Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Një krim i trefishtë në familje ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të së martës. Një person në lagjen Laprakë të Tiranës ka kryer një masakër të vërtetë, duke vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas veten. Burime policore zyrtare bënë të ditur se autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Emiljano Rustemi, i cili ka hapur zjarr kallashnikov ndaj familjarëve të tij. Sipas burimeve, nuk dihen ende shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi, prindër të tre fëmijëve, ishin në proces divorci. Dy nga viktimat, Ëngjëllushe Shaqiri dhe vajza e saj Izaura ishin të moshave 58 dhe 29 vjeç, saktësuan burimet. Ndërkohë, fëmijët e çiftit janë marrë nën kujdestari menjëherë pas ngjarjes, për shkak të moshës së tyre. Paraditen e së dielës, tre fëmijë të mitur në Shkodër mbetën jetimë, për shkak të një vrasjeje në rrethana të ngjashme të prindërve të tyre. / Top Channel
 
LAÇ - Një prej autorëve të masakrës së ndodhur më parë në Thumanë të Krujës, u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Laçit. Tre persona nga e njëjta familje u ekzekutuan me armë zjarri pas një sherri banal, ndërkohë që katër autorët e dyshuar nga e njëjta familje u arratisën pas krimit. Burime nga policia bëjnë me dije se, është arrestuar në qytetin e Laçit një nga anëtarët e familjes Kodra. Blutë e Laçit kanë vënë në pranga 56-vjeçarin Gurali Kodra. Tre djemtë e Gurali Kodrës, Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kodra janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar për vrasjen e tre anëtarëve të familjes Çeku mbrëmjen e së premtes. 56-vjeçari i arrestuar do të pyetet lidhur me vrasjen e trefishtë dhe arratisjen e djemve të tij. Një ditë më parë polica vuri 10 mijë euro shpërblim për personin që do të jepte informacion për vendndodhjen e autorëve të masakrës së Thumanës, ku humbi jetën 79*vjeçari Fran Çeku, djali i tij 44*vjeçar, Arben Çeku dhe nipi 20*vjeçar, Eno Rama. /Shekulli
 
Vendimi i SHBA “Për të inkriminuarit që janë lista, votuesit janë të zgjuar” Shitja e votës – “Votuesit dhe shoqëria civile duhet t’i shohin mirë rekordet e atyre që janë kandidatë në këto zgjedhje. Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton, atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj” Listat – “Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira” Vendimi – Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri HERION MESI Qeveria amerikane do të ndalojnë udhëtimin e zyrtarëve shqiptarë të korruptuar drejt SHBA-së, duke mos iu dhënë atyre viza. Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, në një intervistë dhënë Zërin të Amerikës ka dhënë vlerësime për çështjen e heqjes së kandidatëve të inkriminuar në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ky vullnet u shpreh nga udhëheqësit e të dyja kampeve politike. “Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep sekretarit të shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri”, deklaroi Lu. Çështja e kandidimit të inkriminuarve ka qenë përherë në vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët kanë theksuar se partitë duhet t’i pastrojmë këto lista. Ndërsa të njëjtën gjë kërkuan dhe ndaj KQZ-së. “Një person i mençur më tha kohët e fundit se përparimi i bërë për largimin e kriminelëve nga politika është mbresëlënës. A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë? Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplot se ata do të marrin vendime të mira”, thekson Lu në intervistën e tij. Ndërsa KQZ-ja ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin e Këlcyrës, ku PD-ja kërkon çregjistrimin, diplomati amerikan se nuk ka folur për çështje konkrete me shtatë anëtarët e këtij institucioni. “Nuk kemi diskutuar çështje të veçanta që janë duke u shqyrtuar prej KQZ-së. E kam përgëzuar KQZ-në për punën e saj në respektimin e Kodit Zgjedhor dhe u thashë atyre se KQZ-ja luan një rol jetik në mbrojtjen e demokracisë shqiptare. I kemi informuar ata, gjithashtu, për planet e SHBA-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, asistencën e SHBA-së në mbështetje të KQZ-së dhe për përpjekjet tona për nxitjen e partive politike për të kandiduar persona me rekorde të pastra”, thekson Lu. Sa i përket reformës në drejtësi, SHBA kërkon dhe përfshirjen e opozitës në këtë proces. “Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë”, shton Lu. Takimi në Shkodër Diplomati amerikan ishte i pranishëm në përballjen e programeve elektorale të dy rivaleve për Bashkinë e Shkodrës. Forumi me kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, u organizua nga Shoqata e Grave të Reja Kristiane, si pjesë e projektit të financuar nga Komisioni i Demokracisë së Ambasadës Amerikane. Forumi po u jep kandidatëve një mundësi për të diskutuar programet e tyre, dhe prioritetet që janë specifike për çështjet e grave dhe fëmijëve. Ai apeloi nga Shkodra që qytetarët duhet të kërkojnë që personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme në politikë. “Votuesit duhet të kërkojnë që personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme në politikë. Votuesit dhe shoqëria civile duhet t’i shohin mirë rekordet e atyre që janë kandidatë në këto zgjedhje, shqiptarët kanë të drejtën që zyrtarët e zgjedhur prej tyre të mbajnë standardet më të larta etike”, deklaroi ai. Ambasadori e cilësoi si një moment historik kandidimin e dy grave për këtë bashki, e tha se kushdo që të dalë fituese më 21 qershor, Shkodra tashmë do të ketë një grua të fortë. “Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj”, përfundoi Lu. g.shqip
gjithnje e me shume, me nje arsyetim te shendoshe, po behet e kuptueshme e verteta mbi shtetin grek: e verteta shtet- formimit (nkohen osmane!), antishqiptarizmi i institucionalizuar, modeli politiko-ekonomik, sa para fsheh ky shtet ne Shqiperi nen perkujdesjne e Berishes/Nanos/Ramones-Meta... dhe sa ka vlere nje grek ne Greqi dhe ndergjegja qytetare geke? Po ti cmendon, edhe si vorio-epiras?
Nga një operacion policor i shtrirë në Itali dhe Shqipëri janë arrestuar 14 persona. Operacioni i koduar “BALCANIA” ka nisur sot rreth orës 05:30, i shtrirë në qytetet italiane Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, ku u ekzekutuan 14 urdhër arreste, nga të cilët dy ndërkombëtar. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit. Në pranga kanë rënë tetë shtetas shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D., pesë shtetas rumunë dhe një italian. Nga policia shqiptare janë vënë në pranga Ergyst Çeka, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim Jangozi, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. /Shekulli
 
Personazhi është i njohur për daljet e tij të papritura dhe piktoreske. Kandidat disa herë në zgjedhjet në Daminarkë, në këtë rast, duke kandiduar sërish, ka menduar pikërisht të tërheqë vëmendjen duke mbushur Kopenhagenin me postera elektoralë, që e shfaqin nudo, i veshur vetëm me një rrip prej “kauboji”. Aspiruesi politik, John Erik Wagner, synon kështu të fitojë vota përmes trupit të tij. Veshja prej “kauboji” nuk është diçka e re për të, pasi edhe në të shkuarën kishte bërë gjetje të tilla. Emri i tij është në listën e skedave elektorale për zgjedhjet në Danimarkë që do të mbahen në 18 qershor. I lindur në një zonë të kryeqytetit, ai ishte paraqitur në zgjedhjet lokale dhe ato politike që në 2005-ën dhe kishte tërhequr vëmendjen për ndërhyrjen në një studio televizive, ku po mbahej një debat politik. I pajisur edhe atëherë me rripin e pandashëm të “kaubojit”, kishte protestuar për përjashtimin nga debatet të partive të vogla, duke ulëritur: “Nuk janë zgjedhje të lira”, – para se të largohej me forcë. Me sa duket Wagner nuk dorëzohet dhe tani riprovon: këtë herë kandidon për postin e kryeministrit, siç lexohet në një poster. Kandidati ka publikuar edhe postera të tjera elektoralë, duke pozuar thuajse i veshur dhe me kravatë. Ai ka edhe një program elektoral: 52-vjeçari kërkon të modifikojë rregullat elektorale, t’i bëjë falas vizitat te mjeku dhe dentisti dhe të modifikojë ndjeshëm tregun e punës, sepse të gjithë kanë 6 muaj punë dhe 6 muaj pushime. g.shqip
 
Debat – Themeluesi i Microsoft-it flet për një kërcënim të cilin e sheh se është edhe më i keq sesa kërcënimet për shkatërrimin e mjedisit, apo luftërat që mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Gates shtron për diskutim një pyetje shumë të thjeshtë: nga se do të vdisnin më shumë se dhjetë milionë vetë sot në botë brenda 20 viteve të ardhshme? Bill Gates është njeriu më i pasur sot në botë – dhe ai ndërkaq merret me shumë gjëra të mira për njerëzimin, duke mos i çuar dëm energjitë e tij. Prej vitesh ai po lufton me një angazhim të palodhshëm kundër disa prej problemeve më të mëdha të njerëzimit. Mirëpo tashmë, themeluesi i Microsoft-it flet për një kërcënim të cilin e sheh se është edhe më i keq sesa kërcënimet për shkatërrimin e mjedisit apo luftërat që mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Gates shtron për diskutim një pyetje shumë të thjeshtë: nga se do të vdisnin më shumë se dhjetë milionë vetë sot në botë brenda 20 viteve të ardhshme? Përgjigjja e tij: nuk do të jenë shpërthime madhore vullkanike, tërmete apo goditje asteroidësh, që do ta shkaktojnë këtë. As luftërat. Në vend të tyre, ai sheh në skenë epidemi, të cilat do të jenë të formave e përmasave të reja, duke i cilësuar si një rrezik real, por fatkeqësisht të nënvlerësuar për njerëzimin. Gripi spanjoll shkaktoi 50 milionë viktima Gates jep edhe një shembull si ilustrim të pretendimeve të veta, duke na ofruar një eksperiencë të paharrueshme e shumë fatkeqe nga shekulli i njëzetë: Gripi spanjoll. As Lufta e Parë e as e Dyta nuk arritën të shkaktojnë aq viktima e fatkeqësi sa epidemia në fjalë që u përhap në mbarë Europën, duke sjellë pra deri në 50 milionë të vdekur. Gates për mendimet e tij zhvilloi me shkencëtarët një model algoritmesh. Ky model përpiqet të shohë se si epidemitë përhapen në epokën e sotme globale. Nga ky model ai ka arritur të elaborojë edhe një temë të vetën, të cilën e mbron me argumente: “Brenda 60 ditëve, një epidemi mund të përhapet në të gjitha qendrat më të mëdha ekonomike e komerciale të botës. Kjo gjë nuk ndodhi me gripin spanjoll“. Njerëzit lëvizin më shpejt në tokë Arsyeja që fshihet pas, është e thjeshtë: sot njerëzit lëvizin në mënyrë më fleksible dhe më të shpejtë në të gjitha kontinentet e detet sesa më parë. Gates, me ndihmën e një ekipi kërkimor ka konstatuar se njerëzit sot i kalojnë kufijtë mes shteteve 50 herë më shumë sesa në vitin 1918 – dhe kështu marrin apo sjellin me vete edhe sëmundje të reja e përhapin epidemi. E këtu ai sheh një rrezik të nënvlerësuar: shpesh epidemitë përhapen para se ato të njihen apo bëhen publike. Më pas, shpesh është shumë vonë të pengosh përhapjen e sëmundjes, e cila në pak ditë mund të shkaktonte shumë viktima. Rrethana të rrezikshme në historinë njerëzore Modeli shkencor i Gates ka zbuluar edhe një element tjetër shqetësues: Nëse do të shpërthente sot epidemia – si dikur me gripin spanjoll – do të kishte shkaktuar si pasojë, më shumë se 33 milionë viktima në vetëm 250 ditë. “Ne – në lidhje me mundësitë e përhapjes së epidemisë – kemi arritur rrethanat jetësore më të rrezikshme që kemi njohur ndonjëherë në historinë njerëzore“, thotë Gates. Bill Gates paralajmëron sidoqoftë jo vetëm për rreziqet, por ai dëshiron të bëjë edhe diçka veç saj. Gates po investon miliona për përparimin. Ai dëshiron që të zgjidhë problemet me ujin e pijshëm në vendet e botës së tretë dhe të themelojë një qeverisje globale, le të themi, në mënyrë që të zgjidhë apo luftojë probleme madhore si varfëria, uria apo ndryshimet klimaterike. Marrë nga “Huffington Post”
 
Vladimir Shyti Rilindje në kohë edhe për hekurudhën shqiptare. Jehona e sirenës së lokomotivës përshkoi çdo rrugë e rrugicë, dritare e shesh të qytetit, duke humbur tutje nga mali Dajtit. Tashmë nuk është më asgjë e largët për atë ndërmarje të sfilituar, të përzënë, të përndjekur, të tërhequr zvarrë ndër vite, ku drita do të shkëlqejë mbi linjat hekurudhore. Të mbytur në zjarrmi, me një vrull të verbër, me pasion përherë e më shumë fanatik, qeveria e shkuar çau rrugë me goditje varreje edhe asnjëherë të vetme s'tregoi sadopak vëmendje për të. Dhe më e keqja, më e papranueshme, misterioze ishte heqja e stacionit të trenit nga kryeqyeti, ku i humbi buxhetit të shtetit rreth 35 milionë lekë deri më sot, kur treni hyri sërish në Tiranë. Punë ka ende për të bërë, por drita jeshile u ndez. Qeveria Rama-Meta nuk mbetën ëndrrimtarë. Ata e mësuan shpejt realitetin hekurudhor. Ditën të gjejnë njerzit e duhur, të ardhura nga sferat e larta, qofshin edhe të ulta për t’i vënë në krye të punës, ku edhe solli shpresë në rilindjen e hekurudhës. Treni hyri në stacionin provizor të Kasharit, por që së shpejti do të hyjë më në thellësi të kryeqytetit pas ndërtimit të terminalit në rang europian. Stacioni është i lidhur me autobuzët e linjave urbane, ku shërbimi do të jetë i shpejtë dhe me kulturë. Treni është komod dhe me klas, ka një shpejtësi maksimale deri në 55km/në orë dhe do e përshkojë Kashar-Durrës për dyzet e dy minuta. Për këtë lëvizje është për t’u lavdërur puna e drejtorisë së degës të udhëtarit dhe drejtuesit e saj të përkushtuar. Trenat janë shpeshtuar, plot shtatë udhëtime nga Kashari-Durrës dhe anasjelltas. Biletat janë mjaft të kënaqshme për masën e gjerë popullore dhe është vendosur çmimi 70 lekë. Për pensionistët është 60 lekë dhe për studentët aboneja kushton vetëm 500 lekë. Puna po vazhdon edhe në linjat e tjera hekurudhore. Po merren masa për rikonstruktimin e linjës Librazhd-Përrenjas dhe pritet së shpejti lëvizja e trenit në atë zonë. Janë hartuar shumë plane e studime, ku e ardhmja e hekurudhës shqiptare duket e ndritur. Kjo u vu re qartë edhe në fjalën e z. Ilir Meta në përurimin e stacionit të Kasharit. Mjaft më me nostalgji. Ky vrull i mrekullueshëm po arrin një forcë të jashtëzakonshme qartësie dhe shpresëdhënëse. /Shekulli
 
Zbardhen detaje të shkëmbimit të zjarrit që shkaktoi 3 viktima, ditën e djeshme në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet. Policia bëri të ditur se “shtetasi italian Salvatore Letizia dhe atentatori Besnik Sulku lëviznin me një motor tip Skuter”. Gjithashtu, policia ka sekuestruar një pistoletë të tipit "Glock", e përdorur nga shtetasi italian. Pasditen e së mërkurës, një përplasje mes grupesh të armatosura shkaktoi panik në zonën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet. Pronari i një lokali dhe dy nipërit e tij që e shoqëronin, u gjendën nën breshërinë armëve të zjarrit të atentatorit Besnik Sulku. Sipas policisë, Sulku mendohet të jetë autori i vrasjes së Mentor Lufit dhe nipit të tij Gerti Goxhaj. Por, atentatori u vra nga nipi tjetër i Mentor Lufit, i cili e ndoqi nga pas vrasësin e dajës së tij dhe e ekzekutoi. /Top Channel
 
30 vjet burg kërkon prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Më 28 maj të vitit të kaluar, në fshatin Sllatinë të Dibrës, Dushku vrau me armë zjarri vajzën e tij, Fatmira. Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe e pamartuar, gjë që nuk pranohej nga familja e saj. I ati pranoi krimin dhe përfitoi gjykim të shhkurtuar, duke përfituar ule me 1/3 e dënimit. Ndërkaq, prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e tij, Lulzim Dushku. Ai akuzohet për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës. Edhe këtij të fundit, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. / Top Channel
 
Pas gati 16 vitesh në arrati, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, pronarit të ndjerë të një prej firmave mashtruese të fajdeve, u arrestuan në shtëpinë e tyre, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Policia tha se Përparim Xhaferri rezulton i dënuar me 9 vjet burgim nga gjykata, ndërkohë që vëllai i tij, Pëllumb Xhaferri, është i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprat “vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha” dhe “krijim i firmave piramidale”. Dy djemtë e ish-kreut të firmës piramidale “Xhaferri”, të ndjerit Rrapush Xhaferri, kanë jetuar në arrati prej vitesh. Ndërkohë që i vetmi që ka vuajtur heqjen e lirisë prej gati tetë vitesh burg është vëllai i tyre, Asllan Xhaferri. Sipas gjykatës, tre vëllezërit bashkë me të atin, i njohur ndryshe me nofkën "Gjenerali", kanë mashtruar gati 1 milion shtetas nëpërmjet firmës piramidale, e cila u ngrit fillimisht në Lushnjë, për t’u shtrirë mandej në të gjithë vendin. Përveç burgut, djemtë e Rrapush Xhaferrit detyrohen ligjërisht të kthejnë edhe 12 milionë dollarë dëmshpërblim, vendim që e kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë. Rrapush Xhaferri mbahet mend edhe si ish-president i klubit të futbollit të Lushnjës, që solli në vitin 1996 të parin trajner të huaj në Shqipëri, kampionin e botës me Argjentinën, Mario Kempes, i cili e drejtoi Lushnjën derisa edhe ky ekip u shemb bashkë me piramidën që kishte ngritur. / Top Channel
 
Bën thirrje për qetësi dhe bashkëpunim mes të gjitha palëve në Maqedoni Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për situatën në Maqedoni nuk përsërit narrativën zyrtare të Qeverisë për ngjarjet në Kumanovë. Mbi të gjitha bie në sy kujdesi për të mos përdorur fjalën “terroristë” për të përshkruar të vrarët dhe arrestuarit. Por, NATO u kërkon të gjithë të ulin tonet dhe të tregohen gjakftohtë, duke hetuar me qetësi çfarë ka ndodhur e duke bashkëpunuar gjerësisht. “Po i ndjek zhvillimet në Kumanovë me shqetësim të madh”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. “Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë apo plagosën”. “Është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit politikë e të komuniteteve të bashkëpunojnë për të rivendosur qetësinë dhe për të kryer një hetim transparent për të qartësuar atë që ndodhi”. Kryeministri Nikola Gruevski në një konferencë për shtyp sot, që u ndërpre nga transmetimi i drejtpërdrejtë kur filluan pyetjet e gazetarëve, mbështeti shpjegimin e ministres së tij të Brendshme se në Kumanovë ndodhi një përplasje me një grup të armatosur terrorist. “Nuk jemi në luftë me shqiptarët”, tha Gruevski, duke shtuar se policë shqiptarë morën pjesë në operacion. Mirëpo, duket se NATO nuk e ka marrë të mirëqenë këtë shpjegim përderisa kërkon një “hetim transparent”. NATO gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë versionin e qeverisë maqedonase por kërkon hetim të drejtë për çfarë ndodhi. “U kërkoj të gjithëve në rajon, të vetëpërmbahen dhe të shmangin çfarëdo përshkallëzimi të mëtejshëm, në interesin e vendit të tyre dhe të gjithë rajonit”, përfundon deklarata e Stoltenberg, që më parë ka qenë kryeministër i Norvegjisë, derisa u emërua në krye të NATO-s në 1 tetor 2014. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO, ndërsa Maqedonia nuk mundi të anëtarësohej për shkak të vetos së Greqisë që kundërshton emrin zyrtar të republikës me kryeqytet Shkupin. Trupa të NATO-s drejtojnë një mision paqeruajtës në Kosovë dhe do të donin që rajoni të mbetej në paqe dhe i qëndrueshëm. Përveç Serbisë, të gjitha vendet e tjera të rajonit vazhdojnë të kërkojnë anëtarësim në NATO. 14 anëtarë të një grupi të armatosur si dhe 8 policë u vranë dje në Kumanovë, sipas burimeve qeveritare maqedonase. Situata mbetet ende e paqartë. Të arrestuar me stemat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u shfaqën të filmuar nga policia në televizionin maqedonas. /Telegrafi/
 
Shqiptari Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët pasi nuk pranoi të luftonte më në Siri. I riu nga Sauku kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por pas muajsh të tërë luftime ishte zhgënjyer dhe donte të braktiste luftën. Por ai është ekzekutuar dhe vdekja e tij u është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç. Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit por realiteti ishte shuëm zhgënjyes për të. Por nga rrjeti rekrutues islamik nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën dhe kështu i ka ndodhur edhe Hasanajt. Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad. Vdekja e Hasanaj ishte konfirmuar nga antiterrori dy javë më parë ndërkohë që është zbuluar së fundmi se vdekja ka ardhur nga plumbat e atyre për të cilët ai luftoi deri para vdekjes së tij. mapo
 
Një vajzë e re në kryeqytet ka denoncuar në polici babanë e saj. Vajza e moshës 18 vjeçare me iniciale K.Lezo, bashkë me nënën e saj V.Lezo 38 vjeçe, kanë denoncuar në polici kryefamiljarin 41 vjeçar Artur Lezo. Para uniformave blu të komisariatit të Kamzës, zonë ku dhe jetojnë, ato thënë se në kohën që vajza ka qenë 12 vjeçe, në vitin 2009 , është abuzuar seksualisht nga i ati në mënyrë të përsëritur. E reja ka thënë se nuk ka treguar më parë për shkak se kishte frikë. Fillimisht e reja ia ka treguar abuzimin e pësuar njeriut me të cilin ishte fejuar prej disa muajsh, i cili e ka nxitur të bëjë denoncimin. Pas kësaj bashkë me të ëmën ajo bëri denoncimin në polici, duke bërë që i ati të arrestohet.B tetova
 
Zgjedhjet lokale, OSBE/ODIHR nis misionin: Nuk do ndërhyjmë, vetëm do vëzhgojmë. OSBE/ODIHR ka nisur misionin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ku kryetarja Audry Glover ka mbajtur dhe një konferencë për shtyp. Glover ka thënë se theksuar se misioni ndërkombëtar është në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare dhe theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit janë shumë të rëndësishme. Më tej Glover qartësoi fazat e punës që do të kryejë misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri për zgjedhjet lokale. “Gjatë zgjedhjeve ka një ekip kryesor me vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër. Ekipi kryesor ndodhet në Tiranë, ka 13 ekspertë nga 9 shtete. Të hënën do të vijnë edhe 18 vëzhgues të tjerë afatgjatë, – tha Glover. – Zgjedhjet në 21 qershor nuk janë të rëndësishme, aq sa do të jetë e rëndësishme ajo që ndodh para dhe pas zhvillimit të tyre. Megjithatë ne kemi ardhur me agjendën për të vëzhguar zgjedhjet dhe jo për të ndërhyrë”. Glover më pas shtoi se zbatimi i ligjit është i rëndësishëm dhe kjo varet nga vullneti politik: “Ne do të publikojmë një raport të përkohshëm pas zgjedhjeve dhe një tjetër përfundimtar pas 8 javësh. Raporti do të përmbajë rekomandime që mund të merren në konsideratë nga autoritetet, ku OSBE/ODIHR mund të japë asistencë nëse kjo është e nevojshme, – deklaroi Glover. – Do të vëzhgojmë për presione të mundshme dhe blerje votash. E përsëris, ne kemi rol vëzhgues dhe jo ndërhyrës. Mos prisni që unë të bëj ndërhyrje sa herë të ndodh ndonjë gjë, ne do të paqyrojmë qëndrimin tonë pas zgjedhjeve në një raport paraprak dhe në një raport përfundimtar”. g.shqip
Top