Banorët: Duam një ligj të ashpër për ndotjen akustike
Banorët kërkojnë që lokalet që punojnë gjatë gjithë natës të zhvendosen aty ku nuk i dëgjon askush

Banorët që kanë zgjedhur të jetojnë në zonën e ish-bllokut, thonë se janë penduar që kanë blerë shtëpi në këtë pjesë të Tiranës. Kasemi jeton prej më shumë se shtatë vitesh në një apartament në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe si shumë banorë të tjerë gjatë gjithë verës zhurmat e kanë shqetësuar atë dhe familjen e tij.

Në një intervistë të shkurtër për “Shekullin”, i moshuari tregon se detyrohet të rrijë në një vend të qetë deri sa të kthehet qetësia në lagjen ku banon. Në pallatin ku banon Kasemi janë larguar tre familje vetëm nga muzika e lartë e lokaleve të natës.

Dëgjohet muzikë e lartë në apartamentin ku ju banoni?
Muzika dëgjohet shumë. U bënë më shumë se pesë vjet që jetoj në një apartament këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe muzika e lokaleve vazhdimisht na ka shqetësuar, sidomos gjatë verës.

Jam i moshuar dhe shkoj për të fjetur herët, por nuk më zë gjumi nga zhurmat që krijohen si nga muzika e lartë ashtu dhe lëvizjet e makinave. Ne erdhëm për të banuar në këto zonë para disa vitesh, sepse ishte vend i qetë, por tani është kthyer në një zonë shumë të zhurmshme.

Në pallatin ku banoj unë kanë ikur tri familje vetëm nga zhurmat dhe kanë blerë shtëpi diku nga periferia e Tiranës. Unë detyrohem dhe dal për ndonjë kafe deri vonë në një zonë më të qetë dhe pastaj kthehem në shtëpi.

Po gjatë këtyre ditëve është qetësuar situata?

Po bëhet një javë që lokalet e kanë kufizuar orarin e punës. Tani i kam dëgjuar të punojnë deri në orën 23:00 dhe disa raste pas kësaj ore.

E kam ndjekur çdo ditë gazetën tuaj dhe keni bërë një punë të madhe, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sensibilizohen si pronarët e lokaleve ashtu dhe policia që duhet të ndërhyjë.

Por shpresoj që të mos vazhdojë përsëri siç ka qenë para dy javësh, ku nuk guxoje të hapje dritaren sepse muzika ishte ngritur në kupë të qiellit.

Si mendoni se mund të zgjidhet kjo situatë?

Personalisht nuk jam kundër muzikës, por çdo gjë duhet të ketë një kufi. Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, por kurrë nuk shqetësohen banorët siç ndodh këtu. Duhet që Parlamenti në një seancë më të afërt të miratojë një ligj shumë të ashpër për ndotjen akustike në qytet, sidomos në zonat që janë shumë të populluara.

Të këtë rregulla të qarta për punën e tyre si dhe për vendet ku ato duhet të punojnë gjithë natën. Një lokal që punon gjatë natës është i vendosur në periferi dhe nuk shqetëson njeri le të punojë pa ndërprerje. Ne nuk jemi kundër pronarëve të lokalëve, por jemi kundër muzikës së lartë në orët e vona.

Zhurmat, qytetarët: Më në fund po shohim policë

Disa lokale bien në qetësi, të tjerët ende muzikë me volum të lartë

Në zonën e ish-bllokut, pjesa më e madhe e lokaleve ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe pas orës 00:00, ndonëse Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrim aktiviteti 24 orë. Megjithatë, shqetësimi i banoreve nuk është aktiviteti i lokaleve po zhurma që shkakton muzika e lartë që luajnë ato.

Ky problem është ngritur nga banorët, në Policinë Bashkiake, në Policinë e Rendit dhe kohët e fundit edhe në faqet e gazetës “Shekulli” por vetëm. Banorët thonë se ky problem vazhdon prej vitesh por vetëm ditët e fundit janë vendosur patrulla policësh në zonën e ish-bllokut, të cilët i sheh deri në orët e para të mëngjesit.

Një nga banorët ka pranuar të flasë për “Shekullin” por pa dashur të bëjë të ditur emrin e plotë. A. L banues në një pallat në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” tregon se muzika e lartë e lokaleve ka qenë një problem i madh jo vetëm gjatë verës por edhe në këto ditë të fundit të shtatorit. I moshuari që nuk preferon të flasë me emrin e tij tregon se gjatë ditëve të fundit muzika e lokaleve ka qenë më e ulët dhe nuk ka vazhduar më vonë se ora 23:00.

Muzika e lartë e lokaleve ka qenë shqetësuese gjatë këtyre ditëve?

Po bëhet një javë që volumi i muzikës është ulur dhe tani këtu është më qetë. Gjatë verës ka qenë me të vërtetë një zhurmë e madhe sepse këtu janë disa lokale që ushtrojnë aktivitet gjatë natës.

Që nga mesi i javës që kaloi e deri më sot që po flasim, muzika vazhdon deri në orën 23:00. Klientët e lokaleve futen brenda dhe muzika nuk është shumë shqetësuese siç ishte disa javë më parë.

Jeni ankuar në Polici?

Disa banorë janë ankuar dhe si Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë ardhur më shpesh këto ditët e fundit. Këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” janë rreth pesë banorë që janë zgjedhur për të përfaqësuar komunitetin dhe ata kanë lajmëruar policinë.

Pas shumë ankesave dhe trajtimit në media të çështjes, pronarët e lokaleve kanë vendosur që muzikën ta ndërpresin në orën 23:00. Më parë, sidomos gjatë verës, lokalet këtu qëndronin hapur deri në 02:00, pas mesnate.

Banorët ankohen jo vetëm për muzikën e lartë, por edhe për zhurmën e makinave dhe motorëve. Një familje u largua gjatë verës vetëm nga muzika e lartë. Shiti shtëpinë dhe bleu një tjetër në një zonë më të qetë.

Po policia ka ardhur për të vendosur qetësinë?

Policët unë i shoh çdo natë të rrinë rreth lokaleve, sepse ata ruajnë dhe jashtë ambienteve të tyre. Është një patrullë që shërben që nga “Garda e Republikës” e deri në mbarim të rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Policët filluan të patrullonin që kur gazeta “Shekulli” e ngriti si problem muzikën e lartë në lokalet e natës. Por pas orës 23:00 të natës zhurma shqetësuese për banorët nuk ka. Tani fillon dhe koha bëhet me e ftohtë dhe klientët e lokaleve qëndrojnë brenda, duke mos krijuar zhurma.

dt. 30 shtator

Zhurmat, policia e rendit apo bashkiake? Problemi duhet zgjidhur

Mireta Boleteni, banuese në rrugën “Ismail Qemali” si shumë fqinj të saj ankohet për muzikën e lartë të lokaleve

Prej sa kohësh vazhdon problemi i zhurmave në lagjen ku banoni?

Aty ku jetoj unë, ky shqetësim vazhdon prej pesë vitesh dhe është i përditshëm. Zhurmat të krijuara nga muzika e lartë kanë krijuar një stres të vërtetë tek banorët, të cilët kanë blerë shtëpi aty për të qenë të qetë.

Pronarët e tyre nuk mendojnë fare që përreth ka banorë që mund të kenë probleme të ndryshme. Ka njerëz që nuk duan të dëgjojnë muzikën e lartë të lokalit, por duan të rrinë në qetësi.

Ajo muzikë çuditërisht depërton dhunshme nëpër banesat tona dhe sjell një dridhje xhamash që na shqetëson. Brenda në apartament në darkë nuk arrin as të dëgjosh zërin e televizorit sepse e mbyt muzika e lartë. Detyrohemi që të ngremë volumin e televizorit që vetëm të mos dëgjojmë muzikën që vjen nga jashtë.

Po përveç muzikës së lartë çfarë shqetësimesh të tjera keni?

Të bërtiturat e klientëve që janë të dehur, janë akoma më shqetësuese në ato orë të vona, kur të gjithë banorët janë në gjumë.

Nuk është një muzikë e këndshme dhe kjo kur përzihet me ulërimat e klientëve të krijon një gjendje stresi. Zhurma e motorëve kur ndizen në dy të natës, gjithashtu janë problem.

A ka ndikuar kjo situatë në gjendjen tuaj shëndetësore?

Kemi filluar të bëhemi nervozë dhe të grindemi me njëri- tjetrin. Vijmë në darkë apo në drekë në shtëpi për tu qetësuar dhe përballemi me muzikën e lartë të lokaleve. Janë ca lokale ku që në drekë kanë një muzikë të bezdisshme.

Ne jemi bërë nervozë si njerëz, sepse stresi grumbullohet dhe do shkarkuar diku. Ngrihesh në mesnatë për një nevojë personale dhe nga muzika e lartë që ti dëgjon detyrohesh të rrish zgjuar deri në mëngjes.

Jeni ankuar për shqetësimin që keni?

Jemi ankuar disa herë. Policët e Rendit i tremben ballafaqimit me pronarët dhe ia kalojnë topin Bashkisë.

I kemi bërë peticione Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Në fakt, në vitin 2003 me sa di unë, është vendosur që problemin e lokaleve të natës duhet ta menaxhojë Bashkia e Tiranës, por kjo nuk e përjashton Ministrinë e Brendshme që të veprojë brenda kompetencave që i njeh ligji.

Forcat e Rendit duhet të ndërhyjnë sepse ato nga emri që kanë duhet të merren me ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Në fund janë policët e rendit që ekzekutojnë vendimet dhe vendosin para përgjegjësisë personat që shkaktojnë ndotje akustike.

Ministria e Brendshme ia kalon me lehtësi topin Bashkisë. Situata nuk duhet të zgjasë shumë dhe sepse banorët duan qetësi. Nga ana tjetër, policia bashkiake ka vetëm të drejtë të bëjë një denoncim siç e bëjnë gjithë qytetarët.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Unë mendoj se banorët duhet të bëjnë një padi penale për prishje të qetësisë publike. Kjo çështje i ka kaluar kufijtë e Policisë Bashkiake, sepse ajo kaq ka mundësi të bëjë.

Kam idenë se situatën në dorë duhet ta marrë Ministria e Brendshme dhe Prokuroria që të gjithë ato persona që kanë shkelur ligjin të përgjigjen dhe të dëmshpërblejnë njerëzit e sëmurë. Unë njoh shumë njerëz që janë vizituar tek psikiatri dhe problemet iu kanë ardhur vetëm nga muzika e lartë.

Të huajt që jetojnë në ish- Bllok kanë mbetur të habitur, pasi thonë që kjo nuk ndodh në asnjë kryeqytet të botës, as në Afrikë. E çuditshme është kur në këto lokale merr pjesë dhe ndonjë deputet që është ulje për ta të frekuentojnë lokale që shqetësojnë banorët. Në fund doja të thoshja që duhet përgëzuar iniciativa që ka marrë gazeta për të sensibilizuar organet përgjegjëse që t’i japin fund kësaj situate.

Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin

Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit

TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore “Living Room” dhe “Folie”. Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.

Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?

Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.

Çfarë do të ndodh pas kësaj?

Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.

Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?

Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.

Në rezidencën “Torre Drini” ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota

Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme

TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e “Torre Drini” iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën “Abdi Toptani”, pikërisht brenda kompleksit “Torre Drin”, kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën “Torre Drini”. “Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore “Folie”, që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate” thuhet në letrën ankimuese të Administratës së “Torre Drin” që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e “Torre Drinit” shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën “Torre Drini” ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin “Torre Drini” kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin “Folie”. Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me “Torre Drini”. Fatjon Cuka

Zhurmat, kallëzim penal për “Folie” dhe “Living Room”

28 shtator

Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike

TIRANË- Banorët e pallateve pranë “Living Room” dhe “Folie” kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.

Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t’i japë zgjidhje.
Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.

Të kontaktuar nga “Shekulli”, banorët e rezidencës “Torre Drini” shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.

Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.

Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.

Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.

Neni 274
Prishja e qetësisë publike

Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

“Living Room” betonon kalanë e Tiranës

TIRANË- Paraditen e djeshme “Folie” ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.

Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e “Folie” pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.

Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i “Folie”. Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.

Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. “Shekulli” publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës…

Lokali “Living Room” ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.

Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.

Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne” ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.

Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. “Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga “Living Room” dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën “Myrteza Kelliçi”. Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.

Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi”,- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga “Shekulli” për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. “E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal”,- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të “Shekullit”.

Në maj 2005 “Living Room” nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.

z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?

Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin “Living Room”, prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë.
Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg.
Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor – Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh.
Kishin shkuar t’i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e “dukshem” por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.

Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?

Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t’ përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane.
Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e “Living Roomit”, më ka thënë, “Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e “Living Roomit”.

Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?

Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për “Living Room-in” duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.

Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?

Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj.
Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë.
Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të “living Room” se do t’u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.

Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?

Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.

Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje?
Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e “Shallvareve”, por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.

Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme

“Magic 4″, “Baroque”, “Folie” dhe “Living Room” kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes

TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e “Shekullit” duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.

Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën “Ismail Qemali”. Lokalet “Magic 4″ dhe “Baroque” kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.

Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.

E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.(SHekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23355