Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Club Dream Party Click here to view the embedded video.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/club-dream-party.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/club-dream-party.html
Tammy Torres në spotin e Lil Wayne Mrs.Officer Click here to view the embedded video.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/tammy-torres-ne-spotin-e-lil-wayne-mrs-officer.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/tammy-torres-ne-spotin-e-lil-wayne-mrs-officer.html
Miss Hip Hop Beauty Click here to view the embedded video.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/miss-hip-hop-beauty.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/miss-hip-hop-beauty.html
Rosa Acosta & Tammy Torres Calendar Photoshoot 2009 Click here to view the embedded video.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/rosa-acosta-tammy-torres-calendar-photoshoot-2009.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/rosa-acosta-tammy-torres-calendar-photoshoot-2009.html
 
Parisi i Jr Fotografi Jr ka portretizuar disa femra që jetojnë nëpër qytetet baraka. Portretet do të ekspozohen në formatin gjigant në kryeqytetin francez, pas një muaji</p> Pamjet që shihni nuk ekzistojnë ende, të paktën jo të gjitha. Janë duke u realizuar dhe nuk dihet ende me saktësi se “çdo të dalë në dritë”. Kjo gjë po ndodh në zemër të Parisit, në kullën historike të “Ile Saint-Louis”. Pikërisht aty, artisti i ri francez, Jr, 26 vjeç, ka zgjedhur të përfundojë dhe të përmbledhë pothuajse tre vjet punë anembanë botës. Ndërkohë, gjithçka është përmbledhur në një libër të madh, i cili titullohet “Women are heroes” (Gratë janë heroina). Në fakt, ajo që shohim në këto fotografi është mënyra që Jr ëndërron përfundimin e kësaj aventure, e cila e ka çuar nga Brazili në Kamboxhia, nga India në Afrikë. Një aventurë, pjesë e së cilës janë femrat, që të përfshira në situata shoqërore shumë të vështira, kanë treguar rezistencën e tyre. Përgjatë ujërave të Senës, mbi ura, por edhe në një linjë metroje që kalon pranë kullës “Eifel”, Jr na tregon punën e tij në lagjet e varfra periferike. Ndërhyrja në hapësirën publike, që këtë herë parashikon ekspozimin e fotografive në bardhezi, veçanërisht portrete të realizuara me objektiv këndgjerë, është tipike për këtë artist. Nuk është një ekspozitë (ka realizuar disa të tilla nëpër muze dhe galeri), por një propozim për “leximin” e hapësirës urbane. Është një punë shumë e veçantë, e cila nuk mund të krahasohet me street art, me muret e mbuluara nga mbishkrimet. Jr preferon të mos e vendosë firmën e tij, edhe pse ata që e kanë ndjekur punën e tij, e dinë se kush fshihet pas këtyre imazheve urbane. Ai dëshiron që veprat e tij të jenë jetëshkurtra, të pësojnë ndryshime kur bie shi ose kur fryn erë, sipas kohës. Pret që letrat të prishen. Më pas vjen momenti për ta pastruar hapësirën për të cilën merr leje kur e zë. Edhe në këtë pikë Jr ka ndryshuar: më parë kur luante me një grup të ri grafistësh parisianë, i ngjiste pa leje imazhet e fotokopjuara, më pas i rrethonte me një shirit të kuq dhe në fund vinte nënshkrimin e autorit “Expo2rue”. Një jetë tjetër Për të kuptuar teknikën e tij është e nevojshme të përshkruash një prej këtyre vendosjeve, të bërë në një nga vendet më shik të Parisit. Tema është “Morro da Providencia”, lagjja më e vjetër mes ndërtesave pa leje nga ku kanë lindur lagjet kaotike mbi kodrat përreth Rio de Zhanjeros. Banorët e saj janë krenarë për këtë parësi. Të gjitha lagjet e varfra kontrollohen nga trafikantët e drogës dhe janë vende të dhunshme të cilin policia nuk i kontrollon shumë, dhe kur e bën, përfundon me një përleshje, që shpesh shkakton shumë viktima. Kur Jr fluturoi për në Rio, kishte si qëllim të punonte në një lagje të vjetër periferike, por mendoi të shkonte në një lagje tjetër, “Rocinha”, ku bashkia po realizonte disa projekte zhvillimi. Pas mbërritjes, mori vesh përmes televizorit një ngjarje të tmerrshme: disa policë kishin kapur rob tre të rinj të lagjes “Morro da Providencia” dhe ua kishin dorëzuar trafikantëve të drogës të një grupi rival, të cilët i kishin vrarë e bërë copë-copë. Kështu Jr, vendosi të shkonte në “Providencia”, edhe pse shumë persona i thoshin se ishte një çmenduri. Jr i mbodhi të gjithë banorët, i shpjegoi idenë e tij dhe ata e pranuan. Për fat të mirë arriti ta bënte për vete popullin. Portretizoi disa gra, dhe më pas me ekipin e tij dhe banorët e lagjes, i ngjiti fytyrat mbi fasadat e shtëpive dhe rrugicën e lagjes. Natën, efekti ishte i jashtëzakonshëm. Dukej sikur gratë e ngjitura nëpër murr kishin filluar një jetë të re. Të gjitha ishin krenare. Disa muaj më vonë, Jr organizoi një ekspozitë në “Maison de France et du Bresil” në Rio dhe përfitoi nga rasti për ti ngjitur portretet e grave në të gjithë qytetin, mbi harqet e urave-rrugë, ku kalojnë tramvajet. Artisti ka bërë edhe një libër, që i kushtohet kësaj pune, të cilin ua ka shpërndarë banorëve të lagjeve të vjetra periferike (nuk është hedhur në treg). Gjithashtu ai ka financuar dhe realizuar në “Providencia”, ku askush nuk bën gjë për të përmirësuar jetën e banorëve, projektin utopik të një qendre kulturore, e inauguruar para disa ditësh në një ekspozitë ku ishin të pranishëm fëmijët e lagjes. Jr çmontoi një prej shtëpive prej druri në “Providencia” (e rindërtoi me tulla për familjen që jetonte brenda) dhe e përdori më pas nëpër pikturat e tij. Shtëpia do të ekspozohet gjithashtu edhe në muzeun e arkitekturës në Paris. Natyrisht që Jr i tregon të gjitha këto në faqen e tij zyrtare (jr-art.net), ndërkohë që të gjitha videot qarkullojnë në internet. Në Paris do të ekspozohen disa prej portreteve që e kanë bërë shumë të famshëm në Nju Delhi, Rio de Zhanjero dhe Nairobi. Këto portrete kanë “veshur” një tren që përshkon rrugët e lagjeve të vjetra periferike të Kiberas, në Nairobi. Sot e gjitha kjo është një kujtim, por do të “jetojë” në Paris në muajin nëntor dhe do ti japë qytetit një pamje të re.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23824. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23824
 
Farouk al Kasim/ Pasuria e Oslos Eshtë gjeolog dhe ka lindur në Irak. Në vitin 1968 u transferua në Norvegji, ku pati edhe një rol vendimtar në zbulimin e vendburimeve të naftës</p> Kur hipi në bordin e avionit që nga Londra do ta çonte në Oslo, gjeologu irakian, Farouk al Kasim, e dinte se jeta e tij nuk do të ishte më e njëjta. Norvegjia ndryshonte shumë nga vendlindja e tij, qyteti port i Basoras në Irak. Al Kasim nuk kishte një punë fikse dhe nuk e dinte se si do ti fitonte paratë për të jetuar në Skandinavi. Ishte maji i vitit 1968 dhe sapo kishte braktisur “Iraq Petroleum Company”, ortakërinë e shoqërisë perëndimore me qendër në Londër, që në ato kohë kontrollonte prodhimin e naftës irakiane. Udhëtimi në Norvegji kishte një qëllim preciz: Al Kasim dhe bashkëshortja e tij, Solfrid, ishin të bindur se Norvegjia ishte i vetmi vend ku mund të kuronin djalin e tyre, i prekur nga një paralizë cerebrale. Gjithsesi, ky vendim do të thoshte ti jepje lamtumirën një jete komode. Në Irak, familja bënte pjesë në shtresën e lartë shoqërore të Basoras, ndërsa në Norvegji do të jetonin te prindërit e Solfrid-it. Gjeologu kishte pak shpresa të gjente një punë me pagë të mirë, si ajo që sapo kishte lënë. Por nuk e dinte se Norvegjia po bënte eksplorime nafte. Mëngjesin e mbërritjes në Oslo, Al Kasim, mendoi se me çfarë do ta zinte ditën: treni për në qytetin e Sofienberg nisej në orën 18:30. “Ndërkohë, sa të vinte orari vendosa të shkoj në Ministrinë e Industrisë”, tregon ai, “për të pyetur nëse ishte parashikuar ardhja e kompanive të naftës në Norvegji”. Në ministri u prit nga një zyrtar, i cili i tha të vinte pasdite. Kur u paraqit sërish, që mendoi se do të merrte një listë të thjeshtë adresash, pa që e prisnin një grup personash. “Donin të dinin se cila ishte fusha ime, çfarë kisha studiuar dhe për kë punoja. Isha një inxhinier nafte, apo një gjeolog?”. Al Kasim kërkonte një listë të dhënash pune, por papritur u gjet në një intervistë pune të improvizuar. “Ishin në kërkim të një eksperti”, shpjegon ai. Në atë kohë vetëm tre funksionarë të qeverisë merreshin me naftën, ishin nga 30 vjeç dhe pa eksperiencë. Ndërkohë, vinin raporte të reja mbi eksplorimet në Detin e Veriut, të cilat duheshin analizuar me shumë kujdes. Al Kasim ishte për ta një i dërguar nga Zoti: ishte shumë i përgatitur, kishte eksperiencë në këtë fushë dhe kryesorja kërkonte punë. Në vitin 1952 shoqëria “Iraq Petroleum Company” kishte pranuar të mësonte disa irakianë të rinj, me qëllim që më vonë të punonin përkrah punëtorëve të huaj që administronin puset e naftës në Irakun kolonial. Shoqëria financonte disa bursa studimi jashtë vendit për studentët irakianë. Al Kasim ishte një djalosh premtues dhe në moshën 16-vjeçare u dërgua të studionte gjeologjinë e naftës në kolegjin “Imperial” të Londrës. U kthye në Irak në vitin 1957 me bashkëshorten e tij, Solfrid, dhe filloi të punonte për shoqërinë. Kur u largua nga shoqëria, në moshën 31-vjeçare, ishte numri pesë në shkallën hierarkike të “Iraq Petroleum Company” dhe më i rëndësishmi mes nëpunësve irakianë. Në momentin që do të linte përfundimisht Irakun për shkak të problemeve të djalit, Al Kasim u detyrua të gënjente, duke thënë se terapia do të zgjaste shumë pak kohë. Në të kaluarën ishte ndaluar në kufi me urdhër të policisë sekrete, sepse konsiderohej një element shumë i rëndësishëm për nacionalizimin e ardhëm të industrisë së naftës. Kështu, do ti duhet të presë disa muaj para se të marrë lejen për të shkuar në Norvegji. “Duket si një operacion i fshehtë, por ne po përpiqeshim vetëm të shpëtonim jetën e djalit tonë. Në Irak këto gjëra nuk kanë rëndësi”, thotë. Më i paguar se Kryeministri Al Kasim nuk e pati të lehtë as të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Kur ia komunikoi vendimin drejtorit në Londër, ai i tha: “Mallkimi Farouk… Kishim besim te ti. Tani po na braktis”. Drejtori u përpoq ta bindte që të qëndronte, por Al Kasim i shpjegoi se djali i tij mund të kurohej vetëm në Norvegji. Në fund, eprorët e tij pranuan. Megjithatë, askush nuk e ndaloi kur ministri i Industrisë norvegjeze e mori si këshilltar. Iu besua detyra e analizimit të rezultateve të eksplorimeve në Detin e Veriut, ndërsa pagën do ta kishte pak më të lartë se të Kryeministrit. Kur Al Kasim erdhi në Norvegji, askush nuk shqetësohej për sfidat që vendi duhej të përballonte për naftën, kjo sepse, askush nuk mendonte se do të gjendeshin vërtet: vetëm 10 vjet më parë “Norges geologiske undersokelse” (shërbimi gjeologjik norvegjez, e kishte përjashtuar hipotezën. “Çdoherë që hapja gojë, më përgjigjeshin: Oh, besoni vërtet? Mmmm… mund të ndodhë. Do ta kemi parasysh. Falë skepticizmit të qytetarëve të saj, Norvegjia shpëtoi nga “mallkimi” i naftës. Asnjë nuk ecte me ëndrrën e arit të zi, apo të çekuilibrohej, para se të kishte në dorë provat, që të siguronin nëse ishte momenti i duhur për të vepruar”, thotë. Al Kasim ishte i vetëm. Duke ekzaminuar rezultatet e eksplorimeve, shkroi një raport, ku bënte të ditur se gjetja e naftës ishte vetëm çështje kohe. Liderët vendas duhej ta përgatisnin Norvegjinë, që në të ardhmen të ishte një vend ku nxirrej nafta, por nuk bënë asgjë. “Po përpiqesha tu shpjegoja se sa më shumë kohë të humbitnin, aq më keq do të ishte për ta”, por vetëm kolegët e tij më të ngushtë ia vinin veshin. Kompanitë e naftës po e braktisnin Norvegjinë, sepse kërkimet e vendburimeve nuk po jepnin rezultate. Edhe “Phillips Petroleum”, kompania e vetme që merrej ende me kërkime, po i ndërpriste punimet. Në verën e vitit 1969, “Phillips Petroleum” donte të hiqte dorë nga eksplorimi i fundit në program. Por qeveria norvegjeze ndërhyri, duke thënë se nëse kompania “Phillips Petroleum” nuk do të respektonte kontratën, do të paguante një gjobë të majme. Atëherë, “Phillips Petroleum” vendosi të vazhdonte punën me shpimet, duke zbuluar kështu fushën e Ekofiskit, një prej rezervuarve më të mëdha të naftës, në botë. Në harkun kohor të pak orëve, Norvegjia u bë një superfuqi energjetike. Sot është vendi i gjashtë eksportues i naftës në botë dhe i dyti i gazit natyror. “Al Kasim është një prej personave që kanë kontribuar më shumë në pasurinë e Norvegjisë”, thotë Willy Oslen, një ish-drejtues i kompanisë “Statoil”, që ka shumë arsye për ta thënë këtë. Në shumë vendburime të botës, nxirret vetëm 25 për qind e naftës. Norvegjia arrin të nxjerrë 45 për qind. Sipas Oslen, merita është e Al Kasim. Është ai që e shtyu qeverinë të rriste taksat e nxjerrjes së naftës dhe të provojë teknologji të reja. “Filozofia e tij ishte: Ta shtrydhësh deri në pikën e fundit”, thotë Oslen. Al Kasim vlerësohet shumë nga brezi i pionierëve norvegjezë të naftës, por jashtë atij rrethi, është një i panjohur. Gazetat e mëdha nuk e kanë treguar kurrë historinë e tij dhe në internet nuk gjendjen shumë informacione për të. Historia e tij u zbulua vetëm pasi foli një zyrtar norvegjez. Ishte e jashtëzakonshme, shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Por kur qenka e vërtetë pse nuk e tregon askush atëherë?(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23827. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23827
 
Kuzhe ndaj Suedisë, besnik i 4-2-3-1 Sfida e së mërkurës së ardhshme në shtëpinë e Suedisë do të jetë jo pak e rëndësishme për Shqipërinë, edhe pse Kombëtarja kuqezi ka dalë jashtë objektivave për sa i përket klasifikimit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2001. Përfaqësueses sonë i duhet të marrë një rezultat pozitiv në duelin ndaj Ibrahimoviç&Co., për të shpresuar të mos pësojë humbjen e vazos së katërt, ku pozicionohemi të fundit. Kërcënimi i Qipros ndihet shumë pranë, pasi ishullorët e Mesdheut pozicionohen të parët në vazon e pestë. Prandaj kuqezinjtë e dinë mirë se duhet të japin maksimumin në një ndeshje, e cila konsiderohet shumë e vështirë, pasi kundërshtari është jo vetëm një emër i madh, por edhe e konsideron këtë takim “për jetë a vdekja” në lidhje me kualifikimin për në Botërorin 2010. Prandaj gjatë kësaj kohe trajneri Josip Kuzhe i ka kushtuar vëmendjen maksimale përgatitjes së kësaj ndeshjeje. Burime të besueshme pranë teknikut kroat të përfaqësueses sonë kanë pohuar se tashmë e ka të qartë në kokën e tij se cila do të jetë vendosja e skuadrës në përballjen ndaj suedezëve të mërkurën në orën 20:45 në stadiumin “Rasunda”. Trajneri, i pavendosur ti qëndrojë besnik modulit 4-2-3-1. Tashmë ai i beson këtij moduli, të cilin e ka provuar në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja jonë ka zhvilluar deri tani, që kur mori drejtimin e Shqipërisë, pas shkarkimit me kompromis të holandezit Ari Han. Kjo vendosje taktike funksionon, pasi i përshtatet lojës së Shqipërisë. Ajo nuk ka zhgënjyer, katër ndeshjet të drejtuara nga Kuzhe (Shqipëri-Portugali 1-2, Shqipëri-Gjeorgji 1-1, Shqipëri-Danimarkë, 1-1 dhe Shqipëri-Qipro 6-1) dhe shënon gjithmonë gola. Edhe këtë herë duket se portieri i ri, Samir Ujkani, do të fitojë duelin për vendin mes dy shtyllave me portierin Isli Hidi, i cili duket se ka humbur besimin e Kuzhesë. Tekniku kroat mendon se me vendosjen e Canës dhe Currit në qendër të mbrojtjes dhe Dalkun në të djathtë e të rikthyerin Haxhi në të majtë, mbrojtja e Shqipërisë do të jetë më e sigurt. E pandryshueshme mbetet vendosja e Duros dhe Bulkut. I pari mësohet të ketë marrë urdhër të pozicionohet para mbrojtjes dhe daljet e tij në manovrat sulmuese janë thuajse të ndaluara. Ndërkohë, pak më i avancuar në krah të tij do të jetë Bulku, i cili ka për të detyrë të mbështesë sulmin në aksionet drejt portës kundërshtare. Përpara tyre do të jetë Skela në rolin e regjisorit, ndërsa në krahun e majtë të tij janë ende në balotazh Hyka dhe Lika. Në të djathtë, në rolin e gjysmë sulmuesit do të vendoset Salihi, ndërsa Bogdani do të luajë si sulmuesi i vetëm i avancuar. Për sa u përket alternativave të gatshme nga pankina, Kuzhe ka eksperimentuar dje në miqësoren me modestët e Haslosh të fituar 2-0 me golat e Duros (12) dhe Berishës (45).(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23815. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23815
 
Berluskoni dhe betejat e lëna përgjysmë me gjykatën Në prillin e kaluar, Berluskoni mori pushtetin për herë të tretë si Kryeministër i vendit, duke përfituar nga zhgënjimi i madh i njerëzve me qeverinë problematike të rivalit të tij të vjetër, Romano Prodi. Ai triumfalisht formoi një parti të re, Populli i Lirisë, një shkrirje me Forza Italia dhe Alleanza Nazionale, një grup neofashist i drejtuar nga Gianfranco Finni. Madhështia më në fund kishte trokitur në derën e ish-ndërtuesit dhe manjatit të stërmadh mediatik të Italisë, Silvio Berluskoni, njeriu që transformoi politikën, shoqërinë dhe kulturën e vendit të tij kur erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 1994 me Forza Italia. Sapo nisi mandatin e tretë kryeministror ai nisi të ushqente njëherazi edhe oreksin presidencial në të ardhmen jo fort të largët, ndërkohë që në pushtet ai parashikonte një qëndrim të gjatë të së djathtës. Por planet dhe parashikimet e tij të bazuara në përllogaritje thuajse të sakta dolën të gabuara vetëm një vit e gjysmë më pas. Ngjarjet që ka muaj që e kanë vënë në qendër të vëmendjes do të kishin rrëzuar nga pushteti çdo Kryeministër tjetër, por jo Berluskonin, i cili vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë lloj arsyeje që ta bëjë të lerë përgjysmë mandatin 5-vjeçar. Nga ana e jashtme, Kryeministri që mbushi 73 vjeç një javë më parë mbetet ende një figurë e dashur për bashkëkombësit e tij. Ai është një showman i vërtetë që di se si ti bëjë për vete italianët, duke i vënë para faktit pa alternativë që ta duan sikundër është, pra me të mirat e të këqijat që ka. Kjo, sepse sipas vetë fjalëve të tij, ai është Kryeministri më i mirë që ka pasur vendi në 150 vjet histori. Italianët kanë qenë gjithmonë tolerantë me të, me gafat e shakatë pa kripë, me flokët e lyer dhe operacionet plastike, apo me veprimet skandaloze në publik që ai i bën për gallatë. Por vendimi i dy ditëve më parë i Gjykatës Kushtetuese mund tia ketë prishur humorin Kryeministrit plot imunitet. Është hera e dytë që Berluskoni është përpjekur që ti japë vetes imunitet nga drejtësia dhe hera e dytë që kjo tentativë nuk ka zgjatur shumë. Avokatët e tij gjatë mbrojtjes që i bënë në seancën e dy ditëve më parë deklaruar se Berluskoni “ishte i pari mes të barabartëve”. Vendimi i marrë për shfuqizimin e ligjit që e vishte atë me imunitet ndaj çdo hetimi apo gjykimi për sa kohë që do të ishte në pushtet ka shumë mundësi që të rihapë të gjitha çështjet e tij që nga ato për shmangie fiskale, e deri te korrupsioni. Avokatët e Berluskonit paraqitën faktin se Kryeministri nuk mund ta drejtonte vendin dhe të përqendrohej në detyrën e tij për sa kohë që i duhej që të merrej me gjyqet e shumta. Kjo edhe pse ai ka gjetur kohë mjaftueshëm për tiu kushtuar jetës seksuale që muajt e fundit ka qenë shumëngjyrëshe dhe mjaft e pasur. Përveç këtyre skandaleve të “kuqe” tashmë faqet e para të gazetave italiane pritet të mbushen edhe me skandalet “e zeza” të Kryeministrit. Një situatë e tillë mund të dëmtonte shumë pozitat e së djathtës italiane në zgjedhjet rajonale që do të mbahen marsin e ardhshëm. Kur bashkëshortja e Berluskonit, Veronica Lario, i kërkoi publikisht divorc, majin e kaluar ajo tha shprehimisht se “nuk mund të vazhdonte të qëndronte më me një njeri që frekuentonte minorenet”. Pas kësaj deklarate të fortë e tronditëse dolën në pah një sërë deklaratash e rrëfimesh të vajzave të ndryshme që kishin qenë të dashura me pagesë të Kryeministrit. Madje të shumtë ishin ata që mendonin se Berluskoni është thjesht një maniak pas seksit. Muajt e verës së kaluar ishin vërtet “shumë të nxehtë” për Kryeministrin italian dhe ka të ngjarë që kjo telenovelë të vazhdojë edhe më tej. Ajo që të bën përshtypje është se pjesa më e madhe e italianëve nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj liderit pavarësisht ngjarjeve. Ndërkaq, edhe marrëdhëniet e Berluskonit me Vatikanin janë ftohur ndjeshëm. Popullariteti i tij ka rënë disa pikë, por megjithatë mbetet ende shumë i lartë po të kemi parasysh se ai është një lider europian që qeveris vendin në një kohë krize ekonomike. Liderët e shumë vendeve të tjera shumë më poshtë se ai dhe në një gjendje shumë më të vështirë, edhe pa skandale seksuale. Ai ndërkaq shpreson se italianët do ta mbështesin edhe në vazhdimësi dhe për këtë do të tentojë që ti bindë se është viktimë e një konspiracioni që ka për qëllim largimin e tij nga pushteti dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i paramenduar. Sistemin italian të drejtësisë ai e ka cilësuar “kanceroz” dhe i ka quajtur gjykatësit “të çmendur mendërisht” dhe antropologjikisht të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzimit. Njerëzit e pushtetshëm të së djathtës po përpiqen që të përvijojnë njeriun e mundshëm për të zëvendësuar Berluskonin nëse ky do të bjerë nga pushteti. Finni duket një nga pasuesit më të mundshëm të Berluskonit. Vetë Finni e mohon një ambicie të tillë, por ndoshta ora e tij po afron.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23818. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23818
 
May, nusja e tunelit të Gazës Ai jetonte në Rripin e Gazës, ndërsa ajo në Bregun Perëndimor. Dukej sikur bllokada izraelite nuk do tua mundësonte martesën. Atëherë May vuri në rrezik jetën, duke kaluar me shumë vështirësi përmes një tuneli për tu bashkuar me dashurinë e jetës së saj.</p> Kur Mohamed Warda shtrëngoi për herë të parë në krahët e tij nusen, njeriun që donte më shumë në botë, ajo kishte pamjen e të vdekurit të pakallur e dukej sikur sapo kishte dalë nga varri. Ai kishte kaluar një orë të tërë i ulur e nervoz buzë një vrime të madhe hapur në tokën e Rripit të Gazës, ndërsa May zvarritej në baltën dhe errësirën e tunelit. Ajo ecte ngadalë, me sytë mbyllur për shkak të rërës që binte vazhdimisht nga muret e ngushta. Bashkëshorti i saj u kishte paguar disa njerëzve 1500 dollarë që tia kalonin nusen nga Bregu Perëndimor ku jetonte, në Rripin e Gazës, ku ndodhej vetë Mohamed. Tuneli ku kaloi May niste me një vrimë në pjesën egjiptiane të kufirit e përfundonte në kufirin e Rripit të Gazës. Kur e mori në telefon për ti rrëfyer mundësinë e vetme të takimit të tyre, Mohamed kishte qenë i ndershëm me nusen e vet. Ai ia bëri të qarta të gjitha rreziqet me të cilat ajo do të përballej në këtë zvarritje të rrezikshme në tunelin e errët e plot baltë. Pikësëpari, egjiptianët sapo kishin ndërmarrë një fushatë për mbylljen e të gjitha tuneleve ekzistuese dhe këtë e bënin përmes hedhjes së gazeve të ndryshme brenda tyre për ti bërë ato të pakalueshme. Dhjetëra njerëz që kalonin, apo punonin nëpër këto tunele kishin mbetur të vrarë gjatë muajve të fundit. Për më tepër që ishte edhe frika e bombardimeve të izraelitëve. Qëkur ata kishin dështuar në ndalimin e shpërndarjes së ushqimeve dhe ilaçeve përmes këtyre tuneleve gjatë luftës së Gazës në fillim të vitit, forcat e tyre ajrore ndërmerrnin sulme sporadike në kufi. Dhe së fundi ishte edhe rreziku i vetë tunelit. Ai ishte i vjetër dhe mund të qëllonte që të shembej dheu. Më pas May tregon se ndërsa ecte e dinte që nga momenti në moment mund të mbetej e varrosur brenda asaj hapësire me baltë dhe askush nuk do të mund ta shpëtonte. “Kur pashë May-an se si ishte katandisur pas asaj ore që nuk mbaronte kurrë u ndjeva keq që e kisha lënë të ndërmerrte atë rrezik aq të madh vetëm për mua”, rrëfen Mohamed. Historia e May-as dhe Mohamedit nisi një natë të tre muajve më parë. I gjithë klani ishte mbledhur në apartamentin modest të Wardave në një kamp refugjat në Rripin e Gazës. Dhjetë anëtarë të familjes ishin ulur përballë gjësë më të çmuar që kishin brenda atyre mureve: një kompjuteri me një webcam që i mbante në lidhje me të afërmit e tyre në Bregun Perëndimor. Mohamed kishte mausin në duart e tij dhe ai vetë e mban mend emocionin që ndjeu kur kushërira e tij, May, u shfaq në ekran. Ajo ishte vajza që familja i kishte caktuar për grua dhe Mohamedit dhe May-as u duhej që në këtë takim virtual mes të dy degëve të mëdha të familjes, të ndara nga bllokada, të thoshin nëse ishin dakord për këtë lidhje apo jo. Dy të rinjtë i buzëqeshën njëri-tjetrit dhe lanë të kuptohej se ishin dakord që të lidhnin së bashku fatin. Deri këtu kjo histori është shumë e zakonshme për një botë si ajo arabe, ku pjesa më e madhe e martesave bëhen ende me mblesëri. Por në fakt, kjo histori është e ndryshme nga shumica. Së pari, sepse të dy ranë në dashuri gjatë javëve që pasuan fejesën e tyre virtuale. May dhe Mohamed e njohën njëri-tjetrin përmes telefonit, kamerës së internetit dhe mes tyre shpërtheu një romancë virtuale. Së dyti, dashuria e tyre pengohej nga barriera gati të pakalueshme të ngritura nga politikanët dhe lufta. Rripi i Gazës është bllokuar nga Izraeli qëkur grupi radikal e islamist palestinez, Hamas nisi sulmet ndaj hebrenjve duke i përshkallëzuar ato në vitin 2007. Si pasojë e kësaj bllokade, mbi 1 milion e gjysmë njerëz ndodhen në një “kurth” duke jetuar në një nga zonat me popullsi më të dendur në planet, sipas Kombeve të Bashkuara. Palestinezët që jetojnë në këtë zonë ndalohen që të dalin nga Gaza, madje as të shkojnë në Bregun Perëndimor. Një bllokadë e tillë e vendosur nga hebrenjtë konsiderohet si një “dënim kolektiv” për veprimet e një grupimi të caktuar. Nëse një çift do të vendoste të martohej në një situatë të tillë, i duhej një sakrificë dhe sakrificën këtë herë duhet ta bënte nusja për të mbërritur te dhëndri. Me të vendosur për një gjë të tillë, May dhe e ëma morën një taksi deri në Jordani dhe më pas udhëtuan drejt Egjiptit. Në këtë pikë May duhet ti linte lamtumirën të ëmës. Ajo nuk e dinte nëse do ta shihte më për së gjalli familjen e saj dhe e dinte ndërkohë që do ti duhej të përballej me një situatë shumë të vështirë prej së cilës ndoshta mund të mos dilte gjallë. Por këto sakrifica ishin të domosdoshme, në mënyrë që ajo të martohej me njeriun e zemrës. Nga pika e kufirit të Gazës, May udhëtoi për 4 ditë e 4 net përmes qindra kilometrave nga Ramallahu drejt Gazës. Ajo e ndërmori një udhëtim të tillë, sepse hebrenjtë nuk i dhanë asnjë shpresë që ta takonte me njeriun e zemrës në mënyrë normale. Për këtë kishte aplikuar 4 herë për leje kalimi, por të katërta herët ia kishin refuzuar. Mohamed mbeti pa fjalë nga gatishmëria e vajzës për të ndërmarrë këtë sakrificë dhe e kuptoi se që nga ai tunel i errët dhe i përbaltur Zoti po i sillte një thesar. Pas kësaj prove të madhe çifti jeton i bashkuar në një apartament shumë të varfër dhe cepi që çifti ndan ka vetëm një dyshek përtokë. Por ata nuk e vënë re varfërinë që i rrethon se janë ende të verbuar nga dashuria. Por historia e bukur vazhdon e dhimbshme, sepse këto kushte jashtëzakonisht të këqija ka të ngjarë që të vazhdojnë edhe për një kohë të papërcaktuar. Ata dhe të tjerët që ndodhen në rrethana të tilla janë viktimat e pafajshme të rivalitetit të brendshëm mes palestinezëve dhe konfliktit të tyre me hebrenjtë. E ardhmja duket e zymtë. Veç kësaj, problemet financiare të çiftit janë jashtëzakonisht të mëdha. Ata e nisën jetën e përbashkët me një borxh shumë të madh, prej 1500 dollarësh që Mohamed pagoi për kalimin e May. Të mendosh se djali arrin me zor që të fitojë vetëm 25 dollarë në muaj dhe këto të gjitha i shkojnë për ushqim. May nuk kishte iluzione kur la Ramallahun dhe erdhi të jetojë në këto kushte të vështira dhe e di që sfida e saj e madhe me dashurinë, vetëm sapo ka nisurâ¦.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23821. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23821
Si i njoha politikanët në rënie të komunizmit Ish-drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, vendosur në shtëpinë e ashtuquajtur kineze, Serena Luçiani përjeton rënien e komunizmit në Tiranë. Gjithë kësaj eksperience i ka kushtuar një roman historik, të titulluar “Një italiane</p> “Një drekë me agjentin e sigurimit”. Në mënyrë intriguese, Serena Luçiani nis librin e saj për Shqipërinë. Ish-drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, vendosur në shtëpinë e ashtuquajtur kineze, ajo përjeton rënien e komunizmit në Tiranë. Gjithë kësaj eksperience i ka kushtuar një roman historik, “Një italiane në Tiranë; intriga, dashuri dhe spiunazh gjatë rënies së komunizmit”, përkthyer në shqip nga Xhimi Lazri dhe botuar nga “Toena”, promovohet sot në orën 12:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit. Një roman ku gëlojnë personazhe reale politike, sigurimsa, diplomatë e arkeologë të dashuruar.</p> Tirana e vitit 1988 ishte e trazuar. Qe një zgjedhje juaja të vinit për të jetuar këtu tre vjet e të drejtonit Institutin Italian të Kulturës?</p> Atëkohë unë punoja në Ministrinë e Edukimit Publik në Itali, por isha në kërkim të një ndryshimi. Në vitin 1987 doli në gazetë lajmërimi për një konkurs në Ministrinë e Jashtme. Pasi u kaluan një sërë provimesh, u zgjodhën 6 persona, mes tyre edhe unë, që duhet të shkonim në 6 seli diplomatike: në Tokio, Tiranë, Teheran, në Lagos të Algjerisë, Kenia dhe në Australi. Unë kisha menduar Kenian, sepse doja një vend që të mos ishte shumë larg, por as afër vendit tim, siç ishte Shqipëria, që më dukej si një cep i shtëpisë. Kenia ishte zgjedhur nga një fituese që kishte gjysmë pike më shumë se unë. Në fillim mendova të hiqja dorë, por meqë doja të ndryshoja, vendosa për Tiranën. Nuk dija asgjë për situatën dhe tensionin që kalonte kryeqyteti shqiptar ato kohë. Kur shkova në ambasadën shqiptare në Itali, ata më shprehën gëzimin që “ju dëshironi të vini te ne, edhe pse është situatë e tensionuar, siç e dini”. Unë pohova me kokë, por në fakt nuk dija asgjë. Gazetat italiane nuk flisnin asnjëherë.</p> Si ishte Tirana që gjetët?</p> Viti i parë ishte i tmerrshëm. Nuk më linin të bëja asgjë, më mohonin çdo aktivitet. Kam bërë vetëm disa shkëmbime në aktivitete universitare, me të cilat njerëzit nuk ishin në kontakt. Nuk më sollën asnjëherë një mësues të shqipes, edhe pse e kërkova me ngulm. Isha gati të ikja atëkohë. Mbi të gjitha përjetoja një vetmi vrasëse. Të vetmit njerëz që mund të takoja ishin ata të trupit diplomatik, takime shumë formale. Shkoja të hënave në ambasadën e Francës, projektohej ndonjë film e kështu kalonin darkat. Shpëtimi im ishte Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Unë e dua muzikën dhe aty ishte e nivelit të mirë. Çtë bëja tjetër në një vend ku nuk mund të flisja me banorët? Unë isha me bindje të majta dhe ata kishin vazhdimisht dyshime mbi mua. Në çdo tre metra unë kisha një njeri nga pas, përndjekje që e kaloja me humor. Më dukej si një film i bërë keq, sepse ai njeri që më ndiqte, në vend që të fshihej pas ndonjë peme, thuajse të rrinte ngjitur. Nuk kisha asgjë për të fshehur dhe nuk shqetësohesha, por kjo të pengonte të flisje me njerëzit. Unë isha numri 3 në Ambasadën Italiane atëkohë, shumë e vogël krahasuar me sot. Në pritje zyrtare të gjithë të përshëndesnin, por sapo dilje nga “Dajti”, asnjë nuk të fliste më. Ti mund të kaloje rrugës dhe ishe transparente. Ishte e vështirë, por një eksperiencë e fortë, që më rriti shumë.</p> Gjithë kësaj eksperience ju i keni kushtuar një libër. Ishte një nevojë për të treguar?</p> Në fillim kisha menduar diçka modeste. Deri më tani kam shkruar tregime, disa edhe të gjata, një libër mbi luftën e Kosovës (që më ndihmoi shumë për librin e ri). Mendova të shkruaja një libër ku ti kundërvihesha me satirë racizmit që atëkohë italianët, francezët e të tjerë kishin ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas. Pastaj e kuptova që kisha jetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme. Provova ndërrimin e një epoke. Pas kësaj punova 5 vjet për të shkruar këtë roman.</p> Flasim për një roman historik. Kishit ruajtur shënime për të dokumentuar ngjarje të rëndësishme që ndodhën ato tri vjet që ju jetuat në Tiranë?</p> Nuk kisha marrë asnjë shënim. Kudo flitej për njerëzit e sigurimit që mund të bastisnin shtëpinë e të kontrollonin letrat. Ishte kthyer në një psikozë, sepse vetëm më vonë e kuptova se ishte e ekzagjeruar. Unë mund të kisha mbajtur shënime. Ndonëse ankohem për kujtesën, kur u ula të punoja mu kujtuan deri edhe detaje. Ndërsa gruaja e ambasadorit tonë të asaj kohe më vuri në dispozicion një ditar ku kishte shënuar gjithçka. Por para se të ulesha për këtë roman, kam lexuar në Itali gjithçka që gazetat shkruanin për tri vitet që unë kisha qenë në Tiranë. Në 2006-ën erdha këtu dhe lexova në Agjencinë Telegrafike Shqiptare frëngjisht ose anglisht lajmet e agjencive të huaja për Shqipërinë e asaj kohe. Ndaj ky libër, veç kujtimeve të mia, është edhe i dokumentuar.</p> Në mënyrë indirekte ju keni qenë pjesë edhe e zhvillimeve politike të asaj kohe. Sa të pranishëm janë këto personazhe në romanin tuaj?</p> Shumë personazhe që mua më është dashur ti prezantoj gjatë për lexuesin italian (libri është botuar para dy vitesh në Itali), për ju do të jenë lehtësisht të identifikueshëm. Me emrin e tij të vërtetë, pa mbiemrin, është vetëm Ramizi, ish-presidenti. Ka një Sokrat që në realitet është Sofokli Lazri (ndihmësi më i ngushtë i Ramiz Alisë për politikën e jashtme në Komitetin Qendror të ish-Partisë së Punës) dhe disa personazhe të tjerë realë, që mund tu kem ndryshuar pozicionet ku shërbenin në shërbim të rrëfimit. Ka pastaj edhe personazhe të sajuar, siç është numri 2 i Sigurimit të Shtetit, që unë se kam njohur ndonjëherë. Për të shpjeguar raportin mes të vërtetës historike dhe trillimit, do të doja të përmendja një shprehje të Manzonit: “Asnjë prej atyre që shkruajnë, qoftë edhe një libër historik, nuk mund ti shmanget dot pyetjes nëse ajo që ke shkruar është e vërtetë apo e sajuar? Në fakt ka shumë gjëra të vërteta, por edhe artistike. Gjithçka është në funksion të dramës.</p> Në këtë kontekst historik nuk mungojnë as historitë e dashurisë, as skenat erotike…</p> Kjo histori dashurie me të cilën mbyllet libri, një histori dashurie mes meje dhe një arkeologu, është sajuar për shumë arsye. Së pari, për të dëshmuar se erosi është një forcë e madhe dhe asnjë diktaturë, sado e ashpër qoftë, nuk mund të ndrydhë ndjenjat. Figura e këtij arkeologu (ish-drejtori i Institutit Italian që kishte qenë para meje, profesor i njohur bizantin, pasi kishte lexuar librin, më thotë: Nuk e dija që kishe pasur një histori dashurie me një arkeolog?) më shërbeu për të shpjeguar edhe shumë gjëra që i kisha për zemër, legjendat, zanat apo edhe sirenat që gjenden në shtyllat antike të Apolonisë. Por në atë kohë mund të kishe edhe vetëm miqësi, ashtu siç ka qenë marrëdhënia ime me Zhani Cikon, që në libër e quaj maestro. E njoha gjatë vitit të dytë të qëndrimit dhe gjatë gjithë kohës kemi folur vetëm për muzikë. Nuk mund të flisnim për politikën, nuk mund të flisnim as për jetët tona. Vetvetiu ishte krijuar një autocensurë.</p> Si është Shqipëria e rrëfyer prej jush?</p> Është Shqipëria e asaj kohe: shumë e mbyllur, e varfër, por jo e ndyrë. Ishte e vështirë të kuptoje se çfarë ndodhte në të vërtetë. I ngjante shumë Italisë së viteve 50. Vajzat vishnin funde të gjata, ishin shumë të edukuara dhe ngjante pak a shumë me fëmijërinë time. Për ju ishte e tmerrshme, por unë isha e lumtur të vija në një vend ku nuk kishte makina e të udhëtoja me biçikletë. Unë kam qenë nga ata pak të huaj që e kam parë Shqipërinë pa paragjykime. Bashkë me mua edhe një kolegu im gjerman, që përflitej se ishte gay. Për mua kjo ishte komode, sepse në kushtet e një moralizmi të çmendur bëhej skandal nëse shkoja për darkë e vetme te një mashkull.</p> Ju ishit këtu në kohën e rrëzimit të sistemit. Si i përjetuat gjithë ato ngjarje?</p> Ishte shokuese. Nuk e mendoje kurrë që një vend aq i izoluar të përfshihej nga një kaos i tillë. Kishte frikë, shumë i Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23810. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23810
 
Tetë zv/ministrat e rinj të Berishës Tetë zv.ministra të rinj të qeverisë “Berisha-Meta” u zyrtarizuan dje, duke i dhënë fund pjesës së dytë të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Lënia vakant e vendeve të zëvendësministrave, për shkak se një pjesë e mirë e tyre mbajnë sot statusin e deputetit në Kuvend, por edhe shkarkimi nga detyra i disa zv.ministrave aktualë solli emërimin e tetë emrave të rinj. LSI-ja ka përfituar gjashtë mandate në këtë nivel përfaqësimi.</p> Në rolin e zëvendësministrit të Integrimit pozicionohet Edmond Hoxha, i cili ka spostuar Albert Gajon. Në Ministrinë e Mjedisit vendoset në vend të Aleksandër Garulit, Auron Meneri. Posti i zëvendësit të ministrit të Bujqësisë i është lënë në dorë një tjetër përfaqësuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Tokli Thomai. Filloreta Kodra do të mbajë postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Një tjetër përfaqësues i LSI-së do të marrë drejtimin e një zv.ministrie të rëndësishme, siç është ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Edmond Haxhinasto është emëruar në vendin e Stavri Ristanit në dikasterin e drejtuar nga ministri Sokol Olldashi. Zv.ministër i Financave, pas largimit të Florion Mimës dhe Sherefedin Shehut, është emëruar Alfred Rushaj.</p> Nora Malaj zë vendin e lënë bosh nga deputetja Adriana Gjonaj dhe Leonard Beqiri emërohet zv.ministër i Ekonomisë. Emrat që largohen nga përbërja e kabinetit qeveritar janë Albert Gajo, Aleksandër Garuli, Ndue Preka, Marjeta Zaçe, Stavri Ristani dhe Anton Gurakuqi. Këshilli i Ministrave i ka marrë të gjitha vendimet duke iu referuar nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Pjesa tjetër e zv.ministrave që nuk preken nga ky vendim do të vazhdojnë detyrën në zyrat e tyre deri në një urdhër të dytë. Kryeministri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime rrënjësore në nivelet e dyta qeveritare. duke mbajtur ende në funksionin e zv.ministrave emrat si Edith Harxhi, Ferdinand Poni, Iva Zajmi, Kastriot Sulka, Jorida Tabaku, por edhe Neritan Alibali. i cili përfaqëson Partinë Republikane.</p> Kryeministri Berisha. pasi i ngarkoi Ilir Metës të gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ka vendosur ti japë edhe 6 poste zëvendësministrash. Disa prej tyre ishin drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbledhjen e djeshme, Kryeministri ka nisur zbatimin e marrëveshjes me aleatet e tij për emërimin në postet e zv.ministrave duke zbuluar emrat konkretë. Zv.ministrat që kanë paraqitur dorëheqjen përpara zgjedhjeve të 28 qershorit dhe kanë lënë detyrën për tu ulur në karrigen e deputetit janë Gent Strazimiri te Ministria e Brendshme, Adriana Gjonaj në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Florion Mima dhe Sherefedin Shehu te Ministria e Financave.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23801. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23801
 
Tetë zv/ministrat e rinj të Berishës Tetë zv.ministra të rinj të qeverisë “Berisha-Meta” u zyrtarizuan dje, duke i dhënë fund pjesës së dytë të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Lënia vakant e vendeve të zëvendësministrave, për shkak se një pjesë e mirë e tyre mbajnë sot statusin e deputetit në Kuvend, por edhe shkarkimi nga detyra i disa zv.ministrave aktualë solli emërimin e tetë emrave të rinj. LSI-ja ka përfituar gjashtë mandate në këtë nivel përfaqësimi.</p> Në rolin e zëvendësministrit të Integrimit pozicionohet Edmond Hoxha, i cili ka spostuar Albert Gajon. Në Ministrinë e Mjedisit vendoset në vend të Aleksandër Garulit, Auron Meneri. Posti i zëvendësit të ministrit të Bujqësisë i është lënë në dorë një tjetër përfaqësuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Tokli Thomai. Filloreta Kodra do të mbajë postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Një tjetër përfaqësues i LSI-së do të marrë drejtimin e një zv.ministrie të rëndësishme, siç është ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Edmond Haxhinasto është emëruar në vendin e Stavri Ristanit në dikasterin e drejtuar nga ministri Sokol Olldashi. Zv.ministër i Financave, pas largimit të Florion Mimës dhe Sherefedin Shehut, është emëruar Alfred Rushaj.</p> Nora Malaj zë vendin e lënë bosh nga deputetja Adriana Gjonaj dhe Leonard Beqiri emërohet zv.ministër i Ekonomisë. Emrat që largohen nga përbërja e kabinetit qeveritar janë Albert Gajo, Aleksandër Garuli, Ndue Preka, Marjeta Zaçe, Stavri Ristani dhe Anton Gurakuqi. Këshilli i Ministrave i ka marrë të gjitha vendimet duke iu referuar nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Pjesa tjetër e zv.ministrave që nuk preken nga ky vendim do të vazhdojnë detyrën në zyrat e tyre deri në një urdhër të dytë. Kryeministri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime rrënjësore në nivelet e dyta qeveritare. duke mbajtur ende në funksionin e zv.ministrave emrat si Edith Harxhi, Ferdinand Poni, Iva Zajmi, Kastriot Sulka, Jorida Tabaku, por edhe Neritan Alibali. i cili përfaqëson Partinë Republikane.</p> Kryeministri Berisha. pasi i ngarkoi Ilir Metës të gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ka vendosur ti japë edhe 6 poste zëvendësministrash. Disa prej tyre ishin drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbledhjen e djeshme, Kryeministri ka nisur zbatimin e marrëveshjes me aleatet e tij për emërimin në postet e zv.ministrave duke zbuluar emrat konkretë. Zv.ministrat që kanë paraqitur dorëheqjen përpara zgjedhjeve të 28 qershorit dhe kanë lënë detyrën për tu ulur në karrigen e deputetit janë Gent Strazimiri te Ministria e Brendshme, Adriana Gjonaj në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Florion Mima dhe Sherefedin Shehu te Ministria e Financave.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23801. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23801
 
Austria: Janari 2010 nuk ju heq vizat Kryediplomati austriak Michael Spindelegger deklaroi dje nga Tirana se 1 janari i vitit 2010 nuk është një pritje realiste për liberalizimin e regjimit të vizave. Zyrtari austriak zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku takoi krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. “Shikoj që Shqipëria ka bërë hapa në procesin e liberalizimit të vizave, por mendoj se ky proces nuk është mbyllur akoma. Prandaj nuk mendoj se do të ishte një pritje realiste që me 1 janarin e vitit që do të vijë, Shqipëria të ishte në këtë proces. Ky është një proces që monitorohet shumë ngushtë nga Komisioni Europian dhe sa më shpejt që të ecë Shqipëria në standardet që duhet të përmbushë, aq më shpejt do të mund të realizohet edhe ky proces”, theksoi diplomati austriak gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Pas këtij qëndrimi, ministri Meta u shpreh se qeveria ka vullnetin për të plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por disa ligje mbeten pa u miratuar për shkak të zgjedhjeve. Sipas Metës, për reformat duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. “Fakti që ka protesta në rrugë, nuk është shenjë se Shqipëria nuk është një vend demokratik. Por kërkesat e opozitës do të ishte më mirë që të shtrohen në Parlament”, theksoi Meta. Po kështu, çështja e vizave ishte pjesë e bisedës edhe mes Presidentit Topi dhe ministrit austriak Spindelegger. Gjatë bisedës, Presidenti Topi vuri në pah rëndësinë e liberalizimit të regjimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike tregtare në nivele edhe më të larta. Ministri i Jashtëm austriak u prit dje edhe nga Kryeministri Sali Berisha, i cili e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e Austrisë. Ai theksoi se qeveria shqiptare e ka parë gjithmonë procesin e integrimit në BE dhe stadet e tij si një proces të bazuar mbi performancën dhe është tërësisht e përkushtuar dhe po punon për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kritereve që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza në hapësirën europiane dhe ta shohin vendin e tyre sa më parë anëtar të BE-së. Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministri i Jashtëm austriak theksoi se “ne jemi në favor të faktit që Shqipëria duhet të trajtohet ashtu si çdo vend tjetër që ka paraqitur një kandidaturë. Prandaj ne jemi të mendimit që komisioni duhet të marrë një mendim nga këshilli që të mund ta trajtojë sa më shpejt kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por dihet që për këtë parakushti është që të ketë stabilitet dhe një klimë konsensusi në vendin tuaj”. Në axhendën e tij, ministri austriak Spindelegger kishte edhe një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Kryetari i PS-së, Rama, e ka informuar ministrin austriak për shqetësimet e opozitës, të cilat kryesisht lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Ndërsa nga ana e tij, ministri Spindelegger deklaroi se “nuk është detyra ime që ti jap këshilla opozitës në Shqipëri, por natyrisht që komuniteti ndërkombëtar dhe Komisioni Europian do që të ketë qartësi në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën që do të ndjekë ajo. Dhe natyrisht që në këto çështje kaq thelbësore duhet të jetë një mendim i vetëm, i cili të komunikohet edhe për publikun”.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23804. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23804
 
Austria: Janari 2010 nuk ju heq vizat Kryediplomati austriak Michael Spindelegger deklaroi dje nga Tirana se 1 janari i vitit 2010 nuk është një pritje realiste për liberalizimin e regjimit të vizave. Zyrtari austriak zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku takoi krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. “Shikoj që Shqipëria ka bërë hapa në procesin e liberalizimit të vizave, por mendoj se ky proces nuk është mbyllur akoma. Prandaj nuk mendoj se do të ishte një pritje realiste që me 1 janarin e vitit që do të vijë, Shqipëria të ishte në këtë proces. Ky është një proces që monitorohet shumë ngushtë nga Komisioni Europian dhe sa më shpejt që të ecë Shqipëria në standardet që duhet të përmbushë, aq më shpejt do të mund të realizohet edhe ky proces”, theksoi diplomati austriak gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Pas këtij qëndrimi, ministri Meta u shpreh se qeveria ka vullnetin për të plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por disa ligje mbeten pa u miratuar për shkak të zgjedhjeve. Sipas Metës, për reformat duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. “Fakti që ka protesta në rrugë, nuk është shenjë se Shqipëria nuk është një vend demokratik. Por kërkesat e opozitës do të ishte më mirë që të shtrohen në Parlament”, theksoi Meta. Po kështu, çështja e vizave ishte pjesë e bisedës edhe mes Presidentit Topi dhe ministrit austriak Spindelegger. Gjatë bisedës, Presidenti Topi vuri në pah rëndësinë e liberalizimit të regjimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike tregtare në nivele edhe më të larta. Ministri i Jashtëm austriak u prit dje edhe nga Kryeministri Sali Berisha, i cili e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e Austrisë. Ai theksoi se qeveria shqiptare e ka parë gjithmonë procesin e integrimit në BE dhe stadet e tij si një proces të bazuar mbi performancën dhe është tërësisht e përkushtuar dhe po punon për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kritereve që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza në hapësirën europiane dhe ta shohin vendin e tyre sa më parë anëtar të BE-së. Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministri i Jashtëm austriak theksoi se “ne jemi në favor të faktit që Shqipëria duhet të trajtohet ashtu si çdo vend tjetër që ka paraqitur një kandidaturë. Prandaj ne jemi të mendimit që komisioni duhet të marrë një mendim nga këshilli që të mund ta trajtojë sa më shpejt kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por dihet që për këtë parakushti është që të ketë stabilitet dhe një klimë konsensusi në vendin tuaj”. Në axhendën e tij, ministri austriak Spindelegger kishte edhe një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Kryetari i PS-së, Rama, e ka informuar ministrin austriak për shqetësimet e opozitës, të cilat kryesisht lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Ndërsa nga ana e tij, ministri Spindelegger deklaroi se “nuk është detyra ime që ti jap këshilla opozitës në Shqipëri, por natyrisht që komuniteti ndërkombëtar dhe Komisioni Europian do që të ketë qartësi në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën që do të ndjekë ajo. Dhe natyrisht që në këto çështje kaq thelbësore duhet të jetë një mendim i vetëm, i cili të komunikohet edhe për publikun”.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23804. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23804
Gërdeci, trashëgimtarët e viktimave padisin Mediun Trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme nën akuzën e vrasjes në kuadër të organizatës kriminale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zamira Durda, nëna e Edisonit, 10-vjeçari që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i depos së municionit në Gërdec, është paraqitur dje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për të regjistruar kallëzimin penal ndaj Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe me kërkesën që prokuroria të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rihetimin e deputetit. Shkresa e firmosur edhe nga 63 familjarë të viktimave i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe pasi i referohet vendimit të Gjykatës së Lartë mbi pushimin e ndjekjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, kërkohet që Mediut ti hiqet imuniteti për të njëjtin fakt. Në dalje të Prokurorisë së Përgjithshme, gruaja që ka humbur edhe familjarë të tjerë nga tragjedia iu drejtua tri zonjave Ina Rama, Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj për të vënë drejtësi. “Shpresojmë që Ina Rama ta rihapë edhe njëherë këtë çështje. I bëj thirrje edhe zonjës Jozefina Topalli dhe Shpresa Beçaj që të merren me këtë çështje”, tha Zamira Durda. Më poshtë po botojmë kallëzimin e plotë të depozituar në akuzën qendrore. KALLËZIM PENAL</p> Drejtuar: Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama</p> Ushtrues të kallëzimit (të dëmtuarit nga vepra penale): Trashëgimtarët ligjorë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit</p> Objekti: Kërkohet të rifillojë ndjekja penale për deputetin Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij, si fajtorë për tragjedinë e Gërdecit.</p> Baza ligjore: Nenet 58, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale.</p> E nderuara Zonja Prokurore e Përgjithshme</p> 1. Siç jeni në dijeni, më 15 mars 2008, në fshatin Gërdec (Tiranë) për shkak të një shpërthimi të tmerrshëm në mjediset e ish-brigadës së tankeve, kanë humbur jetën trashëgimlënësit tanë të renditur më poshtë.</p> 2. Për këtë ngjarje kriminale, nga ana e institucionit tuaj u regjistrua çështja penale, që i përket procedimit penal nr. 3, të vitit 2008, ndër të tjera edhe në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorëve të tij. Duke qenë se me vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal, të Gjykatës së Lartë, u pushua procedimi penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë, se kishte fituar një mandat të ri si deputet, atëherë ju kërkojmë, që të rifilloni ndjekjen penale për këtë person për të njëjtin fakt.</p> 3. Meqenëse një mundësi e tillë juridike, për pasojë dhe detyrim për prokurorinë për të rifilluar ndjekjen penale parashikohet shprehimisht nga neni 292 I K.Pr. Penale: “Vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë, të dhënë për shkak të mungesës së ankimit për procedim ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk pengojnë ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankim, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin”, ne po paraqesim këtë kallëzim penal, për këtë ngjarje kriminale, që gjithsesi ndiqet kryesisht.</p> 4. Për të mos ndërlikuar ndjekjen penale, ne i qëndrojmë dhe i bashkohemi kërkesës për gjykim të datës 13.03.2008, që Prokuroria e Përgjithshme paraqiti para Gjykatës së Lartë, në lidhje me atribuimet e figurave të veprave penale për personat përkatës, si dhe për faktet që provojnë këto akuza.</p> 5. Përmbledhtazi do të rikujtonim se ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu, minimalisht ka konsumuar figurën e veprës penale, të parashikuar nga neni 248, i K. Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij të kundërligjshme, të kryera me dashje ka dëmtuar rëndë interesat tona, pasi ka shkaktuar vdekjen e trashëgimtarëve tanë. Ndër veprimet e paligjshme të tij mund të rendisim, si vijon:</p> - Përzgjedhja e fshatit Gërdec për të kryer demontimin, në një kohë që ai pozicion ishte i papërshtatshëm dhe binte në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në urdhrin nr. 326 datë 11.5.2000, të ministrit të Mbrojtjes “Për kryerjen e licencimit të depove të municionit sipas standardeve të NATO-s”, fakt që i është evidentuar atij dhe për pasojat e pashmangshme që mund të vinin (që në fakt erdhën me këtë ngjarje kriminale) me shkresën nr. 2408/1 prot., datë 03.05.2007, të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar.</p> - Urdhri i tij nr. 2044, datë 07.12.2007 “Për kalim të ndërmarrjes MEICO”, bie në kundërshtim flagrant me pikën 1, të kreut IV, të VKM nr. 138, datë 14.03.2007, pasi ai në kundërshtim me sa më sipër urdhëron demontimin e municioneve me kalibër të madh, ndërkohë që në VKM thuhet në mënyrë përcaktuese të municioneve me kalibër të vogël.</p> - Edhe sikur të mos ishin këto dy veprime evidente, haptazi të kundërligjshme, të cilat parashikonin që mund të sillnin këtë pasojë kriminale, qoftë dhe vetëm mosushtrimi i kontrollit të duhur dhe marrja e masave për shmangien e ngjarjeve të tilla, sjell përgjegjësi penale për këtë ish-ministër, në zbatim direkt të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, ku thuhet se: “Ministri brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë”. Pra, edhe sikur veprimet e kundërligjshme të ishin kryer nga vartësit e tij, vetëm fakti që ai nuk ka ushtruar kontroll (mosveprim) në këtë veprimtari, duke lejuar ardhjen e kësaj pasoje kriminale, e ngarkon atë me përgjegjësi, bashkë me ta.</p> - Nga ana tjetër, marrë në kompleksitet me veprimet që ai ka kryer me bashkëpunëtorët e tij si, i pandehuri Ylli Pinari etj., rezulton se ska qenë një veprimtari sporadike, por e parashikuar mirë si në përcaktimin e shoqërisë tregtare, që do të fillonte të drejtën për këtë aktivitet, vendin e demontimit, megjithëse krejt të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për këtë qëllim, si edhe drejtimi nga ana e këtij personi e një procesi përgatitjeje të një tërësie aktesh nënligjore, për të çuar në mashtrim edhe në Këshillin e Ministrave për të miratuar VKM nr. 138, datë 14.03.2007, në mënyrë që përsëri kontrata të lidhej me shoqërinë e paracaktuar nga ai.</p> 6. Pa dashur të zgjatemi me tej, pasi për provueshmëri të kallëzimit tonë ne i referohemi kërkesës për gjykim të përgatitur nga institucioni juaj, të cituar shprehimisht më lart, por në këndvështrimin tonë deputeti Mediu e ka kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në bashkëpunim me të pandehurin Delijorgji, Pinari dhe shoqërinë “Albademil”. Në lidhje me formën e bashkëpunimit ia lëmë në çmim Prokurorisë së Përgjithshme, gjithsesi duke parë në kompleksitet çështjen, si edhe faktin e nënshtrimit të Forcave të Armatosura, nëpunësve të shërbimit civil, drejtorëve të uzinave ushtarake shtetërore ndaj këtij grupi individësh, për tu vënë në shërbim të tyre dhe të kësaj veprimtarie kriminale, ne na krijohet përshtypja se personat e sipërcituar kanë vepruar gati si një organizatë kriminale, në kuptimin që i jep neni 28, pika 1, parag. 2, i K. Penal, këtij bashkëpunimi, ku parashikohet se: “Organizata kriminale, për realizimin e qëllimeve të saj, përdor forcën, mjetet e tjera të kërcënimit, nënshtrimin dhe heshtjen për shkak të pjesëmarrjes dhe veprimtarisë së saj, për të kryer vepra penale, për të siguruar në çdo mënyrë administrimin ose vënien nën kontroll të veprimtarive, të koncesionarëve, të autorizimeve, sipërmarrjeve dhe shërbimeve publike, për të realizuar përfitime ose avantazhe të padrejta për vetë ata dhe personat e tjerë⦔.</p> 7. Në këto kushte, ju kërkojmë e nderuara znj. Prokurore e Përgjithshme, që ta regjistroni këtë kallëzim penal tonin në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij të cituar nga ana jonë, si dhe të rifilloni ndjekjen penale për të, duke kërkuar menjëherë autorizimin për të proceduar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të njëjtin fakt dhe akuzë të përgatitur njëherë nga ana juaj.</p> 8. Me besimin se kjo nd Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23807
Top