Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Protesta e 10 tetorit, 4 parti i bashkohen PS-së: Të hapen kutitë Protestës së opozitës më 10 tetor i bashkohen edhe 4 parti të tjera, për të cilat transparenca e zgjedhjeve është e domosdoshme. Katër parti të djathta do të marrin pjesë në protestën e opozitës më 10 tetor, ne sheshin “Skënderbej”.
PDK, LZHK, PLD dhe PBD kanë deklaruar sot mbështetjen e tyre për protestën e opozitës në sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë dhe janë shprehur pro qëndrimit socialist për bojkotin e Kuvendit deri në plotësimin e kushteve.
Spartak Ngjela ka deklaruar se partia e tij mbështet pa rezerva bojkotin e socialisteve në Kuvend. Njësoj është shprehur sot edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, për të cilin ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë shumë të rëndësishme.
Partitë e djathta kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit, atë që socialistët kanë kërkuar me kohë, si kushti kryesor për tu kthyer në sallën e Kuvendit.
Moisiu pro opozitës: Të hapen kutitë e votimit
TIRANË – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu mbështet bojkotin e Partisë Socialiste ndaj Kuvendit. Në një deklarim për mediat, ish-Kreu i shtetit ka deklaruar se çështja e manipulimit të zgjedhjeve, duhet të marrë fund. “Çështja e manipulimit të zgjedhjeve duhet të marrë fund njëherë e mirë.
Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe të bëjmë edhe ne zgjedhje siç bëjnë të gjithë të tjerët”, – tha dje Moisiu.
Në funksion të kërkesës se manipulimi i zgjedhjeve duhet të marrë fund, ish-presidenti e cilësoi ligjore dhe të drejtë qëndrimin e vazhdueshëm të opozitës për hapjen e kutive të votimit. “Nuk ka se si mos të bëhet.
Hapja e kutive të votimit do t’i japë fund procesit të deformimit të votës dhe do të shërbeje për t’i dhënë fund në proceset e tjera zgjedhore manipulimit të votës”,- tha ai. Gjatë promovimit në Berat të vëllimit të ri “Midis Nanos e Berishës”, që mban firmën e tij, ish-kreu i shtetit kërkoi që të rishihet edhe marrëveshja e kufijve me Greqinë.
“Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke. Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje tregon se diçka aty duhet parë”.
Ish – Presidenti i Republikës e ka një përgjigje edhe për historianet, të cilët hartuan tekstin problematik të historisë së klasës së 12. Moisiu akuzoi historianët se po bastardojnë, në mënyrën më të rrezikshme, historinë e shqiptarëve. Qëndrimi i ish-Presidentit të Republikës vjen në një kohë, kur të gjitha palët e mazhorancës kanë kërkuar përfshirjen e opozitës në Kuvend.
Madje, edhe pasardhësi i Moisiut, Presidenti Bamir Topi është shprehur pak ditë më parë së është kundër bojkotit. Duke mos komentuar drejtpërdrejt kërkesat e opozitës, Presidenti ka dhënë një përgjigje në parim teksa është pyetur nga media se ishte kundër bojkotit.
Ndërsa dy ditë më parë, kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të bashkëpunonte institucionalisht me mazhorancën me qëllim realizimin e reformave në vend.
Megjithatë, përkundrejt qëndrimit të Topit, ish-Presidenti i Republikës ndan një mendim krejt tjetër, duke mbështetur plotësisht kërkesën e opozitës, jo vetëm për bojkot, por edhe për kërkesën kryesore të saj, hapjen e kutive të votimit.

Dt 6 tetor 15 nëntori, afati përfundimtar për asgjësimin e fletëve të votimit. Rama: Mos guxoni
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se, në rast se do të asgjësohen fletët e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do jetë dhunim i hapur i opozitës.
Rama e bëri këtë koment, pasi në shtyp pati deklarime se fletët e votimit mund të asgjësohen, për shkak se këtë e parashikon Kodi Zgjedhor.
“I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se shurdhëria ndaj kërkesave tona legjitime për të normalizuar jetën parlamentare të vendit vetëm po e rëndon e do të rëndojë edhe më shumë përgjegjësinë e tij. Të shtunën pasdite, më 10 tetor, populli opozitar do t’ia bëjë këtë apel kryeministrit pa legjitimitet edhe përpara zyrës së tij.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se Partia Socialiste nuk hyn në parlament pa u plotësuar kërkesa e patjetërsueshme për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe me të gjithë opozitën ne do të përshkallëzojmë manifestimin e protestës për shkeljen e ligjit që garanton hapjen e kutive të votimit.
Manifestimi opozitar i të shtunës, 10 tetorit, është vetëm fillimi i një përpjekjeje që ne do ta shtrijmë, në çdo rrugë të vendit, në qoftë se pushteti i lindur nga grabitja e votave nuk hap kutitë e 28 qershorit.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se prekja e kutive të votimit apo, largqoftë për të e për ushtarin e tij fanatik në krye të KQZ, asgjësimi i kutive, ndërkohë që ne kërkojmë hapjen e tyre, jo vetëm që nuk do ta shpëtojë këtë pushtet të korruptuar e korruptues nga përballja me të vërtetën e popullit opozitar, por përkundrazi do të konsiderohet prej nesh si një shprehje e patolerueshme e dhunës ndaj opozitës”, – tha Rama.
Kryetari i PS tha dje se nuk është opozita që po pengon heqjen e vizave, por vetë qeveria e Berishës.
“Sali Berisha duhet të japë llogari pse nuk u fut Shqipëria në grupin e këtyre vendeve, gjë e vendosur shumë më parë se opozita vendosi të mos hynte në Kuvend për shkak të grabitjes së votave. Dhe këtë llogari do ia kërkojmë ne që të gjithë edhe të shtunën pasdite më 10 tetor përpara zyrës së tij.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se asgjë nuk e ndal opozitën në rrugën e saj për të çliruar zgjedhjet nga zgjedha e shtetit të bërë njësh me pushtetin dhe për t’i dhënë fund një historie të turpshme zgjedhjesh të deformuara e kontestuara, duke bërë çdo përpjekje e përballuar çdo vështirësi, në një betejë që nuk është beteja e radhës mes një pale e një pale tjetër, po beteja qytetare e një populli që jeton në mes të Evropës dhe nuk ka arsye në botë që të mos bëjë zgjedhje njësoj si kudo në Evropën ku jeton”, – tha Rama.
Drejtuesi i socialistëve tha se protesta e ditës së shtunë bëhet për Shqipërinë e të gjithëve, jo për Shqipërinë e Berishës, Nanos dhe Metës.
“Të shtunën pasdite, 10 tetor, kjo betejë qytetare hyn në një fazë të re dhe ne do të jemi në krye të saj, sepse përfaqësojmë shpresën, nevojën, bindjen e palëkundur që pa i dhënë fund historisë së dhunës mbi votën e qytetarit shqiptar, pa rivendosur barazinë para ligjit dhe pa çliruar çdo qytetar nga hija e hakmarrjes politike të pushtetit të radhës, nuk ka Shqipëri evropiane për të gjithë.
Ne na intereson Shqipëria evropiane për të gjithë dhe jo Shqipëria evropiane për Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon dhe për kompaninë e tyre, bashkë me oborret e tyre, klanore dhe familjare”, – tha Rama.
15 nëntori, afati përfundimtar për asgjësimin e fletëve të votimit
15 nëntori është dhe afati fundit kur fletët e votimit të shpallura të pavlefshme ose të panumëruara do të qëndrojnë në kuti. Zgjedhjet e pjesshme lokale të kësaj date detyrojnë KQZ të vendosë për djegien e fletëve të votimit duke lënë në Arkivin Shtetëror vetëm procesverbalet me rezultatet e çdo qendre votimit.
Arsyeja e asgjësimit është boshatisja e kutive që do të ripërdoren për zgjedhjet lokale në komunat Klos, Fushë-Arrës, Fierzë dhe njësinë bashkiake nr. 10 në kryeqytet.
Në kohën kur debati ndërmjet mazhorancës dhe Partisë Socialiste bëhet për hapjen e kutive për rinumërim, neni 178 i Kodit Zgjedhor sanksionon se menjëherë pas përfundimit të ankimeve, Komisioni i Zgjedhjeve mund t’i asgjësojë ato.
I kontaktuar nga ALSAT, kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, pohon se fletët do shkatërrohen në limitet kohore të mundshme, por kutitë duhet të jenë bosh në datën 15 nëntor.
Në ligjet e mëparshme zgjedhore, të 2006 dhe të 2007, ishte e përcaktuar se “fletët e votimit digjeshin pas një viti ose pas tre muajsh”, tani kjo çështje i është lënë në dorë të lirë të vetë KQZ.
Ndërsa për djegien e fletëve të votimit s’ka një afat kohor për procesverbalet e kutive të votimit dhe dokumentacionet e tjera parashikohet një procedurë e veçantë që zgjat deri në 2 vite gjithsej
Ndërkohë, kutitë me 1.519.176 fletë votimi të vlefshme gjenden prej kohësh në magazinat shtetërore qeveritare në Lundër.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23612
Falje mos më kërko Lindi dielli kur u zhduke ti Ik tani se vetëm po rri Dua jetë, nuk dua anarki Mos mendo se vuaj për ty
Lamtumirë të thashë shumë herë Por tani mos t’pafsha asnjëherë
Ref. Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti tani Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti
Kam besu sa herë më the të du T’i kam fal krejt çka ke kërku Unë kërkova një copë lumturi Mbeta veç me lot në sy
Lamtumirë të thashë shumë herë Por tani mos t’pafsha asnjëherë
Ref. 2x Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti tani Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4601. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4601

Gateway paralajmëron produktet e para All-in-One me Windows 7 Nuk mund ti bleni ende, por Gateway duket të jetë i pari prodhues i kompjuterëve me një paralajmërim për PC të pajisur me Windows 7.
Sigurisht çdo prodhues tjerë madhor (dhe të vegjël) të kompjuterëve do të përcjellin këtë hap, megjithatë Gateway One ZX600 dhe ZX4800 series janë sistemet e para të ndërtuara në veçanti me veçorinë e Windows 7 për operim me prekje.
One ZX6810-01 është një model i rangut më të lartë me një çmim prej 1.399 dollarë. Arrin i pajisur me një ekran 23 inç, procesor 2.33 GHz Intel Core 2 Quad Q8200S, SSD 64GB dhe kartelë grafike 1TB ATI Radeon Mobility HD 4670. Për fat të keq nuk ka njësi Blu-ray, por një TV Tuner do të jetë si një veçori ekstra.
ZX6810-01 realisht ka bërë përshtypje të fuqishme në momentin e parë sa i përket performancës, por përgjigja ndaj prekjes ishte frustuese në të. Aplikacionet që ofron Gateway për të shfrytëzuar avantazhin e prekjes janë larg të qenit argëtuese. Megjithatë duhet të presim çfarë do të ofrojë konkurrenca për të shfrytëzuar më mirë këtë veçori, por deri atëherë One ZX6810-01 është një fillim i qëndrueshëm falë veçorive tjera të tij.
Një rang më poshtë gjendet Gateway One ZX4800-02 me një çmim prej 749 dollarë. Përmban nj[ ekran 20 inç dhe një procesor më të ngadaltë, dual core Intel Pentium T4300, së bashku me një palë veçori tjera si DVD Burner, hard disk 750 GB, etj. Veçoria e prekjes bëhet një pikë më e rëndësishme shitëse për këtë sistem, pasi që nuk përmban shtojca të rangut të lartë për të larguar vëmendjen prej saj. Ndoshta një ekran më i vogël do të rezultojë me më pak gabime në përgjigje të ekranit ndaj prekjes.
Që të dy sistemet do të ofrohen në konfigurime të ndryshme përmes një dyqani online, dhe do të jenë në duar të konsumatorëve në fund të tetorit, ose në fillim të nëntorit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1386. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1386

Facebook raporton për probleme me qasje Ueb faqja e rrjetit social Facebook gjatë ditës së martë ka raportuar se është duke përjetuar probleme teknike me një prej data bazës së saj që po parandalon disa përdorues të kenë qasje në ueb.
Ky lajmërim nga Facebook në faqen e saj vjen si shkak i raportimeve prej disa përdoruesve që kanë pasur probleme me kyçje në këtë faqe dhe me shikimin e profileve të tyre dhe veçorive tjera të llogarisë.
Facebook ka bërë të ditur se disa përdorues kanë përjetuar vështirës në kyçje të faqes për disa ditë me radhë. Përdoruesit e ndikuar kanë pranuar një mesazh gabimi që deklaron se ueb faqja është nën punime.
Facebook është duke punuar në një arnim dhe shpreson të zgjidh problemin brenda 24 orëve të ardhshme. Përdoruesit mund të qëndrojnë më të informuar përmes ueb faqes së kompanisë.
Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit e Facebook kanë pasur probleme me qasje në Facebook, pasi që në muajin gusht kjo faqe është sulmuar me DoS (denial-of-service), gjë që ka parandaluar qasjen e disa përdoruesve në ueb. Gjithashtu në shtator, kompania gjithashtu ka raportuar se disa përdorues kanë pasur probleme me qasje të shërbimeve në këtë ueb.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1384. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1384

Microsoft nisë ofensivën kundër Apple e Google Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer gjatë të martës ka shpalosur linjën celularëve Windows si një ofensivë ndaj sistemit iPhone të Apple dhe Android të Google
Përafërsisht 30 lloje të celularëve Windows me dizajne të ndryshme do të ofrohen deri në fund të vitit në më shumë se 20 shtete të botës.
Shtatë prodhues të celularëve duke përfshirë Sony, Samsung dhe Toshiba, si dhe 16 operatorë mobil duke përfshirë Orange, Vodafone dhe T-Mobile, janë përfshirë në lansim.
Celularët, që kombinojnë aftësinë për të bërë thirrje, shfletimin e internetit dhe shikimin e videove, bartin sistemin operativ të Microsoft, Windows Mobile 6.5.
Ne kemi bërë shumë punë me ndërfaqen e përdoruesit, pra e kemi bërë atë edhe më të thjeshtë për shfrytëzim tha Ballmer në një konferencë për media në qendrën e re të Microsoft në Francë, që gjendet afër qytetit të Parisit.
Ne kemi marrë teknologjitë shfletuese të Internet Explorer, dhe i kemi rindërtuar ato për herë të parë në këta celularë Windows. Kështu që ju do të përjetoni të njëjtën eksperiencë me këta celularë siç e përjetoni me PC tha ai.
Sistemi i ri operativ mobil ishte lansuar në kohë të njëjtë gjatë të martë edhe në Francë dhe në New York.
Me lansimin e ditës së martë, Microsoft shpreson të rivendos veten në tregun e celularëve të mençur, treg në të cilin kjo kompani ka humbur pjesëmarrjen. Sektori në fjalë konsiderohet në veçanti shumë premtues, ku vetëm gjatë këtij viti pritet një ngritje në shitje prej 29%.
Por në çerekun e dytë vetëm 9% e tërë celularëve të shitur ishin të pajisur me sistemin operativ të Micorosft, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë ishte 12%.
Në të njëjtën kohë, sipas grupit hulumtues Gartner, iPhone i Apple ka kërcyer prej 2.8 në 13.3 përqind.
Google, që ka lansuar sistemin e saj Android në fillim të vitit 2008 dhe e ka ofruar pa pagesë për prodhues të celularëve, ka menaxhuar një pjesëmarrje të sigurt prej 2% brenda pak muajve dhe pritet që të rrisë këtë vlerë gjatë çerekut të katërt të këtij viti.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1382. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1382

3 Amerikan ndajnë çmimin Nobel për Fizikë Në momentin që do tju vie radha për të bërë fotografinë digjitale të ardhshme dhe ta postoni në Facebook, sigurisht mund të bëheni gati të falënderoni tre njerëz që kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë
Ata kanë ndihmuar në zhvillimin e një kablloje me fibra optike dhe kanë zbuluar syrin në aparatet digjitale, një teknologji që ka rritur nivelin e fotografimit dhe shërbimeve të shpejta të internetit, ka bërë revolucion në komunikim dhe shkencë dhe në një mënyrë ka transformuar rrugën sesi jetojmë, punojnë dhe argëtojmë vetën.
Gjysma e çmimit prej 1.4 milion dollarë shkojnë për Charles K. Kao (75 vjeç), i cili ka zbuluar sesi të transmetojë sinjalet e dritës në distancë të gjatë përmes fibrave të xhamit të holla sa qimja e flokut. Kjo ka shtyrë para zhvillimin e rrjeteve komunikuese me fibra optike që përcjellin zërin, videon dhe të dhënat e internetit të shpejtë anembanë botës, brenda një gjysmë sekonde.
Gjysma tjetër e çmimit shkojnë për Willard S. Boyle (85 vjeç) dhe George E. Smith (79 vjeç), të cilët kanë hapur dyert për aparatet digjitale duke zbuluar një sensor që kthen dritën në sinjale elektrike.
Këta tre amerikan, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës i ka deklaruar, si mjeshtër të dritës puna e të cilëve ka ndihmuar formimin e themeleve për shoqëritë e sotme të rrjeteve.
Gjatë të hënës, tre shkencëtarët amerikan kanë ndarë çmimin Nobel në mjekësi për zbulim të një mekanizmi kyç në operimet gjenetike të qelizave, një zbulim që ka inspiruar linja të reja për hulumtime të mëtutjeshme rreth kancerit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1380. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1380

Adobe do të sjellë Flash tek celularët Qualcomm dhe Adobe kanë deklaruar se kanë punuar së bashku në kuadër të Projektit me Kod të Hapur për të përshtatur dhe rritur performancën e Adobe Flash Player 10.1, në mënyrë që të përkrahen çipsetat Snapdragon.
Çipsetat Qualcomm Snapdragon janë produkte të drejtuara ka celularët e mençur dhe smartbook-ët, dhe Toshiba do të jetë një prej kompanive të para që do të lansojë produkte të saja që përdorin këtë teknologji.
Adobe ka bërë të ditur se Flash Player 10.1 është vendosur për tu përshtatur me procesorët grafik për video dhe grafikë të avancuar, dhe tenton ta arrijë këtë duke kursyer edhe konsumimin e energjisë. Beta Versioni i Flash Player 10.1 do të jetë i gatshëm për këto pajisje në fund të këtij viti, ka deklaruar Adobe.
Qualcomm pretendon se çipsetat Snapdragon do të lejojnë që smartbook-ët të punojnë me një mbushje baterie gjatë tërë ditës dhe do të ofrojnë ndërfaqe të veçanta dhe lidhje konstante.
Hulumtimi në Lëvizje (RIM) thuhet se gjithashtu do ti bashkohet Projektit me Kod të Hapur gjatë ditës së sotme, dhe do të sjellë Flash Player në celularët e mençur Smartphone.
Projekti me Kod të hapur ka pothuajse 50 partnerë duke përfshirë Google, Intel, Nokia, NTT Docomo, Palm, LG, HTC, ARM, BBC dhe Samsung.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1377. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1377

PËR HERË TË PARË: PRINTER LASER ME TOUCHSCREEN! Kompania Lexmark të martën prezantoi atë që e quan printerin e parë me pikturë njëngjyrëshe në industrinë e printerëve laser të pajisur me një ekran të ndjeshëm në prekje, modelin T656dne.
Falë printeri kolor me ekran LCD prej 7-inç, në këtë printer përdoruesit mund të përdorin aplikacione të tilla si format dhe preferencat apo edhe eko-funksionet për të kursyer energji. Interface i këtij printeri gjithashtu ofron një shumëllojshmëri të funskioneve, të tilla si gjuhët, së bashku me butonat e kontrollit për ndryshimin e prapavijës në një logo të kompanisë.
Printer ka të integruar gjithashtu një hard drive me 80GB hapësirë i cili është në gjendje për të mbështetur kërkesat për instalimet e softuerit.
Shpejtësia e shtypit është llogaritet të shkojë deri në 55 faqe për minutë.
Printeri gjithashtu ka aftësinë për printimin e dyfishtë (të dyja anët e një faqe) në këtë shpejtësi, të rënë deri në 37ppm. Printeri është kompatibil me sistemet operative Windows dhe Mac. T656dne ka edhe një port të brendshëm për kartelë, USB 2.0, dhe një port të Gigabit Ethernet.
T656dne duhet të jetë në dispozicion së shpejti, me çmime që sillen deri në 1,999 $.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1375. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1375

MICROSOFT LANSON WINDOWS MOBILE 6.5! Kompania amerikane Microsoft, apo ndryshe edhe kompania më e madhe në botë për softuer, ka lansuar në tregun botëror versionin e ri të sistemit të saj operativ për telefona mobil – Windows Mobile 6.5.
Në këtë mënyrë kompania amerikane dëshiron që të mbyll korridoret dhe të rimarrë pozicionin e liderit në tregun e programeve për telefona mobil. Në kuadër të softuerit të ri të Microsoft do të gjendet edhe shërbimi my phone, shërbim falas për sinkronizimin e telefonit mobil me internet, në atë formë që të mundësojë arkivimin e fotografive, videove si dhe adresarit të kontakteve, në internet.
Programi i ri do të përfshijë edhe makinën e kërkimit Bing, të përshtatur për telefona mobil, bashkë më sistemin për bllokimin e telefonit nga distanca në rast të vjedhjes.
Kompania Microsoft premton një këmbim më të lehtë edhe të fotografive, siç thonë inxhinierët e kompanisë, se ky është edhe njëra ndër opsionet që njerëzit më së shumti e kërkojnë, bashkë me dyqanin virtual me aplikacione online, një model të ngjashëm më App Store të kompanisë rivale, Apple.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1373

GOOGLE PAGOI 1 MILIARDË $ MË SHUMË PËR YOUTUBE! A ju kujtohet kur kompania Google e bleu shërbimin më të madh në botë për video, faqen YouTube për 1.65 miliard dollarë? Pas shpërthimit të epokës së dot-com, shumë njerëz kanë menduar se ky ishte një fillim i një flluske të re flluska e web 2.0.
Disa menduan që Google e bleu për një çmim të lirë faqen e famshme, YouTube. Mark Kuban e pati quajtur të çmendur kompaninë Google për shumën e parave që ata paguan për YouTube. Sot, ne mund të kemi një ide më të qartë se përse, pikërisht kompania Google shpenzoj tërë atë shumë të parave për një faqe për shpërndarjen e videove, dhe cilat ishin vlerësimit të tyre të brendshme për faqen YouTube.
Sipas CNET, gjatë muajit maj të këtij viti, gjatë depozitimit si pjesë e të drejtave të autorit, kompania Viacom kishte ngritur padi kundër Google dhe YouTube, ndërsa CEO i kompanisë Google, Eric Schmidt kishte llogaritur vlerën e YouTube diku ndërmjet 600 deri në 700 milionë dollarë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1371. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1371

Ekran 56 inçësh nga Sony Kompania Sony në panairin japonez CEATEC ka paraqitur një prej ekraneve më të avancuara të ditëve të sotme të dedikuar për profesionistë. Shenja dalluese e ekranit është SRM-L560, e veç diagonales prej 56-inçësh sjell edhe rezolucion prej 3.840 x 2.160 piksela.
Këndi i shikimit është 176 shkallë nga të gjitha anët, derisa sensori RGB i prapavijës në kombinim me sensorin të brendshëm termal zbulon dhe kompenson ndriçimin uniform të tij.
Gjithashtu, pamja mund të ndahet në katër pjesë, secila me rezolucion prej 1.080 piksela. Në të mund të gjenden Ethernet, USB, DVI, HDMI e VGA, derisa në ofertë janë adaptorët për formatet profesionale si HD-SDI e SD-SDI.
Në shitje fillimisht do të gjendet pikërisht në tregun japonez më 1 nëntor me çmim të përllogaritur prej 7.700 dollarësh.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1369. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1369

Mbi gjysma e kompanive bllokojnë qasjen në Facebook Studimi më i ri tregon se të punësuarit në madje 54 për qind të kompanive në Shtetet e Bashkuara mund tu qasen llogarive të tyre online të rrjeteve shoqërore dhe shërbimeve të ngjashme vetëm atëherë kur të largohen nga zyrat.
Kompania e analizave Robert Half Technology ka kryer një studim me 1.400 drejtorë të kompanive amerikane të cilët punësojnë njëqind apo më shumë punëtorë. Sipas të dhënave të grumbulluar, në 54 për qind të kompanive të anketuara të punësuarve u ndalohet tërësisht qasja në Facebook apo Twitter, derisa në dhjetë për qind të tyre u lejohet qasje e lirë në të njëjtat.
Nga 19 për qind të anketuarve janë përgjigjur se u lejojnë të punësuarve të tyre të qasen në rrjetet shoqërore online për qëllime pune, 16 për qind në ndonjë mënyrë kufizojnë qasjen në shërbimet online, përderisa një për qind nuk kanë ditur të përgjigjen në pyetjet e kësaj kompanie të analizave.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1367

Tablet PC me Windows 7 nga Gateway Warning: curl_exec() has been disabled for security reasons in /var/www/vhosts/teknologji.blog.al/public_html/wp-content/plugins/sexybookmarks/public.php on line 48 Duket se vjen edhe një kompjuter tablet Windows 7, prodhues është kompania Gateway, mirëpo vërtetimi zyrtar ende pritet, pasi që ajo nuk është deklaruar edhe pse fotografitë duken bukur zyrtare.
Sipas portalit teknologjik Engadget, tableti me shenjën EC18T do të dal në shitje me sistemin e ri operativ Windows 7 nga Microsoft, derisa do të ketë ekran me diagonale prej 11.6 inç.
Në të është integruar edhe procesori Core 2 Duo nga Intel, , 4 GB DDR3 RAM, gjersa grafika do të jetë e integruar në chipsetin GS45 Express po ashtu nga Intel.
Ai do të mund të blihet me Windows 7 Home, Premium apo Basic. Tani për tani nuk ka detaje shtesë. Në shitje do të del pas fillimit të shitjes së Windows 7 (22 tetor) me çmim të panjohur.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1365. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1365
Ëngjëll Kam parë në jetë Çdo tingull të ndjeja më lehtë Dhe shikoja njëherë Një ëngjëll të doja çdo herë
Kërkoj të largohem por Një mendim, një ndjenjë Nuk më le çdo sekondë, çdo orë Vazhdoj të mendoj Këtë zjarr në zemrën time Nuk mund ta harroj
Ref. Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah
Houou, houou…
Në zemër çdo tingull Një goditje e ndjej pran houou Por e di se një shpresë më mban Por premtoj unë të vazhdoj Me një ëngjëll në krah të më mbroj
Ref. Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah
Ou të harroj unë përgjithmonë hë Imazh i saj shpirtin tim plotëson Por unë dua ta dëgjoj Në zemër çdo goditje të kërkoj
Ref. Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah
Aaa fluturoja më lart Aaa me një ëngjëll përkrah
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4596. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4596

Warning: curl_exec() has been disabled for security reasons in /var/www/vhosts/teknologji.blog.al/public_html/wp-content/plugins/sexybookmarks/public.php on line 48 Në panairin e mbajtur kohë më parë në Frankfurt të Gjermanisë, Audi ka paraqitur konceptin elektrik të modelit R8 dhe paksa papritur qysh tani ka konfirmuar se ky automjet do të shkoj në prodhim dhe se në treg do të duhej të gjendej në vitin 2012.
Audi R8 me motorizim elektrik gjithsesi ka qenë njëri prej atraksioneve të panairit të Frankfurtit, e arsye për këtë gjithsesi ka qenë fuqia e tij.
Sa për rikujtim, e-Tron futet në lëvizje nga bateritë litium-jon (42.4 kW/h) dhe katër elektromotorë me 313 kuaj fuqi (230 kW) si dhe momenti i pabesueshëm i rrotullimeve maksimale prej 4.500 Nm. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda. Shpejtësia më e madhe është 200 km/h, derisa ka autonomi vozitjeje prej 250 kilometrash.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1361. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1361
Top