizitoi disa nga zonat e goditura më rëndë prej tërmetit që qe 7.6 ballë i shkallës Rihter.
“U kërkova punonjësve të shpëtimit që të vazhdonin punën në ekip me një qëllim të qartë për të kërkuar për të mbijetuar,” tha ai. “Kjo është një katastrofë natyrore, ndaj të mbeteni të fortë në përballimin e saj,” theksoi presidenti.
Ndërkaq në SHBA, presidenti Barack Obama, që ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi, tha se ishte “prekur thellë” nga vuajtjet që kishte shkaktuar tërmeti. “Indonezia është një vend i jashtëzakonshëm që ka njohur vështirësi të jashtëzakonshme nga katastrofat natyrore.” “Unë e di që populli indonezian është i fortë dhe ka zemër për ta përballuar këtë sfidë,” tha ai.
Presidenti Obama, njoftoi 300 mijë dollarë ndihmë të menjëhershme dhe tre milion dollarë ndihmë për viktimat e tërmetit.
dt. 1 tetor
Termeti shkatërrimtar, rritet numri i viktimave
Numri i viktimave qe shkaktoi termeti ka shkuar ne 500. Shifrat rriten ne menyre alarmante. Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin indonezian Sumatra të mërkurën. Shpëtuesit luftuan në shi për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.
Ishulli i Sumatrës në Indonezi u godit nga një tërmet i dytë, më pak se 24 orë pasi tërmeti i pare i fuqishëm shkaktoi dëme në shkallë të gjerë.
Stuart Weinstein, zëdhënës për Qendrën Paralajmëruese të Cunameve në Paqësor tha se tërmeti i dytë ishte më i vogël.
“Fatmirësisht ai ishte më afër tokës dhe si rezultat nuk pres të kemi aktivitet të tipit të një cunami. Por ky tërmet nuk do ti bëjë më të lehta operacionet e ndihmës,” tha z. Weinstein, duke shtuar se pas nje termeti te madh goditjet e tjera rrezikojne te shembin godinat e demtuara”.
Viktimat
Zyrtarë indonezianë thonë se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë cunamit të së mërkurës mund t’i kalojë 1 mijë.
Tërmeti i dytë e goditi tokën rreth 200 km në juglindje të qytetit të Padangut, ku po vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit të parë.
Pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po përpiqen që të shpëtojnë mijëra vetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Nuk ka njoftime të deritanishme për viktima nga tërmeti i dytë, por ai goditi një zonë me popullatë të dendur. Rustam Pakaja, kreu i qendrës për Katastrofa në ministrinë e Shëndetësisë, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës mund të arrijë në mijëra.
Dëmet materiale
Në Xhakartë thotë se ekipet e shpëtimit po rrëmojnë me duar për të gejtur të mbijetuar, sepse ende nuk kanë mbërritur mjetet e nevojshme për të ngritur pesha të rënda. Tërmeti rrëzoi shtyllat e energjisë elektrik dhe dëmtoi rrugë, duke e bërë të vështirë që ndihma të arrijë në zonat më të prekura.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë deri tek numri i madh i atyre që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Por rrugët dhe linjat e furnizimit me energji elektrike e ato telefonike janë ndërprerë.
Cunam shkatërrimtar në ishujt Samoa, 85 të vdekur
30 shtator
Një cunam i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm nënujor në Oqeanin Paqësor ka çuar në shkatërrime të medha në ishujt e Samoes dhe Samoes Amerikane.
Se paku 85 vetë deri tani thuhet të kenë vdekur por një zyrtar lokal thotë se kjo shifër mund të kalojë në 100 sepse disa fshatra të tërë thuhet të jenë përmbytur nga valët e mëdha.
Banorët lokal thonë se janë dërmuar nga një dridhe e madhe që është pasuar nga dridhje të tjera të gjata disa minuta.
Zyrtarët kanë shprehur frikën se fshatra të tërë mund të jenë përmbytur dhe se shumë trupa mund të jenë varrosur në rërë.
Ata që ishin me fat kanë arritur në vende me të larta para se valët ti përbinin shtëpitë e tyre.
Niveli i vërtetë i kësaj katastrofe do të kuptohet vetëm pasi të ketë kaluar më shumë kohë.
Presidenti Obama e ka shpallur gjendjen në Samoen Amerikane si katastrofë e madhe dhe ka urdhëruar fonde federale përt të ndihmuar sitautën.(SHekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23358. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23358

Privatizim kabinave te plazhit te Durresit Keshilli bashkiak i Durresit i ka hapur rrugen procedurave per privatizimin e ish-kabinave te plazhit.
Behet fjale per 500 familje qe prej 20 vjetesh jetojne me qera ne keto kabina. Keto familje gezojne statusin e te pastreheve.
Ishin keshilltaret demokrate dhe ata te LSI qe propozuan dhenien ne pronesi te ketyre kabinave te vjetra ne zonen e plazhit per keto familje.
Keta te fundit kane edhe shumicen ne kete keshill duke votuar pro propozimit te tyre. Kerkesa per privatizim do te zhbllokoje perfundimisht transaksionet dhe investimet ne kete zone.
Ndertesat e vjetra te kabinave te plazhit dhe territoret rreth tyre jane ne zona e vetme ne plazhin e Durresit qe nuk jane pushtuar ende nga pallatet e larta.
Privatizimi i ketyre kabinave do te bente te mundur hapjen e mundesise per investime dhe ndertime te reja. Keshilli bashkiak dhe bashkia e Durresit nderkohe do te diskutojne edhe ceshtjen e pronesise mbi token ne kete zone e cila dikur ka patur pronare qe kerkojne rikthimin.
Keshilli bashkiak ne Durres nderkohe ka dhene miratimin per prishjen e 4 kateve te nje pallati ne hyrje te portit detar. Katet qe do te prishen sipas bashkise se Durresit jane te ndertuara pa leje.(TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23361. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23361

Top