Morella

Edgar Allen Poe

nga Kamomila

Vetë, me veten tënde, i vetmuar, përjetë një i vetëm dhe tek.
PLATONI: SYMPOS

E vlerësoja me një ndjenjë ngrohtësisht të thellë dhe tepër të veçantë, miken time Morella. I gjëndur rastësisht në shoqërinë ku ajo përkiste shumë vjet të shkuara, që në takimin e parë, ndjeva shpirtin të më digjej nga njëlloj flake që nuk e kisha njohur kurrë më parë; por nuk ishin flakë Erosi ato dhe më torturonte brënda meje mendimi që unë në një mënyrë apo në një tjetër duhet të përcaktoja kuptimin e tyre të zakonshëm apo të kthjelloja zjarrin e vagullt që ato më sillnin. Ne u takuam dhe fati na çoi të dyve drejt altarit, por unë kurrë ndonjëherë nuk i fola për pasion dhe as për dashuri. Ajo gjithsesi, u largua nga shoqëria e saj dhe qoftë edhe ky përkushtimi i saj për të qëndruar vetëm për vetëm me mua, më mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje; një lumturi deri në ëndërrim.

Njohuritë e Morellës mbi botën, ishin tepër të thella. Sipas gjithë dijeve të mija, talenti i saj i kalonte kufinjtë e normales dhe mëndja e saj kishte një fuqi tepër të madhe. E ndjeja ketë dhe në shumë gjëra, bëhesha nxënësi i saj. Shpejt mora vesh që ndoshta për shkak të edukimit të saj në Presburg, ajo kishte njohur përpara meje një numur të madh të atyre shkrimeve mistike të cilat zakonisht janë konsideruar vetëm mbeturina të letërsise së herëshme Gjermane. Ato, për ca arësye që unë nuk mund ti imagjinoja, ishin të preferuarat e saj – dhe me kalimin e kohës ato u bënë po ashtu edhe për mua,- dhe studimi i vazhdueshëm i tyre duhet ti atribuohet ndikimit të thjeshtë por të efektshëm, të forcës së zakonit dhe shëmbëlltyrës.
Nëse nuk gabohem, arësyeja ime, kishte shumë pak të bënte me të gjithë ketë. Bindjet e mija,- me sa mbaj mënd unë,- asnjëherë nuk ishin bazuar mbi gjëra ideale, dhe as që kishin pasur ndonjë pigment misticizmi ,i cili u lexua më vonë, vetëm në qofsha i gabuar në atë çka besoja apo në atë çka mendoja atëherë. I bindur për ketë, unë e braktisa thellësisht pa kushte veten në duart e gruas time, dhe u futa me një zemër të dlirë në labirinthet e studimeve të saj. Dhe pastaj- pastaj, ndërsa derdhesha përmbi faqet e ndaluara, ndjeja një shpirt të ndaluar që ndizej brënda meje- Morella vinte atëherë dorën e saj të ftohtë mbi timen, dhe ndriçonte me një zë të fikur,- nga hiri i një filozofie të vdekur- disa fjalë të veçanta, kuptimi i çuditshëm i të cilave i bënte të flakëronin përmbi kujtesën time. Pastaj, për orë të tëra, qëndroja si i humbur përkrah saj, dhe vegjetoja nën tingujt jetësorë të muzikalitetit të zërit të saj, derisa në vazhdimësi melodia e tij fillonte ndërthurej me nota tmerri, dhe një hije gradualisht zbriste mbi shpirtin tim, e unë zbehesha e zbehesha, dhe fërgëlloja brënda meje nën këto tinguj kaq jotokësorë. Pastaj, tingujt jetësorë në zërin e saj, shuheshin papritur nën dridhjet e tmerrit, dhe gjëja më e bukur kthehej në atë më të neveritëshmen, ashtu si Hinnon kthehet në Ge-Henna.
Është e panevojshme të theksoj karakterin e saktë të këtyre analizave të cilat, -në fakt ishin shumë më voluminoze nga çkam treguar unë,- përbënin, për një kohë të gjatë, pothuajse të vetmin bashkëbisedim mes meje dhe Morellës. Të mësuara në atë që emërtohet moral theologjik ato do dukeshin lehtësisht te përtypëshme për mëndjen por nëse do ishe i pamësuar me të, sido që ta ktheje, të gjitha pikat e diskutimit, do të dukeshin shumë pak të kuptueshme.
Pantheismi i egër i Fichte; Paliggenedia e modifikuar e Pitagorianëve; dhe mbi të gjitha, doktrina e Identitetit e inkurajuar me forcë nga Shchelling, ishin kryesisht pikat e diskutimit që i referoheshin gjëse më të bukur të Morellës imagjinative.Ketë identitet i cili është emërtuar personal, Z. Locke,- më duket,- e përkufizon si diçka që konsiston në gjykimin e shëndoshë të qënies njerëzore. Dhe përderisa me njeri ne nënkuptojmë një thelb inteligjent që arsyeton, dhe përderisa ekziston një ndërgjegje që shoqëron mendimin, është pikërisht kjo që na bën të jemi ajo që ne e quajmë vetja jonë, dhe në të njëjtën kohë na dallon ne nga format e tjera të qënieve që mendojnë, dhe na jep indentitetin personal. Por principi i të qënit i veçantë, nocioni i këtij identiteti që pas vdekjes është ose nuk është i humbur përgjithnjë, përbënte për mua në atë kohë, objektin e një interesi tepër të fortë; tashmë jo dhe aq për natyrën përpëlitëse dhe ngacmuese të pasojave të tij, se sa për nga mënyra e spikatur dhe emocionale me të cilën Morella e përmëndëte atë.

Por ja erdhi një kohë kur misteri i gruas time më përfshiu të tërin si të ishte një formulë magjike. Unë fillova të mos i duroja dot më prekjet e gishtërinjve të saj të hollë e të zbehtë, as tonin e ulët dhe muzikalitetin e të folurës, dhe as shkëlqimin e syve të saj melankolikë. Dhe ajo i dinte të gjitha këto, dhe asnjë kundërshtim nuk shprehte; dukej sikur dobësia dhe budallallëku im ishin gjëra të pritëshme dhe të njohura që më parë nga ajo dhe duke buzëqeshur e quante të gjithë këtë thjesht fat. Ajo dukej gjithashtu e vetëdijëshme për shkakun ,- për mua krejt të panjohur-, të tjetërsimit gradual të vëmëndjes time; por asnjëherë nuk dha ndonjë arësye për ketë apo për natyrën e asaj që po ndodhte. Nga ana tjetër ishte ajo grua e cila tretej ditë pas dite. Në momentet kur e kuqja e faqeve të saj thellohej dhe venat në ballë i bëheshin gjithnjë e më blu; përnjëherë qënia ime shkrihej në keqardhje dhe kur pas atij momenti kapja vështrimin e syve të saj të menduar, shpirti më dhimbte dhe më trazohej, me trazimin e atij që hedh vështrimin poshtë në humnera të pamata.
Mund të them vallë që në ato momente unë dëshiroja thellësisht me një dëshire të zellshme dhe gërryese momentin e mbarimit të Morellës? Po, e dëshiroja; por shpirti i brishtë, rezistonte dhe i ngjitej mureve prej balte të godinës së tij, për ditë, javë dhe muaj të pafund të lodhshëm, derisa nervat e mija të torturuara arrinin të sundonin mbi llogjikën time, zemërimi rritej brënda meje për shkak të vonesës, dhe me zemrën e një shpirti të keq , mallkoja ditët , orët dhe momentet e hidhura që dukeshin sikur zgjateshin dhe zgjateshin pa fund, ndërkohë që jeta e saj delikate shuhej, si hijet që vdesin në fund të ditës.
Por një mëngjes vjështë, kur erërat akoma flinin në shtretërit e tyre qiellore , Morella më thirri të qëndroja pranë saj. Një mjegull e dendur e mbështillte tokën, një shkëlqim i ngrohtë shtrihej mbi ujrat dhe një ylber që nga kupa qiellore i dorëzohej gjetheve të dëndura të vjeshtës në pyll.
Është dita e ditëve, me tha, ndërsa unë i afrohesha; nje ditë e të gjitha ditëve, të jetës apo të vdekjes qofshin. Është një ditë e këndëshme për bijtë e tokës dhe jetës ah, por po aq e këndëshme për bijat e qiellit dhe vdekjes!
Unë e putha në ballë dhe ajo vazhdoi:
Unë po vdes, por akoma do rroj.
Morella!
Ditë që ti të me kesh dashur, nuk ka pasur,por atë që ke neveritur gjatë jetës tënde, në vdekje ke për ta adhuruar.
Morella!
Ja po ta them përsëri që jam duke vdekur. Por brënda meje pengu i dashurise time është ngjizur – oh sa e vogel!- dhe ajo ndjen për mua, Morrella. Dhe kur shpirti im të niset fëmija do jetojë fëmija yt dhe i imi, i Morellës. Por ditët e tua do jenë ditët e dhimbjes- Një dhimbje më e gjata ndër ndjenjat siç është qiparisi më i forti ndër drurët. Për ty orët e lumturisë kanë mbaruar dhe gëzimi nuk këputet dy herë në jetë, ashtu si trëndafilat e tempujve në Paestum që mblidhen dy herë në vit. Kjo nuk do zgjasë dhe pastaj, ti nuk do luash më Tenianin por duke lënë mënjanë manjolat dhe hardhitë, ti do mbështjellësh qefinin në kokë, siç bëjnë myslimanët në Mekë.
Morella! klitha, Morella! Si mund të parathuash të tilla gjëra? Por ajo ktheu k
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2619