Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Dashurova sytë e tu Dashurova sytë e tu Nuk ngurova t’them të du Hapa zemrën veç për ty Brenda hyre, mbete aty Brenda hyre, mbete aty
Hapa zemrën veç për ty Brenda hyre, mbete aty Brenda hyre, mbete aty
Folenë bëre n’shpirtin tim Jetës sime i dhe kuptim Lumturi veç ti më ofrove E tash ike, shumë larg shkove E tash ike, shumë larg shkove
Lumturi veç ti më ofrove E tash ike, shumë larg shkove E tash ike, shumë larg shkove
Unë të pres e vetmja shpresë Që t’më kthehesh një mëngjes Me mall pres, me lotë në sy Të më kthehesh përsëri Të më kthehesh përsëri
Me mall pres, me lotë në sy Të më kthehesh përsëri Të më kthehesh përsëri
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4613. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4613
Mu bo estrad Jetoj n’Prishtinë, e kom emrin Festim I thom vetit Lyrical Son edhe pse tjertë e thojn gabim Më bojn talent edhe skom çka e zgati Se e di qi muj me knu ma mirë se Shpat Kasapi M’fal Shpat e di që prekesh pak Ti je estrad, t’shoh edhe t’ni nat’ për nat’ Kurr s’kom me pas respektin që ty ta kan dhan Kom me kan qaj që veshet gjon edhe shan napër kang Edhe pse mu bo reper kom dasht vet Kom repovat para se me hi Gaxha n’poburtet Për estraden ton Ticiano Ferro o zero perdon A dini ju me kcy sikur Blero Bohen festivalet ku n’fund ndahen çmimet Kryhen ritualet ku mashkujt i nukin kimet E mu m’dhimet naj pop yll që n’fund kan E kan rrejt që ni çmim n’fund kan me ja dhan
Ref. 2x Mu bo estrad unë menzi spo pres Me flejt ton ditën e mu kthy i pit n’mëngjes Une nuk po du me pas publikën e qart Me bo muzikë palidhje ku nuk ka art
Po prap se prap vetja s’pom len Me bo naj sen që mu nuk um pëlqen Jom i thjesht edhe shumica e din I veshti t’njejtën rrugë, i veshti t’njejtën bin N’Prishtinë munesh me m’pa shpesh vet Kaniher me pikap, kaniher me opelkadet Hargjoj pare deri sa të mes pa to fare Tani mes tu i kqyr gjinjen, tu u knaq për dritare E në shpi po m’përcjell gjith i nejti muhabet Ankesa e kshillat e prindve me kry fakulltet Sa siklet në banes nuk po muna me nejt Kthena veç kur duhet me honger ose kur duna me flejt E me kejt tu u munu mu bo i drejt Munen me m’vrejt jom real edhe kur duhet me kon feks S’jom tu rrejt po edhe s’po du mu lavdu Amo plot jon qu me pas diçka kundër me mu
Ref. 2x Mu bo estrad unë menzi spo pres Me flejt ton ditën e mu kthy i pit n’mëngjes Une nuk po du me pas publikën e qart Me bo muzikë palidhje ku nuk ka art
Paramendo me pas paret e Medes e famën e Kaltrines Non stop koncerte gjithmonë afër bines Përball e mas shpines gjëra të pa para N’tepi t’kuq të Kines tu shkel përpara Qikjo ish kon jetë e jo tjetër Po kjo so e vërtetë veq ni ondërr e vjetër Që ma heret si fmi shpesh e kom pa Kur u qojsha pi gjumit e gjejsha veten tu e sha Po nejse veç prej se une e kom vrejt Se di me repovat e si tjertë s’jom i njejt Se foli drejt për dallim me krejt Se jom real e se teproj veq ok se njerzt mujn mu prek Mujn mu lëndu, veç mujn me ma ndalu, me knu qa du pik e bu Po ma din tutën e kom receptin me ja mar bukën
Ref. 4x Mu bo estrad unë menzi spo pres Me flejt ton ditën e mu kthy i pit n’mëngjes Une nuk po du me pas publikën e qart Me bo muzikë palidhje ku nuk ka art
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4611. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4611
Ekskurzion Mirmëngjes Prishtinë Mirdita Tiranë Lady’s & Gentleman Mirmrama Shkup Zonja dhe zotri Festim, No Comment Studio E kom ditlindjen dit për dit bitchi’z Njo dy, njo dy
Zotri cal n’rep arkitekt Mere projekt o njeri high Moti, shumë moti ala edhe ma përfekt Ala edhe ma i qart en beat Gjinja m’vesin a jom tu prit Presin e mesin tu habit Lyrical Son qa do me qit Jeni bunkera, ky tipi po m’afron Jena repera, s’ka top list që na vlerson Se du venin e parë as venin e dytë Marre me t’ardh nëse vjen um pyt S’jena me ni rang ej ule kryt Jom pak ma nalt sa ty t’mrrinë syt Kqyre Lyrical-in Senet i bon bum sa herë i dalin Krejt thuni vazhdo prap sun e nalin Krejt nihem majr përmas kti djalit Say: prit se po du me dit ej A jeni me mu ala en beat knej Jeni tu na ngu, jeni tu livrit krejt Jena tu vepru edhe për kta t’rit, t’rej
Prej mahalles teme çdo t’hanës Prap jon pidha t’nonës E dhezim midis qendrës E pecim midis fontanes
Ej (ok), ej, ej (ok)
Man, venin tem sun e mrrinë Na t’gjujm posht si viktimë Vjen prap del jasht sikur i dhim Jom on top non stop tu sliin Hajde krejt qoni, bërtimet qitni me dur Kur Lyrical Son o n’reptur Nuk e boj veq sa me t’thurr Dy-tri rima en reptuur More amatera jeni tu bo idh Kqyre po vjen era, me kon je lidh Ej ti ski havera ropt ti qi Kqyre ku o dera Ej dera dilemni jasht Prej kerrav deri en ‘asht Kurr s’jeni kon ju nice As at’herë moti as qetash
Ej, ej, ej, ej, e e e ej Ej, ej, ej, ej, e e e ej Prej, prej, prej
Prej mahalles teme çdo t’hanës Prap jon pidha t’nonës E dhezim midis qendrës E pecim midis fontanes
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4609
Hajde tlagi (Feat. Buja, Makfioz & N.a.g)
Unikkatil: Um pat met ni pikë n’zemër po ajo pikë tash u shly Se pata than që boj kang me kta dy dosta t’ri Unikkatil, Buja, Makfioz e N.a.g Sa xheloz, sa nervoz ti je bo kur e ke ni Kjo ushtri që sundon e osht n’rritje e sipër Shqipëri, Vushtri rrajt i kena edhe n’Dibër S’ma ninë prej ka vjen ose ku kari ke met Veç ni sen i domosdoshem me kan shqipe i vërtet E kryemadhat që dyshojn, i sfidoj let testojn Qysh laget njeri, përjetojn e kuptojn Se ska koqe me familja, gjaku jon osht lidhja Ora ju kaloj shqipe, qy po t’nihet zijla Rimat e juve jon xiglime o hajvana Hajt shko kani te nana se ju hajna o shmoklana Se ti njeri je gjynah s’mun me ec t’vyn ni shtag Arsya pse je ktu osht me gjakun ton me t’lag
Unikkatil: Ref. 2x Qimt e nanës unë i lagi se përnime po dojn me dit Sikur darsmat n’katune kom me t’qit me kërsit More kush do që je s’ma ninë kari as me ditë Si me kan dita e fundit kom me t’qit me kërsit, pidh
Makfioz: Makfioz me mitroloz, Buja me lleptir Kush po ju gjun me trombllona vllau Unikkatil Ec e dil tash përball te kqyrim kon pe kall Te kqyrim sa qëndron e sa po jet gjall Kjo prall nuk osh,t as filëm me gangstera Ky o msim për repera që po m’shiten shmekera Kilikera s’keni kry kundër neve mu shty E për ferrka mos t’folim hiq se dalim n’sy e sy Ta qkyj cilin dush, cilin dush ta sakatoj Ti kallxoj qysh o reper kur egzekutoj Po anoj ka ajo negativ pe di shumë mirë Veq pozitiv s’na ka met sen t’kait bre bir Babës respektom si plak nëse s’don gjak Respektom deri n’skej se n’shej je ahmak Ni gabim po e lshove, shpejt u harrove N’kit botë përfundove, n’tjetrën lagjitimove
Unikkatil: Ref. 2x Qimt e nanës unë i lagi se përnime po dojn me dit Sikur darsmat n’katune kom me t’qit me kërsit More kush do që je s’ma ninë kari as me ditë Si me kan dita e fundit kom me t’qit me kërsit, pidh
Buja: Unë belan e kom n’gjak, hajde t’lagi mor papak Hajde dil përpara se mas shpine shumë tarak Biri krejt dostat, rrospat edhe qikat Biri kullerat, gangsterat, bile edhe hipikat Njo ka njo ti laj, gjak n’kry kur ti qaj Veç me fluturë krejt klloshart n’maje ti maj S’kom nevojë për kallash, s’kom nevojë as për allti I kom dostat fërrkagji, Bloody Alboz krejt ushtri Qata kur hin dikun hin shumicen për mi kall Hin për t’keq veç për qef me ja qit djersen në ball Përball bre mos um dil ndaq me kan i sigurt Se as siguria s’siguron, jetën e ki shkurt Pra rri urt dost se Buja t’len pa pare Se për fjalt që i the mos meno që jon hajgare Jon fakte, realitete t’verteta ashiqare Ey Vik kalle me qat refren, kalle qit cigare
Unikkatil: Ref. 2x Qimt e nanës unë i lagi se përnime po dojn me dit Sikur darsmat n’katune kom me t’qit me kërsit More kush do që je s’ma ninë kari as me ditë Si me kan dita e fundit kom me t’qit me kërsit, pidh
N.A.G: Prej që isha fmi u rrita gjithmonë me alltija 5 vjeqar me allti t’babs i njeksha fmit te shpija Milicia shyqyr kurr s’kom pas punë me ta Sepse vi me strategji, mençuri edhe kom plan N.A.G plot engergji e plot porosi Repovat dit e nat e ju ja keni marr zili Ule kryt se bohet masaker kur une pluma shkri Rri aty ku je se shkon si qeni n’rrush e met pa bri At’her mos u brengos kur kpuca t’mushet gjak M’vjen shumë keq se je i pa dashur e papak Une e di që ti e din se kush e ka fitoren Hajde, hajde ktu bre vlla hajde zgatma doren U bana burr edhe foli me qëndrim S’ka kush um nal deri sa ta arriti qëllimin tim Shko rrugës t’bardh, s’ki nevojë mu lag Besom se as une s’kom gjak për me fal
Unikkatil: Ref. 2x Qimt e nanës unë i lagi se përnime po dojn me dit Sikur darsmat n’katune kom me t’qit me kërsit More kush do që je s’ma ninë kari as me ditë Si me kan dita e fundit kom me t’qit me kërsit, pidh
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4607. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4607

8 Prototipa Celularesh Keta jane celulare te cilet nuk kane dale akoma ne treg por do dalin se shpejti nga kompanite perkatese.Fatkeqesisht,tregu Amerikan eshte i pari i cili i perdor i pari.
1.Ultrawidescreen Chocolate From LG
2.Mobile Skype Envy
3.Watch Phone
4.Touch-Typing me Crystal

5.Samsung B900 Mobile TV pa pagese

6.Samsung Galaxy I7500 me Android
7.LG-GW620 Android me tastjere QWERTY
8.Meizu M8

Artikuj qe mund tju interesojne:
Se shpejti Interneti ne televizor 8 Alternativa per iPhone Syze Hi-tech nga NOKIA Evolucioni i Windows 1985 – 2009 BlackBerry 240 mije $ ??? Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1044

IPKO: Testoni pa pagesë shërbimin Pay Per View Kompania telekomunikuese IPKO pakos së televizionit kabllor digjital i ka shtuar edhe shërbimin Pay Per View dhe kanalin Travel Channel Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe përveç kësaj kabllori është pajisur edhe me kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.
Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO të cilët janë të abonuar në shërbimin e televizionit kabllor digjital të cilin e ofron kompania, tani e kanë kinemanë dhe filmat e fundit të kinemasë botërore në shtëpitë e tyre. Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO (pavarësisht pakos që kanë në shfrytëzim).
Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1458. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1458

Siguria e robotëve kërcënimi i radhës
Hulumtuesit pranë Universitetit të Uashingtonit paralajmërojnë se shumica e softuerit të robotëve është i pasigurt Sipas Tadayoshi Kohno nga Network World, asistent profesori pranë Universitetit të Uashingtonit, hulumtimet në robotë tregojnë se siguria është pothuajse gjithmonë në rend të dytë.
Ai ka deklaruar se është befasuar sesa lehtë është të komprometohen robotët dhe mbi dëmet potenciale që mund ti shkaktojnë ata si rezultat.
Disa robotë operojnë përmes pikave kyçëse pa tela dhe ekipi i Kohno-së ka zbuluar se një sulmues i pozicionuar afër do të mund të lidhej në robotin e dikujt. Robotët si Rovio gjithashtu mund të kontrollohen përmes internetit dhe mund të bëjnë që ai të bëhet një makinë spiunazhi e kontrolluar prej së largu.
Njerëzit harrojnë që robotët janë kompjuterë të vegjël dhe si të tillë ata mund të thyhen (hack). Por robotët mund të bëjnë edhe shumë gjëra tjera përveç spiunazhit. Vandalizmi robotik mund të jetë një problem madhor pasi që edhe robotët e dobët mund të shtyjnë diçka në drejtim të shkallëve.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1456. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1456

Me rritjen e shitjeve të lojërave do të udhëheqë PS3 Analisti Michael Patcher nga Wedbush Morgan Securities në një shënim për klientë gjatë ditës së enjte ka thënë se industria e video lojërave do të bëjë një rikthim. Analistit gjithashtu ka parashikuar se do të jetë Playstation 3 e jo Nintendo Wii, që do të udhëheqë shitjet e konzolave të muajit, kur NPD do të shpalos figurat gjatë javës së ardhshme
Pas gjashtë muajve të vazhdueshëm me rënie dyshifrore, ne presim një kthim të rritjes së shitjeve (në softuerin e video lojërave), tha Patcher në shkrimin e tij për klientë. Ne parashohim shitje mbi 750 milion dollarë (rritje 21%), në krahasim me 618 milion dollarë të vitit të kaluar.
Kjo është një shenjë e mirë pas disa muajve rënie, dhe më në fund industria e lojërave po rikthehet në binarët e saj. Megjithatë, shitjet e përgjithshme janë ende larg figurave të vitit 2008.
Fitore e PS3?
Por tema e radhës së Patcher është ajo që me lehtësi do të mund të tërheq shumicën e vëmendjes. Sipas analistit në fjalë, ai parasheh që figurat e shtatorit të NPD-së do të tregojnë një shitje hardueri Wii prej 390.000 njësi (45% më pak sesa vitin e kaluar), 350.000 njësi Xbox 360 (1% më shumë sesa në vitin e kaluar), dhe 410.000 konzola PS3 (rritje prej 76% prej viti në vit), pasi që shkurtimet e çmimeve për të tri konzolat ka rritur kërkesën. Megjithëse Patcher ka shprehur mendimin se shitjet e konzolave do të jenë relativisht të njëjta për bilancin e vitit, por ai gjithashtu ka thënë se shkurtimet e çmimeve mund të sjellin përfitimet më të mëdha për PS3 gjatë muajve të ardhshëm. Jo vetëm që Patcher beson se konzola e Sony do të tejkalojë shitjet e Xbox 360, por ai me bindje deklaron se Playstation 3 do të udhëheq në shitje para Xbox 360, deri në fund të vitit.
Një shkurtim tjetër i çmimit për Xbox 360?
Patcher nuk është i bindur se shkurtimet e çmimeve kanë përfunduar. Ai shkroi se Microsoft ka aftësinë për të ulur edhe një herë çmimet, por paralajmëroi një skenarë të mundshëm që do të kishte si rezultat një Xbox 360 me më shumë veçori në fillim të vitit 2010 (sipas të gjitha gjasave një HDD 250GB), me çmimin e njëjtë prej 299 dollarë. Kjo kompani do të mund të shkurtojë çmimin e konzolës nëse fillon të humb pjesëmarrje të theksuar në treg nga Sony
Sado interesante që janë, komentet e Patcher në këtë pikë janë tërësisht spekulime. Prisni figurat zyrtaret të shitjes gjatë javës së ardhshme, kur NPD do ti plasojë ato.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1454

Bateri me energji mikro-nukleare Shkencëtarët amerikan kanë ngritur një ide rreth një baterie mikro-nukleare Bateria mikro-nukleare ka madhësinë e përafërt me një cent dhe krijon energji prej shkatërrimit natyral të izotopeve të plutoniumit-238.
Jae Kwon, një elektricist dhe inxhinier kompjuterik në Universitetin e Missouri, tha se bateria është shumë më e shtrenjtë sesa lloji i tanishëm nga litiumi që e përdorim në jetën e përditshme, por pika e saj kyçe për depërtim në treg është se qëndron më shumë dhe mund të ofrojë deri në gjashtë herë më shumë energji.
Kwon ka dalë me një plan interesant për të zvogëluar bateritë e tilla për të fuqizuar mikro-pajisjet dhe sistemet e nano-teknologjisë. Ai tha se kjo nuk do të thotë se në rast se shpërthen pajisja juaj iPhone, ju do të përjetoni një dimër nuklear.
Kwon ka deklaruar se inxhinierët do të përballen me një sfidë për të parandaluar shkatërrimin radioaktiv në dëmtimin e pjesëve të ndjeshme të baterisë.
Kwon shpreson ti ikën këtij problemi duke përdorur gjysmëpërçues të lëngët në vend të një gjysmëpërçuesi solid. Eventualisht, kjo do të thotë se do të mund të shohim bateri më të holla se floku i njeriut.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1452. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1452

Rock Band gati për rok në iPhone Marshi i pandashëm i Rock Band drejt dominimit në secilën platformë argëtuese së shpejti do të përfshijë edhe pajisjen iPhone. EA Mobile ka lajmëruar se loja e saj muzikore jashtëzakonisht e popullarizuar do të bëjë rrugën e saj drejt App Store më vonë gjatë këtij muaji.
Për ata që ende nuk e kanë kuptuar, Rock Band ju lejon të ecni para prej një artisti të panjohur të rokut në një yll të këtij zhanri duke prekur këngë të popullarizuara gjatë këtij rrugëtimi. Në versionin e iPhone nga EA Mobile, ju mund të zgjidhni të luani si baterist, kitarist, basist ose vokalist në cilindo prej tri niveleve të vështirësisë. Duke u veçuar me këngë nga Foo Fighters, Silversun Pickups, Steve Miller Band apo Beastie Boys, Rock Band premton të sjellë shpirtin e rokut në platformën mobile të iPhone. d Argëtimi i Rock Band është edhe mundësia për të luajtur me shokë, duke ndihmuar njëri tjetrin gjersa ecni para dhe tentoni të bëheni profesionist me këngët e reja që dalin para jush. Rock Band për iPhone premton të ju lejojë të luani karrierë solo ose me miq përmes veçorive multiplayer përmes Bluetooth-it, që është shpalosur në përditësimin 3.0 të softuerit të iPhone. Ju mund të dëgjoni kur miqtë ja huqin ndonjë note dhe mund ti tërhiqni kur dështojnë.
EA Mobile shpreson ta bëjë këtë lojë të parën me eksperiencë të plotë multiplayer në iPhone, duke mundësuar luajtjen me dy deri në katër anëtar tjetër të bendit.
Nëse nuk mund të bëheni bashkë përmes Bluetooth-it, atëherë Rock Band do të lejojë sinkronizimin përmes Facebook dhe përdorimin e mesazheve në lojë për të kontrolluar gjendjen e bendit. Rock Band do të pëdorë teknologjinë e iPhone për tiu mundësuar ju të ftoni miq për tu argëtuar.
Versioni për iPhone do të veçohet me disa veçori të nivelit argëtues, duke filluar prej Quick Play e deri tek Tour Mode. Ju mund të nisni punën për të luajtur me kitare prej stadiumeve, pastaj të mblidhni shpërblime, të përfundoni këngë, etj.
Loja bazë do të ketë 20 këngë roku, duke përfshirë tituj nga 30 Seconds to Mars, Blink 182, Lynyrd Skynyrd, Motorhead, The PIxies, Rise Against, Smashing Pumpkins, etj. Pritet që këngët shtesë tjera të mund të blihen përmes dyqanit të brendshëm të lojës Muisc Store.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1450. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1450

Informacion i rrjedhur mbi Windows 8 dhe 9: do të jenë SO 128-bitëshe Windows 7 nuk ka zbarkuar ende zyrtarisht, ndërkohë që ngacmimet e para mbi sistemin e ardhshëm operativ të Microsoft kanë marrë dhenë.
Duket se Robert Morgan, Kreu i Kërkimit dhe Zhvillimit tek Microsoft ka lënë një koment jo pak intrigues në profilin e tij Linkedln. Sipas komenteve të tij, duket se kernel-i i Windows 8 dhe 9 është i bazuar në një arkitekturë 128 bit, pra SO-ja i ardhshëm i Microsoft, përsëri duket se nuk do të jetë ekskluzivisht 64-bit. “Jam duke punuar në departamentin e sigurisë së lartë që përfshin planifikim strategjik për projekte afatmesëm dhe afatgjatë. Projekte Kërkimi dhe Zhvillimi të cilat përfshijnë kompatibilitet me arkitektura 128 bit për Windows 8 dhe Windows 9 . Për këtë jemi duke krijuar marrdhënie me partnerë të mëdhenj si: Intel, AMD, HP dhe IBM” -Robert Morgan, LinkedIn Profile. Sa do të konkretizohet ky kërkim, vetëm koha do ta tregojë. Fakti është se arsyeja kryesore e kalimit nga 32 në 64 bit, ishte kërkesa urgjente për mbështetjen e më shumë RAM-i, i cili tashmë është në nivele të kënaqshmë. Mund ta kuptojmë në skenarin e serverave, por se cila është arsyeja kryesore e një sistemi 128 bit për konsumatorë, kjo mbetet ende për tu parë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1448. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1448

Ipko: Testoni falas shërbimin pay per view Përmbajtja e pakos së televizionit kabllor digjital nga IPKO, është bërë edhe më e pasur.
Tani, kompania telekomunikuese IPKO pakos së televizionit kabllor digjital, i ka shtuar edhe shërbimin Pay Per View dhe kanalin Travel Channel. Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet pa pagesë për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO.
Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO e ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.
Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO të cilët janë të abonuar në shërbimin e televizionit kabllor digjital të cilin e ofron kompania, tani e kanë kinemanë dhe filmat e fundit të kinemasë botërore në shtëpitë e tyre. Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.
Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO.
Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.
Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve ndërkombëtare dhe lokale.
Oferta digjitale e IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg nga IPKO.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1446. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1446

project runway do të hyjë në nintendo wii. “Project Runway ” i vërtetë është në sezonin e saj të gjashtë në Lifetime.
Atari Inc është duke e zhvilluar një lojë video të bazuar në skenarin e realit show shumë popullor i cili kryesisht është një garë e modës. Loja, është caktuar të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm, e cila do tua bëjë të mundur lojtarëve të shndërrohen në dizajnerë në mënyrë që të aspirojnë krijimin e dizajneve dhe modeleve të ndryshme të veshjeve, sikur që bëjnë konkurrentët me të vërtet në shou.
Lojtarët pastaj do të jenë në gjendje të tregojnë modelet e tyre të vërteta, ndërsa ecin në këmbë në pistën e modës duke e përdorur kontrollorin Wii Balance Board.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1444. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1444

Përditësim i sistemit operativ iPhone OS Apple ka lëshuar versionin iPhone OS 3.1.2, një përditësim të vogël të sistemit operativ të cilin e shfrytëzojnë iPhone dhe iPod Touch i cili i ka rregulluar disa gabime të versionit paraprak, por pa ofruar ndonjë risi të madhe.
Janë rregulluar disa gabime të cilat kanë pamundësuar mënyrën e punës duke shpenzuar energjinë, probleme të caktuara me humbjen e rrjeteve GSM (për çfarë është dashur të ristartohet pajisja) si një dhe virusi i cili ka ditur të rrëzojë sistemin gjatë shikimit të video dosjeve.
Softueri u dedikohet pronarëve të iPhone 2G, 3G e 3GS si dhe playerit iPod Touch. Ai mund të përditësohet me anë të shërbimit iTunes update.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1442. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1442

VW planifikon versionin kabriolet të Panameras Kompania Volkswagen, e cila kohë më parë e ka blerë prodhuesin Porsche, planifikon të prodhoj modelin Panamera kabriolet, shkruan revista gjermane Automobilwoche.
Ky automjet megjithatë nuk do të jetë një kabriolet me katër dyer, siç ishte spekuluar një kohë, por model klasik me kulm tekstili dhe një palë dyer.
Drejtori për zhvillim të Porsche Wolfgang Duerheimer ka thënë për revistën Automobilwoche se kanë vendosur për këtë hap për shkak të llojllojshmërisë së portfolios: modeli 911 ka hiq më pak se 14 versione shumë të suksesshme, ka thënë Duerheimer, dhe ka shtuar se është e kuptueshme që edhe ne duam të krijojmë llojllojshmëri të Panameras. Se Panamera ndoshta nuk do bëhet me versione të reja, por të shërbejë edhe si bazë për modele të reja të grupimit VAG, ka paralajmëruar edhe një nga anëtarët anonim të drejtorisë së Volkswagen.
Supozohet se në Volkswagen do të mund ta përdornin atë për krijimin e versionit të ri Bentley Continental GT, e madje edhe për limuzinën e Estoque të Lamborghinit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1440. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1440
Top