Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Bugatti 16C Galibier shkon në prodhim? Bugatti 16C Galibier i cili është paraqitur kohë më parë në panairin e automjeteve të Frankfurtit, është krijuar për nder të njëqindvjetorit të këtij prodhuesi, e ai paraqet një superautomjet transportues për katër persona.
Tani është paraqitur edhe lajmi jozyrtar se 16C Galibier ka marrë dritën e gjelbër për prodhim, edhe pse krejt kjo mbetet në nivel të thashethemeve.
Më herët kemi dëgjuar edhe deklarata se, edhe nëse vjen deri tek ai, prodhimi serik nuk do të fillojë para vitit 2012. E nëse vjen deri tek prodhimi, blerësit për të do të duhet të ndajnë vetëm një milionë euro. Sa për rikujtim, ky model ka motor tetë-litërsh me 16 cilindra, gjersa vlerësohet të ketë rreth 800 kuaj fuqi.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1311. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1311

Nis punën Windows Marketplace për celularë Microsoft futet në tregun e aplikacioneve online për celularë sepse, sipas shkrimeve të burimeve të caktuara, varianti i tij i dyqanit online ka filluar me punë.
Microsoft ka paralajmëruar dyqanin online të aplikacioneve të cilat kanë sistem operativ Windows Mobile qysh në muajin shkurt të këtij viti, kur edhe u ka bërë thirrje programuesve që të zhvillojnë aplikacione për të. Ndërkohë, siç raporton portali teknologjik Engadget, dyqani Windows Marketplace for Mobile Phones tani ka filluar me punë edhe zyrtarisht.
Tani për tani të dhënat për këtë dyqan online janë bukur të mangëta, mirëpo dihet që ai është ekskluzivisht i dedikuar për pajisjet të cilat kanë sistemin operativ Windows Mobile në versionin 6.5.
Sipas paralajmërimeve, dyqani online i aplikacioneve për celularë fillimisht do të duhej të ketë rreth 20.000 aplikacione në dispozicion.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1308. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1308

Windows 7 shfaqet në eBay
Shfrytëzuesit nuk është dashur të presin shumë që në internet të paraqiten ekzemplarët e parë të Windows 7, dhe atë disa javë para paraqitjes zyrtare. Në faqet e ankandit online eBay janë paraqitur disa versione të Windows 7 me çmime të cilat janë dukshëm më të ulëta sesa ato zyrtare. Windows 7 Ultimate mund të blihet për 167.50 dollarë (115 euro), versioni Professional me çmim prej 132.50 dollarë (90 euro), derisa versionet zyrtare do të kushtojnë 319 respektivisht 299 dollarë.
Disa shitës ofrojnë Windows 7 në paketë, derisa një numër i caktuar i tyre ka vendosur të ofrojnë vetëm çelësat aktivizues.
Blerja e Windows nëpërmes këtyre kanaleve, së paku tani për tani, nënkupton se softuerit i mungon certifikata zyrtare e Microsoft për autenticitet, kështu që mbetet pikëpyetje nëse pronarët e versioneve të këtilla do të kanë mbështetje teknike për sistemet e tyre.
Në të njëjtën kohë, stërshitja e sistemit operativ Windows 7 para paraqitjes së tij zyrtare më 22 tetor është e paligjshme, e Microsoft edhe më herët i ka paditur stërshitësit e caktuar në eBay.
www.ebay.com
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1305. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1305

Sulme kompjuterike nga Facebook Sipas pohimeve të ekspertëve të sigurisë të kompanisë AVG, mashtruesit kompjuterik dhe krijuesit e programeve dashakeqe kanë arritur të gjejnë një mënyrë automatike të krijimit të llogarive në rrjetin e njohur online për shoqërim- Facebook.
Kjo nënkupton se ata kanë arritur të anashkalojnë mbrojtjen Captcha të Facebookut, tek e cila kërkohet nga shfrytëzuesi të shkruaj shkronjat të cilat shihen në fotografi, për tu siguruar se bëhet fjalë për një person, e jo urdhër kompjuterik.
Në AVG pohojnë se kanë gjetur një varg profilesh identike në Facebook të cilat përmbajnë fotografinë e gruas së njëjtë. Me klikim në fotografi apo në çfarëdo lloj objekti brenda profilit hapet një porosi tipike e rrejshme për virusin e supozuar në kompjuterin e shfrytëzuesit i cili mund të shërohet me softuerin përkatës.
Në Facebook, këto profile i fshijnë në momenti që i zbulojnë, mirëpo problemi është të gjinden, e çdo ditë po bëhen edhe më shumë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1302. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1302

Google largon The Pirate Bay nga kërkimet
Google ka larguar ka rezultatet e kërkimit faqen kryesore të shërbimit të torrenteve The Pirate Bay. Kjo lloj censure nuk është diçka e re: Google tanimë ka larguar faqe të shumta me kërkesë të qeverisë kineze dhe me kërkesa të pronarë të drejtave autoriale.
Faqet me torrente shpesh janë cak i kërkesave për largim dhe zakonisht shumë shpejt largohen nga rezultatet e kërkimit të makinës Google. Megjithatë, ky është rasti i parë që komplet faqja e parë e shërbimit është larguar nga kërkimi.
Sipas Google, kërkesën për largim e ka bërë kompania e cila merret me mbrojtjen e të drejtat e producentëve të filmave pornografik.
Nëse tentoni që në Google të kërkoni The Pirate Bay, në fund të faqes së kërkimit do tu paraqitet një vërejtje e cila arsyeton largimin.
Ajo që çudit edhe më shumë është se pjesa e tjetër e faqes indeksohet në mënyrë normale. Natyrisht, nuk është e pamundur të vihet deri tek faqja e parë e The Pirate Bay, por pasi që tani në të nuk ka asnjë torrent, Google me gjasë ka gabuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1299. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1299
Nëna me një sy E në skaj të lagjes një shtëpi Shumë e vjetër e pa çati Mrena ni nanë veç me ni fmi Fukara qysh osht ma zi Barkun unt kurrë pa e ngi N’dritë të llamës me gjilpan Rrin tan natën e shkreta nanë Teshat djalit ia harrnon Qysh me qu jetën n’këtë hall Ej as me vdek as me met gjallë
E kur u rrit djali u bo me dit Pe shikon nanën kah sytë Shikon nanën me habi Pse se paske nanë njanin sy Nana bani që s’ka ni S’po don djalin me shti n’mërzi E kur u bo djali n’shkoll me shku Shkon ni ditë me vizitu Kur po hyn djalin me pa Fillun nxansat me kesh me za Se nanë e shkretë ni sy s’e ka Djalit t’fikt veç sa s’i ra E kur pe ban Zoti aksham Kthehet djali n’shpi me piskam Nuk e la gja pa i thanë Shumë ma mir nanë t’kishe vdek Ma more ftyrën përjetë Nana s’pe fol asnji fjalë Iu ka ngri gjaku n’damar Zemra flakë don me iu kall Ej sikur vorba kur merr valë
Ej prej atë ditë prej qati sahati Nanën djali e ka marr inati Asnji fjalë mo s’don me ndrrue S’don me të mo me jetue Veç sa drita ka ague U bo gati e u shtrëngue E la shpinë e paska shkue T’shkretën nanë pa e përqafue E la nanën vet me vdek Ej me kukat si qyqja n’degë
E la nanën e dul n’gjeti U martu e bleu shpi n’veti Po i fal Zoti edhe fmi E po jeton në lumturi Po ni ditë u prish qetësia Po cingrron zilja te shpia Kur po del djali mejherë Çka me pa nana në derë Krejt ish tha e krejt ish ter Djali deshti derën me ia mshel T’lutna bir derën mos ma mshel Se kam ardhë për s’fundi herë Pas shumë kohe menxi t’gjeta Kom udhëtu shumë kilometra M’ka marr malli shumë me t’pa Zemra shkrum bir mu ka bo Por ai djalë katil ish kanë Nanën mrena s’don me lanë Ik moj qorre i paska thanë Ik se fmin po m’i trishton Nisi nana n’za me kajt Menxi kamtë që e kanë majt U kthy nana në shpi t’vet Ej n’pleqni t’shkretë pa kërkan met
Ej disa vite kanë kalu Ni ditë djalit iu kujtu Hajt t’shkoj nanën me vizitu Kur pe qel derën me hy Nuk pe gjan nanën aty Dul po vet ai në kojshi Në kojshi po del po vet Nana moti than t’ka vdek E u bo e ngrata për rahmet Veç ni letër la amanet
Ej u kthy djali e n’kasollë t’vjetër O dal kadal pe qel atë letër O djali nanës, o biri jem Vallahi t’kam dasht si shpirtin tem Ti për mu je kanë bir e vetmja dritë Me shumë gazep nana ty vet t’ka rrit Pse ma bon qeshtu nana hiq s’e kom prit Banma hallall se shumë t’kam pengu Sa herë para shokëve ty t’kam turpnu Tash ta kallxoj nana ty ni ndodhi Kur je kanë i vogel si fmi Nji ditë me shokë tuj lujt e tuj kcy Ti e qërrove bir njonin sy O zemrën nanës be flakë ma ke kall Me t’pa qashtu s’mujta hiq me bo ballë A synin tem nana ty ta kom fal O kur këto fjalë djali po m’i lexon A lot si shiu be po m’i shkojnë Pe marrka letrën me dorë po ma prek Paj me mall tem nana m’paska vdek Fort u mërzit për nanë tuj kja Bile n’sahat t’dekes o ta kisha pa Malli jot nanë krejt tash um myti Ah t’ishe gjallë nanë s’gaboj për s’dyti Ah brit të foli djali ni fjalë Ej s’ta dita kimetin oj nanë O sa ishe gjallë e
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4568. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4568

Gjykatesi akuzohet për abuzime më të denuarit Mund të ndodhe që shpesh here për shkak të pozitave, dikush të përfitoje nga posti për të përfituar shërbime seksuale por që kjo mund të kishte ndodhur me nje gjykates, pakkush do ta shkonte në mendje.
Nje ish gjykates ne Alabama do dale para ish kolegeve te tij per shkak te akuzave te ngritura nga konteja Mobile pasi ai akuzohet për marredhenie seksuale me te denuar meshkuj, të cileve u premtonte ulje denimi.
Thomas u largua nga detyra ne vitin 2007 pasi u akuzua se urdheronte te denuarit te hiqnin rrobat ne zyren e tij private.
Nga ana e tij, ish gjykatesi mohon akuzat. Avokati i tij thote se eshte viktime e mashtrimeve pasi shume njerez nuk duan nje afro-amerikan ne gjykaten e Alabamas.
Por kunder ish gjykatesit jane 15 deshmitare, te cilet u shprehen te gatshem te deshmojne kunder tij per abuzime seksuale. Thomas i ka cilesuar perhere takimet me te burgosurit si biseda per te futur kriminelet ne rrugen e drejte…por drejtesi ai mesa duket nuk ka vendosur dhe nga drejtesia rrezikon 20 vjet heqje lirie.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=441. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=441
Më prit Hera e fundit që të takova Ishte at’herë kur unë shkova Në fund të botës si mërgimtare Doja të gjeja një botë ideale
S’mund të gëzohem, të argëtohem Që s’të kam afër përmallohem Dua të dal e aspak s’më dilet Dua të fle e jo nuk me flihet
Ref. 2x Më prit ti në Prishtinë Të vazhdojmë dashurinë Se gjaku më është bërë ujë Këtu në dhe të huj
Pse të lëshova, ika e shkova S’ia fali vetës sa gabova Nëse s’ke gjetur dashuri tjetër T’lutem pranoje dashninë e vjetër
Të kam lënduar hiq pa menduar Që unë më tepër do të vuaj Dua të dal e aspak s’më dilet Dua të fle e jo nuk me flihet
Ref. 2x Më prit ti në Prishtinë Të vazhdojmë dashurinë Se gjaku më është bërë ujë Këtu në dhe të huj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4566. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4566

Shaska lan duart me studentët, përgjegjësia i kalon senatit Rektori: Pranojini edhe ata me mesatare nën 6. Senati: Jo!
Kamber Velaj
Një përplasje deklaratash me shumatore zero ka shpëtuar rektorin e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës nga përgjegjësia për mosregjistrimin e 161 kandidatëve për studentë dhe e ka kaluar këtë përgjegjësi te senati i Universitetit, duke e shpërndarë në aq copa të vogla sa të mos i rëndojë askujt.
Ajo që nga rektori dhe stafi akademik serviret si vendimmarrje e sinqertë, ndërsa nga 161 kandidatët e refuzuar dhe familjarët e tyre si një manovër e ulët, u zhvillua dje në harkun e pak orëve.
Rektori Tanush Shaska nxori një urdhër me anë të të cilit mbante të hapura sportelet e regjistrimit deri në orën 17:00 të pasdites së djeshme, ekskluzivisht për ata kandidatë për studentë që kanë dalë fitues nga provimet e Maturës Shtetërore, por kanë mesatare të shkollës së mesme më të ulët se 6.
Por pas daljes së urdhrit të rektorit, senati i universitetit zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme dhe si organi më i lartë vendimmarrës e shpalli të pavlefshme shkresën e Shaskës, duke u hequr të drejtën për regjistrim 161 kandidatëve për studentë. Në përfundim, ajo që ndodhi dje pati vlerë vetëm për të shkarkuar përgjegjësinë nga një person i vetëm te disa persona, ndërsa kandidatët për studentë mbeten ende me shpresën e ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të pasur mundësinë për të ndjekur studimet në Universitetin e Vlorës.
Urdhri i rektorit
Rektori i universitetit “Ismail Qemali”, Tanush Shaska u dërgoi dje një letër anëtarëve të senatit të Universitetit, me anë të së cilës i informonte për urdhërimin e shtyrjes së regjistrimeve të studentëve të rinj përtej afatit të përcaktuar nga ministria, me qëllim që të mund të regjistroheshin edhe kandidatët me mesatare më të ulët se nota 6. “I kam bërë një kërkesë MASH për shtyrjen e regjistrimeve për maturantët edhe për ditën e sotme (e diel). Me aprovimin e ministrit të Arsimit, ne sot kemi shtyrë regjistrimin e maturantëve deri në orën 17:00″, thotë Shaska në fillim të letrës, ndërsa më pas sqaron se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, prof. M.Tafaj na ka dhënë garanci të plotë se të gjitha kushtet e vëna nga UV për pranimet do të respektohen me rigorozitet në vitin në vazhdim”. Ai thekson se i qëndron mendimit se në këtë proces Universiteti i Vlorës ka ndjekur me përpikmëri ligjin dhe të gjitha afatet. Duke i sqaruar senatit se ka marrë nga ministri garancinë se do të ketë mbështetje për zgjidhjen e gjithë problemeve të mbartura me ministrinë, e veçanërisht atë të programeve te reja, kërkon nga senati ta mbështesë urdhrin e tij.
Rrëzimi nga senati
Por ka qenë krejt e ashpër përgjigjja e senatit të Universitetit të Vlorës, anëtarët e të cilit nuk lënë asnjë shteg për kompromis. “Ne si kolektiv pedagogjik i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës e konsiderojmë këtë një shkelje të rëndë të autonomisë së universitetit dhe nëpërkëmbje të autoritetit dhe dinjitetit të senatit të UV, i cili është organi më i lartë vendimmarrës i Universitetit të Vlorës”, thuhet në një njoftim për shtyp që senati i universitetit “Ismail Qemali” nxori dje pasdite. Në këtë njoftim theksohet se “nuk mund të bëhet asnjë kompromis me MASH në kundërshtim me vendimin e senatit të UV të majit 2008″. Senati u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha institucioneve akademike, intelektualëve, opinionit publik, përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare, që ta përkrahin kauzën e tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23505. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23505
Bakiu: Tre ministrat që shkatërruan policinë Kryetari i Shoqatës së ish-Policëve rrëfen se si do të veprohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet
Policia e Shtetit duhet të marrë vendin që i takon. Gjykata Kushtetuese duhet të pezullojë ligjin për pensionet dhe me policinë të veprojnë vetëm ligjet që janë në fuqi. Kështu është shprehur Besnik Bakiu, kryetar i Shoqatës së ish-Oficerëve të Policisë, i cili shprehet se ata presin nga momenti në moment që Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin mbi ligjin shumë të përfolur, ku të gjitha grupet e interesit e kanë hedhur poshtë dhe nuk janë pajtuar me të. Më tej, Bakiu rrëfen se e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të tre ministrave që ka ndërruar Ministria e Brendshme, duke filluar që nga Toska, Olldashi dhe Nishani. Më tej, ai tregon që nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë do kërkojnë të drejtën në Strasburg. Ndërsa për ministrin e sapoemëruar, Lulzim Basha, Bakiu shprehet se shpreson që ai të mos ndjekë rrugën e paraardhësve të tij në këtë ministri. Zoti Bakiu, kërkesa juaj për shfuqizimin e ligjit mbi trajtimin e punonjësve të policisë është pranuar për tu gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Më konkretisht, çfarë kërkoni ju nga kjo gjykatë? Përpara se të flas për këtë problem konkret, dua të ngre një shqetësim në parim lidhur me trajtimin e ish-punonjësve të agjencive të sigurisë kombëtare. Në të gjithë botën (jo vetëm të qytetëruar) vlerësohen si resurse për punën që kanë kryer dhe për asistencën që vazhdojnë e japin. Te ne ndodh e kundërta, ata shikohen me një sy në mos armiqësor, mospërfillës dhe fyes. Kjo është e pafalshme. Tani të vijmë te pyetja juaj. Ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me parimet dhe dispozitat e Kushtetutës të të gjitha neneve të ligjit për pjesën që u referohet punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, kërkojmë pezullimin paraprakisht të zbatimit të dispozitave të këtij ligji, po për punonjësit e Policisë së Shtetit, deri sa vendimi i kësaj gjykate të hyjë në fuqi. A ekziston rreziku që edhe po vendosi në favorin tuaj gjykata, problemi të mos gjejë zgjidhje, por të zvarritet siç ndodhi para disa vitesh me ushtarakët? Mendoj se jo, madje kam bindjen që nuk do të ndodhë. Kjo për arsye se siç e përmenda edhe më sipër nuk krijohet vakum ligjor. Do të hyjnë sërish në fuqi ligjet që janë miratuar në vitin 2000 dhe 2007 me konsensus nga të gjitha palët, së bashku me të gjitha aktet nënligjore, në zbatim të tyre. Arsyeja tjetër dhe më kryesore është se jemi në një stad të caktuar të funksionimit të shtetit ligjor. Në koshiencën time nuk mendoj se ka akoma politikanë e burokratë të cilitdo niveli kaq dritëshkurtër që të kenë “kurajën” të mos zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të mos harrojmë se një nga parimet kryesore të shtetit të së drejtës është zbatimi i vendimeve të gjykatave, e cila është përcaktuar nga qeveria si një nga detyrimet prioritare të saj. Po nëse do të gjendeni përballë një situate të tillë, cili do të jetë reagimi juaj? Sinqerisht nuk e besoj se mund të gjendemi përballë një situate të tillë. Por nëse do të na imponohet, atëherë edhe ne do të reagojmë me të gjitha mjetet demokratike. Duke filluar me protesta, sensibilizimin e faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë do ti drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut dhe do të bëjmë padi në prokurori. Megjithatë as që e çoj në mend një situatë të tillë konfliktuale. Nuk e di se kujt mund ti interesojë një gjë e tillë. Në media ka ngritur shqetësim edhe Sindikata e Policisë lidhur me këtë ligj. Desha të dija cilët përfitojnë nga ky ligj? Pyetje e vështirë dhe pa përgjigje. Desha të bëja me dije se në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij ligji ka 4 kërkesa. Nga ne (pra ish-punonjësit e policisë), nga Sindikata e Policisë, nga ushtarakët në lirim dhe Avokati i Popullit. Vetë ky numër subjektesh që ankimon tregon se ligji po lë të pakënaqur të gjitha palët. Nuk dua të besoj se ky ligj është sponsorizuar nga segmente të krimit të organizuar, i cili kërkon të fyejë e poshtërojë dhe demonstrojë forcën ndaj atyre që luftuan kundër tij, si edhe të demotivojë ata që janë në detyrë, duke u thënë “shikoni ku do të katandiseni, për bukën e gojës”. Megjithatë kam predispozitën të besoj se inicimi i këtij ligji është më shumë si pasojë e dezinformimit për situatën dhe gjendjen e këtyre shtresave ose një kapriçio burokratike dhe inat i çastit. Cili ka qenë reagimi i politikës shqiptare në mbështetje të kërkesave tuaja? Zhgënjyes dhe në favor të interesave të veta, për të na shfrytëzuar. Po e filloj me zotërinjtë ministra, të cilët kanë “nderin dhe meritën” që mundësuan edhe krijimin e organizatës sonë. Po e filloj me reformën “Toska”, e cila filloi dhe mbaroi duke spekuluar me teorinë “rend brenda rendit”. Ndihej një kënaqësi me inkriminimin verbal të punonjësve të policisë në publik. Çdo raportim fillonte jo me rezultatet në rendin e sigurinë publike, por me numrin e të ndëshkuarve. Vazhdojmë me reformën “Olldashi”, e cila filloi me denigrimin e specialistëve, që figuronin në listat e “personave të padëshirueshëm”, duke i transferuar në mënyrë të kundërligjshme në zonat e largëta me detyra të ulëta dhe jashtë gradave që ata kishin fituar. Kjo detyroi një numër jo të vogël specialistësh të largohen nga policia. I pangopur me këtë dhe në kundërshtim flagrant me ligjin u bë e ashtuquajtura “reformë e gradave”, reforma më tragjikomike që kam parë. Punonjësit e policisë u detyruan të bënin kërkesë (lutje) për tu zhgraduar me dëshirën e tyre. Edhe nga kjo reformë u larguan jo pak punonjës policie. Pra, ministri Olldashi, duke zbatuar parimin e asgjësimit të armikut pjesë-pjesë, sipas artit ushtarak të luftës popullore, largoi nga Policia e Shtetit mbi dy mijë punonjës policie. Sa për kujtesë dua të sjell në vëmendje se as në reformën e vitit 1992, kur kishim të bënim me ndryshim të sistemit politik, një numër të tillë as nuk i shkoi në mendje të largonte ministri i atëhershëm, zoti Kopliku. Reforma “Nishani”. Me këtë reformë u larguan nga policia mbi 800 punonjës, pa përcaktuar dhe respektuar asnjë kriter. Edhe kjo e ashtuquajtur reformë ishte në vazhdën e të parave, në atë të pastrimit të personave jo të “besueshëm”. U fol se do të ndiqej kriteri i moshës, trajnimeve të kryera apo i shkurtimit të vendeve të punës, por realiteti është tjetër, kemi dy standarde për zbatimin e saj, një për “të besuarit” dhe një për “të pabesuarit”. Reforma “Nishani” ngeli peng dhe vazhduese e reformave butaforike të Olldashit. Si konkluzion, dua të them që në një institucion që përgjigjet për sigurimin e zbatimit dhe ruajtjes së ligjit, kur dhunimin e ligjit nga një qytetar i thjeshtë e quan krim, dhunimin e ligjit nga titullarët e saj e quan reformë. Në të gjithë këto largime e të ashtuquajtura reforma nuk doli ndonjë politikan apo forcë politike të fliste apo të protestonte, megjithëse ndërkombëtarët u ngjirën duke folur për atë që me të drejtë ata e quanin humbje të kapaciteteve në luftën kundër krimit, politizim të strukturave policore dhe shpërdorim të parave të taksapaguesve euroatlantikë. Ky qëndrim i politikës ndaj nesh u manifestua edhe gjatë kalimit të ligjit të sipërcituar nga Parlamenti. Njëra palë vrapoi me shpejtësinë “Usain Bolt” për ta miratuar, kurse pala tjetër me sjelljen e “Ponc Pilatit” lau duart me një konferencë shtypi, duke mos marrë pjesë as në seancë për të debatuar dhe kundërshtuar këtë të ashtuquajturin ligj. Zoti Bakiu, dukeni shumë të zhgënjyer nga politika, mos doni të krijoni ndonjë lëvizje politike, siç po përflitet? Aktualisht kemi prioritete të tjera, përfundimin me sukses të gjyqit në Gjykatën Kushtetuese dhe rivendosjen e standardeve të cenuara në trajtimin e punonjësve të Policisë Shtetit në detyrë dhe lirim. Më vonë nuk i dihet. Asnjëherë nuk duhet thënë kurrë. Cili është mendimi juaj për performancën e Policisë së Shtetit dhe gjendjen e siguris Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23508. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23508

Kërkesat dhe afatet e aplikimit për lotarinë amerikane U.S Program of Green Card 2011, në faqen zyrtare të internetit jepen kriteret që kërkohen
Lotaria amerikane “U.S program of Green Card 2011 ka çelur procedurat për aplikim. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Departamenti i Shtetit në uebsajtin në internet, njoftohen të gjithë të interesuarit për afatet që duhet të respektojnë, për kriteret, mënyrën e plotësimit të formularit, si dhe metodën më të mirë për të paraqitur një foto sa më të mirë shoqëruese. U.S Program of Green Card 2011, sipas këtij programi parashikohen të jepen viza emigrimi për rreth 50 000 persona sipas një përzgjedhjeje të rastësishme të kompjuterit. Aplikimi duhet të bëhet vetëm në faqen zyrtare të emigrimit kombëtar amerikan. Sipas të dhënave për aplikimin për Lotarinë Amerikane, regjistrimet nisin duke filluar nga data 2 tetor 2009 dhe deri në 30 nëntor 2009. Seksioni 203 (c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 mijë vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të lotarisë. Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të lotarisë elektronikisht, duke filluar që nga lotaria e vitit 2005, në mënyrë që ta bëjë procesin më efikas dhe më të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë. Gjithmonë ka pasur njoftime për të bërë kujdes, pasi janë evidentuar herë pas here që ka pasur shembuj në faqe interneti të ndryshme. Këto uebe skanë qenë të rregullta duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së SHBA-së. Disa nga këto faqe kanë përfituar para duke “plotësuar” formularin e aplikimit të lotarisë. Ndërkohë që nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Lotarisë Amerikane. Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyralë, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërit e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Në formular duhet të plotësohet informacioni mbi bashkëshortin, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë. Informacion tjetër që duhet të jepet mbi fëmijët është: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Për informacion më të detajuar të interesuarit duhet të klikojnë në adresën: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.
Fotografia
Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohen: Specifikimet e përbëra të fotografisë: Pozicioni i kokës: Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit; Koka e personit nuk duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash; Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqes së fotografisë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23511. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23511

McDonalds ne Luver Nje lajm jo fort komod, per vendin kryesor te kultures.Ne muajin e ardhshem, ne Muzeun e Luvrit do te hapet nje restorant dhe nje kafeteri, tipike amerikane.
Keshtu qe ne kete menyre McDonald’s do te festoje 30 vjetet e tij ne France, nderkohe qe kjo iniciative nuk do te kaloje pa kundershti.
Duke folur per britaniken “Telegraph”, nje prej kuratoreve te muzeut e konsideron kete hap, goditje te rende per kete vlere te kultures.
“McDonald’s eshte nje absurd i konsumimit, pjese e nje gastronomie te semure, nderkohe qe eshte skandaloze te ndihen aromat e pakendshme te ushqimit neper ambientet e muzeut”, thote ai.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=438
Flutura Kur e takoj në qytet Kalon as s’më përshëndet Edhe ashtu gjithmonë më ke mohuar Sikur asnjëherë në jetë nuk jemi dashuruar
Kur e takoj në qytet Me tjetren ai e unë vet Zemra më ndal, më pikon loti E sa shumë unë të kam dasht e di veç Zoti
Ref. Ti me le pa pikën e fajit Nuk ta bëj hallall Në vetmi tash pse venitem oh oh Ti m’i fale netët e vajit Pa gjum e me mall Tashti për tokë po përpërlitem Sikur flutura krahëkëputura
Në këtë qytet ku jetojmë Dy stinë të ndryshme mbretërojnë Për ty pranverë ashtu si e deshe E nga mua erë e ftohtë, erë vjeshte
Në këtë qytet ku jetojmë Një dashuri le ta kujtojmë Ai jeton me tjetrën i lumtur E unë mbeta në atë vend fluturë krahëkëputur
Ref. 2x Ti me le pa pikën e fajit Nuk ta bëj hallall Në vetmi tash pse venitem oh oh Ti m’i fale netët e vajit Pa gjum e me mall Tashti për tokë po përpërlitem Sikur flutura krahëkëputura
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4564. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4564

ILDKP: Fshehja e pasurive, prokuroria po mbyll dosjet Inspektorati i Pasurive: Po sfidohet drejtësia
Hetimi për fshehjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit përplas dy prej agjencive kyçe të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kurseu dje “tonet” e larta ndaj prokurorisë. ILDKP
deklaroi ankimimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit të organit të prokurorisë për pushimin e procedimit penal ndaj subjektit, me funksion ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, i kallëzuar penalisht nga ky institucion për veprën penale akuzën e “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal. Për rastet e kallëzuara penalisht, ILDKP vëren se organi i prokurorisë aplikon standarde të ndryshme për raste të ngjashme, pavarësisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vërtetimi me prova shkresore është i njëjtë për të gjitha rastet. ILDKP konstaton se për zyrtarë, kryesisht lokalë, prokuroria realizon një punë serioze për dërgimin e çështjeve për gjykim. “Kjo iniciativë nuk vihet re për rastet kur ILDKP kallëzon penalisht zyrtarë të nivelit të lartë e që vërtetohet se nuk justifikojnë legjitimitetin e pasurive disamilionëshe të krijuara”, theksoi zëdhënësi i ILDKP-së, Albi Serani. Inspektorati i Lartë vlerëson se një praktikë e tillë nuk i shërben qëllimit të përbashkët të dy institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Më datë 21.01.2009, ILDKP dërgoi në organin e prokurorisë kërkesën për nisjen e procedimit penal ndaj subjektit, pasi, në përfundim të kontrollit të plotë mbi vetëdeklarimin e këtij zyrtari, rezultoi me burim të pajustifikuar likuiditetesh në shumën prej 300.000 euro, në gjendje “cash”. Në deklarimet e subjektit në ILDKP është shprehur se kjo shumë është “dhuratë nga nëna dhe kursimet familjare të prindërve me deklaratë me shkrim jo noteriale”, e cila vërtetohet me dokumentin firmosur nga shtetasja E.N., datë 06.07.2005, e administruar si provë në dosje. Më pas, i pyetur në ILDKP për saktësimin e burimit të kësaj shume, subjekti është shprehur se “këtë shumë nuk e kam pasur asnjëherë në dispozicion”, pavarësisht faktit që e ka të deklaruar në deklaratat e dy viteve të ndryshme (2007 dhe 2008). Njëherazi, sipas ILDKP-së, ky zyrtar nuk ka deklaruar një apartament banimi të blerë në Tiranë, si dhe të ardhurat e realizuara nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Më dt.11.09.2009, organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e procedimit penal ndaj subjektit, me arsyetimet absurde se “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale” dhe se “nuk vërtetohen dashja dhe qëllimi për të bërë deklarim të rremë apo për të fshehur pasurinë”. Në vendimin e prokurorisë bëhet e ditur se, lidhur me burimin e shumës prej 300.000 eurosh, shtetasja E.N. ka deklaruar se kjo shumë “nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se ajo e kishte gënjyer djalin e saj…”, duke shpjeguar më tej edhe arsyet personale e familjare për këtë veprim. Me të njëjtën logjikë, prokuroria ka argumentuar pushimin e procedimit dhe për banesën dhe pagat e padeklaruara nga ky zyrtar. Pranimi i bërë nga organi i prokurorisë për këtë justifikim nuk është bindës për Inspektoratin e Lartë. Për këtë arsye, ILDKP i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për prishjen e vendimit për pushimin e procedimit penal dhe urdhërimin për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23502. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23502
A je si ajo S’besoj që ka ma tjetër shpirtin që mu ma than Edhe zemrën që do ma vran, s’besoj Besoj që ti më bën të qesh e jo të kjaj Jo si ajo që më la më parë, m’bëri me vaj
S’besoj që ndizet zemra flakë edhe një herë Syri im s’she ma verë, sikur atë herë Premtimet tua du t’mi thuash me një besë Që t’besoj unë deri t’vdes, deri të vdes
Ref. E nuk e di a ka ma S’e di a ka ma si ajo Që besë më dha E nuk e di a ka ma S’e di a ka ma si ajo Që mu më la
E unë po kam trishtim shumë fell në shpirtin tim Sdu t’ma thuash pa kuptim, ti këtë premtim E unë nuk dua që dikur t’më qojsh në djall E të shkojsh me tjetër djal, kurr s’do ta fal
S’besoj që ndizet zemra flakë edhe një herë Syri im s’she ma verë, sikur atë herë Premtimet tua du t’mi thuash me një besë Që t’besoj unë deri t’vdes, deri të vdes
Ref. E nuk e di a ka ma S’e di a ka ma si ajo Që besë më dha E nuk e di a ka ma S’e di a ka ma si ajo Që mu më la
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/bujar-cimili-burraj/a-je-si-ajo. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/bujar-cimili-burraj/a-je-si-ajo
Top