Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Divorci i Inva Mulës, Pirro Çako refuzon psikologen e Gjykatës Vazhdon maratona e divorcit mes Inva Mulës dhe Pirro Çakos. Seanca e djeshme është shtyrë për 2 javë më vonë. Këtë herë shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes çiftit Mula – Çako për psikologen që ishte thirrur në ndihmë të kësaj çështjeje.
Seanca paraardhëse është shtyrë, kjo për shkak se avokati i Pirros ka kërkuar që bashkëshortët të konsultohen mes tyre, për të gjetur një konsensus mes njëri – tjetrit se kush do ta marrë kujdestarinë e djalit. Por megjithatë, kjo nuk ka sjellë asnjë rezultat, çifti nuk ka arritur dot vetë në një marrëveshje dhe i janë drejtuar sërisht Gjykatës për ta zgjidhur çështjen.
Gjykata ka thirrur në ndihmë një psikologe, e cila do të vlerësonte se cili nga prindërit ishte më i përshtatshëm për të marrë kujdestarinë e djalit, gjithashtu ajo duhet të pyeste dhe djalin vetë, se me kë dëshironte të rrinte ai.
Dhe ka qenë pikërisht psikologia, ajo që ka hapur një debat tjetër mes përfaqësuesve ligjorë të Pirros dhe Invës. Debati është hapur nga avokati mbrojtës i Pirro Çakos, i cili mendonte se psikologia e zgjedhur nga Gjykata nuk ka qenë e duhura, sepse kishte vetëm 9 muaj që ishte diplomuar dhe sipas avokatit të Çakos, ajo nuk kishte eksperiencën e duhur për të gjykuar drejt situatën.
Mbas një debati që ka zgjatur rreth dy orë, palët kanë arritur të bien dakord për të marrë një psikologe tjetër, e cila do të ketë më shumë eksperiencë profesionale dhe që seanca e rradhës të jetë pas dy javësh.
Gjykata, ndërkohë, do të caktojë detyrat e psikologes, e cila duhet të nxjerrë informacionin e nevojshëm nga Inva, Pirro dhe vetë djali, duke gjykuar kushtet e jetesës dhe anën e tyre emocionale, për të kuptuar më mirë se me cilin prind duhet të jetojë djali. Kështu si po rrjedhin ngjarjet, duket se kërkesa për divorc mes Invës dhe Pirros do t’i çojë shumë herë në ambjentet e Gjykatës, e cila do të japë vendimin përfundimtar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23552. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23552

Papandreu, sot publikon kabinetin e ri. Nesër betimi te presidenti Kryeministri i ri i Greqisë, Jorgos Papandreu pritet të shpallë përbërjen e qeverisë së tij, e cila do të kyejë të mërkurën betimin para presidentit të republikës. Kabineti i ri parashikohet të ketë një numër më të kufizuar ministrish.
Fituesi i zgjedhjeve të 4 tetorit, Jorgos Papandreu mori të hënën mandatin për krijmin e qeverisë që pritet të shpallet brenda ditës së sotme.
Struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të pasqyrojë angazhimet e platformës së zotit Papandreu, që kanë si prioritet reformimin e institucioneve shtetëroe dhe administratës si dhe forcimin e transparencës.
Zoti Papandreu nuk i ka hapur ende letrat mbi emrat që do të përfshihen në Këshillin e ri të Ministrave, por ai ka bërë publik vizionin e tij për qeverisjen, që do të bazohet në një qeveri të reduktuar, ku shumë prej ministrive eksistuese do të shkrihen ose bashkohen me të tjera.
“Qeveria ime do të ketë sigurisht numër më të vogël titullarësh dhe do të funksionojë më me eficencë për vendin dhe qytetarin”, tha zoti Papandreu një javë para zgjedhjeve.
Ai solli shembulin e krijimit të tri ministrive, të financave, të mjedisit dhe të mbrojtjes së qytetarit, duk thënë se këto shënojnë dhe tri prioritetet e mëdha të qeverisjes së re: nikoqirllëkun dhe zhvillimin e ekonomisë, zhvilimin e gjelbër dhe sigurinë e qytetarit.
Disa ministri të tjera do të riemërtohen, për të theksuar më së shumti filozofinë e re që zoti Papandreu kërkon të injektojë në funksionimin e shtetit. Ai e ka cilësuar si një revolucion risinë e tij për kompozimin në këtë mënyrë të qeverisë.
Kështu, grekët tash e tutje do të duhet të mësohen me emra të rinj ministrish, që ndoshta as i kishin imagjinuar. Ministria e Rendit do të quhet Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit dhe do të përfshijë edhe shërbimin zjarrfikës dhe mbrojtjen civile, asaj të Drejtësisë do t’i bashkohet edhe pjesa e të Drejtave të Njeriut. Ministria e Infrastrukturave do të përfshijë veprat publike dhe transportet. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ndahen dhe krijohen dy ministri autonome: e Ekonomisë dhe e Zhvillimit, dhe Ministria e Financiave.
Greqia do të ketë për herë të parë një ministri të Mjedisit, ndërsa rikthehet pas shumë vitesh ministria e Energjisë.
Në krye të këtyre ministrive do të vihen figura të shquara të PASOK-ut dhe nuk përjashtohet që një pjesë e tyre t’i përkasin një krahu më të moshuar, por që në momentin e parë u rreshtuan përkrah Jorgos Papandreut, kur ky i fundit, pesë vjetmë parë, filloi një punë sistematike për reformimin e partisë. 30 % e ministrave do të jenë femra.
Kryeministri, që flitet se do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm, do të mbikqyrë personalisht punën e vartësve të vet, nëpërmjet një shtabi me bashkëpunëtorë shumë të ngushtë.
dt 5 tetor Socialistët, në pushtet. Papandreu: Shumë punë për daljen nga kriza
ATHINË (UPDATE) – Lideri socialist Papandreu, që doli fitues në zgjedhjet e djeshme u premtoi zgjedhësve se do ta drejtojë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, zhvillimit dhe të resë.
PASOK-u fitoi shumicën absolute duke siguruar 160 deputetë nga 300 vende në parlamentin njëdhomësh të Greqisë, mësohet nga rezultatet e pjesshme zyrtare të zgjedhjeve legjislative të së dielës pas numërimit të 85 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve pothuajse përfundimtare, PASOK-u fitoi 43,9 për qind të votave, ndërkohë që partia rivale Demokracia e Re (ND) ra në 34 për qind ose 93 vende, rezultati më i ulët i saj që prej krijimit në vitin 1974.
“Jemi të bashkuar përpara përgjegjësisë së madhe që po marr, u bëjmë thirrje grekëve të bashkojmë forcat, e dimë se do t’ia dalim mbanë”, deklaroi Papandreu, 57 vjeç, duke shpallur fitoren përpara një turme përkrahësish të partisë së tij në qendër të Athinës.
Ai u bëri thirrje gjithashtu grekëve “të kthejnë faqen e historisë”. Qindra simpatizantë të PASOK-ut ishin mbledhur që në orët e para të mbrëmjes përpara selisë së partisë për të shprehur gëzimin, që me njoftimin e sondazheve, duke valëvitur flamuj të partisë.
Kryeministri i ardhshëm Jorgos Papandreu, president i Internacionales Socialiste, ka bërë fushatë duke premtuar një mbështetje për më të varfërit, nxitjen e ekonomisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Karamanlis, 53 vjeç, nxorri shpejt mësime nga humbja. “Rruga e vetme e ndershme dhe e përgjegjshme për mua është të marr përsipër përgjegjësinë e kësaj humbjeje dhe të hartoj procedurën për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm të partisë brenda një muaji”, deklaroi ai në një deklaratë të shkurtër përpara shtypit. “Sigurisht që nuk do të jem kandidat për kryesinë e partisë”, shtoi ai.
“Mora vendime të vështira dhe të domosdoshme, qytetarët nuk e miratuan planin tim për ta nxjerrë vendin nga kriza, e respektoj mendimin e tyre, janë ata që thonë fjalën e fundit”, theksoi kryeministri i deritanishëm.
Karamanlis, në pushtet që prej pesë vjetësh në Greqi, e kishte pranuar më parë disfatën e të djathtës në një bisedë telefonike me Papandreun.
Karamanlis, thone burime nga PASOK, ka uruar Papandreun per fitoren dhe menjehere me pas ka deklaruar se ka ndermend te dorehiqet nga drejtimi i partise.
Fitorja e te majteve eshte edhe nje mesazh shprese ne krizen qe ka perfshire te majtet e qendres thuajse ne gjithe Europen.

UPDATE – Sipas exit poll, PASOK ka marre 41 deri 44 perqind te votave, duke siguruar me shume se 151 deputete ne Parlamentin me 300 deputete, kurse Demokracia e Re e udhehequr nga Karamanlis, kane marre rreth 34 perqind te votave, duke kapur rreth 90 deri 100 deputete. Te tretet jane komunistet e KKE m e 20 deri 22 deputete.
Gati dhjetë milionë zgjedhës vendosën me votën e tyre këtë të dielë për ndarjen e 300 mandateve parlamentare. Në bazë të të gjitha sondazheve sinjalizohet fitore për socialistët në opozitë. Nëse konfirmohet kjo tendencë, pas numërimit të të gjitha votave, kryeministri konservator Kostas Karamanlis duhet të dorëzojë pushtetin pas pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje.
Grekët janë të pakënaqur me reagimin e Karamanlisit ndaj krizës ekonomike, që e ka prekur rëndë vendin. Partia PASOK e Papanderut gjatë luftës elektorale premtoi aplikimin e së ashtuquajturës taksa për të pasurit, mbështetje për të varfërit dhe një paketë gjithëpërfshirëse koniunkturore në vlerën e tre miliardë eurove.

Ora 7.00 – Mengjes
Në Greqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të cilat u shpallën për t’u përballur me krizën aktuale ekonomike. Kryeministri konservator Kostas Karamanlis përballet me udhëheqësin e opozitës socialiste Xhorxh Papandreu.
Anketat e fundit parazgjedhore tregonin se socialistët mund të fitojnë shumicën e 300 vendeve të parlamentit. Zoti Karamanlis mbajti tubimet e fundit të fushatës të premten në Athinë duke premtuar që ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike deri në vitin 2011.
Një nga grupet që po i ndjekin me interes zgjedhjet janë edhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Ata shpresojnë për përmirësimin e situatës ekonomike dhe zgjidhjen e statusit të qëndrimit të tyre në Greqi. Sipas burimeve zyrtare në këto zgjedhje do të votojnë edhe rreth 25 mijë pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do t’u japë nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend.
Gjatë një fjalimi në Selanik në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në tetor, zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke.
Pavarësisht nëse kjo deklaratë mund të shihet në kuadrin e premtimeve parazgjedhore, dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët.
Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende.
Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23555. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23555

Dakord Kulla, po rrethimi i saj? Gjerak Karaiskaj, një nga studiuesit më me përvojë të monumenteve mesjetare, kalave dhe kështjellave, tregon se çfarë po ndërron në Kullën e Sahatit dhe përse silueta e saj me sfond ndërtimet në zonën përreth është deformuar njëherë e përgjithmonë
Ka pak ditë që Sahati në krye të kullës së Tiranës tregon kohën e saktë, ndërsa poshtë në rrëzë të saj, sheshi i vogël dhe cepat kufizuar nga kioska, është shqepur nga betoni dhe çimentoja e vjetruar.
Kulla e Sahatit po restaurohet dhe po konsolidohet pjesërisht. Firma “T Plani”, e cila ka fituar tenderin për projektin e restaurimit, ka vendosur drejtues teknik të punimeve studiuesin më me përvojë të monumenteve mesjetare, kalave e kështjellave, prof. Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.
E ndërtuar më 1822, e rikonstruktuar dhe gjysma e saj e ndryshuar në vitet ‘30, e lartë 35 m, ai është objekti monumental që në mënyrë simbolike përfaqëson emblemën e Tiranës.
Ndërsa si objekt i vizitueshëm, ai fton turistët të shohin prej ballkonit të saj pamjet më të bukura të Tiranës (deri dje). Jo vetëm nga lart, po edhe si monument në vetvete Kulla nuk ofron gjendjen e qytetit as të dhjetë viteve të fundit.
Prof. Karaiskaj tregon se ku po ndërhyn ky projekt i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili përfundon para Krishtlindjeve, çfarë mund të plotësojë një projekt i dytë i mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe çfarë do t’i shtonte e përmirësonte vullneti i Bashkisë së Tiranës këtij monumenti, që duke qenë pranë saj vëmendja ndaj tij duket e mirëqenë.
Çfarë po ndërron te Kulla e Sahatit?
Ky projekt i vogël i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka parashikuar ndërhyrje për sistemimin e territorit rreth Kullës, shtrimin e tij me pllaka guri. U gërmua, u hoq betoni, u thellua 50 cm që erdhi në nivel.
Ndërtesa e shkatërruar që është mbrapa Kullës dhe që ka shërbyer si dyqan i Sahatçiut, një ndërtesë gati rrënojë, në gjendje për turp ta shikosh, dhe ajo do të restaurohet.
Ky objekt është pronë e Bashkisë së Tiranës e ndoshta mund të bëhet muze apo t’u lihet në përdorim sahatçinjve të vjetër të kryeqytetit, por ndoshta Bashkia ka ndonjë ide më të mirë dhe ndonjë plan më të detajuar se kaq.
Sa është fondi?
Rreth 2 milionë lekë. Një pjesë të madhe të fondit e zë restaurimi i “dyqanit” të Sahatçiut. Elementë që hiqen e zëvendësohen me të rinj dhe sa afër autenticitet të Kullës, janë dyert e dritaret.
Janë të kalbura dhe të rejat që do të vendosen janë prej dru lisi special, të mira. Janë ca kapakë prej druri që duhen ndërruar. Po ashtu po bëhet suvatimi i Kullës nga brenda. Gati po mbaron.
Nuk do të duket më veshja e brendshme prej guri?
Që kur është ndërtuar, dhe gjurmët e suvatimit të vjetër i gjen akoma, është ndërtuar për t’u suvatuar. Aktualisht veshja e brendshme është me copa guri të mëdha e të vogla. Një gjë e shëmtuar.
Pjesa e jashtme është me gurë të punuar, kurse brenda është me gurë lumi, po me zaje, sa për të mbushur murin i cili është 1 metër i trashë. Kujtoj se ka për të ndërruar edhe instalimi elektrik, do të bëhet i ri.
Ka për të ndryshuar gjë edhe ndriçimi?
Ndriçimin nuk e kemi ne në projekt. Është parashikuar riparimi pjesës së sipërme i mbulesës prej betoni. Është një projektin që ka IMK.
Po, ekziston edhe një projekt i Ambasadës Amerikane që akoma nuk ka hyrë në fuqi. Projekti ka për qëllim veshjen me bakër të çatisë së Kullës. Është një përmirësim i projektit dhe plotësim i projektit që po zbatohet.
E reja e projektit të Ambasadës është pastrimi i të gjithë Kullës me rërë me presion dhe riparimi i kornizave që janë thyer në bazamentin e saj. Është një plus që ne nuk mund ta bëjmë. Gjithçka duhet të zbatohet brenda 2 muaj e gjysmë. Më 15 dhjetor është e mbaruar. Puna po ecën mirë.
Syri i lirë i njerëzve çfarë ndryshimi mund të shohë?
Ndryshimet në portë, në shkallë që do të vishet me gur, ishte më e shëmtuar me gur lumi. Shkalla spirale prej hekuri do të lyhet.
Për ndriçimin ndoshta do të mendojë Bashkia. Instituti i Monumenteve të Kulturës i ka bërë dhe një propozim Bashkisë që të marrë përsipër mekanizmin e orës që të punojë. Mekanizmi u hoq që në kohën e kinezëve pra në vitet shtatëdhjetë. Ose të krijohet një mekanizëm i posaçëm. Nga ana konstruktive do të jetë në rregull.
Duket që Kulla ta ketë humbur protagonizmin e saj si monument, nga e vrojtuar është bërë vrojtuese e ndryshime jo pozitive që ndodhin rreth saj në pikëpamje të arkitekturës.
Çfarë statusi ka në këtë mes Kulla e Sahatit?
Kjo që shohim nuk është tamam Kulla e vjetër. Një pjesë është rindërtuar në kohën e Zogut, më 1938. Kulla e viteve 1820, domethënë e fillimisht të shekullit të 19-të, ka qenë ndryshe. Ajo ka qenë në planet urbanistike që janë bërë në kohën që kur u shpall kryeqytet Tirana. Më 1923 ishte lënë në qendër dhe rrugët shikonin drejt kullës dhe xhamisë pak a shumë.
Atëherë mbase, nuk e kanë parashikuar që Tirana do të bëhet 1 milion dhe tani situata ka ndryshuar. Nga sa di unë, është në plan një ndërtim që gjithë faqen do të ketë me xham, ku do të pasqyrohet Kulla e Sahatit.
Një zgjidhje edhe kjo… Pamja e Kullës bashkë me Sahatin është prishur që kur u ndërtua Torre Drini. Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin ose prishjen, me ngritjen e Torre Drinit, mund të bësh çfarëdo lloj ndërtimi tjetër, nuk prishet më pamja. Edhe ky ndërtimi tjetër nuk është se i shton për keq ndonjë gjë ose i pakëson.
Ajo e ka humbur atë mendim që ishte më 1923, kur është bërë plani i parë urbanistik i qytetit. Edhe në planet që u bënë nga italianët, shikohej si qendër. Në atë kohë ka qenë edhe Pazari i Vjetër. Gjithë ndërtimet ishin të ulëta dhe nuk e mendonte kush që do të prishej edhe ai pazar.
Kulla është dëshmitar i këtyre prishjeve. Dhe ajo e ka humbur vlerën gradualisht, atë vlerë që kishte në fillim kur Kulla do të qëndronte mbi gjithë ndërtimet. Ishte një simbol.
Në guidat ftohen vizitorët të shikojnë një pamje të paharrueshme të Tiranës nga kjo kullë. Është thënë dhe thuhet. Ju mendoni njëlloj si marketierët e Tiranës turistike?
Unë nuk kam hipur kurrë në majë, kam frikë. Deri në mes të saj, po, jam ngjitur. Kam zemrën. Gjithmonë kam qenë sëmurë nga zemra unë.
Ka vend krahasimi i kësaj kulle me të tjera kulla sahati në Shqipëri?
Që kur ka filluar ndërtimi i kullave, ato ndërtoheshin afër pazareve. Zakonisht, kishte dhe një xhami aty. Pasi mbaronin pazarin njerëzit faleshin në xhami. Edhe në Peqin ishte e kombinuar kulla me xhaminë e cila u prish, kulla jo. Kullat janë nga monumentet e para që ndërtohen në qytete.
Më të vjetrat fillojnë që nga shekulli i 16-17. Kullat më të vjetra të pazareve janë ndërtuar në Shqipëri, në perandorinë osmane. Pastaj ato janë transformuar. Për shembull, Kulla e Elbasanit në fillim ka qenë prej druri, pastaj ajo që është sot është e fundit të shekullit të 18-të. Janë transformuar me kohë duke iu përshtatur kohës.
Pastaj kemi në Gjirokastër në Kala, në Libohovë, në Shkodër e cila është në një stil pak më perëndimor, në Durrës, në gjithë qytetet. Edhe qytetet e vegjël kanë kulla sahati. Edhe Preza ka kullë, edhe ajo ka kaluar në dy faza. Të gjitha fazat respektohen. Kjo do të thotë se ne s’mund ta bëjmë kullën siç ishte. Ato mbajnë vulën e kohës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23546. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23546

Pakti i sindikatave, si u nda pasuria e punëtorëve Dokumentet, zbardhen marrëveshjet mes krerëve të sindikatave në korrik 1994
Pak ditë më parë, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin për kalimin e pronave të sindikatave në pronësi të shtetit, duke i bërë të pavlefshme kontratat që sindikatat kishin lidhur me investitorët.
Sipas projektligjit, shteti bëhet pronar i qindra objekteve, kryesisht ish-shtëpive të pushimit që tashmë janë bërë hotele, dhe investitorët duhet të kompensohen nga sindikatat për investimet që kanë bërë. Hartuesit e projektligjit, të nisur nga një ide e kryeministrit Berisha, hedhur në gusht 2009, iu referuan një ligji të miratuar në vitin 1998, sipas të cilit pas marrjes së pronave nën administrim, sindikatat nuk kanë të drejtë që të bëjnë tjetërsim të tyre deri në vitin 2020.
Siç do të dalë edhe nga dokumentet që posedon gazeta “Shekulli”, një pjesë e mirë e pasurisë së sindikatave janë shitur, një pjesë janë lëshuar me qira, ndërsa ka edhe prona të tjera mbi të cilat nuk është kryer asnjë veprim, duke i lënë në gjendjen e fillim viteve 90-të.
Gjithçka që është bërë me pronat e ish-Bashkimeve Profesionale, që më vonë u kaluan në pronësi të sindikatave të shumta, lidhet me emrin e Sali Berishës. Ishte ai si President i Shqipërisë në 1992, që firmosi kalimin e tyre në duar “sindikalistësh”, ndërsa pas 17 viteve është po ai që në rolin e kryeministrit kërkon rimarrjen e tyre në pronësi të shtetit.
Por, përgjatë kësaj kohe të trazuar të kapitalizmit të egër shqiptar, pronat e ish-Bashkimeve Profesionale janë tjetërsuar ose janë dhënë me qira, në kundërshtim me ligjin. Ish-kampet dhe shtëpitë e pushimit shfrytëzohen nga pronarët ose persona të tjerë, që i kanë marrë me qira.
Dekreti i ish-presidentit Sali Berisha ndau gjithsej 165 objekte, rreth 60 mijë metra katrorë ndërtime me vlerë 139 miliardë e 192 mijë lekë, si dhe 20 milionë lekë që ishin atëherë gjendje në llogarinë bankare të ish-Bashkimeve Profesionale dhe një sasi e pallogaritshme inventari e kancelarish.
Pasuria u nda mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Sindikatës së Pavarur të Minatorëve dhe asaj të Naftës. Pas ndarjes së realizuar në 1994, 30% e objekteve të ndara u shitën, 20% u dhanë me qira, shumica ish-kampe të punëtorëve dhe shtëpitë e pushimit në disa qytete, ndërsa rreth 17% e pronave të sindikatave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997.
“Shekulli” sjell sot dokumentet origjinale të marrëveshjes mes krerëve të sindikatave, dekretin e firmosur nga ish-presidenti Berisha dhe legalizimin e lëvizjes sindikaliste nga ish-presidenti i fundit komunist Ramiz Alia në vitin 1991.
Më poshtë është akt-marrëveshja e bërë në një zyrë noteriale në Tiranë në shkurt 1994, ku firmëtarë dhe përfitues janë krerët e grupimeve sindikaliste. Siç shihet edhe nga dokumenti, pasuria e ish-Bashkimeve Profesionale ndahet mes sindikatave deri në detajet më të vogla.
Akt-marrëveshje Mbi pjesëtimin vullnetar të pasurisë Mbajtur sot më datën 24.2.1994 ndërmjet sindikatave: Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Naftës Sindikatës së Pavarur të Porteve Sindikatës së Bashkuar të Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë, mbi zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr. 204, datë 5.6.1992. Duke qenë se në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992 u ra dakord vetëm për ndarjen ideale proporcionale dhe nuk u bë ndarja fizike e pasurisë, sindikatat nënshkruese të kësaj akt-marrëveshjeje, vendosën të realizojnë ndarjen fizike si më poshtë: Kampet e pushimit: BSPSH 1. Kampi i Sarandës (komplet) 2. Kampi i Durrësit (godina e madhe në formë L, sipas skicës) 3. Kampi Dhërmi (godina e re sipas skicës) 4. Kampi i Dajtit (godina e madhe e kampit të pionierëve me 300 vende dhe vila me 25 vende, që janë në dispozicion të shoqërisë së përbashkët “Dajtel” si dhe trualli e territori prej tetë hektarësh që i bashkangjiten), dhe zyra e prenotimeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 5. Kampi i Voskopojës 6. Kampi i Divjakës (komplet) 7. Kampi i Golemit (komplet) 8. Kampi i Shirokës (godina e pionierëve, 2/3 sipas skicës) 9. Kampi i Pionierëve Durrës (magazinat, sipas skicës ½) 10. Kampi i Qafë Shtamës (komplet) 11. Kampi i Razmës (komplet) 12. Kampi i Çajupit (komplet) 13. Kampi i Pogradecit (godina dykatëshe, çerdhja dhe kopshti)
Konfederata 1. Kampi i Durrësit (godina e kuadrove, nr. 1 sipas skicës) 2. Kampi i Dhërmiut (të gjitha godinat e kampit të vjetër) 3. Kampi i Shëngjinit (komplet godinat) 4. Kampi i Shirokës (godina e Kampit të pionierëve, 1/3 sipas skicës) 5. Kampi i Korçës (komplet) 6. Kampi i Pogradecit (godina nr. 2) 7. Kampi i punëtorëve Dajt 8. Gjinar (komplet) 9. Kampi i Pionierëve Durrës (magazine, sipas skicës, ½)
SP e Punonjësve të Naftës 1. Kampi i Pionierëve Vlorë
Sindikata e Bashkuar e Minatorëve, Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë 1. Kampi i Punëtorëve Pogradec (ish-godina e kuadrove me gjithë objektet brenda rrethimit, sipas skicës) 2. Kampi i Pionierëve Durrës, pa objektet dhe territorin që i mbeten në pronësi BSPSH-së dhe KSSH-së (sipas skicës) 3. 2000 (dymijë) metra katrorë në territorin e Kampit të Himarës, sipas skicës bashkangjitur. (Vijon)
Në pronësi të çdo sindikate, sipas kësaj ndarjeje, vihen godinat, trualli përkatës, mjetet themelore, dhe inventari i imët, të cilat në rastet kur një kamp ndahet midis dy ose më shumë sindikatave, ndarja bëhet sipas përqindjes së pjesëtimit të kampit.
Kampi i Vlorës do të jetë në pronësi të përbashkët mes BSPSH dhe KSSH, të cilat kanë të drejtën e kontrollit të përbashkët, ose të veçantë, të thirrjes në raport për problemet e administrimit dhe të veprimtarisë ekonomiko-financiare si dhe të vendimit për këto probleme.
Vendimet e marra në mënyrë të njëanshme, janë të paligjshme. Të ardhurat nga Kampi i Vlorës, ndahen direkt nga drejtoria e tij çdo tremujor, në mënyrë të barabartë: 50% BSPSH dhe 50% KSSH. Drejtorisë së Kampit i lihet 25% e fitimit për vazhdimin e aktivitetit të kampit.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin, fondet që janë gjendje në numrin e llogarisë së Drejtorisë së Shtëpive të Pushimit, ndahen sipas raporteve që parashikohen në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.
Mbas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, Drejtoria e Shtëpive të Pushimit, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore dhe inventari i imët iu ndahen sindikatave, sipas përqindjes së caktuar në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.
Objektet e Kulturës për qytetin e Tiranës ndahen si më poshtë: BSPSH 1. Shtypshkronja “Sindikata” (ish-Poligrafia “11 Shkurti”). 2. Pallati i Kulturës Kamëz 3. Pallati i Kulturës në kombinatin “Josif Pashko” me 150 vende 4. Ofiçina e ish-BSPSH (50%, sipas skicës bashkangjitur).
KSSH 1. Pallati i Kulturës “Tekstilisti” 2. Pallati i Kulturës Marikaj 3. Ofiçina e ish-BSPSH-së (50% sipas skicës)
SP e Punonjësve të Naftës 1. Shtëpia e Kulturës Valias 2. Shtëpia e Kulturës Mushqeta 3. Shtëpia e Kulturës Kërrabë
Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” ndahet në natyrë midis BSPSH-së dhe KSSH-së në raportet: 55% BSPSH dhe 45% KSSH; duke përfshirë në këtë ndarje të gjitha ambientet që janë sot në pronësi e në përdorim nga sindikatat (KSSH katin e tretë dhe BSPSH katin e dytë.
Kati i parë dhe anekset e tjera ndahen në natyrë sipas përqindjeve 55% BSPSH dhe 45% KSSH, sipas skicës). Ambientet e tjera të këtij pallati, që mund të merren më vonë, ndahen përsëri në natyrë, sipas përqindjeve të mësipërme.
Salla e shfaqjeve dhe e mbledhjeve të këtij pallati mbetet në pronësi e përdorim të përbashkët sipas përqindjeve përkatëse të mësipërme. Ajo administrohet nga punonjësi i caktuar nga të dyja palët, pa nxjerrë pengesa për veprimtarinë e njëri-tjetrit.
Kur ajo jepet me qira, të ardhurat ndahen sipas përqindjeve menjëherë dhe direkt nga punonjësi i caktuar për administrimin e saj, sipas përqindjeve 55% dhe 45%. Të gjitha vendimet për administrimin e kësaj salle merren bashkërisht.
Në rast se ndonjë nga objektet e lartpërmendura humbet për arsye pretendimesh pronësie nga të tretët, sindikatës së dëmtuar i bëhet kompensimi në përqindje nga sindikatat e tjera, pjesëmarrëse në këtë marrëveshje.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin e objekteve, brenda pesë ditëve ndahen fondet që janë gjendje në QAOKS, dega e Tiranës, sipas përqindjes së akt-marrëveshjes datë 10.10.1992. Pas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, dega e QAOKS për Tiranën, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore e inventari i imët që ajo disponon, ndahen sipas akt-marrëveshjes së datës 10.10.1992.
Kjo akt-marrëveshje do të pasohet nga një aktmarrëveshje tjetër për ndarjen e objekteve të tjera kulturore (pallate e shtëpi kulture, salla lojërash etj.), që nuk janë përmendur në këtë aktmarrëveshje, e cila do të shënojë ndarjen përfundimtare fizike të të gjithë pasurisë, pronë e sindikatave të Shqipërisë.
Aktmarrëveshja e mësipërme, pasi gjendet në përputhje me vullnetin e palëve, nënshkruhet dhe vuloset rregullisht prej tyre.
Nënshkruesit KSSH, Kastriot Muço, SBPMGJPSH Gëzim Kalaja, BSPSH Valer Xheka. SP e Punonjësve të Naftës Nentor Xhemali, SP e Sporteve Pëllumb Leka Tiranë 28 shkurt 1994
Dekreti i Ramiz Alisë që ligjëroi sindikatat
Ish-presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, më datë 12 tetor l991, me anë të një dekreti vendosi “vdekjen” e ish-Bashkimeve Profesionale dhe lindjen e sindikatave. Ligji nr. 7516 i datës 7 tetor 1991, do të shfuqizohej më pas në korrik 1995, nga presidenti Sali Berisha, por për katër vjet ajo që ishte për t’u bërë, ishte kryer dhe sindikatat kishin marrë gjithçka që zotëronin ish-Bashkimet Profesionale, sigurisht jo në interes të sindikalistëve.
Sipas ligjit të Alisë, sindikatat në Republikën e Shqipërisë janë organizata shoqërore, që krijohen si bashkime vullnetare të punonjësve për mbrojtjen e të drejtave e të interesave të tyre ekonomike, profesionale e sociale dhe se organizimi dhe veprimtaria e tyre është e lirë dhe e garantuar me ligj.
Sipas nenit 14, Sindikatat janë persona juridikë dhe kanë pasuri dhe ushtrojnë aktivitet ekonomik për kryerjen e veprimtarisë së tyre. Burimet materiale e financiare të sindikatave do të vinin nga kuotat e anëtarësisë, çdo pasuri tjetër e fituar në mënyrë të ligjshme dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike e social-kulturore.
Dekreti i Berishës për ndarjen e pronave
DEKRET PER PASURINE E SINDIKATAVE Në mbështetje të pikës 19 të nenit 28, të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, D E K R E T O J:
Neni 1
Sindikatat në Republikën e Shqipërisë kanë pasuri dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike e social-kulturore, duke hyrë në marrëdhënie juridike e civile me persona juridikë e fizikë, vendas e të huaj, për të kryer veprimtari sindikale dhe për edukimin profesional të punonjësve.
Neni 2
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që shërben për veprimtarinë sindikale dhe edukimin profesional e sindikal të punonjësve, si shtëpi pushimi, shtëpi kulture e parqe sportive, salla mbledhjesh e veprimtarish, sanatoriume për punonjësit, librari, biblioteka, ndërtesa shkollimi, makineri, pajisje dhe inventar i imët, është në pronësi të sindikatave.
Ndarja e kësaj pasurie bëhet me marrëveshje ndërmjet sindikatave në përpjestim me numrin e anëtarëve të tyre, brenda muajit qershor të vitit 1992. Mosmarrëveshjet që lidhen me ndarjen e pasurisë, zgjidhen nga gjykata.
Neni 3
Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë të bllokohen, të inventarizohen dhe të vlerësohen nga një komision i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, duke marrë si bazë gjendjen faktike të muajit mars të vitit 1991.
Neni 4
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 5.6.1992 Nr. i dekretit: 204 PRESIDENTI I REPUBLIKES SALI BERISHA(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23549. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23549

Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore Marrëveshja e Detit apo siç u quajt: “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për Delimitimin e Zonave të tyre përkatëse, të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera Detare që u përkasin në bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare.”, doli në dritë, në fund të pranverës 2009, në mënyrë të shpejtë, pa patur ndonjë pararendje njoftuese, për fillimin dhe arritjen e saj. Dukej, se vinte nga një përkim spektakolar idesh, në fqinjërinë tonë, si kurrë herë tjetër, sidomos në fushën e kujtesës gjeohapësinore, midis të dy vendeve mike, Greqisë dhe Shqipërisë, ku në shpatullën e një shekulli të tërë, prej të dy krahëve, ka patur aq shumë mospërkime sa që historia ka qënë ngushtë t’i përshijë, të gjitha, në ngrehinën e saj. Aq më tepër, që bëhej fjalë, për marrëveshje, të ndarjes së Detit, në një klimë të re fqinjërie të integrimit evropian në Ballkanin JugPerëndimor. Ardhja e marrëveshjes, pajtimi dypalësh, gjente mjedisin më të mirë të tejdukshmërisë dhe bukurisë metaforike të Detit Jon, dhe prej tij, nga kjo “blu” që i bashkohej qiellit, solli një kumt që të liheshin në humbëtirë, gjithçka tjetër që kish ndodhur më parë. Ishte një prag historik i ëndërruar, por ama, me shumë pak gjasa, se mund të vinte, kaq shpejt. U thyen parametrat e dikurshëm. Sapo, u panë në buzëqeshje, afrim, shtrëgimduarësh e ngazëllim të dy udhëheqësit e pranishëm, ia bëhu lajmi, kërcëllitës, i papandehur, si një shprazje, në një dasmë kur ndezullia e jetës, befas, has dramën që i shkon pas e nuk i ndahet. Pikëtakimi i parë me njoftimin dhe pas tij me “djallin” që e ndiqte, askush nuk mund ta merrte me mend, e as që ta pranonte, se ky hap historik i hedhur, nuk mund ta pranonte dyshimin e madh, për një skandal, fshehtësi e shpejtësi rrokullime. Njoftimi i një televizioni lidhej me “gjashtë milje!!” “ardhje deri në Qeparo!!!” që të trazonte kaq shumë, sa edhe njohësit më të mirë gjeografikë e detarë, kësilloj do të shkundeshin. Njoftimi bënte një lidhje, sërish dramatike, që e çonte krahë më krahë këtë marrëveshje, me atë të Varreve të ushtarëve grekë, duke e bërë edhe më goditëse dhe lajthitëse, pas firmave të gëzuara, përqafimeve dhe duarshtrëngimeve. Prandaj me të drejtë, njoftimi pas festës së marrëveshjes, ish i papranueshëm, dhe pse jo, në dyshim; duke të futur si përherë në një shtjellë marramendëse, si: “a ka gjasa vallë, atëbotë, që të jetë sajuar nga bashkësi hartues opinionesh ballkanase që nuk e mirëpritën këtë arritje detare…” apo qoftëlarg(!) mos ka këtu ndonjë “gatim të fshehtë!?” Ndër mosbesuesit ish edhe autori i këtij artikulli i cili nuk mund të bënte dot lidhjen në përfytyrim, të “gjashtë miljeve” dhe “arritjes në Qeparo” që askund s’ mund të quhej ndarje e detit, kur fqinji të vjen, ku takohet buzëuji, me Dheun Kontinental. E pabesueshme! Sapo më ra në dorë lista e koordinatave, isha në mëhallën time, mëhalla e gjeodetëve e dhematësëve e detmatësëve. Përfytyrova 150 pika, që vinin njëra pas tjetrës, si kuaj mitikë, që udhëtonin mbi detin Jon, në një dasëm që e thamë, se kish ndodhur në marrëveshjen dypalëshe, dhe flamuri i nuses që fillonte nga “njëshi”, prej piramidës tokësore nr 79, në Kepin e Stillos, përballë ujdhesës Tonga, ecte si stafetë, dorëmëdorë i çohej kalorësit të fundit në “150″, ku nusja do të zbriste nga ky kal mitik…Kjo ishte një nuse fiktive tragjike… Pika 150 e cila m’u shfaq përballë gurores Romake të Gramës, shumë afër kepit të Gjuhëzës. Atypëraty më erdh ndër mënd: “Deti që duket s’do kallauz ( në rastim tim gjeodet apo gjeometër), sepse pikasej lirshëm dhe pa matje ardhja kaq larg e pikës”150″. Mblodha supet dhe dyshova në vete, duke më ardhur shumë pranë, ujdhesa greke “Othone” dhe pozicionimi gjeografik i saj. E rimata, e rihodha edhe një herë. Habia ime emocionale dhe tronditëse, bëri përshtypje, e ndofta, ish kjo që solli të nesërmen, gjithë ato kryetituj, shkrepëtues, tanimë të njohur, si “Skandali i Shekullit” ” Falje Deti” …” Shitje e Detit…” etj., etj. Pa u kontrolluar e tërë vija, nga pika e parë deri në fund dhe pa u përqasur në çdo ind të saj me Ligjin për të Drejtën e Detit ( UNCLOS*1)) nuk mund të dilej në përfundim dhe nuk mund të kishe një kumt studimor, shkencor të saktë. Ngjarja bëhej edhe më e mistershme. Pasuan, Konferenca Shtypi, “asnjë milimetër nuk i është dhënë shtetit grek” akuza si “antikombëtare” për “Shqiptaren”, tendosje nervore të të dërguarve të shtetit, bisedimesve (negocitorëve) që tregonin edhe vetë troshitjen qeveritare, shpjegimin e Kryeministrit që u tha shqiptarëve se “ishte një trillim primitiv” jo vetëm i medias, por edhe i opozitës. Pastaj, më tej, u përdorën argumente që lidheshin me një kompas gjeometrik që do të ngelet proverbial, sepse u përdor nga një përfaqësues i shtetit dhe nga vetë Kryeministri, i cili për të hedhur poshtë këto akuza të përbindshme, rekomandoi ndënë një buzëqeshje të hidhur se: “mund t’i drejtohesh edhe një nxënësi të klasës së pestë, që të marrë atë kompas dhe të mas detin, e të provojë si në një ushtrim gjeometrik, nëse ai ishte ndarë mirë apo keq…” Ardhja në tavolinë e një harte greke e shtoi tollovinë, e të nesërmen u përshpejtua të sillej po e njëjta hartë, për ama me toponime të shkruar në shqip dhe përsëri, ai kompasi shpëtues. U përdorën terma si “barazlargësi”, u mohua një hartë që ishte paraqitur në media, po kështu u kumtua se “pika 150 ndodhet në ujra ndërkombëtare” ( që s’ishte e vërtetë dhe tregonte mosnjoje të plotë) dhe përsëri, ” asnjë milimetër…” Shpjegimet, ngutja, tronditja, mungesa e argumentit, mosparaqitja e përfaqësuesëve të Institutit Gjeografik Ushtarak dhe mungesa e hartës detare shqiptare, tregonin shkoqur, dhe bindshëm se asnjëri prej tyre nuk ishte në brendi të jetësimit teknik, profesional të kësaj marrëveshjeje edhe pse u përsërit, për të satën herë “UNCLOS” . Prandaj dyshimi dhe misteri shtohej. Kompasi i ngeli në dorë vetëm Komandantit të Forcave Detare me të cilin, kisha ndarë dikur, respekt të ndërsjellët dhe punë të përbashkëta. Dëgjuesit dhe gazetarët, lëkundeshin si lavjerrësa, sepse nuk kishin njohje teknike gjeodezike dhe hartografike, e po kaq nuk e njihnin në themel “UNCLOS”. Si gjeodet dhe hartograf, nismova vetëm modelim dhe përputhje teknike: UNCLOS- ndarje gjeodezike, por në udhë e sipër, s’më linte dashuria për Detin dhe shënjtërinë e tij mitike, sepse m’u duk se atë, e kishin përdhosur padrejtësisht, kur ai asqë donte t’ia dinte, nga kjo prerje e padrejtë, që ia kishin bërë. Gjeodeti nuk mund të heshtë. Mua m’u desh që të bëja ontologjinë teknike të realitetit, për të dhënë një tejdukshmëri gjeodezike, si një gur themeli për vetëdijen shkencore e cila rreh të bëjë një modelim, i cili ma shpëton, jo vetëm shpirtin tim, por bëhet dhe një avokati (po e quajmë) për kolegët dhe shtetarët e mi, që mesa kuptoj, në këtë marrëveshje janë një radhua figurash të ngurosura, pa shprehje, sa u vjen keq edhe miqëve të mi helenë, hartues dhe firmëtarë të kësaj marrëveshjeje. Qënia e një dokumenti si dhe realiteti i tij, por jo kurrë se çfarë fshihej pas, më bënte udhë që të lëvizja mbi detin e mbushur me koordinata dhe dëshpërimin e tij. Deti askurrë s’ka dashur që të ndahej. “Ta kemi të pandarë”, thonë përherë e sot e kësaj dite, në Jug, kur bëhen krushqitë. Nëse unë do të strukesha pas njoftimesh për të mbetur spektator, vihesha në fund, në rresht, pas gjithë asaj aradhe njerëzore që u shkrifërua prej marrëveshjes, sepse besonte, në të. Ndërkohë, nga pala e fqinjëve doli një frazë e ftohtë, sa diplomatike po e aq therëse se “Qeveria greke ka realizuar objektivat e saj strategjikë.” Po ne, ç’objektivë, vallë, kishim realizuar? Humbjen e mbramë detare, si të ishte një prerje e vetvetes, që po i shtohej, Historisë së rremë të një Skënderbeu, që sipas autorit të huaj, na ishte, sllav, i një “sulmi të fqinjëve maqedonas për autoktoninë e shqiptarëve”, e ” një Historie 12″ që në shëmbëllim të shtrëmbër, shtrëmbëron historinë tonë të dy dhjetvjeçarëve të fundit… dhe ja “prerja detare gjeohistorike” Shpejtësia, ngutja, mosnjohja teknike, mjegullira shkoqitëse në publik, prurja e hartës së huaj, nxitimi për të dhënë përgjigje që s’përputheshin askund me parime matematike dhe Konventën, sharjet, pështymat e njohura shqiptare, për “armiqë” që ” kërkojnë të hedhin baltë” mbi miqësitë e arrira në Ballkanin Jugperëdimor, si dhe sulmi i Kryeministrit, që e përdori kompasin për të mbytur të vërtetën, më cytën që të kryeja detyrën time intelektuale.
PERMBLEDHTAS:
1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar. 2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonshme të interesave kombëtare shqiptare . 3. Në këtë Marrëveshje “UNCLOS”, Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si ” të barabartë, të paanshme = equitable ” me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliroshqiptare. 4. Ky akt diplomatik është arritur në një “Vakum ligjor shqiptar, mbi Detin, gjiret dhe Ujrat e Brendshme” që i shërbejnë Ligjit të Detit. 5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone). 6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje. 7. Gjiri Historik i Sarandës, përbën një “harrim” dhe “humbje” fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë. 8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin Kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më magjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.
SHËNIM I REDAKTORIT: * Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian thano, prof.Pasha shkruan:
I dashur Adrian Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte “çmenduri” e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje “absurde” sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë! Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane “copyright” timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht “mua” te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.
Përqafime Myslim Pasha

dt 5 tetor Pakti detar me Greqinë, Meta: Ta zgjidhë Kuvendi
TIRANË – Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. Marrëveshja, pritet të kalojë në Kuvend në 19 tetor. Tashmë, ajo ka kaluar një nga pengesat kryesore, atë të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, i cili e miratoi atë disa ditë më parë me unanimitetin e të gjithë deputetëve dhe pas asnjë kundërshtim. Pro saj në Komisionin e Ligjeve, votoi edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço, pavarsisht se forca që ai përfaqëson, vetëm pak muaj më parë, gjatë legjislaturës së shkuar, e kundërshtoi fort një marrëveshje të tillë, duke e konsideruar atë në disfavor të Shqipërisë, por edhe duke akuzuar qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha se po i falte ujërat tona territoriale Greqisë.
Pas Komisionit të Ligjeve, marrëveshja pritet të kalojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku natyrisht, nuk parashikohen surpriza, pasi edhe në të do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë, që në datën 19 tetor, kjo marrëveshje është programuar që të miratohet në seancë plenare. Gjatë diskutimit të saj në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, hodhi poshtë çdo zë që pretendon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria del e humbur, duke theksuar se vija kufitare ujore përcaktohet në bazë të parimit të barazlargimit nga bregu detar.
“Me Greqinë në kanalin e Korfuzit distanca është shumë e vogël, rreth tetë milje, që i bie në zbatim të parimeve të Konventës do të jetë 4 milje nëse e ndajmë përgjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë në praktikë dhe e zbatuar”, – tha drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi.
Ushtarakët kundra: Po i falim 354 km det Greqisë
“Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” letër Topit e Topallit: Studiojeni mirë marrëveshjen
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por edhe të vetë grupeve të interesit siç janë në këtë rast ushtarakët. Është shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, ajo që ka reaguar dje ndaj një marrëveshjeje të tillë, të cilën e ka konsideruar si një akt që i fal në mënyrë të pashpjegueshme vendit fqinjë, Greqisë, një sipërfaqe të konsiderueshme ujore në detin jonian, duke i bërë thirrje njëkohësisht krerëve të shtetit shqiptar, që të heqin dorë duke mos e miratuar atë.
Letra Në një letër drejtuar krerëve më të lartë shtetërorë dhe bërë publike dje për mediat, “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, në përbërje të së cilës janë disa shoqata si ajo e “Flotës Luftarako Detare”, e “Aviacionit”, e “Zbulimit”, e “Xhenios”, e “Ndërlidhjes”, e “Prapavijës”, e “Topografëve”, e “Skënderbegasve” dhe e “Historianëve Ushtarakë”, shpreh shqetësimin e saj lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshje, e cila u hartua në fshehtësi të plotë dhe u nënshkrua disa muaj më parë nga ministrat e Jashtë të dy vendeve, Dora Bakojanis për Greqinë dhe Lulëzim Basha për Shqipërinë. Sipas tyre nga studimet e bëra, del qartë se Shqipëria humbet një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.
“Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si “Free bay” (gji i lirë), për t’u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë”, – shprehen ushtarakët në letrën e tyre, duke pretenduar se sipërfaqja detare që është humbur nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rreth 354.4 kilometra katrorë. Për këtë arsye, ata në letrën e tyre, i kërkojnë kreut të shtetit Bamir Topi si garant i zbatimit të Kushtetutës dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit, që para se të hedhë firmën mbi dekretin që do t’i jepte fuqi vepruese kësaj marrëveshjeje, të njihej mirë me përmbajtjen e saj.
E njëjta kërkesë i është drejtuar edhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe deputetëve. Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje në mënyrë teknike, do të bëjë të mundur që të kuptohet qartë cenimi i rëndë që po i bëhet integritetit territorial të Shqipërisë. Në argumentimin që bëjnë në letrën e tyre, ushtarakët theksojnë, se duke e dhuruar sipërfaqen ujore, Shqipëria humb gjithashtu edhe atë tokësore, ku janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit.
Marrëveshja Në relacionin që shoqëron marrëveshjen në fjalë, bëhet e ditur se ajo është hartuar pas një pune të përbashkët të një komisioni miks mes dy vendeve. Kështu, në marrëveshje parashikohet që kufiri detar mes dy vendeve përcaktohet në bazë të parimit të vijës meridiane, e cila përban në vetevete 150 koordinata, duke u bazuar në tre gjire të mbyllura greke dhe pesë gjire të mbyllura shqiptare. Në bazë të marrëveshjes, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë, nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale.
Në marrëveshje përcaktohet, se ushtrimi i të drejtave që lindin nga zbatimi i saj nuk do të prekin statusin e pasurive nëntokësore të ujërave dhe të hapësirave mbi të. Gjithashtu, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk do të rezultojë si një ndërhyrje e pajustifikuar me të drejtën e lundrimit dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Por, sipas opozitës dhe disa ekspertëve të fushës detare dhe asaj të kufijve, kjo marrëveshje favorizon ndjeshëm Greqinë, duke i dhënë asaj një pjesë të ujërave territorialë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23540. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23540

Programi bërthamor, Kim Jong: Gati për bisedimet 6 palëshe Koreja e Veriut thotë se dëshiron të shqyrtojë kthimin në bisedimet gjashtëpalëshe për programin e armëve bërthamore. Oferta erdhi pasi udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-il, zhvilloi bisedime me kryeministrin kinez, Wen Jiabao që po viziton vendin.
Këto komente u raportuan nga mediat e të dyja vendeve. Në fillim të vitit Koreja e Veriut tha se kishte hequr dorë nga bisedimet gjashtëpalëshe.
Por Kina, aleatja e saj e vetme reale duket se e ka bindur zotin Kim të ndërrojë mendje.
Megjithatë Koreja e Veriut thotë se çdo kthim në bisedime do të varet nga përparimi në bisedimet e planifikuara bilaterale me Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni është përgjigjur duke thënë se SHBA-ja mbetet e angazhuar bilaterisht me Korenë e Veriut për ta bindur atë që të ndërmarrë një hap për të eleminuar armët bërthamore nga gadishulli korean.
Koreja e Veriut u largua nga bisedimet në fillim të këtij viti dhe zhvilloi një tjetër test bërthamor, pas kritikave të ashpra që shoqëruan provat me raketa.
Bisedimet gjashtëpalëshe që përfshijnë dy Koretë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Rusinë, kanë arritur pak përparim gjatë gjashtë viteve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23543. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23543

Pensionet, sa do të rriten në katër vite TIRANË- Të gjitha pensionet në Shqipëri do të rriten nga shtatë deri në 15 % brenda vitit 2010, ndërsa në vitet pasardhëse do të ketë edhe rritje të tjera. Kjo është strategjia e prezantuar dje në komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale nga ministri Spiro Ksera.
Ndërkohë, ministri ka pohuar se do të ketë edhe rritje të ndjeshme të kontributeve shëndetësore e shoqërore si dhe rritje të pagës minimale. Ndërkohë, ministri ka paralajmëruar edhe rritjen e moshës së daljes në pension.
“Është parashikuar gjithashtu që në vitin 2012 e në vazhdim do të ketë një rritje të numrit të pensionisteve me rreth katër mije persona në vit që lidhet me përfundimin e reformës së rritjes graduale të moshës së daljes në pension”,- tha Ksera.
Pensionet
“Politikat e rritjes së pensioneve, si element i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i mbrojtjes sociale, do të vazhdojnë me një ritëm mesatar rritje prej 10%.
Mbështetur edhe në parashikimet e projekt buxhetit afatmesëm 2010-2012, rritja e pensioneve për vitin 2010 është parashikuar në masën 7% për qytetin dhe 15% për fshatin. Rritjet e pensioneve për vitet në vazhdim 2011, 2012 e 2013 janë parashikuar të jenë në masën 6% për qytetin dhe 15% për fshatin”, – tha dje ministri Ksera.
Sipas tij, do të vazhdojë rritja e diferencuar e masës së pensioneve për qytetin dhe fshatin, duke realizuar objektivin për përafrimin e skemës së pensioneve të qytetit me atë të fshatit.
“Gjithashtu, megjithëse kontributet e fermerëve do të vazhdojnë të rriten, njëkohësisht do të vazhdojë edhe subvencioni nga buxheti i shtetit për kontributet që paguajnë fermerët me synimin që për ata që do të dalin në pension në vitin 2013 do të kenë kushte të njëjta me pensionistët e qytetit”, – sqaroi Ksera në komisionin parlamentar. Sipas parashikimeve të tij, pas pesë vitesh fshati dhe qyteti do të kenë të njëjtën masë pensioni.
Sigurimet
Ndërkohë në komision është paralajmëruar edhe rritja e masës së sigurimeve që do të paguhen nga të gjithë punëtorët shqiptarë. Paralel me rritjen e pensioneve do të ndodhë edhe rritja e sigurimeve që do të rëndojë në xhepat e punonjësve.
“Do të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë financiare të skemës së sigurimeve shoqërore, duke synuar rritjen graduale, por me të shpejtë të kontributeve në krahasim me rritjen e përfitimeve, si dhe duke minimizuar subvencionet buxhetore”, – tha Spiro Ksera. Ai shpjegoi se politikat e rritjes së masës së sigurimeve do të vazhdojnë me një ritëm që do të luhatet nga 12 deri në 15 për qind në vit.
“Në vitin 2013, shuma e kontributeve do të jetë rritur me 50 për qind në krahasim me tani. Shpenzimet parashikohen të rriten mesatarisht 10%, duke arritur në vitin 2013 të jenë 35% më të larta se në vitin 2009″, – pohoi Ksera.
Kjo do të thotë që të gjithë punëtorët shqiptarë do të paguajnë deri në 17 për qind sigurime. Kësaj i shtohet edhe 10 për qind e taksës së sheshtë dhe shuma totale e taksave do të shkojë në 27 për qind të pagës.
Në lidhje me çështjen e fermerëve, Ksera shpjegoi se megjithëse kontributet do të vazhdojnë të rriten, njëkohësisht do të vazhdojë edhe subvencioni nga buxheti i shtetit për kontributet që paguajnë fermerët me synimin që, për ata që do të dalin në pension në vitin 2013 do të kenë kushte të njëjta me pensionistët e qytetit.
Ministri prezanton strategjinë edhe për të ardhurat që do të marrin të papunët
Spiro Ksera: Do të rrisim pagën minimale
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, prezantoi dje në komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale edhe strategjinë e rritjes së pagave.
Sipas tij, paga minimale parashikohet të rritet çdo vit me ritme më të larta se rritja mesatare e pagave dhe se indeksi vjetor i inflacionit, duke synuar ngushtimin e diferencave midis pagave të larta dhe atyre të ulëta. Kjo e fundit do të ndikojë sërish në rritjen e kontributeve për personat që marrin paga të larta.
“Indeksimi i pagave parashikohet të bëhet çdo vit në masën e indeksit vjetor të inflacionit dhe rritjet e pagave për sektorë të veçantë, në zbatim të strategjive sektoriale përkatëse, duke i rritur mesatarisht 10% në vit”, pohoi Ksera, duke shtuar se për këtë po bëhet përgatitja e akteve ligjore për rritjen e pagës minimale dhe për indeksimin e pagave si edhe bashkëpunimi me partnerët socialë për zbatimin e Kodit të Punës dhe legjislacionit të pagave.
Strategjia parashikon edhe një rritje të të ardhurave që do të marrin të papunët. Sipas saj, do të synohet rritja e nivelit të pagesës së papunësisë në masën 10 – 20 % çdo vit. “Synohet Ulja e numrit të përfituesve të pagesës së papunësisë, si rezultat i punësimit të tyre nga pjesëmarrja në programet aktive në masën 10 – 15% mesatarisht në vit”, – tha Ksera.
Do të hapim 160 mijë vende të reja pune
Në Programin e saj, Qeveria parashikon hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës. Sipas ministrit të Punës, Spiro Ksera, hapja e vendeve të reja, kryesisht, do të realizohet nëpërmjet zhvillimit ekonomik në tërësi të vendit dhe programi ekonomik i Qeverisë orienton një tipar të fortë punësues, si pasojë e zhvillimeve të pritshme ekonomike.
“Reformat e parashikuara në sistemin fiskal, në përmirësimin e mjedisit për biznesin, investimet e mëdha në infrastrukturë dhe në përdorimin e burimeve energjetike, minerare e mjedisore, prioritet për zhvillimin e turizmit, por edhe të bujqësisë dhe të agro-industrisë, si dhe nxitja e investimeve të huaja, do të jenë faktorët kryesorë që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht, edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”,- pohon Ksera, duke shtuar se në Programin e Qeverisë parashikohet që mbi 90% e vendeve të reja të punës të krijohen pikërisht nga këta faktorë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23534. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23534

Ndryshohen drejtorët e Hipotekave dhe Tatimeve Hipotekat dhe Tatimet janë sektorët e parë në të gjithë vendin drejtuesit e të cilëve janë prekur nga lëvizjet. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, firmosi shkarkimin e tij të parë që pas emërimit në krye të dikasterit të drejtësisë, duke larguar nga detyra drejtoreshën e Hipotekës së kryeqytetit Dorina Stringa, si dhe 10 punonjës të ndryshëm të këtij institucioni. Këto shkarkime mësohet të kenë ardhur me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës, Arben Qirjako, pas një kontrolli dymujor në hipotekën e kryeqytetit. Burimet zyrtare shprehen se pas përpilimit të raportit të kontrollit që i është dorëzuar kryeregjistruesit Qirjako, ky i fundit i ka kërkuar ministrit Nishani shkarkimin e menjëhershëm të drejtoreshës Stringa dhe më pas ka urdhëruar lirimin nga detyra të 10 punonjësve të tjerë të Hipotekës. Gjithashtu, mësohet se do të merren edhe masa disiplinore ndaj disa punojësve. Bëhet e ditur se mosadministrimi i mirë i Zyrës së Hipotekës ka bërë që punonjësit e saj të zvarrisnin kthimin e përgjigjeve të aplikuesve për certifikatë pronësie, duke lënë hapësira për afera korruptive të këtyre punonjësve, zvarritje të procesit të regjistrimit të pronave, mbivendosje të pronave e deri te falsifikim të dokumenteve. Të pyetur në lidhje me procedimet penale të këtyre punonjësve të shkarkuar, burimet zyrtare theksuan se “kjo do të vendoset në një moment tjetër, fillimisht është bërë shkarkimi i tyre”. Gjithashtu, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme konfirmoi se në ditët në vazhdim do të vijojë kontrolli edhe në zyrat e tjera vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku në fokus të këtyre inspektimeve do të jetë respektimi i procedurave administrative dhe shërbimi ndaj qytetarëve. *** Është vendosur edhe që të ndryshohen nëntë drejtorë tatimesh në rrethe, ndërsa shkak për këtë janë cilësuar reformat, si dhe koalicioni. Një ndryshim i tillë ka filluar me drejtorin e Tatimeve në Elbasan, ku në vend të Skënder Dajës është vendosur ish-drejtori i Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Xhemal Vyshka. Vendimi për ndryshimin duket se ka qenë i papritur edhe për vetë drejtorin, i cili nuk kishte marrë asnjë njoftim të mëparshëm, teksa në orët e para të mëngjesit të së hënës i është njoftuar edhe emir i zëvendësit. Lidhur me këto ndryshime, nga ana e prefektit të Elbasanit Shefqet Deliallisi është konfirmuar se ndryshimi i kreut të Tatimeve në Elbasan është bërë në kuadrin e ndryshimeve për 9 drejtorë të tjerë tatimesh në rrethe. “Ky ndryshim ka lidhje me reformat dhe ato do të vazhdojnë të diktuar nga ana koalicioni dhe nga politikat e çdo ministrie, – u shpreh Deliallisi. – Lëvizjet do të jenë të studiuara dhe do të vihen në pozicionet përkatëse persona kompetentë dhe të përgatitur”. Deliallisi paralajmëroi për ndryshime të tjera në vazhdim përveç asaj të drejtorëve të Tatim-Taksave. Skënder Daja, ish-drejtori i Tatimeve të Elbasanit, qëndronte në detyrë qysh prej vitit 2005.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23537. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23537

Berisha mbërrin në Prishtinë. Axhenda, tituj dhe ceremoni festive PRISHTINE- Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prishtinë, në kuadrin e një vizite dyditore, që parashikon nënshkrime marrëveshjesh, tituj dhe ceremoni festive.
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, u prit në aeroportin e Prishtinës nga zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, zv/ministrja e Jashtme Vlora Çitaku, ministrja e Energjitikës, Justina Pula, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, etj.
“Po vij në Kosovë, në Prishtinë, si në vendin, qytetin që vij me kënaqësinë me të madhe çdo ditë”, u shpreh Kryeministri Berisha sapo mbërriti në aeroportin e Prishtinës. Kjo është vizita e parë zyrtare që Kryeministri Berisha zhvilllon në Kosovë pas shpalljes së Pavarësisë, në 17 shkurt të vitit 2008.
Në rrugët e Prishtinës shihen bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”. Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner. Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge. Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen – ne njoftimet perkatese mbi viziten – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai ’shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve’(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23531. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23531
Mariah Carey, nga balta në yje e përsëri në baltë Eshtë folur e përfolur, përveçse për zërin, edhe për jetën e trazuar private, zënkën me Eminem, apo kërkesat dhe pretendimet prej një diveje të çmendur. Në një intervistë të sinqertë, Mariah Carey rrëfen gjithçka
Ajo pretendon se është një njeri i thjeshtë, me një paraqitje të zakonshme, edhe pse kjo paraqitje e zakonshme është ajo e një gruaje me flokë shumë të fryrë, me taka super të larta dhe gjithmonë me një dekolte të hapur deri në maksimum. Ah… për të mos harruar bizhuteritë që gjithmonë janë origjinale, shumë të shtrenjta dhe të stërmëdha e plot shkëlqim. Por kjo paraqitje është edhe stili i saj i pangatërrueshëm, që kur ishte ende një kozmetiste në Long Island. Megjithatë ajo nuk ka asgjë të përbashkët me një kozmetiste për sa u përket shifrave të shitjeve të këngëve të saj. Kështu, ajo ka shitur mbi 200 milionë disqe; ka pasur numrin më të madh të këngëve “single” krahasuar me të gjithë artistët e tjerë amerikanë; ka bashkëprodhuar dhe shkruar pjesën më të madhe të materialeve të saj dhe tashmë, në moshën 39-vjeçare, ka një karrierë të suksesshme dhe gjithnjë në maja që prej 20 vitesh. Këto janë shifra që i bashkëngjiten stilit të shfrenuar të jetesës që ka pasur herë pas here, martesës së palumtur me bashkëshortin e parë, Tommy Mottola, apo tekave të ndryshme prej pasanikeje tekanjoze, të cilat e kanë bërë shpesh një figurë gati të urryer. Por ka nga ata që ia falin të gjitha për asetin më të çmuar të kësaj gruaje, zërin. Ajo ka një zë që për nga forca mund të përkulë edhe vetë çelikun, por çuditërisht videot e saj janë aq “të buta” e “të lehta” e shpesh edhe pa shije, sa të lënë një shije të keqe mospërputhjeje mes zërit dhe figurës. Tashmë ajo është duke përgatitur një album të ri, për të cilin ruan me fanatizëm çdo detaj. Gazetarët janë shumë kuriozë që të dinë se përse bëhet fjalë, por deri më tani çdo kërkesë është përballur vetëm me heshtje të vazhdueshme. Megjithatë dihet se albumi i ri titullohet “Memoirs of an Imperfekt Angel”. Në fakt, duket se është një album interesant, ku Mariah do të shfaqet me një tjetër pamje dhe një tjetër mënyrë të kënduari dhe të bëri video. Shkaku? Thuhet se është martesa e saj e fundit që po zgjat që prej 18-muajsh me Nick Cannon, një këngëtar dhe personalitet i ekranit, që sipas fjalëve të saj i ka dhënë shumë siguri në jetë dhe ajo nuk është më as sarkastike dhe as shumë e hidhur me të tjerët. Aktualisht ajo është në një “grindje” me Eminem, i cili disa kohë më parë e fyeu duke i thënë: “Kuçkë, bën mirë që ta mbyllësh atë gojë”. Në kundërpërgjigje të kësaj fyerje publike, ajo ka krijuar një këngë. Ndërkohë, kënga e parë që do të shfaqet nga albumi është “Obsessed” dhe bën fjalë për një burrë të vogël e të trishtuar, i cili hidhet e përdridhet në dhomën e saj të gjumit, duke i kërkuar gjithmonë të njëjtën gjë. Ajo çka të habit vazhdimisht te Carey është vokali i saj që nuk ndryshon kurrë, pavarësisht kalimit të viteve dhe të ndryshimeve që pëson në jetën e saj. Është një zë këmbëngulës e i palodhur, që “kërcen” gjithmonë rreth notave me të cilat ka një marrëdhënie gjithnjë kreative. A i është dashur që të punojë shumë për albumin e ri? Mariah mendon se jo. Zakonisht ajo nuk është sforcuar kurrë gjatë procesit të krijimtarisë dhe e merr atë me shumë sportivitet dhe lehtësi, e kjo është një nga të mirat që i ofron vokali i saj. Mariah shquhet dhe konsiderohet si një këngëtare që kap regjistrat e lartë të notave. Këtë veçanti e cilësi e ka pasur qysh e vogël, madje ka qenë e ëma që ia zbuloi dhe ia vuri në dukje, fillimisht si një të metë, sepse Mariah bërtiste shumë, e më pas si një dhunti që po të dihej si të shfrytëzohej, mund të jepte shumë përfitime, sikurse edhe ndodhi. Fillimisht Mariah nisi që të këndonte në kuzhinën e shtëpisë. E ëma ishte një këngëtare klasike dhe ajo e ka vënë re menjëherë talentin e madh që fshihte e bija. Pas së ëmës personi i dytë që ishte i rëndësishëm në jetën e Mariah-s qe njeriu i cili u bë bashkëshorti i saj i parë, Tommy Mottola, shefi i “Sony”-t, i cili e përfshiu Mariah-n në kompaninë e tij që kur ajo ishte ende një adoleshente. Në vitin 1993 ata u martuan. Për Mariah-n nisi një jetë shumë e kontrolluar, mes luksit të shfrenuar dhe një mijë e një presioneve. Çifti u divorcua në vitin 1998 dhe sapo kanë rënë në një marrëveshje në lidhje me të shkuarën e tyre, edhe pse mes tyre ende nuk janë vendosur marrëdhënie shumë të mira. Asaj nuk i vjen mirë që si familjarët, ashtu edhe miqtë e Tommy-t nuk i flasin me gojë. “Unë nuk kam dashur kurrë të martohesha në atë moshë dhe me atë njeri, por gjërat ndodhën me shumë shpejtësi dhe ja që u bënë fakt. Unë përfundova në altar për shkak të fustanit madhështor të nusërisë dhe premtimeve për një jetë të qetë e pa probleme”, rrëfen vetë Mariah. Mes tyre kishte një dallim prej 21 vitesh dhe kur u ndanë ajo ishte e gatshme që ti jepte gjysmën e pasurisë ish-bashkëshortit, vetëm të përfundonte divorcin sa më shpejt. “Megjithatë, në atë moshë unë nuk e kisha idenë se çfarë ishin paratë. Kur vjen nga hiçi dhe befas bëhesh zonjë e milionave, për ty ato mund të humbasin brenda një nate e të mos të të vijë aspak keq. Dhe të mendosh që gjithë këto para u bënë brenda 6 muajsh, vetëm nga kënaqësia e të shkruarit këngë që shiteshin në mënyrë të çmendur. Në rastin e martesës, doja ta bëja si burrat, të ndaja gjithçka dhe të mos i detyrohesha më asgjë atij njeriu”, thotë këngëtarja, në tonin e zërit të së cilës ndihet ende një lloj irritimi. Prindërit e Mariah-s u ndanë kur ajo ishte ende një vajzë e vogël dhe pavarësisht se i ati e merrte herë pas here në ndonjë shëtitje, ai u shndërrua në një figurë dytësore në jetën e saj. “Im atë ishte shumë i ashpër dhe i rreptë. Ka qenë ushtarak dhe nuk dinte të sillej në mënyrë të butë, qoftë edhe me fëmijët e tij. Pavarësisht kësaj, më merr malli për të dhe jam e lumtur që pavarësisht një fëmijërie të vështirë, në fund të jetës ne kaluam një kohë të gjatë së bashku dhe arrita të mësoj shumë në lidhje me mënyrën e tij të të parit dhe të konsideruarit të botës. E ëma vinte nga Illinois dhe si e tillë ajo ishte një person që i pëlqenin shumë ironitë, madje me raste ishte shumë e hidhur edhe me familjarët dhe me vetë Mariah-n. Prindërit e saj ishin nga një racë e përzier dhe vetë këngëtarja që në fëmijëri e dinte se çdo të thotë të jesh në njëfarë mënyre e diskriminuar nga ngjyra e lëkurës. Mariah thotë se ka nevojë që të flasë me Obamën për çështjet raciale. Ajo u mrekullua kur ai u bë President i vendit, sepse nuk e quante të mundur një gjë të tillë dhe ajo e di se ka njerëz që nuk do ta pranojnë kurrë një fakt të tillë, nuk “do ta tresin” dot idenë e një Presidenti të zi. Pasi prindërit u ndanë, Mariah dhe e ëma u vendosën në Long Island, ku kjo e fundit bënte punë të ndryshme. E ëma ishte njeriu që ngulmoi që ajo të zgjidhte karrierën e të kënduarit. “Ime më më nxiste deri në atë masë sa ndonjëherë bëhej e mërzitshme. Unë nuk e duroja këtë lloj autoriteti dhe kundërshtoja”. Si adoleshente ajo punonte kameriere nëpër restorante të ndryshme gjatë ditës dhe natën në një studio ku shkruante këngë dhe i regjistronte deri në mëngjes. Gjumë bënte vetëm një apo dy orë, për të rifilluar ditën nga e para. Mariah nuk donte që të ishte si moshatarët e saj që nuk kishin aspirata, por vetëm kërkonin të jetonin ditën, të hanin, të bënin dashuri e të flinin. Ajo donte që të ndryshonte, nuk ishte kjo jeta e saj. Albumi i saj i parë e çoi menjëherë në krye të klasifikimit dhe i hapi rrugë një albumi të dytë, të famshmit “Emocionet”, që shkoi gjithashtu për mrekulli. Ishte hera e parë për një artist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishte arritur të zinte 5 vende të para me 5 këngë të vetat brenda një kohe shumë të shkurtër. Por Mariah nuk ndihej e famshme, ose në atë kohë nuk sillej si e tillë, sepse Mottola, në njëfarë mënyre, “e kishte sekuestruar” vajzën që ishte shndërruar në “një gjel që pillte flori” për të gjithë kompaninë. Si Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23525. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23525
Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar Është hapur një debat i madh jo vetëm mes juristëve. Bëhet fjalë për rolin e avokatëve. Gati çdo ditë shohim që ata sabotojnë proceset gjyqësore. Problemi që shtrohet nuk ka të bëjë me moralin e tyre dhe me parimet e “drejtësisë së drejtë”. Në fund të fundit ata janë palë me të akuzuarin si kriminel, vrasës e kushedi se çfarë, sepse për atë “punë” paguhen. Por roli i gjykatësit, prokurorit në shërbim të tyre, a duhet vënë në dyshim?! Ka zëra që kërkojnë penalizmin e avokatëve për tu dhënë fund odiseve gati karagjoze të gjyqeve të bandave kriminale. Është kjo tentativa jonë në këtë “Përtej Lajmit”, për të hapur një debat. Flasin Kreshnik Spahiu, avokat Vladimir Meçe, dhe gazetarët Artan Hoxha dhe Dashamir Biçaku…
“Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar” Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së Situata e krijuar në shumë nga proceset penale kërkon një ndërhyrje emergjente dhe disa planëshe. Së pari kërkohet një monitorim i vazhdueshëm dhe inspektim i çështjeve konkrete me qëllim identifikimin e pengesave subjektive dhe objektive. Parimisht do të na duhet të ndajmë proceset në të cilat gjyqtarët janë të paaftë të zbatojnë ligjin si dhe ato procese ku vetë legjislacioni bëhet pengesë për një proces të pandërprerë penal. Së dyti është e rëndësishme që të garantohen një sërë parimesh procedurale penale të jenë të zbatueshme dhe të përqasura me realitetin e gjykimeve penale në Shqipëri. Shpesh, shumë parime të rëndësishme ndodh të mos zbatohen në Shqipëri. Moszbatimi i këtyre detyrimeve procedurale penale mund të vijë nga paaftësia e gjyqtarëve apo nga mungesa e vullnetit, por janë të shumta rastet kur ndonjë prej këtyre parimeve të jetë i pamundur të zbatohet. Është e qartë që në rastin e parë gjyqtarët duhet të jenë subjekte të procedimeve disiplinore gjë të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka hezituar ta bëjë, por në rast të tjera kërkohet të realizohen ndërhyrje të forta dhe rrënjësore në legjislacion. Ajo çka mund të vinim re në një vështrim profesional të shpejtë është se parimi i gjykimit penal të pandërprerë nuk zbatohet. Ky është një konstatim i asaj çfarë nuk zbatohet e ku ne pasojat i vuajmë çdo ditë në dhjetëra e qindra gjykime penale. Këto procese nuk i nënshtrohen një gjykimi nga mëngjesi në mbrëmje e ku të nesërmen e kështu me radhë të vazhdojnë, por ndodh të kemi një maratonë seancash me intervale javore, dyjavore, mujore e ku shumë e shumë procese humbasin qëllimin dhe vlerën e tyre. Pa mëdyshje do të thosha se në të gjitha këto raste gjykata nuk mund të japë dot drejtësinë e kërkuar si pasojë e një degradimi në procedurë. Shumë thjesht do ta quaja “një drejtësi e vonuar, një drejtësi e munguar”. Gjithsesi, me racionalitet do të kërkoja që situata e krijuar do të duhet të përmirësohet nëpërmjet një amendimi urgjent dhe rrënjësor të gjithë legjislacionit procedural penal. Në këto ndryshime është e nevojshme të përcaktohen në mënyrë eksplicite rastet dhe detyrimet për garantimin e një procesi të rregullt gjyqësor, por dhe të gjykimit të pandërprerë. Për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe më i kuptueshëm me lexuesit tuaj do të thosha se është e nevojshme që çdo ndryshim të realizohet duke i garantuar të drejtën e mbrojtjes në çdo seancë dhe çdo proces penal të pandehurve. Ndryshimet thelbësore duhet të jenë këto 1. Pavarësisht nga shkaqet e mungesës së avokatit në një proces penal seancat të mos shtyhen por ata të zëvendësohen në të njëjtën seancë me mbrojtës të caktuar, të cilët paguhen nga shteti, pra duke i krijuar mundësinë të pandehurit të kenë avokat. 2. Në rastet e shkaqeve ta paarsyeshme për shtyrje të seancës Gjykata duhet të ketë të drejtën e përcaktimit të një detyrimi financiar (gjobe)për të pandehurin ose mbrojtësin. Le të themi p.sh. për çdo ditë shtyrje 50.000 lekë apo një shumë tjetër paçi të përllogaritet dëmi që shkaktohet nga këto shtyrje. Jo vetëm në procesin penal, por dhe atë civil palët duhet të paguajnë për dëmin që i sjellin drejtësisë, por dhe sistemit gjyqësor. Gjyqtarët paguhen për të dhënë drejtësi dhe jo për të shtyrë seancat. Ata nuk mund të paguhen vetëm për shtyrje seancash dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet kur këto shtyrje pafund ndodhin pa shkaqe të arsyeshme. 3. Masa disiplinore mbi avokatët të cilët nuk respektojnë Kodin e Etikës në mënyrë të përsëritur. Ashtu siç një gjyqtar ndëshkohet me masë disiplinore për diskreditim të figurës së gjyqtarit po ashtu dhe avokatët duhet të jenë pjesë e të njëjtit detyrim. Në fund të fundit do të thosha se çdo ndërhyrje apo ndryshim qoftë në ligjin procedural apo atë material duhet të ishte pjesë e diskutimeve të grupeve të interesit dhe një procesi legjislativ të shpejtë me qëllim mospërsëritjen e gabimeve të hartimit të normave të cilat shpesh mbeten thjesht të zbardhura në kode, por që asnjëherë nuk zbatohen. “Doni të linçoni avokatët?!” Avokat, Vladimir Meçi Gjithmonë e më tepër po bëhet zhurmë për avokatët mbrojtës të cilët konsiderohen “delja e zezë”, shkaktarët e vetëm që prishin e zvarrisin proceset. Kjo zhurmë amplifikohet si nga media edhe nga politika. Një fushatë e tillë më sjell ndër mend vitet e errëta 60-70 të shekullit që lamë pas, kur shteti diktatorial e suprimoi institutin e avokatisë. Procesi nuk administrohet nga avokatët, është gjykata zot i procesit. Është gjykata që sjell zvarritjen dhe shtyrjen e procesit, me paaftësinë e saj në menaxhimin, organizimin dhe drejtimin e tij, si dhe me apologjinë që i bën mungesës së profesionalizmit të prokurorisë. Këto “qarje” të gjykatës, që ua delegon fajin avokatëve, përveçse komprometojnë paanësinë dhe objektivitetin e saj, janë edhe naive. Kjo është si “të fshihesh pas gishtit”. Ka një ligj mbi të cilin zhvillohet procesi penal në gjykatë dhe ky është Kodi i Procedurës Penale, i cili ka parashikuar edhe zgjidhjen e rasteve kur mungesa e avokatëve mbrojtës bëhet shkak për zvarritje. Ky Kod ofron një sërë mjetesh procedurale që zgjidhin çdo lloj ngërçi të procesit, pa pasur nevojë të mbërrihet te ndëshkimi i avokatëve, të cilët për hir të së vërtetës edhe kur mungojnë, në më të shumtën e rasteve kanë arsye. Po në rastet kur mungojnë prokurorët apo vetë gjykatësit, çduhet bëre sipas kësaj logjike? Të pushohen ata nga puna?!!! Gjykata, të paktën njëherë të vetme, le të tregojë se di ta kryejë detyrën e vet, minimumi njësoj si avokatët. Si mund të ankohet gjykata për paaftësinë e vet?!!! Avokati mbrojtës në procesin penal është ai kundërpushtet, është ajo opozitë që ka misionin fisnik për të kontestuar dhe denoncuar çdo shtrembërim, devijim apo shkelje të të drejtave të qytetarëve në proces. Të synosh të përjashtosh avokatët me ligj, apo ti detyrosh të mos kryejnë funksionin e tyre, është njëlloj si të miratohet nga Parlamenti një ligj për të detyruar opozitën aktuale ti japë fund bojkotit. “Ka ardhur koha për masa ndaj avokatëve” Artan Hoxha, autor i emisionit investigativ “Xhungël” Zvarritja e proceseve gjyqësore tej afateve të parashikuara nga ligji nuk është një fenomen i ri në gjykatat shqiptare. Shumë prej anëtarëve më të rëndësishëm të disa bandave të njohura kriminale në vend, kanë përfituar lirinë pikërisht në sajë të skadimit të afateve të parashikuara nga ligji. E njëjta taktikë e përdorur nga avokatët mbrojtës ka vazhduar të jap rezultat dhe vitet e fundit, por tashmë situata duket më e rëndë për shkak të monitorimit më të mirë të proceseve gjyqësore nga mediat. Avokatët, duke njohur mirë pikat e dobëta të procedurës penale kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme, qoftë kjo edhe duke e banalizuar procesin gjyqësor. Gjykata në shumë pak raste ka vepruar me ashpërsinë që i jep ligji për të parandaluar këto strategji të “pista” të avokatëve. Kërkesat e saj drejtuar Dhomës së Avokatëve, për të ndëshkuar personat përgjegjës as që janë marrë në shqyrtim nga kjo e fundit. Nuk është konstatuar asnjë masë ndaj avokatëve që zvarrisin qëllimisht proceset nga Dhoma e Avokatëve. Në përgjithësi, institucioni Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23528. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23528

Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri Kur arrijnë në moshën e pjekurisë, femrat kërkojnë më shumë mbështetje dhe siguri, që sipas një psikologu mund tua ofrojë vetëm shoku i jetës
Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë, pyetjes “se për çfarë na shërbejnë burrat”, disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që ndryshe përkthehet: “Një Zot e di”. Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm, do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: “Tabuja e fundit? Një grua e vetmuar është më keq se një fëmijë. Çdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj”.
Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati. “Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve. Më shumë se gjysma e të intervistuarave thonë se nga mashkulli kërkojnë një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27-vjeçare, ashtu edhe në atë 37-vjeçare, femrat kanë gjithmonë nevojë për një shok. Sigurisht do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që tu bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një bastun për pleqërinë. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili “vdes” për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime”, thotë psikologu.
Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, “princin e kaltër”, por atë që është pjesërisht i duhuri. “Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse dëshironi një bashkëshort të pasur, të zgjuar, i cili di të kërcejë tango dhe është shumë pasionant në shtrat, të jeni të sigurta se nuk ekziston”, thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: “Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Mund të ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila nuk u nda nga Billi”.
Në fund të fundit, meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund ti trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: “Injorojini sjelljet negative të mashkullit: për shembull kur ju po lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni Zemër, do të dalin vetë; mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë”, shkruan profesoresha. Kur një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.
Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra më mirë të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Faktikisht martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa”, pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.
“Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron ti harrojë vitet 70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua ti jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për tu shtuar në kurrikulum”, shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.
“Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera, se sa nga martesa. Femrat mendojnë se mund tia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i bashkuar”, pohon një drejtuese televizioni.
Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë “borgjeze dhe konservatore”: “Duhet tu kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron? Dalëngadalë do të mësohesh ta duash.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23519. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23519

Nuk jam më një seks-simbol Tani është 45 vjeç dhe ka 6 fëmijë, një grua bukuroshe dhe një familje të lumtur. Brad, aktori simpatik i Hollivudit, tregon se tashmë nuk është më një seks-simbol, por i kalon mbrëmjet në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët
Brad Pitt
“Kanë kaluar vite që nga koha kur isha një seks-simbol”. Kjo fjali, sado e pabesueshme që duket, ka dalë nga vetë goja e aktorit të njohur hollivudian, Brad Pitt. Aktori, pjesë e filmit më të fundit të Tarantinos, “Ingloious Bastards”, që tashmë ka dalë dhe po arrin një sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha kinematë e botës, pranon se tani i kalon mbrëmjet në shtëpi me fëmijët duke luajtur, ose duke parë televizor. Ai tani është një burrë i pjekur 45-vjeçar dhe veshja e tij është shumë ndryshe nga ajo e Brad-it kur ishte në moshën 20-vjeçare. Vazhdon të jetë sportiv e shpesh vesh edhe xhinse, por përdor shumë syzet e diellit dhe kostumet elegantë. Edhe në këtë moshë duket shumë simpatik, madje gjithnjë e më tepër renditet mes meshkujve më seksi dhe më të bukur të Hollivudit. Një nga veset e tij është se pi shumë kafe. “Kur punoj shumë dhe dua të rri zgjuar, kafeja kthehet në mikeshën time më të mirë”. Ndryshe nga sa thuhej, se ai dhe Angelina ishin në prag të ndarjes, miqtë e ngushtë, por edhe ai vetë, pranojnë se këto janë thjesht gënjeshtra që gazetat rozë i përdorin për të tërhequr vëmendjen e publikut.
“Tashmë i kam harruar ditët kur kaloja pasdite të tëra nëpër kurse për të mësuar lëvizjet e arteve marciale, si ato të Bruce Lee”, tregon ai. Edhe për sa u përket darkave, Pitt pranon se për ti vendosur të gjashtë fëmijët në një krevat, “na është dashur të blinim krevatin më të madh që ekzistonte në treg. Por edhe ai nuk mjafton: unë kam mësuar të fle në cep dhe të mos bie”. Brad prej kohësh jeton me aktoren tjetër të famshme hollivudiane, Angelina Jolie. Ai tregon se pavarësisht vëmendjes që i rrethon, arrijnë të kenë një familje të qetë dhe normale. “Jemi një familje më se normale: një nënë, një baba dhe gjashtë fëmijë shumë të disiplinuar dhe të mrekullueshëm në të njëjtën kohë. Gjëja më e rëndësishme është që të gjejmë kohë për të qëndruar së bashku, sepse është përgjegjësia jonë tu japim fëmijëve një model të mirë sjelljeje, ti ndihmojmë të krijojnë vlerat e duhura. Në jetën time, atësia dhe familja zënë vendin kryesor. Angelina është dashuria ime, partnerja dhe nëna e fëmijëve të mi dhe gjithçka që duket nga kjo bërthamë familjare është në qendër të vëmendjes sime. Më pas vjen puna”. Ai pranon se është një baba i mirë, edhe pse shpesh herë është përballur me situata të pakëndshme. “Të jesh baba është një përshtatje graduale e asaj që do të thotë të kesh fëmijë të tipit të babait që dëshiron të jesh, mënyrën si dëshiron që fëmijët të sillen përpara emrit tënd. Por jam i habitur se si gjithçka ndodh në mënyrë kaq instiktive. Është bukur të shikosh se si fëmijët e tu mësojnë prej teje, nga shembulli yt, edhe atëherë kur të duket se nuk u ke mësuar asgjë”. Gjatë gjithë kohës të dy i gjen duke udhëtuar, por kjo nuk i pengon aspak që të kujdesen për fëmijët.
“Faktikisht jemi një familje nomadësh, për ne është mirë kështu. Mendoj se vendet dhe njerëzit që njohin fëmijët tanë e ne bashkë me ta, do të hyjnë pak nga pak në ndërgjegjen e tyre dhe nuk besoj tu bëjë keq, madje do të ndodhë e kundërta. Shkolla nuk është problem, sepse në çdo vend të botës ndiqet i njëjti program. Problemi i vetëm mbeten fotografët, gjë e cila i tremb pa masë. Për fëmijët është mirë që të shëtisin në vende të ndryshme dhe të krijojnë përvojat e tyre”. Pitt është rritur në Misuri, me nënën, motrën dhe vëllain. I ati ishte shef i një kompanie kamionësh, pra ishte një familje e shtresës së mesme. Ai kishte gjithmonë pamjen e një djali të lumtur dhe të qetë. Ky imazh është më se i natyrshëm ende për Pitt, krahasuar me atë të një burri që ka përkrah një nga gratë më të bukura të planetit.
Para se të bëhej i famshëm, ai punonte si shofer. Sipas thashethemeve, një pjesë e madhe e klientëve ishin punonjës të klubeve të natës. Ai ishte një djalë i qetë dhe i bukur, që po përpiqej të bënte përpara në rrugën e jetës. Po ta shohësh sot me vëmendje, edhe pse ndryshimet janë të mëdha si në veshje, ashtu edhe në qëndrim, është e pamundur që të mos vësh re një pamje ende prej djaloshari, të cilën Pitt e tregon ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme. Në vitin 2004, kur nisi xhirimet e filmit “Mr&Mrs Smith”, Pitt nisi të kuptonte se martesa e tij shumëvjeçare me Jeniffer Aniston nuk mund të vazhdonte më. Në vitin 2005 erdhi divorci dhe pastaj lidhja zyrtare me Angelina Jolie. Ndryshe nga Aniston, që nuk e fsheh se e dashuron ende ish-burrin e saj, Brad asnjëherë nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë gjë, por ka thënë vetëm se janë miq të mirë që flasin rrallë në telefon dhe se ai ndihet mirë me familjen e tij gjigante dhe bashkëshorten. Ndryshe nga Brad, që pavarësisht famës dhe bukurisë ka qenë një djalosh me këmbë në tokë, Angelina është shumë ndryshe nga Aniston. Gjithmonë ka qenë në qendër të kronikave rozë për preferencat e saj biseksuale dhe jetën e shfrenuar që bënte para se të martohej. Edhe pse jetojnë bashkë, ata nuk kanë bërë një martesë zyrtare. Çifti është në lëvizje të përhershme. Ata kanë tri shtëpi në Kaliforni, një në jug të Francës dhe një në Nju Orleans. Qëndrimin me fëmijët e bëjnë me turne. Kur njëri është larg për xhirim, tjetri është gjithnjë me fëmijët. Zgjedhjet e tij profesionale janë të ndryshme, të bukura dhe shumë të vështira ndonjëherë. Janë të paharrueshme rolet e tij te “Thelma & Louise”, “Zeven”, “Rasti kurioz i Benxhamin Button”, që ishte edhe suksesi i fundit. Projekti i ardhshëm është “Pema e jetës”, me regjisorin Terrence Malick.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23522. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23522
Këpuctarja Simpatike Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/kepuctarja-simpatike.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/kepuctarja-simpatike.html
Këpuctari i sjellshëm Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/kepuctari-i-sjellshem.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/kepuctari-i-sjellshem.html
Top