Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Rekordi i kungullit më të madh Kungulli më i madh në Austri peshon 447.5 kilogramë dhe në garën ndërkombëtare të mbajtur të dielën në Hartberg afër qytetit Graz ka fituar vendin e parë.
Beteja për vendin e parë këto vite ka qenë shumë e vështirë, pasi që fituesin, kultivuesin lokal Christoph Schieder, e ka rrezikuar seriozisht slloveni Janko Lovse kungulli i të cili ka qenë vetëm një kilogram më i lehtë.
Schieder me kungullin e tij gjigant ka thyer rekordin e vitit të kaluar austriak për 12.5 kilogramë më shumë.
Gara e kultivuesve të kungujve tradicionalisht mbahet nën përkujdesjen e organizatës Great Pumpkin Commonwealth (GPC), derisa këtë vit në konkurrencën më të ngushtë kanë qenë 45 garues nga shtete të ndryshme evropiane, prej të cilave asnjëra nuk ka pasur kunguj më të lehtë se 400 kilogramë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=434. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=434

I kafshon gjuhën Policia amerikanë kanë arrestuar një grua 39-vjeçare për kafshim të gjuhës së dashnorit të saj gjatë një grindjeje të vogël mes tyre.
Sipas dëshmisë nën betim,qe eshte dhen nga dashnori i gruas,i cili u ka thënë policëve se ajo e ka goditur atë në kokë me një shishe birre gjatë zënkës së tyre.
Ai ka ka shpjeguar përvojën e rëndë, duke thënë se kishte tentuar ta puth për tu pajtuar dhe atëherë ajo ia kishte kafshuar gjuhën.
Shume mediat amerikane raportuan se gruaja ka mohuar se ka e goditur me shishe birre, por ka pranuar se ia ka kishte kafshuar gjuhën, sepse iu kishte afruar tek fytyra e saj duke tentuar ta puth dhe po i bënte komente të fëlliqura.
Policët jan ata te cilet kanë parë gjak në fytyrën dhe rrobat e gruas.
Dashnorja është paditur për dhunë familjare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=431. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=431

Sëmundjet e rënda, si i përjetojnë fëmijët e Onkologjikut Psikologja e shërbimit të Onko-Hematologjisë në pediatrinë e QSUT-së tregon eksperiencën e saj me psikologjinë e fëmijëve
Janë shumë të ndjeshëm dhe të zgjuar. Madje, dinë emrat e ilaçeve më të vështira dhe të gjitha procedurat e trajtimit.
Mundohen me çdo kusht, që të mos bien pre e izolimit nga bashkëmoshatarët e tyre, për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë, por jo të gjithë ia dalin. Bëhet fjalë për fëmijët e pavionit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët luftojnë çdo ditë me sëmundjet e rënda që kanë.
Në intervistën për “Shekullin” psikologja e këtij pavioni, Jolka Nathanaili rrëfen punën e saj me më fëmijët, të cilët mundohen me çdo kusht të sfidojnë realitetin dhe të ndihen njësoj si të tjerët. Por, nga ana tjetër, ajo rrëfen edhe çastet më të hidhura që e bëjnë të harrojë profesionin, kur ndonjëri nga fëmijët ndahet nga jeta.
A ka dhënë efekte shërbimi psikologjik te pacientët, duke qenë se në vendin tonë ky shërbim është një risi dhe ku konsiston ky shërbim?
Përgjithësisht, këto efekte nuk është se janë të dukshme për njerëzit që janë jashtë familjes. Përgjithësisht, mund të dëshmojë familja se çfarë ndryshimi ndodh te fëmijët. Ne mundohemi të lehtësojmë nëpërmjet teknikave të lojës individuale ose në grup, fëmijët duhet të çlirohen nga ngërçi psikik, i cili shtohet edhe nga periudha e gjatë e shtrimit të fëmijës në spital.
Psikologu mundohet, që të mund të krijojë një hapësirë të lirë mendore, në mënyrë që të mund të ketë akses edhe në botën e lojërave dhe shoqërisë së tyre, pasi një ndër problemet e shtrimit të fëmijës për një kohë të gjatë në spital është se ata shkëputen nga bota e tyre, duke mos pasur guximin për të luajtur me shokët e tyre dhe duke krijuar një farë izolimi në vetvete. Roli ynë konkretisht është që të shkatërrohet, pikërisht, kjo mbyllje e fëmijëve të sëmurë në vetvete.
Ju jeni psikologe e fëmijëve që kanë sëmundje të rënda, madje shpesh, edhe të papajtueshme me jetën. A ndodh që fëmijët të kuptojnë diçka mbi sëmundjen e tyre dhe si reagojnë ata?
Fëmijët i kuptojnë shumë mirë gjërat. Ata janë të aftë të mbajnë mend edhe emra ilaçesh nga më të vështirat, saqë edhe vet unë nuk mundem t’i mbaj mend. Fëmijët i kuptojnë pothuajse të gjitha gjërat që ndodhin në trupin e tyre, pavarësisht se ata nuk shprehen si të rriturit, por ata kuptojnë. Mendoj se mendimi që fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë duhet rrëzuar, pasi ata dallojnë edhe të vërtetën nga gënjeshtra.
Në çfarë formash e shprehin fëmijët shqetësimin ndaj sëmundjes së tyre dhe faktit se nuk janë si të tjerët?
Në përgjithësi, ata tërhiqen nga fëmijët e tjerë, duke u izoluar në vetvete. Ka raste kur këta fëmijë mbimbrohen nga prindërit e tyre. Kur nënat marrin vesh diagnozën e rëndë të fëmijës së tyre, kanë tendencë për ta larguar fëmijën e tyre nga lojërat dhe shoqërisë me fëmijët e tjerë me qëllim që të mos dëmtohen, por kjo është një mënyrë e gabuar, pasi ndihmon në izolimin e tyre dhe i ndrydhin ata.
Fëmijët duhet të luajnë, nëse e kërkojnë lojën, pasi kjo rrit performancën e tyre dhe në përgjigjen e trajtimeve shëndetësore. Sigurisht, që në repartin tonë janë fëmijë të sëmundje të rënda dhe të gjata, por ata nuk duhet të izolohen.
Loja i ndihmon ata edhe që mjekimi dhe trajtimi të jetë më i lehtë ndaj tyre dhe të mos dëgjohen të qarat e larta të fëmijëve. Pra, loja dhe shoqëria e fëmijëve të sëmurë i ndihmon që të krijojnë qetësi dhe të sfidojnë izolimin nga sëmundja.
Cilat janë momentet më të trishtueshme në punën tuaj?
Trishtimi më i madh është kur humbet jeta e fëmijëve. Të implikon kjo tragjedi, pavarësisht se duhet të ruajmë një lloj distance profesionale. Kjo është diçka që e kalon cakun e ndërgjegjes, pasi ti nuk ke më në dorë më jetën e fëmijës dhe nuk mund të bësh më asgjë për të. Prognozat e vështira kanë një ndikim negativ edhe te stafi mjekësor për humbjet e pashmangshme që mund të ndodhin sidomos te fëmijët.
Godo kthehet mes pacientëve të saj
Tashmë gjendet në mesin e tyre, e veshur me bluzë të bardhë. Të gjithë e mbajnë mend, sepse vetëm për disa muaj u largua nga pavioni, ku shërben prej vitesh me radhë. Behët fjalë për ish-ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila pohon për gazetën se ndihet mirë në punë e saj, tek u shërben fëmijëve në pavionin e Onko-Hematologjisë.
“Kjo është puna ime dhe ndihem mirë këtu. Janë shumë vite eksperience dhe djerse që kam derdhur këtu mes fëmijëve”, pohon Godo, tek porosit pacientët e vegjël që të kenë kujdes tek luajnë. Ndërkohë, ajo theksoi se është e vendosur me gjithë stafin e saj, që shërbimi që drejton të përmbushë nevojat e pacientëve, pasi ata vuajnë sëmundje të rënda.
Libri i parë, ku fëmijët mësojnë për sëmundjen që kanë
Për herë të parë, në pavionin e një spitali, pacientët do të kenë mundësi, që të njihen me simptomat e sëmundjes së tyre, si dhe trajtimin e saj. Në spitalin e pediatrisë në Tiranë, në pavionin e Onko- Hematologjisë, ku janë të shtruar fëmijë të moshave nga më të ndryshmet, me sëmundje të rënda të gjakut, është promovuar libri. “Një libër për ju dhe për fëmijën tuaj”.
Libri synon që të thyejë mentalitetin që kanë prindërit, për të mos i njohur fëmijët me diagnozën e sëmundjes se tyre, si dhe me kurimin e saj. Sipas psikologeve, kjo është një metodë që përdoret në spitalet evropiane, si në ata të Francës, pasi nëpërmjet saj, synohet përmirësimi i gjendjes psikike të pacientit.
“Ne jemi pavion i onko – hematologjisë, ku trajtohen sëmundjet si anemitë e thella, sëmundjet e gjakut. Kemi trajtimet e kancerit të gjakut, sëmundje të vështira, që duan një lloj kujdesi. Libri ndërmjetëson komunikimin, për shembull me thënien e diagnozës familjes është një lloj ndryshimi i madh që ndodh, si dhe për fëmijën”, thotë Jolka Nathanaili, psikologe në pavionin e onko-hematologjisë.
Libri në përmbajtje të tij ilustron sëmundjet e rënda nëpërmjet figurave dhe këshillave, të cilat edhe pse flasin për simptoma nga më të rëndat në organizëm, janë të shpjeguara në formë humoristike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23496. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23496

Balla: Nuk ka pengesë ligjore për hapjen kutive Meta përshëndeti rezultatin pozitiv, të dalë nga referendumi i irlandezëve mbi Traktatin e Lisbonës
TIRANË – Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv.
Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. Në këtë konferencë, Meta përshëndeti edhe rezultatin pozitiv, të dalë nga referendumi i irlandezëve mbi Traktatin e Lisbonës.
Sipas Metës, kjo është një shenjë pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u hapur atyre rrugën për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian. “Qeveria shqiptare përshëndet rezultatin pozitiv, dalë nga referendumi i qytetarëve irlandezë mbi Traktatin e Lisbonës.
Ky është një lajm i shkëlqyer për Bashkimin Evropian dhe një zhvillim pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor”, – tha dje Meta. Ministri i Jashtëm vuri në dukje se zbatimi i Traktatit të Lisbonës, do të bëjë të mundur reformimin institucional dhe strukturor të Bashkimit Evropian.
“Implementimi i Traktatit të Lisbonës do të sjellë një epokë të re me reformimin e thellë institucional dhe strukturor të BE-së, si dhe do të hapë një perspektivë të qartë për zgjerimin e tij të mëtejshëm”, – u shpreh ai.
Sipas Metës, Shqipëria është e interesuar për hyrjen sa më të shpejtë në fuqi të Traktatit, pasi kjo do të krijojë hapësirat e duhura që përqasja e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të jetë më e konkretizuar dhe më e unifikuar.
Gjatë deklaratës, Meta tha se, procesi i ratifikimit të Traktatit të Lisbonës mund të kryhet edhe nga dy vende si Polonia e Çekia. Për marrjen e një vendimi nga ana e Çekisë, pritet të diskutohet dhe të trajtohet më gjerësisht gjatë vizitës, që do të kryejë sot Presidenti çek në Shqipëri.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23499. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23499
Aj Aj (Remix) (Vesa Luma Ft. Dj Blunt & Real 1)
Vesa: Lemi kto sene që për mu Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Seni po shkon tu mu bo krejt Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Shumë fresh jom e di Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Ma shumë jom jasht se qi jom n’shpi Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj
(2x) Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si rockstar Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si superstar
Vesa: Ti lemi ato a a, n’club dokesh a a Se jom shumë hot e di u u Tash Vesa numër njo Ti po m’thu qi je i jemi, du du Ouu du me t’besu Ti po m’thu qi je i jemi, du du Vesh ski për mu
Vesa: Lemi kto sene që për mu Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Seni po shkon tu mu bo krejt Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Shumë fresh jom e di Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Ma shumë jom jasht se qi jom n’shpi Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj
(2x) Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si rockstar Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si superstar
Vesa: Nëse ski ami ami, ski sen për mu Nëse ski ami ami, ski sen për mu Për mos old-shcool ski sene treja Për mos old-school nalum na me lojna treja
Vesa: Ti sun e bon si une (joo) Ti sun e nisë si une (poo) Ti sun e bon si une (joo) Munesh me m’qitë nfoto
(Beat-i, beat-i, beat-i, beat-i Beat-i, beat-i, beat-i, beat-i Beat-i, beat-i, beat-i, beat-i)
Vesa: Lemi kto sene që për mu Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Seni po shkon tu mu bo krejt Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Shumë fresh jom e di Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj Vesa: Ma shumë jom jasht se qi jom n’shpi Dj Blunt & Real 1: Aj aj, aj aj
(2x) Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si rockstar Dj Blunt & Real 1: E reja Vesa (ejj) Vesa: Chillit si superstar
Dj Blunt (ejj) Real 1 (ejj) Vesa (ejj) Lady, one step (ejj) two step (ejj) One step (ejj) two step (ejj) follow me
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4560. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4560
Sexy & hot (Feat. Lil Samee)
Gentz: Yeah muzika jote e preferume sonte ti on the top Gishtat je ka i lëpin si mu kon lolipop Nashta ushtrohesh për ma vonë për diqka pak ma real Ose veq um provokon trupin tu e sillë e dridhë Sonte prapë pe përdori, sonte prap po nihna nxeht Te ti durt po m’shkojnë vet, trupi yt sikur magnet Je ma e mira n’club, je ma sexy hesty n’club Je ma hot hesty n’club, je ma e bukura në club Te krejt mashkujt ke emen, krejt dojnë me pas femen Edhe une i kisha jap krejt për me t’pas temen Te krejt mashkujt ke emen, krejt dojnë me pas femen Edhe une i kisha jap krejt për me t’pas temen Ohh merre ni got merre ni shoot, merre ni mashkull qoje n’shtrat Merre ni femen qitja shokut tond pa fat Kjo vlen për shoqet e tua se ti sonte je me mu Sa ma shumë po ma dridh trupin qaq ma shumë pe vërej që t’du
Ref. 2x Ti dokesh sexy Ti dokesh hot baby Ti dokesh wild baby Ti dokesh nice baby Je ka m’bon crazy baby Je ka m’bon mu ni ma nxet Je ka dokesh mirë baby, beautiful
Gentz: Ma shkrun n’sms thu që mrena osht nxeht Thu po du me tu afru, po e shoh që s’je vet Tu kan mledh afër shumë, ruju se të rrëzojnë Mos rri me as ni femër, se ty nuk të meritojnë (Girl) hajde pra nxehum ti (girl) hajde pra prekum ti Hu Deja Vu merrum m’thu, m’bjen n’mu Thojt e tu në qef tem, kmishen krejt Malihbo Uuu fustanin low me une i përlyt Ti m’thu m’fal, unë t’thom m’fal Të dyt tash jemi të ndytë. (Baby girl) sa nuk e vren kërkush Ikum drejt në shpi te une kemi nevoj për ni tush (Honey) merre ni shoot, merre ni got prej meje Nisu n’shpi drejt deres se une po vi mas teje Puna o e thjesht, veq niju sa ma lirë Shumë je sexy mami, dejm po dokesh mirë
Ref. 2x Ti dokesh sexy Ti dokesh hot baby Ti dokesh wild baby Ti dokesh nice baby Je ka m’bon crazy baby Je ka m’bon mu ni ma nxet Je ka dokesh mirë baby, beautiful
Mc’M: Për birra e për bari mos vet kush osht i pari Për rriba e për rabi mos vet kush e bon babi Niju sa ma shlirë, merre me men sa mirë Nëse ti vjen, shoqet i bjen Merre ni gotë qoje eks, merre ni tjeter gote next Merre ni shishe qoje eks, merre ni shoqe bone eks Fol çka po don, lexom çka po thom, kuptom e besom E di çka menon kur je me milimetra afër Kërkush nuk osht ma afër Kur trupat doken kapun, kërkush nuk osht kapun Profil high class, me stil high class Me ftyrë e me trip e me nice ass Maximum baby veq edhe sonte je free Duhesh me kesh, duhesh me kcy, duhesh me fol e me pi Ti dokesh hot, ti dokesh nice, ti dokesh cool Ti dokesh ice, ti dokesh sweet, ti dokesh sweat Ti dokesh wise, ti dokesh wet
Ref. 2x Ti dokesh sexy Ti dokesh hot baby Ti dokesh wild baby Ti dokesh nice baby Je ka m’bon crazy baby Je ka m’bon mu ni ma nxet Je ka dokesh mirë baby, beautiful
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4558. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4558

Presidenti çek, Klaus: Mbështetje Shqipërisë, por traktati i Lisbonës nuk zgjeron BE-në Ratifikimi i Traktatit të Lisbonës nuk është e thënë t’i hapë rrugën zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kështu ëshë shprehur presidenti çek, Voslav Klaus gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Pyetjes, nëse Çekia do të firmosë këtë traktat, për të cilin Shqipëria është shumë e interesuar, pasi me të hapet rruga e integrimit, presidenti çek iu përgjigj prerë: “Nuk jam këtu për të diskutuar për traktatin e Lisbonës. Është e pamundur të ratifikohet ky traktat, pasi do të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Më duket se ka një keqkuptim, pasi nuk është e thënë që pas këtij hapet rruga për zgjerimin e BE-së”- tha ai.
Pavarësisht kësaj ai ka garantuar se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Europë.
Topi, apel partive: Bashkëpunoni për të mirën integruese të vendit
TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi i është drejtuar sërish me një apel partive politike për bashkëpunim, duke u kujtuar atyre se kjo është për të mirën e integrimit të vendit në BE. Deklaratën Topi e ka bërë gjatë konferencës për shtyp që ka dhënë së bashku me homologun çek, Voslav Klaus, i cili nisi sot vizitën dy ditore në vendin tonë. “Marrëdhëniet politike të një vendi që synon integrimin janë shumë të rëndësishme. Vendi, ka nevojë për marrëdhënie institucionale mes mazhorancës dhe opozitës. Përveç apelit që vjen nga presidenti, vullneti për bashkëpunim është te vetë partitë politike. Sa i mirë bashkëpunimi, aq më i lehtë integrimi i vendit”- tha Topi. Sipas tij, ajo që kërkohet nga Evropa e bashkuar, është vazhdimi i reformave, sidomos në drejtësi. “Për këtë nevojitet bashkëpunim jo thjesht politik por edhe formal për të arritur numrin për reformat. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë lloj pengese nga askush për të penguar integrimin e vendit në BE, që është një proces i sigurt, e që do të finalizohet me sukses”- tha ai. Presidenti i Çekisë, Vaçslav Klaus ka nisur sot paradite një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Sipas axhendës, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin e Brigadave, dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas, në krye të delegacioneve respektive, priten dhe bisedimet bilaterale mes tyre. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti çek do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gjithashtu, në programin e vizitës zyrtare të Presidentit Klaus është edhe promovimi i librit të tij “Planeti blu nën vargoj të gjelbër”, si dhe një takim me Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23490. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23490

Tre amerikanë, Nobel në Mjekësi: Zgjidhje, problemit biologjik Tre shkencëtarë amerikanë janë fitues të Çmimit Nobel për Mjekësinë në vitin 2009, për zbulimin e tyre mbi kopjimin e kromozomeve dhe mbrojtjen e tyre nga degradimi, njoftoi sot instituti që shpërndan çmimin prestigjioz. Elizabeth Blackburn, me origjinë australiane, Jack Szostak, me origjinë britanike, dhe Carol Greider janë tre fituesit e çmimit me vlerë 10 milionë korona suedeze, ose 1.42 milion dollarë, njoftoi instituti suedez Karolinska. Në njoftimin e tij, Instituti Karolinska theksonte se tre amerikanët kanë dhënë një kontribut të vyer “me zgjidhjen e një problemi shumë të rëndësishëm në biologji”, pikërisht mënyrën e kopjimit të plotë të kromozomeve gjatë procesit të ndarjes së qelizës dhe mbrojtjes së tyre nga degradimi. Mjekësia është tradicionalist fusha e parë që nderohet çdo vit me Çmimin Nobel. Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqen botërore janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në bazë të testamentit të shpikësit të dinamitit Alfred Nobel. (reuters/atsh)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23493. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23493

Berisha nesër në Prishtinë, në axhendë tituj dhe ceremoni festive në rrugë Në rrugët e Prishtinës shihen sot bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Berisha nesër do të kryejë një vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”. Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner. Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge. Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen – ne njoftimet perkatese mbi viziten – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai ’shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve’.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23487. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23487
Ai të ka në shtrat Ref. 4x Sa katile u tregove, jama Si s’të erdhi pak gjynah
Gentz: Ej ma dyshimi m’kthen keq Kur ai t’ka në shtrat, e unë n’fotografi veq Sa herë që shtrihem dije Fytyra jote më përcjell si hije Shumë inat t’paktën t’kishe zgjedh ma mirë E ky fakt ndamjen e bon ma t’veshtirë Dehem, pi gotë mas gote Sot vuj ma shumë se osht ditlindja jote Dite e madhe për ty e feston Um dhem që një tjetër t’puth e ta uron Pret njerz, me ty rrin, me ty deri në fund Se ai ta din vlerën që kurr s’ta dita unë Ky pendimm rrjedh në çdo vrimë I miss you so much se ki idenë M’prek për ty çdo kujtim Ksaj radhe definitivisht faji s’met jetim
Ref. 2x Sa katile u tregove, jama Si s’të erdhi pak gjynah
Mc’M: Luftoj mos mu vrejt, e kom vështirë E di mes nesh mo s’bohet mirë Je lodh me mu, je me tjetrin tash Se t’jep gjithçka që unë nuk ta dhash Ma duhet me ta thon në sy Nëse ty t’dhem ki ku mu kthy Çdo pikë n’gjam shiun që vjen T’kalumen para hundve po ma kthen E di kthim prapa nuk ka Çdo pikë krenarie te unë e ke vra Thjesht nuk ka shenja t’mira Atij i jep buzqeshje e mu dit t’vështira T’lutem mos rri ku une rri Mos dil n’ato vene ku une ton naten pi S’kisha dasht me t’pa, prej dhembjes e them Jo që nuk du po kur t’shoh po m’dhem
Ref. 4x Sa katile u tregove, jama Si s’të erdhi pak gjynah
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4556. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4556

Apollonia zbut Ujqit e Dëborës Fierakët kanë fituar 3-2 në Korçë dhe ngjiten në vendin e tretë, Flamurtari mund 2-0 Vllazninë
Spektakël dhe shumë gola janë shënuar në Korçë, në takimin midis Skënderbeut e Apolonisë, por me fituese skuadrën fierake.
Derbi i vogël ballkanik përfundoi 2-3 në favor të Apolonisë, me pesë gola, të shënuar që të gjithë në pjesën e parë, ku në fundin e fraksionit të parë, brenda pesë minutash u realizuan tre gola.
Edi Çajku hapi serinë e golave në minutën e 8-të për Skënderbeun, duke çuar në delir mbi 3500 tifozë të pranishëm në stadium, ku në tribunën “Vip” ishte trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe e presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Goli i katërt për Edi Çjakun në kampionat, duke barazuar kështu Elis Bakajn e Dinamos. Pas vetëm tri minutash, pas një gabimi në mbrojtjen korçare, mesfushori serb i Apolonisë, Sead Haxhibuliç barazoi shifrat 1-1 në minutën e 11-të.
Pas një pauze 30-minutëshe, në të 41′ vjen goli i radhës për Apoloninë, autori ishte me të njëjtin mbiemër dhe me të njëjtën prejardhje Haxhibuliçit, vëllait të Seadit, Semir. Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Milian Guerrib, shënoi pas vetëm një minute, në të 42′, golin e barazimit 2-2. Goli i tretë për kroatin 23-vjeçar.
“Thriller”-i në Korçë vazhdoi me golin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mladen Brkiç, i cili realizoi në minutën e 44-t. Me rezultatin 2-3 u mbyll pjesa e parë, por dhe krejt ndeshja.
Apolonia u ngjit në kuotën e 12 pikëve, tashmë në vendin e tretë, me vetëm 2 pikë larg vendit të dytë, Besës, e 4 pikë larg Dinamos kryesuese (16 pikë). Për Skënderbeun, kjo ishte humbja e parë në shtëpi, pas një serie prej tri fitoresh. Sidoqoftë, skuadra korçare ka sulmin më të mirë në kampionat, me 11 gola të realizuar. Flamurtari u rikthye te fitorja, duke i dhënë fund një seriali të gjatë prej katër humbjesh.
Vlonjatët fituan 2-0 me Vllazninë, falë dy golave – nga një në çdo pjesë, të realizuar nga talenti 18-vjeçar fierak, Odise Roshi: në të 27′ e 58′. Vllaznia tashmë ndodhet e vetme në vendin e fundit, me vetëm katër pikë në 6 javë, duke mos e shmangur dot krizën totale.
Edhe me trajnerin e ri në bankinë, Roland Luçi, skuadra shkodrane nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës: vetëm një gol në gjashtë takime, skuadra me sulmin më të dobët në kampionat.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23481. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23481
Rilindasit dhe Ali pasha Në përgjithësi, rilindasit shqiptarë, qoftë arbëreshë të Italisë së jugut, qoftë përfaqësues të kolonive të ndryshme të kryeqyteteve evropiane e ballkanike, qoftë pjesëtarë të administratës dhe elitës së Turqisë, ishin iluministë dhe Evropën e përparuar e shihnin si ideal të vetëm për kombin dhe shtetin e ardhshëm shqiptar.
Kjo vetiu i bënte të ishin entuziastë për figurat më të ndriçuara të Renesansës e të Iluminizmit, të Revolucionit Frëng, filozofëve dhe ideologëve të Kohës së re. Sikurse kuptohet lehtë, përfytyrimet dhe vlerësimin për Aliun ata i morën në radhë të parë nga vepra e Pukëvilit, ajo e Liikut dhe disa bashkëkohësve të tjerë evropianë, që arritën ta njohin mirë pashain e Janinës.
Bie në sy veçanërisht, qëndrimi i qartë e i prerë i Sami Frashërit në artikullin e tij për Aliun te Enciklopedia Turke (Botuar te libri: Sami Frashëri, Personalitete shqiptare në Kâmûs al-a’làm, Shkup 2002). Pasi përmend faktet kryesore të jetës së tij ashtu siç i gjejmë te Pukëvili, kryeideologu i Rilindjes sonë kombëtare vjen në këto përfundime: “Ali Pasha megjithëse ishte njeri analfabet dhe pa shkollë, ka qenë shumë i zgjuar dhe i zoti.
Në vendet që ka qeverisur, ai ka siguruar qetësinë, ka përmirësuar rrugët dhe ka ndërtuar shumë fortesa, ura dhe godina të mëdha e të forta. Por ka qenë deri në gradën e fundit keqbërës, i egër, gjakpirës dhe intrigant, në sytë e tij bëheshin tortura të tmerrshme e të shumëllojshme, nga të cilat kënaqej duke i parë.
Sa i rritej forca, pushteti dhe pasuria, aq i shtoheshin dredhitë dhe intrigat dhe shumë njerëz i fuste në dorë me mënyra djallëzore madje dhe i zhdukte. Shumë herë bënte që të vritej vëllai me vëllanë dhe pastaj atë që mbetej gjallë e dënonte me vdekje. E tillë ka qenë ngjarja e kardhiqiotëve.
Kudo që gjendej në Shqipëri një familje e parë, me influencë dhe e denjë, Ali Pasha nuk mund ta duronte, prandaj niste dhe zhdukte pjesëtarët e saj, ose e dëbonte familjen haptas, apo me dredhi dhe intriga.
Ata që mbeteshin, për të shpëtuar nderin dhe jetën e tyre, shtrëngoheshin ta linin vendin dhe iknin në vende të largëta. Popullsia e vobekët nga keqbërjet e ndryshme e sidomos nga punët angari, nuk mund të ngrinte kokën. Vajzat dhe gratë e bukura, duke e quajtur bukurinë e tyre një faj të madh dhe shkaktare të fatkeqësisë, qenë shtrënguar të fshiheshin…”
Nuk mund të thuhet se Sami Frashëri i shkroi këto radhë që të konformohej disi me politikën dhe historinë zyrtare të Perandorisë osmane. Nga njëra anë, duket qartë në gjithë artikullin qëndrimi i tij i iluminuar kur gjykon për shtetin, për burrin e shtetit dhe virtytet që duhet të ketë ky ndaj popullit që udhëheq; të kundërtat gjen tek Aliu, ndaj dhe penelatat janë të forta, pak a shumë siç i ndeshim te Pukëvili.
Nga ana tjetër, nuk mund të mendohet kurrsesi se ka patur droje në të shkruar ky frashërlli që në veprën e tij “Shqipëria çka qenë ç’është e ç’do dë bënetë” e paraqiti Perandorinë osmane si një karabina të mbaruar e cila duhet të shpërbëhej një orë e më parë e shqiptarët të përfitonin prej kësaj.
Aq më pak, mund të pritet droje te një përfaqësues tjetër i rëndësishëm i Rilindjes kombëtare, për një kohë edhe guvernator i Libanit në shërbim të Perandorisë, Pashko Vasa.
Tek flet për Kara Mahmutin e Shkodrës dhe Ali pashën, ai shënon: “Njëri sundonte mbi Shqipërinë e Sipërme dhe tjetri mbi të Poshtmen, me pak ndryshim si feudalët e mëdhenj të mesjetës. Që të dy ditën të bashkonin elementin mysliman dhe elementin e krishterë në të njëjtën ide patriotike dhe në të njëjtin vrull për lavdi ushtarake…
Por rivaliteti që ishte shfaqur midis tyre ua hëngri kokën më në fund, ata ishin bërë tiranë, qeverisnin vendin me një despotizëm të tepruar dhe populli i braktisi në dënimin që u dha sulltani”.
(Pashko Vasa, Vepra Letrare 1, Tiranë 1987, fq.95-96). Një tjetër frashërlli dhe përfaqësues i kombëtarizmës, Mehdi Frashëri vjen në këtë përfundim te “Një studim kritik për vrasjen e Ali Pashës”: “…Një nga këto fuqi jashtëqëndrore ishte edhe ajo e Ali Pashës.
Ky faqeza thoshte se ishte Asllani i Dovletit, por në realitet mpronte me qëllim që të çdukte fuqitë lokale të Toskërisë dhe, si të mbetej i vetëm, kur t’i vinte rasti, kundrejt Turqisë deklaronte indipendencën e tij, si një satrap që përfiton nga rasti dhe jo si një burrë-shteti që ka për qëllim ringjalljen e Kombit të tij, nën kryesinë e tij” (te Walsh, R., Koka e Ali Pashë Tepelenës dhe rrethanat e vrasjes, Tiranë 1934.).
Për njerëz që e kanë vënë si qëllim të jetës së tyre ngritjen në këmbë të kombit është e natyrshme që shembulli i Aliut nuk entuziazmon: satrap që përfiton nga rasti dhe jo një burrë-shteti që ka për qëllim ringjalljen e Kombit – ja një përkufizim që është e vështirë ta lëvizësh.
Ali pasha nuk përfaqësoi ose nxiti idealin kombëtar – përveçse ndoshta në fund të jetës, kur e gjeti veten ngushtë dhe Porta kishte kthyer armët kundër tij. E pra duke mbajtur parasysh të gjitha këto, ai nuk mund të ishte ideal prapavajtës i rilindasve tanë, një shembull që provonte aftësinë e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur; ndryshe ndodhi me Skënderbeun, në të vërtetë e vetmja figurë politike nga e kaluara që mund t’i shërbente zgjimit dhe bashkimit të shqiptarëve.
Mirëpo nuk është gjithkund kështu. Për çudi ndeshim një gjykim krejt të kundërt te një tjetër kampion i kombëtarizmës, Faik Konica, sikurse në artikullin e tij “Ali Pasha i Tepelenit”: “Shqiptarët u ngjallnë, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundim të tij… Shihet sheshit se mendimi i tij qe çlirimi i Shqipërisë… Provat gjenden me qindra në jetë të Ali pashës…
Princi i Meternikut, kancelari i athershëm i Perandorisë austriake shkruan në kujtimet e tij: Ali pasha më dërgoi më 3 mars 1822 një njeri të besës me një letër… për të bërë një konstitucion për Shqipërinë…” (Albania 1902, shih Vepra, Tiranë 1993): Më 3 mars Aliu nuk jetonte më, vetëm koka e tij rrinte e ekspozuar prej 23 shkurtit në hyrje të Portës perandorake.
Letra e Aliut për princin e Meternikut dëshmon edhe një herë që të vetmet shprehje të kombëtarizmës ose për një Shqipëri të pavarur (më saktë për një Shqipëri-Greqi të pavarur) ai i lëshoi kur humbi çdo përkrahje nga Stambolli dhe kishin ardhur t’i merrnin kokën.
Këto fakte prapëseprapë nuk e pengojnë Konicën të vijë në përfundimin: “është turp të ndodhen njerëz të lindur shqiptarë që përpiqen të pakësojnë fytyrat që i dhanë shkëlqim Shqipërisë… Por kur mendohemi se çfarë shqiptarë janë ata që duan të mbulojnë me këlbaza emrin e luanit që i vuri sëpatën Turqisë, shpejt ngushëllohemi”.
Mjetet me të cilat operon Konica në këtë artikull propagandistik janë ato të propagandës. Thotë p.sh.: “Njerëz si lord Bajroni, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolf i Suedisë e kishin për nder të piqeshin me të” – mirëpo dihet fare mirë se për t’u pjekur vetëm Bajroni u poq me të, kurse simpatitë që mund të kenë shprehur dy të tjerët, ndryshojnë nga takime reale që kurrë nuk ndodhën.
Mendoj se çelësi që shpjegon admirimin e Ali pashës nga Konica, ky europian kaq i kultivuar, vetë armik i dhunës e i gjakderdhjeve mes shqiptarëve, gjendet te prejardhja e tij: e ëma e Aliut, Hankoja, ka qenë nga dera e bejlerëve të Konicës.
Shkruan ai vetë te “Autobiografi e Faik Konicës” (1922, Vepra, f. 5-7): “Shtëpia nga e cila lindi Faik Konica është jo vetëm një nga më të vjetrat e Shqipërisë dhe të Epirit, po dhe një nga më të nderuarat për të shkuarën e saj të pastër.
Duke qenë se e ëma e Ali Pashë Tepelenës ishte prej kësaj familjeje, të gjithë biografët inglizë, frëngj dhe grekë patnë rastin të flasin për derën e Bejlerëve të vjetër të Konicës dhe të gjithë me një zë e mburrin.” Në vijim mësojmë se stërgjyshi i Faikut, Sulejmani e ka patur hallë Hankon, të ëmën e Aliut.
Në Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23484

Një Gjermani e fortë për një Europë të fuqishme 3 tetori 1990, dita e bashkimit të dy Gjermanive si shkas..
Nga Valon Kurtishi
Më 25 prill 1945 ushtritë amerikane dhe sovjetike u takuan në urën mbi lumin Elbë dhe shtërnguan duart në një akt interesant i cili simbolizonte fitoren e koalicionit të madh antifashist Angli-SHBA-BRSS në luftën e dytë botërore. Viktimat e gjithëmbarshme të kësaj lufte të tmershme arritën në reth 20 milionë ushtarë dhe 40 milionë civilë.
Që para mbarimit të luftës (1944), sekretari amerikan i thesarit Henry Morgenthau, propozoi planin e tij për shkatërrimin e Gjermanisë pas luftës së dytë botërore. Pikat kryesore të këtij plani ishin demilitarizimi i Gjermanisë, ndarja në zona okupuese dhe dhënia e tokave gjermane fqinjëve, përzënia e popullsisë së pafajshme gjermane nga ato territore që do tu lëshoheshin fqinjëve, plaçkitja e ekonomisë dhe çmontimi i industrisë gjermane deri në atë pikë sa ajo të degradojë në shkallën bujqësore të para revolucionit industrial. Këto politika çnjerëzore vazhduan të aplikohen në masë të madhe deri në mesin e viteve 50, kur një pjesë e kufizimeve u bënë vetvetiu të tepërta me nënshkrimin e marrëveshjes europiane për thëngjill dhe çelik më 1951, kur rolin e kontrollorit të industrisë gjermane e mer Bashkësia e porsaformuar europiane.
Duke u bazuar në këtë plan, nga 16 korriku e deri më 2 gusht 1945, u mbajt konferenca e Postdamit e cila e ndau Gjermaninë në katër zona okupuese edhe atë: amerikane, angleze, franceze dhe sovjetike. Sudeten landi i banuar nga tre milionë gjermanë etnikë iu rikthye Çekosllovakisë, Alzas Lorena Francës, Austria u rishpall e pavarur. Përveç kësaj, një numër i territoreve që para lufte i takonin shtetit gjerman e që arinin deri në 25% të territorit të Gjermanisë së para luftës iu dha arbitrarisht Polonisë. Këto ishin territoret në lindje të vijës Odër-Naise. Vendlindja e Immanuel Kantit, Konigsbergu i banuar historikisht me popullsi gjermane iu dha BRSS e cila e përzuri popullsinë civile gjermane dhe e riemëroi qytetin vatër të kulturës europiane në Kaliningrad.
Duke filluar në vitin 1945 e deri më 1946 në Pallatin e drejtësisë në Nyrnberg, mbahet i a.q Tribunali i Nyrnbergut, ku një numër i madh i ish zyrtarëve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë u gjykuan për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, agresion dhe krime kundër paqes. Krimet aleate nuk u gjykuan dhe kaluan në heshtje të plotë.
Më 23 maj 1949, nën diktatin e tre fuqive perëndimore dhe ma bashkimin e territorit të tre zonave okupuese, amerikane, britanike dhe franceze përkatësisht, themelohet Republika federale gjermane si demokraci parlamentare me kryeqytet Bonin.
Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve nën diktatin sovjetik në zonën e katërt okupuese sovjetike themelohet në të njëjtin vit më 7 tetor, Republika demokratike gjermane, shtet komunist i a.q demokraci popullore socialiste me kryeqytet Berlinin lindor.
Me këtë morën rrugë dy entitete eksperimentuese të vëna në jetë për të mbajtur nën kontroll superioritetin e natyrshëm gjerman në Europë. Më vonë, më 4 prill 1949, në Uashington D.C u krijua edhe aleanca e Atlantikut të veriut e cila kishte për detyrë që të mbajë Amerikën brenda Europës, rusët jashtë Europës kurse gjermanët nën kontrollin europian.
Pasuan një mori e zhvillimeve interesante si plani Marshall për ndihmë Europës perëndimore, mosmarrëveshjet lindje-perëndim, lufta e ftohtë të cilët kulmuan me ndërtimin e murit të Berlinit më 1961. Dallimet në standardin jetësor mes dy Gjermanive, liritë politike të ndaluara në lindje, jeta e vështirë si dhe standardi i ulët jetësor bënë që miliona gjermanë nga lindja të largohen drejt perëndimit.
Muri u ndërtua për të penguar emigrimin e popullsisë gjermane nga lindja në perëndim. Ndërtimi i tij u përcoll me kritika të fuqishme në gjithë botën. Madje edhe presidenti Xhon Kenedi gjatë vizitës së tij në Berlin u solidarizua me qytetarët gjermanë duke shqiptuar fjalët e famshme Unë jam një berlinez (Ich bin ein Berliner). Me kalimin e viteve Gjermania lindore komuniste nën diktaturën e  Erich Honekerit dhe nën kontrollin e policisë sekrete Stasi degradoi gjithnjë e më tepër ekonomikisht. Nga ana tjetër duke filluar me reformat e mëdha të kancelarit Konrad Adenauer dhe minsitrit të tij të ekonomisë Ludwig Erhard, ideatorit të mrekullisë ekonomike (Wirtchaftwunder), e deri në qeverisjen e djathtë të kancelarit Helmut Kol, Gjermania perëndimore u shndërrua në ekonominë e tretë më të madhe në botë pas SHBA dhe Japonisë. Vitet 80 sollën perestrojkën dhe glasnostin e Gorbaçovit dhe rënien e sistemit komunist. Në këtë një rol madhor luajti administrata republikane e presidentit Ronald Regan e cila e mori shumë seriozisht luftën e gjithanshme kundër perandorisë së të keqes. Më rënien e komunizmit dhe me humbjen e kontrollit të Europës lindore, BRSS u shpërbë në 15 shtete të pavarura, kurse trashëgimtarja e saj Federata Ruse u relegua në stadin e një fuqie rajonale.
Gjithë këto zhvillime i ilustroi rënia paqësore e murit të Berlinit nga 9 nëntori 1989 e cila ngjarje çoi edhe në bashkimin e dy Gjermanive që u arrit përfundimisht dhe formalisht më 3 tetor 1990. Për hir të së vërtetës duhet thënë se pati kundërshtime ndaj këtij procesi nga një numër i aleatëve perëndimorë të RFGJ. Më të zëshmet ishin vërejtjet franko-angleze dhe frika e tyre nga ndonjë politikë revanshi apo superioriteti gjerman në Europë. Për tu siguruar për të mos ndodhur kjo si dhe si koncesion ndaj lejimit të bashkimit të dy vendeve, Gjermania u detyrua të nënshkruajë më 12 shtator 1990 në Moskë Marrëveshjen e njohur si 4+2. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Gjermania u bashkua dhe e rifitoi sovranitetin e plotë me kushtet e heqjes dorë nga prodhimi apo posedimi i armëve bërthamore, reduktimit të forcave ushtarake si dhe pranimit të vijës Odër-Naise si kufi të përhershëm me Poloninë. Këto ishin kushtet nën të cilat ushtria sovjetike u largua nga territori gjerman.
Megjithë lëshimet e dhimbshme që bëri, Gjermania e rizuri vendin dhe pozitën e vet të merituar në qendër të Europës. Vetë pozita gjeografike e bën atë lider natyror të Europës në përgjithësi. Por edhe zhvillimi historik i kontinentit e sjell Gjermaninë vetiu si vendin i cili ka mbajtur peshën kryesore në mbrojtjen e Europës si nga sulmet e jashtme, ashtu edhe si bartëse themelore të zhvillimit kulturor dhe ekonomik të kontinentit tonë. Që nga koha e Karlit të madh, mbretërit dhe perandorët e mëdhenj që nxorën familjet e  Hohenstaufenëve dhe Habsburgëve, kancelarit Bizmark apo Mbretit Wilhelmi i II-të, kancelarit Konrad Adenauer apo burrështetasit Helmut Kol e deri tek kancelaria e sotme Angela Merkel e cila e vazhdon më së miri traditën e burrështetasve vizionarë nga e kaluara, Gjermania ka mbajtur peshën kryesore në politikën europiane. Përveç politikës, shkenca botërore ka përfituar pjesën më të madhe të zbulimeve më të rëndësishme apo krijimit të veprave të paharrueshme e papërsëritshme kulturore nga shkollat tipike gjermane nga bankat e të cilave dolën emra të tillë si Luteri, Kalvini, Gutenbergu, Lajbnici, Dyreri, Tunmani, Shileri, Gëte, Niçe, Fihte, Herderi, Kanti, Hegeli, Hajdegeri, Engelsi, Marksi, Shopenhaueri, Frojdi, Jungu, Frommi, Weberi, Brehti, Grassi, Moxarti, Wagneri, Betoveni, Ajnshtajni, Dahrendorfi etj..etj.
Siç shihet nga evidentimi i vetëm një pjese të vogël të këtyre emrave, Gjermania është ama e civilizimit europian, kontribuesja kryesore në zhvillimin e këtij civilizimi, vetë vula e identitetit kulturor europian. Nëse heqim 1000 vjetët e kontributit mesdhetar arian, ilir, kelt, grek apo romak për kulturën europiane, pjesa e mbetur prej dymijë vjetësh e historisë tonë së erës së re përmban gjurmën e pashlyeshme të kontributit të area Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23675. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23675

Socialistët, në pushtet. Papandreu: Shumë punë për daljen nga kriza Lideri socialist Papandreu, që doli fitues në zgjedhjet e djeshme u premtoi zgjedhësve se do ta drejtojë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, zhvillimit dhe të resë.
PASOK-u fitoi shumicën absolute duke siguruar 160 deputetë nga 300 vende në parlamentin njëdhomësh të Greqisë, mësohet nga rezultatet e pjesshme zyrtare të zgjedhjeve legjislative të së dielës pas numërimit të 85 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve pothuajse përfundimtare, PASOK-u fitoi 43,9 për qind të votave, ndërkohë që partia rivale Demokracia e Re (ND) ra në 34 për qind ose 93 vende, rezultati më i ulët i saj që prej krijimit në vitin 1974.
“Jemi të bashkuar përpara përgjegjësisë së madhe që po marr, u bëjmë thirrje grekëve të bashkojmë forcat, e dimë se do t’ia dalim mbanë”, deklaroi Papandreu, 57 vjeç, duke shpallur fitoren përpara një turme përkrahësish të partisë së tij në qendër të Athinës.
Ai u bëri thirrje gjithashtu grekëve “të kthejnë faqen e historisë”. Qindra simpatizantë të PASOK-ut ishin mbledhur që në orët e para të mbrëmjes përpara selisë së partisë për të shprehur gëzimin, që me njoftimin e sondazheve, duke valëvitur flamuj të partisë.
Kryeministri i ardhshëm Jorgos Papandreu, president i Internacionales Socialiste, ka bërë fushatë duke premtuar një mbështetje për më të varfërit, nxitjen e ekonomisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Karamanlis, 53 vjeç, nxorri shpejt mësime nga humbja. “Rruga e vetme e ndershme dhe e përgjegjshme për mua është të marr përsipër përgjegjësinë e kësaj humbjeje dhe të hartoj procedurën për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm të partisë brenda një muaji”, deklaroi ai në një deklaratë të shkurtër përpara shtypit. “Sigurisht që nuk do të jem kandidat për kryesinë e partisë”, shtoi ai.
“Mora vendime të vështira dhe të domosdoshme, qytetarët nuk e miratuan planin tim për ta nxjerrë vendin nga kriza, e respektoj mendimin e tyre, janë ata që thonë fjalën e fundit”, theksoi kryeministri i deritanishëm.
Karamanlis, në pushtet që prej pesë vjetësh në Greqi, e kishte pranuar më parë disfatën e të djathtës në një bisedë telefonike me Papandreun.
Karamanlis, thone burime nga PASOK, ka uruar Papandreun per fitoren dhe menjehere me pas ka deklaruar se ka ndermend te dorehiqet nga drejtimi i partise.
Fitorja e te majteve eshte edhe nje mesazh shprese ne krizen qe ka perfshire te majtet e qendres thuajse ne gjithe Europen.

UPDATE – Sipas exit poll, PASOK ka marre 41 deri 44 perqind te votave, duke siguruar me shume se 151 deputete ne Parlamentin me 300 deputete, kurse Demokracia e Re e udhehequr nga Karamanlis, kane marre rreth 34 perqind te votave, duke kapur rreth 90 deri 100 deputete. Te tretet jane komunistet e KKE m e 20 deri 22 deputete.
Gati dhjetë milionë zgjedhës vendosën me votën e tyre këtë të dielë për ndarjen e 300 mandateve parlamentare. Në bazë të të gjitha sondazheve sinjalizohet fitore për socialistët në opozitë. Nëse konfirmohet kjo tendencë, pas numërimit të të gjitha votave, kryeministri konservator Kostas Karamanlis duhet të dorëzojë pushtetin pas pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje.
Grekët janë të pakënaqur me reagimin e Karamanlisit ndaj krizës ekonomike, që e ka prekur rëndë vendin. Partia PASOK e Papanderut gjatë luftës elektorale premtoi aplikimin e së ashtuquajturës taksa për të pasurit, mbështetje për të varfërit dhe një paketë gjithëpërfshirëse koniunkturore në vlerën e tre miliardë eurove.

Ora 7.00 – Mengjes
Në Greqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të cilat u shpallën për t’u përballur me krizën aktuale ekonomike. Kryeministri konservator Kostas Karamanlis përballet me udhëheqësin e opozitës socialiste Xhorxh Papandreu.
Anketat e fundit parazgjedhore tregonin se socialistët mund të fitojnë shumicën e 300 vendeve të parlamentit. Zoti Karamanlis mbajti tubimet e fundit të fushatës të premten në Athinë duke premtuar që ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike deri në vitin 2011.
Një nga grupet që po i ndjekin me interes zgjedhjet janë edhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Ata shpresojnë për përmirësimin e situatës ekonomike dhe zgjidhjen e statusit të qëndrimit të tyre në Greqi. Sipas burimeve zyrtare në këto zgjedhje do të votojnë edhe rreth 25 mijë pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do t’u japë nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend.
Gjatë një fjalimi në Selanik në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në tetor, zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke.
Pavarësisht nëse kjo deklaratë mund të shihet në kuadrin e premtimeve parazgjedhore, dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët.
Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende.
Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23478. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23478

Çmimin Nobel për mjekësinë e fitojnë tre shkencëtarë amerikanë Çmimi Nobël për Mjekësi sivjet i takoi tre shkënctarëve amerikanë për zbulimin se si telomerët dhe enzima telomerazë mbrojnë kromozomet.
Çmimin për mjekësi, ne vlerë prej 900 mijë eurove do ta ndajnë shkenctarët Elizabet Blekbërn nga Universiteti San Antonio, Kaliforni, Kerol Grejder nga Universiteti Xhon Hopkins në Boston dhe Xhek Sostak nga Instituri për hulumtim mjeksor Hauard Hjuxhis nga Universiteti Harvard në Boston.
Tre shkenctarët zgjidhën problemin fundamental në biologji se si kromozomet në tërësi mund të kopjohen dhe si mbrohen nga degradimi.
Me këtë filloi sezoni i ndarjes së Çmimeve Nobël. Të marten duhet të kumtohen fituesit e Çmimit për Fizikë, ndërsa të mërkurën për Kimi. Të enjten do të dihet fituesi i çmimit prestigjioz për letërsi, ndërsa emri fituesit të Çmimit Nobël për Paqe do të dihet të  premten. Emri i nobelistit për ekonomi do të dihet më 12 tetor.
Çmimi Nobël ndahet për çdo vit nga viti 1901 edhe atë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23670. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23670
Top