Hollivudi, marketingu i bamirësisë
Nga Angelina Jolie tek Uma Thurman, Richard Gere dhe Leonardo DiCaprio. Udhëtim në agjencitë që u gjejnë divave shkaqet e duhura. “I ndihmojmë aktorët që filantropia të jetë e besueshme”

Për ti dhënë botës të drejtën që të shihte fotografitë e para të binjakëve të sapolindur, Vivienne dhe Knox, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkuan dhe morën në këmbim 14 milionë dollarë, por në krye të tetë muajve ato foto u përdorën për çështje të ndryshme, për kampet e refugjatëve në Pakistan, malarien në Mali, kequshqyerjen e fëmijëve në Kamboxhia, por edhe për “Make it Right”, një projekt me të cilin Pitt ndërtoi 100 “shtëpi jeshile” në një prej lagjeve të New Orleans të shkatërruara nga uragani “Katrina”.

Dihet që miku i tyre, George Clooney, merret me Darfurin, ndërsa Sharon Stone, Liz Taylor dhe Tom Hanks mbajnë ndezur zjarrin e çështjes për të luftuar Sidën. Charlize Theron dhe Michael Douglas janë lajmëtarët e paqes së Kombeve të Bashkuara. Nicole Kidman bashkëpunon me UNICEF-in, ndërsa Drew Barrymore me organizatën “World Food Program”; Leonardo DiCaprio ka në zemër ambientin, ndërsa Bono përdor famën me qëllimin paksa ambicioz për të shpëtuar botën.

Katër vjet më parë, kur revista “Time” e shpalli 2005-ën si vitin e “Charitainment”, një fjalë që lindi nga bashkimi i “Charity” (bamirësi) dhe “Entertainment” (spektakël), yjet e kinemasë, sportit dhe të muzikës rok vazhdojnë të grumbullojnë më shumë se kurrë popullaritet dhe të kenë një ndikim tek ata. Duke përfituar nga ky fakt angazhohen që të ndërgjegjësojnë publikun dhe të sjellin në vëmendjen e botës rastet më të pashpresa.

Natalie Portman, princesha Padma e filmit “Lufta e Yjeve”, ka promovuar së fundmi “Finca”, një organizatë që u ofron fonde të vogla femrave të botës së tretë, që të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre. Aktorja bukuroshe, Scarlett Johansson, i ka dhënë emrin e saj organizatës joqeveritare “Oxfam”, ndërsa Matt Damon organizon turne të një loje, pokerit, që nuk ka shumë lidhje me bamirësinë. E bën për ti dhënë para “H20 Africa”, organizatës e cila kujdeset për ujitjen në Afrikë.

Tanimë një yll i kinemasë nuk mundet vetëm të aktrojë, të shijojë pagesat e tij miliona dollarëshe dhe të shfaqet duke buzëqeshur në gazetat rozë për të folur për mobilimin e shtëpisë së tij të re dhe filmin. Duhet të ketë një shkak dhe, për këtë, pas krahëve të tij fshihet një industri e vërtetë. Në këtë grup bëjnë pjesë një agjent, një menaxher për marrëdhëniet me publikun, si dhe një këshilltar në botën e filantropisë, mundësia e re tek e cila janë hedhur në veçanti agjencitë. Roli i tyre historik ka qenë që të bashkonin klientët e tyre me prodhuesit, duke u mbajtur 10 për qind të të ardhurave. Pastaj iu drejtuan “paketave”, duke mbledhur bashkë aktorët, regjisorët, shkrimtarët dhe financuesit, më pas i prezantonin “Studios së turnit” një paketë komplete. Tani kanë krijuar fondacionet e tyre, misioni i të cilave është krijimi i lidhjes së përkryer midis klientëve dhe veprës së bamirësisë, që i shkon më shumë përshtat imazhit të tyre. “Nëse je një aktor 24-vjeçar që fiton 4 milionë dollarë për një film dhe dëshiron të bësh diçka për bamirësi, si ia bën? Sigurisht që nuk është pjesë e përvojës tënde dhe ke nevojë për dikë që të të drejtojë”, thotë Peter Safran, i cili është menaxher.

Sot këto lloj agjencish gjenden kudo. Për shembull, agjencia “Creative Artists”, më me influencë, është një skuteri që përfshin Brad Pitt, Tom Cruise, Julia Roberts, George Clooney, Will Smith dhe David Beckham. Gjithashtu, “Creative Artists” ka krijuar një fondacion tjetër të kryesuar nga Michelle Kydd Lee. Në agjencinë “United Talent”, që mes klientëve të saj numërohen edhe Johnny Depp e Harrison Ford, përgjegjësja quhet Rene Jones. “Më shumë se gjithçka tjetër, u japim këshilla. Nuk ka gjë më të keqe kur një njeri ka në mendje qëllime të mira, por nuk di ti vërë në përdorim”, shpjegon ajo.

Kur Sacha Baron Cohen përpiqet të “shkatërrojë” Hollivudin, e kupton menjëherë se sekreti është të kesh mbështetje organizatën e duhur të bamirësisë. “Dar-Four-i është një çështje e madhe, çfarë do të ketë pas tij? – pyet duke bërë lojëra fjalësh. Dar-Five?”.

Nuk ka gjë më të sikletshme se kur një divë merret me një çështje të cilën nuk e njeh, ose kur vjen me taka të larta në një kamp refugjatësh, me çantë të shtrenjtë “Hermes”, por për

Howard Bragman, një menaxher veteran i Hollivudit për marrëdhëniet me publikun, ylli bashkëkohor nuk ka zgjedhje tjetër. “Nuk mund të marrësh 20 milionë dollarë vetëm për një film, duhet tu shërbesh edhe ushqimin të varfërve”, thotë ai. Por a ka vlerë kjo gjë? Bono, Brad Pitt dhe Nicole Kidman nuk e kanë shpëtuar ende botën nga luftërat, uria dhe sëmundjet, por kush është i përfshirë nëpër organizatat që merren me këto çështje, shohin te ndërhyrja e divave vetëm një faktor pozitiv: “Po do ta bëjnë, për ta pasur ndërgjegjen të pastër. E keni vënë re që u japin shumë rëndësi këtyre çështjeve”, thotë John Prendergast, një aktivist për çështjet afrikane dhe njeriu që e çoi aktoren bukuroshe Angelina Jolie në Kongo, në vitin 2003. “Aktorët e ofrojnë ndihmën e tyre edhe për të qenë në qendër të vëmendjes”. Po me Darfurin çdo të ndodhë? “Pa Clooney-n dhe miqtë e tij, situata do të ishte edhe më tragjike”, përfundon ai.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23728