Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Arabi flet per seksin ne TV: ai burgoset, televizioni mbyllet Protagonist eshte bere sauditi 32-vjeçar Mazen Abdul-Jawad, avokati i te cilit ka thënë se do ta ankimojë vendimin e gjykatës, pasi klienti i tij nuk e ka ditur se po filmohej. Teksa nje arab lavdërohej para kamerave libaneze per herët qe kishte bërë seks, me siguri atij nuk i shkonte ndërmend se bota arabe do të tronditej nga ky fakt dhe do ta denonte. Tani, ate e presin pesë vite burgim dhe 1000 fshikullima, vetëm sepse rrëfeu para një televizioni fakte nga jeta e tij seksuale. Protagonist eshte bere sauditi 32-vjeçar Mazen Abdul-Jawad, avokati i te cilit ka thënë se do ta ankimojë vendimin e gjykatës, pasi klienti i tij nuk e ka ditur se gjatë tërë kohës e kanë filmuar teksa po jepte deklaratën e tij për televizionin libanez LBC.
Një ndeshkim per këtë akt duket se ka marre edhe televizioni libanez që e kishte intervistuar, pasi ndaj tij është urdhëruar mbyllja në mënyrë direkte. Në programin e këtij televizioni Abdul-Jawad kishte folur për përvojën e tij seksuale, përderisa fjalët e tij kanë tronditur publikun në Arabinë Saudite, të cilët shumë rrallë ndodhë të dëgjojnë deklarata të tilla./CNN/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23763. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23763

Arabi flet per seksin ne TV: ai burgoset, televizioni mbyllet Protagonist eshte bere sauditi 32-vjeçar Mazen Abdul-Jawad, avokati i te cilit ka thënë se do ta ankimojë vendimin e gjykatës, pasi klienti i tij nuk e ka ditur se po filmohej. Teksa nje arab lavdërohej para kamerave libaneze per herët qe kishte bërë seks, me siguri atij nuk i shkonte ndërmend se bota arabe do të tronditej nga ky fakt dhe do ta denonte. Tani, ate e presin pesë vite burgim dhe 1000 fshikullima, vetëm sepse rrëfeu para një televizioni fakte nga jeta e tij seksuale. Protagonist eshte bere sauditi 32-vjeçar Mazen Abdul-Jawad, avokati i te cilit ka thënë se do ta ankimojë vendimin e gjykatës, pasi klienti i tij nuk e ka ditur se gjatë tërë kohës e kanë filmuar teksa po jepte deklaratën e tij për televizionin libanez LBC.
Një ndeshkim per këtë akt duket se ka marre edhe televizioni libanez që e kishte intervistuar, pasi ndaj tij është urdhëruar mbyllja në mënyrë direkte. Në programin e këtij televizioni Abdul-Jawad kishte folur për përvojën e tij seksuale, përderisa fjalët e tij kanë tronditur publikun në Arabinë Saudite, të cilët shumë rrallë ndodhë të dëgjojnë deklarata të tilla./CNN/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23763. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23763

NASA bombardon Henen NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit Lcross i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes. Raketa Centaur eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga sonda nene. Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.
Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi. Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane Chandrayaan-1, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23766. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23766

NASA bombardon Henen NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit Lcross i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes. Raketa Centaur eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga sonda nene. Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.
Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi. Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane Chandrayaan-1, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23766. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23766

Pasi lind ne tren, femija bie ne shina, por ngel gjalle Bebja ra pa dashje ne shinat e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne jete. Me pas edhe nena u hodh vete, duke arritur te shpetoje krijesen Nje i sapolindur i shpeton per mrekulli vdekjes ne Indi. Bebja ra pa dashje ne shinat e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne jete. Sipas asaj qe bejne te ditur mediat indiane, Rinku Debu Ray, 28 vjec, e kapur befasisht nga kontraktimet e shtatezanise ne nje tren ekspres te shtetit te Bengalas, ka lindur ne banjen e nje vagoni, teksa i sapolinduri ka rene aksidentalisht ne pjesen e shinave. E shokuar nga ajo qe ndodhi, nena e re u hodh nga treni qe po ecte. Duke besuar ne nje vetvrasje, pasagjeret dhane alarmin. Zbritem nga treni dhe filluam ta kerkonim – ka treguar per gazeten Hindustan Times i shoqi 33-vjecar -. Ne harkun e nje ore e gjetem ne anen e hekurudhes, me femijen e saj ne gjunj. Pas ringjitjes ne trenin qe me pas u ndal ne stacionin me te afert, nena dhe femija u derguan ne spital, ku mjeket munden te konstatojne gjendjen e mire te vogelushit. Eshte nje mrekulli, ka komentuar shefi i stacionit te Shyama Prasad Mukherjee. Nje incident i ngjashem ishte regjistruar edhe ne shkurt te vitit 2008, kur nje e sapolindur, e ardhur ne jete disi perpara kohe, kishte rene nga tualeti i nje treni. Vogelushja ishte gjetur dy ore me pas ne shina, edhe ajo e shendoshe si molla. /mirror/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23757. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23757
Angazhimet personale të Kryeministrit për emigrantët Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1414. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1414
Papandreu kërkon respekt për emigrantët Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/papandreu-kerkon-respekt-per-emigrantet.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/papandreu-kerkon-respekt-per-emigrantet.html

Dhunë në Athinë, sulmohen banka e dyqane ATHINE – Rikthehen trazirat ne Greqi, vetem pak dite pas zgjedhjeve parlamentare. Një grup të rinjsh kanë shkaterruar dhjetra biznese e makina ne kryeqytetin grek, Athine.
Sipas policisë, rreth 15 të rinj të maskuar, me shufra të metalta në duar, kanë sulmuar katër banka, dy librari dhe disa makina.
Protesta e tyre ishte në shenjë solidariteti ndaj një të riu i cili po gjykohet për shkak se bën pjesë në një grup të së majtës ekstreme.
Anarkistët grekë dhe grupet e së majtës ekstreme shpesh i sulmojnë simbolet e shtetit, ndërsa gjatë natës vendosin pajisje ndezëse.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23748. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23748

Raporti i BE: Ballkani larg anëtarësimit, problem korrupsioni Agjencia prestigjioze e lajme Reuters ka publikuar disa të dhëna nga progres raporti i BE-së për vitin 2009, një javë para se ai të dalë zyrtarisht në qarkullim. Ndër të tjera Reuters, thotë për Ballkanin se ka përparime të ndryshme midis shteteve, por kanë një të përbashkët: Korrupsionin shumë të përhapur
Ashtu siç pritej Kroacia mund të përfundojë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, ndërsa për Turqinë në raport thuhet se ka ende për të bërë në këtë drejtim.
“Të tjerë shtete që kanë aplikuar për në BE janë Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Këto shtete janë duke bërë përparime të pabarabarta, edhe pse Serbia ka aftësinë të fortë administrative të shkojë përpara me reformat. Korrupsioni është i përhapur në rajon. Ai ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve dhe mjedisit të biznesit”, thuhet në raport. Diplomatët thonë se ish-shtetet jugosllave prej 4.4 milion banorësh mund të bëhet anëtarë të BE-së në 2012 pas ratifikimit e traktatit të saj.
Ndërsa për Kroacinë, të cilës Rueters i kushton pjesën më të madhe të artikullit shkruhet se “pranimi i Kroacisë u bë e mundur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Slloveninë për kufijtë. Para se te perfundoje bisedimet e pranimit, ajo ende ka nevojë për të përmirësuar luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për nxitur sistemin gjyqësor dhe rritjen e bashkëpunimit me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë.
Ndërkohë miratimi i Traktatit të Lisbonës nga Irlanda i dha gjithashtu një shtytje zgjerimit. Duke qëndruar tek zgjerimi Reuters shkruan se “Nuk ka pak oreks për zgjerimin e mëtejshëm midis vendeve anëtare të BE-së në mes të krizës ekonomike dhe pas zgjerimit të bllokut që nga viti 2004. Pritet që shumica të jenë ish-vendet komuniste nga Evropa qendrore dhe lindore.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23751. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23751

Dritëro Agolli: Nano bën aheng dhe luan bixhoz Intervista/ Shkrimtari Dritëro Agolli, themelues i PS-së i kundërpërgjigjet Fatos Nanos, duke mohuar që të jetë përdorur nga Edi Rama. “Veprimi i PS-së është i drejtë, është demokratik dhe që kërkon një zgjidhje, sepse opozita këtë punë ka”.
- A e quani të mbyllur debatin për Enciklopedinë që botoi Akademia e Shkencave të Maqedonisë, tashmë që ky produkt u tërhoq për t’u korrigjuar? Unë kam shkruar edhe më parë dhe e quaj një gjë akoma jo plotësisht të mbyllur, por mesa duket qeveria maqedonase ka marrë masa, por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave atje, kanë marrë disa masa për të shkarkuar redaksinë dhe kryetarin e Akademisë, meqenëse ai nuk jep dorëheqjen. Një debat i tillë bëhet në një vend si Maqedonia, ku një shumicë e madhe janë shqiptarë. Pa shqiptarët nuk bëhet dot as qeveria dhe jo më t’i fyesh duke i quajtur njerëz të zbritur nga mali në shekullin 16. Kjo është amorale dhe antinjerëzore. Për hir të jetesës së përbashkët nuk duhet të flisnin kështu. Ne Republikën e Maqedonisë e kemi aprovuar të parët. Ne ishim vendi i parë që e përkrahëm, kështu që ata duhet ta kenë parasysh edhe këtë gjë, por mesa duket këto përsëritje të së kaluarës rrjedhin nga tradita e hershme e keqe e shtetit jugosllav që ishte në atë kohë, kur disa shkrimtarë ishin kundër shqiptarëve dhe që i kanë shfaqur këto mendime. Ndonjëherë ndodh që shtete të vogla, që nuk kanë ndonjë zhvillim aq të madh u mungon hapësira e kulturës dhe duan të afirmojnë identitetin e tyre me të tilla gjëra në botë.
-Çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar në këtë rast, a është i nevojshëm një reagim edhe më i fortë? Unë mendoj se nuk duhet t’i acarojmë marrëdhëniet, që t’i përgjigjemi bajonetë më bajonetë, më mirë me argumente e me qetësi se sa me veprime të tilla për t’i thënë që na bëtë këtë dhe nuk duhet pranuar në këto forume. Mendoj që qeveria jonë e ka të drejtë atë që nuk do të acarohet me një shtet fqinj, sepse acarimi nuk është i mirë gjithnjë. Mund të zgjidhet me forma të tjera. Shteti duhet të jetë shumë i matur që të mos acarohen.
Z. Agolli ju jeni shprehur dhe më parë lidhur me situatën politike që prodhuan zgjedhjen e 28 qershorit. Si do ta konsideroni qëndrimin, që ka mbajtur opozita deri më tani? Partia Socialiste bën përpjekje për të arritur qëllimin e saj, pastaj se çfarë bëjnë ata që e kanë në dorë është tjetër. Por, veprimi është i drejtë, është demokratik dhe që kërkon një zgjidhje, sepse opozita këtë punë ka.
Ju jeni shprehur se bojkoti i PS-së nuk duhet të jetë përhershëm. Mendoni se momentalisht ai është i justifikuar? Unë tani për tani s’mund të them gjë që të vihet ky bojkot, por bojkotet nuk janë të përhershme, të vazhdueshme domethënë që 4 vjet të rrish në bojkot, sepse është provuar nga partitë e tjera që e kanë bojkotuar 3 vjet me radhë. PD-ja edhe në 2001 edhe në 1997 e ka bojkotuar dhe nuk rezistoi dot dhe në vitin e fundit erdhi në Parlament. Kështu që bojkotet nuk janë të vazhdueshme pa fund, edhe PS-ja kur ta gjejë rastin do të vijë në Parlament.
Ndërkohë lidhur me një deklaratë tuajën të disa ditëve më parë ka reaguar edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili është shprehur se ju jeni përdorur nga Edi Rama. Si do t’i përgjigjeshit një deklarate të tillë? Ai nuk është shfrytëzim sepse mundet që unë mund ta kem shfrytëzuar. Fatos Nano e ka gabim atë se më ka shfrytëzuar mua Edi Rama. Unë jam një njeri 78 vjeç dhe kam qenë themelues i PS-së para Fatos Nanos. Unë dhe të tjerët e kemi marrë Fatosin për të hyrë në PS, për t’u bërë kryetar se nuk donte të bëhej. Kështu që nuk ka kuptim. Mua, një themelues, më paska shfrytëzuar dikush. Asnjëri nuk më shfrytëzon mua. Unë nuk jam vetëm një njeri që flas vetëm për politikë, unë kam librat. Unë jam i pavarur dhe i lirë nga kjo anë, i pavarur relativisht. Në mendime jam krejtësisht i pavarur. Mos t’i vijë keq Fatos Nanos për këtë gjë, se në një shkrim një herë ai ka shkruar se Dritëro Agollit asnjë nuk do t’i shkojë në varrim. Cila është me e rëndë ajo që thashë unë apo ajo që tha ai që kërkon vdekjen time sa më shpejt që të mos vijë ai. Është botuar ky shkrim. Atëherë si do të rrija unë duke folur ai nga Vjena me fjalët më të këqija. Po Edi Ramës që i tha ndyrësirë, mason. Pse ndyrësira çfarë është qenef? Dhe i ardhka keq atij për këtë gjë. Po vdekja? Kur i thotë ai fjalët, kujton se të tjerët hanë bar dhe nuk ia kujtojnë. Ai bën ahengje dhe me bixhoz andej dhe me qejfet e tij dhe tha edhe atë, kurse ne këtu blejmë domate.
28 shtator
Edi Rama, vizita e parë pas rizgjedhjes, në shtëpinë e Dritëro Agollit
TIRANË- Kryetari i sapo rizgjedhur i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte për një vizitë në familjen e Dritëro Agollit, së bashku me deputetët Eduart Shalsi e Vasilika Hysi.
“Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundoj njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, dmth një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu” – tha shkrimtari i njohur, nje nga figurat me te respektuara te bazës së PS-së.
Duke ju referuar faktit që Rama, nuk i ktheu përgjigje Nanos, pas deklaratave të tij gjatë një interviste, ai u shpreh:
“Populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Ndaj më mirë me krundet të mos përziesh.” – “Është një qeveri me këmbë shumë të shkurtra, është qeveri xhuxhe, – tha me pas Agolli, me gjuhen e tij te njohur metaforike.
Kreu i socialisteve Rama tha nderkohe se “kushti thelbësor, është një: është që të bëjmë komisionin hetimor, me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në kuvend që nesër nqs ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor dhe brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista”.
“Hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji. Hapja e kutive i jep fund një historie 20 vjeçare, bëj procesverbale fallco, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfit, hap tjetër listë në kuti, tjetër listë e shpallur, votojnë pesë herë, voto si emigrant dhe në fund fare e pëson një popull i tërë, se nuk merr dot vendim, ky është thelbi i çështjes, – tha Rama

Shkrimtari dhe një figurat mitike të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, e vlerëson pozitiv procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj force, duke i njohur vlerat që kanë dy kandidatët respektivë në këtë garë. Menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit të vendosur në selinë qendrore të PS-së, Agolli, në një prononcim për mediat ka komentuar jo vetëm garën brenda partisë, por edhe zhvillimet politike që rrodhën që pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, ai ndryshe nga shumë kritikë të tjerë të kryetarit në detyrë të PS-së, Edi Ramës, nuk e ka quajtur atë humbës të zgjedhjeve parlamentare, duk e arsyetuar se vota që dhanë shqiptarët nuk nxori asnjë fitues për të dalluar më pas humbësit. Për rrjedhojë, ai shprehet se kërkesat që janë bërë gjatë kësaj kohe për dorëheqjen e Ramës dhe mos rikandidimin e tij për postin e kryetarit të PS-së nuk qëndrojnë, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë, këtë akt duhet ta ndiqnin edhe Berisha me Metën, partitë e të cilëve për Agollin, gjithashtu nuk fituan në zgjedhje. Nga ana tjetër, Agolli ka bërë të ditur se shpresonte që vendimi i PS-së për të bojkotuar Kuvendin të ishte i përkohshëm, ndërsa ka kritikuar si të pamoralshme qëndrimet që një grup deputetësh socialistë kanë mbajtur ndaj këtij vendimi.
Si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe garën mes dy kandidatëve?
Gara është normale. Ka dy kandidatë dhe secili përpiqet të fitojë. Të dy janë njerëz me eksperiencë në fushën e pluralizmit politik dhe të shohim si do dalë.
Meqenëse nuk mund t’ju pyesim se për cilin votuat, çfarë do t’i sugjeroni kryetarit të ri? Kryetarit të ri tani shpejt e shpejt nuk ia sugjeron dot, siç po më pyesni ju mua, por partia duhet të ketë një drejtim tjetërlloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve, mos të ketë mendjemadhësi.
Z. Agolli, për shkak të kontestimeve për procesin zgjedhor, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar të shkojë deri më tani në Parlament, duke e bojkotuar atë. Sipas jush, a duhet të shkojë PS-ja në Parlament? Deri këtu, unë nuk mund ta them, sepse janë strukturat e partisë që do ta vendosin. Po kjo parti është e domosdoshme për të shkuar në Parlament, sepse nuk mund të merren vendimet. Mendoj se kjo është punë kohe, ma merr mendja mua, dhe është një kërkesë për të verifikuar edhe veten dhe për të ditur se vërtetë janë bërë këto çrregullime dhe abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjasë shumë.
Po kundërshtimet që i janë bërë këtij procesi dhe vetë Edi Ramës, si i cilësoni? Po gjithmonë në Partinë Socialiste ka patur të tilla diskutime, të tilla polemika dhe tani është një polemikë e tillë se përse PS-ja nuk fitoi. Më thoni ju cila parti fitoi?! Me aleancat e koalicionet parazgjedhore, fitoi ndonjë parti? Nuk fitoi asnjëra, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste dhe as LSI-ja, të tria këto. Pasi u numëruan votat u duk kjo që nuk fitoi asnjë. Atëherë lindi nevoja për një koalicion tjetër, jo koalicionet e vjetra dhe kështu që me koalicion fitoi Partia Demokratike bashkë me LSI-në, por të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës dhe i kërkohet Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Dorëheqjen duhet ta japin të tre, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk përmbushën ato detyra. Vetë a formonte qeveri Partia Demokratike?! Nuk e formonte dot, sepse i duheshin 71 deputetë. Por bashkë me LSI-në a i fitoi plotësisht, a mund të marrë vendime të mëdha, për të cilat duhen 84 deputetë?! Nuk mundet. Atëherë kush fitoi?! Askush.
Por pavarësisht kësaj logjike, kemi një grupim të shfaqur edhe publikisht që kundërshton vendimin e PS-së për të bojkotuar Kuvenditn… Grupi “Ndryshe”, siç e quajnë, hedh parulla dhe nxit socialistët që të bojkotojnë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste. Pra, nga njëra anë je kundër bojkotit dhe nga ana tjetër ti je me bojkotin. Moralisht kjo është më keq, pra një veprim më i keq sesa ai për të bojkotuar Kuvendin. Pasi i thonë të bojkotosh partinë tënde.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23754. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23754
Intelektualë e historianë kundër paktit me Greqinë, Xhufi: Mos miratoni vijën e turpit Përfaqësues nga 72 shoqata në vend, intelektualë e historianë janë mbledhur bashkë në një takim, ku shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjen me Greqinë për ujërat, që pas kalimit në komision pritet të jetë pjesë e seancës plenare në Kuvend.
Pas kërkesave dhe apelit publik, ata kërkojnë sot edhe njëherë të mos miratohet nga Kuvendi kjo marrëveshje që sipas tyre është e turpshme dhe i grabit vendit tonë një pjesë të mirë të asaj që i takon.
Ata e kanë quajtur skandaloz një pakt të tillë, duke shtuar se për këtë nuk ka pasur fare transparencë, por ka qenë gjithçka e bërë në fshehtësi.
Historiani Pëllumb Xhufi gjatë fjalës së tij ka kërkuar të mos miratohet ajo, që ai e cilëson vijën e turpit. “Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshëm edhe reagimin e personave përgjegjës, duke kujtuar deklaratën e kreut të diplomacisë, Ilir Meta(por pa i përmendur emrin), pas interesimit të medias për këtë marrëveshje. “Kur pyet ministrin se si do të bëjë me këtë marrëveshje që i kanë lënë në tavolinë, ai thotë: këtë punë e ka Kuvendi, që do të thotë kartonat që do të ngrihen atje”- tha Xhufi.
Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re. Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam.
Pakti me Greqinë/ Shkëmbi Barketa, dëshmia e humbjes së detit shqiptar
Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, “…Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”. Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre.” Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën “show” me njeriun, në të dy krahët. S’e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin. Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t’i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.
Ku duhet të kalonte mesorja Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT (CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ. Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se: Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit. Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë. Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT. Po ata e kanë braktisur atë. E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe. Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje – perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar. Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS. Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.
BARKETA, DËSHMITARE Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s’e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë. Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!? Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe. Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.
BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar. Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për: (i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të. (ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë. Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

dt 7 tetor Pakti me Greqinë, matjet nisën nga muret historike të Sarandës
Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura, në vijim të analizës së tij shkencore për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalet te njëra prej pikave të skandalit. Ai thotë në analizën e vet se marrëveshja që pret të kalojë pas pak ditësh për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë e ka trajtuar gjirin e Sarandës, si një bregdet i thjeshtë, dhe si një harrim gjeografik të pafalshëm. Duke shpjeguar hartën bashkangjitur, autori i studimit thotë se me indiferencë dhe cinizëm teknik është shpërfillur dhe shmangur e drejta jonë historike, sepse vija ku ka filluar matja për përcaktimin e vijës së mesme (median line) është në muret historike të qytetit, duke cënuar mëvetësinë e Gjirit si Det Shtetëror dhe duke duke humbur 15 km2.
1.Gjri i Sarandës Një fillim i tillë, për apologjetët e marrëveshjes do të ishte një hiperbolë nxitëse nacionaliste, se në të vërtetë, gjiri i Sarandës është në vend të vet, askush nuk e ka dhënë e nuk e ka falur. Ajo çfarë u kumtua në media për një kohë, as që u kap dhe u trajtua nga apologjetët teknikë, asqë u trajtua për qartësim dhe shpjegim. Vetëm se, shkaraz u bë një përqasje me gjiret e futur e të thellë që plotësojnë kushtin e (r2 : 2). Nuk e dimë nëse ata, vijojnë ende, ta mbrojnë këtë argument, apo mund t’u ketë shkuar ndërmend, se ka dhe një shpëtim për të mos e dhënë për ndarje gjirin e Sarandës. Nëse, kjo varkë me vela nuk kthehet në detin e mendjes së tyre, do të thotë që ajo as që është nisur. Gjiri i Sarandës, ka qënë pa zot. Kështu ka mbetur në këtë Marrëveshje dhe historia, më shumë se çdo argument tjetër, që është parashtruar, do të brejë ndërgjegjen shkarravitësve të hartografisë dhe të ligjvënësëve shqiptarë të shekullit të XXI. Kur themi ” i humbur” kjo është metaforë, e harresës, se Gjiri i Sarandës, nuk ka marrë emërin e vet, statusin kombëtar si dhe pozicionin e tij gjeohistorik.
2. Askush nga pala shqiptare nuk është mbështetur në UNCLOS për të ruajtur Sarandën
Në një syth të studimit, kemi trajtuar në mënyrë teorike dhe gjeometrike, veçoritë që jep UNCLOS ( United Nations Convent of Law of Sea) , për gjiret dhe ujrat e brendshme të shtetit. Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujërat e brendshme, të cilat janë në mënyrë tërësore nën sovranitetin e tij. Përcaktimi i vijave bazore normale dhe e vijëdrejtave bazore, shënon kufizimin e këtyre ujërave brenda tyre dhe në drejtim të Dheut Kontinental. Gjiret bëjnë pjesë në Ujërat e Brendshme. Prej vijave bazore të tyre fillon Deti Shtetëror. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental, që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri-jug. Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit ku, ndodhet edhe fanari bregor orientues detar. Lashtësia na kumton se Onkezmi, Saranda e sotme, qysh nga Mijëvjeçari i dytë Para Krishtit ka qënë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës. Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote, që zë fill prej maleve Keraune, dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendabnime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh, Sarandë e deri në fushën e Vrinës, ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte Kaonia. Në drejtim të dheut e në drejtim të vargoit kodrinor dhe bregdetit janë qendra të tjera të mëdha të lashtësisë si Foinike dhe më në jug Buthroti. Sipas hartës, e cila ende nuk gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes apo atë të Jashtme, por që një fragment të saj ne e kemi shkëputur prej gazetës “Standard”, gjiri i Sarandës kridhet në një gjysëmerrësirë (që nuk mund të jetë me dashje) ne mundemi që të vëzhgojmë, ndonëse me vështirësi, se harku fundor i rrethit të hequr me pikën qëndrore, në vijën mesore të pranuar, del sa gati – gati ka prekur edhe simbolin e Portit. Kjo është gjeometria tragjike e gjirit të Sarandës. Marrëveshja e fundit, iu shpërfaqet shqiptarëve me indiferencën, cinizmin teknik, shpërfilljen gjeohistorike, duke shmangur të drejtat tona historike. Ajo në kundërshtim me Konventën e cila sjell përjashtim, gjiri i Sarandës, është trajtuar si një bregdet i thjeshtë, pa penetrim, pa dukje, në një harrim gjeografik të pafalshëm. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Gjiri i Sarandës ka ngelur “jetim”. Vija bazë, ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm, në muret e tij historikë. Afëria e brigjeve dhe të qënit kundruall, e bën këtë të drejtë, edhe më komplekse, për shumë shkaqe, ndër të cilët janë ata natyrorë, ekonomikë dhe historikë janë të dukshëm në krahun tonë.
Të drejtat historike të mohuara
Gjiret historike deklarohen nga vet shteti. Negociatorët tanë kanë shkuar të papërgatitur, pa bazën ligjore të duhur, pa njohje të UNCLOS. Të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Në përgjithësi një deklarim i tillë është real, i argumentuar dhe jo i sajuar. Ai vjen përmes një njohjeje dhe përvoje të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare, prej gjeohistorisë, zhvilli Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23745. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23745

Kadare, as këtë vit. Herta Muller merr Nobelin për Letërsi Herta Muller ka fituar çmimin Nobel ne Letersi per kete vit. “Për forcen e poezive dhe sinqeritetin e prozës” – thuhet ne motivimin e shfaqur në sajtin e Akademise Suedeze.
Herta Muller eshte shkrimtare rumune qe shkruan ne gjermanisht.
Ka lindur ne 1953 ne Nitzkydorf, province me kulture dhe gjuhe gjermane kaluar pas Luftes II nen kontrollin e Rumanise.
Nga mediat eshte pershkruar si shkrimtare qe “praktikonte literature si opozicion kulturor gjate rregjimit te Çausheskut”.
Kandidat per çmimin ishte edhe shkrimtari yne Ismail Kadare(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23740. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23740

Princi i DJ Kush është David Guetta, DJ më i kërkuar në botë, që aktualisht kryeson klasifikimet e hit paradave në të gjithë planetin. Ja historia e tij…
Guetta: “Jam më i miri në botë”
Është francez dhe ndodhet në çatinë e botës së muzikës. Quhet David Guetta dhe gjithçka që prek në këtë moment e shndërron në “ar”; dominon klasifikimet e së gjithë botës dhe i takojnë atij dy prej këngëve më të bukura të së gjithë verës. “Gjëja më e bukur në këto çaste është se janë të tjerët ata që po më kërkojnë. Kjo ndodhi me Kelly Rowland kur krijuam “When love takes over”, pastaj me Black Eyed Peas. Isha me ta në Los Anxhelos dhe vajzat thoshin vazhdimisht: e shikoni këtë producent francez, është më i miri. Kështu të gjithë nisën të më kërkonin për të punuar me ta”. Zakonisht Guetta qëndron në Ibiza, “atdheu” i tij i dytë, aty ku bashkohen parajsa dhe ferri, ku argëtimi arrin kulmin në diskotekat marramendëse të rrethuara nga dritat, luksi. Aty çdo gjë i kalon kufijtë e normales. Në videolojën më të mirë që ka dalë në treg, ku përmes butonave dhe një tastiere mund të bësh punën e një DJ, Guetta u zgjodh si përfaqësuesi i më të mirëve të Europës, ndërsa si vend i krimit “Pacha”, diskoteka më e vjetër dhe më e famshme e ishullit. Para çmendurisë së natës, Guetta gjen kohë për të treguar karrierën e tij të jashtëzakonshme, historinë e pashembullt të muzikës së kohëve tona: “Nisa të bëja DJ që kur isha 13 vjeç. Praktikohesha shumë, të gjitha ditët pas shkollës, pastaj nisa ta bëjë si punë. Shkoja në festa dhe martesa. Nuk ishte ndonjë gjë shumë e këndshme, por për në atë kohë ishte shumë mirë”. Guetta ka gjithmonë buzëqeshjen e stampuar mbi fytyrë, është një djalosh euforik dhe nuk e fsheh se është një njeri me fat që tani e ndjen se e ka botën nën këmbët e tij. E tregon historinë e jetës sikur të ishte një film komik: “Nisa punë nëpër klube, por fillimisht kur nisa të bëja DJ nuk gëzoja respektin e askujt. Më kujtohet se ndonjëherë qëndroja në një dhomë tjetër, vendosja CD dhe pastaj zbrisja në sallë për të parë nëse njerëzit po kërcenin ende. Pas disa kohësh arrita të isha pjesë e Bain Doches”, një prej vendeve më të frekuentuara në Paris, por edhe aty qëndroja në një tip bodrumi nga ku mund të shihja vetëm këmbët e njerëzve. Të mirë kamerier që fitonte gjithë ato bakshishe, se sa deejay mendoja. Pastaj një ditë shkova në Londër, në një klub të famshëm dhe pashë DJ në skenë. Të gjitha dritat ishin përqendruar mbi të dhe njerëzit që kërcenin duke parë çdo lëvizje që ai bënte. Thashë me vete: kjo është një çmenduri. Atëherë u ktheva në Paris dhe i thashë pronarit të klubit ku punoja: “Më paguaj ashtu si më paguaje më parë, por tani do të vendos muzikën që dua unë”. U bëra i famshëm në Francë, por e kuptova se, nëse do vazhdoja të qëndroja ende aty pa lëvizur dhe kërkuar gjëra të reja, nuk do të kisha arritur asgjëkundi. Duhet të jesh këmbëngulës në jetë për të ecur para. Kështu erdha në Ibiza për të prezantuar sloganin e ri “Fuck me, Im famous”, që sigurisht ishte një blof, sepse askush nuk më njihte. Në fund të fundit, ne nuk ishim në kërkim të seksit, kërkonim vetëm të tërhiqnim vëmendjen. Por funksionoi shumë mirë. Dëgjoja që thoshin shpesh: është francez, por nuk është edhe aq i keq. Një vit më vonë, ftova Daft Punk dhe që nga ai moment askush nuk u tall më me një DJ francez”. Për saktësi, slogani i famshëm i Guetta-s, edhe sot, pas dhjetë vjetësh, dallohet në muret e Ibizas, edhe pse ka bërë shumë rrugë.
“Duhet të kuptosh se nëse do të fitosh famë në nivel ndërkombëtar duhet të fillosh të prodhosh muzikën tënde”. Po loja? Nuk të shkakton xhelozi fakti se të gjithë mund të ndihen në lartësinë e më të mëdhenjve me një videolojë të thjeshtë? “Loja është e mrekullueshme, mund të provosh në pak minuta dhe brenda një kohe të shkurtër atë që një DJ arrin pas dhjetë vjetësh praktikë. Të mëson të ecësh shumë shpejt. Mund të kuptosh si funksionon. Fillimisht përmes të argëtuarit mëson dhe, nëse dëshiron më shumë, duhet të investosh”. Nuk është vetëm imazhi i lojës por edhe një ambasador i kulturës së diskotekës dhe këtë dëshiron ta theksojë. “Më pëlqen loja, sepse është shumë azhurnuar. Është pikërisht ajo ku unë doja të arrija me CD time, një tentativë për të ndërtuar një urë mes muzikës elektronike europiane dhe dansit amerikan. Është gjithashtu edhe mash-up, teknika për të bashkuar së bashku pjesë të ndryshme muzikore, që është kufiri i fundit i muzikës për të kërcyer. Kultura e internetit ka shkrirë të gjithë kufijtë”. Tani heroi ynë i muzikës di të bëjë gjithçka në këtë fushë, aq sa kundërshtarët ia kanë vërtet frikën. Më mirë se kushdo tjetër, ai di të mbushë vërtet plot diskotekat e Ibizas me muzikën e tij. Ai tani di të marrë muzikën dhe ta transformojë në diçka tjetër. Tani është i kërkuar nga të gjithë. Po ai vet çfarë kërkon në këto momente? Pyetja është e qartë: Madonën. Në sy ka një vështrim të vendosur. “Mund të vëmë bast? Jam i sigurt se edhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, tregon ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23734. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23734

Një ftesë jo e zakontë në një 50 vjetor të veçantë: Më ndihmoni të gjej nxënësit Afërdita, 25 vjet mësuese, 25 vjet në pension: “Më ndihmoni të gjej nxënësit e mi të Malësisë së Madhe”
Ka kaluar 50 vjet, plot gjysëm shekulli që atëherë. Në 1 tetor 1959, Afërdita Jukni, atëherë 25 vjeç, emërohet mësuese ne Bajzë të Malësisë së Madhe. “Isha shumë e gëzuar. Realizova dëshirën që kisha prej shumë vitesh për mësuese. Isha vetëm 25 vjeçe, plot vullnet dhe energji për mësimin.
Çdo ditë e bëja me biçikletë rrugën nga shtëpia në shkollë, rreth gjysëm ore..” – rrëfen mësuese Afërdita ((të gjithë e thërrisnin Loke). 1959, 60, 61, 62… 67…Për vite të tërë ajo mësoi fëmijët në fshatrat e kësaj zone.
“Përsëri e bëja rrugën me biçikletë vajtje – ardhje përditë.. Banuam me burrin në fshatrat Sin, Bajzë, Pistull dhe Grizhe Demiraj. Ishin nxënës dhe prindër arsimdashës, ndjenjat e Mjedës dhe Migjenit ishin edhe tek ata…”.
Në 1985, Afërdita doli në pension. “Ishte 11 janari i vitit 1985 kur dola në pension. Sot kam 25 vjet pune dhe 25 vjet pensioniste – thotë ajo, duke na treguar albumin e fotografive. Tani Afërdita jeton në Tiranë dhe i është “përveshur” shumë leximit. E ftuam në redaksinë e Shekullit dhe erdhi bashkë me një tufë fotografish. “Janë aq të shumtë nxënësit e mi saqë të më falin që nuk I përmend dot.
Doja t’i takoja në Bajzë për 50 – vjetorin e klasës së parë për nxënësit dhe 50 vjetorin tim si mësuese. U uroj të gjithëve shumë suksese e përqafime me mall nga mësuese Afërdita (lokja)” – na thotë dhe na lutet ti botojmë listën e nxënësve që dëshiron ti takojë në këtë përvjetor.
Me shpresën se ata do ta lexojnë këtë ftesë të vecantë, ne po i rendisim të gjithë emrat e mësuese Lokes duke i uruar asaj dhe gjithë mësuesve të Shqipërisë, sa më pak stres në punë dhe sa më shumë kujtime të bukura:
Vathe Daci, Luigj Leka, Lule Frani, Gjekë Ndoka, Laje Shabani, Luigj Koka, Sema Hasa, Ndok Maci, Lule Marashi, Medin Haxhia, Gjefkë Rakipi, Qemal Dashi, Mose Smajli, Gëzim Qerimi, Age Gjoni, Zef Gjuzi, Meri Preka, Lulash Frani, Koli Pjetri, Gjerish Leka, Marin Preka, Nikoll Gjetja, Bashkim Smajli, Gjergj Pjetri, Pac Gjergji, Kolë Gjoka, Pjeter Lleshi, Ndue Kola, Muho Smajli, Nike Lulashi, Zef Preka, Nikoll Doda, Haraj Muca, Fadil Sadria, Gjok Paloka, Mark Frani, Gjergj Gjoni, Nike Creka.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23737. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23737

Rock Band gati për rok në iPhone Marshi i pandashëm i Rock Band drejt dominimit në secilën platformë argëtuese së shpejti do të përfshijë edhe pajisjen iPhone.
EA Mobile ka lajmëruar se loja e saj muzikore jashtëzakonisht e popullarizuar do të bëjë rrugën e saj drejt App Store më vonë gjatë këtij muaji.
Për ata që ende nuk e kanë kuptuar, Rock Band ju lejon të ecni para prej një artisti të panjohur të rokut në një yll të këtij zhanri duke prekur këngë të popullarizuara gjatë këtij rrugëtimi. Në versionin e iPhone nga EA Mobile, ju mund të zgjidhni të luani si baterist, kitarist, basist ose vokalist në cilindo prej tri niveleve të vështirësisë. Duke u veçuar me këngë nga Foo Fighters, Silversun Pickups, Steve Miller Band apo Beastie Boys, Rock Band premton të sjellë shpirtin e rokut në platformën mobile të iPhone. d Argëtimi i Rock Band është edhe mundësia për të luajtur me shokë, duke ndihmuar njëri tjetrin gjersa ecni para dhe tentoni të bëheni profesionist me këngët e reja që dalin para jush. Rock Band për iPhone premton të ju lejojë të luani karrierë solo ose me miq përmes veçorive multiplayer përmes Bluetooth-it, që është shpalosur në përditësimin 3.0 të softuerit të iPhone. Ju mund të dëgjoni kur miqtë ja huqin ndonjë note dhe mund ti tërhiqni kur dështojnë.
EA Mobile shpreson ta bëjë këtë lojë të parën me eksperiencë të plotë multiplayer në iPhone, duke mundësuar luajtjen me dy deri në katër anëtar tjetër të bendit.
Nëse nuk mund të bëheni bashkë përmes Bluetooth-it, atëherë Rock Band do të lejojë sinkronizimin përmes Facebook dhe përdorimin e mesazheve në lojë për të kontrolluar gjendjen e bendit. Rock Band do të pëdorë teknologjinë e iPhone për tiu mundësuar ju të ftoni miq për tu argëtuar.
Versioni për iPhone do të veçohet me disa veçori të nivelit argëtues, duke filluar prej Quick Play e deri tek Tour Mode. Ju mund të nisni punën për të luajtur me kitare prej stadiumeve, pastaj të mblidhni shpërblime, të përfundoni këngë, etj.
Loja bazë do të ketë 20 këngë roku, duke përfshirë tituj nga 30 Seconds to Mars, Blink 182, Lynyrd Skynyrd, Motorhead, The PIxies, Rise Against, Smashing Pumpkins, etj. Pritet që këngët shtesë tjera të mund të blihen përmes dyqanit të brendshëm të lojës Muisc Store.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1438
Top