Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Gërdeci, trashëgimtarët e viktimave padisin Mediun Trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme nën akuzën e vrasjes në kuadër të organizatës kriminale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zamira Durda, nëna e Edisonit, 10-vjeçari që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i depos së municionit në Gërdec, është paraqitur dje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për të regjistruar kallëzimin penal ndaj Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe me kërkesën që prokuroria të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rihetimin e deputetit. Shkresa e firmosur edhe nga 63 familjarë të viktimave i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe pasi i referohet vendimit të Gjykatës së Lartë mbi pushimin e ndjekjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, kërkohet që Mediut ti hiqet imuniteti për të njëjtin fakt. Në dalje të Prokurorisë së Përgjithshme, gruaja që ka humbur edhe familjarë të tjerë nga tragjedia iu drejtua tri zonjave Ina Rama, Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj për të vënë drejtësi. “Shpresojmë që Ina Rama ta rihapë edhe njëherë këtë çështje. I bëj thirrje edhe zonjës Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj që të merren me këtë çështje”, tha Zamira Durda. Më poshtë po botojmë kallëzimin e plotë të depozituar në akuzën qendrore. KALLËZIM PENAL
Drejtuar: Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama
Ushtrues të kallëzimit (të dëmtuarit nga vepra penale): Trashëgimtarët ligjorë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit
Objekti: Kërkohet të rifillojë ndjekja penale për deputetin Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij, si fajtorë për tragjedinë e Gërdecit.
Baza ligjore: Nenet 58, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale.
E nderuara Zonja Prokurore e Përgjithshme
1. Siç jeni në dijeni, më 15 mars 2008, në fshatin Gërdec (Tiranë) për shkak të një shpërthimi të tmerrshëm në mjediset e ish-brigadës së tankeve, kanë humbur jetën trashëgimlënësit tanë të renditur më poshtë.
2. Për këtë ngjarje kriminale, nga ana e institucionit tuaj u regjistrua çështja penale, që i përket procedimit penal nr. 3, të vitit 2008, ndër të tjera edhe në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorëve të tij. Duke qenë se me vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal, të Gjykatës së Lartë, u pushua procedimi penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë, se kishte fituar një mandat të ri si deputet, atëherë ju kërkojmë, që të rifilloni ndjekjen penale për këtë person për të njëjtin fakt.
3. Meqenëse një mundësi e tillë juridike, për pasojë dhe detyrim për prokurorinë për të rifilluar ndjekjen penale parashikohet shprehimisht nga neni 292 I K.Pr. Penale: “Vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë, të dhënë për shkak të mungesës së ankimit për procedim ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk pengojnë ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankim, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin”, ne po paraqesim këtë kallëzim penal, për këtë ngjarje kriminale, që gjithsesi ndiqet kryesisht.
4. Për të mos ndërlikuar ndjekjen penale, ne i qëndrojmë dhe i bashkohemi kërkesës për gjykim të datës 13.03.2008, që Prokuroria e Përgjithshme paraqiti para Gjykatës së Lartë, në lidhje me atribuimet e figurave të veprave penale për personat përkatës, si dhe për faktet që provojnë këto akuza.
5. Përmbledhtazi do të rikujtonim se ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu, minimalisht ka konsumuar figurën e veprës penale, të parashikuar nga neni 248, i K. Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij të kundërligjshme, të kryera me dashje ka dëmtuar rëndë interesat tona, pasi ka shkaktuar vdekjen e trashëgimtarëve tanë. Ndër veprimet e paligjshme të tij mund të rendisim, si vijon:
- Përzgjedhja e fshatit Gërdec për të kryer demontimin, në një kohë që ai pozicion ishte i papërshtatshëm dhe binte në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në urdhrin nr. 326 datë 11.5.2000, të ministrit të Mbrojtjes “Për kryerjen e licencimit të depove të municionit sipas standardeve të NATO-s”, fakt që i është evidentuar atij dhe për pasojat e pashmangshme që mund të vinin (që në fakt erdhën me këtë ngjarje kriminale) me shkresën nr. 2408/1 prot., datë 03.05.2007, të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar.
- Urdhri i tij nr. 2044, datë 07.12.2007 “Për kalim të ndërmarrjes MEICO”, bie në kundërshtim flagrant me pikën 1, të kreut IV, të VKM nr. 138, datë 14.03.2007, pasi ai në kundërshtim me sa më sipër urdhëron demontimin e municioneve me kalibër të madh, ndërkohë që në VKM thuhet në mënyrë përcaktuese të municioneve me kalibër të vogël.
- Edhe sikur të mos ishin këto dy veprime evidente, haptazi të kundërligjshme, të cilat parashikonin që mund të sillnin këtë pasojë kriminale, qoftë dhe vetëm mosushtrimi i kontrollit të duhur dhe marrja e masave për shmangien e ngjarjeve të tilla, sjell përgjegjësi penale për këtë ish-ministër, në zbatim direkt të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, ku thuhet se: “Ministri brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë”. Pra, edhe sikur veprimet e kundërligjshme të ishin kryer nga vartësit e tij, vetëm fakti që ai nuk ka ushtruar kontroll (mosveprim) në këtë veprimtari, duke lejuar ardhjen e kësaj pasoje kriminale, e ngarkon atë me përgjegjësi, bashkë me ta.
- Nga ana tjetër, marrë në kompleksitet me veprimet që ai ka kryer me bashkëpunëtorët e tij si, i pandehuri Ylli Pinari etj., rezulton se ska qenë një veprimtari sporadike, por e parashikuar mirë si në përcaktimin e shoqërisë tregtare, që do të fillonte të drejtën për këtë aktivitet, vendin e demontimit, megjithëse krejt të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për këtë qëllim, si edhe drejtimi nga ana e këtij personi e një procesi përgatitjeje të një tërësie aktesh nënligjore, për të çuar në mashtrim edhe në Këshillin e Ministrave për të miratuar VKM nr. 138, datë 14.03.2007, në mënyrë që përsëri kontrata të lidhej me shoqërinë e paracaktuar nga ai.
6. Pa dashur të zgjatemi me tej, pasi për provueshmëri të kallëzimit tonë ne i referohemi kërkesës për gjykim të përgatitur nga institucioni juaj, të cituar shprehimisht më lart, por në këndvështrimin tonë deputeti Mediu e ka kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në bashkëpunim me të pandehurin Delijorgji, Pinari dhe shoqërinë “Albademil”. Në lidhje me formën e bashkëpunimit ia lëmë në çmim Prokurorisë së Përgjithshme, gjithsesi duke parë në kompleksitet çështjen, si edhe faktin e nënshtrimit të Forcave të Armatosura, nëpunësve të shërbimit civil, drejtorëve të uzinave ushtarake shtetërore ndaj këtij grupi individësh, për tu vënë në shërbim të tyre dhe të kësaj veprimtarie kriminale, ne na krijohet përshtypja se personat e sipërcituar kanë vepruar gati si një organizatë kriminale, në kuptimin që i jep neni 28, pika 1, parag. 2, i K. Penal, këtij bashkëpunimi, ku parashikohet se: “Organizata kriminale, për realizimin e qëllimeve të saj, përdor forcën, mjetet e tjera të kërcënimit, nënshtrimin dhe heshtjen për shkak të pjesëmarrjes dhe veprimtarisë së saj, për të kryer vepra penale, për të siguruar në çdo mënyrë administrimin ose vënien nën kontroll të veprimtarive, të koncesionarëve, të autorizimeve, sipërmarrjeve dhe shërbimeve publike, për të realizuar përfitime ose avantazhe të padrejta për vetë ata dhe personat e tjerë⦔.
7. Në këto kushte, ju kërkojmë e nderuara znj. Prokurore e Përgjithshme, që ta regjistroni këtë kallëzim penal tonin në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij të cituar nga ana jonë, si dhe të rifilloni ndjekjen penale për të, duke kërkuar menjëherë autorizimin për të proceduar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të njëjtin fakt dhe akuzë të përgatitur njëherë nga ana juaj.
8. Me besimin se kjo nd Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23807

Rama: PS në Parlament, nëse kryesojmë hetimin e zgjedhjeve Në rast se i ofrohet shumica në Komisionin Hetimor Parlamentar të Zgjedhjeve, opozita hyn që tani në Parlament. Kjo ishte deklarata e mbrëmshme e kreut të selisë rozë, Edi Rama, në emisionin “Top Story” në “Top Channel”. Në një përballje me gazetarë dhe analistë, Rama u shpreh se PS-ja duhet të ketë shumicën në këtë komision dhe nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë PS-ja do të kthehet në Parlament. Opozita hyn në Parlament duke pasur garanci për disa kërkesa. Ato kanë të bëjnë me lirinë dhe demokracinë në Shqipëri me domosdoshmërinë që ky Parlament të legjitimohet dhe që populli të mos trajtohet si një kope. “Jemi të gatshëm të hyjmë në Parlament nëse pranohet hetim parlamentar i pavarur nga Sali Berisha dhe në praninë e OSBE-së, si një garant i një procesi hetimor tërësisht i ekuilibruar. Në rast se ofrohet, ne hyjmë që tani në Parlament”, tha Rama. Por, ndërsa PS-ja po mendon se si të arrihet një marrëveshje për ti dhënë fund bojkotit të Parlamentit, ajo po përgatit një tjetër bojkot. Kreu i selisë rozë tha se në mbledhjen e radhës së Asamblesë Kombëtare do i kërkoj këtij forumi që të bojkotohen zgjedhjet e pjesshme. Referuar bashkëpunimit Berisha-Meta, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se ishte në dijeni të planit të Ilir Metës për tu bashkuar me Berishën, ndaj refuzoi tu përgjigjej kërkesave të tij për të bashkëpunuar para zgjedhjeve. “Isha në dijeni për këtë pazar dhe për këtë arsye e refuzova dhe nuk e kuptoj e se di në ka akoma njerëz që vazhdojnë të më fajësojnë për zgjedhjen e guximshme që ne bëmë për të ndarë në mënyrë të prerë rrugën me një politikë, e cila sdo i sillte Shqipërisë asgjë të mirë”, tha Rama. Duke u rikthyer disa muaj para në kohë, Rama u shpreh se e di mirë që pritej nga opinioni që ai ta hidhte hapin e bashkimit me LSI-në e Ilir MetëS, por nuk mund ta bënte këtë përderisa ishte në dijeni për një tjetër plan të ish-aleatit të tij. Sakaq, Rama u shpreh mjaft i bindur sa i përket vendimit të bojkotit të Parlamentit, protestave dhe gjithë qëndrimeve që kushtëzojnë mazhorancën me transparencën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se PS-ja është votuar me votë plebishitare më 28 qershor, duke marrë më shumë se 60% të qyteteve. “Unë jam krenar për bazën e PS-së, krenar për mbështetjen e veteranëve dhe gjithë atyre që u bënë pjesë e popullit opozitar që i dhanë PS-së, me gjithë deformimet, vendin e parë në zgjedhje si forca politike që na dha sukses plebishitar në të gjithë zonën urbane të Shqipërisë”, theksoi Rama. Ai shtoi se “kemi fituar mbi 60% të qyteteve të vendit dhe na tregoi se jo vetëm shpresonte, por edhe ishte e gatshme për ndryshimin e madh që ne u ofruam. Nga ana tjetër, unë nuk e pranoj që pjesa rurale mendon ndryshe nga qyteti dhe që në zona të tëra në fshat rezultati u përmbyska katërcipërisht”. Pas dy vjetësh rrugëtim në fshat, u shpreh Rama, unë jam plotësisht i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë dhe nevojat e mëdha që ka fshati.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23798. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23798
Shqipëria pas 403 ditësh, ja ndryshimet Në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” kanë munguar Bogdani dhe Haxhi, por ishin Beqaj dhe Lala
Kombëtarja shqiptare do të luajë më 14 tetor takimin e fundit në Grupin 10 për eliminatoret e Botërorit 2010, që do të luhet në Afrikën e Jugut. Do të ketë përballë Suedinë, kundërshtarin e parë të grupit tonë, të cilit i morëm një pikë në “Qemal Stafa”. Ky barazim atëherë u konsiderua një hap mjaft pozitiv me trajnerin Ari Han, pasi ishte takimi i parë i holandezit, që nuk kishte mundur të zhvillonte asnjë takim miqësor me kombëtaren, për shkak të pezullimit të UEFA-s. Përplasjet MTKRS-FSHF e kishin detyruar institucionin më të lartë të futbollit europian ta pezullonin për një afat të pacaktuar Shqipërinë. Deri sot kanë ndryshuar shumë gjëra në kombëtaren tonë.
Tani në krye të saj nuk është më Ari Han, por edhe formacioni që do të hidhet në fushë në “Rasunda” ka disa ndryshime thelbësore. Shqipëria do të ketë në formacion Bogdanin dhe Haxhin, dy lojtarë veteranë, që kanë dhënë kontribut të madh në kombëtare, por do t’i mungojnë Lala dhe portieri Arjan Beqaj, që në përballjen e parë kanë qenë ndër më të mirët në fushë.
“Bomberi” Bogdani: Mediat suedeze kanë mbetur të çuditura që Erjon Bogdani nuk do të ishte në formacion me suedezët në përballjen e parë. Sepse ishte sulmuesi më i dëgjuar i Shqipërisë dhe që luante në nivelet më të larta, në Serinë A. Në takimin e parë të këtyre elminatoreve, Ari Han preferoi Hamdi Salihin në vijën e parë. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe u konsiderua arritje për formacionin kuqezi. Në ndeshjen pasuese, katër ditë më pas, Erjon Bogdani luajti titullar dhe shënoi golin e parë ndaj Maltës, që do t’u hapte rrugën golit të Klodian Duros dhe Armend Dallkut. Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja jonë do ta kishte shumë të vështirë të dilte te goli. Forma jo e mirë e sulmuesit të Kievos do të ndikonte direkt në efikasitetin e dobët të sulmit. Trajneri Ari Han e “fshiu” nga lista Bogdanin pas barazimit me Maltën (0-0) dhe nuk do ta grumbullonte në dy takimet e fundit të tij në krye të kuqezinjve me Hungarinë në Tiranë (0-1) dhe e Danimarkën në transfertë (3-0). Me emërimin e Josip Kuzhes trajner të Shqipërisë gjërat do të ndryshonin për mirë. Erjon Bogdani rithirret në kombëtare, madje shënon golin e barazimit të përkohshëm me Portugalinë (1-2). Sulmuesi i Kievos do të shënonte në të gjitha ndeshjet e grumbulluara nga Josip Kuzhe, në miqësoren me Qipron (6-1) dhe në barazimin me Danimarën (1-1). “Bomberi” kuqezi do të jetë arma plus e Josip Kuzhes, që i ka munguar Shqipërisë në takimin e 6 shtatorit të kaluar me Suedinë në “Qemal Stafa”.
Altin Haxhi: Ndeshja e fundit që do të luante Haxhi me ngjyrat kuqezi është ajo me Rumaninë në transfertë (6-1), e fundin në grup për elimnatoret e Euro 2008-s. Pas pauzës disamujore, për shkak të pezullimit të kombëtares, futbollisti i Apoel Nikosias nuk u grumbullua më në kombëtare. Preteksti: rinovimi i skuadrës. Ari Han i besoi Kristi Vangjelit, Ansi Agollit, Gilman Likës dhe Jahmir Hykës në krahun e majtë (Haxhi ka luajtur si mesfushor dhe mbrojtës), por kështu e nisi edhe Josip Kuzhe, por dëmtimi i Vangjelit dhe pezullimi i Ansi Agollit hapën një gropë të madhë në këtë krah. Në këtë situatë emergjente, Josip Kuzhe rigrumbullon Altin Haxhin. Ka munguar në takimin e “Qemal Stafës”, por do t’i japë më shumë siguri Shqipërisë në fazën mbrojtëse në përballjen e 14 tetorit në “Rasunda”.
Kapiteni Lala: Vlerat e Altin Lalës në kombëtaren shqiptare janë të pamohueshme. Për më shumë se 10 vjet ka qenë titullar i padiskutueshëm në mesfushë, i pazëvendësueshëm në rolin e shkatërruesit. Kalimi i viteve ka nxjerrë në pah nevojën për zëvendësimin e Lalës. Ka qenë ndër më të mirët në fushë me Suedinë në takimin e parë, por do të mungojë për arsye dëmtimi në përballjen e dytë. Për herë të fundit me kombëtaren është aktivizuar më 28 mars në “Qemal Stafa” në humbjen me Hungarinë. Ervin Bulku e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë me kapitenin në fushë Shqipëria do të ishte më e sigurt. Ujkani në vend të Beqajt: Megjithëse nuk dihet me saktësi se kush do të jetë titullar i portës, pasi këtë e vendos Kuzhe në momentin e fundit, Ujkani mbetet mundësia më e madhe. Kombëtarja shqiptare nuk e ka gjetur qetësinë në prapavijë edhe 8 muaj pas dëmtimit të Arjan Beqajt. Në ndeshjen e parë me Suedinë portieri i Anorthosisit ka qenë i pakalueshëm, duke mos e lejuar Zllatan Ibrahimoviçin të shënojë. Beqaj është rikthyer titullar tek Anorthosisi, por ka preferuar të presë për t’u rikthyer në kombëtare. Samir Ujkani ka luajtur ndeshjen e vetme eliminatore me Danimarkën, pas asaj paraqitjeje mbresëlënëse në miqësoren me Qipron. Dy portierët e Shqipërisë, Hidi dhe Ujkani, akoma nuk i japin sigurinë e Arjan Beqajt katërkëndorit të Shqipërisë.
6 shtator 2008, Shqipëri – Suedi 0-0
Shqipëria: (4321): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli; Cana, Lala; Duro, Skela (Teli), Hyka; Salihi (Berisha). Trajner: Ari Han.
Suedia (352): Isakson, Nilson, Majstoroviç, Melberg, Hanson, Linderoth, Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovicc, H.Larson. Trajner: Lars Lagerbak.
14 tetor, Suedi – Shqipëri
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Ujkani, Dallku, Cana, Curri, Haxhi, Duro, Bulku, Hyka, Skela, Salihi, Bogdani. Trajner: Josip Kuzhe.
Në dy takimet e fundit me nordikët kuqezinjtë kanë marrë rezultate pozitive
Shqipëria kërkon vazhdimësinë me suedezët
Është e vështirë të gjesh një kombëtare europiane që ka bilanc negativ me Shqipërinë. Fubolli shqiptar, modest në historinë e tij, ka ringritur kokën pas viteve 2000, me disa fitore historike me Greqinë dhe Rusinë. Më suedezët kuqezinjtë janë ndeshur 4 herë, duke marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Takimi i parë daton në vitin 5 nëntor të vitit 1988 në eliminatoret e botërorit. Suedia do të fitonte brenda në “Qemal Stafa” me rezultatin e ngushtë 2-1. Në takimin e kthimit në Suedi vendasit do të korrnin një fitore më të lehtë (3-1). Ndeshja e radhës do të luhet 15 vjet më vonë. Në miqësoren e 18 shkurtit 2004, Shqipëria e Brigelit do të shënonte fitoren e parë me nordikët në “Qemal Stafa”. Ndërsa një vit më parë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2010, Shqipëria do të barazonte 0-0 në “Qemal Stafa”. Në katër përballjet mes tyre Shqipëria ka shënuar 4 dhe ka pësuar 6 gola. Në takimin e radhës futbollistët e Kuzhes do të kërkojnë ruajtjen e vazhdimësisë së rezultateve. Edhe me barazimin kuqezinjtë do të ishin shumë të kënaqur.
Sulmuesi i Rapidit po shënon rregullisht, por i mungon goli në kombëtare
Salihi: Duam pikë për vazon e 4-t!
Trajneri Josip Kuzhe ka qenë me fat në krye të kuqezinjve për sa i përket sulmit, pasi dy futbollistët kryesorë të këtij reparti, Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, po kalojnë një formë të shkëlqyer me klubet e tyre, çka është reflektuar edhe në kombëtare. Bogdani ka shënuar më shumë gola në tre ndeshjet e fundit me kuqezinjtë, ndërsa Salihi ka sakrifikuar më shumë për skuadrën, duke luajtur i tërhequr. Goli i Bogdanit me Danimarkën, që i dha një pikë të vlefshme Shqipërisë, ishte meritë e padiskutueshme e Hamdi Salihit, që ngulmoi me sa mundësi kishte për t’ia bërë “dhuratën” sulmuesit të Kievos.
- Keni filluar përgatitjet në Gjermani, ndërkohë që Suedia ju pret për t’u kualifikuar. A është e gati Shqipëria ta ndalë këtë kundërshtar?
- Sigurisht që po. Përderisa kemi shvilluar disa ndeshje shumë të mira mund ta bëjmë këtë edhe më Suedinë. Ekziston një entuziazëm dhe frymë pozitive në radhët e kombëtares, që do të na ndihmojë të arijmë objektivat tona.
- Dhe cili është bojektivi i Shqipërisë, që pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje do të renditet e pesta?
- Është i njëjti objektiv që kemi pasur edhe në ndeshjen me Danimarkën në fushën tonë: qëndrimi në vazon e katërt. Ne jemi kombëtare e vogël, por kjo nuk do të thotë që s’ Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23787. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23787

Sabit Brokaj: Marrëveshja, tradhëti ndaj shtetit Ish-deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë së parë pas kaosit të vitit 1997, prof.Sabit Brokaj është i prerë në qëndrimin e tij. “E kam thënë edhe në një gazetë tjetër, por dua ta përsëris me shumë forcë.
Kjo marrëveshje është një tradhëti ndaj shtetit shqiptar dhe është e papranueshme. Askush që e pranon se është shqiptar dhe që e do sadopak vendin e tij nuk mund të pranojë këtë shitje të vendit”.
Brokaj ishte ministër i Mbrojtjes, pas trazirave 1997, kur ushtria shqiptare nuk ekzistonte dhe kur pati shumë akuza për implikime të shteteve të huaja, në dëm të sovranitetit dhe të sigurisë së vendit.
I pyetur nëse ka patur gjatë kësaj kohe, kur ai drejtonte Mbrojtjen, tentativa nga pala greke për të imponuar një marrëveshje të tillë, Brokaj u përgjigj se kjo nuk ndodhi dhe nuk do të kishte ndodhur, sepse ajo nuk do të pranohej.
Deputet, prej shumë legjislaturash nën siglën e PS-së apo LSI-së, për t’u tërhequr vetë nga jeta aktive politike dhe në shërbim të mjekësisë, Brokaj thotë se megjithatë, nëse puna shkon deri në Kuvend, aty mund të ndodhë gjithçka. “Unë e kam thënë edhe pak kohë më parë, kur dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit të LSI-së, se çfarë mendoj për këtë politikë të sotme.
Aq më tepër për këtë Kuvend, që ju fare mirë e dini se çfarë produkti ka dhe prej atyre deputetëve pritet gjithçka” – thotë me trishtim ish-deputeti, vetëm 10 ditë përpara datës së paracaktuar për ratifikimin e marrëveshjes për kufijtë detarë mes dy vendeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Historia
Marrëveshja, kufiri ujor është ndarë “barabar”
Kufiri ujor është ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk është përcaktuar akoma, por që pritet të marrë një përgjigje të shpejtë është ajo, ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.
Kryenegociator i palës shqiptare ka qenë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferid Hoxha, ndërsa për palën greke ka qenë këshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.
“Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vetëdija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”, thuhet në nenin 1 të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Gjithashtu, në marrëveshje të dyja palët angazhohen të marrin përsipër për të zgjidhur në rrugë diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. “Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t’i dërgohet me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar”, thuhet në marrëveshje.
Marrëveshja pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se “kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e barazlargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e secilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë nga e cila matet gjërësia e ujrave territorialë detarë.
Sipas matjeve, ka rezultuar se pika 30 është larg nga Kepi i Stillos në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisë me distancën 9.6 km ç’ka tregon se shteti helen ka përfituar vetëm në këtë pikë nga marrëveshja 7.2 km det. Po kështu, edhe pika 100, e cila është larg nga Kepi i Qefalit në Shqipëri në distancën 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës në Greqi në distancën 15.6 km.
Ja ligji për ujërat
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I GJ Nr. 8771, datë 19.4.2001 PËR KUFIRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K UV E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V EN D O S I:
Neni 1
Përcaktimi i kufirit shtetëror dhe paprekshmëria e tij 1. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare dhe në aktet e tjera ndërkombëtare dypalëshe të përfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinjë. Ai nuk mund të ndryshojë përveçse në bazë të marrëveshjeve, akteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura dhe të nënshkruara nga Shteti Shqiptar. 2. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm.
Neni 2
Tregimi i kufirit shtetëror
Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore, të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3 Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme
1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës dhe mandej, midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).
2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon kepin e gjirit të Gramës, kepin e gjirit të Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë. Neni 4
Ushtrimi i sovranitetit
1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar. 2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore, mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave.
3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinentale për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.
Neni 5
Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta.
Neni 6
Shfuqizime Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.
Neni 7
Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23790. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23790

Pasha, deputetëve: 8 pikat e errëta të marrëveshjes Letra e hapur drejtuar komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë
Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, që më 5 tetor 2009, Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA, mjeshtër kërkimesh dhe kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, shpjegon për ligjëvënësit pikat e errëta të marrëveshjes, që ka marrë miratimin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, pak kohë më parë dhe tani pret të kalojë edhe te Komisioni i Sigurisë, para se të shkojë për ratifikim në Kuvend më 19 tetor.
Në krye të letrës, Pasha u drejtohet deputetëve se studimi i tij “Mbi marrëveshjen për përcaktimin e kufijve detarë dhe të shtratdetit kontinental midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nuk është bërë për t’i vënë “shkopinj nën rrota” shtetit të tij, por thjesht ka kryer një detyrë studimore teknike, që përputhet me profesionin e tij.
“Ajo që kam gjetur brenda saj, lehtësisht mund të hasej edhe prej secilit prej Jush, që jeni ligjëvënës të Shqipërisë, kur do të befasoheshit, me një ndër marrëveshjet që nuk mund të gjendet rreth e rrotull në rruzull, ta ketë bërë ndonjë shtet tjetër.
Është e jashtëzakonëshme, të shkosh në negociata dhe të hartosh një marrëveshje, ku me lapsin, kompjuterin, firmën tënde, t’i presësh vetes një gjeohapësirë kaq të madhe, të cenosh lirshëm mëvetësinë e Atdheut, të shpërfillësh historinë dhe gjeohistorinë shqiptare, të braktisësh interesat e tua ekonomike dhe të ulësh asilloj, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”- u shkruan z.Pasha deputetëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
Në letrën e tij, ai nuk nxitohet të ngrejë akuza, as të bëjë lojën e qarqeve të interesuara për këtë temë. Ndërsa thotë se, mendon se fare natyrshëm, në këtë aktimarrëveshje nuk ka asnjë pazar nga ana e palës shqiptare.
Është thjesht, një tregues i dukshëm i paaftësisë së palës shqiptare, asaj që ka brenda: juristë të së drejtës ndërkombëtare, diplomatë, gjeografë dhe gjeodetë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët, kanë punuar në përgatitjen dhe jetësimin e kësaj marrëveshjeje” – shpjegon
koloneli në rezervë i forcave të armatosura. Sipas tij, nuk mund të ketë siguri kombëtare, kur në një aktmarrëveshje të vetme janë tetë pika të errëta që e cënojnë sigurinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.
Në fund të letrës së hapur, z.Pasha u bën thirrje deputetëve që të tregohen pikësëpari shqiptarë. “Përpara Shqipërisë, nuk jemi partiakë dhe nuk përfaqësojmë bashkësi interesash të fshehta, por me energjinë jetësore dhe të pashtershme të mbijetesës shqiptare dhe historisë së saj, ne ecim (edhe pse me vonesë!!!) drejt Evropës me dinjitetin tonë Kombëtar. Me urtësi dhe maturi, me shqetësim të përbashkët e me ndjenjë të lartë atdhetarie, lutem t’i përcillni Znj.
JOZEFINA TOPALLI, një propozim, të arsyeshëm, që pa akuzuar kërkënd, pa afshe dhe ndjeshmëri që s’i takojnë zhvillimeve moderne, të shmangim për një kohë, sado të shkurtër, ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, derisa Kuvendi të bindet, jo vetëm me studimin tim, por edhe të disa institucioneve shkencore shqiptare, të cilave iu jam drejtuar ditën e sotme” – e mbyll letrën e hapur drejtuar deputetëve Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA.
Ku është cënuar Shqipëria
1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar.
2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonëshme të interesave kombëtare shqiptare.
3. Në këtë marrëveshje “UNCLOS”, Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit, ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si “të barabartë, të paanshme = equitable” me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliro – shqiptare.
4. Ky akt diplomatik është arritur në një “Vakum ligjor shqiptar, mbi detin, gjiret historike dhe ujërat e brendshme” që i shërbejnë Ligjit të Detit.
5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone).
6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtëpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje, në disfavorin e Shqipërisë. 7. Gjiri historik i Sarandës, përbën një “harrim” dhe “humbje” fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë.
8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më mgjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.
Blogje dhe rrjeti Facebook, thirrje për kundërshtim
Peticion online kundër aktmarrëveshjes
Blogje dhe rrjete sociale si Facebook, janë përfshirë në kundërshtimin e aktmarrëveshjes për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një blog, ka nisur që më 1 tetor mbledhja e firmave të atyre që janë kundër. Me subject “ujrëat territoriale, dhurimi i 354.4km2 të bregdetit shqiptar, Greqi – Shqipëri”, peticioni i është drejtuar, Presidentit, Kuvendit, kryeministrit, Kryetarit të KLSH-së dhe për dijeni edhe :
Gjykatës Kushtetuese, Kryetarit të Kuvendit, Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit dhe Byrosë së Kuvendit. Sipas hartuesve të peticionit, iniciativa qytetare ka si bazë ligjore Nenin 48 i Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Duke renditur mungesën e debatit, dyshimet dhe jotransparencën e akt-marrëveshjes, hartuesit e peticionit e vlerësojnë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
“NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË”-thuhet me gërma kapitale në reagim. Deri më tani firmëtarë të peticionit kanë qenë qindra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dhe mund të votohet duke përdorur linkun: http://www.gopetition.com/online/31143.html
Sensibilizimi
Shoqatat e ushtarakëve, sot takim te MHK
Ndërsa afron data 19 tetor, kur mendohet të mbahet seanca për ratifikimin ose jo të aktmarrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëria civile ka nisur sensibilimin, për përmasat dhe pasojat që do të sillte pranimi i kësaj akt-marrëveshjeje.
I tillë do të jetë takimi i sotëm në Muzeun Historik Kombëtar në ora 11, ku do të vijnë përfaqësues të 72 shoqata të ndryshme ushtarakësh, të cilat do të njihen me detajet e marrëveshjes Shqipëri-Greqi dhe arsyet pse nuk duhet pranuar.
Ndërsa në ditët e ardhshme janë menduar tryeza të tjera sensibilizuese me përfaqësues të shoqërisë civile, ku do të referojë eksperti Pasha dhe auditori do të ketë mundësinë të shpjegohet për detajet e paqarta.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23793. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23793
Jep dorëheqjen shefi i Hartografisë në MM: Smasim dot trojet tona.. Nesër do flas më gjerë për arsyet “Deri nesër në orën 11.00 pres përgjigjen e eprorëve për dorëheqjen time, më pas do flas për mediat, mbi të gjitha arsyet që më shtynë të bëj këtë veprim – tha pak minuta më parë në linjë telefonike për “Shekullin”, shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj
Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. “Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij”, – tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.
Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se “harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston”.
Pritet që akti i nënkolonelit Malaj të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij Instituti.
Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.
Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.
Dy gazetat kryesore në vend Gazeta Shqiptare dhe Shekulli kanë publikuar këto ditë një studim dhe disa harta të kolonel Myslym Pashës, 354.4 km2 është sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë.
Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave u mblodhën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes.
Të hënën paradite Shekulli organizon një seancë dëgjimore të kolonel Pashës, në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, politikës dhe medias. Takimi do të mbahet në orën 10.00 në një nga sallat e konferencave në Hotel Tirana

Ora 11.50, 09 tetor
TIRANË- Përfaqësues nga 72 shoqata në vend, intelektualë e historianë janë mbledhur bashkë në një takim, ku shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjen me Greqinë për ujërat, që pas kalimit në komision pritet të jetë pjesë e seancës plenare në Kuvend.
Pas kërkesave dhe apelit publik, ata kërkojnë sot edhe njëherë të mos miratohet nga Kuvendi kjo marrëveshje që sipas tyre është e turpshme dhe i grabit vendit tonë një pjesë të mirë të asaj që i takon.
Ata e kanë quajtur skandaloz një pakt të tillë, duke shtuar se për këtë nuk ka pasur fare transparencë, por ka qenë gjithçka e bërë në fshehtësi.
Historiani Pëllumb Xhufi gjatë fjalës së tij ka kërkuar të mos miratohet ajo, që ai e cilëson vijën e turpit. “Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshëm edhe reagimin e personave përgjegjës, duke kujtuar deklaratën e kreut të diplomacisë, Ilir Meta(por pa i përmendur emrin), pas interesimit të medias për këtë marrëveshje. “Kur pyet ministrin se si do të bëjë me këtë marrëveshje që i kanë lënë në tavolinë, ai thotë: këtë punë e ka Kuvendi, që do të thotë kartonat që do të ngrihen atje”- tha Xhufi.
Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re. Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam.
Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e humbjes së detit shqiptar
Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, “…Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”. Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre.” Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën “show” me njeriun, në të dy krahët. S’e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin. Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t’i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.
Ku duhet të kalonte mesorja Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT (CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ. Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se: Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit. Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë. Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT. Po ata e kanë braktisur atë. E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe. Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje – perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar. Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS. Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.
BARKETA, DËSHMITARE Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s’e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë. Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!? Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe. Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.
BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar. Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për: (i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të. (ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë. Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

dt 7 tetor Pakti me Greqinë, matjet nisën nga muret historike të Sarandës
Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, në vijim të analizës së tij shkencore për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalet te njëra prej pikave të skandalit. Ai thotë në analizën e vet se marrëveshja që pret të kalojë pas pak ditësh për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë e ka trajtuar gjirin e Sarandës, si një bregdet i thjeshtë, dhe si një harrim gjeografik të pafalshëm. Duke shpjeguar hartën bashkangjitur, autori i studimit thotë se me indiferencë dhe cinizëm teknik është shpërfillur dhe shmangur e drejta jonë historike, sepse vija ku ka filluar matja për përcaktimin e vijës së mesme (median line) është në muret historike të qytetit, duke cënuar mëvetësinë e Gjirit si Det Shtetëror dhe duke duke humbur 15 km2.
1.Gjri i Sarandës Një fillim i tillë, për apologjetët e marrëveshjes do të ishte një hiperbolë nxitëse nacionaliste, se në të vërtetë, gjiri i Sarandës është në vend të vet, askush nuk e ka dhënë e nuk e ka falur. Ajo çfarë u kumtua në media për një kohë, as që u kap dhe u trajtua nga apologjetët teknikë, asqë u trajtua për qartësim dhe shpjegim. Vetëm se, shkaraz u bë një përqasje me gjiret e futur e të thellë që plotësojnë kushtin e (r2 : 2). Nuk e dimë nëse ata, vijojnë ende, ta mbrojnë këtë argument, apo mund t’u ketë shkuar ndërmend, se ka dhe një shpëtim për të mos e dhënë për ndarje gjirin e Sarandës. Nëse, kjo varkë me vela nuk kthehet në detin e mendjes së tyre, do të thotë që ajo as që është nisur. Gjiri i Sarandës, ka qënë pa zot. Kështu ka mbetur në këtë Marrëveshje dhe historia, më shumë se çdo argument tjetër, që është parashtruar, do të brejë ndërgjegjen shkarravitësve të hartografisë dhe të ligjvënësëve shqiptarë të shekullit të XXI. Kur themi ” i humbur” kjo është metaforë, e harresës, se Gjiri i Sarandës, nuk ka marrë emërin e vet, statusin kombëtar si dhe pozicionin e tij gjeohistorik.
2. Askush nga pala shqiptare nuk është mbështetur në UNCLOS për të ruajtur Sarandën
Në një syth të studimit, kemi trajtuar në mënyrë teorike dhe gjeometrike, veçoritë që jep UNCLOS ( United Nations Convent of Law of Sea) , për gjiret dhe ujrat e brendshme të shtetit. Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujërat e brendshme, të cilat janë në mënyrë tërësore nën sovranitetin e tij. Përcaktimi i vijave bazore normale dhe e vijëdrejtave bazore, shënon kufizimin e këtyre ujërave brenda tyre dhe në drejtim të Dheut Kontinental. Gjiret bëjnë pjesë në Ujërat e Brendshme. Prej vijave bazore të tyre fillon Deti Shtetëror. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental, që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri-jug. Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të s Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23781. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23781

Antoni Gaudi dhe Katedralja Familja e Shenjtë Arkitekturë / Gaudi arriti shkallën më të lartë të formës së lirë në arkitekturë. Në Sagrada Familia të gjithë strukturat janë kthyer në forma të lira skulpturore.
Ai, që në fillimet e arkitekturës moderne, arriti rezultatin më të lartë. Me një laps rrëzoi gjithë rregullat e harmonisë klasike të përsëritjes
Në vitin 2026 Barcelona do të përkujtojë 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudit (1852-1926) duke mbaruar katedralen Sagrada Familia (Familja e Shenjtë). Punohet me përkushtim. Me këtë rast Barcelona dëshiron të bëhet qyteti botëror i arkitekturës moderne. Për këtë po punohet me ritme dhe investime të jashtëzakonshme në pjesën e re përgjatë plazhit.
Gaudi arriti shkallën më të lartë të formës së lirë në arkitekturë. Në Sagrada Familia gjithë strukturat janë kthyer në forma të lira skulpturore.
Ai, që në fillimet e arkitekturës moderne arriti rezultatin më të lartë. Me një laps rrëzoi gjithë rregullat e harmonisë klasike të përsëritjes dhe këndit të drejtë. Ai rrumbullakosi këndin. Format e tij valëzojnë si oqeani dhe kërcejnë si balerinat e flamenkos.
Arkitektura e Gaudit është si muzika e Stravinskit, më kujtoi sidomos “Zogun e Artë”. Të dyja janë krijuar në të njëjtën kohë. Gaudi është çudibërës i formës. Mbas tij nuk ka majë tjetër. Këtë e vërtetojnë majat e Katedralës që shenjtëroi formën e lirë dhe ato maja nuk mund të tejkalohen më.
Barcelona meriton vendin e parë si muzeu më gjigant i arkitekturës. Dhe kjo sepse ajo gjithmonë ka qenë si Flamenkoja, ka kërcyer. Arkitektura në Barcelonë është konceptuar në shekuj si simboli i dinamizmit, i lëvizjes, i harmonisë, i ndryshimit. Aty nuk pranohej përsëritja. Arkitektura konsiderohej si testamenti më i rëndësishëm njerëzor dhe atje u përqendruan gjithë arritjet.
Çdo formë kërcen dhe sikur kërkon të shkëputet, të fluturojë. Asnjë arritje madhore, asnjë rrymë, asnjë stil, ai qytet nuk e pranoi si përfundimtare, si diktatore, si të vetme, por se aty duhej të fillonte ndryshimi.
Barcelona është qyteti i përjetshëm i ndryshimit, prandaj ajo e pranoi Gaudin. Në Barcelonë janë 5 objekte të projektuara prej tij, tre banesa, një park dhe një katedrale. I pashë dhe i vizatova të gjitha.
Qyteti ka detyruar arkitektët të punojnë krah për krah të kundërtës, të ndryshmes, dhe të harmonizohen me këtë. Këtë Parisi nuk e ka bërë dot. Ajo arkitektët i ka lënë tërësisht të lirë.
Arkitektura e Gaudit është muzikë e ngurtësuar. Çudibërja dhe magjia janë realitet. Asnjë shikim nuk kthehet mbrapsht, çdo gjë është atje. Një larmi që nuk përsëritet kurrë. Kurrë më. Gaudi është poeti më i zjarrtë i formës. Ai foli me volume që ngjiten lart, gjithmonë e më lart. Në Sagrada forma vazhdimisht ngjitet drejt qiellit.
Ai është ëndërrimtari dhe guximtari, është ekuilibristi dhe peshuesi, është harmonizuesi dhe eksploruesi. Forma e tij eksplodon, por nuk largohet. Kapitelet Greke janë bërë me vera, dhe harqet mesjetare si shkopinj, kolonat nuk kanë më një formë dhe tavani është si fole milingonash.
Forma është, por jo ajo që dimë ne, se nuk përsëritet asnjëherë njëlloj. Dhe prandaj thuhet “TEMPULLI i Familjes së Shenjtë” se është vërtet Tempull. Tempulli më i rëndësishëm i arkitekturës moderne. Ky është Tempulli i Modernitetit. Dhe prandaj mbi biletën e hyrjes ishte shënuar: “Me kontributin tuaj vepra do të përfundojë, se kjo kur të përfundojë do të jetë vepra e ngritur nga të gjithë banorët e botës.” Edhe unë dhashë 9 euro, dhe bëra këto vizatime.
Gaudi është kitarist. Ai tenton shkëputjen. Arkitektura antike egjiptiane, greke, romake, kërkonte sigurinë e qëndresës, të peshës, të stabilitetit, kjo vazhdoi dhe në mesjetë. Kurse Gaudi çliron formën nga pesha, volumi bëhet gjithmonë dhe më ajror. Ai aplikon ritmin e valës së detit.
Gaudi u lidh më shumë me detin dhe ajrin se sa me tokën. Ai pa se ndërtimi i katedraleve kishte ngecur në rrjetën e konstruksionit. Ai ishte i pari që tentoi të çlirohet nga urdhrat inxhinierike. Sagrada është dekania e katedraleve moderne.
Po përsëritet edhe njëherë që nga mesjeta, ndërtimi i një objekti për njëqind vjet, ajo tashmë i ka mbushur. Kjo ishte dhe një nga kuriozitetet e mia, sepse të tilla vepra tregojnë se nuk janë vjetëruar nga koha; se tregojnë dashurinë e disa brezave ndaj një objekti.
Prandaj dhe i fotografova dhe i vizatova edhe maketet, dhe studiot ku punonin të rinj e të reja me po atë dashuri dhe përkushtim, sikur të ishin Gaudi. Ata janë bërë pjesë e mendimit të tij. Ajo është dhe vepra e tyre. Të gjithë presin me padurim përfundimin e saj, por po ecet me ngadalë me kujdes, duke u menduar në çdo hap.
Por, sidoqoftë, Gaudi mbetet arkitekti artizan. Çdo gjë bëhet me dorë. Në veprat e tij sa arkitekti po aq vlerë kanë edhe mjeshtrit e hekurit, drurit, porcelanit, qelqit. Të gjitha veprat e tij janë objekte disakatëshe. Nuk mund të mendohet një vepër e Gaudit gradaçelë. Sepse ato duhet të shihen afër dhe vlerësohen deri në lartësitë e ulëta dhe mesatare.
Ai është mjeshtër i punëdores. Ai arriti maksimumin në detajin artistik. Ai tentoi që çdo detaj të kthehet në vepër arti. Veprat e tij bëhen nga guri, qeramika, porcelani, druri, metali, xhami. Këto punë artizane në Spanjë u përpunuan në mënyrën më të përsosur.
Ndjenja tjetër që pata ishte kthimi prapa, shumë prapa, te njeriu i shpellës. Gaudi ëndërronte shpellat. Arkitektura e tij është arkitektura e shpellave. Banesa e tij është një shpellë moderne. Aty preka kurbëzimin e shpellës.
Ai kuptoi që moderniteti është i plotë kur takohet me primitiven. Ai zbuti dhe lëmoi këndin e drejtë, derisa e zhduku fare. Por, duhet thënë se është Barcelona që ia sugjeroi këto kalime dhe kapërcime. Jo rastësisht, banesat dhe objektet afër banesës Batllo apo Mila apo Sagradës janë një ekspozitë pararendëse e tij.
Në Spanjë dhe në Katalunjë është vlerësuar KAPRIÇOJA. Arti spanjoll është si një kompozitë kapriçoje. Veprat e tij janë fundi i një evolucioni mijëvjeçar. Nuk ka arkitekt që t’i jetë afruar më shumë se Gaudi Don Kishotit.
Gaudi është Don Kishoti i arkitekturës.
Gaudi dhe Miro kanë të përbashkët shkëputjen dhe këputjen. Të dy janë Katalanas, së bashku dhe me Pikason. Forma nuk është më e lidhur, nuk kërkon brumosjen, ngjeshjen në bazë të gravitacionit. Forma largohet në mënyrë centrifugale. Vija për Mironë dhe forma për Gaudin bëhet më e rëndësishmja.
Çdo gjë në Miro bazohet te lëvizja. Kaligrafia arrin kulmin. Miro e organizon hapësirën duke vrapuar. Miro është vrapuesi më i palodhur i artit. Por Gaudi ishte i pari. Miro u frymëzua prej tij.
Në ritmin e strukturave të veprave të Gaudit ka një jehonë të ritmit që godasin takat e Flamenkos. Dhe dantellat valëzuese të bishtit të fustanit të kërcimtares të duken si forma të njohura te Gaudi. Silueta e balerinës është profil i fasadave. Flamenko është britma e tokës spanjolle.
Sagrada Familia është vetë Sagrada Barcelona. Janë me dhjetëra arkitektët më në zë në botë, që po ndërtojnë në Barcelonë, por asnjëri nuk mund të ndërtojë një majë si e Tempullit të Gaudit. Ajo është maja më e çuditshme në botë. Çdo qytetërim lë një shenjë në bankën e imazhit të botës. Spanja dhe Barcelona e la me Gaudin.
Sa i heshtur dhe pa fjalë ishte, aq shprehës fjalëshumë ishte me formë. Gaudi është gjeniu më i adhuruar se nuk kërkoi asgjë. Veç një gotë vere katalane.
Modest në jetë, shkëlqimkërkues i papërsëritshëm në vepër. Ka dhe një arsye tjetër, është shumë e vështirë, gati e pamundur të bësh konstruksionin e veprave të Gaudit sipas skemave të zakonshme, të njohura konstruktive. Konstruksioni duhet t’i shkojë pas formave të tij.
Si të gjithë gjenitë dhe Gaudi, thyen rregullat dhe vë në punë qindra njerëz që mbeten anonimë. Veprat e tij filluan rrymën e arkitekturës skulpturore, e cila dominon fundin e shekullit të 20-të. Influenca e tij u bë e qartë, sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore. Gaudi është produkt i tokës spanjolle dhe i mendimit më të përparuar evropian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23784. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23784

Rama: Ftesa e Berishës provokacion i ulët, opozita në protestë Kryetari i PS, Edi Rama, i është përgjigjur ftesës së Berishës për të drejtuar komisionin hetimor por pa i lejuar hapjen e kutive, me fjalët: Ky është një provokacion i ulët, pasi PS këtë kërkon hapjen e kutive për të zbuluar krimin elektoral. Ndaj, ai iu bën thirrje gjithë qytetarëve që s’mund ta pranojnë mashtrimin, të dalin nesër në protestë për të fituar demokracinë qe u cënua me zgjedhjet parlamentare.
“Ky është provokim i radhës i Berishës, i ulët dhe i papranueshem, që e shton edhe më shume masën e arsyes pse neser në orën 17:00, qytetarët duhet të bashkohen në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” për të protestuar kundër këtij Kryeministri”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, Berisha kërkon të vendose vullnetin e tij në komisionin hetimor parlamentar, ne menyre që të fshehe grabitjen e votës së lire të zgjedhjeve te 28 qershorit.
“Berisha thotë se është gati të na jape shumicen, por jo te drejten per te vendosur mbi objektivin e hetimit. Objektivi i hetimit parlamentar nuk mund të percaktohet nga vullneti i Berishes dhe i shumicës së tij në Parlament, që buron nga vota e grabitur”, ka deklaruar Rama.
Kreu i PS ka theksuar se Berisha i trembet hapjes së kutive, pasi me to vertetohet krimi i tij elektoral. Ndersa ben me dije se “PS nuk do te kthehet ne Kuvend derisa te plotesohet kerkesa e saj per hapjen e kutive”.
Berisha, ‘OK’ Ramës për shumicën në komision, por jo hapjes së kutive
TIRANË – Një ditë para protestës së PS-së për rezultatin e deformuar të zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha pranon kompromisin me opozitën për të pasur shumicën në komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.
Sot, gjatë një konferencë për shtyp Berisha deklaroi se “kutitë e votimit nuk mund të rihapen, duke i sugjeruar Partisë Socialiste që t’i drejtohet prokurorisë për të gjitha provat që kanë për abuzime me procesin apo votat.
“Unë ftoj opozitën të hyjë në Kuvend. Ajo do të ketë shumicën në Komision, jo një herë, por 10 herë . Jam i vendosur t’i njoh opozitës të drejtën e vendimmarrjes për problemet zgjedhore”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “përcaktohem të bej çdo lëshim që nuk cenon ligjet e vendit, po nëse ne bëjmë kompromis për t’i vene kazmën shtetit ligjor kjo është gjëja me e rende qe mund te bëjmë”.
Lidhur me protestën e nesërme të PS-së, kryeministri komenton se “nuk ecet përpara duke bërë protesta. “Unë i sugjeroj Ramës t’i drejtohet prokurorisë, sepse ky institucion varet nga ligjet dhe në baze te argumenteve te paraqitura mund te hape hetimet”, u shpreh Berisha. Ai la të kuptohet se për problemet zgjedhore është shprehur Gjykata e Apelit, ndaj nuk mund të shkelen vendimet e saj, vetëm në rast se Rama denoncon në prokurori.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23778. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23778
Largohu (Feat. Big Tipp & Fatoni G)
Mentor Kurtishi: Ref. Largohu, largohu ti prej meje Syri im nuk don me t’pa Gabimin kurr s’ta fali Vet e din se çka ke ba
Kurr nuk du me t’pa Kurr ma s’ka me t’vra Kurr s’ta fali gabimin Mos vet pse jena nda Unë jom i keq a thu Unë jom i shtir po t’thom Se nuk kom kohë për ty Ok lamtumirë Kallxom, tash ku mbete Une e di se nuk osht lehtë Ti e din se kthim nuk ka Vet e lype, vet e gjete A i kujton buzët e tua Që më dojshin vetëm mua E sot jam ftof prej teje Harroje fjalën të dua Kaniher osht jeta dënim kaniher osht plotë me ngyra Amo për ty bardh e zi Sepse t’ka hup dhe ftyra Mos thuj që po t’nënçmoj Veç du mu kon larg teje Une sot e përfundoj Largohu prej meje
Ref. 2x Largohu, largohu ti prej meje Syri im nuk don me t’pa Gabimin kurr s’ta fali Vet e din se çka ke ba
Njëmi e njëqind herë Gabimet ty ti fala Njëmi e njëqind herë Ti po m’vjen me njejtat prralla Ska kuptim, nuk shoh shpëtim Largohu sa ma larg prej meje Jo mos mendo të lutem Ti më kurr as pak në kthim Jam shumë i lodhur me rrenat e tua Që s’pate kohë as ni herë për mua Nuk prish punë që po shkoj Edhe nëse 1000 e niqind vjet Qe të isha gjall unë kurr s’t'kërkoj Jo mos e fshih ti lotin Jo as dhimbjen e zemrës mos e fsheh Sot jam tjetër Jo nuk jam ai që isha dje Sepse çdo fillim ka edhe fund Ndoshta pse të besova shumë Ti mos thuaj pse t’kam humb Është tepër vonë për ty Nuk du me t’pa me sy Largohu se ktu po dahet rruga Sikur ne të dy
Ref. 2x Largohu, largohu ti prej meje Syri im nuk don me t’pa Gabimin kurr s’ta fali Vet e din se çka ke ba
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4605. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4605
Zgjedhjet dhe eksporti i problemeve të emigrantëve Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1418. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1418

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! Shqipni etnike, kurrgja tjetër! Një komb, një kombëtare! Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit Qemal Stafa sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjeshtë të tillë. Grupi Tifozat Kuq e Zi është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë, të qenit, shqiptar!
Në fakt, tifozët pasionantë që po drithërojnë edhe Tiranën e Prishtinën politike, duket se kanë të drejtë. 5 apo 6 nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit që zbret në fushë, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë të tjerë, janë pjesë e emigracionit kosovar në Europë. Ky është vetëm një dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nëse e zhveshim termin Shqipëri Etnike dhe e shndërrojmë atë në Shqipëri reale, dhe nëse parulla tjetër: Një komb një kombëtare shumëfishohet, atëherë përftojmë shumë gjëra të tjera që jo gjithnjë bien në sy: Shqiptarët kanë tashmë një kulturë të unifikuar dhe librat që botohen në Tiranë apo Prishtinë shiten në të gjitha libraritë e dy vendeve pa dallim; autorët botojnë në po ato shtëpi botuese dhe gjuha e shkruar është absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe në Tiranë apo Prishtinë, është e njëjtë.
Sot, e ke të pamundur të dallosh nëse një këngëtar apo këngëtare është nga Prishtina apo Tirana; përbën mision të pamundur dallimi i muzikës në një klub apo televizion të Kosovës apo Shqipërisë; me përjashtim të shtypit të shkruar, media elektronike është thuajse e unifikuar. Programet e Tiranës shihen në Prishtinë dhe anasjelltas; personazhet mediatike janë të përzierë dhe i gjen në studiot e të dy vendeve. Falë televizionit, shqipja e folur, nuk i ka dallimet e disa viteve më parë, ndërsa distanca fizike është reduktuar ndjeshëm. Tashmë, kufiri Shqipëri Kosovë në Morinë, është i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orë prej secilit.
Por nëse Tifozat Kuq e Zi shpalosin çdo ndeshje sloganin e tyre: Shqipni etnike, kurrgja tjetër; nëse ideja e bashkimit flitet thuajse çdo herë dhe dy vendet po unifikohen gjithnjë e më shumë rreth gjuhës, kulturës e historisë, cili është problemi. A mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Mendimi im është padyshim, PO! Në një emision me temën Shqipëria e Madhe, pyetjes se nëse duhet bashkuar Shqipëria me Kosovën, mbi 5800 veta iu përgjigjën me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetë.
Por për fatin tonë të keq, shqiptimi, edhe vetëm shqiptimi i termit Shqipëri e Madhe i bën të tremben pothuaj të gjithë ata që e mendojnë apo e dëgjojnë. Katër ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa Menduh Thaçi po trajtonte projektin e tij politik për Maqedoninë, ndërhyrja e Fatos Lubonjës, që kjo d.m.th. Shqipëri e Madhe, e bëri të ndalojë në çast dhe të shqiptojë frazën standard: ne nuk jemi për Shqipëri të madhe. Po çështë Shqipëria e Madhe? Një projekt i supozuar i bashkimit të katër vilajeteve shqiptare të Perandorisë Otomane, ai i Manastirit, Janinës, Shkodrës dhe Shkupit. Bashkimi i tyre nuk mund të ndodhë më dhe kufijtë e atyre vilajeteve nuk përputhen me kufijtë e Shqipërisë natyrale. Atëherë, a duhet të kemi ne frikë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Përgjigjja ime është sërish JO! Po kjo është vetëm njëra anë. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndërkombëtar, gjithçka tjetër të shtyn të besosh të kundërtën.
Në fakt, që prej 28 nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti. Për një kohë të gjatë Parlamenti shqiptar i viteve 20të zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje, ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje të njëpasnjëshme. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit apo ajo Titiste e bashkim dhe vëllazërimit, sikur e zbehu disi ndikimin e parë.
Në këtë terren të ri, duke nisur që nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekësit e tij e transformuan (me të drejtë për rrethanat), ëndrrën e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Për ti shërbyer kësaj ideje që ngjante më e prekshme dhe më normale për Komunitetin Ndërkombëtar dhe nuk hapte serinë e rishikimit të kufijve në Ballkan, ata tentuan krijimin e një identiteti kosovar. Një identiteti që nuk duket se ka bazë dhe që sot, 10 vjet pas pavarësisë de fakto, ngjan më jo realist se kurrë.
10 vjet më pas, Shqipëria dhe Kosova janë thuajse dy vende të unifikuara, edhe pse me elita ende mosbesuese. Në fakt, elita e vjetër kosovare, me formim titist dhe nostalgjike për Jugosllavinë e vjetër, e ka të vështirë ta kuptojë realitetin e ri, por elitat e reja që po krijohen nuk kanë dilemë. Për to orientimi drejt Shqipërisë thuajse është fakt dhe sot, gjithnjë e më shumë protagonistët e elitave të reja kosovare, janë edhe protagonistë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Unë jam i sigurt se sot, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër se sa 10 vjet më parë, njihen shumë më mirë se dhjetë vjet më parë, kanë gjëra të përbashkëta shumë herë më tepër se 10 vjet më parë.
Ende sot më vjen të skuqem kur kujtoj se sa pak gjëra dhe se sa pak njohje kishim për Kosovën ne që ishim gazetarë dhe drejtues shtypi në fillim të viteve 90të. Thënë ndryshe, ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova. Po, kemi një Republikë të Kosovës dhe një Republikë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Por edhe për sa kohë do ti kemi kështu. Kemi një muzikë, një letërsi, një kombëtare, një media, thuajse një elitë të re dhe skemi asnjë shkak të mendojmë se kemi dhe duhet të kemi dy shtete.
Nuk ka asnjë dyshim që problemi kryesor në këtë rast është insistimi i Komunitetit Ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe defaktorizimi i aktorëve politikë lokalë nëse kjo ndodh. I dyti është një problem i zgjidhshëm, që me emancipimin e mëtejshëm dhe me presionin e shoqërisë do të marrë rrugë. Aq më tepër që elita e re politike kosovare, që vjen nga lufta, pa ndikime titiste është shumë më e afërt me Shqipërinë se sa ajo e para vitit 1999.
Problemi i parë ngjan më problematik, por nuk është çudi që pikërisht për hir të tij, Shqipëria e Kosova të jenë një në të ardhmen. Si në atë parullën e famshme të tifozëve kuq e zi! Shumë shpejt, ideja e dy shteteve shqiptarë; ideja e dy përfaqësive shqiptare, e dy presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë, do të jetë një absurditet në radhë të parë për komunitetin ndërkombëtar. Zhvillimi ekonomik i përbashkët që vjen nga rruga DurrësKukës, do ta imponojë edhe më shumë atë. Nuk është çudi, që ata faktorë që besojnë sot se ky përbën një problem, do ta shohin problemin tek e kundërta, tek dy Shqipëritë në Ballkan.
Ndaj, për hir të të gjithë kësaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipëri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Të gjitha ato, reduktohen në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e një shteti shqiptar të vërtetë, që pas dhjetë vitesh, ka kaluar shumë pengesa dhe ekziston thuajse si i tillë. Ndaj, nuk është çudi, që në një të ardhme jo të largët, parulla Shqipëri etnike, kurrgja tjetër e tifozëve Kuq e Zi të shndërrohet në: Shqipëri etnike, këtë deshëm
Nga: Blendi Fevziu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23775. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23775

Kush është Herta Muller, minoritarja gjermane që fitoi çmimin Nobel për letërsi Ka qenë pjesë e minoritetet gjerman në Rumani dhe ka përshkruar detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese. Një nga autoret më të njohura bashkëkohore gjermano-rumune, Herta Muller ka fituar çmimin Nobel për letërsi për vitin 2009, lajmi u dha sot nga autoritetet. Vitin e kaluar Çmimin Nobel në letërsi e mori autori francez Jean-Marie Gustave Le Clézio. Shpalljen e fituesit sot në Stokholm e bëri Peter Englund nga Akademia Suedeze. Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2009 i jepet shkrimtares gjermane, Herta Muller, e cila me përqendrimin poetik dhe sinqeritetin e prozës, i përshkruan pamjet e të shpronësuarve, – tha Peter Englund.
Aktualisht 56 vjeçare, shkrimtarja Muller, në arsyetimin e dhënies së çmimit Nobel, shkruan se librat e saj paraqesin detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stanjuese. Juria vlerësoi gjuhën fantastike dhe plot shprehje të autores. Herta Myller ka vërtet një histori për të treguar. Kurse evidentoi se shkrimtarja është rritur mes pakicës gjermane në Rumaninë diktatoriale.
Muller është lindur më 17 gusht 1953 në Nitzkydorf, të Banatit gjermanofolës dhe ka mësuar rumanisht vetëm kur ishte 15 vjeç. Në vitin 1987 ajo erdhi në Gjermaninë Perëndimore, dhe sot jeton në Berlin. Libri i saj i parë “Ultësira” u botua në Rumani në vitin 1982 në version të censuruar. Në librin “Lëkundje frymëmarrje” ajo përshkruan jetën e përditshme në kooperativat sovjetike, gulag/noa/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23769. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23769

Arjan Beqaj, portieri i katërt më i mirë në eliminatore Portieri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Arjan Beqaj, është përzgjedhur si portieri i katërt më i mirë i eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010, nga ana e revistës prestigjoze Castrol Football. Në këtë listë, si portieri më i mirë është shpallur Tomas Sorensen i Danimarkës. Portieri kampion i botës me Italinë, Gianluigi Buffon, ka zënë vendine dytë, ndërsa kundërshtari i kombëtares shqiptare në 14 tetor, portieri Andreas Isakson i Suedisë ka dalë në vendin e tretë.
Portieri shqiptar Arjan Beqaj ka lënë pas një nga emrat më në zë të futbollit, portierin kampion të Evropës me Spanjën, Iker Kasijas, i cili është renditur në vendin e pestë.
Portieri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Arjan Beqaj, është rikthyer të stërvitet sërish në 4 shtator, pasi mungonte që nga 27 marsi 2009, kur u dëmtua në prag të sfidës Shqipëri Hungari.
Për sfidën e radhës së Kombëtares shqiptare ndaj Suedisë në 14 tetor, trajneri kroat Josip Kuzhe ka preferuar të mos rrezikojë, duke mos e grumbulluar portierin Beqaj, i cili ende nuk e ka arritur formën optimale.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23772. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23772

Obama nderohet me Nobel per Paqen Komiteti i Oslos ka vendosur qe te nderoje presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili ndodhet ne krye te Shtepise se Bardhe per me pak se nje vit. Presidenti amerikan Barack Obama merr cmimin Nobel per Paqe 2009.
Komiteti i Oslos ka vendosur qe te nderoje presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili ndodhet ne krye te Shtepise se Bardhe per me pak se nje vit.
Motivacioni lidhet me perpjekjet per dialog, treguar fuqishem nga Obama ne fillim te mandatit te tij.Kreu i SHBA-ve ka treguar impenjim te jashtezakonshem per te forcuar diplomacine nderkombetare dhe bashkepunimin mes popujve./reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23760. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23760

Obama nderohet me Nobel per Paqen Komiteti i Oslos ka vendosur qe te nderoje presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili ndodhet ne krye te Shtepise se Bardhe per me pak se nje vit. Presidenti amerikan Barack Obama merr cmimin Nobel per Paqe 2009.
Komiteti i Oslos ka vendosur qe te nderoje presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili ndodhet ne krye te Shtepise se Bardhe per me pak se nje vit.
Motivacioni lidhet me perpjekjet per dialog, treguar fuqishem nga Obama ne fillim te mandatit te tij.Kreu i SHBA-ve ka treguar impenjim te jashtezakonshem per te forcuar diplomacine nderkombetare dhe bashkepunimin mes popujve./reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23760. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23760
Top