Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Nothings gonna change Turn into night On your page of my life I’ll find love by your side
It seems so right I wanna see the light And the sparks in your eyes When you’re looking mine
And I feel that I Want only to spend my life With only you by my side And I know that I Will always cherish the night You held me in your arms
Ref. I said ain’t nothings gonna change Ain’t nothings gonna change The way I feel for you is true Nothings gonna change our love We were meant to be together Nothings gonna change Aint nothings gonna change You know I belong to you, you feel it too Ain’t nothings gonna change Ain’t nothings gonna change
Whenever I had secrets And we’ll be forever true ‘Cause I’ll never leave you darling And you know I’m the one for you
And Im calling out Want only to spend my life With only you by my side Every night And I know that I Will always cherish the night You held me in your arms
Ref. I said ain’t nothings gonna change Ain’t nothings gonna change The way I feel for you is true Ain’t nothings gonna change our love We were meant to be together Nothings gonna change Aint nothings gonna change You know I belong to you, you feel it too Come on baby, baby, baby, baby Ain’t nothings gonna change
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4553. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4553
Pse më ike Krah hapur po të pres Eja ti tash përsëri houou E vetmuar të mos mbes Do të dua përgjithnji
Dashuri e pa djallzuar Do më mbaj në jetë përherë houou Nuk besoj t’më kesh harruar Nëse më do eja më merr
Ref. 2x Pse më ike, pse më le Më pate mike kshtu më the Pse më ike s’e kuptoj Arsyen tënde s’e pranoj
Asgjë pa ty më s’ka kuptim E kam vshtir duhet ta them houou Dua t’jemi si n’fillim Kur çdo gjë kishte vlerë
Dashuri e pa djallzuar Do më mbaj në jetë përherë houou Nuk besoj t’më kesh harruar Nëse më do eja më merr
Ref. 4x Pse më ike, pse më le Më pate mike kshtu më the Pse më ike s’e kuptoj Arsyen tënde s’e pranoj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4551. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4551
Le ta marrin vesh Një mijë vetë më shikojnë Gati për çdo natë Më dërgojnë porosi E s’më len rehat
Por mua më vjen keq S’e di si t’ju them Veç njëri prej tyre Është ka m’pëlqen
Ref. 2x Le ta marrin vesh Herët apo vonë Tjetër kush këtë zemër Sot e meriton Le ta marrin vesh Se e lirë nuk jam Atë që e kam zgjedhur Sot afër e kam
Të gjithë më buzëqeshin Kjo është e vërtetë Por veç një e dua Dhe e kam përjetë
Por mua më vjen keq S’e di si t’ju them Veç njëri prej tyre Është ka m’pëlqen
Ref. 2x Le ta marrin vesh Herët apo vonë Tjetër kush këtë zemër Sot e meriton Le ta marrin vesh Se e lirë nuk jam Atë që e kam zgjedhur Sot afër e kam
Le ta marrin vesh (Le ta marrin vesh)
Ref. 2x Le ta marrin vesh Herët apo vonë Tjetër kush këtë zemër Sot e meriton Le ta marrin vesh Se e lirë nuk jam Atë që e kam zgjedhur Sot afër e kam
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4549. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4549

Helmimi i nxënësve në Kosovë, ndalohen 3 të dyshuar Dy shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas serb janë ndaluar gjatë fundjavës në Prishtinë, duke u hetuar lidhur me helmimin misterioz të nxënësve shqiptarë në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës ka ngritur shkallën e vigjilencës pas helmimit misterioz të nxënësve të shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Nga operacionet e ndërmarra janë arrestuar një grup personash, mes të cilëve dhe dy shtetas të Maqedonisë. “Tani për tani janë ndaluar persona të dyshuar, mes të cilëve edhe shtetas të huaj. Ndërsa në lidhje me atë se kush e shkaktoi këtë helmim, jemi në pritej të analizave që po i bëjnë personat përgjegjës të shëndetësisë “, ka theksuar Baki Kelani, shef i zyrës për informim në Policinë e Kosovës. Bëhet e ditur se me çështjen e analizave po merret Qendra Klinike Universitare QKU e Prishtinës, saktësisht Emergjenca, për të kuptuar se nga erdhi helmimi i 123 nxënësve të Fushë Kosovës. Gjithçka dyshohet se erdhi përmes ajrit. Pothuaj të gjithë nxënësit janë vajza dhe mosha e tyre sillet prej 14 deri në 16 vjeç. Simptomat që këta nxënës kanë pas kanë qenë vështirësi në frymëmarrje, lodhje, shtrëngime në bark dhe frikë. (INA)
dt 1 tetor Helmohen 50 nxënës në Fushë-Kosovë, hetohen shkaqet
Mbi 50 nxënës të shkollës së Fushe-KOsoves u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme që janë pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe shenja të një reagimi kolektiv psikologjik, por asnjë nuk është në rrezik për jetën.
Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare “Jusuf Ulaj”. Duke folur për shkaktarët e mundshëm ai tha për REL se “nuk kemi shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm”, por ai shtoi se “po bëhen të gjitha analizat”.
Të sëmurët e parë në shkollën “Hivzi Sulejmani” janë shfaqur pasditen e djeshme. “19 nxënës, shumica vajza, janë sëmurur të mërkurën pasdite me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi”, njoftoi sot Ministria e Arsimit. Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Instituti Shëndetësor ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza. Ministria e Arsimit kërkon të mos krijohet panik deri në dhënien e rezultateve nga organet kompetente. /REL/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23470. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23470

Zhurmat, policia favorizon Magic 4 e Living Room Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, “Falen” dy prej lokaleve.
TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën “Shekulli”, është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.
Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. “Magic 4″ dhe “Living Room” kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.
Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur “zgjidhjen” duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.
Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.
Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.
Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre “faturën” e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet “Magic 4″ dhe “Living Room” ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.
Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. “rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë”,- tha dje një nga pronarët e lokaleve.
Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.
Klosi: Zhurmat janë si plehrat që të hedhin përpara derës
“Së pari përgëzoj “Shekullin” që e ka ngritur zërin kaq fort në ndihmë të qytetarëve për çështjen e zhurmave të padurueshme në bllok, në rrugën e Xh. Bush etj.. Është një rol që duhet ta luajnë në radhë të parë politikanët e shoqëria civile, por në gjendjen apatike ku ndodhen këta, të paktën kemi gazetën që na mbron.
Për mua zhurmat e larta janë një ndërhyrje në lirinë e tjetrit për të jetuar në paqe dhe qetësi, janë njësoj si plehrat që të hedhin përpara derës ose si një pallat që mund të ta ndërtojnë para dritares. Pra janë një zaptim i asaj hapësire që është e përbashkët dhe duhej të ishte paqësore. Ju e dini që ky vendi ynë është i mbushur me zaptues.
Në fakt janë vetëm një grusht këta zaptuesit në krahasim me shumicën e popullsisë që do të jetojë e qetë e në paqe. Mirëpo zaptuesit tanë kanë energji të jashtëzakonshme, ata po nuk i godite me forcë, me polici e me ligj, nuk rrinë urtë. Shikoni p.sh. si i kanë zaptuar trotuaret e bllokut dhe përreth bllokut mejhanexhinjtë.
Tani ata kanë zbritur me tavolinat dhe karriget e tyre në rrugë, duke na marrë ne të tjerëve hapësirën publike. Shikoni si po na zaptojnë përditë e më shumë vendet e parkimit me ca tabela të shtrembta, në mos po vetëm me karrige ose me gurë.
Unë nuk e di ku e gjejnë paturpësinë pronarët e mejhaneve dhe tavernave të vazhdojnë me zhurmat e tyre të larta megjithë këtë reagim publik. Me sa duket janë lidhjet e forta që kanë me x a y politikanë. Sa për çështjen se kush duhet të ndërhyjë, policia shtetërore ose ajo bashkiake, për mua kjo nuk ka rëndësi.
Në qoftë se shtetërorja nuk ndërhyn, megjithëse ligjet i ka të mjaftueshme, por ndoshta pse është e lidhur me pronarët e tavernave, atëherë duhet të ndërhyjë pa asnjë ngurrim policia bashkiake. Madje po të ndërhynte me vendosmëri, do të ngjallte simpatinë e qytetarëve që duan të jetojnë të qetë e që në këtë rast, siç e thashë, përbëjnë shumicën.
Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur gazeta “Shekulli” fillojë të publikojë shqetësime e banorëve të Tiranës, për muzikën e lartë të lokaleve apo zhurma të tjera urbane. Një nismë kjo që duhet thënë se nuk është mbështetur nga asnjë institucion, organizatë joqeveriate apo struktura të tjera të shoqërisë civile. Vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështeti publikisht nismën e “Shekullit” për publikimin e këtij problemi. Në letrën që po botojmë më poshtë KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të përcaktojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.
Gjithashtu u sugjeron shtetasve se nëse në të ardhmen nuk do të merren masa për t’i garantuar të drejtën e tyre, t’i drejtohen organeve gjyqësore vendase, dhe po të jetë e nevojshme deri në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut. Përbri është edhe një opinion i publicisti Ardian Klosi për këtë problem.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështet shtetasit që vazhdojnë të ankohen për shqetësimet që u shkakton familjarëve të tyre muzika e lartë e sidomos në zonën e ish bllokut në Tiranë.
KSHH përshëndet gjithashtu redaksinë e gazetës “Shekulli” që në faqet e saj publikon këto ankesa, jo vetëm për të sensibilizuar opinionin e gjerë shoqëror, por edhe me synimin që organet përkatëse shtetërore të vlerësojnë seriozisht këtë problem.
KSHH është në dijeni se shqetësime të tilla ose të natyrave të ndryshme janë të pranishme edhe në lagje apo qytete të tjera të vendit. Fenomene të tilla janë në fakt cënim i së drejtës së privatësisë që mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH-së.
Iniciativa ose konkurrenca e biznesit privat inkurajohen brenda normave që nuk cënojnë interesat e publikut si dhe të drejtat e ligjshme të individëve të veçantë. Në fushën veçanërisht të ndjeshme të mjedisit pretendimet se: “…Biznesi funksionon për të fituar…” se “…koha për ushtrimin e tij nuk mund të kufizohet…”, nuk justifikojnë cënimin e të drejtave të të tjerëve.
KSHH duke vlerësuar ankesat e drejta të shtetasve, mendon se shqetësimi që u shkaktohet familjarëve të tjerë nga muzika e lartë dhe zhurmat edhe në orët e vona të natës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në jetën private ose banesën e individëve.
Duke e ndjekur këtë problem edhe më parë, me keqardhje konstatohet se ndërhyrjet e shtetit për stabilizimin e gjendjes janë jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe me hope, të pjesshme, të pastudiuara dhe shpesh edhe tolerante.
KSHH e shikon të nevojshme që për këtë rast ti referohet qëndrimit konsekuent që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasbourgut) ka mbajtur lidhur me çështje të tilla ose të ngjashme me këto.
Kështu p.sh në çështjen Ruth Hatton & të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, në vitin 1993, tetë shtetas britanikë ju drejtuan kësaj Gjykate me kërkesën se ngritja dhe ulja e avionëve në zonat përreth aeroportit të Heathroë pranë Londrës, krijonte shqetësime serioze.
Në vendimin përfundimtar Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi t’i japë të drejtë kërkuesve lidhur me zhurmat e avionëve të cilët krijonin shqetësimet tek banorët përreth, u prishnin gjumin dhe qetësinë familjare duke e konsideruar si shkelje të të drejtës së privacisë, jetës familjare dhe të drejtës së banesës.
Gjithashtu Gjykata konkludoi se shteteve u kërkohet të minimizojnë sa më tepër ndërhyrjen ndaj të drejtave të shtetasve me qëllim që të preken sa më pak që të jetë e mundur të drejtat e njeriut.
Gjykata konstatoi gjithashtu se në këtë aspekt, shteti nuk arriti të bënte një balancë të drejtë ndërmjet mirëqënies ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, respektimit të jetës private dhe gëzimit efektiv të së drejtës për respektimin e banimit.
Si pasojë është shkelur neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në përfundim KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe përcaktojnë rregulla për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.
Është e drejtë e shtetasve që në rast se edhe në të ardhmen nuk do të merren masa efektive për t’i garantuar të drejtën e tyre, t’i drejtohen organeve gjyqësore vendase, dhe po të jetë e nevojshme deri në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.
Banorët: Duam një ligj të ashpër për ndotjen akustike
Banorët kërkojnë që lokalet që punojnë gjatë gjithë natës të zhvendosen aty ku nuk i dëgjon askush
Banorët që kanë zgjedhur të jetojnë në zonën e ish-bllokut, thonë se janë penduar që kanë blerë shtëpi në këtë pjesë të Tiranës. Kasemi jeton prej më shumë se shtatë vitesh në një apartament në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe si shumë banorë të tjerë gjatë gjithë verës zhurmat e kanë shqetësuar atë dhe familjen e tij.
Në një intervistë të shkurtër për “Shekullin”, i moshuari tregon se detyrohet të rrijë në një vend të qetë deri sa të kthehet qetësia në lagjen ku banon. Në pallatin ku banon Kasemi janë larguar tre familje vetëm nga muzika e lartë e lokaleve të natës.
Dëgjohet muzikë e lartë në apartamentin ku ju banoni? Muzika dëgjohet shumë. U bënë më shumë se pesë vjet që jetoj në një apartament këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe muzika e lokaleve vazhdimisht na ka shqetësuar, sidomos gjatë verës.
Jam i moshuar dhe shkoj për të fjetur herët, por nuk më zë gjumi nga zhurmat që krijohen si nga muzika e lartë ashtu dhe lëvizjet e makinave. Ne erdhëm për të banuar në këto zonë para disa vitesh, sepse ishte vend i qetë, por tani është kthyer në një zonë shumë të zhurmshme.
Në pallatin ku banoj unë kanë ikur tri familje vetëm nga zhurmat dhe kanë blerë shtëpi diku nga periferia e Tiranës. Unë detyrohem dhe dal për ndonjë kafe deri vonë në një zonë më të qetë dhe pastaj kthehem në shtëpi.
Po gjatë këtyre ditëve është qetësuar situata?
Po bëhet një javë që lokalet e kanë kufizuar orarin e punës. Tani i kam dëgjuar të punojnë deri në orën 23:00 dhe disa raste pas kësaj ore.
E kam ndjekur çdo ditë gazetën tuaj dhe keni bërë një punë të madhe, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sensibilizohen si pronarët e lokaleve ashtu dhe policia që duhet të ndërhyjë.
Por shpresoj që të mos vazhdojë përsëri siç ka qenë para dy javësh, ku nuk guxoje të hapje dritaren sepse muzika ishte ngritur në kupë të qiellit.
Si mendoni se mund të zgjidhet kjo situatë?
Personalisht nuk jam kundër muzikës, por çdo gjë duhet të ketë një kufi. Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, por kurrë nuk shqetësohen banorët siç ndodh këtu. Duhet që Parlamenti në një seancë më të afërt të miratojë një ligj shumë të ashpër për ndotjen akustike në qytet, sidomos në zonat që janë shumë të populluara.
Të këtë rregulla të qarta për punën e tyre si dhe për vendet ku ato duhet të punojnë gjithë natën. Një lokal që punon gjatë natës është i vendosur në periferi dhe nuk shqetëson njeri le të punojë pa ndërprerje. Ne nuk jemi kundër pronarëve të lokalëve, por jemi kundër muzikës së lartë në orët e vona.

Zhurmat, qytetarët: Më në fund po shohim policë
Disa lokale bien në qetësi, të tjerët ende muzikë me volum të lartë
Në zonën e ish-bllokut, pjesa më e madhe e lokaleve ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe pas orës 00:00, ndonëse Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrim aktiviteti 24 orë. Megjithatë, shqetësimi i banoreve nuk është aktiviteti i lokaleve po zhurma që shkakton muzika e lartë që luajnë ato.
Ky problem është ngritur nga banorët, në Policinë Bashkiake, në Policinë e Rendit dhe kohët e fundit edhe në faqet e gazetës “Shekulli” por vetëm. Banorët thonë se ky problem vazhdon prej vitesh por vetëm ditët e fundit janë vendosur patrulla policësh në zonën e ish-bllokut, të cilët i sheh deri në orët e para të mëngjesit.
Një nga banorët ka pranuar të flasë për “Shekullin” por pa dashur të bëjë të ditur emrin e plotë. A. L banues në një pallat në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” tregon se muzika e lartë e lokaleve ka qenë një problem i madh jo vetëm gjatë verës por edhe në këto ditë të fundit të shtatorit. I moshuari që nuk preferon të flasë me emrin e tij tregon se gjatë ditëve të fundit muzika e lokaleve ka qenë më e ulët dhe nuk ka vazhduar më vonë se ora 23:00.
Muzika e lartë e lokaleve ka qenë shqetësuese gjatë këtyre ditëve?
Po bëhet një javë që volumi i muzikës është ulur dhe tani këtu është më qetë. Gjatë verës ka qenë me të vërtetë një zhurmë e madhe sepse këtu janë disa lokale që ushtrojnë aktivitet gjatë natës.
Që nga mesi i javës që kaloi e deri më sot që po flasim, muzika vazhdon deri në orën 23:00. Klientët e lokaleve futen brenda dhe muzika nuk është shumë shqetësuese siç ishte disa javë më parë.
Jeni ankuar në Polici?
Disa banorë janë ankuar dhe si Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë ardhur më shpesh këto ditët e fundit. Këtu në Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” janë rreth pesë banorë që janë zgjedhur për të përfaqësuar komunitetin dhe ata kanë lajmëruar policinë.
Pas shumë ankesave dhe trajtimit në media të çështjes, pronarët e lokaleve kanë vendosur që muzikën ta ndërpresin në orën 23:00. Më parë, sidomos gjatë verës, lokalet këtu qëndronin hapur deri në 02:00, pas mesnate.
Banorët ankohen jo vetëm për muzikën e lartë, por edhe për zhurmën e makinave dhe motorëve. Një familje u largua gjatë verës vetëm nga muzika e lartë. Shiti shtëpinë dhe bleu një tjetër në një zonë më të qetë.
Po policia ka ardhur për të vendosur qetësinë?
Policët unë i shoh çdo natë të rrinë rreth lokaleve, sepse ata ruajnë dhe jashtë ambienteve të tyre. Është një patrullë që shërben që nga “Garda e Republikës” e deri në mbarim të rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Policët filluan të patrullonin që kur gazeta “Shekulli” e ngriti si problem muzikën e lartë në lokalet e natës. Por pas orës 23:00 të natës zhurma shqetësuese për banorët nuk ka. Tani fillon dhe koha bëhet me e ftohtë dhe klientët e lokaleve qëndrojnë brenda, duke mos krijuar zhurma.

dt. 30 shtator
Zhurmat, policia e rendit apo bashkiake? Problemi duhet zgjidhur
Mireta Boleteni, banuese në rrugën “Ismail Qemali” si shumë fqinj të saj ankohet për muzikën e lartë të lokaleve
Prej sa kohësh vazhdon problemi i zhurmave në lagjen ku banoni?
Aty ku jetoj unë, ky shqetësim vazhdon prej pesë vitesh dhe është i përditshëm. Zhurmat të krijuara nga muzika e lartë kanë krijuar një stres të vërtetë tek banorët, të cilët kanë blerë shtëpi aty për të qenë të qetë.
Pronarët e tyre nuk mendojnë fare që përreth ka banorë që mund të kenë probleme të ndryshme. Ka njerëz që nuk duan të dëgjojnë muzikën e lartë të lokalit, por duan të rrinë në qetësi.
Ajo muzikë çuditërisht depërton dhunshme nëpër banesat tona dhe sjell një dridhje xhamash që na shqetëson. Brenda në apartament në darkë nuk arrin as të dëgjosh zërin e televizorit sepse e mbyt muzika e lartë. Detyrohemi që të ngremë volumin e televizorit që vetëm të mos dëgjojmë muzikën që vjen nga jashtë.
Po përveç muzikës së lartë çfarë shqetësimesh të tjera keni?
Të bërtiturat e klientëve që janë të dehur, janë akoma më shqetësuese në ato orë të vona, kur të gjithë banorët janë në gjumë.
Nuk është një muzikë e këndshme dhe kjo kur përzihet me ulërimat e klientëve të krijon një gjendje stresi. Zhurma e motorëve kur ndizen në dy të natës, gjithashtu janë problem.
A ka ndikuar kjo situatë në gjendjen tuaj shëndetësore?
Kemi filluar të bëhemi nervozë dhe të grindemi me njëri- tjetrin. Vijmë në darkë apo në drekë në shtëpi për tu qetësuar dhe përballemi me muzikën e lartë të lokaleve. Janë ca lokale ku që në drekë kanë një muzikë të bezdisshme.
Ne jemi bërë nervozë si njerëz, sepse stresi grumbullohet dhe do shkarkuar diku. Ngrihesh në mesnatë për një nevojë personale dhe nga muzika e lartë që ti dëgjon detyrohesh të rrish zgjuar deri në mëngjes.
Jeni ankuar për shqetësimin që keni?
Jemi ankuar disa herë. Policët e Rendit i tremben ballafaqimit me pronarët dhe ia kalojnë topin Bashkisë.
I kemi bërë peticione Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Në fakt, në vitin 2003 me sa di unë, është vendosur që problemin e lokaleve të natës duhet ta menaxhojë Bashkia e Tiranës, por kjo nuk e përjashton Ministrinë e Brendshme që të veprojë brenda kompetencave që i njeh ligji.
Forcat e Rendit duhet të ndërhyjnë sepse ato nga emri që kanë duhet të merren me ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Në fund janë policët e rendit që ekzekutojnë vendimet dhe vendosin para përgjegjësisë personat që shkaktojnë ndotje akustike.
Ministria e Brendshme ia kalon me lehtësi topin Bashkisë. Situata nuk duhet të zgjasë shumë dhe sepse banorët duan qetësi. Nga ana tjetër, policia bashkiake ka vetëm të drejtë të bëjë një denoncim siç e bëjnë gjithë qytetarët.
Si mund të zgjidhet ky problem?
Unë mendoj se banorët duhet të bëjnë një padi penale për prishje të qetësisë publike. Kjo çështje i ka kaluar kufijtë e Policisë Bashkiake, sepse ajo kaq ka mundësi të bëjë.
Kam idenë se situatën në dorë duhet ta marrë Ministria e Brendshme dhe Prokuroria që të gjithë ato persona që kanë shkelur ligjin të përgjigjen dhe të dëmshpërblejnë njerëzit e sëmurë. Unë njoh shumë njerëz që janë vizituar tek psikiatri dhe problemet iu kanë ardhur vetëm nga muzika e lartë.
Të huajt që jetojnë në ish- Bllok kanë mbetur të habitur, pasi thonë që kjo nuk ndodh në asnjë kryeqytet të botës, as në Afrikë. E çuditshme është kur në këto lokale merr pjesë dhe ndonjë deputet që është ulje për ta të frekuentojnë lokale që shqetësojnë banorët. Në fund doja të thoshja që duhet përgëzuar iniciativa që ka marrë gazeta për të sensibilizuar organet përgjegjëse që t’i japin fund kësaj situate.
Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin
Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit
TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore “Living Room” dhe “Folie”. Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.
Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?
Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.
Çfarë do të ndodh pas kësaj?
Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.
Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?
Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.
Në rezidencën “Torre Drini” ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota
Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme
TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e “Torre Drini” iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën “Abdi Toptani”, pikërisht brenda kompleksit “Torre Drin”, kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën “Torre Drini”. “Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore “Folie”, që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate” thuhet në letrën ankimuese të Administratës së “Torre Drin” që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e “Torre Drinit” shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën “Torre Drini” ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin “Torre Drini” kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin “Folie”. Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me “Torre Drini”. Fatjon Cuka
Zhurmat, kallëzim penal për “Folie” dhe “Living Room”
28 shtator
Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike
TIRANË- Banorët e pallateve pranë “Living Room” dhe “Folie” kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.
Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t’i japë zgjidhje. Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.
Të kontaktuar nga “Shekulli”, banorët e rezidencës “Torre Drini” shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.
Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.
Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.
Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.
Neni 274 Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
“Living Room” betonon kalanë e Tiranës
TIRANË- Paraditen e djeshme “Folie” ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.
Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e “Folie” pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.
Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i “Folie”. Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.
Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. “Shekulli” publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës…
Lokali “Living Room” ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.
Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.
Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne” ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.
Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. “Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga “Living Room” dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën “Myrteza Kelliçi”. Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.
Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi”,- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga “Shekulli” për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. “E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal”,- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të “Shekullit”.
Në maj 2005 “Living Room” nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.
z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?
Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin “Living Room”, prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë. Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg. Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor – Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh. Kishin shkuar t’i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e “dukshem” por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.
Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?
Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t’ përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane. Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e “Living Roomit”, më ka thënë, “Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e “Living Roomit”.
Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?
Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për “Living Room-in” duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.
Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?
Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj. Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë. Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të “living Room” se do t’u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.
Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?
Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.
Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje? Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e “Shallvareve”, por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.

Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme
“Magic 4″, “Baroque”, “Folie” dhe “Living Room” kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes
TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e “Shekullit” duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.
Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën “Ismail Qemali”. Lokalet “Magic 4″ dhe “Baroque” kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.
Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.
E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23474. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23474

Bashkia: Zgjidhja, pajisja me shtëpi e 9 familjeve që presin legalizimin Banesat sociale, ndërtimi i 96 apartamenteve pengohet nga legalizimi i disa banesave pa leje që kanë zënë truallin e parashikuar
ELBASAN- Rreth 1.2 milion euro që shërbejnë për ndërtimin e 4 pallateve si banesa sociale për familjet me probleme mbeten të bllokuara prej muajsh, për shkak të 9 shtëpive në proces legalizimi.
Trualli publik, për ndërtimin e apartamenteve, është zënë nga objekte pa leje, por banorët kanë aplikuar tashmë për t’i legalizuar dhe mundësia e vetme për Bashkinë është sigurimi i shtëpive për banorët.
Shtëpitë janë kryesisht të komunitetit rom, por ka edhe familje të tjera të ardhura që kanë ndërtuar aty pas viteve 90-të. Pritet që Bashkia ta paraqesë si material në Këshillin Bashkiak problemin e pengesës, së krijuar për ndërtimin e pallateve. Kështu, në projektvendim do të kërkohet që 9 familjet të përfitojnë apartamente falas nga 96 apartamentet që do të ndërtohen me kredinë e butë dhe sheshi të bëhet i lirë.
Bashkia Elbasan ka marrë hua një fond të konsiderueshëm prej 1,2 milion eurosh nga Banka e Komunitetit Evropian, në formën e kredisë pa interes, që do të shlyet nga Enti Lokal për një periudhë të konsiderueshme kohe. Sipas përgjegjësit për këtë proces, ing. Sokol Radoniqi gjithçka që ka lidhje me procedurat, marrëveshjet si dhe me kontratën për fondin, është mbyllur tre muaj më parë.
Ai konfirmon, se problemi i shtëpive është emergjent, pasi pengon projektin që do t’i jepte mundësi strehimi 96 familjeve. Qëllimi i këtyre apartamenteve nuk është fitimi, por sistemimi i shumë familjeve, që sot e kanë të pamundur të përballojnë koston e një qiraje të lartë.
Kështu, prioritet për t’u strehuar në banesat sociale, të cilat do të jenë pronë e bashkisë janë çiftet e reja, të moshuarit, nënat e vetmuara, si dhe familjet që jetojnë me të ardhura nën koston e jetës dhe që e kanë të pamundur të përballojnë pagesën e shtëpisë. Menaxhuesi i apartamenteve do të jetë institucioni lokal dhe po kështu pronari i këtyre apartamenteve sociale, në shërbim të komunitetit.
Sigurisht, të gjithë personat që do të strehohen, duhet të mos kenë në pronësi të tyre shtëpi apo apartamente. Në sheshin e përzgjedhur për ndërtimin e banesave sociale janë ndërtuar gjatë viteve të fundit edhe tri pallate për të pastrehët.
Ndërkohë, Elbasani ka aplikuar për ndërtimin e apartamenteve me kredi pa interes, por aktualisht, nuk ka asnjë konfirmim për përfshirjen e këtij qyteti me shumë probleme sociale sidomos, përsa i përket strehimit. Në Elbasan numërohen rreth 3 mijë familje të pastreha që rezultojnë të regjistruara dhe që kanë aplikuar, për të përfituar nga skemat shtetërore të strehimit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23461. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23461

Lavatriçet e rërës po shkatërrojnë autostradën Mosrespektimi i rregullave ka bërë që rruga e re të “shtrohet” veç asfaltit dhe me gurë e zhavorr
RUBIK – Dhjetëra lavatriçe rëre të ngritura përgjatë segmentit autostradal Milot-Rubik-Rrëshen (një nga pjesët e autostradës Durrës-Kosovë), janë kthyer në shkatërruese të rrugës së re teksa makinat e tonazhit të rëndë që dalin prej aty, po gropëzojnë keqas asfaltin, ashtu siç ka ngjarë prej disa vitesh në segmentin e vjetër.
Fenomeni është bërë shqetësues dhe për drejtuesit e automjeteve të shumta që lëvizin në drejtim të Kukësit e Kosovës dhe anasjelltas, pa përmendur ato që janë brenda këtyre zonave, pasi jo pak herë janë shkaktuar aksidente nga gurët e shumtë dhe inertet që hidhen në rrugë nga karroceritë e makinave që bartin rërë dhe zhavorr që nga daljet e këtyre lavatriçeve për në autostradë.
Dhjetëra lavatriçe rezultojnë të jenë ndërtuar rrëzë rrugës së re, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe urdhëresat, por askush nuk penalizohet për një fakt të tillë. Ministria e Transportit i ka të qarta udhëzimet dhe ligjet e dala nga dyert e saj dhe të qeverisë, por duket as që e vë ujët në zjarr për të parë se çfarë po i ngjet rrugës së re.
Ka vende ku makinat duhet të bëjnë para-prapa për të shkarkuar zhavorrin dhe kjo ndodh në mes të rrugës, ndërsa nga kahjet e ndryshme shtegtojnë makina të tëra me shpejtësi të mëdha për t’u përballur sakaq me rreziqe aksidentesh të rënda.
Vetëm në afërsi të urës së Skurajve, në afro 500 metra funksionojnë 5 lavatriçe rëre, dhe që të gjitha me dalje direkte në autostradën e re. Shihen qartë gjurmët e makinave të tonazhit të rëndë nga hyrje-daljet prej nga ku merren inertet, ndërsa rruga e re mbushet me baltë dhe me zhavorr pikërisht prej këtyre ngarkesave.
Është në detyrim të dikastereve përkatëse që të urdhërojnë çmontimin e menjëhershëm të këtyre lavatriçeve, duke i larguar në distancat e lejuara, si dhe për të përcaktuar detyrimin ndaj këtyre subjekteve për të asfaltuar rrugicat nga ku hyhet për në autostradë e deri në larjen e gomave të makinave, si dhe mbulojat e detyrueshme sipër materialit inert që ai të mos rrëshqasë në rrugë.
Por me sa shihet, duke qenë se poseduesit e këtyre subjekteve i kanë mjetet “të rënda”, as policia rrugore nuk ka mundur të vërë rregull pasi udhëzimet i kanë. Por mbetet dhe fakti tjetër se kjo autostradë, sidomos pjesa tjetër katërkalimshme, ende nuk mbulohet me polici rrugore. Ndaj dhe rrezikohet që dhe kjo autostradë e parametrave evropiane duke u futur makina vend e pavend, si dhe ngritjen e lavatriçeve afër saj, të kthehet në rrugë rurale!(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23464. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23464

Marrëveshja për kufijtë me Greqinë, Meta: Duhet ta zgjidhë Kuvendi TIRANË – Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. Marrëveshja, pritet të kalojë në Kuvend në 19 tetor. Tashmë, ajo ka kaluar një nga pengesat kryesore, atë të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, i cili e miratoi atë disa ditë më parë me unanimitetin e të gjithë deputetëve dhe pas asnjë kundërshtim. Pro saj në Komisionin e Ligjeve, votoi edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço, pavarsisht se forca që ai përfaqëson, vetëm pak muaj më parë, gjatë legjislaturës së shkuar, e kundërshtoi fort një marrëveshje të tillë, duke e konsideruar atë në disfavor të Shqipërisë, por edhe duke akuzuar qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha se po i falte ujërat tona territoriale Greqisë.
Pas Komisionit të Ligjeve, marrëveshja pritet të kalojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku natyrisht, nuk parashikohen surpriza, pasi edhe në të do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë, që në datën 19 tetor, kjo marrëveshje është programuar që të miratohet në seancë plenare. Gjatë diskutimit të saj në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, hodhi poshtë çdo zë që pretendon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria del e humbur, duke theksuar se vija kufitare ujore përcaktohet në bazë të parimit të barazlargimit nga bregu detar.
“Me Greqinë në kanalin e Korfuzit distanca është shumë e vogël, rreth tetë milje, që i bie në zbatim të parimeve të Konventës do të jetë 4 milje nëse e ndajmë përgjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë në praktikë dhe e zbatuar”, – tha drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi.
Ushtarakët kundra: Po i falim 354 km det Greqisë
“Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” letër Topit e Topallit: Studiojeni mirë marrëveshjen
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por edhe të vetë grupeve të interesit siç janë në këtë rast ushtarakët. Është shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, ajo që ka reaguar dje ndaj një marrëveshjeje të tillë, të cilën e ka konsideruar si një akt që i fal në mënyrë të pashpjegueshme vendit fqinjë, Greqisë, një sipërfaqe të konsiderueshme ujore në detin jonian, duke i bërë thirrje njëkohësisht krerëve të shtetit shqiptar, që të heqin dorë duke mos e miratuar atë.
Letra Në një letër drejtuar krerëve më të lartë shtetërorë dhe bërë publike dje për mediat, “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, në përbërje të së cilës janë disa shoqata si ajo e “Flotës Luftarako Detare”, e “Aviacionit”, e “Zbulimit”, e “Xhenios”, e “Ndërlidhjes”, e “Prapavijës”, e “Topografëve”, e “Skënderbegasve” dhe e “Historianëve Ushtarakë”, shpreh shqetësimin e saj lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshje, e cila u hartua në fshehtësi të plotë dhe u nënshkrua disa muaj më parë nga ministrat e Jashtë të dy vendeve, Dora Bakojanis për Greqinë dhe Lulëzim Basha për Shqipërinë. Sipas tyre nga studimet e bëra, del qartë se Shqipëria humbet një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.
“Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si “Free bay” (gji i lirë), për t’u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë”, – shprehen ushtarakët në letrën e tyre, duke pretenduar se sipërfaqja detare që është humbur nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rreth 354.4 kilometra katrorë. Për këtë arsye, ata në letrën e tyre, i kërkojnë kreut të shtetit Bamir Topi si garant i zbatimit të Kushtetutës dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit, që para se të hedhë firmën mbi dekretin që do t’i jepte fuqi vepruese kësaj marrëveshjeje, të njihej mirë me përmbajtjen e saj.
E njëjta kërkesë i është drejtuar edhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe deputetëve. Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje në mënyrë teknike, do të bëjë të mundur që të kuptohet qartë cenimi i rëndë që po i bëhet integritetit territorial të Shqipërisë. Në argumentimin që bëjnë në letrën e tyre, ushtarakët theksojnë, se duke e dhuruar sipërfaqen ujore, Shqipëria humb gjithashtu edhe atë tokësore, ku janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit.
Marrëveshja Në relacionin që shoqëron marrëveshjen në fjalë, bëhet e ditur se ajo është hartuar pas një pune të përbashkët të një komisioni miks mes dy vendeve. Kështu, në marrëveshje parashikohet që kufiri detar mes dy vendeve përcaktohet në bazë të parimit të vijës meridiane, e cila përban në vetevete 150 koordinata, duke u bazuar në tre gjire të mbyllura greke dhe pesë gjire të mbyllura shqiptare. Në bazë të marrëveshjes, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë, nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale.
Në marrëveshje përcaktohet, se ushtrimi i të drejtave që lindin nga zbatimi i saj nuk do të prekin statusin e pasurive nëntokësore të ujërave dhe të hapësirave mbi të. Gjithashtu, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk do të rezultojë si një ndërhyrje e pajustifikuar me të drejtën e lundrimit dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Por, sipas opozitës dhe disa ekspertëve të fushës detare dhe asaj të kufijve, kjo marrëveshje favorizon ndjeshëm Greqinë, duke i dhënë asaj një pjesë të ujërave territorialë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23467. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23467

Kolegët: Mjeku e kishte denoncuar vrasësin EKZEKUTIMI/ Viktima Thaçi kishte pasur përballje fizike me autorin disa kohë para ekzekutimit të tij në spital
Bluzat e bardha hedhin poshtë çdo dyshim lidhur me një tradhti bashkëshortore të mundshme mes dy viktimave
Mark Brunga
DURRËS – “Doktor Thaçi kishte bërë një denoncim në polici ndaj autorit të vrasjes. Kjo për faktin se para disa kohësh, përveç konflikteve ata kanë pasur dhe një përballje fizike”. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga mjeku i urgjencës, Arjan Tivari, një ditës pas ekzekutimit të mjekut Fatmir Thaçi në ambientet e spitalit të Durrësit. Teksa shprehin keqardhjen për gjithçka që ka ndodhur, bluzat e bardha mohojnë kategorikisht akuzat e ngritura nga Ali Lorja ndaj kolegut të tyre.
Mjeku Arjan Tivari thotë se ndonjë keqdashës mund të ketë bërë ndonjë telefonatë nga spitali për të krijuar një incident të qëllimshëm. “Megjithatë, – shprehet mjeku i urgjencës, – nëse do të ishte treguar më shumë kujdes, do të shpëtoheshin të dy, doktori nga vdekja dhe autori nga krimi”. Për kolegun e vrarë ai thotë se ka qenë mjek i shkëlqyer. “Këtë e dëshmon i gjithë opinioni i spitalit. Ai ka pasur një qëndrim tepër korrekt me personelin dhe pacientët. Mjeku mund të shkojë me infermieren edhe në një hotel për të kuruar ndonjë pacient në urgjencë, por kjo nuk do të thotë se ata kanë qëndrim moral të dyshimtë”,- vijon mendimin e tij doktor Tivari.
Duke hedhur poshtë çdo dyshim për një lidhje jashtëmartesore të dy viktimave tashmë, mjeku thotë se urgjencat duhet të jenë me policë shtetërorë, sepse policia private nuk luan asnjë rol. “Ka raste kur vinë në urgjencë njerëz që nuk janë për urgjencë dhe pas kësaj edhe kërcënojnë. Madje, ka pasur raste kur kanë ardhur edhe të pirë edhe kanë kërcënuar apo rrahur kolegët tanë. Rastet e goditjeve kanë qenë të shpeshta. Të paktën 6 rrethet kryesore të vendit, duke filluar nga Tirana, duhet të jenë të ruajtura me polici”,- përfundon mjeku Arjan Tivari.

Në spitalin e Durrësit, mëngjesi i një dite pas ngjarjes së rëndë ndodhi në mjediset e punës, duket edhe më i rënduar. Mjekimet e zakonshme janë ndërprerë dhe funksionon vetëm urgjenca. Fytyrat e vrara të punonjësve të spitalit, mjekë dhe infermierë, janë prezente kudo. Njerëzit, që duket se si rezultat i punës profesionale që kryejnë kanë fituar “imunitet” ndaj emocioneve të vdekjes, këtë radhë duken të dobët. Vdekja i ka thyer të gjithë shpirtërisht. Janë momentet kur pritet që rreth orës 12:00 të organizohen homazhe në mjediset e Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe gjithçka duket e rënduar.
Është e vështirë që t’u hiqet nga mendja skena makabër e vrasjes së kolegut të tyre, shefit të Repartit të Radiologjisë, Fatmir Thaçit. Personat me imunitet të fituar ndaj skenave të përgjakshme, sikur të thonë se edhe gjakftohtësia profesionale paska një kufi. Dhimbja për kolegun ka shkaktuar shqetësime shpirtërore e fizike tek bashkëpunëtorët e përditshëm të spitalit. “Jam me tension 18″,- thotë infermierja Vera Xhelollari.
*** Zyra e EKO-s ku punonte doktori është bosh. Karrigia ku ai ulej dhe mbushte skedat mjekësore të pacientëve është bosh. Dhe kolegët e vet kanë në shpirt boshllëkun e mungesës së tij pas vrasjes që iu bë në mjediset e spitalit, kur u qëllua 5 herë me pistoletë. Vera Xhelollari, infermiere prej 6 vitesh në këtë vend pune, rrëfen: “Kam punuar shumë kohë me doktorin, po kurrë nuk kam dëgjuar një fjalë të keqe prej tij në adresë të kujtdo.
Qëndrimi i tij ndaj kolegëve ka qenë tepër korrekt. Unë i kam njohur të dy, edhe viktimën që u vetëhelmua dhe asnjë në spital nuk mund të thotë një fjalë të keqe për të dy. Punonim së bashku dhe kurrë nuk mund të imagjinonim një gjë të tillë, por xhelozia ndonjëherë nuk njeh kufi… I morën në qafë njerëzit e këqij”,- shton me keqardhje.
Mjekët e Durrësit: Kemi frikë për jetën Frika për jetën tashmë i ka përfshirë të gjithë dhe mjekët e Durrësit thonë se ndihen të pambrojtur. Ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë në zyrën e tij të punës mjeku radiolog Fatmir Thaçi, ka shkaktuar një panik të madh mes bluzave të bardha në mjediset e spitalit. Një ditë pas vrasjes së kolegut të tyre, ata ndihen të frikësuar dhe për këtë kërkojnë marrjen e masave në mbrojtje të jetës së tyre. Bluzat e bardha shprehin indinjatën e thellë për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa iu bëjnë thirrje strukturave të policisë të marrin të gjitha masat për të siguruar një shërbim shëndetësor normal, ku mjekët të kryejnë në qetësi detyrën e tyre fisnike, dhe jo nën presionin e vazhdueshëm të njerëzve ordinerë që shpeshherë i kanë kërcënuar.
Homazhet Ndërkohë, qindra njerëz, kolegë dhe miq të mjekut kanë marrë pjesë në homazhet e organizuara për t’i dhënë lamtumirën e fundit mjekut të vrarë në detyrë. Pjesëmarrësit kanë ngushëlluar familjarët që humbën të dashurin e tyre vetëm dy ditë më parë si pasojë e një akti kriminal. Ngushëllimet më të thella për familjarët kanë shprehur dhe kolegët, të cilët kanë braktisur për disa orë punën në spitalin e Durrësit, me qëllim për t’i dhënë nderimet e fundit ish-kolegut të tyre. Vizitat janë bërë në mënyrë të pandërprerë që nga dita e premte në banesën e të ndjerit Thaçi, ndërsa në orën 11:30 të së shtunës ato janë zhvendosur në ambientet e Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Durrësit. Pas përfundimit të ritualit mortor, në orën 12:30 mes dhimbjes dhe lotëve, kortezhi me trupin e pajetë të të ndjerit Fatmir Thaçi, i cili u vra të premten në sallën e radiologjisë, u nis në drejtim të varrezave të qytetit të Durrësit.
Gjatë paradites së djeshme familja Thaçi u vizitua edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, deputetë, si dhe zyrtarë të pushtetit vendor të Durrësit. Doktori Fatmir Thaçi mbeti i vrarë në punë teksa u qëllua me 5 plumba në kokë nga Ali Lorja. Ky i fundit dyshonte se gruaja e tij (e cila u vetëhelmua një muaj më parë) kryente tradhti bashkëshortore me mjekun-koleg të punës, çka dyshohet se e ka shtyrë edhe infermieren Liljana Lorja në vetëvrasje. Pasi vrau mjekun, autori u vetëdorëzua në policia duke pranuar autorësinë dhe duke u shprehur se shkak për këtë akt ishte tradhtia bashkëshortore.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23453. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23453

Dëshmia e Lul Berishës për vrasjet dhe trafikun e drogës: Coli gënjen Dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë, Adriatik (Dritan) Coli, ka trazuar botën e nëndheshme të krimit, në qytetin e Durrësit. Ai ka rrëfyer për vrasje nga më të ndryshmet, trafik droge, trafik njerëzit, por edhe për një rrjet të ngarkuar intrigash e tradhtish mes një grupi njerëzish, që duhet të ishin shokë dhe bashkëpunëtorë.
Kësaj dëshmie i është përgjigjur Lulëzim Berisha, i cili është marrë në pyetje tre herë nga prokurorët e Krimeve të Rënda. “Shekulli” publikon sot dëshminë e të akuzuarit si kryetari i “Bandës së Durrësit”, e dhënë në vitin 2007.
Procesverbali i pyetjes së të pandehurit Lulëzim Berisha, më 25 prill 2007 Pasi u njoh me të drejtat ligjore, pranon të merret në pyetje në prani të avokatit të tij mbrojtës
L.Berisha: Akuzat i dëgjova, i kuptova dhe nuk i pranoj ato. Janë të padrejta, të pavërteta, pasi unë nuk kam marrë pjesë, nuk kam qenë i pranishëm dhe nuk kam kryer asnjë lloj veprimi në katër rastet e vrasjeve në vitin 1998- 1999 për të cilat akuzohem. Në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku dhe plagosjen e shtetasve Ilir Nela e Agim Rexhepi dua të them si më poshtë:
Shtetasin Dritan Sallaku unë nuk e kam njohur dhe nuk kam pasur ndonjë lidhje me të, ndërsa vëllanë e tij Dashamir Sallakun e kam njohur, pasi kemi ikur bashkë në emigracion në Itali dhe nuk kam pasur ndonjë konflikt me të.
Me Dashamirin unë kam pasur marrëdhënie shoqërore në Durrës, po kështu kam qenë për rreth 8 muaj në kamp refugjatësh në Toronto të Italisë. Mbas kampit, unë kam ikur në Gjermani ndërsa Dashamiri nuk doli më tej.
Përsa i përket shtetasve Ilir Nela dhe Agim Rexhepi, i kam njohur si qytetarë nga Durrësi. Por, me Agimin kam një raport më të afërt shoqëror, raport të cilin e ruaj edhe sot. Me Agimin këto raporte, njohjeje unë i kam pasur edhe para se të ndodhte ngjarja e tyre.
Ngjarjen që u ndodhi atyre, unë e kam marrë vesh qysh atë ditë, rreth dy orë pas ngjarjes, pasi më erdhi në shtëpi ku banoja kunati im, Plarent Dervishaj, me shtetasin Gëzim Haxhiaj i një moshe rreth 55 vjeç, me banim në Durrës.
Gëzimi erdhi i trembur te shtëpia ku rrija unë dhe më tha se kishte shpëtuar kot nga një atentat te shkolla “7 Nëntori”, ku ishte vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe ishin plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi.
Ai më tregoi se kishte qenë i ulur në lokal, në një tavolinë me Gim Rexhepin, Gëzim Pepën e të tjerë aty për rreth, kur erdhi një makinë dhe gjuajti. Dhe nga kjo gjuajte mbeti i vrarë Dritan Sallaku dhe u plagos Agim Rexhepi dhe një tjetër, ku vetë Gëzimi kishte shpëtuar rastësisht. Ai tha se autorët i kishte parë si fytyra, por nuk më tha se kush ishin.
Pasi më tregoi këtë histori, Gëzimi duke qenë i trembur, më kërkoi si nder që ta çoja në Itali, sepse unë kisha në pronësi një anije 500 tonëshe, emrin e së cilës nuk e kujtoj, të cilën e përdorja për transport mallrash me Italinë. Këtij shtetasi nuk kisha mundësi t’i jepja ndihmë. Në lidhje me këtë ngjarje përveç këtyre që shpjegova më lart, nuk di gjë tjetër.
Po ashtu, sa për personat për të cilët më akuzoni si bashkautor në këtë vrasje, për Klodian Saliun, Plarent Dervishin dhe Ilir Xhungën, nuk kam dijeni që ata mund të jenë autorët e kësaj vrasjeje.
Për sa i përket kësaj vrasjeje, unë kërkoj nga ana juaj, që të pyesni si dëshmitarë shtetasit Gëzim Haxhiaj, Gëzim Pepa, Agim Rexhepin dhe Ilir Nelën. Në lidhje me ngjarjen, për të cilën më akuzoni, unë asnjëherë nuk jam pyetur nga policia. Dua të shtoj se një orë më pas më njoftoi Gëzimi për këtë ngjarje dhe kam shkuar të Agimi në spital me Gëzim Haxhiajn dhe një person tjetër me emrin Miri, të cilit nuk ia kujtoj dot mbiemrin.
Në lidhje me vrasjen e shtetasve Arjan Paja e Viron Çurri, si dhe për plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, dua të shpjegoj si më poshtë: Në këtë kohë kam qenë në Durrës në shtëpi, duke fjetur gjumë dhe pas orës 18:00, kur kam dalë nga shtëpia nëpër Durrës dhe kam shkuar te kafe “Bar-Halia”, e cila ndodhet pranë Fakultetit të Sportit nga persona që ndodheshin atje, të cilët nuk i kujtoj si emra, kam marrë vesh se atë ditë në Rrushbull kishte ndodhur një ngjarje e madhe.
Ku ishte qëlluar me mitraloz e armë të tjera dhe ishte plagosur Marsel Sotiri, ndërsa për persona të tjerë nuk mora vesh gjë, nëse ishin vrarë apo plagosur.
Marsel Sotirin e kam njohur qysh kur kemi qenë fëmijë, pasi ai ka banuar në Durrës, me të kam pasur njohje si çuna Durrësi. Me të jam takuar në Itali, në Milano dhe Brindisi rreth viteve 1993-1994.
Unë asnjëherë nuk kam pasur me Marselin ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje si me të edhe me fisin e tij. Ndërsa, sa për Arjan Pajën dhe Viron Currin as i kisha dëgjuar ndonjëherë si emra dhe as i njihja për fytyra.
Për personat e tjerë që më akuzoni, së bashku me Plarent Dervishin, Klodian Saliun, Ilir Xhungën dhe Dritan Colin nuk kam asnjë të dhënë që të jem autor dhe të kem dijeni për këto ngjarje.
Kohë më mbrapa kësaj ngjarjeje, meqenëse unë njihja mirë zonën e Rrushbullit, pasi aty kam jetuar vetë dhe kam gjyshin dhe xhaxhallarët e mi, jam vënë në dijeni se në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje, personat që po punonin te lavazhi te shinat e trenit në Rrushbull, kishin parë në lidhje me këtë ngjarje një auto-veturë të parkuar në rrugë, ku kishin hapur kofanën e makinës dhe autorët e ngjarjes kishin rreth gjysmë ore që ishin duke pritur këtë makinë.
Në këtë makinë kishin qenë 4 persona të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës, me të cilën po udhëtonte Marsel Sotiri.
Personi që ka qenë në vendngjarje dhe më tregoi mua atë javë Osman Nikoçi, që është i moshës rreth 40 vjeç dhe banon në Rrushbull. Ky person më ka thënë se e ka ndihmuar Marsel Sotirin e plagosur për ta çuar në spital.
Persona të tjerë, që kanë qenë në vendngjarje janë shtetasit Demush Shala, Mysh Shala dhe i zoti i lavazhit, i plagosur edhe ky në këtë ngjarje, të gjithë këta me banim në Rrushbull. Për këta persona, kërkoi që të pyeten lidhur me ngjarjen.
Në lidhje me ngjarjen e vrasjes së Eduart Ongari, ku unë jam i akuzuar si autor për këtë ngjarje së bashku me shtetasit Plarent Dervishaj, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, dua të shpjegoj si më poshtë: “Për këtë ngjarje, unë dua të them se kam qenë në shtëpi dhe jam ngritur në mëngjes herët, pasi do të hidhja beton te shtëpia që po ndërtoja, si dhe po bëja kafazin e qenit tim. Për këto punime kisha thirrur një grup pune me mbi 10 punëtorë dhe ustallarë.
Gjatë gjithë paradites kam qenë në shtëpi, duke mbikëqyrur punimet. Nuk më kujtohet ora, por ka qenë paradite, kur punëtorët filluan punën, njëri nga ustallarët me emrin Destan, me origjinë nga Dibra ka shkuar për të blerë gozhda.
Ai kishte shkuar dhe kishte kaluar në afërsi të pallatit, ku banonte vjehrra ime dhe pas pak kohësh kur u kthye më tregoi, se tek pallati i vjehrrës sime pak më përpara, kishte ndodhur një vrasje, ku kishin vrarë një person.
Më pas nga biseda me persona të tjerë mora vesh se në këtë ngjarje ishte vrarë shtetasi Eduart Ongari, por se në ç’rrethana e ç’formë, konkretisht nuk mora vesh gjë.
Këtë shtetas unë e kam njohur si çun Durrësi, por nuk kam pasur lidhje, marrëdhënie apo konflikt me të. Po kështu, në lidhje edhe me personat që më akuzoni për kryerjen e kësaj vrasjeje, si bashkëpunëtor nuk kam dijeni që ata ta kenë kryer këtë vrasje.
- Në lidhje me personat që më akuzoni, që unë kam qenë në bashkëpunim në kryerjen e tre vrasjeve që sqarova më sipër, si dhe të vrasjes së Marsel Sotirit, për të cilën më keni akuzuar, dua të sqaroj se shtetasi Plarent Dervishi është martuar me motrën time të quajtur Flora dhe jetojnë në Nju-Jork të Amerikës. Ata kanë mbi pesë vjet që kanë ikur atje. Për Plarentin deklaroj me përgjegjësi të plotë, që as kam kryer dhe as kam dijeni në lidhje me këto ngjarje.
Me shtetasin Klodian Saliu, i cili nuk jeton më, unë kam për të thënë se e kam njohur, kam pasur marrëdhënie shoqërore të një niveli mesatar por asnjëherë nuk kam pasur marrëdhënie shumë të ngushta.
Këtë person unë e kam njohur rreth viteve 1993-1994, kur e kam takuar në Itali, në Bari, në rrethana rastësore, te porti i Barit dhe ai m’u prezantua si vëllai i Arjan Saliut, të cilin e kisha njohur më parë në Durrës. Më vonë, ne jemi takuar në Durrës, duke pasur një marrëdhënie shoqërore siç e shpjegova më lart. Konflikt me të nuk kam pasur dhe nuk di motivin përse është vrarë.
Për sa i përket shtetasit Ilir Xhunga, i cili është vrarë, e kam njohur si shoku i Klod Saliut dhe mund ta kem takuar dy ose tre herë. Si kohë nuk më kujtohet, se kur e kam takuar apo përshëndetur.
Shtetasin Indrit Taullai, e kam njohur nëpërmjet kushëririt tim, Dash Taullait, para rreth 7- 8 vjetësh dhe ka qenë periudha kur ai doli nga burgu në Itali dhe është kthyer në Shqipëri. Me këtë person kam pasur raporte shoqërore të nivelit normal dhe takoheshim herë pas here.
Shtetasin Adriatik Coli, për të cilin nëpërmjet medias së shkruar dhe vizive, jam vënë në dijeni se është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka deklaruar se unë së bashku me të kam kryer vepra penale të vrasjes deklaroj se këto që thotë janë të pasakta e të pavërteta, nëse janë deklaruar nga ana e tij, duke përfituar nga ky moment, ju kërkoj juve, grupit të hetimit, me qëllim që të sqarohet e vërteta, ballafaqimin me këtë person. Këtë shtetas për herë të parë e kam njohur kur ka dalë nga burgu.
Këtë shtetas e kam njohur rreth viteve 1995-’96, kur unë kam blerë një shtëpi te lagjja e re, ku ndodheshe me banim komuniteti rom. Afër shtëpisë sime ndodhej shtëpia e prindërve të Adriatik Colit.
Në këtë periudhë, Adriatiku ndodhej në burg në Gjermani dhe nëna e tij, e quajtur Nurie, i kishte dhënë numrin e telefonit të shtëpisë sime dhe kur ai merrte në telefon nga burgu i Gjermanisë i binte numrit të telefonit të shtëpisë sime dhe në këtë kohë njerëzit e tij vinin e flisnin me të. Kur doli nga burgu, ai erdhi aty dhe na u prezantua.
Marrëdhëniet e mira me këtë kanë qenë meqenëse ishte i papunë, më kryente shërbime, si larjen e makinës, bënte pazaret për shtëpinë time në funksion të shtëpisë sime, por asnjëherë marrëdhëniet tona nuk kanë qenë në kuptimin që ne të ishim shokë me njëri-tjetrin, mbasi ai nuk ishte në të njëjtin nivel me mua për të krijuar apo pasur marrëdhënie shoqërore.
Këto marrëdhënie që shpjegova më sipër, kanë vazhduar, për rreth një viti dhe për shkak të një incidenti që ndodhi, në lidhje me gërvishtjen e një pasqyre të makinës sime, unë e largova nga shërbimet që ai më bënte dhe më nuk kam pasur lidhje me të. Procesverbalin, pasi është në rregull e lexova dhe e firmosa pa vërejtje.
Dëshmia e dhënë më 4 qershor 2007, para oficerit, prokurorëve dhe mbrojtësit ligjor Pasi i lexohen të drejtat që i takon ligji për marrjen në pyetje, Lul Berisha pranon të pyetet në prani të avokatit të tij mbrojtës, Arben Qeleshi.
Pyetje: A i ke njohur shtetasit Denis Xhilaga, Shpëtim Xhilaga, Përparim Gjepali dhe Geri Beja? Nëse po, në ç’rrethana dhe çfarë marrëdhëniesh keni me ta?
Përgjigje: Që para 10-15 vjetësh jemi njohur. Me tre të parët kam njohje të hershme, ndërsa këtë të fundit nuk jam në gjendje ta kujtoj.
Pyetje: Gjatë vitit 1998 a i ke kërkuar shtetasit Denis Xhilaga makinën për ta përdorur për të lëvizur?
Përgjigje: Unë vetë personalisht nuk i kam marrë asnjëherë makinë Denisit, sepse nuk kam pasur nevojë. Më kujtohet një rast, kur Adriatik Coli që e thërrisnin Tiku i zi, në kohën kur Denisi kishte lokal “Berluskonin” në Tiranë, me saktësi nuk e mbaj mend vitin, më mori në telefon dhe më tha: -më është prishur makina.
Ai ishte me një femër te “Berluskoni” dhe më tha që është një makinë që e përdorin për lokalin, ta marr sa të mbaroj punë dhe ta çoj prap. Unë e mora Denisin në telefon. Mbaj mend se kamerieri ia dha çelësat e makinës Tikut dhe ai pasi ka mbaruar punë e ka kthyer po atë ditë, pasi ma ka thënë këtë vet.
Pyetje: A ke dërguar shtetasin Adriatik Coli për të marrë një makinë tip “BMW” shtetasit Denis Xhilaga në muajin tetor të vitit 1998?
Përgjigja: Siç shpjegova edhe më lart unë nuk e kam dërguar.
Pyetje: A ke dijeni nëse në vitin 1998 të kanë qëlluar me armë në shtëpinë e shtetasit Njazi Dervishi? Nëse po ç’dini për rrethanat e ngjarjes dhe a keni qenë i pranishëm?
Përgjigje: Kam dijeni, që në vitin 1998 kanë qëlluar me armë tek shtëpia e Njaziut. Nuk kam dijeni se kush ka qëlluar dhe në ç’rrethana, nuk kam qenë i pranishëm.
Pyetje:A ke dijeni, nëse është plagosur shtetasi Adriatik Coli? Nëse po çfarë dini lidhur me këtë fakt?
Përgjigje: Di që Adriatikun e kanë qëlluar me armë një natë, për punë femrash. Unë i kam shkuar në Spitallë për vizitë dhe i kam dhënë ca lek për ilaçe.
Pyetje: A e ke njohur shtetasin Eduart Ongari? Nëse po në ç’rrethana dhe si?
Përgjigje: Unë këtë shtetas e kam njohur që në Itali. Kam qenë në kamp bashkë. Unë nuk kam pasur asnjëherë konflikte me të dhe kam pasur marrëdhënie shumë të mira.
Pyetje: A e njeh shtetasin Julian Meçe? Nëse po në ç’rrethana?
Përgjigje: Julianin e kam njohur, pasi e kam komshi, por di që është shumë moshë e vogël. Në vitin 1998 nuk kam pasur shoqëri.
Pyetje: Mund të na tregosh çfarë makine ke pasur në pronësi dhe në përdorim ti dhe familja jote që nga viti 1997 e deri në vitin 1999?
Përgjigje: Në këto vite kam pasur gjithmonë makina tip “Benz”. Mbaj mend, që në këtë kohë kam pasur edhe një makinë të tipi “Pajero” fuoristradë.
Pyetje: Mban mend të keni pasur “Benz” 240 me ngjyrë jeshile?
Përgjigja: Nuk kam përdorur ndonjëherë Benz 240 në asnjë rast.
Pyetje: Mund të na tregoni, ku ke qëndruar gjatë vitit 1998-1999?
Përgjigje: në këtë periudhë kam qëndruar në Durrës.
Pyetje: A ke shkuar në Itali pas kësaj periudhe? Nëse po si ke shkuar, në ç’rrethana?
Përgjigje: …Kam qëndruar rreth një muaji në Rimini, derisa më kapi policia italiane e cila më ekstradoi në Gjermani pas 8 muajsh, ku kam bërë dhe 8 muaj të tjera në burg.
Pyetje: Gjatë kësaj kohe, kur ke qenë në Itali, a i ke takuar ose shoqëruar më shtetasit Indrit Taullai, Klodian Saliu ose Plarent Dervishin?
Përgjigja: Me Indritin dhe Klodin jam takuar vetëm njëherë në Trieste, kurse me Plarentin kam qëndruar. Plarenti ka qenë para meje në Itali. Kur shkova unë vinte më takonte.
Pyetje: Me çfarë aktiviteti jeni marrë nga vitit 2002 e në vazhdim, dhe rrethin tuaj shoqëror në këtë periudhë?
Përgjigja: Gjatë kësaj kohe kam pasur një kazino për një vit dhe merresha me shitje makinash. Kam qëndruar me fisin tim dhe më shumë me Plarentin.
Pyetje: A e ke përdorur gjatë vitit 2005 një “Benz” të blinduar?
Përgjigja: Në lidhje me këtë pyetje, sqaroi se shtetasi Pëllumb Berisha është kushëriri im dhe në këtë periudhë ka qenë deputet. Ai ka pasur një “Benz” të blinduar dhe dilja ndonjëherë me të.
Pyetje: Gjatë vitit 2005 juve ju kanë plagosur me pistoletë, si dhe ju kanë qëlluar me anti-tank te shtëpia. Mund të na thoni ç’dini për këtë ngjarje, autorët e mundshëm dhe a keni pasur ndonjë konflikt?
Përgjigje: Në lidhje me këtë ngjarje kam dhënë shpjegime në Policinë e Durrësit. Megjithatë sqaroj se në ngjarjen që u plagosa, autori nuk ka pasur qëllim sulmin mbi mua, pasi kemi qenë katër veta, nga të cilët tre u plagosëm. Për rastin e dytë nuk di gjë, as për motivin dhe as për autorët. Nuk kam pasur konflikt në këtë periudhë kohe.
Pyetje: A e keni parë dhe a mund ta njihni personin që ju ka qëlluar me datë 05.05.2005?
Përgjigje: Në momentin që jam qëlluar unë kam qenë me kurriz, kështu që nuk e kam parë autorin.
Pyetje: A ju kanë ardhur në shtëpi për vizitë pas plagosjes shtetasi Endrit Dokle dhe Adriatik Coli? Nëse po kur, në ç’rrethana dhe a kanë qenë shoqëruar me ndonjë person tjetër?
Përgjigja: Jo nuk më kanë ardhur. Nuk kam gjë tjetër për të thënë dhe e firmos këtë procesverbal pa vërejtje.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23458. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23458

VIDEO: Salihi, tjetër gol për Rapidin
Salihi duke festuar golin e shenuar kunder Magna Sc
Sulmuesi shkodran i kombëtares Shqiptare nuk ka të ndalur së shënuari në kampionatin Austriak me skuadrën e ti të re të Rapidit të Vjenës. Në ndeshjen e sotme ai është aktivizuar për 90-të, minuta dhe ka realizuar golin e katër duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes ndaj SC.Magna. Shënoi për të dytën ndeshje rradhazi ndaj së njëtës skuadër, ashtu sic bëri javën e kaluar duke i shënuar dy gola. Në katër ndeshje Salihi ka realizuar katër gola.
Kliko Salihi :
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23664. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23664

VIDEO: Chelsea fitues i derbit, Arsenal tund Blackburnin Skuadra e futbollit Chelsea e ka fituar kryendeshjen e javës së tetë të premier ligës, duke mundur me rezultat 2:0 Liverpoolin. Futbollistët e Chelseas e deshën më shumë fitoren dhe e arritën në përballje me Liverpoolin e papërshtatshëm. Anelka e Malouda ishin “macja e zezë” për Liverpoolin. Në minutën e 60-të, Anelka dinak, gëzoi adhuruesit në tribuna me golin që shënoi dhe epërsinë 1:0 te Chelseas. Në çastet e fundit të ndeshjes kur pritej se Liverpooli do të ia dalë ta barazoi, ndodhi e kundërta. Futbollisti Malouda përmbysi tërësisht rivalin dhe siguroi fitoren Chelseas me rezultat 2:0. Chelsea kryeson tabelën më 21 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e pestë më 15 pikë.
Arsenali shpërtheu me gjashtë gola (6:2) të shënuar kundër skuadrës së Blackburnit, në javën e tetë të premier ligës angleze në futboll. Mysafirët të parët zunë mat skuadrën e Arsenalit me golin e Nzonzit në minutën e 4-të. Mirëpo, mjeshtri i golave Vermaeler shënoi në minutën e 17-të dhe barazoi shifrat 1:1. Më pas Dunn kaloi në epërsi mysafirët 1:2. Kjo epërsi nervozoi së tepërmi skuadrën mikpritëse dhe filluan të bombardojnë skuadrën rivale. Van Persie barazoi 2:2 në minutën e 33-të dhe 3:2 e ktheu rezultatin Arshavin. Fabregas në minutën e 57-të shënon për 4:2 dhe Walcott një specialist i golave (75′) ngriti rezultatin në 5:2 dhe Bendtner shënoi për epërsinë përfundimtare 6:2. Arsenali më këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, kurse rivali i tij radhitet i 16-ti më shtatë pikë. West Ham luajti baras (2:2) me Fulhamin. Valon Behrami inkuadrohet në lojë nga minuta e 71-të dhe kontribuoi në pikën e fituar të skuadrës së West Hamit. Cole shënoi për West Hamin në minutën e 16-të dhe Stanislas (90′), ndërsa për mysafirët shënuan Murphy (47′ nga penalltia) e Gera (57′). West Ham e mban vendin e parafundit (19-tin) më pesë pikë, ndërkaq Fulhami renditet i 15-ti më shtatë pikë. Everton është befasuar me Stoken, duke luajtur baras 1:1. Huth shënoi në minutën e 50-të për Stoken dhe për Evertonin pas pesë minutave ka shënuar Osman. Evertoni më këtë barazim e mban vendin e dhjetë më 10 pikë, ndërsa i 11-ti Stoke më një pikë më pak.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23659. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23659

Një prift austriak bekon edhe kafshët Prifti austriak Franc Zeiger gjatë dy ditëve të shkuara merr nga njëqind meil-a prej pronarëve të kafshëve të përkëdhelura shtëpiake, të cilat duan që ai t`i bekojë.
Meil-at kanë filluar të arrijnë pasi që prifti në faqen e vet të internetit ka shpallur se në mënyrë virtuale do t`i bekojë kafshët e përkëdhelura shtëpiake me rastin e ditës botërore të kafshëve.
Për shkak të numrit shumë të madh të meil-ave ka rënë sistemi kompjuterik, deklaroi Zeiger, i cili gjatë ditëve të shkuara zgjohet disa orë më herët për t`iu përgjigjur kërkesave të njerëzve.
Prifti sqaron se nga Zoti kërkon bekimin për kafshët, meqë ato janë pjesë themelore e krijimit biblik të botës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23654

Zbulohet varrezë masive në rajonin e Malishevës Janë gjetur gjurmë të një varreze masive në rajonin e Malishevës. Një gjë të tillë e kanë bërë me dije burime të RTK-së, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht pranohet një fakt i tillë.…
Zyrtarë të Misionit EULEX, deklarojnë se megjithëse një rast I tillë ende është shumë I freskët dhe I ndjeshëm, ekspertët po punojnë në zbulimin e tij.
Ekspertë të Misionit EULEX, mjekësisë ligjore, kanë gjetur gjurmë të një varreze masive në zonën e Malishevës, por kanë thënë se ende është shumë herët të japin informacione të tjera për këtë çështje. Ata kanë thënë se duhet të priten rezultatet dhe se ekspertët e EULEX-it po punojnë në këtë rast.
Përveç që konfirmohet se po vazhdojnë punimet në zbulimin e fakteve shtesë dhe ndriçimit të rastit, ende nuk flitet për dyshimet mbi identitetin e mbetjeve të gjetura, marrë parasysh faktin se rasti është zbuluar kohëve të fundit, ndaj edhe gjetjet e para nuk përcaktojnë qartë identitetin e viktimave.
Njëjtë nuk mund të flitet as për afate kohore se kur saktësisht mund të jepen informacione konkrete rreth këtij rasti.
Nuk mund të japim afate kohore sepse çështja e ekshumimit është shumë komplekse dhe njëherit shumë e ndjeshme. Për këtë nuk mund të japim informacione të tjera rreth rastit, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.
Në procedimin e mëtejmë të këtij rasti është e involvuar sipas zyrtarëve të EULEX-it edhe Zyra për persona të zhdukur.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23648. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23648

Pritet të propozohet liberalizimi i vizave Komisioni Evropian pritet të propozoj liberalizimin e vizave edhe për kosovarët por me shumë kushtëzime. Në progres raportin që do ta prezantojë më 14 tetor, Komisioni Evropian do të adresojë nevojën e ofrimit të mundësisë edhe për kosovarët sa i përket liberalizimit të vizave. Në disa pjesë të raportit të cilat i ka parë KTV-ja, thuhet se Bashkimi Evropian poashtu do të kërkojë përkushtimin e të gjithëve për ti ofruar Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike. Pengimi i Kosovës për të marrë pjesë në disa nisma rajonale për shkak të pozicionit kundërshtues të Serbisë është për tu kritikuar, thuhet në raport dhe më tej i kërkohet Serbisë që të mos shkaktoj probleme në këtë drejtim sepse bashkëpunimi rajonal është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara. Raporti i progresit poashtu flet dhe për gjendjen jo të mirë të gazetarëve dhe medias në Kosovë, si kërcënimet e shpeshtuara prandaj kërkohet një adresim urgjent për këtë çështje. Ndër dukuritë më negative për Kosovën përmendet niveli i lartë i korrupsionit i përhapur shumë me tenderët, privatizimin, sistemin e drejtësisë, financimin e partive politike dhe administratën .
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23645
Top