Moda e hedhjes së këpucëve
Episodi i fundit i ndodhi drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë vizitës në një universitet në Turqi. Pas goditjes kundër Bush-it, gjuajtja me këpucë është shndërruar në një modë globale, që i ka rrënjët e thella</p>
Dominique Strauss-Kahn, i veshur me këmishë të bardhë, kravatë të errët dhe flokët e rregulluar me kujdes, ishte duke folur në skenë. Një djalosh me mjekër, zbriti nga salla e auditorit duke bërtitur dhe thënë me të madhe sloganin kundër globalizmit. Në fund, hoqi këpucën dhe e hodhi kundër drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Objektivi nuk u arrit, pasi “raketa” e lëshuar për antiglobalizimin përfundoi mbi kokën e një djaloshi në rreshtin e parë të sallës. Megjithatë Strauss-Kahn u mundua të mos e japë veten duke thënë: “Çfarë? Një këpucë? Nuk është e këndshme të bësh diçka të tillë”. Pas këtij veprimi, policët arritën ta mbërthenin për krahu dhe ta merrnin në mënyrë jo shumë njerëzore studentin 20-vjeçar. Kjo ishte ngjarja e fundit që ndodhi në Universitetin e Bilgit, në Stamboll. Disa muaj më parë në Gand, në Belgjikë, në mbledhjen e aksionerëve të bankës belge-holandeze “Fortis”, një prej kolosëve që qeveritë nxitojnë të shpëtojnë me paratë e kontribuuesve, presidenti Jozef De Mey, një burrë me flokët të verdha në gri dhe lëkurën e kuqe, tund kokën. Në sallë shpërtheu protesta. Thirrje, fërshëllima dhe kore sikur ishin në stadium. Dikush, i veshur me kostum dhe kravatë, hodhi nga larg këpucën që fluturoi gjysmë metri sipër presidentit. De Mey, me sytë e drejtuar nga ekranet gjigantë në sallë, e fiksoi atë që e goditi dhe më pas tha: “Je vous demande de sortir” (Dilni jashtë, ju lutem). Mediat e dekretuan suksesin e gjuajtjes me këpucë dhjetorin e shkuar, kur gazetari irakian, Muntazer al Zaidi, 30 vjeç, goditi me këpucë Presidentin amerikan, George Bush. Ky veprim e shndërroi atë në një hero, edhe pse atij iu desh të paguante një çmim vërtet të rëndë: kaloi dhjetë muaj në një prej burgjeve më të tmerrshme të Bagdadit. Al Zaidi u lirua disa ditë më parë dhe u prit si hero në vendin e tij. Nga Palestina në Marok, gazetari që në dhjetorin e shkuar goditi me këpucë Presidentin Bush, në konferencën e fundit në Irak, është kthyer në një simbol në botën arabe dhe në “imazhin” e imperializmit. Në Turqi e kanë vendosur në lojërat për fëmijë, në Egjipt e kanë stampuar nëpër bluza. Drejtori i “Al Baghdadiya”, televizioni privat për të cilin Muntazer punonte si reporter që prej vitit 2005 tregoi se: “Një irakian që jeton në Rabat ka marrë në telefon dhe është treguar i gatshëm për ti ofruar vajzën e tij për grua. Një saudit ishte gati të paguante 10 milionë dollarë për këpucët e tij. Një maroken i ka ofruar një kalë me shalë të artë. Nga Palestina kanë telefonuar shumë gra që donin të martoheshin me Muntazer”. Bush ka dalë nga skena dhe njeriu që e goditi me këpucë Presidentin ka dalë nga burgu. Ky është një veprim i kuptueshëm në kulturën arabe, që i gjykon këmbët si diçka jo e pastër dhe gjuajtjen me këpucë si gjest shumë ofendues. “Ibn al kundara” u thuhet tifozëve të skuadrës rivale në Kajro apo Bejrut, një sharje që përkthehet “i biri i këpucës”. Prej kohësh këpucët janë hedhur ndaj personaliteteve të ndryshme, në shenjë proteste ndaj padrejtësive. Por ky veprim i ka rrënjët e thella. Tu hidhje këpucët armiqve është një veprim i rrënjosur në kulturën hebraike-kristiano-myslimane. Hedhja e këpucëve atëherë ka sot efektin e përplasjes së tortës në fytyrë. Shumë pak mund ta dinë, edhe pse imazhet e telekamerave u fshinë, që në një prej sallave të mëdha të Kembrixhit, më 2 shkurt, një djalosh i shkurtër, me fytyrë qesharake, goditi me këpucë Kryeministrin kinez Wen Jiabao. Le të kthehemi më 7 prillin e shkuar. Ministri i Brendshëm indian, Palaniappan Chidambaram, po jepte një konferencë shtypi në Delhi. Nga rreshti i parë i karrigeve u ngrit vetëtimthi Jarnail Singh, gazetar që punonte për një nga gazetat më të lexuara në vend, “Dainik Jagran”. Me një këpucë “Nike”, ngjyrë fildishi, gjuajti në drejtim të Kryeministrit, që pasi bëri një fluturim në ajër, ra në shpatullën e djathtë të Chidambaram. Dy agjentë të sigurisë e nxorën me dhunë nga salla. “Shiromani Akali Dal”, një parti Sikh, ofroi 4 mijë dollarë në këmbim të autorit të gjuajtjes. Në ueb janë shtuar ofertat për të blerë “raketën” e tij, të lëshuar ndaj Kryeministrit në shenjë pakënaqësie. Disa ditë më vonë, Rajbal Singh Saharan, një mjeshtër 64 vjeç në pension, hodhi sandalen gjithë pluhur ndaj një parlamentari të Partisë së Kongresit, drejtuar Sonia Gandit. “Në të vërtetë, doja të godisja gjithë sistemin politik”, tregoi ai kur u mor në pyetje. Simbolikisht hedhja ndodhi në Kurukshetra, në Haryana, vendi i betejës mitike të Mahabharatas, nga ku mendohet se lindi India. Nuk duhet të shkosh shumë pas në historinë indiane, për të gjetur histori të tilla këpucësh që fluturojnë. Në Kongresin e Partisë së Kongresit, në Surat, në vitin 1907, u përballën të moderuarit dhe ekstremistët, si Bal Gangadhar Tilak, që atëherë kërkonin pavarësinë nga anglezët. Kur Tilak mori fjalën, debati u ndez shumë keq. “Papritur një këpucë me lëkurë të fortë, ngjyrë të kuqe në kafe dhe gozhdë prej plumbi, fluturoi në ajër. Goditi Surendra Nath Banerjee në faqe”, shkruan një historian. Gjithçka u shndërrua në kaos, shpërtheu një zënkë e madhe me grushte, shkelma dhe shkopinj që përdoren ende sot nga policia indiane. Ofendimi i gjuajtjes me këpucë, në shumë kultura, ka të bëjë me faktin se ajo vishet në pjesët më të papastra të trupit, në këmbë. Fakti se në një epokë demokracie, të pakënaqurit e kanë shndërruar këpucën në një “raketë” kundër tiranëve dhe të pushtetshmëve, nuk do të thotë as më pak e as më shumë se tani jemi të gjithë pjesë e epokës së hedhjes së këpucëve.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23587. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23587