Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Një grua lind në tren, bebja bie në shina Nje i sapolindur i shpeton per mrekulli vdekjes ne Indi.Femija ra pa dashje ne shinat e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne jete.
Sipas asaj qe bejne te ditur mediat indiane, Rinku Debu Ray, 28 vjec, e kapur befasisht nga kontraktimet e shtatezanise ne nje tren ekspres te shtetit te Bengalas, ka lindur ne banjen e nje vagoni, teksa i sapolinduri ka rene aksidentalisht ne pjesen e shinave.
E shokuar nga ajo qe ndodhi, nena e re u hodh nga treni qe po ecte.
Duke besuar ne nje vetvrasje, pasagjeret dhane alarmin. Zbritem nga treni dhe filluam ta kerkonim – ka treguar per gazeten Hindustan Times i shoqi 33-vjecar -.
Ne harkun e nje ore e gjetem ne anen e hekurudhes, me femijen e saj ne gjunj. Pas ringjitjes ne trenin qe me pas u ndal ne stacionin me te afert, nena dhe femija u derguan ne spital, ku mjeket munden te konstatojne gjendjen e mire te vogelushit. Eshte nje mrekulli, ka komentuar shefi i stacionit te Shyama Prasad Mukherjee.
Nje incident i ngjashem ishte regjistruar edhe ne shkurt te vitit 2008, kur nje e sapolindur, e ardhur ne jete disi perpara kohe, kishte rene nga tualeti i nje treni. Vogelushja ishte gjetur dy ore me pas ne shina, edhe ajo e shendoshe si molla.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=491. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=491

Kenia, mbyllet shkolla me fantazma Nje ngjarje e vecante ka ndodhur ne Kenia, ku nje shkolle fillore eshte mbyllur nga autoritetet pasi nxenesit e saj ndiqeshin nga shpirtra dhe fantazma.
Situata me pas ka degjeneruar kur ne shkolle kane mberritur prinderit e nxenesve, te cilet per ti qetesuar ka nderhyre edhe policia.
Shume nxenes dhe anetare te personelit mesimor fajesojne nje mesuese te re, e cila praktikon rite dhe eshte anetare e sekteve te ndryshme.
Shumica ne shkolle kerkojne largimin e saj./Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=488. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=488
Më kujtohen disa fjalë Më kujtohen disa fjalë Që dikur mi pate than Ndoshta gjysen ka me t’marr Por nga zemra kurr ski me m’dal Ndoshta gjysen ka me t’marr Por nga zemra kurr ski me m’dal
Me gjerë qefin mos puno Kur mërzitesh më kujto Më kujtohet, qaj me za Se dashni t’parë kurr sdo t’kesh ma Më kujtohet, qaj me za Se dashni t’parë kurr sdo t’kesh ma
T’lutem ty moj bjeshk e bukur Mua tash t’mi hapësh rrugët M’i hap ato rrugë me borë Lamtumirë pra përgjithmonë M’i hap ato rrugë me borë Lamtumirë pra përgjithmonë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4619

Të lesh duhanin me një sms Fale telefonit celular, te braktisesh vesin e duhanit eshte me e lehte.Perfundimin e ka nxjerr nje studim nderkombetar i publikuar ne Cochrane Library qe ka krahasuar kater eksperimente te kryera ne Zelanden e Re, Mbreterine e Bashkuar dhe Norvegji, objektivi i te cilave eshte lehtesimi i lenies se duhanit.
Shkencetaret kane konstatuar se programet anti-duhan qe parashikojne dergimin e mesazheve te shkurtra duhanpiresve per ti mbeshtetur ne ndermarrjen e tyre kane rezultate pozitive.
Specifikisht, eksperimentet qe kane analizuar nje kampion prej 2600 subjektesh, kane mundesuar te zbulohet se pas gjashte javesh trajtim me ane te sms-ve, perqindja e personave qe arrijne te lene duhanin per te pakten nje vit eshte dyfishe me e madhe nga ata qe regjistrohen ne programet tradicionale.
Te humbesh vesin mund te jete shume e veshtire dhe shume persona ndermarrin disa tentative perpara se tia arrijne, eshte shprehur Robyn Whittaker, shkencetar prane Universitetit te Auckland, duke shpjeguar se per kete eshte e rendesishme te jepet mbeshtetje duke ofruar nje game te gjere opsionesh.
Ne kete kuptim, programe si Txt2Quit, i promovuar dhe financuar nga qeveria e Zelandes se Re, parashikojne si dergimin e 2-3 mesazheve ne dite, ashtu edhe mundesine qe vete duhanpiresit te dergojne sms ne momentet me te veshtira./Top Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=484

Nobëli Obamës, bota bën WOW. Komisioni: Ringjalli shpresë. Mediat: Çmim kundër Bushit Termi WOW qe shpreh habi ishte sot ne shumicen e titujve te gazetave te Europes.
Gazetat e sotme në Europë dhe SHBA shprehin në editorialet dhe citimet e tyre, aprovime dhe disaprovime për çmimin Nobel akorduar Presidentit te SHBA-ve, Obama.
Por mbi te gjitha, habi.
Reagimet janë deri ekstreme. Daily Mail në Londër psh, e quan komisionin e Nobëlit, një “tallje”, kurse një fitues i meparshem i Nobelit per Paqe, Les Valesa, e kritikoi ashper këtë përzgjedhdje të sivjteshme.
Kancelarja gjemrna eMerkel, kur u pyet për çmimin fillimisht, bëri një gjest habie dhe pyeti: “Mos është 1 prilli s ot?”. Me pas ajo dha nje deklarate ne mbeshtetje te z.Obama dhe perpjekjeve te tij, sidomos ne Lin djen e Mesme.
Komisioni Nobel tha se “çmimi u dha sepse askush me pare nuk ka dhene kaq shume shprese per ndryshime ne bote, si z.Obama”.
Obama eshte nje orator i klasit te larte, por oponenca ndaj reformave te tij eshte ne rritje.
Ne pergjithesi vezhguesit dhe analistet e kane pare cmimin si “çmim kundër Bushit”

Presidenti amerikan Barack Obama u nderua me çmimin Nobel për paqe për vitin 2009. Reagimet e para në SHBA janë më të përmbajtura se në botën e jashtme. Vetë Obama reagoi me një modesti demonstrative.
Presidenti amerikan Barack Obama e mori vesh të premten në mëngjes (9.10.), pak para orës gjashtë, se është nderuar me çmimin Nobel për paqe. Zëdhënësi i tij, Robert Gibbs, e zgjoi Presidentin me telefon dhe i kumtoi lajmin e befasishëm. “Nuk e kam pritur një zgjim të tillë”, deklaroi ai para gazetarëve dhe tregoi, “kur e mora lajmin, erdhi vajza ime Malia dhe më tha: “Baba ti e ke fituar sot çmimin Nobel ndërsa sot e ka ditëlindjen edhe qeni ynë Bo.”
Është mirë të kesh fëmijë, theksoi Obama, i cili para gazetarëve doli me modesti dhe jo si fitues. Ai nuk kishte ndjenjën se e ka merituar këtë nderim, që të vihet krahas personaliteteve më të njohura ndërkombëtare, që janë nderuar me këtë çmim. Por ai natyrisht e pranoi mirënjohjen.
“Jam i befasuar dhe thellësisht i përulur. Më duhet të them hapur, se këtë shpërblim nuk e shoh si meritën time, por si përforcim të objektivave të mia për SHBA-në dhe botën”, theksoi Obama.
Erdhi çmimi Nobel për Obamën tepër herët?
Modestia e Obamës përputhet me reagimet tjera në SHBA, ku gati të gjithë janë të përmbajtur. Shumë janë të befasuar me këtë vendim, sepse Presidenti i ri ka ardhur në këtë post para vetëm nëntë muajve dhe nuk ka pasur kohë të tregojë rezultate.
“Besoj se ky çmim ka ardhur tepër herët në karrierën e tij politike. Ka shumë njerëz të tjerë që janë angazhuar më shumë për paqen në botë dhe e kanë merituar këtë çmim. Shpresoj se do të dëshmojë që çmimin Nobel e ka marrë me meritë”, thotë një grua.
Barack Obama e ka të qartë se çfarë peshe ka ky nderim. 48-vjeçari deri tani ka arritur pak rezultate në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, si në Lindjen e Afërme, konfliktin rreth programit atomik me Iranin apo mbrojtjen e klimës. Edhe gjendja në Afganistan është keqësuar. Por Presidenti bëri të ditur, se do të angazhohet edhe më tej për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Ndikimi i çmimit në politikën e brendshme
Mbetet të shihet është nëse çmimi do t’i ndihmojë Obamës edhe në planin e brendshëm politik. Një qytetar amerikan pohon, se Barack Obama duhet të vazhdojë punën për reformën shëndetësore dhe reformat tjera. Në planin e brendshëm vazhdojnë kritikat edhe nga republikanët në opozitë. Kryetari i Partisë Republikane, Michael Steele shtroi pyetjen: çfarë ka arritur Obama në të vërtetë?
Barack Obama është Presidenti i tretë amerikan që ka fituar çmimin Nobel për paqe. Para tij me këtë çmim janë nderuar Theodor Roosevelt (në vitin 1906), Woodrow Wilson (1919) dhe Jimmy Carter, por shumë vite pas përfundimit të mandatit si President.

Çmimi Nobel është një çmim ndërkombëtar i cili është dhënë çdo vit nga Komiteti Norvegjez Nobel sipas udhëzimeve të përcaktuara në vullnetin e Alfred Nobel. Çmimi për Paqen është një nga pesë çmimet që janë dhënë çdo vit që nga viti 1901 nën kujdesin e Fondacionit Nobel në Stokholm për kontributet e shquara në fushat e fizikës, kimi, fiziologji dhe mjekësi, letërsi, dhe paqes.
Çmimi përfshin një medalje, një diplomë personale dhe një shumë të madhe parash.
Jetëshkrimi i presidentit amerikan, Barack Obama: MOSHA: 47 vjeç
DITËLINDJA: 4 gusht 1961
VENDLINDJA: Honolulu, Havai
ARSIMIMI: Universiteti i Kolumbias; Shkolla e Drejtësisë e Harvardit
BASHKËSHORTJA: Michelle Robinson
FËMIJË: Dy vajza
BESIMI FETAR: Kisha e bashkuar e Krishtit
FAMILJA: Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982. Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou. Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës, Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.
KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në Çikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfëra. Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin të Çikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në Çikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Çikagos në vitin 1993.
KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje. Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë. Gazeta e pavarur “National Journal” e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005. (atsh)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23847

Filipine, shkon në 170 numri i viktimave të Tajfunit MANILA – Shkon në 170 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet që shkaktoi Uragani Parma në rajonin malor të Filipineve veriore. Vendi që u godit javët e fundit nga Tajfuni Ketsana është gjunjëzuar. Deri tani janë gjetur qindra të vdekur ndërsa ende është duke u kërkuar për mbetjet e dhjetëra viktima në provincën e Benguet, ku vlerësohet të ketë 120 njerëz të vrarë. Ndër viktimat janë edhe 17 turistë që gjendeshin në vendpushimin malor të Baguio
Rrugët si lumenj
Mijëra njerëz janë të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në më shumë se njëzet qytete të provincës së Pagasinanit. Ujërat që kanë zënë rrugët, duken si lumenj dhe bëjnë të vështirë ndërhyrjen e kërkim-shpëtimit. Shumica e viktimave, rreth 70, janë nga La Trinidad, ku së paku 32 shtëpi u shkatërruan nga përmbytja. Rreth 35 mijë njerëz janë evakuuar në qendrat emergjente.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23850

Pse Herta Müller Vepra e nobelistes së dymbëdhjetë femër për Letërsinë dhe paralelet me Franc Kafkën, vështrimi absurd mbi botën, dimensioni politik dhe ambicia poetike
Përkundër gjithë parashikimeve të holla, Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin ku jemi, 2009, e fiton autorja gjermane me origjinë rumune Herta Müller, autore e 19 romaneve, e cila ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Akademisë Suedeze, vendim i shpallur më 8 tetor.
Ndërsa pritej Amos Oz, Joyce Carol Oates apo Philip Roth…., kjo Akademi vlerëson veprën e Mullerit për forcën e poezisë dhe çiltërsinë e prozës, me të cilat përshkruan tablonë e braktisjes.
Autorja e “Udhëtim me një këmbë”, “Fusha e kumbullave të gjelbra”, “Njeriu është një fazan mbi tokë”, “Thirrja”, janë disa ndër shumë të tjera në gjininë e poezisë, prozës, eseistikës.
Përveç Dublin IMPAC Literary Award, vepra e saj është vlerësuar me shumë çmime, duke përfshirë çmimin prestigjioz gjerman Kleist Prize. Tani ajo jeton në Berlin. Rumania komuniste e fëminisë së saj, jeta e përditshme në fshatin, ku është rritur dhe gjithë kjo lëndë e përpunuar në vitet e rinisë, janë në zemër në veprës së saj në prozë. “Jeta nën regjimin diktatorial në Rumani është përvoja më e fortë, më me barrë që kam jetuar.
Fakti që u zhvendosa qindra kilometra prej andej, në Gjermani, nuk e ka fshirë përvojën time të së shkuarës. Duke u larguar, mora me vete atë që kisha jetuar” – do të deklaronte ajo disa vjet përpara.
Romanet e Herta Müller flasin për tiraninë, frikën, tradhëtinë, ndrydhjen, poshtërimin, vetëm se ky dimension politik ngrihet përmes pasionit dhe ambicies poetike. Müller nisi të botohet në Evropë, akoma pa rënë Çaushesku dhe regjimi i tij.
Ndërsa libri i parë i saj i botuar në Rumani është “Niederungen”, i shkruar në gjuhën gjermane, shfaqet vetëm në një version të censuruar më 1982.
Kur më në fund mori në dorë nga Securitate dosjen personale me 914 faqe, emri kod i të cilës ishte “Kristina”, Herta Müller zbuloi se ajo cilësohej “një armik i rrezikshëm i Shtetit që duhej luftuar”.
Në jetën dhe veprën e Huerta Müller-it (e lindur më 1953, në Rumani, në minoritetin gjerman të krahinës së Banatit) gjen eko të Kafkës. Kjo është paralelja që heq Julian Evans, kritiku “European Literature”.
Më 1970 ajo punoi për tre vjet në uzinën e traktorëve, duke përkthyer në rumanisht doracakë për mjetet teknike të importuara nga Gjermania Lindore dhe Austria.
Kolegë të saj ishin njëherësh informatorë të Securitate-s dhe Securitate u përpoq ta rekrutojë edhe atë. Për t’u kualifikuar si përkthyese në Rumaninë e Çausheskut, duhej të bashkëpunoje me policinë sekrete.
Pasi refuzoi bashkëpunimin, humbi vendin e punës si mësuese dhe vuajti kërcënimet e përsëritura, derisa u shtrëngua të emigrojë më 1987.
Njëlloj si Kafka, Müller shkruan gjermanisht në Bohemi, ajo u largua si të ishte dy herë e huaj, një shkrimtare që ndjell alienimin në një gjuhë minoritare.
Evans duke argumentuar vështrim absurd që Müller, ashtu si Kafka hedh mbi botën, sjell një episod surreal nga romani i saj “Herztier” (Vendi i kumbullave të gjelbra) ku ajo përshkruan lamtumirën e narratorit të saj, pasi është bërë person i dyshuar politikisht. Ajo ngre mbulojën nga shtratit i saj dhe gjen një vesh derri në mes të çarçafit. “E shkunda çarçafin por veshi nuk luajti vendit, ishte qepur mu në mes si një kopsë.”
Evans arrin në konkluzionin se “Nobeli” mund ta vendosë Müller-in në një radhë me laureatët e fundit, të cilët kanë të përbashkët “minoritet”-et e tyre: Le Clézio, Jelinek, Kertész, Gao dhe Szymborska.
“Vetëdija sociale e Akademisë duhet të jetë sërish më eksplicite. Por, nuk ka dyshim që Müller është një shkrimtare që e meriton dhe është një shembull tipik i shpronësimit dhe i despotizmit të vampirëve njëherë e një kohë në Rumani.
Proza e saj reagon butë ndaj subjektit të saj, elokuenca e saj është e përshkruar qartë, kuptimi i intrigës së saj – një tjetër eko e Kafkës – për t’u shijuar.” Është e dymbëdhjeta autore femër në 108 vjet që fiton Çmimin Nobel për letërsi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23853. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23853
Mos më thuaj jo Kur të takova Në sy e lexova Dashurinë që e ke Kot prej meje po e fsheh Për herë t’parë kur t’kam pa Ti në grep ke ra
Ref. Mos më thuaj jo Mos më thuaj jo Kur zemra t’thot po Mos më thuaj jo Mos më thuaj jo Unë e di se ti më do
Kur të takova Në sy e lexova Dashurinë që e ke Kot prej meje po e fsheh Për herë t’parë kur t’kam pa Ti në grep ke ra
Ref. 3x Mos më thuaj jo Mos më thuaj jo Kur zemra t’thot po Mos më thuaj jo Mos më thuaj jo Unë e di se ti më do
Unë e di se ti më do
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4617. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4617

Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare Aktori i njohur shqiptaro – amerikan, Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar iu dorëzua Belushit nga Presidenti Bamir Topi. Belushi, është bir i një emigranti shqiptar nga Korça dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij.
Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare. Gjithnjë kam deklaruar se “unë jam shqiptar”, tha mbrëmë aktori i famshëm ndërsa merrte në dorë vendimin e kreut të shtetit shqiptar. I suksesshëm kryesisht në gjininë e komedisë, Belushi edhe gjatë ceremonisë nuk hoqi dorë nga batutat ndërsa shprehej se tani ai ishte zyrtarisht shqiptar kryesisht sepse këtë vit do të duhej të niste të paguante taksat edhe në Shqipëri.
Në të vërtetë që nga dita e sotme Belushi ka hyrë edhe në marrëdhënie financiare biznesi në Shqipëri. Ai do të jetë imazhi i kompanisë celulare Eagle Mobile, kompania e tretë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar.
Xhejms Belushi ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri dhe është pritur gjithnjë me entuziazëm. Një vit më parë atij ju dha nga kreu i shtetit medalja “Nderi i kombit” një nga dekorata më të rëndësishme.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23841

Kufijtë e Kosovës janë të njohur ndërkombëtarësisht “Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të ditur dhe këta kufij janë të njohur ndërkombëtarësisht. Për ne është e papranueshme çdo qasje e kujtdo qoftë që në një formë apo formë tjetër ka intencën e lëvizjes së kufirit”, ka theksuar SOT presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizite në komunën e Pejës – duke komentuar vendosjen e tabelës me mbishkrimin “Mirë se vini në Malin e Zi” nga autoritetet malazeze thellë në territorin e Kosovës – në brezin kufitar të Kullës.
“Ne dëshirojmë që të kemi marrëdhëniet më të mira me Malin e Zi dhe ato janë dëshmuar në ecje praktike të deritashme”, tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se organet kompetente që merren me çështjen e shënimit të kufijve ndërshtetërorë apo vendkalimeve të rëndësishme kufitare, që janë të nevojshme për komunikimin e qytetarëve dhe të mallrave, do ta bëjnë punën si duhet.
“Kosova i ka kufijtë e vet të qartë dhe nëse ka ndonjë ngatërresë të vogël në kuptimin e pretencës së dikujt, jashtë asaj që është normale në relacionet ndërshtetërore, sigurisht që do të ketë përgjigjen e vet”, vijoi Sejdiu.
“Për ne me rëndësi është që edhe Mali i Zi edhe Kosova kanë miqtë e përbashkët. Të dy vendet janë tepër të interesuara të lëvizin shpejt në proceset ne integrimeve euroatlantike dhe të dy vendet në bashkëpunimin rajonal kanë pjesën e bashkëpunimit të tyre”, tha ai.
Gjatë ditës së premte, presidenti Sejdiu, i shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ka vizituar Komunën e Pejës, ku nga kryetari i komunës, Ali Berisha është njoftuar me zhvillimet në këtë komunë dhe me problemet e të arriturat e pushtetit lokal. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23844
Ditë të bukura ishin (2x) Ditë të bukura ishin Kur ne ishim bashkë Zemrat ishin t’lumtura Sa gëzim i madh
(2x) Por tash u largove Mu më lane vet Me zemër të thyer dëgjova Tjetër paske gjetë
(2x) Më le të vetmuar Më le në mendime Lamtumirë s’të thashë E dashura ime
(2x) Një gjë duhet ta dim Dhe është e vërtetë Një vajzë kurr në jetë Nuk mundet me i dasht dy vet
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4615

Shtohet presioni për të mos ratifikuar Paktin Detar me Greqinë Vijon presioni i shoqerise civile mbi klasen politike per te mos ratifikuar ne Kuvend m,arreveshjen detare Shqiperi-Greqi. Shoqata “Labëria” dhe shoqata te tjera simotra, i është drejtuar dje publikisht me një rezolutë instancave më të larta të shtetit, Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Parlamentit, ku kërkoi transparencën e marrëveshjes për kufirin detar Shqipëri – Greqi.
Kryetari i shoqatës, Ago Nezha, shprehu shqetësimi, lidhur me marrëveshjen në fjalë, duke kërkuar nga Parlamenti të mos e ratifikojë atë.
“Nëpërmjet disa mediave të shkruara dhe vizive jemi njohur me tekstin e marrëveshjes së firmosur nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë për vijën e ujërave detare, por pa shpjegimet dhe hartat e skemat përkatëse sqaruese e shoqëruese të saj.
Kemi vërejtur me shqetësim se janë hedhur në opinion mjaft fakte e trajtesa, që bien ndesh me ato të deklaruara zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Për më tepër, sidomos, duke marrë shkas nga miratimi me shpejtësi i kësaj marrëveshjeje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit shqiptar, rezulton se Republika e Shqipërisë, humb 354,4 kilometra katrorë. Ne, shoqata “Labëria”, e mbështetur nga 50 shoqata simotra, i drejtohemi Parlamentit për si më poshtë:
Shoqata “Labëria”, ka qenë dhe është për vendosjen, ruajtjen e çuarjen më përpara të marrëdhënieve normale dypalëshe të vendit tonë dhe shtetit grek. Ne për asnjë moment, nuk harrojmë se në Greqi jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë. Nuk na duket normale, madje i vlerësojmë në dëm të mirëkuptimit mes dy vendeve tona, mbajtjen pezull dhe pa transparencë të problemit në fjalë.
Në kushtet kur marrëveshja e firmosur për ujërat detare mes Greqisë dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime negative, sidomos në pikëpamjen teknike të saj e për një problem të ndjeshëm, si ai i integritetit dhe i tërësisë territoriale të vendit, shprehim bindjen, se vetëm transparenca publike nuk lë shkas për keqkuptime e keqinterpretime.
Ju sigurojmë zotërinj deputetë, se me debatin e hapur politik dhe me problematikën që doli aty, nuk kemi aspak për qëllim të paragjykojmë askënd e për asgjë.
Ju lutemi, që miratimi i marrëveshjes, duke qenë se bëhet fjalë për një problem jetësor si integriteti i vendit, të mos merret në diskutim, analizë e miratim në seancën e radhës e deri sa të bëhet transparenca e nevojshme me ekspertë publik, duke shmangur edhe çdo pasaktësi të mundshme teknike në përllogaritje.
Shprehim bindjen se edhe shteti grek nuk do të kishte arsye të kërkonte me nxitim nga ne miratimin e një marrëveshjeje për të cilën opinioni i brendshëm te ne është i ndjeshëm” – përfundon deklarata e shoqatës “Labëria”.

Deklarata e ish-kryeministrit grek pas nënshkrimit të paktit
Karamanlis: Marrëveshja, shumë e rëndësishme për Greqinë
Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grekë, që kanë vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së madhe Italiane në 1940 – 1941.
Ne besojmë, se zhvillime të tilla përbëjnë hapa cilësorë përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.
(Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit grek gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin Berisha më 27 prill 2009 në Tiranë)

Ngazëllimi i ish-ministres së Jashtme të Greqisë
Bakojanis: Ishte një arritje strategjike, një sukses
“Marrëveshja që ne nënshkruam me Shqipërinë mbi delimitimin e Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare mes dy vendeve tona, e bazuar në ligjin ndërkombëtar, është një zhvillim veçanërisht domethënës, që pasqyron progresin e bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Ajo është një dëshmi tjetër se aty ku ka vullnet politik, çështjet ekzistuese mes dy vendeve mund të zgjidhen. Kjo ishte një arritje strategjike, sukses të cilin ne duam ta arrijmë me të gjithë fqinjët tanë”. (Reagim përpara vizitës së Karamanlis në Tiranë, në prill 2009)

Deklarimet në Tiranë
Pëllumb Xhufi:
Kjo histori nuk është histori e re. Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog. Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.
Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo Qeveria jonë që i shet, i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?
Arben Puto:
Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje.
Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve. Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion”.
Myslym Pasha
Mesazhi që unë dua të shpreh është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit Shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.
T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar.

Kuvendi të rrëzojë shitjen e vendit!
Përfaqësues nga 72 shoqata në vend, intelektualë e historianë janë mbledhur bashkë në një takim, ku shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjen me Greqinë për ujërat, që pas kalimit në komision pritet të jetë pjesë e seancës plenare në Kuvend.
Pas kërkesave dhe apelit publik, ata kërkojnë sot edhe njëherë të mos miratohet nga Kuvendi kjo marrëveshje, që sipas tyre është e turpshme dhe i grabit vendit tonë një pjesë të mirë të asaj që i takon.
Ata e kanë quajtur skandaloz një pakt të tillë, duke shtuar se për këtë nuk ka pasur fare transparencë, por ka qenë gjithçka e bërë në fshehtësi. Historiani Pëllumb Xhufi, gjatë fjalës së tij ka kërkuar të mos miratohet ajo, që ai e cilëson vijën e turpit.
“Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshëm edhe reagimin e personave përgjegjës, duke kujtuar deklaratën e kreut të diplomacisë, Ilir Meta (por pa i përmendur emrin), pas interesimit të medias për këtë marrëveshje. “Kur pyet ministrin se si do të bëjë me këtë marrëveshje që i kanë lënë në tavolinë, ai thotë: këtë punë e ka Kuvendi, që do të thotë kartonat që do të ngrihen atje”- tha Xhufi. Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re.
Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam. Për historianin Pëllumb Xhufi, shitja e ujërave detare është përsëritje historike e asaj që ndodhi me copat e Shqipërisë në vitet ‘20 të shekullit të kaluar. “Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog.
Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.
Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo qeveria jonë që i shet, që i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?
Përgjigja nuk mund të jetë vetëm një, se fundi i fundit e solli në pushtet, sepse ne e dimë se çfarë qeverish dhe çfarë politikanësh kemi. E ka bërë edhe për para, edhe për gjëra kaq të ulëta”- u shpreh Xhufi.
Xhufi vazhdoi me tej, duke kujtuar një sërë çështjesh, të cilat Greqia ka refuzuar t’u japë një zgjidhje. “Me Greqinë kemi problemin e Ligjit të Luftës, që iu ngrinë pasuritë qytetarëve shqiptarë në bazë të këtij ligji, problemin e madh çam, 200 – 250 mijë çamë që u dëbuan. Kemi problemin e kufijve tokësorë. Greqia nuk njeh kufirin tonë tokësor, sepse Greqia që nga koha kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, madje që në kohën e Zogut nuk ka pranuar t’i njohë këta kufij.”
I ashpër në reagimin e tij ka qenë edhe historiani i mirënjohur shqiptar, Arben Puto, që e quajti të papranueshëm faktin, se një akt i tillë, kaq i rëndë ndodh dhe askush nga qeveria nuk tregohet transparente.
“Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje. Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve.
Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion” – u shpreh z.Puto.
Arben Puto, historian dhe njohës i mirë i së Drejtës Ndërkombëtare, bëri apel për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Pashaj, mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore.
“Nga marrëveshja se ujërat e brendshëm të gjirit të Sarandës janë përfshirë në ujërat territorialë, çka përbën një shkelje, pasi ujërat e brendshëm asnjëherë nuk përfshihen në procesin e ndarjes së kufijve detarë.”- u shpreh ai.
Hartuesi i studimit “Për paktin për ujërat detare mes Shqipërisë dhe Greqisë” Prof. Myslym Pasha thotë se mesazhi që ai do të shprehë është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.
T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj ne të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar,
“Këto janë veprime diplomatike, gjeo-strategjike, gjeo-ekonomike dhe këtë betejë ne e kemi humbur. Sot bëhet fjalë për luftë moderne dhe ka të bëjë me hapësira ekonomike. Historia do ta tregojë më vonë nëse kemi pasur apo jo të drejtë”, tha Pasha.

Dorehiqet shefi i Hartografise ne MM
UPDATE – “Deri nesër në orën 11.00 pres përgjigjen e eprorëve për dorëheqjen time, më pas do flas për mediat, mbi të gjitha arsyet që më shtynë të bëj këtë veprim – tha pak minuta më parë në linjë telefonike për “Shekullin”, shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj
Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. “Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij”, – tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.
Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se “harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston”.
Pritet që akti i nënkolonelit Malaj të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij Instituti.
Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.
Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.
Dy gazetat kryesore në vend Gazeta Shqiptare dhe Shekulli kanë publikuar këto ditë një studim dhe disa harta të kolonel Myslym Pashës, 354.4 km2 është sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë.
Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave u mblodhën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes.
Të hënën paradite Shekulli organizon një seancë dëgjimore të kolonel Pashës, në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, politikës dhe medias. Takimi do të mbahet në orën 10.00 në një nga sallat e konferencave në Hotel Tirana

Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore
LETËR E HAPUR:
1 – Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 2 – Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 3 – Qendrës së Studimeve Albanologjike 4 – Institutit të Historisë 5 – Institutit të Gjeoshkencave 6 – Institutit të Mjedisit 7 – Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë
Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj. Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë kosideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësilloj, përfundimisht të padiskutueshëm. Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë” Antikombëtarë”, “të shitur” dhe se s’kanë bërë gjë tjetër veçse “një trillim primitiv” Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të shqiptarëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, dhe po kaq të turpshme. Po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala e mëvetësisë së Shqipërisë. Studiesit e Institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë “kryengritje” ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeodetë, dhe pas kësaj, t’i përcillnin Ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh. Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar ” interesat e tyre strategjike ” ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur. Ju nuk mund të heshtni për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos. Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijëve nga Komissioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht, shkëpusim prej vetvetes, gjeohapësira të tëra detare. Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos. Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj. Të nderuar shkencëtarë! Ka mbetur, ende, një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftë për t’u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa “demonstratë” për t’i dërguar një apel shkencor, Ligjvënësëve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp, ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t’ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.
Me vlerësim sipëror: Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha

SHËNIM I REDAKTORIT:
* Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian Thano, prof.Pasha shkruan:
I dashur Adrian
Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte “çmenduri” e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje “absurde” sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë! Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane “copyright” timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht “mua” te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.
Përqafime Myslim Pasha (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23835. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23835

Shqetësohemi nga ndërtimet natën të pallateve “Rruga e Kavajës”, Halit Çaushi 12:00
Banorët nuk besojnë se kjo situatë mund të zgjidhet dhe izolojnë shtëpitë e tyre për të mos dëgjuar më zhurmat
Pas zhurmave të shumëllojshme, banorët në disa zonë të kryeqytetit, janë detyruar të marrin vetë masa me qëllim që ky fenomen të mos i shqetësojë. Halit Çaushi banon në “Rrugën e Kavajës” dhe vetëm për të shmangur depërtimin e zhurmave brenda në shtëpinë e tij, i ka veshur dritaret me dopio xham.
Shqetësim për të mbeten zhurmat që krijohen nga makineritë e firmave të ndërtimit, të cilët ndërtojnë pallate pranë banesës së Çaushit. Ato fillojnë punën në orare të pa përshtatshme, duke punuar gjatë gjithë natës.
A ju shqetësojnë zhurmat në lagjen ku banoni?
Unë prej zhurmave e kam veshur apartamentin me dopio xham. Tani nuk i dëgjoj më. Shqetësuese janë zhurmat që krijohen nga ndërtimi i një pallati, pranë tonit. Ata punojnë në orare shumë të këqija, fillojnë punën nga ora 21:00 dhe vazhdojnë gjithë natën deri në mëngjes. Kjo është shqetësuese.
Sa kohë ka që vazhdon ky problem?
U bë gati një muaj që vazhdon kjo histori .
Paralelisht me ankesat e qytetarëve, kanë reaguar dhe njerëz publikë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre për të shmangur nivelin e lartë të ndotjes akustike, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Mero Baze i pyetur për ankesat e qytetarëve për zhurmat shprehet se ky fenomen është përhapur jo vetëm në zonat përreth qendrës, por dhe në periferi të kryeqytetit.
Sipas tij, kjo situatë vjen dhe nga papërgjegjshmëria e policisë si dhe e zyrtarëve lokale që nuk respektojnë ligjin për zhurmat. Për analistin e njohur, kjo situatë dëshmon se “mafia” e lokaleve ka kapur shtetin dhe e dominon atë. Ndotja akustike i ka kaluar kufijtë e Tiranës, dhe është kthyer në një shqetësim në të gjithë territorin e vendit.
Gjahtarët e qetësisë kanë pushtuar Tiranën
“Problemi i ndotjes akustike është një problem që ka tejkaluar kufijtë e Tiranës. Një miku im ka vite që ka “mërguar” nga Tirana në Petrelë në kërkim të natyrës dhe qetësisë. Por një mensatë vere më mori i tmerruar në telefon se një disko përballë shtëpisë së tij në Petrelë po çmendte gjithë zonën. Atij iu desh të linte natën Petrelën dhe të kthehej në Tiranë ku ishte më “qetë”.
Ka një papërgjegjshmëri të policisë dhe zyrtarëve lokalë, që nuk zbatojnë ligjin për këto zhurma. Në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, e ke të pamundur të flesh për shkak të muzikës së lokaleve, në plazhet më të shtrenjta e ke të pamundur të shkosh për shkak të zhurmës së lokaleve, në zonat më të qeta në periferi e ke të pamundur të jetosh se dhe aty kanë zbritur gjahtarët e qetësisë.
Është një situatë që dëshmon se “mafia” e këtyre lokaleve, ka kapur shtetin dhe e dominon atë. Në një vend ku në çdo kilometër të shfaqet një polic, ai zhduket dhe nuk gjendet kurrë, kur ti nuk fle dot natën në shtëpinë tënde prej zhurmës, me të cilin dikush tjetër fiton para. Është një fenomen që e ka kaluar Tiranën, dhe është kthyer në një problem të gjithë territorit. Kontrollin mbi të nuk e ka më shteti, por mafia e lokaleve.
””””””””””’ Skënder Gjyli, “Shallvaret” 13:00
“Gjithë natën dëgjojmë muzikë”
Banorët ankohem jo vetëm për muzikën e lartë të lokaleve, por edhe për zhurmat që krijohen nga lëvizjet e makinave. Skënder Gjyli banon në një apartament tek pallatet “Shallvare” dhe tregon se gjithë natën dëgjon muzikën e lokaleve që ka afër shtëpisë. Ai rrëfen se banorët janë ankuar në Bashki për të zgjidhur problemin e zhurmave, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
A dëgjohen zhurma që ju shqetësojnë në lagjen ku banoni?
Po të themi të drejtën na shqetësojnë. Gjithë natën dëgjojmë muzikën e lokaleve dhe zhurmat e makinave. Jemi ankuar edhe në Bashki dhe s’kanë marrë asnjë masë. Mirë është që te merren masa, sepse nuk mund të vazhdojë gjatë ky shqetësim.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Është Bashkia ajo që duhet të marrë masa për uljen e zhurmave. Të na qetësoje, të flemë të qetë natën, se ditën jemi në punë dhe nuk i ndjejmë shumë.

Adem Nona 13:25 , Rruga “Myslym Shyri”
“Njerëzit duan qetësi”
Edhe ata persona që nuk kanë lokale nate pranë shtëpive të tyre, nuk mund të konsiderohen me fat, pasi shqetësohen nga zhurma të tjera. Zhurmat e makinave jane problemi me i madh për banorët e Rrugës “Myslym Shyri”.
Adem Nona, tregon se përveç makinave shtohen dhe njerëzit që bërtasin rrugës, duke sjellë shqetësime për banorët në orë të ndryshme. Sipas tij, në lokalet që janë për festa të ndryshme duhet të vihet një orar, të paktën deri në orën 00:00 të natës.
A ju shqetësojnë zhurmat?
Patjetër që na shqetësojnë, si zhurma e makinave edhe ato të njerëzve që bërtasin në rrugë. Asnjë nuk i do zhurmat. Njerëzit duan vetëm qetësi, pastërti dhe respekt. Pranë shtëpisë nuk kam lokale, por me vjen keq për ata që banojnë pranë tyre sepse mund të kenë të sëmurë apo edhe fëmijë të vegjël.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Zhurma duhet të evitohet. Në ato lokale ku njerëzit shkojnë të dëfrejnë duhet që të vihet një orar, të paktën deri në orën 00:00. Pastaj të ulet muzika që të mos i prishë qetësinë tjetrit.
””””””””””””””” Roza Kolonja 14:00 , Rruga “Hodo Beg”, pranë “Maternitetit të Ri”
“Na shqetësojnë motorët gjatë natës”
Roza Kolonja banon në rrugën “Hodo Beg” dhe në lagjen e saj banorët shqetësohen nga zhurma e motorëve. Ajo i kërkon policisë që të ndërhyjë e të mos i lejojë të lëvizin me shpejtësi, ose të ndalojë qarkullimin e tyre gjatë natës në qendra të banuara.
A ju shqetësojnë zhurmat?
Zhurmat na shqetësojnë. Më shumë problem kemi zhurmën e motorëve që ecin me shpejtësi të madhe. Do t’i luteshim policisë që të na ndihmojë. Ne nuk jemi ankuar asgjëkund por mendojmë se si ne ka edhe të tjerë që shqetësohen.
Si mendoni se duhet zgjidhur ky problem?
Policia duhet të zgjidhe këtë problem nuk duhet t’i lejojë të qarkullojnë në oraret pas mesnate e deri në mëngjes. Të ecin me atë shpejtësi me atë zhurmën që zgjodhën të madhe edhe te vogël, nuk është normale.
””””””””’ Pali Prifti
Përse nuk i ndalojnë boritë e makinave
Ju shqetësojnë zhurmat urbane?
Sigurisht. Më shumë na shqetësojnë zhurmat e makinave që qarkullojnë nëpër rrugë. Madje edhe shtëpitë private që kemi pranë pallati nuk e di përse e dëgjojnë muzikën me zë të lartë. Janë familjarë dhe dëgjojnë muzikë me zërin në kupë të qiellit.
Cilat orare janë më shqetësueset?
Deri në mbrëmje vonë kjo histori është. Kalojnë shumë makina. Me sa shoh unë janë shoferë të rinj që i bien borisë së makinës kot dhe ngrenë volumin e muzikës në maksimum. Sikur nuk mjafton zhurma e makinës që na luan mendjen. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie ndejnë kur sillen kështu.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Mendoj se kjo ka të bëjë me kulturën, me edukatën e njerëzve. Unë kam qenë jashtë Shqipërisë dhe nuk kam parë të kenë probleme me zhurmat. Madje borisë nuk i bien fare. Nuk e di përse nuk i ndalojnë boritë e makinave. Tani të gjithë dëgjojnë brenda në makinë muzikë me zë të lartë por kjo ka të bëjë me kulturën. Shpresoj që situata do të ndryshojë një ditë

Elendjo Çela “Kongresi i Lushnjes”
Të rinjtë propozojnë që lokalet të ndërtohen aty ku s’ka familjarë
Policia na kërkoi të ulim zërin e muzikës
Ka edhe të rinj që janë klientë të rregullt të lokaleve të natës të cilët gjithashtu mendojnë se muzika e lartë është një problem për komunitetin. Elendjo Çela është një i ri i cili pohon se i pëlqen muzika me volum të lartë. Për “Shekullin” ai tregon se ka pasur raste kur në lokalin ku qëndronte ka ardhur policia dhe u ka kërkuar të ulin volumin e muzikës.
A ju duket shqetësuese muzika e lokaleve të natës?
Po lokalet e natës që ngrenë muzikën në kupë të qiellit janë shqetësuese. Për mendimin tim duhet të ketë vende te caktuara ku mund të lejohen pub-et. Mund të vendosen në një vend ku nuk ka shtëpi apo pallate.
Të paktën nëpër lagje të banuara të mos lejohen të tilla lokale sepse ka njerëz që mund të jenë të sëmurë apo që shqetësohen nga zhurma që bëjnë klientët që frekuentojnë këto lokale. Edhe këta në fund të fundit nuk kanë faj sepse duan të dëfrejnë.
A ka pasur raste kur ka ndërhyrë policia për uljen e muzikës?
Ka pasur raste kur janë ankuar banorët. Edhe unë me miqtë e mi ka kemi ngritur zërin e muzikës ndonjëherë në kupë të qiellit ka ardhur polica dhe na ka kërkuar të ulim zërin e muzikës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23838. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23838

Shqetësohemi nga ndërtimet natën të pallateve “Rruga e Kavajës”, Halit Çaushi 12:00
Banorët nuk besojnë se kjo situatë mund të zgjidhet dhe izolojnë shtëpitë e tyre për të mos dëgjuar më zhurmat
Pas zhurmave të shumëllojshme, banorët në disa zonë të kryeqytetit, janë detyruar të marrin vetë masa me qëllim që ky fenomen të mos i shqetësojë. Halit Çaushi banon në “Rrugën e Kavajës” dhe vetëm për të shmangur depërtimin e zhurmave brenda në shtëpinë e tij, i ka veshur dritaret me dopio xham.
Shqetësim për të mbeten zhurmat që krijohen nga makineritë e firmave të ndërtimit, të cilët ndërtojnë pallate pranë banesës së Çaushit. Ato fillojnë punën në orare të pa përshtatshme, duke punuar gjatë gjithë natës.
A ju shqetësojnë zhurmat në lagjen ku banoni?
Unë prej zhurmave e kam veshur apartamentin me dopio xham. Tani nuk i dëgjoj më. Shqetësuese janë zhurmat që krijohen nga ndërtimi i një pallati, pranë tonit. Ata punojnë në orare shumë të këqija, fillojnë punën nga ora 21:00 dhe vazhdojnë gjithë natën deri në mëngjes. Kjo është shqetësuese.
Sa kohë ka që vazhdon ky problem?
U bë gati një muaj që vazhdon kjo histori .
Paralelisht me ankesat e qytetarëve, kanë reaguar dhe njerëz publikë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre për të shmangur nivelin e lartë të ndotjes akustike, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Mero Baze i pyetur për ankesat e qytetarëve për zhurmat shprehet se ky fenomen është përhapur jo vetëm në zonat përreth qendrës, por dhe në periferi të kryeqytetit.
Sipas tij, kjo situatë vjen dhe nga papërgjegjshmëria e policisë si dhe e zyrtarëve lokale që nuk respektojnë ligjin për zhurmat. Për analistin e njohur, kjo situatë dëshmon se “mafia” e lokaleve ka kapur shtetin dhe e dominon atë. Ndotja akustike i ka kaluar kufijtë e Tiranës, dhe është kthyer në një shqetësim në të gjithë territorin e vendit.
Gjahtarët e qetësisë kanë pushtuar Tiranën
“Problemi i ndotjes akustike është një problem që ka tejkaluar kufijtë e Tiranës. Një miku im ka vite që ka “mërguar” nga Tirana në Petrelë në kërkim të natyrës dhe qetësisë. Por një mensatë vere më mori i tmerruar në telefon se një disko përballë shtëpisë së tij në Petrelë po çmendte gjithë zonën. Atij iu desh të linte natën Petrelën dhe të kthehej në Tiranë ku ishte më “qetë”.
Ka një papërgjegjshmëri të policisë dhe zyrtarëve lokalë, që nuk zbatojnë ligjin për këto zhurma. Në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, e ke të pamundur të flesh për shkak të muzikës së lokaleve, në plazhet më të shtrenjta e ke të pamundur të shkosh për shkak të zhurmës së lokaleve, në zonat më të qeta në periferi e ke të pamundur të jetosh se dhe aty kanë zbritur gjahtarët e qetësisë.
Është një situatë që dëshmon se “mafia” e këtyre lokaleve, ka kapur shtetin dhe e dominon atë. Në një vend ku në çdo kilometër të shfaqet një polic, ai zhduket dhe nuk gjendet kurrë, kur ti nuk fle dot natën në shtëpinë tënde prej zhurmës, me të cilin dikush tjetër fiton para. Është një fenomen që e ka kaluar Tiranën, dhe është kthyer në një problem të gjithë territorit. Kontrollin mbi të nuk e ka më shteti, por mafia e lokaleve.
””””””””””’ Skënder Gjyli, “Shallvaret” 13:00
“Gjithë natën dëgjojmë muzikë”
Banorët ankohem jo vetëm për muzikën e lartë të lokaleve, por edhe për zhurmat që krijohen nga lëvizjet e makinave. Skënder Gjyli banon në një apartament tek pallatet “Shallvare” dhe tregon se gjithë natën dëgjon muzikën e lokaleve që ka afër shtëpisë. Ai rrëfen se banorët janë ankuar në Bashki për të zgjidhur problemin e zhurmave, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
A dëgjohen zhurma që ju shqetësojnë në lagjen ku banoni?
Po të themi të drejtën na shqetësojnë. Gjithë natën dëgjojmë muzikën e lokaleve dhe zhurmat e makinave. Jemi ankuar edhe në Bashki dhe s’kanë marrë asnjë masë. Mirë është që te merren masa, sepse nuk mund të vazhdojë gjatë ky shqetësim.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Është Bashkia ajo që duhet të marrë masa për uljen e zhurmave. Të na qetësoje, të flemë të qetë natën, se ditën jemi në punë dhe nuk i ndjejmë shumë.

Adem Nona 13:25 , Rruga “Myslym Shyri”
“Njerëzit duan qetësi”
Edhe ata persona që nuk kanë lokale nate pranë shtëpive të tyre, nuk mund të konsiderohen me fat, pasi shqetësohen nga zhurma të tjera. Zhurmat e makinave jane problemi me i madh për banorët e Rrugës “Myslym Shyri”.
Adem Nona, tregon se përveç makinave shtohen dhe njerëzit që bërtasin rrugës, duke sjellë shqetësime për banorët në orë të ndryshme. Sipas tij, në lokalet që janë për festa të ndryshme duhet të vihet një orar, të paktën deri në orën 00:00 të natës.
A ju shqetësojnë zhurmat?
Patjetër që na shqetësojnë, si zhurma e makinave edhe ato të njerëzve që bërtasin në rrugë. Asnjë nuk i do zhurmat. Njerëzit duan vetëm qetësi, pastërti dhe respekt. Pranë shtëpisë nuk kam lokale, por me vjen keq për ata që banojnë pranë tyre sepse mund të kenë të sëmurë apo edhe fëmijë të vegjël.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Zhurma duhet të evitohet. Në ato lokale ku njerëzit shkojnë të dëfrejnë duhet që të vihet një orar, të paktën deri në orën 00:00. Pastaj të ulet muzika që të mos i prishë qetësinë tjetrit.
””””””””””””””” Roza Kolonja 14:00 , Rruga “Hodo Beg”, pranë “Maternitetit të Ri”
“Na shqetësojnë motorët gjatë natës”
Roza Kolonja banon në rrugën “Hodo Beg” dhe në lagjen e saj banorët shqetësohen nga zhurma e motorëve. Ajo i kërkon policisë që të ndërhyjë e të mos i lejojë të lëvizin me shpejtësi, ose të ndalojë qarkullimin e tyre gjatë natës në qendra të banuara.
A ju shqetësojnë zhurmat?
Zhurmat na shqetësojnë. Më shumë problem kemi zhurmën e motorëve që ecin me shpejtësi të madhe. Do t’i luteshim policisë që të na ndihmojë. Ne nuk jemi ankuar asgjëkund por mendojmë se si ne ka edhe të tjerë që shqetësohen.
Si mendoni se duhet zgjidhur ky problem?
Policia duhet të zgjidhe këtë problem nuk duhet t’i lejojë të qarkullojnë në oraret pas mesnate e deri në mëngjes. Të ecin me atë shpejtësi me atë zhurmën që zgjodhën të madhe edhe te vogël, nuk është normale.
””””””””’ Pali Prifti
Përse nuk i ndalojnë boritë e makinave
Ju shqetësojnë zhurmat urbane?
Sigurisht. Më shumë na shqetësojnë zhurmat e makinave që qarkullojnë nëpër rrugë. Madje edhe shtëpitë private që kemi pranë pallati nuk e di përse e dëgjojnë muzikën me zë të lartë. Janë familjarë dhe dëgjojnë muzikë me zërin në kupë të qiellit.
Cilat orare janë më shqetësueset?
Deri në mbrëmje vonë kjo histori është. Kalojnë shumë makina. Me sa shoh unë janë shoferë të rinj që i bien borisë së makinës kot dhe ngrenë volumin e muzikës në maksimum. Sikur nuk mjafton zhurma e makinës që na luan mendjen. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie ndejnë kur sillen kështu.
Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
Mendoj se kjo ka të bëjë me kulturën, me edukatën e njerëzve. Unë kam qenë jashtë Shqipërisë dhe nuk kam parë të kenë probleme me zhurmat. Madje borisë nuk i bien fare. Nuk e di përse nuk i ndalojnë boritë e makinave. Tani të gjithë dëgjojnë brenda në makinë muzikë me zë të lartë por kjo ka të bëjë me kulturën. Shpresoj që situata do të ndryshojë një ditë

Elendjo Çela “Kongresi i Lushnjes”
Të rinjtë propozojnë që lokalet të ndërtohen aty ku s’ka familjarë
Policia na kërkoi të ulim zërin e muzikës
Ka edhe të rinj që janë klientë të rregullt të lokaleve të natës të cilët gjithashtu mendojnë se muzika e lartë është një problem për komunitetin. Elendjo Çela është një i ri i cili pohon se i pëlqen muzika me volum të lartë. Për “Shekullin” ai tregon se ka pasur raste kur në lokalin ku qëndronte ka ardhur policia dhe u ka kërkuar të ulin volumin e muzikës.
A ju duket shqetësuese muzika e lokaleve të natës?
Po lokalet e natës që ngrenë muzikën në kupë të qiellit janë shqetësuese. Për mendimin tim duhet të ketë vende te caktuara ku mund të lejohen pub-et. Mund të vendosen në një vend ku nuk ka shtëpi apo pallate.
Të paktën nëpër lagje të banuara të mos lejohen të tilla lokale sepse ka njerëz që mund të jenë të sëmurë apo që shqetësohen nga zhurma që bëjnë klientët që frekuentojnë këto lokale. Edhe këta në fund të fundit nuk kanë faj sepse duan të dëfrejnë.
A ka pasur raste kur ka ndërhyrë policia për uljen e muzikës?
Ka pasur raste kur janë ankuar banorët. Edhe unë me miqtë e mi ka kemi ngritur zërin e muzikës ndonjëherë në kupë të qiellit ka ardhur polica dhe na ka kërkuar të ulim zërin e muzikës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23838. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23838

Zëdhënësi i ambasadës së SHBA, Bix Aliu: Gjaknxehtësia, tipari im prej shqiptari Diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan. Jeta e një zëdhënësi të ambasadës në rrugët e Shqipërisë dhe dashuria me Norën.
Babai i dy fëmijëve, tregon përshtypjet e qëndrimit të më shumë se një viti në këtë vend. Politika, politikanët dhe bujaria e këtij populli
Bix Aliu, jeta e një diplomati jashtë mureve të Ambasadës.
Nuk është e lehtë të kalosh muret e Ambasadës Amerikane në Tiranë, qoftë edhe për një intervistë. Rregullat janë rregulla. Pas një sërë procedurash, jemi në zyrën e Bix Aliut, shefit të zyrës së marrëdhënieve me publikun në Ambasadën Amerikane.
Ajo që e bën të veçantë Aliun është se ai është shqiptari i parë që punon në Departamentin Amerikan të Shtetit. Me një aksent të dallueshëm të anglishtes na përshëndet shqip.
U bënë më shumë se një vit që Bixi jeton në Tiranë, së bashku me familjen e tij, ndërsa vetëm pak ditë më vonë, ai do të lërë Shqipërinë për t’u vendosur me punë në Uashington. Ka shijuar bukurinë shqiptare, duke bërë udhëtime të shumta në të gjithë Shqipërinë, ka njohur njerëz të rëndësishëm e të thjeshtë, në fund nxjerr një konkluzion, që Shqipëria është bujare.
Në këtë intervistë, jashtë formatit zyrtar, Aliu na flet për veten, mënyrën e jetesës, historinë e dashurisë me bashkëshorten, të lindur 22 vjet më parë dhe për profesionin e mjekut.
Cila ishte gjëja e parë që menduat kur u zgjuat në mëngjes?
Unë e kam zakon që të futem në internet sapo të zgjohem dhe të shoh se çfarë bëhet në botë. Dhe gjëja e parë që kam menduar është se si do të jetë koha në Shqipëri, në Tiranë. Kjo më vjen ndoshta nga fakti që s’kam shumë që jam kthyer nga një udhëtim në Çikago dhe atje ishte shumë ftohtë.
Duhet të keni një supervalixhe me vete… Nuk e di, sepse disa thonë që kam shumë, disa pak. Për mua një valixhe mesatare është normale.
Me kë e pini kafen e mëngjesit?
Në mëngjes çohem dhe përgatis fëmijët për në shkollë. Iu përgatis mëngjesin dhe i përcjell. Kafen nuk e pi, por pi shumë kola.
Kush i ndihmon më shumë fëmijët për detyrat e shtëpisë, ju apo bashkëshortja?
Unë, por edhe Nora, bashkëshortja ime. Me djalin kaloj më shumë kohë. Flasim për çfarë ndikimi ka ajo tema e ditës që ai ka marrë në shkollë, lidhur edhe me situata reale që ndodhin.
Je më shumë i lidhur me djalin apo me vajzën?
Me të dy. Nuk bëj dallime. Të dy kanë të veçantat edhe personalitetet e tyre të ndryshme. Djali është më i qetë, më analitik. E ka perfeksionuar mirë gjuhën dhe nuk e ka problem. Është njohur me shumë miq të moshës së vet dhe i pëlqen Shqipëria. Vajza është shumë impulsive, si babi i vet (qesh).
Sa për qind të kohës suaj e zë familja?
Patjetër, që bëj një ndarje. Familja vjen para gjithçkaje. Nëse është e nevojshme të shkoj në shkollë për të takuar mësuesit, apo ka ndonjë ftesë shkolle, ku janë të ftuar edhe prindërit, Departamenti i Shtetit na e jep mundësinë që të marrim orë nga puna dhe të shkojmë në të tilla angazhime. Kaloj goxha kohë me ta dhe sidomos në këtë moment, që janë të vegjël e që u duhet prania e prindërve. Jam aty sa të mundem.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri keni mundur të udhëtoni dhe të vizitoni zonat turistike?
Po, kam udhëtuar dhe më vjen keq që nuk kam parë më shumë, pasi edhe koha nuk më ka premtuar. Mund të them se bukuritë natyrore të Shqipërisë janë ndër më të bukurat që kam parë ndonjëherë. Kam dëshirë të shkoj në Theth, sepse më kanë folur shumë mirë për atë vend. Por edhe Tirana më pëlqen shumë. Por, më shumë më pëlqejnë njerëzit.
Si do t’ia përshkruanit me pak fjalë këtë vend një të huaji?
Një vend bujar. Një vend që të do pa interes. Mikpritës. Çdo herë që pyet, apo kërkon ndihmë dhe të duhet diçka rrugës, janë të gatshëm të të ofrojnë për gjithçka. Më bën përshtypje edhe rinia shqiptare. I ka hedhur komplekset e së shkuarës.
Janë të barabartë dhe i tejkalojnë moshatarët e tyre evropianë. Me gjuhë, me dituri, me pamje.
Si e ndien veten një shqiptaro-amerikan që i shërben amerikanëve në Shqipëri?
Kam gati 12 vjet që punoj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si diplomati i parë shqiptaro-amerikan. Kënaqësinë dhe mundin më të madh që kam ndier këtu në Shqipëri nuk e kam ndier gjëkundi.
Kam pasur edhe raste të tjera të punoj për shqiptarët: gjatë çështjes së Rambujesë kam qenë i inkuadruar me sekretaren e shtetit, duke punuar për Kosovën. Pastaj kam pasur një specifikë të veçantë në Departamentin e Shtetit për çështjet ballkanike.
Mirëpo, të jetosh dhe të punosh në Shqipëri dhe të formosh një rreth miqsh, ka qenë një kënaqësi që nuk mund ta harroj kurrë. Jam shumë i kënaqur. Kam pasur nderin që të punoj për zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Keni më shumë se një vit që jeni vendosur në Tiranë së bashku me familjen tuaj. Edhe sa do të qëndroni?
Do të iki tani. Një detyrë e re më bën të kthehem në Uashington, një sfidë e re. Por që sigurisht, do të vazhdoj të kem lidhje pune me Shqipërinë.
Pas gjithë gjërave të bukura të Shqipërisë, a ka diçka që ta vret syrin kur zbret shkallët e shtëpisë dhe gjatë rrugës për në punë?
Mund të them se ajo që vërej, është se kujdesi për mjedisin nuk është në nivelin e duhur. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo, sepse Shqipëria është shumë e bukur. Dhe shqiptarët e kanë për vete, nuk e kanë për askënd tjetër.
Kështu që duhet të respektojnë veten e tyre. Mos t’i hedhin mbeturinat vend e pa vend, por të vendosen atje ku duhet. Zhvillimi demokratik zhvillon te njeriu ndjenjën e detyrës civile, të përgjegjësisë, në çdo aspekt, jo vetëm në politikë apo në sistemin shëndetësor. Njeriu, si qenie e gjallë, duhet të jetë në atë shkallë sa të kuptojë që ka përgjegjësi për çdo gjë që bën.
Për shembull, ne mund të themi që polici nuk ka pse të vendosë gjobë, por duhet ta shohim edhe nga ana jonë, se përse ne e krijojmë situatën që të marrim gjobë. Shohim anën tjetër, kur polici nuk të jep gjobë. Polici ka për detyrë të bëjë punën e vet dhe qytetari ta respektojë atë.
Çdo njeri duhet të bëjë punën e vet, ashtu sikurse nxënësi duhet të mësojë. Çdo nivel shoqëror duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo mungon. Jo në masë të shumtë, mirëpo vihet re që mungon. Me marrjen e përgjegjësisë për çdo gjë dhe me zhvillimin e shoqërisë civile do të arrihet edhe kjo gjë.
Ju jeni punonjës i Departamentit të Shtetit Amerikan. Njiheshit si shqiptar gjatë punës në SHBA?
Po, patjetër, unë krenohem me këtë. Për herë të parë kam qenë në Shqipëri në vitin 2000 me zonjën Madlen Olbrajt. Isha pjesë e stafit special të Sekretares së Shtetit. Edhe pse nuk ishte siç është sot, por edhe në atë kohë Shqipëria kishte një sharm të vetin, e përsëri populli ishte bujar.
Duke pasur gjak shqiptari, çfarë tiparesh karakteristike ke nga Shqipëria, që ndoshta jua ka vënë në dukje dikush?
(Qesh) Jam gjaknxehtë dhe e kam pak zërin e lartë. Unë krenohem me faktin që pjesë e imja është edhe kultura e tradita shqiptare. Pastaj jam edhe poliglot, kjo është një veti e veçantë mendoj unë e shqiptarëve. Mburrem me atë që njeh një gjuhë që e flet pak. Shumë shpesh u them njerëzve se unë baba kam Amerikën dhe nënë Shqipërinë.
Bashkëshortja juaj, gjithashtu është shqiptare nga Maqedonia. Jeni lindur dhe shkolluar në Çikago. Si u takuat me Norën?
Pata filluar studimet në Universitetin e Çikagos për Mjekësi. Patëm një mundësi këmbimi studimor në Kosovë për një vit. Ata kishin një program ndërkombëtar universitar. Ndër ta ishte edhe Kosova, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.
Isha shumë kurioz, doja të mësoja gjuhën dhe të shihja se si ishte. Erdha në Kosovë dhe shumë shpejt u njoha me Norën. Në atë moment zgjodha ta mbaroja fakultetin në Kosovë dhe Nora ishte shkaku (qesh).
Je i lumtur që ke një vajzë shqiptare përkrah?
Unë jam i lumtur që kam Norën përkrah. Le të ishte Nora italiane, gjermane, amerikane. Ma merr mendja se do të takoheshim.
Ajo që e bën atë më shumë shqiptare, besoj se përpos pozitës, punës, arsimimit, Nora kujdeset për fëmijët e saj para gjithçkaje. Pra, është tamam nënë shqiptare. Deri më tani ajo ka punuar në Ambasadë si koordinatore për punonjësit e rinj amerikanë.
I keni bërë ndonjë surprizë të “çmendur” bashkëshortes suaj gjatë qëndrimit në Kosovë, por edhe më vonë?
Mundohemi në çdo aspekt të marrëdhënieve tona të mos harrojmë anën e romantikes. Është interesante se unë dhe Nora jemi rritur të dy. Jemi bashkë që prej 1987-s. I thonë 22 vjet, kështu që nuk ka gjë që nuk e kemi kaluar bashkë.
Së bashku përballojmë sfidat, qajmë, qeshim. Është një marrëdhënie shumë interesante. E kam shoqe dhe ajo më ka shok të ngushtë, jemi partnerë dhe jemi prindër. Ajo që më ka lënë mbresa, është se kemi udhëtuar shumë edhe si turistë.
Por, Nora ka shumë frikë nga kafshët. Një vit që ishim për pushime verore në Hauaj, mendova t’i bëja një surprizë dhe pagova që ajo të futej në një pishinë me delfinët dhe të notonte. Unë mendova se po bëja diçka interesante dhe romantike, por ajo u frikësua shumë, shumë. Megjithatë, në fund, për të më bërë qejfin, e kapi delfinin dhe e puthi.
E keni ushtruar ndonjëherë profesionin tuaj të mjekut?
Po, kam punuar në UNICEF për një kohë, kisha disa projekte në Shkup për vaksinimin e fëmijëve.
Duke qenë në këtë pozicion, në Shqipëri për të marrë një vizë apo për të bërë një dokument i bien shkurt, kanë një mik në një institucion dhe ia mbaron ai punën.
Ka ndodhur me ju që t’ju këtë kërkuar dikush ndërhyrje për të marrë një vizë?
(Qesh) Më ka ndodhur të më pyesin, për shembull. Dua të shkoj në Amerikë të takoj motrën se martohet, si t’ia bëj?
Dhe unë i kam thënë – “e ke plotësuar formularin?” – dhe kaq. Ndihma ime shkon deri te dhënia e informacionit, pastaj ka procedura të tjera. Ndërsa, për sa i përket dhënies së lekëve në këmbim të nderit jo, as që bëhet fjalë, pastaj do quhej krim.
Dalim në një temë tjetër. Jeni shtetas amerikan dhe normalisht keni votuar. Për cilët ka qenë vota juaj, për demokratët apo për republikanët?
Nuk është me rëndësi. E rëndësishme është që kam marrë pjesë në votim dhe e kam shprehur mendimin tim. Ne si diplomatë jemi apolitikë. Nuk kemi prapavija politike. Jam shumë i lumtur që u zgjodh ai njeri, për të cilin ka votuar shumica.
Çfarë mendimi keni për politikën dhe veçanërisht për politikanët shqiptarë?
Le ta lëmë ta vlerësojë populli. Do të doja t’ia lija në dorë atyre si qytetarë të Shqipërisë. Do të doja që këtë përgjegjësi ta mbante populli si qytetar i Shqipërisë dhe qytetar i përgjegjshëm global dhe të zhvillojnë qenien demokratike e të marrin pjesë në shoqërinë civile demokratike.
Si ju duket vendimi i Partisë Socialiste për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit dhe bojkotimi i Parlamentit?
Nuk është më rëndësi se çfarë mendoj unë për këtë, por është me rëndësi çfarë mendon populli. Sido që të zhvillohet kjo çështje? Shoqëria civile çfarë bën për këtë? Qeveria si e shpjegon, opozita gjithashtu? Të gjitha këto çështje duhet të mblidhen dhe çdo individ duhet të marrë një vendim për të.
Motoja e kësaj qeverie ishte lufta kundër korrupsionit. Si mendoni ju, ka arritur ta luftojë vërtet dhe a është Shqipëria një hap larg Evropës, ashtu siç komentohet nga politika? Unë mendoj se Shqipëria është afër Evropës, por dua të them se ka edhe shumë hapa për të bërë. Por, duhet të kuptojmë se nuk mbaron gjithçka me mbërritjen diku.
Në Amerikë ne ende jemi duke punuar. Korrupsion ka, por i kemi institucionet në vend, institucione këto që ndihmojnë në ndërprerjen e korrupsionit. Duhet ende punë në Shqipëri që këto institucione të zhvillohen e të forcohen dhe që të kemi me të vërtetë institucione të pavarura që mund të kryejnë punën e tyre.
Emri Bix
“Bix është një saksofonist nga një shëtitë në Amerikë. Mamaja e ka pëlqyer shumë atë dhe më ka vendosur emrin Bix. Ndërsa mbiemri Aliu, puro shqiptar”. Ky është shpagimi për emrin e tij të veçantë i zëdhënësit të përgjithshëm të Ambasadës Amerikanë në Tiranë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23832. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23832
Top