Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Lideri IE pëson rënie rivalët në rritje Të katër rivalët kryesor të Internet Explorer kanë përfituar një përqindje të madhe të përdoruesve anembanë botës, prej muajit gusht deri në muajin shtator.
Sipas Net Applications, që përcjellë përdorimin global të shfletuesve përmes një rrjeti të përbërë me mbi 40.000 ueb faqe dhe disa përpunimeve statistikore, IE ka rrëshqitur prej 67% në 65.7% përdorues.
Firefox gradualisht ka fituar më shumë përdorues qysh prej se versioni 1.0 është paraqitur para pesë viteve, dhe ka vazhduar trendin e rritje prej 23% në 23.8%. Safari nga Apple ka fituar rritje prej 4.1% në 4.2%, Google Chrome nga 2.8 në 3.2% dhe Opera nga 2 në 2.2 %. Megjithëse një e dhjeta e përqindjes mund të tingëllojë pak, shumëzimi i saj me miliona përdoruesit e shfletuesve përgjatë internetit, nënkupton numra mjaft të madh të njerëzve. Firefox ka kaluar një moment historik gjatë kësaj vere, me çrast ka shpalosur versionin e ri Firefox 3.5 si zëvendësues të versionit 3.0. Versioni i ri edhe më tej nxit ambiciet e Mozilla-së për të avancuar teknologjitë e uebit me veçori të reja, si JavaScript më të shpejtë dhe video të integruar.
Microsoft ka lëvizur para me IE8 më herët gjatë këtij viti, por IE6 është ende versioni udhëheqës i shfletuesit të Microsoft, i cili përcillet në vendin e dytë nga IE7.
Pavarësisht rritjes së përdoruesve të IE8 nga 15.1 në 16.8%, IE6 dhe IE7 kanë pësuar rënie në numër të përdoruesve.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1346. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1346

Lifebook P8110: i Holl i Lehte Dhe i Mir Sot Fujitsu lajmëroi të gjithë konsumatorët për hedhjen e laptopëve më të ri në treg, përkatësisht modelit të fundit të prodhuar nga kompania, Lifebook P8110, kombinim i fundit i lëvizshmërisë dhe dizajnit elegant në një format të vogël.
Ky model është i dedikuar për përdoruesit e biznesit që udhëtojnë shpesh si dhe ky model vjen si një zëvendësim i lëvizshëm, i lehtë dhe i fuqishëm për kompjuterin desktop. Lifebook P8110 i ka po ato tipare – i hollë dhe përshtatet në pothuajse çdo thes, ofron pavarësi të shkëlqyer dhe bateri të fuqishme deri në shtatë orë, dhe një numër të pakufizuar të opsioneve për lidhjen në rrjet dhe atë të sigurisë.
Ky është njëri ndër kompjuterët më të vegjël i cili ka një ekran prej 12 inç dhe peshon vetëm 1,4 kilogram.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1343. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1343

Si do të duhej të duket Golf VII Golfi i gjeneratës së gjashtë thjesht ende nuk është ftohur në treg, e nga prodhuesi Volkswagen kanë filluar të arrijnë paralajmërimet për trashëguesin e tij.
Golfi i ri është paraqitur para afërsisht një viti, mirëpo gjermanët po punojnë pareshtur në trashëguesin e tij, dhe këtë, siç kemi shkruar edhe ne, na e kanë zbuluar para disa ditësh pa hiri. Në video materialin promovues të konceptit të tyre ekologjik L1 në prapavijë janë parë disa dizajnues duke punuar në formësimin e konceptit, siç duket, gjeneratës së re të Golfit. Volkswagen ka reaguar dhe nga faqet e saja ka larguar segmentin e përmendur të videos, mirëpo portali automobilistik britanik AutoExpress ka arritur të na e përgatis pamjen se si në fund automjeti do të duhej të dukej. Supozohet se Golfi i ri do të duhej të debutojë në vitin 2012.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1338. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1338

Vidhen mijëra llogari të përdoruesve të Hotmail Microsoft ka konfirmuar se në sulmin e fundit të hakerëve janë vjedhur mijëra llogari të Hotmail, derisa transmetuesi britanik BBC ka marrë listën e mbi 10.000 llogarive të e-mailave të dhënat e të cilave janë bërë publike.
Gjiganti softuerik Microsoft, nën pronësinë e të cilit është sistemi i bazuar në ueb i e-mailave, respektivisht Hotmail, ka deklaruar se ka nisur një hetim ndaj autorëve të krimit.
Sulmi (phishing) përfshin përdorimin e faqeve të rrejshme të internetit të cilat nxisin përdoruesit për të zbuluar të dhënat personale, si llogaritë bankare, llogaritë e përdoruesve dhe të dhënat tjera personale.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1335. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1335

Paraqitet versioni 9 i AVG-së Versioni i nëntë i paketës AVG sjell performansa dukshëm më të mira me një varg mundësish të reja.
AVG ka lansuar versionin 9 të paketës së saj me aplikacione të sigurisë i cili sjell skanim më të shpejtë, nisje më të shpejtë të sistemit dhe një varg avancimesh më të vogla.
Sipas pohimeve të përfaqësuesve të kompanisë koha e skanimit të sistemit do të duhej të ishte deri në 50% më e shpejt krahasuar me versionin e mëhershëm, derisa nisja e sistemit operativ 10 deri në 15% më e shpejt.
Shpenzimi i memories gjithashtu do të duhej të jetë më i vogël për 10 deri në 15%, përderisa është avancuar edhe procedura e instalimit, e cila në vend të 22 ekraneve ka vetëm 11. AVG Internet Security 9 shitet (në SHBA) me çmim prej 50 dollarësh, gjersa AVG Anti-Virus 9 kushton 35 dollarë.
Është paralajmëruar edhe versioni falas, mirëpo ai do të lansohet diç më vonë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1330. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1330

Pushtimi i panjohur i Britanisë Sulmi dhe pushtimi i Britanisë ka qenë një temë që e kanë “përgojuar” komandantë, gjeneralë dhe liderë të ndryshëm përgjatë shekujsh, duke filluar nga Jul Cesari e duke përfunduar te vetë Adolf Hitleri. Të paktën deri më tani, disfatat kanë qenë më të shumta se sukseset në një ndërmarrje të tillë, përgjatë shekujve. Por deri së fundi, një plan i tillë kishte mbetur i panjohur. Bëhet fjalë për një komplot të shekullit të 18 të pushtimit të Britanisë së Madhe nëpërmjet një ushtrie amerikane dhe kjo gjatë Luftës së Pavarësisë. Skema u konceptua nga një gjeneral francez dhe, sipas saj, parashikohej që një forcë prej 10 mijë ushtarësh amerikanë do të sulmonin pikërisht në një moment kur Britania do të ishte e lodhur dhe e shpërqendruar nga lufta amerikane. Një sulm në rrethana të tilla do të ishte i sigurt. Për ta bërë më të sigurt fitoren, gjenerali francez sugjeroi që në forcat sulmuese të përfshiheshin edhe trupa nga amerikanët indigjenë, ose “të egrit” siç i quanin në atë kohë, që do tu kallnin datën britanikëve dhe si pasojë çdo rezistencë do të binte menjëherë. Plani në letër, që sapo është shitur në një ankand në Londër, u konceptua nga gjenerali francez, Charles-François Dumouriez, kur ishte komandant në Cherbourg. Dokumenti thotë ndër të tjera në një shënim në fund të tij se për të bërë bashkë amerikanët që do të kryenin sulmin në Britani ishte shumë e lehtë dhe se sulmi ishte 100% i sigurt nëse trupat do të hidheshin në Britani nga Irlanda. Për sa i përket amerikanëve vendas, ose “nanivëve”, në plan thuhej se ata ishin aq të tmerrshëm në pamje e të fuqishëm e të shkathët në sulm, sa do të trembin dhe do të shpartallonin çdo lloj britaniku që do tu dilte përpara. Skema që është e konceptuar deri në detaje bën fjalë edhe për hollësira në lidhje me logjistikën dhe me vendosjen e trupave amerikane në terrenin armik, si dhe për furnizimet në armatime, ushqime, anije, kuaj dhe aleatët e mundshëm që ishin pro një lëvizjeje të tillë dhe që do ta mbështesnin atë. Një nga taktikat që parashikonte plani në marrjen e ishullit britanik ishte ajo e maskimit të luftëtarëve indigjenë si fantazma. Pamja e tyre do tu shkaktonte tmerr ishullorëve që do të zmbrapseshin dhe do të rrëzonin çdo lloj rezistence. Edhe pse ky plan është shumë interesant, i detajuar dhe madje deri në atë shkallë sa të përmenden edhe pasojat dhe përfitimeve nga një sulm i tillë, nuk dihet reagimi që patën amerikanët ndaj tij, gjithmonë nëse ata patën mundësi që ta kishin përpara syve. Megjithatë ajo që tashmë dihet është se ishulli britanik është synuar nga shumë pushtues që në më të shumtën e rasteve kanë dështuar në përpjekjet e tyre. Shumë sulme janë materializuar, por ka pasur edhe nga ata, që si në rastin e planit të zbuluar rishtazi, kanë mbetur thjesht tentativa, edhe pse logjikisht e ushtarakisht gjeniale.
Disa nga sulmet ndaj Britanisë
- Operacioni “Sealion” ishte operacioni i Gjermanisë për të sulmuar Berlinin në fillim të vitit 1940. Hitleri e kishte të qartë që me flotën e tij të vogël, për të pasur sukses, duhet që të kishte një flotë ajrore të fuqishme. - Beteja e “Fishguard” shpesh konsiderohet edhe si “sulmi i fundit kundër Britanisë”. Më 22 shkurt të vitit 1797, 1400 trupa revolucionare franceze zbarkuan në Uells. Por kjo ishte tentativë e pasuksesshme, sepse nga ana franceze pati shumë dezertime dhe ushtria e tërë u dorëzua dy ditë pas zbarkimit. - Në vitin 1066, Uilliam Pushtuesi udhëhoqi normandët përgjatë kanalit anglez, për të luftuar me Mbretin Harold në Betejën e Hastingsit. Më 14 gusht, Harold u vra dhe anglo-saksonët ikën. - Në vitin 865, vikingët sulmuan Anglinë e Lindjes dhe marshuan drejt veriut, duke e shndërruar Jorkun në kryeqendrën e vendit. Më pas vijnë shekujt e dominuar nga betejat dhe luftërat e vazhdueshme për fitimin e verilindjes mes danezëve, norvegjezëve, britanikëve dhe skocezëve. - Romakët kanë provuar disa herë që të sulmojnë Britaninë së pari nën Jul Qesarin rreth viteve 55 para Krishtit, që në fakt ishte një dështim, por suksesin ata e arritën në vitin 43 para Krishtit, duke qëndruar në Britani deri në shekullin e pestë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23581. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23581

Të rejat e fundit nga qielli Tornado dhe akuj të thatë në planetin Mars, “damarë” të çuditshëm në Fobos dhe stuhi të mëdha në Saturn
Tornado dhe akuj të thatë në planetin Mars, “damarë” të çuditshëm në Fobos dhe stuhi të mëdha në Saturn
Eklipsi më i gjatë dhe misteret e Diellit
Edhe një herë tjetër, Diellit i është zënë drita nga Hëna: më 22 korrik të këtij viti, në Azi dhe Oqeanin Paqësor ra errësira për shkak të eklipsit më të gjatë të shekullit XXI, i cili zgjati 639 (eklipsi më i gjatë i regjistruar në shekullin e kaluar ishte ai i vitit 1955, që zgjati 708).
Dikur eklipset priteshin shumë nga astronomët, sepse ofronin mundësinë për të studiuar yllin tonë, sepse shkëlqen aq shumë sa nuk mund të shihet me sy të lirë. Në fakt, sot, eklipset janë “një takim” për të pasionuarit, ndërsa studimi i yllit arrihet përmes teleskopit.
Përvëlues
Pikërisht një prej satelitëve më modernë, japonezi “Hinode”, ka arritur të zgjidhë një prej mistereve më të mëdha që mbështillte yllin tonë. Pse temperatura e atmosferës më të jashtme, kurora e Diellit, është 10 milionë gradë Celsius, ndërsa ajo më e brendshmja është disa mijëra? Mesa duket, shkaku lidhet me “nanoflare”-t, ose shpërthimet diellore me përmasa të vogla, që deri më sot, askush nuk kishte qenë në gjendje ti shihte. Fatmirësisht arriti ti shihte sateliti “Hinode”, i cili zbuloi se nga Dielli ngrihen “spërkatje” që formojnë rryma të forta. Këto të fundit, krijojnë “tuba magnetikë”, të quajtura “coronal loop” (gypa koronarë), që shtrihen miliona kilometra larg nga sipërfaqja diellore, duke i dhënë jetë një “guaske” prej materiali shumë të rrallë, me temperaturë disa miliona gradë.
Prova: Kemi qenë në Hënë
Sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e NASA-s po fotografon sipërfaqen e Hënës me rezolucionin 1 m, që të gjejë vendin më të përshtatshëm për të ndërtuar një bazë. Sonda ka fotografuar edhe format e Hënës të misioneve të mëparshme, duke përgënjeshtruar ata që nuk pranojnë se njeriu ka qenë në Hënë.
Apollo 11
Forma: Shqiponjë (1969)
Vendi: Deti i Qetësisë
Apollo 14
Forma: Antares ose “zemra e Akrepit” (1971)
Vendi: Terrenet e larta të Fra Mauro-s
Apollo 15
Forma: Falkon (1971)
Vendi: Pllaja e “Hadley”-t
Apollo 16
Forma: Orion (1972)
Vendi: Terrenet e larta të Deskartes
Apollo 17
Forma: “Sfiduesi” (1972)
Vendi: Lugina “Taurus-Littrow”
Vrima të zeza dhe meteorë: misteret e Marsit
Akuj të thatë që “avullojnë”, meteorë dhe misteri i metanit. Këto janë disa prej fenomeneve të studiuara gjatë muajve të fundit nga misionet e vazhdueshme në planetin Mars. Një prej fotove më spektakolare është ajo e fotografuar nga sonda e NASA-s, “Mars Reconnaissance Orbiter” në Polin Jug të planetit: në këtë foto dallohet lehtë prania e disa njollave të zeza misterioze. Mendohet se janë pasojë e një fenomeni stinor: gjatë dimrit, në pole, anhidridi karbonik i atmosferës së dendësuar krijon një shtresë të trashë “akulli të thatë”. Hapësirat e zeza prodhohen nga pluhurat e rëna mbi sipërfaqe (ndoshta të ndihmuara nga gazet), përmes të çarave në akull, të cilat zhyten më pas thellë nga erërat, që në imagjinatën tonë fryjnë nga e djathta në të majtë.
I sterilizuar?
Sondat vazhdojnë të studiojnë edhe një mister tjetër, atë të metanit. Në fakt, ky gaz është gjetur edhe në atmosferën e planetit. Gjithsesi mister mbetet jo vetëm prejardhja e tij, por edhe mënyra se si ky gaz shkatërrohet me një ritëm, të paktën 600 herë më të madh se sa pritet. Shkaku është i dyshimtë, megjithatë mendohet të jetë prania e peroksidit të hidrogjenit (uji i oksigjenuar) në ajër. Nëse kjo do të vërtetohej, ambienti i planetit Mars do të ishte “i sterilizuar” dhe pa jetë. Për ta mbyllur, roboti “Opportunity” gjeti një meteor të rënë 3 miliardë vjet më parë: ekzistenca e tij do të vërtetonte se, atëherë atmosfera e planetit Mars ishte më e dendur se sa sot, sepse në të kundërt meteori do të kishte rënë më shpejt dhe do të ishte shpërbërë në përplasje.
Vrazhda nga tornadot
Sipërfaqja e planetit Mars është përshkuar nga shumë tornado (të quajtura “dust devil”) që janë fotografuar nga satelitët në orbitë (fotoja e madhe) dhe robotët që lëvizin në sipërfaqe (fotot e vogla me numra). “Dust devill” janë vorbulla të ngjashme me ato që formohen në planetin Tokë: kur Toka, duke u ngrohur gjatë ditës, ia transferon nxehtësinë ajrit që qëndron përmbi, kjo shtresë e ajrit ngjitet lart, ndërsa shtresa e ftohtë që ka qëndruar lart, zbret poshtë. Më pas “qeliza” fillon të rrotullohet, por kur ka erëra horizontale dhe lëviz për shumë kilometra para se të humbasë qëndrueshmërinë.
Objektivi i fundit: Hëna e Marsit
Fobos është Hëna më e madhe e planetit Mars, me një diametër maksimal që arrin deri në 27 kilometra. Për astronomët është një objekt misterioz, duke filluar që nga “damarët” që e rrethojnë në të gjitha anët. Për shumë kohë janë hedhur hipoteza se është krijuar nga materiali i lëshuar gjatë përplasjes me një asteroid, por sot mendohet se janë rezultati i depozitimit të gazrave të planetit Mars, të shpërndara nga meteorët e rënë mbi planetin e kuq. Së fundmi, mendohet se Fobos, përbëhet nga një aglomerat blloqesh shkëmbore i mbuluar nga një shtresë pluhuri e trashë 1 metër dhe se e ka prejardhjen nga “familja” e asteroideve.
Misioni rus
Për ta studiuar është parashikuar një mision rus, “Phobos Grunt” që do të niset në Mars këtë muaj (ose në vitin 2011 në rast se ka probleme) dhe do të marrë një kampion për ta sjellë në Tokë. Në bord do të jetë i pranishëm edhe një bakter (Deinococcus radiodurants) i quajtur “Conan”, për shkak të rezistencës së tij ndaj rrezatimeve: do të shohim nëse është në gjendje ti rezistojë udhëtimit.
Satelitë të rinj dhe stuhi metani
Nuk mungojnë edhe të rejat nga Saturni. Si fillim, është zbuluar një Hënë e re, falë hijes së saj, e gjatë 41 kilometra. Hëna është vënë re mbi unaza gjatë javëve të fundit. Ky satelit i ri e çon në 60 numrin e atyre të njohur, edhe pse pjesa më e madhe e këtyre satelitëve nuk kanë përmasa të mëdha dhe po diskutohet nëse të klasifikohen vërtet si hëna. Gjithashtu është zbuluar se një Hënë e njohur, “Dafne”, për shkak të parregullsisë së saj në orbitë, krijon një valë të vogël mes unazave të Saturnit.
Stuhi të mëdha
Më në fund ka bërë bujë një qelizë stuhie e zbuluar në “Titan”, Hëna më e madhe e Saturnit, e cila zë një sipërfaqe të ngjashme me atë të Indisë, e krijuar mbi një zonë të thatë. Është formuar nga një re metani, që mendohet se mund të prodhojë sasi të mëdha reshjesh. Fatkeqësisht, deri më tani, në Titan nuk janë parë kurrë reshje të mëdha.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23584. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23584

Ali Pashë Tepelena, burrë shteti apo bandit? E mbajtur vetëm pak ditë më parë në Tiranë, një konferencë ndërkombëtare ka synuar të hedhë dritë mbi këtë figurë historike. Kjo konferencë ishte më shumë një takim që përmes referateve dhe studimeve të mbështetur në dokumente arkivash theksonte rolin e Ali Pashes.
Oliverta Lila
Ali Pashë Tepelena, ende sot e kësaj dite mbetet një figurë e diskutueshme për historinë shqiptare. Informacionet e deri më tanishme kanë ardhur nga botimet e librave me shënime e kujtime të udhëtarëve bashkëkohës të tij apo të pak viteve më vonë. Kryesisht në përshkrimet e tyre, me në krye Pukëvilin, veç drejtimit të Pashallëkut, flitet për një Ali Pashë Tepelenë mizor e kriminel. Cili ishte Ali Pasha, shtetar apo bandit? Një konferencë ndërkombëtare e organizuar pak ditë më parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë, është nxitur nga qëllimi për ti “gjetur” vendin e duhur kësaj figure. Organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bajronit, Instituti i Historisë dhe universiteti “Ufo”, kjo konferencë ishte më shumë një takim që përmes referateve dhe studimeve të mbështetur në dokumente arkivash theksonte rolin e Ali Pashës si burrë shteti, ndonëse gjatë konferencës u debatua për këtë përcaktim ndaj tij. “Ndonëse Ali Pasha nuk kishte simbolet e një shteti (flamurin dhe himnin e tij) studimet e fundit e nxjerrin Pashallëkun e tij si një shtet të pavarur në fillesat e veta. Mjaft kumtesa të mbajtura në këtë konferencë e vërtetojnë rolin e tij si burrë shteti. Qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ndërkombëtare që nuk vareshin nga Porta e Lartë, të drejtimit të Pashallëkut, të politikës ekonomike, tregtare, arsimore e fetare që ndoqi brenda Pashallëkut të tij, tregojnë aftësitë e një burrë shteti dhe të drejtat ligjore që i kishte dhënë vetes. Librat që na kanë ardhur nga bashkëkohësit e Ali Pashës dhe pak vjet pas tij, nuk kanë qenë të mbështetur në dokumente. Për më tepër, përveç librave të Sabri Godos dhe Irakli Koçollarit, te ne mungojnë studimet e mirëfillta historike”, shprehet profesor Afrim Karagjozi, organizator i konferencës. Referuar mungesës së studimeve, Karagjozi vë në dukje se ka ende dokumente që duhen parë për ti dhënë vendin e duhur Ali Pashës. Për këtë ai përmend se vetëm pak kohë më parë, në Greqi janë botuar katër vëllime që përmbajnë më shumë se 1400 letërkëmbime me personalitete të kohës dhe dokumente të tjera që, sipas tij, hedhin dritë mbi këtë figurë. Të njëjtit mendim i qëndron edhe studiuesi Dritan Egro. Duke folur për fillimet e nacionalizmit shqiptar, që sipas tij i ka fillesat në Pashallëqet shqiptare e jo në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, referuar një letre të datës 29 nëntor 1828, drejtuar pjesëtarëve të elitës shqiptare të kohës, Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) i drejtohet Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit (një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ali Pashës), Veli bej Grebenesë dhe krerëve të tjerë shqiptarë të viseve të jugut të Shqipërisë, dhe u propozon që ata të mos merren me shtypjen e kryengritjes greke, siç ishin urdhëruar nga Porta e Lartë, por u kërkon që të takohen në qytetin e Beratit “për të diskutuar për avenirin e Shqipërisë, Egro shpjegon se veç marrëdhënieve ndërkombëtare, Pashallëku i Janinës ishte një institucion që kishte vendosur urat e njohjes dhe komunikimit mes elitës shqiptare. Por gjithsesi, ai sugjeron një studim të plotë të dokumentacionit për të arritur në përfundime historike. I ftuar i kësaj konference ka qenë edhe akademiku rus, Gregory Arch, i cili ka folur mbi marrëdhëniet sekrete të Ali Pashë Tepelenës me Rusinë, si një dëshmi e politikës së jashtme të pavarur të Ali Pashë Tepelenës. Dr. Irakli Koçollari është ndalur mbi rolin që duhet të ketë në historiografi Ali Pasha; proto-nacionalizmin dhe efektet e tij në formimin e identiteteve kombëtare në pashallëkun e Janinës janë trajtuar nga studiuesi Dorian Koçi, Dr.Ramiz Zeka mbajti një kumtesë mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës nëpërmjet dokumentacionit turk dhe arab, studiuesja turke, Noura Bozbora, e ka parë figurën e Ali Pashës në periudhën republikane në Turqi, heraldika si element shtetformues është trajtuar nga studiuesi Gjin Varfi, ndërsa studiuesi nga Kosova, Shkëlzen Raça, është ndalur në marrëdhëniet e Ali Pashës me komunitetet e tjera në Pashallëkun e tij. “Grupi akademik i konferencës do të bëjë përçapje në të ardhmen që ta nxisë shtetin shqiptar të bëjë diçka më shumë se monumenti që ka vënë në Tepelenë. Kjo figurë historike duhet të reflektohet ashtu si i takon edhe në tekstet tona të historisë të çdo niveli”, shprehet karagjozi. Referatet e kësaj konference do të botohen në një vëllim anglisht dhe shqip.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23575. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23575

Erich Schmid: Google dje, sot dhe nesër Erich Schmid është “truri” i “Google” dhe zyrtarisht shefi ekzekutiv i kompanisë shumë të suksesshme që ka revolucionarizuar botën e internetit. Ai rrëfen për të shkuarën, të ardhmen dhe luftën e kësaj marke për të qenë gjithmonë numri 1 në treg
“Google” ka 10 vjet në treg, pra që nga viti 1998. Si ka evoluar që nga ajo kohë dhe ku mendoni se do të jetë pas 10 vitesh?
Pa dyshim që ka shumë gjëra që kanë ndryshuar. Fillimisht stafi ynë përbëhej nga 200 vetë, ndërsa sot nga 20000. Ky është një tregues shumë i mirë ndryshimi, që po të zbërthehet në fakt përmbledh gjithë ndryshimet në këto 10 vjet. Por, pavarësisht përmasave tona të shtuara, ne kemi mbetur shumë të thjeshtë dhe informalë. Marrëdhëniet në kompani i kemi të tilla që nuk ka pengesa komunikimi mes punonjësit më të thjeshtë dhe titullarit më të lartë. Ka shumë raste kur takohem nëpër korridore me njerëz që më flasin për problemet e tyre, më kërkojnë zgjidhje, apo bëjnë sugjerime. Dhe prej korridorit përfundoj në studiot e inxhinierëve apo në zyra të tjera të godinës. Jemi si një familje e madhe, ku gjëja më e rëndësishme është puna dhe e mira e saj, ndaj nuk ka hierarki, sepse të gjithë duan të bëjnë dhe bëjnë më të mirën. Kemi mbetur ata që kemi qenë për sa i përket vlerave në të cilat kemi besuar që në fillim. Jemi gjithë kohës të përqendruar në pasionin tonë për të vazhduar përmirësimin e vazhdueshëm të motorit të kërkimit, për ta pasur atë më të mirin në botë. Sigurisht e dimë se për të realizuar ëndrrat tona jemi ende larg, por e rëndësishme është se të gjithë punojmë shumë, duke mos hequr kurrë dorë nga ëndrrat. Një tjetër vlerë e madhe është debati, debati mbi çdo gjë, çdo problem, apo çdo risi. Jemi në kërkim të vazhdueshëm të atyre gjetjeve që përbëjnë zbulimet në fushën tonë dhe që e çojnë përpara teknologjinë. Mundohemi të krijojmë ambientin e nevojshëm për “mbirjen” e ideve të mëdha. Në radhë të parë kemi krijuar një ambient pune pa stres, ku njerëz shumë të aftë janë të lirë të punojnë në oraret që duan dhe të kenë përreth objektet që duan. Për sa i përket së ardhmes, një nga gjërat për të cilat ia vlen të shqetësohesh është fakti se ndërsa “Google” rritet, a do të arrijë vallë të jetë vazhdimisht koherente dhe novatore? Është fakt se të rritesh do të thotë shpesh që të mbetesh shumë konservativ, pra të ruash vlerat e krijuara dhe të vazhdosh në atë drejtim për një kohë të gjatë derisa të dalë një tjetër kompani, me një ide të re e të të përmbysë. Zakonisht kur arrin njëfarë pjekurie, në vend që të vazhdosh të ndërmarrësh hapa të mëdha, ndërmerr hapa të vegjël e të kujdesshëm, çka në njëfarë mënyre të frenojnë. Por kjo në fakt është një rrugë që nuk të çon askund. Novacioni i vërtetë është i bërë bashkë me guximin dhe me veprimin radikal, madje ndonjëherë aq radikal dhe me aq risk sa të duket se po të rrëshqet toka nën këmbë. Unë personalisht preferoj më shumë që të provoj diçka e të dështoj se sa të mos provoj asnjëherë dhe të mbetem në të vjetrën. Por sigurisht që përgjithësisht ndodh e kundërta, pra njerëzit janë konservatorë dhe guxojnë shumë pak. Ku e shoh “Google” pas 10 vitesh? Kjo është e vështirë që të thuhet, sepse ndryshimet ndodhin shumë shpejt, dhe është e vështirë që të parashikosh teknikisht se ku do të jenë gjërat, por ndërmend më vjen ligji i Moore, sipas të cilit kapaciteti kompjuterik dyfishohet çdo 18 muaj. Ndaj për një 10-vjeçar kompjuterët duhet të jenë qindra herë më të fuqishëm se tani dhe sigurisht edhe shumë shumë më të lirë. Kjo hap mundësi të pafund për një kompani me inxhinierë të zotë. Mendoni për shembull një çast për telefonat celularë. Ata janë shndërruar në elementë po aq të fuqishëm sa kompjuterët dhe brenda disa vitesh mund të ndodhë që telefoni celular të zëvendësojë laptopin. Pra nuk mund të them asgjë për perspektivën 10-vjeçare. Cila është kompania që përveç “Google” e admironi më shumë dhe përse? Admiroj shumë “Apple”. Ata janë tërësisht të përqendruar për të prodhuar produkte të jashtëzakonshme dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për këtë. Jam gjithashtu një admirues i britanikut, Riçard Branson dhe vëmendjes së tij ndaj përvojës së konsumatorëve. Unë kam jetuar dhe punuar për 20 vjet me radhë në Silicon Valey, që është edhe truri i teknologjisë amerikane dhe kjo përvojë më ka bërë që të shoh me shumë admirim të gjitha tentativat e të rinjve, që përpiqen të sjellin risi dhe të bëhen dikush në tregun e vështirë të teknologjisë kompjuterike. Kam fjalët më të mira për “Twitter”, “Facebook”, “YouTube” dhe shumë shumë të tjera.
A mendoni që “Google” është një mungesë në industrinë e shtypit të shkruar? A mendoni se gazetat janë një “fenomen” në zhdukje?
Ajo çka po vëmë re me krizën aktuale të industrisë së shtypit të shkruar është lufta me teknologjinë e vjetër dhe adaptimi me një botë të re dhe pa shumë rregulla të përcaktuara. Sigurisht që teknologjia e re ka qenë shkatërrimtare për shumë industri për breza e breza të tërë dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe me lajmet. Kështu për shembull, gazetat goditjen e parë për sa i përket rënies së tirazhit të shitjeve e morën me shpikjen e radios dhe më pas televizionit. Tani që ekziston edhe interneti, me të gjitha paketat informative që ofron, arsyet e blerjes së shtypit të përditshëm janë pakësuar shumë. Por mendoj se ka disa mënyra për të funksionuar edhe ne, pra interneti, edhe industria e shtypit të shkruar. Ja disa prej tyre: Së pari do të rendisja personalizimin e lajmit, ose gazetat nga ofrimi i thjesht lajmeve duket që të ofrojmë më shumë histori, kërkime, sondazhe dhe foto, pra duhet të japin atë informacion që nuk gjendet në ekran, apo në internet. Duhet që ta bëjnë mundësinë e pasjes së brendisë së tyre të mundshme në çdo moment, për shembull duke e integruar atë në platformat celulare. Një tjetër mënyrë është konsiderimi i gazetarisë si një dialog mes dy personash, përdorimin e blogjeve dhe të gazetarisë personale njerëzore, si në rastin e ngjarjeve në Iran, ku ata që informuan për sapo ndodhte në rrugët e Teheranit ishin qytetarët përmes filmimeve personale në celularët e tyre dhe blogjeve të internetit. Kujtojnë se qeveria i ndaloi të gjithë gazetarët që të informonin botën për sa po ndodhte në vendin islamik pas zgjedhjeve presidenciale. Mendoj që forumet janë shumë të rëndësishme dhe ekspozimi i mendimeve dhe opinioneve të sa më shumë njerëzve për subjekte të caktuara ka vlerë të jashtëzakonshme.
“Kompjuteri” shihet si e ardhmja e teknologjisë kompjuterike, por ka shumë nga ata që nuk janë të bindur në lidhje me masat që do të ndërmarrin në këtë rast kompani të ndryshme për sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Si mendoni se ruajtja e këtyre të dhënave do të bëhej në mënyrën më të mirë?
Së pari, dua të them se kompjuteri është e ardhmja dhe shqetësimi që njerëzit, me të drejtë, kanë për këtë lloj teknologjie, është i kuptueshëm. Ka njerëz që duan ta shohin me sy serverin e kompjuterit të tyre për të besuar se materialet që hedhin në të janë të sigurta. Është pak a shumë si me sistemin bankar. Fillimisht njerëzit mendonin se paratë e tyre ishin më të sigurta nën jastëk se sa në një bankë, të cilën nuk mund ta kontrollonin çdo ditë, por të gjitha sistemet dhe rregullat që pasuan e përmbysën këtë ide. E njëjta gjë ndodh edhe me kompjuterin. Ne kemi ndërtuar dhe vazhdojmë që të ndërtojmë një mbrojtje të madhe për sa i përket të dhënave personale dhe mbrojtjes nga pirateria apo hakersat. Kompjuteri i ri do të sigurojë jo vetëm informacionet dhe të dhënat tuaja sensitive, por nga ana tjetër do të mundësojë edhe ruajtjen e materialeve në mënyrë të vazhdueshme dhe të rikthyeshme.
A mendoni se bizneset, shpesh, mbivlerësojnë aftësinë e internetit për të gjeneruar të ardhura, veçanërisht kjo edhe falë faktit se shumë nga përdoruesit janë pa pagesë?
Kjo ka qenë pak a shumë e vërtetë në fillim me shumë kompani që lançonin biznese interesante e me emra po interesantë, por pa një mundësi reale për të bërë para. Në fakt, sfida e reklamave on-line është shumë e madhe për kompanitë që bëjnë reklama dhe me kalimin e kohës ata e kanë kuptuar që për një rezultat në këtë lloj reklamimi duhet më shumë kohë se në rastin e medias së shkruar, apo asaj televizive. Sigurisht që janë të shumtë ata që janë tërhequr nga ky lloj reklamimi, por një pjesë e mirë, ata që janë vërtet të fuqishëm dhe që mbi të gjitha kanë pasur durim vazhdojnë që të përfitojnë dhe të vjelin frytet e kësaj pune. Por reklama në internet ka specifikën e vet dhe nuk mund të konceptohet si reklamat në shtypin e shkruar, apo TV. Ata që ia kanë marrë dorën specifikave të kësaj reklame janë vërtet më të zotët në këtë fushë dhe ia kanë parë rezultatin pozitiv. Nuk duhet harruar se rrjeti është një platformë jashtëzakonisht e fuqishme dhe mbi të gjitha është ardhmëria e reklamimit të bizneseve, produkteve dhe kompanive. Mjafton të pyesësh AMAZON apo Ocado për të kuptuar se sa me vlerë janë për bizneset të gjitha reklamimet që janë bërë tek ato. Për sa i përket “Google” ne lançuam një produkt me pagesë që quhet “Google Check Out”, i cili mundëson futjen dhe shfaqjen e reklamave në rrjet në një mënyrë shumë të “tretshme” nga publiku. Sigurisht që në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë dhe ky aspekt është në vëmendjen tonë të vazhdueshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23578. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23578

Topi: Duhet dialog pozitë-opozitë Marrëdhënia e krisur mes pozitës dhe opozitës ka marrë dje vëmendjen e kreut të shtetit, Bamir Topi. Gjatë konferencës së shtypit, pas takimit me homologun çek, Topi u bëri një apel forcave politike kryesore. “Natyrisht që marrëdhëniet politike në një vend që frymëzon integrimin janë shumë të rëndësishme. Vendi, sikurse çdo vend tjetër demokratik, ka nevojë për një marrëdhënie institucionale mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëkuptohet që thirrja frekuente është për këtë lloj bashkëpunimi, i cili është jetik për të ardhmen e vendit. Ka mjaft çështje, edhe në retrospektivën e afërt, ku përtej mosmarrëveshjeve janë arritur konsensuse të rëndësishme”, deklaroi Presidenti Topi. Duke vënë theksin te bashkëpunimi, kreu i shtetit theksoi se sa më i rëndësishëm të jetë ky bashkëpunim, aq më i lehtë është procesi i integrimit. Presidenti theksoi se “ajo që kërkohet nga Europa e bashkuar është vazhdimi i reformave dhe në mënyrë të veçantë i reformës në fushën e drejtësisë. Patjetër që kërkohet bashkëpunim, jo thjesht politik, por edhe formal, për të arritur numrin e nevojshëm të konsensusit për të miratuar reformat e mëdha në drejtësi”. Topi shprehu bindjen e tij se nuk do të ketë asnjë lloj pengese, dhe askush sdo të ketë kurajo të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në vlerësimin e Topit, integrimi është një proces i sigurt, i cili do të finalizohet me sukses. Këtë koment mbi situatën politike në vend Presidenti e bëri gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi në Pallatin e Brigadave, së bashku me homologun e tij çek, Vachslav Klaus. Duke u ndalur më pas te takimi me Presidentin çek, kreu i shtetit theksoi se biseda e tyre është përqendruar në çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve. Me Presidentin çek, tha Presidenti Topi, kemi folur relativisht gjatë edhe për çështjet e zhvillimeve rajonale, pra të rajonit ballkanik, duke u fokusuar kryesisht në çështjen e Kosovës dhe të ardhmes së saj. E informova Presidentin Klaus, vijoi Topi, për stabilitetin e institucioneve të Shqipërisë, për aspiratën integruese të Shqipërisë. Po kështu edhe Presidenti çek, nga ana e tij, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Ai tha se “erdha këtu për të treguar interesin e republikës çeke për rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. Ne jemi të interesuar për marrëdhëniet politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe turistike gjithashtu. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të kemi përpara një program intensiv, të cilin presim me padurim ta përmbushim”. Duke u ndalur te çështja e vizave, një shqetësim madhor për shqiptarët, Presidenti çek theksoi se “me Presidentin Topi diskutuam për regjimin e vizave, i cili duhet të përmirësohet dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu diskutuam dhe një çështje tjetër, e cila është e rëndësishme, për një linjë direkt avionësh mes Tiranës dhe Pragës. Fluturimi direkt do të mundësonte dhe takime të tjera me Presidentin Topi”, tha kreu i shtetit çek. Gjithashtu Klaus shprehu mbështetjen e vendit të tij që edhe Shqipëria shumë shpejt të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ai bëri të ditur se e ka ftuar Presidentin shqiptar, Bamir Topi, për një vizitë zyrtare në Çeki.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23567. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23567

Opozita të kontribuojë për reformat Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi dje mbledhjen e grupit parlamentar për të riftuar opozitën të kthehet në Kuvend. Gjithsesi, kreu i qeverisë nuk tregoi shenja të një ndryshimi në qëndrimin e tij për të mos hapur kutitë e votimit në qarqet e kërkuara nga opozita. Punimet e Kuvendit kanë afërsisht një muaj që kanë nisur dhe mungesa e debatit mes mazhorancës e opozitës vihet re dukshëm, pasi kjo e fundit ka zgjedhur skemën e bojkotit deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara. Berisha i kërkoi opozitës të dëshmojë realisht nëse është “pro” liberalizimit të vizave për shqiptarët apo kundër saj. Sipas shefit të qeverisë, nëse opozita është pro këtij procesi ajo duhet ta dëshmojë atë me praninë në Kuvend dhe me kontributin e saj për kryerjen e reformave të nevojshme. Po kështu, Kryeministri i ka lënë opozitës dorë të lirë për të kontribuuar në përmirësimin e Kodit Zgjedhor. “Liberalizimi i vizave do të bëhet. Ne do të plotësojmë të gjitha kushtet dhe kriteret, por është në interesin më të mirë të opozitës që të dëshmojë me praninë e saj se nuk është kundër këtij procesi, se është në mbështetje të këtij procesi. Është gabim tia lësh të gjithë meritën njërës palë. Të urdhërojë, sepse kanë shansin për të kontribuuar në këtë proces”, tha Berisha. Kryeministri i bëri thirrje opozitës ta ndërpresë bojkotin dhe të paraqitet në Kuvend, por nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse e pranon apo jo hapjen e kutive të votimit. Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për tua bërë të qartë deputetëve qëndrimin në raport me opozitën. Veç apelit për të marrë pjesë në Kuvend, Berisha nuk hezitojë ti bëjë edhe disa premtime opozitës, si ndryshimin e Kodit Zgjedhor, apo edhe se do të dëgjonte me çdo kusht zërin e socialistëve në Parlament. Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, deklaroi edhe njëherë se kryefjalë e qeverisjes së tij do të jenë sërish reformat, kryesisht në zbutjen e varfërisë në vend dhe rritjen e eficensës së fondeve të administratës lokale. Lidhur me këtë, Kryeministri garantoi se qeveria do të rrisë grantin për vendorët. Qëndrimi i Kryeministrit për rritjen e fondit për bashkitë dhe komunat erdhi pas akuzave të Edi Ramës, se qeveria po pengon grantet për pushtetin lokal. Berisha premtoi se do të financojë çdo projekt të vendorëve dhe se do të rrisë grantet për ta. Por, siç paralajmëroi kreu i qeverisë, asnjë fond nuk do të shkojë për fryrje të administratës. Në mbledhjen e deputetëve demokratë, Berisha theksoi se reformat kërkojnë dhe e kanë të nevojshme oponencën në Parlament, ndërsa premtoi se zëri i opozitës do të dëgjohet me seriozitetin më të madh. “Në ato rekomandime të OSBE-ODIHR-it, opozita do të ketë zë kryesor”, u shpreh Berisha. Në mbledhjen e djeshme të grupit të Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje se qeveria parashikon një skemë të re në ndihmë të të varfërve, pasi, sipas tij, po abuzohet masivisht me ndihmën ekonomike. Kryeministri premtoi se do të nxjerrë çdo familje nga mjerimi. “Do nxjerrim çdo familje nga varfëria. Do të përgatisim një skemë të re për të varfrit”, u shpreh Berisha para deputetëve demokratë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/politike/opozita-te-kontribuoje-per-reformat.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/politike/opozita-te-kontribuoje-per-reformat.html

I penduari Coli, pesë orë para gjykatësve I penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, dëshmoi dje për mbi 5 orë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke treguar një pjesë të veprimtarisë kriminale të bandës ku bënte pjesë. Pas 85 seancave të shtyra, Coli ka mundur të rrëfejë katër episode të ngjarjeve kriminale në qytetin e Durrësit, duke filluar nga njohja me Lul Berishën, tentativën e vrasjes së Marsel Sotirit dhe plagosjen e tij. Megjithatë, në seancën e djeshme avokatët e të akuzuarve të Bandës thanë se dëshmia e Colit nuk mund të merret parasysh për shkak të paqëndrueshmërisë së tij mendore dhe i kërkuan gjykatës ekspertim psikik të tij. Por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila vijoi seancën me dëshminë e plotë të Colit. Ai ka zbuluar para gjykatësve pas një maratone të gjatë pyetjesh dhjetëra krime, zanafillën dhe zbatimin e tyre. Mësohet se dëshmia e Colit ka nisur me episodet e vitit 1998 në momentin kur së bashku me të fejuarën e tij është plagosur nga anëtarë të tjerë të bandës. Ai ka shpjeguar në detaje si u njoh me Lul Berishën dhe si u përça Banda e Durrësit. Në rrëfimin e tij përfshihen vrasje të bujshme, pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të bandës. Dëshmia e tij u ndërpre në momentin që Coli u tha palëve në proces se ishte i lodhur. Gjatë gjithë kohës që dëshmonte në gjykatë, dhjetëra forca speciale të policisë kanë rrethuar godinën e gjykatës.
Dëshmia Në fillim të seancës së djeshme gjyqësore, të gjitha palët ishin prezente në sallën e gjyqit, teksa kreu i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, i dha fjalën prokurorit Anton Martini që të zhvillonte seancën e pyetjeve me të penduarin Adriatik Coli. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa Coli ka filluar të tregojë momentin e ikjes së tij në Itali. Sipas burimeve brenda gjykatës, Coli ka treguar se ka ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, pasi ka qenë bashkautor në këtë vrasje. Në Itali ka qëndruar 4 muaj, ndërsa i ka treguar prokurorit se kishte marrë vesh që kishin ardhur persona për ta eliminuar. Më pas tha se ka ardhur në Shqipëri dhe të paraqitet para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat ka qenë pjesëmarrës. Duke treguar peripecitë për ardhjen në Shqipëri, Coli e ka zhvendosur dëshminë te jeta e tij gjatë viteve 1990 dhe ikjes së tij në Itali. Pasi ka treguar disa krime që ka realizuar gjatë vitit 1991 në Itali, i penduari ka vazhduar se gjatë vitit 1995 ka shkuar në Gjermani për të transportuar heroinë, ku edhe ishte kapur dhe dënuar me 4 vjet burg. Në muajin dhjetor të vitit 1997, është kthyer në Shqipëri dhe komshi me të ishte Lulzim Berisha. Coli është pyetur deri në detaje nga ana e prokurorit Anton Martini dhe më pas ka treguar njohjen me Lul Berishën gjatë një plagosjeje. Coli ka treguar se Luli nga mesi i verës të vitit 1998, filloi ndërtimin e një shtëpie në një truall të cilin e zuri pa leje, ndërsa fillesa e njohjes së tyre datonte në vitin 1994, pasi Lul Berisha ka qenë në Rimini dhe kishte shkuar në Monza me një femër që punonte si prostitutë.
Futja në bandë Coli ka rrëfyer se në vitin 1998, Lul Berishën e qëllojnë me kallashnikov te shtëpia e tyre. Më pas rezultoi se e kishte qëlluar Dritan Sallaku dhe Ilir Nela. Luli e ngarkon Coli me një detyrë, teksa i thotë se duhet të shkonte në Tiranë për të marrë një automjet i cili u duhej për të eliminuar Dritan Sallakun. Coli rrëfeu dje se Lul Berisha, Klodian Saliu, Plaurent Dervishaj dhe të tjerë u nisën për të eliminuar Sallakun dhe pas 10 minutash ata ishin kthyer me shpejtësi dhe Luli ia bëri me dorë nga makina që Coli të ikte. Pas kësaj ngjarjeje Coli tha se kishte marrë vesh se ishte vrarë Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Gim Rexhepi. Kështu rrëfeu i penduari momentin e futjes në bandë për të dalë prej andej pas një dekade me një rrëfim të gjatë ku tregon të gjitha episodet e ngjarjes.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23572. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23572

Kuvendi ska numrat, Topalli shtyn ligjet Brishtësia e mazhorancës së dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, në mungesë të opozitës në sallën e Kuvendit ka filluar të japë shenjat e para. Parlamenti dje “xhiroi bosh” teksa diskutoi mbi disa projektligje duke mos arritur dot ti hedhë në votim. Mosprezenca e 71 deputetëve në sallën e Parlamentit e ka detyruar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të mos mbyllë “ciklin” për pesë projektligje, të cilat u diskutuan dhe u mbështetën nga dy grupet parlamentare në sallën e Parlamentit, PD dhe LSI-ja. Për gati një orë e gjysmë, deputetët e mazhorancës janë detyruar ti japin seriozitetin e duhur seancës, duke diskutuar pjesa më e madhe e tyre për projektligjet që kishin mbërritur në seancë nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Komisioni i Punës dhe Shëndetësisë, si dhe nga Komisioni i Jashtëm. Projektligji i cili është diskutuar më gjatë duke u vlerësuar si mjaft i rëndësishëm dhe i mbërritur në një kohë rekord në sallën e Kuvendit pas miratimit të qeverisë së re ishte ai i uljes së moshës së pensionit për minatorët. Gjithashtu, janë diskutuar dhe miratuar parimisht nga komisionet dhe grupet parlamentare edhe disa marrëveshje bashkëpunimi; një me Spanjën dhe një me Çekinë, projektligji për autoritetin rrugor të Shqipërisë, si dhe projektligji për privatizimin e objekteve të rëndësishme. Ajo çka ra në sy në momentet e fundit ishte mungesa e kuorumit në sallën e Kuvendit. Disa deputetë, mes tyre dhe Kryeministri Berisha, zëvendëskryeministri Meta dhe ministri i Financave, Bode nuk kanë qenë në sallë për shkak të angazhimeve të tjera qeveritare. Mungesa e tyre dhe e disa deputetëve e ka detyruar Topallin që të shtyjë votimin e këtyre projektligjeve për në seancën e ardhshme. Gjithashtu, kryeparlamentarja deklaroi se në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur dje, është rënë dakord që për një kohë të pacaktuar seancat parlamentare do të zhvillohen vetëm një herë në javë ditën e enjte. “Ne nuk kemi më nevojë që të bëjmë shumë ligje, siç kemi bërë në katërvjeçarin e kaluar, por kemi nevojë që më shumë sesa një numër të madh ligjesh, të bëjmë ligje të cilësisë dhe të standardeve europiane”, u shpreh Topalli. Të enjten që shkoi, Kuvendi nuk u mblodh në seancë parlamentare, pasi nuk kishte projektligje të miratuara nga komisionet. Këto të fundit u urdhëruan që të punojnë më intensivisht për miratimin e projektligjeve me qëllim që ti kalojnë për votim seancës së ardhshme. Duket se kjo punë e komisioneve nuk ka rezultuar e suksesshme, por përtej kësaj, problemi nuk qëndron te komisionet, por te vetë seanca në të cilën duhet të jenë prezentë të gjithë deputetët e mazhorancës. PD-ja dhe LSI-ja së bashku kanë gjithsej 74 deputetë, numër ky i mjaftueshëm për të miratuar projektligje të thjeshta nëse do të jenë në seancë të gjithë ligjvënësit. Në këtë situatë, nëse një deputet do të mungojë në seancë duhet të mendohet mirë, pasi vota e tij në sensin “politik” vlen shumë më shumë sesa ajo e deputetëve që ishin katër vjet më parë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23564. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23564

La Liga apo Real-Barca? Prej kohësh kampionati anglez ka dy klube që mbizotërojnë dhe pjesën tjetër të skuadrave në duel me njëra-tjetrën
La Liga spanjolle e quan veten si kampionati i yjeve dhe në fakt blerjet e bujshme të verës i përshtaten këtij termi më së miri. Sidoqoftë emrat kumbues të këtyre yjeve mund të mos realizojnë ta bëjnë La Ligan spanjolle si kompeticioni më i mirë në botë.
Tani të gjithë e dinë e shohin se në Spanjë ka dy klube me mbizotërim të plotë, dërrmues, ndërsa të tjerat vijnë më pas, madje shumë larg. Sidoqoftë, do të ishte befasi e këndshme, siç ka qenë gjithmonë dhe kudo, kur fytyra të reja ngrenë trofeun e kampionit.
La Liga sikur nuk i pranon këto dhe jo për “faj të tyrin”. La Liga nisi në janar 1929 dhe në 78 edicione, 50 tituj janë fituar nga Reali dhe Barcelona (31 për Realin dhe 19 për Barcelonën), duke lënë 28 syresh për t’u ndarë, mes Atletiko Madrid (9), Atletik Bilbao (8), Valencia (6), Real Sociedad (2), si dhe Betis, Sevilja dhe Deportivo me nga një titull secila.
Si kudo, edhe në Spanjë gjithnjë ka pasur dy liga të ndryshme: një ajo mes Realit, Barcelonës dhe ndoshta edhe për pak sfiduesve të guximshëm, ndërsa të tjerat, përfshirë në luftë për një vend në Evropë, me shumicën në beteja të përjavshme për të mos zbritur nga kategoria. Pra, asgjë e re deri tani. Por, çështja është: a është kthyer la Liga në një kampionat mediokër tanimë?
Pas katër javëve, Barcelona dhe Reali kanë realizuar secila katër fitore, duke zaptuar fuqishëm dy vendet e para. Biseda sillet rreth rezultateve të habitshme të arritura dhe natyrshëm rreth dy super-yjeve të huaj, Ronaldo dhe Ibrahimoviç.
Zllatan Ibrahimoviçi është debutuesi i parë në historinë e Barsës, që ka shënuar në katër ndeshjet e para radhazi të blu-shegëve. Në këtë vështrim, ngjan se 66 milionë eurot e shpenzuara nga Barsa për të, po dalin investim i frutshëm. Po kështu edhe për Real Madridin: 94 milionë euro vendosën një rekord tranferimi botëror dhe jo vetëm për Realin.
Kristiano Ronaldo në katër ndeshje ka festuar shënimin e pesë golave, duke e bërë futbollistin e parë në historinë e Realit që ka shënuar në secilën nga këto katër ndeshje. Shtypi dhe publiku ngazëllohen nga Ronaldo dhe Ibrahimoviçi, këto si prurje të reja, duke pritur me entuziazëm atë që premton të vijë.
Barcelona deritani ka shënuar 14 gola, përkundrejt 13 të Real Madridit, apo katër më shumë se sa muaji i parë i sezonit të shkuar, të fituar prej tyre. Padyshim, gjithë ky pozitivitet që qe rrethon dy gjigandët spanjollë është real, por ku i lë kjo të tjetët? 12 muaj të shkuara, skuadra e Guardiolës me shumë vështirësi arrinte vetëm barazimin kundër Rasing Santanderit në muajin e parë të sezonit, kurse Reali shkërrmoqej ndaj Depor La Korunjas në ndeshjen përuruese.
Pra, ose Barcelona dhe Reali janë përmirësuar kaq shumë, ose rivalët e tyre nuk janë dhe aq të fortë sa ç’kanë qenë më parë. Në anën tjetër të tabelës ndodhen Vijareali dhe Atletiko e Madridit, përkatësisht në Europa Ligë UEFA dhe Ligë Kampionësh, që tashmë në La Liga, ankthshëm, renditen në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.
Megjithëse jo të shumtë, por ka zëra se La Liga po kthehet si ligat kombëtare në Skoci apo Belgjikë, ku jo më shumë se dy skuadra diskutojnë (me përjashtime të rralla) titullin e kampionit, duke e kthyer kampionatin në një garë dyshe. Në vazhdoftë kështu, do të krijohet një hendek i pamasë mes dy klubeve madhorë dhe të tjerave pa përjashtim.
Atletik Bilbao, zor ta ruajë këtë start, Valencia për katër ditë humbet katër pikë ndaj Sporting Gihonit në shtëpi dhe me Getafen jashtë. Mbetet për t’u ndjekur Sevilja, por edhe ajo mund, në më të mirën, do të jetë i treti më i mirë, shumë larg Real-Barcelonës.
Ndoshta, tani propozimet e UEFA-s për të vendosur një kufi mbi shpenzimet e blerjeve dhe pagat do të merrnin kuptim për të gjitha ligat, aq më shumë për atë që e mbajmë si më të bukurën në botë.
Mishel Platini po përpunon projektin e tij të “fair play administrativ” për të vendosur një lloj etike dhe logjike në biznesin e blerjes, shitjes dhe të pagesës së futbollistëve. Për momentin në Spanjë kemi dy shpenzimtarë të mëdhenj në krye të renditjes, kur të tjerët vijnë pas, dikush më mirë dhe dikush jo.
Florentino Perezi, me rikthimin në presidencën e Realit, ka synimin e deklaruar të “ritkthimit të futbollit spanjoll, si më i miri në botë”, duke zhvendosur nga maja Premier Ligën angleze.
Ai kërkon të zhvendosë edhe orarin e fillimit të ndeshjeve në 14.00 ose 16.00, kjo që kompanitë televizive, nësë duan të transmetojnë Ligën Spanjolle, do të detyroheshin të largoheshin nga ajo angleze, por ky projekt doli i pasuksesshëm deri tani.
Pastaj, ai vazhdoi me blerjen e më të mirëve në Premier Ligë, shih Kristiano Ronaldon dhe Çavi Alonson për të mos përmendur të tjerë si Albeola, apo Raul Albiol me shokë nga tregu i brendshëm, apo nga Serie A, si Kaka. Qëllimi i tij është një dhe unik: të forcojmë Real Madridin.
Megjthatë, del e qartë se duke forcuar një skuadër me futbollistë shumë tërheqës, kjo vlen edhe për Barsën, nuk e ngre një ligë të tërë. 18 klubet e tjerë po hasin vështirësi, si financiare, ashtu edhe teknike në fushë, në një sezon që si ka nisur do të arrijë në nivele të larta mërzie për sportdashësit në Spanjë, që nuk bëjnë tifo për Realin dhe Barcelonën, por edhe jashtë saj, shto edhe rezultate të drejta në parashikime.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23558. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23558

Berisha në Prishtinë: Marrëdhënie të mira edhe me Serbinë. Fobia, nuk i shërben askujt Vazhdim të marrëdhënie të shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunim i mirë me fqinjët kanë qenë në qendër të fjalës së dy kryeministrave Berisha-Thaçi gjatë konferencës për shtyp.
Madje, duke folur për marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe Maqedoninë, Berisha ka ftuar edhe Serbinë në bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se fobia nuk i shërben askujt.
“Ne në histori kemi kaluar shumë gjëra të pamerituara, por kompleksiteti i saj na ka çliruar nga komplekset dhe jemi të vendosur të punojmë për klimë miqësore dhe bashkëpunimi rajonal”- tha ai.
Berisha: Shqipëri-Kosovë, dy vende, por vëllezër Pyetjes së një gazetari të Reuters se si e shohin rrugën e integrimit në BE Kosova dhe Shqipëria, së bashku apo më vete, nisur edhe nga një deklaratë e Berishës për Shqipëri të madhe, kryeministri shqiptar iu përgjigj: “Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptar, dy kombe serbe etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër” Kryeministri Berisha më tej ka vlerësuar punën e mirë që është bërë në Kosovë, duke pranuar se në 20 muajt e fundit
Thaçi- Berishës: Realizove ëndrrën e shqiptarëve Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Berishën si arkitekt të ndryshimeve në Shqipëri dhe realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës. Në këtë drejtim Thaçi ka deklaruar se ata janë duke numëruar minutat për ndërtimin e autostradës në pjesën e Kosovës. Më tej, ai e ka falënderuar Berishën për kontributin e tij dhe të politikës së Tiranës në mbështetje të forcimit të shtetit të Kosovës.
Takimi kokë më kokë Takimi nisi rreth orës 10: 50, pas ceremonisë zyrtare të pritjes që i ishte rezervuar Kryeministrit të Shqipërisë, në mjediset e jashtme të selisë së qeverisë së Kosovës, ku u prit nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, nën tingujt e Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas axhendës, pas takimit me dyer të mbylluara të dy Kryeministrave, Berisha dhe Thaçi, delegacionet zyrtare të dy vendeve nënshkruan 6 marrëveshje dypalëshe të karakterit politik dhe ekonomik. Më pas Kryeministri Berisha dhe Thaçi do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prishtinë, në kuadrin e një vizite dyditore, që parashikon nënshkrime marrëveshjesh, tituj dhe ceremoni festive.
Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, u prit në aeroportin e Prishtinës nga zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, zv/ministrja e Jashtme Vlora Çitaku, ministrja e Energjitikës, Justina Pula, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, etj.
“Po vij në Kosovë, në Prishtinë, si në vendin, qytetin që vij me kënaqësinë me të madhe çdo ditë”, u shpreh Kryeministri Berisha sapo mbërriti në aeroportin e Prishtinës. Kjo është vizita e parë zyrtare që Kryeministri Berisha zhvilllon në Kosovë pas shpalljes së Pavarësisë, në 17 shkurt të vitit 2008.
Pritja në Prishtinëdhe axhenda
Në rrugët e Prishtinës shihen bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”. Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner. Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge. Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen – ne njoftimet perkatese mbi viziten – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai ’shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve’(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23561. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23561
Top