Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

PE: Shqipëria përfshihet në listë, vizat pas plotësimit të kushteve BRUKSEL – Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.
Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.
Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.
Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një “hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.
Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se “i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.
Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. “Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së”, shtoi ajo.
“Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj”, përfundoi Ludford.
Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.
“Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23647. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23647

Shembet hoteli, 5 të shoqëruar në polici Hoteli ndodhet në zonën bregdetare të Durrësit. Grupi prej rreth 60 gjimnazistësh nga Gjilani i Kosovës, ishin në gjumë kur sot në mëngjes ndodhi shembja e pjeshme e hotelit. Një nxënëse ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur lehtë. Policia merr në pyetje pronarin e hotelit dhe inxhinierin. Shkaku dyshohet shperthimi i nje bolieri dushi. Ora 10:35 Policia shoqëron në komisariat pronarin e hotelit, dy pjesëtarë të hotelit si dhe inxhinieri që ka ndjekur punimet e hotelit. Ata do të merren në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur sot në orën 07. 45 minuta në hotel Elesio në plazhin e Golemit. Të shoqëruarit do të japin shpjegime për gjendjen teknike të hotelit.
Në spital vetëm një nxënëse
Ora 09.45- Grupi i nxënësve, prej rreth 60, nga Gjilani i Kosovës shoqëroheshin nga dy pedagogë në këtë udhëtim në Shqipëri dhe akomodimin e tyre në hotelin Elesio në zonën bregdetare të Golemit. Shembja që ndodhi rreth orës 07.45 minuta ka shkaktuar panik mes nxënësve
Dëshmitarët thanë se 5- 6 nxënës janë plagosur, nga të cilët vetëm njëra ka plagë më të rënda. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur të vdekur.
Gjimnazistja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Mjekët thonë se vajza ka pasur një frakturë në këmbë dhe të cara të thella në këmbë. Pacientja është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe është nën kujdesin e mjekëve ortoped- bëri të ditur një nga mjekët e spitalit të Durrësit.
Shkaqet Policia dyshon se shembja mund të ketë ardhur nga shpërthimi i bolierit të ujit të vendosur në njërën prej dy dhomave të cilat kanë pësuar dëmtime. Bolieri mund të ketë qenë pa ujë dhe nga vakumi mund të ketë shpërthyer, argumentojnë hetuesit.
Kjo për faktin se është shembur muri rrethues i ballkonit dhe muri ndarës i dy dhomave, por nuk është shembur tavani i ballkonit
Golem, shembet hoteli, plagosen 5 nxënës kosovarë
Ora 08: 40 -Shembja e pjeshme e hotelit ndodhi rreth orës 07.45 minuta të mëngjesit të sotëm. Hoteli “Elesio” ndodhej në zonën bregdetare të quajtur Pishat e Buta dhe që prej së dielës ishin akomoduar 60 nxënës nga Gjilani i Kosoves. Mësohet se është shembur ballkoni dhe muri mbajtës i dy dhomave nderkohe qe nxenesit kosovare ishin ende ne gjume.
Të dhënat e para nga policia bëjnë të ditur se 5 nxënës janë plagosur. Ato janë shtruar në spitalin e Durrësit dhe mjekët thonë se kanë pësuar fraktura në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të hotelit, ndërsa forca të shumta të policisë dhe ekspertë të hetimit ndodhen në vendngjarje për të mësuar shkaqet si dhe për të evidentuar përgjegjësit e kësaj shembjeje./BalkanWeb/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23650

Testime bluzave të bardha, largime për të pakualifikuarit Ministri i Shëndetësisë pohoi se testimi për kualifikimin e personelit shëndetësor do të nisë në janar
TIRANË – Duke filluar nga janari 2010, të gjithë mjekët, infermierët, stomatologët dhe farmacistët do të kalojnë në “sitën” e Ministrisë së Shëndetësisë, për të parë aftësitë dhe kualifikimin që kanë për të ushtruar këto profesione të cilat lidhen direkt me shëndetin e qytetarëve.
Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili theksoi se ata që nuk do të plotësojnë kreditet e duhura, do të largohen nga puna. “Njerëz të pakualifikuar dhe pa nivelin e duhur për të ofruar shërbimin shëndetësor sigurisht që nuk do të ketë më në sistemin tonë.
Të gjithëve atyre që nuk do të plotësojnë një pjesë të diturive të tyre për një periudhë të caktuar, do t’iu ndërpriten kontratat e punës, që do të çojë në hapjen e vendeve për personel më të kualifikuar me shërbim më cilësor ndaj pacientëve”,- theksoi Vasili.
Ky certifikim do të bëhet 1 herë në 5 vjet dhe numri i krediteve do të vijë duke u ndryshuar. Kështu, që të punosh mjek nuk është më e mjaftueshme vetëm diploma e shkollës së lartë. Kualifikimet dhe provimet shtesë do të përcaktojnë cilësinë e mjekut dhe një vend pune.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fillimisht do të testohen mjekët, farmacistët dhe stomatologët, dhe në një fazë më të vonë infermierët. Për të marrë certifikatën e aftësisë secili duhet të sigurojë 150 kredite. Mjekët me përvojë këto pikë mund t’i sigurojnë nga specializimet e kryera, trajnimet dhe vlerësimet e punës, të cilat do të konvertohen në kredite.
Për ata që nuk kanë kualifikime, do të ketë dy faza provimesh. Nëse as këto nuk arrijnë të merren mjeku, farmacisti apo infermieri, atëherë secili prej tyre do të humbasë vendin e punës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23638. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23638

Akoma nuk janë marrë masa radikale për eliminimin e zhurmave Met Burimi, banues në Rrugën “Sulejman Delvina” foto
Banorët e Tiranës kudo që jetojnë apo punojnë ndeshen me të njëtin problem: zhurmat. Met Burimi punon si administrator në një nga pallatet që gjenden në zonën e ish-bllokut. Ditët e tij janë po aq të zhurmshme sa një kantier ndërtimi.
Në punë i duhet të përballet me muzikën e lartë të lokaleve, ndërsa në shtëpi janë boritë e makinave. Edhe ai si çdo banor tjetër i Tiranës lutet për pak qetësi.
Në lagjen ku ju banoni dëgjohen zhurma gjatë natës?
Banoj afër shkollës “Vasil Shanto” dhe aty ka lëvizje të dendur të makinave gjatë gjithë natës. Nuk ka asnjë lloj orari për lëvizjen e automjeteve në një qendër të banuar. Më shqetësuese akoma është zhurma e disa motorëve që përdorin të rinjtë.
Zhurmat e tyre dëgjohen deri në orën dymbëdhjetë të natës dhe kjo është shumë stresuese. Ata me sa duket bëjnë gara me njëri-tjetrin. I japin gaz në maksimum motorit, duke krijuar një zhurmë të tmerrshme që të shqetëson.
Po muzika e lokaleve dëgjohet në shtëpinë tuaj?
Është një lokal për të cilin janë ankuar banorët për muzikën, që dëgjohet deri vonë, sidomos Gjatë fundjavës. Zhurmat janë bërë aq shqetësuese për banorët, saqë ka pasur gjithë ato ankesa gjatë ditëve të fundit.
Unë punoj administrator në një pallat në zonën e ish- bllokut dhe nga banorët dëgjoj që ka shqetësime të vazhdueshme për zhurmat që krijohen nga lokalet që janë poshtë pallateve.
Lokalet aty punojnë edhe natën, duke prishur qetësinë e banorëve. Nëse duhet të respektojmë ligjin, një gjë e tillë nuk duhet të tolerohet. Akoma nuk janë marrë masa radikale për të eliminuar zhurmat në Tiranë.
Ku janë ankuar banorët për zhurmat?
Banorët janë ankuar për muzikën e lartë të lokaleve, e cila ka raste që vazhdon deri në katër të mëngjesit. Këto dy ditët e fundit ka filluar të ulet volumi i muzikë, disa ditë më parë ka qenë shumë shqetësues. Duhet të merren masa të forta dhe të vihet një orar për lokalet e natës, që të mos shqetësohen banorët gjatë natës. Ose të krijohen lokale nate të posaçme në një zonë periferike që nuk është e populluar.
Por përveç kësaj, edhe nëse lokali punon brenda një blloku banimi duhet të plotësojë kushtet teknike për të punuar. Duhet që lokalet të bëjnë dhe izolimin akustik, që të mos lejohen zhurma të dalin jashtë ambientëve të lokalit.
Nëse lokali bën izolimin e zhurmës le të punojë gjithë natën, sepse në këtë mënyrë nuk shqetëson njeri. Ka disa parametra të caktuar për funksionimin e lokaleve të natës, por me sa duket këtu nuk respektohen.
”””””””””””’ Agim. F , banor në Rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” Banorët vazhdojnë të përndiqen nga muzika e lartë Më parë nuk guxoje të hapje dritaren
Për banorët e zonës së ish-bllokut muzika e lartë e lokaleve është një problem më shumë se shqetësues. Shpesh i kanë kërkuar ndihme policisë bashkiake për të vendosur qetësinë por në më të shumtën e rasteve janë përballur me indiferencën e tyre.
Një prej këtyre banorëve është edhe Agimi i cili jeton në një apartament në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Muzika e lartë për të ka qenë dhe vazhdon të jetë nje problem i madh, ndonëse pas aksionit të policisë së Shtetit shumë prej lokaleve të ish-bllokut kanë ulur disi muzikën.
Vazhdon të dëgjohet muzika e lartë?
Po, por jo si më parë. Tani volumi është më i ulët. Fundjavën që kaloi kishte zhurma të bezdisshme, sidomos nga muzika, por mirë që nuk zgjati gjithë natën. Të shtunën dhe të dielën zakonisht organizohen festa apo ditëlindje nga të rinjtë dhe muzika vazhdon të mbetet shqetësuese.
Disa familje gjatë fundjaves largohen në Durrës apo në ndonjë vend tjetër të qetë. Në pallatin ku banoj në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” jetojnë dhe të huaj, diplomatë apo zyrtarët të organizatave ndërkombëtare.
Ata janë të habitur se si nuk i jepet një zgjidhje këtij problemi, që prej shumë ditësh është ngritur nga banorët dhe media e shkruar. Disa prej tyre janë larguar nga pallati vetëm nga zhurmat. Nga pallati, po për të njëjtën arsye janë larguar dhe banorë të tjerë që jetonin aty prej vitesh.
Jeni ankuar në ndonjë institucion për zgjidhjen e këtij problemi apo keni biseduar me pronarët e lokaleve?
Kemi takuar disa herë pronarët e lokaleve që kemi afër, por ata nuk është se janë përpjekur të na kuptojnë. Ne nuk po u kërkojmë që të mbyllin lokalin, por vetëm të mos luajnë muzikë të lartë gjatë natës, sidomos kur bëhet fjalë për një zonë shumë të populluar. Pastaj edhe me policinë bashkiake kemi kontaktuar disa herë. Policët kanë ardhur kur i kemi lajmëruar,por nuk kanë vendosur qetësi.
Edhe puna që ka bëra gazeta “Shekulli” duhet vlerësuar, pasi nga kjo nismë besoj do të ketë një rezultat pozitiv. Tashmë situata nuk është si më parë, kur nuk guxoje të hapje dritaren e shtëpisë nga zhurmat. ………………………
“Na shqetësojnë zhurmat e klientëve”
Përveç muzikës së lokaleve, banorët e zonës së ish- Bllokut, kryesisht në Rrugët “Ismail Qemali” dhe “Dëshmorët e 4 shkurtit” ankohen dhe për zhurmat që bëjnë klientët e lokaleve.
Në rastet kur muzika është me volum të ulët banorët tregojnë se duhet të dëgjojnë bisedat e klientëve që bëhen me zë të lartë. Ndërsa zhurmat e krijuara nga veprimtaria e lokaleve kanë filluar të ulen, por jo në atë nivel që të mos jenë shqetësuese për banorët.
Dëgjohen zhurma në lagjen ku banoni?
Zhurmat janë një shqetësim për të gjithë banorët e Tiranës. Më të dëmtuar jemi ne që banojmë këtu në zonën e ish-bllokut. Në muajt e verës nuk kemi fjetur një natë të qetë. Që kur është ngritur nga gazeta “Shekulli” si shqetësim muzika e lokaleve ka filluar të jetë me volum më të ulët, por nuk mund të them se nuk ka shqetësime të tjera.
Disa javë më parë lokalet punonin deri në pesë të mëngjesit, ndërsa tani rrinë hapur deri në dymbëdhjetë të natës. Zhurmat përsëri dëgjohen, por muzika është me volum të ulët.
Po shqetësime të tjera keni patur?
Kur ulet muzika e lokaleve na bezdisin zhurmat që bëjnë klientët. Poshtë pallatit ku jetoj unë janë vendosur dy lokale që punojnë deri në orët e vona të natës. Dëgjojmë çdo bisedë të tyre, sidomos kur flasin me zë të lartë. Një natë dikush po fliste në telefon dhe dëgjohej në të gjithë pallatin. Kjo ka të bëjë me kulturën që kanë vetë njerëzit dhe klientët duhet të jenë më të kujdesshëm kur argëtohen natën nëpër lokale.
Jeni ankuar për zhurmat?
Jam ankuar disa herë pranë policisë bashkiake por situata ka ndryshuar vetëm për pak kohë. Muzika ka filluar përsëri. Ne jemi ankuar të gjithë si banorë, por nuk e di pse nuk është gjetur një zgjidhje.

I. Rreshka, banor në Rrugën “Sami Frashëri”
“Volumi i muzikës është ulur, por përsëri shqetësohemi”
Niveli i zhurmave akoma nuk është ulur në atë nivel sa më në fund banorë të bëjnë gjumin e qetë. Lokalet e natës në disa zona të kryeqytetit kanë kufizuar orarin e aktivitetit, por banorët vazhdojnë përsëri të kenë ankesa për zhurmat që krijohen nga muzika.
Pothuajse të gjithë ata që jetojnë pranë lokaleve të natës shprehen se fundjava mbetet më shqetësuese, pasi lokalet punojnë me orar më të gjatë. Shqetësim për banorët mbetet edhe përdorimi i borive dhe zhurma e motorëve gjatë natës.
A vazhdojnë të dëgjohen zhurma në lagjen ku banoni?
Zhurmat dëgjohen dhe përsëri janë shqetësuese për banorët. Muzika e lartë e lokaleve mbetet shqetësimi më i madh për ne banorët e rrugës “Naim Frashëri”. Nuk është ajo zhurmë që ka qenë para disa javësh, pasi tani lokalet e kanë kufizuar orarin e punës, megjithatë muzika dëgjohet. Të shtunën dhe të dielën, shqetësohemi më shumë, ku jemi të detyruar të dëgjojmë zhurmat e lokaleve deri në dy të natës.
Përveç muzikës së lokaleve, çfarë zhurmash të tjera ju shqetësojnë?
Sikur të mos na mjaftonte zhurma e që bëjnë lokalet, duhet të dëgjojmë dhe boritë e makinave apo zhurmat e motorëve. Unë nuk e kuptoj përse i përdorin boritë gjatë natës, kur qyteti është në qetësi, pasi kjo është edhe e ndaluar me ligj. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të vendosen gjoba për përdorimin e borive, prandaj dhe shoferët vazhdojnë të abuzojnë.
………………………………. Një opinion nga Maks Velo
Vëzhgimi duhet të shtrihet edhe në qytete të tjera dhe jo vetëm në kryeqytet, sepse ndotja akustike është një fenomen që është shtrirë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë
“Duhet të kultivojmë qetësi”
Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të artit. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike. Maks Velo në reagimin e tij për këtë thotë se fillimisht duhet të kultivohet qetësia brenda komunitetit dhe pastaj të eliminohen zhurmat që shqetësojnë banorët.
Velo përkrah idenë e dëmshpërblimit të atyre personave që dëmtohen nga niveli i lartë i zhurmave. Në reagimin e tij për shqetësimin e banorëve për ndotjen akustike, Maks Velo shton se vëzhgimi duhet të shtrihet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Unë e kam lexuar vazhdimisht rubrikën e “Shekullit” për zhurmat. Kjo nismë duhet përkrahur se bëhet fjalë për një shqetësim që kanë jo vetëm banorët e kryeqytetit, por edhe banorët të qyteteve të tjera. Fenomeni i ndotjes akustike është shqetësues, dhe kjo lidhet me gjithë llojet e zhurmave që bëhen në Shqipëri.
Ne jemi një popull i zhurmshëm dhe në radhë të parë duhet të kultivojmë qetësinë. Tashmë është identifikuar se zona më problematike, për zhurmat është ish- Blloku.
Por nuk është vetëm kjo zonë, pasi zhurma ka dhe në vende të tjera të kryeqytetit. Vëzhgimi duhet të shtrihet edhe në qytete të tjera dhe jo vetëm në kryeqytet, sepse ndotja akustike është një fenomen që është shtrirë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Sidomos në Vlorë dhe Durrës zhurmat janë të bezdisshme, pasi janë dhe zona bregdetare, ku janë vendosur shumë lokale. Kjo që bëjnë pronarët e lokaleve është një mënyrë fitimi e pa lejueshme që bëhet në kurriz të qytetarëve.
Janë banorët që në fund vuajnë pasojat e zhurmave. Është hedhur një ide për dëmshpërblimin e atyre personave që dëmtohen nga ndotja akustike dhe këtë unë e përkrah si ide.
Ligjet këtu tek ne janë, nuk është puna se ka një vakum ligjor. Ne gjithmonë nuk i respektojmë ligjet. Kur isha në Paris dhe zgjohesha në gjashtë të mëngjesit ishte një qetësi absolute. Një qytet me disa milionë banorë dhe nuk dëgjoja një zhurmë.
Ndërsa në Tiranë në mes të natës dëgjon zhurma gjithandej. Edhe të dalësh në trotuar me karrige është një agresion që bëhet kundër njerëzve. Ne kemi një sjellje agresive dhe kjo e vështirëson problemin. Ajo është gjëja më e dukshme, por ne jemi të gjithë agresivë si në ecje, në lëvizje, në të folurën me celular.

Diplomatët e huaj ankesa inividuale në Bashki
Zhurma e lokaleve, shqetësimi i përbashkët
Funksionarë të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri kanë të njëjtin problem, si çdo qytetar tjetër me zhurmat. Apartamenet e tyre gjenden në zonat më të mira të Tiranës, por kjo nuk do të thotë që jeta është me e lehtë aty.
Në kompleksin e banesave “Torre Drini”, jetojnë disa funsksionarë të huaj. Muzika e lartë që vjen nga lokalet përreth kësaj zone ka qënë një shqetësim i përditshëm, që në momentin që filluan te jetojnë aty.
Duke bërë përgjegjëse Bashkinë e Tiranës për këtë situatë të krijuar, dy prej funksionarëve të huaj kanë preferura t’i drejtojnë një letër publike Bashkisë ku kërkojnë zgjidhjen e problemit. Sekretarja e parë e Ambasadës italiane në Shqipëri, Raffaella Valentini dhe atasheu kulturor në Ambasdën Britanike Clare Sears kanë përcjellë shqëtsimin e tyre pranë Bashkisë nëpërmjet dy letrave individuale.
Në letrën e saj Saeas, informon se muzika e lartë luhet deri në orën 4 të mëngjesit çdo ditë të javës. “Volumi është aq i lartë sa saqë dëgjohet edhe pse të gjitha dritaret dhe grilat janë të mbyllura”, shkruan ajo.
Ndërsa sekretarja e Ambasadës italiane Raffaella Valentini nëpërmjet letrës i kërkon Bashkisë të ndërhyje menjëherë për zgjidhjen e situatës. Në të kundërt shkruan se është e detyruar të zgjidhë kontratën e qerasë me “Torre Drini”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23641

Bastet: Kadare me koeficientin më të lartë 1 me 10 E rrallë: Një sait online bastesh ka ideuar bastin më interesant. Tashmë lojtarët nuk do të gjejnë më se cili kalë, apo cila makinë fiton garën, ata duhet të gjejnë se cili është shkrimtari të cilit do t’i shkojë Çmimi Nobel. Mes listës është dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare, i cili ka dhe koeficientin më të lartë.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha lojërat e basteve që njohim, tashmë një sait basti onlain (www.landbrokes.com) ka hapur një lotari mjaft interesante. Ajo ka shënuar emrat e shkrimtarëve që janë pretendentë për Çmimin Nobel dhe njëlloj si në skedina ka shënuar edhe koeficientët fitues për shkrimtarët. Rasti bëhet edhe më interesant për ne, kur në garë është edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Favorit i bastit është shkrimtari izraelit Amos Oz, i cili ka koeficientin 1 me 4. Koeficienti 4 është më i ulëti dhe pastaj vijnë duke u rritur, duke arritur deri në koeficientin 10. Këtë koeficient e mban pikërisht shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, pra nëse ju vendosni bast 10 mijë lek që çmimin Nobel do ta marrë Kadare, nëse Kadare fiton me të vërtetë çmimin mund të fitoni 100 mijë lek, i cili në fakt, për hir të së vërtetës është fitim goxha i mirë.
.Lista :
Amos Oz 4/1 Assia Djebar 5/1 Joyce Carol Oates 5/1 Herta Miller 7/1 Philip Roth 7/1 Adonis 8/1 Antonio Tabuçhi 9/1 Claudio Magris 9/1 Haruki Murakami 9/1 Ismail Kadare 10/1 (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23644. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23644

Fik kompjuterin me nje SMS Mund ta fikesh kompjuterin tend kudo neper bote,thjesht me nje sms dhe nje Microsoft Outlook ose Mozilla Thunderbird te instaluar ne kompjuter.Shikoni videon me poshte si realizohet.

Artikuj qe mund tju interesojne:
Thyej fjalekalimin e Windows,MAC & Linux Si te bllokosh nje akount MSN? Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1059. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1059

Dhori Qiriazi, kur poeti largohet nga jeta Një përkthyes, krijues në përkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkën nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetët e tij më të dashur Bajronin e Bërnsin, si edhe së fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu
Dje u futa në Bibliotekën Kombëtare, u ngjita lart te salla e leximit, e mbushur plot me dritë dielli e me një vështrim të vetëm rroka tryezën tek rrinte e studionte përherë poeti Dhori Qiriazi. U çudita kur atje pashë dy tufa me lule të freskëta.
Aty takova Petraq Riston dhe Pandeli Koçin, që më thanë se Dhori ka ndërruar jetë e është varrosur të shtunën. Më erdhi shumë e papritur sepse nuk e dija se ai ishte i sëmurë.
Asnjë lajmërim në gazetë apo televizion. Asnjë për be. Nuk ka një shoqatë apo lidhje a klub që të marrim vesh për njëri-tjetrin e të bëjmë nderimet e duhura. Ai është poet, përkthyes e studiues e nuk është një njeri dokudo. Kështu ndodhi me Piro Kuqin, Agim Pepën, Kudret Velçën…
Ndërsa ne ishim gjimnazistë mezi prisnim ditët, kur do të dilte gazeta “Zëri i Rinisë” me faqen e saj letrare, e aty dallonin poetët: Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Dhori Qiriazi… Mbaj mend kur isha nxënëse një takim me poetë e zyrtarë tek Shtëpia e vjetër e Kulturës në Pogradec kishte ardhur edhe Dhori Qiriazi, por Lasgushi recitoi “Norma” vjershë që mbaron me fjalët: “Norma është ajo gjë që duhet tejkaluar.”
Dhori mbeti gjithë jetën mësues në gjimnazin e Ersekës, sepse i ati i tij pat mërguar në Australi, madje e pësoi më keq pas Plenumit të Katërt, kur e degdisën mësues në fshatin Mollas. Profesori im i matematikës në gjimnaz, Petro Prifti, shok me Dhori Qiriazin kur ishin studentë, më dha një ditë një vëllim dorëshkrim me poezi që titullohej “Të fala botës”.
Ai dorëshkrim ishte paraqitur në një konkurs letrar, më duket për çlirimin e Atdheut, e Dhori nuk fitoi. Nga ai libër i pabotuar mësova disa poezi përmendësh sepse ishin shumë të bukura (që i di edhe sot e kësaj dite si për shembull “Zemra”, “Ecja në muzg, më shoqëronin drurët”, “Jo, nuk e desha një dashuri të verbër” e të tjera nga libri me poezi “Kur zemra rreh së pari”).
E kam ndjekur krijimtarinë e Dhorit edhe si përkthyes, krijues në përkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkën nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetët e tij më të dashur Bajronin e Bërnsin si edhe së fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu.
Ndërsa përkthente këtë të fundit, poet nga Irani siç më pat thënë, ndihej tepër entuziast ai u interesua dhe i lexoi poezitë të transkriptuara për të dëgjuar tingëllimin e fjalëve, për të bërë krahasimin me gjuhën shqipe e për të gjetur aty fjalë të njëjta të të dyja gjuhëve. E Dhori Qiriazi gjithë jetën mbeti njeri i thjeshtë, i qetë, pa bujë…
Më kujtohet se në vitin 1984 ndodheshim në Kongresin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, darkën e fundit, festiven, qëlloi të uleshim tok me Dhorin në të njëjtën tryezë. U ngritëm për të kërcyer e në një çast, duke kujtuar krijimtarinë e tij të hershme unë fillova t’i them përmendësh poezitë e vëllimit të tij të dikurshëm.
Ai mbeti shumë i habitur, ndaluam më këmbë aty në mes të sallës e ai më tha: “Po unë e kam grisur këtë dorëshkrim, nuk i kam më këto poezi. Të lutem, a mund të m’i shkruash e të m’i dërgosh?”
E unë sapo u ktheva në shtëpi, u ula në makinën e shkrimit, i shtypa dhe ia dërgova. Dhori më dërgoi një letër falenderimi. Gjithnjë kam menduar se poetët nuk janë qenie tokësore, por qiellore, e tani Dhori, shpirti i poetit u ngjit lart në qiell duke zënë vendin që i takon.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23635. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23635

Arben Puto: Jo ratifikimit të marrëveshjes Historiani i mirënjohur përsërit apelin për deputetët: “Shkelet sovraniteti i Shqipërisë”
Për të disatën herë brenda pak kohësh, historiani i mirënjohur shqiptar, Arben Puto, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e ratifikojë marrëveshjen Shqipëri-Greqi për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.
“Kjo është shkelje e hapur e sovranitetit territorial të Shqipërisë” – shprehet profesor Puto, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes.
Prof. Puto në prononcimin e tij iu referua një interviste të dhënë për mediat pak ditë më parë, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk ndryshonte asnjë presje nga ajo çka kishte deklaruar, duke e shpjeguar shkeljen e sovranitetit territorial të Shqipërisë.
Ai bëri thirrje që studimi të shihet edhe një herë me shumë seriozitet, sepse ka probleme të shumta: “Aprovimi nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve i kësaj marrëveshjeje është shumë i nxituar dhe mendimet e specialistëve e bëjnë të domosdoshëm rishikimin e saj, sepse ajo është në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe nuk duhet të ratifikohet nga Parlamenti” – thotë Puto.
Një ndër historianët më të mirë që ka patur Shqipëria dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Z. Puto e këshillon Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë që të ketë kujdes në këtë rast, sepse një vendim i nxituar jo vetëm do të prekë interesat e Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet me vendet fiqnje, siç është Italia, sepse siç shprehet: “këtu preken edhe interesat e Italisë sepse hyn midis këtij shteti dhe Shqipërisë, dhe kjo ka të bëjë direkt me sigurinë e dy shteteve”.
Puto u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe deputetëve të të gjithë krahëve që të mos e ratifikojnë marrëveshjen me Greqinë.
Marrëveshja
Sipas shpjegimit të ekspertëve, Shqipëria ka lëshuar shumë nga kufijtë e saj detarë, duke humbur edhe pozitat e saj të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë.
Sipas matjeve të kryera nga ekspertë të pavarur, vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga marrëveshja Shqipëri-Greqi, rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së kufirit mes shteteve.
Sipas marrëveshjes vija e delimitimit do të ishte vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (kontinentale dhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare, por matjet dhe hartat tregojnë të kundërtën.
Marrëveshja u firomos pak muaj më parë në Tiranë mes ish-ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, në një prononcim për median, është shprehur se e kishte gjetur në tryezë kërkesën greke për përcaktimin e kufijve detarë, sepse sipas tij, një kompani e huaj kishte publikuar një hartë për burimet detare të gazit dhe naftës.
Ish -komandati i Flotës Detare, Vladimir Beja, duke kujtuar vitin 1992, kur ishte kryetar i grupit të ekspertëve që kanë punuar për marrëveshjen me Italinë, është shprehur se bisedimet zgjatën mbi 3 vite dhe ato ishin të vështira, ndërsa në rastin e Greqisë, nuk ka fare transparencë.
Edhe historiani Pëllumb Xhufi është shprehur kundër marrëveshjes, sepse sipas tij, ajo është produkt i një grupi të vogël personash, ndryshe nga marrëveshja me Italinë dhe fajësoi Berishën si përgjegjës politik të saj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23627. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23627

Masa: E paimagjinueshme që kam shpëtuar! Piloti brazilian i Ferrarit është rikthyer tashmë, për të rigjetur ritmin e mëparshëm dhe ndoshta për të zhvilluar garën e fundit
Ishte ora 04:30, kur një nga punonjësit e Ferrarit u nis nga Maranelo për në aeroportin e “Malpensas” për të marrë “djalin e mirë” që quhet Felipe Masa. Avioni, që solli nga San Paolo pilotin brazilian, mbërriti në orën 07:52. Një tutë gri, xhinse dhe syze të errëta ishte veshja e tij.
Piloti brazilian ishte i shoqëruar nga përgatitësi atletik, Vanderlei Pereira. Fytyra e tij tashmë është ajo e një personi të mirë si më parë edhe syri i majtë nuk është më i fryrë dhe është i hapur plotësisht. Rikuperimi pas aksidentit që pësoi më 25 korrik në Hungarorinjg, vazhdon me hapa të kënaqshëm.
Gjithsesi, fillimi nuk ishte ndër më të mirët. Sapo e sheh shoferi i një autobuzi në aeroport e përshëndet: “Hej Barrikelo si je?” Masa fillon të qeshë: “Vërtet më ngatërruat me Rubensin?
Atëherë Felipe, po përfundojnë këto pushime të zgjatura dhe të detyruara? Për fat të mirë po. Tashmë duhet t’i rikthehem punës. Jam i emocionuar dhe pres me padurim që të rikthehem si isha.
Çfarë programi keni për këto ditë?
Do të merrem menjëherë me simulatorin. Ndihem mirë, pasi zhvillova edhe një garë me makinat kart. Mund të filloj të pilotoj një makinë të vjetër me gomat e kategorisë Grand Prix 2. Nuk do të jetë shumë e ndryshme nga makinat aktuale të Formulës 1, por për momentin mua më duhet të zhvilloj disa xhiro dhe kaq.
Mund të riktheheni për Çmimin e Madh të Brazilit që do të zhvillohet pas dy javësh?
Do të ishte një synim shumë i shpejtë dhe ndoshta i tepruar. Për garën e fundit të këtij sezoni që do të zhvillohet në Abhu Dhabi, të shohim. Do të na duhet autorizimi i FIA-s për këtë gjë. Çdo gjë do të varet nga rezultatet e këtyre testimeve.
Përpara rreth dy muajsh ishit në gjendje kome. Rrezikuat shumë?
Do të ishte e gabuar nëse do të nxitonim. Sigurisht, pres me padurim që të rikthehem, por kjo gjë duhet të bëhet në momentin e duhur, kur unë të ndihem në formë. Pikërisht, këtë gjë po përpiqem të bëj tani, të kuptoj se kur do të arrij 100% e formës sime. Kejzi Stoner në botërorin e motoçiklizmit në kategorinë Moto GP, qëndroi larg pistave për rreth 2 muaj dhe menjëherë pas rikthimit arriti të ngjitej në podium. Sigurisht, ai u shkëput nga garat për arsye të tjera, por tregoi se pavarësisht pushimeve nuk e humbi ritmin…
Më kujtohet shumë mirë se si pilotohet. Shqetëpsimi im nuk është që të arrij menjëherë te kohët më të mira, por të rikthehem në pistë. Gjithsesi, për të arritur synime më duhet gjithmonë një makinë e mirë dhe një konfigurim i saktë i saj. Besoj se Stoner do të ketë pasur një motor shumë të mirë.
Kur e rishihni atë që ju ndodhi, mendoni: Sa i pafat apo më mirë me kaq? Dëmet mund të ishin shumë më të rëndë, duke parë se si jam tani nuk kam dyshime, kam pasur shumë fat. E kam riparë shpesh atë aksident në televizor dhe kam parë fotot e mia me syrin e dëmtuar menjëherë pas aksidentit. Janë imazhe befasuese, por unë kisha një gjumë të thellë e nuk ndjeja asgjë.
Kush do ta fitojë titullin e këtij sezoni?
Duket se do të jetë Xhenson Baton kampioni. Gjysma e dytë e një kampionati botëror është gjithmonë shumë më e luftuar dhe me më shumë rivalë se pjesa e parë. Pra është një pjesë më e bukur.
Pak ditë më parë u takuat me Nelsinjo Pike në pistat e Formula Kart. Për çfarë biseduat?
Më kërkoi falje. Prej kohësh i kisha thënë se ai aksident ishte i stimuluar, por gjithmonë që e bisedonim ai e kishte mohuar.
Çfarë mendoni për kalimin e Fernando Alonsos te Ferrari?
Është një pilot shumë i mirë. Do të kombinojmë besoj si dyshe pilotësh dhe shpresoj që ta mbyllë sezonin e ardhshëm përpara tij.
Përpara se të nisej për në Maranelo, në sfond dëgjohet sërish zëri i shoferit të autobusit: “ç’kemi Masa! Më fal për përshëndetjen e mëparshme.” Duke e falur, Masa vazhdon rrugën për te “shtëpia e tij” më i qetë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23630
Marrëveshja, matjet nisën nga muret historike të Sarandës Eksperti shpjegon hartën: Është cënuar mëvetësia e gjirit si Det Shtetëror, duke humbur 15 km2
Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, në vijim të analizës së tij shkencore për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalet te njëra prej pikave të skandalit.
Ai thotë në analizën e vet se marrëveshja që pret të kalojë pas pak ditësh për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë e ka trajtuar gjirin e Sarandës, si një bregdet i thjeshtë, dhe si një harrim gjeografik të pafalshëm.
Duke shpjeguar hartën bashkangjitur, autori i studimit thotë se me indiferencë dhe cinizëm teknik është shpërfillur dhe shmangur e drejta jonë historike, sepse vija ku ka filluar matja për përcaktimin e vijës së mesme (median line) është në muret historike të qytetit, duke cënuar mëvetësinë e Gjirit si Det Shtetëror dhe duke duke humbur 15 km2.
1.Gjri i Sarandës Një fillim i tillë, për apologjetët e marrëveshjes do të ishte një hiperbolë nxitëse nacionaliste, se në të vërtetë, gjiri i Sarandës është në vend të vet, askush nuk e ka dhënë e nuk e ka falur.
Ajo çfarë u kumtua në media për një kohë, as që u kap dhe u trajtua nga apologjetët teknikë, asqë u trajtua për qartësim dhe shpjegim. Vetëm se, shkaraz u bë një përqasje me gjiret e futur e të thellë që plotësojnë kushtin e (r2 : 2).
Nuk e dimë nëse ata, vijojnë ende, ta mbrojnë këtë argument, apo mund t’u ketë shkuar ndërmend, se ka dhe një shpëtim për të mos e dhënë për ndarje gjirin e Sarandës. Nëse, kjo varkë me vela nuk kthehet në detin e mendjes së tyre, do të thotë që ajo as që është nisur.
Gjiri i Sarandës, ka qënë pa zot. Kështu ka mbetur në këtë Marrëveshje dhe historia, më shumë se çdo argument tjetër, që është parashtruar, do të brejë ndërgjegjen shkarravitësve të hartografisë dhe të ligjvënësëve shqiptarë të shekullit të XXI.
Kur themi ” i humbur” kjo është metaforë, e harresës, se Gjiri i Sarandës, nuk ka marrë emërin e vet, statusin kombëtar si dhe pozicionin e tij gjeohistorik.
2. Askush nga pala shqiptare nuk është mbështetur në UNCLOS për të ruajtur Sarandën
Në një syth të studimit, kemi trajtuar në mënyrë teorike dhe gjeometrike, veçoritë që jep UNCLOS ( United Nations Convent of Law of Sea) , për gjiret dhe ujrat e brendshme të shtetit. Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujërat e brendshme, të cilat janë në mënyrë tërësore nën sovranitetin e tij.
Përcaktimi i vijave bazore normale dhe e vijëdrejtave bazore, shënon kufizimin e këtyre ujërave brenda tyre dhe në drejtim të Dheut Kontinental. Gjiret bëjnë pjesë në Ujërat e Brendshme.
Prej vijave bazore të tyre fillon Deti Shtetëror. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental, që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri-jug.
Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit ku, ndodhet edhe fanari bregor orientues detar.
Lashtësia na kumton se Onkezmi, Saranda e sotme, qysh nga Mijëvjeçari i dytë Para Krishtit ka qënë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës.
Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote, që zë fill prej maleve Keraune, dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendabnime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh, Sarandë e deri në fushën e Vrinës, ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte Kaonia. Në drejtim të dheut e në drejtim të vargoit kodrinor dhe bregdetit janë qendra të tjera të mëdha të lashtësisë si Foinike dhe më në jug Buthroti.
Sipas hartës, e cila ende nuk gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes apo atë të Jashtme, por që një fragment të saj ne e kemi shkëputur prej gazetës “Standard”, gjiri i Sarandës kridhet në një gjysëmerrësirë (që nuk mund të jetë me dashje) ne mundemi që të vëzhgojmë, ndonëse me vështirësi, se harku fundor i rrethit të hequr me pikën qëndrore, në vijën mesore të pranuar, del sa gati – gati ka prekur edhe simbolin e Portit. Kjo është gjeometria tragjike e gjirit të Sarandës.
Marrëveshja e fundit, iu shpërfaqet shqiptarëve me indiferencën, cinizmin teknik, shpërfilljen gjeohistorike, duke shmangur të drejtat tona historike. Ajo në kundërshtim me Konventën e cila sjell përjashtim, gjiri i Sarandës, është trajtuar si një bregdet i thjeshtë, pa penetrim, pa dukje, në një harrim gjeografik të pafalshëm. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Gjiri i Sarandës ka ngelur “jetim”.
Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Afëria e brigjeve dhe të qënit kundruall, e bën këtë të drejtë, edhe më komplekse, për shumë shkaqe, ndër të cilët janë ata natyrorë, ekonomikë dhe historikë janë të dukshëm në krahun tonë.
Të drejtat historike të mohuara
Gjiret historike deklarohen nga vet shteti. Negociatorët tanë kanë shkuar të papërgatitur, pa bazën ligjore të duhur, pa njohje të UNCLOS. Të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Në përgjithësi një deklarim i tillë është real, i argumentuar dhe jo i sajuar.
Ai vjen përmes një njohjeje dhe përvoje të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare, prej gjeohistorisë, zhvillimit ekonomik, strategjisë, turizmit, rëndësisë ushtarake. Shpesh ato konsiderohen edhe gjire juridikë, përbërësit e të cilit deklarohen nën sovranitet, për t’u pranuar nga shtetet fqinjë e për t’i marrë parasysh lidhur me UNCLOS. Sarandës sonë i është mohuar e Drejta Historike, e Ujrave Historikë.
“Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për të ashtuquajturat gjij “historikë ” ose në çdo rast, kur është zbatuar sistemi i vijave bazë të drejta të parashikuara në nenin 7.( Nga Konventa) Dhe ja një paragraf tjetër që lidhet me zabtimin e nenit 7 të Konventës ( për Vijëdrejtat bazore.):
“…Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë…”.
“…Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme.”
“…The above provision does not apply, however, where it is necessary by reason of historic title or other special circumstances to delimit the territorial seas of the two States in a way which is at variance therewith…”
Të drejtat historike lidhen me: (i) Ushtrim i autoriteit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar, (ii) Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti. (iii) Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër. (iv) Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostraegjike. (v) Një titullim historik do të thotë, se asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare, që i referohet këtij titullimi. (vi) Titujt historikë, shmangin qënësinë e ndonjë titulli tjetër. Një ndijim gjeohapësinor shqiptar, dinjitoz e kombëtar, i kulturës dhe përkushtimit, i dashurisë dhe hulumtimit vjen e të krijon “gjirin tënd” në të cilin do të futen tërë hollësitë që kanë të bëjnë me të drejtën e shtetit, të Dheut dhe të Detit.
Një shtet me denjësi dhe histori shumëshekullore të njohur, në dëshmi që nuk ka se çf Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23621. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23621

Marrëveshja, pronat u copëtuan në 5 pjesë Dokumenti i shkurtit 1994, sindikatat marrin pasuritë dhe fondet e ish-Bashkimeve Profesionale
Në vijim të dosjes së kalimit të pasurisë së Ish-Bashkimeve Profesionale në duart e sindikatave, të lindura pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, është pjesa e dytë e akt-marrëveshjes së firmosur nga krerët e sindikatave në shkurt 1994. Siç shihet edhe nga dokumenti, gjithçka e trashëguar ndahet sipas përqindjeve të vendosura më parë.
Madje, për të njëjtin ambient ka disa pretendentë, ku secili merr pjesën e tij, siç është rasti i pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, vend që do të bëhej skenë krimi pak kohë më pas, si rrjedhojë e përplasjeve mes rrymave të kundërta brenda sindikatave për të pasur frenat e pushtetit sindikal.
Më poshtë janë dy dekrete të ish-presidentit Rexhep Mejdani në vitin 1998, që rrëzojnë dekretin e Berishës për ndarjen e pasurisë mes sindikatave dhe që vendosin mostjetërsimin e pronave të sindikatave deri në vitin 2020. Por siç do të shihet edhe në raportin e KLSH-së të vitit 1998, pronat ishin zhbërë me kohë…
(Vijon nga numri i kaluar)
Në pronësi të çdo sindikate, sipas kësaj ndarjeje, vihen godinat, trualli përkatës, mjetet themelore, dhe inventari i imët, të cilat në rastet kur një kamp ndahet midis dy ose më shumë sindikatave, ndarja bëhet sipas përqindjes së pjesëtimit të kampit.
Kampi i Vlorës do të jetë në pronësi të përbashkët mes BSPSH dhe KSSH, të cilat kanë të drejtën e kontrollit të përbashkët, ose të veçantë, të thirrjes në raport për problemet e administrimit dhe të veprimtarisë ekonomiko-financiare si dhe të vendimit për këto probleme.
Vendimet e marra në mënyrë të njëanshme, janë të paligjshme. Të ardhurat nga Kampi i Vlorës, ndahen direkt nga drejtoria e tij çdo tremujor, në mënyrë të barabartë: 50% BSPSH dhe 50% KSSH. Drejtorisë së Kampit i lihet 25% e fitimit për vazhdimin e aktivitetit të kampit.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin, fondet që janë gjendje në numrin e llogarisë së Drejtorisë së Shtëpive të Pushimit, ndahen sipas raporteve që parashikohen në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.
Mbas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, Drejtoria e Shtëpive të Pushimit, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore dhe inventari i imët iu ndahen sindikatave, sipas përqindjes së caktuar në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.
Objektet e Kulturës për qytetin e Tiranës ndahen si më poshtë: BSPSH 1. Shtypshkronja “Sindikata” (ish-Poligrafia “11 Shkurti”). 2. Pallati i Kulturës Kamëz 3. Pallati i Kulturës në kombinatin “Josif Pashko” me 150 vende 4. Ofiçina e ish-BSPSH (50%, sipas skicës bashkangjitur).
KSSH 1. Pallati i Kulturës “Tekstilisti” 2. Pallati i Kulturës Marikaj 3. Ofiçina e ish-BSPSH-së (50% sipas skicës)
SP e Punonjësve të Naftës 1. Shtëpia e Kulturës Valias 2. Shtëpia e Kulturës Mushqeta 3. Shtëpia e Kulturës Kërrabë
Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” ndahet në natyrë midis BSPSH-së dhe KSSH-së në raportet: 55% BSPSH dhe 45% KSSH; duke përfshirë në këtë ndarje të gjitha ambientet që janë sot në pronësi e në përdorim nga sindikatat (KSSH katin e tretë dhe BSPSH katin e dytë. Kati i parë dhe anekset e tjera ndahen në natyrë sipas përqindjeve 55% BSPSH dhe 45% KSSH, sipas skicës).
Ambientet e tjera të këtij pallati, që mund të merren më vonë, ndahen përsëri në natyrë, sipas përqindjeve të mësipërme. Salla e shfaqjeve dhe e mbledhjeve të këtij pallati mbetet në pronësi e përdorim të përbashkët, sipas përqindjeve përkatëse të mësipërme.
Ajo administrohet nga punonjësi i caktuar nga të dyja palët, pa nxjerrë pengesa për veprimtarinë e njëri-tjetrit. Kur ajo jepet me qira, të ardhurat ndahen sipas përqindjeve menjëherë dhe direkt nga punonjësi i caktuar për administrimin e saj, sipas përqindjeve 55% dhe 45%. Të gjitha vendimet për administrimin e kësaj salle merren bashkërisht.
Në rast se ndonjë nga objektet e lartpërmendura humbet për arsye pretendimesh pronësie nga të tretët, sindikatës së dëmtuar i bëhet kompensimi në përqindje nga sindikatat e tjera, pjesëmarrëse në këtë marrëveshje.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin e objekteve, brenda pesë ditëve ndahen fondet që janë gjendje në QAOKS, dega e Tiranës, sipas përqindjes së akt-marrëveshjes datë 10.10.1992.
Pas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, dega e QAOKS për Tiranën, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore e inventari i imët që ajo disponon, ndahen sipas akt-marrëveshjes së datës 10.10.1992.
Kjo akt-marrëveshje do të pasohet nga një aktmarrëveshje tjetër për ndarjen e objekteve të tjera kulturore (pallate e shtëpi kulture, salla lojërash etj.), që nuk janë përmendur në këtë aktmarrëveshje, e cila do të shënojë ndarjen përfundimtare fizike të të gjithë pasurisë, pronë e sindikatave të Shqipërisë.
Aktmarrëveshja e mësipërme, pasi gjendet në përputhje me vullnetin e palëve, nënshkruhet dhe vuloset rregullisht prej tyre.
Nënshkruesit KSSH, Kastriot Muço, SBPMGJPSH Gëzim Kalaja, BSPSH Valer Xheka. SP e Punonjësve të Naftës Nentor Xhemali, SP e Sporteve Pëllumb Leka Tiranë 28 shkurt 1994 (vijon)
Dekretet e firmosura nga ish-presidenti Meidani në 1998, për të ndalur shkatërrimin e pronave
Meidani rrëzoi dekretin e Berishës
L I G J Nr. 8340, datë 6.5.1998 PER MOSMIRATIMIN E DEKRETIT NR. 204, DATE 05.06.1992 “PER PASURITE E SINDIKATAVE” Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, duke konstatuar se dekreti nr. 204 , datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave” nuk është i kundërfirmuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, detyrim kushtetues ky i parashikuar nga neni 29 i ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SE SHQIPERISE VENDOSI: Neni 1 Nuk miratohet dekreti nr. 204, datë 05.06.1992 “Për pasurinë e sindikatave”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr. 2089, datë 12.05.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
Pasuria e sindikatave nuk mund të tjetërsohet deri më 2020
LIGJ
Nr. 8340/1, datë 06.05.1998 PËR RREGULLIMIN E PASOJAVE QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT NR. 204, DATË 05.06.1992 “PËR PASURINË E SINDIKATAVE” Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Neni 1
Pasuritë e sindikatave të fituara nga zbatimi i dekretit nr. 204, datë 05.06.1992 konsiderohen pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gjendjes faktike të muajit mars të vitit 1991.
Neni 2
Aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Mosmarrëveshjet që lidhen me këto aktmarrëveshje zgjidhen në rrugë gjyqësore.
Neni 3
Rishpërndarja e pasurisë së sindikatave, në rastin e shkëputjes së fraksioneve dhe krijimit të sindikatave të reja nga ato ekzistuese, bëhet mbi bazën e marrëveshjes në përpjesëtim me numrin e anëtarëve të tyre. Në rast mosmarrëveshjesh ato zgjidhen në rrugë gjyqësore.
Neni 4
Pasuria e paluajtshme e përfituar nga sindikatat në bazë të këtij ligji nuk mund të tjetërsohet deri më 31.12.2020.
Neni 5
Trualli pasuri e sindikatave sipas nenit 1 të këtij ligji, konsiderohet pronë e zënë. Ish-pronarët kompensohen sipas ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarëve”.
Neni 6
Sindikatat, në administrimin e pasurive të tyre duhet të respektojnë objektivin e veprimtarisë sindikaliste. Kontratat e qiradhënies të lidhura nga sindikatat që nuk respektojnë detyrimin e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, nuk mund të ripërtërihen.
Neni 7
Objektet e kulturës së ish-ndërmarrjeve bujqësore kalojnë në pronësi të organeve të pushtetit lokal. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë mënyrën e kalimit të pronësisë dhe organet përkatëse të pushtetit lokal, të cilave do t’u kalojnë objektet e përmendura në paragrafin e parë të këtij neni.
Neni 8
Ngarkohet Kontrolli i Lartë i Shtetit, të kontrollojë administrimin e pasurisë së paluajtshme që përfituan sindikatat nga zbatimi i dekretit nr. 204, datë 05.06.1992 deri më datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për të propozuar masat përkatëse ligjore.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës. Shpallur me dekretin nr. 2090, datë 12.05.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23624

Berisha: Kosova dhe Shqipëria në BE si dy shtete. Lavrov më ka keqkuptuar Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është përgjigjur ndaj kritikave të një dite më parë të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.
“Lavrov ka thënë atë që nuk ka qenë reale”- tha Berisha, duke shtuar se ‘besoj që kjo kritikë të jetë keqinterpretuar nga përkthyesit rus”.
“Është për të ardhur keq. Ministri Lavrov parmbrëmë ka thënë ato që unë nuk kam thënë. Unë nuk besoj se ai ka dëshiruar të thotë ato që unë nuk kam thënë. Shpresoj të ketë ardhur nga vështirësia e lindur që rusët kanë për të përkthyer nga shqipja në rusisht”.
Këto komente kryeministri shqiptar i ka bërë gjatë vizitës së tij në komandën e KFOR-it në Prishtinë me ç’rast është takuar me komandantin Markus Bentler.
Ndërkaq lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë, Berisha ka thënë se forcat shqiptare munden të marrin pjesë në misionin e KFOR-it, por që njëherë nuk janë të interesuar.
Ai gjithashtu ka çmuar rolin dhe kontributin e KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Deklarata e Berishës erdhi pas reagimit të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Jemi fort të shqetësuar nga deklarata e kryeministrit shqiptar. Jemi të bindur se kjo deklaratë do të sjellë një reagim të përshtatshëm, pikë së pari nga Bashkimi Europian dhe nga NATO-ja”, – citohet të ketë thënë Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic.
Sot ishte dita e dytë e vizitës në Kosovë të delegacionit qeveritar te Republikës së Shqipërisë që kryesohet nga kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri Berisha dhe kryeministri Thaçi, kanë nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi, ndër të cilat më e rëndësishmja është marrëveshja për qarkullimin ndërkufitar, që nënkupton që banorët e zonave kufitare të kenë mundësi qarkullimi vetëm me letërnjoftime.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka nderuar kryeministrin Berisha me medaljen e artë të lirisë, me motivim “kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.
Kryeministri Berisha duke folur për idenë e tij të integrimit kombëtar ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë një synim – integrimin në BE si dy shtete të veçanta.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryeministrit shqiptar në Universitetin e Prishtinës do t’i jepet edhe titulli “Doctor Honoris Causa”, ndërsa do të shpallet edhe qytetar nderi i Prizrenit.
Vizita e tij, është e dyta në cilësinë e kryeministrit.
Megjithese vizita bëhet më ftesë të kreut të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit nuk ishte ne aeroportin e Prishtines per te pritur Berishen. Ai u prit nga zv.kryeministri dhe ambasadori i Tiranes ne Prishtine.
Berisha udhetoni me avion drejt Prishtines. Tuneli i rruges se re Durres-Kukes, vazhdon te jete i mbyllur. Ai u inagurua dy here rresht gjate fushates elektorale per zgjedhjet e qershorit ne Shqiperi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23615

Feith u bën thirrjeve serbëve: Merrni pjesë në zgjedhje Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë Pieter Feith u ka bërë thirrjeve serbëve të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të përcaktuara për 15 nëntor. Ai pret pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe shton se rezultatet do të duhet të respektohen.
“Sipas sondazheve, ne presim pjesëmarrje më të madhe kësaj radhe. Zgjedhjet lokale janë një rast i mirë për komunitetin serb të marrin në duar të drejtat e tyre në komunat me shumicë serbe”, ka thënë ai.
“Nëse vetëm një numër i vogël i njerëzve votojnë, ky rast do të humbet, sepse autoritetet në këto vende do të merren përsipër nga komuniteti shqiptar”, ka nënvizuar Feith.
Në ndërkohë, Rangjell Nojkiq nga Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe gjithashtu beson se pjesëmarrja e serbëve do të jetë më e lartë kësaj radhe.
Ai ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësisë jetësore për serbët në Kosovë dhe mbijetesën e tyre në vend.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23618. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23618

Protesta e 10 tetorit, 4 parti i bashkohen PS-së: Të hapen kutitë Protestës së opozitës më 10 tetor i bashkohen edhe 4 parti të tjera, për të cilat transparenca e zgjedhjeve është e domosdoshme. Katër parti të djathta do të marrin pjesë në protestën e opozitës më 10 tetor, ne sheshin “Skënderbej”.
PDK, LZHK, PLD dhe PBD kanë deklaruar sot mbështetjen e tyre për protestën e opozitës në sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë dhe janë shprehur pro qëndrimit socialist për bojkotin e Kuvendit deri në plotësimin e kushteve.
Spartak Ngjela ka deklaruar se partia e tij mbështet pa rezerva bojkotin e socialisteve në Kuvend. Njësoj është shprehur sot edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, për të cilin ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë shumë të rëndësishme.
Partitë e djathta kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit, atë që socialistët kanë kërkuar me kohë, si kushti kryesor për tu kthyer në sallën e Kuvendit.
Moisiu pro opozitës: Të hapen kutitë e votimit
TIRANË – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu mbështet bojkotin e Partisë Socialiste ndaj Kuvendit. Në një deklarim për mediat, ish-Kreu i shtetit ka deklaruar se çështja e manipulimit të zgjedhjeve, duhet të marrë fund. “Çështja e manipulimit të zgjedhjeve duhet të marrë fund njëherë e mirë.
Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe të bëjmë edhe ne zgjedhje siç bëjnë të gjithë të tjerët”, – tha dje Moisiu.
Në funksion të kërkesës se manipulimi i zgjedhjeve duhet të marrë fund, ish-presidenti e cilësoi ligjore dhe të drejtë qëndrimin e vazhdueshëm të opozitës për hapjen e kutive të votimit. “Nuk ka se si mos të bëhet.
Hapja e kutive të votimit do t’i japë fund procesit të deformimit të votës dhe do të shërbeje për t’i dhënë fund në proceset e tjera zgjedhore manipulimit të votës”,- tha ai. Gjatë promovimit në Berat të vëllimit të ri “Midis Nanos e Berishës”, që mban firmën e tij, ish-kreu i shtetit kërkoi që të rishihet edhe marrëveshja e kufijve me Greqinë.
“Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke. Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje tregon se diçka aty duhet parë”.
Ish – Presidenti i Republikës e ka një përgjigje edhe për historianet, të cilët hartuan tekstin problematik të historisë së klasës së 12. Moisiu akuzoi historianët se po bastardojnë, në mënyrën më të rrezikshme, historinë e shqiptarëve. Qëndrimi i ish-Presidentit të Republikës vjen në një kohë, kur të gjitha palët e mazhorancës kanë kërkuar përfshirjen e opozitës në Kuvend.
Madje, edhe pasardhësi i Moisiut, Presidenti Bamir Topi është shprehur pak ditë më parë së është kundër bojkotit. Duke mos komentuar drejtpërdrejt kërkesat e opozitës, Presidenti ka dhënë një përgjigje në parim teksa është pyetur nga media se ishte kundër bojkotit.
Ndërsa dy ditë më parë, kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të bashkëpunonte institucionalisht me mazhorancën me qëllim realizimin e reformave në vend.
Megjithatë, përkundrejt qëndrimit të Topit, ish-Presidenti i Republikës ndan një mendim krejt tjetër, duke mbështetur plotësisht kërkesën e opozitës, jo vetëm për bojkot, por edhe për kërkesën kryesore të saj, hapjen e kutive të votimit.

Dt 6 tetor 15 nëntori, afati përfundimtar për asgjësimin e fletëve të votimit. Rama: Mos guxoni
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se, në rast se do të asgjësohen fletët e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do jetë dhunim i hapur i opozitës.
Rama e bëri këtë koment, pasi në shtyp pati deklarime se fletët e votimit mund të asgjësohen, për shkak se këtë e parashikon Kodi Zgjedhor.
“I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se shurdhëria ndaj kërkesave tona legjitime për të normalizuar jetën parlamentare të vendit vetëm po e rëndon e do të rëndojë edhe më shumë përgjegjësinë e tij. Të shtunën pasdite, më 10 tetor, populli opozitar do t’ia bëjë këtë apel kryeministrit pa legjitimitet edhe përpara zyrës së tij.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se Partia Socialiste nuk hyn në parlament pa u plotësuar kërkesa e patjetërsueshme për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe me të gjithë opozitën ne do të përshkallëzojmë manifestimin e protestës për shkeljen e ligjit që garanton hapjen e kutive të votimit.
Manifestimi opozitar i të shtunës, 10 tetorit, është vetëm fillimi i një përpjekjeje që ne do ta shtrijmë, në çdo rrugë të vendit, në qoftë se pushteti i lindur nga grabitja e votave nuk hap kutitë e 28 qershorit.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se prekja e kutive të votimit apo, largqoftë për të e për ushtarin e tij fanatik në krye të KQZ, asgjësimi i kutive, ndërkohë që ne kërkojmë hapjen e tyre, jo vetëm që nuk do ta shpëtojë këtë pushtet të korruptuar e korruptues nga përballja me të vërtetën e popullit opozitar, por përkundrazi do të konsiderohet prej nesh si një shprehje e patolerueshme e dhunës ndaj opozitës”, – tha Rama.
Kryetari i PS tha dje se nuk është opozita që po pengon heqjen e vizave, por vetë qeveria e Berishës.
“Sali Berisha duhet të japë llogari pse nuk u fut Shqipëria në grupin e këtyre vendeve, gjë e vendosur shumë më parë se opozita vendosi të mos hynte në Kuvend për shkak të grabitjes së votave. Dhe këtë llogari do ia kërkojmë ne që të gjithë edhe të shtunën pasdite më 10 tetor përpara zyrës së tij.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se asgjë nuk e ndal opozitën në rrugën e saj për të çliruar zgjedhjet nga zgjedha e shtetit të bërë njësh me pushtetin dhe për t’i dhënë fund një historie të turpshme zgjedhjesh të deformuara e kontestuara, duke bërë çdo përpjekje e përballuar çdo vështirësi, në një betejë që nuk është beteja e radhës mes një pale e një pale tjetër, po beteja qytetare e një populli që jeton në mes të Evropës dhe nuk ka arsye në botë që të mos bëjë zgjedhje njësoj si kudo në Evropën ku jeton”, – tha Rama.
Drejtuesi i socialistëve tha se protesta e ditës së shtunë bëhet për Shqipërinë e të gjithëve, jo për Shqipërinë e Berishës, Nanos dhe Metës.
“Të shtunën pasdite, 10 tetor, kjo betejë qytetare hyn në një fazë të re dhe ne do të jemi në krye të saj, sepse përfaqësojmë shpresën, nevojën, bindjen e palëkundur që pa i dhënë fund historisë së dhunës mbi votën e qytetarit shqiptar, pa rivendosur barazinë para ligjit dhe pa çliruar çdo qytetar nga hija e hakmarrjes politike të pushtetit të radhës, nuk ka Shqipëri evropiane për të gjithë.
Ne na intereson Shqipëria evropiane për të gjithë dhe jo Shqipëria evropiane për Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon dhe për kompaninë e tyre, bashkë me oborret e tyre, klanore dhe familjare”, – tha Rama.
15 nëntori, afati përfundimtar për asgjësimin e fletëve të votimit
15 nëntori është dhe afati fundit kur fletët e votimit të shpallura të pavlefshme ose të panumëruara do të qëndrojnë në kuti. Zgjedhjet e pjesshme lokale të kësaj date detyrojnë KQZ të vendosë për djegien e fletëve të votimit duke lënë në Arkivin Shtetëror vetëm procesverbalet me rezultatet e çdo qendre votimit.
Arsyeja e asgjësimit është boshatisja e kutive që do të ripërdoren për zgjedhjet lokale në komunat Klos, Fushë-Arrës, Fierzë dhe njësinë bashkiake nr. 10 në kryeqytet.
Në kohën kur debati ndërmjet mazhorancës dhe Partisë Socialiste bëhet për hapjen e kutive për rinumërim, neni 178 i Kodit Zgjedhor sanksionon se menjëherë pas përfundimit të ankimeve, Komisioni i Zgjedhjeve mund t’i asgjësojë ato.
I kontaktuar nga ALSAT, kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, pohon se fletët do shkatërrohen në limitet kohore të mundshme, por kutitë duhet të jenë bosh në datën 15 nëntor.
Në ligjet e mëparshme zgjedhore, të 2006 dhe të 2007, ishte e përcaktuar se “fletët e votimit digjeshin pas një viti ose pas tre muajsh”, tani kjo çështje i është lënë në dorë të lirë të vetë KQZ.
Ndërsa për djegien e fletëve të votimit s’ka një afat kohor për procesverbalet e kutive të votimit dhe dokumentacionet e tjera parashikohet një procedurë e veçantë që zgjat deri në 2 vite gjithsej
Ndërkohë, kutitë me 1.519.176 fletë votimi të vlefshme gjenden prej kohësh në magazinat shtetërore qeveritare në Lundër.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23612
Falje mos më kërko Lindi dielli kur u zhduke ti Ik tani se vetëm po rri Dua jetë, nuk dua anarki Mos mendo se vuaj për ty
Lamtumirë të thashë shumë herë Por tani mos t’pafsha asnjëherë
Ref. Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti tani Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti
Kam besu sa herë më the të du T’i kam fal krejt çka ke kërku Unë kërkova një copë lumturi Mbeta veç me lot në sy
Lamtumirë të thashë shumë herë Por tani mos t’pafsha asnjëherë
Ref. 2x Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti tani Falje mos më kërko Sa ma larg tash ti shko S’dua më që ta di Se ku je ti
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4601. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4601
Top