Papandreu betohet te presidenti si kryeministër
Pritet që brenda ditës së sotme lideri i socislitëve të paraqesë listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar të cilët nesër mund të bëjnë betimin para presidentit grek. Kryeministri, që, flitet se do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm, do të mbikqyrë personalisht punën e vartësve të vet, nëpërmjet një shtabi me bashkëpunëtorë shumë të ngushtë. Presidenti Papulias: “Shpresoj që do mbash premtimet”.
Kryeministri i ri grek, socialisti Xhorxho Papandreu, i cili doli fitues nga zgjedhjet parlamentare të së dielës është betuar sot para presidentit të Republikës Karolos Papulias dhe në duart e arqipeshkvit të Athinës dhe të gjithë Greqisë, Jeronimo.

Pritet që brenda ditës së sotme Papandreu të paraqesë listën e ministrave të cilët mund të bëjnë nesër betimin para presidentit grek.

Ndërsa javën tjetër parlamenti i ri do të debatojë programin e kryeministrit të ri, për të cilën tashmë gëzon mbështetjen e konfederatave sindikaliste, GSEE, e cila i ka kërkuar të mos humbë kohë për të mbajtur premtimin që u ka bërë punëtorëve. Reagime pozitive dhe nga ambientet e biznesit dhe bursa e cila sot është në rritje me mbi 2 % pas një rënie të lehtë që pësoi dje.

Papandreu falenderoi presidentin Papulias I cili përcoi mesazhin se shpresonte se Papandreu do të plotësonte premtimet që kishte dhënë. Kryeministri I ri grek pritet të deklarojë listën e ministrave të kabinetit të ri sot psadite ndërsa nesër do të bëhet betimi.
iy dhe ministria dhe me më shumë përfaqësues raportojnë mediat vendase.

Ka shumë mundësi që Këshilli i Ministrave të përbëhet nga 35 anëtarë, përfshi 14 ministri, cka do të thotë se 10 zyra ministrash dhe zv ministrash nuk do të jenë më.

BBC shkruan se grekët tash e tutje do të duhet të mësohen me emra të rinj ministrish, që ndoshta as i kishin imagjinuar. Ministria e Rendit do të quhet Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit dhe do të përfshijë edhe shërbimin zjarrfikës dhe mbrojtjen civile, asaj të Drejtësisë do ti bashkohet edhe pjesa e të Drejtave të Njeriut. Ministria e Infrastrukturave do të përfshijë veprat publike dhe transportet.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ndahen dhe krijohen dy ministri autonome: e Ekonomisë dhe e Zhvillimit, dhe Ministria e Financiave.

Kryeministri, që flitet se do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm, do të mbikqyrë personalisht punën e vartësve të vet, nëpërmjet një shtabi me bashkëpunëtorë shumë të ngushtë./balkanweb/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23593. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23593