Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Rrëfimi: Matura 79 e Vlorës, një takim pas 30 vjetësh HISTORI NJERËZORE / Të rigjesh shokët e shkollës. Matura ‘79 e Mekanikës në ish-Shkollën Industriale të Vlorës, “rigjen veten”. RRËFIMET DHE EMOCIONET E DY IDEATORËVE
Ka momente të veçanta në jetë, kur ke ndjesinë që duhet të gjesh një mënyrë për t’i “afruar” sadopak, vitet që ikin. Me sa duket, këtë kishte parasysh edhe Gjon Nezha nga Laçi, kur në një nga ditët e gushtit të vitit 2009, iu kthye kujtimeve dhe shënimeve të veta të para 30 viteve, kur ishte maturant i shkollës së mesme industriale në Vlorë. “Nuk të bën zemra t’ia lesh kujtimet fatit. Ai shpesh i mbulon ato me mjergull dhe harresë”, – thotë Ndoc Logu, bashkë-maturant i Gjonit në vitin e largët 1979, – duke shtuar: “Kujtimet janë për gjithsecilin nga ne, jo vetëm me vlerë, por edhe të përmallshme, deri në përlotje”. Dëshira për t’iu kthyer albumit të fotografive dhe kujtimeve, ka brenda edhe kuriozitetin për të ditur për jetën e punën, familjen e fatin e ish shokëve të para 30 vjetëve. Cili mund të ketë qenë fati i tyre? Kurioziteti i Gjon Nezhës, ia ngacmoi edhe më shumë ndjenjat rinore për t’iu bërë një apel ish shokëve dhe shoqeve të shkollës së asaj mature të vitit 1979.
“E bëri Gjoni, sepse ai është i shkathët nga natyra, inteligjent dhe i efektshëm në veprime, – tregon Ndoci. Po si u bë e mundur të ritakoheshin? Ndoci tregon: “Në konviktin e shkollës së mesme industriale të Vlorës, ishte në atë kohë edhe një gjimnazist i Vlorës, emri i të cilit sot është shumë i njohur. Quhej Koço Kokëdhima. Ishte bashkë me ne, ndaj e ndiente veten sa gjimnazist, po aq edhe pjesëtar të kësaj mature”. Ndoci është i emocionuar: “Sot, ish-konviktori dhe shoku ynë, Koço, është biznesmen. Dhe ai na ndihmoi shumë në idenë tonë. Na botoi për më shumë se 29 ditë rresht në dy gazetat e tij njoftimin dhe listën e klasës IV – A mekanike të shkollës industriale në Vlorë. Në këtë njoftim shkruhej data, dita, ora dhe vendi i takimit të kësaj mature”. Më pas, gjithçka ka qenë më e lehtë. Ndoci na rrëfen për “Shekulli 2″ se brenda pak ditëve fillojnë telefonatat në numrat e telefonit që ishin shënuar në këtë njoftim. “Telefonatat vinin parreshtur nga brenda vendit dhe nga shtete të ndryshme të Evropës, ku jeta kishte shpërndarë shokët e maturës. Ato telefonata çdo ditë e më shumë më shtonin mallin dhe emocionet – shton Gjoni. Edhe ai ia dedikon takimin e rrallë, shokut të konviktit, Koços. “Nuk i kurseu as shpenzimet, për ta realizuar këtë ëndërr tonën. Ka një shprehje që thotë: “paraja e madhe të bjerr shpirtin”, por jo në të gjitha rastet qenka e vërtetë…”
*** Ditët kalonin dhe 19 shtatori erdhi shpejt. Bisedat telefonike nga tërë anët e vendit dhe nga jashtë shtetit me ideatorin e këtij takimi Gjonin, e kishin shtuar akoma më shumë padurimin për të parë pas 30 vjetësh ish-shokët dhe shoqet e maturës. Drejtori i sotëm i shkollës, Kastriot Cacaj, i informuar nga njoftimi në gazetë për këtë takim kishte marrë masat që ish – maturantët e para 30 vjetëve të gjenin ambjentet e shkollës dhe të konviktit të hapura dhe me personel në pritje. Për këtë mori falenderime të përzemërta nga ish – maturantët. “Dita e 19 shtatorit ishte një ditë plot diell. Te porta e shkollës vinin njëri pas tjetrit ish maturantët, disa nga të cilët edhe me familje, por tashmë të rritur e të burrëruar, disa më të spikatur dhe intelektualë të dëgjuar, disa të tjerë biznesmenë, të tjerët punëtorë të nderuar, familjarë të mirë dhe prindër të shkëlqyer,” – thotë i emocionuar Ndoc Logu. Gjoni shton: “Disa ishin me flokë të bardha si bora, disa të tjerë edhe pa flokë fare. E veçantë ishte edhe ardhja në këtë takim i një maturanti të atij viti, por të një klase tjetër. Shpirti nuk e kishte lënë të rrinte në shtëpi, donte të ishte pjesë e këtij përjetimi të madh. Së bashku me familjen u bë pjesë e këtij takimi. Ishte Rakip Llojku nga Prrenjasi. E falenderuam të gjithë.”
30 vitet e kaluara, kishin bërë punën e vet për cilindo. Por, nga vlera shpirtërore veçse ishin pasuruar, ishin bërë shumë njerëzorë. Kjo u pa nga takimet, përqafimet deri në përlotje malli. Shumë prej tyre edhe nuk arrinin ta njihnin njëri – tjetrin. “Po ti cili je!?” – Ishte pyetja. “Po…, po…, po ku ndodhesh? Familjen? Fëmijët? Jeta si të ka ecur?” – e kështu me radhë. “Bëhet rreshtimi në oborrin e shkollës, vajzat përpara e djemtë pas, – tregon Gjoni – secili në vendin e vet si para 30 vitesh. Sipas rregullit të dikurshëm hynë në klasë. Ish nën drejtori i shkollës, Astrit Isaraj, i ftuar në këtë takim, kishte ardhur me gjithë bashkëshorten e tij, Violetën. Bëri apelin e këtij takimi emocionues: Adriatik Bocaj (gjyqtar në Lezhë), Agim Gjashi (Tiranë), Artur Beco (ing. Fier), Afrim Gjetani (biznesmen Mamurras), Besim Sula (ing. Ulëz), Bujar Cevani (Tiranë), Bujar Lisi (tregtar Kurbin), Dilaver Meria ( biznesmen në Londër), Dari Begaj (mungon), Fejzie Merkaj (Vlorë), Gëzim Hani (mungon), Gjon Nezha (Laç), Isuf Saliu (Durrës), Isuf Dalliu (Tiranë), Isuf Pallaqi (Greqi, mungon), Lumturi Guzi (mungon), Nadire Karaj (Burrel), Ismet Karaj (Prrenjas), Mude Mamiu (mungon), Martine Prenga (Laç), Mrika Gjini (Tiranë), Pëllumb Gjoni (Mamurras), Qerim Sanga (Sanxhak), Qirajko Qakalli (Greqi), Petrit Demiri (drejtor ndërrmarjeje në Burrel), Ramadan Salko (biznesmen në Itali), Shyqyri Boja (menaxher auto – servisi në Fier), Roland Bimo (biznesmen Vlorë), Tom Luca (Francë), Rustem Beshku (Durrës), Maliq Saja (Borizanë), Xhevahir Bajrami (Vlorë),
“Po të tjerët…?” Heeee! Cub Tuga i ndarë nga jeta. Fatbardha Ferati edhe kjo e ndarë nga jeta. Viktor Hoxha dhe ky nuk jeton më. Ish nën drejtori i shkollës së para 30 viteve veçoi edhe dy lajme të tjera të dhimbshme për ish drejtorin e shkollës Dhori Strati dhe ish kujdestarin e konviktit Miltjadh Dalla. Kishin kohë që ishin ndarë nga jeta. “Më e dhimbshmja ishte ajo që na ndodhi me mësuesen kujdestare, Dritën. Në datën 23 gusht konfirmoi në telefon ardhjen në takim. Ishte e ftuara jonë e nderit. Por, ajo ndërroi jetë 14 ditë përpara takimit, – thotë Ndoci i përlotur. Pas përfundimit të apelit të klasës, të gjithë pjesëmarrësit qëndruan në heshtje për ata që nuk jetonin më. Të 29 maturantët vijuan shëtitjen në Vlorë, ku kishin kaluar 4 nga vitet më të bukura të jetës së tyre. Së pari, një vizitë ngushëllimi në familjen e mësueses kujdestare, Drita Derri. “Më pas u akomoduam në një nga lokalet e bregut, ku valët sillnin flladin e detit dhe mallin e viteve të rinisë të para 30 viteve. Dhe jo një orë, apo dy, por deri në orët e para të mëngjesit tjetër, duke rikujtuar episode dhe aspekte të jetës shkollore dhe konviktore. Donim që kjo natë të ishte sa më e gjatë, të mos mbaronte kurrë, – përfundon rrëfimin e tij Ndoc Logu.
Letra e ideatorit të takimit për botuesin e Shekullit
I nderuar, zoti Koço! Duke e ndier veten borxhli ndaj jush, ju shpreh mirënjohjen e gjithë maturës IV – A të vitit 1979 të shkollës së mesme industriale Vlorë (Mekanika), për ndihmën e pazëvendësueshme që ju dhatë në realizimin e takimit të maturës sonë më 19 shtator 2009. Ishte një takim i shkëlqyer, i papërsëritshëm dhe shumë i përmallshëm. Por, gjithashtu i dhimbshëm, pasi aty u informuam se dy shokë dhe një shoqe të klasës ishin ndarë nga jeta. Ju bëj me dije se gjatë gjithë kohës së këtij takimi ju keni qenë në qendër të vëmendjes së të gjithë ish-nxënësve të asaj mature. Ngritëm dolli për ju dhe për familjen tuaj. Mbeteni miku, shoku ynë më i mirë dhe më human. Gëzohemi që paraja nuk ju ka ndryshuar në karakter, siç ndodh rëndom. Rigjetëm te ju ndjenjën e dinjitetit njerëzor, për të cilën fatkeqësisht, sot shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë. Ju faleminderit zoti Koço për gjithçka bëtë për realizimin e këtij takimi pas 30 vjetësh.
Me mirënjohje të thellë: Gjon Nezha, Laç (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23889. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23889

Marrëveshja, deti që u fal nga matjet me Korfuzin Pjesë nga studimi: arkipelagëve Korfuzi dhe Kefalloni nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore
Më poshtë vijon studimi i kryer nga koloneli në rezervë, Myslym Pasha, që në këtë rast merret me “gabimet” që janë bërë në matje për ndarjen e kufijve ujorë mes Shqipërisë dhe arkipelagut të Korfuzit
ARKIPELAGU Në Marrëveshje, kërkund nuk përmendet termi: “Arkipelag”. Vetëm se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, terma të tillë nuk gjenden në UNCLOS (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit).
RASTI I REPUBLIKËS SË GREQISË Greqia është një bashkësi siujdhesash e përzgjatur, si dhe ujdhesash në detin Egje dhe atë Jonian. Ndër më të mëdhatë e saj është siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagët e saj. Në këtë gjeografi, me një dendësi të madhe ujdhesore që njihet prej të gjithëve, prap se prap nuk është “shtet arkipelag”, por në përbërje të tij, “përfshin tërësi ujdhesash arkipelagore” si pjesë jetësore e Republikës së Greqisë. Kësisoj, në nismën për të ndarë ujorin në Ngushtesën Veriore të Korfuzit, që ndërmjetëson të dy shtetet tanë fqinjë, vëmendja jonë përqendrohet ndaj Arkipelagut të Ujdhesave Joniane, që ndodhet në perëndim. Shqipëria në jugperëndimin e saj ndodhet përballë me Ujdhesën e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipëria nuk është përballë me Greqinë Kontinentale (Gadishullore = Siujëdhesore), por me një ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesë e Republikës së Greqisë. Ajo që përcaktohet në Marrëveshje: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës, është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare” është shtrembërim i plotë.
KUSHTET E UNCLOS
Ujëra që qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anësorë:
1. Në gjirin e Kërkyrës = 69 km2 2. Në gjirin e Mesongit = 66 km2 3. Tërësia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2 4. Gjiri Perëndimor Ermone = 92 km2 5. Ujëra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2 Raporti : Ujor : Tokë, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PËR ARKIPELAGUN E KORFUZIT UJDHESAT SIPËRFAQJA km2 KORFUZI 592.877 OTNONOI 10.078 MATHRAKI 5.532 ERIKUZA 4.449 PAKSOI 27.000 ANTIPAKSOI 6.000 LLOGARITJA PËR ARKIPELAGUN E KEFALLONISË UJDHESAT SIPËRFAQJA km2 LEKADHA 355.936 ITAKA 117.812 KEFALLONIA 906.500 ZAKYNTHOS 406.000 SIPËRFAQE E PËRGJITHSHME 1606 km2
RAPORTI UJË – TOKË QË NUK PLOTËSON KUSHTET E UNCLOS Llogaritja e raportit Ujë – Tokë për grumbullin e dytë të ujdhesave që nuk kanë kufij me Shqipërinë: Sipërfaqe e përgjithshme: Tokë + Ujorë, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 – 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujë : Tokë, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i të dy arkipelagëve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore. Kësisoj, jemi të ndryrë brenda një neni, i cili trajton në mënyrë krejt të përgjithshme dhe pse të mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazë (ne i quajmë vija bazore), ku shfaqen të dy versionet që i trajtuam një paragraf më sipër, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku është Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (që ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendër Korfuzin, main island). Të dy termat që përdoren, bëhen të pakuptueshëm, për ne, mbasi asnjë terminologji e tillë nuk haset në UNCLOS.
NJË PËRFUNDIM PËR TERMIN “Arkipelag i Korfuzit” Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall Jug/Perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon Deti Jon. Në bazë të të gjithë përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet Arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbësor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, po ma do mendja, atë botë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një Konvente.
Po kështu, prej palës sonë nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS. Sa më sipër nxjerrim si përfundim se: Në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Arkipelgun e Korfuzit që përbëhet nga 14 ujdhesa, nuk do të përdoren vijëdrejtat bazore që bashkojnë pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk është marrë parasysh.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23892. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23892

UNMIK ekziston derisa është në fuqi Rezoluta 1244 “Derisa vazhdon të jetë në fuqi Rezoluta 1244 në Kosovë, nuk mund të parashihet një përfundim i saktë i UNMIK-ut në vend”, thonë analistët politikë, kurse e ardhmja e tij do të ndryshohet kur Kosova dhe Serbia të nisin procedurat për integrim në BE.
Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus, mendon se mandati i UNMIK-ut duhet të shqyrtohet sërish, duke marrë parasysh përcaktimin e Kosovës për t’iu drejtuar integrimit në Bashkimin Evropian.
“Kjo është një çështje që duhet të ngrihet dhe të diskutohet sërish në të ardhmen, veçanërisht kur Kosova po u afrohet integrimeve evropiane, gjë që shpresoj se do të ndodhë në pesë deri në tetë vjetët e ardhshme”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.
“Atëherë do të shtrohet pyetja se a mund të ekzistojë prania e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, a mund të ketë përgjegjësi legale të administratës së OKB-së për një shtet, i cili synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, tha Knaus.
Roli, formati dhe korniza e veprimit të UNMIK-ut në Kosovë kishin qenë temë boshte e debateve të shumta politike brenda dhe jashtë Kosovës. Me operacionalizimin e misioneve evropiane në Kosovë, roli i OKB-së në vend është vlerësuar i parëndësishëm nga Prishtina zyrtare. Ndërkaq, Qeveria e Serbisë kishte këmbëngulur që ky mision të vazhdojë prezencën e tij nëpër zona të caktuara në Kosovë.
Knaus mendon se edhe qëndrimi i shtetit serb në lidhje me këtë temë do të ndryshojë. “Në fushat, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme qytetare, Kombet e Bashkuara po luajnë një rol ndërmjetësues, me të cilin mendoj se Kombet e Bashkuara pretendojnë të tregojnë se janë përgjegjëse. Në këtë mënyrë, Serbisë dhe serbëve të Kosovës u mundësohet të mos kenë të bëjnë me institucionet kosovare duke i zhvilluar kontaktet përmes Kombeve të Bashkuara”.
“Supozoj se me kalimin e vjetëve kjo do të bëhet më pak e rëndësishme, meqë shpresojmë që edhe Serbia t’i kthehet më tepër Evropës. Atëherë, edhe çështja e Kosovës do të humbë rëndësinë e saj në debatin e brendshëm në Serbi”, u shpreh Knaus.
Aktualisht, UNMIK-u vepron me një staf prej rreth 500 vetash në Kosovë me rol monitorues, raportues në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Veprimet e këtij misioni pritet të diskutohen në mbledhjen e radhës për Kosovën të Këshillit të Sigurimit, më 15 tetor. /Radio Evropa e Lirë/Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23883. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23883

Photoaparat Mobile with 12 Megapixels
Mobile Samsung SCH-W880 is equipped with a 12 Megapixel photoaparat, the appearance of its leaves to realize that it comes more to a fotoaparat who are able to make calls.
Company Samsung has officially announced the existence and rapid start selling mobile phone which will be equipped with digital photoaparat with 12 Megapixel resolution and capable of targeting the triple zoom photography.
Opportunities within the recording camera falls with resolution of the video material from p. 720 All these mentioned make sch-W880 be divided among compact digital fotoaparateve today.
This equipment will certainly now be sold only in South Korea, but believe that the Korean manufacturer will decide to sell in other world markets.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=893

Mobile with Windows XP
A company not very familiar with Chinese mobile devices has presented a full and complete version of Windows XP operating system.
Chinese Company “In Technology Group has warned mobile phone based on the full operating system Windows XP. The device is put in operation from Super Mobile’s AMD processor in combination with 512 MB or 1 GB memory and disk capacity classic 30, 60 80 of 120 gigabytes or SSD drive from 8 up to 64 GB.
Mobile xpPhone has appointed inçësh screen 4.8-sensitive to touch (800 x 480 pixels), WiFi, Bluetooth, GPS and 3G connection. Be found in 1.3 Megapixel camera, VGA video appearance, while the integrated audio and USB connectors.
Although the manufacturer says the talk time of 5 hours and waiting time of 5 days, the real use of Windows standard battery remains empty for seven hours. This device weighs 400 grams while the price is not made public.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=890. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=890

Shtohet presioni për të mos ratifikuar Paktin Detar me Greqinë Vijon presioni i shoqerise civile mbi klasen politike per te mos ratifikuar ne Kuvend m,arreveshjen detare Shqiperi-Greqi. Shoqata “Labëria” dhe shoqata te tjera simotra, i është drejtuar dje publikisht me një rezolutë instancave më të larta të shtetit, Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Parlamentit, ku kërkoi transparencën e marrëveshjes për kufirin detar Shqipëri – Greqi.
Kryetari i shoqatës, Ago Nezha, shprehu shqetësimi, lidhur me marrëveshjen në fjalë, duke kërkuar nga Parlamenti të mos e ratifikojë atë.
“Nëpërmjet disa mediave të shkruara dhe vizive jemi njohur me tekstin e marrëveshjes së firmosur nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë për vijën e ujërave detare, por pa shpjegimet dhe hartat e skemat përkatëse sqaruese e shoqëruese të saj.
Kemi vërejtur me shqetësim se janë hedhur në opinion mjaft fakte e trajtesa, që bien ndesh me ato të deklaruara zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Për më tepër, sidomos, duke marrë shkas nga miratimi me shpejtësi i kësaj marrëveshjeje në Komisionin e Ligjeve të Parlamentit shqiptar, rezulton se Republika e Shqipërisë, humb 354,4 kilometra katrorë. Ne, shoqata “Labëria”, e mbështetur nga 50 shoqata simotra, i drejtohemi Parlamentit për si më poshtë:
Shoqata “Labëria”, ka qenë dhe është për vendosjen, ruajtjen e çuarjen më përpara të marrëdhënieve normale dypalëshe të vendit tonë dhe shtetit grek. Ne për asnjë moment, nuk harrojmë se në Greqi jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë. Nuk na duket normale, madje i vlerësojmë në dëm të mirëkuptimit mes dy vendeve tona, mbajtjen pezull dhe pa transparencë të problemit në fjalë.
Në kushtet kur marrëveshja e firmosur për ujërat detare mes Greqisë dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime negative, sidomos në pikëpamjen teknike të saj e për një problem të ndjeshëm, si ai i integritetit dhe i tërësisë territoriale të vendit, shprehim bindjen, se vetëm transparenca publike nuk lë shkas për keqkuptime e keqinterpretime.
Ju sigurojmë zotërinj deputetë, se me debatin e hapur politik dhe me problematikën që doli aty, nuk kemi aspak për qëllim të paragjykojmë askënd e për asgjë.
Ju lutemi, që miratimi i marrëveshjes, duke qenë se bëhet fjalë për një problem jetësor si integriteti i vendit, të mos merret në diskutim, analizë e miratim në seancën e radhës e deri sa të bëhet transparenca e nevojshme me ekspertë publik, duke shmangur edhe çdo pasaktësi të mundshme teknike në përllogaritje.
Shprehim bindjen se edhe shteti grek nuk do të kishte arsye të kërkonte me nxitim nga ne miratimin e një marrëveshjeje për të cilën opinioni i brendshëm te ne është i ndjeshëm” – përfundon deklarata e shoqatës “Labëria”.

Deklarata e ish-kryeministrit grek pas nënshkrimit të paktit
Karamanlis: Marrëveshja, shumë e rëndësishme për Greqinë
Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grekë, që kanë vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së madhe Italiane në 1940 – 1941.
Ne besojmë, se zhvillime të tilla përbëjnë hapa cilësorë përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.
(Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit grek gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin Berisha më 27 prill 2009 në Tiranë)

Ngazëllimi i ish-ministres së Jashtme të Greqisë
Bakojanis: Ishte një arritje strategjike, një sukses
“Marrëveshja që ne nënshkruam me Shqipërinë mbi delimitimin e Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare mes dy vendeve tona, e bazuar në ligjin ndërkombëtar, është një zhvillim veçanërisht domethënës, që pasqyron progresin e bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Ajo është një dëshmi tjetër se aty ku ka vullnet politik, çështjet ekzistuese mes dy vendeve mund të zgjidhen. Kjo ishte një arritje strategjike, sukses të cilin ne duam ta arrijmë me të gjithë fqinjët tanë”. (Reagim përpara vizitës së Karamanlis në Tiranë, në prill 2009)

Deklarimet në Tiranë
Pëllumb Xhufi:
Kjo histori nuk është histori e re. Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog. Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.
Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo Qeveria jonë që i shet, i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?
Arben Puto:
Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje.
Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve. Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion”.
Myslym Pasha
Mesazhi që unë dua të shpreh është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit Shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.
T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar.

Kuvendi të rrëzojë shitjen e vendit!
Përfaqësues nga 72 shoqata në vend, intelektualë e historianë janë mbledhur bashkë në një takim, ku shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjen me Greqinë për ujërat, që pas kalimit në komision pritet të jetë pjesë e seancës plenare në Kuvend.
Pas kërkesave dhe apelit publik, ata kërkojnë sot edhe njëherë të mos miratohet nga Kuvendi kjo marrëveshje, që sipas tyre është e turpshme dhe i grabit vendit tonë një pjesë të mirë të asaj që i takon.
Ata e kanë quajtur skandaloz një pakt të tillë, duke shtuar se për këtë nuk ka pasur fare transparencë, por ka qenë gjithçka e bërë në fshehtësi. Historiani Pëllumb Xhufi, gjatë fjalës së tij ka kërkuar të mos miratohet ajo, që ai e cilëson vijën e turpit.
“Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshëm edhe reagimin e personave përgjegjës, duke kujtuar deklaratën e kreut të diplomacisë, Ilir Meta (por pa i përmendur emrin), pas interesimit të medias për këtë marrëveshje. “Kur pyet ministrin se si do të bëjë me këtë marrëveshje që i kanë lënë në tavolinë, ai thotë: këtë punë e ka Kuvendi, që do të thotë kartonat që do të ngrihen atje”- tha Xhufi. Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re.
Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam. Për historianin Pëllumb Xhufi, shitja e ujërave detare është përsëritje historike e asaj që ndodhi me copat e Shqipërisë në vitet ‘20 të shekullit të kaluar. “Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog.
Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha Ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë.
Tani Zogu ia dha Jugosllavisë, sepse Jugosllavia e Pashiqit e ndihmoi me trupa cariste, me trupa serbe dhe me bashibozukë, për të rrëzuar një qeveri shqiptare, një qeveri atdhetare, siç ishte ajo e Fan Nolit dhe pyetja jonë është se pse kjo qeveria jonë që i shet, që i jep ujërat detare Greqisë, kështu brenda ditës, pse e ka bërë një gjë të tillë?
Përgjigja nuk mund të jetë vetëm një, se fundi i fundit e solli në pushtet, sepse ne e dimë se çfarë qeverish dhe çfarë politikanësh kemi. E ka bërë edhe për para, edhe për gjëra kaq të ulëta”- u shpreh Xhufi.
Xhufi vazhdoi me tej, duke kujtuar një sërë çështjesh, të cilat Greqia ka refuzuar t’u japë një zgjidhje. “Me Greqinë kemi problemin e Ligjit të Luftës, që iu ngrinë pasuritë qytetarëve shqiptarë në bazë të këtij ligji, problemin e madh çam, 200 – 250 mijë çamë që u dëbuan. Kemi problemin e kufijve tokësorë. Greqia nuk njeh kufirin tonë tokësor, sepse Greqia që nga koha kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, madje që në kohën e Zogut nuk ka pranuar t’i njohë këta kufij.”
I ashpër në reagimin e tij ka qenë edhe historiani i mirënjohur shqiptar, Arben Puto, që e quajti të papranueshëm faktin, se një akt i tillë, kaq i rëndë ndodh dhe askush nga qeveria nuk tregohet transparente.
“Jemi përpara një studimi, këtu nuk ke të bësh me hamendësime, me supozime, ke të bësh me fakte, ke të bësh me llogaritje. Ke të bësh me studimin e një eksperti dhe nuk shikoj deri tani që të jetë dhënë përgjigje nga ana e autoriteteve.
Lexova dy ditë përpara procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve që kaloi këtë marrëveshje. Nuk është një formalitet i thjeshtë. Nuk bëhet fjalë fare për dyshimet, rezervat që janë shprehur në opinion” – u shpreh z.Puto.
Arben Puto, historian dhe njohës i mirë i së Drejtës Ndërkombëtare, bëri apel për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Pashaj, mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore.
“Nga marrëveshja se ujërat e brendshëm të gjirit të Sarandës janë përfshirë në ujërat territorialë, çka përbën një shkelje, pasi ujërat e brendshëm asnjëherë nuk përfshihen në procesin e ndarjes së kufijve detarë.”- u shpreh ai.
Hartuesi i studimit “Për paktin për ujërat detare mes Shqipërisë dhe Greqisë” Prof. Myslym Pasha thotë se mesazhi që ai do të shprehë është që pa asnjë lloj kryengritjeje, pa asnjë lloj shprehjeje agresive t’i drejtohemi shtetit tonë, t’i drejtohemi Parlamentit shqiptar, atij Parlamenti që është. Unë nuk kam asnjë fjalë fyese për Parlamentin, se është puna e politikanëve.
T’i drejtohemi dhe t’i themi: në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 27 vjet nuk kanë ratifikuar marrëveshjen e Montego Bay dhe akoma kanë interesat e tyre kombëtare në të gjithë botën, pse u dashka që për 7 – 8 muaj ne të ecim në mënyrë hermetike dhe të patejdukshme të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila që në fillim, ku të prekësh ku të vendosësh gishtin, të dhëmb, se të dhëmb shpirti, shpirti i identitetit kombëtar,
“Këto janë veprime diplomatike, gjeo-strategjike, gjeo-ekonomike dhe këtë betejë ne e kemi humbur. Sot bëhet fjalë për luftë moderne dhe ka të bëjë me hapësira ekonomike. Historia do ta tregojë më vonë nëse kemi pasur apo jo të drejtë”, tha Pasha.

Dorehiqet shefi i Hartografise ne MM
UPDATE – “Deri nesër në orën 11.00 pres përgjigjen e eprorëve për dorëheqjen time, më pas do flas për mediat, mbi të gjitha arsyet që më shtynë të bëj këtë veprim – tha pak minuta më parë në linjë telefonike për “Shekullin”, shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj
Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. “Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij”, – tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.
Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se “harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston”.
Pritet që akti i nënkolonelit Malaj të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij Instituti.
Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.
Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.
Dy gazetat kryesore në vend Gazeta Shqiptare dhe Shekulli kanë publikuar këto ditë një studim dhe disa harta të kolonel Myslym Pashës, 354.4 km2 është sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë.
Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave u mblodhën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t’u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes.
Të hënën paradite Shekulli organizon një seancë dëgjimore të kolonel Pashës, në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, politikës dhe medias. Takimi do të mbahet në orën 10.00 në një nga sallat e konferencave në Hotel Tirana

Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore
LETËR E HAPUR:
1 – Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 2 – Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 3 – Qendrës së Studimeve Albanologjike 4 – Institutit të Historisë 5 – Institutit të Gjeoshkencave 6 – Institutit të Mjedisit 7 – Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë
Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj. Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë kosideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësilloj, përfundimisht të padiskutueshëm. Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë” Antikombëtarë”, “të shitur” dhe se s’kanë bërë gjë tjetër veçse “një trillim primitiv” Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të shqiptarëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, dhe po kaq të turpshme. Po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala e mëvetësisë së Shqipërisë. Studiesit e Institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë “kryengritje” ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeodetë, dhe pas kësaj, t’i përcillnin Ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh. Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar ” interesat e tyre strategjike ” ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur. Ju nuk mund të heshtni për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos. Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijëve nga Komissioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht, shkëpusim prej vetvetes, gjeohapësira të tëra detare. Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos. Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj. Të nderuar shkencëtarë! Ka mbetur, ende, një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftë për t’u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa “demonstratë” për t’i dërguar një apel shkencor, Ligjvënësëve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp, ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t’ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.
Me vlerësim sipëror: Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha

SHËNIM I REDAKTORIT:
* Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian Thano, prof.Pasha shkruan:
I dashur Adrian
Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte “çmenduri” e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje “absurde” sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë! Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane “copyright” timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht “mua” te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.
Përqafime Myslim Pasha (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23835. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23835

Xhoi Bega, folësja e njohur e radios martohet në Angli: Ja pengjet e mia Xhoi Bega, folësja e njohur e “Top Albania” radio dhe “Top Channel”, të martën “braktis” gjithçka në Shqipëri dhe niset për në Angli. Emocionet e fillimit të një jete të re për 26 – vjeçaren, së bashku më të dashurin e saj Xhoni. “Do të më marrë malli … ”
Dashuria të merr mentë, këtë gjë e ka bërë edhe me Xhoin. Gjithçka ka filluar para më shumë se dy vjetësh. Ajo shkon për t’u argëtuar në një ambient nate në Tiranë dhe ai si turist i huaj donte të eksploronte sa më shumë vende. Kishin të njëjtat shije muzikore dhe kjo i bashkoi në fillimet e para. Miqësia e Xhoit me Xhonin nuk ngeli me kaq, derisa ata vendosën të bashkëjetonin. Por, si çdo gjë që ka kohën e vet edhe për këtë çift, kishte ardhur koha të hidhnin një hap tjetër në jetën e tyre.
Nuk e ka pasur të vështirë ta marrë këtë vendim. Ka kaluar net të tëra pa gjumë dhe në fund e ka vendosur t’i thotë “lamtumirë” Shqipërisë. Është fjala për Xhoi Begën, të cilën prej 9 vjetësh ishim mësuar ta dëgjonim si një ndër zërat kryesorë të “Top Albanias”, ndërsa tani, nuk do të jetë më. Më 13 tetor ajo merr avionin për t’ia filluar nga e para, në krahët e një djali që duket se i ka ndryshuar jetën. Ajo pranon se ka ndryshuar 180 gradë pas njohjes më të dashurin e saj, që nga mënyra e të menduarit dhe deri tek ajo e të shijuarit të gjërave. Respekti maksimal ndaj saj dhe të qenit pa komplekse, duket se e ka joshur më shumë folësen simpatike të radios, por edhe të ekranit. Në këtë intervistë, ajo rrëfen emocionet e largimit, pengjet dhe premtimin se do të mbetet gjithmonë shqiptare. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë të lumtur.
Xhoi, pas pak ditësh nuk do të jesh më në Shqipëri, na trego për këtë vendim të fundit që ke marrë për vete dhe që të bëri të “braktisësh” radion.
Po, është e vërtetë. 9 vjet radio, është shumë e vështirë me thënë të drejtën. Është vendi ku u rrita, u formova, ku krijova dhe identitetin tim. Kisha filluar të njihesha si Xhoi i Topit dhe jo si Xhoi Bega. Radioja më dha edhe mundësin për të provuar eksperiencën time në “Top Channel”, në emisionin “Select” për 5 vjet. Por vjen një moment, që kur e filluake punën shumë e vogël, siç e fillova unë, vetëm 16 vjeç dhe kur vjen në moshën që jam tani, 26 pothuajse, do që të bësh gjëra të reja. Po iki me një peng shumë të madh sepse është e vetmja gjë që dija të bëja dhe dija ta bëja shumë mirë, por ishte edhe një gjë që më përmbushte si njeri. Tani dua ta testoj dhe ta sfidoj veten time, për të parë se çfarë mund të bëj unë tjetër në jetë, pa u kufizuar në një media. Kam dëshirë që edhe atje ku do të iki, në Angli të aplikoj në radio. Mund të bëj edhe punë të tjera. Mund të punoj përkthyese. Lë të themi se po iki për të filluar një jetë të re, me njerëz të rinj, me një punë të re, në ambient të ri dhe mbi të gjitha me një tjetër stil jete.
Sa kohë po bën që po e “bluan” këtë mendim në mendjen tënde?
Ky vendim, është “bluar” që në fillim, kur fillova të jetoja me Xhonin, i dashuri im me të cilin kam bashkëjetuar për dy vjet. Është pikërisht ai, që më bën të marr këtë vendim. Me njeri-tjetrin, kemi nxjerrë konkluzionin që ne mund të kemi një jetë më të mirë atje. Duke qenë se ajo është vendlindja e tij dhe nuk mund ta detyroja atë që për vite më radhë të jetonte në Shqipëri. Ai sigurisht e pëlqen, e adhuron, e ka shumë qejf por ja që nuk është vendi i tij. Plus edhe unë nga ana tjetër, kam dëshirë të lëviz, gjithmonë e kam pasur këtë dëshirë. Ai, përveç Anglisë, mund të shkojë edhe në vende të ndryshme të botës, sepse ka punën e tillë.
Si lindi kjo dashuri me Xhonin? Na tregoni për momentet e para të njohjes që më pas kjo dashuri të bëri të lësh Shqipërinë, punën, familjen!
Jemi njohur në ambiente nate në Tiranë. Ai punonte në atë kohë për një shkollë. Ishte një bashkim bilateral mes shkollave angleze dhe atyre shqiptare. Aty jemi parë dhe jemi takuar. Lindi gradualisht kjo ndjenjë. U lidha me të jo se ishte i huaj, nuk është se kam pasur ndonjë pasion të madh për të huajt, por sepse më bëri të ndihem mirë…
Një pyetje do të ishte: u mbaruan shqiptarët që Xhoi shkojë tek ai anglezi?
Ai mund të ishte shqiptar, por mund të ishte edhe nga Afrika. Xhoni është një person që mua më mbush dhe nuk është e thënë se ai ishte anglez. Plotësojmë njëri-tjetrin dhe kemi gjetur po njëri-tjetrin. Jemi njëlloj.
Çfarë ndryshoi në jetën tende pas njohjes me Xhonatan?
Kanë ndryshuar shumë gjera, ka ndryshuar mendësia ime e të parit të gjërave. E logjikimit, e kënaqësisë së tepërt. E kënaqësisë në kuptimin që, në një vend argëtimi ai, vetëm kërcen, qesh, nuk ka kurrë komplekse. Më ka hequr edhe mua kompleksin. Optika ime e të parit të gjërave tani është shumë ndryshe se sa para se ta njihja këtë njeri. Ndoshta kanë kaluar dy tre vjet dhe unë kam filluar të piqem. Por, i shoh gjërat ndryshe. I shoh më tepër, i vuaj më tepër dhe i shijoj akoma më tepër. Kam ndryshuar unë në kuptimin e mirë të fjalës, kam ndryshuar në mënyrën e të folurit me njerëzit, në mënyrën e të menduarit.
Ke menduar ndonjëherë këto ditë, për mënyrën se si ke nisur të punosh në një moshë fare të vogël, të rritesh dhe si e ndjen veten tani që po i “jep duart” gjithçkaje dhe po ikën?
Kam pasur një punë të mrekullueshme në media, qysh e vogël më është dhënë mundësia që të punoja. Ja arrita qëllimit, kaq ishte. Ky ishte kufiri, nuk doja të bëja një jetë të përditshme njëlloj, që kur të shkoja 50 vjeç të bëja përsëri “Një këngë për ty”. Por, që do të më marrë malli shumë për atë ambient, për ato korridore, për humorin me stafin, për programet e mia që kam ideuar, për mesazhet e njerëzve, për gjithçka që ka të bëjë me prezantimin tim në radio. Prezantimi im në radio ka qenë edhe një terapi shumë e mirë për mua, për shembull, në qoftë se nisesha e mërzitur nga shtëpia ose nga një ambiente tjetër, shkoja atje dhe gjithçka zhdukej si me magji. Unë jam optimiste. Ndoshta, në fillim do të jetë shumë e vështirë. Por, duke menduar që jeta ime do të ndryshojë. Unë gjithmonë kam pasur shans dhe nuk besoj se kësaj here do të më lërë në baltë.
Ke ndonjë peng?
Sigurisht që kam peng për familjen time, për prindërit dhe për motrën. Për kolegët e mi, ambientin, Shqipërinë.
Do të bëni ceremoni martesore?
Në Angli po, në Neë Castel, një ceremoni bashkiake, sepse ceremoninë e madhe, kemi ndërmend ta bëjmë vitin tjetër. Nuk është se unë kam qenë tip i martesave, kam mbështetur më shumë bashkëjetesat, por duke qenë se jam shqiptare dhe jo angleze, letrat na detyrojnë që të bëjmë një ceremoni.
Çfarë ke me djemtë shqiptarë, çfarë nuk shkon tek ata J?
Për çunat shqiptarë nuk kam fare problem. I dua, i kam shumë xhan, janë fantastikë fare, por zemra ime u lidh me këtë njeri.
Çfarë të tërheq tek ai ?
Është artist, sepse ka studiuar për art, për pikturë, është artist në çdo aspekt. Mënyra sesi ai e organizon jetën, është shumë intriguese dhe të bën në çdo moment ta pyesësh. Në çdo moment ka diçka ndryshe për të bërë. Është i vetmi njeri që më bëri të ndihem femër në kuptimin e mirë, respekti ndaj meje është maksimal. I vetmi ndoshta në këtë botë që të linte gjithçka në vendin e tij, për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri vetëm prej meje. Jo se erdhi këtu dhe gjeti një punë. Vitin e parë jetonte vetëm dhe punonte. I mbaroi kontrata dhe iku në Angli, mirëpo në momentet e fundit, kur kontrata mbaroi, ne në ato momente jemi lidhur, kur ai do të ikte. Më pas lidhja vazhdoi pasi shkova edhe unë atje, më pas ai vendosi të vijë këtu e të jetojë pa një punë pa një gjë.
Çfarë të bëri të besoje në këtë dashuri dhe të vendosje të filloje një jetë tjetër në Angli?
Dalë nga dalë e kuptova që kjo ishte diçka që e kisha kërkuar në jetë, dhe ta humbisja në momentet e fundit, do të ishte një dramë më e madhe që mund të më ndodhte. Ai është shumë i lumtur që ne do të ikim. Nuk dua t’i them që po sakrifikoj për ty, por dua t’i them që, “OK”, po provoj një jetë të re me ty.
Keni dy vjet e gjysmë që e njihni Xhonin, para tre vjetësh e kishit menduar që jeta jote do të merrte këtë rrjedhë?
Para tre vjetësh, unë isha ajo vajza që dilja me miqtë e mi në klube. Vajza që i isha përkushtuar punës, karrierës. Jetoja me prindërit. Në dy vite kam ndryshuar 180 gradë. Por, jam shqiptare dhe do të mbetem shqiptare, fëmijët e mi do të kenë emra shqiptarë dhe këtë nuk e luan topi (qesh).
Si reaguan kolegët e punës kur i dhatë lajmin që do të iknit?
Ma kanë shprehur të gjithë, duke filluar nga drejtori dhe nga kolegët e mi. Shumë prej miqve të mi kanë filluar dhe të qajnë. Kam bërë një festë me shoqërinë në një nga lokalet e Tiranës.
A e ndjen vetëm me fat?
Unë kam pasur një gjë, atë që kam kërkuar më ka ardhur, nëse do ta quaj shans, ashtu është. Shpresoj që atje ku do të shkoj, do të bëj diçka që do të jem e kënaqur.
Si u ndie familja pas këtij vendimi?
Fillimisht, prindërit, motra ime, familja, e kanë pasur të vështirë, qysh kur fillova të bashkëjetoja, sepse ne jemi shqiptarë dhe kemi traditat tona. Tani e kanë pak problem. Por, sinqerisht, do të më marrë malli. Kam edhe një peng tjetër, që nuk u martova kurrë me Eno Popin, (qesh). E çuditshme sepse të gjithë na dinin të dashur. Ngaqë bënim programet bashkë, Enon e kam shok shumë të mirë, por na dolën këto thashetheme.
PYETSORI I PRUSTIT
“Kam frikë nga e ardhmja”
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Nuk ekziston.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Më parë ishte puna. Tani që jam në pauzë, mendoj çfarë do të bëj kur të iki në Angli.
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Mbrëmë, duke biseduar me Xhonin.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E ndryshoj gjendjen menjëherë. Nga e mërzitur në e qeshur …, nuk merrem vesh.
Defekti juaj kryesor?
Ndonjëherë, nuk arrij t’i njoh mirë njerëzit, më zhgënjejnë më pas.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Gabimeve të vogla, në përgjithësi jam tolerante.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
S’e di, nuk e kam menduar ndonjëherë.
Udhëtimi juaj i preferuar?
Në Vermosh me Xhonatan.
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Fatos Kongoli
Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?
Respektin për botën femërore, kulturën dhe humorin e bukur.
Te një grua?
Vlerësoj femrat që janë vetvetja. Të jenë ato vetë dhe të forta. Nuk duhet të shpërfytyrohen vetëm sepse mentaliteti dhe shoqëria nuk i pranon.
Kompozitori juaj i preferuar?
Pearl Jams
Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
Më pëlqen libri i fundit e Kadaresë, “Darka e gabuar”.
Filmi që ju la mbresë të thellë?
Më pëlqen kinematografia evropiane.
Piktori juaj i dashur?
Mone.
Ngjyra juaj e preferuar?
Viola dhe bluja
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Të punoja në “Top media” e të kem miq shumë të mirë
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Unë në përgjithësi nuk pendohem.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Urrej fenomenin e shkuarjes pas parasë dhe gjërave firmato.
Frika juaj më e madhe?
Nga e ardhmja.
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Gënjej ndonjëherë kot, për shaka, ose kur shkoj vonë në një takim.
Si do të dëshironit të vdisnit?
96 vjeç, në një krevat super të madh dhe komod, me nipër e mbesa përreth.
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Faleminderit!
Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Nuk jam as në toke e as në qiell. Nuk jam as e lumtur dhe as e hidhëruar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23880. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23880
Gjenocidi është një problem i vazhdueshëm në botën moderne Shkencëtari i politikës, Jonah Goldhagen, nuk ka qenë kurrë i ndrojtur për të shfaqur hapur mendimet e për tu përballur me çdo kundërshti. Në librin e tij të ri, ai argumenton se përse liderët që propagandojnë dhe kryejnë gjenocid duhet të ekzekutohen. Në një intervistë për një revistë gjermane, ai flet edhe për dështimin e ligjit ndërkombëtar
A kanë të gjitha kombet potencial për tu shndërruar në nxitës të gjenocidit?
Jo çdo gjenocid i përfolur mund të ketë ndodhur në të vërtetë. Paragjykimet dhe urrejtjet, idetë mbi ndryshueshmëritë e njerëzve janë zakonisht të përhapura. Në të gjitha vendet ka grupe njerëzish, të cilët, në parim mund të mobilizohen për të sulmuar grupe të tjerë njerëzish dhe, mbi të gjitha, ta bëjnë një gjë të tillë me shumë vullnet.
Cilët janë elementet e tjerë që mund ti shtohen këtyre grupimeve e që i bëjnë ata të rrezikshëm?
Natyra e regjimit politik, natyra e liderëve është absolutisht kritike në shndërrimin e këtij potenciali në një gjenocid të vërtetë.
Mendoni se disa shtete janë më në rrezik se disa të tjerë?
E keni fjalën për format e qeverisjes? Në regjimet diktatoriale, që janë vazhdimisht të kërcënuara nga poshtë, duke qenë se ato operojnë me shtypjen e njerëzve të thjeshtë, ekziston një rrezik më i madh që regjimi të përdorë zgjidhje eliminuese për problemet që shfaqen. Por çfarëdo paragjykimi që mund të ekzistojë për SHBA, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, ato ka shumë pak të ngjarë që, në një të ardhme të afërt, të mund të shndërrohen në shtete që aplikojnë vrasjet në masë.
Po në fakt, probleme të tilla si racizmi, ksenofobia apo urrejtjet ndëretnike ekzistojnë edhe në shtete demokratike.
Po, por në vende të tilla, asnjë lider nuk do të merrte në konsideratë kryerjen e akteve të gjenocidit në masë. Veprime të tilla nuk bëjnë pjesë në asnjë prej opsioneve të veprimit.
Titulli i librit tuaj është “Më keq se lufta: Gjenocidi, eliminimi dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj njerëzimit”. Sipas jush çfarë gjëje mund të jetë më e keqe se lufta?
Varet nga perspektiva morale që kemi dhe nga mënyra se si e “masim” të keqen. Nëse e masim me mjetet thelbësore, pra me numrin e personave të vrarë, atëherë del se që nga fillimi i shekullit të kaluar, ideatorët e gjenocideve kanë marrë jetën e mbi 100 milionë njerëzve. Pikërisht ndalimi i kësaj situate duhet të jetë një nga objektivat e këtij shekulli. Gjenocidi, pra vrasja në masë, është një problem sistematik i botës moderne. Në librin tim kam preferuar të përdor në vend të termit “gjenocid” fjalën “eliminacionizëm”. Kjo sepse, sipas meje, gjenocidi është veçse një vegël në duart e shteteve, apo liderëve për të realizuar programet apo planet për eliminimin e popullatave që i konsiderojnë të “rrezikshme”. Pra fenomeni thelbësor është “eliminimi”, i cili bëhet bashkë me mjetet që përzgjidhen si arsye pragmatiste. Mendoj se janë pesë të tilla: represioni, transformimi me forcë, përjashtimi, parandalimi i riprodhimit dhe ekzekutimi.
Libri juaj nis me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki. Përse këto dy ngjarje tragjike zakonisht nuk konsiderohen si gjenocid?
Sepse historinë e bëjnë fitimtarët. Në fakt ishte një vrasje masive. Njerëzit e këtyre qyteteve ishin civilë, jo ushtarë dhe bombat nuk kishin si qëllim ndalimin e luftës. Japonezët ishin të gatshëm që të dorëzoheshin dhe Presidenti Truman e dinte një gjë të tillë.
Mendoni se perëndimorët kanë bindje se ata vetë nuk kryejnë gjenocide, por janë të tjerët që e bëjnë një gjë të tillë?
Amerikanët, por edhe të tjerë, nuk duan të hapin sytë e të shohin për ato çka janë veprimet e liderëve të tyre, pra krimet që ata u kanë shkaktuar të tjerëve.
Çfarë roli ka gjuha, pra të folurit te gjenocidet?
Gjuha është mbartëse e ndjenjave dhe veprimeve dhe si e tillë ajo mbart edhe urrejtje dhe paragjykime. Gjermanët nuk i njihnin hebrenjtë e Polonisë, shumë turq nuk i njihnin armenët, Hututë nuk dinin thuajse asgjë për Tutsit. E megjithatë në të gjitha rastet e sipërpërmendura, vrasjet masive u kryen nga njerëzit të cilët e kishin të mbushur kokën me paragjykime dhe mashtrime dhe mbi të gjitha me ide eliminuese për të tjerët. Gjuha, të folurit, është pikë kyçe nëse do të na duhet që të kuptojmë situatat e gjenocideve.
A janë gjenocidet moderne të dimensioneve më të mëdha në krahasim me ato të shekujve të mëparshëm dhe, nëse po, a ndodh kjo për shkak të avancimit teknologjik?
Pjesa më e madhe e gjenocideve të mëdha që kanë ndodhur në kohët moderne, si ai i Ruandës, për shembull, janë kryer me mjete teknike që kanë qenë shpikur para shekullit të 20. Faktori vendimtar është vullneti. Eliminacionizmi është bërë pjesë integrale e repertorit të botës moderne. Në librin tuaj flisni edhe për islamin politik. Përse?
“Islami politik”, sipas meje, është termi i duhur për të përshkruar lëvizjet politike që bazohen në disa ide të islamit dhe kërkojnë që të kenë kontroll, shpesh kontroll totalitar ndaj shoqërive të tyre dhe shoqërive të tjera, të cilat, sipas tyre, duhet të jenë islamike. Këto lëvizje shpesh përdorin dhunën dhe tentativa eliminacioniste.
Çfarë duhet të bëjë komuniteti ndërkombëtar në këto raste? Situata aktuale është shumë e gabuar. Në Perëndim të gjithë janë kundër masakrave. Nëse kjo do të ishte e vërtetë dhe nëse vendet e pasura do të ishin me të vërtetë të vendosura që ti jepnin fund sjelljeve eliminacioniste, atëherë ata duhet ta kishin bërë një gjë të tillë. Edhe Presidenti Obama, prej të cilit njerëzit presin shumë, nuk ka bërë asgjë. Ai duhet që të krijonte një “no-fly zone” mbi Darfur, duhet të bombardonte instalimet ushtarake sudaneze derisa ato të reshtnin të gjitha aktivitetet luftarake, por kjo nuk bëhet, sepse liderët bëjnë llogari personale për çështjet e interesit kombëtar dhe masat e mësipërme nuk bëjnë pjesë në llogaritë e askujt.
Kjo sepse, le të themi, situata në Darfur ndodhet larg vendeve të fuqishme?
Është një detyrë morale. Më thoni me sa jetë afrikanësh është e barabartë jeta e një amerikani, apo europiani? Mjetet e komunikimit na mundësojnë që të kemi informacion për gjithë sa ndodh, ndaj veprimi, apo marrja e masave është çështje simpatie. Situata aktuale është se liderët dhe regjimet që vendosin ndërmarrjen e sulmeve eliminuese kanë shumë pak arsye për të pasur frikë. Ata kanë gjithmonë sukses në veprimet e tyre dhe nuk dënohen kurrë.
Po gjykatat ndërkombëtare?
Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në vitin 2002 ishte një zhvillim shumë pozitiv, por aktualisht ajo funksionon me shumë ngadalësi dhe pa efektshmëri. Ishte një mënyrë pa shpenzime që u zgjodh nga vende të ndryshme, për të thënë se ata po bënin diçka për të vënë drejtësinë në vend. Ne duhet që të krijojmë një ambient ndërkombëtar, ku ata liderë që kryejnë gjenocid, duhet të mendohen mirë para veprimeve të tilla.
Nuk ju duket një ide paksa naive?
Vërtet mendoni kështu? Unë mendoj se të gjitha ato regjime që dihet se kanë ndërmarrë sulme eliminuese ndaj masave të mëdha të njerëzve duhet që të nxirren menjëherë jashtë të gjitha organizatave dhe organizmave ndërkombëtarë. Liderët e këtyre vendeve duhet që të shpallen botërisht vrasës dhe të vriten.
Mendoni se vrasja është një përgjigje e duhur?
Masakruesit e konceptojnë atë si një luftë. Ata e ushtrojnë vrasjen masive ndaj një pjese të pafajshme dhe të pambrojtur të njerëzimit, që, me pak fjalë, është një luftë kundër njerëzimit në tërësi. Dhe nëse ata e nisin këtë luftë, atëherë ndaj tyre duhet të zbatohen rregullat e luftës. Duhet të inkurajojmë ata që mund të vrasin liderë të tillë. Kjo mund të duket paksa radikale, por është shumë më e efektshme, më pak e kushtueshme si zgjidhje se sa dërgimi i forcave paqeruajtëse në vendet problematike.
Nuk mendoni se në një rast të tillë, sovraniteti do të ishte një problem dhe bashkë me të edhe ligjet ndërkombëtare? Kush do ta kishte pushtetin për të vendosur në lidhje me Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23868. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23868

Nobeli, si i kanë shpenzuar fituesit paratë Çmimi i famshëm “Nobel” mund të jetë i paçmuar për sa i përket rëndësisë së tij, por askush nuk do të kërkonte prestigj nëse kjo nuk do të ishte e shoqëruar edhe me të ardhura materiale. Për sa i përket këtij çmimi, ai ka edhe një vlerë shume të majme financiare. Këtë vit, vlera e tij ka qenë 1.4 milionë dollarë, çka do të thotë se laureatët e tij bëhen jo vetëm të famshëm, por edhe të pasur
Kur austriakja Elfriede Jelinek fitoi çmimin “Nobel” për letërsinë në vitin 2004, një gazetar i televizionit e pyeti se çfarë domethënie kishte për të ky çmim. Jelinek heshti dhe e befasuar në dukje nga budallallëku i pyetjes u përgjigj: sigurisht që ka një rëndësi financiare. Fituesi i një çmimi të tillë, sigurisht që nuk është xhepshpuar. Ai ose ajo që ka pasur fatin ta ketë marrë, ka pasur më përpara një punë, një pagesë të denjë për vlerën e lartë intelektuale në ndonjë akademi, apo universitet, por shpesh ata nuk janë të pasur. Shumë nga laureatët e “Nobelit” i shpenzojnë të ardhurat që kanë nga çmimi në mënyra nga më të zakonshmet, të tilla si pagesa e kredisë, blerja e një makine të mirë apo e kursejnë për ditë të këqija. Wolfgang Ketterle, një nga tre shkencëtarët që fituan çmimin “Nobel” në fizikë, në vitin 2001, ka thënë: “Unë i përdora paratë e Nobelit për të blerë një shtëpi dhe për të shkolluar fëmijët e mi”. Ndërsa të tjerë, si i ndjeri Franco Modigliani, që ka fituar çmimin për ekonomi, në vitin 1985, i ka përdorur paratë për të blerë një varkë lundrimi. Më poshtë do të shohim se ku i kanë çuar paratë e çmimit disa nga fituesit e tij.
Philip Sharp
Një mjek që ka kryer kërkime për kancerin dhe profesor i biologjisë molekulare. Ai kryeson kompaninë “Biogen”, me të cilën ka bërë miliona dollarë, por kur mori në vitin 1993 çmimin, paratë i duheshin shumë. Një pjesë të mirë të parave ai i përdori për të blerë një shtëpi të vjetër, që kishte vite që ia kishte vënë syrin.
Paul Greengard
Neuroshkencëtari amerikan, Greengard, profesor në Universitetin Rockfeller në Nju Jork, e ndau çmimin me dy kolegë të tjerë. Ai e investoi të tërë shumën që mori, rreth 400 mijë dollarë, për të iniciuar një çmim të ri që mban emrin e tij. Këtë çmim, të cilin ai e krijoi për nder të së ëmës, me një vlerë 50 mijë dollarë, ua jep vetëm femrave shkencëtare, për ti nxitur në punën kërkimore, pasi sipas tij në botën e shkencës ka shumë diskriminim gjinor.
Aung San Suu Kyi
Pasi liderja e opozitës burmeze fitoi “Nobelin” për paqe në vitin 1991, ajo deklaroi se do ta përdorte shifrën për të ngritur një fond për shkollimin dhe shëndetin e burmezëve. Nuk dihet se çfarë u bë me këtë nismë, por thuhet se ajo nuk mundi që ta realizonte objektivin e saj, ndoshta për faj të regjimit. Në vitin 2007, një gazetë burmeze bëri të ditur se qeveria e kishte akuzuar lideren e burgosur të opozitës për shmangie të taksave dhe për shpenzim të parave të çmimit jashtë vendit të saj.
Marie Curie
Ishte profesoresha e parë femër në Sorbonë dhe e para laureate femër e “Nobelit”. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pierre Curie, asaj iu dha gjysma e çmimit për fizikën në vitin 1903 për punën që bënë për rrezatimin e pavullnetshëm. Ajo gjithashtu ishte e vetmja që ka marrë dy çmime “Nobel”, një për fizikë dhe një tjetër për kimi në vitin 1911, gjithashtu për kontributin e saj në fushën e radioaktivitetit. Marie ishte një zonjë e qetë, e dedikuar dhe me dinjitet. Sipas Ajnshtajnit, ajo ishte e vetmja qenie njerëzore që nuk u korruptua nga fama dhe paratë, por qëndroi e njëjta deri në fund. Paratë e fituara nga çmimet ajo i përdori për të financuar kërkime të tjera shkencore. Paratë ishin të shumta në jetën e saj. Edhe e bija dhe dhëndri fituan “Nobelin” në kimi sërish për çështjet e radioaktivitetit, por pavarësisht këtij fakti, Marie ishte një heroinë e vërtetë e shkencës, pasi duke punuar ajo pësoi edhe shumë djegie, e ndoshta edhe u sëmur nga kanceri prej të cilit vdiq.
Gunter Blobel
Fitoi çmimin në mjekësi dhe psikologji në vitin 1999 dhe e transferoi të gjithë shumën në një llogari të qytetit të Drezdenit në Gjermani. Këto para i përdori për restaurimin e katedrales së qytetit, si dhe ndërtimin e një sinagoge të re.
Christiane Nüsslein-Volhard
“Nuk kam bërë asgjë të veçantë me paratë e mia”, pohon biologia që mori çmimin “Nobel” për mjekësi dhe psikologji në vitin 1995. Nëntë vjet më pas ajo kontribuoi me një shumë të konsiderueshme për një fond bamirësie që e themeloi për të.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23871. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23871

Shakira. Fëmijët, e ardhmja, të drejtat Eshtë kolumbiane, një yll global i muzikës dhe një grua e kohës sonë, që ka vendosur të ndryshojë vendin e saj, duke mbrojtur fillimisht fëmijët.
Gjatë fluturimit nga Majami për në San Salvador, sytë janë të fiksuar te kompjuteri. Pamja e fytyrës tregon se është zhytur thellë në mendime. Po përgatit fjalimin mbi zhvillimin e fëmijëve që do të mbajë pas disa ditësh në një samit iberiko-amerikan ku marrin pjesë disa prej krerëve më të mëdhenj të shteteve të Amerikës Latine, Kryeministri dhe Mbreti i Spanjës, Kryeministri portugez dhe një grup i zgjedhur personalitetesh të tjera. Natyrisht që ky nuk është publiku i këngëtares kolumbiane, Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Ajo është më shumë se një këngëtare pop (gjithashtu aktore dhe balerinë), me miliona fansa në të gjithë botën dhe një album të ri që është publikuar dje. Përveç këngëve, suksesit dhe koncerteve, ka më shumë. Shakira filloi të merret me aktivitetet e bamirësisë që në moshën 18-vjeçare, menjëherë pas këngës së saj të parë që u bë menjëherë hit ndërkombëtar (”Estoy aquì”). Para disa vitesh, së bashku me të fejuarin e saj, Antonio de la Rua, dhe disa miq, mendoi të krijonte “Unionin e lirë të këngëtarëve hispaniko-amerikanë”, fondacionin “Alas” (krahët në spanjisht), i cili e përdor famën për të mobilizuar fansat dhe politikanët, për të cilët fansat votojnë. Gjithçka bëhet për të ndihmuar fëmijët. Që atëherë, pjesë e këtij fondacioni janë bërë shumë yje të muzikës pop spanjollë dhe portugezë, të cilët kanë organizuar koncerte në Meksikë dhe Argjentinë. Fondacioni është ndihmuar edhe nga familjet më të pasura të kontinentit, si dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh krerësh shtetesh. Filantropia e yjeve të famshëm të muzikës rok nuk është një risi, por ajo që po përpiqen të bëjnë Shakira dhe Alas është. Në fakt ata përdorin fuqinë e muzikës pop për të ndihmuar njerëzit e vendeve të varfra të botës nga vijnë. Qëllimi është i qartë: “ushqim, edukim dhe garanci për kurat mjekësore të fëmijëve”, si dhe ndryshimi i mënyrës që shtetet kujdesen për ndihmat. Duke pasur parasysh emrin, famën e keqe të qeverive latino-amerikane në fushën e shërbimeve sociale dhe recensionin, ndoshta, vajza e re me flokë të verdhë nuk ka shumë shpresa. Megjithatë Shakira është një person që nuk duhet nënvlerësuar. “Shakira mund ta bëjë dallimin kur flet për varfërinë e fëmijëve”, tregon Bono, lideri i grupit U2. “Jam rritur në një botë ende në zhvillim, duke parë padrejtësi kudo”, tregon Shakira pas mbërritjes në San Salvador. “E di që në Kolumbi, kur një fëmijë lind i varfër, është e sigurt se do të vdesë i tillë, nëse nuk i ofrohet ndonjë mundësi tjetër, që quhet shkollim. Amerika Latine është një kontinent i ri shumë i lakmueshëm. Ne ende mund të ndryshojmë”. Fondacioni “Alas” përfaqëson edhe bashkimin tradicional amerikanojugor të pushtetit dhe parave. President është Alejandro Santo Domingo, 32 vjeç, pasardhësi i familjes së dytë më të pasur të Kolumbisë. Zëvendëspresident janë i fejuari i Shakirës, djali i ish-presidentit të Argjentinës, dhe Alejandro Soberòn, organizator meksikan spektaklesh. Në grupin e drejtuesve bëjnë pjesë edhe Carlos Slim, një nga njerëzit më të pasur të botës, Joseph Safra (bankier brazilian), Alejandro Bulgheroni (Argjentinë, naftë dhe gaz), Emilio Azcarraga (Meksikë, radio dhe televizioni) dhe Stanley Motta (Panama, linja ajrore). Amerika Latine qeveriset ende nga familjet dhe grupi drejtues i “Alas”, që përbën edhe një pjesë të mirë të ekonomisë vendase. Pyetja që shtrohet është: a mund të kenë sukses filantropët e pasur të vendit të reduktojnë pabarazinë shkatërruese, pasi shumë breza njerëzish të fortë, teknokratësh, luftëtarësh dhe reformatorësh kanë dështuar? Pas mbërritjes në El Salvador diskutuam gjatë për objektivat e fondacionit “Alas” me Luis Alberto Moreno, aktualisht president i Bankës Ndëramerikane për Zhvillim, ish- ambasador kolumbian në Shtetet e Bashkuara, biznesmen, ish- ministër dhe gjatë viteve 80, gazetar televiziv. Banka e tij është një nga burimet kryesore të zhvillimit të Amerikës Jugore dhe shpesh i jep këshilla edhe Shakira-s. “Ndonjëherë kur kishim probleme, mblidheshim dhe më pas kërkonim zgjidhjen. Të rinjtë e sotëm nuk u bëjnë më ballë problemeve në këtë mënyrë. Mendoj se Shakira dhe grupi i saj kanë arritur të bëjnë për vete një brez të ri, që falë muzikës, është bërë blobal”. Me tradita libaneze dhe këngë në gjuhën angleze, suksesi i saj planetar dhe kënga “Hips dont lie”, të interpretuar së bashku me Wyclef Jean, ka treguar se sa universale mund të jetë artistja kolumbiane. Në mëngjes, pas ardhjes së saj, Shakira ka një takim “për një çaj” me disa zotërinj të rëndësishëm. Kushdo që ka dëgjuar këngët e saj, ose ka parë videoklipet, e ka të vështirë ta imagjinojë duke pirë çaj me disa zotërinj. Megjithatë, ambicia e saj e ka sjellë pikërisht deri këtu. Kur Shakira ishte 22 vjeçe, shkrimtari i famshëm Gabriel García Márquez, shkroi diçka në një sagë kushtuar asaj. Përveç vullnetit të hekurt, ai fliste edhe, për një “sensualitet të pafajshëm, të cilin duket se e ka shpikur vetë”. Samiti me presidentët kërkon seriozitet dhe korrektesë: për këtë rast Shakira ka veshur një fustan ngjyrë gri dhe flokët i ka lënë të lëshuara. Kur merr fjalën thotë: “Jemi këtu për të përuruar një aleancë të rëndësishme mes sektorit publik dhe shoqërisë civile, me qëllim që të mbrojmë qeniet më të brishta mes nesh: fëmijët. Në këto kohë të vështira duhet të gjejmë forcën për të mbrojtur më të vegjlit”. Historia e saj nisi në Barrankuila, qyteti port në Karaibe, shumë i njohur në Kolumbi për përzierjen etnike (kryesisht baskë dhe arabë). Për fat të mirë, i ati arriti ta fuste në kolegj murgeshash, ku studentëve u kërkohej të ndihmonin fëmijët e varfër të mësonin të shkruanin dhe të lexonin. Kjo e çoi këngëtaren kolumbiane në lagjen e varfër “La Playa”, ku vendosi të ndihmonte të gjithë fëmijët. Pas disa vitesh u krye sërish në atë vend, por këtë herë për të përuruar kryeveprën e saj, një shkollë, e cila është e kompletuar me salla vallëzimi, oborr me lule dhe një fushë futbolli. Është një ndërtesë e qetë në zemër të një lagjeje të dhunshme. Që prej vitit 2004, Shakira ka kontribuar në ndërtimin e katër shkollave si ajo, shkolla të vërteta ku sigurohet një edukim i mirë në një ambient të mbrojtur. Para disa vitesh, Shakira përuroi një shkollë tjetër për fëmijët e varfër. Sot bën fotografi me ushtarët dhe bisedon me gazetarët dhe fëmijët. Gjatë udhëtimit të kthimit, ndërsa të gjithë pushojnë, ajo i afrohet Antonio de la Rua dhe fillon të flasë për atë çka ende mund të bëjë në jetën e saj pa pushim, jashtë normales.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23874. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23874

Protesta, Rama: Jemi në rrugë të mbarë. Bojkot zgjedhjeve të pjesshme Lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se socialistët nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në 15 nëntor. Rama ka theksuar se për këtë do t’i drejtohet me një propozim Asamblesë së partisë, duke e argumentuar vendimin për bojkot me faktin se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të ishte vetëm një Kjo, sipas Ramës do të ishte vetëm një zgjatim i procesit zgjedhor të deformuar të 28 qershorit. Një ditë pas protestës për hapjen e kutive dhe transparencën e votës së qytetarëve,. Edi Rama gjatë një komunikimi me mediat është shprehur optimist për rrugën e drejtë në të cilën po ecet. “Manifestimi i djeshëm tregoi se ne jemi në rrugën e duhur. Në kërkim të së drejtës tonë dhe në këtë rrugë përfaqësojmë një shumicë të madhe shqiptarësh. Po ashtu, edhe vetë procesi i mbledhjes së firmave të qytetarëve për të kërkuar këtij parlamenti të sunduar thellësisht në legjitimitetin e vet hapjen e kutive tregoi se jemi në një rrugë ku vullneti i njerëzve për të marrë pjesë është i plotë”- tha Rama sot në një konferencë për shtyp. Ai konfirmoi atë që tha gjatë fjalimit në protestë, se mbledhja e firmave për projektligjin për hetimin parlamentar të zgjedhjeve po ecën gjithashtu shumë mirë. Sipas tij, aktualisht i janë bashkuar kësaj nisme 10 mijë firmëtarë, ndërkohë që kjo shifër sigurisht nuk do të mbetet me kaq. “Protestat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë ndërsa nesër do të vendoset se në cilin qytet do të zhvillohet protesta”- tha më tej ai.
Rama: Mitingje deri në hapjen e kutive
TIRANE – Një të drejtë që as nuk shitet e as nuk negociohet e ka quajtur lideri i socialistëve Edi Rama, të drejtën pë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Ai është shprehur i vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës për t’i kthyer shqiptarëve të drejtën, në grabitjen që iu bë votës së tyre.
Më poshtë është fjala e plotë e liderit të opozitës Edi Rama gjatë protestës së djeshme:
“…Sot fillon protesta jonë që nuk mbaron pa fituar të drejtën që të shohim votën tonë. Të dashur miq që keni ardhur sot këtu, sepse besoni në një Shqipëri të shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve! Qytetare e qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, që sot jeni me sy te ky bulevard, sepse shpresoni në një Shqipëri ku shteti i të gjithëve nuk mund të jetë shërbëtor pushtetit të disave!
Të gjithë ju që e doni Evropën këtu, në Shqipërinë tonë, dhe që jeni të gatshëm të luftoni deri në fund, për liritë e të drejta që gëzon çdo qytetar evropian, duke filluar nga liria e të gjitha lirive, e drejta e të gjitha të drejtave, zgjedhje të lira e të ndershme si kudo në Europë, më lejoni t’ju them bindjen time:
Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të dalim sot këtu.
Fati i kësaj beteje është në zemrat tona! Fati i kësaj beteje nuk varet nga dëshira apo vullneti i satrapit të zgjedhjeve në Shqipëri!
Fati i kësaj beteje varet nga kurajoja jonë, për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë e para ligjit, nga vendosmëria jonë për të mos u tërhequr, përballë çdo presioni e padrejtësie që do na bëjnë në këtë rrugë, ku jemi me të drejtën e Zotit e të ligjit!
Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot një pushtet i korruptuar e korruptues që buron nga vjedhja e votës së popullit!
Fatin e kësaj beteje do ta diktojë e drejta që kemi me vete, e drejta që ka populli për tu ngritur në këmbë kur ligji shkelet me këmbë, e drejta që ka njeriu në demokraci për ta kërkuar me forcë lirinë e votës së tij, e drejta që ka cdo shqiptar e shqiptare sot për t’u bërë barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit e të korrupsionit elektoral. Ne duam të shohim votën tonë.
Ne duam të hapim kutitë e votave tona.
Ne duam ta çlirojmë votën tonë nga presioni deformues i shtetit të bërë njësh me pushtetin.
Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne, shumica e popullit nuk kemi vendosur për të! Nëqoftëse Sali Berisha do ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta hapim pambarimisht valën e protestës së popullit mbi Shqipëri, do t’i bëjmë kudo thirrje popullit të mbrojë votën e vetë, do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovranitetit të popullit.
Ne nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbarojë bashkë me këtë pushtet.
Ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti, një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet me një betejë elektorale për llogari të pushtetit.
Kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to, të hetohet nga parlamenti për të mos u përsëritur kurrë.
Në rradhë të parë duke hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë!
Mospranimi për të hetuar në parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke i dhënë opozitës të drejtën të hapë kutitë para popullit, është jo vetëm prova e frikës së madhe nga e vërteta, por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do të mbrojmë, pa frikë e as lodhje, në këtë betejë mes së shkuarës që ka marrë peng pushtetin dhe së ardhmes që mbahet peng në kutitë e 28 qershorit.
Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në parlament, për t’u bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të zgjedhjeve dhe, për pasojë, edhe në mbylljen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri për kushedi për sa e sa vjet të tjera.
Sepse nuk mund të ketë nesër zgjedhje të lira e të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëse sot pushteti i Sali Berishës nuk i hap rrugë hetimit të të gjithë mekanizmit kriminal që goditi lirinë dhe cenoi ndershmërinë e këtyre zgjedhje.
Kush shqetësohet nga mungesa jonë në parlament, duhet ta kuptoj se ne jemi edhe më të shqetësuar për këtë mungesë, e cila nuk është asgjë tjetër veç se dëshmia e një demokracie të rënë në boshllëkun e mungesës së standardeve në zgjedhje.
Në boshllëkun e mungesës së barazisë përpara ligjit.
Në boshllëkun e mungesës së ekuilibrave kushtetues mes pushteteve të pavarura që janë marrë peng në një dorë njëri pas tjetrit.
Ne jemi saktësisht po ata që e kthyen parlamentin e Shqipërisë në vendin e dialogut dhe konsensusit, dhe bëmë për vendin c’ka opozita nuk e kishte bërë asnjëherë në këto vite pluralizëm.
Ne jemi saktësisht po ata që morëm të gjitha përgëzimet e merituara nga miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë për dialogun e konsensusin që arritëm në parlament, duke lehtësuar rrugën e mbetur të Shqipërisë drejt NATO-s dhe duke dëshmuar aspiratën tonë për një politikë të re shqiptare larg konfliktit të sherrit tradicional me synim integrimin e plotë në BE.
Ne jemi saktësisht po ata që dhamë gjithë energjinë tonë pozitive për të pasur më në fund një Shqipëri ku vota hidhet po aq lirisht sa në një vend anëtar të NATO-s dhe numërohet po aq ndershmërisht sa në cdo vend të BE.
Ne jemi sot në rrugën e protestave dhe jo në rutinë e debatit parlamentar, sepse jemi po ata që ishim.
Jemi saktësisht po ata që kërkonim dhe kërkojmë, sot më shumë se kurrë, një politikë të re shqiptare.
Jemi saktësisht po ata që besonim dhe besojmë, sot më shumë se kurrë, se Shqipëria evropiane është një amanet i vjetër, që s’mund të tradhtohet duke pranuar të zvarritemi pa mbarim, kur Europa fluturon pa ndalim.
Jemi po ata që deshëm dhe duam, sot më shumë se kurrë, që e keqja e madhe që i është futur këtij vendi duke mos e lënë të zgjedhë lirisht as parlamentin e as qeverinë e tij,duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
Ne sot më shumë se kurrë nuk, mund t’i tradhtojmë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar, me sakrifica të pashembullta, demokracia e atyre vendeve që gjithë jetën, dikur fshehtas e më pas haptas, i kemi parë me admirim si shembull për Shqipërinë dhe kemi dashur e duam t’i arrijmë.
Për ato vlera e parime,për lirinë e fjalës dhe të drejtën e votës së lirë në rradhë të parë, plot ndër ne këtu u përfshinë në lëvizjen kundër diktaturës komuniste qysh në kohën kur Sali Berisha ishte ende një sekretar i rëndomtë dhe servil me emër i atij regjimi gjakatar.
Sot më shumë se kurrë ne nuk mund të presim që ky palo diktator i vogël, me delirin e vjetër për pushtetin personal e me oreksin e ri për paratë e popullit, të na garantojë me dëshirën e tij liri e të drejta, për të cilat rrëzuam 20 vjet më parë monumentin e diktatorit të madh.
Për lirinë e fjalës dhe të drejtën e votës së lirë, në botën ku jetojmë, po edhe në Shqipërinë tonë,janë martirizuar jetë të pafundme njerëzish, janë sakrifikuar në liri e të drejta familje e gjenerata të tëra, janë bërë e bëhen sakrifica të mëdha e të vogla, që i bashkon të gjitha nevoja e pazëvendësueshme e njeriut për dinjitet.

TIRANË – “Dua të shoh votën time”. Me këte moto, Partia Socialiste filloi në orën 17:00 protestën për zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Mijera qyterarë ardhur nga gjithe Shqiperia, janë në Bulevard duke i kerkuar Kryeministrit hapjen e kutive. I pari ne miting foli deputeti i PS-se, Pandeli Majko, me pas Fiqiri Xibri, qytetare nga rrethe te ndryshme te vendit, mes tyre edhe studenti i arrestuar diten e zgjedhjeve ne Fier. Po keshtu lider te partive te majta dhe te qendres se djathte i bene thirrje Berishes te mos mbaj peng demokracine e vendit. Mitingu eshte duke vazhduar.
dt. 09 tetor
Përpara Kryeministrisë, të gjithë faktoret e kësaj proteste do t’i kërkojne Kryeministrit Berisha që te lejoje hapjen e kutive te votimit.
“Ftojmë në protestë, sot pasdite të gjithë ata që vazhdojnë të besojnë se qytetarët e ndershëm janë ende në shumicë dërrmuese përballë një pakice manipulatore në qeveri”, tha Sajmir Tahiri.
“Kjo është një betejë të cilën ne dhe shumica e shqiptarëve do ta fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane”, theksoi ai.
Partia Socialiste e mbështetur nga aleatët, nga disa parti të qendrës së djathtë, si dhe nga mjaft shoqata do të nisin të shtunën në kryeqytet protestat kunder manipulimit te rezultatit të zgjedhjeve. Më para Rama ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe nëse Kryeministri nuk i bindet vullnetit të shumicës së majtë për të zbardhur zgjedhjet e 28 qershorit, protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23877. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23877

How to Change the Size/Format of Multiple Images in One go Today, a friend came to mine with about 300 pictures in his cell phone that he wanted to email someone. The only issue was that each image was about 1MB big. So sending 300MB over email is really not that easy. In fact its quiet annoying because even after adding the whole folder to Zip format the size only reduced from 300MB to somewhere around 250MB.
So I decided to look for an easy way to convert these images. I have used IrfanView in past but never really knew how useful it can become when you need to convert an entire folder of images in one go. Not just that it also lets you use the Advanced settings where you can set the width and height of the picture, crop all images, change color dept and more.
To get started simply download IrfanView and install it. The software is just 1.3MB.
Now open IrfanView >  Click File Menu and choose Batch converstion/Rename.

Here you have the option to simply convert the file type from tons of available format including JPG, PGN, BMP, TIF, RAW and a lot more. Simply choose the file from your system you want to convert, choose the path for these files and click Start Batch.

To reduce the size of all the picture check the advanced option tab and click Advanced which is located right below the Output format.

From this point on you can crop each picture according to your needs or simply choose the width and height of your image after checking the Resize box and click ok to reduce the size of your images.

By doing this I have converted my 1MB images to 70KB files without losing the quality of the image. The only thing reduced is the size and resolution.

Article from : http://www.connectedinternet.co.uk/2009/09/04/how-to-change-the-sizeformat-of-multiple-images-in-one-go/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albpixel.com/?p=340. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albpixel.com/?p=340

Super Kasa per kompjuter Keto jane disa nga kasat e modifikuara per kompjutera,mjaft te vecanta dhe unike.Klikonine figure per te pare dhe detajet e kompjuterit.
Lian Li PC-A01
Lian Li V1200

Dark-Bade

SubsCover Custom
Russian Wall-E Case Mod
R2D14m
War-Scarred Look
Edelweiss PC
Sleek Blue LED Case Mod
Massive Heat Sink
DIY Oil Cooled PC
Frigorifer PC
Artikuj qe mund tju interesojne:
8 Prototipa Celularesh Se shpejti Interneti ne televizor 8 Alternativa per iPhone Syze Hi-tech nga NOKIA Evolucioni i Windows 1985 – 2009 Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1102
Aha aha (2x) Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR
Krejt e dinë se jam, kush jam, në mikrofon t’boj dam Tash kupto arsyen pse Zoti m’ka bo për nam N’rast se m’ki inati dhe kokën e mban me ni anë Koka t’rrin me ni anë se kokën ta qoj me ni anë
[Kur une ju pyes kush janë t'paret, ju thoni OTR] Kush jane t’parët, kush jane t’parët (OTR, OTR) Kur une t’ju pyes kush janë t’paret, ju më thoni OTR Kush jane t’parët, kush jane t’parët (OTR, OTR)
Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR
(2x) Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR
Krejt e dinë se jam, kush jam, në mikrofon t’boj dam Tash kupto arsyen pse Zoti m’ka bo për nam N’rast se m’ki inati dhe kokën e mban me ni anë Koka t’rrin me ni anë
Kur une t’ju pyes kush janë t’paret, ju më thoni OTR Kush jane t’parët, kush jane t’parët (OTR, OTR) Kur une t’ju pyes kush janë t’paret, ju më thoni OTR Kush jane t’parët, kush jane t’parët (OTR, OTR)
Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR
[Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha] Dridhet veni, shuken dritat, krejt bërtasin OTR Krejt e dinë se çka bojm na, kur vim na aha aha Dridhet veni, shuken dritat, OTR
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4632. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4632
Transporter 3 /  KosLAB /
Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=112
Top